Anda di halaman 1dari 2

Krahasim ndermjet poemes Ofelia te Artur Rembo dhe personazhit te Ofelise nga Uilliam Shekspir.

Fillimisht Shekspiri krijoi personazhin e Ofelise ne vepren e tij Hamleti. Shoqeruesja e personazhit te Hamletit Ofelia eshte imazhi i femres se brishte e te paster. Ajo eshte nji personazh pasiv dhe i qete. Ofelia eshte nji bije e bindur dhe nje moter shume e dashur. Ajo e dashuron cmendurisht Hamletin. Si pasoje e kesaj dashurie te cmendur vjen dhe vdekja tragjike e saj. I vetmi gabim i personazhit te saj jane perpjekjet qe cdokush te jete i lumtur. Edhe pse marrezisht e dashuruar Ofelia i bindet urdherit te babait te saj per te qendruar larg Hamletit. Ajo eshte personifikimi i naivitetit dhe bindjes. Roli i saj eshte aspak egoist dhe i gatshem per sacrifice. Cmenduria e Hamletit si dhe vdekja e babait te saj nga vet dora e tij vendosin barrier ne ndjenjat e saj duke e ber dashurin qe ajo ndjente nje mission te pamundur. Ofelia eshte femra e cila dashuron me gjithe shpirt , personazhi i saj perdoret shpesh per te vene ne kontrast te emen e Hamletit Gertruden. Nenen e cila hodhi balte mbi kodet morale dhe nuk ishte e afte te mbronte birin e saj te vetem. Pamundesia per ti dhen dashurine personit te zemres ishte nji nder arsyet qe e shtyn Ofeline drejt vetvrasjes. Dashuria vetem e njeaneshme dhe boshlleku qe i krijonte mungesa e Hamletit e mundonin shpirtin e saj dhe shpetimi i vetem ishte vetvrasja. Figura e pafajshme e Ofelis detyrohet te bej nji mekat, te marr jeten e saj, si pasoje e dashurise tashme platonike dhe te kthehet ne nji heroin tragjike. Artur Rembo shkruan poemen e tij Ofelia duke u bazuar ne personazhin e krijuar nga Shekspiri. Kjo vihet re ne shume element te perbashket si tek pershkrimi fizik ashtu edhe tek menyra tragjike e vdekjes se saj. Nji nderthurje e se bukures me tragjizmin perben tablon e vdekjes se saj. Autori perdor mjeshterisht element te natyres dhe personifikime per te pershkruar fundin e saj te trishte. Psh: Me se njemije vjet Ofelia e bute Lundron, si vegim i bardhe, ne lumin e zi. Me se njemije vjet kjo e cmendur e urte I peshperit puhizes romancen e saj gri. Qe ne fillim te paragrafit autori permend termin me shume se njemije vjet per te dramatizuar kohen qe ka kaluar qe nga vdekja e Ofelis dhe per te treguar qe nji ngjarje e tille eshte e pamundur te harrohet. Ofelia e bute, e bute eshte mbiemri i cili perdoret per te treguar

karakterin dhe figuren e saj. Me pas ne rreshtin e dyte Rembo perdor kontrastin qe krijojne dy mbiemrat i bardhe dhe i ze nje menyre per te pershkruar bardhesin e shpirtit te saj dhe tragjizmin e vdekjes. Perdorimi i mbiemrave si e cmendur e urte jane perseri personifikimi te karakterit dhe sjelljes se saj. Romanca gri krijon nje imazh shume te trishte ne mendjen e secilit prej nesh. Pasi romancat supozohen te jene te bukura te mbushura me jet ashtu si vet koncepti i dashurise dhe i mitit te saj. Po autori perdor simbolikin per te sjell tek te gjithe imazhin e vertet te dashurise ku dhimbja dhe trishtimi jane pjese shoqeruese e saj. Sintetizmi i Ofelise me tiparet simbolike eshte arma e perdorur me mjeshteri nga Rembo per percjelljen e kesaj poezie. Shekspiri ishte autori qe e krijoi Ofeline sin je personazh plotesues i figures se Hamletit dhe kauzes se tij. Kurse Rembo u inspirua nga figura e saj nave dhe e brishte ashtu si peisazhi i nje natyre te paprekur dhe vdekja tragjike dhe e pafate per te pershkruar personazhin Shekspirian sipas menyres dhe kendeveshtrimit te tij simbolik.

Punoi: KETI SHEHI