Anda di halaman 1dari 1

INFO, PROKURORIA TIRANE

(Pjes nga vendimi i pushimit pr shtetasit Arben Bajraktari dhe Loreta Alla, zyrtar t
Interpol Tirana)

.. Nga hetimi rezultoi se dy punonjesit e Zyres Qendrore Kombetare Interpol Tirana


shtetesja Loreta Alla me detyre specialiste si dhe shtetasi Artan Bajraktari me detyre Shef
Sektori, gjate detyres se tyre funksionale, kane vepruar ne kundershtim me dispozitat ligjore,
te cilat normojne punen e tyre, duke mosvepruar brenda afatit ligjor(menjehere/ brenda 5
diteve nga marrja dijeni), ne kryerjen e procedurave per venien ne dispozicion te praktikes,
organeve kompetente Prokurori e Pergjithshme /Ministri e Drejtesie, me qellim vazhdimin e
metejshem te procedurave ligjore per ekzekutimin e mases shtrenguese te kerkuar nga
autoriteti i huaj i drejtesise belge.
Veprimet e tyre bien ne kundershtim me nenin 38/1 te ligjit nr.10193 date 03.12.2009 Per
marredheniet juridiksionale me autoritetet e Huaja ne Ceshtjet Penale, ku thuhet
shprehimisht se; 1. Zyra e Interpolit , me marrjen e nje urdheri nderkombetar arresti, nga
nje shtet i huaj kunder nje shtetasi shqiptar, ne te cilen deklarohet qellimi i shtetit kerkues per
ekstradimin e personit, menjehere dhe gjithsesi, brenda 5 diteve , ia percjell Ministrise se
Drejtesise. 2. Ministria e Drejtesise, brenda 5 diteve nga marrja e urdherit nderkombetar , ia
percjell Prokurorit te Pergjithshem si dhe me ligjin nr.108/2014 Per policine e shtetit dhe
Rregullores nr.759 date 21.05.2008 Per funksionimin e Zyres Qendrore Kombetare-Interpol
Tirana.
Megjithate nga hetimi rezultoi se kjo vonese ne percjelljen e praktikes organeve kompetente
nuk eshte bere me dashje nga dy punonjesit e Interpol Tiranes, por per nje shkak objektiv qe
kishte te bente me verifikimin e dy email-ve te dates 08.01.2015 dhe 23.01.2015 ne sistemin
e brendshem dhe komunikimit me qendren e Interpolit ne Lion France. Meqenese ky
verifikim kerkonte kohe, praktika eshte bere e mundur te percillet disa dite (4 dite) jashte
afatit ligjor, pikerisht me date 27.03.2015, nje dite pas dhenies se autorizimit per arrestimin
nga Kuvendi i Shqiperise per shtetasin Mark Frroku, i dyshuar per vepra penale te kryera
brenda territorit shqiptar. Gjithashtu si rezultat i ketij mosveprimi ne afatin ligjor, dy personat
nen hetim nuk kane patur per qellim te favorizojne interesat personale apo te te treteve, por
prioritet ka qene saktesimi i informacionit te percjelle nga Interpol Brukseli drejt Interpol
Tiranes.
Sic rezulton veprimet e mosveprimet e personave nen hetim Loreta Alla e Artan
Bajraktari jane kryer ne shkelje te dispozitave ligjore te sipermendura, pra perbejne shkelje te
ligjit, por duke patur parasysh natyren e shkeljes te evidentuar me lart, organi i akuzes arrin
ne konkluzionin se kjo shkelje do te konsiderohet si shkelje e natyres me karakter
administrativ, duke e renditur ne kategorine e kundravajtjes administrative dhe jo
shkelje te ligjit ne kuader te se drejtes materiale penale.
Per rrjedhoje ndjekja penale ndaj dy personave nen hetim Loreta Alla dhe Artan Bajraktari
nuk duhet te vazhdoje me dhe procedimi penal ndaj tyre duhet te pushohet.