Anda di halaman 1dari 15

përemrat, përemrat pronorë dhe trajtat e shkurta

Përemrat janë fjalë që zëvendësojnë emrat; ata janë si përfaqsues të tyre në fjali, p.sh:

Beni vështronte me admirim amfiteatrin antik. Amfiteatri antik dukej i mrekullueshëm. Beni vështronte me admirim amfiteatrin antik. Ai dukej i mrekullueshëm.

Karakteristikë për përemtat është funksioni tregues dhe jo emërues. Ata janë një kategori heterogjene, si nga ana morfologjike edhe nga ana sintaksore që i bashkon kryesisht kuptimi i përgjithshëm kategorial i të treguarit.

Sipas formës dhe kuptimit të tyre, përemrat mund t’i grupojmë në përemra:

  • - vetorë: unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato;

  • - dëftorë për afër: ky, kjo, këta, këto, i tillë, e tillë, të tillë, të tilla, i këtillë, e këtillë, të këtillë, të këtilla;

  • - për larg: ai, ajo, ata, ato, i atillë, e atillë, të atillë, të atilla;

  • - lidhorë: që, i cili, e cila, të cilët, të cilat;

  • - të pacaktuar: dikush, ndokush, të gjithë, gjithçka etj.

  • - pronorë: im, ime, yt, jote, i tij, e saj etj.

    • - pyetës: kush, cili, ç’, çfrarë, sa, i sati (me, për, nga), se.

    • - Përemrat vetorë

Janë ata që tregojnë vtat dhe ndahen në dy grupe:

Grupin e parë :

  • - unë (veta e parë njëjës),

  • - ne (veta e parë shumës),

  • - ti (veta e dytë njëjës),

  • - ju (veta e dytë shumës),

Grupi i dytë:

ai, ajo (veta e tretë njëjës),

ata, ato (veta e tretë njëjës)

Përemrat e grupit të parë tregojnë frymorë që marrin pjesë në ligjërim, ndërsa ata të grupit të dytë mund të tregojnë frymorë ose jofrymorë që janë përdorur tashmë me emër.

Trajtat e shkurta të përemrave vetorë janë:

ma (mua) + e (atë)

ta

(ty) + e (atë)

ia (atj,asaj + e atë) na e(neve)+e (atë) jua (juve) + e (atë) ua (atyre) + e (atë)

Ma tregoi edhe mua pikturën që kishte bërë. Ta tregoi edhe ty pikturën që kishte bërë. Ia tregoi edhe atij pikturën që kishte bërë. Na e tregoi edhe neve pikturën që kishte bërë. Jua tregoi edhe juve pikturën që kishte bërë. Ua tregoi edhe atyre pikturën që kishte bërë.

m’i (mua) +i (ata,ato) M’i tregoi edhe mua pikturat që kishte bërë.

t’i (ty) + i (ata,ato)

T’i tregoi edhe ty pikturat që kishte bërë.

ia (atj,asaj )+i (ata,ato) Ia tregoi edhe atij(asaj) pikturat që kishte ... Na i (neve )+i (ata,ato) Na i tregoi edhe neve pikturat që kishte ...

jua (juve) +i (ata,ato) ua (atyre) +i (ata,ato)

Jua tregoi edhe juve pikturat që kishte bërë.

Ua tregoi edhe atyre pikturat që kishte bërë.

Vetëm trajtat m’i, t’i shkrunen me apostrof. Vetëm trajtat na e, na i shkrunen ndaras. Përemrat vetvetorë

Janë ata përemra që tregojnë personat të cilët në një fjali të caktuar përfaqësojnë njëkohësisht ata që e kryejnë veprimin dhe ata që e psojnë veprimin:

I dhimbset vetja. Sa bukur!- tha me vete

Ç’thua more, je në vete ti apo jo? Mund ta shpëtojmë veten. Të bëhemi mjek të vetvetes.

Përemrat dëftorë Përemrat dëftorë tregojnë frymorë, sende ose tipare të këtyre sendeve ose frymorëve

që ndodhen afër ose larg folësit. Përemrat dëftorë janë: ky, kjo, këta, këto,i këtillë, e këtillë, të këtillë, të këtilla, i tillë, e tillë, të tillë, të tilla, aj, ajo, ata, ato, i atillë, e atillë, të atillë, të

atilla.

Përemrat dëftorë përdoren më vete ose të shoqëruar me emra: ai djalë, ajo vajzë, ata burra, ato gra etj.

Si përemra dëftorë në gjuhën letrare janë: ky, kjo për të treguar persona a sende që janë afër folësit, ai, ajo që ndodhen larg folësit: Ky këtu. Ajo me flokë të verdhë. Përemrat i atillë, i këtillë i tillë dhe ata me formën e gjinisë femërore përdoren për të treguar tipare sendesh: Si e do kostumin?- Të tillë, me kuti.

Përemrat: ky, ai, këta, ata, i këtillë/të këtillë, iatillë/të atillë, i tillë/ të tillë janë të gjinisë mashkullore, ndërsa gjinisë femërore janë, përemrat: kjo, ajo, këto, ato e këtillë/të këtilla, e atillë/të atilla, e tillë/ të tilla.

Përemrat dëftorë ai, ajo, ata, ato dallallojnë nga përemrat vetorë me të njëjtën formë:

  • - kur pranë tyre mund të vendosen ndajfoljet: aty, atje;

  • - kur mund të zëvendësohen nga përemrat: ky, kjo;

  • - kur shoqërohen me një emër;

  • - kur mund të ndiqen nga një pjesë e nënrenditur përcaktore.

Përemrat dëftorë mun të jenë:

  • - kryefjalë: Këta janë vërtet të shkathët.

  • - kundrinor i drejtë: A i sheh ata atje?.

  • - kundrinorë të zhdrejtë: Këtij i duhet bërë të gjitha nderet. Përemrat lidhorë

Përemrat lidhorë lidhin pjesët e nënrenditura përcaktore me pjesën kryesore të një fjalie të përbërë: Dëgjohej vetëm zhurma e lehtë e dëborës. Ajo (bora) aty-ktu rrëshqiste malit;

Dëgjohej vetëm zhurma e lehtë e dëborës që (bora) aty-ktu rrëshqiste malit;

Përemri lidhor që ka vetëm një formë, për njëjës dhe për shumës, për gjininë mashkullore dhe për gjininë femërore.

Përemri lidhor i cili ka forma të veçanta për gjininë mashkullore e femërore, për numrin njëjës e shumës, si dhe ndryshon formën gjatë lakimit ( i cili, e cila, të cilët, të cilat, i, e të cilit etj).

Për nga roli i tyre përemrat lidhorë mund të jenë: përemra dhe përfaqsojnë, në krye të pjesës së nënrenditur përcaktore emrin, grupin emëror ose përemrin paraprijës;

Dashuria për kulturën koimbëtare ndihet në të gjitha institucionet që na jepet rasti të vizitojmë;

Janë fjalë lidhëse dhe lidhin pjesën e nënrenditur përcaktore me paraprijësin që ndodhet në pjesën kryesore:

Qielli, që gjatë gjithë javës kishte qenë i murmë, u ça në dy tri vende.

Funksionet e përemrave lidhorë

Përemrat lidhorë mund të jenë: kryefjalë, kundrinorë të drejtë ose të zhdrejtë, rrethanorë, përcaktorë. kryefjalë: Dje takova një shok timin i cili sot është aktor i njohur. kundrinor i drejtë: Dje takova një shok timin të cilin e kanë vlerësuar shumë. kundrinor i zhdrejtë: Dje takova një shok timin të cilit i është dhënë titulli Artist i Popullit.

gjuhën shqipe edhe përemrat pyetës kush, cili, ç’ mund të përdoren si përemra lidhorë në ato raste kur këta përdoren për të lidhur një pjesë të nënrenditur me pjesën nga e cila varet:

Kush punon ha. Këshillohu me cilin të duash.

Ç’të mjellësh, do të korrësh.

Përemrat e pacaktuar

Përemrat e pacaktuar tregojnë frymorë, sende a sasi të pacaktuar dhe janë: kush, dikush, një, ndonjë, ndonjëri, njëfarë, askush, asgjë, gjë, gjëkafshë, diçka, çdo, secili, tjetër, njëri- tjetri, shumë, pak, ca, disa, gjithë, gjithfarë etj.

Përemrat e pacaktuar mind të jenë të ndryeshueshëm (kush, dikush, njëri, secili

...

) dhe të

pandryeshueshëm (një, gjë, çdo

...

).

Shumica e përemrave të pacaktuar mund të përdoren edhe si: kryefjalë, kundrinor,

rrethanorë të ndryshëm.

Përemrat e pacaktuar mund të klasifikohen në përemra:

- që tregojnë a mohojnë një frymor ose send në mënyrë të pacaktuar: Mos i thuaj kujt; Unë i

di këto punë, ti nuk di gjë.

  • - që tregojnë sasi të pacaktuar frymorësh a sendesh: Erdhën

të gjithë. Dhoma të lira kishte pot.

Shkruhen si fjalë e vetme përemrat: gjithçka, gjithkush,gjithsecili, gjithsekush, kurrfarë,

kurrgjë, shumëkush, gjësendi, gjëkafshë, dikush,asnjë, asnjëri, cilido; kurse me vizë në mes:

njëri-tjetri,shoqi-shoqin.

Përemrat pronorë

Përemrat pronorë zëvendësojnë ose përfaqësojnë një emër të përmendur më parë, duke

treguar se kujt i përket objekti i emëruar nga emri, por mund të përdoren edhe më vete:

I kujt është ky libër? Imi.

Përemrat pronorë kanë kategoritë gramatikore të: gjinisë, numrit dhe rasës. Përemrat e

gjinisë mashkullore kur përdoren në vete, në numrin njëjës dalin me mbaresën i: imi, yti,

juaji, i tiji, i saji, i tyri; kurse ata të gjinisë femërore marrin mbaresën a: imja, jona, jotja,

juaja, e tija, e saja, e tyrja. Në numrin shumës të gjithë përemrat kanë mbaresën t(ë):

mitë, të mijat, tanët, tonat, , të tutë, të tuat, tuajt, tuajat, të tijtë, të sajtë, të tijat , të sajat, të

tyret.

Përemrat pronorë mund të emërzohen vetëm kontekstualisht, d.m.th. gjithmonë e kanë

të nënkuptuar emrin: Siç duket, tanët na pandehnin të mbaruar

Përemrat pyetës

Përemrat pyetës zëvendësojnë një emër a grup emëror të pashprehur, por që do të

shrehet në përgjigjen për pyetjen e bërë. Përemrat pyetës janë: kush, cili, ç’, sa, i sati, (me,

për, nga) se.

Duke e vështruar nga veçoritë gramatikore , përemrat pyetës mund të ndahen në rti

grupe:

-përemra pyetës që kanë kategorinë gramatikore të gjinisë, të numrit dhe të rasës: cili, i

sati;

-përemra pyetës që kanë kategorinë gramatikore të rasës: kush, sa;

-përemra pyetës që s’kan asnjë kategori gramatikore: ç’, çfarë

(me, për, ga) se.

Përemrat pyetës mund të jenë:

Si kryefjalë:

Kush erdhi?

Si kundrinor i drejtë:

Cilin do të ndihmosh?

Si përcaktor:

Cilën vajzë zgjodhe për të recituar?

Përdorimi i shkronjave të mëdha, vizës lidhëse dhe shenjave të pikësimit

Shkruhen me shkronjë të madhe emërtimet e funksioneve zyrtare më të larta, titujt më të larë të nderit, dhe emërtimet e urdhrave të medaleve shtetërore:

Kryetari i Parlamentit, Presidenti i Republikës, Hero i Popullit, Mësues i

Popullit, Urdhri “Naim Frashëri”, Medalja e trimërisë;

-emrat e përveçëm të mitologjive fetare, si dhe ata të figurave të tregimeve popullore: Ademi, Apolloni, Buda, Muhamedi. Katallani, e Bukura e Dheut etj,

-emrat e përveçëm të kafshëve:Balo, Lara, Allgjoja;

-emrat e planeteve, të yjeve, trupav e qiellorë: Arusha e Madhe, Galaktika, Jupiteri, Dielli, Toka, Hëna etj.

-emërtimet gjeografike si dhe emrat e vendeve: Adriatiku, Ballkani, Buna, Shqipëria, Kosova, Vjosa, Vlora etj;

-emrat si emërtime gjeografike prej dy e më shumë fjalësh:

Amerika Latine, Bregu i Fildishtë, Bjeshkët e Nemuna etj.

-emrat e përgjithshëm gjeografikë shkruhen me shkronjë të vogël:

bgeg, , çukë, fushë, fshat, qytet etj.

Shkruhen me shkronjë të madhe:

-emërtimet zyrtare të shteteve:Perandoria Osmane, Perandoria Romake e Lindjes, Republika e Kosovës etj;

- emrat e anëve të horizontit dhe mbiemrat e formuar prej tyre,

kur përdoren si emërtime njësish territoriale: popujt e Lindjes, shtetet e Perëndimit, Amerika e jugut, Evropa Perëndimore, Shqipëria Veriperëndimore etj. Por kur përdoren për të treguar drejtim a pikë të horizontit shkruhen me shkronjë të vogël: u nisën drejt veriut, fryn nga lindja , në drejtim veriperëndimor etj.

Shruhen me shkronjë të madhe eprat e periudhave, të ngjarjeve, të akteve e të dokumenteve e monumenteve historike e kulturore:

Konferenca e Ambasadorëve, Konferenca e Rambujesë, Lidhja e Prizrenit, Kongresi iDrejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, Kongresi i Lushnjës, Karta e Kombeve të Bashkuara, etj.

Emrat e epokave gjeologjike e .historike shkruhen me shkronjë të vogël: koha e re, mesjeta, neoliti, paleoliti etj

Shkruhen me shkronjë të madhe emërtimet zyrtare të institucioneve shtetërore dhe organizatave shoqërore e njësive

ushtarake: Parlamenti i Kosvës, Qeveria e Kosovës, Akademia e Shkencave të Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Teatri Popullor, Shtëpia Botuese e Librit Shkollr etj.

Shkruhen me shkronjë të madhe pjesët përbërëse të emërtimeve të festave kombëtare e ndërkombëtare: 28 Nëntori, 17 Shkurti, 1 Maji, 7 Marsi, Dita e Mësuesit, Dita Ndërkombëtare e Gruas etj.

Titujt e gazetave, të revistave e të librave të cilët vihen kurdoherëndërmjet thonjëzash shkruhen me shkronjë të madhe vetëm fjala e parë: “Bashkimi”, “Jeta e re”, “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” “Kështjella”, “Lumi i vdekur” etj.

Me shronja të mëdha shkruhen edhe shkurtimet e emrave të partive, organizatave institucioneveetj,: SHBA, OKB, NATO, FIFA, AAK,LDK,PDK,PKR etj.

Mund të shkruhet me shkronjë të madhe një emër i përgjithshëm për qëllime të veçanta stilistike,për të theksuar me forcë a me ngjyrim të veçantë një nocion, një njeri a një ide të caktuar (Atdheu, Mëmëdheu, Liria, Nëntori etj).

Përemri vetor ju dhe përemrat pronorë (i,e) tij, (i,e) saj, në shenjë nderimi për personin të cilit i drejtohemi, ose për të cilin flasim. Mund të shkruhen me shkronjë të madhe; e edhe emrat e bartësve të funksioneve shtetërore: shoku Ministër, Kryetar etj.

Me shkronjë të madhe shkruhen emërtimet shkencore të tipave, klasave, rendeve,familjeve e gjinive të botës bimore e shtazore në gjuhën latine të tyre: Charlota, Protozoa, Mammalia etj.

Shkruhen me shkronjën e parë të madhe simbolet e elementeve kimike; Cl, Fe, H, Mg, N, Na, O, S etj.

Fillon me shkronjë të madhe fjala e parë e çdo teksti të shkruar, si dhe fjala e parë e një fjalie ose periudhe që vjen pas pikës, shumëpikëshit, pikëpyetjes, pikëçuditjes.

Shkruhen me shkronjë të madhe fjala e parë pas dy pikave në këto raste:

a)

kur fillon një ligjëratë e drejtë a një citat, që vihet ndërmjet

thonjëzash: A të kujtohen fjalët: “ Ne do t’i kryejmë porositë”

b)

kur pas dy pikave radhiten, zakonisht tekste zyrtare (statute,

jigje

etj),

paragrafë të veçantë që nisin me kryerresht dhe mbarojnë

me pikë.

Në të gjitha rastet e tjera, teksti që vjen pas dy pikave, fillon me shkronjë të vogël.

Shkruhen me vizë lidhëse në mes:

a)

formimet e përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë

ose në trajta të ndryshme, nga bashkimi i dy antonimeve, i dy numërorëve themelorë, formimet onomatopeike të përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë ose në trajtë të ndryshuar:

copë- copë, duar- duar, fije- fije, vise- vise; dita- ditës, dora- dorës; njëri-

tjetri, shoqi- shoqin; çalë- çalë, gati- gati, hollë- hollë etj. aty- këtu, hyrje- dalje; dy- tri orë, katër- pesë veta, 5- 6 ditë, 20- 30 vjet, periudhë dy- tre mujore etj; bam- bam, ciu- ciu, tak- tak, fiu- fiu etj.

  • b) emërtimet e përbëra të njësive të matjes: ditë- punë, gram-

molekulë, kalë- fuqi, kuaj-fuqi, ton-kilometër, grup-moshë etj.

  • c) emërtimet jo të thjeshta me lidhje kuptimore plotësuese ose me

lidhje përcaktore ndajshtimore ndërmjet pjesëve përbërëse të tyre:

bar-bufe, qytet-muze, kafe-restorant, miniera e hekur-nikelit, postë- telegraf-telefon; dhomë-muze, vinç-urë, shpim-kërkim,

ç) formimet terminologjike të tipit: (raketa) ajër-ajër, tokë-ajër tokë- tokë etj.

  • d) Formimet e tjera jo të thjeashta: agro-industrial,ekonomiko-

shoqëror, anglo-amerikan, austro-hungarez, fjalor latinisht-shqip, fjalor

shqip-anglish-gjermanisht etj.

dh) pjesëza ish- para emërtimeve të ndryshme: ish-drejtor, ish- ministër, ish-kryetar etj.

  • e) emërtimet e përbëra të pikave të horizontit, të formuara prej një

fjale të thjeshtë dhe të një fjale të përbërë: jug- juglindje, jug- jugperëndim, lindje-verilindje, veri-verilindje etj.

ë) emrat e përbër të krahinave e të fshatrave të vendit tonë me lidhje bashkërenditëse, ndajshtimore ose lidhje përkatësie: Nikaj-Mertur, Fushë-Kosovë, Fushë-Arrëz etj.

  • f) Emrat e përbërë gjeografikë të huaj, edhe kur pjesët përbërëse

lidhen midis tyre me një parafjalë, lidhëz ose nyjë: Buenos-Aires, Hong- Kong, Nju-Jork etj.

g)

emrat ose mbiemrat e huaj të personave të përbërë pre dy e më

shumë pjesësh: Abu-Ali, Abu-Ali-Ahmed, Mari-Luizë etj.

gj) numërorët rreshtorë, kur vetë numri ose një pjesë e tij shënohet me shifra arabe: klasa e 2-të, i 74-ti, e 74-ta, 500-sh; por klasa I, Kongresi V, Luigji i XVI etj.

  • h) emërimet e përvjetorëve dhe formimet e ngjarjeve me to, kur

numrori shënohet me shifër: 50-vjetori, 15-ditëshi, por kur numërori shënohet me shkronja, fjala shkruet si e vetme, pa vizë në mes:

pesëdhjetëvjetori etj.

  • i) emërtimet e veçanta të mjeteve teknike, si dhe emërtimet e

ngjashme konvencionale, në përbërjen e të cilave hyn edhe një numër i

shënuar me shifra: Boing-707, Apollo-14etj, si dhe numrat e telefonave dhe të targave të automjeteve: 044-111-222; DR 44-68 etj.

  • j) emërtimet eshkurtuara të institucioneve: nëpunësit e PTT-ës, korrespodentët e ATSH-ës etj.

  • k) emërtimet epërbëra nga një pjesë e shkurtuar dhe nga një pjesë e

plotë: NI-Kimike, NI-Pyjore etj.

  • l) shkronjat, numrat (kur shkruhen si shifra), pjesët e pandryshueshme

të ligjëratës, si dhe elemente që nuk janë pjesë e ligjëratës, kur përdoren si emra dhe marrin tregues të trajtave rasore: a-ja, pika mbi i-në, b-ja,7-

a; kryengritja e 1912-ës, zë-ja, pse-ja etj.

ll) komandat ushtarake të përbëra nga dy e më shumë pjesë; viza lidhëse në këtë rast vihet pjesëve përbërëse të tyre: Para-marsh!, Prapa- kthehu!, Në vend-numro!, Skuadër-ndal! Etj.

Me vizë të gjatë në mes tyre shkruhen:

- emrat e përveçëm që shënojnë caqet e një hapësire gjeografike, si

dha emrat që shënojnë caqe kohore: gara e çiklizmit

Tiranë

Elbasan

Korçë,

Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

__

__

20

25.XI.1972etj.

__

- mandej : ndeshja

Shqipëri-__Kosovë,

A.Xuvani

K.cipo

etj.

__

Shenjat që përdoren në fund të fjalisë

Katër shenjat e pikësimit që përdoren në fund të fjalisë, shënojnë

grafikisht pauzën që ndan dy fjali në gjuhën e folur. Ndryshe quhën edhe

shenjat për intonacion.

Pika shënon intonacionin ezbritës që shoqëron zakonisht fundin e

fjalisë dëftore:

Oso Kukës nuk po i shijonte as buka e ngrohtë e as mishi i dashit të

pjekur atë mbrëmje.

Pikëpyetja grafikisht shënon intonacionin ngjitës që karakterizon

pyetjen gjatë të folur:it:

Ç’kishte luftëtari i dëgjuar?

Pikëçuditja shënon grafikisht intonacionin dhe intenzitetin e

veçantë, karakterizon shprehjen e gjallë të një emocioni (një e papritur,

kundërshtim, zemërim, gëzim):

Oso Kuka thirri: - Merre lahutën dhe na këndo një këngë trimash

shqiptarë

Tri pikat tregojnë që fjalia përmban një nëntekst, që mendimi

mbetet i pambaruar:

Më pas, Osoja urdhëroi që Met Zeneli, Vuksani, Sinani dhe

Zagoriani të dilnin roje në vah, se po binte mesnata e shkjau besë s’ka ...

Shenjat që përdoren brenda fjalisë

Presja shënon grafikisht një pushim të shkurtër brenda fjalisë. Ajo

shërben për të vënë në duje:

- një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre të veçuar:

-

Artini, djali më i madh, po merrej me mësimet.

 

-

- një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre homogjene:

 

-

Ajo figurë mishëron vetitë më pozitive të popullit: urësinë,

 

mençurinë, e trimërinë.

-

- fjalët e togjet e fjalëve tëndërmjetme:

-

Shpendi, për çudi, nuk shkoi larg; u kthye e fluturoi fare ulët.

 

-

-pjesët e një fjalie të përbërë:

-

Sançoja, pasi rregulloi kafshët, shkoi pas erës aty ku zienin ca

copa mishi mbi zjarr.

-

-

Pikëpresja shënon grafikisht një pushim më të ndjeshëm se

 

presja. Ajo ndan në përgjithësi pjesë të ndryshe të pavarura të një

fjalie të përbërë:

-

Ata që na donin, erdhën; ata që s’na donin, nuk erdhën.

 

-

Dy pikat shënojnë një pushim që zgjat pothuajse sa te

pikëpresja, por, ndryshe prej saj, dy pikat kanë një vlerë logjike,

ato paralajmërojnë një shpjegim, një garg shembujsh etj.:

-

Tani më ra ndërmend: librin ta kam dhënë brenda në

 

bibliotekë.

-

Kllapat shënojnë një pushim të shkurtër, si presja. Shërbejnë

për të dalluar, për të shquar, e për të izoluar një grup fjalësh që

 

shprehin një sqarim ose një mendim të ndër. :

 

-

Te fusha e kuqe (ajo quhej kështu , se në mes të saj ngrihej

 

një shkëmb i kuq) Borën e priste Agimi.

-

-

Thonjëzat dhe vizat shërbejnë për të rrethuar fjalët e një

 

ose më shumë bashkëbiseduesve në një ligjëratë tëdrejtë

 

.Thonjëzat shërbejnë gjithashtu për të shënuar emërtimet e

rrugëve, të institucionethënë etj.

-

Banon në rrugën “Adem Jashari”