Anda di halaman 1dari 177

Lekë Sokoli 1

LEKË SOKOLI

Analiza sociologjike

Instituti i Sociologjisë
Përgatiti për botim:
Instituti i Sociologjisë, Tiranë

Redaktor:
Sejdin Cekani

Arti grafik:
Orest Muça

ISBN 99927-819-9-8
© Autori, 2006

Botues:
IS & Rinia

Instituti i Sociologjisë
Rr. “Abdyl Frashëri”, p. 3/3, Tiranë
Tel & Fax.: ++355 4 268 819
E-mail: lsokoli@instituti-sociologjise.org
www: instituti-sociologjise.org
4 Analiza sociologjike

PËRMBAJTJA

Familja tradicionale shqiptare dhe alternativat “jotradicionale” të saj


Familja shqiptare para dhe pas shndërrimeve demokratike ................................... 6
Familja tradicionale dhe alternativat “jotradicionale” të saj .................................. 8
Përbërja e “kampionit” të studimit ..................................................................... 9
Analizë mbi shndërrimet pozitive e negative të martesës e familjes ..................... 10
Rreth dilemës: martesë apo bashkëjetesë? ......................................................... 14
Ekskluziviteti seksual dhe seksi jashtëmartesor ................................................. 18
Disa përfundime .............................................................................................. 22

Prostitucioni, një studim “klandestin” për një biznes klandestin


Prostitucioni, një mikrobotë pa të drejta? ......................................................... 25
Udhëtim i sociologut në botën e prostitucionit ................................................. 29
Një studim “klandestin” për një veprimtari klandestine ..................................... 28
Prostitucioni, profesioni më i vjetër? ................................................................. 31
Terminologjia dhe llojshmëria e prostitucionit .................................................. 33
Prostitucioni, rasti i Shqipërisë ......................................................................... 34
Prostitucioni dhe të drejtat universale të njeriut ................................................ 38
Përfundime e rekomandime ............................................................................. 44

Prostitucioni profesionist në Shqipëri gjatë shekullit XX e në vijim


dhe debati për (ri)legalizimin e tij
Një dukuri më e përfolur se e studiuar .............................................................. 51
A është prostitucioni një fenomen tipik shqiptar? .............................................. 52
Prostitucioni si praktikë kulturore universale dhe rasti i Shqipërisë .................... 53
Fillimet e prostitucionit në Shqipëri. Ligjet e para për legalizimin e tij ............... 63
Prostitucioni profesionist në Shqipëri, para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ... 66
Prostitucioni dhe regjimi komunist (1945-90) .................................................. 70
Prostitucioni në Shqipërinë e pas viteve ’90-të dhe disa përfundime .................. 73
A duhet (ri)legalizuar prostitucioni në Shqipëri? ............................................... 75

Vështrim sociologjik mbi trafikimin e grave dhe adoleshentëve në Shqipëri


Shtrimi i problemit .......................................................................................... 81
Rreth metodologjisë dhe “kampioni” i studimit ................................................ 83
Përmasat e trafikimit të grave dhe adoleshentëve .............................................. 85
Lekë Sokoli 5

Debat rreth çështjes “pse trafikohen shqiptarët?” .............................................. 89


Kush trafikohet? .............................................................................................. 91
Trafikimi: shkalla e njohjes së tij dhe nevoja për informim ................................. 95
Perceptimi i trafikimit në raport me problemet e sotme të Shqipërisë ................ 97
Faktorët që ndikojnë më negativisht në trafikim ................................................ 98
Pastrafikimi, familja dhe komuniteti. Integrim apo riciklim në trafik? ................. 99
“Nota” e vlerësimit të institucioneve të shoqërisë përkundrejt trafikimit .......... 100
Përfundime e rekomandime ........................................................................... 100

“Mafia shqiptare”, urrejtja dhe racizmi antishqiptar


Një libër më shumë në bibliotekën (jo aq të varfër) të racizmit ........................ 105
Mafia dhe “Mafia shqiptare” .......................................................................... 108
E drejta zakonore shqiptare dhe ligjet e mafias ................................................ 110
“Mafia shqiptare”, proceset integruese të Shqipërisë dhe statusi i Kosovës ....... 115
Ku qëndron forca e “mafias shqiptare”? ........................................................... 116
Kush mund ta mposhtë “mafian shqiptare”? .................................................... 119
Epilog: moda antishqiptare e (jo)shqiptarëve .................................................. 121

Universi krijues i Gjergj Fishtës dhe jeta akademike shqiptare


Pse shkruaj për Fishtën? ................................................................................. 123
Kush është Gjergj Fishta? ............................................................................... 125
Fishta, dijetar dhe erudit i gjithanshëm ........................................................... 128
Figurë kontradiktore apo me vlerësime kontradiktore? .................................... 135

Zigmund Frojdi, teoritë dhe metoda e tij e studimit dhe e kurimit


Frojdi ose filozofi “imoral” ............................................................................. 139
Kush është Zigmund Frojdi? .......................................................................... 141
Psikanaliza si teori mbi personalitetin ............................................................. 143
Psikanaliza si terapi: e para është fjala ............................................................. 148
Pro dhe kundër Frojdit .................................................................................. 148

“Privatizimi i dhunës” dhe reagimi ndaj saj


“Privatizim” i dhunës? .................................................................................... 154
Debatet e sotme dhe politika jonë “e jashtme” ................................................ 155

“Gjurmë jete” - libri i jetës i një profesori të vërtetë ........................................ 159


“Filozofia e Kavaliotit”, vepër e shquar e mendimit shqiptar ............................ 165
6 Analiza sociologjike

Familja tradicionale shqiptare


dhe alternativat “jotradicionale” të saj1

Përmbledhje

Pas vitit 1990, në fushën e marrëdhënieve familjare, më mënyrë të shpejtë,


spontane e mjaft kontradiktore, ka ndryshuar thuajse gjithçka. Nëse rëndisim,
në njëfarë përkufizimi, tiparet e familjes tradicionale shqiptare, del se ajo është
“…një jetesë e përbashkët, ligjore, e qëndrueshme, relativisht e qetë ose e
rrezikuar nga faktorë ‘natyrorë’, me ekskluzivitet seksual midis një burri e një
gruaje, të dy prindër, e krijuar për mbijetesë e vazhdimësi (trashëgimi), në të
cilën burri është burimi kryesor i të ardhurave dhe autoriteti kryesor”. Kjo
familje shquhej për aftësinë vetërregulluese dhe kriteri moral kishte epërsi
kundrejt çdo kriteri tjetër gjykimi e vlerësimi. Sidomos në vitet e tranzicionit,
familja tradicionale filloi të njohë “rivalët” e vet, alternativat jo-tradicionale.
Tiparet e familjes tradicionale i krahasojmë me elementët e sotëm
“jotradicionalë”, bazuar në një anketim të rreth dy mijë individëve, mbi ¾ e të
cilëve janë të mendimit se familja tradicionale është kapërcyer. Nga analiza
mbi shndërrimet, pozitive e negative, të martesës e familjes, arrijmë në
përfundimin se është e vështirë, në mos e pamundur, të diferencojmë dukuritë
kalimtare të tranzicionit të vështirë shqiptar, nga ato që do të përfaqësonin
tipare relativisht të qëndrueshme të familjes “jotradicionale” shqiptare. Sot
familja e ka humbur “qetësinë olimpike”, ajo është në ndryshim, por jo drejt
shpërbërjes. Shqiptarët nuk e kanë braktisur familjen...

Të merresh me dukuritë e reja në zhvillimin e shoqërisë e familjes


shqiptare pas vitit 1990, të krijohet përshtypja se duhet të flasësh apo
të shkruash për gjithçka, ngaqë ndryshimi është i njëmendtë. Në
1
Botuar në revistën shkencore Politika & Shoqëria, Vëll. 7, Nr. 2 (14), 2004, fq. 15-27.
Lekë Sokoli 7

mënyrë të shpejtë, më shumë spontane dhe mjaft kontradiktore,


ka ndryshuar thuajse gjithçka.

Familja shqiptare para dhe pas shndërrimeve demokratike

Midis dy shoqërive që ndanë vitet ’90-’91 ekzistojnë dallime thelbësore


në të gjitha aspektet e jetës ekonomiko-sociale. Në të parën, kuadri në
të cilin punuan dhe jetuan njerëzit ishte relativisht i qëndrueshëm: zonat
fshatare zotëronin kundrejt atyre qytetare, çdo individ zinte një pozicion
të dhënë, kryente një punë të caktuar, sillej sipas normave të pranuara, i
bindej pa kushte autoritetit. Te grupet sociale raportet afektive dhe mo-
rale kishin përparësi kundrejt atyre kontraktuale të bazuara në interesat,
stimujt moralë kishin përparësi kundrejt atyre materialë. Shkurt, kishim
një status quo, një realitet social të thjeshtë, të lexueshëm, rural, pak a
shumë homogjen (Sokoli, 1997: 223-4). Gjatë kësaj periudhe krijimi i
koncepteve unike për mënyrën e jetesës, duke përfshirë edhe ato mbi
martesën e familjen, ishin shndërruar në politikë zyrtare.
Pas vitit 1990 kjo status quo, ky ekuilibër social apo, në gjuhën e Kadaresë
(2000: 60), kjo harmoni negative u prish. Vendin e një realiteti social të thjeshtë,
kryesisht rural, homogjen, të bazuar mbi një marrëveshje sociale, e zuri një
realitet i ri, më i ndërlikuar, gjithnjë e më shumë urban, heterogjen, realitet
që u ndesh që në fillim me probleme të mëdha sociale.
Mendoj se, sikurse në ekonomi, edhe në sociologjinë e familjes
mund të bëhen dy lloj analizash: njëra e nivelit makro, për të nxjerrë
në pah disa tipare kryesore të familjes dhe shkaqet nga të cilat është
kushtëzuar ndryshimi i saj; tjetra e nivelit mikro, që ka të bëjë më
shumë me treguesit cilësorë të jetës familjare, aftësisë për të realizuar
funksionet e saj ekonomiko-edukative etj.
Në këtë artikull do t’i referohemi më shumë analizës sipas nivelit
makro, sipas së cilës rezulton se në Shqipëri familja, si institucion i
lidhur ngushtësisht me jetën shoqërore, ka pësuar shndërrime të thella,
sikurse janë shënuar ndryshime në botëkuptim, në kriteret e vlerësimit të
njeriut, të qëllimit të jetës, në kuptimin mbi martesën, lumturinë, mirëqenien
etj. Mirëpo ky proces shndërrimi nuk është përfunduar. Kjo sepse, nga njëra
anë, vetë shoqëria shqiptare, në këtë fazë të tranzicionit paskomunist, ende
nuk ka tipare të qarta. Nga ana tjetër, ekziston një prapambetje relative
8 Analiza sociologjike

e marrëdhënieve martesore e familjare, në raport me zhvillimin e


përgjithshëm shoqëror (Uçi, 2003: 18). Familja përbën qelizën bazë
shoqërisë, por ajo gëzon një farë autonomie. Kjo lidhet me karakterin
tepër të ndërlikuar të marrëdhënieve familjare, sikurse me ndikimin e
traditave, zakoneve, vështirësive të përshtatjes me ndryshimin etj.
Pas vitit 1990 lindën elementë pluralistë edhe në jetën familjare.
Familja është çliruar nga shumë tabu të së djeshmes. Është rritur
gjithashtu hapësira e realizimit të atyre që quhen funksione të familjes,
sikurse pesha specifike e familjeve qytetare, në raport me familjet
fshatare. Pra është shtuar shumë numri i familjeve qytetare prej atyre
që kanë ardhur në qytete apo rrethinat e tyre. Ky proces mund të
cilësohet si pozitiv, nëse gjykojmë në perspektivën e gjërave, derisa
brenda familjes qytetare ekzistojnë normalisht marrëdhëniet më të
përparuara se ato të familjes fshatare. Por, duke vrojtuar këtë dukuri,
mund të konstatohet se ky proces urbanizimi i familjeve fshatare është
thuajse po aq edhe një proces “ruralizimi i qyteteve”. Kjo vërtetohet,
për shembull, nga vrojtimi i riteve, ceremonive mortore apo,
përgjithësisht, i mënyrës së jetesës së të ardhurve në rrethinat e
qyteteve. Qyteti “xhaketëngushtë” shqiptar nuk ishte gati për të pritur
një masë kaq të madh të ardhurish.
Lëvizja e lirë e familjeve, ose lëvizja migratore (tanimë një e drejtë
kushtetuese), mori përmasa marramendëse dhe u shoqërua me njëfarë
kaosi demografik, duke cënuar rëndë gjithë elementët e ekosistemit
urban (Vejsiu, 2000: 66-7). Ajo ridimensionoi edhe raportet midis
dy tipeve kryesore të familjes shqiptare. Zhvillimet e këtyre viteve,
sidomos lëvizja e pakontrolluar migratore, e ka tronditur familjen
tradicionale shqiptare ndoshta më shumë se evolucioni shekullor, më shumë
se shndërrimet e imponuara nga shteti e ligji, nga fetë, politikat shtetërore
(nga pushtuesit, te komunizmi), më shumë se kushdo.
Në periudhën për të cilën po flasim, ndikuar edhe nga emigracioni,
është rritur disi numri i familjeve të formara nga bashkëshortë me
përkatësi etnike dhe kulturore të ndryshme. Në veçanti është rritur
numri i familjeve me një prind, ai i familjeve të përziera të krijuara
nga rimartesat pas divorcit etj. Familja është mjaft e ndikuar sidomos
nga emigracioni. Kjo nënkupton, nga njëra anë, një mundësi më shumë
për plotësimin e nevojave ekonomike, por edhe një rritje të numrit të
Lekë Sokoli 9

Tabela 1: Familja tradicionale dhe alternativat


Forma “tradicionale” Alternativat “jotradicionale”

Jetesë e përbashkët (1) Partnerë që jetojnë larg njeri-tjetrit.


Martesë ligjore (2) Bashkëjetesë (qoftë edhe ligjore), por pa lidhje
martese ose individë të pamartuar.
Lidhje relativisht e qëndrueshme (3) Paqendrueshmëria, divorci, rimartesa…
Familje relativisht e qetë ose e rrezikuar Jo e qetë, e rrezikuar edhe nga faktorë “jo
nga faktorë “natyrorë”(4) tradicionalë”
Ekskluziviteti seksual i individëve të Seksi jashtëmartesor (më tej-SJM), martesa
lidhur në martesë (5) seksualisht të hapur etj.
Lidhje e një burri me një grua, Marrëdhëniet seksuale brenda të njëjtit seks
marrëdhënie heteroseksuale (6) (homoseksualiteti, lezbizmi)
Prania e dy prindërve në familje (7) Familje me një prind, me prindër të divorcuar
apo të ve; familje me njerk/njerkë etj.
Familje e lidhur kryesisht për mbijetesë Sot kërkohet më shumë se më parë nga martesa;
(8) kriteri afektiv…
Vazhdimësia/trashëgimia (9) Nuk kanë atë rol që kanë pasur
Lindje dhe rritje fëmijësh (10) Parapëlqimi për të mos lindur fëmijë, për të
birësuar e marrë në kujdestari; fëmijë nga dy
bërthama; nga martesat e mëparshme etj.
Burri si burimi i parë i të ardhurave (11) Prirja për barazi e ndihmesa të përbashkëta (të
paktën si një prirje apo realitet i pjesshëm)
Burri si autoriteti kryesor (12) Prirja për martesë dhe familje “të hapur”, me të
drejta, detyrime e përgjegjësi të barabarta.
Aftësia për vetërregullimin, vetëgjykimin, Mungesa e forcës reaguese të familjes ndaj
vetëdënimin në rast “lajthitjesh” etj (13) sfidave të saj, dhuna, konfliktet, kriminaliteti…
Kriteri moral dhe forca e opinionit (14) Prirja për largimin e jetës personale nga kriteri
moral…

familjeve me partnerë që jetojnë gjatë larg njëri-tjetrit. Në vetvete kjo


është një premisë shpërbërjeje.

Familja tradicionale dhe alternativat “jotradicionale” të saj

Ne jemi përpjekur të grupojmë karakteristikat e familjes tradicionale


shqiptare dhe ta krahasojmë atë me alternativat “jotradicionale” Në
shkencat sociale, ndryshe nga shkencat ekzakte, është vështirë të bëhen
përkufizime të sakta. Familja e martesa, gjithashtu, nuk përkufizohen aq
lehtë. Por, gjithsesi, po rendisim në njëfarë përkufizimi tiparet e martesës
(familjes) tradicionale, e cila është:

“…një jetesë e përbashkët, ligjore, e qëndrueshme, relativisht e qetë ose e rrezikuar


nga faktorë ‘natyrorë’, me ekskluzivitet seksual midis një burri e një gruaje, të dy prindër,
10 Analiza sociologjike

e krijuar për mbijetesë e vazhdimësi (trashëgimi) përmes fëmijëve, në të cilën burri


është burimi kryesor i të ardhurave dhe autoriteti kryesor”.

Kjo martesë/familje shquhej për aftësinë vetërregulluese dhe kriteri


moral kishte epërsi kundrejt çdo kriteri tjetër gjykimi e vlerësimi. Le
t’i vendosim këto tipare të familjes tradicionale në një tabelë dhe t’i
krahasojmë me elementët e sotëm “jotradicionalë” (tabela 1).
Më poshtë do të analizojmë disa nga këto prirje apo edhe realitete
të reja në fushën e familjes e të martesës. Analizën do ta bazojmë në
një studim të ISPS-së, informacioni bazë i të cilit është marrë përmes
një anketimi të rreth dy mijë individëve nga rrethe të ndryshme të
vendit, sidomos nga qytetet kryesore. Të dhënat e këtij ‘kampioni’
studimi janë si më poshtë (tabela 2).

Përbërja e “kampionit” të studimit

“Kampioni” i studimit tonë, i përbërë nga 1998 individë të anketuar


sipas gjinisë apo seksit, arsimit që kanë kryer ose vazhdojnë, gjendjes
Tabela 1: Të anketuarit sipas gjinisë, nivelit arsimor, etj.
Diferencimet Kategoritë, grupimet Frekuenca në
përqindje

Sipas gjinisë/seksit Femra 47.6


Meshkuj 52.4
Sipas nivelit arsimor Me arsim tetëvjeçar 19.7
Me arsim të mesëm 54.1
Me arsim të lartë 26.2
Sipas vendbanimit Në zona me mbi 10 mijë banorë 77.4
Në zona me më pak se 10 mijë banorë 22.6
Sipas përkatësisë fetare Mysliman 62.7
Katolik 16.4
Ortodoks 20.9
Sipas grupmoshës Deri 20 vjeç 26.4
Nga 21 deri në 30 vjeç 29.1
31 deri në 40 vjeç 24.4
41 deri në 60 vjeç 16.7
Mbi 60 vjeç 23.4
Sipas statusit civil I(e) martuar 49.6
I(e) fejuar 9.4
Bashkëjeton në çift, pa lidhje martesore 2.3
I (e) divorcuar ose ndarë, i (e) ve, 4.9
I pamartuar ndonjëherë ose beqar 33.8
Lekë Sokoli 11

së tyre civile në çastin e dhënë, sipas vendbanimit, përkatësisë fetare


të tyre e grupmoshës, ka të dhënat e tabelës 2.
Në ç’masë është kapërcyer familja tradicionale? Ose, në ç’masë
janë dakord shqiptarët me opinionin se martesa apo familja
tradicionale, sipas përcaktimit të mësipërm, është kapërcyer?
Vlerësimet janë dhënë në tabelën 3.

Tabela 3: A është kapërcyer martesa tradicionale?


(në përqindje)
Plotësisht Pjesërisht Aspak

50.1 27.5 22.4


77.6 22.4

Mbi ¾ e të anketuarve pohojnë se ata janë plotësisht apo


pjesërisht dakord me mendimin se martesa dhe familja
tradicionale është kapërcyer. Pjesa tjetër prej 22 për qind nuk
pajtohen me këtë mendim.
Vrojtimi sipas moshës nxjerr në pah faktin se të rinjtë janë në
skalonin e parë të kërkesës për ndryshim. Ajo është, gjithashtu,
më e theksuar tek individët me nivel më të lartë arsimor. Analiza
sipas vendbanimeve tregon se prirjet liberalizuese janë 2-3 herë
më të theksuara në vendbanimet urbane (me mbi 10 mijë banorë),
se në ato rurale. Por provohet se edhe fshati shqiptar është prekur
mjaft nga valët e përgjithshme të liberalizimit të jetës shoqërore e
familjare. Edhe në zonat rurale vetëm një në çdo tre individë
mbetet partizan i martesës dhe familjes tradicionale.

Analizë mbi shndërrimet pozitive e negative të martesës e familjes

Tipari themelor i familjes tradicionale është jetesa e përbashkët (1).


Sot ky tipar është cënuar aq sa të qëndruarit larg mund të vlerësohet si
një alternativë “jotradicionale” e familjes dhe martesës. Bashkëshortët
po jetojnë për një kohë relativisht të gjatë larg njëri-tjetrit. Kjo lidhet,
së pari, me emigracionin por, në njëfarë mase, edhe me punësimet
jashtë qendrave të banimit brenda vendit. Një tjetër formë e shfaqjes
12 Analiza sociologjike

së “të qenit larg” është divorci emocional, apo martesa e vdekur brenda
lidhjes martesore. Të dhënat tregojnë se numri i familjeve me këtë
“status” është 3-4 herë më i madh se numri i martesave të zgjidhura
(Beqja & Sokoli, 2000: 51).
Një tjetër tipar i familjes tradicionale, madje kudo në botë, është
martesa ligjore (2). Shkallën e konkurrimit të saj nga bashkëjetesa do
ta trajtojmë veçmas (shih më poshtë). Por duhet theksuar se forma
ligjore e martesës po konkurrohet edhe nga “të pamartuarit e
përjetshëm”. Pa hyrë në shifra, po japim vetëm shqetësimin e një
kolegut tonë nga Tirana, i cili tha:

“Kam dy vajza, respektivisht 26 dhe 32 vjeçe. Janë të shkolluara


e të talentuara, kanë kryer një seri kualifikimesh pasuniversitare
brenda e jashtë vendit, kanë punë të vlerësuara në institucione
qendrore dhe karrierë të mbarë profesionale. Por tek ato nuk ndihet
kurrëfarë shqetësimi për martesë. Të shqetësuar jemi vetëm ne,
unë dhe ime shoqe. Ka arritur puna deri atje sa të mos guxojmë më
t’u flasim për martesën dhe të ardhmen e tyre, siç e kuptojmë dhe
siç e kemi jetuar vetë.”

Një tjetër tipar i familjes tradicionale është lidhja relativisht e qëndrueshme


(3) e saj. Martesa e sotme e ka humbur qendrueshmërinë karakteristike
kryesisht për shkak të divorceve, të cilat kanë prirje të rriten. 1
Familja tradicionale ishte relativisht e qetë ose e rrezikuar më shumë
nga faktorë “natyrorë” (4). Këtë përfundim kanë arritur autorët e
“Divorci (Vrojtime e refleksione)”, të cilët e kanë filluar këtë libër me
konstatimin se:

“Në kohën tonë familja e ka humbur disi “qetësinë olimpike”. Ajo është
e kërcënuar jo vetëm nga faktorë tradicionalë, si vdekja, sëmundjet, paaftësia
fizike, katastrofat e ndryshme, varfëria etj., por edhe ata “jotradicionalë”, si
sjelljet devijante, konfliktet gjithfarëshe, dhuna, alkoolizmi, përdorimi abuziv

1
Në “Divorci në sfondin e zhvillimeve të periudhës 1991-2000”, autorët kanë
renditur 11 faktorë me të cilët ata argumentojnë rritjen e divorceve në Shqipëri në
të ardhmen (Shih: Beqja & Sokoli, 2000b, fq. 68-92).
Lekë Sokoli 13

i drogës, pabesia bashkëshortore, braktisja, sëmundjet seksualisht të


transmetueshme, homoseksualizmi (mashkullor e femëror), prostitucioni,
lëvizjet për rivlerësimin e saj etj.”2

Familja tradicionale është karakterizuar më tej edhe nga ekskluziviteti


seksual i individëve të lidhur në martesë. (5). Ky tipar është cënuar dukshëm
nga seksi jashtëmartesor (SJM), martesat seksualisht të hapur etj., për të
cilat do të flasim veçmas (shih më poshtë).
Familja (martesa) tradicionale shqiptare përfaqësonte një
marrëdhënie vetëm heteroseksuale (6). Marrëdhëniet seksuale brenda të
njejtit seks (homoseksualizmi e lesbizmi), në Shqipëri nuk kanë histori.
Madje tema e homoseksualitetit ka qenë tabu, para dhe gjatë regjimit
komunist madje dhe, si për inerci, edhe shumë kohë pas rënies së
tij3. Por a mund të përbëjë lidhja homoseksuale një alternativë të
martesave (lidhjeve, bashkëjetesave), heteroseksuale? Në Shqipëri ende
jo, ndërsa studiuesit amerikanë, japin përgjigjen se:

“… modelet e familjes, në SHBA e kudo në botë, janë të shumëllojshme.


Dhe modeli i familjeve me orientim homoseksual, ndonëse mjaft më të
pakta kundrejt atyre me orientim heteroseksual, sot janë të parapëlqyera
nga shumë të rritur” (Dickinson & Leming, 1990: 210).

Nga sa kemi konstatuar, del se seksi midis individve të së njëjtës


gjini ose homoseksualiteti, për shqiptarët është një nga fenomenet
më të papëlqyera. Ndaj nuk shohim ndonjë rrezik të konkurrimit
prej tij të marrëdhënieve heteroseksuale, të paktën tani për tani ose
në një të ardhme relativisht të largët. Sidoqoftë duhet mbajtur parasysh
fakti se pavarësisht “rrënjëve gjenetike” të homoseksualizmit, sjellja
homoseksuale është më shumë një sjellje e mësuar.
Prania e dy prindërve në familjen tradicionale (7), përfaqësonte një
ndër tiparet e saj. Sot familjet me një prind, me prindër të divorcuar

2
Beqja, Hamit, & Sokoli, Lekë. 200. Parathënie e “Divorci - vrojtime e
refleksione”. Tiranë: Dudaj & Rinia, fq. 5-6.
3
Debati i parë publik televiziv në Shqipëri mbi homoseksualizmin është zhvilluar
në Top Chanal (emisioni Top-show), më 19 prill 2004.
14 Analiza sociologjike

apo të ve, sikurse familje me njerk/njerkë etj., janë bërë aq të


zakonshme, saqë këtë dukuri mund ta rendisim midis alternativave
“jotradicionale”.
Nga ana tjetër, në ditët tona vërejmë motive të reja në krijimin e
familjes. Krahas mbijetesës dhe vazhdimësisë (8, 9), lidhja e martesës
dhe krijimi i familjes priret të motivohet gjithnjë e më shumë nga
kriteri afektiv. Vihet re prirja për ta parë martesën si një lidhje që të
jep maksimalisht kënaqësi e lumturi. Këtë e tregojnë, ndër të tjera,
edhe rastet e divorceve ndër individët që nuk shprehin ndonjë
pakënaqësi të theksuar nga martesa, por kërkojnë më shumë prej saj
(Beqja & Sokoli, 2000: 50), apo rastet e divorceve ndër familjet tanimë
të pasura. Studiuesit argumentojnë se kriteri afektiv është më i vështiri
për t’u realizuar. Kjo duket se do të përfaqësojë një sfidë të familjes
shqiptare në të ardhmen.
Dukuritë e mësipërme nuk kanë arritur ta cënojnë dukshëm tiparin
e familjes tradicionale për lindje dhe rritje fëmijësh (10). Më shumë se
parapëlqimi për të mos lindur fëmijë, vihet re kërkesa për birësime,
marrje në kujdestari etj. Më e zakonshme është familja me fëmijë
nga dy bërthama, nga martesat e mëparshme etj.
Sikurse në familjen tradicionale, burri vazhdon të jetë ende si burimi
i parë i të ardhurave (11). Papunësia ka prekur më shumë gratë, ndërsa
emigracioni është gjithashtu një dukuri më shumë mashkullore. Gratë
përbëjnë vetëm 10-15 për qind të sipërmarrseve (gati kaq edhe të
politikanëve), bizneset tona vazhdojnë të jenë të painstitucionalizuara,
ndërsa në bizneset familjare burrat vazhdojnë të kanë peshën më të
madhe. Rrjedhimisht prirja për barazi e ndihmesë të përbashkët në
buxhetin familjar, të paktën sot për sot, mbetet vetëm një prirje.
Në familjen tradicionale burri ka qenë edhe autoriteti kryesor (12).
Ede në kushtet e sotme shoqëria shqiptare, qoftë edhe nga pikëpamja
e autoritetit, vazhdon të jetë mjaft mashkullore. Sidoqoftë prirja për
martesë dhe familje “të hapur” me të drejta, detyrime e përgjegjësi të
barabarta është një prirje edhe në terrenin e ashpër shqiptar.
Aftësia për vetërregullimin, vetëgjykimin, vetëdënimin në rast
“lajthitjesh” (13), etj. ka karakterizuar familjen tradicionale. Të paktën
tani për tani, mungesa e forcës reaguese të familjes, dhuna, konfliktet,
krimi në familje etj., janë dukuri shqetësuese. Familja “jotradicionale”
Lekë Sokoli 15

shqiptare çuditërisht sot përfaqëson institucionin më të dhunshëm të


shoqërisë (shih: Beqja & Sokoli, 2000: 75-78). Eliminimi i saj
përfaqëson kështu sfidën më të madhe të saj e të të gjithë shoqërisë.
Së fund, kriteri moral dhe forca e opinionit shoqëror (14), kanë
karakterizuar familjen tradicionale. Në familjen “jotradicionale”
vërehet prirja për largimin e jetës personale vetjake nga kriteri moral.
Ndoshta duhet shkuar më tej: nëse shqiptarët janë sot kaq të gatshëm
për t’u marrë me drogën, me prostitucionin, për të kërkuar zgjidhje
të dhunshme etj., nuk duhet “fajësuar” vetëm varfëria, por duhet të
besojmë më shumë në shkaqe të karakterit moral. Ato lidhen me
njëfarë lack of pride (humbje të krenarisë), me rënien e nivelit të
vlerësimit për vetveten, me mungesën e një qëllimi kolektiv, të
një ëndrre të përbashkët (kombëtare), tek e cila të gjithë mund të
besonin. Duket sikur të rinjtë e sotëm nuk besojnë thuajse në
asgjë. Mungon një frymëzim pozitiv, një “hero pozitiv”, një model
pozitiv, një nxitje për të çliruar energji rinore pozitive, ndërkohë
që më të moshuarit, shpesh të çoroditur, kërcëllijnë dhëmbët ndaj
një gjendje thuajse të pashpresë. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe
fakti që prindër, bij e bija shqiptarë e shohin shpesh paranë si të
vetmin qëllim të jetës dhe, pasi kanë arritur në këtë shkallë, nuk e
kanë për gjë të pranojnë përfshirjen në ingranazhet e drogës, deri
përcjelljen “vullnetare” për në botën e prostitucionit etj. Ndaj,
më shumë se çdo program zhvillimi, trajnimi apo formimi, kemi
nevojë për një program të rilindjes morale, të rivlerësimit të vetvetes,
vlerësimit të të qenit shqiptar.

Rreth dilemës: martesë apo bashkëjetesë?

“Unë jam kategorikisht kundër martesës, sidomos kur është fjala


për një martesë shqiptare. Jam për bashkëjetesën,
por me kusht që edhe ajo të mos jetë një kopje e keqe e martesës”2

Duket se edhe në realitetin shqiptar martesa tradicionale ka tani


edhe një konkurrent “jotradicional” - bashkëjetesën pa lidhje martese.

2
Nga intervista me një pedagoge të Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.
16 Analiza sociologjike

Bashkëjetesa është njëfarë “martese pa martesë”. Kuptimin e saj


e ka përcaktuar Kodi i Familjes, neni 163, të cilin po e citojmë:

“Bashkëjetesa është një bashkim fakti midis burrit dhe gruas që


jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet
një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie” (KF, 2003: 56).

Por ky përkufizim, sado korrekt, nuk shpreh “kuptimin


sociologjik” të saj, nuk mban parasysh llojshmërinë e
bashkëjetesave që vërtetohen në jetë. Bashkëjetesa mund të jetë,
pra, edhe e përkohëshme apo rastësore, kalimtare (për shembull,
midis studentëve), kriminale (me prostituta, të rrëmbyera, midis
të droguarve etj.). Ato janë lidhje midis individëve të pamartuar
ndonjëherë, midis të divorcuarve, atyre që janë zhgënjyer nga
martesa, midis atyre që kanë mbetur të ve, deri te bashkëjetesa si
një alternativë përfundimtare e martesës etj. Por ato mund të jenë
edhe bashkëjetesa homoseksuale. Pra, me miratimin e Kodit të ri
të Familjes (maj 2003), është ligjëruar vetëm një tip bashkëjetese,
pikërisht ajo që përfaqëson më realisht një alternativë
“jotradicionale” të martesës..
Zakonisht, për të shprehur bashkëjetesat, përdoren termat
“bashkim fakti”, “familje fakti”, “partner/e” etj. Bashkëjetesa, në
analizën e mëposhtëme është një marrëdhënie intensive
heteroseksuale, e deklaruar dhe relativisht afatgjatë.
Cilat janë përmasat e kësaj dukurie në realitetin shqiptar? Për
këtë do t’i drejtohemi anketimit. Vetëm 2.3 për qind e rreth dy
mijë përgjigjedhënësve pohojnë se “statusi” i sotëm i tyre është ai
i bashkëjetesës (tabela 2). Kjo përqindje nuk është e madhe, siç
nuk është as e papërfillshme. Ajo ka prirje të rritet. Bashkëjetesa
është më e përhapur ndër studentët. Meriton të theksohet fakti se
ata, përmes strukturave të tyre, u kanë kërkuar zyrtarisht drejtuesve
të Qytetit Studenti (Tiranë), që të mundësohet bashkëjetesa midis
djemve e vajzave. Siç duket përqindja e studentëve që
bashkëjetojnë në çift duhet të jetë më e madhe. Por cila është
pranueshmëria e bashkëjetesës?
Lekë Sokoli 17

Tabela 4: Vlerësme mbi bashkëjetesën

Përgjigjjet e dhëna Të anketuar


Në numër Në përqindje

E domosdoshme 282 14.1


E pranueshme 1032 51.7
Jo normale 447 22.4
Nuk mund ta vlerësoj 237 11.8
Gjithsej 1998 100.0

Pra shkalla e pranueshmërisë së bashkëjetesës (1+2), nga opinioni


shqiptar është relativisht e madhe (65.8 për qind). Gratë/vajzat janë më
të prirura të quajnë bashkëjetesën si të domosdoshme, madje në masën
20 për qind më shumë se djemtë/meshkujt. Në studime të mëparshme
janë dhënë opinionet mbi bashkëjetesën nga vajzat beqare, në raport me
vlerësimin që kanë nënat për vajzat e tyre.

Tabela 5: Çfarë parapëlqejnë më shumë vajzat beqare dhe nënat për


vajzat e tyre?
Parapëlqimet Vajzat beqare Nënat për vajzat e tyre

Martesën 60.33 77.64


Bashkëjetesën 31.5 13.08
Pa përgjigje 7.87 9.29

Siç shihet, përqindja e vajzave beqare që e quajnë bashkëjetesën si


më të përshtatshme kundrejt martesës, është e lartë (31.5 për qind).
Ndërsa nënat e shohin dukurinë e bashkëjetesës së vajzave të tyre me
syze më të errëta se ato vetë (Dervishi, 2000: 174). Ky ndryshim shkon
në 2.4 herë. Në qytete të tjera, veç Tiranës, shkalla e praktikimit të
bashkëjetesës është shumë e vogël.
Në përgjithësi, vërehet një kontradiktë midis shkallës së lartë të
pranueshmërisë së bashkëjetesës dhe dëshirës për ta praktikuar atë, nga
njera anë, dhe realizimit të saj në fakt, nga ana tjetër. Kjo lidhet me
ekzistencën e barrierave, të cilat burojnë nga mentaliteti (mospëlqimi i
prindërve, i opinionit tradicionalist, i frikës nga mospëlqimi prej
bashkëshortit të ardhshëm etj.), si dhe barriera ekomomike që lidhet
me pamundësinë e plotësimi të kushteve për bashkëjetesë.
18 Analiza sociologjike

Edhe në botë çështja e raporteve ndërmjet bashkëjetesave dhe


martesave, e përparësive dhe kufizimeve të tyre, është diskutuar shumë,
veçanërisht në dy dhjetëvjeçarët e fundit, si në opinionin shoqëror e në
media, ashtu edhe ndër studiuesit socialë. Bashkëjetesa është një dukuri
e re për shumicën e shoqërive të kohës sonë. Disa dhjetëvjeçarë më
parë, edhe në vendet më të qytetëruara ajo vlerësohej si sjellje devijante.
Me daljen në skenë të shoqërisë liberale (Lakër, 1996), sidomos pas
viteve ’70-të, numri dhe pesha specifike e çifteve që bashkëjetojnë, në
mjaft vende të industrializuara është rritur ndjeshëm. Në SHBA, për
shembull, midis viteve 1970-84, numri i çifteve që bashkëjetonin u rrit
katër herë (nga ½ në mbi dy milionë), dhe përfaqësonin mbi 4 për qind
të të gjithë çifteve (Macionis, 1987: 377). Në vitet ‘80-të, numri i
personave të lidhur në çifte bashkëjetese u dyfishua. Në Suedi bashkëjetesa
është një praktikë normale dhe shumica dërmuese e martesave kanë
njohur më parë përvojën e bashkëjetesës. Studiuesit prej kohësh kanë
vërejtur prirjen e SHBA-ve e të vendeve të tjera perëndimore për të
arritur përvojën suedeze (Macklin, 1980: 907).
Motivet që i orientojnë partnerët drejt bashkëjetesës janë të shumta.
Rreth ½ e atyre që bashkëjetojnë, shpresojnë të martohen pikërisht me
partnerin me të cilin bashkëjetojnë. Pra, përgjithësisht ajo vlerësohet si
periudhë njohjeje, si një “fazë e paramartesës”, si “kohë e domosdoshme”
për të kaluar në lidhjen martesore, si një “stazh” përgatitjeje për martesë,
si një “periudhë prove” lidhur me aftësitë e partnerit, gjendjen
shëndetësore, sjelljen e tij etj.
Por mjaft studiues mendojnë se martesa e paraprirë nga bashkëjetesa,
nuk është gjithnjë më e suksesshmja (Dervishi, 2000: 171). Të paktën
për të vërtetuar që kjo “provë” është më e (pa)suksesshme se martesa,
mund të duhen vite. Nga ana tjetër, prova e plotë bëhet kur edhe “ngarkesa”
është e plotë, po të llogariten fëmijët, pasuria etj.
Edhe në vendet ku është më e përhapur, bashkëjetesa ka më shumë
një status “ilegal” apo “gjysmilegal”, pavarësisht nga ligjet. Përgjithësisht,
bashkëjetesën e pakurorëzuar me martesë, partnerët, sidomos vajzat, ua
fshehin bashkëshortëve të ardhshëm. “Hija” e historive të bashkëjetesës
i ndjek edhe pas martesës, madje herë pas here ua turbullon marrëdhëniet
bashkëshortore
Në vendin tonë bashkëjetesa vazhdon të jetë e ndrydhur për shkak të
Lekë Sokoli 19

opinionit, por edhe se partnerët arrijnë t’i fshehin njeri-tjetrit dobësitë e


karakterit të vet. Më së shumti, bashkëjetesa u imponohet vajzave,
sidomos për motive ekonomike. “Divorci” nën statusin e bashkëjetesës
i krijon femrës jo vetëm vështirësi financiare, por shpesh edhe probleme
të mprehta sociale. Në këtë vështrim bashkëjetesa është disi më e
parapëlqyer nga femrat që kanë njëfarë sigurie ekonomike.
Po ashtu, lindja e fëmijëve në kushtet e bashkëjetesës është mjaft e
paragjykuar. Në opinionin e shoqërisë shqiptare justifikohet më tepër
dështimi i një martse se ai i një bashkëjetese. Kjo shpreh, ndër të tjera,
edhe përpjekjet e burrave për të diktuar në këtë dilemë mjaft
problematike: të baballarëve për t’iu imponuar vajzave modelet
tradicionale të marrëdhënieve bashkëshortore, nga njera anë, sikurse
qendrimet e dyzuara, apo më saktë, hipokrite, të shumicës së vëllezërve
për motrat e tyre ose deri edhe të kushërinjëve për kushërirat.
Të rinjtë në moshë fejese e martese, e quajnë bashkëjetesën si një të
drejtë të padiskutueshme të tyren. Por a i besojnë ata bashkëjetesës, në
kushtet e sotme? Sociologu Z. Dervishi (2000: 180), jep këtë përgjigje:

“Në këtë kohë tranzicioni, nuk i zihet besë fejesës e martesës që bëhet me
dy palë burra, jo më bashkëjetesës, e cila i ngjan një gomoneje të pasigurtë në
mes të Otrantos së egërsuar, që nuk shkon as drejt Italisë dhe as kthehet më
në Shqipëri. Të paktën martesa duket më e sigurtë: ngjan me anijen që,
gjithsesi, mund t’i përballojë më mirë dallgët e jetës”

Gjithsesi, bashkëjetesa mbetet një alternativë “jotradicionale” e martesës


tradicionale, ende jo shumë e përhapur, por as e papërfillshme; ende e
paragjykuar, disi problematike dhe jo aq e besueshme.

Ekskluziviteti seksual dhe seksi jashtëmartesor4

Derisa ekskluziviteti seksual është një ndër karakteristikat kryesore


të martesës tradicionale monogame, atëherë kemi të drejtë të themi
se shkelja e këtij rregulli përfaqëson një alternativë të saj. Por
ç’përmasa ka kjo dukuri? Në librin Divorci – vrojtime e refleksione, ka

4
Më pas: SJM
20 Analiza sociologjike

një kapitull mbi shkaqet e divorceve (shih: Beqja & Sokoli. 2000: 60-
62). Sipas autorëve, shkaqet e divorceve për 810 individë të vrojtuar,
të divorcuar në dhjetë vjet, janë (tabela 6):

Tabela 6: Seksi jashtëmartesor si shkak i divorceve

Shkaqet e divorceve për 405 çifte (810 individë) Frekuenca në


përqindje

Për shkak të ndryshimeve në karakter e në temperament 29.9


Gruaja “tradhtoi” burrin ose braktisi familjen 14.7
Burri “tradhtoi” gruan ose braktisi familjen 11.2
Nga konfliktet e shkaktuara nga prindërit e burrit apo gruas 13.7
Për shkaqe të ndikuara nga vështirësitë ekonomike 7.5
Njëri nga partnerët ishte i alkoolizuar, i droguar, u dha pas 5.0
bixhozit ose prostitucionit etj.
Njëri nga partnerët nuk lindte fëmijë 3.2
Ndryshime nga diferenca e madhe e moshës midis burrit e gruas 1.2
Nga diferenca të mëdha në jetën intime e seksuale 0.7
Shkaqe të tjera 12.9
Divorce të vrojtuara gjithsej 100

Pra ¼ e martesave është zgjidhur nga e ashtuquajtura “tradhti”


bashkëshortore e gruas (14.7 për qind) ose e burrit (11.2 për qind).
Edhe në shkakun “ndryshime në karakter” (tabela) nënkuptohet shpesh
edhe SJM. Pra ky ndikim duhet të jetë më i madh.
Si e vlerëson këtë dukuri opinioni shqiptar dhe ai joshqiptar (tabela 7)?

Tabela 7: Vlerësimi mbi seksin jashtëmartesor në SHBA, Angli e Shqipëri.:


Vlerësimi për pabesinë Në Në Angli Në Shqipëri
bashkëshortore ShBA Burrat Gratë Për gratë Për burrat

Është gjithmonë e gabuar 74 = = = =


Është nganjëherë e gabuar 14 = = = =
Nuk është gjithmonë e gabuar 12 = = = =
Është mëkat 100 % i = 80 85 = =
pafalshëm
Nuk është mëkat 100 % i = 20 15 = =
pafalshëm
Mund të falet = = = 4.2 8.2
Nuk mund të falet = = = 48.0 38.1
Varet nga rrethanat dhe = = = 47.8 53.7
bashkëshorti
Lekë Sokoli 21

Studiues të ndryshëm (Singh et al, 1976), kanë vënë në dukje faktin


se ¾ e të anketuarve në SHBA, nga mosha e rritur, pohojnë se SJM
është “gjithmonë i gabuar” dhe vetëm 14 për qind pohojnë se SJM
mund të jetë gabim “nganjëherë” ose “nuk është gabim”. Megjithatë
autori nuk “harron” të sqarojë se pjesa prej 14 për qind përbëhej
kryesisht nga të rinj, zezakë, meshkuj dhe të pamartuar. Në Angli,
gjithashtu, 80 për qind e burrave dhe 85 për qind e grave e quajnë
SJM “një mëkat të pafalshëm”. Nëse u referohemi shifrave, duket
sikur shqiptarët janë më liberalë (tabela).
Nga se ndikohet SJM-ja? Studiuesit pohojnë se ai ndikohet mjaft
nga formimi e sjellja e individit, sidomos sjellja seksuale, veçoritë e
personalitetit, cilësia e marrëdhënieve bashkëshortore, niveli i lartë i
nevojës për intimitet dhe niveli i ulët i varësisë në çift etj. Studiuesit
(Singh et al., 1976; Macklin, 1980 etj.), kanë arritur në përfundimin
se nxitësi kryesor drejt SJM është shkalla e liberalizmit të përgjithshëm
dhe, më në veçanti, qëndrimi më lejues ndaj sjelljes seksuale paramartesore.
Studiuesit e kanë analizuar SJM në varësi deri të 25 faktorëve. Ata
pohojnë gjithashtu se kjo dukuri nuk është nxitur domosdoshmërisht
nga marrëdhënie të varfra e të pakënaqëshme bashkëshortore, megjithse
pakënaqësia në martesë rrit prirjen për SJM. Pranohet se ata që kanë
provuar SJM janë përgjithësisht më të prirur për ta cilësuar martesën
e tyre më pak të lumtur. Por një pjesë e “SJM-istëve” pohojnë njëherësh
se martesa e tyre është e lumtur dhe se me bashkëshortin e tyre kanë
marrëdhënie seksuale të kënaqëshme (Macklin,1980: 911).
Studiuesit socialë kanë analizuar veçmas dukurinë e pjesmarrjes së
grave në SJM. Gati ½ e tyre pranojnë se pakënaqësia ndaj martesave
është pjesë e motivimit të tyre për SJM, por ato pohojnë se përtej
këtij motivimi, ka ndikuar kurioziteti, dëshira për të njohur përvoja
të reja dhe faktorë të tjerë. Sidoqoftë lidhja midis SJM-së dhe nivelit
të kënaqësisë martesore ndyshon në varësi të stadeve të martesës.
“Por a ka ndryshuar natyra e SJM-së (“tradhtisë”) te gratë e sotme?”,
pyet studiuesi francez Zhak Pier Martin5. Shoqëria e sotme ende
vazhdon ta shohë “tradhtinë” me një sy të keq, edhe pse besnikëria
seksuale nuk ka më të njëjtin kuptim shoqëror si më parë. “Tradhtia”,

5
Martin, Pier Zhak. 2000. Pse tradhtojnë gratë?. Gazeta Intervista, nr. 356, 16-22 tetor
22 Analiza sociologjike

e përjetuar prej shumë kohësh midis vuajtjesh e dramash, vijon ai,


sot interpretohet edhe si një dëshirë për të afirmuar veten. Ajo sot ka
fituar në krijimtari dhe ka humbur në legjitimitet.
Duket se gratë e kohës sonë janë më të guximshme dhe më të
bindura për atë që ndiejnë brenda vetes. Problemi shtrohet: si të jesh
besnik ndaj vetes, për të qenë besnik edhe ndaj dikujt tjetër?
Përgjithësisht mund të thuhet se “shkaqet” për të cilat fillohet një
lidhje jashtëmartesore janë nga më të ndryshmet: pakënaqësia midis
çiftit, mungesa e dashurisë apo e tërheqjes seksuale, dëshira për të
zhbiruar personalitete të tjerë, për ta jetuar jetën si në një roman etj.
Në të vërtetë, siç thotë Martin, martesat monogame po bëhen gjithnjë
e më të vështira.
Ndër tiparet e shndërrimeve të ndodhura në Shqipëri në vitet ‘90-
të e në vijim, mendojmë se duhet veçuar individualizmi, i cili, siç
duket, është po aq ekstrem sa kolektivizmi që karakterizonte shoqërinë
paraardhëse. Ai, i parë si një dukuri sociale, ndikon edhe në
marrëdhënien martesore. Dhe, sa më shumë që një partner mendon për
vete, aq më e vështirë bëhet jeta e një çifti.
Sot, kudo në botë, ndonëse në masë të ndryshme, SJM-ja është
shndërruar në një alternativë të martesës monogame. Por ndjenja dhe
“kopmleksi i fajit”, xhelozia dhe, shpesh, tërbimi që e shoqërojnë,
vijojnë të shndërrohen në thika të helmuara. Kjo është më e theksuar
në Shqipëri, të paktën po të gjykojmë për nga konfliktualiteti dhe
niveli i krimeve në familjen e sotme shqiptare. Raste ekstreme të
SJM-së janë abuzimi seksual dhe incesti. Ato janë dy dukuri të vështira
për t’u vrojtuar sociologjikisht. Kjo duket se është e lidhur me tabutë
që veprojnë njëherësh, si te studiuesit, ashtu edhe tek individët që
janë objekt i vrojtimit sociologjik. Këto tabu bëjnë që ne, sociologët
apo psikologët, të jemi shumë të rezervuar në pyetjet që drejtojmë.
Po ashtu, tabutë ndikojnë edhe tek të intervestuarit, të cilët japin
përgjigje të rezervuara apo të pasinqerta.
Pra, nuk mund të flitet me siguri për përmasat që ka te ne incesti
apo abuzimi seksual. Por, disa fakte të publikuara, sikurse një analizë
logjike e problemit, na çojnë në përfundimin se: ato edhe në Shqipëri
ekzistojnë jo thjesht si raste, por kanë përmasat e një problemi so-
cial. Rastet e publikuara nga OJF-të apo organet e rendit publik
Lekë Sokoli 23

përfaqësojnë, në gjykimin tonë, vetëm majën e ajsbergut të këtyre dukurive


tepër shqetësuese.
Nga ana tjetër, incestet dhe abuzimi seksual ende nuk janë vënë në
qendër të vëmendjes së opinionit publik shqiptar. Shoqëria shqiptare
duhet të bëhet më e vetëdijshmë për këtë. Edhe në shoqëritë e hapura,
ky sensibilizim ka nisur vonë, vetëm dy-tre dhjetëvjeçarë më parë.
Ishte lëvizja feministe ajo që reagoi e para. Kjo lëvizje te ne thuajse
nuk ekziston. Po ashtu, te ne nuk ekzistojnë as lëvizje apo organizime
meshkujsh, për të synuar që të ndryshojnë sjelljen (edhe seksuale)
mashkullore nga brenda.
Është provuar se burrat që mbeten të kënaqur nga marrëdhëniet
seksuale me gra të të njëjtit nivel pjekurie e aftësie, nuk janë të prirur
për të qenë abuzues me fëmijët. Dhe siç do të ndryshojnë marrëdhëniet
e burrave me gratë, ashtu do të ndryshojnë edhe marrëdhëniet e tyre
me fëmijët.

Disa përfundime

Gati gjysmëshekulli më parë, një studiues shkruante në një revistë


të Bostonit:

“Familja, në kuptimin e vjetër të saj, po zhduket nga faqja e dheut. Po


kërcënohen jo vetëm institucionet tona të lira, por po rrezikohet vetë
ekzistenca e shoqërisë sonë.”6

Ky deklarim, i përcjellë ndër vite me shqetësim, pati jehonë të


gjerë në vendet e industrializuara. Në Britani, gjatë viteve ‘80-të, Partia
Konservatore e bëri problemin e familjes e të martesës çështje bazë të
politikës. M. Thetcher, më 1986, do të deklaronte: “Politika jonë nis
nga familja, liria dhe mirëqenia e saj.”7 Në SHBA, fushatat e fundit
elektorale janë kapur fort pas familjes e rritjes së prestigjit social të

6
Citimi është marrë nga Lantz; Shultz & O’Hara, 1977. The changing Ameri-
can family from the pre-industrial to the industrial period: a final report. American
Sociological Review, Nr. 42.
7
Citimi është marrë nga Giddens, Anthony. 1998. Sociologjia. Tiranë, Çabej, fq. 398.
24 Analiza sociologjike

saj. Megjithëse kritikët e familjes pohojnë e ripohojnë se


institucioni i familjes po shkon drejt zhdukjes, studiuesit, dhe jo
vetëm ata, mbeten skeptikë ndaj gjykimeve absolute (Giddens,
1996: 398). Ata pohojnë se, megjithse anët e errëta të jetës
familjare po shtohen, përsëri funksionet kryesore shoqërore,
kulturore, ekonomike etj. të familjes, edhe në shoqërinë e sotme,
nuk janë zbehur Ato “po përshtaten” në kushtet e zhvillimeve të
reja. Madje sociologët argumentojnë se në të ardhmen, roli i
familjes në shoqëri do të rritet.
Po në Shqipëri? Ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur e po
ndodhin në natyrën e familjes shqiptare e të martesës me prirje
pozitive e negative, siç analizuam edhe më lart, nuk mund të
mohohen. Por është e vështirë, në mos e pamundur, të diferencojmë
dukuritë kalimtare të tranzicionit të gjatë e të vështirë shqiptar, nga
ato që do të përfaqësonin tipare relativisht të qëndrueshme të familjes
“jotradicionale” shqiptare. Por mund të pohojmë, madje me siguri,
se shqiptarët nuk e kanë braktisur familjen. Ajo është në ndryshim,
por jo drejt rënies apo shpërbërjes së saj.
Shndërrimet në fushën e familjes e martesës shqiptare janë të
prirura drejt modelit perëndimor. Ato do të ndjekin, ndonëse me
vonesë faze, modelin e “familjes së hapur” (përpunuar nga çifti
O’Neil 8 , 1972) dhe të “martesës së hapur” (përpunuar nga
McGinnis & Finnegan, më 1976), model i karakterizuar nga roli
fleksibël i partnerëve në çift, komunikimi i hapur dhe i sinqertë,
barazia e të drejtave dhe përgjegjësive, vendimet me
bashkëpëlqim, respektimi i identiteteve, shprehja e emocioneve,
komunikimi i hapur, besimi dhe respekti i ndërsjellë.
Që kjo vonesë të jetë sa më e shkurtër, duhet që familja te ne
të vihet në qendër të vëmendjes së institucioneve të shoqërisë:

8
Çifti O’Neil, në bestsellerin e tyre: Martesa e hapur. Një stil i ri jetese për çiftet
(1972), mbi bazën e një vëzhgimi të kryer në një numër të madh individësh në zona
urbane/rurale, në shtresat e mesme e të larta, arriti në përfundimin se problemi më
i madh me të cilin ballafaqohet martesa moderne është paaftësia e shumicës për të
gjetur në martesat e tyre njëherësh intimitetin dhe mundësinë për zhvillimin e
personalitetit. Zgjidhja, sipas tij, është “martesa e hapur”…
Lekë Sokoli 25

shtetit, partive politike, shoqërisë civile, mediave apo lëvizjeve


sociale, që mund të jenë mikse, femërore apo mashkullore. Ajo
meriton të vihet në qendër të debatit publik.

REFERENCAT

Alia, Zana. 1988. Familja socialiste dhe struktura e saj, Tiranë: 8 Nëntori.
Beqja, Hamit & Sokoli,.Lekë. 2000a. Divorci (Vrojtime e refleksione). Tiranë:
Dudaj & Rinia.
Beqja, Hamit & Sokoli, Lekë. 2000b. Divorci në sfondin e zhvillimeve të periudhës
1991-2000. Revista Politika & Shoqëria. Vëll. 1, Nr. 2 (7), fq. 68-92.
Dervishi, Zyhdi. 2000. Gratë në syrin e ciklonit të sfidave dhe perspektiva. Tiranë: Dora
d’Istria.
Dickinson, E. George and Michael, L. Leming. 1990. Understamding Families-
Diversity, Continuity and Change. Boston: Allyn and Bacon, pp. 328-329.
Giddens, Anthony. 1996 Sociologjia. Tiranë: Çabej
Kadare, Ismail. 2000. Kohë barbare. Tiranë: Onufri
Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë (KF). 2003. Tiranë: Botim i Qendrës së
Publikimeve Zyrtare
Lakër, Uolltër. 1996. Europa në kohën tonë. Tiranë: Dituria
Macionis, John. 1987. Sociology. New Jersey: Prentice-Hall Inc., Engewood Cliffs.
Macklin, D. Eleanor. 1980. Nontraditional Family Forms: A Decade of Research.
Journal of Marridge and the Family. 42: 905-922
Martin, Pier Zhak. Pse tradhtojnë gratë?. Intervista, Nr. 356, 16-22 tetor 2000.
Singh, B. K., B. L. Walton and J. S. Williams. 1976. Extramerital sexual permissive-
ness: Conditions and contingencies. Journal of Marridge and the Family. 38:
701-712.
Sokoli, Lekë. 1997. Sociologjia. Tiranë: Elio.
Uçi, Alfred. 2003. Mbi disa aspekte të marrëdhënieve familjare e martesore në
Sqipëri. Revista Politika & Shoqëria. Vëll. 6, Nr. 1 (11), fq. 17-30
Vejsiu, Ylli. 2000. Lëvizja e lirë e njerëzve dhe kaosi demografik. Revista Politika &
Shoqëria. Vëll. 1, Nr. 1 (1), fq. 63-70
26 Analiza sociologjike

Prostitucioni, një studim “klandestin”


për një biznes klandestin1

Në vend të hyrjes:

Prostitucioni, një mikrobotë pa të drejta?

Një nënë me tre fëmijë, me emrin Marta, e kanë masakruar pranë


lumit Fan, në rrethin e Pukës, sepse kishte denoncuar tutorët e
prostitucionit. Ky është vetëm një rast. Por çdonjëri nga ne mund të
rendisë një apo shumë histori jetësh njerëzore që humbën në humnerën
e prostitucionit. Kam lexuar diku se rreth 20 për qind e vajzave të një
shkolle të mesme të Beratit kanë ikur me dëshirë, me mashtrime apo
me dhunë, për të bërë prostitutën jashtë vendit (shih: Sokoli, 2003).
Është pohuar se në Europën Perëndimore ka 30-36 mijë prostituta
shqiptare (Çupi, 2001; Zhoi, 2002). Është pohuar gjithashtu se përmes
trekëndëshit Mal i Zi - Kosovë - Serbi, në këta dhjetë vjet kanë kaluar
rreth 700 mijë femra të paracaktuara për në tregun europian të
prostitucionit (Kallaba, 2002).
Në shifrat që jepen nga mediat, burimet zyrtare apo edhe në
artikuj studimorë mbi prostitucionin, ka shumë diferenca e
pasaktësi. Marrim, për shembull, numrin e femrave shqiptare që
ushtrojnë prostitucionin në vendet e Perëndimit. Sipas burimeve

1
Botuar fillimisht në anglisht, me titullin “Prostitucion and Human Rights” në
Balkan Yearbook of Human Rights: Ballkan Human Rights Network (BHRN), 2003,
152-195. Botuar, gjithashtu, në revistën shkencore Politika & Shoqëria, Vëll. 7, Nr.
1(13), 2004, fq. 21-37 dhe në anglisht, me titullin “Prostitucion and Human
Rights” në Balkan Yearbook of Human Rights: Ballkan Human Rights Network
(BHRN), 2003, 152-195.
Lekë Sokoli 27

zyrtare numri i tyre është rreth 5 mijë 2. Të tjerë, përkundrazi,


pohojnë për 6-7-fishin e shifrës zyrtare (Raufer & Quere, 2003; Çupi,
2001; Zhoi, 2002). Këto pasaktësi në statistika për prostitucionin,
por edhe për dukuri të tjera sociale, lidhen me mungesën e një
institucioni zyrtar informimi. Megjithatë nuk vihet në dyshim fakti
se në Shqipërinë paskomuniste, sikurse në të gjitha vendet e rajonit
të Ballkanit, prostitucioni është shndërruar në një problem social, në
kuptimin më të plotë të fjalës. Ai ka qenë e vazhdon të jetë një ndër
temat më të nxehta dhe, njëherësh, ndër më të trajtuarat, të paktën
nëse bazohemi në vëllimin e informacionit për të. Për prostitucionin
flitet e shkruhet shumë. Shtypi e mediat punojnë me kapacitet të
plotë, studiuesit, madje edhe shkrimtarët, bëjnë të tyren. Dy
studiuese italiane për shembull, Morali dhe Sibona (2000), në
librin e tyre Skllavet e Perëndimit na kanë dhënë plot histori të
jetuara, dëshmi rrëqethëse të viktimave të prostitucionit, dëshmi
të një bote barbare, pa dinjiteti njerëzor e pa të drejta qytetare,
dëshmi të një jete nga e cila, nganjëherë, siç thotë botuesi i librit
në fjalë, vdekja përbën të vetmen rrugëdalje (Arlecchi, 2000)3.
Prostitucioni është, pra, një ndër dukuritë më të dhimbshme e më
tragjike të tranzicionit po ashtu të dhimbshëm shqiptar, madje jo
vetëm shqiptar. Por ai është më i përfolur se i studiuar. Studimet
empirike për prostitucionin mungojnë. Për më tepër, në Shqipëri
prostitucioni është parë njëanshmërisht. Ai është identifikuar me
dhunën dhe, nga ky këndvështrim, duket sikur shkaku i parë dhe i
fundit i prostitucionit janë rrëmbyesit, trafikantët, dhunuesit, deri
vrasësit e femrave, të cilat gjithnjë janë vënë në rolin e viktimës.
Dhuna, ana më e prekshme dhe më e dënueshme e problemit, ka
errësuar anën tjetër të tij, prostitucionin si profesion.

2
Shefi i zyrës së Antitrafikut në Ministrinë e Rendit Publik, A. Jaupllari, ka
pohuar se në Europën Perëndimore ushtrojnë prostitucionin 5192 femra shqiptare
(Shekulli, 25 mars 2003).
3
Për fat të keq, ky pohim është i vërtetë. Juliana G., 23 vjeçe, u detyrua nga
bashkëshorti i saj të vetësakrifikohej për të mos u shfrytëzuar seksualisht. Ajo i dha
fund jetës vetëm një vit pas martesës, për të mos u bërë prostitutë në Itali (Zgjedh
vdekjen në vend të prostitutës, Gazeta Korrieri, 24 dhjetor 2000: 18).
28 Analiza sociologjike

Kjo njëanshmëri që vihet re në konceptimin e problemit, reflektohet


edhe në trajtimin e tij. Nëse prostitucioni do të identifikohej me
dhunën, atëherë ai do të trajtohej thjesht si një problem i rendit
publik (jo si një problem social), me vendosjen e të cilit prostitucioni
duhej të zhdukej. Përkundrazi, prostitucioni si profesion i zgjedhur
lulëzon edhe atje ku ka rend publik, siç është për shembull rasti i
SHBA-ve, Hollandës dhe Perëndimit të sotëm.
Pra prostitucioni është një dukuri globale dhe jo rajonale. Në kohën
tonë ushtrimi i prostitucioni, tregu i seksit dhe i vetë grave “makina
të seksit”, është shndërruar në një biznes mbarëbotëror. Në Globalized
Female Slavery, sociologia Onnie Wilson thekson se më shumë se katër
milionë gra janë shitur si skllave të seksit. Ajo mbështetet në vlerësimet
e OKB-së, sipas të cilave vetëm në SHBA hyjnë çdo vit mbi 50 mijë
gra të shitura, që vijnë kryesisht nga Ukraina, Shqipëria4, Filipinet,
Tailanda, Meksika dhe Nigeria. Gra nga Kina, Malajzia, Indonezia,
Korea e Jugut, Kolumbia, Vietnami etj., shiten në Australi e gjetkë,
për shfrytëzim seksual e pornografi.
Por si është e mundur që kjo “tregti mishi”, e quajtur si një tipar unik
i pjesës ende të pazhvilluar të botës (Shqipëria është pikërisht pjesë e
kësaj bote), lejohet nga shoqëritë e vendeve të zhvilluara e të qytetëruara?
Nëse marrim si pikënisje prostitucionin dhe shohim tej fasadës, do të
zbulojmë, madje pa shumë vështirësi, të metat apo papërsosmërinë e të
ashtuquajturit sistemi i vlerave të përbashkëta të njerëzimit.
Ajo që del nga studimi i prostitucionit lidhet, para së gjithash, me të
drejtat e njeriut. Në botën e sotme të madhe, të qytetëruar dhe shumë të
ndjeshme ndaj të drejtave qytetare, ekziston një mikrobotë pa të drejta,
në kuptimin më të plotë të fjalës. Kjo është (mikro)bota e prostitucionit.

Udhëtim i sociologut në botën e prostitucionit

Ky artikull mbi prostitucionin ka “historinë” e vet. Kam vendosur


të shkruaj për këtë dukuri që rreth dhjetë vjet më parë, i nxitur më
shumë nga rrethanat se sa nga interesat shkencore. Në atë kohë banoja

4
Kjo renditje e Shqipërisë ndër vendet me nivel më të lartë prostitucioni është
bërë nga vetë studiuesja kanadeze, Onnie Wilson.
Lekë Sokoli 29

në Romë dhe, në disa kushte të çuditshme e ndoshta të papërsëritshme


më, vrojtova dukurinë e prostitucionit “në terren”, njoha nga afër
mekanizmin e funksionimit të tij, ofertën e kërkesën; njoha po ashtu
personalisht dhjetëra e dhjetëra prostituta e homoprostituta, sikurse
edhe shumë meshkuj, klientë që formonin me to çiftet e rastit.
Ato ishin nga Italia, sikurse edhe nga vende të tjera të Perëndimit
apo të Lindjes, nga Afrika (sidomos nga Maroku, Algjeria, Tunizia),
nga Amerika e Jugut dhe e Veriut (Peru, Argjentinë, Brazil, deri SHBA
apo Kanada), nga Azia (Filipine etj.), pra thuajse nga e gjithë bota.
Ato ishin të racave të ndryshme: të bardha, mulate, zezake, të verdha.
Ato ishin të moshave të ndryshme: nga Stela 13 vjeçe, te Anxhela 70
vjeçe (!) Ato, gjithashtu, diferencoheshin intelektualisht: Paola kishte
qenë mësuese, Silva ekonomiste etj. Për më tepër ato “ishin” edhe të
sekseve të ndryshme: shumica kishin lindur femra e të tilla kishin
mbetur. Të tjerat, përkundrazi, ishin meshkuj të konvertuar në “femra”:
nga Xhuzepe në Valentina, nga Stefano në Simona etj.
Ishte, gjithsesi, një “botë” e mistershme por e vërtetë, në të cilën unë
udhëtova për rreth një vit. Nxitja për të shkruar më lindi pikërisht nga
kjo përvojë. Kam përpara syve një numër të madh personash të vërtetë,
personazhe realë, aktorë (deri diku edhe autorë) të “dramës” së tyre:
Stefaninë, Anxhelën, Eleonorën, Paolën, Naçerën, Demin, Valentinën
(Xhuzepen), Simonën (Stefanon), Feti Dumin, Suelën, Robertën, Stelën,
Zamirën, Stefin, Ollgën e shumë e shumë të tjera. Të gjithë njerëz që
kishin hedhur në “tregun e lirë” një mall specifik: trupin dhe shpirtin e
tyre. Pikërisht dhimbja për ta më bëri të shkruaj, me shpresën se, të
paktën, edhe ky artikull do të ndihmojë paksa për njohjen e kësaj dukurie
dhe dramën që ajo mbart në vetvete. Por edhe të rrisë ndjeshmërinë e të
rinjve e në veçanti vajzave, pa harruar edhe familjarët, zyrtarët, policët,
prokurorët, tutorët, gjykatësit, politikanët, gjithë opinionin.

Një studim “klandestin” për një veprimtari klandestine

Si u njoha me botën e prostitucionit? Në vitin 1992 shkova për të


punuar në Romë, kuptohet: për arsye ekonomike dhe jo shkencore.
Fillova punë në një hotel me emrin “Stadler”. Ishte i vendosur në një
godinë shumëkatëshe në Via Giobertti 30. E kam të vështirë që të
30 Analiza sociologjike

përshkruaj përmasat e llahtarshme të përhapjes së prostitucionit në


atë pellg, pjesë e qendrës historike të Romës. Në trotuaret e rrugës
kishte aq shumë prostituta, saqë ishte më e vështirë t’u shmengeshe
se sa t’i gjeje. Dukej sikur atje ishte epiqendra e prostitucionit, me të
gjitha ingranazhet e tij.
Në “Stadler” punova rreth një vit, nën një regjim pune të
pandërprerë. Ishte një stërmundim i vërtetë, por ama edhe një klimë
ideale për të studiuar disa nga problemet e sotme: prostitucionin,
drogën (për të cilën kam shkruar, shih: Sokoli, 1999 & 2001),
homoseksualizmin, sjelljen seksuale të njerëzve (sidomos shformimet
që ekzistojnë në këtë fushë), sjelljet devijante (vjedhjet, inkriminimin)
etj. Ndonjë institut sociologjie ç’nuk do të jepte që një sociolog i tij
të vendosej pranë një hoteli të tillë për qëllime studimi.
Dua të pohoj që në fillim se prostitutat, sikurse edhe të droguarit,
ishin njerëz si gjithë të tjerët. Me ta arrita të komunikoja krejt
normalisht. Madje kam edhe një kujtim disi të veçantë. Më shihnin
që punoja në regjim të pandërprerë, pra non stop, dhe njëherë ata
protestuan në grup përpara çiftit të pronarëve (Enzo dhe Rita), për
“shfrytëzimin barbar që po i bënin një shqiptari” dhe bërtisnin nëpër
korridoret e hotelit: “Questa è schiavitù5”. Pra, ishin njerëz si të
gjithë ne. Unë bëra të pamundurën për t’i ndihmuar ata. Në këtë
klimë komunikimi arrita të vëzhgoj problemet e tyre, t’i anketoj e t’i
intervistoj. Ndërkaq njoha personalisht shumë prostituta, njoha jetën
që bënin, historitë e problemet e pambarimta të tyre, shpesh deri të
afërmit, fëmijët, bashkëshortët, të dashurit apo prindërit e tyre. Njoha
tutorët e tyre, policët që i ndiqnin, por edhe që i shfrytëzonin. Studimi
im është, pra, një dëshmi e gjallë për prostitucionin.
Por si arrita ta shndërroj hotelin “Stadler” në një “laborator
sociologjie”? Duke zbatuar metodikat bazë të çdo studimi empirik:
vëzhgimi, anketimi, intervistimi. Pra, bëra objekt vrojtimi ata njerëz
që, në mënyrë të vetvetishme, vinin për të ushtruar prostitucionin në atë
hotel. Veçse në asnjë rast nuk u deklarova si studiues. Ato kurrë nuk
arritën të kuptonin se kishin hyrë në fokus të interesave shkencore të
ndokujt. Në këtë kuptim studimi im është një studim “klandestin” për

5
“Kjo është skllavëri” (it).
Lekë Sokoli 31

një veprimtari klandestine, siç ishte ushtrimi i prostitucionit në Itali.


Ç’bëra konkretisht? Për çdo individ që vinte si klient në hotel,
pavarësisht nga koha e qëndrimit të tij, plotësohej një skedinë në të
cilën shënoheshin emri (kupto: gjinia), datëlindja, niveli arsimor,
profesioni, gjendja civile, vendlindja e vendbanimi (adresa), kombësia
e shtetësia, dokumenti i identifikimit (pasaporta ose patenta) etj. Këto
të dhëna duhej të hidheshin edhe në regjistrin zyrtar të hotelit, edhe
në disa skedina, që një herë në njëzet e katër orë dorëzoheshin në
rajonin përkatës të policisë. Këto skedina, të cilat i plotësoja në dy
kopje, një për vete (për studimin), tjetrën për pronarët e hotelit
(policinë), më kanë shërbyer si të dhëna bazë të anketimit, derisa në
çdo anketë sociologjike janë disa pyetje prej të cilave studiuesi merr
disa të dhëna të përgjithshme.
Më tej hartova një anketë të mbyllur, siç quhen në sociologji anketat
kur për çdo pyetje numri i alternativave është i paracaktuar, të ndërtuar
në mënyrë të tillë që çdo përgjigje të merrej vetëm me një shifër. Në
këtë rast pyetësorët nuk janë plotësuar nga individët përgjigjedhënës,
por nga vetë studiuesi, mbi bazën e përgjigjeve të marra drejtpërdrejt
prej tyre. Madje anketat, përgjithësisht, janë plotësuar jo njëherësh,
por në kohë të ndryshme. Ajo që ka rendësi të theksohet është fakti
se përgjigjet e “anketës” në fjalë janë dhënë në një klimë mirëbesimi.
Prostitutat, pa e ditur se janë duke iu përgjigjur një ankete sociologjike
(po ta dinin mund edhe të merrnin vrapin), i janë përgjigjur një njeriu
që ato e njihnin, tek i cili kishin besim. Ky besim nuk ishte fituar në
një ditë, por gradualisht e duke i ndihmuar në rast nevoje, duke i
këshilluar, qortuar etj. Pra ato i përgjigjeshin interesimit të një të
njohuri, të paktën të një personi që nuk abuzoi kurrë me to. Ato,
përgjithësisht, ishin të braktisura e të shfrytëzuara dhe kishin nevojë
për njerëz. Në të vërtetë unë u bëra një njeri i afërt i tyre.
Studiuesi, pra, i ka “vjedhur” përgjigjet herë në biseda të lira, herë
në nxitim e sipër, gjatë ditës e mbrëmjeve, por edhe në të gdhirë, kur
kishin nevojë për të mbaruar ndonjë punë apo për t’iu bërë ndonjë
favor etj. Përgjigjedhënëset i kanë bërë pohimet e tyre në kushte
normale, por edhe në gjendje stresi e ankthi, disa herë nën veprimin
e drogave, por edhe nën krizën e mungesës së tyre. Pra në rrethana
rastësore nga më të ndryshmet.
32 Analiza sociologjike

Gjithsesi arrita të siguroja një “kampion” studimi, të përbërë prej


204 prostitutash (37 prej tyre ishin meshkuj homoseksualë). Çdonjera
u bë përgjigjedhënëse e një ankete me 27 pyetje, me një deri në
dhjetë alternativa përgjigjesh. Pohimet e tyre përfaqësojnë një
informacion të mjaftueshëm sasior për një studim konkret sociologjik6.
Studimi në fjalë ka një shkallë të caktuar vërtetësie, që lidhet me
sinqeritetin e përgjigjeve të marra. Por këtë problem e ka çdo studim
konkret sociologjik, aq sa metodologët e sociologjisë kanë qenë e
janë të shqetësuar pikërisht ngaqë shumë individë janë rezervuar të
tregohen të çiltër. Pra mbetet një koeficent i panjohur (X) që lidhet
pikërisht me (mos)sinqeritetin e përgjigjeve. Megjithatë studiuesit
kanë argumentuar, gjithashtu, se shkalla e çiltërsisë varet nga mënyra
e komunikimit, nga “klima” që krijohet midis studiuesit dhe atyre që
përbëjnë objektin e studimit. Unë bëra të pamundurën për të krijuar
këtë “klimë”. Metoda ime e studimit të prostitucionit u bë, dashje pa
dashje, një metodë veberiane7, që lidhet me të kuptuarit në mënyrë
emocionale, më shumë të një realiteti social se sa të një institucioni.
Më tej, prostitucionin e kam studiuar e vëzhguar në mënyrë të
pandërprerë, nga pozitat e drejtuesit të një instituti studimesh. Madje,
falë bashkëpunimit me kolegët tanë në Itali, anketimi bazë i vitit 1994
është “përsëritur” pjesërisht po atje, në vitin 2002. Kjo është bërë për studime
krahasuese dhe, sidomos, për të nxjerrë në pah dallimet midis gjendjes së
prostitutave shqiptare (atëherë të pakta) dhe atyre të vendeve të tjera.

Prostitucioni, profesioni më i vjetër?

Studiuesit, thuajse në mënyrë të njëzëshme, e kanë cilësuar


prostitucionin si “profesioni më i vjetër në botë” (Bryan, 1968: 257).

6
Ky informacion sasior duket i mjaftueshëm krahasuar edhe me studimet e
kryera për prostitucionin në vende të tjera. Studiuesi amerikan Bryan, për shembull,
e studioi dukurinë e prostitucionit në Los Anxhelos vetëm mbi bazën e anketimit të
33 prostitutave (call girls), Martinelli me 100 gra të rrugës (street women), ndërsa
Greenwald vetëm me 25 prostituta (Shih: Bryan, J. James. 1968).
7
Krijuesi i kësaj metode studimi është njëri ndër themeluesit e sociologjisë, Max
Weber, i cili përdori për të fjalën “verstahen”, që do të thotë: të kuptosh në mënyrë
shprehëse, emocionale (Shih: Sokoli, 1997: 146).
Lekë Sokoli 33

Rrjedhimisht edhe literatura për këtë dukuri “të vjetër sa vetë


njerëzimi” (Horton, Leslie & Larson, 1991: 132), është e mjaftë. Për
të kanë shkruar shkencëtarët socialë, shkrimtarët e letrarët, gazetarët,
skenaristët e filmave, të emisioneve e spektakleve etj, pra thuajse të
gjithë krijuesit. Të dhëna për prostitucionin gjen në një numër të
madh librash, duke filluar me Biblën e fjalorët e mitologjisë.
Përgjatë historisë prostitucioni ka qenë objekt qëndrimesh të
ndryshme, deri debatesh e kritikash të mëdha. Madje vetë Krishti
është kritikuar për zemërgjerësinë ndaj prostitucionit (Horton, Leslie
& Larson 1991). Bibla e dënon prostitucionin si të pamoralshëm, por
Kisha do të pranonte paevitueshmërinë e mëkatit dhe prostitucioni
do të “pranohej” pikërisht si mëkat. Reforma e protestantëve sërish
do ta dënonte “pa kushte” prostitucionin. Por studiuesit socialë kanë
argumentuar se, me gjithë mosmiratimin e fesë myslimane apo të
krishterë, prostitucioni ka lulëzuar thuajse në të gjitha kulturat e në të
gjitha kohërat. Prostitucioni ka zënë vend në shkencat sociale, madje
në disa prej tyre. Është folur e shkruhet për seksologjinë e
prostitucionit, sikurse për sociologjinë e psikologjinë e tij, etikën e
moralin, filozofinë, madje edhe filozofinë politike të tij, deri për
teologjinë e prostitucionit, për të mos shkuar më tej.
Tregues i interesit shkencor për dukurinë e prostitucionit është jo
vetëm vëllim i madh informacinit, por edhe larmia e studimeve rreth
tij. Një numër i madh autorësh kanë studiuar përhapjen që kishte
prostitucioni në Athinë e në mbarë Greqinë antike, helenike, madje
edhe parahelenike (Beard & Henderson, 1997; Fantham, 1975;
Houser, 1998 etj.), apo veçmas, reflektimet e tij në komeditë greke
(Brown, 1990 e 1993); në Romën e lashtë apo përgjithësisht në botën
latine (Bagnall, 1962; Edwards, 1997; Flamming, 1999; Friedl, 1996
etj.), duke përfshirë rregullimin ligjor të prostitucionit në qytetërimin
antik mesdhetar (Ford, 1993), në Perandorinë Bizantine, në
Mesapotaminë e vjetër etj. Të tjerë autorë janë marrë me qëndrimin
e butë ndaj prostirucionit përgjatë historisë (Boswell, 1980), raportet
e prostitucionit me martesën e familje, homoseksualizmin etj., etj.
Shumë studiues kanë analizuar prostitucionin në vende të veçanta
apo, në disa raste, deri rolin e tij në vetë historinë e këtyre vendeve.
Anne Summers (1975), për shembull, ka argumenuar se prostitucioni
34 Analiza sociologjike

ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Australisë. Kjo sepse


shumica e të ashtuquajturave “nëna themeluese” të dërguara atje nga
kolonët, ndërmjet viteve 1788 - 1867, ishin prostituta britanike.
Pra prostitucioni është një dukuri e shtrirë në kohë e hapësirë. Ai
ka ekzistuar përgjatë gjithë historisë, sikurse në të këtër anët e globit.
Por me gjithë literaturën e pafundme për këtë dukuri të cilësuar si
“profesioni më i vjetër në botë”, shumë pak studime janë bërë për të
shpjeguar arsyet e vërteta që i çojnë disa femra të “përvetësojnë”
pikërisht këtë profesion dhe jo një tjetër (Bryan, 1986: 257), sikurse
janë bërë fare pak hetime të drejtpërdrejta për këtë dukuri. Kjo lidhet
deri diku me faktin se vetë prostitutat, si rregull, nuk pranojnë të
anketohen e të japin intervista. Në prostitucion “ngjarjet” nuk
zhvillohen si në teatër, ndaj më shumë zotëron prapaskena. Pra nuk
është e lehtë të bëhet vëzhgim i drejtpërdrejtë sociologjik me qëllim
studimi, sidomos kur prostitucioni është i painstitucionalizuar.

Terminologjia dhe llojshmëria e prostitucionit

Termi prostitucion vjen nga latinishtja dhe fjalorët që e shpjegojnë


këtë fjalë i kanë dhënë kuptimin e ofertës për të kënaqur dikë me interes,
për të shitur diçka që është paracaktuar për të mos u shitur (Zingarelli,
1970: 1360). Prostitucioni mund të përcaktohet si dhënia e favoreve
seksuale për para ose kundrejt parave. Studiuesit kanë cilësuar dallimin
midis dashnores me pagesë dhe prostitutës. Kjo e fundit ofertën
seksuale ua bën shumë blerësve. Fjala prostitutë fitoi përdorim të
zakonshëm në fundin e shekullit XIX. Në botën antike, madje edhe
më pas, shumica e ofrueseve të seksit kanë qenë kurtizane, konkubina
(dashnore që mbaheshin rregullisht), ose skllave (Giddens, 1997: 201).
Për aq sa unë vrojtova në mënyrë të drejtpërdrejtë në Romë, arrita
në përfundimin se prostitucioni është shndërrimi i aktit seksual në një
akt të zakonshëm shitblerjeje. Vetë prostitutat përfaqësojnë kështu një
bashkësi femrash (apo edhe meshkujsh - homoprostitutat), që dalin
në tregun e mallrave për të shitur një mall specifik: aftësinë për seks.
Në këtë treg vendosin të njëjtat rregulla, madje përdoret i njëjti fjalor
si në një treg të zakonshëm mallrash. Flitet për çmim e skonto (ulje
çmimi), për sasi (“kohë pune”, frekuencë, herë), cilësi (moshë,
Lekë Sokoli 35

paraqitje, profesionalizëm), për klientë të rastit e të abonuar, për


konkurrencë (të butë e të egër) etj., etj. Edhe këtu “rregullatori” është
ligji bazë i çdo tregu: oferta e kërkesa. Pra prostitucioni ushtrohet, si
rregull, nga një çift (në disa raste ai ushtrohet edhe në grup), si rregull
bipolar (por ekziston edhe homoprostitucioni), i cili i bindet një
“kontrate” shkëmbimi para-seks.
Paul Golbstein (1979), i ka klasifikuar llojet e prostitucionit nga
pikëpamja e pjesëmarrjes në punë dhe e rrethanave të punës.
Pjesëmarrja në punë lidhet me shpeshtësinë e përfshirjes së një gruaje
në prostitucion. Shumë gra janë përfshirë në prostitucion vetëm
përkohësisht, para se ta braktisnin atë për një kohë të gjatë apo
përgjithnjë. “Prostitutat e rastit” janë ato që, në mënyrë të parregullt,
pranojnë para për seks, duke plotësuar të ardhurat nga burime të
tjera. Të tjerat merren vazhdimisht me prostitucion duke nxjerrë prej
tij pjesën më të madhe apo të gjitha të ardhurat.
Rrethanat e punës nënkuptojnë llojin e mjedisit të punës. Një
prostitutë rruge e kërkon biznesin në rrugë. Një vajzë me telefon (call
girl,) i kërkon klientët ose kërkohet prej tyre, përmes telefonit. Një
prostitutë shtëpie punon në një shtëpi apo klub privat. Në kushtet e
legalizimit prostitucioni ushtrohet në qendra legale, në shtëpi publike.

Prostitucioni, rasti i Shqipërisë

Përmasat e prostitucionit është vështirë të llogariten me shifra,


qoftë edhe për faktin se ai ushtrohet kryesisht si një treg ilegjitim, pra si trafik
i seksit dhe i vetë grave të paracaktuara për këtë treg të mistershëm. Studiuesit
pohojnë se trafikimi i grave për t’i shfrytëzuar seksualisht përfaqëson sot një
treg “hije” prej miliarda dollarësh. Gratë trafikohen për në, prej apo përmes
çdo vendi e rajoni të botës. Ky trafik realizohet në mënyra që përfaqësojnë
forma të skllavërisë. Vlera e “mallit-seks” llogaritet të jetë e rendit dhjetëra
miliardë dollarë në vit. Madje ky treg mund të jetë më fitimprurës dhe më
pak i rrezikshëm po të krahasohet me tregun e drogës apo të armëve. Parabërësit
përmes këtij trafiku formojnë rrjetin ndërkombëtar të trafikantëve e tutorëve
që, përgjithësisht, abuzojnë me ëndrrën e femrave për punë e për të ardhme
më të mirë. Veprimtaria e këtij rrjeti jo vetëm kërcënon mirëqenien dhe
statusin e grave, por edhe mirëqenien e stabilitetin social, politik dhe ekonomik
36 Analiza sociologjike

të vendeve ku ata veprojnë. Sipas ILO (Organizata Ndërkombëtare e Punës),


të ardhurat që vijnë nga tregtia e seksit vlerësohen si përbërës i rëndësishëm
i të ardhurave kombëtare të shumë vendeve të varfra, të cilat kanë një
sektor (zë), të veçantë - “sektori i seksit”.
Në Europë, më shumë se në çdo kontinent tjetër, prostitucioni ka
marrë trajtën e një trafiku ndërkombëtar, të paracaktuar për tregjet e
prostitucionit të vendeve kryesore perëndimore. Kjo përfaqëson një
veprimtari kriminale gjithnjë në rritje. Sipas një vlerësimi të kryer nga
Organizata Ndërkombëtare për Migrimet (IOM), rreth gjysmë milioni
femra prej vendeve të Europës Qendrore e Lindore, janë përfshirë në
tregjet e seksit të Europës Perëndimore (Arlacchi, 2000: 10).
Vijmë te rasti i Shqipërisë. Ndryshe nga shumica e vendeve të
tjera, në Shqipëri, deri në vitet ‘90-të prostitucioni, sikurse droga,
homoseksualizmi etj., nuk njihej si fenomen. Ky “përjashtim” lidhet,
së pari, me jetën tradicionale shqiptare dhe të drejtën dokesore8 dhe,
së dyti, me faktin se regjimi i hekurt komunist nuk lejoi përhapjen e

8
Megjatë rreth kësaj kësaj çështjeje vazhdojnë të bëhen edhe spekulime. Për
shembull, në librin “Mafia shqiptare - një rrezik për Europën”, të studiuesve francezë
Raufer & Quere (2003), theksohet se shqiptarët e kanë në gen mafian, madje që nga
koha parahomerike (po aty, fq. 93), se eksodi shqiptar është një kolonizim mafioz (po
aty, fq. 73), se mafia shqiptare përfaqëson rrezikun më të madh të Europës (po aty, fq.
72-89), pasi ajo është e gjithëfuqishme pikërisht për shkak të kapitalit që rrjedh nga
krimi (po aty, fq. 22), në radhë të parë nga prostitucioni etj. Autorët shkojnë deri atje
sa dukuri zakonore shqiptare, me zanafillë njëmijëvjeçare, jepen si pararendëse të
mafias. Sipas tyre “shpirti mafioz” përkon tërësisht me “shpirtin e racës” shqiptare,
pikërisht për shkak të cilësive morale, si fjala e dhënë, besa, nderi, familja biologjike
(për ta, mafioze, fq. 116). Edhe prania e KFOR-it dhe UNMIK-ut në Kosovë, sipas
tyre, vetëm e fuqizon mafian, pikërisht se kjo prani ka ndikuar në ngritjen e shkallës së
prostitucionit, pra të nivelit të të ardhurave të mafiozëve shqiptarë. Madje sipas
Raufer & Quere misioni i tyre në Kosovë është i paracaktuar të dështojë jo vetëm se
në të ka përzierje kombësish, një mandat i paqartë dhe kontradiktor, burime të
ndryshme autoriteti, shpesh konfliktualë (po aty, fq. 108), por ushtarakët e KFOR-it
u thonë (pikërisht në shtrat), prostitutave (pra mafiozeve), të fshehta të rrezikshme.
Pra, drejtpërdrejt apo tërthorazi, këta autorë të paskrupullt i thonë botës se
prostitucioni dhe droga (dy gjymtyrët e mafias shqiptare), duhet të jenë kriteret bazë
për të vendosur për integrimin e Shqipërisë apo statusin e Kosovës (!)
Këtij libri i kam kushtuar artikullin polemizues “Mafia shqiptare” - një libër
urrejtjeje dhe racizmi antishqiptar”, në Politika & Shoqëria, vëll. 6, nr. 2(12), 2003.
Lekë Sokoli 37

tij. Madje propaganda zyrtare e quante prostitucionin si si “një


plagë të kapitalizmit dhe shprehje të kalbëzimit të tij”. Ky trajtim
vijoj edhe në periudhën pasenveriane. Kreu i politikës shqiptare
të asaj kohe, R. Alia (1986: 153), në kohën para fillimit të
proceseve demokratike, deklaronte:
“Një shtresë e re shoqërore është krijuar me të ashtuquajturit
„të hedhurit tej të shoqërisë”, ku bën pjesë bota e krimit, e të
droguarve, e të gjymtuarve, e prostitucionit etj. Eshtë kjo një
pjellë e sistemit kapitalist që, me peshën e saj në rritje, ndikon në
degjenerimin e mëtejshëm të shoqërisë… Kapitalizmi i sotëm
provoi se nuk është në gjendje të shërojë asnjë nga plagët e tij”.
Pra, siç shihet, edhe lufta kundër prostitucionit - “plagë e
kapitalizmit” – vlerësohej si pjesë e luftës së klasave të zbatuar,
madje me shumë rreptësi, gjatë regjimit komunist. Ky sistem,
nga studiues të tij, si fjala vjen Zbigniev Brzhezhinksi, është cilësuar
si çmoralizuesi më i madh i shoqërisë (Krasniqi, 2003), pikërisht
për shkak të politizimit të marrëdhënieve shoqërore (sot vërehet
komercializimi i tyre).
Por mungesa e prostitucionit deri në pragun e viteve ‘90-të,
lidhet me gjithë kuadrin në të cilin punonin e jetonin shqiptarët.
Në strukturat patriarkale dhe, më pas, në strukturat e reja pas
Luftës së Dytë Botërore, thuajse çdo individ zinte një pozicion të
dhënë, kryente një punë të caktuar, sillej sipas normave të pranuara,
i bindej pa kushte autoritetit. Raportet afektive dhe morale kishin
përparësi kundrejt atyre të bazuar në interesat. Shqipëria është
karakterizuar nga një realitet social i lexueshëm, përgjithësisht
rural, pak a shumë homogjen, nga një “status quo”, në të cilën
edhe sjellja seksuale e njerëzve ishte e vëzhguar dhe e kontrolluar.
Këtë e kanë pohuar edhe studiues apo raporterë të huaj. Nga
Bostoni, në First impressions of Life in Albania, Peter Lukas,
shkruante më 1986:

“Në Shqipëri nuk ekzistonte problemi i drogës, nuk kishte prostitucion


e pornografi dhe kriminaliteti ishte i papërfillshëm. Nuk kishte të pastrehë
që flinin në rrugë e parqe”.
38 Analiza sociologjike

Dymbëdhjetë vjet më vonë, ai pohon sërish:

“Po, ishte e vërtetë. Tani unë do të shtoja se kishte ujë dhe energji të
mjaftueshme, se nuk kishte prostituta, fëmijë që lypnin dhe flinin rrugëve,
se nuk kishte homoseksualë. Mund të kisha shtuar gjithashtu që nuk kishte
liri dhe nuk kishte lumturi” (Lukas, 1998).

Por është e vërtetë se, ndryshe nga shumë parashikime, prostitucioni


në Shqipëri “erdhi” bashkë me ndryshimet demokratike dhe “ngjiti”
shumë shpejt. Ky vërshim nuk lidhet me ndonjë prirje të posaçme
që kanë shqiptarët ndaj tij, as me faktorë historikë e të traditës,
as me psikologjinë sociale dhe vetjake të shqiptarëve apo me
karakterin e temperamentin e tyre. Tranzicionalistët i kanë
shpjeguar dukuritë e reja sociale të tranzicionit paskomunist
shqiptar (mafia e kriminaliteti, përdorimi i drogës dhe
prostitucioni etj.), si dukuri të lidhura jo me komunitetet e vogla
e jetën tradicionale por, përkundrazi, me shembjen e këtyre
komuniteteve dhe komercializimin e marrëdhënieve shoqërore.
Fakti që prostitucioni, si dukursi sociale, nuk ka ekzistuar në
Shqipëri para viteve ‘90-të, por lindi pikërisht në valën e
shndërrimeve të këtyre viteve, tregon se ai përcaktohet nga faktori
social, në raport me zgjedhjet individuale. Ky përfundim mund të
jetë një pikënisje për t’iu përgjigjur pyetjes: pse kaq shumë femra
shqiptare kanë hyrë në rrugën e prostitucionit?
Pra “vërshimi” i prostitucionit në Shqipërinë paskomuniste
shpjegohet me një varg faktorësh, kryesisht të karakterit social-
politik dhe ekonomik. Këta faktorë jo vetëm e favorizuan, por
edhe vazhdojnë ta favorizojnë përhapjen e një epidemie të tillë.
Midis më kryesorëve do të përmendim ndikimin e “efektit të
paparashikuar” (ndr yshimi ishte i papritur, rrjedhimisht i
pastudiuar, i pakomanduar dhe i paudhëhequr në mënyrë
shkencore), dalja e individit nga izolimi i hekurt dhe kontakti me
plagët e qytetërimit të sotëm, shndërrimet urbane dhe emigracioni,
pozita gjeografike e Shqipërisë, përbërja moshore (numri i
individëve potencialisht të rrezikuar nga prostitucioni është më i
madh se në vendet e tjera), rënia e nivelit të shkollës etj.
Lekë Sokoli 39

Prostitucioni është favorizuar nga papunësia dhe, përgjithësisht,


nga gjendja e vështirë ekonomike, si dhe nga etja e shfrenuar për
para e fitim. Ai është i lidhur me jetën përgjithësisht konfliktuale
dhe stresante që ka karakterizuar shoqërinë shqiptare të këtyre
viteve, sidomos institucionin e familjes. Pamundësia e familjes
për të kryer funksionet e saj ekonomiko-edukativ dhe konfliktet
që rrjedhin prej saj, kanë çuar në “zgjidhje” të tjera, siç është
prirja ndaj prostitucionit.
Lulëzimi i prostitucionit në Shqipëri duhet parë në kontekstin
e dinamizmit të ri të jetës shoqërore të pas vitit 1990, me daljen
në skenë të “shoqërisë liberale”, me faktin që çdo lloj autoriteti u
vu në pikëpyetje, që kodi moral i mëparshëm u përmbys, që tabutë
e së djeshmes u shembën, që familja tradicionale shqiptare u godit
dhe divorcet u shtuan, që marrëdhëniet seksuale paramartesore u
pranuan gjerësisht dhe që njerëzit u vunë jo në kërkim të më të
mirës, por në kërkim të asaj që “u ishte mohuar”.
Përhapja e prostitucionit është e lidhur, pra, jo vetëm me
mungesën e rendit publik, por me gjithë situatat shoqërore që
përjetojnë të rinjtë, me kontradiktën midis interesave shoqërore
dhe kulturore të saj, nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, mungesës
së mundësive e mjeteve të institucioneve dhe strukturave të shoqërisë
shqiptare për plotësimin e tyre.

Prostitucioni dhe të drejtat universale të njeriut

A është bota e prostitucionit një botë pa të drejta, sikurse është


pohuar në fillim të këtij artikulli? Për të dhënë një përgjigje sa më të
argumentuar, po krahasojmë disa nga nenet e tekstit të Deklaratës
Universale të të Drejtave të Njeriut9, me nivelin e “të drejtave” që
rezultojnë në botën e prostitucionit (tabela 1):

9
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut është miratuar dhe shpallur nga
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me rezolutën e saj nr. 217A/III, datë 10
dhjetor 1948. Shih: Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, botim i Qendrës
Shqiptare të të Drejtave të Njeriut, Tiranë 1998.
40 Analiza sociologjike

Tabela 1: Disa nga të drejta universale të njeriut dhe “të drejtat” gjatë
ushtrimit të prostitucionit
Të drejta universale të njeriut: Gjatë ushtrimit të prostitucionit:

1. Çdo individ ka të drejtën e jetës dhe të sigurisë Në prostitcion gratë janë të pasigurta, të
së personit të vet (neni 3). kërcënuara, të pambrojtura (1).
2. Çdo individ ka të drejtën e lirisë (neni 3), askush Jo më kot prostitucioni është quajtur
nuk mund të mbahet në skllavëri (neni 4). “skllavëria e bardhë” (2).
3. Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, Gratë në prostitucion janë të pambrojtura
dënimeve apo trajtimeve mizore, çnjerëzore, nga dhuna, torturat, keqtrajtimi etj. (3).
denigruese (neni 5).
4. Çdo njeri ka të drejtë t’i njihet personaliteti Në prostitucion gratë, si rregull,
juridik në çdo vend e në çdo rast (neni 6). shpersonalizohen (4).
5. Të gjithë janë të barabartë para ligjit… (neni 8). Në prostitucion nuk ka as barazi ligjore
(5).
6. Askush nuk mund të arrestohet, të burgoset, të Në prostitucion gratë janë të ekspozuara
dënohet në mënyrë arbitrare (neni 9). ndaj arbitraritetit (6).
7. Askush nuk mund të jetë objekt ndërhyrjesh në Thuhet se prostitutat nuk kanë jetë
jetën e tij private… (neni 12). private (7).
8. Çdo person ka të drejtë të zgjedhë, të qarkullojë Shumica e prostitutave nuk mund të dalin
lirisht… (neni 13). nga gjendja e të shkëputen (8).
9. … burri/gruaja kanë të drejtë të martohen dhe Këto të drejta për prostitutat përfaqësojnë
të krijojnë familje… (neni16). luks (9).
10. Çdo person ka të drejtën e pronës (neni 17), të Prostitutat shndërrohen në “pronë” të
punës … (neni 23), të sigurimit shoqëror (neni 22), meshkujve që i blejnë, i shesin, i japin me
të pushimit (neni 24), të organizimit (nenet 19, 20, qira etj., duke i transferuar të drejtat e tyre
21, 23/4, 27…) etj. te vetja … (10).

Lidhur me dhjetë nivelet e mësipërme të krahasimit është e nevojshme


të bëjmë disa sqarime, duke shfrytëzuar edhe të dhënat e sondazhit tonë:
1. Çdo individ ka të drejtën e jetës dhe të sigurisë, por në prostitucion
gratë janë të pasigurta, të kërcënuara, të pambrojtura. Kam regjistruar
debatet “e nxehta” (deri britmat), të një numri të madh prostitutash
me klientët e tyre në hotelin “Stadler” në Romë. Dy-tre vjet më parë,
së bashku me gruan time, kemi vrojtuar për një natë të tërë një
prostitutë rruge pranë një ure në Lion të Francës, e cila punonte me
një frekuencë të habitshme. Këto, për të mos shkuar më tej, më
provojnë faktin që në prostitucion gratë “punojnë” me njerëz të
panjohur, një pjesë e të cilëve janë edhe maniakë seksualë, njërëz të
dhunshëm, me sjellje (edhe seksuale) devijante, me prirje kriminale
deri edhe sadiste etj. Ato udhëtojnë në makinat e tyre, sikurse kalojnë
nëpër parqe, lugina, poshtë urave e në vende të tjera të rrezikshme,
sikurse nëpër shtëpi, dhoma hotelesh etj., duke qenë të pambrojtura
Lekë Sokoli 41

e të rrezikuara. Vetë prostitutat, duke mos patur mbrojtje ligjore,


përpiqen t’i dalin zot sigurisë së tyre por, në pamundësi për të arritur
këtë, detyrohen të “thërrasin” kujdestarët tutorë.
2. Çdo individ ka të drejtën e lirisë, askush nuk mund të mbahet në
skllavëri etj., por prostitucioni është quajtur “skllavëria e bardhë”. Në
prostitcion gratë janë të keqtrajtuara, për shkak të përdhunimit, rrëmbimit
të vazhdueshëm, shitblerjes për seks etj. Derisa ato nuk mund të ikin,
atëherë ato janë skllave të seksit. Të jesh skllav (i seksit etj.), do të
thotë të jesh i privuar nga liria. Prostitutat kanë humbur, përgjithësisht,
të drejtën dhe aftësinë për t’i thënë “ndal” gjendjes së tyre.
Në më të shumtën e rasteve privimi nga liria vihet re që në fazën e
rekrutimit të tyre. Ndër femrat e anketuara në Romë (vitet 1994 dhe
2002), del se në më shumë se ½ e rasteve (për shqiptaret) dhe në rreth ¼
e rasteve (prostitutat nga vendet e Perëndimit), rekrutimi është bërë me
forcë ose me mashtrim nga një mashkull. Në mjaft raste për të realizuar
këtë rekrutim ka ndërmjetësuar një prostitutë tjetër (tabela 2):

Tabela 2: Hyrja juaj në prostitucion ishte vetërekrutim, rekrutim nga një tjetër
prostitutë, rekrutim me forcë nga një mashkull, apo rekrutim në rrethana të tjera?
Në përqindje
Përgjigjet mbi mënyrën e rekrutimit të prostitutave Shqiptare Perëndimore

Ishte një vetërekrutim 14.2 22.6


Ishte rekrutim nga një tjetër prostitutë 22.6 48.1
Ishte joshje ose rekrutim me forcë/mashtrim nga një mashkull 57.8 24.0
Ishte rekrutim në rrethana të tjera 6.2 5.4
Gjithsej 100.0 100.0

Tabela 3: Hyrja në rrugën e prostitucionit ishte zgjedhja juaj e lirë, ishit e


detyruar vetëm nga rrethanat apo e detyruar me dhunë nga dikush?
Në përqindje
Përgjigjet mbi zgjedhjen e profesionit të prostitutës Shqiptare Perëndimore

Ishte zgjedhja ime e lirë 21.5 39.2


U detyrova nga rrethanat 54.2 49.5
Dikush më detyroi të bëhem prostitutë 24.3 11.3
Gjithsej 100.0 100.0
42 Analiza sociologjike

Thuajse i njëjti përfundim arrihet edhe nga të dhënat e tabelës 3.


Vetëm një ndër pesë prostituta shqiptare pohon se profesioni i
prostitutës ishte për të një “zgjedhje e lirë”. Të tjerat pohojnë se kanë
qenë të detyruara nga dikush apo nga rrethanat.
3. Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, dënimeve apo trajtimeve mizore,
çnjerëzore, denigruese (OKB 1948/1998: neni 5), por gratë në prostitucion
janë të pambrojtura nga dhuna, torturat, keqtrajtimi etj. Prostitucioni
përfaqëson në mënyrë tipike një marrëdhënie të karakterizuar nga domonimi,
degradimi, vartësia. Për prostitutat që u përfshinë në sondazhin tonë, të
pangrënët, pagjumësia, rraskapitja, rrahjet, torturat, abuzimet fizike, seksuale
apo dhuna fizike e psikologjike ishin të zakonshme. Nga studimi ynë, sikurse
edhe nga studime të mëparshme, provohet se gratë në prostitucion janë
subjekte të një dominimi e dhunimi total.
4. Çdo njeri ka të drejtë t’i njihet personaliteti juridik, në çdo vend e
në çdo rast (OKB 1948/1998: neni 6). Kjo lidhet me dinjitetin dhe
cilësinë e jetës. Por sa cilësore është jeta e prostitutave? Si një pyetje
e sondazhit tonë, ajo mori prej 204 prostitutave nga Evropa (edhe
shqiptare), Afrika, Amerika dhe Azia, përgjigjet e mëposhtme:

Tabela 4: Aspekte social-psikologjike të jetës së prostitutave


(Në përqindje)
Pyetjet e bëra për 204 prostituta Po Jo

A e doni jetën? 97,5 2.5


A ndiheni fajtore? 13.2 86.8
A e quani normale punën që bëni? 64.2 35.8
A keni menduar ndonjëherë të vrisni veten? 59.3 40.7
A duhet të lejohet prostitucioni? 90.1 9.9
A keni frikë nga vdekja? 68.6 31.4
A keni një të dashur? 42.6 57.4
A ndiheni e kërcënuar? 88.2 11.8
A ka ndryshuar sjellja seksuale nën kërcënimin e SIDA-s? 76.0 24.0
A do të vazhdoje të punoje si prostitutë edhe po ta dije se je
infektuar me virusin HIV? 23.5 76.5
A vuani nga ndonjë sëmundje seksualisht e transmetueshme? 30.4 69.6
A është e vërtetë që një mashkull ka një rol të rëndësishëm
menaxhues në karrierën tuaj si profesioniste? 88.7 11.3
A keni punuar fillimisht nën vëzhgimin e një personi tjetër? 77.9 22.1
A keni midis klientëve tuaj një apo disa të parapëlqyer? 93.6 6.4
A do ta ndërronit punën e sotme me një që të jep të ardhura 31.4 68.6
minimale, vetëm sa për të jetuar?
Lekë Sokoli 43

Meritojnë vëmendje përgjigjet që provojnë se shumica e


prostitutave (64.2 për qind), ushtrimin e prostitucionit e quajnë si
një punë normale; se 6 ndër 10 prostituta kanë menduar të vrasin
veten; se rreth ¼ e tyre pohojnë se ato do të vazhdonin të punonin si
prostitutë edhe po ta dinin se janë të infektuara me virusin HIV (!),
ndonëse pohojnë se rreziku i SIDA-s e ka ndryshuar sjelljen seksuale
të tyre (3/4 e tyre pohojnë se bëjnë seks të sigurtë). Rreth 90 për qind
e tyre pohojnë, gjithashtu, se kanë një mashkull tutor (kjo shumë më
e theksuar për emigrantet); se në shumicën e rasteve (77.9 për qind),
prostitutat kanë ndërruar tutor, domethënë janë shitur; se janë
përshtatur, gjithsesi, me punën që bëjnë derisa (68, 8 për qind e
tyre), nuk dëshirojnë ta ndërrojnë atë me një tjetër, sikur ajo të jepte
të ardhura minimale, vetëm sa për të jetuar etj., etj.
5. Barazia gjinore para ligjit është gjithashtu një e drejtë qytetare
(OKB 1948/1998: neni 8). Por në prostitucion kjo barazi nuk mund
të realizohet qoftë edhe për faktin se ligjet dënjnë vetëm gratë që e
ushtrojnë atë, por jo klientët e tyre. Ky përfaqëson një diskriminim
ligjor (gjinor, seksual).
Studiuesit kanë debatuar lidhur me legalizimin e prostitucionit,
nisur nga ideja se kjo pabarazi zgjidhet duke u njohur prostitutave të
drejtën e ushtrimit të profesionit të tyre. Në të vërtetë edhe kjo nuk
e zgjidh plotësisht problemin e (pa)barazisë, se në vend të viktimizimit
ilegal të prostitutave do të kishim viktimizimin legal të tyre.
Mund të vërehet, madje pa shumë vështirësi, se në vlerësimin e
prostitucionit ekziston një standard i dyfishtë. Madje edhe liria humbet
vetëm për gratë, jo për burrat. Policia shpesh dërgon njerëzit e saj te
prostitutat, për t’i identifikuar dhe arrestuar ato. Për shkak të ushtrimit
të prostitucionit, ndër të arrestuarit janë shumë më tepër gra se burra.
6. Liria për të qenë i mbrojtur nga arrestimet abuzive/arbitrare është
e drejtë qytetare (OKB 1948/1998: neni 9). Ligjet që ndalojnë
prostitucionin i quajnë prostitutat si të inkriminuara edhe kur ato
janë të viktimizuara. Gratë në prostitucion nuk kanë as mbrojtjen e
policisë, derisa ato kryejnë një veprimtari të kundërligjshme.
Rrjedhimisht ato janë në mes të tre zjarreve: policia, tutorët dhe
klientët (sidomo klientët e dhunshëm).
7. E drejta e fshehtësisë së jetës private është përfshirë gjithashtu në
44 Analiza sociologjike

listën e të drejtave të njeriut (OKB 1948/1998: neni 12). Në vendet


demokratike ndërhyrja në jetën private të tjetrit ndëshkohet penalisht.
Por në prostitucion bëhet publike pikërisht ana më e qenësishme e
jetës private: jeta intime. Thuhet, madje jo pa të drejtë, se prostitutat
nuk kanë jetë private
8. E drejta për të qarkulluar lirisht (OKB 1948/1998: neni 13),
lidhet me mundësinë e braktisjes së prostitucionit, për të cilën kemi
këto të dhëna:

Tabela 5: Sipas jush, një prostititutë profesioniste a mund ta braktisë


këtë profesion?
(Në përqindje)
Përgjigjet mbi mundësinë e braktisjes së prostitucionit: Shqiptare Perëndimore

Mund të braktiset, por me shumë vështirësi 11.9 29.4


Mund të braktiset pa shumë vështirësi 16.4 30.4
Jo, të paktën pa u amortizuar fizikisht e moralisht 71.7 40.2
Gjithsej 100.0 100.0

Në të dhënat e këtij sondazhi tërheq vëmendjen diferencimi midis


prostitutave me shtetësi nga vendet e Perëndimit, kundrejt atyre
shqiptare10 (tabela 4).
9. Midis familjes dhe rrugës, përgjithësisht prostitutat kanë “zgjedhur”
këtë të fundit. Ato nuk arrijnë të krijojnë e të kenë një familje normale,
derisa nuk bëjnë jetë normale. Martesa, e drejta e pasjes fëmijë etj., të
gjitha janë të drejta të kufizuara. Madje, sipas ligjeve të shumë vendeve,
gratë janë të rrezikuara për humbjen e fëmijës së tyre, nëse ato bëhen
prostituta. “Unë, - thotë një studiues, - kurrë nuk kam dëgjuar që një
burrë të ketë humbur fëmijën e vet, sepse ka qenë klient prostitutash ose
tutor i tyre”. Edhe në këtë rast prostitutat janë objekt diskriminimi.
10. E drejta e pronësisë gjithashtu është vlerësuar si e drejtë qytetare

10
Privimi nga kjo e drejtë civile nuk është vetëm për prostitutat shqiptare. Sipas
një studimi të Kathleen Barry mbi skllavërinë e seksit ndër prostitutat e rrugës në
Toronto, Kanada, del se mbi 90 për qind e prostitutave dëshironin të shkëputeshin,
por nuk mundnin. Shih, për shembull, Prostitution in Canada,
www.prostitutionresearch.com
Lekë Sokoli 45

(OKB 1948/1998: neni 17). Gratë jo vetëm hyjnë të varfra në


prostitucion, por ato mbeten të tilla për shkak të jetës që bëjnë, të
burrave/tutorëve që u marrin të ardhurat etj. Ato përgjithësisht jo
vetëm janë të zhveshura nga prona, por quhen si pronë e meshkujve
që i blejnë, i shesin apo i japin me qira, duke e trensferuar këtë të
drejtë civile te vetja.
E drejta e lirisë së opinionit e të shprehjes është gjithashtu një e
drejtë qytetare (madje e shenjtë) e njeriut (OKB 1948/1998: neni
19). Prostitucioni, si institucion, i detyron gratë të heshtin qoftë edhe
para torturave më çnjerëzore.
Pra edhe e drejta qytetare e të qenit një person fizik real, i njohur
para ligjit, në prostitucion është e cënuar dhe e kufizuar. Të jesh
prostitutë do të thotë, nga pikëpamja e të drejtave, të jesh një “joperson
fizik” real, një “jopersonalitet legal”.

Përfundime e rekomandime

Në Shqipëri prostitucioni, si profesion dhe si trafik, është një dukuri


relativisht e re (rreth dhjetëvjeçare), por mjaft i përhapur. Ai është i
lidhur drejtpërdrejt e para së gjithash me prishjen e komuniteteve
tradicionale, në të cilat edhe jeta seksuale ishte pak a shumë e
kontrolluar; me migrimin drejt zonave të mëdha urbane, në të cilat u
vendosën edhe marrëdhënie sociale anonime; me emigracionin e
jashtëm dhe sidomos me komercializimin e marrëdhënieve sociale.
Gjithashtu ai është i lidhur me shkallën e liberalizimit të shoqërisë së
sotme shqiptare, me fillimin më të hershëm të marrëdhënieve seksuale,
me marrëdhëniet seksuale paramartesore dhe zhvlerësimin relativisht
masiv të virgjërisë, me jetën më të hapur seksuale, me
multipartneritetin seksual më të përhapur etj.
Studimi ynë tregon se prostitutat vijnë kryesisht nga shtresat sociale
më të varfra të Shqipërisë. Politikat e reduktimit të varfërisë
përfaqësojnë njëherësh edhe krijimin e kushteve social-ekonomike
për pakësimin e pasojave sociale të prostitucionit (nëse jo të eliminimit
të tij). Derisa prostitucioni lulëzon edhe në vendet me standardin më
të lartë të jetesës (Suedi, Kanada, USA, Australi etj.), do të thotë se
faktori ekonomik nuk duhet absolutizuar.
46 Analiza sociologjike

Mekanizmi që mban gjellë prostitucionin është “uria seksuale” e


burrave dhe “paftësia” e grave për ta shuar këtë uri me seks
jashtëprostitucional. Studiuesit socialë sugjerojnë se të qenit seksi
(në kuptimin me njerëzor të fjalës), është një kërkesë e domosdoshme
edhe për “grate e mira”, të cilat quhen (sidomos nga disa përfaqësues
të lëvizjes feministe), si shkaktare të prostitucionit, po aq sa vetë
prostitutat (Aitkin 1978; Jackson and Otto 1984). Ndaj, sipas tyre,
disa stereotipe që kanë shërbyer për “disiplinimin” e sjelljes seksuale
të grave, nuk marrin parasysh faktin se gra “të mira” janë quajtur
gratë joseksi, për t’i difenencuar nga “të këqijat” (edhe gratë e dhëna
pas seksit legjitim, pa përmendur lezbiket, prostitutat etj). Sipas
përfaqësueseve të feminizmit, ky stereotip duhet zhdukur.
Studimi ynë nxjerr në pah disa koncepte interesante në vlerësimin
e prostitucionit nga vetë prostitutat. Hyrja në rrugën e prostitucionit,
për shembull, nuk është i lidhur vetëm me faktorë jashtë vetes dhe, ca
më pak, me faktorë të rastësishëm. Nëse shprehem me gjuhën e
studiuesit amerikan Thio, gratë “e mësojnë” teorinë (më saktë
ideologjinë), e prostitucionit para se ato të fillojnë ta zbatojnë atë në
praktikë, pra para se të fillojnë ta ushtrojnë këtë profesion. Përzgjedhjen
e profesionit ato e bëjnë më parë në trurin e tyre e, më pas, me trupin
e tyre. Kjo ideologji përmban dy bindje të rëndësishme që lidhen me
vlerësimin nga vetë prostitutat të vetvetes dhe të punës që bëjnë: (1)
se prostitutat (pra ato vetë) janë të domosdoshme, se ato kryejnë një
detyrë të rëndësishme për shoqërinë dhe (2) se prostitutat (ato vetë),
janë moralisht më superiore se joprostitutat (Thio, 1983; Horton et
al., 1991: 134), ose “gratë e mira”.
Në këndvështrimin e të drejtave të njeriut, prostitucioni është një
problem i rendit publik. Ndaj shoqëria dhe shteti shqiptar duhet të
investojnë më shumë për eliminimin përfundimisht të trafikut të
dhunshëm të grave, i cili përfaqëson një njollë të zezë në historinë e
tranzicionit paskomunist shqiptar.
Prostitucioni është gjithashtu një problem i opinionit publik dhe i
shoqërisë civile shqiptare, ndaj të cilit opinioni, familjet, OJQ-të etj.,
reagojnë dobët. Por fakti që vetëm në më pak se një për qind të rasteve
të rekrutimit të prostitutave shqiptare janë bërë denoncime në organet
shtetërore shqiptare tregon, nga njëra anë, mungesa e besimit te shteti
Lekë Sokoli 47

dhe institucionet e tij dhe, nga ana tjetër, fakti se prostitucioni përfaqëson
tani një realitet vështirësisht11 të pranuar se “profesioni më i vjetër në
botë” është bërë një ndër “profesionet më të rinj” në Shqipëri.
Prostitucioni përfaqëson një problem të cilin as shtetet perëndimore,
megjithëse kanë krijuar institucione të qendrueshme, nuk kanë
munduar ta mposhtin. Po shoqërive shqiptare dhe ballkanike, me
institucione të pakonsoliduara, me kriza të rënda ekonomike, ç’u
mbetet të bëjnë? Para së gjithash një kuadër ligjor më rigoroz që do të
shkurajonte kriminelët. Së dyti, një bashkërendim institucional i këtyre
vendeve dhe i vendeve të tjera të rajonit në luftën kundër prostitucionit.
Së treti, duket se është i domosdoshëm një proces i shpejtë dhe
shumëplanësh i ringritjes morale të njerëzve (Krasniqi, 2003).
Prostitucioni meriton të trajtohet edhe si një problem juridik. Në
këtë vështrim studimi vë në dukje nevojën e thellimit të diferencimit
(në trajtim, gjykim e ndëshkim), midis profesionit “të zgjedhur” dhe
atij “të imponuar”, midis viktimave e trafikantëve, midis të miturve e
të rriturve etj. Në këtë këndvështrim duket se ka ardhur koha e fillimit
të një debati për legalizimin12 në kushte të përcaktuara me ligj të
prostitucionit edhe në Shqipëri, mbështetur në normat ndërkombëtare.

11
Mund të thuhet “një realitet vështirësisht i pranuar”, nisur nga reagimet shpesh
ekstreme ndaj prostitucionit, siç janë krimet në familje, vetëgjyqësitë etj. Në Fushë-
Prezë, afër Tiranës, për shembull, një djalë 16-vjeçar ka vrarë nënën prostitutë (Koha
Jonë, 6 gusht 2002). Ose, siç vëren Ismail Kadareja, në shumë raste, “të revoltuar
kundër atyre që shpesh rrëmbejnë motrat e tyre për t’i çuar si prostituta në Europë,
djemtë shqiptarë, duke mos gjetur mjet tjetër për shfarosjen e kësaj murtaje, kthehen
vetë, për fat të keq, në ekzekutorë të kriminelëve.” (Kadare, 2000)
12
Sikurse në rastin e legalizimit ose jo të të drogës, edhe për prostitucionin
polemikat midis dy kampeve të kundërta janë të mëdha. Partizanët e ndalimit “pa
kushte” të prostitucionit (Grupi I), argumentojnë se shteti dhe shoqëria janë të
detyruar të mbrojnë familjen dhe fëmijët, të kërcënuar prej tij. Për më tepër, ata
argumentojnë se prostitucioni degradon femrën që e ushtron atë, kërcënon sidomos
gratë e varfra, që s’janë të afta apo nuk kanë kualifikimin e nevojshëm për të zënë vend
në tregun e punës etj. Prostitucioni, vazhdojnë ata, është i lidhur me dhunën dhe
krimin, me të cilët ai ka bashkekzistuar në mënyrë të vazhdueshme. Korrupsioni do të
bëjë që, edhe në kushtet e legalizimit, prostitucioni do të dominohet nga krimi i
organizuar. Së fundi, bërtasin ata, legalizimi i prostitucionit nuk funksionon. Shumica
e prostitutave nuk do të regjistrohen dhe nuk do të bëhen ekzaminime të rregullta
48 Analiza sociologjike

Një rezolutë e Kombeve të Bashkuara, madje e miratuar në vitin


1951, i dënon ata që organizojnë prostitucion ose përfitojnë nga puna
e prostitutave, por nuk ndalon prostitucionin si të tillë. Këtë rezolutë
e kanë pranuar zyrtarisht vetëm 53 shtete. Madje edhe ato shtete që e
kanë nënshkruar këtë rezolutë për prostitucionin, kanë çuditërisht
një legjislacion shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Sidoqoftë, e
rëndësishme është që të evitohet prostitucioni me të miturit,
prostitucioni i rrugës dhe prostitucioni i detyruar. Për të tjerat duhet
debatuar, ndoshta në favor të rregullimit ligjor të tyre, bazuar edhe në
përvojën botërore13.
Prostitucioni nuk mund të trajtohet i shkëputur nga dhuna ndaj
grave, fenomen shumë i përhapur në Shqipëri, ngacmimi seksual apo
njëfarë “ankthi femëror” i përgjithshëm, që me sa duket buron nga
vetë statusi i të qenit grua. Ndaj ka ardhur koha që edhe në Shqipëri
të nxiten jo vetëm debate, por edhe lëvizje sociale (madje edhe politike),
për hartimin e një “akti të mundësive e shanseve të barabarta”, me
detyrime ligjore për të gjitha subjektet e shoqërisë shqiptare (strukturat
shtetërore, punëdhënësit, shoqërinë civile etj.), për realizimin në
praktikë të barazisë gjinore. Nga ana tjetër, derisa gruaja dhunohet e

mjekësore për SIDA-n dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme.


Ata që propozojnë dhe mbrojnë legalizimin e prostitucionit (Grupi II),
argumentojnë se ndalimi i tij kurrë nuk ka funksionuar. Mëkati, thonë ata, nuk
mund të përjashtohet nga jeta e njeriut. Të ndalosh prostitucionin është moralisht
e padrejtë, derisa ai përfaqëson një krim “pa viktima” dhe shteti nuk mund e nuk
duhet të përpiqet të rregullojë sjelljen seksuale të individëve të rritur. Nga ana
tjetër, ndalimi i prostitucionit, sipas tyre, është praktikisht i pamundur. Gjurmimi
i prostitutave vetëm sa e rraskapit policinë, korruptimi i së cilës është gjithnjë i
pranishëm. Pra, si në planin moral edhe në atë praktik, thonë liberalët, cilësimi i
prostitucionit si krim duket i pastudiuar dhe pa vend.
13
Megjithëse asnjë shtet nuk “krenohet” për standardin e lirisë për të ushtruar
prostitucionin, sot në botën e qytetëruar qendrimi ndaj prostitucionit ka ardhur
përgjithësisht duke u zbutur. Në disa shtete të SHBA-ve (Nevada etj.), në Holandë,
Gjermani, Singapor, Kosta Rika etj., prostitucioni është legalizuar plotësisht.
Legjislacioni ndaj prostitucionit është zbutur edhe në shtetet e tjera të SHBA-ve
(në San Francisko, për shembull, nuk ka më përndjekje të prostitutave (Horton et
al, 1991: 132), e Perëndimit (duke përfshirë edhe Italinë), ku termi “burg për
prostitutat” thuajse nuk dëgjohet më në shumë shtete.
Lekë Sokoli 49

rrihet për shkak të “statusit të vaçantë” (të të qenit grua), mund dhe
duhet të ndërmerren iniciativa ligjore për trajtimin e krimeve ndaj
grave (dhunim, rrahje, përdhunim, rrëmbim, fyerje, cënim të dinjitetit
etj.), si krime “për shkak të një statusi të vaçantë”, si “cënim të
integritetit të grave” apo si “cënim të barazisë gjinore” etj., të
diferencuar (me prirje rëndimi), ndaj krimit kundër personit.
Deri sot në Shqipëri janë krijuar e funksionojnë organizata të grave,
kryesisht me statusin e OJQ-ve. Por asnjë formë dhune, diskriminimi
e pabarazie gjinore (duke përfshirë prostitucionin), nuk mund të
eliminohet pa ndryshuar sjelljen mashkullore. Madje mund të thuhet
se nuk mund të zvogëlohet dhuna mashkullore ndaj grave, pa u shtuar
dhuna shoqërore ndaj burrave. Ka ardhur koha që për të ndihmuar
ndryshimin e sjelljes mashkullore “nga brenda”, të nxitet edhe krijimi
i organizatave e lëvizjeve sociale të meshkujve, siç ndodh në vendet e
qytetëruara.

REFERENCAT

Aitkin, J. 1978. The Prostitute as Worker in Women and Labour Conference Papers.
pp. 240-248.
Alia, Ramiz. 1986. Raport to the 9-th congress fo the Party of Labour of Albania. Tiranë:
8 Nëntori
Arlecchi, Pino. 2000. Parathënie e Skllavet e Perëndimit. Tiranë: Korbi
Bagnall, S. R. 1991. The Prostitution Tax in Roman Egypt. Bull. Am. Soc. Papyr 28,
pp. 5-12
Beard, Mary and Henderson, John. 1997. Sacret Prostitution in Antiquity. Gender
and History, 93, pp. 480-503
Benjamin, H. 1951. Prostitution Reassessed, in International Journal of Sexology.
XXVI: pp. 154-160
Boswell, John. 1980. Christianity, Social Tolerance, and Homosexuality; Gay People in
Western Europe from the beginning of the Christian Era to the the Fourteenth
Century. USA: Chicago Press
Brown, P. 1990. Plots and Prostitution in Greek New Comedy. Pap. of Leeds Int’l
Semminar 6, pp. 241-266
_____. 1993. Love and Marriage in Greek New Comedy. CQ 43, pp. 184-205
50 Analiza sociologjike

Bryan, J. James. 1968. Apprenticeships in Prostitution. Sociology and everyday life.


New Jersey: Prentice Hall INC, pp. 257-268
Çupi, Alma. 2001. Prostitucioni, epidemia pa fund. Gazeta Albania: 18 prill
Dhima, Todi. 1987. Fjalor i mitologjisë. Tiranë: 8 Nëntori
Edwards, Catharine. 1997. Unspeakable Professions: Public Performance and Pros-
titution in Ancienr Rome, in Roman Sexuality, edited by Hallett et. al, USA,
Princeton: P. U. Press, pp. 66-95
Fantham, E. 1975. Sex, Status, and Survival in Hellenistic Athens: A Study of
Women in New Comedy. Phoenix 29, pp. 44-74
Flemming, Rebeca. 1999. Quae corpore quaestum facit: the Sexual Economy of
Fimale prostitution in the Roman Empire, Journal of Roman Studies 89, pp.
38-61
Ford, Massyngberd, J. 1993. Prostitution in the Ancient Mediterranean World.
Biblical Theology Bulletin 23, pp. 128-184
Friedl, R. 1996. Der Konkubiant im kaiserzeitlichen Rom: von Augustus bis
Septimus Severus. Historia Einzelschriften 98, Stuttgart: Franz Steiner Vel.
Greenwald, Harold. 1959. The Call Girl. New York: Ballantine
Giddens, Anthony. 1998. Sociologjia. Tiranë: Çabej.
Hodgson, Alex. 2000. A history of the legalization process of prostitution in the Nether-
lands. Canada: University of Toronto
Golbstain, Paul J. 1979. Prostitution and Drugs. Kexington, Mass.: D. C. Heath
Housel, Samuel, J. 1998. Eros and Aphrodisia in the Works of Dio Chysostom,
Classical Antiquity 29.
Horton B. Paul, Leslie R. Gerald, Larson F. Larson. 1991. The Sociology of Social
Problems, New Jersey: Printice-Hall, Inc.
Kadare, Ismail. 2000. Moda antishqiptare dhe ndërgjegjja europiane. Në Politika &
Shoqëria, Vëll. 1, Nr. 2 (dhjetor), fq. 5-8
Kallaba, I. Zyrtarë të lartë malazezë, trafikantë prostitutash. Gazeta Panorama: 16
dhjetor
Konstan, David. 1988. Between Courtesan and Wife: Menander’s Perikeiromene,
Phoenix 41, p. 122
Krasniqi, Milazim. 2003. Shoqëria dhe prostitucioni. Gazeta Shekulli, 6 prill
Lukas, Peter. 1995. ‘An Unusual Optimism in Albania’, The Boston Globe, 2 Febru-
ary.
_____. 1998. Albania: No Instant Demokracy, Sociological Analysis, Vol. 1, No.
2., North Carolina, USA: Copytron Academic Publishers.
Lekë Sokoli 51

Morali, Emanuela & Sibona, Roberta. 2000. Skllavet e Perëndimit. Pas gjurmëve të
tregtarëve të mishit të bardhë. Tiranë: Korbi
OKB. 1948/1998. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. Tiranë: Botim i
Qendrës Shqiptare të të Drejtave të Njeriut.
Raufer, Xavier & Quere, Stefane. 2003. Mafia shqiptare – një rrezik për Europën.
Tiranë: Kumti
Summers, Anne. 1975. Damned Whores and God’s Police: The Colonization of Women
in Australia. London: Allen Lane
Sokoli, Lekë. 1996. Prostitucioni ose tregu i mistershëm. Gazeta Bashkimi, 26
gusht
_____. Sociologjia. Tiranë: Elio
_____. 1999. Droga–historia, përkufizime, klasifikimi, përhapja, efektet, terapia. Tiranë:
Onufri-Soros.
_____. 2001. Droga, ribotim i përshtatur për nivelin shkollor. Tiranë: ISPS & Rinia
_____. 2002. Demokracia dhe problemet sociale. Tiranë: ISPS & Rinia
_____. 2003. “Mafia shqiptare” - një libër urrejtje dhe racizmi antishqiptar”, në
Politika & Shoqëria, Vëll. 6, Nr. 2(12).
Thio, Aleks. 1983. Deviant Behavior. Boston: Houghton-Mifflin.
Zingarelli, Nicola. 1970. Vocabolario della lingua italiana. Bologna: Zanichedi SPA
Zholi, Albert. 2002. Greqia, tregu ilegal i prostitutave shqiptare. Gazeta Ballkan:
15 dhjetor
52 Analiza sociologjike

Prostitucioni profesionist në Shqipëri


gjatë shekullit XX e në vijim
dhe debati për (ri)legalizimin e tij1

Një dukuri më e përfolur se e studiuar

Tanimë jo vetëm nga studiuesit socialë, por edhe nga opinionin


publik shqiptar është pranuar fakti se prostitucioni është një ndër
dukuritë sociale më të dhimbshme e më tragjike të tranzicionit
paskomunist shqiptar. Megjithatë ai është më i përfolur se i studiuar
duke u mbështetur në metodikat e studimeve sociologjike.
Kam shkruar e botuar disa artikuj shkencorë mbi prostitucionin,
bazuar kryesisht në metodat e të testuarit të problemit, atë të vrojtimit,
anketimit, intervistave etj. (shih, për shembull: Sokoli, 2003a dhe
Sokoli, 2004). Por fenomenet sociale janë, në njëfarë mënyre, sikurse
vetë njeriu apo njerëzimi, çka do të thotë se njohja e së tashmes së
tyre nuk mund të jetë e plotë pa njohur edhe zhvillimin e tyre historik.
Në këtë punim është përdorur kryesisht metoda historike dhe metoda
krahasuese e studimit sociologjik. Në gjykimin tim këto metoda (ndonëse
të përdorura edhe nga Konti, themeluesi i sociologjisë, E. Durkheimi e
sociologë të tjerë), janë më të nënvleftësuarat në studimet e sotme.
Në këtë artikull janë bërë përpjekje për të analizuar prostitucionin
profesionist2 në zhvillimin e tij historik edhe në terrenin shqiptar apo
ndër shqiptarët përgjithësisht, sidomos nga fillimi i shekullit XX, kohë

1
Botuar në revistën shkencore Politika & Shoqëria, Vëll. 8, Nr. 1(15), 2005, fq. 51-69.
2
“Profesionist”/”Si profesion”, domethënë si veprimtari kryesore e ushtruesve
të tij (në këtë fushë “shërbimesh”), si punë me të cilën prostitutat merren në mënyrë të
përditshme për të siguruar jetesën.
Lekë Sokoli 53

në të cilën vërtetohet fillimi i prostitucionit profesionist, madje edhe


trajtimi zyrtar i tij. Kjo, sipas mendimit tim, ka jo vetëm vlera njohëse,
por edhe vlera të rendit praktik, ndaj meriton të njihet e të mbahet
parasysh sidomos nga studiuesit e sotëm socialë, ligjëvënësit, shoqëria
civile etj. Njëherësh në këtë punim janë bërë krahasime e paralelizma
edhe me vende të tjera, sikurse është polemizuar për një këndvështrim
që lidhet me keqkuptime apo keqinterpretime, trajtime të pasakta apo
të nxitura nga dashakeqësia, deri nga antishqiptarizmi. Sipas këtij
këndvështrimi, fenomenet dhe problemet sociale të shoqërisë së sotme
shqiptare (ndër to edhe prostitucioni), janë të lidhura me jetën tradicionale,
me veset e shqiptarëve, madje deri me virtytet e tyre (!)

A është prostitucioni një fenomen tipik shqiptar?

Autorja shqiptare e parathënies së librit Prostitutat do t’ju kalojnë


pranë në mbretërinë qiellore të Don Benzit, klerikut të famshëm e
ndoshta njeriut më të përkushtuar për zhdukjen e prostitucionit e
shpëtimin e prostitutave (për mua ndër librat më njerëzorë dhe më i
vlefshmi prej librave me këtë tematikë), shkruan kështu (Bregu, 2003):

... Asnjëherë nuk do ta harroj frikën dhe habinë time, kur për herë të
parë më 1998, u përballa me një realitet tipik shqiptar, të zhvendosur
gjeografikisht jashtë Shqipërisë. Vajza shqiptare në trotuaret e Europës, të
keqtrajtuara fizikisht e psikologjikisht nga bashkatdhetarët e tyre, të shitura
e blera si dikur në një pazar të ndyrë shifrash që varionin në sajë të bukurisë
e moshës... (nënvizimi im, LS).

Në këtë citim gjejmë, madje në mënyrë të troçtë, pohimin se


prostitucioni është një realitet tipik shqiptar, se gratë dhe vajzat e
sotme shqiptare shiten e blihen në një pazar të ndyrë shifrash si dikur,
pra siç është vepruar tradicionalisht në shoqërinë shqiptare etj.
Mendoj se pohime të tilla duhen marrë si pohime më shumë
emocionale të një gruaje të ndjeshme, që i është përkushtuar
shpirtërisht dhe intelektualisht luftës kundër prostitucionit, por
kurrsesi si pohime shkencore. Kjo sepse prostitucioni nuk rezulton
të jetë një fenomen tipik shqiptar. Nëse kjo dukuri ka marrë përmasa
54 Analiza sociologjike

pas viteve ’90-të, kjo lidhet më shumë me të sotmen se me historinë.


Nga ana tjetër, në Shqipëri nuk është praktikuar as shitblerja për
qëllime prostitucioni, por vetëm për martesën. Por martesa
tradicionale shqiptare (qoftë edhe kur është realizuar përmes parasë),
nuk ka asgjë të përbashkët me prostitucionin profesionist dhe djemtë
e sotëm tregtarë prostitutash nuk janë frymëzuar nga morali ynë
tradicional, por nga e kundërta e tij.
Me realitetin shqiptar, të lidhur edhe me ushtrimin dhe shfrytëzimin
e prostitucionit, merren studiuesit francezë të librit Mafia shqiptare,
një rrezik për Europën (Raufer & Quere, 2003). Ata përpiqen të
argumentojnë se shqiptarët e kanë në gjen klanin dhe mafian, madje
që nga koha parahomerike (fq. 93), se hapësira shqipfolëse e Ballkanit
është vendlindja dhe vendbanimi i vërtetë i mafias, se eksodi shqiptar i
këtyre viteve (duke përfshirë edhe eksodin kosovar të vitit 1999), është
një kolonizim mafioz (fq. 73), se Kanuni i Lekë Dukagjinit është, sipas
tyre, “Bibla e mafias” (madja autorët “çuditen” pse ai shitet lirshëm në
kioskat dhe libraritë e qyteteve shqiptare, shih: fq. 34, 117), se suksesi i
mafias shqiptare lidhet me cilësi të përgjithshme morale, si fjala e dhënë,
besa, familja biologjike (për ta, mafioze, fq. 116), apo lidhjet e gjakut.
Pra, sipas autorëve të këtij libri, “shpirti mafioz” përkon tërësisht me
“shpirtin e racës” shqiptare, ndërsa forca e “mafias shqiptare” qëndron,
në radhë të parë, te “kapitali që rrjedh nga krimi” (fq. 22), nga
prostitucioni (për të cilin shqiptarët paskan një traditë të hershme) dhe
nga droga. Pra autorët e këtij libri të zi e kërkojnë origjinën e mafias
shqiptare jo në cenet e shqiptarëve, por në virtytet e tyre: nderi, familja,
besa, fjala e dhënë, mikpritja etj. (shih: Sokoli, 2003b).
Por, a është prostitucioni një fenomen tipik shqiptar? Për t’iu përgjigjur
kësaj pyetjeje duhet hulumtuar së pari në traditën tonë historike dhe
krahas kësaj, në traditën e të tjerëve, sidomos të fqinjëve tanë.

Prostitucioni si praktikë kulturore universale dhe rasti i Shqipërisë

Studimet mbi prostitucionin provojnë se në kushtet e sotme ai


është shndërruar në një biznes global. Por, duke u mbështetur në
përvojën historike, autorë të ndryshëm (për shëmbull, O’Neil, 1996),
kanë pohuar se prostitucioni, tej të qenit një biznes global, përfaqëson
Lekë Sokoli 55

një praktikë kulturore universale. Le të shikojmë shkurtimisht disa


aspekte të saj.
Po fillojmë me kulturën biblike. Në Bibël prostitucioni ka vërtet
“përmasa biblike”. Për të ka histori të jashtëzakonshme, siç është ajo
e Rahab, një prostitutë që shpëtoi Izraelin nga shkatërrimi; e Ozeas3,
profetit të “urdhëruar” për t’u martuar me një prostitutë; të një pros-
titute që “ulet në tryezë” me Jezusin4, deri te pohimi se prostitutat
mund të zenë vend në Mbretërinë e Zotit edhe përpara udhëheqësve
fetarë hipokritë (Mat. 21:31).
Ja një ndër historitë e Biblës, me domethënien përkatëse: Ozea u
martua me Gomerën, një lavire (prostitutë), dhe lindi një djalë me të.
Djali u quajt Jezrahel, domethënë frut i martesës dhe jo i kurorëshkeljes.
Por Gomera e braktisi Ozean, u bë përsëri prostitutë e, më pas, edhe
skllave. Nga lavirësia (tanimë jo nga martesa), lindi edhe dy fëmijë të
tjerë. Ozea mori vesh se ish-gruaja e tij, Gomera, ishte në shitje në një
ankand skllevërish Ai shkoi në tregun e skllevërve dhe e bleu gruan e tij
për 15 shekels5 dhe e çoi në shtëpi, jo për ta patur si skllave, por si gruan
e tij, si të zonjën e shtëpisë. Kaq e madhe, e pabesueshme, ishte dashuria
për të!… Madje ai ndryshoi edhe emrat e fëmijëve të gruas, pjellë e
lavirësisë së saj, nga “Lo-ruhamah” (Jo i dashur) në “Ruahmah” (I dashur)
dhe nga “Lo Ammi” (Jo i imi), në “Ammi” (Imi).
Pas kësaj historie, Ozea iu drejtua njerëzve (simbolika): “Sa herë
që ju (sikurse edhe unë), rendni në mënyrë të shfrenuar pas parasë
(lakmia e pasurisë), pushtetit apo edhe kënaqësive, ne prostituojmë
kundër Zotit… ose, thënë ndryshe, mëkatojmë e biem në krahët e
djallit. Por Zoti na “blen” sërish, jo me 15 shekels, por me Dashurinë

3
Libri i Ozesë ose, siç quhet, Profecia e Ozesë, është i pari ndër librat e 12
Profetëve. Madje, në Testamentin e Vjetër, ai është vlerësuar si më i bukuri.
4
Shih, për shembull, Mëkatarja e falur, Bibla: 1471, Luka 7: 36–50). Por, sipas
autorit të Kodi i Da Vinçit (2005), Maria Magdalena nuk ishte një putanë dosido,
por e dashura e Jezu Krishtit dhe që mbeti shtatzënë me me të. Ajo ishte edhe
apostullja e parë e Krishtit. Pavarësisht pohimeve të këtij lloji, studiuesit kanë
pohuar se edhe Jezu Krishti është kritikuar për zemërgjerësinë ndaj prostitucionit
(Horton, Leslie & Larson, 1991).
5
Në variantin shqip të Biblës (fq. 1234, pj. 3-2), thuhet: “Unë e bleva për
pesëmbëdhjetë pare argjendi e për një masë e gjysmë elbi”.
56 Analiza sociologjike

e Tij, dhe na kthen në rrugën e mbarë për të jetuar jo si skllevër, por


si bijtë e tij të denjë.”
Simbolika e kësaj historie lidhet me Izraelin, me “prishjen fetare e
politike të tij” (Bibla: 1242), njësoj si lavirësimi i Gomerës dhe “Kthimin
e tij te Hyji” (Bibla: 1244), sikurse kthimi i Gomerës tek Ozea. Edhe në
trajtimin e prostitucionit (prishjes së gjithëmbarëshme), Bibla (fq. 1241)
jep mësimin apo rrugëzgjidhjen: “Dashuria do të ngadhënjejë”.
Në Librin e Mikesë (Bibla, 1994: 1268-1276), thuhet se priftërinjtë
e Izraelit financonin shtëpitë e prostitucionit, sidomos në Samari (qytet
i Izraelit), por edhe në Jeruzalem e gjetkë6.
Edhe Juda, një ndër dymbëdhjetë “bijtë e Izraelit”, ka në Bibël
(Gen. 38), një “mësim” personal, madje mjaft të çuditshëm, që lidhet
me prostitucionin. Ai shkoi në shtrat me një femër, të cilën e dinte
prostitutë. Por në të vërtetë ai kishte fjetur me të renë (nusen e djalit),
Tamarën, e cila ishte maskuar si prostitutë. Madje ajo mbeti shtetzënë
me të (Gen.38:24) dhe, kur Juda e mori vesh këtë, urdhëroi djegien e
saj së gjalli (Gen.38:24). Kur vendimi po zbatohej, ajo i tragoi vjehrrit
të saj se prostituta kishte qenë pikërisht ajo. Kështu Tamara, e reja e
tij, i lindi dy fëmijë: Faresin dhe Zarën (Bibla, 1994: 475). Kaq i
rëndë ishte mëkati i Judës! Në Testamentin e Vjetër (para Krishtit), të
gjithë njerëzit e mirë ishin edhe mëkatarë. Por Zoti fal. Vetë Juda u bë
ndjekës i Mesisë, Jezu Krishtit.
Sipas studiuesve, prostitucioni ka qenë mjaft i zhvilluar në antikitet,
sidomos në Greqinë antike dhe në Romën e lashtë. Madje është
vërtetuar se ai është zhvilluar jo vetëm në mënyrë spontane, por edhe
si një veprimtari e rregulluar ligjërisht. Ata që janë marrë me historinë
e Romës, me shkëlqimin dhe rënien e Republikës e të Perandorisë
Romake (për shembull, Robinson, 1963; Monteskjè, 2004 etj.), kanë
theksuar edhe aspekte të trajtimit e të skllavërimit të grave, sikurse të
dukurisë së hershme të prostitucionit.
Të dhëna interesante për rregullimin ligjor të prostitucionit femëror
në Romë, nga vitet 200 para Krishtit deri në 250 pas Tij, na jep

6
Mikea e quan këtë si kulm të prishjes së njeriut mbi tokë. Megjithatë mesazhi
i tij i fortë nuk u dëgjua nga udhëheqësit e fesë. Por Mikea beson se prej Betlehemit
do të dalë “Ai që do të sundojë Izraelin” (Mik. 5:1).
Lekë Sokoli 57

studiuesi Thomas McGinn (2002), në një libër mbi prostitucionin,


seksin dhe ligjin. Në të pasqyrohet formimi dhe përmbajtja e saktë e
normave ligjore mbi prostitucionin, parë në një kontekst social.
Studimi, ndoshta unikal, i McGinn-it eksploron ‘përkimin’ ndërmjet
sistemit ligjor dhe realitetit social - ekonomik dhe hedh dritë mbi një
varg çështjesh të rëndësishme lidhur me shtresëzimin social, grupet
sociale, martesën, sjelljen seksuale, familjen, skllavërinë, statusin
qytetar, veçanërisht statusin e gruas etj.
Edhe më i zhvilluar, madje edhe më i studiuar, është ushtrimi dhe
shfrytëzimi i prostitucionit në antikitetin grek. Ai ka qenë objekt
hulumtimi për një numër relativisht të madh autorësh7, të cilët kanë
nxjerrë përfundime të rëndësishme për shkaqet e lindjes së
prostitucionit. Sipas tyre kjo lidhet, së pari, me përmbysjen e raporteve
midis burrave e grave, pikërisht me kalimin nga e drejta amëtare
(matriarkati), në të drejtën atërore (patriarkati). Në kapërcyell të këtij
shndërrimi të madh, që shënoi edhe disfatën e madhe historike të
seksit femëror (Engels, 1974: 226), lindi edhe prostitucioni si
institucion. Gruaja humbi pozitën e vet të respektuar, u kthye në
shërbëtore, në skllave të epsheve të burrit. Monogamia u shfaq si
skllavërim i një seksi nga një seks tjetër, pra si shprehje e kontradiktës
midis sekseve, të panjohura në historinë e mëparshme.
Familja (ende jo e shenjtë), ishte një kombinim i sentimentalizmit
dhe grindjeve shtëpiake8. Ajo “u shpik” pikërisht për të karakterizuar
një organizim të ri shoqëror, kryetari i të cilit ishte zot i gruas, fëmijëve
dhe skllevërve. Me familjen monogame, gjithsesi thellësisht patriarkale,
ne hyjmë në fushën e historisë së shkruar mbi familjen dhe, bashkë
me të, edhe në fushën e historisë së shkruar mbi prostitucionin.
Ky parashtrim historik i problemit tregon se prostitcioni është
zhvilluar në përpjestim të drejtë me shkallën e skllavërisë, sidomos të

7
Të tillë janë, për shembull, Porter (1999), Beard & Henderson (1997), Fantham
(1975), Houser (1998), Licht (1949/2001), Martin (1996), Brown (1990 e 1993);
Engels (1980), Benzi (2001) etj.
8
Te romakët famija në fillim nuk kishte të bënte as me bashkëshortët dhe
fëmijët e tyre, por vetëm me skllevërit. Famulus do të thotë skllav shtëpiak dhe
familje quhej tërësia e skllevërve që i përkisnin një njeriu (Zingarelli, 1973: 640).
58 Analiza sociologjike

skllavërië së gruas. Me qartësi të veçantë kjo është shfaqur edhe në


veprat e Homerit, sipas të cilave gratë e reja që kapeshin në luftë
bëheshin viktima të epsheve të fitimtarëve. Gjithë “Iliada” është thurur
mbi një grindje midis Akilit dhe Agamemnonit për një skllave të tillë.
Bashkë me çdo hero pak a shumë të shënuar të Homerit përmendet
edhe robinja e luftës me të cilën ai rron në tendën e vet dhe që, pas
luftës, mund ta çonte në shtëpinë bashkëshortore, siç bëri Agamemnoni
me Kasandrën (tek Eskili).
Studiuesit kanë vërtetuar faktin se në periudhën e lulëzimit të
Athinës, prostitucioni ishte shumë i përhapur. Por sidoqoftë ai ishte
i mbrojtur nga shteti. Madje në Athinë, që në shekullin VI para erës
së re, Soloni kishte ngritur shtëpi publike (Benzi, 2003: 139). Duke
folur për prostitucionin e periudhës së lulëzimit të Athinës dhe figurën
e prostitutës, Engelsi (1980: 232-33), shkruan:

Pikërisht në bazë të këtij prostitucioni u zhvilluan në Greqi të vetmet


figura të gruas greke, të cilat me mendjet dhe me shijet e tyre artistike u
ngritën aq lart mbi nivelin e përgjithshëm të grave të kohës së vjetër, sa edhe
spartanet me karakterin e tyre… Gratë spartane dhe një pjesë e zgjedhur e
hetereve9 të Athinës kanë qenë të vetmet gra në Greqi, për të cilët të vjetrit
të flasin me respekt.

Edhe në Azi, sikurse në Europë, prostutucioni lidhet me një traditë


të lashtë. Madje indianët, për shembull, u përpoqën ta ngrinin
prostitucionin, sikurse dashurinë, në shkencë. Pjesa e gjashtë e
Kamasutra-s (Shkenca e dashurisë), shkruar nga Vatsyayana (shih:
Vatsyayana, 1999: 116), rreth shekullit të tretë para erës sonë, titullohet
Kurtizanet. Sipas kësaj “shkence” ‘detyra e një kurtizaneje është të
njihet me burra të përshtatshëm, të përfitojë pasuri nga burri me të
cilin është lidhur dhe të largohet prej tij pasi ia ka marrë të gjitha
(nënvizimi im, LS).
Studiuesit e prostitucionit japonez kanë pohuar se kjo dukuri lidhet
kryesisht me faktorë historikë e të traditës. Në Japoni seksi dhe
marrëdhëniet seksuale nuk janë trajtuar si çështje të moralit, sikurse

9
Nga hetere, “mike”, grua me sjellje të lira, që shoqërohej me burra në Greqinë e Vjetër.
Lekë Sokoli 59

në shumë vende të tjera të Lindjes, të Perëndimit apo në SHBA.


Tradicionalisht japonezët e kanë parë seksin si një fenomen
natyror, “sikurse të ngrënët, format e tjera të dëfrimit” etj.
(Morrison, 1998). Prostitucioni është pranuar gjerësisht si një
komponent ‘i natyrshëm’ i shoqërisë, madje edhe si një
domosdoshmëri sociale. Kjo pranueshmëri është reflektuar edhe nga
ligjet shumë tolerante ndaj tij.
Përgjithësisht, në vendet arabo-afrikane parashikohen dënime të
rrepta për rastet e ushtrimit të tutor-biznesit të prostitucionit10 .
Megjithatë prostitucioni edhe në këto vende ka qenë dhe është mjaft
i zhvilluar. Tel Avivi, për shembull, quhet edhe “kryeqyteti i qejfit”.
Në një libër të botuar nga instituti izraelit “Toda’ah”11, theksohet se
përmasat e prostitucionit në Izrael janë 2.5 herë më të përkeqësuara
se në SHBA. Në Egjipt, Tunizi etj. prostitucioni nuk ka qenë
ndonjëherë i ndaluar.
Prostitucioni është gjithashtu, i përhapur në Afrikën e zezë.
Në Etiopi, siç pohon R. Ransom (2000), prostitucioni, sidomos
shfrytëzimi seksual i fëmijëve dhe vajzave të reja është mjaft i
zhvilluar. Nigeria është cilësuar si vend ku ka mbizotëruar njëfarë
morali puritan. Megjithatë nigerianet janë kaq “të gatshmet” për
t’u bërë prostituta, saqë janë në krye të listës së prostitutave afrikane
në Europë.
Këta e të tjerë shembuj tregojnë se historia e prostitucionit është
ndër më kontradiktoret. E tillë shfaqet edhe vetë prostituta si figurë.
Ajo është lavire sikurse edhe priftëreshë, madje lavire, por edhe
perëndeshë. Në shoqërinë antike greke, për shembull, prostituta ka
një status e autoritet të caktuar. Në krishterimin e mëvonshëm ajo
quhej një vajzë e pamoralshme. Me lindjen e protestantizmit u bë

10
Në Jordani, për shembull, parashikohen dënime të rënda me burg ose edhe
dënim me vdekje, sidomos nëse vajzat e shfrytëzuara janë myslimane; në Egjipt
parashikohen dënime me burg; në Izrael, për tutorët apo dhunuesit e
prostitutave parashikohet burg deri në 30 vjet. Ndërsa në Liban, në mungesë
të një ligji antitutor, ata mund të vriten nga aktivistët islamikë, të paktën nëse
vajzat janë myslimane.
11
Një organizatë izraelite, e përfshirë në World Coalition Against Traffick-
ing in Women.
60 Analiza sociologjike

ndarja e grave të këqija e mëkatareve, nga gratë e mira dhe nënat.


Epoka viktoriane12 u karakterizua nga lufta midis idealit shoqëror
puritan, nga njëra anë, dhe përmasave të jashtëzakonshme të seksit
për treg dhe egërsisë së paparë të shfrytëzimit të prostitutave, sidomos
në Londër.13
Prostituta, pra, është edhe shenjte edhe profane, perverse dhe e
dashur, engjëll e djall (meleqe apo dreqe), robinë/skllave, por edhe
sundimtare (Kleopatra, “prostituta e Qezarit”, për shembull), që
dënohet me djegie së gjalli (Bibla), apo edhe që ngrihet në
piedestal. Në prostitucion të çonte edhe detyrimi religjoz (në
Korint, në tempujt e Babilonisë, në Mesapotami etj.), edhe nevojat
seksuale mashkullore. Ka zotëruar apo jo mendimi negativ për
prostitucionin? Kjo është një çështje tjetër. Por të paktën asnjë
shoqëri nuk është krenuar me të. Megjithatë prostitucioni është
një dukuri e shtrirë në kohë e hapësirë. Ai ka ekzistuar përgjatë gjithë
historisë, sikurse në të katër anët e globit.

12
Kjo epokë lidhet me emrin e Mbretëreshës Viktoria, e cila sundoi plot 63 vjet
(1837- 1901). Gjatë kësaj periudhe ndikimi i rreptësisë morale të Oborrit Mbretëror
mbi zakonet angleze qe mjaft i thellë. Në mënyrë të veçantë u këmbëngul sidomos
në vlerësimin e virtyteve familjare puritane. Por, nga ana tjetër, edhe kjo epokë nuk
i shpëtoi hipokrizisë, dyfytyrësisë, snobizmit, shthurjes etj. Prostitucioni, me
përmasat e llahtarshme të tij, është shprehje e kontradiktave të mëdha morale të
Anglisë viktoriane. Madje, nëse i referohemi prostitucionit, epoka viktoriane është
quajtur si një ndër periudhat historike më përfaqësuese, por edhe më të palavdishme.
Prostitucioni i epokës viktoriane ishte i institucionalizuar. Shtëpia publike e Mary
Jeffries, nga viti 1875 ishte më përfaqësuesja e kësaj periudhe. Ja si e ka përshkruar
një reporter (cituar nga Tenot, 1960, p.54), gjendjen e kësaj shtëpie publike:

“Rrahjet dhe fshikullimet në to ishin në një shkallë të paimagjinueshme.


Dhomat e znj. Jeffrles kishin pajisjet e dhomave të torturave.... Në tavane
kishte unaza për të varur nga kyçet e duarve gratë dhe vajzat, litarë për t’i
lidhur ato në çdo qoshe, vende të ngushta ku i fusnin viktimat, që të mos
mund të lëviznin gjatë aktit seksual. Ndër pajisjet e “qefit” bënin pjesë
thuprat, kamxhikët, rrypat, deri prangat prej hekuri për të lidhur femrat…”

13
Shih, për shembull: Roberts, 1992; Henriques, 1962; Zola, 1972; Kishtainy,
1982; Walkowitz, 1982.
Lekë Sokoli 61

Po ndër shqiptarët e paraardhësit e tyre? Për të analizuar mundësinë


e zhvillimit të prostitucionit te paraardhësit tanë, në mungesë të
burimeve të drejtpërdrejta, duhet të rikujtojmë, nga sa u tha më sipër,
se lindja e prostitucionit lidhet me përmbysjen e raporteve midis
burrave e grave, se ai është zhvilluar në përpjestim të drejtë me shkallën
e skllavërisë, se lindja e tij lidhet me qytetërimin (si etapë e zhvillimit
shoqëror), se ai është shfaqur me më shumë qartësi sidomos te grekët,
romakët (sikurse venedikasit, në kohën e lulëzimit të republikës së
tyre), apo tek izraelitët etj.; pra jo larg nesh.
Ndër analizat e tërthorta mund të shihet për shembull vartësia e tij
me shkallën e zhvillimit të skllavërisë. Autorët antikë (Theopompi,
Agatarhidi etj.), kanë theksuar se edhe ilirët, ose disa prej tyre, e
kanë njohur institucionin e robërisë. Por, siç analizon Stipçeviq (2002:
192), duke njohur shkallën e zhvillimit shoqëror në të cilën arritën
fiset ilire, është vështirë të supozohet nëse kemi të bëjmë me robërit
në kuptimin e plotë të kësaj fjale, gjegjësisht për skllavëri, si në Greqi
e në Romë. Madje për ilirët nuk është përdorur termi skllavëri, por
thjesht robëri. Në ndonjë libër, krahas kësaj fjale (robëri), është
vendosur në kllapa fjala greke dhuli, për të karakterizuar ata njerëz
që, siç shprehet Athenaus (cit. nga Stipçeviq, 2002), në kohë paqje
punonin tokën, ndërsa në kohë lufte luftonin nën urdhërat e të zotit.
Por asgjë nuk thuhet për shfrytëzimin seksual të grave të robërve,
megjithëse autorët që kanë shkruar për ilirët janë më shumë grekë
që, nga përvoja e tyre, e dinin ç’ishte skllavëria dhe prostitucioni.
Prostitucioni lidhet gjithashtu me pozitën e gruas në shoqëri.
Zakonisht, kur preket kjo temë, mendja e shqiptarit të sotëm shkon
te “diskriminimi barbar” që i bëhet gruas në të drejtën tonë zakonore,
posaçërisht në Kanunin e Lekë Dukagjinit. Pa marrë në mbrojtje
këtë Kanun (ai nuk ka nevojë për mbrojtjen time), dua të theksoj se
të paktën i gjithë kodi moral (apo edhe penal) shqiptar, i sanksionuar
në kanunet tona, nuk lë kurrëfarë shtegu për prostituimin e grave.
Por le të shkojmë më tej në kohë.
Disa autorë antikë (Varoni, për shembull), kanë folur për pozitën e
posaçme të gruas në disa fise ilire. Disa madje flasin për mbeturina të
matriarkatit të vonshëm, për liri seksuale paramartesore apo elementë
ekzogamikë. Por prostitucioni, si institucion, është një dukuri e
62 Analiza sociologjike

pasmatriarkatit. Sidoqoftë, autorë grekë e romakë kanë theksuar se


tek ilirët gruaja kishte një pozitë më të privilegjuar kundrejt të tjerëve.
Si tregues të kësaj pozite autorë të ndryshëm përmendin faktin se në
shtetin ilir, qysh në shekullin e dytë para erës së re, një grua, Teuta,
zinte pozicionin e mbretëreshës (Stipçeviq, 2002: 192). Madje në
literaturën mbi Romën përdoret cilësimi “nën udhëheqjen energjike
të mbretëreshës së tyre ambicioze Teuta”14 etj., etj.
Për më tepër, zhvillimi i prostitucionit shkon në unitet me jetën e
një populli, duke gjykuar në kompleks: me jetën ekonomike, politiko-
ushtarake, sociale e familjare, me të drejtën zakonore, normat e
bashkëjetesës, moralin tradicional etj. Në këtë vështrim, krahasuar
me vendet e tjera me prostitucion të zhvilluar, duken diferencime të
mëdha. Në librin Shqipëria dhe shqiptarët, Zhak Burkari, anëtar i
Akademisë Franceze të Shkencave në kohën e tij, shkruan kështu
(shih: Papa, 2004: 136-138):

Për historianin, etnografin ose sociologun Shqipëria është një vend i


banuar nga njëri prej popujve më të vjetër të Europës, i cili për mrekulli ka
rajtur gjuhën dhe doket e tij, të cilat janë të njëkohshme me lashtësinë
greke... Unë mund të them vetëm fjalët më të mira dhe ta lavdoj këtë
popull të shquar. Tek ai gjeta cilësitë më të rralla në Ballkan, mospërfilljen
për paranë, respektin për nderin (nënvizimi im, LS) e për mbajtjen e fjalës së
dhënë. Dhe këto te shqiptarët bashkohen me guximin, trimërinë,
veprimtarinë dhe shpirtin e gjallë e të hedhur... Shqiptarët i përkasin një
race ndër më të bukurat në Europë dhe virtytet e tyre morale, ndër më të
rrallat në Lindje, janë të denja për bukurinë e tyre fizike... Në asnjë nga
popujt e Gadishullit Ballkanik ne nuk ndeshemi me virtyte të tilla aq
burrërore, si ato që vërejmë te shqiptarët. Fshatari, malësori apo ushtari
shqiptar, me të cilët unë jetova e hëngra bukë, në shtëpinë e të cilëve
banova, duket si një zotëri madh, po ta krahasojmë me fqinjët e tij
ballkanikë...

14
Në burimin origjinal thuhet: “… under the energetic leadership of their
ambitious queen Teuta…” (Robinson, E. Cyril. 1963. A history of Rome. London:
Methuen & Co LTD).
Lekë Sokoli 63

Pra, mund të pohojmë se prostitucioni në Shqipëri “nuk ka histori”,


të paktën ai nuk është kurrsesi një fenomen tipik shqiptar. Nuk
rezulton, pra, që prostitucioni të ketë patur te ne ndonjë përhapje të
krahasueshme me shumë vende të tjera, siç është për shembull Greqia
apo Italia fqinje, sikurse vende të tjera mesdhetare, jo larg nesh, në të
cilat prostitucioni ka lulëzuar në çdo fazë të qytëtërimit të tyre. Nëse
për përhapjen apo edhe rregullimin ligjor të prostitucionit në këto
vende ka një literaturë të bollshme, të paktën unë nuk kam gjetur
ndonjë gjë të shkruar për prostitucionin në librat mbi historinë e
Shqipërisë, në të drejtën tonë zakonore, në libra kronikanësh,
gjeografësh, albanologësh, në folklorin tonë etj. Ky “përjashtim” lidhet
me puritanizmin tonë karakteristik dhe, përgjithësish, me jetën
tradicionale të shqiptarëve, të dominuar nga jeta e mbyllur, ‘në mbrojtje’
(edhe në kuptimin ushtarak të fjalës), nga familja e mbylluar,
patriarkale, në të cilën gjithçka, përfshirë edhe jetën seksuale të
pjesëtarëve të saj, ishte rreptësisht e koduar dhe e kontrolluar.
Pohimi se prostitucioni te ne “nuk ka histori” duhet kuptuar si një
fakt: Shqipëria, përgjithësisht, nuk ka prodhuar prostitucion “së
brendshmi”. Megjithatë edhe Shqipëria historikisht nuk ka qenë një
vend i izoluar. Përkundrazi ajo ka qenë në udhëkryqe historike e
gjeografike apo në udhëkryq të interesave të fuqive ushtarake të kohëve
të ndryshme dhe është “populluar” nga pushtues të kulturave të
ndryshme: kristiano-romakë, turko-islamë, austro-hungarezë, sllavo-
bullgarë apo sllavo-serbomalazezë, grekë, italianë, gjermanë etj. Rruga
“Egnatia”, për të mos shkuar më tej, mbart një histori mbi 23
shekullore. Përgjatë saj ka patur motele e hane në të cilat edhe seksi
është ofruar si shërbim. Pohohet se në hanet e udhëtarëve këtë
prostitucion e kanë ushtruar kryesisht vajza jetime, të cilat e bënin
këtë shërbim veç punës së tyre (Spektër, 2003: 21-22).
Historikisht prostitucioni ka bashkëshoqëruar luftërat dhe
pushtimet. Shqipëria ka qenë në më të shumtën e kohës arenë luftërash
të të tjerëve apo një vend i pushtuar. Megjithatë shqiptarët kanë ruajtur
identitetin e tyre: gjuhën, zakonet, kodin e tyre etiko-moral etj. Falë
imunitetit kulturor të shqiptarëve dhe paraardhësve të tyre, pushtimi
romak, për shembull, nuk ka lënë gjurmë të qenësishme ndër
shqiptarët.
64 Analiza sociologjike

Madje të njëjtën gjë mund të themi edhe për pushtimin pesëshekullor


osman. Por kjo periudhë, edhe përsa i përket prostitucionit, nuk ka
kaluar pa lënë gjurmë. Një “dëshmi” të ndikimit të haremeve osmane
në jetën shqiptare na e jep një tregim i M. Kutelit, i vitit 1937:
Vjeshta e Xheladin Beut.15 Subjekti i tregimit ka në qendër një bej
shqiptar të degjeneruar, i cili, ndër të tjera, shfrytëzon dhe nxit
dhunshëm prostitucionin. Ky trillim letrar (gjithsesi i dhënë në funksion
të nxjerrjes në pah të një realiteti të caktuar), është interpretuar si një
krijim realist me frymë kundërfeudale, që fshikullon fuqishëm
artistikisht pushtetin dhe normat morale të klasës së bejlerëve shqiptarë
(Jorgaqi, 1987; 1989), apo si alegori e fundit të pashmangshëm dhe
të merituar të një tirani (Plasari, 1995: 45; Hamiti, 2000: 129), i cili
gjithë botën përreth vetes e sheh si mall të tijin, në funksion të kënaqjes
së dëshirave dhe epsheve të tij, pa patur në vetvete asnjë frenim moral
e njerëzor. Ai jepet si një njeri mizor dhe gjenetikisht i degjeneruar,
i lidhur në martesë vetëm për formë, sepse shkonte në shtrat me gra
e dylberë (meraku i tij ishin vajzat e njoma, të cilat i rrëmbente nga
familjet e fshatarëve dhe i zhvirgjëronte), sikurse gruaja e tij, Xhixhi
hanëmi, harbonte në lidhje të panumërta jashtë kurore. Ky është beu
shqiptar që nuk kursen vajzat e reja shqiptare për t’i bërë dhuratë për
haremet e Stambollit, sikurse nuk kursen vajzat e djemtë e rinj të
“haremt të vet” për të fjetur me ta, ndonëse sëmundja e tij ishte
veneriane dhe e dinte se mund ta përhapte atë. Por, për beun, fshatarët
vdisnin sepse e “kishin zakon”.
Sidoqoftë tregime të tilla janë si një prelud i luftës së klasave që do
të niste pak më vonë, objekt i së cilës do të ishte jo vetëm klasa e
bejlerëve, por edhe prostitucioni si fenomen (shih më poshtë).

Fillimet e prostitucionit në Shqipëri. Ligjet e para për legalizimin e tij

Të moshuarit që kam pyetur, midis tyre edhe studiues socialë, nuk


kanë shumë dijeni për praninë e prostitucionit në Shqipërinë e para
Luftës së Dytë Botërore apo edhe gjatë saj. Pohojnë, gjithsesi, se në

15
Shih: “Vjeshta e Xheladin Beut”, në Kuteli, Mitrush. 2001. Prozë dhe vargje
të zgjedhura, Vëll. 1, Tiranë: SHB Kuteli.
Lekë Sokoli 65

Tiranë për shëmbull, te “Zogu i Zi”, është ende një ndërtesë në të


cilën dikur është ushtruar prostitucion publik. Me të duket se lidhet
edhe emërtimi popullor, paksa i veçantë, “Zogu i Zi” (Spektër, 2003:
21). Të tjerë pohojnë se edhe e famshmja “A doni qymyr zotëri?” e
Migjenit, mund të merret edhe si ofertë prostituimi.
Në studime të mëparshme kam pohuar se në Shqipëri prostitucioni,
sikurse droga, homoseksualizmi etj., nuk njihej si dukuri16 dhe se kjo
lidhet, nga njëra anë, me faktin se regjimi i hekurt komunist nuk lejoi
“depërtimin” e tij, ndërsa propaganda zyrtare e quante atë si shprehje të
kalbëzimit të kapitalizmit. Por, në historinë e Shqipërisë, ekziston një
periudhë në të cilën prostitucioni ka qenë i institucionalizuar. Ndaj,
gjithsesi, nuk është pa interes analiza e prostitucionit profesionist
shqiptar, sidomos në gjysmën e parë të shekullit XX.
Fenomeni i prostitucionit në shoqërinë shqiptare, para dhe pas
formimit të shtetit kombëtar, nuk është bërë objekt trajtimi nga
studiuesit dhe, si pasojë, fondi i studimeve për këtë temë është thuajse
i zbrazët. Në mungesë të studimeve të mirëfillta, si burim informimi
mbeten dokumentet zyrtare. Dokumentet e Arkivit të Shtetit dëshmojnë
se në Shqipëri, prostitucioni i mirëfilltë, por ilegal, u shfaq në fund të
dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XX. Ai u shfaq duke filluar nga viti
1910, në qytetin e Shkodrës dhe, sidomos pas vitit 1920, në të gjitha
qytetet e mëdha të vendit (shih: Musaj, 2002: 260-61).
Edhe reagimi i parë zyrtar rreth këtij fenomeni përkon thuajse me
fillimin e vetë shtetit shqiptar. Për disiplinimin e prostitucionit, shteti
vendosi pa ndonjë hezitim të madh legalizimin. Ai fillimisht huazoi
rregulloren e prostitucionit të Sarajevës. Më pas vijuan një varg
analizash, të bazuara mbi raporte komisionesh të posaçme mbi
prostitucionin, në organet vendore të Korçës, Durrësit, Elbasanit etj.
Prej tyre u arrit në vendimet për të parat shtëpi publike në Shqipëri.
Këto trajtesa lokale u pasuan nga rregullorja e re e prostitucionit,
miratuar nga Këshilli i Ministrave, me vendim nr. 196, datë 10 shkurt
1922. Pas miratimit në Parlament, kjo rregullore u shndërrua në ligj.17

16
Mund të shihen, për shembull, Sokoli, 1999, fq. 134-35; Sokoli, 2003, fq.
160; Sokoli, 2004, fq. 27 etj.
17
Fletorja zyrtare, nr. 30, gusht 1922, fq. 4.
66 Analiza sociologjike

Ç’përfaqësonte, në thelb, ky ligj i parë mbi prostitucionin?


Përfaqësonte bazën juridike të legalizimit të tij. Sipas tij, shtëpitë
publike ose, siç thuhej atëherë, shtëpitë e përgjithshme, do të hapeshin
atje ku kishte gra që ushtronin prostitucionin. Prostitutat duhej të
regjistroheshin në këto institucione dhe t’i nënshtroheshin një kontrolli
të rreptë mjekësor, në mënyrë që t’i pritej rruga përhapjes së
sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Evidentimi i prostitutave,
ndjekja, regjistrimi dhe organizimi i vizitave mjekësore ndiqej nga
komisariatet e policisë së prefekturave. Në rregullore përcaktoheshin
detyrat e drejtuesit të shtëpisë publike, i cili detyrohej t’u plotësonte
grave publike kushtet e paracaktuara me ligj dhe të respektonte të
drejtat e tyre. Atij i ndalohej keqtrajtimi i tyre për të rritur të ardhurat
personale. Neni 21 e detyronte drejtuesin e shtëpisë publike t’i jepte
prostitutës ¼ e fitimit nga ushtrimi i profesionit të saj.
Më pas, për t’u ardhur në ndihmë grave prostitua, u bënë disa
ndryshime në rregulloren e prostitucionit. Për shembull, iu ndalua që
prostituta t’i jepte mjekut para në dorë për vizitën mjekësore. Kjo
masë antikorrupsion merrej me qëllim që mjeku të mos
komprometohej e t’u jepte leje për ushtrimin e prostitucionit grave të
sëmura apo të pashëruara plotësisht. Por pagesa bëhej në komisariatet
e policisë dhe ½ u takonte mjekëve.
Me rregulloren në fjalë ndalohej prostitucioni i rrugës dhe,
përgjithësisht, prostitucioni i fshehtë. Në të tilla raste parashikohej
detyrimi ligjor për t’i dërguar prostitutat “e lira” në shtëpitë publike
të licencuara.
Për t’u përmendur është gjithashtu ndihma që parashikohej për
prostitutat, përmes krijimit të një “fondi ndihme”. Një pjesë e këtij
fondi do t’u jepej grave që hiqnin vullnetarisht dorë nga prostitucioni,
duke përfshirë edhe gratë joshqiptare, të cilave do t’u paguheshin
shpenzimet e udhëtimit etj. Edhe gjobat që do të vileshin nga
prostitutat që shkelnin rregulloren, i kalonin pikërisht këtij fondi.
Por krahas ndihmës së parashikuar me ligj, për prostitutat
parashikoheshin masa mjaft të rrepta në rastet e shkeljes së tij. Për
këto raste, neni 25 parashikonte dënim me gjobë nga 10-100 fr. ari e
deri në dy vjet burg.
Pra, siç shihet, shteti shqiptar nuk e nxiste prostitucionin.
Lekë Sokoli 67

Përkundrazi, siç do të shohim edhe më poshtë, ai e quante atë të


dëmshëm, madje të rrezikshëm për shëndetin, por edhe për moralin
tradicional shqiptar. Sidoqoftë, në këtë shembull kemi një ndër rastet
më domethënëse kur shteti shqiptar (atëherë thuajse i sapolindur),
ndjek, trajton e synon të zgjidhë në rrugë institucionale një problem
konkret social, siç ishte prostitucioni i atëhershëm. Është tjetër çështje
nëse ky trajtim e zgjidhi apo nuk e zgjidhi plotësisht problemin. Madje
mund të themi se deri më sot (jo më në Shqipërinë e viteve ‘20-të),
nuk njihet ndonjë makinë me emrin shtet që ta ketë zgjidhur plotësisht
çështjen e prostitucionit si problem. Ai vazhdon të jetë i tillë, madje
ka marrë çuditërisht përmasa, megjithëse shteti është bërë një instru-
ment gjithnjë e më i sofistikuar.

Prostitucioni profesionist në Shqipëri, para e gjatë Luftës së Dytë Botërore

Përmes dokumenteve të marra në Arkivin e Shtetit, një pjesë e të


cilave janë publikuar edhe në gazeta e revista18, është hedhur dritë
mbi zhvillimin e prostitucionit para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Prej tyre dokumentohet fakti se prostitucioni si profesion njihet të
ketë lindur thuajse bashkë me shtetin shqiptar. Në një letër të
Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë drejtuar Mëkëmbësisë
Mbretërore të Përgjithshmë (9 janar 1942), thuhet se shtëpia publike e
vendosur në Vlorë, në rrugën “Viktorio Emanuel”19, nr. 40, “rezulton e
hapur ç’prej vitit 1919". Por ushtrimi i prostitucionit është vërtetuar në
një hotel në Shkodër, qysh në vitin 1910 (Musaj, 2002: 260-274). Pra,
zyrtarisht, mund të themi se viti 1910 (shteti në Shqipëri nuk ishte ende
shqiptar), është datëlindja e prostitucionit profesionist shqiptar, ndërsa
viti 1919 është viti i së parës shtëpi publike të hapur në Shqipëri.
Më pas shtëpitë publike u hapën në Tiranë, Korçë, Vlorë, Elbasan,
Durrës, Berat, Gjirokastër dhe thuajse në të gjithë Shqipërinë. Në

18
Në mënyrë të veçantë gazeta Republika, në disa numra të saj, duke filluar nga
data 10 qershor 2004, ka botuar dokumente që provojnë ekzistencën e një rrjeti
shtëpish publike në periudhën 1920-45, qëllimin dhe mënyrën e funksionimit të
tyre, organizatorët, të punësuarat (prostitutat), klientët e tyre etj.
19
Ky emërtim i rrugës në fjalë është bërë në vitin 1939.
68 Analiza sociologjike

Tiranë, për shembull, qysh në vitin 1922, ishin hapur disa shtëpi
publike.20 Numri i tyre nuk dihet si ka ndryshuar, por në vitin 1942
ishin të regjistruara (të licencuara), dhjetë shtëpi publike. Korça figuron
të jetë ndër qytetet e para me prostitucion të zhvilluar. Këshilli
administrativ i prefekturës i kushtoi këtij fenomeni një analizë të
posaçme, qysh në maj të vitit 1921. Madje u hartua edhe një rregullore
lokale legalizimi. Kuestura mbretërore e Korçës njoftonte në janar
1943, se në këtë qytet kishte pesë shtëpi publike, tri italiane (Liberativ,
Castiello, Orsini) dhe dy shqiptare (Meriga e Mariano). Raportohet
gjithashtu për numrin e prostitutave për çdonjërën prej tyre, si dhe
për kombësinë e tyre. Në prefekturën e Gjirokastrës kishte gjashtë
shtëpi publike, siç kishte edhe në Delvinë, Tepelenë, Përmet, madje
dhe në Jergucat (viti 1942).
Pra kemi të parin konstatim për ushtrim prostitucioni në një hotel
(Shkodër, 1910), të parën shtëpi publike të njohur, por ende të
palegalizuar (Vlorë, 1919), të parën rregullore vendore për legalizimin
e prostitucionit (Korçë, 1921). Ndër të parat bashki që analizuan
prostitucionin ishin ato të Elbasanit e Durrësit, madje para se rregullorja
e prostitucionit të diskutohej në Qeveri e Parlament. Ndërkohë Jergucati
(Gjirokastër), rezulton si i pari fshat shqiptar me shtëpi publike. Shkurt,
prostitucioni njohu një zhvillim thuajse të njëkohshëm në mbarë
Shqipërinë. Ai shumë shpejt mori përmasa kombëtare. Reagimi i shtetit
është në vetvete një provë e këtyre përmasave.
Por çfarë vihet re nga analiza e këtij zhvillimi? Nga dokumentet
zyrtare të asaj kohe kuptohet se prostitucioni është konsideruar i
huaj për moralin tradicional shqiptar. Mjafton të kujtojmë
terminologjinë që përdoret për të provuar këtë konstatim: përdaltore,
gra të përdala, gra publike apo gra të përgjithshme, imorale, kurva,
kurvëri, profesioni i kurvërisë, qendra të kurvërisë etj.
Ky mosaprovim moral dokumentohet edhe nga reagimi qytetar e
zyrtar ndaj prostitucionit profesionist. Ja disa fakte, të marra nga i
njëjti burim:

20
Sipas raportit të hartuar në fund të vitit 1922 nga dr. Ruzhdi Bobrati, pas
kontrollit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë. Arkivi i Shtetit, Fondi.
249, viti 1923, dosja VI-125, fq. 11
Lekë Sokoli 69

1. Në shkurt 1922, në Shkodër ishte vendosur që të ngrihej një


shtëpi publike. Por banorët e të gjitha lagjeve të qytetit protestuan për
ta patur atë “sa më larg vetes”. Më në fund u arrit në një zgjidhje: u
vendos që komuniteti të paguante vetë për ngritjen e saj, jashtë qytetit,
pranë kazermave.
2. Në janar 1942, drejtori i Shkollës Ekonomike të Vlorës kërkonte
që të mbyllej shtëpia publike në rrugën “Benito Musolini”, sepse “vajzat
që mësonin në atë shkollë duhej të kalonin çdo ditë përpara shtëpisë
publike, duke u gjendur në situata të pahijshme”.
3. Në dhjetor 1928, 29 burra nga fshati Kashovicë, Gjirokastër, i
shkruajnë një letër ministrit të shtetit shqiptar në Athinë, me lutjen
që të dëbohej nga fshati i tyre një grua e ve me origjinë izraelite, ish-
gruaja e një bashkëfshatarit të tyre, që prostituonte në shtëpinë e saj,
duke rrezikuar, siç shkruhej shprehimisht, “nderin dhe namuzin e
familjeve tona në Shqipëri”.
Interesante është edhe përgjigjja e letrës:

“Në përgjigje të shkresës tuaj, Ministria e Brendshme njofton se gruaja


e ve nga Kashovica, sipas këshillave që i kanë dhënë autoritetet, do të heqë
dorë nga imoraliteti. Në të kundërt do të dërgohet menjëherë në ndonjë
shtëpi publike”.

Prostitucioni profesionist i viteve 1920-45 lidhet mjaft me praninë


e ushtrive e huaja dhe luftën, sikurse me hapjen e Shqipërisë ndaj
investimeve të huaja, turizmit etj. Në të vërtetë një pjesë e shtëpive
publike të hapura në Shqipëri ishin si filiale të shtëpive publike të
huaja, kryesisht atyre italiane. Në mjaft raste shtëpitë publike ishin të
veçanta për ushtarakët. Madje respektohej edhe hierarkia ushtarake.
Kishte shtëpi publike të veçanta “për trupa (ushtarë)”, “për nënoficerë”
e “për oficerë”.
Por prostitucioni profesionist i periudhës para vendosjes së
komunizmit nuk lidhet vetëm me ndikimin e huaj e të të huajve.
Politika zyrtare e quante institucionalizimin e prostitucionit si të keqen
më të vogël. Nga njëra anë, ai vlerësohej si i dëmshëm nga pikëpamja
morale, shëndetësore dhe ekonomike. Por, nga ana tjetër, pikërisht
për minimizimin e pasojave social-ekonomike të tij, u bë legalizimi.
70 Analiza sociologjike

Ngritja e shtëpive publike nxitej e ndihmohej nga institucionet


shtetërore. Në një korespondencë qortuese të Policisë së Shtetit ndaj
Prefekturës së Shkodrës, për shembull, që daton më 18 shkurt 1922,
ndër të tjera thuhet se gratë e përgjithshme (prostitutat) janë të
nevojshme për një qytet të tillë dhe se përmes tyre ruhet shëndeti publik
dhe morali i popullsisë së qytetit (nënvizimi im, LS).
Nga dokumentacioni i arkivuar që i referohet prostitucionit, mund
të konstatohet gjithashtu se në Shqipërinë e viteve 1920-45
prostitucioni ka bashkëjetuar pa konflikte me realitetin konservator
shqiptar. Ai, nga ana tjetër, nuk nuk kishte dramacitetin e sotëm.
Mbi të gjitha, mund të themi se prostituimi i grave mund të quhej, të
paktën më shumë se sot, një zgjedhje e lirë. Thuajse nuk njihej dhuna
e trafikimi i grave dhe vajzave për shfrytëzim prostitucioni, siç ka
ndodhur kaq barbarisht pas rënies së komunizmit. Ja një shembull:
në një letërkëmbim të ministrit të Punëve të Brendshme, të datës 11
shtator 1935, thuhet:

“Kam nderin t’ju parashtroj se në Shqipëri nuk ekziston tregtia e të


bardhëve, qoftë për gra ose për djem. Sa për profesionin e prostitucionit të
grave (kurvëria), kjo është në një sasi të kufizuar dhe, afërsisht, arrin në 50-
60 gra publike, të vendosura nëpër qendrat e pefekturave më me rëndësi, si
Tiranë, Shkodër, Korçë, Elbasan e Vlorë. Mbi këto gra administratat tona
adaptojnë masat e vizitave të regullta mjekësore, sipas regjistrimeve të bëra
për këtë qëllim…”

Për më tepër, në tetor 1937, Shqipëria ka aderuar edhe në konventën


ndërkombëtare për zhdukjen e tregtisë së grave e të fëmijëve. Pra,
ndryshe nga ç’ndodh sot në Shqipëri e thuajse në mbarë botën, në atë
kohë nuk kemi hasur konceptin tutor, kujdestar apo diçka të ngjashme
me to. Gratë prostituta kishin mbrojtjen e shtetit, ndaj s’kishin nevojë
për tutorë e mbrojtës të tjerë.
Më tej, në krahasim me fenomenet me të cilat ballafaqohet
Shqipëria e sotme lidhur me prostitucionin, mund të themi se kahu i
lëvzjes së prostitutave të asaj kohe ishte “nga jashtë-brenda” dhe jo e
kundërta, siç ndodh sot. Për shembull, në një urdhër të ministrit të
Punëve të Brendshme, më 20 korrik 1936, thuhet:
Lekë Sokoli 71

“Kemi konstatuar se kohët e fundit një numër grash të huaja kanë


ardhur në vendin tonë me pasaporta të rregullta, me viza të përfaqësive
tona diplomatike, të cilësueme si turiste. Këto gra, më shumë greke e
hungareze, në realitet nuk janë turiste, por prostituta dhe vinë në Shqipëri
për të ushtruar profesionin e kurvërisë”.

Kjo nga institucionet e shtetit shqiptar, vlerësohej si e dëmshme


nga ana shëndëtësore dhe ekonomike, dhe që “bën përshtypje të keqe”.
Ka një sërë korrespondencash prefektura - Ministri e Brendshme -
Ministri e Jashtme - përfaqësi diplomatike etj., për të kufizuar këtë
fluks të hyrjes së prostitutave të huaja në Shqipëri.
Pra, mund të themi se institucionet e shtetit shqiptar të periudhës
referuese duket se ishin të angazhuara në trajtimin me objektivitet të
prostitucionit. Licencimi i shtëpive publike bëhej në kushte të
përcaktuara me ligj. Statusi i prostitutave ishte i përcaktuar. Gratë
publike (prostitutat), ishin të pajisura me kartelë shëndetësore. Gratë
që konstatoheshin se prostituonin jashtë shtëpive publike detyroheshin
të hiqnin dorë nga ky profesion ose, në të kundërt, mbylleshin në
shtëpitë publike të ligjshme.
Me gjithë përpjekjet e shtetit shqiptar për të mbajtur nën kontroll
prostitucionin, përsëri ai lulëzoi edhe në forma të tjera. Prostitucion
i ligjshëm u konkurrua dukshëm nga prostitucioni “i lirë” (jashtë
shtëpive publike). Një mënyrë për të shpëtuar nga taksat ishin edhe
martesat fiktive, sikurse parapëlqimet për t’u bërë mantenuta të të
pasurve, një dukuri mjaft e përhapur (por që ende nuk ka tërhequr
vëmendje), edhe në ditët tona.
Sidoqoftë përvoja e prostitucionit profesionist shqiptar të viteve
1920-45 është mjaft interesante, edhe nëse e krahasojmë atë me
përvojën e vendeve të tjera.

Prostitucioni dhe regjimi komunist (1945-90)

Vendosja e regjimit komunist në Shqipëri i dha fund epokës së


prostitucionit profesionist të krijuar deri në atë kohë. Ndër vendimet e
para të marra ishte mbyllja e shtëpive publike dhe hartimi i një legjislacioni
të rreptë kundër çdo forme të ushtrimit e shfrytëzimit të prostitucionit.
72 Analiza sociologjike

Qëndrimi që u mbajt në Shqipëri ndaj prostitucionit në periudhën


1945-90, përputhet me ideologjinë komuniste, e cila tentoi të
shndërrohej dhunshëm në të vetmen ideologji. Sipas saj, komunizmi
do të çonte në zhdukjen e të gjitha shkaqeve ekonomike nga të cilat
burojnë padrejtësitë sociale, shtypja dhe shfrytëzimi, duke përfshirë
shtypjen shekullore të grave nga burrat dhe shfrytëzmin seksual prej
tyre. Pas zhdukjes së prodhimit kapitalist do të krijohej një shoqëri e
re socialiste e komuniste, një moral i ri (morali komunist), sikurse
njeriu i ri i kësaj shoqërie etj. Sipas Engelsit (1980: 251), me zhdukjen
e marrëdhënieve kapitaliste do të ndryshojnë edhe marrëdhëniet
seksuale të njerëzve dhe

“...do të rritet një brez i ri: një brez burrash që nuk do të kenë kurrë rast
në jetën e vet të blejnë një grua me para ose me mjete të tjera të pushtetit
shoqëror, si dhe një brez grash që nuk do të kenë kurrë rast t’i jepen një
burri për arsye të tjera, përveçse nga dashuria e vërtetë...”

Sikuse Engelsi, edhe Lenini ka shkruar për prostitucionin. Në vitin


1913 ai shkruante për Raboçnaja Pravda, lidhur me një kongres
ndërkombëtar kundër prostitucionit:

“Në Londër është mbajtur kongresi i pestë ndërkombëtar kundër trafikut


të skllevërve të bardhë. Dukesha e kontesha, priftërinj e peshkopë, zyrtarë
policie e filantropë borgjezë të çdo ngjyre, reklamuan veten në këtë kongres.
Banketet luksoze, ceremonitë e pritjet mondane s’kishin të sosur, siç nuk
kishin fund fjalimet pompoze për prostitucionin ‘e dëmshëm e të turpshëm’.
Por cilat ishin mjetet e luftës që delegatët e kollarisur borgjezë sugjeruan
kundër prostitucionit? Sipas tyre, dy mënyrat kryesore, më të sigurta e më të
shpejta, ishin: besimi fetar dhe dhuna policore… Nga ana tjetër, histori të
shumta, ‘solemne e instruktive’ u rrëfyen atje. Prej tyre mund të gjykojmë se çfarë
hipokrizie mbretëroi në atë kongres aristokrato-borgjez. Sharlatanët e bamirësisë
dhe mbrojtësit qesharakë të rendit do të luftojnë kundër prostitucionit, megjithëse
atë e mbajnë gjallë pikërisht aristokratët e borgjezët….”

Në zbatim të kësaj ideologjie, edhe regjimi i hekurt komunist


shqiptar nuk lejoi përhapjen e prostitucionit në Shqipëri. Propaganda
Lekë Sokoli 73

zyrtare vijoi ta quante prostitucionin si “një plagë të kapitalizmit dhe


shprehje të kalbëzimit të tij”, madje edhe në periudhën pasenveriane.
Kreu i politikës shqiptare të asaj kohe, R. Alia (1986: 153), pak kohë
para fillimit të proceseve demokratike, deklaronte:

“Një shtresë e re shoqërore është krijuar me të ashtuquajturit ‘të hedhurit


tej të shoqërisë’, ku bën pjesë bota e krimit, e të droguarve, e të gjymtuarve,
e prostitucionit etj. Është kjo një pjellë e sistemit kapitalist që, me peshën
e saj në rritje ndikon në degjenerimin e mëtejshëm të shoqërisë… Kapitalizmi
i sotëm provoi se nuk është në gjendje të shërojë asnjë nga plagët e tij”.

Pra, siç shihet, edhe lufta kundër prostitucionit - “plagë e


kapitalizmit” - vlerësohej si pjesë e luftës së klasave, të zbatuar madje
me shumë rreptësi gjatë regjimit komunist. Ndër analistët e sistemit
komunist vërehen qëndrime të ndryshme lidhur me arritjet e tij në
fushën e marrëdhënieve shoqërore. Për disa ai përfaqësonte një
harmoni pozitive, sepse u krijuan edhe vlera; për të tjerë një harmoni
negative (Kadare, 2000: 60), për shkak të dhunës e mungesës së lirive.
Për disa studiues komunizmi (edhe ai shqiptar) ishte një sistem i
moralit shoqëror; për të tjerë, si fjala vjen Zbigniev Brzhezhinksi, ai
përkundrazi është cilësuar si çmoralizuesi më i madh i shoqërisë
(Krasniqi, 2003), pikërisht për shkak të politizimit të marrëdhënieve
shoqërore (sot vërehet komercializimi i tyre) etj. Pa hyrë në hollësi, të
paktën mund të pohojmë se prostitucioni, sikurse droga e të tjera
dukuri shqetësuese të kohës sonë, në Shqipërinë komuniste nuk ka
ekzistuar, të paktën nuk përfaqësonte një problem social.
Mungesa e prostitucionit deri në pragun e viteve ‘90-të duket se
lidhet me gjithë kuadrin në të cilin punonin e jetonin shqiptarët. Në
strukturat patriarkale dhe më pas në strukturat e reja shoqërore (jo aq
partriarkale), të pas Luftës së Dytë Botërore, thuajse çdo individ zinte
një pozicion të dhënë, kryente një punë të caktuar, sillej sipas normave
të pranuara, i bindej pa kushte autoritetit. Raportet afektive dhe morale
kishin përparësi kundrejt atyre të bazuara në interesat. Shqipëria është
karakterizuar nga një realitet social ië lexueshëm, përgjithësisht rural,
pak a shumë homogjen, nga një “status quo”, në të cilën edhe sjellja
seksuale e njerëzve ishte e vëzhguar dhe e kontrolluar.
74 Analiza sociologjike

Për këtë realitet kanë shkruar edhe studiues apo raporterë të huaj.
Nga Bostoni, në First impressions of Life in Albania, Peter Lukas,
shkruante më 1986:

“Në Shqipëri nuk ekzistonte problemi i drogës, nuk kishte prostitucion


e pornografi dhe kriminaliteti ishte i papërfillshëm. Nuk kishte të pastrehë
që flinin në rrugë e parqe”.

Dymbëdhjetë vjet më vonë, ai ripohon:

“Po, ishte e vërtetë. Tani unë do të shtoja se kishte ujë dhe energji të
mjaftueshme, se nuk kishte prostituta, fëmijë që lypnin dhe flinin rrugëve,
se nuk kishte homoseksualë. Mund të kisha shtuar gjithashtu që nuk kishte
liri dhe nuk kishte lumturi” (Lukas, 1998).

Pra, gjatë regjimit komunist, kapitulli (i deriathershëm) prostitucion


ishte një kapitull i mbyllur. Mund të thuhet se edhe atëherë kishte
“kurva”. Por me këtë term cilësoheshin femrat qejflesha, bukëdhënëse,
të paqendrueshmet në marrëdhëniet me meshkujt, ato që edhe në
martesë nuk respektonin ekskluzivitetin seksual (nuk donin apo nuk
mundnin, kjo është tjetër çështje), ato që ndërronin partnerë seksualë,
por gjithësesi jo prostitutat, ato që dalin në “treg”, jo në një
marrëdhënie qejfi apo kënaqësie, por në një marrëdhënie shkëmbimi
seks-para. Edhe në komunizëm kishte gjithashtu femra që jepeshin
për karrierë (në mos për para). Por kjo nuk përbënte një dukuri
masive, nuk përfaqësonte një problem. Aq më shumë që termi “për
karrierë”, në kushtet e shpërndarjes së barabartë të varfërisë (siç e ka
cilësuar Çurçilli), nënkuptonte një karrierë profesionale, partiake apo
administrative, pra një tjetër punë e profesion.

Prostitucioni në Shqipërinë e pas viteve ’90-të dhe disa përfundime

Në vitin 1994, pak pas vendosjes së demokracisë, një maqedonas


me emrin Tomislav Dungov (Tomçja), një ndër bashkëpunëtorët e mi
të parë në fushën e biznesit dhe njëherësh ndër miqtë e mi më të
mirë, erdhi në Tirënë dhe u vendos në hotel “Dajti”. Kur po ngjiste
Lekë Sokoli 75

shkallët e hotelit, e ndaloi një person rreth të tridhjetave. “Doni një


femër, për të kaluar natën”, - pyeti ai. Tomçja, krejt i çuditur, iu
përgjigj, vetëm sa për të provuar: “Po, ku janë?” - “Më prit vetëm dy
minuta”, - ia ktheu ai. Shumë shpejt ai u kthye me katër-pesë vajza,
20-22 vjeçe, njëra më e bukur se tjetra dhe i tha: “Zgjidh njërën prej
tyre”. - “Më fal, - i tha maqedonasi, - se ndërrova mendje; por ti e
bëre ‘punën’ tënde dhe unë do të të paguaj”.
Fakte si këto provojnë ekzistencën edhe në Shqipëri të ushtrimit të
prostitucionit nga gra e vajza profesioniste apo të tjera që e ushtrojnë
atë “part time”, krahas atyre që kanë hyrë në tregun e mistershëm të
prostitucionit të vendeve të tjera. Prostitucioni në Shqipëri erdhi
bashkë me lirinë e munguar dhe “ngjiti” shumë shpejt. Sidomos trafiku
i grave dhe vajzave për shfrytëzim prostitucioni ka patur përmasa aq
të mëdha, sa në ndonjë rast prostitucioni është quajtur “hulokausti
shqiptar” (Spektër, 2003: 19).
Por ky vërshim nuk lidhet aq me faktorë historikë e të traditës, me
psikologjinë sociale dhe vetjake të shqiptarëve apo me karakterin e
temperamentin e tyre. Tranzicionalistët i kanë shpjeguar dukuritë e reja
sociale të tranzicionit paskomunist shqiptar (mafia e kriminaliteti,
përdorimi i drogës dhe prostitucioni etj.), si dukuri të lidhura jo me
komunitetet e vogla e jetën tradicionale por, përkundrazi, me shembjen
e këtyre komuniteteve dhe komercializimin e marrëdhënieve shoqërore.
Pra “vërshimi” i prostitucionit në Shqipërinë postkomuniste
shpjegohet me një varg faktorësh, kryesisht të karakterit social-politik
dhe ekonomik. Prostitucioni i brendshëm, sikurse trefikimi dhe
ushtrimi i tij jashtë vendit, është favorizuar sidomos nga shndërrimet
e ndodhura në fushën e marrëdhënieve familjare. Ja ç’thuhet në një
studim të vitit 2004, mbi trafikun e grave e vajzave (shih: Leskaj,
Dragoti, Karaj e Thodri, 2004: 31-32):

“Nga studimi i intervistave të realizara konfirmohet tronditja e lidhjeve


familjare, dobësimi i tyre, si karakteristikë e familjes së sotme shqiptare.
Procesi i kalimit nga një familje e gjerë në familje nukleare ndikon që lidhjet
midis anëtarëve të saj të jenë të brishta dhe të humbasin pikat e takimit.
Familja nukleare nuk është e përgatitur të përballojë problemet e mëdha, i
mungojnë nuancat e familjes patriarkale me rregulla të forta dhe norma të
76 Analiza sociologjike

caktuara, ku të gjithë janë të bashkuar për një qëllim: të mbrojnë dhe


mbështesin familjen. Ajo është e thyeshme dhe e ndjeshme ndaj fenomeneve
e problemeve të mëdha sociale... Në pjesën më të madhe të intervistave që
janë bërë me gratë e trafkuara, del se pjesë e trafikimit të tyre kanë qenë
vetë prindërit ose të afërm të tjerë të familjes...”

Prostitucioni është favorizuar nga papunësia dhe, përgjithësisht,


nga gjendja e vështirë ekonomike, si dhe nga etja e shfrenuar për
para e fitim. Nga anketimet e kryera del se opinioni publik shqiptar
është në masën 67.7 për qind dakord me mendimin se varfëria është
një ndër shkaqet e trafikimit të femrave dhe ushtrimit të prostitucionit.
Por përdorimi (prodhimi, trafikimi) i drogës, sikurse prostitucioni
i brendshëm apo ndërkombëtar i shqiptareve(ëve), më shumë se me
varfërinë lidhet me njëfarë lack of pride (humbje e krenarisë), pra me
rënien e nivelit të vlerësimit për vetveten, me mungesën e një qëllimi
kolektiv, të një ëndrre të përbashkët (kombëtare), tek e cila mund të
besonin shqiptarët. Ndaj asnjë program nuk mund ta minimizojë
prostitucionin më shumë se një program i rilindjes morale, i rivlerësimit
të vetvetes, i vlerësimit të të qenit shqiptar. Nëse shqiptarët do të
vazhdojnë të jenë “të droguar pas parasë”, nëse nuk do të kenë ku të
besojnë tjetër veç saj, nuk do të kenë vlera më të mëdha për të mbrojtur
apo afirmuar, nuk do të kenë më krenari për të konservuar etj., ata
nuk do të reshtin së shfrytëzuari drogën apo së ushtruari apo
shfrytëzuari prostitucionin dhe trafikimin e grave e vajzave të tyre.

A duhet (ri)legalizuar prostitucioni në Shqipëri?

Ja disa opinione: një shkrimtare, njëherësh drejtuese e një OJF-je


për të drejtat e grave, thotë: “Ky ligj (i ndalimit, L.S.), është tërësish
jashtë kohe. Për më tepër ai është burim i një pjese të madhe të
problemeve me të cilat përballen sot viktimat e prostitucionit”. Ndërsa
një drejtuese e një grupi për të drejtat e njeriut, ka këtë mendim:
“Pëvoja botërore tregon se legalizimi ka ndihmuar shoqërinë dhe vetë
femrat e përfshira në prostitucion. Legalizimi, në radhë të parë, do të
minimizonte mundësinë e trafikimit dhe do të ishte e mundshme që
të gjitha gratë e vajzat t’i nënshtroheshin një kontrolli të rreptë
Lekë Sokoli 77

mjekësor”. Një juriste e intervistuar shprehet: “Unë jam kundër


legalizimit të ushtrimit të prostitucionit në Shqipëri, të paktën tani
për tani. Kjo sepse, së pari, të legalizosh prostitucionin do të thotë të
komercializosh dhe të shfrytëzosh qenie të gjalla. Së dyti, shteti shqiptar
dhe administrata nuk do të ishin në gjendje të kontrollonin këtë treg
të ri, ashtu siç nuk është në gjendje të të kontrollojë edhe mjaft
veprimtari të tjera. Për më tepër shoqëria shqiptare nuk ka
emancipimin e duhur kulturor për të kuptuar se një shtëpi publike
është një përjashtim e jo një rregull”.
Kundër legalizimit të prostitucionit rreshtohen edhe komunitetet
fetare. Një përfaqësues i këtij komuniteti, njëherësh edhe drejtues i
një organi të tij, thotë: “Islami është kundër prostitucionit dhe sistemit
të vlerave që e ligjëron. Kjo çështje (legalizimi) as që duhet çuar nëpër
mend”. Edhe një klerik në Katedralen ortodokse të Ungjillëzimit në
Tiranë, mendon pak a shumë njësoj: “Unë nuk e di konkretisht se
ç’qëndrim do të mbajë hierarkia e Kishës nëse shteti do të legalizonte
prostitucionin, por jam i bindur se ajo nuk do ta përkrahte një vendim
të tillë. Bibla flet qartë: kurvëria është mëkati më i madh”.
Së fundi, një politikan dhe jurist i njohur thotë: “Legalizim i
prostitucionit në Shqipëri? Jo, shoqëria shqiptare nuk e pranon dot
një fenomen të tillë”.
Regjimet ndaj prostitucionit janë këto: ndalimi e dhuna pa
kompromis (I), legalizimi, lejimi i plotë i tij (II) dhe rregullimi ligjor,
pra trajtimi në ndonjë rrugë të mesme (III). Nga të anojmë?
A mund të zhduket prostitucioni vetëm me dhunë e përmes dhunës?
Përgjigjen mund ta gjejmë në rastin e regjimit taleban të Afganistanit.
Ndryshe nga pohimet qesharake të Talebanëve e Xhihadit afgan dhe
egërsisë së “shtetit puritan islamik”, jo vetëm tregtia e seksit, por
edhe tradhëtia bashkëshortore dënohej me vdekje, prostitucioni nuk
u zhduk. Përkundrazi, ai u shtua në përmasa të habitshme. Sipas një
raporti, vetëm në Kabul kishte rreth 30 shtëpi publike të cilat, për
arsye sigurie, ndërronin vendndodhjen e tyre thuajse çdo muaj.22 Pra

22
Referencat janë marrë nga një raport i vitit 1999, kur Talebanët ishin
ende në pushtet. Shih: RAWA report, August 1999. Në adresën: “http://
www.rawa.org/fa-kab.htm”.
78 Analiza sociologjike

vetëm me dhunë prostitucioni nuk zhduket. Duhen edhe politika të


caktuara sociale.
A duhet të legalizohet prostitucioni? Një shembull e jep Holanda.
Por ajo nuk mund të pranohet apriori si model. Të paktën pa një
analizë historike. Në librin Historia e legalizimit të prostitucionit në
Hollandë, Alex Hodgson ka trajtuar gjerësisht këtë specifikë të
zhvillimit historik të prostitucionit në këtë vend, duke filluar nga
debatet e fillimit të shekullit XX, midis atyre që kërkonin respektivisht
ndalimin dhe lejimin ligjor të ushtrimit të prostitucionit, të cilat u
konkretizuan me dy akte (Dutch Morality Act dhe Dutch Brothel Act) të
vitit 1911, për të vijuar me rregullimin ligjor të këtij tregu më vonë.
Madje vetë historia e Holandës është konsideruar si faktori më i
rëndësishëm i legalizimit të prostitucionit në këtë vend. Roterdami ka
qenë për shekuj me radhë një nga portet më të mëdha të Europës dhe
nëpër qytetet holandeze vërshonin me mijëra marinarë. Ndryshe nga
ç’ka ndodhur në shtete të tjera, qeveria holandeze zgjodhi qëndrimin
larg jetës seksuale të qytetarëve dhe prostitucioni, në hapësirën
holandeze, u zhvillua “pa pengesa” zyrtare, me gjithë njëfarë religious
upheaval23 të fillimit të shekullit XX, të pasuar nga debate të mëdha.
A mund të gjendet ndonjë rrugë e mesme? Rregullimi ligjor i
prostitucionit për kategori të caktuara sociale, është vlerësuar si një
alternativë tjetër, kundrejt ndalimit pa kushte dhe lejimit për të gjithë
ata që duan të jenë “aktorë” të prostitucionit. Në kërkim të “rrugës së
tretë”, mund t’i referohemi për shembull një studimi të bërë për hapjen
e të ashtuquajturave “shtëpi të dëlirësisë”24 (Chastity Hoses), në Iran,
ku rritja e prostitucionit ka nxitur reagimin e institucioneve të vendit.
“Njerëzit besojnë se tema e prostitucionit është tabu, por ai është
tanimë pjesë e realitetit social”, - thotë zëvendësministri i Çështjeve
Sociale të Iranit, i cili ka propozuar edhe krijimin e institucioneve të
specializuara, të quajtura “shtëpi të dëlirësisë”. Kjo nënkupton një
legjitimim nga pikëpamja fetare, ligjore dhe sociale të kontakteve
seksuale midis meshkujve dhe femrave që nuk dëshirojnë të martohen

23
Mosaprovim nga ana e fesë.
24
Sipas një raporti të Mitra Sistani, marrë nga interneti, në adresën: http://
www.iran-press-service.com/articles_2002/Aug_2002/efaf_house_4802.htm.
Lekë Sokoli 79

ose që nuk janë apo nuk ndihen të aftë që të martohen. Sipas kësaj
skeme, aplikantët regjistrohen në këto institucione (qendra), u bëhen
analiza mjekësore dhe u ofrohen shërbime kontraceptive, aborti etj.
Pas kësaj ata pajisen me një lejë “martese të lirë”, e cila mund të
konsumohet në hotele apo motele të posaçme, pa u përndjekur nga
policia. Këto “shtëpi dëlirësie” nuk janë për çdo mashkull, por vetëm
për ata që janë të pamartuar, të ve ose të martuar me gra të paafta
fizikish e mendërisht. Kjo praktikë është kundërshtuar nga grupet e
grave, me arsyetimin se ajo është vetëm një hap nga prostitucioni i
legalizuar dhe se është “kundër moralit dhe vlerave të familjes”. Por
autorët e këtij plani kanë argumentuar se ai është imponuar nga fakti
se në shoqërinë e re iraniane (60 për qind e saj është nën moshën 25
vjeç), prostitucioni ka marrë përmasa jo të zakonshme. Sipas të dhënave
zyrtare, në Iran ka të paktën 300 mijë prostituta.
Një skemë të rrugës së tretë e gjejmë edhe në Izrael. Atje
prostitucioni, për nga statusi i tij, është legal dhe të bëhesh apo jo
prostitutë, kjo quhet si një zgjedhje e lirë e që nuk dënohet. Por të
ndaluara janë të gjitha format e organizuara të prostitucionit.
Skema të ngjashme kanë përshtatur edhe vende të tjera (madje në
shumë vende europiane), në të cilat ndalohen vetëm disa forma të
ushtrimit të prostirtucionit (me të mitur, prostitucioni i rrugës etj.).
Edhe në Shqipëri debati duhet nxitur. Të paktën në kërkim të së
keqes më të vogël. Sepse prostitucioni nuk mund të zhduket. Ai mund
të zhbëhet (shuhet), për shkak të rënies së kërkesës. Por deri atëherë
do të duhet shumë kohë.

REFERENCAT

Alia, Ramiz. 1986. Raport to the 9-th congress fo the Party of Labour of Albania.
Tiranë: 8 nëntori
Benzi, Don Oreste. 2003. Prostitutat do t’ju kalojnë pranë në mbretërinë qiellore.
Tiranë: Marin Barleti
BIBLA. 1994. Shkrimi i Shenjtë (Beslidhja e Vjetër dhe Beslidhja e Re). Përkthyer dhe
shtjelluar nga Dom Simon Filipaj: Arqipeshkvia e Tivarit dhe Drita (Ferizaj).
Beard, Mary and Henderson, John. 1997. Sacret Prostitution in Antiquity. Gender
80 Analiza sociologjike

and History, 93, pp. 480-503


Bregu, Majlinda. 2003. Parathënie e “Prostitutat do t’ju kalojnë pranë në mbretërinë
qiellore” të Don Oreste Benzi. Tiranë: Marin Barleti
Brown, Dan. 2005. Kodi i Da Vinçit. Tiranë: Botimet “Dudaj”
Brown, P. 1990. Plots and Prostitution in Greek New Comedy. Pap. of Leeds Int’l
Semminar 6, pp. 241-266
Engels, Friedrih. 1980. Origjina e familjes, e pronës private dhe e shtetit. Në Marks-
Engels, Vepra të zgjedhura, Vëllimi II, Tiranë: 8 Nëntori.
Fantham, E. 1975. Sex, Status, and Survival in Hellenistic Athens: A Study of Women
in New Comedy. Phoenix 29, pp. 44-74
Hamiti, S. (2000). Letërsia moderne shqiptare (gjysma e parë e shek. XX). Tiranë:
Alb-Ass.
Hodgson, Alex. 2000. A history of the legalization process of prostitution in the
Netherlands. Canada: University of Toronto.
Homeri. 2003. Iliada dhe Odisea. Tiranë: Albas
Horton B. Paul, Leslie R. Gerald, Larson F. Larson. 1991. The Sociology of Social
Problems, New Jersey: Printice-Hall, Inc.
Housel, Samuel, J. 1998. Eros and Aphrodisia in the Works of Dio Chysostom,
Classical Antiquity 29.
Jorgaqi, N. (1987). ‘Rrëfimet e Mitrush Kutelit’, në Poetika e dokumentit. Tiranë:
Naim Frashëri.
Jorgaqi, N. (1989). ‘Parathënie’, në Kuteli, M. Vepra letrare, vëll 1. Tiranë: Naim
Frashëri.
Kadare, Ismail. 2000. Kohë barbare. Tiranë: Onufri
Krasniqi, Milazim. 2003. Shoqëria dhe prostitucioni. Gazeta Shekulli, 6 prill
Lukas, Peter. 1995. ‘An Unusual Optimism in Albania’, The Boston Globe, 2 Febru-
ary.
_____. 1998. Albania: No Instant Demokracy, Sociological Analysis, Vol. 1, No. 2.,
North Carolina, USA: Copytron Academic Publishers.
McGinn, Thomas, A.J. 2002. Prostitution, Sexuality, and the Law in Ancient Rome:
Vanderbilt University
Monteskjè, Sharl. 2004. Madhështia dhe rënia e romakëve. Tiranë: Fan Noli
Morrison, Andrew D. 1998. Teen Prostitution in Japan: Regulation of Telephone
Clubs. Vanderbilt Journal of Transnational Law, v. 31 n. 2 March: 457-497.
Musaj, Fatmira. 2002. Gruaja në Shqipëri (1912-1939). Tiranë: Akademia e Shkencave
O’Neill, Maggie. 1996. Prostitution, Feminism and Critical Praxis:profession prosti-
Lekë Sokoli 81

tute?, in The Austrian Journal of Sociology, winter 1996.


Papa, Asti. 2004. Zhak Burkari, Shqipëria dhe shqiptarët. Politika & Shoqëria, Vëll.
7, Nr. 2(14), fq. 136-138
Ransom, Robert. 2000. orum Discusses Child Prostitution In Ethiopia, Panafrican
News Agency, March 30, 2000.
Raufer, Xavier & Quere, Stefane. 2003. Mafia shqiptare - një rrezik për Europën.
Tiranë: Kumti
Revista Spektër, (Spektër, 2003). Prostitucioni, holokausti shqiptar. Nr. 171, 19 prill,
fq. 19-21
Robinson, E. Cyril. 1963. A history of Rome. London: Methuen & Co LTD
Sokoli, Lekë. 2003a. Prostitution and the Human Rights. In Ballkan Yearbook of
Human Rights, pp. 174-195
____. 2003b. “Mafia shqiptare” - një libër urrejtjeje dhe racizmi antishqiptar”, në
Politika & Shoqëria, Vëll. 6, Nr. 2(12).
____. 2004. Prostitucioni, një studim “klandestin” për një biznes klandestin. Revista
Politika & Shoqëria, Vëll. 7, Nr. 1 (13), fq. 21-37
Plasari, A. (1995). Kuteli midis të gjallëve dhe të vdekurve. Tiranë: Apolonia.
Porter, J. James. 1999. Constructions of the Classical Body. Michigan: University of
Michigan Press.
Stipçeviq, Aleksandër. 2002. Ilirët - Historia, jeta, kultura, simbolet e kultet. Tiranë:
Toena
Zingarelli, Nicola. 1970. Vocabolario della lingua italiana. Bologna: Zanichedi SPA
82 Analiza sociologjike

Vështrim sociologjik mbi trafikimin


e grave dhe adoleshentëve në Shqipëri1

Hyrje - parashtrimi i problemit

Nga 23 vajza të Jetimores së Korçës, 15 prej tyre janë trafikuar.


Disa janë bërë nëna dhe ende vazhdojnë të (ri)trafikohen2. Ndër 245
vajza të trafikuara, por të riatdhesuara, 87 prej tyre (pra 35.5 për qind),
janë adoleshente të grupmoshës 13-18 vjeç. Edhe pjesa tjetër është
trafikuar për herë të parë kur ka qenë brenda kësaj grupmoshe dhe,
përgjithësisht, kanë përsëritur ciklin e trafikimit disa herë (CRCA, 2003;
Vatra, 2002)3. Sipias të dhënave zyrtare, që u referohen denoncimeve të
familjarëve, mbi 600 femra shqiptare ende quhen të zhdukura4.
Të dhënat për trafikimin e grave shqiptare, sado kontradiktore,
janë tronditëse. Është pohuar se vetëm në Europën Perëndimore ka
30-36 mijë prostituta shqiptare (shih: Çupi, 2001; Zholi, 2002; Sokoli,
2003), pa folur për vendet e tjera, duke përfshirë vetë Shqipërinë. Në
perceptimin e shqiptarëve të anketuar, rreth ½ e tyre e quajnë
prostitucionin si “një veprimtari të detyruar” (Katro & Shimani,
1999), të lidhur me trafikimin.
Objekt i këtij studimi është pikërisht ajo pjesë e grave dhe

1
Ky studim është pjesë e një sondazhi të realizuar në vitin 2005, në kuadrin e
Qendrës së Studimeve Politike e Sociale dhe është bashkautorësi me drejtuesin e
saj, dr. Ilir Gëdeshin.
2
Nga intervista me kryetarin e Shoqatës së Jetimëve të Korçës, qershor 2005.
3
Sipas një studimi të Qendrës së Rehabilitimit të Femrave të Riatdhesuara në
Shqipëri, pas trafikimit në vendet fqinje, “Vatra”-Vlorë.
4
Hoxha, Edmond. 2005. Mbi femrat e zhdukura në Shqipëri. Gazeta Metropol,
21 korrik.
Lekë Sokoli 83

adoleshentëve shqiptarë që trafikohen, domethënë që detyrohen nga


trafikantët me forcë, me premtime për martesë apo forma të tjera mashtrimi
për të hyrë në rrjetin e shfrytëzimit për qëllime fitimi, nëpërmjet shitblerjes
së tyre apo të aftësisë së tyre për shërbime fitimprurëse, kryesisht seksuale.
Nga ky studim del se në perceptimin e shqiptarëve trafikimi vazhdon
të jetë shqetësim. Megjithatë vlerësimet e tyre për trafikimin janë të
ndryshme dhe, shpesh variojnë midis ekstremeve: shumica e shqiptarëve
të sotëm e percepton trafikimin si një “hulokaust shqiptar” (Spektër, 2003),
por ka ndër ata që mendojnë se trafikimi i femrave zhvillon ekonominë dhe
mirëqenien, e bën jetën më të mirë, më të bukur, më luksoze”5.
Të ndara janë edhe opinionet e studiuesve. Disa mendojnë se
trafikimi është një fenomen tipik shqiptar (Benzi, 2003: Parathënie).
Disa e lidhin me veset e shqiptarëve. Të tjerë madje e lidhin edhe me
virtytet e cilësitë e tyre morale: besën, fjalën e dhënë, familjen biologjike
etj. (Raufer & Quere, 2003).
Sidoqoftë, nga studiuesit socialë dhe opinioni i gjerë është pranuar
se trafikimi i grave dhe adoleshentëve është një ndër dukuritë më të
dhimbshme dhe më tragjike të tranzicionit paskomunist shqiptar. Për
të flitet e shkruhet çdo ditë. Por analizat dhe komentet janë mbështetur
më shumë në histori të izoluara individësh të trafikuar, në dëshmi të
viktimave të trafikimit 6, dëshmi të një bote barbare nga e cila
nganjëherë vdekja përbën të vetmen rrugëdalje (Arlecchi, 2000)7.
Por trafikimi mbetet, gjithsesi, më i përfolur se i studiuar. Studimet
empirike për këtë dukuri janë të pakta, shpesh të njëanshme. Nga
njëra anë, trafikimi është identifikuar me dhunën. Dhuna, ana më e
prekshme dhe më e dënueshme e problemit, ka eklipsuar ndikimin e
faktorëve ekonomikë, socialë, politikë, juridikë, etiko-moralë etj.,

5
Intervistë me një të ri nga Vlora (qershor 2005).
6
Një libër me dëshmi të tilla është ai i disa studiuesve italianë. Shih për shembull:
Moroli, Emanuela & Sibona, Roberta. 2000. Skllavet e Perëndimit. Pas gjurmëve të
tregtarëve të mishit të bardhë. Tiranë: Korbi; ose Benzi, Don Oreste. 2003. Prostitutat
do t’ju kalojnë pranë në mbretërinë qiellore. Tiranë: Marin Barleti.
7
Ky pohim është, për fat të keq, i vërtetë. Juliana G., 23 vjeçe, u detyrua nga
bashkëshorti i saj të vetësakrifikohej, për të mos u shfrytëzuar seksualisht. Ajo i dha
fund jetës vetëm një vit pas martesës, për të mos bërë prostitutën në Itali (shih:
“Zgjedh vdekjen në vend të prostitutës”, Gazeta Korrieri, 24 dhjetor 2000: 18).
84 Analiza sociologjike

që ndikojnë mbi të. Nga ana tjetër, varfëria thuajse është cilësuar si
shkaku i parë dhe i fundit i trafikimit.
Neve nuk na rezulton kështu. Në njëqind vjetët e fundit, për
shembull, Shqipëria ka kaluar në tri forma regjimi politik: monarkik
(deri më 1939), komunist (deri më 1990) dhe, më pas, demokratik.
Por edhe në vitet më të varfra trafikimi nuk është njohur si fenomen,
aq sa vetë fjala trafikim nuk ka figuruar në fjalorin e shqipes8. Ka pra
edhe faktorë të tjerë. Nga vëzhgimet tona del gjithashtu se shumica e
të trafikuarve nuk vinë nga rajonet më të varfra të Shqipërisë. Në
këtë studim janë evidentuar edhe dy faktorë me ndikim jo të vogël në
trafikimin e grave dhe adoleshentëve shqiptarë: rënia morale dhe rënia
e krenarisë tradicionale.
Por cila është panorama e trafikimit të grave dhe adoleshentëve në
Shqipëri, si perceptohet ai për nga përmasat dhe shkaqet, nga ç’zona
(rajone) vijnë të trafikuarit, cila është mosha, niveli arsimor, niveli i
punësimit dhe gjendja familjare e të trafikuarve, cilat janë format më
të zakonshme të trafikimit, sa të informuar janë të rinjtë, sidomos
vajzat, për rreziqet e tij, nga e marrin ata këtë informacion, cilët janë
faktorët që ndikojnë më negativisht në procesin e trafikimit dhe si
vlerësohet në perceptimet qytetare puna e institucioneve të shoqërisë
(familja, shkolla, feja, masmediat dhe institucionet e shtetit) lidhur
me trafikimin? Këto përfaqësojnë, në thelb, objektin e këtij hulumtimi
mbi trafikimin e grave dhe adoleshentëve në Shqipëri.

Metodologjia dhe “kampioni” i studimit

Për realizimin e këtij studimi janë zbatuar metodikat bazë të


studimeve empirike. Është shfrytëzuar, si pikënisje, një bibliografi
relativisht e gjerë me libra, studime, artikuj shkencorë apo edhe të

8
Ky nuk është një pohim i figurshëm, por praktikisht i vërtetë. Në “Fjalori i
gjuhës së sotme shqipe”, botim i Akademisësë Shkencave (1985: 2011), fjalës
trafikim i është dhënë ky shpjegim i vetëm: lëvizje e njerëzve dhe mjeteve në rrugë
tokësore, detare, ajrore; rrjet i qarkullimit. Madje fjalët trafikant, i trafikuar etj., nuk
figurojnë në të. Në të tjerë fjalorë, kjo fjalë ka 12 (Zingarelli, 1970:1849), deri në
20 kuptime (Webster’s, 1989: 1502).
Lekë Sokoli 85

shtypit të përditshëm të autorëve shqiptarë apo edhe të huaj, që kanë


shkruar më parë për trafikimin. Por metoda bazë e përdorur për
grumbullimin e të dhënave është anketimi. Anketa e këtij sondazhi
përmbante 53 pyetje (ose nënpyetje), çdonjëra prej tyre kishte nga 2-10
alternativa përgjigjesh, gjithsej me rreth 330 alternativa të mundshme.
Intervista dhe bashkëbisedimi në grup ishte një tjetër metodë paralele
ndihmëse, e zbatuar në kërkim të fakteve dhe opinioneve mbi trafikimin.
Ato janë zhvilluar në grupe me nga 8-10 persona, të krijuara në çdonjërën
nga të gjashtë prefekturat që u përfshinë në studim (Shkodër, Kukës,
Elbasan, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë). Grupet ishin të veçanta për
gratë (pavarësisht moshës), adoleshentët (të rinj e të reja të grupmoshës
16-19 vjeç), sikurse ato me djem e vajza të grupmoshës deri në 16 vjeç,
që nuk është përfshirë në anketimin e studimit
Një informacion interesant është siguruar përmes intervistave
individuale me ekspertë dhe studiues, përfaqësues të OJQ-ve që merren
drejtpërdrejt me trafikimin, sikurse me drejtues të organizatave të grave
në Tiranë dhe në rrethet respektive. Përmes intervistave të drejtpërdrejta
janë marrë mbi 400 prononcime, opinione apo sugjerime individësh.
Veç metodave të testimit të problemit, në këtë punim janë përdorur,
sado pak, edhe metoda historike si dhe metoda krahasuese, gjithnjë si
metoda të hulumtimit sociologjik, duke mbetur gjithnjë brenda
përvojës shqiptare. Kjo ka bërë që, nga njëra anë, problemi i trafikimit
të shihet në dinamikën e tij dhe jo vetëm me përmasat dhe
problematikën e tij në një çast të dhënë (qershor-korrik 2005).
Nga ana tjetër është bërë e mundur që perceptimi i trafikimit të
vlerësohet jo vetëm në bllok, por në vartësi të një numri relativisht të
madh variablesh apo faktorësh që u korrespondojnë karakteristikave
të ndryshme demografike apo sociale të atyre që janë përfshirë në
këtë studim, pra të vetë perceptuesve të problemit.
Me këto metoda është mundësuar (aq sa lejon një studim
afatshkurtër), vlerësimi i kompleksit të faktorëve politikë, ekonomikë,
juridikë, socialë, moralo-psikologjikë, historikë e të traditës etj., që
kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë në shkallën e trafikimit të
grave dhe adoleshentëve shqiptarë.
Kampioni i këtij studimi përbëhet nga 1030 përgjigjedhënës të
anketës, afërsisht 170 të anketuar për çdonjërën nga të gjashtë
86 Analiza sociologjike

prefekturat ku u shtri ky studim. Rreth ½ e të anketuarve ishte nga


qytete me mbi njëzet mijë banorë (qytete të mëdha), 22.7 për qind
nga qytezat dhe 27.5 për qind nga fshatrat. Mosha mesatare e të
anketuarve ishte afërsisht 21 vjeç, duke patur parasysh që objekt trafikimi
janë pikërisht moshat e reja. Me të njëjtën logjikë synuam më shumë të
hulumtonim perceptimin e grave dhe vajzave për trafikimin, ndaj 67.8
për qind e të anketuarve ishin femra. Sipas arsimimit, përbërja e
përgjigjedhënësve është: pa kurrfarë arsimi – 1.2 për qind; deri fillor -
1.7 për qind; deri në tetëvjeçar - 14.0; të mesëm (qoftë edhe të pambaruar)
- 37.7; ndërsa 45.4 për qind e tyre ishin studentë apo me arsim të lartë.
Të anketuarit diferencoheshin sipas gjendjes civile (beqarë, të martuar,
të divorcuar, të ve), llojit të familjes (një apo shumë kurorë), përkatësisë
etnike dhe asaj fetare etj.
Veç këtyre, për të anketuarit janë shtruar edhe disa pyetje të tjera
që kanë të bëjnë me shndërrimet e ndodhura në Shqipëri pas vitit
1990 dhe synimit për të hulumtuar ndikimin e tyre mbi trafikimin e
grave dhe të adoleshentëve. Të tilla janë ato që lidhen me migrimin e
brendshëm (në kushtet e lirisë së lëvizjes), me nivelin e besimit fetar
(shoqëria shqiptare para viteve ‘90-të ishte zyrtarisht ateiste) dhe me
integrimin si kohë fizike të individit në familje (të qëndruarit larg
familjes është një ndër dukuritë e sotme) etj.

Përmasat e trafikimit të grave dhe adoleshentëve

“Në ç’masë trafikimi i grave dhe adoleshentëve është shqetësim për


komunitetin tuaj?”. Si një pyetje e anketës sonë, ajo mori këto përgjigje:

Tabela 1: Përmasat e trafikimit, sipas perceptimit të të anketuarve


(Në numër e përqindje)
Shumë shqetësim 47.6
Pak shqetësim 34.8
Aspak shqetësim 8.3
Nuk mund ta vlerësoj 9.2
Gjithsej 100.0

Por trafikimi i grave dhe adoleshentëve nuk rezulton të jetë i njëjtë


në të gjithë vendin. Nëse rreshtojmë prefekturat e përfshira në këtë
Lekë Sokoli 87

studim, sipas pohimeve se trafikimi i grave dhe adoleshentëve përbën


shumë shqetësim, do të kishim këtë renditje:

Tabela 2: Prefekturat sipas shkallës së trafikimit


(Në përqindje)

Prefekturat, sipas përmasave të trafikimit Vlerësimi “shumë shqetësues” i


trafikimit

Elbasani 68.1
Vlora 59.8
Shkodra 53.0
Mesatarja kombëtare 47.6
Korça 43.5
Kukësi 38.2
Gjirokastra 23.4

Për të analizuar më në detaje përmasat e trafikimit, vendosëm në


një vartësi funksionale shkallën e trafikimit sipas perceptimit të
individëve të anketuar, me disa ndryshore që përfaqësojnë
vendbanimin, moshën, gjininë, përkatësisë etnike dhe fetare etj., etj.

Tabela 3: Perceptimi i përmasave të trafikimit në vartësi të vendbanimit,


moshës, përkatësisë gjinore, nivelit të arsimimit dhe statusit civil
(Në përqindje)
Të dhënat Përmasat e trafikimit
social- demografike Shumë Pak Aspak Pa vlerësim Gjithsej

Qytete të mëdha 40.2 36.6 13.9 9.3 100.0


Qyteza 45.5 36.4 10.8 7.3 100.0
Fshatra 57.1 31.4 0.2 11.3 100.0
16-18 vjeç 38.3 39.7 9.6 12.4 100.0
19-21 vjeç 53.0 31.0 8.0 8.0 100.0
Mbi 21 vjeç 49.5 35.5 7.6 7.6 100.0
Femra 50.4 33.1 7.3 9.2 100.0
Meshkuj 41.7 38.3 10.4 9.5 100.0
Kurrfarë arsimi, fillor, tetëvjeçar 45.4 27.6 13.8 13.2 100.0
I mesëm ose i lartë 48.1 36.2 7.2 8.4 100.0
Beqar 47.4 35.3 7.3 10.0 100.0
I (e) martuar 46.2 34.4 12.7 6.6 100.0
I (e) divorcuar 66.7 26.7 3.3 3.3 100.0

Siç shihet, trafikimi perceptohet me “shumë shqetësim” më shumë


në fshatra (57.1 për qind), se në qytetet e vogla (45.5 për qind) dhe
88 Analiza sociologjike

qytetet e mëdha (40.2 për qind). Kjo ende nuk do të thotë se trafikimi
ka përmasa më të mëdha në fshatra se në qytete. Për këtë duhet të
kemi edhe referenca të tjera. Tani për tani mund të pohojmë se,
lidhur me trafikimin, fshati shqiptar është më i ndjeshëm se qyteti,
prandaj ai e percepton trafikimin si më problematik.
Grupmosha që e percepton më me shqetësim trafikimin është ajo
19-21 vjeç (53 për qind). Por grupmosha më e rrezikuar është ajo
deri në 18 vjeç. Të kësaj grupmoshe janë 64 për qind e të trafikuarve
(shih më poshtë). Por grupmoshat e vogla, ndonëse janë më të
rrezikuara nga trafikimi, nuk kanë ndjeshmërinë apo nivelin e
perceptimit të të rinjve të grupmoshave më të rritura. Më pas
vërtetohet njëfarë uljeje e përqindjes së individëve që e konsiderojnë
trafikimin “shumë shqetësues”, për shkak të sigurisë më të madhe që
fitojnë ata me kalimin e moshës së adoleshencës.
Në vlerësimin e masës së perceptimit të përmasave të trafikimit
sipas përkatësisë gjinore, vërehet një rezultat i pritshëm: femrat e
perceptojnë trafikimin si më shqetësues se meshkujt, qoftë se ato
janë drejtpërdrejt më tepër objekt trafikimi se meshkujt, por edhe
për shkallën më të lartë të humanizmit që i karakterizon ato.
Të dhëna për t’u vlerësuar janë ato që morëm nga hulumtimi i
perceptimit të përmasave të trafikimit në vartësi të statusit social.
Konstatohet se kategoria që e percepton me më shqetësim trafikimin
janë të divorcuarit, madje me një diferencë që shkon deri në 20 për
qind (66.7 me 46.2 dhe 47.4), kundrejt individëve të martuar dhe beqarë.
Martesa konsiderohet një “mburojë” edhe ndaj trafikimit, ndërsa
pasmartesa (divorci) vlerësohet si një “tranzicion” i vështirë në planin
ekonomik, social dhe atë të sigurisë (shih: Beqja & Sokoli, 2003).
Objekt hulumtimi ishte edhe perceptimi i përmasave të trafikimit
sipas migrimit të brendshëm, shkallës së integrimit në familje, sipas
tipit të familjes, nivelit të besimit fetar, faktit nëse përgjigjedhënësit
kanë apo jo ndër familjarët apo të njohurit ndonjë të trafikuar, të
nivelit e mënyrës së informimit për rreziqet e trafikimit etj. Në mënyrë
të përmbledhur rezulton se:
1. Përqindja e atyre që e konsiderojnë trafikimin “shumë
shqetësues” është më e madhe tek individët që kanë migruar pas
vitit 1990, kundrejt atyre me vendbanim të qëndrueshëm. Kjo
Lekë Sokoli 89

mund të vlerësohet si një tregues i vartësisë së perceptimit (rrezikut)


të trafikimit me shkallën e integrimit në komunitet. Sa më i plotë
të jetë integrimi, aq më i mundur është evitimi i rrezikut të
trafikimit dhe anasjelltas.
2. Nga perceptimi i përmasave të trafikimit, sipas mënyrës së të
jetuari (pranë apo larg familjes), del sërish lidhja trafikim-integrim në
familje. Më të integruarit në familje e quajnë trafikimin “shumë
shqetësues”, shumë më pak se individët që banojnë larg familjes dhe
janë më pak të integruar në të.
3. Nga analiza e perceptimit të përmasave të trafikimit sipas
përbërjes familjare (numrit të kurorave), del se kur kalon nga familjet
me një prind në atë me një kurorë dhe në familjet me shumë kurorë,
perceptimi i rrezikut të trafikimit bie nga 57 në 48.8 dhe 39.1 për
qind. Konfirmohet fakti se më të cenuara nga trafikimi janë familjet
bërthamë (nukleare) dhe, brenda tyre, familjet me një prind, ku në 8/
10 e rasteve prindi (kryefamiljari) është nëna.
4. Ndërkaq nuk ka ndonjë diferencim të madh në perceptimin e
trafikimit sipas nivelit të besimit fetar, megjithëse ata që besojnë shumë
e perceptojnë trafikimin si shumë shqetësues (50 përqind), kundrejt
atyre që janë indiferentë në çështjen e besimit (35.5 për qind). Siç
duket, kjo lidhet me ndjeshmërinë morale më të madhe të besimtarëve
ndaj trafikimit se me ndonjë lidhje në të qenit më i (pa)rrezikuar në
vartësi të shkallës së besimit fetar.
5. Të dhënat tregojnë se perceptimi i përmasave të trafikimit
ndikohet jo pak nga njohja personalisht e të paktën një të trafikuari.
Ata që njohin dhe, për këtë arsye, kanë njëfarë përjetimi emocional
më të madh ndaj trafikimit, pohojnë në masë më të madhe (55.5 për
qind) se trafikimi përbën “shumë shqetësim”, kundrejt atyre që nuk
njohin ndonjë të trafikuar (37, 1 për qind)
6. Perceptimi i trafikimit ndikon në një masë jo të vogël edhe në
marrëdhëniet djem-vajza, në dilemat e vajzave kundrejt djemve. Ato
që pohojnë se trafikimi përbën “shumë shqetësim” besojnë në një
marrëdhënie të sinqertë me djemtë në një masë shumë më të vogël se
ato që mendojnë se trafikimi nuk përbën shqetësim, respektivisht në
masën 25.8 me 42.6 për qind.
7. Të dhënat tregojnë se informimi ka një ndikim jo të vogël në
90 Analiza sociologjike

perceptimin e trafikimit. Ndër të painformuarit, për shembull,


perceptimi i trafikimit është 2.6 herë më i vogël kundrejt perceptimit
të atyre që janë të informuar mbi rreziqet dhe mënyrat e trafikimit.

Debat rreth çështjes “pse trafikohen shqiptarët?”

Ky “debat” lidhet me vetë burimin e së keqes, me shkaqet e trafikimit


dhe nxitet nga ballafaqimi i të dhënave të studimit tonë me përfundime
studimesh apo me pohime të mëparshme të studiuesve socialë,
analistëve etj., sipas të cilëve trafikimi lidhet para së gjithash me
varfërinë dhe papunësinë. Nga administrimi dhe interpretimi i të
dhënave tona rezulton se trafikimi lidhet jo vetëm me shndërrimet
ekonomike e politike, por edhe me shndërrimet sociale, demografike,
psikologjike e të mentalitetit, sikurse me shndërrimet morale, me
jetën tradicionale dhe format e shfaqjes së saj, me ligjet (cilësinë dhe
shkallën e zbatimit të tyre), me mbeturinat e të drejtës zakonore (dora
e zgjatur e kanunit), me rendin publik, drejtësinë, me grupet sociale,
familjen etj., etj., deri me të mësuarit (dijet, njohja, informimi).
Të dhënat që u referohen vajzave të trafikuara, por të riatdhesuara
(Vatra, 2002), del se të parat në renditje për nga trafikimi i vajzave
janë Tirana, Vlora dhe Durrësi, praktikisht qytetet me nivelin më të
lartë të mirëqenies. Edhe të dhënat mbi trafikimin e fëmijëve dëshmojnë
se gjatë një periudhe mbi dhjetëvjeçare disa zona janë kthyer në qendra
të trafikimit të tyre (CRCA, 2003: 13). Përmenden Berati, Fieri,
Shijaku, Vlora etj. Gjithsesi jo zonat më të varfra të Shqipërisë. Sipas
të dhënave zyrtare mbi femrat e zhdukura gjatë këtyre viteve (bazuar
në denoncimet e familjarëve të tyre), 360 nga 600 (pra 3/5 e tyre)
janë nga Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Shkodra (Hoxha, 2005).
Le t’u referohemi të dhënave sasiore e cilësore të sondazhit tonë.
Nga informacioni për individët që kanë përjetuar ngjarje personale
të lidhura me trafikimin, për shembull, del se në disa qyte si Kukësi
apo Kruma, sikurse në mjaft fshatra të largët që janë përfshirë në
studimin tonë, si Bushtricë, Shëmri e Zapod (Kukës), Voskop e
Drenovë (Korçë), Picar (Gjirokastër) etj., nuk ka asnjë përgjigjedhënës
që të ketë pohuar se është ndjerë, qoftë edhe një herë të vetme, i
rrezikuar për të qenë i trafikuar. Ndryshe ndodh me zonat e tjera.
Lekë Sokoli 91

Të dhënat e studimit tregojnë gjithashtu se trafikimi e tremb rininë e


qytezave dhe të qyteteve të mëdha 6-7 herë më shumë se atë të fshatrave.
Pra mund të pohojmë se shumica e të trafikuarave nuk vijnë nga
zonat më të varfra të Shqipërisë. Këtej rezulton pesha e faktorëve të
tjerë, nga të cilët, tani për tani, po theksojmë vetëm grupin e faktorëve
që kanë të bëjnë me rënien morale të shqiptarëve dhe rënien e krenarisë
(lack of the pride) tradicionale të tyre.
Të dhënat sasiore dhe dëshmitë e individëve të intervistuar gjatë këtij
sondazhi tregojnë se në 10-15 vjetët e fundit ka ndryshuar sidomos qëndrimi
i shqiptarëve ndaj parasë. “Jemi bërë një shoqëri materialiste, që jetojmë
vetëm për para”, thotë një e intervistuar nga Elbasani. Kjo gjendje nuk
përkon me traditën tonë, të karakterizuar nga njëfarë mospërfillje për
paranë. Kjo, krahas respektit për nderin, vlerësimit për mikun etj., është
konsideruar si vlerë morale e të shqiptarëve (shih për shembull: Burkari,
2004)). Nën regjimin komunist u vendos një “shpërndarje e barabartë e
varfërisë”, por varfëria përfaqësonte një realitet “të pranuar”, ndaj së
cilës thuajse nuk mund të reagohej. Gjithsesi mospërfillja ndaj parasë
“mbeti në fuqi” deri në vitet ‘90-të. Më pas shumëçka (thuajse gjithçka),
u përmbys. Shqiptarët, në mënyrë spontane dhe kaotike, u vunë në
kërkim të asaj që u ishte mohuar (pasuria), thuajse duke flakur shumë
nga vlerat morale. Trafikimi i grave dhe adoleshentëve (gjë e ndyrë) u
vlerësua si një ndër rrugët e pasurimit të shpejtë.
Të dhënat e një anketimi kombëtar shprehin ëndrrën shqiptare për
t’u pasuruar shpejt, në raport me vlera të tjera të shoqërisë (tabela 4):

Tabela 4: Cila është dëshira apo ëndrra juaj më e madhe?9


Nr. Përgjigjet e dhëna Në numër Në përqindje

1 E ardhmja e fëmijëve 277 18.4


2 Luksi, mirëqenia 162 10.7
3 Emigrimi 124 8.2
4 Të udhëtoj jashtë Shqipërisë 111 7.4
13 Të kem një jetë normale 53 3.5
24 Miqësia 11 0.7
1-24 Gjithsej 1509 100.0

9
Burimi: ORT. 1999. Udha e Shqipërisë drejt demokracisë. Një vend magjepsës në
tranzicion”. Tiranë, mars, fq. 61.
92 Analiza sociologjike

Luksi (mirëqenia), emigrimi dhe ëndrra për të parë botën (të gjitha
të lidhura me trafikimin), janë në vendet 2-4 në renditjen me 24
shkallë, pas synimit për të siguruar të ardhmen e fëmijëve (familja
vazhdon të konsiderohet vlera kryesore), por shumë shkallë më lart,
krahasuar me “jetën normale” (e 13-ta në renditje). Ndërsa miqësia
(një vlerë tradicionale e shqiptarëve10) zë vendin e fundit, e vlerësuar
si e rëndësishme vetëm nga 0.7 për qind e të anketuarve.
E lidhur me këtë dukuri është edhe rënia e krenarisë tradicionale, për
të cilën akademiku francez Zhak Burkari (2004), është shprehur kështu:

“Fshatari, malësori apo ushtari shqiptar, me të cilët unë jetova e hëngra


bukë, në shtëpinë e të cilëve banova, duket si një zotëri i madh, po ta
krahasojmë me fqinjët e tij ballkanikë...”

Pse shqiptarët/et janë sot kaq “të gatshëm” për t’u përfshirë në trafikim, në
kushtet kur Shqipëria nuk është bërë më e varfër se ç’ka qenë? Duket se ka
edhe shkaqe të karakterit moral dhe ndoshta më shumë se me varfërinë, kjo
lidhet me njëfarë lack of pride (humbje të krenarisë), me rënien e nivelit të
vlerësimit për vetveten, me mungesën e një qëllimi kolektiv, të një ëndrre të
përbashkët (kombëtare), tek e cila të gjithë mund të besonin.

Kush trafikohet?

Lidhur me grupmoshat dhe nivelin e arsimimit të të trafikuarve


morëm të dhënat si në tabelat 5 e 6.
Tabela 5: Grupmoshat e personave të trafikuar, sipas vendbanimeve
(Në përqindje)
Grupmosha e Të trafikuar sipas vendbanimit Për kampionin
të trafikuarve Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra kombëtar

12-15 vjeç 14.7 11.2 14.5 13.8


16-18 vjeç 46.6 48.5 57.2 50.2
19-21 vjeç 30.5 32.1 14.5 26.1
Mbi 21 vjeç 8.2 8.2 13.8 9.9

10
Shqiptarët kanë pasur një shprehje popullore tradicionale lidhur me raportin
miqësi-para, sipas së cilës është “më mirë një mik se një çiflik”.
Lekë Sokoli 93

Siç shihet 12-18-vjeçarët janë individët që përbëjnë shumicën


e të trafikuarve, 64 për qind të totalit prej 587 individësh të
trafikuar të marrë në shqyrtim. Sidomos për këtë kategori sociale
përgjegjësia e institucioneve të shoqërisë është më e madhe.

Tabela 6: Niveli arsimor i të trafikuarve, gjithnjë në vartësi të vendbanimit


(Në përqindje)

Arsimimi i të Të trafikuar sipas vendbanimit Për kampionin


trafikuarve Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra kombëtar

I(e) pashkolluar 5.1 6.8 1.1 4.3


Fillor (deri katër vjet) 2.9 2.3 9.7 4.8
Tetëvjeçar 55.4 44.7 38.3 47.9
I mesëm 34.8 43.9 46.3 40.3
I lartë 1.8 2.3 4.6 2.7

Shumica e individëve të trafikuar, në çastin e trafikimit


vazhdonin ose kishin kryer arsimin deri në 8-vjeçar (47.9 për
qind), ose të mesëm (40.3 për qind). Megjithatë në ndonjë rast
janë trafikuar edhe individë me arsim të lartë ose studentë (2.7
për qind). Dominimi i nivelit të ulët arsimor lidhet jo vetëm me
problemet e arsimimit të popullsisë shqiptare në këto 10-15 vjet
të tranzicionit, por edhe me faktin se të rinjtë që trafikohen nuk
mund të kenë nivel më të lartë arsimor, derisa shumica e tyre
është e grupmoshës 12-18 vjeç (tabela 5).
Në kërkuam të informohemi edhe mbi nivelin e punësimit dhe
gjendjen familjare të të trafikuarve (tabelat 7 e 8).

Tabela 7: Niveli i punësimit të të trafikuarve, sipas vendbanimit

Niveli i punësimit të të Të trafikuar sipas vendbanimit Për kampionin


trafikuarve Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra kombëtar

I (e) punësuar 6.5 6.7 2.9 5.5


I papunësuar ndonjëherë 63.3 62.7 37.8 55.7
Nxënës ose student 24.5 24.6 51.7 32.5
Minoren (nën 16 vjeç) që 5.7 6.0 7.6 6.3
kishte braktisur shkollën
94 Analiza sociologjike

Tabela 8: Gjendja familjare e të trafikuarve, sipas vendbanimit

Para trafikimit jetonte: Të trafikuar sipas vendbanimit Për kampionin


Qytete të Qytete të Fshatra kombëtar
mëdha vogla

Me të dy prindërit 61.9 56.7 73.9 64.2


Vetëm me nënën 22.7 29.9 7.0 19.7
Vetëm me babain 5.8 1.5 8.7 5.7
Bashkëjetonte me një partner 2.5 1.5 1.7 2.1
Me bashkëshortin 1.4 1.5 0.0 1.0
Më vete, me të afërm, në 5.7 8.9 8.7 7.4
konvikte, jetimore etj

Nga të dhënat del se të trafikuarit janë, në shumicën dërmuese,


midis adoleshentëve që nuk janë punësuar ndonjëherë. Ky është një
rezultat i pritshëm derisa shumica e të trafikuarve (respektivisht 64
për qind) janë të moshës deri në 18 vjeç. Trafikimi midis të
papunësuarve ndonjëherë është gati dyfish më i theksuar në qytete (të
mëdha apo të vogla), se në fshatra. Ky diferencim lidhet në një masë
të madhe me faktin se fshati e ka gjithnjë gati një front për
(vetë)punësimin e të rinjve të vet: ekonominë fshatare.
Fakti që vetëm 5.5 për qind e të trafikuarve kanë qenë të punësuar
në çastin e trafikimit, e bën gati të pamundur hulumtimin e ndikimit të
grupeve (kolektivave) të punës e të vetë punës mbi trafikimin e grave
dhe të adoleshentëve. Nga shifrat e tabelave, sikurse nga logjika e trajtimit
të problemit, mund të arrihet në përfundimin se trafikimi shkon në
përpjesëtim të zhdrejtë me shkallën e integrimit në kolektivat e punës.
Meriton të theksohet, nga ana tjetër, se një në çdo tre të trafikuar
(32.5 për qind), në çastin e trafikimit ka qenë nxënës apo studentë. Siç
duket, shkolla si institucion ende nuk mund të konsiderohet një barrierë
me peshë në trafikimin e të rinjve, nxënës apo studentë. Të qarta janë
diferencimet qytet-fshat. Në fshatra trafikimi midis atyre që në çastin e
realizimit vijonin shkollën, rezulton të jetë dukshëm më i theksuar se në
qytete (51.7 me 24.5). Një pjesë e të trafikuarve, në çastin e trafikimit
kanë qenë minorenë që e kishin braktisur shkollën ose që nuk e kishin
filluar atë ndonjëherë. Disa diferencime lidhur me këtë kategori vërtetohen
midis kontingjenteve të mundshme për t’u trafikuar sipas përkatësisë
etnike. Ndër to, romët janë komuniteti më i palidhur me shkollën dhe,
Lekë Sokoli 95

njëherësh, më i disponueshmi për të nxjerrë kontingjente trafikimi (shih:


De Soto, Beddies, Gëdeshi. 2004: 87-97).

Mashtrimet përmes premtimeve për martesë - mënyra më e


zakonshme e trafikimit

Si bëhet trafikimi? Për 587 raste të shqyrtuara individësh të trafikuar,


del se trafikimi është realizuar si në tabelën 9.

Tabala 9: Mënyrat e realizimit të trafikimit për rastet e shqyrtuara -


në total dhe sipas prefekturave
(Në përqindje)
Mënyrat e Përgjigjet e marra, sipas prefekturave Kampioni
trafikimit * Shkodër Kukës Elbasan Vlorë Gjirokastër Korçë kombëtar

1 61.2 43.5 56.3 45.0 46.8 49.5 50.3


2 13.8 37.0 11.1 8.8 8.1 2.2 15.6
3 3.8 7.2 4.0 7.5 24.2 16.5 9.3
4 6.2 0.7 1.7 2.5 3.2 7.7 3.3
5 3.8 10.1 5.5 12.5 3.2 7.7 7.4
6 0.0 0.0 4.0 3.7 1.6 2.2 1.9
7 1.2 0.7 5.5 8.7 6.5 4.4 4.2
8 10.0 0.8 11.9 11.3 6.4 9.9 8.0

* Mënyrat e hulumtuara të trafikimit: 1. Me mashtrime, përmes premtimeve


për martesë. 2. Rrëmbyer me forcë nga dikush. 3. U mashtrua me premtime
për punësim jashtë shtetit. 4. U mashtrua me premtime për vazhdimin e
shkollës jashtë shtetit. 5. U mashtrua me premtime për të fituar shpejt para,
në rrugë të ndryshme. 6. U trafikua për t’u bërë lypës. 7. U josh nga premtimet
për të pare botën. 8. U trafikua me joshje, mashtrime apo në rrugë të tjera.

Të dhënat e mësipërme përmbysin një perceptim të gabuar të trafikimit,


të përhapur gjerësisht në Shqipëri. Në mungesë të studimeve empirike, në
mungesë të informacionit të saktë apo të rëndimit të problemit, kryesisht
për sensacion nga mediat etj., trafikimi është parë njëanshmërisht. Ai
është identifikuar me rrëmbimin. Por përqindja më e madhe e trafikimeve
është realizuar me mashtrime, përmes premtimeve për martesë. Për
kampionin e studimit tonë, kjo kategori të trafikuarish përbën më shumë
se ½ e rasteve, ndërsa në prefektura të ndryshme varion nga 43.5 për qind
96 Analiza sociologjike

(Kukësi), në 61.2 për qind (Shkodër). Fakti që trafikimi dominohet nga


mashtrimi (në rreth 85 për qind të rasteve) sugjeron forma më të gjithanshme
të informimit, trajnimit, edukimit apo të të mësuarit, sidomos me të rinjtë
nga institucionet e shoqërisë, duke filluar nga familja.

Trafikimi: shkalla e njohjes së tij dhe nevoja për informim

Të dhënat tregojnë se suksesi lidhur me parandalimin e fenomenit


të trafikimit të grave dhe adoleshentëve varet shumë nga shkalla e
njohjes dhe informimit të të rinjve për këtë fenomen dhe format
konkrete të realizimit të tij. Në përgjigje të pyetjes lidhur ma shkallën
e informimit (anketa, pyetja 14), morëm këtë përgjigje (tabela 22).

Tabela 11: Të (pa)informuar për trafikimin


Të informuar në forma të ndryshme Të painformuar nga askush Gjithsej

90.4 9.6 100.0

Siç shihet, raporti i të painformuarve me të informuarit është 1:9.


Ndërsa në tabelën 12 jepen përgjigjet e marra nga të anketuarit në
qytetet e mëdha, qytezat dhe fshatrat.

Tabela 12: Niveli dhe mënyrat e informimit për trafikimin, sipas vendbanimeve
Përgjigjet e marra sipas vendbanimeve Kampioni
Informuesit Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra kombëtar

Nëna 10.6 14.4 7.5 11.1


Babai 2.2 3.5 0.0 1.4
Të afërm 5.0 3.9 1.1 3.3
Shkolla, mësuesit 3.6 5.6 1.5 3.5
Media (gazeta, TV, radio) 45.4 38.5 73.9 51.7
Shokët/shoqet 10.8 8.7 8.9 9.8
Nga një i trafikuar 3.6 5.2 1.5 3.4
Shoqatat, shoqëria civile 4.0 5.6 0.7 3.5
Të tjera burime 3.2 4.7 0.0 2.7
Nga askush 11.6 10.8 4.9 9.6

Rezulton se në mënyrë të grupuar, informimi mbi rreziqet e trafikimit


merret, së pari, nga familjarët dhe të afërmit: nëna, babai apo të tjerë
Lekë Sokoli 97

pjesëtarë të fisit (1+2+3). Informacioni merret, së dyti, nga institucione


të shoqërisë: media, shkolla, shoqatat (5+6+8) dha nga shoqëria: shokët/
shoqet ose të njohurit duke përfshirë edhe individë të trafikuar (5+6+9).
Të dhënat tregojnë se institucione e shoqërisë zënë vendin kryesor
në informimin e opinionit publik mbi trafikimin. Të rinjtë pohojnë,
rreth 50 për qind e te anketuarve, se media është instrumenti kryesor
i informimit mbi trafikimin. I papritur, ndoshta, ishte rezultati sipas
të cilit media është një instrument më informues në fshat (73.9 për
qind) se në qytetet e mëdha (45.4) dhe më shumë se në qytetet e vogla
(38.5 për qind). Krejt i pamjaftueshëm rezulton të jetë roli i shkollës
në informimin e të rinjve mbi trafikimin, me vetëm 3.5 për qind (në
fshat vetëm 1.5 për qind). Jo i papërfillshëm është vlerësimi i masës
së informimit nga shoqatat, përmes përfshirjes në projekte, nëse kjo
gjykohet në raport me mundësitë. Por në fshat ky “zë” informimi
është vetëm 0.7 për qind.
Ndër familjarët dhe të afërmit, nëna është informuesja më kryesore,
sidomos për vajzat. Babai, përkundrazi, del se komunikon pak apo
aspak me fëmijën e vet për çështjet e trafikimit. Duket paradoksale,
por sidomos në fshat, pakkush ka pohuar që të ketë folur ndonjëherë
me babanë e vet për trafikimin.
Në analizën sipas grupmoshave duket rënia e nivelit të informimit
nga familjarët apo të afërmit, me kalimin në rritje nga një grupmoshë
në tjetrën (nga 19.4 në 12.2 për qind); dhe rritje thuajse në të njëjtën
masë e rolit të institucioneve të shoqërisë. Në analizën sipas përkatësisë
gjinore duket ndikimi më i madh i familjes mbi vajzat dhe i shoqërisë
mbi djemtë.
Për nga shkalla e arsimimit, duket qartë diferencimi i shkallës së
informimit midis individëve me nivel të ulët dhe të lartë. Të
painformuarit nga grupi i parë janë mbi katër herë më shumë se të
painformuarit nga grupi i dytë (26.6 me 6 për qind). Të painformuarit
e paarsimuar apo me nivel të ulët arsimimi rezulton të jenë edhe
kontingjentet potencialë të trafikimit.
Nga shkala e informimit është ndikuar edhe perceptimi i përmasave
të trafikimit. Ata që pohojnë se trafikimi “nuk është shqetësim”, janë
të painformuar 2.6 herë më tepër se ata që pohojnë se ai “është
shqetësim”.
98 Analiza sociologjike

Perceptimi i trafikimit në raport me problemet e sotme të Shqipërisë

Për të anketuarit ishte e vështirë të “zgjidhnin” problemin më


të rëndësishëm, midis problemeve të mëdha të Shqipërisë së
sotme. Vështirësia shtohet nga fakti se fenomenet për të cilat
kërkuam të informohemi nuk janë të izoluara. Korrupsioni,
varfëria dhe papunësia, niveli i kriminalitetit dhe konfliktualiteti
në familje, niveli i shkollës dhe shoqërisë civile, deri përdorimi i
drogës etj., ndikohen dhe ndikojnë mbi njëra-tjetrën. Megjithatë
kërkesës sonë për të hulumtuar rreth kësaj çështjeje, të anketuarit
i janë përgjigjur si në tabelat 13 dhe 14.

Tabela 13: Problemi më shqetësues, sipas vendbanimeve


Përgjigjet e marra, sipas vendbanimeve Kampioni
Problemi kryesor Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra kombëtar

Korrupsioni 24.9 25.9 25.1 25.2


Moszbatimi i ligjeve 15.8 19.8 13.3 16.1
Trafikimi i femrave... 5.9 6.0 9.2 6.8
Kriminaliteti 6.5 5.2 12.2 7.7
Përdorimi i drogës 4.2 6.5 0.8 3.8
Niveli i ulët i shkollës 5.7 3.4 4.8 5.0
Varfëria/papunësia 28.1 25.0 23.6 26.2
Mënyra e të bërit politikë 4.3 4.3 7.0 5.1
Shoqëria civile e dobët 2.6 3.0 1.1 2.3
Konfliktet në familje 2.0 0.9 2.9 2.0

Tabela 14: Renditja e problemeve sipas shkallës së shqetësimit në qytete


të mëdha, qyteza e fshatra
Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra

I Varfëria/papunësia Korrupsioni Korrupsioni


II Korrupsioni Varfëria/papunësia Varfëria/papunësia
III Moszbatimi i ligjeve Moszbatimi i ligjeve Moszbatimi i ligjeve
IV Kriminaliteti Përdorimi i drogës Kriminaliteti
V Trafikimi i femrave... Trafikimi i femrave... Trafikimi i femrave...
VI Niveli i ulët i shkollës Kriminaliteti Mënyra të bërit politikë
VII Mënyra e të bërit politikë Mënyra e të bërit politikë Niveli i ulët i shkollës
VIII Përdorimi i drogës Niveli i ulët i shkollës Konfliktet në familje
IX Shoqëria civile e dobët Shoqëria civile e dobët Shoqëria civile e dobët
X Konfliktet në familje Konfliktet në familje Përdorimi i drogës
Lekë Sokoli 99

Siç shihet, trafikimi i grave dhe i adoleshentëve perceptohet si një


ndër pesë problemet themelore të shoqërisë së sotme shqiptare. Ai
vjen fill pas problemeve të tilla madhore, si korrupsioni, niveli i
varfërisë, i zbatimit të ligjeve dhe perceptohet si më problematik në
raport me nivelin e shkollës, mënyrën e të bërit politikë, nivelin e
shoqërisë civile, përdorimin e drogës apo konfliktet familjare.

Faktorët që ndikojnë më negativisht në trafikim

Në tabelën 15 janë renditur përgjigjet e pyetjes së anketës, përmes


së cilës ne kërkuam të informohemi lidhur me faktorët që në
perceptimin e të anketuarve kanë ndikimin negativ më të madh në
procesin e trafikimit të grave dhe të adoleshentëve. Për çdonjërin nga
faktorët, të anketuarit kanë vendosur “notë” nga 1-10, duke filluar
me ndikimin negativ më të madh të mundshëm - “nota” 1 - deri në
ndikimin negativ më të vogël të mundshëm (ndikim të papërfillshëm)
- “nota” 10. Renditja në tabelë e faktorëve që ndikojnë në trafikimin
e grave dhe të adoleshentëve është bërë sipas peshës specifike që ata
kanë në trafikim, gjithnjë sipas perceptimit të përgjigjedhënësve (I-
XIII). Për efekt analize, në tabelë janë pasqyruar vetëm vlerësimet me
“notat” 1-3. Ndërsa në grafiku vijues, janë dhënë vlerësimet 1-3
(ndikimet negative më të mëdha) dhe 8-10 (ndikimet më të vogla).

Tabela 15: Faktorët që ndikojnë më negativisht mbi trafikimin


Renditja Faktori ndikues Përqindja në vlerësimet
më negative (1-3)

I Papunësia 71.4
II Varfëria 71.1
III Mungesa e stabilitetit politik 62.5
IV Degradimi moral i meshkujve trafikantë 57.7
V Dëshira e papërmbajtur për para te djemtë 55.3
VI Mungesa e shpresës 49.0
VII Dobësimi i familjes 46.4
VIII Degradimi moral i femrave që trafikohen 42.5
IX Statusi i ulët i femrës në shoqërinë shqiptare 40.2
X Dhuna mashkullore ndaj grave 38.2
XI Dëshira e papërmbajtur për para te vajzat 34.8
XII Synimi për t’u martuar me çdo kusht 25.5
XIII Ndikimi i shtetasve të huaj 22.7
100 Analiza sociologjike

Pastrafikimi, familja dhe komuniteti. Integrim apo riciklim në trafik?

Por ç’ndodh me të trafikuarit e rikthyer? Nga ky studim del se kjo


është një ndër çështjet më të rëndësishme, ka një ngarkesë të madhe,
sidomos moralo-psikologjike, lidhet me shkëputjen e individëve të
trafikuar dhe integrimin në shoqëri e familje ose, në të kundërt,
riciklimin e tyre në trafikim.
Nga të dhënat e siguruara rezulton se marrëdhëniet familje - i
rikthyer nga trafikimi - komunitet janë relativisht problematike. Kjo
pasqyrohet në shkallën e ndryshme të pranueshmërisë së të kthyerve
nga trafikimi në rajone e zona të ndryshme të Shqipërisë. Përqindja e
rasteve në të cilat “familja e mirëpriti, por jo komuniteti” luhatet, për
shembull, nga 27.5 për qind (Kukësi), në 50.8 për qind (Korça).
Diferencime në shkallën e (pa)pranueshmërisë së të trafikuarve nga
familja e komuniteti konstatohen edhe sipas vendbanimeve: qytet-
fshat (tabela 16). Përqindja e rasteve “familja e mirëpriti, por jo
komuniteti” është më e madhe në fshatra (54.2 për qind), se në qytetet
e mëdha (37.7 për qind) e sidomos në krahasim me qytetet e vogla
(33.7 për qind).
Por më shumë se diferencimet “gjeografike” (midis zonave apo
vendbanimeve), për t’u vlerësuar janë diferencimet që konstatohen
midis familjeve dhe komuniteteve (opinionit shoqëror). Rastet e
vlerësimeve e qëndrimeve të ndryshme familje-komunitet (1+2)
përfaqësojnë shumicën e rasteve që po u referohemi.

Tabela 16: Qëndrimi ndaj të trafikuarve të rikthyer, sipas vendbanimeve


(Në përqindje)
Qëndrimi i mbajtur Përgjigjet e marra, sipas vendbanimeve Kampioni
Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra kombëtar

1. Familja e mirëpriti, por 37.7 33.7 54.2 42.4


jo komuniteti
2. Komuniteti e mirëpriti, 6.6 7.9 3.1 5.8
por jo familja
3. E mirëpritën së bashku 10.4 13.9 17.6 13.4
4. Nuk e mirëpriti as 25.7 20.8 18.2 22.2
familja, as komuniteti
5. Nuk di ta vlerësoj 19.6 23.7 6.9 16.2
Lekë Sokoli 101

Jo pak shqetësim përbën niveli mjaft i lartë i braktisjes së të


trafikuarve njëherësh nga familja dhe komuniteti. Po lemë mënjanë,
për efekt analize, ata që nuk kanë dhënë vlerësim për këtë çështje
(pyetja 24/5) dhe formojmë një tabelë (24/p4) me përgjigjen 4 të
kësaj pyetje. Shifrat duken tronditëse. Përqindja e të braktisurve nga
familja dhe komuniteti shkon nga 18.8 (Korça), në 42.5 (Kukësi).

“Nota” e vlerësimit të institucioneve të shoqërisë përkundrejt trafikimit

Cili është vlerësimi i institucioneve të shoqërisë shqiptare, në


këndvështrimin e ndikimit mbi trafikimin e grave dhe të adoleshentëve?
Në perceptimin e përgjigjedhënësve të anketës sonë, “nota” e vlerësimit
për punën e institucioneve kundrejt trafikimit (nga 1 -vlerësim shumë
i keq, në 10 - vlerësim i shkëlqyer), pasqyrohet në tabelat 35 dhe 36.

Tabela 17: Renditja e institucioneve për nga shkalla e vlerësimit pozitiv


përkundrejt trafikimit
Institucionet Vlerësimet me “notat” 8-10

Mediat 43.6
Shoqatat, OJQ-të 37.6
Komunitetet fetare 37.4
Komunitetet qytetare dhe opinioni publik 17.1
Policia 7.1
Gjykatat dhe prokuroria 7.0
Qeveria shqiptare 5.7

Në perceptimet qytetare, institucioni më i vlerësuar kundrejt


trafikimit është media. Më pas vjen shoqëria civile, komunitetet fetare,
komunitetet qytetare dhe, pas tyre, në rendin e fundit institucionet e
shtetit: policia, gjykatat dhe prokuroria. E fundit në vlerësimin e bërë
është qeveria shqiptare, e cila ka vetëm nga 5.7 për qind e të anketuarve
është vlerësuar me notat e larta 8-10.

Përfundime e rekomandime

Trafikimi i grave dhe i adoleshentëve është një dukuri e re e


periudhës së tranzicionit paskomunist shqiptar. Ai nuk lidhet me
102 Analiza sociologjike

faktorë historikë e të traditës, por me shndërrimet e gjithanshme


politike, ekonomike, demografike, sociale, familjare, moralo-
psikologjike etj., të ndodhura në 15 vjetët e fundit. Ai ndikohet nga
një varg faktorësh, si varfëria dhe qëndrimi ndaj saj, niveli i lartë i
informalitetit të ekonomisë dhe mënyra e pasurimit të shqiptarëve,
sikurse nga rënia morale dhe e krenarisë, prishja e komuniteteve
tradicionale dhe komercializimi i marrëdhënieve shoqërore.
Trafikimi perceptohet si një ndër pesë problemet themelore të
shoqërisë së sotme shqiptare. Ai perceptohet si më shqetësues në
fshatra (57.1 për qind) se në qytetet e vogla (45.5 për qind) apo qytetet
e mëdha (40.2 për qind). Kjo lidhet më shumë me ndjeshmërinë
ende më të madhe të fshatit shqiptar ndaj qytetit kundrejt trafikimit.
Femrat e konsiderojnë trafikimin më problematik se meshkujt,
afërsisht në raportin dy me një. E qartë është gjithashtu vartësia e
perceptimit të trafikimit nga shkalla e integrimit në familje. Individët
që pohojnë se shumicën e kohës e kalojnë larg familjes, e perceptojnë
trafikimin si një problem rreth dy herë më shqetësues, kundrejt atyre
që pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në familje.
Grupmosha që e percepton me më shqetësim trafikimin është ajo
19-21 vjeç (53 për qind). Por grupmosha më e rrezikuar është ajo 12-
18 vjeç. Sidomos nga të dhënat cilësore të këtij studimi del se të
miturit, ndonëse janë më të rrezikuara nga trafikimi, nuk kanë
ndjeshmërinë apo nivelin e perceptimit të të rinjve të grupmoshave
më të rritura, për shkak të mungesës së informimit.
Konstatohet se familjet më të rrezikuara nga trafikimi janë ato bërthamë
(nukleare) dhe, brenda tyre, familjet me një prind, ku në 8/10 e rasteve
prindi (kryefamiljari) është nëna. Përqindja më e madhe e trafikimeve
(rreth 85 për qind), është realizuar me mashtrime, më e zakonshmja
ndër të cilat është mashtrimi me premtimin për martesë. Fakti që
trafikimi është bërë më i kamufluar dhe dominohet nga mashtrimi,
sugjeron forma më të gjithanshme të informimit, trajnimit, edukimit
apo të të mësuarit, sidomos me të rinjtë nga institucionet e shoqërisë:
nga familja, shkolla, shoqëria civile, institucionet e shtetit.
Parandalimi i trafikimit varet nga shkalla e informimit të të rinjve
rreth tij. Por në rreth ½ e rasteve nuk merret informim tjetër veç atij
që merret nga media. I konsiderueshëm është vlerësimi i masës së
Lekë Sokoli 103

informimit nga shoqatat, përmes përfshirjes në projekte, por në fshat


ky “zë” informimi është vetëm 0.7 për qind. Vihet re rënia e nivelit të
informimit nga familjarët apo të afërmit, me kalimin nga një
grupmoshë në tjetrën (nga 19.4 në 12.2 për qind) dhe rritja, thuajse
në të njëjtën masë e rolit të institucioneve të shoqërisë, sikurse ndikimi
më i madh i familjes mbi vajzat dhe i shoqërisë mbi djemtë.
Marrëdhëniet “familje-i rikthyer nga trafikimi-komunitet” rezulton
të jenë relativisht problematike. Shqetësim përfaqëson sidomos niveli
mjaft i lartë i braktisjes së të trafikuarve njëherësh nga familja dhe
komuniteti, që shkon nga 18.8 për qind (Korça), në 42.5 (Kukësi).
Kjo përfaqëson, afërsisht, edhe përqindjet e rasteve të riciklimit në
trafik, që mbetet alternativa më e mundshme.
Shkolla vlerësohet si një institucionet që ndikon pak ose aspak në
minimizimin e trafikimit. Ndaj marrja e informacionit për trafikimin
e qenieve njerëzore përmes përfshirjes në programet shkollore apo
formave të tjera që aplikon shkolla, duket se është forma më e mirë
për institucionalizimin e një informimi të kualifikuar për rininë
shkollore, e cila është në skalionin e parë të përfshirjes në trafikim.
Një pjesë e të trafikuarve kanë qenë minoren në çastin e trafikimit,
që kishin braktisur shkollën ose nuk e kishin filluar atë ndonjëherë.
Romët janë komuniteti më i palidhur me shkollën dhe, njëherësh, më i
disponueshmi për të nxjerrë kontingjente trafikimi. Ne biseduam, për
shembull, me një grup prej 13 fëmijësh romë të moshës deri në 12 vjeç
në fshatin Novoselë të Vlorës. Ata nuk kishin asnjë dijeni për rreziqet e
trafikimit të mundshëm të tyre. Për më tepër ata nuk figuronin në regjistrat
e shtetit shqiptar dhe as që mund të bëhej fjalë për vijimin e ndonjë
shkolle. “Disiplinimi” i këtij komuniteti me mjete ligjore (të paktën për
arsimin e detyruar) dhe jo ligjore (shoqëria civile etj.), dhe sidomos
lidhja me shkollën duhet të përbëjë njëfarë përparësie më vete.
Por braktisja e shkollës apo mosvijimi i saj rezulton të jetë një
dukuri që po përhapet me shpejtësi. Ne na rezultoi se 1.2 për qind e
të anketuarve të ishin “pa kurrfarë arsimi”. Rikthimi i analfabetizmit,
pas zhdukjes së tij për disa dhjetëvjeçarë, duket se është një tjetër
problem me të cilin ballafaqohet shoqëria shqiptare. Të paarsimuarit
janë kontingjentet më të predispozuara për t’u përdorur nga trafikantët
për prostitucion, krime etj.
104 Analiza sociologjike

Ndër më problematiket midis institucioneve të shtetit, lidhur me


trafikimin, rezulton të jenë gjykatat dhe prokuroritë. Legjislacioni
antitrafik duket i plotë, por nuk zbatohet. Siç duket trafikantët e
seksit janë mirorganizuar, kanë krijuar rrjete të mirëfillta të tipit mafioz,
janë të aftë për të korruptuar prokurorë, gjyqtarë, policë, politikanë
etj. Lidhja që këto rrjete kanë krijuar me segmente të pushtetit,
përfaqëson një problem themelor.
Shqiptarët besojnë, gjithsesi, në minimizimin dhe zhdukjen e
trafikimit të grave dhe adoleshentëve. Për ta shpresa vdes e fundit.

REFERENCAT

Arlecchi, Pino. 2000. Parathënie e Skllavet e Perëndimit. Tiranë: Korbi


Benzi, Don Oreste. 2003. Prostitutat do t’ju kalojnë pranë në mbretërinë qiellore. Tiranë:
Marin Barleti.
Çupi, Alma. 2001. Prostitucioni, epidemi pa fund. Gazeta Albania: 18 prill
Children’s Human Rights Center of Albania (CRCA, 2003). Trafikimi i fëmijëve në
Shqipëri. Tiranë, qershor 2003.
De Sotto, Harmine; Beddies, Sabine; Gëdeshi, Ilir. 2005. Roma and Egyptians in
Albania. From Social Exclusion to Social Inclusion. Warld Bank, Washington DC.
Fjalori i gjuhës së sotme shqipe. 1985: Tirënë: Botim i Akademisë së Shkencave të
Shqipërisë.
Gazeta Korrieri, 24 dhjetor 2000
Hoxha, Edmond. 2005. Mbi femrat e zhdukura në Shqipëri. Gazeta Metropol, 21
korrik
Katro, Jeta; Shimani, Liri. 1999. Prostitucioni dhe trafiku i gruas në Shqipëri. Tiranë:
Lilo
Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë (KPP). Tiranë: Botim i Qendrës së Publikimeve
Zyrtare
Leskaj ed al. 2004. Shoqëria shqiptare përballë sfidave të trafikut të grave dhe vajzave.
Tiranë, qershor
Moroli, Emanuela & Sibona, Roberta. 2000. Skllavet e Perëndimit. Pas gjurmëve të
tregtarëve të mishit të bardhë. Tiranë: Korbi
Revista Spektër, (Spektër, 2003). Prostitucioni, holokausti shqiptar. Nr. 171, 19 prill,
fq. 19-21
Lekë Sokoli 105

Raufer, Xavier & Quere, Stefane. 2003. Mafia shqiptare - një rrezik për Europën.
Tiranë: Kumti.
Sokoli, Lekë. 2003. Prostitution and the Human Rights. In Ballkan Yearbook of
Human Rights, pp. 174-195
_____. 2004a. Prostitucioni, një studim “klandestin” për një biznes klandestin. Revista
Politika & Shoqëria, Vëll. 7, Nr. 1 (13): pp. 21-37.
_____. 2005b. Prostitucioni profesionist në Shqipëri dhe debatet rreth (keq)vlerësimit
“prostitucioni është një fenomen tipik shqiptar!”. Revista Të drejtat e njeriut. Nr.
2(42), pp. 55-72.
Vatra, Qendra Psiko-Sociale. 2002. Vajzat dhe trafikimi. Vlorë
UNICEF. 2000. Gratë dhe fëmijët në mileniumin e ri-Shqipëria. Tiranë, dhjetor.
Zholi, Albert. 2002. Greqia, tregu ilegal i prostitutave shqiptare. Gazeta Ballkan: 15
dhjetor
Zingarelli, Nicola. 1970. Vocabolario della lingua italiana. Bologna: Zanichedi SPA
Webster’s Encyclopedic Unabridged Dictionary of English Language (New Revised
Edition). 1989
106 Analiza sociologjike

“Mafia shqiptare”,
urrejtja dhe racizmi antishqiptar1

Pak kohë më parë u vu në qarkullim libri “Mafia shqiptare - një


rrezik për Europën”, me nëntitullin “Si lindi kjo superfuqi e Ballkanit?”,
i autorëve francezë Xavier Raufer dhe Stefane Quere. Ç’është ky libër?

Një libër më shumë në bibliotekën (jo aq të varfër) të racizmit

Një libër i ri është i mirëpritur në rrethet intelektuale dhe shkencore,


sikurse edhe nga lexuesi i gjerë. Në Shqipëri është bërë zakon që
botimi i një libri të vërtetë të konsiderohet ngjarje. Madje sikur
është bërë e modës që librat më të mirëpritur të jenë librat e
autoëve huaj. Kjo mbart në vetvete edhe mikpritjen tonë
tradicionale (sikurse edhe servilizmin jotradicional), për “të huajt”
e veprat e tyre2. Libri në fjalë është pikërisht “një zë nga Franca”,
siç ka theksuar në pasthënien e tij redaktori, dr. Bujar Ramaj. Ai
duhej të ishte mirëpritur prej vetë shqiptarëve, si një libër kundër
mafias, e cila, kudo ku jetojnë shqiptarët, konsiderohet si një
mallkim, një fatkeqësi që u shtohet fatkeqësive të tjera, historike
apo të jetës së përditshme, një barrierë reale për integrimin e
Shqipërisë në strukturat europiane, një pengesë për përcaktimin
e statusit final të Kosovës etj.

1
Botuar fillimisht në revistën shkencore Politika & Shoqëria, Vëll. 6, Nr. 2 (12),
2003, fq. 129-144.
2
Megjithatë të çudit fakti që disa fondacione që veprojnë në Shqipëri
sponsorizojnë tani vetëm ose kryesisht libra me problematikë shqiptare, por të
shkruar vetëm nga autorë të huaj, edhe kur ata shkruajnë, për shembull, se Skenderbeu
lindi në Vithkuq, në vitin 1680 (!), etj.
Lekë Sokoli 107

Në këtë kuptim shqiptarët urrejnë çdo lloj mafie e çdo lloj


organizimi sipas modelit mafioz. Një libër i vërtetë kundër mafias
do t’i bashkëngjitej revoltës së shqiptarëve kundër trafikantëve të
drogës, të grave, të klandestinëve, të makinave etj., sikurse kundër
korrupsionit, kondrabandës, inkriminimit, dhunimit të të drejtave
civile etj.
Libri paraqitet si “Një tablo kriminale, e bazuar në të dhëna e
fakte kryesisht zyrtare e nga masmedia shqiptare, të përpunuara nga
këndvështrimi i një kriminologu investigues, me logjikën analitike të
një studiuesi me nivel, … me konkluzione, prognoza, rekomandime
shkencore dhe praktika bindëse…” (Pasthënia, fq. 165). Ai është
shkruar nga dy studiues profesionistë, ndonëse në të jepen të dhëna
vetëm për njerin prej tyre (!), Ksavie Rofe (Xavier Raufer): drejtor i
studimeve të një qendre universitare të Parisit dhe pedagog në Institutin
e Kriminologjisë së Parisit, autor i dhjetë librave etj. Libri paraqitet
si një botim sipas origjinalit, me një shtojcë të ripunuar nga autorët
nën kujdestarinë e “Qendrës Shqiptare për Studimin e Krimit të
Organizuar dhe Mafias”.
Pritej, pra, një libër sipas standardeve të shkencave shoqërore
bashkëkohore. Por libri në fjalë nuk ka të bëjë aspak me këto
shkenca. Atij i mungon, para së gjithash, rigoroziteti shkencor.
“Mafia shqiptare” i ngjan një broshure propagandistike,
amatoreske e spekulative, në të cilën janë bashkuar rrëmujshëm
fakte e të dhëna, citime pa lidhje logjike e jashtë kontekstit,
karakteristike për spekulantët. Po marrim vetëm një element,
referencat, pa të cilat një libër nuk mund të quhet shkencor. Në
çdo libër, të çfardo fushe të shkencave shoqërore, informacioni
duhet të jetë i verifikueshëm nga oponentët, recensentët apo të
interesuar të tjerë. Në këtë libër zotërojnë pohime të tipit “sipas
Interpolit”, “nga konfirmimi i policëve të besueshëm”, “sipas AFP-
së”, “shërbimet speciale bëjnëtë ditur se…”, “kemi të dhëna se…”,
“sipas zëdhënësit të…”etj.
“Mafia shqiptare” ka një inflacion aq të madh të dhënash e
citimesh (këto përbëjnë lëndën kryesore të librit), saqë e bëjnë
atë të lodhshëm, thuajse të palexueshëm. Duket sikur gjithçka
është stisur me qëllim që lexuesi, sidomos ai që bën politikën e
108 Analiza sociologjike

madhe (në Europë e më tej), të mjaftohet vetëm me titujt


“mbresëlënës” 3, që të arrijë shpejt e shpejt në përfundimin:
“Shqipëria (më saktë trekëndëshi shqipfolës i Ballkanit), po
shndërrohet (në mos është shndërruar), në Kolumbi të Europës
(fq. 97). Shqiptarët e kanë në gen klanin dhe mafian, madje që nga
koha parahomerike (fq. 93). Hapësira shqipfolëse (“trekëndëshi i artë”-
jepen edhe hartat), është vendlindja dhe vendbanimi i vërtetë i mafias.
Shqiptarët (mafiozët) po shpërngulen drejt Europës, bashkë me kanunin
e tyre (kodin e mafias), sikurse pesë shekuj më parë drejt Italisë së
Jugut, për të krijuar mafian italiane (fq. 117). Eksodi shqiptar është
një kolonizim mafioz (fq. 73) dhe mafia shqiptare përfaqëson rrezikun
më të madh të Europës (fq. 72-89). Ky realitet i mafias shqiptare
është jo vetëm i padurueshëm, por edhe i pandreqshëm (fq. 105). Ai
provon se qëndrimi i fuqive të mëdha perëndimore ndaj Kosovës
gabimisht ndërroi udhë, në fillim të 1999-ës (fq. 104). Vetë SHBA-të
u nxituan (fq. 97), ndërsa OKB-ja po gabon (fq. 98-99). Është e kotë
të përpiqesh të zgjidhësh mllefet e shqiptarëve të Kosovës me anë të
forcës ndërkombëtare (fq. 98). Kosova, tani për tani, është vetëm një
ëndërr e keqe (fq. 109), ajo po shndërrohet në mënyrë të pashmangshme
në një Bosnje të dytë (fq. 108), që jeton vetëm me ndihma të huaja
dhe me industrinë e krimit (fq. 109). Madje Kosova (sikurse gjithë
trekëndëshi shqipfolës) nuk është Europë, por një vend ku zotëron
kultura kriminale islamike (fq. 108). Pra mos u gaboni të dënoni
masakrat ndaj shqiptarëve, derisa kriminelët dhe mafiozët janë ata
vetë. Pa mëshirë! Lërini serbët të mbarojnë punë me ta. Të paktën
mos nxitoni për statusin final të Kosovës ose, më ekzaktësisht, mos
guxoni të nxitoni…
Ky është mesazhi i librit “Mafia shqiptare”. Ai nuk është një libër
kundër mafias, por një libër urrejtje dhe racizmi antishqiptar. Këtej
burojnë diletantizmi, mungesa e rigorozitetit dhe e cilësisë akademike

3
Duke filluar me titullin (madje tre titujt), e librit: “Një rrezik për Europën”.
“Mafia shqiptare”. “Si lindi kjo superfuqi e krimit në Ballkan?”, për të vazhduar me
ata të kapitujve apo paragrafëve të tij: “Kosovë-Shqipëri: [’po ndodh…”, “Një
Sicili e Ballkanit”, “Mafia shqiptare në Europë”, “Kronologji - fakte të rëndësishme”,
“Kanuni (kod) i Lekë Dukagjinit” etj., etj.
Lekë Sokoli 109

të tij. Autorët bëjnë një lojë sofistike me të dhëna që s’mund të quhen të


tilla, me thënie e stërthënie pa adresë, pra as më shumë e as më pak, por
një lojë amatoreske, lojë diletantësh të shkencës. Madje autorët e ndiejnë
se do të akuzohen për manipulim të qëllimshëm të të dhënave, për
përkthime të rreme etj., ndaj si hileqarë të vërtetë, kanë nxituar “t’i dalin
të keqes përpara”, duke theksuar: “Ja në version origjinal, për të shmangur
akuzën për përkthim të rremë” (fq. 104, 107).
Autorët, gjithashtu, nxitojnë t’i dalin të keqes përpara edhe për
racizmin antishqiptar që vlon në çdo faqe të librit. Raufer, në
parathënien e librit thotë: “Dëgjoj që këtu vetëdijet morale: të flasësh
për mafian shqiptare? Do të thotë të bësh lojën e Millosheviçit dhe të
biesh në racizëm antishqiptar. Por, si kriminolog shkruaj pa qëllim të
keq” (fq. 17). Edhe botuesi, sikurse vetë autorët, duke e ndierë racizmin
antishqiptar të këtij botimi, rend të bëjë një deklaratë dashurie për
Shqipërinë: “Përsa më përket mua, e dua Shqipërinë…” (fq. 5). Por
nga përmbajtja mund të konstatohet, madje pa shumë vështirësi, se
libri është shkruar me një qëllim politik të përcaktuar qartë. Autorët
janë përpjekur të përpunojnë një mendim politik (kriminal), me
shpresën se ai, të paktën, do të justifikojë aksionet kriminale kundër
botës “mafioze” shqipfolëse, apo edhe do të jetë pararendës i një
veprimi të ri kriminal kundër saj.
“Mafia shqiptare” është, pra, një libër më shumë në bibliotekën
(jo aq të varfër) të racizmit. Le të argumentojmë.

Mafia dhe “Mafia shqiptare”

Në libër vërehen shtrembërime në përcaktimin e historisë e mafias,


sikurse ato që lidhen me jetën tradicionale të shqiptarëve, kulturën,
të drejtën e tyre zakonore etj. Këto shtrembërime nisin që me
përkufizimin e mafias si “një bashkim (koalicion) sekret “familjesh”,
të lidhura nga gjaku ose martesa…, që vendos ligjin e
pamëshirshëm të heshtjes (omeritá), që rekruton njerëz vetëm në
bazë të seksit ose të racës…” (fq. 29). Në të vërtetë autorët kanë
abuzuar, jo pa qëllim, me “argumentin” se qeliza e parë e mafias
është familja. Nëse lidhjet e gjakut do të ishin i vetmi kriter
rekrutimi, atëherë Tano Karidi, Terasini, Spinoza, kontesha Olga
110 Analiza sociologjike

etj. (nga filmi “Oktapodi”, për të mos shkuar më tej), të gjithë


duhej të kishin lidhje gjaku me njëri-tjetrin (!).
Në të vërtetë mafia përfaqëson një rrjet i cili, për të qenë mafie,
duhet të plotësoje tre kushte: të qenit rrjet sekret bashkëpunimi
(organizimi), të veprojë për interesa ekonomike private (qëllimi),
permes vendosjes së një rendi primitiv ose drejtësie primitive4 (mjeti).
Lidhjet e gjakut, fisi, fqinjësia etj., etj., ndryshe nga ç’pretendojnë
autorët e librit (fq. 28), në mafian moderne nuk kanë ndonjë peshë me
rëndësi. Përkundrazi, mafiozët po tentojnë gjithnjë e më shumë që t’i
mbajnë familjarët larg implikimit në veprimtaritë mafioze në të cilat ata
janë përfshirë. Këtë e tregojnë edhe gjyqet e zhvilluara ndaj rrjeteve të
tipit mafioz, siç është për shembull gjyqi “kokaina” në Tiranë, për të
cilin flitet në shtojcën e botimit shqip të librit (fq. 138-140).
Këto shtrembërime në interpretimin e përcaktimit të mafias bëhen
për ta “afruar” atë teorikisht me fenomenet shekullore të jetës shqiptare,
si besa, Kanuni etj., që thuajse paraqiten nga autorët si shtylla ku
mbështetet mafia shqiptare (!). Amatorizmi, mungesa e rigorozitetit
shkencor etj., lidhen pikërisht me tërbimin antishqiptar të autorëve,
me përpjekjen për të identifikuar popullin shqiptar me mafian. Autorët
shkojnë deri atje sa dukuri zakonore me zanafillë njëmijëvjeçare, si
besa (fjala e dhënë) etj., jepen si pararendëse të mafias.
Këmbëngulja e autorëve për të nënvizuar si kyç të suksesit të mafias
shqiptare cilësi të përgjithshme morale si fjala e dhënë, besa, familjen
biologjike (për ta, mafioze, fq. 116), apo lidhjet e gjakut është, në
fakt, këmbëngulje për të bindur botën se “shpirti mafioz” përkon
tërësisht me “shpirtin e racës” shqiptare. Madja autorët “çuditen” pse
Kanuni i Lekë Dukagjinit i cili, sipas logjikës së tyre, na qenka “Bibla
e mafias”, që “zbatohej pa të meta në malet e veriut të vendit,
veçanërisht nga familjet mafioze” (fq. 117), shitet lirshëm në kioskat
dhe libraritë e qyteteve shqiptare (fq. 34, 117). Pra, çuditërisht, “një
zë nga Perëndimi” na kujton kohën e librave të ndaluar. Do t’u kujtoja
këtyre autorëve “të çuditur” (apo të çoroditur), se ky Kanun shitet
lirshëm edhe në libraritë e vendeve të Perëndimit, madje në botime

4
Shih për shembull: Zingarelli, Nicola. 1970. Vocabolario della lingua italiana
(Decima edizione). fq. 989.
Lekë Sokoli 111

shumë serioze dygjuhëshe, siç është, për shembull, varianti anglisht-


shqip që shitet në libraritë (jo kioska) të Nju-Jorkut.

E drejta zakonore shqiptare dhe ligjet e mafias

Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do të vinte një ditë që të


polemizoja me dy (pseudo)shkencëtarë të huaj (aq më tepër francezë),
rreth çështjeve që përbëjnë abc-në e shkencave shoqërore, sipas të
cilave e drejta dokesore e një populli, sikurse mitet, përrallat, këngët
epike, madje edhe kultura materiale në përgjithësi, nuk mund të
identifikohen me një njeri të vetëm. Ato krijohen e pasurohen përgjatë
shekujve nga populli, duke u bërë kështu një krenari e mendësisë dhe
mençurisë së tij. Autorët kanë vënë në shënjestër Kanunin (sikurse
vetë Lekë Dukagjinin), pikërisht për shkak të të qenit “palcë etnike e
kombit shqiptar dhe e kulturës së tij”, siç thoshte Fishta, pra për të
hedhur baltë mbi kulturën tonë kombëtare (sipas autorëve, kulturë e
krimit), e mbi vetë shqipfolësit “mafiozë”.
Duke u nisur nga parimi se një bashkësi njerëzore nuk e përcakton
fati i përbashkët historik, as tradita e saj fetare, por mbi të gjitha e
drejta dokesore, shumë shkencëtarë europianë (J.G. von Hahn, H.
Hecquard, C. Becker, M. E. Durham, G. Siebertz, E. Cozzi, E. Jackh,
F. Nopça, L. Lamouche, E. Kahn, J. Bourcart, Godart, R. M. Lane,
J. H.A. Bernatzik, M. Hasluck, L. Fox etj.) 5, shumë kohë para
autorëve të “Mafia shqiptare”, janë marrë me kanunet shqiptare,
sidomos me Kanunin e Lekë Dukagjinit. Ata e kanë quajtur këtë të
drejtë zakonore si shprehje të mirëfilltë të karakterit shqiptar: një
karakter i mbrujtur me një moral të veçantë dhe që funksionon me
standarde etike të vetat, si te çdo popull i qytetëruar i botës.
Por asnjeri prej tyre nuk ka arritur të “zbulojë” pikëtakime midis
ligjeve të së drejtës zakonore shqiptare dhe ligjeve të mafias, siç bëjnë
në këtë libër Xavier Raufer dhe Stefane Quere. Kanuni, pra kjo vepër
unikale me frymën humaniste të periudhës së Rilindjes Europiane,
me kontribut në thesarin e kulturës botërore (siç ka theksuar

5
Shih, për shembull: Plasari, Aurel. Gjakmarrja midis realitetit dhe retorikës.
Në Politika & shoqëria, Vëll. 2, nr 2, dhjetor 2000, fq. 39-53.
112 Analiza sociologjike

Schwerin), i quajtur si “Kushtetuta e vërtetë e shqiptarëve” (nga E.


Durham etj.), nuk mund të jetë kurrsesi “kushtetua e mafias”, siç
lenë të kuptohet apo siç pohojnë autorët e librit.
Por libri “Mafia shqiptare” përmban një mal të pavërtetash për Kanunin
shqiptar, hartuesit dhe zbatuesit e tij. Le të citojmë (fq. 117-118):

“Në shekullin XV, pak para pushtimit turk, Lekë Dukagjini (Aleksandri,
dukë lani), ose Zhani (Jan) - shihet ndikimi bizantin - fisniku gegë nga
Dagmo dhe Zadrima, hartoi me shkrim këtë bashkësi rregullash (në fuqi
për shumicën që nga parahistoria, në Iliri dhe në Epir), dhe i dha emrin e tij.
Dukagjini luftoi kundër pushtuesve turq deri në vitin 1472, pastaj, i mundur,
kapërceu me anije kanalin e Otrantos, me klane të tjera shqiptare. Ai u
vendos në Pulja, të tjerë në Kalabri, duke sjellë me vete Kanunin e tyre.
Studiues të familjeve mafioze mendojnë se Kanuni ka ndikuar shumë në
mënyrën e sjelljes së mafiave italiane dhe në sjelljen e “burrave të fjalës”…
Ai parashikon edhe rastin e aksidenteve vdekjeprurëse me veturë”.

Këtu, sikurse në të gjithë librin, shtrembërimet mund të dallohen


pa shumë mundim:
1. Princi (jo fisniku) shqiptar Lekë Dukagjini (1410-1481), për
shembull, nuk është njohur me emrat Aleksandër, apo Zhani (Jan),
pra nuk kemi të bëjmë me ndonjë ndikim bizantin, siç pohojnë autorët
e “Mafia shqiptare”. Me sa duket edhe kjo “ndërhyrje” është bërë me
qëllim përkeqësues, për ta lidhur të drejtën tone zakonore me konceptet,
sjelljen, qëndrimet, veprimet, dredhitë, dinakërinë apo harbutërinë
bizantine, siç është bërë zakon të kuptohet përdorimi i kësaj fjale.
2. Lekë Dukagjinit i njihet autorësia e njerit prej kanuneve tona,
por vetëm si krijimtari gojore, jo e shkruar. Ai u trashëgua si praktikë
gjykimi, si sentenca juridike, veproi në shekuj si “Common low”
anglez, duke qenë i pashkruar, deri sa u mblodh dhe u kodifikua nga
Shtjefën Gjeçovi, në kapërcyell të shekujve XIX-XX. Pra deklarimi
“duke sjellë me vete Kanunin e tyre”, është abuziv, derisa ky Kanun
është shkruar shekuj pas eksodit të shqiptarëve drejt Italisë.
3. Është absurde të përpiqesh të argumentosh se të jetuarit në një
shoqëri ku zbatohet Kanuni shqiptar është njëlloj me rekrutimin në
një shoqëri apo organizatë mafioze, nga e cila mund të shmangesh
Lekë Sokoli 113

“vetëm me rrezik jete” (fq. 29). Kanuni, përkundrazi, njeh lirinë brenda
organizimit fisnor, të cilën e institucionalizoi me organizimin e pleqësisë
mbi bazë fshati e krahine etj. Kanuni i vjetër shqiptar kishte shumë
më tepër hapësira lirie, jo vetëm se mafia, por, siç vëren Kadareja6
edhe nga e ashtuquajtura “drejtësi e frymëzuar nga lufta e klasave”,
para së cilës ai ngjante çuditërisht demokratik dhe kujtohej me mall
prej shqiptarëve. Nuk është e rastit që Kanuni, gjatë regjimit
komunist, ishte ndaluar të botohej. Autorët e librit rekomandojnë të
(ri)ndalohet edhe tani, në epokën e lirisë.
4. Autorët thuajse e kanë njëjtësuar Kanunin me gjakmarrjen, e
cila nuk është veçse një pjesë e neneve të tij ndëshkuese. Do të ishte
njëlloj sikur një shtet (Franca, për shembull), të gjykohej vetëm nga
kodi i vet penal.
5. Edhe sikur t’i referohemi vetëm gjakmarrjes (pjesa më e verbër
e Kanunit), nuk mund të bëhet paralelizëm midis ligjeve të Kanunit
dhe atyre të mafias, qoftë edhe për faktin se në Kanun parimi bazë
është “barazia e gjakut”, pra e njerëzve. Mafia, përkundrazi, nuk
njeh kurrëfarë barazie.
6. Rregullat tragjiko-groteske të gjakmarrjes përjashtonin dy gjera:
masakrën dhe çnderimin, ndryshe nga ç’ndodh me vrasjet mafioze.
7. Autorët e quajnë si tipar të së drejtës zakonore shqiptare të
ashtuquajturin omeritá, pra ligjin e pamëshirshëm të heshtjes në krim,
vrasje etj. (shih, për shembull, fq. 29, 51, 53, 77, 158). Në të vërtetë
vrasja kanunore nuk pasohet nga heshtja. Përkundrazi ajo ishte si një
pjesë teatri, si një pjesë e luajtur në sytë e të gjithëve. Si e tillë ajo
artificializohej, shkëputej nga pasionet, zbrazej nga verbëria. Vrasësi
ishte i detyrar të njoftonte familjen e viktimës për gjakun e marrë dhe
autorësinë e vrasjes. Për më tepër ai ishte i detyruar të merrte pjesë
në drekën e mortit të viktimës, sikurse nëna dhe motrat e tij ishin të
detyruara t’i shërbenin atij, si gjithë të tjerëve. Kjo është, pra, krejt e
kundërta e ligjit mafioz të heshtjes, të cilin autorët e përmendin dhe
e analizojnë thuajse në çdo paragraf të librit, në përpjekjen për të
“argumentuar” tezat e tyre antishqiptare mbi gjenezën e mafias.
8. Me psikologjinë sociale të shqiptarëve, mënyrën e jetesës e të

6
Kadare, Ismail. 1996. Bisedë me Alain Bosquet. Tiranë: Onufri, fq. 90-93.
114 Analiza sociologjike

organizimit shoqëror, me të drejtën e tyre dokesore, autorët kanë


synuar të shpjegojnë edhe “origjinën” e mafias italiane. Por studimet
mbi mafian italiane, të bëra nga vetë studiuesit italianë, provojnë të
kundërtën. Në librin “Mafia dhe politika”, autori i tij, Mikele
Pantaleone, shpjegon historinë dhe organizimin e mafias, sikurse
përcakton me shumë saktësi vendosjen gjeografike të saj. Ai në asnjë
faqe të librit nuk ka dhënë ndonjë shenjë të ndikimit shqiptar në
historinë e mafias italiane. Madje edhe rrethanat historike të lindjes
së saj, nuk përkojnë me historinë e shqipfolësve ballkanas, siç
pretendojnë autorët e “Mafia shqiptare”. Citojmë:

“Në kohën e pushtimit fenikas, grek, romak e arab, Sicilia Qendrore


ishte objekt ndarjesh në latifonde, domethënë në toka të mëdha, në të cilat
pronarët me pushtet absolut, përgjithësisht nuk banonin. Administrimi i
çifligjeve, drejtimi i skllevërve që banonin në to, zakonisht u besohej njerëzve
të shthurur, shumica kriminelë të vjetër, që organizoheshin në grupe, “kompani
të armatosura”, për të shfrytëzuar popullsinë skllave, që ndodhej në mëshirën
e tyre e për të vendosur njëfarë rendi primitiv e brutal. Një situatë e tillë nuk
ndryshoi as gjatë epokës së mesjetës dhe mbretërimit të Burbonëve...”

Një sfond i tillë historik dhe ekonomiko-social, me të cilin lidhet


realisht origjina e mafias, nuk ka ekzistuar në Shqipëri. Edhe një
tjetër autor italian, Xhemeli, që më 1848, në librin “Historia e
revolucionit sicilian”, pohon për të njëjtën dukuri:

“Origjina e këtij organizimi të famshëm na çon në epokën feudale, kur


forcat publike u zevëndësuan nga pushteti personal; kur baroni dhe pronari,
për të mbrojtur pasuritë e tyre, kështjellën dhe çifligun, qenë të detyruar të
pajtonin me rrogë banda njerëzish të shthurur.”7

Pra kërkimi nga italianët i rrënjëve të mafias së tyre nuk i çon ata
në Shqipëri, por në epokën feudale (madje edhe parafeudale), italiane
(pikërisht siciliane), madje edhe në epokën para Lekë Dukagjinit.

7
Për më tepër shih, për shembull: Pantaleone, Mikele. 1989. Mafia dhe politika.
Tiranë, fq. 12-19.
Lekë Sokoli 115

9. Autorët e “Mafia shqiptare” kanë synuar të depërtojnë në


Kanunin shqiptar dhe institucionet e tij, duke e parë atë jo në
përdorimet korrekte, por vetëm në shtrembërimet e tij. Me këto
shtrembërime dhe me vështirësitë gjithfarëshe të tranzicionit
paskomunist, lidhen edhe rastet e “gjakmarrjes” në Shqipëri apo
Kosovë, për të cilat autorët sjellin një lumë të dhënash (fq. 23 etj.).
10. Sipas autorëve të librit, shoqëritë klanore pjellin mafie. Por si i
bëhet që shoqëri klanore, madje gjakmarrje etj., ka patur edhe në Francë,
në Korsikë, për shembull? Ja “zgjidhja”: “Në Korsikë, një shoqëri klanore
dhe një arenë shumë aktive krimi, prodhuan – në mungesë të një modeli
të përshtatshëm organizimi apo vullneti për ta zbatuar atë – veçse një
mjedis kriminal, por jo mafia” (fq. 34). Pyetja se ç’përfaqëson ky “model”
(fq. 69-70), merr veçse ndonjë përgjigje të rrëmujshme:
“Rrethanat shoqërore dhe historike, në mënyrë darviniane, shkaktojnë
një ndryshim të vrazhdë në fillim, ndjekur nga një dyndje e dukurive
përparuese kriminale. Një shembëlltyrë botanike jep mundësinë të
sqarohet kjo përpjekje e befasishme: ajo e farave të qeskëzuara, të
groposura në shkretëtirë nganjëherë për disa dekada, dhe që mjafton një
rrebesh për t’i lulëzuar natën” (fq. 39-40). Kuptoje në je i zoti!
11. Të çudit dallimi që bëjnë autorët midis Ballkanit shqipfolës
dhe atij joshqipfolës. Edhe kur ai lidhet me virtytet, edhe me cenet,
përsëri interpretimet e autorëve janë gjithnjë në kurriz të shqiptarëve,
të cilët, të vetëm në Ballkan, na qenkan mafiozë.
12. Të çudit gjithashtu fakti që autorët e këtij libri të zi e kërkojnë
origjinën e mafias shqiptare jo në cenet dhe marrëzitë e shqiptarëve
që, sikurse te ballkanasit e tjerë, i kanë madje me tepri, por në virtytet
e tyre (nderi, besa, fjala e dhënë, mikpritja etj.), virtyte të cilat po
gjenden përherë e më rrallë në shumë pjesë të botës, duke përfshirë
edhe atdheun e autorëve të librit.
13. Tranzicionalistët i kanë shpjeguar dukuritë e reja sociale të tranzicionit
paskomunist (mafia e kriminaliteti, përdorimi i drogës dhe prostitucioni
etj.), si dukuri të lidhura jo me traditën, por me të tashmen, së shumti edhe
me të shkuarën e afërt, jo me komunitetet e vogla e jetën tradicionale por,
përkundrazi, me shembjen e këtyre komuniteteve, jo me marrëdhëniet
shoqërore të virtytshme, por me komercializimin e marrëdhënieve shoqërore.
E gjithë (a)logjika e librit është e kundërt me këto shpjegime.
116 Analiza sociologjike

“Mafia shqiptare”, proceset integruese të Shqipërisë dhe statusi i Kosovës

Shqipëria sapo ka nisur proceset integruese, ndërsa Kosova është


në kërkim të statusit përfundimtar të saj. Libri, pra, është një botim
“në kohën e duhur”, për t’i thënë Europës dhe botës se Shqipëria
është e paintegrueshme, ndërsa lidhur me Kosovën, ne evropianët
duhet t’i jemi mirënjohës Serbisë, nëse ajo e “bën zap”(!). Për të
“argumentuar” tezat mbi “origjinën shqiptare” të mafias, si dhe
përfundimet raciste që burojnë prej tyre, autorët kanë thirrur në
ndihmë këdo e gjithçka: libra e gazeta (shqiptare, kosovare apo të
huaja), politikanë e ushtarakë, përvojën europiane, amerikane, deri
përvojën e Revolucionit Kulturor Kinez, inxhinierinë sociale, Darvinin,
Frojdin, Jungun, Karl Marksin, Enverin, deri Kongresin e
Drejtshkrimit të Shqipes (!), Gëten etj. Ata, gjithashtu nuk kanë kursyer
askënd: nga Lekë Dukagjini te Sokol Koçiu, nga UÇK-ja te CIA, nga
shqiptari më i zakonshëm tek Toni Bleri apo Bill Klintoni.
Si në tekstet bazë të racizmit, autorët një dukuri të dhënë sociale,
siç është mafia, e përgjithësojnë. Inkriminimin e një pjese të kufizuar
të shoqërisë shqiptare e kosovare e shfrytëzojnë për të “argumentuar”
inkriminimin e gjithë shoqërisë. Sipas tyre, e keqja ka përmasa shumë
më të mëdha nga sa mund të konstatohet. Ligji i heshtjes (omeritá),
bën që ne (europianët), thonë ata, të shohim vetëm majën e ajsbergut.
Por kjo e keqe është ngjtëse e fiton terren. Qendra e gravitetit të
mafias ndërkombëtare është zhvendosur në zonat shqipfolëse të
Ballkanit. Tirana është kthyer në njëfarë OKB-je mafiozësh (fq. 53).
Në zonën shqipfolëse gjithçka dominohet nga mafia.8
Shqiptarët krenohen me mafian e tyre. A nuk krenohen ata me
UÇK-në, “një organizatë kriminale që sekuestron, vjedh, plaçkit,
rrëmben, ushtron shantazh, u bën presion dëshmitarëve …, me fjalë
të tjera vepron si mafie” (fq. 91).
Autorët japin alarmin: kjo mafie po pushton Europën. Ajo ka
depërtuar në Britani e Gjermani (fq. 82), në Austri e në Vendet Nordike

8
Në gojën e një emigranti shqiptar, “të intervistuar”, autorët e “Mafia shqiptare”
kanë vënë këtë pohim: “I gjithë vendi kontrollohet nga mafia. Më vjen turp që jam
shqiptar” (fq. 56).
Lekë Sokoli 117

(fq. 83), në Danimarkë, Belgjikë e Spanjë (fq. 83-86), në Poloni,


Çeki, Sllovaki, Hungari (fq. 86-88), pa folur për Greqinë, mushkëri e
jashtme e saj (fq. 88-89), apo dy fortifikatat e mafias shqiptare, Italinë
e Zvicrën (fq. 72-79).
Mënyra për “dominimin mafioz” të Europës është, sipas autorëve,
emigracioni. “Në vitet 90-92, - thonë ata, - qindra mijëra shqiptarë
hynë befas në Greqi; në shumicën më të madhe ata ishin djem të rinj,
pa profesion dhe shpesh analfabetë” (fq. 88). Duhej theksuar domosdo
“analfabetë” (megjithse në Shqipërinë e asaj kohe të paktën analfabetë
nuk kishte), për të kuptuar se ishin kontingjente lehtësisht të rekrutueshme
nga mafia. Ata e cilësojnë eksodin shqiptar, madje edhe atë kosovar të
vitit 19999, si “një kolonizim mafioz” (fq. 72, 73) dhe pohojnë, pa
mëdyshje: “Është e qartë se kjo dyndje refugjatësh nuk është një eksod
njerëzish të varfër, por një operacion i planifikuar dhe i organizuar
bukur nga mafia shqiptare, në bashkëpunim me elementët më të
korruptuar që kanë mbetur në shtetin shqiptar” (fq. 74).

Po ku qëndron forca e “mafias shqiptare”?

Kjo mafie, sipas autorëve, është shumë më e fuqishme nga sa


mendohet dhe “askush nuk e njeh me të vërtetë rëndësinë e fenomenit”
(fq. 64). Po ku qëndron forca e mafias shqiptare?
1. Sipas autorëve të librit forca e saj qëndron në radhë të parë te
“kapitali që rrjedh nga krimi” (fq. 22). Këto para riciklohen për t’u
shtuar (teoria e akumulimit të kapitalit, e Karl Marksit), dhe përdoren
për të blerë ndërmarrje, skafe etj, por edhe për të financuar operacione
më të vështira e më të sofistikuara (fq. 22).
2. Forca e mafias qëndron në lidhjen gjenetike me familjen. Celula
bazë e shoqërisë, sipas “moralistëve” Raufer dhe Quere, është njëherësh

9
Duke iu referuar disa të dhënave të muajit maj 1999, për sheembull, autorët
pohojnë: “Më shumë se dhjetë mijë kosovarë derdhen me furi çdo muaj, në mënyrë
klandestine në Evropë (fq. 58). Dhe, më pas, “shumica e refugjatëve që u nisën drejt
një vendi pritës, gjatë luftës së 78 ditëve, u përzgjodhën me kujdes nga mafia
shqiptare » (fq. 60). Autorët theksojnë se, pas luftës, shumica e tyre avulluan në
ajër, pra nuk u kthye më në Kosovë, kjo në zbatim të një plani strategjik të mafias.
118 Analiza sociologjike

edhe celula bazë e mafias. Familja mafioze nuk shuhet kurrë, mafiozët
vdesin, por familja mafioze vazhdon (fq. 29).
3. Forca e saj qëndron, gjithashtu, në lidhjet e mafias shqiptare me
atë ndërkombëtare, në marrëveshjet Joint-Venture me kartelet
kolumbiane (fq. 114), mafian italiane (siciliane, puljeze, kalabreze),
turke10 etj., etj.
4. Forca e mafias shqiptare qëndron, sipas autorëve, në lidhjen me
ekstremistët islamikë. Shihni UÇK-në (këtë organizatë kriminalo-mafioze,
thonë autorët), “mbështetja më e siguruar e së cilës erdhi që në fillim nga
boshnjakët. Të dy popujt u afruan me njëri-tjetrin nga feja dhe një
armiqësi e përbashkët kundrejt Jugosllavisë së S. Millosheviçit” (fq. 22).
Autorët madje kanë arritur të sajojnë lidhje të mafias shqiptare me
terroristët islamikë dhe Osama Bin Ladenin (fq. 123).
5. Forca e mafias shqiptare qëndron, më tej, në lidhjet e saj me
politikën, jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, ku mafia është ngritur në
sistem, por edhe ndër shqiptarët e Maqedonisë. Autorët shkruajnë,
madje pa iu dridhur kalemi: “Partitë shqiptare të Maqedonisë janë
thjesht shprehje e mafias vendase” (fq. 95). Madje ato etiketohen si
“bashkim kompakt kriminelësh” etj (po aty).
6. Por, sipas autorëve, mafia shqiptare nuk ka vetëm mbështetjen
politike të vetë shqiptarëve. Ajo ka edhe mbështetje të huaj politike.
UÇK-ja (organizatë mafioze), për shembull, sikurse grupet kriminale
të shqiptarëve të Maqedonisë, janë sponsorizuar edhe nga CIA (fq.
103), pra nga vetë SHBA-të. Raufer dhe Quere kanë “emëruar” edhe
“kumbarin” (padrinon) amerikan të mafias shqiptare: kongresmenin
nga Ohajo, sherifin James Traficant, “përkrahësi më i tërbuar i UÇK-
së në Kongresin amerikan” (fq. 102), “i vetmi që u dërgua në Kosovë
në gjashtëmujorin e parë të ’99-ës, për të armatosur UÇK-në” (fq.
102). Për të bindur “lexuesin e shastisur” se “i gjithë aktiviteti i këtij
politikani të llojit Pitbull” (fq. 103), “është shprehje e detyrimeve,

10
Autorët japin, përveç të dhënave, pohimeve e citimeve, edhe disa harta me
shënime të tilla: “Zonat e kontaktit midis mafias shqiptare e mafias kalabreze » (fq.
13); “Bari, Brindizi, Otranto - pikat e kontaktit midis mafias pulieze (Sacra Corona
Unita) dhe mafias shqiptare » (fq. 14);”Magazinat e grosistëve: Bullgari, Hungari,
Poloni, Republika Çeke”, (fq. 16) etj.
Lekë Sokoli 119

besnikërisë dhe e bindjeve ndaj krimit” (fq. 101), autorët nuk hezitojnë
të gërmojnë në biografinë e tij dhe të nxjerrin prej andej origjinën
italiane, lidhjet e tij me “familjen” (celula bazë e mafias - si kudo në
libër), prejardhjen prej “një familje të varfër, por të ndershme” (siç
janë familjet “mafioze” shqiptare, - shënimi im, LS), deri fakte të
tilla si “urdhëroi vrasjen e ....” etj., etj.11
Por si është e mundur që SHBA-të të mbështesin e të financojnë
një forcë terroristo-mafioze si UÇK-ja? Për shkak të një politike
të dyshimtë e të koklavitur (fq. 103), për shkak të nxitimit të tyre
(dhe shtojnë se çdo nxitim vjen nga djalli, fq. 97), “për të vendosur
nëpërmjet NATO-s një Kolumbi në zemër të Europës12” (fq. 97),
përgjigjen autorët 13, për shkak të dështimit të SHBA-ve (këtij të
ashtuquajturi shtet), në luftën kundër mafias dhe në përuljen ndaj
saj14, pë shkak të naivitetit të tyre (si në Bosnje - Dejtoni) etj., etj.
7. Forca e mafias shqiptare, sipas autorëve, qëndron në
qëndrimet e çuditshme të komunitetit ndërkombëtar, duke filluar
me organizmin kryesor të tij, OKB-në, sidomos lidhur me
Kosovën, “Kolumbinë e Europës”, të cilën ata shpesh e veçojnë
nga Shqipëria. Në libër ka mjaft deklarime të tipit: “historia e
vonshme e Kombeve të Bashkuara jep shumë shembuj qëndrimesh
të çuditshme...” (fq. 97), “në makthet e tyre më të këqia, drejtuesit
e KFOR-it dhe të UNMIK-ut, shohin që Kosova të shndërrohet
në mënyrë të pashmangshme në një Bosnje të dytë” etj. Autorët e
cilësojnë praninë ndërkombëtare në Kosovë si një sipërmarrje pa
precedent, që nuk ndihmon në restaurimin e një vendi, që ai të

11
Për më tepër shih në libër, në veçanti : “UÇK-ja dhe “kumbari amerikan”, fq.
100-103.
12
Sikurse në pjesë të tjera të librit, për t’i paraqitur si “pohime me gojën e tyre”,
autorët nuk “harrojnë” të sqarojnë: “Të kujtojmë që ky krahasim ndërmjet
Kolumbisë dhe Kosovës, u bë në të përditshmen kryesore shqiptare të Prishtinës
“Koha ditore”.
13
Për më tepër, shih : “Një qeveri e dyshimtë dhe e koklavitur”, fq. 103-104; “Perëndimorët,
Kosova, lufta”, fq. 104-105; “SHBA-të, Kosova, Ballkani”, fq. 97-100).
14
Citojmë: “Që prej viteve ’’40, i ashtuquajturi shtet përpiqet me zemër të
hapur të shkatërrojë mafian, por gjatë Luftës së Dytë Botërore i besoi Cosa Nostrës
mbikëqyrjen e magazinave të portit të Nju-Jorkut…” (fq. 97).
120 Analiza sociologjike

mund të jetojë në shoqërinë e kombeve (fq. 98). Këtu autorët e hadhin


maskën dhe deklarohen hapur kundër pavarësisë së Kosovës.

Kush mund ta mposhtë “mafian shqiptare”?

Sipas autorëve përgjigjja është e thjeshtë: askush nuk mund ta


mposhtë mafian shqipare si të tillë, ndaj, në pamundësi për ta
mposhtur atë, ne kemi në dorë të “mposhtim” atdheun e mafias,
Shqipërinë dhe sidomos Kosovën. Le të analizojmë më tej:
1. Mafia shqiptare nuk shuhet kurrë, thonë autorët. Koza Nostra
nuk u zhduk në njëzet vjet fashizëm. Triadat kineze, gjithashtu, u
bënë ballë pesëdhjetë viteve komunizëm, nga të cilat tridhjetë vite
“Revolucion kulturor” që shkaktoi tridhjetë milionë viktima (fq.
29-30). Edhe SHBA-të janë përpjekur të shkatërrojë mafian, por
më kot (fq. 97). Pra, është e kotë.
2. Mafian mund ta mposhtë, për shembull, drejtësia e vendosur
nga gjykatat “e pavarura”. Pallavra! Le të pranojmë, për shembull,
se ndodh një mrekulli dhe një kumbar shqiptar është arrestuar në
Kosovë, thonë autorët. Gjyqtarët do ta lirojnë menjëherë sepse
ata ose janë simpatizantë të UÇK-së, pra të mafias, ose janë të
kërcënuar, sikurse familjet e tyre në fshat (fq. 63).
3. Po KFOR-i, UNMIK-u etj., a mund ta bëjnë zap mafian
shqiptare, sidomos atë kosovare? Përsëri pallavra! Prania e tyre në
Kosovë, përkundrazi, fuqizon mafian, për shembull, ka ndikuar në
ngritjen e shkallës së prostitucionit, pra (1) të nivelit të të ardhurave
të mafiozëve shqiptarë. Më tej, (2) ushtarët e KFOR-it janë janë
rekrutuar nga mafia. Le ta krahasojmë, thonë ata, me gjendjen e
ushtrisë izraelite në jug të Libanit. Edhe atje ushtarët janë gjithnjë e
më shumë të njollosur në tafik droge etj., megjithse ushtarakët izaelitë
janë “në një gjendje morale një mijë herë më të mirë se ajo e trupave
të KFOR-it në Kosovë, sepse ata luftojnë për një objektiv të qartë, i
përkasin dhe i binden urdhërit të një kombi etj. Në Kosovë ka,
përkundrazi, përzierje kombësish, një mandat i paqartë dhe
kontradiktor, burime të ndryshme autoriteti (shpesh konfliktualë - fq.
108). Më tej akoma (3), ushtarakët e KFOR-it u thonë prostitutave,
pra mafiozëve, të fshehta të rezikshme. Ku? Pikërisht në shtrat.
Lekë Sokoli 121

4. Mafia shqiptare nuk mund të bëhet zap se ajo është e pamëshirshme.


A nuk ishte mafia shqiptare që e shndërroi Kosovën më 1999 në
një thertore (siç jepte alarmin Toni Bler, fq. 59)15. Është e kotë të
përpiqesh të zgjidhësh mllefet e vendit me anë të forcës
ndërkombëtare (fq. 98).
Por a mund të zgjidhet problemi me programe zhvillimi
ekonomik? Edhe kjo është e pamundur, thonë autorët. Këtë e
provon antimodeli Bosnje. “Që nga Dejtoni Bosnje-Hercegovina
mori nga një milliard dollarë për çdo vit. Rezultati? Asgjë ose
shumë pak...” (fq. 111). Po me programe të zhvillimi të shoqërisë
civile shqipfolëse? Ja përgjigja (fq. 100):
“Shumë naivitet i padurueshëm: kush mund ta besojë se vetëm
për një sekondë apo gjatë fundjavëve me trajnime psikologjike,
njëlloj sikur të nisemi dy ditë me stazh tenisi ose mësime poçerie?
Si të mos e dimë se në shekuj, nganjëherë mijëravjeçarë urrejtjeje,
terrori, detyrime besnikërie dhe bindje ndaj klaneve kanë hyrë
në thellësi të psikikës njerëzore?”
Autorët përpiqen të argmentojnë se në rastin e zonave
shqipfolëse të Ballkanit, nuk kemi të bëjmë më një sjellje (devijante,
kriminale), të mësuar, të lidhur me vetëdijen njerëzore. Jo, ato
nuk janë pasuri individuale. Këto instinkte, këto arketipe nuk
janë fituar në mënyrë individuale. Ato përbëjnë të
pandërgjegjshmen kolektive (referencë nga Jungu). Dhe pas këtyre
referencave nga Jungu e Frojdi, autorët shpallin triumfin: “A mund
ta fshijmë vërtet këtë të pandërgjegjshme duke marrë pjesë në
një konferencë, duke lexuar një libër?” (fq. 100).
Ndaj kjo sjellje (kriminalo-mafioze), biologjike, instinktive,
gjenetike, e lindur bashkë me shqiptarin dhe si reagime ndaj
realitetit shiptar, nuk mund të trajnohet me të mësuarit, ajo nuk
mund të maturohet, nuk mund të ndryshojë. Ato para se të
përfaqësojnë realitete sociale, përfaqësojnë realitete të
pandërgjegjshme, sikurse ëndrrat (Frojdi). “Kosova është vetëm

15
Autorët nuk e pranojnë, jo më ta dënojnë, gjenocidin serb në Kosovë. Ndaj
ata nuk justifikojnë e legjitimojnë asnjë lloj reagimi, organizimi apo eksodi të
shqiptarëve, para apo gjatë Luftës së Kosovës.
122 Analiza sociologjike

një ëndërr e keqe” (fq. 109). Derisa e keqja është biologjike, ajo
duhet çrrënjosur biologjikisht. Pra krimi, përpara se të kryhet,
përgatitet nga propaganda antishqiptare, pikërisht prej
intelektualëve kriminelë.
Ky është libri “Mafia shqiptare” dhe autorët e tij, Raufer dhe Quere!
I vetmi që mund të bënte zap mafian shqiptare ishte Millosheviçi,
i cili organizoi sulme kundër saj (mars 1998, sulmi i parë i madh, dhe
tetor 1998, sulmi i dytë i madh, fq. 123), por SHBA ngarkuan NATO-
n për të “instaluar një Kolumbi në zemër të Europës”.

Epilog: moda antishqiptare e (jo)shqiptarëve

Ky libër racistësh antishqiptarë nuk është i vetmi i botuar kohët e


fundit në Shqipëri16. Veç kësaj, nuk janë vetëm librat. Pra, a kemi
të bëjmë me një modë antishqiptare? Nëse po, të kujt? Vetë të
Xavier Raufer e kompani?
Si është e mundur që një libër i mbushur fund e krye me egërsi
dhe urrejtje raciste antishqiptare, një libër autorësh pa skrupuj,
që tallen me verfërinë dhe fatkeqësitë e shqiptarëve të sotëm, në
vend që të denoncoet, përkthehet në shqip dhe botohet në
Shqipëri, madje duke na u shitur si “një zë nga Franca”? Të bën
përshtypje, gjithashtu, fakti se ky botim u shpërnda bashkë me
gazetën “Tema”, sipas një formule jo të zakontë: ai që blen librin,
merr falas edhe gazetën (!). Botimi i një libri është, gjithashtu,
ekskluzivitet i një shtëpie botuese. Në botimin në fjalë është
shënuar “Kumti”, që në shqip do të thotë “lajm”. Por libri, si një
botim klandestin, nuk ka ISBN, nuk është katalogizuar në
Bibliotekën Kombëtare, sikurse nuk ka çmim etj. Ai gjithashtu
është përkthyer, gjoja redaktuar e faqosur shumë keq.
Në këtë çast të vështirë, kur antishqiptarizmi po kërkon të
fitojë terren, të paktën ne shqiptarët duhet të mendojmë e të

16
Ndër ta po përmend “Shqipëria: mision i pamundur” shkruar nga Gerard De
Villiers (Tiranë, 2003: Vatra) dhe “Kalvari i gjysëhanës - polemikë me mendimin
politik islamik”, shkruar nga Kastriot Myftaraj (botim klandestin). Edhe këta janë
libra me problematikë shqiptare, por me tendenciozitet të theksuar antishqiptar.
Lekë Sokoli 123

veprojmë edhe shqiptarisht, në kuptimin më të mirë të fjalës, të


bëhemi avokatë të vërtetë të vetvetes, duke filluar nga intelektualët,
institucionet shtetërore e civile, Avokati i Popullit etj., deri te
çdonjëri nga ne. Është koha që ta fitojmë vendin në Europë, por
edhe duke kthyer mbrapsht çdo mesazh e thirrje urrejtjeje e izolimi
që vjen qoftë edhe prej saj, siç janë ato të autorëve francezë të “Ma-
fia shqiptare” i cili është, në fakt, një një libër në favor të mafias dhe
kundër shqiptarëve.
124 Analiza sociologjike

Universi krijues i Gjergj Fishtës


dhe jeta akademike shqiptare1

Pse shkruaj për Fishtën?

Janë një varg arsyesh që më kanë motivuar për të shkruar për


Gjergj Fishtën, pa qenë mirëfilltazi studiues i veprës së tij. Disa prej
tyre janë të lidhura me prejardhjen dhe fëmijërinë time, të tjerë,
përkundrazi, kanë të bëjnë me interesa shkencore. I lindur në
Dukagjin, në zemër të Leknies (Fishta përdorte edhe këtë emër për
trevat ku zbatohej Kanuni i Lekë Dukagjinit), i rritur pjesërisht atje e
pjesërisht në një mjedis shkodran, nuk mund të mos dëgjoja, që
fëmijë, për Gjergj Fishtën. Kur nëna ime më lidhi për herë të parë në
djep, më vuri poshtë kokës një libër dhe më uruoi: “U bëfsh i ditur si
Gjergj Fishta”. Por Gjergj Fishta ishte aq i ditur sa, përpara meje,
sikurse edhe para studiuesve socialë të ditëve tona, shumë herë më të
njohur se unë, ai duket një përbindësh i vërtetë.
Nuk harroj, gjithashtu, se e kam pyetur njëherë babanë tim: “Kush
është Gjergj Fishta?”. Ai m’u përgjigj, si me shaka: “Gjergj Fishta
është një i ditur që heq e vë bishta. Por kush e ka, ia heq; kush s’e ka,
ia ngjet”. Fishta ishte një emër legjendë e atyre anëve. Krijimtaria e
tij qarkullonte gojë më gojë, si vetë folklori. Shkolla ime, në qytetin e
Shkodrës, në atë kohë shkolla “11 Janari”, rastisi të kishte qenë
pikërisht ish-shkolla e jezuitëve. Në rrugicën që lidhte këto mjedise

1
Ky artikull është botuar i plotë në revistën shkencore Politika & Shoqëria, Vëll.
6, Nr. 1 (11), fq. 93-102 dhe në dy numra të gazetës “55”, date 4 dhe 5 prill 2003.
Me titullin Gjergj Fishta-shkencëtar social, ai është botuar me shkurtime në gazetën
Dita, date 6 prill 2003 si dhe me titullin Grergj Fishta sociolog?, në gazetën shekulli,
date 1 qershor 2003.
Lekë Sokoli 125

me Kafen e Madhe, ndodhej Azili i Pleqve të qytetit, ku ishin vendosur


disa ish-priftërinj, të cilët i takonim rregullisht në shëtitjet apo pushimet
që bënin lulishteve. Mbanin në duar libra të trashë, në latinisht apo
në gjuhë të tjera. Na dukej sikur këta nxënës apo edhe kolegë të
Fishtës, thuajse të gjithë rreth të shtatëdhjetave, ishin më të diturit e
botës, sikur flisnin në të gjitha gjuhët e saj. Ata ishin shumë të dashur,
sidomos me ne, nxënësit çapkënë të Shtëpisë së Fëmijës (nëna dhe
babai im vdiqën njëri pas tjetrit, kur nuk isha as dhjetë vjeç). Për t’u
afruar me ta ndikonte, ndoshta, edhe fakti që të dy palët ishim pa
familje. Na flisnin për librat, për kulturën botërore e personalitetet e
saj, për gjuhët e huaja e për të tjera gjëra që, për kohën, ishin “të
huaja”; na flisnin sidomos për Atë Gjergj Fishtën, më shumë se për
një klerik, për një Atë të madh të kulturës shqiptare.
Më ka motivuar për të shkruar këtë artikull edhe fakti që përvjetori
i 62-të i vdekjes së Fishtës shënoi edhe rehabilitimin zyrtar të tij prej
shtetit shqiptar: Presidenti i Republikës i akordoi atij titullin më të
lartë: “Nderi i Kombit”. Me këtë rast, ai theksoi:

“…shpreh indinjatën time të thellë ndaj të gjithë atyre që tentuan,


urdhëruan e realizuan përkohësisht censurimin dhe denigrimin zyrtar të
Fishtës, Konicës dhe emrave të tjerë që kanë hyrë përjetësisht në piedestalin
e nderit të kombit”.

Në gjykimin tim, edhe pse ky rivlerësim duhej të ishte bërë më


parë (Alfred Moisiu është presidenti i katërt i periudhës paskomuniste
dhe jo i pari), ai përfaqëson një akt dinjitoz të institucionit më të
lartë të shtetit, një akt që nderon, më shumë se Fishtën, vetë shtetin
e shoqërinë shqiptare. Por, nga ana tjetër, ky rivlerësim më duket i
njëanshëm. Ai duhej paraprirë nga rivlerësimi i veprës së tij prej disa
institucioneve, të paktën nga Ministria e Kulturës, nga ajo e Arsimit
dhe Shkencës, nga Akademia e Shkencave, Universiteti i Tiranës,
Biblioteka Kombëtare apo Muzeu Historik Kombëtar, për të mos
shkuar më tej. Të gjitha këto janë institucione shtetërore e mund të
viheshin në lëvizje nga Presidenca, e cila mund të “fliste” e fundit.
Kam ndjekur, me këtë rast, jehonën e rivlerësimit të Fishtës në
mediat shqiptare. Me përjashtim të ndonjë gazete të veçantë, që ka
126 Analiza sociologjike

botuar shkrime e studime për veprën e Fishtës (ndër to do të përmendja


një artikull shkencor të studiuesit të mirënjohur Aurel Plasari, botuar
në Gazeta 55), pjesa tjetër e medias ose nuk e ka pasqyruar këtë
ngjarje, ose e ka kaluar atë krejt përciptas, me ndonjë njoftim rutinë.
Kjo harresë, gjysmëharresë apo anashkalim, duket se shpreh njëfarë
kompleksi nga i cili studiuesit e sotëm socialë, sikurse publicistët,
estetët apo kritikët etj., pra përfaqësuesit e kulturës, duket se nuk
janë çliruar plotësisht, në mos (larg qoftë!), të kenë njëfarë mendësie,
sipas së cilës me Fishtën le të merren veriorët, të djathtët apo katolikët.

Kush është Gjergj Fishta?

Gjergj Fishta lindi në fshatin Fishtë të Zadrimës, më 23 tetor 1871.


Ai ishte nxënës i poetit italo-arbëresh Leonardo de Martiono, i cili,
duke parë zgjuarsinë e jashtëzakonshme të tij, e dërgoi në Kolegjin
Françeskan të Troshanit (Paloka, 2002). Për këtë çështje, një tjetër
autor, Nikollë Lleshi, jep një version tjetër. Ai shkruan se ishte At
Mariano Palmonova, nga Palmonova e Udines, Itali, i ndodhur në
Troshan, ai që dalloi mbi fëmijët e tjerë Gergj Fishtën, emri i të cilit
ishte Zef, kur ai ishte vetëm gjashtëvjeçar. Ai ua kërkoi prindërve për
ta shkolluar dhe, me lejen e tyre, e dërgoi në Shkodër. Që këtu filloi
mbikëqyrja e Fishtës nga ky misionar, i cili nga Shkodra e çoi në
Troshan, pasi këtu më 1880, u hap Kolegji Françeskan shqiptar, nën
drejtimin e At Marianit (shih: Lleshi, 2002: 101-102). Këtë version e
përforcon etnologu Mark Tirta (2001/b), i cili gjithashtu thekson se
“At Palmonova zbuloi gjeniun Fishtë dhe e ndihmoi, me shkollim,
për t’u bërë ai që u bë”.
Mbasi kreu shkollën e mesme më 1886, Fishta shkoi në Bosnje,
ku kreu studimet e larta, në fillim për filozofi e më pas edhe për
teologji. Më 1894 ai u shugurua meshtar dhe dha mësimin e gjuhës
shqipe në Seminarin e Troshanit. Më 1899 ai u dërgua si meshtar në
Gomsiqe, fshati më i largët i Mirditës, në veriperëndim të saj, në
kufi me viset e Shkodrës (jo në Gomsiqe të Pukës, siç është përmendur
nga disa autorë). Duket se vajtja e Fishtës në Gomsiqe nuk ishte
rastësi dhe as një emërim rutinë i hierarkisë kishtare. Në Gomsiqe
Fishta kishte qenë shpesh herë edhe më parë, kryesisht për të takuar
Lekë Sokoli 127

At Polmonovën, të vendosur në kishën e Gomsiqes qysh më 1883.


Madje atje, më 1898, kishte shkruar vjershën lirike “Baraba”.
Logjikisht mund të pranojmë se Fishta shkoi në Gomsiqe i nxitur
edhe nga interesa krijuese, hulumtuese, shkencore. Ai e dinte se
po shkonte në një vendbanim të lashtë, në një zonë shumë
karakteristike, madje përfaqësuese, nga pikëpamja historike dhe
etnokulturore, në një fshat me histori njerëzore interesante, në
një pjesë të Shqipërisë që ende ruante reflekse homerike. Ai shkoi
për të depërtuar në shpirtin fisnik të popullit të kësaj zone, për të
njohur pra “shpirtin e racës”, për të njohur me rrënjë ata njerëz
që i bindeshin në mënyrë të habitshme “kushtetutës së tyre të
pashkruar” - kanunit, po aq sa anglezët e shekullit XVII ligjeve të
Zotit - në kohën e sundimit puritan - për të njohur mënyrën
tradicionalisht shqiptare të jetesës dhe për të nxjerrë prej saj ato
visare të çmueshme frazologjike, gojëdhënash, dokesh, zakonesh,
normash juridike, mendësish e natyrash arbërore e për t’i
gërshetuar mjeshtërisht në kryeveprat e tij.
Në Gomsiqe Fishta kreu një punë hulumtuese shkencore, regjistroi
visarin folklorik të kësaj krahine, të cilin do ta shfrytëzonte sidomos
për veprën Lahuta e Malcisë. Ai dhe At Shtjefën Gjeçovi, autori i
“Kanuni i Lekë Dukagjinit”, i cili do të vendosej në Gomsiqe më
1907, bënë që Kisha e Gomsiqes, nga një kishë e zakonshme fshati të
shndërrohej në një institut të vërtetë hulumtimi shkencor e krijimi të
vlerave kombëtare.
Në kohën kur ishte në Gomsiqe, më 1899, në Shkodër u
themelua shoqëria letrare Bashkimi, me kryetar Prend Doçin.
Fishta do të bëhej lideri i vërtetë i saj, sidomos për krijimin e
një alabeti funksional e me kritere shkencore, që u përhap në
Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare kudo në botë. Gjergj Fishtës i
njihet merita kryesore e njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe,
qoftë edhe për faktin se ai kryesoi Komisionin për Hartimin e
Alfabetit, të cilin Kongresi i Manastirit, më 1908, e miratoi si
alfabet të vetëm të shqipes. Fishta dha një kontribut të çmuar për
krijimin e gjuhës shqipe të njësuar. Ai, sikurse Xhuvani, Çabej,
Cipo etj., ishte i vendosur që si gjuhë bazë të zgjidhej dialekti i
Elbasanit. Lidhur me këtë zgjedhje dhe me debatet, disa herë të
128 Analiza sociologjike

çuditshme, që vazhdojnë për gjuhën e njësuar shqipe, gati një


shekull pas Kongresit të Manastirit dhe më se 30 vjet pas Kongresit
të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, Ismail Kadareja thotë:

“Gjuha shqipe nuk mund të zhvillohej në kundërshtim me një parim të


përbotshëm sipas të cilit gjuhët nuk krijohen nga bashkimi apo shkrirja e
dialekteve, por krijohen nga zgjedhja e një dialekti… Shikoni Kongresin e
Manastirit më 1908. Po të studiohet nga analistët në mënyrë gjakftohtë,
del se alfabeti shqiptar i asaj kohe është gati i përkryer… dhe po ju kujtoj,
me këtë rast, se kryetari i komisionit të Manastirit të alfabetit shqip ka
qenë Gjergj Fishta. Pra nuk ka qenë një njeri nga Jugu, po ka qenë një nga
shkrimtarët më të shquar nga Veriu”.

Fishta, gjithashtu, futi për të parën herë në Shqipëri mësimin e


gjuhës shqipe në Shkollën Fratnore të Shkodrës, duke qenë drejtor i
saj, dhe e shndërroi atë në shkollë të mesme, udhëhoqi botimet në
një shtypshkronjë që e kishte sjellë vetë në Shqipëri, ngriti një
bibliotekë dhe një muzeum (të parin në Shqipëri), organizoi përgatitjen
shkencore të nxënësve, sikurse organizoi shfaqje teatrore, ekspozita
të arteve figurative etj. Fishta themeloi revistën prestigjoze Hylli i
Dritës dhe gazetën Posta e Shqypnis.
Ai u vu me të gjithë qenien e tij në shërbim të çështjes sonë
kombëtare, qëndroi gjithmonë në radhët e para të ngjarjeve të
rëndësishme të kombit tonë (Ernest Koliqi), mori pjesë aktive në
luftën për shpalljen e Pavarësisë dhe, pas saj, u aktivizua në jetën
politike të vendit. Si personalitet brilant edhe në fushën e politikës së
jashtme (Nikolin Paloka), ai përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e
Paqes në Paris, në disa konferenca ballkanike si dhe në shumë
veprimtari të tjera ndërkombëtare të zhvilluara në Londër, Nju-Jork,
Pragë, Vatikan etj. Ai e mbrojti çështjen shqiptare me dinjitet, bazuar
në argumente shkencore, duke “u ndeshur” edhe me figura të shquara
të shkencës e të diplomacisë botërore. Si deputet i Shkodrës, Fishta
mori pjesë në Parlamentin e parë Shqiptar dhe, duke qenë përfaqësues
i opozitës, u zgjodh nënkryetar i tij.
Vepra kryesore e Fishtës, Lahuta e Malcis, është përkthyer në
gjermanisht nga albanologu i shquar M. Lambertz, në italisht nga dr.
Lekë Sokoli 129

P. I. Parino dhe E. Koliqi, sikurse edhe në anglisht, duke u përfshirë


në fondin e artë të literaturës e kulturës evropiane e botërore.
Fishta vdiq më 28 dhjetor 1940. Ai u denigrua gjatë regjimit
komunist, u çvarros dhe eshtrat e tij u hodhën në lumin Drin. Ky akt,
sikurse përpjekja për të varrosur veprën e tij, përfaqëson një atentat
ndaj shkencës e kulturës kombëtare, sikurse ndaj dinjitetit e
personalitetit njerëzor, preludin e genocidit kulturoro-religjoz që do
të ushtrohej deri në vitin 1990.

Fishta, dijetar dhe erudit i gjithanshëm

Veprimtaria dyzetvjeçare e Fishtës është e gjerë dhe e gjithanshme.


Ai botoi mbi njëzet vepra origjinale, në prozë e poezi (epike, lirike,
dramatike, satirike etj.). Dhjetëra të tjera i mbetën në dorëshkrim.
Ai është vlerësuar si Homeri i shqiptarëve (për Lahuta e Malcis) apo
Gëtja i Shqipërisë (për Mrizi i zanave e Vallja e Parrisit), deri si “letrari
më i madh që ka dhënë deri sot raca shqiptare (Karl Gurakuqi). Një
kontribut të çmuar ai ka dhënë edhe në publicistikë, të pasqyruar në
mbi pesëmbëdhjetë organe shtypi.
Fishta është cilësuar si një intelektual universal, një personalitet
profetik i kulturës shqiptare, jo vetëm si shkrimtar (poet, dramaturg,
prozator etj.), por edhe si kritik, historian i letërsisë dhe si estet. Ai
është, gjithashtu, filozof, madje, siç e kanë cilësuar të huajt, themelues
i një shkolle filozofike shqiptare (Plasari, 2003), por, siç duket ende e
panjohur nga vetë filozofët shqiptarë. Kjo jo vetëm se ai ka studiuar për
filozofi, por se krijimtaria e tij, pavarësisht formës së saj, vjen e ngarkohet
me peshë filozofike. Për të edhe krijimi, edhe kritika është filozofi.
Fishta krijues e kritik bëhet edhe filozof i veprës, madje jo vetëm filozof,
por edhe filolog i saj, edhe historian, edhe psikolog i saj.

“Guximi, kthjelltësia, niveli i përparuar, madje edhe origjinaliteti i


metodave të tij të punës, si dhe në përgjithësi larmia e problemeve që ai
diskuton dhe vë në diskutim, dëshmojnë pa dyshim për një fuqi krijuese që
del jashtë së zakonshmes. Nuk është e vështirë të kuptohet se përse fuqi të
tilla ngjallin adversion, nganjëherë edhe ndër personalitete në zë të një
kulture... Nuk zmadhoj nëse them se nuk kam takuar veçse një ose dy
130 Analiza sociologjike

intelektualë mbi të 40 at që të shfaqin njëfarë interesi për mendimin filozofik


të Fishtës” (Plasari, 2003).

Për disa studiues, Fishta filozof është quajtur më së shumti si një


përfaqësues i filozofisë kristiane dhe që i është përmbajtur këtij mesazhi
filozofik: ngadhënjimi i lirisë, vëllazërimit dhe unifikimi sipas vështrimit
të kthjelltë të doktrinës kristiane. Por studiues të tjerë kanë vënë në
dukje faktin se ai është ndikuar po aq nga Platoni e filozofë të tjerë të
lashtë, sikurse nga idealizmi gjerman i Hegelit etj. Ata argumentojnë
se Fishta, ka shtjelluar tezat e filozofisë kristiane, por në mënyrë
origjinale, siç ka arritur të realizojë zhvillime origjinale edhe të teorisë
së Hegelit, për shembull, mbi evoluimin dialektik të artit në historinë
e kulturës njerëzore. Fishta shfaqet, gjithashtu, si pararendës në
përpjekjet për përpunimin e një teorie të përgjithshme të kulturës
njerëzore (antropologji kulturore), e cila do të realizohej në vitet ‘20
’30 nga E. Cassirer ja si teori neokantiane e “formave të mëdha
simbolike” (Plasari, 2003).
Fishta ishte njëkohësisht edhe njeri me vullnet politik, madje për
pak kohë edhe politikan. Mbi të gjitha ai, në stilin e Makiavelit të
disa shekujve para tij, vrojtoi sjelljen e klasës politike të fillimit të
shekullit XX dhe fshikulloi, siç dinte ai, mediokritetin e qeverive të
kohës, papërgjegjshmërinë e politikanëve, politikat e mbrapshta etj.
Si studiues i sociologjisë, jam i prirur të pohoj se Fishta ka arsye
të cilësohet edhe si një ndër pararendësit e sociologjisë shqiptare, në
mos si sociolog. Dihet se, si çdo shkencë shoqërore, edhe sociologjia
nuk lindi në një “boshllëk historik”. Elemente të reflektimeve, madje të
orientuara, të gjykimeve apo konceptimeve mbi shoqërinë njerëzore
janë vërtetuar edhe në Antikitet, tek autorë grekë e romakë, te Platoni e
Aristoteli, Lukreci e Sant Agostini e në rrjedhën e shekujve te Thoma
D’Akuino e Makiaveli, deri te Hegeli e kompani, pra në rrafshin e
traditës shekullore të mendimit filozofik, politik, historik, juridik, estetik
etj. (Sokoli, 1997: 5). Nga kjo formë latente zhvillimi, e pranuar jo
vetëm për sociologjinë, por edhe për shkenca të tjera, siç është filozofia,
për shembull, nuk mund të përjashtohet edhe sociologjia shqiptare.
Fishta ka trajtuar një problematikë e cila është, gjithsesi, në fokus
të sociologjisë moderne, bashkëkohore. Ai ishte mendimtar, por ishte
Lekë Sokoli 131

edhe klerik, ndaj është e kuptueshme që ai të lëvronte më shumë


tematika që përfshihen në sociologjinë religjoze. Por, në një mënyrë
apo një tjetër, ai ka trajtuar edhe probleme që i takojnë sociologjisë
së kulturës, të artit e të komunikimit, të moralit e të edukimit, të
sociologjisë së familjes (kompleksi i marrëdhënieve familjare, martesa,
familja, divorci etj.), deri të sociologjisë politike etj., etj. Në Divorci-
vrojtime e refleksione (Beqja & Sokoli, 2001), autorët i janë referuar
edhe Fishtës. Citojmë (faqe 23-24):

“… Lidhur me këtë çështje është prononcuar edhe At Gjergj Fishta, i


cili shkruante: ‘…sistemi më i përsosur dhe më ideal i martesës është
martesa kristiane, e bazuar ndërmjet të tjerash në parimin e
pazgjidhshmërisë së martesës (moslejimit të shkurorëzimit) dhe në
parimin që kreu i shtëpisë të jetë burri”’

Këtu nuk gjykojmë nëse qëndrimi i tij ishte i përparuar apo i


prapambetur. Në atë kohë divorci nuk ishte pranuar në shumicën e
vendeve më të qytetëruara, sikurse ka edhe sot të tilla që nuk e kanë
ligjëruar atë. Megjithatë thjesht po flasim për një sociologji të Fishtës,
për të argumentuar nëse kemi arsye të pohojmë se ai ka vendosur një
gur themeli në godinën sociologjike shqiptare.
Lidhur me këtë çështje, një kolegu im, studiues i Fishtës, më ka
dhënë këtë përcaktim: “Për të gjithë ata që nuk besojnë se Fishta është
edhe një studiues social, le të shohin koleksionin e “Hylli i Dritës” të
Gjergj Fishtës. Në to ka një sociologji aq të bollshme e aq cilësore, saqë
studimi i tyre mund të ekuivalentohet me një fakultet sociologjie.’’
Me “Lahuta e Malcis”, Fishta është quajtur “Homeri i shqiptarëve”.
Por Homeri, siç pohon etnologu Modyit, ishte jo vetëm një shkrimtar
i madh, por edhe një eksplorator i madh, që ka bërë të njohur jetën
e popujve që ka takuar dhe, në këtë vështrim, ai mund të quhet si një
ndër etnologët e parë. Me të njëjtën logjikë kemi të drejtë të pohojmë
se Fishta ishte një ndër etnologët e parë shqiptarë. Ai ishte edhe psikolog
apo etnopsikolog, në kuptimin që kanë marrë në kohën tonë këto fjalë.
Kam në dorë një studim me titull Fishta dhe Konica për shqiptarët,
Vështrim psikologjik (Balla, 2002) ku evidentohet njohja prej tyre e
psikologjisë së shqiptarëve, sikurse ndihmesa e këtyre dy kolosëve të
132 Analiza sociologjike

kulturës shqiptare në lëvrimin e kësaj dege të shkencave sociale, të afërta


me sociologjinë. Fishta ka theksuar rëndësinë e njohjes së psikologjisë,
sikurse të moralit të një kombi, si në citimin e mëposhtëm:

“Duhet njoft kombi moralisht, - theksonte Fishta, - ndër prirje, doke,


vese, virtyte etj., që të mos bëhen gabime tui mendue se francezi mund të
drejtohet si gjermani, shqiptari si amerikani, besimtari si jobesimtari e të
mos zbatohen ligje e kode të huaja që s’i përshtaten shpirtit të kombit”

Fishta zbuloi tiparet e popullit të tij, virtytet dhe veset e tij, mendësitë
e traditat e tij, ato që e diferencojnë me të tjerët apo edhe që e
afrojnë me ta. Mbi të gjitha ai u interesua për ato që ishin (në popull),
por nuk ishin shkruar, që diheshin por nuk njiheshin botërisht, që
tregoheshin, por që më parë nuk ishin renditur aq mjeshtërisht. Në
“Lahuta…” vështirë të gjesh ndonjë rresht pa ndonjë frazë popullore.
Pohimet e mësipërme, që e cilësojnë Fishtën filozof, antropolog,
sociolog, etnolog, etnopsikolog, psikolog, politilog, sikurse historian,
estet etj., edhe mund të kontestohen me “argumentin” se ai nuk ka
shkruar vepra të mirëfillta mbi filozofinë, sociologjinë, antropologjinë,
politologjinë apo degë e nëndegë të tjera të shkencave sociale, siç
shkruajnë studiuesit e këtyre fushave në kohën tonë. Megjithatë duhet
të mbajmë parasysh faktin se këto degë të shkencave sociale nuk kanë
qenë gjithmonë qartësisht të diferencuara nga njëra-tjetra. Monteskje,
në Francë quhet si një ndër themeluesit e sociologjisë, megjithse hibridi
latino-grek, sociologji, do të përmendej për herë të parë gati një shekull
pasi ai shkroi veprën e tij Mbi frymën e ligjeve. Të tjerë mendimtarë
kanë hyrë në gjeneratën e sociologëve apo themeluesve të kësaj shkence
sociale, megjithëse kanë jetuar kohë para se të shkruhet dhe të flitet
nën emrin sociologji, para se të dilnin punime kushtuar drejtpërdrejt
fondit të saj konceptual e metodologjik e që do të shënonin
diferencimin e saj si shkencë më vete.
Edhe Sokrati, për shembull, siç është pranuar nga të gjithë, është
filozof, madje i shquar midis filozofëve. Por ai nuk është marrë me
filozofi të mirëfilltë, madje nuk ka lënë asgjë të shkruar. Kur gjykojmë
për filozofinë e Fishtës apo për Fishtën filozof, mund të përmendim
faktin se edhe Aleni, një filozof francez i shekullit XX, i vlerësuar si
Lekë Sokoli 133

një nga filozofët më të lexueshëm, në të vërtetë është vetëm autor


esesh. Megjithatë “filozofia e Alenit” është quajtur tërësia e ideve
të tij, ide të shprehura në vepra jo të mirëfillta filozofike e të
vendosura në një sistem.
Makiaveli (Machiaveli), gjithashtu, nuk është një studiues “i
pastër” i shkencave sociale. Ai është një burrë shteti, teoricien,
shkrimtar dhe politikan, madje i cilësuar si “babai” i politikës
dhe i diplomacisë. Por “sociologjia” e Makiavelit lidhet me faktin
se ai trajtoi dhe vuri themele mbi një varg çeshtjesh që janë në
fokusin e sociologjisë bashkëkohore, sidomos të sociologjisë
politike. Edhe metoda e tij e studimit është një metodë sociologjike
që përfshin vëzhgimin dhe hulumtimin e dukurisë sociale, në rastin
e tij të sjelljes së politikanëve, dhe përgjithësimin sociologjik, tipizimin.
Vepra e tij, si dhe e shumë mendimtarëve të tjerë, nuk mund të
veçohet nga fondi i trashëgimisë sociologjike në përgjithësi.
Ne kemi të drejtë të përdorim të njëjtën logjikë për Fishtën.
Fakti që ai është cilësuar si një “univers” dijesh për kohën e tij,
vëren A. Plasari, nuk ishte diçka e jashtëzakonshme. Shkollat
klasike, të cilat sot i quajmë “klerikale”, lavronin traditën e moçme
që fëmijë. Nuk kishte gjë për t’u habitur që një çunak si Zefi i
Ndokës (Gjergj Fishta), në moshën trembëdhjetëvjeçare, të dinte
përmendësh Eneidën e Virgjilit, njësoj si seminaristi, nxënës i
Fishtës, të dinte përmendësh Lahutën e tij. Për sistemin formues
të atyre shkollave, të nxënët, të studiuarit bëhej natyrë e dytë,
shndërrohej në mënyrë të ekzistuari. Nuk ka asgjë për t’u habitur,
vazhdon Plasari (2003),

“Po qe se në “universin” e një mendimtari si Fishta, të formuar kësi


mënyre, rigjallohen mendimtarë të të gjitha kohëve, duke filluar nga ata të
Antikitetit, si Demosten, Platon dhe Aristotel, Ciceron, tek ata të Kohës së
Mesme, si Averroes, Shën Augustin dhe Albert i Madh, Shën Toma i
Akvinit dhe Shën Bonaventura, tek ata të Kohës së Re, si Skot, Bossuet,
enciklopedistë francezë e racionalistë gjermanë, Rousseau, Taine,
Benjamin, Rueb, Herder, Cantu, Müller, Fornari, Lowth etj.; pa harruar
antropologë, si Wirkov, Pittard etj., albanologë, si G. Mayer, G. Schirò,
N. Jokl, A. Schmaus.
134 Analiza sociologjike

Një yjësi e tërë veprash dhe autorësh vërtitet marramendthi në një


“univers” të tillë, nga poezia e asiro babilonasve te Mahabharata dhe
Ramayana, nga Shah Nameja e Firdusiut te poezia e egjiptianëve dhe
ajo e hebrenjve...
Deri edhe letërkëmbimi i një mendimitari të tillë, prej të cilit kemi
trashëguar (deri sot) vetëm atë tufëz ruajtur xhelozisht në arkivin e fshehtë
të mikut të tij intim At P. Dodaj, paraqitet i endur në tituj veprash e emra
autorësh, me komente e gjykime, vërejtje e vlerësime, madje me një shpiritë
që të vizllon parasysh befasisht...”

Unë, personalisht, bashkohem me mendimin e autorit në fjalë e të


disa studiuesve të tjerë që e quajnë si të papranueshëm faktin që
në strukturat e kurseve të një fakulteti të letrave (a të filozofisë),
të mungojnë studimet fishtjane; se një kurs i studimeve fishtjane
do të funksiononte si shtyllë kurrizore në një sistem shkollor me
drejtim humanist; se botimi (dhe ribotimi) i mendimit fishtjan
bëhet sot kusht i domosdoshëm për rishtënien në dorë të vlerave
të fshehura ose të huajsuara prej kulturës sonë; se në mjedisin
kulturor shqiptar, ku për çdo botim a ribotim librushke flitet si
për “ngjarje të rëndësishme”, botimi i këtij mendimi do ta përbëjë,
më së paku, një ngjarje.
Studiuesit e Fishtës kanë pohuar se ai, thuajse në asnjë rast, nuk
ka synuar t’u imponojë lexuesve, nxënësve apo pasuesve të tij një
“kanun”, një model të ngulët për t’u ndjekur me bindje e rreptësi.
Debati shkencor i kohës së Fishtës është për t’u patur zili. Madje
edhe mund të merret si model e të shfrytëzohet për t’i hapur rrugë
debtit shkencor-akademik, sidomos nga shkollat tona të larta,
posaçërisht nga Fakulteti i Shkencave Sociale i Universitetit të Tiranës,
në të cilin, siç pohojnë edhe profesorët e njohur të tij (Tamo, 2003):

“Pakkush e çan kokën se ç’u thuhet studentëve. Askush nuk diskuton


programe apo teknika mësimdhënieje. Edhe pse kualifikimi pasuniversitar
e pasdoktoral duket se është vënë në vijë, pas disa vitesh bllokazhi, motivet
e organizimit të tij nuk janë plotësisht akademike... Kolegët nuk diskutojnë
me njëri-tjetrin, madje as librat e njëri-tjetrit mund të mos i lexojnë. Debati
akademik është inekzistent (nënvizimi im: L. S.) dhe vendin e tij e zënë,
Lekë Sokoli 135

sigurisht, përfoljet, cinizmi e xhelozia. Oponenca shkencore vetëm oponencë


nuk është... Asistentët janë pa udhëheqje dhe pa perspektivë. Ka një mungesë
të theksuar të komunitetit akademik (nënvizimi im: L. S.). Mekanizmi i
vlerësimit të brendshëm e të jashtëm të proceseve në universitete nuk
përdoret ose se ka rrezik të nxjerrë të palarat në shesh, ose kur përdoret
ai kthehet në një mjet të luftës kundër njeri-tjetrit... Mua më pëlqen
liria akademike por jo anarkia akademike”.

Mua më duket se, në raport me fakultetet e Universitetit tonë


(publik apo shtetëror), nuk meriton ndonjë vlerësim më të lartë
as Akademia e Shkencave me morinë e instituteve (mbi njëzet),
që ka në strukturën e saj. Ajo, në vlerësimin tim, të kolegëve me
të cilët jam konsultuar e të opinionit më të gjerë, nuk po e thotë
si duhet fjalën në procesin e vështirë e kompleks të transformimeve
të sotme. Të më falin kolegët e miqtë e mi që punojnë në këto
institucione, apo që i ka lidhur puna me to, por si studiues e, po
aq, si qytetar e si taksapagues, nuk mund të mos pyes, me këtë
rast: cili është roli i vërtetë i Akademisë së Shkencave dhe dobia
shoqërore e saj, nëse ajo me autoritetin e potencialet e saj, nuk
ndikon realisht, apo ndikon shumë pak që, edhe te ne, shkenca,
mendimi e veprimi shkencor, t’u paraprijnë realiteteve e
zhvillimeve shoqërore; që Shqipëria, më në fund, të gjejë rrugën
e të ecë me programe e strategji shkencërisht të bazuara zhvillimi;
që veprimit politiko-administrativ t’i paraprijë njohja shkencore
e problemeve që trajton, administron apo ka detyrë të zgjidhë; që
debati shkencor për problemet politike ekonomike e sociale të
shndërrohet në faktor me ndikim real te politikëbërësit, ligjvënësit
etj.; që shkenca (shkenca e vërtetë apo shkenca e së vërtetës dhe
jo pseudoshkenca, servoshkenca, “shkenca” e klaneve, “shkenca”
e politizuar apo “shkenca” e korruptuar), të vihet në vendin që
meriton; që elita shkencore-intelektuale, si në të gjitha vendet e
qytetëruara, të ngrihet të paktën disa shkallë më lart në hierarkinë
e sotme sociale; që shoqëria shqiptare të shkojë drejt një shoqërie
më të shkencëzuar, që logjika të zotërojë mbi jologjiken, që e
dobishmja sociale të zotërojnë mbi të dëmshmen sociale, që të
ndëshkohemi më pak nga veprimet jologjike, nga arbitrariteti,
136 Analiza sociologjike

paragjykimet, mediokriteti, amoraliteti, meskiniteti, abuzimi,


miopia, nga efekti i paparashikuar, etj., etj.
Por le të kthehemi te Fishta.

Figurë kontradiktore apo me vlerësime kontradiktore?

Gjergj Fishta u nderua, sa ishte gjallë, me një varg çmimesh, titujsh e


urdhrash, ndër më të lartat e kohës së tij, nga klube, shoqata e qytete të
Shqipërisë, sikurse nga shteti i Austro-Hungarisë, Greqisë, nga Papa
Piu IX etj. Në vitin 1939 Fishta u bë anëtar i Akademisë Italiane. Ai
është, gjithashtu, shqiptari i parë i propozuar për çmimin Nobel.
Kam thënë më lart se ç’ndodhi më pas, për të ardhur tek titulli
“Nderi i Kombit” (dhjetor 2002), sikurse shpreha opinionin tim se
përse duhet të flisnin më parë të tjera institucione të shtetit e shoqërisë
shqiptare, duke filluar nga Akademia e Shkencave, e cila ka dhënë
“vlerësimin zyrtar”, madje ende në fuqi për Fishtën, të formuluar në
Fjalorin Enciklopedik Shqiptar. Them “ende në fuqi”, sepse deri më
sot ai nuk është zëvendësuar nga një i ri, ndonëse kanë kaluar 12 vjet
nga fillimi i proceseve demokratike, pra proceseve rivlerësuese.
Gjithashtu ai, të paktën me sa di unë, nuk është i pa amenduar
(pjesërisht), nga institucioni që e hartoi atë.
Në këtë botim të Akademisë së Shkencave, të vitit 1985, për Gjergj
Fishtën është shkruar, si vëllim, sa 1/20 e asaj që është shkruar për
Enver Hoxhën, 2-5 herë më pak se për Bajram Currin, Luigj Gurakuqin
apo Frashërllinjtë e famshëm, dhe po kaq krahasuar jo vetëm me Dritëro
Agollin, por edhe Muho Asllanin, Ismet Sali Bruçajn, Lenka Çukon,
Hajredin Çelikun etj. Sipas kritereve të vendosura në kohën e hartimit
të “Enciklopedisë Shqiptare”, edhe vëllimi i informacionit që jepej për
një person varej nga hierarkia e vlerave të veprës së tij. Megjithatë ajo
që ka më tepër rëndësi është cilësia e (mos)vlerësimit të Fishtës (sipas
të njëjtës vepër, faqe 270-71):

“FISHTA Gjergj (1871-19400). Shkrimtar dhe publicist reaksionar,


përfaqësues kryesor i letërsisë klerikale-katolike. Që në fund të shek. XIX
mori pjesë gjallërisht në jetën politike dhe kulturore për të forcuar në të
ndikimin e klerit katolik. Në vitin 1913 e deri më 1938, me ndonjë ndërprerje
Lekë Sokoli 137

të shkurtër, drejtoi revistën “Hylli i Dritës”, një nga tribunat më aktive të


reaksionit klerikal. Në shkrimet e tij publicistike luftoi me tërbim kundër
ideve përparimtare. Më 7 prill 1939 përshëndeti pushtimin e vendit nga
forcat fashiste italiane. Krijimtaria letrare e tij është shumë e gjerë dhe e
larmishme: shkroi vjersha, poema, drama etj. Vepra e tij kryesore është
poema Lahuta e Malëcisë (botuar e plotë më 1937), një panoramë poetike e
ngjajeve kryesore historike të viteve 1878-1912, të pasqyruara nga pozitat e
klerit katolik; në të Gjergj Fishta himnizoi prapambetjen e jetës së Malësisë,
patriarkalizmin, padijen, lartësoi mercenarizmin etj. Më 1923 shkroi pamfletin
me vargje Gomari i Babatasit, që drejtohej kundër laicizmit të shkollës dhe, në
përgjithësi, kundër përparimit shoqëror dhe kulturor të vendit. Një pjesë e
mirë e krijimtarisë së tij letrare përshkohet nga fryma e besimtarisë fetare”

Ky mund të merret si vlerësimi zyrtar politik, por jo vetëm politik.


Ai, sigurisht, shpreh shkallën e vartësisë së shkencës dhe institucioneve
të saj nga politika, siç ndodh në një regjim totalitar. Por ai përfaqëson
edhe një vlerësim kulturor-shkencor të personalitetit e veprës së Gjergj
Fishtës, sipas logjikës së atij sistemi.
Iu referova këtij fjalori, sepse ai përfaqëson veprën më të madhe e
më voluminozë të hartuar te ne, si për nga vëllimi (mbi 1250 faqe)
dhe për nga numri dhe cilësitë akademike të njerëzve të angazhuar në
hartimin e tij. Ajo është vepra më kolektive e botuar ndonjëherë në
Shqipëri. Hartimi i tij u drejtua nga një redaksi e përgjithshme, e përbërë
nga 34 akademikë e shkencëtarë, sigurisht më të shquarit, e drejtuar nga
kryetari i Akademisë së Shkencave. Për “Fjalorin Enciklopedik” ka
funksionuar një sektor i vaçantë, Sektori i Encilopedisë Shqiptare, i drejtuar
nga shtatë persona, sikurse njëzet redaksi, të emërtuara redaksitë e fushave
të shkencave, në përbërjen e çdonjërës prej të cilave kishte nga 4-19
studiues (gjithsej 151 shkencëtarë të fushave të ndyshme të shkencës)
dhe mbi 800 studiues, autorë të zërave të Enciklopedisë, ndër të cilët
shumica dërrmuese përfaqësojnë ato fusha që ka lëvruar edhe Gjergj
Fishta, pa përmendur rreth 30 grupe të mëdha të punës për qendrat e
banuara sipas rretheve, për Shqipërinë e Kosovën.
Kur analizon këto shifra, nuk mund të mos bëjë përshtypje zelli i
jashtëzakonshëm i një regjimi politik totalitar (siç ishte ai para viteve
’90-të), për të justifikuar qendrimet e vendimet e veta politike, për të
138 Analiza sociologjike

lustruar apo për t’u dhënë një veshje shkencore vendimeve e


vlerësimeve të paravendosura politikisht.
Për fat të keq, si për inerci apo jo vetëm për inerci, gjurmë të një
vlerësimi të tillë për Fishtën vazhduan edhe pas viteve ’90-të, tashmë në
një regjim të lirisë. Ndoshta një reagim më realist mund të bëhej edhe
nga akademikët e profesorët ish-anëtarë të Redaksisë së Përgjithshme të
“Fjalorit Enciklopedik”, sikurse bëri i ndjeri prof. Vehbi Bala (autori që
“pati fatin” të hartonte zërin “Gjergj Fishta” në “Fjalorin Enciklopedik”),
i cili ditën kryente një detyrë shtetërore dhe, si një shkencëtar “i rreshtit”,
edhe kundër vullnetit të vet, shkruante ato që cituam. Ndërsa natën i
bindej zërit të ndërgjegjes, shkruante si studiues-individ e si qytetar, për
të na dhënë monografinë për Fishtën, të shkruar para vitit 1990 (në këtë
vit ai vdiq), e të botuar tetë vjet më vonë.
Një vlerësim më realist për Gjergj Fishtë, duke kapërcyer logjikën
“bardhë e zi”, na ka dhënë edhe prof. Hamit Beqja, në një libër, tanimë
të mirënjohur për dyzimin e personalitetit njerëzor, “Edhe engjëlli, edhe
djalli janë brenda tek i gjalli”, një libër-studim me vlera të shumëfishta
teorike e praktike (Nushi, 2001). Për të Fishta është (fq. 90-99):

“Një personalitet i shquar kulturor e shkencor, një sovran i shquar i letrave


shqipe, dijetar, erudit i gjithanshëm, publicist, polemist, dramaturg e përkthyes.
Deputet e politikan dhe i ngarkuar, shpesh, edhe me misione diplomatike…”

Mirëpo Fishta ka shkruar edhe këto vargje: “Dhe ta dijë bota


mbar / se un mbas sodit s’jam ma shqiptar”. Këto, vijon prof. Beqja,
janë vargje të Fishtës, që shprehin kulmin e zemërimit të tij ndaj
bashkatdhetarëve. Por a nuk ka thënë edhe Noli: “Skllevër, bij
skllevërish/s’e meritoni, se liri s’doni”. A nuk i qorton keqas shqiptarët
edhe Pashko Vasa etj?
Kur ishte fjala për Shqipërinë, Fishta nuk kurseu jo më shqiptarët (si
në citimin e mësipërm), por as Evropën (“Moj Evropë, moj kurv’ e
motit…”). Madje aq rëndë e ka fshikulluar Evropën për vendimet e saj
për copëtimin e Shqipërisë më 1913, saqë, pas një shkrimi denoncues
në “Hylli i Dritës”, ai u dënua me 20 muaj internim në Maltë nga
komandanti anglez (Filips) i ushtrisë ndërkombëtare, por që e detyruan
të largohej për në strehën e tij, gjithnjë të sigurtë, në Gomsiqe.
Lekë Sokoli 139

Por, për atdheun, Fishta (edhe pse ai, në fund të fundit, ishte prift),
nuk ka kursyer as vetë Perëndinë. “O Perendi a ndjeve / tradhtarët na
lanë pa atdhe / e ti rrin e gjun me rrfe / lisat nëpër male kot”.
Ky ishte “reaksionari dhe antishqiptari” Gjergj Fishta.

REFERENCAT

Beqja, Hamit. 1995. Edhe engjëlli, edhe djalli, janë brend tek i gjalli. Tiranë: Albinform.
_____ & Sokoli, Lekë. 2001. Divorci-Vrojtime e refleksione. Tiranë; Dudaj & Rinia
Balla, Hekuran. 2000. Fishta e Konica për shqiptarët (Vështrim psikologjik). Tiranë:
Mokra
Çobani, Tonin. 2001. Parathënie, në Lahuta e Malcis. Tiranë: shtëpia botuese Alb-Ass
Elezi, Ismet. 1983. E drejta zakonore penale e shqiptarëve, Tiranë: 8 Nëntori
Fishta, Gjergj. 1999. Lahuta e Malcis. Tiranë: shtëpia botuese “Çabej”
_____. 2002. Estetikë dhe kritikë. Tirënë: Hylli I Dritës & Shtëpia e Librit
Lleshi, Nikollë. 2001. Gomsiqja-histori dhe etnokulturë. Tiranë: Geer.
Moisiu, Alfred. 2002. Gjergj Fishta, simbol i shqiptarit të vërtetë (Fjala e mbajtur në
Lezhë me rastin e dorëzimit të titullit “Nderi i Kombit”, akorduar At Gjergj
Fishtës. Gazeta 55, 24 dhjetor
Nushi, Pajazit. 2001. Integriteti e identiteti i personalitetit dhe dyzimi i tij. Buletini i
Fakultetit Filozofik, Universiteti i Prishtinës, ff. 189-206
Paloka, Nikolin. 2002. Atë Gjergj Fishta, poeti patriot i shquar: “Nderi i Kombit”.
Gazeta 55, 24 dhjetor
Plasari, Aurel. 2003. Fishta meditans. Gazeta 55, 12 janar
Sokoli, Lekë. 2001. Themeluesit e sociologjisë. Tiranë: ISPS & Rinia
_____, 1997. Sociologjia. Tiranë: Elio
Tamo, Adem. 2003. Rreth lirisë akademike dhe autonomisë. Një radiografi e sistemit
universitar në të gjitha hallkat e tij. Gazeta Korrieri, 26 janar
Tirta, Mark. 2001a. Etnologjia e përgjithshme. Tiranë: Geer
_____. 2001b. Parathënie e Lleshi, Nikollë. 2001. Gomsiqja-histori dhe etnokulturë.
Tiranë: Geer.
140 Analiza sociologjike

Zigmund Frojdi, teoritë dhe metoda e tij


e studimit dhe e kurimit1
(Në 150-vjetorin e lindjes)

Në vend të hyrjes: Frojdi ose filozofi “imoral”

Kaluan 150 vjet nga koha kur lindi Zigmund Frojdi (Freud
Sigmund), themeluesi i psikanalizës. Në Austri viti 2006 është shpallur
viti i Frojdit dhe i Moxartit. Në Angli, nga muzeu “Frojd” në
Londër dhe institucione të tjera akademike, janë zhvilluar
veprimtari të shumta për nder të tij. Kështu edhe në vende të
tjera të Europës e më gjerë.
Kur vendosa të shkruaja për Frojdin, në këtë përvjetor të lindjes
së tij, më erdhi në mendje një ndër profesorët e mi të filozofisë,
të cilin, rreth 20 vjet më parë, në një kurs pasuniversitar të
filozofisë, e pyetëm për Frojdin. Profesori ynë ishte njëherësh
bashkautor i të vetmit libër mbi frojdizmin e neofrojdizmin të
botuar deri atëherë2 në Shqipëri.
“Frojdi, - tha ai në thelb, - ishte një pseudoshkencëtar liberal,
sipas të cilit njeriu udhëhiqet në jetë nga instinktet dhe jo nga
arsyeja, logjika. Prandaj të gjithë imoralët e kanë atë idhull. Ai
është filozofi i tyre”. Kjo ishte, pak a shumë, përgjigjja që dha
profesori ynë i mirë i një filozofie të keqe (të paktën të njëanshme),
pak vite para se perandoria e tabuve të binte edhe në Shqipëri.

1
Në 150 vjetorin e lindjes së Frojdit. Botuar në Revistën shkencore Politika &
Shoqëria, Vëll. 9, Nr. 1(16), 2006, fq. 100-109.
2
Riska, Viktor & Zoto, Kleanthi. 1974. Neofroidizmi-një nga bazat teorike të
liberalizmit borgjez. Tiranë: “8 Nëntori”.
Lekë Sokoli 141

Ai, sigurisht, nuk mund të dilte jashtë vlerësimit “shkencor” zyrtar,


sipas të cilit Frojdi

“hoqi dorë krejtësisht nga metoda shkencore në studimin e dukurive


psikike dhe krijoi një teori artificiale e krejt subjektiviste, që njihet me
emrin psikanalizë, thelbi i së cilës qëndron në shkëputjen e psikikës së
njerëzve nga shkaqet dhe kushtet e jetës materiale…”3

Ky ishte Frojdi që na ishte prezantuar para 1990-ës: një teoricien


“reaksionar”, madje edhe “luftënxitës”, derisa për të thuhej se:

“edhe luftën e shikonte si një fenomen të natyrshëm e të domosdoshëm


për njerëzimin, sepse instinkti agresiv ose shkatërrues vepron në çdo qenie
të gjallë….” (shih, për shëmbull: Neofrojdizmi…, fq. 43).

Emri dhe vepra e Frojdit lidhet me psikanalizën, e cila, sipas Fjalorit


të Shqipes së Sotme, botimi vitit 19804, shpjegohej:

“Teori idealiste në psikologjinë borgjeze, që e shkëput psikikën nga kushtet


e shkaqet materiale dhe gjendjen psikike e veprimet e njerëzve i sheh si shfaqje
të pasioneve e të instinkteve të pandërgjegjshme; një nga rrymat e filozofisë së
sotme borgjeze, që e shpjegon në mënyrë idealiste e irracionale ndërgjegjen e
njeriut, si dhe gjithë zhvillimin e shoqërisë njerëzore.”

Gjatë regjimit komunist, siç mund të kuptohet nga citimet e


mësipërme, Frojdit nuk iu dha kurrë vizë hyrëse për në Shqipëri.
Psikanaliza frojdiane u ndalua sikurse edhe shkollat e tjera të mendimit,
si strukturalizmi, fenomenologjia etj., etj. Veprat e Frojdit nuk u
përkthyen në shqip. Ato u ndaluan, siç u ndalua botimi i thuajse të
gjitha veprave të etërve të mëdhenj të filozofisë e sociologjisë: Platonit,
Aristotelit, Hegelit, Fojerbahut, Sartrit, Maks Veberit, Durkheimit,
Simelit, Paretos, K. Poperit, Millit, Parsonsit etj., etj, duke dhënë një
shembull gati unikal në botë (Sokoli, 2002: 10).

3
Fjalori i flozofisë. 1982. Tiranë: SHB “8 Nëntori”, fq. 147.
4
Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe. 1980. Botim i Akademisë të Shkencave, fq. 1564.
142 Analiza sociologjike

Pra, ne shqiptarët i hodhën tej veprat e Frojdit ende pa i patur.


Dhe për çdo profesor që shpjegonte filozofi në katedrat e asaj
kohe, Frojdi nuk mund të ishte veçse një filozof “imoral”. Ky
etiketim ishte brenda “logjikës së kohës”. Nuk mund të cilësohej
ndryshe autori i teorive të çuditshme mbi jetën seksuale të njeriut
(2004e: 68-94), në një vend ku fjala “seks” thuajse nuk kishte
përdorim publik. Nuk mund të cilësohej ndryshe, gjithashtu, ai
që solli në botën shkencore pohimin tjetër tronditës, se psikika
dhe vetëdija nuk janë e njëjta gjë, se e pandërgjegjshmja luan rol
të rëndësishëm në personalitetin e njeriut dhe, përgjithësisht, në
të gjitha proceset e zhvillimit shoqëror etj., etj. Kuptohet se sa të
“mirëpritura” mund të ishin ato në një vend ku ideologjia ishte e
gjithëpushtetshme, ku logjika apo arsyeja mund të kishin vetëm
një koordinatë referimi, vijën apo direktivën e bazuar në një
sistem, marksizmin. Madje as në marksizmin si i tërë, por në
pjesë të veçanta të tij, shpesh të shkëputura nga e tëra, nga
konteksti i përdorur nga formuluesit e tij, pra në një “marksizëm
shqiptar-enverist” (Sokoli, 2006b).
Por le të shohim tani se kush është Zigmund Frojdi i vërtetë, çastet
më të rëndësishme të jetës së tij, veprat dhe teoritë kryesore të tij.

Kush është Zigmund Frojdi?

Edhe kur shkolla e psikanalizës kishte vetëm një njeri,


themeluesin e saj, ajo ishte shkollë,
një shkollë e vërtetë e mendimit.

Frojdi është një ndër figurat më prestigjoze të disa shkencave


njëherësh: filozofisë, psikologjisë, sociologjisë dhe mjekësisë, sidomos
një dege të saj, siç është psikiatria. Asnjëra nga këto shkenca nuk
mund të mendohet më e të kuptohet pa Frojdin. Frojdi vendosi në
qendër të teorive të tij “të pandërgjegjshmen” dhe e analizoi atë në
dinamikën e saj, në shkëlqimin dhe perversitetet e saj, në marrëdhënie
me “simotrat” e saj, në “lojë”, në “luftë” e në “paqe” me to. Kjo gjetje
origjinale u dha shkencave sociale një dimension të ri, një koordinatë
të re në rrugën e njohjes dhe interpretimi shkencor të realitetit
Lekë Sokoli 143

social. Frojdi pasuroi vetë fjalorin e shkencave sociale. Edhe kur


shkolla e psikanalizës kishte vetëm një njeri, themeluesin e saj, ajo
ishte një shkollë e vërtetë, një ndër shkollat e mendimit mbi shoqërinë.
Zigmund Frojdi lindi në Freiburg (sot Pribor) të Moravisë (ish-
Perandoria e Austro-Hungarisë), më 6 maj të vitit 1856. Familja herreje
Frojd ishte një familje e mesme borgjeze. Babai, tregtar leshi, ishte
një burrë i zgjuar dhe i shquar për sens humori. E ëma, një grua e
këndshme, ishte gruaja e dytë e babait, 20 vjet më e re se ai. Ajo ishte
21 vjeç kur lindi djalin e saj të parë, Zigmundin.
Pas katër vjetësh, më 1860, familja Frojd u vendos në Vjenë. Frojdi,
një fëmijë i jashtëzakonshëm, gjithnjë i pari i klasës, studioi për
mjekësi, degë në të cilën u diplomua në vitin 1881. Po atë vit filloi
punë si mjek në Vjenë. Pas një stazhi katërvjeçar pune në spital, kohë
në të cilën ai kishte hyrë në kontakt me realitetin e vuajtjeve psikike,
Frojdi u bë Privadtdozent, i specializuar për sëmundjet nervore. Po
në atë vit, shkoi në Paris për leksione në klinikën e famshme të J.M.
Charcot (Sharko). Kjo përfaqëson njëherësh një përvojë pune
hulumtuese jashtë kufijve laboratorikë. Frojdi u ndikua mjaft nga
Sharko, i cili mendonte se neurozat dhe veçanërisht histeria janë
sëmundje psikike pa dëmtime organike.
Në vitet 1895-1897, Frojdi, duka punuar në Vjenë me Brauerin
(Joseph Breuer), arriti shërimin e një histerie nëpërmjet zbulimit të
së kaluarës së pacientit me anë të gjumit hipnotik dhe ndërgjegjësimit
të tij për shkakun e lindjes së shokut emocional, të shkaktuar nga një
ngjarje e jetës seksuale.
Në vitin 1900 botohet Interpretimi i ëndrrave, vepra e parë e Frojdit.
Ajo është cilësuar si një vepër vendimtare dhe që (ndoshta) përfaqëson
shprehjen më të lartë të teorive të tij (Bompiani, 1990: 128). Në vitin
1901 u publikua Psikopatologjia e jetës së përditshme, ndërsa në vitin
1905 u botua Tri ese mbi teorinë e seksualitetit, në të cilën Frojdi shpalosi
teorinë e seksualitetit gjatë fëmijërisë.
Në vitin 1908, tashmë i pranuar si pikë referimi e një shkolle të
vërtetë, Frojdi organizoi Kongresin e Parë Ndërkombëtar të
Psikanalizës, ndërsa në vitin 1910 themeloi Shoqatën Ndërkombëtare
të Psikanalizës. Po në atë vit u botua Pesë leksione mbi psikanalizën.
Vitet 1911-1913 shënojnë kohën kur Frojdi u “nda” nga Adleri (1870-
144 Analiza sociologjike

1937), i cili zëvendësoi komplekset strukturore të fëmijërisë me


konstitucionin organik, si dhe nga Jungu (1875-1961), që zëvendësoi
nocionin e impulseve me nocionin fetar të mitit.
Kjo periudhë përkoi me afrimin e Luftës së Parë Botërore. Në
këto rrethana Frojdi zgjeroi sferën e veprimtarisë kërkimore dhe
filloi të merrej me dukuri disi larg psikologjisë individuale të
lëvruar deri atëherë. Ai shkruan vepra të antropologjisë, si Totem
e tabu, të letërsisë, artit, psikologjisë së masave, të besimit fetar,
psikologjisë së jetës së përditshme (2004a) apo në përgjithësi të
qytetërimit. Në vitin 1920 Frojdi kundërshtoi Vilhelm Rajhun
(1897-1957), i cili i vishte agresivitetit kolektiv një origjinë
seksuale. Në vitin 1922 botohet vepra e Frojdit Përtej parimit të
kënaqësisë. Koncepti i tij mbi dinamikat e personalitetit, në të
cilën thekson të ashtuquajturën “teori të mendjes”, nënvizohet në
veprën “Uni” dhe “Id-i”, botuar në vitin 1923.
Më 1924 Frojdi u “nda” nga Oto Rank (1884-1939), që përcaktoi
origjinat e neurozave në lindje, madje edhe para lindjes. Në vitin
1927 botohet E ardhmja e një iluzioni. Më 1929 Frojdi u “nda” edhe
nga Sandor Ferenczi (1873-1933), për të njëjtat motive si me Oto
Rankun. Në vitin 1930, vit në të cilin Frojdi mori çmimin “Gëte”, u
botua vepra e tij Qytetërimi dhe pakënaqësia ndaj tij.
Frojdi nuk i shpëtoi persekutimit për shkak të origjinës së tij
hebreje. Qysh në vitin 1933 nazistët dogjën veprat e tij. Ndërsa më
1938, kur trupat naziste pushtuan Vjenën, Frojdi u arrestua dhe u
mbajt në burg derisa të gjithë librat e tij të pabotuar u dogjën. Pas
disa javësh, ai u vendos në Londër.
Zigmund Frojdi vdiq në Londër në vitin 1939, në moshën 83-vjeçare.
Në vitet 1940-52 u botua në Londër Gesammelte Werke, në 18 vëllime,
për të vijuar me botime e ribotime të tjera të pafundme të veprave të tij.

Psikanaliza si teori mbi personalitetin

Frojdi është themeluesi i psikanalizës, në dykuptimësinë e saj:


si teori ose si sistem intelektual, por dhe si metodë psikoterapie.
Psikanaliza është e para teori sistematike dhe e përgjithësuar mbi
personalitetin, që përfshin ndikimet e pandërgjegjshme, ëndrrat,
Lekë Sokoli 145

seksualitetin, nxitjet instinktive etj. Frojdi punoi sidomos për të


zbuluar ndikimin e mendjes së pandërgjegjshme në mendjen njerëzore.
Ndryshe nga shumica e teorive të tjera mbi sjelljen njerëzore,
psikanaliza e Frojdit ka kaluar nëpër filtra akademikë, shkencorë e
profesionalë, për t’u bërë pjesë e fjalorit jo vetëm shkencor, por edhe
të njeriut të zakonshëm (Pettijohn, 1996: 392). Psikanaliza, si metodë
e analizës së personalitetit, synon të trajtojë neurozat, komplekset
dhe, në përgjithësi, shqetësimet nervore me origjinë psikologjike
(Zhylia, 1994: 351).
Në mënyrë të qartë kjo teori është prezantuar nga autori i saj në
një cikël prej 35 leksionesh të mbajtura në klinikën psikiatrike të
Vjenës, në vitet akademike 1915-16 dhe 1916-17. Ato janë
përmbledhur në tri vëllime të Hyrje në psikanalizë (2004d; 2004e;
2005a) në të cilat Frojdi shpjegon e zhvillon më tej idetë themelore të
psikanalizës, të formuluar në traktate shkencore të mëparshme, të
botuara në vendin e tij, sikurse në Francë, Holandë etj., pas vitit
1900, sidomos në vitet 1913-15.
Ndryshe nga paraardhësit, Frojdi nuk e zhvilloi kërkimin
shkencor në laboratorë të psikologjisë. Ai u larguar nga mjedisi
tradicional akademik dhe studioi çrregullimet mendore me anë të
vëzhgimit klinik të drejtpërdrejtë. Ai nuk e ndau punën si mjek
psikiatër (madje edhe kirurg), nga kërkimi shkencor. Ai kuronte,
shpjegonte, përgjithësonte. Frojdi konstatoi se mendimet e
pacientëve, dëshmitë e tyre mbi ngjarje të ndryshme të përjetuara,
shpjegimi prej tyre i ëndrrave etj., dukej sikur formonin disa
struktura të rregullta të lidhura me gjendjen e tyre emocionale.
Dalëngadalë ai arriti në përfundimin se përvojat e fëmijërisë së
hershme, sidomos ato që lidhen me formimin seksual të individit,
ndikojnë mbi personalitetin dhe, shpesh, përbëjnë bazën e gjendjes
emocionale në moshë të rritur.
Sipas Frojdit personaliteti është si një ajsberg, të cilit vetëm maja i del
mbi ujë. Ajo pjesë e personalitetit për të cilën ne, në jetën e përditshme,
jemi të vetëdijshëm (pjesa “mbi ujë” ose maja e ajsbergut), përfaqëson
mendjen e ndërgjegjshme. Por “nën ujë” është shumica (sipas Frojdit deri
6/7 e masës së tij). Kjo, nga ana e saj, përfaqësohet nga mendja e
parandërgjegjshme dhe ajo e pandërgjegjshme.
146 Analiza sociologjike

Ai argumentoi se psikikja dhe vetëdija nuk janë identike. Sipas tij,


personaliteti psikik5 është mendja e ndërgjegjshme (vetëdija), plus mendja
e parandërgjegjshme plus mendja e pandërgjegjshme. E para, e
ndërgjegjshmja, përbën gjithçka për të cilën ne jemi të vetëdijshëm në
një çast të dhënë. Me fjalë të tjera ajo përmban ndjenjat, mendimet,
kujtimet, perceptimet etj., që ne kemi. Elementi i dytë, e
parandërgjegjshmja, të cilën Frojdi e quan ndryshe “kujtesë e mundshme”
(available memory), përmban një material apo informacion latent (të
fshehur), por gjithsesi një material që mund të tërhiqet e “të dalë në
sipërfaqe” relativisht lehtë, kryesisht përmes përqendrimit. Veç tyre,
sipas Frojdit, ka edhe një përbërës të tretë, më të largët ose më në
thellësi. Kjo është e pandërgjegjshmja. Në të “flenë” ose “shtypen” frika
dhe kujtimet e hershme, kryesisht të pakëndshme të lidhura me trauma
etj. Ky material nuk mund të tërhiqet, pra “të dalë mbi ujë” me lehtësi.
Por në rrethana të caktuara ai mund të aktivizohet. Siç vëren Boeree
(2006) e pandërgjegjshmja përbën te Frojdi burimin e motivacionit të
njeriut. Realiteti psikologjik frojdian nis pikërisht me këtë element.
Organizmi për mbijetesë dhe riprodhim kërkon plotësimin e disa
nevojave biologjike: për të shuar urinë, etjen, për të mposhtur dhimbjet,
si dhe për seks. Përmes sistemit nervor, nevojat organike “përkthehen”
në motivime të veprimtarisë së individit. Kalimin nga nevoja në dëshira
Frojdi e ka cilësuar si proces primar.
Por ky proces nuk zhvillohet në mënyrë lineare, pa pengesa. Id-i
(dëshirat, shih më poshtë), kanë barriera (tabu), tërësinë e të cilave Frojdi
e ka pagëzuar me emrin Mbiuni. “Gjykatësi” realist, sipas Frojdit Uni,
“dëgjon palët” (njëra thotë “dua”, ndërsa tjetra “duhet”), dhe vendos
“këtej ose andej”, pra vendos për plotësim ose frenim. Këtë marrëdhënie,
që është një marrëdhënie problem-zgjidhje, Frojdi e cilësoi me emrin
proces sekondar.
Frojdi ka përpunuar kështu një teori, e cila sidoqoftë është vazhdimisht
në evolucion, parimet e së cilës mund t’i parashtrojmë kështu:
1. Aparati psikik përbëhet nga tre instanca apo elementë që përbëjnë
tre koncepte të teorisë së tij: Id-i, Uni dhe Mbiuni. Id-i (një përemër

5
Ndarja e personalitetit psikik është titulli i leksionit të 31-të të Frojdit mbi
psiknalizën (shih: Hyrje në psikanalizë. 2005a, Vëll. 3, fq. 68-95).
Lekë Sokoli 147

asnjanës i latinishtes), përmban nxitje kafshërore instinktive dhe të


pandërgjegjshme. Sipas Frojdit, id-i vepron sipas parimit të kënaqësisë
dhe është i pranishëm që në lindjen e njeriut. Me një fjalë të vetme id-
i mund të shprehej me “dua”.
Ndërsa Mbiuni përbëhet nga tërësia e parimeve (ndalesave, tabuve)
morale, nga vlerat shoqërore e familjare që i janë ushqyer personit. Pra
ai përfaqëson aspektet morale të tij dhe është më shumë idealist se real-
ist. Por ai është në një masë të madhe e pandërgjegjshmja dhe frenon
dëshirat e id-it. Mbiuni mund të shprehet me “duhet”.
Përbërësi i tretë i trekëndëshit frojdian është Uni, që vepron në bazë
të parimeve të realitetit. Ai mund të shprehet me fjalën “mund”. Uni ka
detyrë të zgjidhë konfliktin midis “palëve”, midis impulseve dhe
realiteteve, midis id-it dhe mbiunit . Pra ai ka funksion vetëvrojtimi, si
pjesë e veprimtarisë gjyqësore të ndërgjegjes (Frojdi, 2005a: 72). Raportin
midis unit dhe mbiunit Frojdi e ka përdorur jo vetëm në studimin e sjelljes
individuale, por edhe në studimin e psikologjisë së turmave (2004b).
2. Sipas Frojdit, personaliteti i njeriut është rezultat i ndërveprimit të
këtyre tri forcave. Ndërveprimi i tyre mund të çojë edhe në konflikt. Id-
i, për shembull, kërkon kënaqësi të menjëhershme. Mbiuni kërkon të
frenojë dhe mund të frenojë. Ndërsa uni mund të mos përshtatë në
148 Analiza sociologjike

mënyrë të kënaqshme subjektin (id-in) me mjedisin (mbiunin). Atëherë


mund të shkaktohen çrregullime të sjelljes: regrese, neuroza, ankthe,
impulse agresive, komplekse, krime etj., etj. Ndonjëherë këto konflikte
midis këtyre “forcave ndërluftuese” janë të mëdha, ndaj duhen përdorur
mekanizma mbrojtëse ose terapi. Jo vetëm të shpjegojmë, por edhe të
parandalojmë, madje edhe të kurojmë. Ky është parimi frojdian i dy
anëve të së njëjtës medalje, psikanalizës: si teori dhe si terapi.
3. Çdo sjellje, sipas Frojdit, synon të shtypë atë që vjen nga parimi i
kënaqësisë. Por bota e jashtme imponon kushte që duhen pasur parasysh
(parimi i realitetit). Përvojat gjurmëlënëse kanë prirje të riprodhohen, të
ripërsëriten. Frojdi e studioi këtë ndërveprim në fazat e ndryshme të
procesit të rritjes (shih, Psikologjia fëmijërore, 2005b). Në këtë proces
fëmijët duhet të zgjidhin kompleksin e Edipit (djemtë) dhe të Elektrës
(vajzat). Nëse këto komplekse nuk zgjidhen, individi do të ketë vështirësi
në moshë të rritur, sidomos në marrëdhëniet me seksin e kundërt. Fazat
e rritjes Frojdi i konsideron me rëndësi të jashtëzakonshme për
personalitetin e njeriut.
Për zhvillimin e teorive të tij, Frojdi analizoi jo vetëm aspekte të
ndryshme të jetës së përditshme (shih: Psikopatologjia e jetës së
përditshme, 2004a), por edhe gjumin e sidomos ëndrrat etj. Ai thotë
(2004d: 80-81):

“Gjumi është gjendja në të cilën unë nuk dua të di asgjë për botën e
jashtme e ku interesi im për të shuhet… Në gjumë ne kthehemi në një gjendje
në të cilën ndodheshim para se të vinim në jetë, domethënë kur ishim në
barkun e nënës. Duket sikur ne të rriturve na kanë mbetur në këtë botë vetëm
dy të tretat, ndërsa një e treta ende nuk ka lindur”.

Gjumi lidhet me ëndrrat, të cilat janë mënyra të reagimit (sigurisht të


pandërgjegjshëm), të shpirtit ndaj ngacmimeve që veprojnë në gjumë.
Edhe termi “ëndrra me sy hapur” (fantazitë), thotë Frojdi, e kanë marrë
këtë emër nga lidhja me realitetin.
Idetë e tij përbëjnë edhe sot themelin e psikanalizës, në të gjitha
variacionet e veta (Tarifa & Sokoli, 1998: 184). Ndikimi i tij, i
drejtpërdrejtë apo qoftë edhe i tërthortë, në psikologjinë dhe
sociologjinë moderne ka qenë mjaft i madh.
Lekë Sokoli 149

Psikanaliza si terapi: e para është fjala

Frojdi nuk ishte vetëm një studiues akademik i sjelljes njerëzore. Ai është
marrë edhe vetë me kurimin e pacientëve neurotikë. Psikanaliza frojdiane
është edhe terapi. Si e tillë ajo nënkupton nxitjen e pacientëve për të folur
lirshëm për jetën e tyre, sidomos për atë që ata mbajnë mend nga përvojat
shumë të hershme të jetës së tyre. Frojdi ka shpjeguar me shumë durim
dhe thjeshtësi ndryshimin midis psikanalizës si teknikë shërimi të
sëmundjesh dhe mjekësisë klasike. Sipas tij, në psikanalizë gjithçka është
krejt ndryshe nga mjekësia. Në mjekësi gjërat shihen me sy. Pedagogu i
mjekësisë është si një guidë që shpjegon në një muze, ndërkohë që
njerëzit hyjnë vetë në kontakt me objektet. Në psikanalizë, përkundrazi,
nuk bëhet asgjë veç këmbimit të fjalëve midis pacientit dhe mjekut.
Pacienti flet, tregon përjetimet e vjetra dhe mbresat e reja, ankohet, shpreh
dëshirat dhe ndjenjat e veta. Të afërmit e të sëmurëve, theksonte ai, nuk do
të lënë asnjëherë rast pa hedhur thumbin se si mund të mjekohet një i sëmurë
vetëm me biseda. Por Frojdi argumentonte (2004d: 9-10):

“Dikur fjalët ishin si magji. Edhe tani fjala, në shumicën e rasteve, e ka


ruajtur forcën e vet çudibërëse. Me fjalë një njeri mund ta bëjë të lumtur
tjetrin ose ta trishtojë atë; me fjalë mësuesi u përcjell njohuritë e veta nxënësve;
me fjalë oratori tërheq dëgjuesit dhe ndikon në formimin e tyre. Fjalët ngjallin
efekte dhe janë një mjet universal i ndikimit të njerëzve mbi njëri-tjetrin”.

Për fat të keq, në Shqipëri psikanaliza si terapi është ende e pazhvilluar.


Bashkë me psikanalizën si shkencë u hodh tej ose nuk u pranua as
psikanaliza si terapi. Ndaj në Shqipëri ka gjithë-gjithë vetëm një apo dy
psikanalistë të mirëfilltë. Gati një shekull pas themelimit të Shoqatës
Ndërkombëtare të Psikanalistëve, ende te ne një shoqatë e tillë nuk ekziston.

Pro dhe kundër Frojdit

Frojdi është një ndër autorët më të vlerësuar. Por, njëherësh, ai


është edhe ndër më të kritikuarit. Madje teoritë e tij kanë ndeshur
shpesh në përgjigje shumë armiqësore. Në fillim ato skandalizuan botën
konservatore akademike vjeneze e më gjerë. Por ai vazhdoi kërkimin
150 Analiza sociologjike

shkencor me një pasion dhe vullnet të hekurt. Ai fitoi fillimisht përkrahjen


e një grupi të vogël studiuesish, si Jung dhe Adler, të dy të destinuar për
të kontribuar në fushën e psikanalizës. Por edhe ata u ndanë nga Frojdi
dhe pas vitit 1911 do të formulonin teoritë e tyre psikologjike (jo
psikanalitike) mbi personalitetin (i pari është autor i psikologjisë analitike, i
dyti i psikologjisë individuale), të cilat ndryshojnë nga ajo e Frojdit në shumë
drejtime themelore (Sokoli, 2006c). Por kritikat ndaj psikanalizës nuk e befasuan
autorin e saj. Frojdi i kishte parashikuar dhe, në njëfarë mënyre, i justifikonte
ato. Nga vetë natyra e saj, psikanaliza ishte e destinuar të “prodhonte”
kundërshtarë, si të thuash në mënyrë instinktive. Gjatë prezantimit të
psikanalizës së tij, Frojdi i drejtohej auditorit kështu (2004d: 10-11):

“I gjithë drejtimi i formimit tuaj të mëparshëm, e gjithë mënyra juaj e


zakonshme e të menduarit do t’ju bëjë kundërshtarë të psikanalizës. Dhe do
t’ju duhet shumë për ta mposhtur këtë qëndresë instinktive”.

Kritikat, siç vërente ai vetë, lidheshin me përmbajtjen e dy tezave të


psikanalizës, ose me dy pohimet tronditëse të saj. Pohimi i parë tronditës
lidhet me faktin se deri atëherë psikikja identifikohej me vetëdijen.
Ndaj psikologjia quhej shkencë e vetëdijes. Të quhej paragjykim pohimi
se “psikikja është e vetëdijshme”, kjo nuk mund të mos konsiderohej
një absurditet flagrant nga të gjithë ushtarët e mendimit të deriatëhershëm.
Por, thotë Frojdi, psikanaliza nuk mund të mos kundërshtojë. Për të
psikikja përfaqëson proceset e ndjesisë, të mendimit e të dëshirës dhe ky
përcaktim pranon ekzistencën e mendimit të pavetëdijshëm e të dëshirës së
pavetëdijshme. Ky pohim, sipas Frojdit, çon në një orientim krejt të ri në
botë e në shkencë. Por pohimin e parë të guximshëm të psikanalizës ai e
konsideronte të lidhur ngushtë me pohimin e dytë edhe më tronditës të saj:
dëshirat që mund të quhen seksuale, në kuptimin e ngushtë e të gjerë të fjalës,
luajnë një rol jashtëzakonisht të madh dhe deri më sot të panjohur në lindjen
e sëmundjeve nervore e psikike. Veç kësaj (2004d: 14-15),

“pikërisht këto dëshira seksuale marrin pjesë në krijimin e vlerave të larta kulturore,
artistike e shoqërore, të shpirtit njerëzor… Por në procesin e shoqërizimit dëshirat
seksuale shtypen, sado me vështirësi. Dhe, shoqëria nuk njeh kërcënim më të tmerrshëm
për kulturën e saj se çlirimi i dëshirave seksuale dhe kthimin e tyre në qëllimet fillestare”.
Lekë Sokoli 151

Ndaj shoqëria nuk dëshiron të përmendet kjo frikë e dobët në krijimin


e saj, vërente ai, nuk është e interesuar të pranojë forcën e impulseve
seksuale dhe për arsye edukative përpiqet ta shmangë vëmendjen nga
kjo sferë. Prandaj ajo ishte aq intolerante ndaj këtij rezultati të
psikanalizës dhe synon ta paraqesë si të neveritshëm nga ana estetike
dhe të pahijshëm, madje të rrezikshëm, nga pikëpamja morale.
Mjaft autorë, siç vëren Giddens (1997: 79) e kanë mohuar idenë
që fëmijët kanë dëshira erotike, sikurse tezën se ajo që ndodh në
foshnjëri dhe në fëmijërinë e hershme krijon mënyra të
pandërgjegjshme të përballimit të ankthit, të tilla që mund të zgjasin
për gjithë jetën. Të tjerë e kanë kritikuar Frojdin nisur nga pozita e
tyre “sektoriale”. Kritikë nga radhët e lëvizjes feministe, për shembull,
e kanë parë teorinë e Frojdit si të drejtuar si tepër nga përvojat
mashkullore. Sipas tyre, Frojdi i ka kushtuar pak vëmendje psikologjisë
femërore. Në të vërtetë shumë autorë pohojnë se përshkrimi i Frojdit
për zhvillimin e femrës është më pak i përpunuar dhe i paqartë.
Por me gjithë kritikat, kundërshtitë apo edhe armiqësitë, idetë e
Frojdit kanë ushtruar dhe vazhdojnë të ushtrojnë një ndikim të
fuqishëm në shkencë. Edhe ata që nuk i pranojnë në tërësi, pohojnë
se disa prej tyre janë të vlefshme. Me siguri në sjelljen e njeriut ka
aspekte të pavetëdijshme që bazohen në mënyrat e përballimit të ankthit
që në fëmijëri (Giddens, 1997: 79).
Idetë e Frojdit kanë ndihmuar thuajse në të gjitha interpretimet
psikologjike, siç është për shembull interpretimi psikologjik i krimit6,

6
Gjatë vitit 2006, kam patur rastin të merrem me interpretimin e disa vrasjeve
seriale të kryera nga vrasës “gjakftohtë”, siç është bërë zakon të quhen mo(n)stra të
shtuar shumë edhe në Shqipëri gjatë 7-8 vjetëve të fundit. Disa i kam hulumtuar më
nga afër, për të tjerë jam konsultuar me kolegët e mi. Psikologu Jashar Demiraj, për
shembull, i ka intervistuar të gjithë këta individë mo(n)stra, gjatë vuajtjes së dënimit.
Më përfaqësuesi prej tyre duket të jetë Sadik Kuniqi. Ai është autori i një vrasjeje
të katërfishtë, të gjithë njerëz të afërt dhe që e kishin ndihmuar më shumë. Ai është,
njëherësh, monstër i shpallur fajtor nga gjykata (nuk u çua në ndonjë spital psikiatrik)
dhe më i intervistuari. Ai nuk ndjeu kurrë ndonjë fajësi apo pendim. Disa kohë më
parë, lidhur me këtë njeri jam shprehur kështu (Sokoli, 2006a): “Besoj se, nëse nuk
do ndodhnin ndryshimet e këtyre viteve, ai do të vijonte të ishte një nënoficer i
ndershëm ushtrie, njëherësh magazinier, gjithnjë me komunikim normal me efektivin
152 Analiza sociologjike

megjithëse Frojdi shkroi pak ose aspak në fushën e kriminalistikës.


Por autorë të mëvonshëm kanë shfrytëzuar teoritë e tij për të sugjeruar
se në individë të ndryshëm zhvillohet një personalitet “amoral” dhe
psikopatik. Dhe se konfliktet e brendshme të tyre mund të nxisin
veprime agresive e të rrezikshme (Giddens, 1977: 129).
Teoritë e tij përbëjnë bazën teorike të neofrojdizmit. Por Frojdi
ndikoi gjithashtu mbi një numër të madh filozofësh apo shkollash
filozofike, siç është për shembul, teoria kritike me përfaqësues kryesor
Markuzen (1898-1979), i cili e qortonte Erih Fromin pikërisht pse
kishte rishikuar bazat teorike të psikanalizës së Frojdit dhe
Horkhaimerin (1895-1973), themeluesin e teorisë kritike. Madje
Markuzja, duke bashkuar marksizmin me psikanalizën, huazoi shumë
nga Frojdi (Jacoby, 2006: 272). Edhe Louis Althusser mbështetet në
studimin e bërë nga Frojdi mbi të pandërgjegjshmen, por njëkohësisht
edhe në studimin e Marksit mbi ligjet e mënyrës së riprodhimit.
Zigmund Frojdi jo vetëm ndikoi në formimin e psikologjisë
moderne, por ai ishte një ndër figurat e mëdha intelektuale të shekullit
XX. Ndikimi i ideve të tij është ndjerë në art, letërsi, filozofi, si dhe
në shkencat sociale humanitare (Giddens, 1997: 78).
Veprat e Frojdit, krejt ndryshe nga perceptimi ynë i derisotëm,
janë shumë konkrete, të shpjeguara thjesht dhe të kapshme nga të
gjithë. Një pjesë e tyre, siç shihet edhe nga referencat e këtij punimi,
janë përkthyer dhe botuar në Shqipëri nga shtëpitë botuese “Fan Noli”
dhe “Dituria”. Rreth 150 vjet pas lindjes, duket se shoqëria shqiptare

e repartit, sikurse me shokët, familjarët etj. Mundet që ai, më pas, të kishte marrë
ndonjë dekoratë e të gëzonte një pension normal, si ish-ushtarakët e djeshëm.
Duket se shndërrimi tronditës i Kuniqit nga një njeri “normal” në monstër filloi me
pushimin e tij nga puna më 1992. Ai nuk arriti të orientohej në rrethanat e reja, nuk
u integrua në shoqërinë e re, ose u integrua në mënyrë krejt defektoze. Logjikisht
duhet të pohojmë se ai ka pasur një mendje të parandërgjegjshme, apo të
pandërgjegjshme (Frojdi), një agresivitet të fshehur, një gjen “defektoz” etj., por ato
mund të mbeteshit të tilla (latentë, të fshehur, jo veprues), po të mos krijoheshin
rrethana të tilla shoqërore, në të cilat këto “defekte” të dominonin sjelljen e tij, për
ta shndërruar në monstër”.
Pra, krahas ndryshimit të kushteve materiale unë, sikurse kolegët e mi, në shpjegimin
e këtij rasti e të tjerëve si ky, kam thirrur në ndihmë pikërisht Frojdin.
Lekë Sokoli 153

e ka pranuar Frojdin. Megjithëse të fundit, përsëri më mirë vonë se


kurrë. E rëndësishme është që të dimë të përfitojmë nga shembulli,
teoritë dhe metodat e tij të studimit e kurimit.

REFERENCAT

Biompiani, Dizionario dei filosofi contemporanei. Milani 1990


Boeree, George. 2006. Personality Theoryes, Sigmund Freud. http://www.ship.edu/
~egboeree/freud.html
Fjalori i flozofisë. 1982. Tiranë: “8 nëntori”
Frojd, Zigmund. 2003. Totem dhe Tabu. Tiranë: Dituria
_____. 2004a. Psikopatologjia e jetës së përditshme. Tiranë: Fan Noli
_____. 2004b. Psikologjia e turmave. Tiranë: Fan Noli
_____. 2004c. Frika. Tiranë: Fan Noli
_____. 2004d. Hyrje në psikoanalizë, Vëllimi I. Tiranë: Fan Noli
_____. 2004e. Hyrje në psikoanalizë, Vëllimi II. Tiranë: Fan Noli
_____. 2005a. Hyrje në psikoanalizë, Vëllimi III. Tiranë: Fan Noli
_____. 2005b. Psikanaliza fëminore. Tiranë: Fan Noli
Giddens, Anthony. 1997. Sociologjia. Tiranë: Çabej.
Jacoby, Edmond. 2006. Filozofët më të mëdhenj të kohërave. Tiranë: Botmet “Max”
Pettijohn, F. Terri. 1996.Psikologjia, një hyrje koncize. Tiranë: Lilo & Fondacioni
Soros.
Riska, Viktor; Zoto, Kleanthi. 1974. Neofroidizmi-një nga bazat teorike të liberalizmit
borgjez. Tiranë: “8 nëntori”
_____. 2001. Sociologjia si shkencë dhe mendimi sociologjik shqiptar. Politika &
Shoqëria, vëll. 4, nr. 1(8), fq. 105-114
_____. 2006a. Monstrat dhe fryma (keq) qeverisëse. Tirana Observer: 15 shkurt
_____. 2006b. Zigmund Frojdi dhe ndikimi i tij në shkencë. Tirana Observer: 24
maj
_____. 2006c. Psikanaliza e Frojdit si teori dhe terapi. Tirana Observer: 25 maj
Tarifa, Fatos & Sokoli, Lekë. 1998. Who is Who in Sociology. Sociological Analysis.
Vol. 1, Number 2, North Caroline/USA, pp. 181-193
Zhylia, Didie. 1994. Fjalor i filozofisë. Tiranë: Shtëpia botuese Enciklopedike
154 Analiza sociologjike

“Privatizimi i dhunës” dhe reagimi ndaj saj1

Sot studiuesit socialë, sociologët, filozofët, politologët, sikurse


analistët apo njerëzit e mediave, janë përfshirë në një debat të madh
lidhur me një luftë të mundëshme kundër Irakur dhe, më tepër se
kaq, lidhur me njëfarë (ri)diagnostikimi të shoqërinë së sotme. Klima
e sotme tregon se në botën e pas 11 shtatorit nuk ka ndryshuar diçka,
por ka ndryshuar thuajse gjithçka; se sa më shumë kohë kalon prej
tij, aq më shumë do të bindemi se ky ndryshim është i vërtetë.
Tek ne ky debat është kufizuar në vlerësimet e izoluara të një numri
ekspertësh, tanimë të njohur, të publicistikës të cilët, me ndonjë
përjashtim, kanë sjellë argumente pro luftës kundër Irakut. Objekt i
këtyre debateve janë bërë, siç është e natyrshme, edhe një artikull i
Kryeministrit Nano në Boston Globe dhe prononcimet e
kryeparlamentarit Pëllumbi, pas kthimit nga Amerika. Por, për fat të
keq, debati për këtë çështje, sikurse për problematika të tjera, ka
mbetur i painstitucionalizuar, sikur ky të ishte një problem individësh
apo dhomash private. Akademia e Shkencave, Universitetet, sikurse
edhe institutet studimore të pavarura që merren me studime
ndërkombëtare, strategjike, gjeopolitike, të diplomacisë etj., apo
subjekte të tjera të shoqërisë civile, ende nuk janë përfshirë, në mënyrë
të organizuar, në këtë debat. Nga ana tjetër, duket sikur ky debat
është i paragjykuar, pra i mbyllur pa u hapur ende, nisur nga logjika:
Ne jemi tradicionalisht proamerikanë, pra apriori pro çdo ndërhyrje
të saj, kudo qoftë. As më shumë as më pak !
Por a kemi arsye, si individë apo si shtet, të solidarizohemi, pa
kushte e thuajse në këmbim të asgjëje, me SHBA-të dhe luftën e

1
“Privatizimi i dhunës” dhe reagimi ndaj saj”, me nëntitullin “Përtej qëndrimit
pro apo kundër luftës ndaj Irakut”, është botuar në gazetën Albania, 1 mars 2003.
Lekë Sokoli 155

shpallur prej tyre? Apo, përkundrazi, kemi arsye të reshtohemi përkrah


njëqind milion njerëzve që protestuan kundër saj, në mbarë botën
madje, falë internetit, si me komendë e në një ditë të vetme? Apo
duhet t’i referohemi Evropës e të “integrojmë” qëndrimin tonë me
të, siç duam të integrohemi njëherë e mirë në strukturat e saj? Apo të
heshtim apo të bëjmë rolin e një shteti neutral? Pra çfarë? Unë them
se për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve duhet arsyetuar, madje përtej
qëndrimit pro apo kundër luftës ndaj Irakut.

“Privatizim” i dhunës?

Disa ngjarje, nga 11 shtatori 2001 e deri në aksidentin e shkaktuar


këto ditë, nga një njeri i vetëm, në metronë e një qyteti të Koresë së
largët, më bëjnë që të shtroj një pyetje: “Si është e mundur që disa
individë, madje edhe një i vetëm, të mund t’i shkaktojnë njerëzimit
kaq dëm? Kjo, sigurisht, nuk mund të ndodhte as para 500 vjetësh,
madje as para 50 vjetësh. Atëherë më duket se rezulton një dukuri e
re shoqërore: dhuna po privatizohet. Ç’do të thotë? Tradicionalisht
monopolin e ushtrimit të dhunës e ka patur një aparat i posaçëm, një
makinë, një sistem institucionesh me emrin e përbashkët shtet.
Pavarësisht se në emër e për interes të kujt është ushtruar dhuna, në
emër të ligjeve apo të vullnetit të një mbreti apo despoti etj., i
përbashkët ishte fakti se, për të patur “legjitimitetin” e ushtrimit të
dhunës duhet të kishe pushtet: aparat shtetëror, ushtri, polici, organe
gjyqësore, prokurori etj.
Pra a vazhdon shteti ta ketë ekskluzivitetin e përdorimit të dhunës?
Të paktën 11 shtatori na zbuloi prirjen e re të privatizimit të saj. Ai
tregoi se sa i rrezikshëm është përdorimi privat (pa mandat politik) i
dhunës. Por nuk është 11 shtatori shembulli i vetëm. Kamikazet janë
në modë. Me këtë gatishmëri njerëzish të verbër për t’u vetsakrifikuar
në akte “altruistike”, duket se bota moderne është përpara sfidave të
një rendi krejt tjetër nga ai tradicional, madje ende e papërgatitur për
t’iu përgjigjur këtyre sfidave.
A shkon termi “privatizim i dhunës” për rastin e Irakut? Oponentët
e mi (në këtë rast do të ishin pacifistët) mund ta mprehin shpejt
kalemin e të shkruajnë: Arsyetimi nuk qëndron se Iraku është shtet
156 Analiza sociologjike

dhe Sadam Hyseini ka një mandat politik. Kjo është e vërtetë. Por
unë them se në parim është i njejti kuptim: “privatizimi i dhunës”
qëndron, njësoj si për individët e vacantë, apo privatisht të organizuar
për akte të dhunshme (nga Bin Ladeni, për shembull, deri te ushtari i
fundit i tij), pra për njerëzit pa mandat politik, ashtu edhe për ata që,
para se të “privatizojnë” dhunën vetë, kanë privatizuar – njësoj
uzurpuar – pushtetin, madje të gjitha pushtetet, në vendin e tij. Pra
kjo vlen edhe për atë që ka një mandat politik, por që nuk ka më (nuk
e ka patur apo e ka humbur), legjitimitetin e ushtrimit të tij, siç është
në mënyrë tipike rasti i Sadam Hyseinit.
A disponon Sadami armë të shfarosjes në masë dhe a përbën rrezik
për paqën në botë? Edhe sikur të mos i katë sot, me siguri Sadami
(Sadamët) do t’i ketë nesër. Përvoja ka treguar se parandalimi i së
keqes është më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm se mënjanimi i
pasojave. Prandaj lufta e mundëshme është pjesë e luftës për një rend të
ri botëror, për një botë më të sigurtë, rrjedhimisht, më demokratike.
Kush tjetër mund ta udhëheqë këtë process, veç SHBA-ve. Ato kanë
fuqinë. Ato, gjithashtu, përbëjnë edhe modelin e një shteti të lirive
qytetare, ku “pushteti edhe frenon pushtetin”, ku ekziston minimui i
mundësive për të abuzuar me fuqinë (pushtetin, autoritetin).

Debatet e sotme dhe politika jonë “e jashtme”

SHBA-të kanë interesa të tjera, thuhet, siç është nafta dhe Iraku
është prodhuesi i dyti i madh i saj. Këtë e besoj, qoftë edhe për faktin
e thjeshtë se asnjë luftë nuk është bërë në Polin e Veriut, për shembull.
Por besoj, gjithashtu, se marrëdhëniet midis shteteve, më shumë se
marrëdhëniet midis individëve të vaçantë, shprehen në radhë të parë
në interesa, siç besoj se nuk do të kishte aq angazhim amerikan për
Kosovën, po qe se ajo nuk do të ndodhej, në momentin e dhënë, në
udhëkryqin e interesave amerikane.
Po gabon Amerika thuhet, madje nga analistë seriozë. Nuk mbeta
unë ta vlerësoj këtë por, të paktën, edhe unë jam i lirë të gjykoj. Dhe
në gjykimin tim sidomos kjo “Amerika e Bushit”, në mos qoftë e
gabuar, të paktën është e nxituar. Ndoshta është një shpërdorim i
epërsisë: Në supërfuqinë e vetme ka rrezik të haset edhe mendësia e
Lekë Sokoli 157

“sherifit” të vetëm. Personalisht, Bushi (Junior), më kujton Reganin,


më tepër se Klintonin apo edhe Bushin (babain). Duket se bota nuk
është e përgatitur, të paktën në mendim, psikologjikisht për atë që
kërkon, qoftë edhe me të drejtë, administrate e Bushit.
Unë nuk mund të bëj as llogaritë e Amerikës, por një front i ri lufte
(Iraku), pa mbyllur një të vjetër (Afganistani - ku qeveria e pasluftës
kontrollon vetëm një të njëzetën e territorit dhe objektivat e shpallura
paraprakisht ende nuk janë përbmushur, më duket nxitim. Mua,
gjithashtu, më duket i pashpjegueshëm “rrethi vicioz” i çështjes
palestineze dhe lejimi (në mos i hapur, i nënkuptuar) i Sharonit për të
veshur edhe ai këmishën e forcës. Më duket gjithashtu i
pashpjegueshëm fakti apo prirja që vihet re sipas së cilës popullariteti
i një lideri (në Afrikë, Kore e gjetkë) vjen në përpjestim të drejtë me
shkallën e kundërvënies ndaj SHBA-ve.
Vimë në Shqipëri. Duket se kemi më shumë arsye që të jemi
përkrah Amerikës, edhe në një luftë të mundshme kundër Irakut (jo
vetëm kundër terrorizmit në përgjithësi), se të abstenojmë apo, më
keq akoma, të renditemi kundër saj. Dihet, gjithashtu, se kur Shtëpinë
e Bardhë e drejtonin dy presidentë të lavdishëm, Wilson (1913-1921)
dhe Klinton (1993-2001), Amerika e shpëtoi Shqipërinë nga coptimi,
i siguroi asaj kufirin e 1913-ës (i pari) dhe ushëhoqi çlirimin e Kosovës
(i dyti), pa përmendur ndikimin e SHBA-ve në zhvillimin e
gjithanshëm të Shqipërisë për rreth një shekull.
Por, duke egzagjeruar pak, them se edhe fëmija nuk e ndjek nënën
e vet thjesht për faktin se ajo e ka lindur. Do të dëshiroja shumë që
solidariteti ynë të lidhej jo thjesht me “historinë”, por me
“sociologjinë”, thënë më shqip, me interesat e shqiptarit të sotëm.
Vetë SHBA-të kanë dhënë shëmbullin e një shteti në shërbim të
shtetasve të vet, mirëqenia e të cilëve është qëllimi i tij më i lartë. Në
këtë kuptim, pa pretenduar se marr shumë vesh nga politika, më
duken jonormale të gjitha qëndrimet pro apo edhe kundër, kur ato
janë të pamotivuara pikërisht nga mirëqenia (në kuptimin konkret të
fjalës), e shtetasve shqiptarë.
Unë, si qytetar i këtij shteti, nuk mund të jem i kënaqur kur
kryeministri ynë pozicionohet (si në Boston Globe), edhe kundër
Gjermanisë e Francës, madje duke iu referuar Evropës së vjetër, nisur
158 Analiza sociologjike

jo nga kriteri “mirëqenie e shqiptarëve” por, si gjithnjë, për të qenë


protagonist, qoftë edhe i sforcuar. Kuptohet sa i kënaqur mund të
jam unë kur shikoj politikanët e shtetit tim te rendin për të “ndërtuar”,
secili për hesap të vet, nga një “politikë të jashtme shqiptare”, siç
tregon edhe qëndrimi i tyre i paunifikuar, për çështjen në fjalë (deri
te qendrimi i ndryshëm president-kryeministër).
Mua më duket e papranueshme politika servile e tipit “Miku ynë i
vetëm janë SHBA-të” etj., kur Shqipëria, thuajse e shndërruar në
shtet të emigrantëve, ka si alternativë integrimin në strukturat
evropiane, siç nuk më vjen mirë kur konstatoj mungesën e modestisë
së politikanëve tanë, që flasin për partneritet me Amerikën sikur të
ishim të barabartë me të. Amerika nuk na e ka shumë nevojën, jo aq
se jemi vend i vogël, por mbi të gjitha, sepse jemi një vend i dobët.
Ndaj solidariteti më i mirë me Amerikën është t’i tregojë asaj se
kemi vullnetin për të përballuar dhe zgjidhur problemet tona të
brendëshme, që mund të shfrytëzohen edhe nga ekstremistët e
terroristët. Më e mira “politikë e jashtme”, që mund të kemi, them
se është sigurimi i marrëdhënieve krejt normale me të gjithë fqnjët,
sikurse me të gjitha vendet e tjera, pa u lodhur shumë me referime të
tipit “strategjikisht aleatë” apo “miq të përjetshëm” dhe, sidomos, pa
krijuar armiqësi me ndokënd (as me vendet islamike dhe ca më pak
me Gjermaninë e Francën), për të siguruar lëvizje të lehtësuar të
qytetarëve e kushte për zhvillimin e bizneseve, me qëllim përmirësimin
e cilësisë së jetës së shqiptarëve.
Lekë Sokoli 159
160 Analiza sociologjike

“Gjurmë jete” - libri i jetës i një


profesori të vërtetë1

Në vijim të krijimtarisë së tij të pandërprerë shkencore e


publicistike, prof. Hamit Beqja ka botuar së fundi librin e tij “Gjurmë
jete” (Shënime autobiografike). Si një ndër lexuesit e zellshëm të
gjithçkaje që ka shkruar e botuar akademiku Hamit Beqja, sidomos
gjatë këtij dhjetëvjeçari, si një ndër studiuesit e afërt me krijimtarinë
e tij, si bashkëpunëtor (madje në ndonjë libër apo artikull shkencor
edhe bashkautor me të), si recensent i disa prej libave të tij dhe, pa
dyshim, si një ndër lexuesit e parë të këtij libri, do të dëshiroja të
jepja një opinion rreth tij.
Së pari, libri “Gjurmë jete” (Shënime autobiografike) është një libër
më shumë i njërit prej autorëve më prodhimtarë të kohës sonë. Por nëse
çdonjëri nga më se dyzet librat e tjerë të tij është shkruar në një
periudhë të dhënë kohe, ky libër është “shkruar” në rrjedhën e viteve,
pra jo në një kohë, të themi një apo trevjeçare. Thenë ndryshe, ai
është shkruar në çdo kohë. Tani libri vetëm është hedhur si lëndë, si
e zeza mbi të bardhë, për të mbetur si dokument, si libri i jetës së tij,
edhe pse profesori, pas këtaj, nuk ka ndërmend të heshtë. Uroj të
ketë shëndet dhe jetë të gjatë!
Së dyti, libri “Gjurmë jete” (Shënime autobiografike), ndryshe nga
ç’ndodh në më të shumtën e rasteve me “autobiografitë”, nuk është
thjesht një libër më shumë në bibliotekat vetjake të familjarëve,
të të afërmve të autorit apo të një rrethi të kufizuar
bashkëpunëtorësh të tij, siç po ndpdh sot me libra gjithfarësh.
Libri ka vlera shoqërore dhe, si i tillë, i drejtohet një publiku të
1
Botuar fillimisht në revistën Politika & Shoqëria, Vëll. 7, Nr. 2(14), 2004,
fq. 133-138.
Lekë Sokoli 161

gjerë. Pra lexuesi i këtij libri mund të jetë kushdo, pavarësisht nga
mosha, niveli kulturor, përkatësia fetare, politike etj.
Së treti, libri i prof. Hamit Beqja nuk është shkruar nga një kronikan
apo nga një vëzhgues pasiv ngjarjesh. Autori flet për ngjarje në të cilat
ai vetë ka qenë edhe protagonist e ndaj të cilave ka reaguar e ka
mbajtur një qëndrim të dhënë. Ai vlerëson e rivlerëson me sinqeritet
të spikatur pikërisht këtë protagonizëm të tij, arrin në njëfarë katarsisi
vetjak, përmes të cilit çdonjëri nga ne mund të mendojë një katarsis
shoqëror, katarsis që nuk ka asgjë të përbashkët as me mohimin tërësor
të vlerave të krijuara (qoftë edhe në kohën e komunizmit), nga njëra
anë, as me mosdëshirën dhe kokëfortësinë e pashpjegueshme për të
mos bërë kurrëfarë katarsisi apo autokritike nga një pjesë (shumica)
e protagonistëve të djeshëm.
Së katërti, libri ka një pikënisje interesante që lidhet me analizën e
raportit: një njeri në shërbim të regjimit dhe një profesor demokrat me
prirje liberale. Këtij raporti autori i ka kushtuar një pjesë të vacantë të
librit (kreu IV). Këtë analizë ai e zhvillon në linjën e shtjellimeve të
librit të tij mbi dyzimin e personalitetit njerëzor të titulluar: Edhe
engjelli, edhe djalli janë brenda tek i gjalli, në gjykimin tim një ndër
kryelibrat e shkruar nga një autor shqiptar në dhjetëvjeçarët e fundit.
Këtë dyzim ai e shpreh në shënimet përmbyllëse të librit:

“Siç mund ta keni kuptuar, jeta ime mendoj se është ajo e një luftëtari
modest dhe e një mëkatari. E një luftëtari për dije, për progres, për liri e
demokraci, për ndershmëri, për objektivitet, për qëndrime realiste. Por
edhe e një mëkatari që shpesh mund të ketë bërë edhe çka s’duhej të bënte.
Aq më keq, edhe atë çka mund të mendohej se nuk ishte mirë ta bënte.
Keni të drejtë të thoni: përsëri edhe bardhë edhe zi, përsëri kundërshti,
përsëri dyzim. Po! Nuk u iket dot”.

Dhe më tej vazhdon:

“Ç’është gjithë ky katarsis, gjithë ky rrëfim e vetëpastrim? A është ai i


nevojshëm? Unë kam menduar se po. Kam thënë se nuk jemi të gjithë
bashkëfajtorë. Unë e di se, si njeri në shërbim të regjimit, mund të kem
patur e kam patur faje më shumë se mjaft të tjerë. Madje e kam thënë edhe
162 Analiza sociologjike

si studiues. Nuk jam dakord me ata njerëz të regjimit që thonë se për jetën
e tyre në të kaluarën e kanë ndërgjegjen të pastër. Unë nuk e them këtë”.

Megjithatë, nisur nga njohja që kam unë, personalisht për autorin


e librit, njohje tanimë rreth 20-vjeçare, sikurse nga vlerësimet e
kolegëve të mi apo të njerëzve që më kanë folur në kohë të
ndryshme për prof. Hamit Beqja, mund të them se libri ka doza
të një zelli të tepruar autokritik. Besoj se njeriu nuk mund të
vlerësohet apo gjykohet për atë që nuk ka bërë në raport me atë
që është bërë “më vonë”, nga brezat pas tij apo në kohët e
ardhshme. Ai gjykohet e vlerësohet në raport me kohën dhe
hapësirën që ka patur në dispozicion për të vepruar. Unë nuk
besoj se Hamit Beqja mund të kishte bërë më shumë. Nëse do të
guxonte më shumë ose, thënë ndryshe, nëse nuk do të paguante
koston e regjimit, ndoshta nuk do të kishim një profesor, një
shkencëtar të psikologjisë e sociologjisë etj., por një njeri të
persekutuar intelektualisht (për të mos shkuar më tej).
Së pesti, libri ka vlera njohëse. Lexuesi mund të kalojë, si në një
film, një periudhë gjysmëshekullore të mbushur me ngjarje, me
luftë (luftë çlirimtare apo luftë klasash), me evolucion e
(kundër)revolucion, me progres e regres, me ecje e ngecje, me
faqe të lavdishme e të palavdishme, me zhvillime demokratike,
pseudodemokratike apo antidemokratike etj., etj. Autori (nëse
shprehem letrarisht - “personazhi kryesor” i librit), vendoset në
raport të dhënë me këto ngjarje, i analizon ato dhe protagonistët
e tyre, njerëzit që i udhëhoqën këto ngjarje.
Në mënyrë të veçantë do të theksoja njohjen e periudhës së
para viteve ’90-të. Rëndësinë e njohjes së kësaj periudhe unë e
quaj me rëndësi për shumë arsye. Sepse (1) shoqëria e sotme
tranzitive (ndoshta sa pasdiktatoriale aq edhe parademokratike),
ruan nga çdo pikëpamje - politike, ekonomike, shoqërore,
kulturore, moralo-qytetare, të metodës e stilit të punës, të drejtimit
e administrimit etj. - gjurmë të sistemit paraardhës. Sepse (2)
ende mungojnë analizat serioze të kësaj periudhe, për të kuptuar
e vlërësuar objektivisht atë që është bërë mirë ose keq, sikurse
për të vlerësuar, tej shikimeve bardhë e zi, protagonistët e asaj
Lekë Sokoli 163

periudhe. Sepse (3), në mungesë të analizave serioze të asaj


periudhe, vazhdojnë të mbizotërojnë analizat joserioze, aspak
objektive, inatçore, spekulative, abuzive... Sepse (4) shoqëria e
sotme shqiptare vazhdon të jetë e interesuar për t’u informuar për
periudhën e diktaturës komuniste. Ky interesim mund të ndikohet
nga fakti se shumica e atyre që lexojnë sot janë të grupmoshës 40-60
vjeç, pra midis atyre që janë formuar si lexues para viteve ’90-të. Por
më duket se ky interesim për t’u informuar për kohën e komunizmit
nuk buron aq nga nostalgjia për atë regjim derisa numri i nostalgjikëve
është shumë më i vogël se numri i të interesuarve për informim.
Sidoqoftë, në përgjigje të këtij interesimi gazetat e revistat e
sotme mbushin pa pushim faqet e tyre me deklarime vejushash,
bijash apo bijësh, të rejash apo dhëndurësh të këtij apo atij
udhëheqësi komunist. Por ç’thotë njeri, nuk thotë tjetri. Ç’thotë
njëri djalë i Enverit, për shembull, nuk thotë tjetri, atë që thotë
Nexhmije Hoxha, e përgënjeshtron Liljana Hoxha etj., etj. Libri
i prof. Hamit Beqja është një përgjigje e argumentuar dhe objektive
e këtij interesimi të publikut. Ai është një libër i plotë, tërësor,
sipas meje më mirinformuesi midis të gjithë librave të së njëjtës
natyrë të botuar deri më sot në Shqipëri.
Së gjashti, në librat e tjerë të tij autori nuk ka përdorur emra
individësh konkretë. Në këtë libër bëhet përjashtim, sidomos për
personalitete me të cilat ai ka komunikuar drejtpërdrejt. Megjithatë
autori (pa harruar në asnjë rast se është studiues), u është referuar
“personazheve” të librit të tij më shumë si bartës të një dukurie, të
një qëndrimi, të një opinioni, si njerëz me të cilët e ka lidhur ndonjë
ngjarje, ndonjë komunikim.
Për t’u theksuar është fakti se edhe për ata që janë prekur nga kritika
që i kanë rezultuar autorit, ai nxiton të kërkojë falje duke shtuar:

“... asgjë nuk ka qenë nga inati, nga mllefet, nga urrejtja hakmarrëse.
Fatmirësisht më duket se unë nuk i njoh ato. Në të kundërtën, mendoj se
gjithçka ka qenë nga dashamirësia. Edhe për bartësit e qëndrimeve nega-
tive, qoftë edhe hapur të këqija. Por edhe qëndrimi më dashamirës nuk do
pajtuar me të keqen. Ajo do denoncuar, do luftuar. Për mua ka qenë dhe
mbetet e huaj ajo që quhet fryma e mëshirës kristiane”.
164 Analiza sociologjike

Së shtati, libri ka vlera shkencore. Një fakt i jetës së tij shndërrohet


natyrshëm në një fakt shkencor, sociologjik apo psikologjik, mbi të
cilin ai analizon, tipizon, përgjithëson. Librat e prof. Hamit Beqja,
në përgjithësi, janë me mjaft paranteza. Edhe “Gjurmë jete” është i
tillë. Por në këto paranteza bëhen edhe përgjithësime interesante e
me vlera të mirëfillta shkenore.
“Shënime autobiografike” nuk është mbështetur në dokumente
autentike, në ndonjë ditar etj., dhe nuk ka referenca, siç kanë shumica
e librave shkencorë. Por kjo “aventurë”, siç pohon autori (kujtesa
edhe mund të të tradhëtojë), ka bërë që pikërisht një libër i bazuar
në kujtesën dhe refleksionet vetjake të autorit - sikurse Stefan
Cvajgu (libri “Bota e djeshme”) apo edhe Eqrem Bej Vlora (libri
“Kujtime”) - bëhet më i këndëshëm, më i shkrifët, më i ngrohtë,
më dëpërtues për te lexuesi. Besoj se edhe për këtë arsye, libri do
të ketë më shumë lexues se një libër rigorozisht shkencor.
Megjithatë mendoj se të paktën ky libër mund të cilësohet si një
libër shkencor popullarizues.
Së teti, libri ka një “personazh kryesor” interesant, por të vërtetë,
të vendosur në raporte e komunikime me njerëz (shqiptarë e të
huaj), të kategorive të ndryshme, nga të gjithëpushtetshmit deri
te nxënësit e studentët, madje deri te pijetarët (asgjë njerëzore
nuk është e huaj për mua!), një profesor të madh që merr “leksione”
edhe nga një fëmijë shtatëvjeçar, një mësues e hartues tekstesh
shkollore që kur ishte “adoleshent” (ende 17-18 vjeçar), një të
ditur që shpalos qëndrimin ndaj së kaluarës, luftës së klasave,
tranzicionit demokratik, kulturës, shkencës, komunikimit, fesë,
medias, edukatës (edhe seksuale), një debatues e polemist, një
mik të mirë (sidomos të grave), një bashkëshort e prind, një “engjëll
dhe djall” (i referohem librit të tij “Edhe engjëlli, edhe djalli janë
brenda tek i gjalli”), gjithsesi një njeri të hapur, transparent,
komunikues, një njeri me vullnet të hekurt, një njeri që gjithë
jetën kërkoi dhe gjeti (sa mundi) hapësira lirie, pra një model për
t’u marrë si shembull. Sot rinia nuk ka shumë modele për të qenë.
Edhe për këtë arsye libri meriton të lexohet.
Së nënti, e kam lexuar fund e krye (në shumë raste i jam rikthyer
atij), librin e prof. Hamit Beqja. Kam arritur në përfundimin se
Lekë Sokoli 165

çdonjëri nga lexuesit e librit në fjalë, tej përgjigjes së pyetjes “Kush


është Hamit Beqja”, do të nxitet të shtrojë pyetjen: “Kush jam unë?”.
Madje jo vetëm do ta shtrojë këtë pyetje, por edhe do të nxitet të
kërkojë përgjigjen e saj. Ai të nxit për reflektim e vetëkorrigjim.
Autori ka shkruar një libër për ne (për çdonjërin nga ne), shumë më
tepër se për veten e tij.
166 Analiza sociologjike

Filozofia e Teodor A. Kavaliotit,


vepër e shquar e mendimit shqiptar1

Në vijim të punës së tij kërkimore-shkencore, pas njëzet librave të


botuar mbi estetikën e mitologjinë, antikitetin e modernizmin,
folklorin, kulturën e letërsinë, Shekspirin, Dostojevskin, Danten,
groteskun kadarean, mbi De Radën e të tjerë të mëdhenj të letërsisë,
kulturës e të mendimit shqiptar e më gjërë, prof. Alfred Uçi del para
lexuesit, sidomos atij të profilizuar, me një tjetër vepër shkencore:
Filozofia e Teodor Kavaliotit; Voskopoja-Akademia e Re.
Pse pikërisht për Teodor Kavaliotin dhe filozofinë e tij? Sepse
Kavalioti, sipas Uçit, mbetet një figurë e shquar e kulturës iluministe
shqiptare. Vepra e tij përfaqëson në vetvete një trashëgimi të vyer të
mendimit filozofik (fq. 8). Por mënyra e shikimit dhe interpretimit
prej tij, sidomos të problemeve filozofike, tregon se çfarë kishte arritur
Voskopoja e shekullit XVIII. Pra, emri dhe vepra e “fenomenit”
Kavalioti lidhen me shkëlqimin e “fenomenit” Voskopojë.
Një rivlerësim i këtij qyteti-çudi bëhet, madje në mënyrë mjaft të
plotë, edhe në këtë libër2. Duket vërtet e habitshme që vetëm 20
kilometra larg Korçës e në 1200 m lartësi, Voskopoja të ngrihej aq
lart (dhe binte si me rënie të lirë). Qyteti kishte të parën shtypshkronjë
të Ballkanit, pas asaj të Kostadinopojës (viti 1720); kishte Akademinë
e saj të shquar (1744), një akademi që e vuri theksin te filozofia,
logjika, matematika, fizika, sikurse te përgatitja e specialistëve

1
Botuar fillimisht në revistën Politika & Shoqëria, Vël. 8, Nr. 1(15), 2005,
fq. 142-147.
2
Kësaj i kushtohet sidomos pjesa e pare e librit, Epoka historike (fq. 15-94), e cila
përbëhet nga këta nëntituj: Rivlerësimi i “fenomenit Voskopojë”, Voskopoja, Zhvillimi
ekonomik e shoqëror, Zhvillimi kulturor dhe Akademia e Re, Jeta dhe Vepra e Teodor Kavaliotit.
Lekë Sokoli 167

ekonomistë etj., që kishte një bibliotekë publike me vepra klasike e


një koleksion të gjerë të veprave shkencore edhe nga Europa
Perëndimore, që të diplomuarit e atyshëm hynin në Universitetet e
kryeqyteteve evropiane më lehtësisht se sot. Pra, qyteti kishte një
akademi që, në fund të fundit, pati ndikim të fuqishëm në zhvillimin
e gjuhës letrare shqipe dhe të ndërgjegjes kombëtare shqiptare.
Sipas prof. Alfred Uçit, Akademia, shtypshkronja, eruditët e tregtarët
e Voskopojës, sikurse kishat e vlera të tjera unikale të saj, kanë tërhequr
vëmendjen e studiuesve historianë, por edhe linguistë e letrare nga
vendeve të ndryshme, si Greqia, Rumania, Italia, Franca, Austria,
Gjermania etj. Ata kanë dashur ta studiojnë këtë fenomen, që
ndryshonte në shumë drejtime me realitetin e pjesëve të tjera të
Shqiperisë së asaj kohe. Por, sado në kontrast me pjesën tjetër të
Shqipërisë së 2-3 shekujve më parë, Kartagjena3 jonë, Voskopoja, me
shkëlqimin e jashtëzakonshëm që njohu, nuk është e nuk mund të
jetë një fenomen i izoluar. Ajo përfaqëson një “ngastër” të së tërës,
një pjesë të pandarë të historisë e të kulturës së popullit tonë.
Libri i prof. Alfred Uçit nuk është një libër gjysmëshkencor apo
ndër ata që jemi mësuar t’i klasifikojmë si libra “shkencorë popullarizues”.
Filozofia e Teodor Kavaliotit është një libër i mirëfilltë shkencor. Në të
shkruhet për filozofi, në kuptimin e pastër të fjalës, për problematika
filozofike, për ligje, koncepte, kategori e këndvështrime filozofike,
shprehimisht për veprat filozofike të Kavaliotit, këtij filozofi iluminist
shqiptar dhe që, në vlerësimin e autorit, është një nga personalitetet më
të kulturuar të Shqipërisë së të gjitha kohërave.

3
Si për koincidencë, pak pas promovimit të librit Filozofia e Kavaliotit, kam
patur rastin të shikoj atë ç’ka mbetur nga Kartagjena, rrënimi i së cilës shënoi
fundin e një shembulli unikal, për nga organizimi politik, shoqëror dhe ekonomik.
Në një libër për historinë, kulturën dhe artin kartagjenas studiuesi A. Daoulatli,
thotë se Kartagjena ishte jo vetëm në krye të World Patrimony, qyteti më i pasur i
botës për disa shekuj, por edhe një qytet i dijes, arsimit, kulturës, në të cilin
“shiheshin vetëm njerëz të edukuar, të mësuar në të gjitha shkencat, vetëm nxënës
që mësonin/mësoheshin, të rinj që stoliseshin e argëtoheshin dhe të rritur që mësonin
brezin e fëmijëve të tyre” Ndaj Kartagjena ishte edhe qyteti më i lakmuar, që nxiti
një xhelozi të pashëmbullt. Përmasat e shkatërrimit të Kartagjenës ishin në përpjestim
të drejtë me shkallët e lavdisë.
168 Analiza sociologjike

Si i tillë ai është i vështirë për t’u “përtypur” nga lexuesi masiv


shqiptar, ndonëse edhe ky do të njihet (më në fund), me fenomenin
Voskopojë dhe njerëzit e sa të shquar. Por libri nuk është fort i lehtë
edhe për lexuesin e specializuar. Mund të merret me mend se sa i
vështirë ka qenë krijimi i kësaj vepre. Pra ç’faktorë kanë ndikuar për
të bërë të mundur këtë vepër?
Së pari, fakti që profesori ynë i filozofisë dhe estetikës ka punuar
“si në shtëpinë e tij”, ka operuar në një fushë së cilës ai i ka kushtuar
jetën krijuese, jetë me një vitalitet gati unikal.
Së dyti, faktin që ai për këtë vepër ka punuar (krahas dhe paralel
me te tjera vepra të tij), për një kohë të gjatë. Siç pohon vetë ai:

Vjen një kohë kur autori ka në dispozicion një përvojë të gjatë profesionale.
Kjo ia lehtëson dhe e ndihmon të mbyllë punime, të cilave u ka kushtuar
gati gjithë jetën. Qysh në vitin 1965 kam nisur të merrem me studimin e
temës “Voskopoja dhe Kavalioti”….

Së treti, autori i këtij libri ka ditur të zgjedhë bashkëpunëtorët dhe


ka ditur si të punojë me ta: Koço Bozhorin, njohësin e shkëlqyer të
greqishtes (të re apo të vjetër, greqishtes antike apo arkaike, bizantine
apo neobizantine kishtare), filologun athinas Spiros Pargjinos,
shkrimtarin dhe përkthyesin Spiro Xhai, prof. Aristotel Panon etj.
Në gjykimin tim, sikurse të studiuesve të shumtë që morën pjesë
dhe diskutuan në promovimin e librit, Filozofia e Teodor Kavaliotit
përfaqëson një vepër të shquar të mendimit shqiptar, sidomos të
mendimit filozofik. Pse? Kjo lidhet, së pari, me tematikën e librit. Për
Voskopojën, Akademinë e Re, shtypshkronjën e saj, madje edhe për
Kavaliotin janë shkruar e shkruhen shumë libra brenda e jashtë vendit,
me fakte e opinione të sakta e të pasakta, dashamirëse ose jo, shpesh
kontradiktore. Ato kanë sjellë për Voskopojën informacion shkencor,
por edhe deformime e shmangie nga vërtetësia shkencore. Por, siç është
argumentuar në këtë botim, asnjë prej autorëve të tyre nuk e ka njohur
dhe nuk e ka trajtuar përmbajtjen filozofike të tri veprave kryesore të
akademikut voskopojar, të “Fizikës”, “Metafizikës” dhe “Logjikës”, të
ruajtura në dy kopje në dorëshkrim. Pra, prof. Alfred Uçi, për herë të
parë ka bërë zbërthimin shkencor të filozofisë së Kavaliotit.
Lekë Sokoli 169

Nga ky zbërthim dalin në pah përmasat e vërteta të Kavaliotit4


dhe filozofisë së tij. Akademiku ynë i sotëm zbulon tek akademiku
voskopojar njohësin e mirë të filozofise së Antikitetit, Mesjetes,
Bizantit dhe të kohëve të reja. Por ai zbulon, mbi të gjitha, se
Kavalioti kishte zbërthyer në ingranazhet e filozofisë së tij Rëne
Dekartin, filozofin më misterioz të historisë së filozofisë 5, sipas
Kavaliotit “më i madhi filozof midis gjithë filozofëve të rinj” (fq.
120). Në “Rëne Dekarti dhe filozofia e Kavaliotit”, ndoshta pjesa
më e bukur e këtij libri, autori thekson se në qëndrimin ndaj
filozofisë moderne të Dekartit duket edhe origjinaliteteti i
pikëpamjeve filozofike të Kavaliotit. Në promovimin e librit në
fjalë pati ndonjë ngacmim të natyrës “Dekarti është filozof i
kapërcyer”, por analizat bëhen në raport me kohën. Me Dekartin
filloi epoka e re e filozofisë. Para së gjithash ai, siç thotë Hegeli,
la mënjanë sidomos gjithë traditën e mëparshme që kishte si
pikënisje autoritetin e kishës 6.
Nga ana tjetër, duket sikur në “përzgjedhjen” e tij Kavalioti nisej
edhe nga qëllimi (i një rendi më praktik), për të zhilluar në
“Akademinë e Re” shkencat ekzakte, sidomos fizikën dhe
matematikën, siç ndodhi në fakt. Dhe te Dekarti, më mirë se te
kushdo tjetër është shkrirë shkencëtari social (filozofi) me
matematikanin, fizikanin dhe fiziologun. Madje ai i shikonte këto
shkenca të ndërthurura, që japin e marrin nga njëra-tjetra, në
lidhje e bashkëveprim të ndërsjellë. Filozofi Dekart është njëherësh
themeluesi i gjeometrisë analitike si shkencë, njeriu që hodhi bazën
e funksioneve në matematikë etj. Madje, madhësia variabël e Dekartit

4
Teodor Kavaljoti (1718-1797), ishte një pedagog i shquar dhe drejtor i “Akadema
e Re” të Voskopojës. Ai u lind në Voskopoje dhe mësimet e para i mori po aty. U
rikthye në Voskopojë, pas studimeve, në vitin 1743. Kavalioti e shndërroi shkollën
e qytetit në “Akademia e Re” (viti 1744) dhe futi në të lëndë shkencore, plane
mësimore, sikurse hartoi tekste si “Mesimet e para” (Protopiria-Venedik, 1770).
Kjo kishte vlerën e një abetareje në të cilën përfshihej dhe një fjalor tre gjuhësh (një
prej të cilave ishte shqipja). Kavalioti shkroi dhe tekste te tjera shkollore, si Logjika,
Fizika dhe Metafizika.
5
Mamardeshvili, Merab. Përsiatje karteziane, cit. në Filozofia e Kavaliotit, fq. 120.
6
Cituar në Filozofia e Kavaliotit, fq. 121.
170 Analiza sociologjike

ka qenë një pikë kthese në matematikë. Dhe me madhësinë


variabël të Dekartit, siç vëren Engelsi7, në matematikë u fut lëvizja,
pra dialektika…
E rëndësishme është që Kavalioti përqafoi filozofinë më
përparimtare të kohës së tij. Dhe në qoftë se Dekarti ishte në Europë
përpunuesi i një mendimi filozofik modern, përpunuesi i këtij
mendimi në Ballkan ishte Kavalioti8. Vlerat shtohen po të kemi
parasysh faktin se veprat e Kavaliotit janë “veprat e para laike, sepse
gjithë kodikët e tjerë kanë përmbajtje teologjiko-fetare”9.
Vepra e prof. Uçit është shkruar, për nga mënyra e hulumtimit,
referencat e krahasimet, analizat e sintezat, struktura e lëndës që
përmban etj., sipas kritereve të shkencave shoqërore bashkëkohore.
Studiuesit pohojnë se para saj, për të njëjtën tematikë, është shkruar
në mënyrë pak a shumë romantike ose në stilin e folklorizmit. Me
librin Filozofia e Kavaliotit, qytetërimi voskopojar dhe filozofia e
Kavaliotit shndërrohen (siç duket për herë të parë), në dije shkencore.
Në vlerësimin e Filozofia e Kavaliotit studiuesit japin edhe
argumente të tjera. Ata theksojnë, për shembull, se ka patur disa
shkolla studimore që janë marrë me Voskopojën: shkolla greke,
rumune, austriake, gjermane e të tjera. Pra, në një mënyrë apo një
tjetër, për të ka patur një interes shkencor ndërkombëtar. Por këto
kanë qenë të veçuara dhe, si të thuash, nuk kanë dashur ta dëgjojnë
njëra-tjetrën. Pra midis tyre nuk ka patur debat shkencor, pikënisje e
të cilit është njohja e tjetrit, të dëgjuarit e tij. Krejt përkundrazi,
autori i këtij libri i dëgjon të gjithë, por nuk ledhaton asnjë; kur
duhet, ai mban qëndrim kritik.
Pra ky libër, duke gjykuar gjithanshmërisht, përfaqëson një vepër
të rëndësishme të mendimit filozofik shqiptar. Kjo lidhet, siç thamë,
edhe me tematikën specifike të tij, por Filozofia e Teodor Kavaliotit, në
një plan më të gjerë, është edhe një libër që del jashtë tematikës bazë,
ose përtej përmbajtjes së tij. Sepse në të autori prek, trajton dhe
interpreton një sërë problemesh thelbësore të historisë së Shqipërisë

7
Engels, Friedrich. 1981. Dialektika e natyrës. Tiranë: N. Frashëri, fq. 306-307.
8
Sinani, Gjergj. 2004. Gazeta Drita, 21 Nëntor.
9
Sinani, Shaban. 2004. Gazeta Drita, 28 nëntor.
Lekë Sokoli 171

në kompleksitetin e tyre, problemin e gjuhës shqipe e të raportit të


saj me gjuhët e tjera (Voskopoja ishte një shembull i kësaj ndërthurjeje),
të letërsisë e historisë, të besimeve fetare (sidomos të Kishës dhe të
rolit të saj), të kulturës e trashëgimisë kulturore, të marrëdhënieve
ndëretnike, kombit/kombëtares etj., etj.
Kur del në dritë një libër i ri, qoftë edhe me tematikë historike,
thuajse përherë shtrohet pyetja: veç vlerave njohëse, a ka ai edhe
vlera aktuale? Kjo pyetje u shtrua edhe në takimin e studiuesve të
mbledhur për promovimin e librit në fjalë. Mua më duket se libri,
duke mbetur një dokument i historisë së filozofisë, ka vlera edhe në
kuptimin praktik të fjalës. Autori, si për t’i paraprirë shqetësimit mbi
aktualitetin e veprës së vet, thotë (fq. 12):

Duke pranuar rëndësinë e mendimit filozofik kavaliotas, jemi ndeshur edhe me


mjaft aspekte të mendimit të tij me rëndësi për filozofinë e shkencat bashkëkohore.

Libri jep gjithashtu një shembull, një model: në muzg të Mesjetës,


kishte një çerdhe kulturore ku studiohej filozofi. Po sot? Për fat të
keq, shoqëria e sotme shqiptare zhvillohet pa ide të tilla filozofike,
ose thënë në gjuhën e problematikës që po shqyrtojmë, pa patur një
sistem kordinatash (karteziane) të filozofisë bashkëkohore. Ndaj pak
filozofi (në kuptimin e mirëfilltë të fjalës), na bën mirë.
Duke gjykuar në përgjithësi, mund të them se Filozofia e Kavaliotit
është një libër që të fton për debat, institucionalizimi i të cilit në shoqërinë
e sotme shqiptare është me rëndësi jetike. Edhe bibliotekat tona janë
mjaft të varfra për nga librat e filozofisë. Por sa do të shfrytëzohet ky
libër nga shkollat? Sot për sot, thotë publicisti P. Misha, është ngritur një
mur midis studimeve e botimeve të reja dhe shkollës, e cila nuk reflekton10.
Duke marrë shkas nga libri i prof. Uçit, mund të theksojmë
gjithashtu se Voskopojën (të marrë në zenitin e saj), nuk e bënë
shkencëtarët por, pikë së pari, korporatistët (tregtarët e industrialistët),
pra parellinjtë. Studiuesit kanë përmendur sidomos veprën sociale e
kulturore të korporatave voskopojare. Ato mbështetën ndërtimin e
objekteve të kultit dhe atyre social-kulturore, shkollave e institucioneve

10
Misha. Piro. 2004. Gazeta Drita, 28 nëntor 2004.
172 Analiza sociologjike

publike, mblodhën fonde për ndërtimin e shtypshkronjës dhe të vetë


Akademisë, dërgonin me shpenzimet e tyre bursistë edhe në
universitetet e Europës (vetë Kavalioti i kreu studime me një bursë të
tillë). Korporatat themeluan jetimore, sikurse arkën e të varfërve,
siguronin funksionimin e spitalit, të asistencës sociale në qytet etj11.
Ky është njëfarë “kapitalizmi social” i tre shekujve më parë (në një
shoqëri ende jokapitaliste), gjithsesi shumë më i moralshëm se
“kapitalizmi plaçkitës” (përgjithësisht), i ditëve e anëve tona. Ata që
po çimentojnë sot kultin e parasë e të pasurisë, duke synuar ta
shndërrojnë gjithçka në mall apo duke privatizuar gjithçka (deri
funksionet e mjetet administrative e publike, postin shtetëror, partitë
e politikën, për të mos thënë edhe njeriun), duhet të dinë (nëse duan),
se pa Kavaliotin, Akademinë dhe kulturën voskopojare, lavdia e
tregtarëve dhe pasanikëve do të kishte vdekur bashkë me pasurinë e
tyre të patundshme. Filozofia e Kavaliotit është një thirrje për t’u
shkëputur nga mediokriteti dhe përditshmëria.
Çfarë kam ndier gjatë leximit të librit të prof. Uçit? Së pari, njëfarë
krenarie të legjshme për vlerat që kemi trashëguar edhe në fushën e
mendimit filozofik. Së dyti, një keqardhje (po aq të ligjshme), për ato
vlera që kemi (vetë)mohuar, siç është rasti i Kavaliotit dhe filozofisë
së tij. Së treti, një mirënjohje të madhe për profesorin e mikun tim,
për studiuesin tonë të madh të shkencave sociale, i cili futi në qarkullim
intelektual Kavaliotin dhe filozofinë e tij.
Në këtë libër ai na ka dhënë gjithçka ka mundur të japë, gjithsesi
diçka që (ndoshta) nuk do të na e kishte dhënë askush tjetër.
Ja disa nga vlerësimet e studiuesve, dhënë në ditën e promovimit
të tij12: “Një vepër e një niveli europian” (Z. Xholi), që hap një
problematikë të pasur, për të cilën ishte e pamundur të fletej më parë
(L. Malltezi), një “vepër me të cilën autori na fton për t’u kthyer te
mendimi” (Gj. Sinani). Filozofia e Kavaliotit është libër me një strukturë

11
Shih: Plasari, Aurel. 2000. Fenomeni Voskopojë. Tiranë: Phoenix & Shtëpia e
Librit, fq. 42-43.
12
Debati i studiuesve me rastin e promovimit të librit Filozofia e Kavaliotit,
organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit,
është përmbledhur në Gazeta Drita, datë 21 dhe 28 nëntor 2004.
Lekë Sokoli 173

tepër koherente, besnik ndaj një klasicizmi të shëndoshë në filozofi. Ai,


sikurse veprat e mëparshme të prof. A. Uçit dhe studiuesve socialë të
brezit të tij, përfaqëson njëherësh një kontribut linguistik të
jashtëzakonshëm (A. Fuga). Është një vepër që korrigjon e vë në vend,
sepse “është një fakt i hidhur se të gjitha figurat historike shqiptare të
përmasave europiane kanë qenë objekt goditjesh, madje sa më shumë i
kanë shërbyer atdheut dhe kulturës europiane, aq më shumë janë
shtrembëruar e goditur nga ithtarë të një mode provinciale” (N. Lako).
Vlera kryesore e librit është origjinaliteti i tij, jo thjesh i një vargu analizash
të filozofisë së Kavaliotit, por edhe i disa ideve nga literatura e gjerë e
shkruar në rumanisht apo greqisht, që i kushtohen kësaj figure (P. Misha).
Me këtë libër A. Uçi jep shembullin e koncepteve krejtësisht moderne,
të çliruara nga dogmatizmi (Xh. Spahiu).
Pra, Filozofia e Kavaliotit është një libër shkencor, modern, interesant
dhe tërheqës (sikurse leksionet e tij të filozofisë), një libër i rëndësishëm
i një njeriu të rëndësishëm, i cili në hierarkinë e vlerave (vlerave të
vërteta, jo të pseudovlerave), të shoqërisë shqiptare të gjysmëshekullit të
fundit ka arritur majat.
Pak kohë pas daljes në dritë të Fiozofia e Kaveliotit, prof. Alfredi më tha:

“U shkëputa nga disa punë të tjera që kisha në dorë për t’u marrë me
Kavaliotin. Nuk di nëse do të kem kohë për t’i përfunduar ato. Por kështu ndodh
ngaherë. Kështu ka ndodhur edhe me Danten, për shembull. Madje ai iu lut Zotit
që t’i jepte edhe tre vjet jetë sa të përfundonte Komedinë Hyjnore. Dhe Zoti i dha
plot 13 vjet. Pra ai të ndihmon kur ke për të bërë diçka që ia vlen”.

Prof. Alfred Uçi mbetet për mua njëri nga ata studiues që ka bërë
gjëra për të cilat ia kanë vlejtur. Ai është marrë me shkencë të vërtetë, jo
me pseudoshkencë apo servoshkencë. Edhe kur mendon për vitet e jetës
së tij, e natyrshme kjo për të gjithë vdekatarët (fjalë e përdorur prej tij,
rreshti i katërt i librit), mendon për të nxjerrë nga duart e mendja e tij
vlera shoqërore, studime si Filozofia e Kavaliotit, një studim i shkëlqyer.
Më mbetet ta uroj profesorin tonë të mirë: jetë të gjatë e krijimtari
të mbarë!
174 Analiza sociologjike
Lekë Sokoli 175

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Sokoli, Lekë
Analiza sociologjike / Lekë Sokoli ; red. Sejdin Cekani. -
Tiranë : Rinia, 2006.
176 f. ; 14.5 x 20.5 cm. - (Inst. i Sociologjisë)
ISBN 99927-819-9-8

316.356.2(496.5)
316.346.2 -055.2(496.5)
176 Analiza sociologjike
Lekë Sokoli 177

Anda mungkin juga menyukai