Anda di halaman 1dari 1

1

 
MBUROJA.net

Falja e namazit përpara imamit 
Mexhmu Fetaua Ibn Uthejmin, 13/44 
 
 
Pyetje: A është e lejueshme për një pjesëmarrës të xhematit të qëndrojë përpara imamit [në 
namaz]? 

Përgjigje: Pikëpamja e saktë është se, është e detyrueshme që imami të qëndrojë përpara dhe 
sʹështë e lejueshme për një pjesëmarrës të xhematit [kongregacionit] të qëndrojë përpara imamit, 
ngaqë imami do të duhej të jetë një shembull dhe vendi i tij është përpara pjesëmarrësve të 
xhematit. Pra, sʹështë e lejueshme që një person të falë namaz përpara imamit. Pejgamberi, 
salallahu alejhi ue selam, falej përpara sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta, dhe bazuar në 
këtë, namazi i atyre që falen përpara imamit nuk njehet, dhe ata duhet ta përsërisin namazin. 
Por, disa dijetarë kanë bërë përjashtim në rastet e domosdoshmërisë, siç është rasti kur xhamia 
është e vogël dhe sʹka hapësirë të mjaftueshme për çdonjërin; në këtë rast, ata duhet të falen në 
të djathtë dhe në të majtë të imamit, si dhe përpara tij dhe pas tij, për shkak të 
domosdoshmërisë. 

Anda mungkin juga menyukai