Anda di halaman 1dari 3

ANDON ANDONI: NJIHUNI ME NJË KOLEG, PUBLICIST E SHKRIMTAR

Nga: Prof.as.Dr. Murat Gecaj


publicist e studiues-Tiranë

1.
Nuk di konkretisht se
përse, por qyshë në vitete e
rinisë dhe pastaj të studimeve
universitare, kur nisa te lexoja
librat e rrallë të kohës, bile dhe
fshehurazi, si “Provonjësi i
krisur”, “Bel ami”, “Sako” e
tjerë, m’u krijua mendimi se
Korça me rrethinat e saj ka
shkrimtarë e krijues të talentuar.
Ndoshta, kjo se kisha njohur nga
afër “kapon” e letërsisë sonë,
Dritëro Agollin. Por dhe njihja
shkrimtarë të tjerë, si Sotir
Andonin e ndonjë tjetër.
Megjithatë, vitet rodhën shpejt
dhe unë, si gjithë lexuesit e tjerë,
e drejtuam leximin dhe ndër libra
të sa e sa autorëve shqiptarë, nga
rrethe të ndryshme të vendit.
Siç duket, bëra një hyrje
të tepërt, por desha të arsyetoja se
nga ai mjedis krijuesish të aftë
dhe nga ajo trevë e frymëzimeve
të bukura, pra nga Korça, është
kolegu e miku im i mirë, Andon Andoni, për të cilin po i shkruaj këto radhë

E njoha për herë të parë, kur drejtonte revistën “Arsimi Sot dhe Nesër” (2002-
2005), e cila ishte e vetmja oponencë e problemeve madhore të arsimit në atë periudhë
dhe u mbështet financiarisht nga donatorë vendas e të huaj. Dërgova aty për botim 2-3
shkrime dhe ato u publikuan menjeherë. Siç është në natyrën e bashkëpunëtorëve, që
atëherë ia mata atij “pulsin”, pra vërejta se ishte krijues serioz dhe botues i vëmendshëm
ndaj të tjerëve.
Vitet kaluan dhe që nga shtatori i vitit 2007, Andoni u caktua kryeredaktor i Gazetës
“Mësuesi”, botim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Aty, ai gjeti kolegë të mirë e
profesionistë të zotë, Viron Konën e Vjollca Spahon, prandaj vetë ndërmori masa dh e
zbatoi projekte të guximshme. Kështu, gazeta jo vetëm u shtua me numrin e faqeve të saj,
pra nga 8 u bë me 12 faqe, por kryesorja, u përmirësua paraqitja grafike, u rrit cilësia e
shkrimeve dhe u zgjerua tematika e tyre.
Në atë redaksi kisha shërbyer për një
periudhë të gjatë, pra afër 22 vjet radhazi. Më
parë, me Vjollcëne e Vironin isha njohur dhe
bashkëpunoja ngushtë, bile dhe duke shkëmbyer
mendime për çështje të ndryshme të shkrimeve,
faqosjes e tjerë. Në një farë mënyre, nuk e
ndieja fare se kisha dalë në pension, në nëntor
2002. Përkundrazi, më dukej se isha pjesëtar i
rregullt i atij kolektivi të ngrohtë.
Shkruaja herë pas here në gazetën
“Mësuesi”. Por, një ditë, Andoni më paraqiti një
mendim: Të hapej dhe ta mbaja për një kohë të
gjatë rubrikën e traditave arsimore, me okelion:
“Profil i shkollave shqipe”. Kush e ka shfletuar
këtë gazetë ose e sheh atë në Interet, do të vërejë
se ka mjaft numra të saj, që rubrika ka dalë
rregullisht me shkrimet, që kanë firmën time.
Ndoshta, nuk është modesti ta shpreh, por ajo është ndjekur me interes nga lexuesit e
shutë të arsimit në Shqipëri. Dhe, kjo gjë, nuk është meritë vetëm e imja, por dhe e
redaktorit Kona dhe e kryeredaktorit Andoni.
Sigurisht, siç është fare e kuptueshme, që në faqet e gazetës “Mësuesi” kemi parë
shpesh artikuj me firmën e njohur të Andon Andonit. Kështu, kanë qenë të goditur
reportazhet, artikujt problemorë ose ata në faqen e parë, për çështje të ditës.
Por emrin e këtij kolegu ne e kemi dëgjuar dhe mëngjeseve, në “Pasqyrën e
shtypit” në TV, si bashkëpunëtor në gazetat e përditshme, si “RD”, “Standard”,
“Shqip”, “Panorama” ose “Telegraf”.
Jo rrallë, kemi dëgjuar shprehjen “Çdo fillim, ka një fund”. Ndoshta, kështu është
e vërteta në jetë. Këto ditë unë dhe kolegët e mi të gazetës “Mësuesi”, pra dhe Andoni,
Vjollca e Vironi, morëm vesh një lajm jo të pëlqyeshëm: Gazeta javorë “Mësuesi” do të
mbyllet, më 1 janar 2010, pra pas një jete mbi 48-vjeçare! Mund të praktikohen zgjidhje
të reja, por si unë dhe kolegët e mi, përjetuam emocione të forta dhe u pezmatuam mjaft.
Ata, vërtet, do të punojnë përsëri në atë Dikaster të Arsimit, por kohën dhe punën në
këtë gazetë të dashur nuk do t’i harrojnë kurrë.

2.
Ndoshta, u largova pak nga tema kryesore e këtij shkrimi. Megjithatë, le të
vazhdojmë të tregojmë diçka më shumë për kolegun Andon Nasi Andoni.
Ka lindur më Korçë, më 16 gusht 1958. Shkollën e mesme e përfundoi në Miras
të atij rrethi. Pastaj ndoqi degën gjuhë-letërsi shqipe, në Universitetin e Elbasanit
“Aleksandër Xhuvani”. Detyra e thërriste që të shërbente larg vendlindjes. Kështu, tre
vjet radhazi, dha mësim

në shkollën e fshatit Lunik të Librazhdit. Ishte një periudhë kjo, kur ai e njohu mirë
jetën e njerëzve të thjeshtë. Sigurisht, kjo gjë i shërbeu dhe në krijimtarinë e tij të
mëvonshme. Duke parë prirjet e tij demokratike dhe aftësitë profesionale, e caktuan pak
kohë në një detyrë, në strukturat e PD-së së atij rrethi.
Ndërsa në vitet 1992-1998 ishte drejtues i Drejtorisë Arsimore të rrethit
Librazhd. Por mendjen e kishte gjithnjë te shtypi e krijimtaria. Kjo dëshirë iu plotësua, në
vitet 1997-1998, kur punoi redaktor i revistes “Art”, në Ministrië e Kulturës-Tiranë.
Disa vjet, në vazhdim, Andoni u mor me punë zyrtare, por duke mos u shkëputur
nga shtypi i shkuar as nga krijimtaria.

3.
Në vitin 1987, kur Andon Andoni ishte mësues në zonën e thellë të Lunikut,
shkroi e botoi librin me tregime, “Te kilometri 39”. Sigurisht, ishin përjetime të afërta
dhe frymëzimet, që i kishte hedhur në atë liber të tij të parë. E përgëzuan të afërm,
kolegë e lexues të shumtë. Kjo gjë i shërbeu si nxitje që mos të shkëputej asnjëherë më
nga krijimtaria letrare.
Pas një ndërprejeje ca të gjatë, në vitin 2000, publikoi librin tjetër me titull
“Tregime”. Se i pëlqente kjo gjini letrare, duke shprehur shkurt e qartë idetë, mendimet
dhe frymëzimet e veta. Pastaj, pothuajse çdo vit, shkroi e botoi libra të tjerë, secili më i
bukur se shoku: “Guri në mes të lumit” (2002), “Nusja” (2005) dhe “Kohë e çmendur për
dashuri” (2007).
Libri i fundit, i publikuar nga shkrimtari Andon Andoni, është romani me titullin
simbolik, “Gri”. Sigurisht, gjshtë libra nuk janë pak. Megjithatë, ky autor ka plane për
krijime e botime të reja. Se, tashmë, ka fituar përvojë të pasur, si me krijmet e
mëparshme, por dhe në njohjen e jetës e të realitetit demokratik, që e përjetojmë të gjithë
ne.

Tiranë, 18 dhjetor 2009

Anda mungkin juga menyukai