Anda di halaman 1dari 2

INFO, PROKURORIA DURRES

(T dhna paraprake hetimore)

Or
a

Ne

ws

Me dt. ne dt.16.07.2015, rreth ores 02.30, ne lagjen 15 ne Durres, ne banesen e shtetasit


Hyqmet Kajtazi ka rene zjarr dhe jane djegur sende dhe orendi shtepiake. Ne banese nuk
ka patur njerez te pranishem. Shtetasi Hyqmet Kjatazi, bashkeshortja e tij Anila Kajtazi
dhe vajza e madhe e tyre Alketa Kajtazi, ne kohen qe eshte djegur banesa kane qene te
shtruar ne spitalin e traumes ne Tirane pasi kane patur shenja helmimi ne dt. 15.07.2015.
Ne banese kane qendruar dy vajzat e vogla te familjes Kajtazi shtetaset Orialda dhe
Klevisa Kajrazi. Ne kohen qe nga banoret e zones eshte konstatuar renia e zjarrit, dy
vajzat e mitura Orialda dhe Klevisa nuk kane qene ne banese por ishin larguar ne drejtim
te paditur.
I demtuari, Hyqmet Kajtazi, ka konstatuar dhe ka deklaruar se ne banese i jane marre nje
shume te hollash prej 400.000 leke dhe 800 Euro.
Me marrjen e njoftimit Policia Gjyqesore ka kryer veprimet e para hetimore ne funksion
te evidentimit te rrethanave te faktit si dhe vertetimit te vepres dhe autorit apo autoreve
te mundeshme te saje. Jane pyetur te familjaret dhe te afermit e shtetaseve Orialda dhe
Klevisa Kajtazi, shoqet dhe te njohurit e tyre si dhe jane kryer nje sere veprimesh dhe
ekspertimesh.
Gjithashtu ne banese, pas kqyrjes se vendit te ngjarjes, eshte gjetur nje leter e shkruar me
shkrim dore dhe me permbajtje te dyshimte, si Meti ta morr hakun, te lashe pa shtepi
dhe pa dy vajzat e tua qe nuk do ti shohesh me me sy kurre . . . etj
Eshte kryer ekspertimi grafik dhe me aktin e ekspertimti date 29.07.2015 ka rrezultuar
se doreshkrimi i tekstit ne formen e nje letre drejtuar Metit . . . duhet te jete shkruara nga
shtetase Klevisa Kajtazi, krahasuar me modelet e paraqitura.
Ne daten 13.08.2015, ne vijim te veprimeve hetimore proceduriale, eshte bere e mundur
gjetja e tyre ne nje banese te cilen e kishin marre me qira ne qytetitn e Vlores. Gjithashtu
ne banesen ku ato qendronin jane sekuestruar shuma e parave prej 100.000 leke, 100
Euro, telefonat celulare, pasaportat ne emer te shtetaseve Alketa Kajtazi dhe Orialda
Kajtazi, karata e identitetit te shtetases Alketa Kajtazi.
Ne deklarimet e dhena si person qe ka dijeni per rrethanat e hetimit dhe me pas si person
ndaj te cilit zhvillohen hetimet, shtetaset Orialda dhe Klevisa Kajtazi kane shpjeguar se te
dyja kane patur konflikte ne familje, jane keqtrajtuar nga prinderit dhe nga motra e
madhe Alketa, dhe jane dhunuar fizikisht prej tyre. Per te dale nga situata e krijuar ne
familje u ka lindur mendimi te perdorin ne ushqimin e gatuar ilace gjumi. Keto ilace jane
predorur prej tyre dy here. Heren e pare ne muajin maj 2015 dhe heren e dyte ne dt.
14.07.2015, dhe kane sjelle si pasoje shqetesime shendetesore dhe shtrimin e familjareve
ne spital.
Ne pasditen e dates 15.07.2015, kur familjaret Hyqmet Kjatazi, bashkeshortja e tij Anila
Kajtazi dhe vajza e madhe e tyre Alketa Kajtazi kane qene ne spital, dy vajzat e vogla,
Orialda dhe Klevisa Kajtazi kane qene vetem ne banese. Ato shpjegojne se ne banese
kane shkuar punojes policie per te pare dhe per te pyetur per shkakun e helmimit. Pas
ketij momenti, vajzat e kane ndier veten te frikesuara dhe kane vendosur te largohen nga
banesa, si e vetmja menyre per te mbuluar ate qe kishte ndodhur me ilacet ne ushqimin e
prinderve dhe njekohesisht per te shpetuar prej keqtrajtimit te tyre. Pasi kane vendosur te
largohen nga banesa, kane marre me vete disa veshje, dokumentet e identifikimit te vetat

dhe te motres se madhe si edhe disa leke te familjes.


Gjithashtu, vajzat kane shpjeguar se perpara se te largoheshin kane vene zjarr ne banese
dhe kane lene nje leter te shkruar, me qellim qe ngjarja te dukej sikur ishte kryer nga
persona qe donin te hakmerreshin.

Or
a

Ne

ws

Nga sa siper me provat dhe aktet e grumbulluara ne hetim vertetohet qe me dashje dhe
veprime aktive shtetaset Orialda dhe Klevisa Kajtazi, duke marre sendet dhe shumen e te
hollave ne banese si edhe duke djegur banesen e familjet se tyre, kane konsumuar vepren
penale Vjedhje dhe Shkaterrimi i prones ne zjarr e parashikuar nga neni 134/2, 151
i Kodit Penal.

Anda mungkin juga menyukai