Anda di halaman 1dari 23

Model mësimi

Pergatiti:Liliana Guga

Lënda : Histori e Popullit Shqiptar


Klasa :IV gjimnaz
Tema ; Përsëritje :Shteti Shqiptar në vitet e komunizmit ;1944-1990

Objektivat :
nxenesit do të jenë në gjëndje:

• Ta njohin komunizmin nga këndveshtrime të ndryshme për të nxitur mendimin dhe qëndrimin kritik
ndaj ngjarjeve historike
• Të identifikojnë tiparet karakteristike të rregjimit komunist
• Të përcaktojnë/etiketojnë konceptet bazë të periudhës
• Të bëjnë përgjithësime dhe përfundime rreth impaktit të reformave komuniste mbi jetën e vendit dhe
të njerëzve
• Të bëjnë lidhje shkak - pasojë në kontekstin:orientimi ekonomik/politika e jashtëme pas viteve ’60
dhe / ashpërsimit të luftës së klasave në vitet ‘70
• Ta përceptojnë rregjimin komunist nëpërmjet metodave alternative të historisë si muze, histori orale,
burime zyrtare dhe jo zyrtare, pulla, postera intervista, biografi, etj
• të aftësohen në paraqitjen e ngjarjes historike nëpërmjet punimeve individuale ose me grup si, esse,
reportazh. Botime, etj.

Konceptet bazë që duhet të zotërojë nxënësi:

Rregjim komunist, diktaturë komuniste;luftë klasash;asamble


kushtetuese;shtetëzim;planifikin;industrializim;centralizim;kolektivizim;emancipim;bllokadë;izolim
;politizim;pluralizëm pronësor/politik;fjala e lirë;liria e ndërgjegjes.

1
STRUKTURA E MËSIMIT

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaria e nxënësve

 a) Di –Dua të di  Punë në grupe të


 Evokim: Mësova më shumë mëdha
Përgatitja për të (3 grupe)
nxënët  b)alfabeti i
njëpasnjëshëm  Diskutimi i ideve
(puna me gjithë
klasën)

 Revokim: Mbajtja e strukturuar e  Punë me grupe të


Realizimi i kuptimi shënimeve / ndërtimi i vogla
organizuesit grafik/ (8 grupe)
Grupi i ekspertëve.

 Reflektim:  Harta e konceptit  Punë me grupe të


Konsolidim i të nxënit vogla

2
Evokimi; Përgatitja për të nxënit ;Di-Dua të di-mësova më shumë;alfabeti i njëpasnjëshëm.

Evokimi do të kalojë në 6 etapa;

Etapa 1.

Klasa është ndarë paraprakisht në 8 grupe meqënëse është orë përsëritje. Grupet kanë marrë detyrat
si më poshtë:

Grupi A/B - do të ndërtojnë posterat dhe plotësojnë kërkesat e mësuesit për to


Grupi C - do të analizojnë pullat
Grupi D/E - do të jenë vëzhgues si ekspertë
Grupi F - do të zhvillojë lojën e rolit/ dramatizimin : “gjyqi i fjalës së lirë”
Grupi G - do të përgatisë /prezantojë intervistat e kryera me disidentë ose të burgosur të rregjimit.
Grupi K - do të do të marrë në muzeum informacion për periudhën komuniste.

Etapa 2.

Prezantohet :
a) Grup K, i nxënësve që kanë marrë informacion nga pavioni i diktaturës komuniste në Muzeun
kombëtar/lokal lexojnë të dhënat.

3
b) Grupi G, përshkruan 1 nga biografitë e ndërtuara nga intervistat personale të zhvilluara nga vetë
nxënësit me persona që kanë vuajtur rregjimin komunist ose kanë nostalgji për disa aspekte të tij.

Reportazh nga Intervista me të burgosur politik

Niko Dhrami ka qënë një i burgosur politik gjat diktaturës komuniste në shqipëri. Ai lindi ne 27 /12/1936 në
një familje borgjeze dhe pamvarësisht nga origjina klasore babai tij kishte qënë një nga mbështetësit e
ideologjisë komuniste dhe partisë komuniste.I jati i Nikos morri pjesë në luftën nacional clirimtare por pas
përfundimit të saj ay filloi të shihej si pjestar i klasës borgjeze për të cilën u konsiderua dhe armik i popullit
dhe ju nënshtrua dënimit kapital.Për këtë arsye familja e Niko Dhramit filloi ti nënshtrohet luftës së klasave
dhe vetë niko ju privua e drejta e shkollimit ndonëse ay vetë punoi për formimin e tij intelektual. Niko ju
nënshtrua per 25 vjet burgut të diktaturës për faktin se ay nuk u pajtua asnjëherë me mungesën e lirisë
së fjalës dhe të qënurit të tij armik i klasës punëtore. Lufta e klasave në rregjimin komunist e orientoi
shoqërinë në ato fatalitete si edhe holokausti..Niko Dhrami i vrarë disa herë nga diktatura, një herë me
humbjen e të jatit, humbjen e pronave, humbjen e lirisë, humbjen e të drejtës për të krijuar familje në
kushtet e mungeses së lirisë , quan si vrasjen më të rëndë për të, vrasjen e mendimit dhe fjalës se lirëc...

4
c)Grupi F

Lojë roli :Dramatizimi i një gjyqi të shkurtër komunist ndaj një disidenti të komunizmit.
( skenari mund të ndërtohet paraprakisht nga nxënës të talentuar në letërsi me subjekt të marrë nga
biografia e këtyre personazheve të dënuar nga diktatura ose nga një gjyq real.)

Tema:: „gjjyqi i fjalës se lirë..“

Hetuesi:
.....jeni ngritur kundër projektit të kushtetutës? Pse?
I akuzuari :
Po sepse më duket me përmbajtje ideoligjike dhe jo me frymë kombëtare. Unë jam për demokracinë e
lirë dhe do të doja që edhe statuti të inspirohej nga nga ky parim.

Hetuesi:
Po,po ti je pë demokracinë e „lirë „ borgjeze që të përfitosh për vete të jesh elita e kombit dhe të
vendosësh fatet e tij bashkë me njerëzit e tjerë si ty.
I akuzuari ;
Jo unë jam për demokraci për të gjithë dhe të mbështetura në ligje demokratike..
Hetuesi;
Ke thënë se ky rregjim është absolut?
I akuzuari
Po sepse ky rregjim mbron pikpamjet e një partie.
Hetuesi
Pra ju pëlqen demokracia perëndimore?..

5
I akuzuari
..Kjo është cështje opinini dhe unë mendoj që demokracia perëndimore është ajo e vërtetë….

Hetuesi
……….
..I pandehur , në bazë të nenit 64 akuzohesh për”tradhëti të lartë” dhe sipas nenit 73 “për agjitacion e
Propogandë” në grup. Ju keni propoganduar kundër partisë dhe pushtetit popullor, keni mohuar arritjet
e këtij pushteti duke propoganduar pikpamjet borgjeze. Për këtë qëllim në emër të popullit dënohesh
me 10 vjet burg.”

Etapa 3.

Në përfundim të prezantimit të punëve të grupeve K,G, F, klasa ndahet sipas rreshtave në 3 grupe
të përkohëshme (pasi fillimisht është ndarë në 8 grupe që do të funksionojnë gjatë gjithë orës);

Etapa 4

Me metodën : Di –Dua të di- Mësova më shumë do ta analizojnë prezantimin e grupit K,G,F në këtë
mënyrë:do të ndajnë fletoren në 3 kolona, por çdo grup do të plotësojnë fillimisht vetëm 1 prej tyre
sipas kësaj kërkese të mësuesit:

GRUPI 1 (Unë di që rregjimi komunist për liritë dhe të drejtat karakterizohet nga...)
GRUPI 2 (Unë dua të di që gjat rregjimit komunist shkalla e lirive dhe të drejtat .....)
GRUPI 3 (Unë mësova që gjat rregjimit komunist liritë dhe të drejtat ......................)

6
Etapa 5.

Duke prezantuar çdo grup punën plotësojnë të 3 grupet të 3 kolonat e metodës D/D/M si më poshtë;

Rregjimi komunist
D (I) D (UA TË DI) M (ËSOVA që):
Sistemi monopartiak Për lëvizjet opozitare Rezistenca antikomuniste ekzistoi
Nuk ka opozitë. Objektin e luftës së klasave dhe u zhvillua në forma të
Lufta e klasave Për burgjet politike dhe ndryshme.
Nuk ka sistem avokatie internimet Kundërshtarët e reformave dhe
Pronë shtetrore Kufijtë e fjalës së lirë teorisë komuniste ishin objekti i
Vend ateist Influencën e kulturës perëndimore luftës së klasave.
Teoria marksiste teori sunduese Trajtimi iopozitës etj….. Fjala e lirë nuk mund ti bënte
Orientim drejt modelit lindor ………………………………. oponencë rregjimit komunist.
.................................................... ………………………………. Dënohej çdo ndikim i mënyrës
.................................................... përëndimore të jetës
...................................................... Të dënuarit dënoheshin në “emër
të popullit”
Mbi të dënuarit politik bëheshin
tortura ç’njerëzore që ishte një
mohim tjetër i të drejtave humane

7
Etapa 6.

Më pas me nxënësit diskutohen njohuritë paraprake duke përdorur metodën : alfabeti i njëpasnjëshëm
i tryezës së rrumbullakët . Këtë etapë e zhvilloj frontalisht në dërrasë ku në një flipçart është ndërtuar
tabela përkatëse e alfabetit dhe ku ftohen nxënësit të plotësojnë sipas shkronjave përkatëse koncepte dhe
terminologji të cilat lidhen me periudhën e komunizmit dukë i shoqëruar me një përkufizim konçiz:

Ky është modeli i alfabetit që do të plotësohet nga nxënësit:

A B C Ç D DH
*Asambleja *Bazat ekonomike të Centarlizimi Çrrënjosja e *Diktatura Dhunimi i lirive
Kushtetuese 1945 socializmit analfabetizmit e themelore
*Arsimi 7/8 vjeçar, i * “bashkimi proletariati
politizuar demokratik” t
*anbalfabetizmi *Byro politike *diversant
*Byroja Informative ë
*Drejtimi i

8
centralizua
ri
ekonomisë
*disident
E Ë F G GJ H
*Elektrifikim Fabrika *grup Gjyqi i
*Ekonomi e Fjala e lirë armiqësor Hagës
centralizuar/planifikua
r
*emancipimi i gruas
I J K L LL M
*Incidenti i Korfuzit *Koperativa *Lufta e *Marksizëm-
*internime *kishat klasave Leninizmi
*Industrializim *Kolektivizi *likujdimi i *mendimi i lirë
socialiat m opozitës *mohimi i lirive
*KNER *liri e pronës
*Kushtetuta private
1946/76 *lëvizja kundër
fesë
*laik

N NJ O P Q R
Ndihmat nga jashtë Njohja a qeverrisë Opozita *P.P.SH *Republika
shqiptare në arenën O.K.B *Pluralizmi popullore/socialis
ndërkombëtare pronësor te
*Rezistenca
Planifikimi kundërkomunist
e
*Reforma agrare

9
*reforma
arsimore 46/60
RR S SH T TH U
*Sektori shtetror *Tatimi i USHT
*Sistemi i ri i jashtëzakonshë
furnizim/grumbullimi m
t *traktati i
Varshavës
*tufëzimi
*tufëzat
V X XH Y Z ZH
Vatër e edukimit M-L Xhami

Disa shkronja të alfabetit nuk janë plotësuar për tja lënë këtë mundësi zgjedhje çdo mësuesi pasi
tabela shërben vetëm si model pune për punën e tyre.Nxënësit mund të vendosin më teper koncepte
në përgjigje të çdo shkronje.

Revokimi-Realizimi i kuptimit do të bazohet në metodën ; Mbajtja e strukturuar e shënimeve /


ndërtimi i organizuesit grafik; Grupi i ekspertëve.

10
Nxënësit do të punojnë në 8 grupe sipas ndarjes së bërë orë më parë nga mësuesi.
Etapat për realizimin e kuptimit

Etapa 1.

Grupi A:

Ka ndërtuar paraprakisht një poster me burime zyrtare rreth periudhës së


diktaturës(foto/karikatura/pllakate/citime nga dokumenta zyrtare/citime nga teksti shkollor) të grumbulluar
nga vetë nxënësit dhe me rekomandime dhe orientime të mësuesit rreth kësaj tematike;
• Liria e fjalës
• Liria e besimit
• Liria e pronës
• Tiparet e shkollës
• Niveli i pluralizmit
• Pozita e gruas
• Fakte dhe shifra rreth të dënuarve politik

11
12
Mbi bazën e këtij posteri nxënësit e Grupit A do të nxjerrin shënime të strukturuara mbi bazën e këtyre
kërkesave:

1. përcaktoni llojin e burimit që dispononi


2. cfarë provokojnë tek ju burimet?
3. ndërtoni disa pyetje rreth burimeve
4. ndërtoni një tekst historik me përmbajtjen e burimeve
5. vendosini tekstit një titull.

6. ndërtoni organizuesin grafik

13
ORGANIZUESI GRAFIK

14
Reforma agrare e
paisi fshatarin me
tokë
Zgjedhej e para
pas çlirimit 99.9%
votues të P.K.SH

Komunizmi zyrtar Lëvizja për


Njerëzit jetonin të emancipimin e
lumtur në atdheun gruas
socialist Gruaja forcë e
madhe e shoqërisë

Kushtetuta 46
Shqipëria I vetmi Lejon pronën
vend ateist në botë private
Lejon lirinë e
Arsimi i besimit
detyrueshëm Nuk e përmënd
pluralizmin

15
Etapa 2.

Grupi B

Ka ndërtuar një poster me burime jo zyrtare/dëshmi/karikatura/intervista/biografi/ statistika/ të


përzgjedhura nga ata vetë si dhe nga ato që u ka dhënë mësuesi me këtë përmbajtje:
• Liria e fjalës
• Liria e besimit
• Liria e pronës
• Tiparet e shkollës
• Niveli i pluralizmit
• Pozita e gruas
• Fakte dhe shifra rreth të dënuarve politik

16
17
Nxënësit e Grupit B nga përmbajtja e posterit, do të mbajnë shënime të strukturuara mbi bazën e
këtyre kërkesave:

1.përcaktoni llojin e burimit që dispononi


2.cfarë provokojnë tek ju burimet?
3.ndërtoni disa pyetje rreth burimeve
4.ndërtoni një tekst historik me përmbajtjen e burimeve
5.vendosini tekstit një titull.

6.ndërtoni organizuesin grafik mbi përmbajtjen e posterit

ORGANIZUESI GRAFIK

p.s

kuadratët do të plotësohen në varësi të përfundimeve të nxënësve.


Etapa 3.

Grupi C
Mësuesi i ka dhënë këtij grupi një poster me pulla të kohës së komunizmit dhe shtron kërkesën:
“Analizoni përmbajtjen e pullave të rregjimit komunist, mbani shënime dhe nxirrni konkluzione”

18
19
Etapa 4.

Grupi i ekspertëve do të realizohet nga:

Grupi D

Në pozicionin e një ekipi gazetarësh lindorë, mban shënime të strukturuarar nga prezantimi i të gjitha
punëve të paraqitura , dhe jep disa ide të shkurtëra për rregjimin komunist.

Grupi E
Në pozicionin e një ekipi gazetarësh perëndimorë mban shënime të strukturuara nga prezantimi i të
gjitha punëve të paraqitura dhe referon disa ide të shkurtëra për rregjimin komunist.

Revokimi; konsolidimi i të nxënit ; Harta e konceptit.

Mësuesi i ka shpërndarë 8 grupeve nga një hartë të konceptit ku secili grup plotëson në mënyrë të
pavarur nga grupet e tjera konceptete e përftuara gjat orës së mësimit.

20
HARTA E KONCEPTIT
Rregjimi komunist

Diktaturë Monopartiak

Ekonomia Pronësia në1946… Lufta e klasave Arsimi:


karakterizohet: …………në1976… sipas kushtetutës 1946………………
…………………… …………………… 76………………… 1967………………
Nuk ka liri ……… Liria e
…………………… …………………… Të dënuar politikë
……………….. ……………..
Nuk ka liri……… Burgimet/vrasjet/
…………………… internimet politike
…………….
Mungon Opo……
………………
antikomuniste……

• Pritet të përdoren këto shprehje që mund të vendosen në fund të tabelës që shpërndan mësuesi
nxënësve:centralizim;planifikim;shtetzim;kushtetuta 1976; liria e fjales;mendimi i lirë;opozitë liri e
ndërgjegjes;analfabetizmi;kundërshtarë të rregjimit;
politizimi;koperativa,industrializim,shtetëzim;etj

21
Detyrë:

Përgatisni një nga këto detyra:


1. esse me tëmë: “ Të jetosh në komunizëm.....”
2. Shqipëria midis burgut dhe lirisë

Këtu do të fus esse dhe opinione të shkruara nga nxënësit

Vlerësimi; kryhet mbi këto standarte;

1.cilësia e punimeve të prezantuara


2.shkalla dhe niveli i pjesmarrjes në mësim
3.cilësia e organizimit të mendimeve
4. detyra e shtëpisë

Nga përvoja:
Është një orë përsëritje shumë rëzultativë sepse lejon aplikimin e shumë metodave dhe e bën
dinamike orën e mesimit.
Siguron pjesmarrje aktive të nxënësit si në punë kërkimore, punë krijuese, punën individuale dhe
bashkëpunimi në grup.
Krijon mundësi që nxënësit të dalin me ide të qarta dhe ta shikojnë historinë në shumë
këndvështrime.Lejon nxënësit të gjejne,përdorin dhe komentojnë burimet alternative.
Është orë ku mund të caktosh disa objektiva dhe të realizosh në nivele të larta shumë prej tyre.

Modeli i mësimit u mbështet mbi tekstin: Historia 4; botim qershor 2006

22
Përgatiti : Liliana Guga. Shkolla e mesme Petro Nini Luarasi. Tiranë.

23