Anda di halaman 1dari 8

Planifikimi me shkrim i orës mësimore

Fusha profesionale: Hidroinstalime

Modulet: Instalimi i pajisjeve sanitare

Tema e orës mësimore: Montimi i lavamanit

Shkolla: SHMT “Sh. Spahija”


Vendi: Pejë
Klasa: XII/13
Data:03-09-2007
Koha: 1300 -1345

Drejtori: ..................................
Mësimdhënësi: Riza Haxhiu, inxh. i dipl.

Përmbajtja
1
Planifikimi me shkrim i orës mësimore

1. Mësimdhënësi/ja 2
2. Klasa ime 3
3. Kushte tjera të përgjithshme 4

4.Të dhënat kurikulare 4

1.Mendime didaktike-metodologjike 4

2.Qëllimet mësimore dhe zgjerimi i kompetencave të synuara 4


4. Ora mësimore 5
5. Përpilim tabelorë: 5
6. Argumentimi metodologjik për planifikimin e ecurisë së orës mësimore 7
7. Sigurimi i rezultateve 8

1. Mësimdhënësi/ja

Kompetencat te cilat mendoj se i zotëroj më se miri janë; komunikimi, toleranca dhe


bashkëpunimi, zbatimi i rregullave dhe procedurave në fushën e mësimdhënës, aftësi për

2
Planifikimi me shkrim i orës mësimore
zbatimin e disa metodave kreative, me të cilat mundohem të krijoj forma organizative dhe ofrim
mënyrash më të mira të mundshme për një mësimdhënie sa më të suksesshme.

Zhvillimin tim profesional do ta thelloja ne trajnime shtesë në fushën e projektimeve të skemave


instaluese për ujësjellës dhe kanalizim e sidomos atë me kompjuter, shkëmbim përvojash me
mësimdhënës mbi mënyrat e zhvillimit të procesit në shkolla në fushën e mësimdhënës më
mënyrat e zbatimit të disa metodave kreative p.sh. hartat e konceptit, vetëvlerësimi me anë të
listave të kontrollit si dhe krijimi i formave organizative të punës në punëtori.

Mangësitë me të cilat ballafaqohemi ne fushën e mësimdhënës janë: hapësira e ngushtë e


punëtorisë, vegla dhe mjete të pamjaftueshme për punë, mungesa e
ngrohjes. Vështirësitë për bashkëpunim me tregun e punës dhe mbështetje
e pakët institucionale.

2. Klasa ime

Çfarë informata kam për nxënësit e mi?


• Nxënësit kanë njohuri paraprake për temën nga lënda “Teknologjia e instalimit të
ujësjellësit dhe kanalizimit” dhe M10-RM1,RM2,RM3
• Klasa ka 12 nxënës, mosha 17-18 vjeç
• 4 nxënës të cilët nuk i respektojnë sa duhet rregullat e „lojës“ dhe 3 me nevojë për mësim
plotësues
• Motivimi – Njohurit e përfituara në shkollë mundësojnë zbatimin ne një vend tjetër ku
sjell dobi.
• Kompetencat profesionale
o Analizimi i skemave
o Lidhshmëri e mirë mes njohurive dhe aftësive
• Kompetencat sociale
o Kyçja në punë grupore
o Bashkëpunimi
• Kompetencat metodologjike
o Zbatimi i teknikave mësimore
o Zbatimi i teknikave kreative
o Hulumtimi i gjendjes

3
Planifikimi me shkrim i orës mësimore
3. Kushte tjera të përgjithshme

Cilat janë kushtet tjera që duhet ti kem parasysh për planifikimin dhe zbatimin e mësimit?
• Punëtoria e Ujësjellësit dhe kanalizimit, me hapësirë jo të mjaftueshme për veprim
• Numër i vogël dhe i pamjaftueshëm i veglave dhe pajisjeve për realizimin e aktiviteteve
në mënyrë individuale dhe në grupe të vogla.
• Libri teknik
• Grafoskopi, folje, tabela dhe burime tjera për nxënie.

4. Të dhënat kurikulare

Të dhënat kurikulare janë marrë nga programi mësimor për Instalues ujësjellësi dhe
kanalizimi dhe atë:
Moduli 10: Punime në rrjetin e brendshëm të ujësjellësit dhe kanalizimit
RM2, RM2, RM3 Montimi i lavamanit

1. Mendime didaktike-metodologjike

Njësia mësimore është marrë nga modul i 10 i cili ka 20 kredi (120 orë), ndërsa njësia mësimore
është marrë nga RM2 për të cilin kam parapa 2 kredi (12 orë).Kjo është ora e parë e këtij
rezultati mësimor. Ky modul është marrë nga praktika profesionale. Ora mbahet në punëtorinë e
Ujësjellësit dhe kanalizimit ku për arritjen e rezultateve mësimore do të shfrytëzohen të gjitha
veglat dhe mjetet e punës të nevojshme për arritjen e qëllimeve mësimore. Pjesa e teorisë
profesionale është zhvilluar më parë në lëndën Teknologjia e instalimit të ujësjellësit dhe
kanalizimit..
Për arritjen e qëllimet të orës mësimore është parapa që mësimdhënësi në fillim duhet të
shpjegoj detyrën dhe pastaj tu mundësoj nxënësve punë të pavarur duke vëzhguar vazhdimisht
procesin dhe kontrolluar rezultatin.

2. Qëllimet mësimore dhe zgjerimi i kompetencave të synuara

Qëllimi i orës mësimore: Nxënësit duhet të aftësohen për montimin e lavamanit

Qëllimet mësimore të orientuara në proces:


Nxënësit duhet të:
P1 Hartojnë planin e ecurisë KP, KM

P2 Punojnë në grupe KS

4
Planifikimi me shkrim i orës mësimore

P3 Përdorin veglat dhe pajisjet në mënyrën e duhur KM, KP

P4 Dokumentojnë operimet e pjesshme dhe rezultatet KM, KP

P5 Vlerësojnë rezultatet KP, KM

Qëllime mësimore të orientuara në rezultate:


Nxënësit duhet të:
R1 Përzgjedhin veglat dhe pajisjet për punë KP, KM

R2 Skicojnë skemën e montimit KP

R3 Pozicionojnë pikat e përforcimit KP,KM

R4 Vendosin përforcueset KP

R5 Montojnë lavamanin në ishullin mësimor KP

R6 Kontrolloj funksionalitetin KP, KM

R7 Respektoj rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtjes së mjedisit KM, KS

4. Ora mësimore

5. Përpilim tabelorë:
Koha Fazat, Të priturat Përdorimi i mediave,
Koment Sjellja-mësimdhënës-nxënës, Qëllimet mësimore,
metodik-didaktik Alternativat Kompetencat e synuara

5
Planifikimi me shkrim i orës mësimore
Informimi
M: Përshëndet dhe evidenton vijueshmërinë e Grafoskop
Ligjërimi i shkurt
5-10 nxënësve. Prezanton me projektor skemën e montimit Folje 1
min Folje 2
Pyetje për nxënësit:
Folja 3
Cilat janë pjesët e përbërëse të një lavamani?
Fleta punuese
Përgjigjet shënohen në tabelë. Pas identifikimit të Skema e punëtorisë
lavamanit bisedohet mbi rolin dhe funksionin e
lavamanit në një nyje sanitare dhe nevojës për
montimin e tij në vend të caktuar.

Jep udhëzimet e nevojshme për realizimin e


aktivitetit. Ndanë nxënësit në grupe dhe ju shpërndan
Plenum fletat e punës.
Planifikimi,
N: Ndajnë rolet në grup. Tavolina të punës
vendimmarrja dhe
20-25 Fleta të punës me
Plotësojnë fletat e punës.
zbatimi (punë e udhëzues të përmbushjes
min
pavarur produktive) Vendosin për mënyrën e zgjedhjes së problemit. Lapsa.
Libri teknik
N:Kompletojnë dhe montojnë Lavamanin sipas planit
P1, P2,
të ecurisë dhe rregullave të përcaktuara. me listë
Mjetet dhe veglat e punës
kontrolli.
:
M: vëzhgon procesin e punës, dhe shtron pyetje rreth Çelësat për shtrëngimin e
bulonave dhe dadove
Metoda me projekte procesit
Libelë niveli
Fletat e punës (listat e
Puna në grupe kontrollit)
R1, R2, R3, R4, R5 ,R6,
Metoda e R7,P2
përpunimit

Kontrollimi dhe
N: Udhëheqësi i secilit grup prezanton rezultatet e Listat e kontrollit
vlerësimi i rezultatit
arritura të grupeve R5, P4,P2
Vlerësim
5-10
N dhe M: diskutojnë për rezultatin e arritur dhe jepen
Diskutim
min
mundësi për pyetje.

Plenum
Rezervë
M dhe N: Mundësi për pyetje shtesë dhe marrëveshja
Diskutim
për vazhdimin e orëve tjera për këtë njësi mësimore.

6
Planifikimi me shkrim i orës mësimore
6. Argumentimi metodologjik për planifikimin e ecurisë së orës
mësimore

Bazë për orientim në planifikimin e një ore mësimore është programi mësimor i hartuar nga
MASHT-i. Në këtë program janë të përcaktuara kompetencat e përgjithshme dhe profesionale si
dhe objektivat e veçanta mësimore. Të gjitha këto janë përcaktuar komfor kërkesave të tregut të
punës.

Ujësjellësi dhe kanalizimi i brendshëm si tërësi funksionale përbëhet prej disa pajisjeve sanitare.
Njëra prej tyre është edhe lavamani. Që të ruhet funksionaliteti është e domosdoshëm
montimi adekuat sipas rregullave dhe standardeve varësisht nga vend përdorimi.

Një detyrë e ngjashme mund të paraqitet edhe në punën e përditshme të një instaluesi të
ujësjellësit dhe kanalizimit.

Nxënësit e kësaj klase kanë përvojën e duhur për punë në grupe të vogla, bashkëpunimin brenda
grupit si dhe ndërrimin e roleve brenda grupit. Po ashtu janë të vetëdijshëm për nevojën e
respektimit të masave mbrojtëse dhe ruajtjes së mjedisit në vendin e punës.

Pamundësia për ti angazhuar njëkohësisht të gjithë nxënësit në fazën e zbatimit, për një kohë të
caktuar disa mbesin „pasiv“ dhe kjo shpeshherë është e pakëndshme si për ata ashtu edhe për
mësimdhënësin.

Duke marrë parasysh mësimin e orientuar në veprim, planifikimin e kësaj ore mësimore është
parapa në gjashtë faza.: informimi, planifikimi,vendimmarrja, zbatimi,kontrollimi dhe vlerësimi.

Në fazën e parë mësimdhënësi njofton nxënësit më qëllimet e orës mësimore për të cilën kanë
njohuri paraprake nga orët e teorisë profesionale. Gjatë kësaj bisedohet mbi detyrën të cilën e
paraqet në grafoskop (fig.1 dhe skema), formon grupet me nga 2 ose 4 nxënës të cilët i vendos
në vendet e parapara sipas skicës. Të gjitha grupeve ju shpërndahen fletat e punës. Këto fleta
duhet të përmbajnë udhëzues për realizimin e detyrës duke marrë parasysh parimin zbërthimin e
tërësisë prej të përbërës kah e veçanta dhe zbatimin e lidhjes kthyese gjatë montimit.
Fazat e planifikimit, vendimmarrjes dhe zbatimit, në këtë planifikim të orës mësimore janë të
përmbledhura në të njëjtë kohore. Në këtë kohë nxënësit. bëjnë punë të pavarur duke planifikuar
hapat e veprimit (duke plotësuar fletat e punës) dhe përzgjedhur mënyrën e veprimit për
realizimin e detyrës. Mësimdhënësi në mënyrë të vazhdueshme vëzhgon rrjedhën dhe sipas
nevojës ndihmon dhe udhëzon nxënësit. E njëjta procedurë duhet të vazhdoj edhe në fazën e

7
Planifikimi me shkrim i orës mësimore
zbatimit , mirëpo në këtë rast mësimdhënësi duhet të vëzhgoj ecurinë dhe të kontrolloj cilësinë e
rezultatit.

Sa u përket dy fazave të fundit ( kontrollit dhe vlerësimit), nxënësit duhet të dëshmojnë se pas
përfundimit të aktivitetit kanë siguruar funksionalitetin të lavamanit në pikat e furnizimit dhe
shkarkimit të ujit. Elementet që kontrollohen janë: përforcimin e lavamanit në mur dhe nivelimin
e tij, shtrëngimin e rubintës në lavaman, kontrollimi shtrëngimit të lidhjeve të tubave fleksibël
me rubinetin e lavamanit dhe rrjetin e furnizimit, lidhjen e sifonit me lavaman, pikë shkarkimin e
sifonit në kanalizim.

Vlerësimi i ecurisë dhe rezultateve të pjesshme behët duke vlerësuar listat e kontrollit.

Terminët kohore padyshim se duhet të jenë rrëshqitëse, pasi që jo të gjithë nxënësit mund ti
kryejnë ne të njëjtën kohë, të njëjtat aktivitete. Kjo varët nga aftësitë individuale psikike dhe
fizike të nxënësve. Zbatimi i këtij plani mundëson arritjen e kompetencave të parapara si në
tabelë.

7. Sigurimi i rezultateve

Në shtojcë janë të bashkangjitura rezultatet e pritshme; Figura 1. dhe skema, fletë pune të
plotësuara dhe modeli për plotësim nga ana e nxënësve me rezultate të parapara, foljet 1,2 dhe 3
si dhe udhëzues i përmbushjes i cili përmban rezultatet e pritshme. Po ashtu është hartuar skema
organizative për realizimin e aktivitetit.

Për sigurimin e rezultateve shfrytëzohen punëtoria e Ujësjellësit dhe kanalizimit, veglat dhe
pajisjet e nevojshme si dhe lavamani i cili montohet.

Anda mungkin juga menyukai