Anda di halaman 1dari 52

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI I XEHETARISË DHE METALURGJISË


DEPARTAMENTI I TEKNOLOGJISË
DREJTIMI I INXHINIERISË KIMIKE

P U N IM D IP L O M E
TEMA:
Karakteristikat fiziko-kimike dhe bakteriologjike të
ujit të pijes në disa shkolla në komunën e Shtimjes

MENTORI: KANDIDATI:
Dr.sc.Kadri BERISHA Lavdim ZEQIRI

Mitrovicë, 2004
PARATHËNIE

Qëllimi i këtij punimi ishte që të hulumtohet uji i pijshëm


në disa shkolla në komunën e Shtimjes.
Kë tu është përcjellë ndryshimi i cilësisë së ujit të
pijshëm sipas vendmostrave të marrura në teren e s idomos
nga aspekti bakteriologjik. Mostrat e ujit janë kryer në
një periudhë kohore 48 orëshe duke ma rrë parasysh edhe
qëndrimin e mostrave 16 – 18 orë në inkubator për
zhvillimin e bakterieve në kultur ën përkatëse, në bazë të
të cilave është testuar edhe cilësia e ujit në aspektin
fiziko-kimik dhe bak teriologjik.
Në bazë të këtyre analizave është testuar mundësia e
përdorimit të ujit për pije në resurset nga është marrë
uji. Ky punim është i nd arë në d y pjesë: p jesa t eorike dhe
ajo praktike. Në pjesën e pa rë jan ë dhënë njohuritë e
përgjithshme për ujin në aspek tin teorik, kurse në pjesën e
dytë janë dhënë anali zat e përgj ithshme për ujin në komu nën
përkatëse.
Njëkohësisht dua të ceki se ky punim diplome është punuar
në teren dhe me këtë rast falenderoj mentor in Dr.sc.Kadri
Berishën, prof ordinar për këshilla t sygjerimet dhe
udhëzimet që mi ofroi gjatë punimi t të kësaj teme.

Lavdim Zeqiri, 2004


PËRMBAJTJA
PJESA E PARË – PJESA TEORIKE

UJI…………………………………………………………………………………… 8
1.NJOHURITË THEMELORE PËR UJIN………………………………………… 8
QARKULLIMI I UJIT NË NATYRË - cikli i ujit…………………………………… 8

Uji atmosferik (uji i shiut, borës, breshërit etj.)………………………………….. 10


Uji nëntokësorë (burimor dhe mineral)…………………………………………… 10
Uji sipërfaqësorë (i lumejve, i liqejve, detrave dhe oqeaneve)………………… 11
Uji i detit……………………………………………………………………………... 11

PËRBËRJA DHE VETITË E UJIT NATYRORË……………………………….. 12


KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË CILËSISË SË UJIT…………………. 15

Karakteristikat fizike………………………………………………………………… 15
Turbiditeti…………………………………………………………...………………… 16
Ngjyra…………………………………………………………………………………. 16
Aroma dhe shija e ujit……………………………………………………………….. 16

TEMPERATURA…………………………………………………………………….. 18
FORTËSIA E UJIT………………………………………………………………….. 18
LARGIMI I SHIJES DHE ERËS SË UJIT……………………………………….. 20
SHKRIPËZIMI APO DEMINERALIZIMI I PLOTË I UJIT……………………… 21
MASAT KUNDËR SMERQIT………………………………………………………. 22
DEZINFEKTIMI (DEKONTAMINIMI) I UJIT……………………………………… 23
UJËRAT QARKULLUESE…………………………………………………………. 24
SPEKTROFOTOMATRIA…………………………………………………………… 24
PËRDORIMI I UJIT………………………………………………………………….. 26
PJESA E DYTË – PJESA PRAKTIKE

MATERIALI DHE METODAT……………………………………………………….. 28


METODA E PUNËS…………………………………………………………………. 28

Instrumentet………………………………………………………………………….. 28
Kemikatet dhe tretësirat…………………………………………………………….. 29
Tretësirat………………………………………………………………………………. 30

METODAT LABORATORIKE TË KONTROLLIT TË KUALITETIT TË UJIT…… 31

Përcaktimi i komponimeve të azotit……………………………………………….. 31


Përcaktimi bakteriologjik……………...…………………………………………….. 32
Shpërndarësi i metanolit…………………………………………………………….. 33
Procesi i punës………………………………………………………………………. 33
Analiza e klorit residual dhe pH…………………………………………………….. 33
Analiza e turbiditetit…………...…………………………………………………….. 34
Gypi i turbiditetit shkallëzon nga 2 - 5 TU…………………………………………. 34
Analiza bakteriologjike e ujit………………………………………………………… 35

PARAQITJA E REZULTATEVE…………………………………………………….. 36
DISKUTIMI I REZULTATEVE……………………………………………………….. 47
KONKLUZIONET……………………………………………………………………… 48
CONCLUSIONS 50
Literatura……………………………………………………………………………. 52
PJESA E PARË – PJESA TEORIKE
HYRJE

Shtimi i madh i popullsisë në botë dhe zhvillimi i industrisë dhe lëmive të


tjera kanë bërë që nevojat për ujin e pijes të jenë të mëdha, e tërë kjo
vjen si pasojë e ndotjes së madhe të ambientit, që dita ditës po e
vështirëson jetën e njerëzve në shumë aspekte. Kur flitet për ndotjen e
ambientit këtu pa dyshim hyn edhe ndotja e ujit të pijshëm, që është
problem serioz, e këtë kryesisht po e bënë pakujdesia e madhe e
njerëzve qoftë në vendbanime të ndryshme me ujëra të zeza urbane apo
edhe ato industriale.
Pra në bazë të kësaj po shihet se furnizimi me ujë të pijshëm është
problem i madh dhe kërkon një interesim të veçantë. Ndryshimi i
kualitetit të ujit mund të jetë si rezultat i ndryshimeve atmosferike,
stinëve të vitit, përbërjes biologjike etj.
Në pëgjithësi në ditët e sotme ndikimi i njeriut në natyrë në aspektin e
ndotjes së saj është shpeshtuar, e posaqërisht në Kosovë ku dihet se
Kosova si pjesë e Evropës është një nga shtetet me popullsi më të
dendur, ku ka një sipërfaqe prej rreth 10887 km2 me rreth 2.3 milionë
banorë dhe është e njohur me resurse natyrore të shumta. Edhe pse
Kosova ka një pasuri të madhe të ujit në shumë vende të saj ndihet
mungesa e ujit të pijshëm, e tërë kjo nuk do të thotë se këtu ka
mungesë të ujit të pijes, por kjo është si pasojë e infrastrukturës së
dobët që ka ky shtet* (ujësjellësi ,kanalizimi shkarkues, etj). Në Kosovë
pjesa dërmuese e banorëve jetojnë në fshatra, pra rreth 70% dhe diku
rreth 64% e tyre ujin për pije e marrin nga puset (bunaret, krojet), çka
do të thotë se si pasoj e mungesës së infrastrukturës kanë qenë të
detyruar të sigurojnë ujin me metoda klasike.
Është me rëndësi që të ceket se jo vetëm ujërat induviduale, por edhe
ato kolektive në vendin tonë janë hulumtuar shumë pak.
Një numër i konsiderueshëm i hulumtimeve të zhvilluara në shkallë vendi
ka pasur si objekt studimi rrjedhat e lumenjve të mëdhenjë si: Drini i
Bardhë, Ibri, Sitinica, Lepenci, Morava, etj si dhe sistemet akumuluese të
ujit liqeni i Gazivodës, hidrosistemi i Radoniqit, liqeni i Batllavës, liqeni i
Badovcit, etj. Ndërsa rrjedhat e vogla janë pothuajse të pahulumtuara
fare.
Në aspektin ekologjik interes të veçantë paraqet studimi i cilësisë së
ujërave të puseve, të cilat përdoren nga popullata shumicë për pije,në
amvisëri, etj. Këtu në këtë punim janë bërë analizat e ujit në disa shkolla
në komunën e Shtimjes, kjo do të thotë se gjenerata e re me së shumti
po u ekspozohet rreziqeve të ndryshme dhe për këtë arsye ne më së
shumti duhet ti vëmë kujdes këtyre gjeneratave.
PUNIM DIPLOME 8

UJI
1. NJOHURITË THEMELORE PËR UJIN

Uji është artikulli më i rëndësishëm për jetë, i cili nuk mund të ndërrohet
me materie të tjera. Pa ujë nuk mund të paramendohet asnjë formë e
jetës në planetin tonë. Uji është përbërës i çdo organizmi të gjallë,
rëndësia e ujit mund të përcaktohet edhe në bazë të përqindjes që
gjendet në organizmat e gjallë si: organizmi i njeriut përmbanë 65% ujë,
ai i kafshëve 75%, peshku 85% ndërsa bimët 90% ujë. Uji si
bashkëdyzim i oksigjenit dhe hidrogjenit është substanca më e përhapur
në rruzullin tokësor, pra rreth 3/4 e sipërfaqes së tokës është e mbuluar
me ujë. Sipas disa statistikave sasia e ujit në tokë mund të sillet prej
1.4x109 km3 prej të cilave rreth 97 % është ujë deti, kurse rreth 2.6%
është uji që shfrytëzohet për pije, nga kjo sasi e ujit që shfrytëzohet për
pije 4/5 janë në formë të akullnajave, ndërsa rreth 1/5 nuk mund të
shfrytëzohet, sepse gjendet thellë në brendësi të tokës. Më pak se 1% e
ujit që shfrytëzohet për pije (rreth 0.014%) nga masa e përgjithshme
gjendet e grumbulluar në brendi të tokës: liqejtë, lumenjët, botë bimore
dhe shtazore dhe në atmosferë.
Duhet cekur se edhe një numër i konsiderueshëm i shkëmbinjve në vete
përmbajnë ujë të absorbuar apo të lidhur.

QARKULLIMI I UJIT NË NATYRË – cikli i ujit

Uji në natyrë është kryesisht i shpërndarë në tri gjendje agregate:

- avull uji
- uji në gjendje të lëngët dhe
- akulli i ujit me borë.

I tërë uji në rruzullin tokësor kalon përmes një cikli të ndërrimeve.


Nxehtësia e Diellit shkakton avullimin e detërave dhe të oqeaneve. Avulli
i ujit ngritet në nivelet e larta të atmosferës, temperaturat e avullit të
ngritur gradualisht zvogëlohen dhe shpesh herë në një nivel avulli
përzihet me ajër mjaft të ftohët, avulli pastaj kondenzohet në formë të
pikave të ujit, mjegullës apo reve. Pikat e imta bashkohen në pika të
Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved
PUNIM DIPLOME 9

mëdha dhe në fund uji kondenzohet duke rënë në tokë në form të shiut,
borës apo breshërit. Era e shpërndan avullin, nxehtësia e liruar gjatë
kohës së kondenzimit të avullit është shpërndarë apo është bart në
regjionet e ngrohta ku avullimi është më i shpejtë në regjionet e ftohta –
ku avulli është kondenzuar, gjë që ndihmon shtrirjen në regjione të
temperaturave më afër poleve. Uji që bie si shi në sipërfaqe të globit
bënë një punë fizike dhe kimike. Nga aspekti kimik uji ndihmon
zbërthimin (dekompozimin) dhe thërmimin e shkëmbinjve, ndërsa nga
aspekti fizik ai bart suspenzionet nga nivelet më të larta në nivelet më të
ulëta. Materiet e tretura në këtë mënyrë mblidhen në detëra dhe oqeane.

Në përgjithësi cikli i ujit përfshin:

1. Avullimin nga oqeanet, detërat, liqenet, etj.

2. Kondenzimin në shtresat e larta të atmosferës, si pika të imta të


mjegullës, të ujit të distiluar, ku mblidhen në formë të reve.

3. Më tutje kondenzimi përcillet me rënie shiu.

4. Uji i shiut depërton në tokë dhe mblidhet në një shtresë të


padepërtueshme të shkëmbinjve dhe detyrohet prapë të kthehet
në sipërfaqe si ujë burimi nga presioni që bëjnë shtresat e
ndryshme të nëntokës.

5. Dhe këto burime shërbejnë për akumulimin e ujit për pije (një
pjesë), ndërsa pjesa tjetër në përroje dhe lumenjë, prej nga prapë
bartet në oqeane dhe detra dhe prapë rifillon cikli në mënyrë
kontinuale deri në pambarim.

Në përgjithësi dallojmë tri lloje të ujërave natyrore:

1. Uji atmosferik që përbëhet nga uji i të reshurave atmosferike si:


shiut, borës, akullnajave të ndryshme, etj.

2. Uji nëntokësor i cili gjendet në thellësi të tokës dhe

3. Uji sipërfaqësor që përfshin ujërat e liqeneve, lumenjve, detrave


dhe të oqeaneve.

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 10

Uji atmosferik (uji i shiut, borës, breshërit, etj)

Kur jemi te uji në natyrë nuk kemi ujë plotësisht të pastër, këtë e
vërteton edhe T.Bergamn që thotë: “nuk ka uji që është gjetë ndonjëherë në
sipërfaqe të tokës si i pastër”. Edhe pse mendohet se ujërat e shiut janë të
pastra prapë se prapë gjatë kalimit të tyre nëpër atmosferë ato arrijnë të
ndoten. P.sh, shiu nëpërmes ajrit tretë O2, CO2, N2 pastaj amoniakun,
oksidet e azotit, ozonin, etj. Uji i shiut atmosferik posaqërisht, nëse
ndodhet afër detrave nën ndikimin e erërave të forta vjen deri të shtimi i
kripës së natriumit, apo nëse është afër zonave industriale vjen deri të
ndotja e tij me okside të sulfurit me ç’rast vjen deri te prania e shirave
acidike. Uji i shiut përmban në tretësirë rreth 0.013% N2 të tretur,
0.0064% O2 dhe 0.0013% CO2. Duhet ditur se shiu që bie në mbarim
është shumë më i pastër se ai i fillimit për arsye se atmosfera është
shpërlarë më herët.

Uji nëntokësor (burimor dhe mineral)

Uji i shiut pasi të bie në tokë atakon dhe tretë shkëmbinjë me përbërje të
ndryshme duke formuar ujëra sipërfaqësore dhe nëntokësore. Vlerësohet
se rreth 25 - 40% nga rënia e shiut dhe të reshurave të tjera në regjione
me klimë të butë thithen (depërtojnë) në tokë. Në rrugë për në nëntokë
ujërat nëntokësore humbin shumë materie organike e njëkohësisht tretin
më pak apo më shumë substanca minerale si: natrium, kalcium,
magnezium, CO2 etj.
Sa më thellë që depërton uji aq më tepër sasi të materies do të tretë. Uji
nën presion të madh është tretës i fortë. Më herët apo më vonë uji që
depërton në tokë detyrohet të dalë në sipërfaqe si ujë burimor. Nëse
burimi përmban një sasi të jashtzakonshme të disa përbërsve në
tretësirë, që i japin shije të posaçme ujit atë ujë e quajm ujë mineral.
Uji mineral nuk është e thënë të përmbajë sasi të madhe të mineraleve
në tretësirë. Uji nga burimet minerale shpesh herë emërtohet nga disa
përbërës special, që janë të tretur në ujë, apo nga lokaliteti i burimit.
Ujë i ëmbël apo i freskët është një shprehje e paqartë që aplikohet për
ujin natyral, i cili nuk përmban shumë papastërti të tretura.

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 11

Uji sipërfaqësor (uji i lumenjve, liqeneve,


detrave, oqeaneve)

Uji burimor mblidhet në përrocka, lumenj dhe liqej. Në bazë të disa


vlerësimeve është konstatuar se lumenjtë e botës shpërndajnë rreth
10499 km3 të ujit në oqeane dhe detëra në vit. Lumenjtë nuk përmbajnë
vetëm materie të ngurta, me të cilat furnizohen vetëm nga një burim,
por gjithashtu edhe materie organike që i marrin me vete gjatë rrjedhës
së tyre nga bimët e gjithashtu edhe nga drenazhat e fshatrave dhe të
qyteteve përmes të cilave kalojnë lumenjtë.

Uji i detit

Sikurse uji i burimit që akumulohet në lumenj gjithashtu edhe uji i


lumenjve rrjedh dhe akumulohet në dete dhe oqeane duke bartur kripëra
të tretura dhe materie të suspenduara, që nuk depozitohen gjatë
rrjedhës së tyre.
Avulli që ngritet nga detërat dhe oqeanet gjatë avullimit të tyre është uji
i pastër, por me avullim vazhdimisht largohen disa materie të tretura,
sikurse mos të ndodhte kjo uji i detrave dhe oqeaneve do të bëhej
gradualisht më i kriposur. Uji i detit përmban një sasi të lartë të
kripërave të tretura rreth 3.5% të substancave të ngurta në tretësirë.
Rreth 75 elemente janë identifikuar në ujin e detit, mirëpo vetëm 9
specie (elemente) përmbajnë rreth 99.9% të masës të substancave të
ndryshme që janë të tretura në ujin e detit. Jonet e Natriumit dhe jonet e
Klorit në formë të Na+ dhe Cl- përmbajnë rreth 86% të masës të
substancave të tretura në ujë të detit.
Kur është avullimi më i madh ne natyrisht presim që në atë vend të
gjejmë përqendrim më të madh të kripërave në tretësirë (ujë deti).
Kështu në mediteran kemi rreth 3.4% të substancave të ngurta në
tretësirë, ndërsa në detin Baltik, ku avullimi është më i vogël kemi
përqendrime të kripërave në tretësirë rreth 0.3 – 0.6%. Kripërat
akumulohen zakonisht më shpejtë dhe më shumë në detra që janë të
rrethuar me tokë, pra brigjeve se sa në detin e hapur. Rëndësi të madhe
për industri kanë ujërat sipërfaqësore e kryesisht ujërat e ëmbla të
lumenjve dhe të liqejve. Uji i detit në këtë rast për shkak se pëmaban
sasi të mëdha të kripërave përdoret si i kufizuar. Mirëpo përdorimi i H2O
të detit për nevoja industriale shtohet vazhdimisht sidomos në rajonet e
Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved
PUNIM DIPLOME 12

varfëra me ujë. Përdorimi i drejtëpërdrejtë i tij shkakton korodimin e


stabilimenteve dhe shton nevojën e zbulimit të materialeve të reja të
qëndrueshme ndaj korozionit. Në disa regjione përdoren ujërat
nëntokësore, të cilat nxirren në sipërfaqe përmes shpuarjeve artificiale.
Sasia e ujit që përdoret për qëllime industriale është shumë e madhe.
Kjo përcillet me shpenzime e sidomos shpenzimet e transportit të ujit
nga akumulimi deri në vendin e përdorimit të tij, gjithashtu shpenzime të
mëdha bën edhe pastrimi i tij.
Duhet theksuar se nuk është i mundshëm trajtimi i çdo uji industrial si
ujë qarkullues. Egzistojnë ujëra qarkulluese, të cilat pa marrë parasyshë
shkallën e zhvillimit të teknikës së pastrimit të tyre nuk ekziston
mundësia e përpunimit të tyre me qëllim të ripërtërirjes së vetive të tyre.
ujërat e tilla quhen ujëra të shkarkimit.
Uji është substancë shumë e rëndësishme posaqërisht për proceset
biologjike që zhvillohen në organizmat e gjallë. Veçanërisht duhet të
theksojmë procesin e tretjes, të asimilimit të ushqimit, biosintezën e
substancave të ndryshme në qelizat e organizmave, metabolizmin si dhe
të gjithë veprimtarinë vitale të qelizave që zhvillohen vetëm në
ambientin ujorë. Është e njohur se njeriu pa ushqim mund të jetoj 30
ditë, ndërsa pa ujë vetëm disa ditë. Përdorimi i ujit e tejkalon përdorimin
e të gjitha substancave të tjera, prandaj pa ujë nuk mund të mendohet
ekzistenca. Brenda vitit shpenzohen miliarda kub ujë për ujitjen e
kulturave të ndryshme bujqësore. Sasi të mëdha të ujit shpenzohen në
procese industriale për pije dhe për higjienë. Uji shërben për përfitimin e
energjisë elektrike (hidrocentrale), ndërsa avujt e tij për rrotullimin e
makinave me avull. Kërkesat për ujë rriten dita ditës në tërë botën.
Kështu kërkesat për ujë të pijshëm në nivel botëror rriten për 4% në çdo
vit. Duke pasur parsyshë nivelin vjetor të rritjes së kërkesës për ujë në
përgjithësi, ndotjen përmanente të resurseve ekzistuese edhe ashtu të
pakta të planetit tonë në një të ardhme të afërt bota do të ballafaqohet
seriozisht me mungesën e ujit të pijshëm. Përspektiva në tejkalimin e
kësaj situate qëndron në shkripëzimin e ujit të detit.

PËRBËRJA DHE VETITË E UJËRAVE NATYRORE

Përbërja dhe përmbajtja e papastërtive në llojet e ndryshme të ujërave,


që përdoren për qëllime industriale varet nga origjna e ujit. Ndotësit e
ujërave natyrore gjenden në formë të suspenzionit, në formë të
tretësirave koloidale dhe të vërteta. Uji atmosferik është lloji më i pastër
i ujit natyror. Së bashku me ajrin në ujërat natyror mund të gjenden

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 13

edhe sasi të vogla të acidit nitratik (nitrik) dhe të oksideve të azotit që


rrjedhin nga shkarkimet elektrike në atmosferë. Është vërtetuar se ujërat
atmosferike të rajoneve industriale përmbajnë sasi minimale të ndotësve
të tjerë, siç janë: amoniaku, dioksidi i sulfurit, acidi sulfatik (sulfurik) etj,
si dhe sasi të vogla të pluhurit. Reshjet e rajoneve të larta malore
pothuajse nuk përmbajnë ndotës mekanik.
Ujërat nëntoksore dhe sipërfaqësore përmbajnë sasi të mëdha të
ndotësve të ngurtë mekanik të kripërave dhe të gazrave të tretura. Sasia
e ndotësve në ujëra varet nga stina e vitit dhe reshjet atmosferike në
formë të ndotësve që me ujin fomojnë tretësira koloidale praqiten:
materialet deltinore, planktonet dhe prodhimet e shpërbërjes së
organizmave bimorë dhe shtazorë. Sasia e materieve të suspenduara
caktohet me anë të filtrimit nëpër filtra standard dhe shprehet në
mg/dm3.

Në figurën e mëposhtme janë praqitur disa lloje të filtrave:

Fig. 1 Filtri ishpejtë i hapur

1) Hyrja e ujit për filtrim; 2) Xhepi për shpërndarjen e ujit; 3) Ulluqet


(kanalet); 4) Shtresa filtruese; 5) Shtresa e dyfishtë; 6) Gypat e Drenazhit

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 14

Fig. 2 Filtri me aftësi të zmadhuar të pranimit të fundrrinës;

1)Hyrja e ujit; 2) Dalja e ujit

Sasia maksimale e materieve të suspenduara në ujë të pijshëm mund të


jetë 0.2 mg dm-3. Megjithatë është e lejuar edhe sasia prej 1.0 – 1.5 mg
dm-3 e materieve të suspenduara. Sasia e materieve koloidale të
suspenduara çmohet me tejdukshmëri të caktuar. Ajo përcaktohet në
mënyrë vizuele ose me përdorim të fotometrave. Materiet e tretura në
ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore, që përmbajnë ndotësit kryesor të
ujërave natyrore mund të jenë në formë të gazt (ajri, CO2) ose në formë
të kripërave të tretura.
Pjesën kationike të kripërave të tretura e përbëjnë ktyesisht Na, K, Ca,
Mg dhe Fe (më rrallë), ndërsa pjesën anionike – anionet fosfate, klorure,
sulfate, karbonate, bikarbonate dhe silikate. Përmbajtja e përgjithshme e
kripërave minerale të tretura në ujë shprehur në mg dm-3, fitohet duke
bërë avullimin e plotë të ujit dhe tharjen e tepricës në temperaturë 105 -
110 0C.
Ujërat nëntokësore me përmbajtje të madhe të kripërave minerale të
tretura quhen ujëra minerale.

Dallojmë këto lloje të ujërave minerale:

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 15

1. Ujëra me mineralizim të dobët (1-2% tepricë të thatë),


2. Ujëra me mineralizim mesatar (2-4% tepricë të thatë) dhe
3. Ujëra me mineralizim të fortë (mbi 4% tepricë të thatë).

Ujërat e liqejve dhe të lumenjve, për shkak të përmbajtjes relativisht të


vogël të kripërave minerale të tretura, ndryshe quhen edhe ujëra të
ëmbëla.

KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË CILËSISË SË UJIT

Karakteristikat fizike

Karakteristikat fizike janë shumë me rëndësi, sepse ato shumë lehtë


mund të përcaktohen edhe me anë të shqisave tona. Në rast se ne
vrejmë diçka që nuk është në rregull, atëherë ne dyshojmë në kualitetin
e dobët apo në epidemiologjinë e ujit.
Në përgjithësi vendet që kanë mungesë të resurseve të ujit të pijshëm
më së shpeshti vuajnë nga sëmundjet epidemiologjike. Sigurimi i ujit të
pijshëm është një nga kushtet më me rëndësi, çka do të thotë se t'u
sigurosh banorëve ujë higjienik kjo do të thotë se ju ke siguruar diku
rreth 60% të standardit jetësor.
Nga përdorimi i ujit johigjienik shkaktohen një numër i madh
sëmundjesh (diku rreth 200 sosh), në mes të të cilave ne mund të
përmendim edhe kolerën, tifon e zorrëve, hepatitin viral, etj, të cilat
kanë marrë me miliona jetra njerëzish. Sipas disa statistikave nga
përdorimi i ujit johigjenik në botë brenda vitit sëmuren rreth 500 milion
njerëz, prej të cilëve rreth 10 milion vdesin. E gjithë kjo mund të
parandalohet me përdorimin e ujit të pastër, një gjë e tillë mund të
arrihet vetem nëse ujit i përcaktohen parametrat fiziko - kimik para dhe
pas përgatitjes për përdorim. Kur përmenden vetitë fizike duhet pasur
parasysh se më të rëndësishmet janë:

• Turbiditeti,
• Ngjyra,
• Aroma dhe shija e ujit.

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 16

Turbiditeti

Turbullira e ujit vjen nga materiet e suspenduara. Materiet e


suspenduara kanë prejardhje nga argjila, lymi, hekuri, e nganjëherë
edhe nga materiet industriale – hedhurinat. Në të shumtën e rasteve
turbullira e ujit është e përcjellë me rritjen e numrit të bakterieve, gjë që
ndikon në cilësin e ujit të pijshëm. Uji i turbullt konsiderohet si ujë i
ndotur dhe në asnjë mënyrë nuk preferohet për pëdorim si ujë i pijshëm.

Ng j y r a

Ngjyra te ujërat sipërfaqësore është e shkaktuar nga jashtë. Ajo mund të


vijë nga prania e substancave humusore, komponimeve të hekurit,
mikroorganizmve të ndryshëm, barishtave, e në afërsi të objekteve
industriale nga hedhurinat. Nëse rrjedha e lumenjve dhe sistemet
akumuluese kalojnë përmes kënetave dhe moçaleve uji është i
ngjyrosur. Në përgjithësi mund të vërehet se ke shtresat e thella të ujit,
uji ka ngjyrë të kaltër.

A r o m a d h e sh i j a e u j i t

Shija dhe era te ujërat natyrore vjen nga prania e gazërave të ndryshme,
kripërave minerale, materieve organike dhe mikroorganizmave të
ndryshëm. Zakonisht erë dhe shije kanë ujërat e kënetave dhe
moçaleve, tek të cilat vërehet prania e H2S. Në disa raste uji ka erë edhe
si pasoj e bimëve, të cilat jetojnë në ujë dhe nga mbeturinat që mbesin
pas kalbjes së tyre. Aromë jo të këndshme ka edhe uji, i cili posedon sasi
të tepërt të klorit, i cili ka mbetur pas klorimit të tij. Me rritjen e
temperaturës së ujit rritet edhe intensiteti i erës së tij.
Ujërat nëntokësore kanë shije të thartë në të hidhur, e kjo vjen si
pasojë e mineralizimit të lartë të tyre. Era dhe shija janë tregues të mirë
të pranisë së materieve të huaja në dhe të padëshirueshme në ujë.
Tabela në vijim tregon emrat e disa substancave kimike, të cilat mund të
gjinden në ujin e pijshëm sipas Komarqeviqit:

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 17

Tabela 1:

Sasia maksimale e lejuar


Nr Substancat kimike
mg/dm3
1 Amoniaku total, si N 0.1
2 Amoniaku i lirë organik, si N 0.05
3 Alumini, si Al 0.2
4 Arseni, si As 0.05
5 Bariumi, si Ba 1
6 Bakri, si Cu 0.05
7 Cianuret, si CN total 0.05
8 Zinku, si Zn 5
9 Fenolet 0.001
10 Fluoruret, si F 1
11 Fosfatet inorganike, si P 3
12 Hekuri, si Fe 0.3
13 Klori i lirë, rezidual si Cl 0.3
14 Kloruret, si Cl 200
15 Kadmiumi, si Cd 0.005
16 Kalciumi, si Ca 200
17 Magnezi, si Mg 50
18 Mangani, si Mn 0.05
19 Nitratet, si N 10
20 Nitritet, si N 0.005
21 Plumbi, si Pb 0.005
22 Sulfatet, si SO4 200
23 Sulfuri i hidrogjenit, si H2S 0.05
24 Merkuri, si Hg 0.001

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 18

T EM P E RA T U R A

Temperatura ujit ia jep shijen, parametër ky me rëndësi për përcaktimin


e kualitetit të tij. Uji i pijshëm është i këndshëm dhe freskues në
temperature prej 7 – 12 0C. Në temperaturë më të ulët se 7 0C ai është
shumë i ftohtë dhe shkakton anemi te laringut dhe lukthit, duke krijuar
kushte të mira për paraqitje të sëmundjeve të ndryshme të rrugëve të
sipërme të frymëmarrjes dhe anginave. Uji në temperatura të larta e
humbë shijen dhe nuk e shuan etjen. Zakonisht në këso kushtesh
konsumohet sasi e madhe e ujit, e cila bën hollimin e lëngut të lukthit,
dhe kështu çrregullohen proceset fiziologjike në organizmat e gjallë dhe
kështu vije deri te paraqitja e dukurisë së neteurizmit. Ndryshimet
vjetore të temperaturës së ujit nuk duhet të jenë më të larta se 4 0C.
Përndryshe ndryshimet e këtilla në vlera më të larta japin mundësi të
dyshimit se uji ka lidhje me ujërat sipërfaqësore ose që gjenden në
thellësi të vogla dhe nuk mund t’i nënshtrohen kontaminimit. Merret se
për çdo 100 metra lartësi mbidetare temperatura e ujit bie për 0.5 0C.
Në bazë të temperaturës së ujit mund të përcaktohet edhe lokacioni i
prejardhjes së tij. Rritja e temperaturës së ujit është në lidhje me
thellësin e shtresave të rrjedhave të tij. Shtresat në thellësi prej 20 m
kanë temperaturë të përafërt me vlerën mesatare vjetore të
temperaturës së ajrit të atij vendi. Nga kjo thellësi e tutje temperature
rritet. Uji me temperaturë më të lartë se 20 0C, u takon ujërave
termale.

F O R T Ë S IA E U J IT

Me fortësi të ujit kuptojmë sasinë e kripërave minerale të tretura në ujë


ose aftësinë e ujit për të formuar gurin dhe lymin. Guri që formohet
gjatë ngrohjes së ujit përbëhet kryesishtë nga kripërat e Ca dhe Mg.

Dallojmë tri lloje të fortësië së ujit:

• Fortësi të përkohëshme,
• Fortësi të përhershme dhe
• Fortësi të përgjithshme

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 19

Në përbërjen e ujit më së shpeshti gjenden kripërat e kalciumit


(karbonatet, bikarbonatet, sulfatet, nitratet, kloruret dhe silikatet).
Sulfatet, kloruret dhe kripërat tjera të kalciumit dhe magnezit janë
përbërës të të ashtiquajturës fortësi e përhershme e ujit, ndërsa
bikarbonatet janë përbërës të fortësisë kalimtare të ujit.
Emërtimi fortësi kalimtare rrjedh nga fakti se ajo mund të largohet
me ngrohjen e ujit me ç’rast bëhet zbërthimi i bikarbonateve në
karbonate dhe fundrrimi i tyre në formë të gurit.
Zbërthimi i bikarbonateve zhvillohet sipas reaksioneve vijuese:

Ca(HCO3)2 → CaCO3 + CO2 + H2O

2Mg(HCO3)2 → Mg2(OH)2CO3 + 3CO2 + H2O

Fortësia e përhershme ose e qëndrueshme, me vështërsi largohet.


Fortësia e përgjithshme paraqet shumën e fortësisë së përkohëshme
dhe asaj të përhershme. Uji i cili në vete përmban të tretura sasi të
mëdha të kripërave të metaleve alkaline, quhet ujë i fortë.
Ujërat sipërfaqësore konsiderohen si ujëra të buta, sepse në vete
përmbajnë të tretura sasi të vogla të substancave minerale. Përmbajtja
e substancave minerale në ujë zakonisht përcakton fortësinë e tij.
Fortësia e ujit mund të shprehet me: shkallë gjermane; angleze dhe
franceze.
Njësia për shprehjen e fortësisë në të tri sistemet quhet gradë e
fortësisë.

Vlera e gradës së fortësisë në sistemet e lartpërmendura është:

- Për sistemin gjerman:


10 G = 0.01 g CaO i tretur në 1 dm3 ujë;
- Për sistemin anglez:
10 A = 0.0348 g CaCO3 i tretur në 4.546 dm3 ujë;
- Për sistemin francez:
10 F = 1 g CaCO3 i tretur në 100 g ujë.

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 20

Për shndërrimin e gradëve të një sistemi në gradë të sistemit tjetër


shërbehemi me relacionin:

2.80 G = 3.50 A = 50 F

Klasifikimi i fortësisë së përgjithshme të ujit është dhënë në tabelën e


mëposhtme:

Tabela 2:

Fortësia e ujit e shprehur në 0G Kualiteti i ujit

0 - 4.20 shumë i butë

4.2 - 8.40 i butë

8.4 – 16.80 mesatar

16.8 – 28.00 i fortë

28 shumë i fortë

Treguesit për fortësinë e ujit kanë rëndësi të madhe për përcaktimin e


përdorimit të ujit për qëllime industriale dhe të pijes.
Për shumë degë të industrisë dhe për ujin e pijshëm rëndësi të posaçme
ka edhe përmbajtja e materieve tjera të tretura në ujë.
Për ujin e pijshëm është e rëndësishme përmbajtja e të ashtuquajturave
mikroelemente siç janë: Jodi, Fluori, etj.
Mungesa e jodit në ujin e pijshëm shkakton sëmundjen e gushës,
ndërsa mungesa e florit shkakton kariesin e dhëmbëve.

LARGIMI I SHIJËS DHE ERËS SË UJIT

Largimi i shijës dhe i erës së ujit të pijshëm dhe atij për nevojat e
sintezës së lehtë inorganike dhe organike në të shumtën e rasteve është
proces i domosdoshëm i përgatitjes së tij për përdorim.

Për këtë qëllim kryesisht përdoren këto metoda:

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 21

• Metoda e ajrosjes,
• Metoda e oksidimit,
• Metoda e përpunimit me Karbon aktiv dhe
• Metoda e ozonizimit

Metoda e ajrosjes – është njëra nga metodat më të vjetra, mirëpo ajo


ende është mjaft e përdorur dhe efikase për largimin e shijes dhe erës
së ujit. Me metodën e ajrosjes nuk mund të largohet era dhe shija e
ujit, e cila rrjedh nga klorfenoli.

Metoda e përpunimit me karbon aktiv - është metoda më efikase


dhe më e përhapur për largimin e shijes së ujit. Në të shumtën e
rasteve trajtimi i ujit bëhet në aparatin për filtrim në mesin e të cilit
vendoset një shtresë e rërës së kuarcit dhe zhavorit. Në raste të
veçanta përdoren edhe filtrat special me karbon aktiv, që vendosen pas
filtrit të rërës, mirëpo edhe kjo metodë përcillet me mangësi siç janë:
shpërlarja e shpeshtë e filtrit, deaktivizimi i shpejtë i tij dhe korodimi i
pjesëve metalike.

Metoda e ozonizimit – është njëra prej metodave më të sofistikuara, e


cila jep efekte të kënaqshme për evitimin e erës dhe shijës së
pakëndshme të ujit.

SHKRIPËZIMI APO DEMINERALIZIMI I PLOTË I UJIT

Problemi i shkripëzimit të ujit lindi nga nevoja e përdorimit të ujit të


detit dhe ujërave të tjera të njelmëta për nevoja të furnizimit të
popullsisë dhe industrisë me ujë, sidomos në rajonet e varfëra me
burime të ujit të ëmbël. Përveç kësaj për disa procese të sintezës së
lehtë organike siç janë: prodhimi i vitaminave dhe produkteve
farmaceutike, proceset biokimike, etj. nevoitet ujë me pastërti të lartë.
Në këto raste bëhet demineralizimi i plotë i ujërave të ëmbla natyrore.

Për demineralizimin e plotë të ujërave përdoren:

• Metoda e këmbimit jonik,


• Metoda elektrokimike,

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 22

• Metoda e ajrosjes dhe


• Metoda e destilimit

Metoda e këmbimit jonik – kjo metodë për demineralizimin e plotë të


ujit përdor sistemin e njëjtë të aparaturës sikurse për zbutjen e thjeshtë
të ujit. Aparatet kryesore të këtij sistemi janë filtrat kationik dhe
anionik, degëzuesi dhe filtri i përzier. Këtu së pari largohen kripërat e
kalciumit dhe magnezit, pastaj sulfatet, kloruret, gazrat dhe në fund
silikatet.

Metoda elektrokimike – është mjaft efikase, por e shtrenjtë, prandaj


përdoret rrallë. Kjo metodë mbështet në ndarjen e anioneve dhe
kationeve të tretura në ujë nëpërmes fundërrimit të tyre mbi sipërfaqet
e katodave dhe anodave.

Metoda e ajrosjes – përdoret rrallë vetëm atëherë kur ujërat janë të


pasura me kripëra të hekurit.

Metoda e destilimit – kjo metodë njëherit është mënyra më e


përsosur e demineralizimit të plotë të ujit. Përdorimi me përmasa më të
mëdha është i kufizuar me shpenzime të larta të energjisë termike.

MASAT KUNDËR SMERÇIT

Me masat që merren për evitimin e mundësisë së paraqitjes së smerçit


në aparatet termike, në radhë të parë në proceset e zbutjes së ujit në
shumë raste, sidomos pas një kohe relativisht të gjatë të punës, në
aparate termike, në kazana të avullit, në këmbyesit e nxehtësisë dhe në
gypat përçues paraqiten shtresa pak a shumë të trasha të smerçit dhe
të lymit (baltës). Paraqitja e smerçit ka si pasojë rritjen e shpenzimit të
energjisë, prishjen e regjimit të rrjedhjes së ujit, keqësimin e kushteve
për kalimin e nxehtësië etj, çrregullime këto që mund të shkaktojnë
dëme të mëdha.

Largimi i smerçit të formuar bëhet në dy mënyra:

• Në mënyrë mekanike dhe


• Në mënyrë kimike

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 23

Me largimin mekanik të smerçit nënkuptojmë gërryerjen e tij me mjete


të ndryshme siç janë p.sh.: brushat metalike etj. Përdorimi i kësaj
metode kërkon ndalimin e procesit teknologjik ose përjashtimin e
aparaturës që pastrohet nga sistemi i aparateve në veprim.
Largimi kimik i smerçit realizohet me përdorimin e mjeteve kimike dhe
funksioni i tyre qëndron në tretjen e smerçit ose në shkatërrimin e
skeletit kristalor të tij. Për këtë qëllim përdoren si reagjent: acidi
klorhidrik, acidi kromik, dhe kripërat alkaline (fosfati dhe karbonati i
natriumit).

DEZINFEKTIMI (DEKONTAMINIMI) I UJIT

Me dezinfektim (dekontaminim) të ujit kuptojmë përmbledhjen e


veprimeve fizike, kimike dhe fiziko-kimike me anë të të cilave bëhet
asgjësimi i bakterieve që shkaktojnë sëmundje ngjitëse dhe oksidimi i
materieve organike. Për këtë qëllim përdoren dy metoda:

• Metoda me reagjent dhe


• Metoda pa reagjent

Metoda e parë përdoret më shumë në praktikë dhe është më me


rëndësi, në këtë metodë rëndësi të veçantë ka klorizimi dhe ozonizimi.
Veprimi i klorit shpjegohet me faktin se ai bën oksidimin e substancave
organike të protoplazmës së bakterieve sidomos bacileve të tifosë së
zorrëve dhe dizenterisë, të vibroneve, të kolerës etj.

Klorimi i ujit zhvillohet sipas këtij reaksioni:

Cl2 + H2O ⇔ HOCl + HCl

HOCl ⇔ HCl + O

Efekti i tij është në çngjyrosjen, largimin e erës dhe të shijes dhe në


lehtësimin e proceseve të koagulimit dhe në shndërrimin e fortësië së
karbonateve në atë jokarbonate sipas këtij reaksioni:

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 24

Ca(HCO3)2 + 2HCl ⇔ CaCl2 + 2H2O + 2CO2

Procesi i dezinfektimit dhe dekontaminimit me ozon, megjithëse është


zbuluar në fillim të këtij shekulli, ka gjetë përdorim në vitet e fundit.
Sipas të dhënave nga praktika ozoni zhduk bakteriet 13 – 15 herë më
shpejtë se klori, përveç kësaj manipulimi me të është shumë më i lehtë
dhe më pak i rrezikshëm dhe nuk lë asnjë pasojë në shije dhe erën e
ujit. Metoda e dezinfektimit të ujit pa reagjent zhvillohet me rrezatimin
e ujit me rreze UV, me përpunimin e tij me valët supersonike dhe me
përpunim termik. Këto metoda janë mjaftë të efektshme, por përdorimi
i tyre është i shtrenjtë, dhe për këtë arsye zbatimi praktik i tyre është i
kufizuar.

UJËRAT QARKULLUESE

Ujërat qarkulluese ose të rikthimit quhen ujërat që njeherë janë


përdorur në ndonjë proces teknologjik dhe të cilat nuk kanë pësuar
ndërrime thelbësore kështu që me një përpunim, më pak ose më shumë
të thjeshtë, përfitojnë vetit e mëparshme që mundësojnë kthimin e tyre
në procesin teknologjik. Kemi të bëjmë pra me një lloj regjenerimi të
ujit të përdorur. Rasti më i shpeshtë në praktikë është regjenerimi i
ujërave qarkulluese me temperaturë të zmadhuar. Në këto raste bëhet
ftohja e tij me anë të fontanizimit apo freskimit në kullat për ftohje.
Rast relativisht i lehtë i regjenerimit të ujit qarkullues është edhe ai kur
në ujë është tretur dioksidi i karbonit. Largimi i tij bëhet me aparate të
njëjta si edhe ftohja. Me regjenerimin e ujit qarkullues mund të
kompenzohet mungesa e ujit në rajonet industriale.

S P EK T R O F O T O M ET RI A

Spektrofotometria, fotometria dhe kolorimetria janë variante të


ndryshme të analizës spektrale absorbcionometrike të bazuara në ligjin
e Lambert Beerit.
Ligji i Beerit përshkruan absorbcionin karakteristik të tufës së rrezeve
rënëse monokromatike dhe paralele në mesin homogjen dhe izotop.

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 25

Ky ligj matematikisht ipet me shprehjen:

A = ε c b, ku:

A - paraqet absorbancën,
ε - paraqet koeficientin molar të absorbimit,
c - paraqet përqëndrimin dhe
b - paraqet tretshmërinë e shtresës

Ligji i Beerit në mënyrë eksplicite paraqet varësinë lineare në mes të


absorbancës dhe përqendrimit të molekulave absorbuese në tretësirë.
Ky ligj vlen për rrezatimin monokromatik.
Nëse në tretësirën analizuese përqendrimi ndryshon për shkak të
protolizës, dimerizimit, solvatmit, tautomerizimit etj, atëherë kemi
shmangie nga ky ligj. Spektrometria e absorbimit bazohet në matjen e
absorbimit të rezatimit monokromatik nga regjioni spektral UV – VIS.
Tek kjo metodë, për ndarjen e ngushtë të shiritit spektral përdoren
monokromatorët. Monokromatorët janë të përbërë nga elementi
disperziv (prizma, rrjeta difraktuese, filtri interferent) dhe dy çarjeve të
vogla dhe të ngushta, të cilat shërbejnë për hyrjen e rrezës së pa
zbërthyer dhe tjetra për daljen e rrezës së zbërthyer. Gjatësia e shirtit
spektral varet nga elementi dispergues, madhsisë së çarjes hyrëse dhe
asaj dalëse, karakteristikave të burimit, primar të rrezatimit dhe
karakteristikave të detektorit. Sprektrometrat UV – VIS janë të paisur
me llampën e volframit, të hidrogjenit ose të deuteriumit. Si detektor
zakonisht përdoren gypat fotomultiplikator me senzorë përkatës për
leximin e absorbancës ose përqindjes % T.

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 26

PËRDORIMI I UJIT

Përdorimi i ujit është i shumëllojshëm. Sa është i nevojshëm uji për


mbajtjen e çdo organizmi të gjallë, për nevoja të përditshme të njeriut
dhe në industri mund të shihet në tabelën vijuese:

Tabela 3:

Shpenzimi i ujit për nevoja të ndryshme Sasisa në dm3

Për pije, kuzhinë dhe larje 20 - 30 dm3 njeriu/ditë

Për larje të rrobave 10 - 15 dm3 njeriu/ditë

Për një dush 150 - 200 dm3

Për larjen e një veture 200 - 300 dm3

Për ujitjen e parkut dhe rrugëve 1 - 2 dm3 për 1 m2

Për makinat me avull pa kondenzim 15 - 30 dm3

Për makinat me avull me kondenzim 300 - 500 dm3

Për motorrët dizel ( për ftohje ) 20 - 25 dm3 për 1 kw/h

Centralet atomike për ftohje rreth 200 dm3 për 1 kw/h

Birrtoret për një litër të prodhimit të birrës 5 - 8 dm3


Qumështoret për një litër të prodhimit të
3 - 6 dm3
qumështit
Industria e drurit për një ton celuloz të ahut deri në 400 dm3

Fabrika e sheqerit në 100 kg pangjar sheqer 1.5 - 2 m3


Industria e letrës për një kg letër fisnike
400 - 600 dm3
(të mirë)
Therrtoret për një therrje të lopës në ditë 5.5 m3

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 27

PJESA E DYTË – PJESA PRAKTIKE

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 28

MATERIALI DHE METODAT

M E T O D A E P U NË S

Me qëllim të përcaktimit të cilësisë së ujit të pijshëm, në disa shkolla të


disa fshatrave të komunës së Shtimjes janë zhvilluar analizat fiziko-
kimike-bakteriologjike të mostrave të këtyre burimeve (puseve). Për
këtë qëllim janë zbatuar metoda të ndryshme fiziko-kimike të analizës
(pH – metria, konduktometria dhe spektrofotometria) dhe metodat
klasike të analizës kimike (vëllimetria). Ndërsa sa i përket analizave
bakteriologjike jam shërbyer me “ aparatin fushor “.
Vendi në të cilin merret mostra e ujit për analizë varet nga cilësia e
burimit, kompleksiteti i sistemit, numri i burimeve, gjatësia e sistemit të
shpërndarjes, rrezikshmëria nga ndotja, prej vendbanimeve dhe botës së
gjallë.

Instrumentet

Gjatë punës ekseperimentale kemi përdorë instrumentet:

The Oxfam delagua Water testing kit


pH – metri i tipit metrohm 632
Konduktometri i tipit Hach 44600
Spektrofotometri i tipit Hach DR / 2010
Spektrofotometrin e absorbimit atomik Perkin Elmer

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 29

Kemikatet dhe tretësirat

Emërtimi Formula Vendi i prodhimit

Hidroksidi i Amonit NH4OH "Alkaloid" , Shkup

Kloruri i Amonit NH4Cl "Alkaloid" , Shkup

Kompleksioni III EDTA "Kemika" , Zagreb

Metil Oranzhi (m.o) "Kemika" , Zagreb

Acidi Klorhidrik HCl "Alkaloid" , Shkup

Acidi Sulfurik H2SO4 "Alkaloid" , Shkup

Acidi Fosforik H3PO4 "Alkaloid" , Shkup

Acidi Oksalik H2C2O4 "Alkaloid" , Shkup

Fenol Ftaleina (f. f) "Kemika" , Zagreb

Nitrati i Argjendit AgNO3 "Kemika" , Zagreb

Kromati i kaliumit K2CrO4 "Alkaloid" , Shkup

Acidi Nitrik HNO3 "Alkaloid" , Shkup

Hidroksidi i Natriumit NaOH "Alkaloid" , Shkup

Permanganati i Kaliumit KMnO4 "Alkaloid" , Shkup

Arsenati i Natriumit Na3AsO3 "Kemika" , Zagreb

α - naftilamina "Kemika" , Zagreb

o - toluidina "Kemika" , Zagreb

Brucina "Kemika" , Zagreb

Amidoni "Kemika" , Zagreb

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 30

Tretësirat:

• Puferi amoniakal është përgatitur me matjen e sasisë së duhur


(6.75 g) NH4Cl, në të cilën janë shtuar 50 cm3 hidroksid të amonit
të përqendruar dhe kjo përzierje është holluar me ujë deri në 100
cm3.

• Tretësira e kompleksionit III me përqendrim 0.05 mol/dm3 gatitet


me tretjen 18.613 g kompleksion në 1000 cm3 tretësirë.

• Tretësira e indikatorit Metil Oranzhit me përqendrim 0.05 % gatitet


me tretjen e 0.05 g kripë metal oranzh në 100 cm3 ujë të ngrohtë.

• Tretësira e acidit klorhidrik me përqendrim 0.1 mol/dm3 është


gatitur me hollimin e sasisë së duhur të acidit (8.29 cm3), me
përqëndrim 37 % deri në 1000 cm3 tretësirë.

• Tretësira e acidit oksalik me përqendrim 0.05 mol/dm3 është


gatitur me tretjen e 6.303 g acid në sasi minimale të ujit, në të
cilin shtohen 50 cm3 acid sulfatik (1:3) dhe hollohet me ujë deri në
1 dm3.
Tretësirat tjera me përqendrim të dëshiruar janë gatitur me hollim
të tretësirës bazë.

• Tretësira e indikatorit f.f me përqendrim 0.5 % është gatitur me


tretjen e 0.5 g të indikatorit në 50 cm3 alkool etilik dhe kjo është
holluar me ujë deri në 100 cm3.

• Tretësira e nitratit të argjendit me përqendrim 0.02 mol/dm3 është


gatitur me tretjen e 0.848 g AgNO3 në 250 cm3 ujë.

• Tretësira e kromatit të kaliumit me përqendrim 10 % është gatitur


me tretjen e 10g e kromatit në 100 cm3 ujë.

• Tretësira e acidit nitrik me përqendrim 0.1 mol/dm3 është gatitur


me hollimin e sasisë së duhur të acidit (8.92 cm3) me përqendrim
63 % deri në 1000 cm3 tretësirë.

• Tretësira e permanganatit të natriumit me përqendrim 0.02


mol/dm3 është gatitur me tretjen e 3.2 g permanganat në 1000
cm3 tretësirë.
Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved
PUNIM DIPLOME 31

• Tretësira e hidroksidit të natriumit me përqendrim 0.2 mol/dm3


është gatitur me tetjen e 4 g të hidroksidit në 500 cm3 tretësirë.

• Tretësira e Nesler-it gatitet me tretjen e 5 g KJ, 2.8 g HgCl2 dhe 15


g KOH në 1000 cm3 tretësirë.

Të gjitha tretësirat tjera të nevojshme janë gatitur me matjen e sasisë së


llogaritur të substancave të dhëna dhe janë tretur në vëllim të caktuar të
ujit.

METODAT LABORATORIKE TË KONTROLLIT TË


KUALITETIT TË UJIT

Me qëllim të hulumtimit të cilësisë së ujit të puseve nga disa shkolla të


fshatrave të komunës së Shtimjes, kemi shfrytëzuar mostrat e marra
nga tereni. Për këtë qëllim janë marrë mostrat nga disa vendburime
(puse). Matja e temperaturës, sasisë së klorit dhe pH, është bërë në
teren, ndërsa përcaktimi i bakterive thermotolerant (faecal) coliform
është bërë një pjesë në laborator e pjesa tjetër në teren. Temperatura
është mat me termometër të thjeshtë laboratorik të gravuar deri në
500C. Krahas matjes së temperaturës së ujit është mat edhe
temperatura e ajrit, duke patur kujdes që termometri të mos jetë i
ekspozuar drejtëpërsëdrejti nga rrezet e diellit (me qëndrim të
termometrit 5 – 10 minuta në hije). Përcaktimi i përcjellshmërisë
elektrike zhvillohet me ndihmën e konduktometrit. Matjet kryhen me
matjen e drejtpërdrejtë të përcjellshmërisë me zhytjen e elektrodës në
tretësirën analizuese. Leximi i vlerave është i digjitalizuar dhe ato janë
në raport të drejtë me numrin e joneve në tretësirë.

Përcaktimi i komponimeve të azotit

Përcaktimi i azotit si amoniak zhvillohet në atë mënyrë që në epruvetat


me analizë shtojmë nga 2 – 3 pika arsenat natriumi, 0.5 cm3 reagjent të
Neslerit dhe nga 1 cm3 kripë të sinitolit. Përzierja lihet të qëndrojë 30
minuta. Paraqitja e ngjyrës së verdhë nga lart poshtë në formë të unazës
tregon praninë e amoniakut në analizë. Mund të themi se gjatë analizës
me mostrat që janë bërë nuk është paraqitur amoniaku në asnjë analizë,
kështu që në tabela nuk figuron fare.
Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved
PUNIM DIPLOME 32

Përcaktimi i azotit si nitrit zhvillohet në atë mënyrë që në enën e Neslerit


(100 cm3) maten nga 50 cm3 mostër për analizë, shtojmë nga 1.0 α -
amino – naftalinë dhe nga 1 cm3 acid sulfonik. Paraqitja e ngjyrës vjollce
në tretësirë tregon praninë e nitriteve në analizë. Përcaktimi i sasisë së
tyre bëhet me krahasim në kompararorin e Heligut (me vendosjen e
rrethit përkatës) ose me spektrofotometër. Shpenzimii përgjithshëm i
permanganatit të kaliumit zhvillohet në atë mënyrë që në 1 cm3 mostër
për analizë shtojmë 5 cm3 acid sulfurik 1: 3 dhe masën e ngrohim në
trup ngrohës deri në pikë të vlimit. Në përzierjen e ngrohtë shtojmë 15
cm3 tretësirë KMnO4 me përqendrim N/100 dhe sërish e ngrohim 10
minuta. Kësaj përzierje i shtojmë 15 cm3 acid oksalik (N/10) dhe
titullojmë me tretësirë të permanganatit deri sa tretësira të merrë ngjyrë
të hapët. Produkti ndërmjet vëllimit të shpenzuar të KMnO4 dhe faktori
3 : 1 paraqet sasinë e permanganatit e shprehur në mg/dm3.

Përcaktimi bakteriologjik

Të gjitha analizat bakteriologjike janë kryer në Oxfam – Delagua


“Portable Water Testing Kit”

Gatitja e “kulturës së Mediumit”

Membranë e laurel sulfatit


Ujë i destiluar
Boca të propilenit
Cilindër matës (menzurë)
Sterilizues apo Autokllavë

Me kujdes i kemi pastruar bocat e plastikës ku duhet vendosur (Kulturën


e mediumit), me ujë të pastër para se të përdoren. Nëse duhet patjetër
përdorim pak detergjent e pastaj i shpërlajmë shumë mirë disa herë
derisa t’i humbin tragjet e detergjentit.
Shtojmë 38.1 g të lauril sulfatit – pluhur në enë dhe shtojmë 500 cm3. Përziejmë
me kujdes dhe ngrohim pak nëse është e nevojshme që të tretet pluhuri në tërësi,
nuk duhet të vlohet kultura e mediumit do të ketë ngjyrë të kuqe të qeltë kur të
tretet. Bocat e lara më parë duhet të sterilizohen. Ne i kemi sterilizuar në
autokllavë më parë të kthyera me grykë – poshtë në temperaturë 1210C, në
kohëzgjatje prej 10 minutash. Pastaj kemi shtuar sasi të përshtatshme të kulturës
së mediumit në bocat plastike. Ne na është nevoitë 2.5 cm3 të kulturës së
mediumit për një mostër. Secila bocë duhet të ketë mjaft kulturë të mediumit për
përdorim një ditorë.
Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved
PUNIM DIPLOME 33

Kultura e mediumit, e cila është e sterilizuar më parë depozitohet në


vend të ftohtë dhe të errët. Normalisht qëndron stabile për disa muaj.
Nëse shfaqen shenjat e zbërthimit (prishjes) si p.sh. turbullira e ngjyrës
së verdhë, atëherë përbërja e bocës duhet të hidhet. Në rast kur
mediumi mbahet në ambient të ftohtë si p.sh. frigorifer, fundërrina mund
të krijohet por me tundje apo me ngrohje të kujdesshme prapë tretet.
Ky fundërrim nuk do të thotë se mediumi është prishë, por është
shkaktuar nga precipitimi i laurel sulfatit.

Shpërndarësi i metanolit

Shpërndarësi i metanolit është një bocë plastike e mbyllur me një


sipërfaqe shpërndarëse (stërpikëse). Shpërndarësi është i mbushur deri
në gjysmë me metanol.
Shpërndarësi nuk duhet të mbushet përplotë për shkak se mund të
rrjedhë në ditët e nxehta.

P r o c e si i p u n ë s

Testet e para që bëhen për ujë të pijshëm janë përcaktimi i klorit rizidual
dhe turbiditeti. Mostrat janë marrë në tas të pastërt por jo steril. Mandej
duhet të shpërlahet disa herë para se të mirret mostra për t’u analizuar.

Analiza e klorit residual dhe pH

1. I kemi pastruar çelulat e komparatorit (krahasuesit) me ujë që


duhet të analizohet e pastaj i kemi mbushë çelulat me mostër uji.

2. Në anën e djathtë të qelulës fusim tabletën DPD Nr – 1 për (Cl2),


ndërsa në celulën e majtë të komparatorit fusim tabletën e kuqe
të fenolit për (pH).

3. I mbyllim kapakët në çelulat përkatëse të komparatorit dhe


rrotullojmë disa herë komparatorin deri sa të tretën tabletat në
tërësir.

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 34

4. Menjëherë lexojmë klorin e lirë residual dhe pH duke e mbajtur


komparatorin në dritë të ditës, me këtë rastë krahasojmë ngjyrën
e zhvilluar (përfituar) në çelulat e komparatorit me skalën
standarde të ngjyave në pjesën qëndrore të komparatorit. Nëse
ngjyra është në mes të ngjyrave standarde, atëherë është e
detyrueshme që të përcaktojmë vet përqëndrimin.

5. Për të testuar klorin residual total, nuk e kemi derdhë përmbajtjen


e çelulës në të cilën është testuar më parë klori, por në të njëjtën
përmbajtje ëhtë shtuar tableta DPD Nr – 3.

6. Rrotullojmë disa herë komparatorin deri sa të tretet prapë tableta


DPD Nr – 3. Ngjyra e përfituar pas 10 minutash paraqet klorin
residual në mg/dm3.

7. Tani zbrisim rezultatet e klorit të lirë nga klori total dhe do të


përfitojmë përqendrimin e klorit të kombinuar.

DPD Nr – 1 Klori i lirë


DPD Nr – 1 + DPD Nr – 3 Klori total
Klori total – klori i lirë = Klori i kombinuar.

Analiza e turbiditetit

Gypi i turbiditetit shkallëzon nga 2 – 5 TU:

• Dy gypat e turbiditetit zhvendosen nga aparati fushor. Me kujdes


vendosim gypin e epërm (i cili është i hapur në të dy anët), në
gypin e poshtëm dhe shiqojmë nga skaji i hapur i gypit në rrethin e
zi të printuar në fund të gypit. Sigurohemi që të ketë dritë të
mjaftueshme. Drita normale e ditës është adekuate për këtë
qëllim.

• Shtojmë gradualisht mostër uji në gyp nga tasi i mostrës deri sa të


mos humb rrethi i zi, kur shikohet nga e majta e gypit. Ne i kemi
ikur krijimit të fluskave, sepse mund të shkaktojnë lexim të gabuar
të të dhënave, gjithashtu është me rëndësi të mos e tendosim
vetëvetën shumë duke shikuar rrethin e zi, sepse kjo nonjëherë
mund të shkaktojë paragjykim të rezultateve.

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 35

• Gypat e turbiditetit janë të shkallëzuar në shkallë logaritmike me


vlerat më të larta kritike. Rezultati është vlera e vijës që është më
e afërt me niveln e ujit.

Në rastin tonë të gjitha mostrat kanë qenë nën nivelin e lejuar të TU.
Kështu që nuk kemi pasë ujë të turbullt.

Analiza bakteriologjike e ujit

Analiza e mostrave të ujit në bakteriet thermotolerant (faecal) coliforms,


është kryer me shtimin e sasisë së matur të ujit (100 cm3), përmes filtrit
steril. Nëse ka bakterie prezente në ujë do të zihen në filtër. Filtri (letra
filtruese) pastaj vendosen në shtresën e butë që më parë është zhytur
në kulturën e mediumit, i cili i ushqen bakteriet kaliforme, mirëpo
pengon zënien e bakterieve tjera në filtër. Për të siguruar se vetëm
bakteriet Thermotolerant faecal coliforms janë lejuar të shtohen filtri me
gjithë shtresën, në të cilën ka qenë i vendosur është mbajtur në
temperaturë 440 C në inkubator, që është pjesë përbërse e aparatit
fushor. Në kondita të këtilla bakteriet e lartpërmendura shumëzohen disa
herë ashtu që mund të shihen edhe me sy. Bakteriet Thermotolerant
faecal coliforms njihen me afinitetin e tyre që të ndryshojnë ngjyrën nga
e kuqja në të verdhë në kulturën e mediumit në 440 C. Nëse janë
prezente bakteriet Thermotolerant faecal coliforms, atëherë shfrytëzuesit
e ujit të tillë duhet që t’i drejtohen shtetit për standarde specifke të
kualitetit të ujit apo organizatës shëndetësore botërore për ujë të
pijshëm: (World Health Organisation Guidelines for Dreanking Water).

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 36

PARAQITJA E REZULTATEVE

Rezultatet eksperimentale të hulumtimit të cilësisë së ujit të pijshëm në


disa shkolla të fshatrave të komunës së Shtimjes janë prezentuar në
tabelat vijuese. Me qëllim të thjeshtëzimit të prezentimit të rezulëtateve
dhe mospërsëritjes së tyre të shpeshtë kemi zgjedhur seritë tipike që i
korespondojnë kohës së zgjedhur për eksperimente.
Për krahasimin e rezultateve në tabelën e fundit, janë prezentuar
rezultatet e ujit nga mostrat e marrura në Prishtinë në kohë të njejtë, të
cilat janë punuar në laboratorin qendror të ujësjellësit “Batllava” në
Prishtinë. Gjatë eksperimentit vlen të theksohet se të gjitha
eksperimentet janë kryer në teren d.m.th në shkollat e fshatrave që janë
të evidentuar në krye të secilës tabelë.

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 37

Tabela 1. Rezultati i analizave të ujit (mg/l) në shkollën fillore në


Pjetërshticë

Kufijët e
Nr. Parametrat Njësia Rezultati
lejuar

1 Aroma Pa Pa Pa

2 Ngjyra Pa Pa 10/20

0
3 Temperatura C 8.2 8 - 12

4 Përçueshmëria µS/m 360 deri 1500

5 Nitritet mg/dm3 0.0015 0.05

6 Oksigjeni i tretur % 8.07 deri 8

7 Ngopshmëria me oksigjen 104.12 90 - 105

8 i KMnO4 mg/dm3 2.8

9 Mbetja e thatë e pafiltruar mg/dm3 350

10 Mbetja e thatë e filtruar mg/dm3 250

11 Materiet e suspenduara mg/dm3 10 10

12 Hekuri (Fe) mg/dm3 0.1 deri 0.3

13 Mangani (Mn) mg/dm3 0.009 deri 0.05

14 Turbiditeti NTU <5

15 Vlera e pH-së 6.7 6.0 - 8.2

16 Kloruret mg/dm3 0

17 F.C./100 ml 0

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 38

Tabela 2. Rezultati i analizave të ujit (mg/l) në shkollën fillore në


Reçak

Kufijët e
Nr. Parametrat Njësia Rezultati
lejuar

1 Aroma Pa Pa Pa

2 Ngjyra Pa Pa 10/20

0
3 Temperatura C 9.3 8 - 12

4 Përçueshmëria µS/m 280 deri 1500

5 Nitritet mg/dm3 0.006 0.05

6 Oksigjeni i tretur % 6.23 deri 8

7 Ngopshmëria me oksigjen 79.26 90 - 105

8 Shpenzimi i KMnO4 mg/dm3 7.6

9 Mbetja e thatë e pafiltruar mg/dm3 470

10 Mbetja e thatë e filtruar mg/dm3 385

11 Materiet e suspenduara mg/dm3 8.5 10

12 Hekuri (Fe) mg/dm3 0.0 deri 0.3

13 Mangani (Mn) mg/dm3 0.003 deri 0.05

14 Turbiditeti NTU <5

15 Vlera e pH-së 7.4 6.0 - 8.2

16 Kloruret mg/dm3 0

17 F.C./100 ml 80 - 3

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 39

Tabela 3. Rezultati i analizave të ujit (mg/l) në shkollën fillore në


Zborc

Kufijët e
Nr. Parametrat Njësia Rezultati
lejuar

1 Aroma Pa Pa Pa

2 Ngjyra Pa Pa 10/20

0
3 Temperatura C 7.8 8 - 12

4 Përçueshmëria µS/m 570 deri 1500

5 Nitritet mg/dm3 0.009 0.05

6 Oksigjeni i tretur % 10.11 deri 8

7 Ngopshmëria me oksigjen 108.62 90 - 105

8 Shpenzimi i KMnO4 mg/dm3 8.59

9 Mbetja e thatë e pafiltruar mg/dm3 395

10 Mbetja e thatë e filtruar mg/dm3 300

11 Materiet e suspenduara mg/dm3 9.5 10

12 Hekuri (Fe) mg/dm3 0.00 deri 0.3

13 Mangani (Mn) mg/dm3 0.00 deri 0.05

14 Turbiditeti NTU <5

15 Vlera e pH-së 8.1 6.0 - 8.2

16 Kloruret mg/dm3 0

17 F.C./100 ml 120 - 8

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 40

Tabela 4. Rezultali i analizave të ujit (mg/l) në shkollën fillore në Rancë

Kufijët e
Nr. Parametrat Njësia Rezultati
lejuar

1 Aroma Pa Pa Pa

2 Ngjyra Pa Pa 10/20

0
3 Temperatura C 8.5 8 - 12

4 Përçueshmëria µS/m 490 deri 1500

5 Nitritet mg/dm3 0.008 0.05

6 Oksigjeni i tretur % 7.41 deri 8

7 Ngopshmëria me oksigjen 92.74 90 - 105

8 Shpenzimi i KMnO4 mg/dm3 4.45

9 Mbetja e thatë e pafiltruar mg/dm3 200

10 Mbetja e thatë e filtruar mg/dm3 150

11 Materiet e suspenduara mg/dm3 8.5 10

12 Hekuri (Fe) mg/dm3 0.15 deri 0.3

13 Mangani (Mn) mg/dm3 0.00 deri 0.05

14 Turbiditeti NTU <5

15 Vlera e pH-së 8.9 6.0 - 8.2

16 Kloruret mg/dm3 0

17 F.C./100 ml 25

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 41

Tabela 5. Rezultati i analizave të ujit (mg/l) në shkollën fillore në


Dardanë

Kufijët e
Nr. Parametrat Njësia Rezultati
lejuar

1 Aroma Pa Pa Pa

2 Ngjyra Pa Pa 10/20

0
3 Temperatura C 7.7 8 - 12

4 Përçueshmëria µS/m 300 deri 1500

5 Nitritet mg/dm3 0.03 0.05

6 Oksigjeni i tretur % 7.65 deri 8

7 Ngopshmëria me oksigjen 97.32 90 - 105

8 Shpenzimi i KMnO4 mg/dm3 7.32

9 Mbetja e thatë e pafiltruar mg/dm3 1010

10 Mbetja e thatë e filtruar mg/dm3 900

11 Materiet e suspenduara mg/dm3 11.0 10

12 Hekuri (Fe) mg/dm3 0.15 deri 0.3

13 Mangani (Mn) mg/dm3 0.00 deri 0.05

14 Turbiditeti NTU <5

15 Vlera e pH-së 7.4 6.0 - 8.2

16 Kloruret mg/dm3 0.01

17 F.C./100 ml 17

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 42

Tabela 6. Rezultati i analizave të ujit (mg/l) në shkollën fillore në


Mollopolc

Kufijët e
Nr. Parametrat Njësia Rezultati
lejuar

1 Aroma Pa Pa Pa

2 Ngjyra Pa Pa 10/20

0
3 Temperatura C 8.9 8 - 12

4 Përçueshmëria µS/m 600 deri 1500

5 Nitritet mg/dm3 0.009 0.05

6 Oksigjeni i tretur % 8.24 deri 8

7 Ngopshmëria me oksigjen 101.60 90 - 105

8 Shpenzimi i KMnO4 mg/dm3 5.41

9 Mbetja e thatë e pafiltruar mg/dm3 755

10 Mbetja e thatë e filtruar mg/dm3 500

11 Materiet e suspenduara mg/dm3 5.5 10

12 Hekuri (Fe) mg/dm3 0.9 deri 0.3

13 Mangani (Mn) mg/dm3 0.00 deri 0.05

14 Turbiditeti NTU <5

15 Vlera e pH-së 8.2 6.0 - 8.2

16 Kloruret mg/dm3 0

17 F.C./100 ml 0

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 43

Tabela 7. Rezultati i analizave të ujit (mg/l) në shkollën fillore në


Manastirc

Kufijët e
Nr. Parametrat Njësia Rezultati
lejuar

1 Aroma Pa Pa Pa

2 Ngjyra Pa Pa 10/20

0
3 Temperatura C 9.1 8 - 12

4 Përçueshmëria µS/m 700 deri 1500

5 Nitritet mg/dm3 0.00 0.05

6 Oksigjeni i tretur % 7.60 deri 8

7 Ngopshmëria me oksigjen 91.01 90 - 105

8 Shpenzimi i KMnO4 mg/dm3 3.82

9 Mbetja e thatë e pafiltruar mg/dm3 715

10 Mbetja e thatë e filtruar mg/dm3 470

11 Materiet e suspenduara mg/dm3 24.5 10

12 Hekuri (Fe) mg/dm3 0.00 deri 0.3

13 Mangani (Mn) mg/dm3 0.00 deri 0.05

14 Turbiditeti NTU <5

15 Vlera e pH-së 7.1 6.0 - 8.2

16 Kloruret mg/dm3 0

17 F.C./100 ml 7-0

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 44

Tabela 8. Rezultati i analizave të ujit (mg/l) në shkollën fillore në


Godanc

Kufijët e
Nr. Parametrat Njësia Rezultati
lejuar

1 Aroma Pa Pa Pa

2 Ngjyra Pa Pa 10/20

0
3 Temperatura C 8.5 8 - 12

4 Përçueshmëria µS/m 800 deri 1500

5 Nitritet mg/dm3 0.01 0.05

6 Oksigjeni i tretur % 8.00 deri 8

7 Ngopshmëria me oksigjen 98.64 90 - 105

8 Shpenzimi i KMnO4 mg/dm3 11.77

9 Mbetja e thatë e pafiltruar mg/dm3 260

10 Mbetja e thatë e filtruar mg/dm3 175

11 Materiet e suspenduara mg/dm3 8.5 10

12 Hekuri (Fe) mg/dm3 0.00 deri 0.3

13 Mangani (Mn) mg/dm3 0.02 deri 0.05

14 Turbiditeti NTU <5

15 Vlera e pH-së 8.1 6.0 - 8.2

16 Kloruret mg/dm3 0

17 F.C./100 ml 102 - 5

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 45

Tabela 9. Rezultati i analizave të ujit (mg/l) në shkollën fillore në


Petrovë

Kufijët e
Nr. Parametrat Njësia Rezultati
lejuar

1 Aroma Pa Pa Pa

2 Ngjyra Pa Pa 10/20

0
3 Temperatura C 8.4 8 - 12

4 Përçueshmëria µS/m 550 deri 1500

5 Nitritet mg/dm3 0.075 0.05

6 Oksigjeni i tretur % 8.12 deri 8

7 Ngopshmëria me oksigjen 100.02 90 - 105

8 Shpenzimi i KMnO4 mg/dm3 6.05

9 Mbetja e thatë e pafiltruar mg/dm3 610

10 Mbetja e thatë e filtruar mg/dm3 425

11 Materiet e suspenduara mg/dm3 18.5 10

12 Hekuri (Fe) mg/dm3 0.00 deri 0.3

13 Mangani (Mn) mg/dm3 0.00 deri 0.05

14 Turbiditeti NTU <5

15 Vlera e pH-së 7.00 6.0 - 8.2

16 Kloruret mg/dm3 0

17 F.C./100 ml 0

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 46

Tabela 10. Rezultati i analizave fiziko – kimike të ujit nga laboratori


qendror i ujësjellësit rajonal “Batllava” Prishtinë.

Nr. Parametrat Njësia Rezultati

0
1 Temperatura C 6.7

2 Pamja i kthjellët

3 Shija pa shije

4 Turbiditeti NTU 0.35

5 Përçueshmëria specifike µS/m 342

6 Vlera e pH-së 6.8


Shpenzimi i përgjithshëm i
7 mg/dm3 0.5
KMnO4
8 Fortësia e përgjithshme 0G 13.55

9 Alkaliteti

10 Aciditeti

11 Kloruret mg/dm3 35

12 Nitratet mg/dm3 5

13 Nitritet mg/dm3 0.001

14 Amoniaku mg/dm3

15 Sulfatet mg/dm3

16 Hekuri total mg/dm3

17 Joni feror mg/dm3

18 Joni ferik mg/dm3

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 47

DISKUTIMI I REZULTATEVE

Në bazë të parametrave të dhënë në tabelat e lartshënuara (Tabela 1 -


10) rrjedh se temperature është faktor me rëndësi të veçantë për
zhvillimin e proceseve biologjike. Organizmat e ndryshëm të pranishëm
në ujë adaptohen në kushte të caktuara termike, brenda të cilave
zhvillojnë aktivitetin e vet jetësor. Në ujërat e ndryshme nëntokësore
dominojnë kushte të ndryshme të temperaturës. Varësisht nga sasia e
ujit, thellësia e burimit (pusit), ndriçimi dhe temperature e jashtme në
lokalitetin e dhënë janë regjistruar temperatura të ndyshme.
Në secilën mostër të dhënë shihet se temperatura e ujit nuk ka ndonjë
ndryshim me ndryshimin e temperaturës së ajrit. Amplituda e ndryshimit
sillet prej 7.7 – 9.3 0C, vlera të cilat janë të lejuara dhe të preferuara me
standarde të vendit dhe atyre ndërkombëtare, për ujë të pijshëm.
Uji i cili përmban disa materie organike, të cilat janë me prejardhje
bimore apo shtazore do të harxhojë një sasi më të madhe të KMnO4 për
oksidimin e tyre. Përpos kësaj disa materie inorganike siç janë: nitratet,
hekuri (Fe2+), H2S etj. mund të oksidohen me KMnO4, prandaj harxhimi i
KMnO4 mund të konsiderohet si masë e të gjitha materieve inorganike
prezente, që janë të afta për t’u oksiduar.
Në bazë të sasisë së shpenzuar të KMnO4 (2.8 – 11.77 mol/dm3) dhe
standardeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare ky ujë mund të
shfrytëzohet si ujë i pijshëm.
Sikurse mund të shihet nga tabelat e lartshënuara sasia e hekurit në
mostrat e analizuara është mjaft e vogël pothuajse e papërfillëshme me
përjashtim të një rasti në shkollën fillore në Mollopolc ku sasia e hekurit i
kalon kufijt e lejuar (0.9 mg/dm3) Tabela 6. Ndërsa sasia e manganit
është e papërfillshme.
Turbiditeti i ujit të analizuar gjithnjë ka qenë nën kufijtë e lejuar kështu
që mund të themi lirisht se sa i përket këti parametri uji ianalizuar mund
të përdoret si ujë i pijshëm gjë që është vërejtur nga pamja e tij me sy
të lirë.
Sikurse shihet edhe nga tabelat përçueshmëria elektrike në asnjë rast
nuk i kalon kufijt e lejuar dhe përpos dy – tri rasteve që sillen në një
vlerë relativisht të lartë vlerat tjera janë më të ulëta.
Sa i përket pranisë së nitriteve në ujë me përjashtim të shkollës fillore në
Petrovë që kalon kufijtë e lejuar rastet tjera sillen në kufijtë e lejuar.
Duke u bazuar në këta parametra mund të thuhet se uji i mostrave të
analizuara është i pijshëm.
Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved
PUNIM DIPLOME 48

Sidoqoftë me qëllim të eleminimit të komponimeve të azotit e sidomos të


eleminimit të bakterieve thermotolerant feacal coliforms është kryer
procesi i dezinfektimit me klor (klorizimi). Për këtë qëllim kemi shtuar
sasinë e nevojshme në secilën mostër. Nga e gjithë kjo mund të
konstatojmë se me klorizimin e ujit janë arritur rezultate efektive, kështu
që uji, i cili më parë nuk ka mund të shërbejë për pije tani mund të
përdoret, sidomos është konstatuar se numri i bakterjeve
thermotolerant feacal coliforms, dukshëm zvogëlohet e në disa raste
edhe mënjanohet në tërësi.
Në bazë të parametrave fiziko – kimike dhe bakteriologjike mund të
konstatojmë se vetëm pas procesit të klorizimit të ujërave dhe atë në
mënyrë të vazhdueshme mund të plotësohen kriteret për përdorim të ujit
të pijshëm në mostrat e analizuara.

K O NK L U Z I O N E T

Në këtë punim diplome është hulumtuar cilësia e ujit në disa puse të disa
shkollave në fshatrat e komunës së Shtimjes. Rezultatet e fituara janë
krahasuar me rezultatet e ujësjellësit regjional “Batllava” në Prishtinë.

Në mbështetje të rezultateve eksperimentale mnd të konkludohet:

1. Amplituda e ndryshimit të temperaturës së ujit sillet prej 7.7 –


9.3 0 C, që në krahasim me ndryshimin e temperaturave të ajrit
mund të konsiderohet si ndryshim i vogël.

2. Vlera e pH – së së ujit është në kufijtë e lejuar sipas standardeve


të vendit dhe atyre ndërkombëtare (6.7 – 8.2), perpos një rasti që
i tejkalon kufijët e lejuar (8.9)

3. Sasia e shpenzuar e KMnO4, përqendrimi i anioneve të testuara


poashtu janë në kufijtë e lejuar.

4. Sasia e hekurit në mostrat e analizuara është mjaft e vogël,


përpos një rasti kur i kalonte kufijtë e lejuar (Tabela 6) ndërsa
sasia e manganit është e papërfillshme.

5. Përçueshmëria elektrike specifike është relativisht e lartë por nuk i


kalon kufijtë e lejuar.

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 49

6. Në shumicën e rasteve sa i përket prezencës së bakterieve


thermotolerant feacal coliforms mund të thuhet se janë
prezente në shumicën e mostrave të hulumtuara, mirëpo siç e
kemi cekur edhe më lart prezenca e tyre mund të zvogëlohet
jashtëzakonisht shumë e në disa raste edhe të menjanohet në
tërësi me dezinfektim me anë të klorit (klorizimi).

7. Dezinfektimi (klorizimi) i ujit që përdoret për pije është i


domosdoshëm dhe siguron ujë cilësor.

8. Duhet pasur parasysh që ujërat e zeza të largohen sa më larg


puseve, përndryshe vazhdimisht do të kemi prezencën e
bakterieve të lartpërmendura e që janë shkakëtare të shumë
sëmundjeve te njerëzit.

9. Perspektiva e furnizimit të qytetarëve me ujë të pijshëm konsiston


në ndërtimin e ujësjellësve lokal regjional me ndihmën e të cilëve
do të bëhëj zgjedhja definitive e furnizimit me ujë higjienik.

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 50

C O NC L U S IO N S

In this scientific report has been investigated the water quality of several
water pits in some of Shtimje municipality villages. The obtained results
have been compared with the results of regional water distribution
"Batllava" in Prishtinë.

Basing in these experimental results, we can conclude:

1. The water temperature difference amplitude varies between 7.7 -


9.3 °C, what in fact, being compared with air temperature
difference can be considering as small difference.

2. The water pH value is within the limits envisaged by our country


standards and by international standards (6.7 - 8.2), except a case
which exceeds these limits (8.9).

3. The consummated quantity of KMnO4 and concentration of tested


anions are also in permitted limits.

4. The iron quantity in the analyzed specimens is very small, except a


case when it exceeds permitted limits (Table 6), while the
manganese quantity is not considerable.

5. Specific electric conduction has an average value.

6. In the majority of the cases, with regard to the presence of


bacteria thermotolerant feacal coliforms, we can say that they
are present in the majority of the analyzed samples, but, as we
already quoted above, their presence can be enormously
decreased, and in certain cases, it can be entirely eliminated,
thanks to disinfection with chlorine (the chlorination).

7. The drinking water disinfection (chlorination) is a necessary


process for water quality.

8. It is necessary to take account of dirty waters which must move


away from the wells further possible, if not, we always will have
the presence of the bacteria quoted above, and which obviously
are the cause of many men diseases.

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


PUNIM DIPLOME 51

9. The prospect for supplies of citizens with drinking water consists


with the construction of a local water distribution which could
definitively solve the problem of the supply with hygienic water.

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved


LITERATURA

1. General Chemistry, Donald A. McQuarrie and Peter A. Rock, third


edition, 1991

2. Mellor’s Modern Inorganic Chemistry, Revised edition by G. D. Parkkers.

3. Matas M. Simonoviq V., Shobot S. , Zashtita okoline danas za sutra,


Shkollska knjiga, Zagreb.

4. Fatmir Agolli, Teknologjia Kimike Inorganike, Mitrovicë, 1983.

5. Xhevdet Pula, Luljeta Pula, Teknologjia Kimike, “Rilindja” Prishtinë,


1984.

6. Dh. Haxhimihajli, Teknologjia Kimike Inorganike, Tiranë, 1980.

7. I. Filipiviq, S. Lipanoviq, Kimia e Përgjithshme dhe Inorganike (pjesa II),


Zagreb 1995, përkthyer nga Dr.sc.Xhavit Ahmeti.

8. M. Rugova, T. Gjejqibitriqi, Kimia Inorganike, Prishtinë 1997.

9. Svetllana Komarqeviq, Savezni Propisi o Vodama, Beograd, 1985.

10. I. Hashani, T. Gjeqibitriqi, Kimia Praktikum, Prishtinë, 1996.

11. Oxfam Delagua, Portable after Testing Kit, User Manual, Revised and
updated 3rd edition, 1993.

12. Dh. Haxhimihajli, H. Haxhi, H. Karagjozi, S. Durrësi, Fjalor i


Kimisë,Tiranë, 1981

Anda mungkin juga menyukai