Anda di halaman 1dari 2

Bisede Letrare

Autori: Fjodor Mihajllovic Dostojevski lindi ne Moske ne vitin 1821 dhe vdiq ne Peterburg ne
1881. Eshte padyshim nder shkrimtaret me te medhenj jo vetem ne Rusi, por edhe ne bote.
Kryeveprat e tij si Krim dhe Ndeshkim, Idioti, Demoni, Vellezerit Karamazov etj.,
mbeten edhe sot e kesaj dite nder librat me te lexuar. Fillimisht u denua me vdekje per shkak te
ideve te tij perparimtare, por me pas u fal dhe u internua ne Siberi. Mbas kthimit te tij,
shendetlig dhe imbytur ne borxhe, arriti te gjente tek vuajtjet e tij materialin per krijime realiste
qe karakterizohen per analizat e thella psikologjike.
Personazhet:
Porfiri kishte shtat mesatar dhe ishte i shendoshe. I kishte kaluar te tridhjete e pestat. Ishte
mikprites dhe bujar.
Raskolnikovi ishte nje djale i varfer, i zgjuar, zemermire, mendjelehte, i guximshem dhe altruist.
Sonja sakrifikonte veten per familjen e saj.
Razumihini ishte shoku me i ngushte i cili ndihmoi shume edhe familjen e tij. Ai u martua me
Dunjen. Ishte besnik.
Dunja eshte motra e Raskolnikovit. Ishte e bukur, perpiqej te ndihmonte vellain e saj me sa
mundesi kishte.
Marmeladovi ishte babai i Sonjes dhe ishte pijanec. Te gjitha parate qe Sonja fitonte ai i
shperdoronte.
Luzhini kerkonte te martohej me Dunjen. Ishte i pasur, por i vrazhde dhe zemergur.
Sivirdirgajlovi: Ishte burri i Marfes. Ajo ia kishte paguar borxhet. U tregua bujar me familjen e
Raskolnikovit.
Nena e Raskolnikovit ishte e dashur, zemermire, por me zemer te dobet.
Fajdexhesha zhvaste njerezit. Ishte e lige dhe zemergur.
Permbajtja: Raskolnikovi, nje djale pa baba detyrohet te nderprese studimet per drejtesi nga
varferia. Jetonte me ane te parave qe i jepte e ema dhe nepermjet shkrimeve dhe perkthimeve
te ndryshme. Jeta e veshtire qe po kalonte dhe varferia qe e kishte mbuluar ate e te tjeret, e
shtyu ate qe te vriste fajdexheshen duke menduar se me parate e saj mund te ndihmonte te
varferit. Ai mendoi se po pastronte nje mikrob nga shoqeria. Pas ketij krimi ai filloi te vuante, u
semur, u mbyll ne vetevete dhe po shkaterrohej perbrenda. Sjellja e tij u vu re nga njerezit e tij
te afert, por askush nuk e kuptoi se nga se vuante. Gjate kohes u tregua i kujdesshem. Ndihmoi
familjen e Marmeladovit te cilin e njohu ne nje lokal dhe qe vdiq. Parate e fajdexheshes nuk i
shperdoroi. Ai nuk ia tregoi askujt krimin qe kishte bere derisa ai filloi te besonte te Sonja te
cilen filloi ta dashuronte. Sonja e mbeshteti dhe e ndihmoi qe te clirohej nga vuajtja e madhe

me ane te dashurise se saj. Duke iu bindur ndergjegjes se tij ai arriti te pranonte krimin qe
kishte bere, te vetedorezohej dhe te ndeshkohej. Me gjithe veshtiresite, miqesia, dashuria per
Sonjen dhe e Sonjes per te ia ktheu shpresen per te ardhmen dhe iu shtua deshira per te jetuar.
Triumfoi optimizmi, miqesia dhe dashuria.
Mesazhi: Cfaredolloj krimi duhet te marre ndeshkimin e merituar.
Tema: Ky liber flet per Raskolnikovin i cili pasi kryen nje krim perpiqet qe te arratiset nga
ndeshkimi por qe ne fund pranon ndeshkimin duke menduar per nje jete ne paqe dhe lumturi.
Figura letrare:
Krahasime: si i dehur; si te dhelpres; si nje shenje te percaktimit te fatit; sikur ta braktiste ate; si
i semure; si i vdekur; si i sapozgjuar nga gjumi; si nje moter; si ti mendon; si Napoleoni; si i
cmendur; si e ngrire si i xhindosur; si i pergjumur
Metafora: ky krim e frikesoi shume; nuk do te me vrase ndergjegja; ia jep pijes;
mendjemadhesia nuk ia lejonte;; i plaste zemra zemra ime nuk e perballon dot kete zeri i
ndergjegjes nuk te le kurre vetem
Epitete:shtepi e ndyre;; zemer te mire; rruge te keqe;; njeri i pafytyre; fytyren e vertete; fjali te
thata;, shume i ngurte, , zemer te mire.
Pjesa qe me pelqen me shume: Tani Raskolnikovi ishte i lumtur, me shpresa per te ardhmen.
Hoqi dore nga gabimet qe kishte bere dhe u fut ne jete. Zoti qe ringjalli Llazarin, ringjalli edhe
Raskolnikovin. Tani ai nuk mendonte me se si do te perfundonin te shtate vitet. Sepse tashme
besonte ne Zot dhe e dinte qe Sonja e donte dhe ishte aty duke e pritur
Kritike: Ishte nje liber perfekt edhe pse kjo bote eshte relative. Nuk do ti shtoja ose hiqja
ndonje gje. Te gjitha ngjarjet jane pershkruar shume bukur. Gjithcka eshte e lidhur mire dhe cdo
kapitull te shtynte te lexoje me teper. Ky liber me beri te ndjej frike, vetmi por edhe ne te
njejten kohe dashuri, lumturi dhe paqe. Do te shtoja se Dostojevski eshte nje nder shkrimtaret
me te mire qe kam lexuar deri tani.