Anda di halaman 1dari 12

Vëzhgim mbi librin poetik për fëmijë

Aleko Likaj

Si ndriçon xixellonja e Nase Janit

Nase Jani di që të të befasojë. Edhe këtë herë brenda zhanrit të vargut, të cilin e
parapëlqen shumë, por duke i u drejtuar fëmijëve. Ata që i ndesh aty, në jetën dhe në
rrugët e Athinës. Plot mbresa. Dashuri, që u fal të vegjëlve si një prind e si një gjysh i
vërtetë. Këshilla. Jetë fëmijësh. Dashuritë tona që nuk shuhen e vdesin kurrë brenda
nesh, marrin një dimension krejt të rri brenda 60 faqeve të një libri që nuk është
modest, por diçka më shumë se i tillë për lulen tonë të jetës, fëmijët tanë.

Nuk e di pse, mbase kjo është një përshtypje e çastit që e përjetoj ende, ndërsa
hedh këto rreshta tani që kam përpara një libër të titulluar “Si ndriçon një xixëllonjë”,
por para pak kohësh, më ranë në duar dy a tre poezi për fëmijë. Nasja duhet që të jetë
skuqur nga ana e telit ndërsa po i thosha: Nipërit e tu, Nikola e Teo, duhet që të
ndjehen krenarë kur të të rriten, për gjyshin e tyre që u ka thurur poezi kaq të ndjerë,
të ëmbla, të bukura e të vërteta…. Një çast heshti. Kuptova se u emocionua. Pastaj,
sikur të vinte nga një botë e largët, me një zë që thyhej plot ngjyrime e të ngadaltë:

“Te faleminderit. Nuk është puna vetëm e nipërve të mi këtu, por edhe e atyre të
tjerëve emigrantë që, së bashku me familjet, janë dhe gjenden sot në këtë botë të
vogël.”

Kaq desha unë. M’u duk se më erdhi në shtegun që po mendoja sapo i kisha
rilexuar disa herë dhe, pothuajse i kisha mësuar përmendsh.

-He, Nase ç’pret. Ta quaj fillimin e një vëllimi poetik për të vegjlit? – i thashë me
një frymë dhe qesha.

-Kam bërë një provë vite më parë kur kam botuar “Lotët e hënës”. E, pse jo?!

-E presim. Hajde Nase. Je qe je, - bëra shaka – çoje në fund projektin. Nuk do të më
gëzosh vetëm mua, nga ne të rriturit, por më shumë të vegjlit, fëmijët dhe nipërit
tanë…

Dhe ashtu siç thonë në Elbasan, “u tha , u ba”.

Pas dy muajsh, poeti Nase Jani, më nis një e-mail. “Po të dërgoj një lloj boceti për
librin e ardhshëm. Janë dy a tre cikle me poezi për moshën e nipërve të mi. Shikoji një
herë. Nëse të pëlqejnë, më thuaj, pa dorashka, dhe nëse të pëlqejnë mund që të jesh
redaktori i ardhshëm i këtij projekti të përbashkët. Më thuaj nëse nuk pranon.

Por nuk mund që të refuzohej Nasja. Por nuk mund që të rrijë gur përpara atyre
vargjeve te ndjera, që ta trazojnë gjakun…

Mu duk se kisha përpara një xhevahir, a madem që shndrit. Thashë me vete. Mos
marrosem kot pas këtyre vargjeve të cilat me kanë errësuar gjykimin dhe vlerësimin?
Dhe, për të qenë i sinqertë deri në fund, pa marrë aspak lejen e shkrimtarit Jani, i a
nisa me internet një mikut tim nga më të hershmit në Elbasan, shkrimtarit për të
vegjlit, nga më të njohurit në vendin tonë, asistent doktor e pedagog universiteti,
Astrit Bishqemit.

-Ç’më paske sjellë, o Leko! Ky Nasja qenka mjeshtër edhe në poezinë e fëmijëve.
Të duket sikur gjithë jetën e tij ka thurur vargje për fëmijët. Më kanë emocionuar. I
lumtë!

E ç’mund të bëja tjetër pas kësaj?. Merakun që kisha e kisha zgjidhur. Nuk fluturoja.
Isha me këmbë në tokë për vargjet e mikut tim. I thashë Nases. Pranoi.

Më shëno edhe mua në librin tënd, kur ta kem bërë punën deri ne fund. Po ku
kishte vend për punë aty?...

Mos e ke me pishmanllëk? Pyeste Nasja, që andej nga Athina, sepse e vonove


përgjigjen. Ke qenë i dyzuar? Këtë kërkoj që të ma thuash ndershmërisht, si një mik i
vërtetë. Po ku ta dinte Nasja që në të vërtetë më kishte trazuar. Më kishte prishur
gjumin ato ditë dhe, se unë fshehtas tij, aspak burrërisht e kisha “tradhtuar” duke e
çuar projektin e tij tek një tjetër. Është nazeli Nasja. Nuk do që të dekonspirohet
shumë sa herë bie fjala për krijimtarinë e tij. Nuk i pëlqen të dukurit dhe zhurma për
ato që shkruan vetë. I heshtur e i ngadaltë në fjalë, gati në përtim, poeti të shfaqet, më
shumë se sa një ëndërrimtar i zakonshëm. Por të gjithë këtë “prapaskenë”, nëse do të
jetë vërtetë e tillë, do të mund që ta marrë vesh tani, për të mësuar të vërtetën.

Ndërsa kaloja pastaj nga një varg ne tjetrin, nga njëra poezi tek poezia e radhës,
kuptova qe libri po merrte vërtetë një formë. Një çast më pas më lindi një ide tjetër.
Po sikur Nase-poeti të shtonte edhe dy a tre poezi të tjera, për qenushin, macen…

-I bëjmë, tha tjetri qetësisht nga ana e kundërt e telit. Po libri e do një titull. Të
takon ty si kumbar...

Nuk isha kundër. “Si ndriçon një xixëllonjë” titullohej një prej vjershave që mua
m’u duk dhe mendoj edhe tani se i përmbledh që të gjithë ato që do të thotë në librin
për të vegjël, Nasja. Në fakt është një sintezë për botën e fëmijëve. Po ky e ka
vendosur vete.

-Ç’më pyet mua që nga Kalithea e Athines?.

-More Nase, i them të nesërmen në mëngjes. Pse më lodh a derëzi. Titullin e librit
e ke vendosur ti. Por poeti është dhe mbetet fisnik .

Por më mirë le të kthehemi tek faqet e librit që për mua është ilustruar me një
ndjenjë e dashuri për të vegjëlit, nga Kosta Raka. Janë te prekshme për botën e tyre
dhe është faqosur e prezantuar me shije nga Shtëpia Botuese “ Toena”. Nasja është
një mik familjar i kahershëm i kësaj Shtëpie të Librit dhe pronarëve të saj.

Është mbrëmje ka rënë nata,

ndrisin ca yje përjashta...


Jo në qiell, te ballkoni,

po s’besuat i shikoni...

Hapim derën, hynë brenda,

fikni dritat na thotë nëna...

Shihni në shtëpinë tonë

si ndriçon një xixëllonjë...

Poeti e vizaton momentin vetëm në hapësirën e tetë vargjeve. Duket sikur e


merr lexuesin e vogël përdore për ta çuar deri tek dera e ballkonit, ku jashtë në terrin e
mbrëmjes shëtisin xixëllonjat të cilat, në këtë rast, kanë eksopozuar edhe yjet që ende
nuk kane dalë në kupën e qiellit. Me një lirizëm të thjeshtë e me nota që i shkojnë për
shtat moshës që i drejtohet, Nasja “ eksploron”.

Por pas kësaj poezie te ndjere për insektin dritësjellës, autori kalon menjëherë tek
librat, tek ato qe i sjell gjyshi nga Shqipëria, sepse ato kanë brenda, “vjersha me
figura, miu...elefanti”, por ato kane fjale që flet “mami-babi”. Përmbi të gjitha, është
gjuha e dashur shqipe. Ajo nuk duhet të harrohet asnjëherë për brezin që rritet jashtë
në emigracion dhe që mëson e studion në një gjuhë të huaj. Kjo realisht është sfida më
e madhe që ndesh sot pjesa e të ikurve nga Shqipëria. Është një luftë për t’u mos iu
dorëzuar asimilimit. Plaga është tej e prekshme. Dhe realiteti po kështu. Ndaj dhe
poeti na sjell moralin e rilindësve të fillimshekullit të XX dhe pohon në gjuhën e
fëmijës për fëmijët, “ librat më të bukur i ka Shqipëria...”

Kjo temë pastaj kalon tek të vegjlit Teo dhe Nikola, të cilëve autori ua kushton këtë
libër të frymëzuar dhe që janë njëkohësisht, nipërit e tij. Me një gjuhë metaforike u
kujtonte dy vogëlusheve të parritur, se edhe pse tashmë ata shkojnë shumë shpejt:

në mëngjes në Vlorë,

në mbrëmje në Kretë...

por nuk duhet që asnjëherë të harrojnë se, gjithmonë i pret

Në Vlorë një shtëpi

me ballkon nga deti,

Teo shpejt e ngriti,

Nikola e gjeti

Ata rriten nën kujdesin shpirtëror edhe të dy gjysheve që edhe pse janë larg, njëra
në Athinë e tjetra në Tiranë.
Është për të qeshur, thotë autori në poezinë me të njëjtin titull:

Babi ka dy emra:

Sefer e Sokrat

Njërin: në shtëpi,

Tjetrin kur del jashtë...

Dhe unë kam dy emra:

Mira dhe Maria,

Mami im: Liri,

Quhet Lefteria...

Emrat, hop e hop,

Ndërrojnë fap e fap...

Ndryshe në mëngjes,

Tjetër je në darkë...

Për një pjesë e të emigruarve në Greqi, ky është fenomeni që edhe pse ne realitet
është për të qeshur, shkakton një lloj plage për mungesën e plotë të identitetit
njerëzor, pasi shteti atje, dhe shoqëria, nuk mund që të pranojnë egzistencën e jo
ortodokseve në vendin e tyre. Natyrisht, ky lloj shndrimi me dy emra është një
tragjedi-komedi e kapërcyeshme, sepse te dy identitetet i përdorin ne hapësirën e dy
ditëve. Kjo jete e dyfishte është sa e prekshme aq edhe pa e kapërcyeshme për të
vegjlit tanë. Ashtu si Maria, në librin “Si ndriçon një xixëllonjë” të cilën e cituam më
lart.

Tek vjersha e mëposhtme për gjyshen, vijmë tek një fenomen tjetër, që në
shumicën e rasteve “merr terren”. Është ajo e gjuhës shqipe, që ndryshe për një grup
të caktuar, është dhe mbetet një nga problemet më serioze për dhjetëra familje
shqiptarësh të emigruar. Nase Jani natyrshëm na e sjell në botën e fëmijëve tek poezia
“Gjyshja në Tiranë ”:

Gjyshja në Tiranë,

Mbesa në Athinë

Shtatëqind kilometër

Të venë e të vinë...

Gjyshja flet veç shqip,


Mbesa flet greqisht,

Përralla s’ka më,

As lodra në cirk...

Mbesa s’pyet dot,

Gjyshja s’di ç’ti thotë,

Kukulla derdh lot,

Topi hidhet kot...

Fëmijët e pallatit

Gjyshes i thonë gjyshe,

Sa inat i vjen

Që s’di gjuhën shqipe...

Sa inat i vjen

Gjyshja është e saj...

Rri e turpëruar,

Por s’di kush ka faj?

Eh!, faji i prindërve që do kushtojë shumë te fëmijët!

Klara e vogël 4 vjeçe, ka një botë ndryshe nga heroina e poezisë “Gjyshja në Tiranë”.
Ajo, përtej oqeanit, çdo mëngjes, sapo dielli zgjohet, “lan sytë me rreze”. Ajo luan me
“top-dielli, hop e hop mbi gjethe...” dhe shpreson të rritet shpejt. Heroina e vogël “
çdo mëngjes lan dhembët, ne dreke e ne darkë, në banjë tek çezma, me furçë e pastë”.

Flamuri kombëtar është dhe mbetet tek vogëlushët simboli i atdhedashurisë. Për
Nasen-kryetema. Këtë do ta thotë bukur dhe thjeshtë tek poezia e mëposhtëme:

Flamuri, flamuri,

i kuq me shqiponjë,

Pranë televizorit,

mua më shikon...

E shoh e më sheh
të dy ndjemë gëzim,

Flamuri shqiptar,

është flamuri im...

Flamuri, flamuri,

Është flamuri im,

Kënga e flamurit

E ka emrin Himn...

Për një vogëlush apo vogëlushe që do të hyjë në shkollë, tashmë fillon edhe
mësimi i dijeve. Java jepet e plotë nëpërmjet planetëve që i japin emër ditëve të
javës. Në një poezi të ndërthurur bukur e të harmonizuar me një varg të ndjerë kalojnë
si në një paradë gjithë ditët për një fëmijë të parritur mirë. Më pas vjen qielli. Dhe
deti në një vjershë tjetër. Është momenti që fëmija të zbuloj e të mësojë dije të tjera
për mjedisin që na rrethon, me zogj, dallgë, peshq e vaporë, delfinë, balenë e
peshkaqenë, por edhe yje e hënë.

Qielli ka rè

dhe deti ka dallgë...

deti shtrihet poshtë,

Qielli duket lart...

Qielli i pastër-blu,

blu është dhe deti...

qielli ka zogj,

në det jetojnë peshqit...

Lundroj përmbi det

me vapor të madh...

lart në qiell shoh,

një avion të bardhë...

Deti ka delfinë

dhe balenë të madhe,


ka dhe peshkaqenë

që mishi s’u hahet...

Qielli ka diell,

ka yje dhe hënë...

ne në det notojmë,

shtrihemi në rërë...

Ndërsa po hidhja këto radhë e mendime për poetin Nase Jani, ne kompjuterin tim,
pa dashur sytë më shkuan tek një tufë librash shqip të miqve të mi, që i mbaj
gjithmonë përballë në tavolinën time të punës. Janë nga ata të postës, që më vinë
herë pas here nga krijues të diasporës, në Europë e në Amerikë. Marr e shfletoj “Lotët
e hënes” një tregim në vargje për fëmijë. Në qendër është bota e dhe shqetësimi i
fëmijëve, ku herë pas here bëhen edhe subjekte të një grabitje për trafik. Poeti, që ka
disa vite që jeton në Athinë, duke kaluar shpesh nëpër rrugët e kryeqytetit Grek,
ndesh jo rrallë fëmijë, që dalin e lypin dhe ndjen dhimbje. Po kur i dëgjon që flasin
shqip me njëri-tjetrin dhimbja për Nase Janin kthehet në një vuajtje të vërtetë. Ka mes
tyre të trafikuar, të rrëmbyer e të sjellë nga viset shqiptare, prej banditësh e
gangsterësh të pashembullt, të cilët i blejnë dhe i shesin si një mall i vërtetë, në këtë
shoqëri “Demokratike-kapitaliste”. Këtë ma tha dy vite të shkuar, në verë ndërsa një
pasdite po rrufisja kafen e pasdites në shtëpinë e tij. Pastaj u ngrit e zgjodhi nga
biblioteka e tij personale librin. Psherëtiu.

Kur e shfletova një pasdite më vonë, në shtëpinë e tim vëllai, ku kisha mbërritur
për pushime atë vit, u ndjeva mirë që poeti kishte marre penën për të shkruar për një
plagë të thellë shoqërore, ku në qendër janë dhe mbesin fëmijët. Ishte emocionuese e
një subjekt që kalonte nëpërmjet lotëve të fëmijës e asaj të hënës që në këtë rast
mbetet një metaforë e fuqishme. Unë, disa vite me parë, kur punoja në një gazetë të
përditshme të Tiranës, kisha shkruar disa shkrime për trafiqet e organeve që bëheshin
me fëmijët. Madje e kisha pësuar. Një komisar policie që pasi kishte arrestuar
trafikanten e denoncuar nga unë, dërgoi dy furgonë me policë në shtëpinë time dhe
më mbajti një natë në mjediset e policisë. Ndërkohë që një sekser i kishte dhënë një
shumë për të liruar trafikanten, ai më bënte presion, deri me jetën, që ta
përgënjeshtroja artikullin tim. Ky rast më bëri pastaj që ta lë atdheun brenda 24 orëve.

Nuk e dija se Nase Jani shkruante edhe për fëmijë, por tregimi në vargje më krijoi
mendimin se poeti ishte shume pranë botës së vogëlushëve tanë. Ishte ndofta kjo
shtysa që përmenda në fillim të këtij shkrimi, e cila më bëri që t’i sugjeroj idenë e
krijimit të një libri poetik për këtë moshe. Dhe më duket se nuk jam zhgënjyer me
Nase Janin.

...Sikur e harruam për një çast analizën e librit, dhe le të kthehemi atje ku e lamë...

Pas një poezie për festa religjioze, autori shpalos menjëherë “atlasin e mistereve”
për zbulimin e ditës dhe të natës:
Kur gdhihet është ditë,

kur erret është natë,

ditën shkojmë në shkollë,

natën-në krevat.

Dielli lëshon rreze,

rrezet lëshojnë dritë,

ja, erdhi mëngjesi,

u zgjuan fëmijët...

Ja erdhi mëngjesi,

pastaj do vijë dreka,

pas dreke vjen darka,

pas mbrëmjes vjen nata...

Nata ka dhe hënë,

nata ka dhe yje,

që ndriçojnë në qiell...

Dita-12 orë,

nata-12 orë,

janë në dhjetor...

Dita edhe nata,

janë të barabarta...

Por në jetën e fëmijës, hyjnë edhe kafshët, me botën e tyre, të “ Qenushin me bisht,
qenushin me lesh, qenushin me veshe...”

Një tjetër mikeshë...

Macja di të lahet

me gjuhë e me putër...
bishtin ka të gjatë,

gjuhën ka të shkurtër...

Lahet çdo mëngjes,

lahet dhe në darkë,

shtrihet mbi kolltuk,

fle e zgjohet prapë...

Në formën didaktike të tyre fëmija mund që të perceptojë më së miri e të njohë miqtë


që e rrethojnë dhe e shoqërojnë në fëmijërinë e ëmbël duke mësuar edhe vetitë e tyre
krahas përshkrimit fizik. Pastaj vjen bleta. Një insekt me mjaltin “çudibërës” që është
shumë i domosdoshëm për rritjen dhe në shëndetin e tyre:

Nga lulja në lule

bleta mbledh nektarin,

poshtë nëpër lëndina,

lart në faqe-mali...

Bletët-punëtore

Ngrihen në mëngjes,

Dielli s’ka ndritur,

Lulet janë me vesë...

Dalin nga kosherja,

Ku lenë bletët-rojë,

Kush do të vjedhë mjaltin

Ato e pickojnë...

Fluturojnë, tutje,

Ku ka trëndelinë

Mbledhin nektar-lulesh

Në gjithë Lunxhërinë...

Mjaltin që ne hamë
E bën vetëm bleta

Arrëza s’bën mjaltë

Na mëson proverba...

Vinë edhe kafshë si miu, miu kocomiu,...pjatat i lëpiu, që autori e përshkuan:

Dhëmbët i ka-brisk, kërr-kërr tek dollapi, i pëlqen dhe buka,

i pëlqen dhe djathi...

Pastaj në libër vjen edhe një gjarpër që “di veç të kafshojë

dhe nuk di të puthë...”

Autori, pasi i ka njohur fëmijët me mjedisin që i rrethon , si dhe botën e kafshëve, të


cilat këto kalojnë nëpërmjet gjithë procesit mësimor që zhvillohet në bankat e
shkollës në faqet e abetares, vjen edhe festa. Është një ngjarje e shënuar për
vogëlushët “Festa e Abetares”. Ajo ka dhe merr një tjetër kuptim kur mësohet jashtë
kufijve të atdheut.

Dhe këtu kaq larg sa jemi,

ku s’ka shkollë të gjuhës shqipe,

ne bëmë Festën e Abetares,

plot me këngë e recitime...

Abetaren e mësuam,

fjalë më fjalë e shkronjë më shkronjë,

dhia, cjapi edhe kecat,

si ndriçon një xixëllonjë...

Lumi, buka, varka, pema,

Shqipëria dhe Flamuri,

manushaqja, luleshqerra...

Valbonën pse s’e zë gjumi?

S’e zë gjumi, mendon shumë,

ka një shoqe në pallat,


është e mirë e është e bukur,

vetëm shqip nuk di të flasë...

S’di t’i thotë mami-mami,

s’di t’i thotë gjyshes-gjyshe,

s’e flet shqip as Abetare,

s’e flet shqip as dallëndyshe...

Gjuha shqipe nuk harrohet,

as këtu e as në hënë,

është e mirë sa s’tregohet,.

është e bukur si një këngë...

Nëpërmjet një vije të qartë pedagogjike për këtë botë fëmijësh, Nase Jani sjell, një
tufë gjëegjëzash me Alfabetin e gjuhës shqipe. Nën sintezën; “36 germa, sa fjale
gjete?” shpaloset përpara lexuesit të vogël, mjedis ku jeton dhe e rrethon,
marrëdhëniet me familjen e plotë miq e shokë, në të gjitha fushat që prekin, kur
marrin në fluturim rrugën e jetës...akullore, buke, banane, cjapi, cinxri, çanta,
çokollata, drita, dera, dhia, dhjeta, era, ena, ëndrra, ëmbëlsira, flamuri, flutura, gabimi,
gaforrja, gjella, hëna, harta, ilaçi, iriqi, jeta, jeleku, kali,kulaçi, letra, litari, llamba,
llastiku, mielli, mjalti, nata, nepërka, njëshi, njeriu, orizi, ombrella, piloti, patatja,
qepa, qypi, rosa, roja, rrethi, rrapi, sapuni, samari, sharra, shporta, Tirana, trahanaja,
thëngjilli, thesi, ulliri, oturaku, vera, violina, xixa, xixëllonja, xhami, xhaxhi, ylli,
ylberi, zemra, zebra, zhiva... Pa frikë të thuash, një univers i vërtetë.

Pak ditë më parë, ndërsa e rilexoja , kushedi për të satën herë, pyeta veten: Ky Nase
Jani që është autor i mbi 15 librave në poezi, tregime e novela, roman në prozë e
roman në vargje, monografi..., pra në të gjitha gjinitë e letrave shqipe, pse e ka
vonuar temën për fëmijë, trajtimin e botës së tyre të brishtë?

- Nuk ka shkrimtarë për të rritur e shkrimtarë për fëmijë. Ka shkrimtarë që dinë të


shkruajnë letërsi, e te ngrënë probleme për shtresa të ndryshme shoqërore duke na i
dhënë me art - më thotë, para pak ditësh, në një mesazh një miku ynë krijues, ndërsa
po diskutonim për temat e të vegjëlve tanë.

Nuk e di pse më ishte krijuar mendimi prej kohësh që shumë prej poezive të Nase
Janit tek libri “ Si ndriçon një xixëllonjë”, mund të ishin sot, pa asnjë mëdyshje, edhe
në tekstet e leximit letrar të shkollës fillore. Plotësojnë shumë nga kërkesat që janë të
domosdoshme në hartimin e tyre. Por kjo punë, do të thosha se është në dorën e një
krijuesi apo një grupi të vogël, që caktohen për t’i hartuar ato. Për të qenë të sinqertë
pastaj, mund që të pohoj se në këtë rast konkurojnë preferencat e interesat që janë gati
të pashmangshme në këtë mes.
Por unë gjykoj se, artistët shkruajnë për të shpëtuar nga harresa gjërat që kanë më
për zemër. Shkruajnë që t'i japin jetë, frymë dhe trajtë, lëvizje e sjellje njerëzore
gjithçkaje që ka parë, ka njohur e ka dashur në jetën e tij.

Nase Jani i ka bërë këto edhe në librin e tij të fundit.

Anda mungkin juga menyukai