Anda di halaman 1dari 9

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

SHPJEGUES
I PROGRAMIT TË ORIENTUAR
TË PROVIMEVE ME ZGJEDHJE
TË MATURËS SHTETËRORE 2010

Kimi

Tiranë, Maj 2010


Shpjegues i Programit të Orientuar KIMI

Testi i kimisë do të përmbajë 20 pyetje. Formati i pyetjeve do të jetë 10 me alternativë dhe 10 me


zgjidhje. Përgjigjja e saktë e çdo pyetjeje me alternativë vlerësohet me një pikë, ndërsa pyetjet me
zgjidhje vlerësohen në bazë të kërkesave që ato kanë, që do të thotë: një pikë për çdo kërkesë.
Në total, testi vlerësohet me 40 pikë dhe ndërtohet në tri nivele:
40% e pyetjeve janë të nivelit të parë,
40% të nivelit të dytë,
20% të nivelit të tretë.

Shpërndarja e pyetjeve në test do të bëhet sipas linjave të programit dhe përqindjes që zë secila linjë në
programin lëndor orientues të Maturës Shtetërore.

Tabela e mëposhtme përfaqëson shpërndarjen e përqindjes për secilën nga linjat e përmbajtjes.

Përqindja e secilës linjë të përmbajtjes:

Nr. Linja e përmbajtjes Përqindja


1. Ndërtimi i lëndës, sistemi periodik. 17
2. Kimi sasiore 16
3. Kinetika kimike. 8
4. Ekuilibrat kimikë. 10
5. Elektrokimia. 11
6. Termokimi. 8
7. Kimi organike. 30

Më poshtë po japim disa nga modelet e pyetjeve për secilën linjë. Theksojmë se në test mund të ketë dhe
pyetje të kombinuara, të cilat mund të mos i përkasin vetëm një linje, d.m.th. që përmbledhin njohuri nga
dy ose më shumë kapituj.

Peshat në
Linjat
përqindje Modele pyetjesh për çdo linjë
kryesore për çdo linjë

Ndërtimi 1. Në 9,632 x 10 23 atome Zn ndodhen:


i lëndës 17% A) 1.6 N molekula Zn
dhe B) 1.6 molekula Zn
sistemi C) N atome Zn
periodik D) 0.7 mol atome Zn

2. Izotopet e një elementi kanë të ndryshëm numrin:


A) atomik
B) e masës
C) e protoneve
D) e elektroneve

_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 2 nga 9
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar KIMI

3. Gjeni sa:

a) gram azot,
b) % në masë oksigjen
c) atome H

ndodhen në 60 g NH4 NO3

4. Vetitë reduktuese të atomeve rriten me:


A) rritjen e vlerës së potencialit të jonizimit
B) zvogëlimin e vlerës së elektronegativitetit
C) rritjen e numrit të elektoneve në nivelin e jashtëm
D) zvogëlimin e distancës bërthamë - elektron i jashtëm

5. Njehsoni:
a) numrin e gjendjeve energjetike të lira, që ndodhen praktisht deri te
niveli i katërt për gjendjen normale, tek atomi i elementit, numri
atomik i të cilit është Z = 25
b) vlerën e numrit kuantik spin për të gjitha elektonet që ndodhen në
nënivelin 3 d të atomit të elementit, numri atomik i të cilit është
Z = 23
c) valencat në gjendje normale dhe të ngacmuar për atomin e
elementit, numri atomik i të cilit është Z = 35

6. Në bërthamën e atomit të një elementi (A) ndodhen 14 neutrone dhe në


mbështjelljen elektronike të tij lëvizin 13 elektrone.
Duke bërë njehsimet tregoni:
a) numrin e gjendjeve energjetike të ngopura në atom
b) formën e orbitaleve atomike të elektroneve të nivelit të jashtëm
c) si ndryshon rrezja e atomit të tij në lidhje me rrezen e jonit që ai
formon

7. Njehsoni ngarkesën e secilit jon që ndodhet në përbërjet jonike të


mëposhtme:

a) Ca Br2 _______________________________

b) NH4NO3 _____________________________

8. Paraqitni strukturën e Ljuisit për secilën nga përbërjet, formulat kimike


të të cilave janë:

H2MnO4, N2O5, CH3COOH

_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 3 nga 9
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar KIMI

9. Duke u bazuar në vendin që ka elementi në sistemin periodik, listoni tri


elemente që formojnë me oksigjenin përbërje me lidhje kovalente polare.

a) _____________
b) _____________
c) _____________

10. Janë dhënë numrat atomikë:


Z=11, Z=13, Z=12.

a) Renditini ata sipas ngarkesës në rritje të jonit që formojnë.


b) Cili prej joneve të tyre ka veti oksiduese më të theksuara?
c) Shkruani formulën elektronike të atomit të elementit që është
izoelektronik me këto jone.

Kimi 1. Përzihen 0,5 litra tretësirë 0.2 M hidroksid bakri (II) me 0,625 litra
sasiore 16% tretësirë 0.4 M të acidit nitrik.
a) njehsoni sa gram nitrat bakri përftohet
b) përcaktoni reaksionin e mjedisit të përftuar pas veprimit të
tretësirave të mësipërme
c) sa litra okigjen do të përftohet, nëse tretësira e nitratit të bakrit i
nënshtrohet elektrolizës

2. Në një kontenier të mbyllur digjen 13 gramë etin në prani të 62 gram


oksigjen. Produktet e formuara janë në gjendje të gaztë. Përcaktoni:
a) produktet e djegies së etinit në këtë rast.
b) sa gramë nga secili produkt që përftohet
c) ndryshimin e vëllimit të substancave para dhe pas djegies.

3. Hidrogjenizohen 100 gramë benzen me pastërti 98 %, në prani të


katalizatorit, në ciklohekzan.
a) njehsoni sa gramë ciklohekzan përftohet, në rast se përdoren 80 litra
hidrogjen (KN)
b) tregoni me anë të reaksionit një mënyrë tjetër të përftimit të
ciklohekzanit

Kinetika 8% 1. Një reaksion kimik zhvillohet në temperaturën 30° C. Si do të ndryshojë


kimike shpejtësia e tij, kur temperatura ulet deri në 10° C?
(Koeficienti i temperaturës = 2)
A) rritet 16 herë
B) zvogëlohet 8 herë
C) rritet 4 herë
D) zvogëlohet 4 herë
_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 4 nga 9
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar KIMI

2. Shpjegoni pse:
a) inhibitorët ngadalësojnë shpejtësinë e reaksioneve,
b) zvogëlimi i trysnisë ndikon në uljen e tretshmërisë së gazeve,
c) sipërfaqja e kontaktit ndikon në shpejtësinë e reaksionit.

3. Në reaksionin e prapësueshëm

A(g) + 2B(g) ↔ C(g)+ 2D(g),

Ekuilibri vendoset kur në reaksion ka hyrë 80% e substancës B.


Përqendrimet fillestare janë A = 6 mol/l B = 5 mol/l.
Sa do të jetë vlera e konstantes së ekuilibrit?

4. Më poshtë jepen tri veçori që i përkasin kuptimit të rendit të reaksionit


dhe molekularitetit. Veçojini ato sipas përkatësisë duke vendosur në
vendin bosh germën R (rendi) dhe M (molekulariteti):

a) Ka karakter eksperimental __________________


b) Ka karakter mikroskopik ___________________
c) Mund të marrë edhe vlera negative ___________

5. Jepet sistemi në ekuilibër: CO2(g) + MgO(ng) ↔ MgCO3(ng) ∆H<0.


Shpjegoni ç’ndodh me vlerën e konstantes dhe pozicionin e ekuilibrit,
nëse ndryshojmë:
a) përqendrimin e MgO
b) temperaturën
c) përqendrimin e CO2

Ekuilibrat 10% 1. Në 20 litra ujë treten 44,8 litra HCl (g) (KN). Sa është pH i tretësirës?
kimikë A) 1
dhe jonikë B) 2
C) 4.4
D) 5

2. Tretësirë ujore e kripës që ka reaksion acid, është:


A) (NH4 )2 S
B) K2 CO3
C) Na2SO4
D) AlCl3

3. Produkti i tretshmërisë së PbI2 është 7,1 x 10-9.

a) njehsoni sa gramë PbI2 treten në 1 litër tretësirë 0,2 N të Pb(NO3)2.


b) njehsoni sa gramë PbI2 treten në 1 litër ujë të pastër.

_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 5 nga 9
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar KIMI

4. Tretësira, në 0,5 litra të së cilës janë tretur 0,1 mol NH4OH (bazë e
dobët) dhe 0,1 mol NH4Cl, e ka pH = 9.
a) sa gramë NH4Cl duhen shtuar në këtë tretësirë që pH të bëhet 8.
b) argumentoni a do të ndryshojë reaksioni i mjedisit, nëse shtojmë
5,6 gramë KOH.

5. Jepet tretësirë e ngopur e Mg (OH)2 me PT = 4 x 10 −12


a) njehsoni përqendrimin e joneve OH- në tretësirë
b) njehsoni p.H e tretësirës

6. Njehsoni përqendrimin e secilit jon që ndodhet përkatësisht në tretësirën


ujore të elektrolitit të fortë:

a) 1,642 M HNO3
b) 0,107 M Al2(SO4)3

7. Jepen përqendrimet për gjendjen e ekuilibrit. Njehsoni vlerën e


konstantes së ekuilibrit për acidet dhe bazat e mëposhtme:

a) [HCN] = 0,6 M
[H+] = 1,6 x 10-5 M

b) OCN- : [OH-] = 4x10 -5M


[HOCN] = 2,63x10-7 M ; [OCN-]= 0,364 M

Elektro- 11% 1. Cili është numri i oksidimit të oksigjenit tek O2?


kimia A) -1
B) +2
C) 0
D) -2

2. Përcaktoni n.o. të klorit në përbërjet e mëposhtme:

a) HClO2
b) MnCl2
c) Cl2 O7

3. Si sillet azoti në reaksionet redoks:

a) N2 + 3H2 ↔ 2NH3
b) 4NH3 + 5O2 → 6H2O + 4NO
c) NH4NO2 → N2 + 2H2O

_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 6 nga 9
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar KIMI

4. Në elementin galvanik Pb/Pb2+//Cu2+/Cu0. Gjeni pohimin e drejtë:


A) bakri sillet si anodë.
B) në elektrodën e Cu ndodh oksidimi.
C) elektronet lëvizin nga bakri te Pb.
D) elektroda e Cu rrit masën e saj.

5. Një pllakë zinku zhytet në një tretësirë të nitratit të bakrit (II) me vëllim
500 ml dhe me përqendrim 0,5 M. Gjeni sasinë e bakrit që vendoset mbi
pllakën e zinkut dhe masën e joneve Zn 2+ që kalojnë në tretësirë deri në
fund të reaksionit.

Termo- 1. Cili nga reaksionet është endotermik:


kimia 8% A) C(g) + O2(g) = CO2 (g) +92 kkal
B) S(ng) + O2(g) = SO2 (g) + 71 kkal
C) CaCO3(ng) +42,5 kkal = CaO(ng) + CO2 (g)
D) 1\2 N2(g) + 3\2 H2(g) = NH3(g) + 11 kkal

2. Gjatë fermentimit të rrushit ndodh reaksioni:


C6H12O6(l) = 2C2H5OH(l) + 2CO2(g) Δ H = - 67 KJ
Gjeni sasinë e nxehtësisë që çlirohet, kur përftohet 1 litër verë, e cila
përmban 115 gramë etanol.

3. Është dhënë barazimi:

3NO (g) = N2O (g) + NO2 (g) ∆H = -155.8 kJ

a) Njehsoni entalpinë standarte të formimit të N2O (g).


(∆HoNO(g)= +90.4 KJ/mol, ∆HoNO2(g)= +33.8 kJ/mol)

b) Ç’sasi nxehtësie çlirohet kur në reaksion përftohet 0.5 mole NO2?

Kimi 30% 1. Tregoni në cilin rast ndodh reaksioni:


organike A) C2H6+KM nO4
B) CH4+NaOH
C) C2H6+O2
D) C4H10+CO2

2. Cili nga reaksionet nuk është i vërtetë për benzenin:


A) vepron me përzierjen HNO3+H2SO4(cc)
B) vepron me bromin në prani të katalizatorëve
C) vepron me acidin sulfurik të përqendruar
D) adicionon HBr

3. Shkruani formulat e strukturës së Ljuisit të:


a) CH4
b) – COOH
c) CH3 NH2
_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 7 nga 9
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar KIMI

4. Formula e aldehideve është:


A) R–COO–R
B) R–O–R
C) R–CHO
D) R–OH

5. Një mol përbërje organike ka këto veti:


a) jep 2 mol CO2 kur digjet
b) formon një acid kur oksidohet
c) nuk vepron me natriumin metalik.
Formula e kësaj përbërje është:

A) C2H5OH
B) CH3COOH
C) CH3CHO
D) CH3 –O-C2H5

6. Një përzierje prej 100g e etanolit me fenol vepron me 20g hidroksid


natriumi. Gjeni përbërjen në përqindje të përzierjes.

7. Shkruani barazimet e reaksioneve të bashkëveprimit të:


a) etil aminë me acid klorhidrik
b) acid palmitik me hidroksid kaliumi
c) acidit laktik me natrium

8. Për të djegur përzierjen CH4 dhe C2H4, duhen 10 mol O2 .


Sa mol C2H4 ka përzierja?

9. Gjatë veprimit të 5.2 gramë të një acidi dikarboksilik me natrium


formohet 1.12 litra hidrogjen gaz. Përcaktoni formulën e acidit
dikarboksilik.

10. Sa gramë etilaminë nevojitet për të asnjanësuar 200 ml tretësirë


0.1 M HNO3?

11. Një përzierje e brom -2 pentanit me brometan vepron me natriumin


metalik. Njehsoni:
a) sa produkte përftohen
b) shkruani formulat e strukturës së tyre
c) tregoni emrin sistematik të tyre
d) në cilën klasë të përbërjeve organike bëjnë pjesë produktet e
përftuara

_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 8 nga 9
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar KIMI

12. Përzierjet e acideve të mëposhtme janë përftuar nga oksidimi i


alkooleve.
I. acidi etanoik +.propanoik
II. acidi metanoik + etanoik
III. acidi propanoik + butanoik
Shkruani:
a) formulat e alkooleve përkatëse
b) reaksionet e oksidimit të tyre
c) emërtoni alkoolet në mënyrë sistematike

13. Është dhënë formula e strukturës së propenit CH2= CH –CH3 .


Shkruani reaksionin e përftimit të:
a) izopropoksi-2 propan
b) propanonit
c) polipropenit (ku n= 5)

14. Shkruani reaksionet që jep propanol -1 me


a) Na
b) HCl
c) CH3COOH

Gjithsej 100%

_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 9 nga 9
www.mash.gov.al