Anda di halaman 1dari 4

Lenda: HISTORI

HUMANISTET SHQIPTAR

Ne shekullin e 14 ne Shqiperi kishte nje zhvillim te mire


ekonomik, kjo beri qe rinia shqiptare te shkollohet ne shume
qendra te zhvilluara te Europes, sic ishte Venediku, Padova dhe
Dubrovniku ndersa ne shekullin e 15 ketji zhvillimi iu nderpre
hovi per arsye te lufterave te shumta dhe te ashperta me
turqeve, dhe pas vdekjes se Skenderbeut vendi u shkaterrua
tersisht; osmanet dogjen, rrenuan dhe bene masakra ne trojet
shqiptare, rrezuan kishat, monumente
kulturore, dhe cdo gje qe ishte lidhur me
unin tone shqiptar. Te gjitha dokumentat
kishtare, arkivat, veprat letrare nuk mund t’i
shpetonin rrebeshit turk, ndersa gjate kesaj kohe as qe mund te
behej fjale per zhvillimin letrar brenda kufijve te Shqiperise, ndersa
jashte kufijve u dalluan:
Durrsaku Andrea Aleksi (1420-1405) ishte skulptor i
famshem. Ai ishte shkolluar ne Dalmaci
dhe ne Itali ku gjendet dhe sot eshte
vepra e ti me e rendesishme “Altare i. Gjon Gazuli

Albanese”
Gjon Gazuli jetoi nga gjysma e pare e shekullit 15 deri ne
gjysmen e dyte te shekullit te 15. Ai ishte njeri me horizont te
gjere te diturise dhe kultures dhe i ngarkuar me shume misione
politike per te miren e atdheut.
Leonik Tomeo (1456-1531) Lindi ne Venedik dhe u shkollua ne
Venedik dhe Padove, ishte njohes i mire i trashigimise letrare dhe
filozofike ne gjuhen latine.
Marin Bqikeni (1428-1526) Lindi ne Shkoder, dhe me pushtimin
e Shkodres me 1478 u shperngul ne Itali ku studioi letersi dhe per
10 vjet me radhe ishte drejtor i shkolles se larte ne Dubrovnik,
ii. Leonik Tomeo
pastaj me 1509 ishte profesor ne Universitetin e Padoves. Pas
vdekjes se tij la pas vete disa ligjerata qe benin fjale per fatin e
atdheut te tij, e posacerisht Shkodres.
Marin Barleti, humanist, letrar dhe historian i shquar. Marin Barleti qe ne moshe te
re kreu studimet humanitare dhe ishte prift me nje kulture dhe diapazon te gjere te
diturise. Kur Shkodra ra nen sundimin turk Barleti me dyqindmije shqiptare kaloi Adriatikun
dhe emigroi ne Itali duke mos iu nenshtruar armikut, dhe atje ra ne
iiii. Marin Barleti
kontakt me humanistet e medhenj te asaj kohe, dhe me 1504 ne
Venedik shkroi vepren "Rrethimi i Shkodres", ndersa me 1508-1510
shkroi vepren e njohur "Historia e jetes dhe e bemeve te Skenderbeut princit te epiroteve".
Andrea Aleksi nga Durrësi
Rilindja evropiane ne Shqiperi ne shekullin e XIV-XV ishte shume pak e njohur. Kjo sepse
vendi yne, i cili ishte nen sundimin turk nuk arriti te krijonte mjedisin e duhur per zhvillimin e
artisteve shqiptare. Kjo beri qe artistet shqiptare te largohen nga vendi dhe per pasoje veprat e
tyre nuk ndodhen ne Shqiperi dhe ne nuk i njohim mire keta artiste. I tille eshte dhe durrsaku
Andrea Aleksi

Pak vetë në Shqipëri e njohin Andrea Aleksin.


Në shtypin tonë kombëtar është folur pak ose aspak për këtë artist të madh të rilindjes shqiptare dhe
Europiane. Vetëm "Hylli i Dritës" në numrin e vet të dhjetorit 1921, faqe 342, flet shkurtazi dhe ia bën
të ditur lexuesit shqiptar emrin dhe një pjesë të veprës së këtij artisti të racës sonë. Mbi jetën dhe veprat
e Andrea Aleksit kanë shkruar më shumë të huajt e në mënyrë të veçantë, sllavët të cilët e konsideronin
si një artist të tyre të madh të Rilindjes.

Mbi jetën e Andrea Aleksit dihen fare pak të dhëna. Por është e sigurtë se u largua shumë i vogël
nga Shqipëria dhe shkoi në Itali për të mësuar. Duket se do të ketë qenë shumë i varfër dhe se e mori
nën kujdesin e vet për ta rritur dhe për ta shkolluar një bujar i përmendur i asaj kohe dhe pikërisht duka
Françesk Sforza. Ky bujar nuk e ndau Andrean e vogël nga fëmijët e vet dhe duke parë prirjet dhe
zgjuarsinë e tij, u kujdes dhe u interesua në mënyrë të veçantë për ta drejtuar në mësimin e shkencave
dhe të arteve të bukura. Andrea Aleksi u tregua një nxënës shumë i zellshëm dhe me prirje të mëdha
artisitike. Këto prirje Aleksi erdhi duke i përsosur deri në ate shkallë sa të fitojë një emër të madh për
kohën e vet. Si në art ashtu edhe në drejtime të tjera Andrea Aleksi u dallua në mënyrë të veçantë për
punimet dhe veprat e veta pati një nderim dhe çmim të posaçëm në kohën e tij. Në Duomon e Milanos,
vizituesi ndër sende të tjera mund të shikojë edhe një letër shumë të bukur kushtuar Zonjës së Ilirëve, të
cilën milanezët e quajnë "Altare Albanese".

"Altare Albaneze" është i lartë 4 metra dhe i gjerë 2 metra e gjysëm; është i punuar me një lloj
mermeri të quajtur "Nero del Belgio". Altari ka tri kupola dhe secila prej këtyre kupolave ka nga një
shtatore.

Veprat e këtij artisti të madh janë parë në vende të ndryshme të Dalmacisë dhe pikërisht në
Venedik, ishullin Rab, Zander, Llubonik, Troginë, Split, Jakinë dhe në Trenite.

Ka punuar shumë duke filluar qysh në hyrje të shekullit XVI deri kur vdiq në Split. Në Kishën e
Shpirtit të Shenjtë të këtij qyteti i ruhet edhe sot pllaka e varrit, të cilën e ka përgatitur dhe vendosur për
vete qysh në vitin 1503.

Veprat më të vleshme të Aleksit ruhen në qytetin e Rilindjes, Trogir (Tran), qytet i vogël, por
shumë i bukur në bregdetin dalmat. Ky qytet është një muzeum i vërtetë artistësh. Këtu Andrea Aleksi,
shkriu të gjithë fuqinë e zotësisë së vet. Do të mjaftonin veprat e tij të Troginit, për t’u ngritur në
shkallën e një artisti me vlerë të madhe.

Po të bëhen kërkime të tjera mund të nxjerrim njohuri edhe më të gjera rreth jetës dhe veprave të
këtij artisti të shquar shqiptar. Është detyra jonë, në mos tjetër, të fotografojmë punimet e vlefshme të
këtij artisti, dhe t'ia bëjmë të njohur popullit shqiptar gjeniun artistik të racës sonë.

OLSI LEKA









Anda mungkin juga menyukai