Anda di halaman 1dari 10

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

SHPJEGUES
I PROGRAMIT TË ORIENTUAR
TË PROVIMEVE ME ZGJEDHJE
TË MATURËS SHTETËRORE 2010

Njohuri për Shoqërinë

Tiranë, Maj 2010


Shpjegues i Programit të Orientuar NJOHURI PËR SHOQËRINË

Testi i kësaj lënde do të përmbajë 20 pyetje. 10 pyetje janë me alternativa. Përgjigjja e saktë e çdo pyetjeje të
tillë vlerësohet me 1 (një) pikë. 10 pyetjet e tjera janë me zhvillim dhe kanë së bashku gjithsej 30 pikë.
Vlerësimi maksimal për 20 pyetjet është 40 pikë.
Shpërndarja e pyetjeve në test do të bëhet sipas linjave të programit dhe peshës që zë secila linjë në
programin orientues të Maturës Shtetërore 2010. Objektivat e vlerësimit në test grupohen si më poshtë:
Njohja dhe kuptimi 40%
Zbatimi dhe analiza 40%
Vlerësimi dhe gjykimi 20%
Më poshtë paraqitet tabela me modele pyetjesh për çdo linjë.

Peshat në
Linjat përqindje
Modele pyetjesh për çdo linjë
kryesore për çdo
linjë

LINJA: NJOHURI PËR SHOQËRINË

1. Kultura 23% Studioni situatën:


Në një vend të zhvilluar evropian ndiqnin studimet disa të rinj nga vende të
ndryshme të botës. Ata jetonin së bashku në konvikt. Një pasdite po ndiqnin
një film, tema e të cilit ishte për familjen. Pas transmetimit, ata filluan
diskutimin.
Studenti A- Çfarë familje koti që kanë! Nuk duhet pranuar ligjërisht martesa e
një burri me më shumë se një grua në të njëjtën kohë. Ne jemi më mirë që nuk
lejojmë gjëra të tilla.
Studenti B- Edhe në vendin tim nuk lejohet kjo, por mendoj se ne nuk e kemi
mirë.
Studenti C- Unë mendoj se të dy ju e keni gabim që gjykoni kulturën e tjetrit
nga të tilla pozita. Secili popull bën atë që i pëlqen më shumë, ose i duket më
e arsyeshme.

1. Qëndrimi i studentit A quhet:


A) etnocentrizëm
B) ksenocentrizëm
C) relativizëm kulturor
D) more

2. Qëndrimi i studentit B quhet:


A) etnocentrizëm
B) ksenocentrizëm
C) relativizëm kulturor
D) folkuejs
_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 2 nga 10
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar NJOHURI PËR SHOQËRINË

3. Qëndrimi i studentit C quhet:


A) etnocentrizëm
B) ksenocentrizëm
C) relativizëm kulturor
D) difuzion

4. Çfarë tipi martese është kjo?


A) poligini
B) poliandri
C) ekzogame
D) endogame
(Shënim. Kjo pyetje është e linjës “Familja”, por, meqë lidhet me situatën e
mësipërme, vendoset këtu.)

5. Cilat janë dy prirjet e zhvillimit të simboleve të çdo kulture?

a) ___________________________________________

b) ___________________________________________

6. Pse thuhet se etnocentrizmi:


a) sjell ndryshime që përshkruhen me ngarkesë negative
__________________________________________
b) në popujt e vegjël, shpesh nxit
__________________________________________

7. Si përkufizohen në sociologji:
a) normat kulturore _______________________________________
b) vlerat kulturore ________________________________________

8. Si kanë ndikuar në mozaikun nënkulturor në vendin tonë:


a) pushtimet e shumta
____________________________________________________
b) lëvizjet migratore
_____________________________________________________
c) vendndodhja gjeografike
_____________________________________________________

9. Në zhvillimin e kulturës ndikojnë disa faktorë. Shpjegoni rolin e:


a) mjedisit gjeografik
_____________________________________________________
b) rastësisë historike
______________________________________________________
c) prirjeve vetëzhvilluese
______________________________________________________

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 3 nga 10
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar NJOHURI PËR SHOQËRINË

10. Si mund të karakterizohet nga ana e kulturës lëvizja e dhjetorit ’90?


A) nënkulturë
B) etnocentrizëm
C) difuzion kulturor
D) kundërkulturë

11. Kur mungonin organet detyruese shtetërore, zbatimi i besës bëhej i


detyrueshëm nga dy faktorë kryesorë psikokulturorë që janë:

A) forca e opinionit dhe kryetari i fisit


B) forca e opinionit dhe hyjnizimi i saj
C) kryetari i fisit dhe lidhja e kontratës
D) praktika pragmatike dhe shpirti i konkurrencës

2. Familja 8% 12. Si:


a) justifikohej në opinion poliginia?
_________________________________________________________

b) ishte “klima” psikokulturore në kulturën tradicionale shqiptare lidhur


me poligininë? ____________________________________________

13. Si realizohet në shoqëri të ndryshme funksioni i:

a) nxitjes emocionale në familje?


____________________________________________

b) përkrahjes ekonomike të familjes?


____________________________________________

14. Në shoqërinë tradicionale shqiptare, normat kulturore përligjnin:


A) endogaminë
B) ekzogaminë
C) konkurrencën
D) poliandrinë

3. 7% 15. Nga zhvillimet e masmedias, sidomos asaj elektronike, ne po bëhemi


Komunikimi banorë të një fshati tërësor të krijuar prej saj. Ky karakterizim i takon:
masiv A) Umberto Eko
B) Marshall Mekluan
C) Melvin Kohn
D) Rafaela Best

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 4 nga 10
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar NJOHURI PËR SHOQËRINË

16. Është i pranishëm në të gjitha nivelet e tij komunikimi:


A) ndërpersonal
B) masiv
C) vetvetor
D) në grup

17. Çfarë veçorish pati shtypi shqiptar gjatë periudhës së Pavarësisë?

a) _________________________________________________________
b) _________________________________________________________
c) _________________________________________________________

5ty

4. Feja 5% 18. Kulti:


a) në dallim nga organizatat e tjera fetare, është
________________________________________________________

b) Nëpër cilat rrugë kryesore janë formuar kultet?

1. _______________________________________________________
2. _______________________________________________________

19. “Shqiptarët janë tolerantë për besimet e tjera dhe ndoshta ky është i
vetmi vend në Evropë ku nuk ka pasur luftëra fetare”. Kjo thënie i takon:
A) Nolit
B) Konicës
C) Çabejt
D) Kadaresë

20. Organizata fetare e lidhur zyrtarisht me shtetin quhet:


A) eklesi
B) kult
C) dinominejshën
D) sekt

5. 21. Vetja shoqërore:


Shoqërizimi 5% A) është vetëdija e individit si qenie e ngjashme me të tjerët
B) krijohet dhe zhvillohet nga përvoja e marrëdhënieve me të tjerët
C) është e njëjtë me trupin si diçka biologjike
D) është e pranishme që në lindjen e individit
_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 5 nga 10
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar NJOHURI PËR SHOQËRINË

22. Cili prej faktorëve shoqërizues ka ndikime më afatshkurtra, krahasuar


me faktorët e tjerë gjatë procesit të shoqërizimit:
A) shkolla
B) grupi i bashkëmoshatarëve
C) opinioni publik
D) mjetet e komunikimit masiv

23. Në shpjegimet kryesore për shoqërizimin:


a) pse e përdor Kulej shprehjen “pasqyrë e vetes”?
______________________________________
b) ç’do të thotë Mid me “tjetri i përgjithësuar”?
______________________________________

6. Shkenca 4% 24. Zakonisht, revolucionet në shkencë ndodhin kur:


dhe A) mungojnë kontradiktat dhe kundërshtitë në fushën e shkencave
teknologjia B) novacionet e zakonshme nuk mund të shpjegohen me teoritë
ekzistuese
C) të gjithë shkencëtarët janë përgatitur për këto revolucione
D) autorët e tyre bazohen në përfundimet e sigurta të shkencëtarëve
paraardhës

25. Në studimet sociologjike për përparimin e mendimit shkencor flitet për dy


tipa shpikjesh. Cilat janë ata?
a) ______________________________________________
b) ______________________________________________

26. Gjeni pohimin e saktë:


A) deri në vitet ’30 të shekullit XX shkencëtarët nuk kishin shumë
autoritet në shoqëri
B) deri në vitet ’30 të shekullit XX shkencëtarët kishin shumë autoritet në
shoqëri
C) shpenzimet për kërkime shkencore u rritën deri në prag të Luftës së
Dytë Botërore
D) me përparimin e shkencave prestigji i shkencëtarëve në shoqëri bie

7. Devianca 7% 27. Sociologjia cilëson si krime të “jakave të bardha”:


A) veprimet joetike të mjekëve me pacientët
B) disa forma bixhozi dhe prostitucionin ilegal
C) krimet e kryera nga nëpunës të lartë që përdorin autoritetin dhe
pushtetin për shkelje ligjesh
D) rrëmbimin, grabitjen me dhunë, plagosjen, kërcënimin, përdhunimin e
femrave, ruajtjen e pasurisë së vjedhur

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 6 nga 10
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar NJOHURI PËR SHOQËRINË

28. Si i shpjegojnë sjelljet deviante:


a) analizat psikologjike _______________________________________
b) Lombros ________________________________________________
c) teoria e stresit ____________________________________________

29. Cila prej veçorive nuk paraprin nënkulturat deviante?


A) shqetësimi për fatin
B) shkathtësia
C) pavarësia
D) indiferentizmi

8. Popullsia 30. Në interpretimin e jetës sociologjike në qytete, si e shpjegon ekologjia


dhe 10% urbane:
urbanizimi a) modelin e zonave bashkëqendrore
_________________________________________________________

b) modelin sektorial
_________________________________________________________

c) modelin me shumë qendra


_________________________________________________________

31. Në studimin e proceseve urbane njihen disa tipa të organizimit shoqëror.


Çfarë quhet:
a) Bashkësi
_______________________________________________________
_______________________________________________________

b) Shoqatë
_______________________________________________________
_______________________________________________________

32. Largimi i banorëve nga zonat qendrore të qyteteve të mëdha dhe


sistemimi i tyre në rrethina quhet:
A) shpërngulje urbane
B) zhvillim periferik
C) shpërqendrim urban
D) përtëritje urbane

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 7 nga 10
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar NJOHURI PËR SHOQËRINË

33. Njohjet e sipërfaqshme dhe komunikimet më të shpeshta me njerëz të


nënkulturave të ndryshme bëjnë që banorët e qyteteve:

A) të jenë më tolerantë se banorët e fshatrave ndaj ndryshimeve


kulturore dhe shoqërore
B) të zbatojnë më shumë vlera e norma të përbashkëta se banorët e
fshatrave
C) të jenë më të ndjeshëm ndaj veçorive kulturore të njëri-tjetrit
D) të jenë më altruistë dhe më bashkëveprues me njëri-tjetrin

9. Racat 34. Në çdo shoqëri, grupi minoritar:


dhe 7% A) ka status të veçantë dhe të privilegjuar për shkak të të qenit unik në
etniciteti llojin e tij
B) gjithmonë ka më pak anëtarë se shumica
C) është një grup i nënshtruar i shoqërisë
D) ka një status të tillë që shërben si një objektiv për t’u arritur nga
shumë njerëz

35. Burimet kryesore të paragjykimeve, sipas sociologëve, janë në katër


drejtime kryesore. Tregoni tre prej tyre:
a) _______________________________________________________
b) _______________________________________________________
c) _______________________________________________________

LINJA: EDUKIMI QYTETAR DEMOKRATIK

1. Ç’është 7% 36. Debati demokratik është:


demokracia? A) përplasja e mendimeve të ndryshme të individëve që duhet të marrin
një vendim të caktuar
B) procesi i përplasjes së mendimeve të ndryshme dhe të kundërta
vetëm në media e mitingje
C) gjykimet e kundërta të njerëzve që janë të lidhur në rrugë
institucionale, që duhet të marrin vendime
D) procesi i gjykimeve vetjake ose publike për çështje të interesit të
përbashkët, që shoqërohet me vendime për ndërmarrjen e veprimeve
konkrete

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 8 nga 10
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar NJOHURI PËR SHOQËRINË

37. Argumentoni pretendimet e mbrojtësve të demokracive joliberale, sipas


të cilëve sigurohet:
a) _____________________________________________________
b) _____________________________________________________
c) _____________________________________________________
d) _____________________________________________________

38. Çfarë tiparesh themelore ka demokracia:


a) e drejtpërdrejtë? _________________________________________
b) përfaqësuese? ___________________________________________

2. Faktorët 39. Faktorët që mund ta ndihmojnë dhe pengojnë demokracinë, lidhen, ndër
që 5% të tjera, me tiparet e sistemit arsimor. Çfarë e ndihmon demokracinë në
ndihmojnë këtë fushë, përveç edukimit të të gjithë brezave, shqyrtimit kritik dhe të
dhe drejtës për arsim për të gjithë?
pengojnë a) _______________________________________________________
demokracinë
b) _______________________________________________________
c) _______________________________________________________

40. Demokracisë i duhet të përballet me kërkesa të shumta. Konfliktet e


ndryshme që lindin nga interesat e ndryshme dhe të kundërta të njerëzve,
janë të pashmangshme. Demokracia përpiqet t’i shfrytëzojë ato:
A) për rritjen e gjallërisë dhe progresin e vetë shoqërisë
B) për t’i pajtuar doemos këto grupe në konflikt
C) për të treguar vlerat e veta në favor të partisë politike në pushtet
D) për fushata elektorale

3. 12%
Funksionimi 41. Çfarë quajmë:
i a) organizata shtetërore ose shoqërore?
demokracisë __________________________________________________

b) elitizëm? __________________________________________

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 9 nga 10
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar NJOHURI PËR SHOQËRINË

42. Lehtësimi i llogaridhënies ndaj popullit është kriter i vlerësimit të


institucioneve demokratike që lidhet me:
A) shkallën e realizimit të parimeve dhe vlerave të demokracisë
B) shkallën e funksionimit të tyre
C) shkallën efektivitetit të tyre
D) herë me njërin e herë me tjetrin kriter

43. Funksioni ligjvënës në një sistem politik përfaqëson:


A) vullnetin e popullit në veprim
B) pushtetin e popullit që harton ligjet themelore të vendit
C) pushtetin e popullit që u jep të drejtë përfaqësuesve të tij në organin
që e kryen këtë funksion të hartojë ligjet dhe politikat e një vendi
D) pushtetin e popullit për të thënë fjalën e tij për mënyrën e
interpretimit dhe të zbatimit të ligjeve dhe të politikave të zbatuara
në emër të tij

44. Ofrohen më shumë mundësi për debate për çështje publike nga:
A) pushteti gjyqësor
B) procesi zgjedhor
C) organizatat jofitimprurëse
D) organizatat shtetërore

Gjithsej 100%

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 10 nga 10
www.mash.gov.al