Sabri Hamiti
SHKOLLAT LETRARE SHQIPE
A.
SHKOLLAT
Letërsia shqipe, gjatë zhvillimit pesëshekullor, ka krijuar identitetin artistik duke forcuar konstantat (përhershmëritë) dhe shndërrimet. Në vijimsi të kohës, karakteristikat e saj strukturore kanë ndryshuar, qoftë si zhvillime të mbrendshme letrare, qoftë nga marrëdhëniet e saj me kontekstet joletrare. Shkollat (Mësimet, Doktrinat) letrare janë shfaqje strukturore e kuptimore të kësaj letërsie, që bëhen zotëruese për shkrimet e veprat letrare të autorëve më të mëdhenj të periudhave, e poashtu si vetëdije letrare. Këto shkolla letrare njëjtësohen duke pasur për bazë disa veçanti e cilësi të tekstit letrar: 1.
Strukturën e ligjërimeve letrare, kodet tematike, format letrare, funksionin e statusin e tekstit letrar; 2.
Autorët e mëdhenj e veprat e tyre të rëndësishme, që kanë karakteristikat e shkollës; 3.
Autorët, që në shkallë teorie arrijnë të ligjësojnë karakteristikat e shkollës; dhe 4.
Figurën (figurat) retorike e poetike, që cilëson një tip shkrimi e mund të bëhet amblemë e tij. Në bazë të këtyre kërkimeve, në tekstin e letërsisë shqipe, nga fillimet deri më tash, njohim këto shkolla letrare: 1
. Shkolla filobiblike
; 2
. Shkolla romantike
; 3.
Shkolla kritike
; 4.
Shkolla moderne
; 5.
Shkolla socrealiste
; 6.
Shkolla disidente
; 7.
Shkolla moderne
(Kosovë). Karakteristikat e tyre do të duken të përmbledhura në vijim.
1.
Shkolla filobiblike
Në këtë shkollë letrare, teksti letrar në shqip, në fakt, është derivim i tekstit biblik, që është universal, prandaj edhe emërtimi karakterizues
filobiblike
. Madje tekstet letrar zakonisht janë mbrenda librave doktrinarë të krishterë, duke krijuar një shfaqje tjetër të doktrinës. Autori shenjohet, mirëpo statusi i tij ndërron nga përkthyesi, te rikrijuesi e krijuesi. Ligjërimi thuret simbas gjedhes së retorikës e të moralitetit biblik të krishterë. Poashtu, tematikat zotëruese janë biblike (Besëlidhja e Vjetër e Besëlidhja e Re). Edhe figurat (personat), si dhe figurat poetike kanë parabazën biblike. Format letrare shfaqen në vargje, në trajtën e poezisë së aplikuar e të poezisë së rastit (okazionale), dhe, në prozë, me karakter didaktik e moral. Origjinale këtu është pjesa autoriale, e cila në të vërtetë është plasje e sistemit, ashtu siç është rebelimi i jashtëm i autorit kundërvënie dominimit të huaj në botën shqiptare. Poashtu origjinale këtu janë disa derivime të rralla të temave shqiptare, topika, e sidomos figura e tekstit, që domosdoshmërisht kushtëzohet dhe lindet nga shprehja shqipe e moraliteti i saj. Këty hyn dhe trajta e vargut, kur është tetërrokësh trokaik, zotërues në vargun tradicional shqiptar. Autorët më të mëdhenj të kësaj shkolle janë:
Pjetër Budi
(1566-1622), që te veprat
Doktrina e kërshtenë
(1618) e
Pasqyra e të rrëfyemit
(1621) ka hartuar mbi tremijë vargje tetërrokëshe, të grupuara në katrena, me tema e figura biblike, por edhe me adresime shqiptare dhe me një shqipe të vetëmësuar. Tetërrokëshi e katrena bëhen normë shkrimore në poezinë e Budit, pos një rasti kur ky tetërrokësh duket i dyzuar.
Pjetër Bogdani
(1630-1689) te vepra e vet
Cuneus Prophetarum
(Çeta e profetëve) (1685) ndërfut
Kangët e Sibilave
pagane, që parashikojnë ardhjen e Krishtit (pra, poezia është në shërbim të doktrinës së krishterë) duke krijuar vargun e kultivuar letrar, njëmbëdhjetërrokëshin, dhe formën e
Stances
me skemë të rregullt rimash. Bogdani shqiptarëson sibilat nëpërmjet emërtimit dhe figurat poetike nëpërmjet topikës shqipe dhe figurës idiomatike shqipe. Te vepra e tij gjejmë dhe një vjershë të pastër kosmogonike,
Krijimi i Rruzullimit
, që ka vlera antologjike.
2
Jul Variboba
(1724-1788) harton veprën e parë të pastër letrare:
Gjella e Shën Mërisë Virgjër
(1762). Vepra ka karakterin e përmbledhjes poetike. Ndonëse bazën e veprës e bëjnë dy poemat për Shën Mërinë e Shën Bambinin (Krishtin), aty ka vjersha që lidhen me zakone e festa nga jeta arbëreshe. Rebelimi (origjinaliteti) autorial i Varibobës shkon aq larg sa Marinë ta trajtojë si grua (nënë) arbëreshe, ndërsa vargu i tij krijohet në variacione, nga vargu i lirë abëresh deri te vargu i kultivuar, i matur, madje me rimë të mbrendshme. Kodifikuesi teorik i
shkollës filobiblike
është Pjetër Bogdani. Ky në traktatin e vet filozofik e teologjik
Cuneus Prophetarum
ngre një retorikë, madje një poetikë, që mbështetet te autorët klasikë antikë, por e përshkuar nga egzegetët e famshëm të krishterë. Te ky autor, për herë të parë, shfaqet teoria mbi figurën, të folurit e figurshëm dhe ligjërimi biblik në shqip. Figura përfaqësuese, ashtu dhe çelësi interpretues i kësaj shkolle është
Alegoria
.
2.
Shkolla romantike
Letërsia romantike shqiptare është e lidhur përgjithnjë me Rilindjen Kombëtare si lëvizje kulturore për të krijuar kombin. Prandaj, edhe diskursi i saj letrar thuret në dy rrafshe, në rrafshin personal e në rrafshin kolektiv. Edhe më, ligjërimi i detyrohet shumë qëllimit dhe funksionit të tekstit. Shkrimtarët romantikë religjionin e kanë si frymë personale, por jo format biblike si model stilistik apo parabazë tematike, Në shkollën romantike tematika kolektive nacionale zbulohet duke shkuar në histori, për të zbuluar heroin nacional – Skënderbeun. Po kështu, paralelisht me këtë, zhvillohen tematikat individuale, personale, gati në nivel të entuziazmit për zbulimin e subjektivitetit. Në të dy degëzimet e mëdha tematike forcohet kodi i letërsisë gojore në nivel figurash, temash e ligjërimesh. Format zotëruese letrare janë lirika shumë e personalizuar, poema me pretendime sintetizuese dhe poema me fuqi narrative e argument heroik, me pretendim për t’u zhvilluar në epope nacionale. Në këtë shkollë letrare teksti merr karakterin e himnizimit, qoftë për shpërthimet personale, qoftë për projeksionet e mëdha nacionale.
3
Puaskan Keingintahuan Anda
Segala yang ingin Anda baca.
Kapan pun. Di mana pun. Perangkat apa pun.
Tanpa Komitmen. Batalkan kapan saja.