Anda di halaman 1dari 9

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

SHPJEGUES
I PROGRAMIT TË ORIENTUAR
TË PROVIMEVE ME ZGJEDHJE
TË MATURËS SHTETËRORE 2010

Biologji

Tiranë, Maj 2010


Shpjegues i Programit të Orientuar BIOLOGJI

Testi i Biologjisë, i provimit me zgjedhje, është hartuar duke u bazuar në:


 peshat në përqindje që zënë të gjitha fushat kryesore në programin e Biologjisë
 peshat në përqindje që zënë pyetjet duke iu referuar taksonomisë së Blumit.

Në test përfshihen:
 pyetje me zgjedhje (alternativa)
 pyetje me zhvillim

Pyetjet sipas niveleve zënë këto pesha në përqindje:


40% e pyetjeve të testit duhet të jetë e nivelit I (njohje të kuptuar)
40% e pyetjeve të testit duhet të jetë e nivelit II (zbatim në situata të reja)
20% e pyetjeve të testit duhet të jetë e nivelit III (analizë, sintezë).

Për të orientuar maturantët për provimin me zgjedhje në lëndën e Biologjisë, krahas programit të hartuar
nga IZhA, me vlerë është dhe materiali i mëposhtëm, i cili pasqyron lidhjen funksionale midis fushave
kryesore në program sipas peshave në përqindje dhe modeleve të pyetjeve, të cilat testojnë formimin
biologjik të nxënësve për njohuritë e përvetësuara në shkollën e mesme.
Në tabelën e mëposhtme jepen linjat kryesore të programit sipas peshave (në përqindje), si dhe të
ilustruara me modele pyetjesh.

Peshat në
Linjat
përqindje Modele pyetjesh për çdo linjë
kryesore
për çdo linjë

I. Bazat 2% 1. Cila nga përbërjet e mëposhtme është një disakarid?


kimike të A) glikogjeni
jetës B) celuloza
C) glukoza
D) sakaroza

2. Përbërjet organike që ruajnë dhe tejçojnë informacionin gjenetik,


janë:
A) acidet nukleike
B) karbohidratet
C) lyrat
D) proteinat

3. Kompozoni një ese me rreth 100 fjalë me temë : “Roli i acideve


nukleike në biosintezën e proteinave”

II. Biologjia 19% 1. Përqendrimi i një substance brenda një qelize gjaku është më i lartë se
qelizore përqendrimi i saj në plazmën përreth. Megjithatë, substanca vazhdon
të futet në qelizë. Procesi që ndodh, është:
A) shpërhapja e thjeshtë
B) shpërhapja e lehtësuar
C) ekzocitoza
D) transportimi aktiv
_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 2 nga 9
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar BIOLOGJI

2. Acidi piruvik është një nga produktet përfundimtare të:


A) ciklit të Krebsit
B) glikolizës
C) fotosintezës
D) ciklit Kelvin-Benson

3. Duke vëzhguar figurën që tregon një qelizë shtazore, përgjigjuni


kërkesave të mëposhtme:

a) Identifikoni organelet e qelizës të shënuara me germat A, B dhe F.

b) Cili është funksioni i organelit të shënuar me germën A?

4. Cilat nga pjesët e figurave (a,b,c) paraqesin në mënyrë të saktë


bërthamat e qelizave bijë që formohen në fund të procesit:
a) të mitozës?
b) të mejozës?

_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 3 nga 9
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar BIOLOGJI

5. Sa molekula CO2 përftohen nga djegia e 6 molekulave glukozë gjatë


procesit të frymëkëmbimit qelizor?

6. Në procesin e fotosintezës bëni krahasimin midis fosforilimit ciklik


dhe fosforilimit jociklik.

7. Tregoni dy nga veçoritë e plazmideve, të cilat gjejnë zbatim në fushën


e Bioteknologjisë. Argumentoni përgjigjen.
8. Sa molekula ATP formohen nga djegja e një molekulë glukozë gjatë
fazës aerobe të frymëkëmbimit qelizor?(shtese)

III. 1. Euglena bën pjesë tek mbretëria e:


Sistematika 26% A) kërpudhave
B) protistëve
C) bimëve
D) monerëve

2. Fieret riprodhohen me:


A) farë
B) spore
C) spore dhe farë
D) hife

3. Ornitorinku riprodhohet me vezë. Ai bën pjesë në klasën e:


A) peshqve kërcorë
B) zvarranikëve
C) shpendëve
D) gjitarëve

4. Te bimët, me anë të gypave të floemës transportohen:


A) oksigjeni
B) dyoksidi i karbonit
C) lëndët organike
D) uji dhe kripërat minerale

5. Tregoni dy nga dallimet që ekzistojnë midis një qelize bakteriale dhe


një qelize bimore.

6. Bimët e steresë (tokësore) mendohet se kanë rrjedhur nga algat e


gjelbra. Tregoni dy nga përshtatjet që kanë ndodhur te bimët tipike të
steresë.

_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 4 nga 9
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar BIOLOGJI

7. Tregoni dy nga karakteristikat që janë të pranishme te bimët


farëveshura, por që nuk gjenden te bimët farëzhveshura.

8. Tregoni dy arsye pse mjedisi ujor është i domosdoshëm për


funksionet jetësore të amfibëve.

9. Lulja është organ i riprodhimit seksual te bimët farëveshura.

a) Në figurën e mëposhtme identifikoni (me shkronjat përkatëse)


pjesët e lules ku prodhohen pjalmi dhe vezëzat. Emërtoni këto pjesë
të lules.
b) Në procesin e riprodhimit të bimëve farëveshura tregoni rolin e dy
bërthamave spermatike të kokrrës së pjalmit.

IV. 1. Gypat e Haversit janë të pranishëm tek:


Anatomia, 24% A) kockat
fiziologjia B) fshikëza e tëmthit
shtazore. C) tërmishëza
D) veshkat

2. Njësia bazë ndërtimore dhe funksionale e sistemit nervor është:


A) neuroni
B) nefroni
C) glomerula
D) kapsula e Baumanit

3. Pepsina prodhohet në:


A) mëlçi
B) pankreas
C) gjëndrat e pështymës
D) stomak
_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 5 nga 9
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar BIOLOGJI

4. Tregoni:
a) dy nga dallimet midis spermatogjenezës dhe ovogjenezës.

b) dy nga ngjashmëritë midis spermatogjenezës dhe ovogjenezës.

5. Cili është dallimi midis funksionit të qelizave klonale plazmatike dhe


të qelizave kujtesë në sistemin imunitar.

6. Tregoni mënyrën e tejçimit të impulsit nervor përkatësisht në


neuronet:
a) me mielinë
b) pa mielinë

7. Zgavra e fytit është rrugë kalimi e përbashkët për ajrin dhe ushqimet.

a) Tregoni dy nga funksionet e rrugëve të ajrit.

b) Përse në kushte normale pas aktit të gëlltitjes ushqimi nuk kalon në


rrugët e frymëmarrjes?

8. Plotësoni hartën konceptuale me termat e duhura: hormone, sistemi


nervor, SN periferik, palca e kurrizit, gjaku, gjëndra, truri, nervat.

koordinimi
Realizohetnga

1
1 Sistemi endokrin

Përbërë nga Formohet nga


6
SNQ 4
Qe prodhojne
Përbëhet nga Përbëhet nga
5 7
2 3 Që kalojnë në
8

_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 6 nga 9
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar BIOLOGJI

V. 1. Tërësia e vetive të gjallesave që pengojnë “rrymën” e gjeneve nga


Evolucioni 3% njëri lloj tek tjetri, quhen mekanizma të izolimit riprodhues.
Mekanizmat e izolimit riprodhues paszigotik ndodhin kur:
A) nuk ndodh afria për çiftëzim
B) prania e ndryshimeve në organet gjenitale
C) zigota nuk zhvillohet ose lë pak pasardhës
D) pengohet kryqëzimi dhe pllenimi

2. Te njeriu, tipari bardhosh (albin) është tipar i fshehtë autosomik.


Në një popullatë prej 600 individësh, 24 shfaqin tiparin bardhosh.
Sa është numri i individëve bartës për tiparin bardhosh në këtë
popullatë?

3. Hemofilia është një sëmundje e mosmpiksjes së gjakut. Kjo


sëmundje shkaktohet nga prania e një aleli të fshehtë, lokusi i të cilit
ndodhet në kromozomin X. Në një qytet me 15 000 banorë, 30 janë
meshkuj hemofilikë. Përcaktoni shpeshtinë e femrave hemofilike në
këtë popullatë.

1. Shprehjet e gjenit në forma të ndryshme quhen:


VI. A) alele
Trashëgimia 15% B) gjenotipe
C) homozigotë
D) heterozigotë

2. Inversionet ndodhin kur:


A) një pjesë e kromozomit nuk është më e pranishme në të
B) një pjesë e kromozomit shkon nga një çift kromozomik në një çift
tjetër kromozomik
C) një pjesë e kromozomit përfaqësohet në dy ose tri kopje
D) në një pjesë të kromozomit ka ndryshuar renditja e gjeneve

3. Vargu polipeptidik i një proteine përmban 144 aminoacide. Numri i


nukleotideve që përmban ARN e informacionit e maturuar (pjekur),
nga e cila do të translatohet ky polipeptid, është:

A) 48
B) 72
C) 288
D) 432

4. Nga martesa e një gruaje me grup gjaku A me një burrë me grup


gjaku B lindin fëmijë që i kanë të katër grupet e gjakut. Përcaktoni
gjenotipet e prindërve.

_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 7 nga 9
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar BIOLOGJI

5. Nga kryqëzimi i individëve heterozigotë u morën këto rezultate:


3/4 dolën me tiparin dominantë dhe 1/4 me tiparin recesiv. Cili është
probabiliteti i pasardhësve me gjenotip homozigot dominant?

6. Te lepujt, qimet e zeza (F) dhe të shkurtra (G) janë zotëruese ndaj
qimeve të bardha (f) e të gjata (g), ku gjenet ndodhen në dy çifte të
ndryshme kromozomike. Kryqëzohet një individ diheterozigotë me
një homozigotë të fshehur për të dyja tiparet.

a) Përcaktoni gjenotipet e pasardhësve


b) Sa është propabiliteti i pasardhësve që kanë fenotip të njëjtë me
prindin diheterozigotë?

7. Kryqëzohet një gjallesë diheterozigote me një gjallesë homozigote e


fshehtë për dy tipare, (për dy tipare që përcaktohen përkatësisht nga
gjenet E dhe F). Te pasardhësit formohen katër klasa fenotipike:
- 211 zotërues për të dyja tiparet
- 209 i fshehtë për të dyja tiparet
- 39 dominant për tiparin e parë dhe të fshehtë për tiparin e dytë
- 41 të fshehtë për tiparin e parë dhe dominant për tiparin e dytë

a) Përcaktoni gjenotipet e klasave rikombinante

b) Përcaktoni largësinë ndërmjet gjeneve E dhe F.

VII. 2% 1. Cianobakteret bëjnë pjesë te:


Mikrobiolog A) monerët
jia B) protistët
C) protozoarët
D) kërpudhat

2. Bakteriofagu është përfaqësues i:


A) baktereve
B) viruseve
C) protistëve
D) protozoarëve

VIII. 9% 1. Në burimet natyrore të papërtëritshme bëjnë pjesë:


Ekologjia A) dielli
B) gazi natyror
C) era
D) uji

_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 8 nga 9
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar BIOLOGJI

2. Hallka e fundit e zinxhirit ushqimor përfaqësohet nga:


A) barngrënësit
B) konsumatorët e rendit të tretë
C) dekompozuesit
D) prodhuesit

3. Krahasoni konkurrencën intraspecifike me konkurrencën


interspecifike.

4. Raportet simbiotike lidhen me bashkëjetesë të dy ose më shumë


llojeve të ndryshme. Jepni nga një shembull për secilën nga
marrëdhëniet simbiotike.

5. Shkruani një ese me jo më pak se 100 fjalë “Njeriu dhe biodiversiteti


natyror”

Gjithsej 100%

_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 9 nga 9
www.mash.gov.al