Anda di halaman 1dari 2

1

 
MBUROJA.net

A është e domosdoshme që duʹaja në namaz të jetë e vërtetuar 
me Sunet? 
 
Pyetje: Kur personi të falet, a duhet të recitojë të gjitha dhikret e transmetuara nga pejgamberi 
[salallahu alejhi ue selam] apo mund të lutet me cilëndo lutje të lejueshme që do? 

Përgjigje: Besimtari është urdhëruar të lutet gjatë namazit të tij në vendet ku lutja është e 
lejueshme, qoftë në namazin e detyrueshëm apo në atë të vullnetshëm. Vendet ku lutja është e 
lejueshme janë: sexhdeja, mes dy sexhdeve, dhe në fund të namazit, pas teshehudit dhe 
salavateve mbi pejgamberin dhe para selamit. Është dëshmuar se pejgamberi [salallahu alejhi 
ue selam] lutej për falje mes dy sexhdeve, dhe është vërtetuar të ketë thënë mes dy sexhdeve: 

ʺAllahume igfir li, ueʹrhamni, ueʹhdini, ueʹxhburni, ueʹrzukni, ueʹafini/O Allah, më fal, më mëshiro, 
më udhëzo, më pasuro, më furnizo, më siguroʺ. 

Dhe ai [salallahu alejhi ue selam] ka thënë: 

ʺPër sa i përket rukusë, në të madhëroni Zotin, kurse në sexhde lutuni shumë, sepse ka gjasa të 
pranohetʺ. [Muslim] 

Po ashtu, Muslim ka transmetuar nga Ebu Hurejre se pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka 
thënë: 

ʺPersoni më së afërti ndaj Allahut është kur bën sexhde. Pra, lutuni shumë në tëʺ. 

Në el‐Sahihajn është transmetuar nga Abdullah bin Mesud se, kur pejgamberi ia mësoi atij 
teshehudin, i tha: 

ʺPastaj le të zgjedhë çfarëdo lutje që doʺ. 

Sipas një transmetimi tjetër: 

ʺLe të zgjedhë çfarëdo lutje që do dhe ta thotë atëʺ. 

Ka shumë hadithe që flasin rreth kësaj, dhe ato tregojnë se është urdhëruar të bëhet lutje në këto 
vende në namaz, qoftë nëse kemi të bëjmë me jetën e përtejme apo me punë të kësaj bote, për sa 
kohë që lutja nuk përfshin ndonjë mëkat apo ndërprerje lidhjesh familjare. Dhe është mirë të 
thuhen shumë lutje që janë transmetuar nga pejgamberi [salallahu alejhi ue selam]. [Fetaua shejh 
bin Baz (11/171, 172)] 

Ai [Allahu e mëshiroftë], po ashtu, ka thënë: 
2
 
MBUROJA.net

ʺSʹka gjë të keqe të bëhet lutje gjatë namazit, qoftë për vete, për prindërit apo për këdo tjetër. 
Madje, jemi porositur ta bëjmë këtë, sepse pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thënë: 

ʺPersoni më së afërti ndaj Allahut është kur bën sexhde. Pra, lutuni shumë në tëʺ... 

Kështu, nëse personi lutet, kur është në sexhde apo në fund të namazit, për vete, për prindërit a 
për muslimanët, atëherë sʹka gjë të keqe në këtë, për shkak të domethënies së përgjithshme të 
këtyre haditheve dhe të tjeraveʺ. [Fetua el‐shejh bin Baz (11/173, 174)] 

Anda mungkin juga menyukai