Anda di halaman 1dari 7

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

SHPJEGUES
I PROGRAMIT TË ORIENTUAR
TË PROVIMEVE ME ZGJEDHJE
TË MATURËS SHTETËRORE 2010

Histori

Tiranë, Maj 2010


Shpjegues i Programit të Orientuar HISTORI

Testi i historisë do të përmbajë 20 pyetje. Formati i pyetjeve do të jetë: 10 pyetje me alternativa dhe 10 të
hapura. Përgjigjja e saktë e çdo pyetjeje me alternativa do të vlerësohet me një pikë. Pyetjet e hapura do të
jenë të strukturuara dhe do të vlerësohen me aq pikë sa kërkesa do ketë pyetja. Testi do të ketë gjithsej 40
pikë. Shpërndarja e pyetjeve në test do të bëhet sipas linjave të programit dhe peshës që zë secila linjë në
programin orientues të Maturës Shtetërore 2010.

Objektivat e vlerësimit në test grupohen në këtë mënyrë:


Njohja dhe kuptimi 40%
Zbatimi dhe analiza 40%
Vlerësimi dhe gjykimi 20%

Më poshtë paraqitet tabela me modele pyetjesh për çdo linjë.

Peshat në
Linjat përqindje
Modele pyetjesh për çdo linjë
kryesore për çdo
linjë

Histori e lashtë 1. Mesopotamia ishte toka që shtrihej midis lumenjve:


botërore 6% A) Tigër dhe Eufrat
B) Tigër dhe Nil
C) Huanhe dhe Jantze
D) Eufrat dhe Nil

2. Shkrimi kuneiform u përdor në:


A) Mesopotami
B) Egjipt
C) Romë
D) Iliri

3. Bazat e demokracisë së drejtëpërdrejtë në Athinë u hodhën nga:


A) Soloni
B) Perikliu
C) Klisteni
D) Likurgu

4. Periudha e njohur si Pax Romana filloi me sundimin e:


A) August Oktavianit
B) Mark Antonit
C) Mark Aurelit
D) Serv Tulit

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 2 nga 7
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar HISTORI

Histori 1. Ndarja e Perandorisë Romake në dy pjesë u bë nga:


botërore e 6% A) Justiniani
Mesjetës B) Teodosi
C) Kostandini
D) Diokleciani

2. Vendi ku lindi besimi islam, ishte:


A) Afganistani
B) Pakistani
C) Arabia
D) Irani

3. Renditni dy nga arsyet pse dinastia Merovinge pati një jetë të


shkurtër?
a) _____________________________________________________
b) _____________________________________________________

4. Renditni tri parimet e Magna Kartës (Kartës së Madhe të Lirive):

a) _____________________________________________________
b) _____________________________________________________
c) _____________________________________________________

Histori 1. Gjatë sundimit të Elizabeta I Tudor:


moderne 13% A) u ashpërsuan marëdhëniet me parlamentin
botërore B) u nxit zhvillimi i protestantizmit
C) u zvogëlua flota detare
D) u përkrahën luftërat pushtuese

2. Kriza e madhe ekonomike botërore e viteve ’30, u shfaq për herë të


parë në:
A) Britani
B) Francë
C) SHBA
D) Itali

3. Iluministi që dha idenë e hartimit të një kushtetute, ku në themel të


shoqërisë qëndronte toleranca, ishte:
A) Volteri
B) Xhon Lok
C) Deni Didëro
D) Zhan Zhak Ruso

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 3 nga 7
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar HISTORI

4. Renditni tri nga motivet që nxitën zbulimet gjeografike:


a) _____________________________________________________
b) _____________________________________________________
c) _____________________________________________________

5. Renditni dy shkaqet kryesore që çuan në lindjen e revolucionit francez


(shek.XVIII):
a) _____________________________________________________
b) _____________________________________________________

6. Renditni tri nga parimet kryesore të platformës ideore të


republikanëve:
a) _____________________________________________________
b) _____________________________________________________
c) _____________________________________________________

Histori 1. Plani Marshall u nënshkrua nga Presidenti Truman në vitin:


botërore e 25% A) 1945
shek. XX B) 1946
C) 1947
D) 1948

2. Antanta ishte një aleancë e krijuar midis shteteve të:


A) Francës, Britanisë dhe Gjermanisë
B) Francës, Britanisë dhe SHBA-së
C) Francës, Britanisë dhe Rusisë
D) Francës, Britanisë dhe Italisë

3. Si pretekst për fillimin e Luftës së Parë Botërore shërbeu:


A) vrasja e arkidukës Ferdinand në Sarajevë
B) hyrja e trupave gjermanë në Belgjikë
C) rivalitetet midis shteteve të mëdha
D) kriza në Ballkan

4. Margaret Theçer ishte përkrahëse e politikave:


A) Neoliberale dhe neokonservatore
B) Liberale dhe konservatore
C) Kejnsianiane
D) Socialiste

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 4 nga 7
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar HISTORI

5. Përmendni tri mënyra nëpërmjet të cilave menshevikët mendonin se


do të arrihej socializimi në Rusi:
a) _____________________________________________________
b) _____________________________________________________
c) _____________________________________________________

6. Radhitni tri nga vendimet e Konferencës së Potsdamit:


a) _____________________________________________________
b) _____________________________________________________
c) _____________________________________________________

7. Tregoni dy rezultatet negative të reganizmit:


a) _____________________________________________________
b) _____________________________________________________

8. Renditini tri rrugët që përcaktoheshin në statutin e Lidhjes së


Kombeve për zbatimin e vendimeve të marra nga ajo:
a) _____________________________________________________
b) _____________________________________________________
c) _____________________________________________________

Histori e 1. Mbretëria e parë ilire udhëhiqej nga dinastia e:


popullit 50% A) Ardianëve
shqiptar B) Taulantëve
C) Enkelejve
D) Kaonëve

2. Shteti me të cilin Skënderbeu nënshkroi një traktat bashkëpunimi,


ishte:
A) Milano
B) Napoli
C) Venediku
D) Raguza

3. Cila nga zotërimet e mëposhtme ishte e pakushtëzuar nga detyrimet


ushtarake?
A) Timari
B) Hasi
C) Ziameti
D) Çifligu
_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 5 nga 7
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar HISTORI

4. Çështja kryesore që u diskutua në Kongresin e Manastirit, ishte


problemi i:
A) hapjes së klubeve patriotike
B) hapjes së një shkolle të mesme
C) caktimit të alfabetit të gjuhës shqipe
D) caktimit të dialekteve të gjuhës shqipe

5. Ideja për krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u nxit nga rreziku i:


A) ndarjes së Perandorisë Osmane
B) ndarjes së vilajeteve shqiptare
C) copëtimit të Shqipërisë së Jugut
D) copëtimit të tokave shqiptare

6. Shqipëria është pranuar në OKB në vitin:


A) 1945
B) 1948
C) 1951
D) 1955

7. Kushtetuta e vitit 1974 i njihte të drejtën Kosovës të ishte:


A) Krahinë Autonome
B) Krahinë e Pavarur
C) Provincë Autonome
D) Republikë e Pavarur

8. Presidenti i parë i Republikës së Kosovës ishte:


B) Hashim Thaçi
C) Ibrahim Rugova
D) Fatmir Sejdiu
E) Veton Surroi

9. Shkruani dy nga vendimet e Kuvendit të Lezhës (viti 1444):

a) _____________________________________________________
b) _____________________________________________________

10. Shkruani dy nga masat që mori Qeveria e Vlorës në fushën


ekonomike:

a) _____________________________________________________
b) _____________________________________________________

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 6 nga 7
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar HISTORI

11. Listoni tri kërkesat e programit të Kuvendit të Junikut:


a) _____________________________________________________
b) _____________________________________________________
c) _____________________________________________________

12. Renditni tri nga kompetencat që ushtronte Mbreti në Shqipëri, sipas


Kushtetutës së vitit 1928:
a) _____________________________________________________
b) _____________________________________________________
c) _____________________________________________________

13. Tregoni dy ndryshimet që solli reforma arsimore e vitit 1969 në


Shqipëri, në lidhje me programet mësimore:

a) _____________________________________________________
b) _____________________________________________________

Gjithsej 100%

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 7 nga 7
www.mash.gov.al