Anda di halaman 1dari 1

1

 
MBUROJA.net

Dy rekatet e namazit të Sabahut dhe tehijatul‐mesxhid 
Fetaua el‐Lexhne ed‐Daʹimeh lil‐Buhuth el‐Islamije uel‐Ifta, vëllimi 7, faqe 244, pyetja nr.3, fetuaja nr.7845 
fetua‐online.com 
 
 

Pyetje: A mjaftojnë dy rekate [të sunetit] të namazit të Sabahut në vend të [dy rekateve] të 
tehijatul‐mesxhid? Dhe, nëse një person i fal të dyjat, tehijatul‐mesxhid dhe dy rekate sunet të 
namazit të Sabahut, a mëkaton? 

Përgjigje: Dy rekatet [sunet] të namazit të Sabahut majftojnë për vete dhe për tehijatul‐mesxhid, 
dhe kjo është më mirë dhe më e pëlqyeshme. Dhe nëse ai së pari fal dy rekate të tehijatul‐
mesxhid dhe pastaj edhe dy rekate sunet të namazit të Sabahut, atëherë sʹprish punë. 

Dhe me Allahun qëndron i gjithë suksesi. Allahu dërgoftë përshëndetje dhe bekime mbi 
pejgamberin Muhamed, familjen e tij dhe shoqëruesit bujarë të tij. 

Komiteti i Përhershëm për Kërkime Islamike dhe Fetua 
Kryetar: Shejh Abdul‐Aziz ibn Abdulla ibn Baz 
Zëvendëskryetar: Shejh Abdur‐Rezak Afifi 
Anëtar: Shejh Abdullah ibn Gudejan 
Anëtar: Shejh Abdullah ibn Kuʹud