Anda di halaman 1dari 6

MAKROEKONOMIA

• Ekonomiksi- Studion anën ekonomike te jetes shoqerore , sjelljen e agjenteve ekonomik


ne shoqeri dhe kushtet ekonomike te bashkeveprimit, Ekonomiksi ndahet ne
Makroekonomi dhe Mikroekonomi.
• Mikroekonomia merret me studimin e sjelljes së agjenteve ekonomik:
konsumatorëve, firmave, familjeve si dhe agjenteve qeveritarë në masën që veprimtaria e tyre
lidhet me alokomin e burimeve dhe funksionin e sektorëve të veqant të ekonomisë.
• Makroekonomia merret me studimin e sjelljes së ekonomisë kombëtare në tërsi, me
studimin e agregatëve ekonomik, si produkti i përgjithshëm, punzënia e plotë, papunësia,
niveli i përgjithshëm i qmimeve dhe inflacioni, bilanci i brendshëm dhe i jashtëm
ekonomik, ciklet e biznesit dhe rritja ekonomike.
• Shkolla klasike gjykon se prodhimi aktual përputhet gjithmone me prodhimin potencial
dhe për të qenë ekonomia ne ekuiliber duhet që të përdoren maksimalisht faktoret e
prodhimit.Se dyti politika makroekonomike nuk mundet te ndikoj ne nivelin e papunsise
apo te prodhimit.Cdo perpjekje per te ndikuar ne variablat e mesiperme , do te ndikonte
vetem ne ndryshimin e nivelit te papunsise.
• Modeli kejnsian, gjykon se një ekonomi moderne mund të jetë në ekuilibër edhe në
kushtet e përdorimit jo të plotë të burimeve, madje edhe me papunësi masive, së dyti
qeveria përmes politikave fiskale dhe monetare mund të stimuloj rikthimin e
ekonomisë me punëzënje të lartë.
• Konceptet kryesore makroekonomike: GDP, GDP nominale kundrejt GDP reale,
inflacioni, rritja ekonomike, punëzënja dhe papunësia, ciklet e biznesit, dhe hendeku i
prodhimit.
• Rritja ekonomike paraqet normen me të cilën rritet GDP reale, rritja ekonomike eshte
baza e plotësimit të nevojave në rritje të njerzeve, një zgjerim i kufirit të mundësive të
prodhimit mund të paraqitet si rritje ekonomike.
• Objektivat makroekonomike jane : punzënja e plotë, qëndrushmeria e qmimeve,
rritje të përshtatshme të rritjes afatgjatë, zhvillimi i ballancuar rajonal dhe bilanc i
ekuilibruar pagesash.
• AD-I referohet sasisë se përgjithshme të produktit që konsumatoret, firmat, shteti dhe
të huajt janë të gatshëm të konsumojnë me një nivel agregat të cmimeve në një
periudhe të dhënë kohe
• AS=I referohet sasisë se përgjithshme të produktit që firmat planifikojnë të prodhojnë
dhe të shesin me një nivel agregat të cmimeve ne nje periudhë te dhene kohe .
• Kërkesa Agregate është e barabartë me shpenzimet e planifikuara, pra
AD=C+I+G+Nx
• Konsumi përfaqëson shpenzimet e konsumatorëve, familjeve dhe individëve për
mallra dhe shërbime prej të cilave nxirren dobi në përiudhen korrente, duke përfshirë
edhe mallrat e përdorimit afatshkurtër dhe afatgjatë.
• Investimet përfaqësojnë të gjitha shpenzimet që bëjnë firmat për blrjen e mallrave
kapital, pra për mallra që përdoren për prodhimin e mallrave dhe shërbimeve tjera.
• Nx –pëfaqëson diferencen në mes vlerës së eksportëve dhe importeve.
• Kurba e kërkesës agregate shpreh lidhjen në mes GDP real dhe nivelit agregat të
cmimeve duke i mbajtur faktorët tjerë influencues të pandryshuar.
• Efekti i ndryshimit të cmimeve në sasinë e kërkuar-lidhja në mes GDP reale dhe
nivelit të agregat të cmimeve është negative, kur ulen cmimet konsumatorët janë të
prirur të blejn më shum mallra për konsum ndërsa kur qmimet rriten konsumatorët
blejnë më pak kur niveli i të ardhurave është i dhënë.

1
• Norma e kamates- Ngritja e nivelit të kamatës do të dekurajoj shpenzimet për
investime, do të dekurajoj gjithashtu edhe shpenzimet për blerjen e mallrave të
konsumit afatgjatë. Kërkesa agregate do të ulet.
• Faktoret që ndikojnë në zhvendosjen e AD-së janë:investimet,shpenzimet qeveritare
dhe Nx (pëfaqëson diferencen në mes vlerës së eksportëve dhe importeve).
• Funksioni afatshkurtër i ofertes agregate shpreh lidhjen në mes sasisë së mallrave
dhe shërbimeve përfundimtare(GDP real) dhe nivelit të cmimeve duke i mbajtur
faktoret tjerë të pandryshuar.
• Përiudha afatgjatë e AS është një periudhë kohe e mjaftueshme që si cmimet ashtu
edhe pagat përshtaten me ndryshimin e kërkeses dhe ofertes, në përiudha aftgjata
cmimet përfshirë pagat bëhen fleksibile.
• Ekuilibri maroekonomik ‘ arrihet atëher kur kërkesa agregate ëshët e barabart me
oferten agregate.
• Faktorët që ndikojnë në ekuiliber janë: rritja e GDP reale, papunësia eshte n real rritet
duke u shoqëruar me një rritje modeste cmimesh.
• Kursimi përfaqëson pjesën e të ardhurave të disponueshme që mbetën pas pagimit të
taksave përsonale d.m.th që nuk shpenzohen për konsum.
• Prirja margjinale për konsum përfaqëson rritjen e konsumit për një njësi rritje të të
ardhurave. Dhe ka prirje pozitive.
• Prirja mesatare për konsum del si raport midis konsumit total dhe të ardhurave të
disponueshme totale.
• Teoria e kamates dhe akseleratorit.-në qoftë se kamata është e lartë investimet jan të
vogla, kosto apo cmimi huamarrjes është pikërisht norma e kamates, sipas teorisë së
akseleratorit niveli i investimeve mvaret nga të ardhurat.
• Kufizimet e teorisë së akseleratorit-një kufizim është se në ekonominë e një vendi nuk
ekziston asnjë kapacitet i pashfrytëzuar, nuk mbanë parasysh pritjet e firmave për
aktivitetin e ardhshem ekonomik dhe për kërkesen e ardhshme.
• Shpenzimet dhe të ardhurat-modeli klasik-në modelin klasik GDP aktual përcakëtohet
nga produkti potencial. Manipulimi nga qeveria me elementet e shpenzimeve agregate do
të ndryshonte jo nivelin e produktit por vetëm nivelin e përgjithshëm të cmimeve.
Kurese thelbi i pikpamjes Kejnsiane qëndron pikërisht në mundësinë e ndikimit në përmasat e
produktit aktual të ekuilibrit me anë të ndikimit në elementet e ndryshëm të shpenzimeve
agregate.
.
• Konsumi përfaqëson shpenzimet e konsumatorëve, familjeve dhe individëve për mallra
dhe shërbime prej të cilave nxirren dobi në përiudhen korrente, duke përfshirë edhe
mallrat e përdorimit afatshkurtër dhe afatgjatë.
• Investimet përfaqësojnë të gjitha shpenzimet që bëjnë firmat për blrjen e mallrave
kapital, pra për mallra që përdoren për prodhimin e mallrave dhe shërbimeve tjera.
• Nx –pëfaqëson diferencen në mes vlerës së eksportëve dhe importeve.
• Kurba e kërkesës agregate shpre lidhjen në mes GDP real dhe nivelit agregat të
qmimeve duke I mbajtur faktoret tjerë influencues të pandryshuar.
• Efekti I ndryshimit të qmimeve në sasinë e kërkuar.Lidhja në mes GDP real dhe
nivelit të agregat të mimeve është negative, kurë ulen çmimet konsumatoret janë të
prirur të blejn më shum mallra për konsum ndërsa kur çmimet rriten konsumatoret
blejnë më pak kur niveli i të ardhurave është i dhënë.

• Shpenzimet dhe të ardhurat janë në ekuilibër atëher kur shpenzime e planifikuara janë
të barabarta me të ardhurat e planifikuara ose produktin e planifikuar.
• Shpenzimet faktike nuk janë të barabarta me shpenzimet e planifikuara kurë ka
ndryshim të inventarit të firmave. Kurë ndryshon inventari I firmave atëher si rezultat i

2
differences në mes produktit të rodhuar dhe shitjeve (blerjeve d.m.th. në mes produktit të
prodhuar dhe shpenzimeve) shpenzimet e planifikuara ndryshojnë nga ato faktike.
• Multiplikatori i shpenzimeve(s) është numri që luan rolin e shumëzuesit të efektit
fillestarë
• Multiplikatori është pozitiv atëher kur rriten shpenzimet ndërsa negativ është kurë ulen
shpenzimet.
• Multiplikatori I taksave tregon se sa pakësohet GNP si rezultat i shtimit në njësi
monetare të taksave.
1) Fazat e cikleve të biznesit:
a) Pika më e lart e ciklit
b) Faza e recensionit(rënies ekonomike)
c) Pika më e ulët e ciklit
d) Faza e ekspansionit(rritjes ekonomike)
2) Teoritë e cikleve të biznesit janë:
a) Teorite eksternale, të cilat theksojn se janë veprimet e faktorve te jashtem ato qe
shkaktojne ciklet e biznesit.
b) Teoria internale, të cilat theksojnë se janë veprimet e faktorve të mbrendshëm që
shkaktojnë ciklet e biznesit.
3) Rritjen ekonomike mund ta përcaktojmë si një ekspansion në GDP potencial të një vendi,
apo si aftësi e ekonomisë së një vendi për të prodhuar gjithnjë e më shum mallra e shërbime që
kërkojnë konsumatoët.
4) Funksioni i prodhimit tregon se si ndryshon GDP si rezultat i ndryshimit të nivelit të
punësimit, duke qenë të dhëna vlerat e burimeve natyrore të ekonomisë, paisjeve kapital dhe
gjendja e teknologjisë.
5) Efektet negative te inflacionit jane :
a) Inflacioni qon ne rishprendarjen e pasurise midis klasave ose shtresave te ndryshme te
popullsise.
b) Inflacioni qon ne nje alokim joefiqent te burimve te prodhimit.
6) Indekset e matjes së inflacionit:
a) Indeksi i çmimeve të konsumatorit që mat koston e një shporte tregu mallrash dhe
shërbimesh që konsumohen nga një familje tipike qytetare gjatë një periudhe të caktuar
kohe.
b) Indeksi i çmimeve të prodhuesit që mat nivelin e çmimeve të shitjes me shumicë,pra
nivelin e çmimeve në stadin e prodhimit.
7) Llojet e inflacionit:
a) Inflacioni i moderuar
b) Infacioni galopant
c) Hiperinflacioni
8) Formula për matjen e inflacionit:
niveliiqmi meve ( t ) − niveliiqmi meve ( t −1)
Normae inf lacionit ( t ) = x100
niveliiqmi meve (t −1)
9) Kostot e papunsisë:
a) Kostot ekonomike të papunsisë shprehen në hendekun e prodhimit ku në situata papunsie
merr vlera negative, gjithashtu të papunët janë barrë e rëndë financiare për qeverinë dhe
zvoglimin e të ardhurave personale.
b) Kostot sociale të papunsisë shkaktojnë zhvelrsimin e kapitalit human, spse shkalla e
arsimimit të fituar dhe e aftësisë për punë e humbin vlerën e tyre kur nuk vihen në prdorim
për një kohë të gjatë, shërbejnë si shtrat për rritjen e kriminalitetit, marrin edhe formën e
uljes së dinjitetit personal dhe të keqsimit të shëndetit te të papunve

3
10) Në një kohë të dhënë, një individ mund të jetë i zënë me punë, i papunë ose jasht forcës
puntore,kështu që norma e papunsisë matet me formulën:
tepapunet
Normaepapu nsis (%) = x100
forcapunto re
11) Llojet e papunsisë:
a) Papunsia e fërkimit: ka të bëjë me ata të papunë të cilët dëshirojnë ta ndërrojn vendin e
punës, dojnë punë më të mirë, kërkojnë punë pas diplomimit apo gratë rikthehen në tregun
e punës pas lindjes së fëmijës.
b) Papunsia strukturore: ka të bëjë me mospërputhjen midis kërkesës dhe ofertës për punë,pra,
për një lloj të punës rritet kërkesa, që ndërkoh për një lloj tjetër të punës bie dhe oferta nuk
mund ti përshtatet këtij ndryshimi.
c) Papunsia ciklike shkaktohet nga kërkesa agreate, d.m.th. kur bie kërkesa për ndonjë
produkt të caktuar, atëherë bie edhe puna në fabrikën e prodhimit të atij produkti.
d) Punsia sezonale: lidhet me karakterin stinor të prodhimit, sepse karakteri stinor dhe kushtet
e motit parapërcaktojn edhe kerkesën për punë.
12)Norma natyrore është ajo normë papunsie në të cilën tregjet e punës dhe të mirave janë të
balancuara, pra, NNP është ajo normë papunsie në të cilën forcat influencuese të çmimeve,
pagave, inflacionit janë të balancuara, momentet të cilat duhen të vihen në dukje në lidhje me
NNP janë: se NNP nuk është kurr zero dhe se NNP është e lidhur ngusht me inflacionin.
13) Me para kuptojmë Çdo objekt standard, përgjithsisht të pranuar, që shërben si mjet këmbimi
ose pagese.
14)Funksionet e parasë janë:
a) Praja si mjet këmbimi
b) Paraja si mjet llogarie
c) Paraja si mjet kursimi
15) Oferta monetare llogritet si shumë e instrumentave të ndryshëm që, në një shkallë të
caktuar shërbejnë si para dhe mund të shprehet nëpërmjet disa komponentëve, që quhen
agregat monetar, p.sh. agregatët monetar me të cilët mund të matet oferta monetare janë:
a) M1, përfshinë vetëm paranë e transaksioneve, pra ato instru menta financiarë qe
realizojnë këmbimin e mallrave në çdo kohë menjëherë dhe pa kosto, pra që janë
plotësisht likuide.
b) M2, që quhet edhe paraja e gjerë, ku përfshihen M1 dhe forma tjera aktivesh që nuk janë
para transaksionesh por që mund të kthehen me shpejtësi në para, si për shembull
depozitat afatshkurtër, llogaritë e fondeve të përbashkëta të tregjeve monetare, etj.
c) M3, është një aregat më i gjerë monetarë, që përfshinM2dhe aktive që janë janë likuide
por më pak se ato që futen te M2, si depozitat e kursimit afatgjatë, etj.
d) L, është një aregat tjetër monetar ku futen M3 dhe aktive që kanë tipare likuiditeti si bonat
e thesari, etj.
16) Banka është një firmë financiare që kryen shërbime të caktuara, që kanë të bëjnë me
kalimin e mjetëve të lira financiare nga ata që i kursejnë ato tek ata që kanë nevojë për to.
17) Rezervë e detyrueshme është ajo normë e detyrueshme për depozitat që duhet të
mbahet si rezervë nga bankat, e që vendoset nga banka qendrore, për të përballuar tërheqjet
nga depozituesit.
18) Banka Qendrore është autoriteti monetar i hartimit dhe zbatimit të politikës monetare,
tregut monetar, qëllimev përfundimtare, etj.
19) Funksionet e Bankës Qendrore:
a) Banka qendrore ka të drejtën e emitimit të paras,
b) Banka qendrore shërben si bankë e bankave të nivelit të dytë( bankave komerciale),
c) Banka qendrore shërben si bankë e qeverisë,
d) Banka qendrore rregullon ofertën monetare,

4
e) Banka qendrore ndërhyn dhe rregullon tregjet monetare.
20) Qëllimet e politikës monetare mund të themi se janë qëllime përfundimtare, ku dallojm
sigurimin e një rritje të qëndrueshme ekonomike, të stabilitetit të çimeve, të një punësimi të
lartë, të tregjeve financiare dhe valutore stabël,etj.
21) Objektivat e politikës monetare janë: normat e interesit të tregut ndërkombëtar dhe
letrave me vler, oferta monetare,etj.
22) Instrumentet e Politikës monetare janë:
a) direkte p.sh. kontrolli i kreditit, kontrolli i normës së interesit
b) indirekte p.sh. operacionet e tegut të hapur, rifinancimi, rezervat e detyrueshme.
23) Politika fiskale ka të bëjë me përdorimin e shpenzimeve qeveritare dhe politikën e
taksave për të arritur qëllime të caktuara ekonomike dhe sociale.
24) Qëllimet e politikës Fiskale janë:
a) Qëllimi alokativ, që ka të bëjë me ndikimin e politikave buxhetore të qeverisë në alokimin
e rezervave shoqërore,
b) Qëllimi ahpërndarës, që ka të bëjë me ndikimin e politikave buxhetore në shpërndarjen e të
ardhurave të shoqërisë,
c) Qëllimi stabilizues, që ka të bëjë me ndikimin e qeverisë mbi inflacionin, papunsinë dhe
rritjen ekonomike.
25)Stabilizatorët kryesorë të politikës fiskale automatike janë:
a) Ndryshimet automatike të të ardhurave nga taksat,
b) Pagesat për papunsinë, fondet e bamirësisë dhe pagesat e tjera të transferueshme.
26) Instrumentet kryesorë të politikës fiskale aktive janë:
a) Projektet e investimeve publike, të tilla si projektet e elektrifikimit, të furnizimit me uj,etj.
b) Projektet publike të punsimit, që synojnë zënien me punë të punëtorëve në periudha deri në
një vit,
c) Ndryshimi i normave të taksave, që përdoret për të stimuluar apo frenuar zhvillimin e
ekonomisë.
27) Faktorët që përcaktojnë tregtinë ndërkombëtare janë:
a) Kushtet e ndryshme të prodhimit,
b) Ekonomizimet e shkallës,
c) Ndryshimet e shijes.
28) Avantazhi absolut shpreh aftësinë e një vendi për të prodhuar, me të njejtat burime, një
sasi më të madhe produkti sesa vendete tjera.
29) Avantazhi krahasues përfaqëson një ligj, sipas të cili një vend mund të specializohet në
prodhimin dhe eksportin e atyre mallrave që mund t’i prodhojë me kosto relativisht më të ulët
dhe të impotojë ato mallra që mund t’i prodhojë me kosto relativisht më të lartë.
30) Argumentet të cilat mbrojnë proteksionizmin dhe kundërshtojnë tredtine e lirë janë:
a) Mbrojtja e degëve foshnjore,
b) Kundërveprimi ndaj politikave të dumpingut dhe subvencioneve që ndjekin vendet e tjera.
31) Rrugët kryesore për të realizuar kufizimin e tregtis së lirë janë:
a) Kuotat, që përfaqësojnë taksa të vendosura nga shteti në sasinë e një malli të veqantë që
importohet nga një vend tjetër në vendin përkatës,
b) Tarifat, që përfaqësojnë taksa të vendosura mbi mallrat e importit. Karakteri mbrojtës i
tarifës qëndron në faktin që ajo vendoset vetëm për mallrat e importit.
32) Bilanci i pagesave është një koncept i përgjithshëm që shpreh totalin e gjitha
transaksioneve të një vendi me vendet e tjera gjtë një viti.
33) Pjesët përbërse të bilancit të pagesave janë:
a) Llogaria korente,
b) Llogaria e kapitalit,
c) Mospërputhja statistikore,
d) Rezervat zyrtare.

5
34) Kursi i këmbimit përfaqëson çmimin e një valute të shprehur në një valutë tjetër.
35) Tregu valutor përfaqëson një treg specifik, ku realizohet këmbimi i valutës vendase me
valutat e huaja.
36) Llojet e kurseve të këmbimit janë:
a) Kurse këmbimi fikse, këto kurse përcaktohen zyrtarisht nga shteti dhe janë relativisht të
pandryshueshme. Niveli i tyre ruhet nëpërmjet ndërhyrjes së Bankës Qendrore, e cila shet
ose blen valuta të huaja, sipas nevojave të tregut valutor.
b) Kurse luhatëse të këmbimit, që përcaktohen drejtpërdrejt nga forcat e tregut. Ato ndryshojnë sa
herë që ndryshojnë edhe faktorët që përcaktojnë kërkesën dhe ofertën e parave në treg.

Prof. Driton Balaj

Anda mungkin juga menyukai