Anda di halaman 1dari 13

LAKIMI I EMRAVE

a) Lakimi i Parë: Trajta e pashquar


numri njëjës numri shumës
Emërore një laps ca lapsa
Gjinore I(e) një lapsi i(e) ca lapsave
Dhanore një lapsi ca lapsave
Kallëzore një laps ca lapsa
Rrjedhore prej një lapsi prej ca lapsash

Trajta e shquar
numrin njëjës numrin shumës
Emërore lapsi lapsat
Gjinore i(e)lapsit i(e)lapsave
Dhanore lapsit lapsave
Kallëzore lapsin lapsat
Rrjedhore prej laspit prej lapsave

b) Lakim i Dytë : Trajta e pashquar


numrin njëjës numrin shumës
Emërore një shok ca shokë
Gjinore i(e) një shoku i(e)ca shokëve
Dhanore një shoku ca shokëve
Kallëzore një shok ca shokë
Rrjedhore prej një shoku prej ca shokësh

Trajta e shquara
numri njëjës numri shumës
Emërore shoku shokët
Gjinore i(e)shokut i(e)shokëve
Dhanore shokut shokëve
Kallëzore shokun shokët
Rrjedhore prej shokut prej shokëve

c) Lakimi i Tretë Trajta e pashquar (Femerore)

numri njëjës numri njëjës


Emërore një nxënëse ca nxënëse
Gjinore i(e)një nxënëseje i(e)ca nxënëseve
Dhanore një nxënëseje ca nxënëseve
Kallëzore një nxënëse ca nxënëse
Rrjedhore prej një nxënëseje prej ca nxënësesh

Trajta e shquar
numri njëjës numri shumës
Emërore nxënësja nxënëset
Gjinore i(e) nxënëses i(e)nxënëseve
Dhanore nxënëses nxënëseve
Kallëzore nxënësen nxënëset
Rrjedhore prej nxënëeses prej nxënëseve

Ndryshimi i emrit nëpër rasa në numrin njëjës dhe shumës në trajten e shquar dhe
të pashquar quhet lakim
Emrat e gjinisë femërore dhe mashkullore në trajtën e pashquar dhe në trajtën e
shquar nëpër rasa marin mbaresa të ndryshme.

Në bazë të mbaresave që marrin në rasen emerore në numrin njëjës , në trajtrën e


shquar emrat ndahen në tri lakime që janë :

Lakimi i parë: përfshin emrat e gjinisë mashkullore që marrin mbaresën i.p.sh.


lapsi, mësuesi, shkumsi etj.
Lakimi i dytë: perfshin emrat e gjinisë mashkullore që marrin mbaresën u p.sh.
ujku, bariu, peshku, zogu etj.
LakimiiI tretë: perfshin emrat e gjinisë femërore që marrin mbaresën a, ja. p.sh.
shtëpia, lulja, klasa etj.

Emri lakohet në numrin njëjës dhe shumës në trajtën e pashquar dhe ne trajtën e
shquar.

Gjuha shqipe përdor:


gjuha e folur: tinguj ose fonema (nga
greq: phone = zë)
Fonema zanore (7)
Fonema bashkëtingëllore (29)
Gjuha e shkruar: shkronja (36)
Fonemat lidhen në rrokje, pastaj në
fjalë: lu-le; li-ri; bu-ku-ri
(përcaktuese: zanorja)
Kuptimet gramatikore / format
gramatikore
Kuptimi leksikor
Kuptimi gramatikor:
Gjinia mashkullre, femërore
Rasa: emërore, gjinore, dhanore, kallëzore,
rrjedhore
Veta: I,II, II
Numri: njëjës, shumës
Mënyra: dëftore, lidhore, kushtore,
urdhërore, dëshirore
Koha: e tashme, e pakryer, e kryer e
thjeshtë, më se e kryer, e ardhme, e ardhme
e përparme, e ardhme e tejshkuar;
Diateza: veprore, pësore
shquarsia/pashquarsia..
Shembull: Shiu i mëngjesit i dha një shkëlqim
gjithë rrugës.
shiu - gjina mashkullore, nr njejës, rasa
emërore, trajta e shquar
Shembull: “Dha” -veta e tretë, nr njëjës,
mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë,
diateza veprore
Cdo folje ka psh kuptim gramatikor të rasës
Cdo emër ka kuptim gramatikor të kohës
Sintetike
Me anë të mbaresave: lis-i; fush-a; hap-a
Me anë të ndërrimeve fonetike:
Metafonia a/e: dash/desh; dal/del; jap/jep
Qiellëzorëzimi (palatalizimi) k/q; g/gj; ll/j;
r/j: bujk-bujq; zog/zogj; buall/buaj; bir/bij.
Ndërrimi s-t: shes/shet
Mbaresa dhe ndërrime fonetike:
marr/mora;dal/dola; bredh/brodha.
Asnjë tregues gramatikor (me mbaresë zero):
hap, di, mbyll, rri, ha
forma supletive: unë-mua; bie-rashë; shoh-
pashë.
Analitike (dy a më shumë fjalë, njëra me
kuptim leksikor)
Me folje ndihmëse: kam; jam
Me nyja të përparme: libri i nxënësit; jam
përpjekur
Me pjesëza trajtëformuese: të punoj; të
punoja; do të punoja
Me nyja të përparme: libri i nxënësit; i tij; i
saj
Emri: qytet, det, fakulteti, bukuria…
Mbiemri: e gurtë, tregues, i jashtëm..
Numërori: një, dy…, dy të tretat..
Përemri: unë, ti,.., i tij, i këtillë, cili, kë ,
kush..
Folja: punoj, laj, dal
Ndajfolja: besnikërisht, qartë, shumë,
herët..
Parafjala: për mua; nga ne; rrëzë bjeshkës;
poshtë murit…
Lidhëza: e, edhe, as por, as edhe, ngado,
deri ku…
Pjesëza (nuanca emocionale): pikërisht,
pale, sec, desh, sapo…
Pasthirrma: mirë se erdhët, korba,
faleminderit, o zot…
Vecori të përbashkëta leksikore dhe
gramatikore

Faton Data: E enjete, 17-02-2011, 22:05 | Postimi # 2


Administrator Pjesët e ligjëratës (ndarja):
Postimet: 135 Kriteri leksikor (kuptimor):
Paralajmërimet: ± Fjalë kuptimplota (kuptim leksikor të plotë):
Offline Fjalët emërtuese: emrat, mbiermat, foljet, ndajfoljet
fjalët numruese: numërorët
fjalët treguese: përemrat
Fjalë jokuptimplota (kuptim leksikor të kushtëzuar):
Parafjalët
Lidhëzat
pjesëzat
Fjalë thirrmore
pasthirrmat
Kriteri morfologjik:
Pjesë të ndryshueshme të ligjëratës
Me lakim: emri, përemri, mbiemri, pjesërisht numërori)
Me zgjedhim: folja
pjesë të pandryshueshme të ligjëratës
(fjalë që as lakohen, as zgjedhohen): ndajfolja, parafjala, lidhëza,
pjesëza, pasthirrma)
Kriteri sintaksor:
Të mëvetësishme (emri, folja, mbiemri, përemri, numërorët,
ndajfolja)
Fjalë të pamëvetësishme (parafjala, lidhëza, pjesëza)
Nyjat: nuk janë pjesë më vete e ligjëratës, por ka disa kuptime
gramatikore me fjalë të tjera: i, e, të, së.
Struktura morfologjike e fjalës
Fjala dhe morfema
Llojet e morfemave
Temat e fjalës
Analiza morfemore / fjalëformuese
Fjalët e parme / të pasme

Faton Data: E enjete, 17-02-2011, 22:10 | Postimi # 3


Administrator Fjala dhe morfema
Postimet: 135 Fjala:
Paralajmërimet: ± Njësia themelore e gjuhës me kuptim leksikor të mëvetësishëm
Offline Morfema:
Shembuj: Punë-tor; fush-a-t; mal-e-ve
Njësia më e vogël kuptimore (Fonema është njësia më e vogël, por
nuk ka kuptim të plotë leksikor)
Nuk mund të zbërthehet në njësi më të vogla kuptimore
Përbëhet nga disa fonema
Disa ndajfolje, lidhëza, pjesëza (si dhe disa emra dhe folje: mal, mik,
punë, shes, kap) përbëhen vetëm nga një morfemë
Alomorfe: morfemat që paraqiten në trajtë të ndryshme fonetike
(djeg; digj-ja; dogja)
Morfemat variante:
prapashtesat as/az: barkas/barkazi; bashkas/bashkazi
Prapashtesat: ishte/-ishtë: lajthishte/lajthishtë; ullishte/ullishtë
Llojet e morfemave (sipas kuptimit)
Morefema rrënjore:
Rrënja bart kuptimin leksikor themelor
Ajo përbën “temën e parme” (e cila mbetet pasi të hiqen të gjitha
morfemat ndajtshtesore): punë: punëtor, punoj, punim, i papunë,
punësoj.
Morfema të lira: Nëse kuptimi është i qartë (besë)
Morfema të lidhura: nëse kuptimi gjendet brenda fjalës: “bath” për
zbath; mbath
Morfema ndajtshtesore:
Shërbejnë për të formuar fjalë të reja ose forma fjale;
Parashtesat: qëndrojnë para rrënjës: për-hap; zh-vendos
Prapashtesat: prapa rrënjës: hekur-t; rjedh-im; drejt-or; bes-nik-ëri
Mbaresat
Mbaresat: pas fjalës; shprehin kuptime të ndryshme gramatikore:
Mbaresat rasore (emrat): mal-i; mal-in; mal-et
Mbaresat vetore (foljet): pun-oj; pun-ova.
Mbaresa zero: plep-a;
Prapashtesat vijnë pas mbaresave: mal-e-ve; mal-e-sh; rro-fsh-a.
Nyjat:
Qendrojnë në ballë të disa fjalëve; shkruhen ndaras nga fjala
Morfemat trajtëformuese: formojnë gjinoren e emrit: i-e-të-së djalit;
Mofremat fjalëformuese: kur formon fjalë jo të parme:
Me pjesoren = mbiemër: i hapur, i mësuar; i zënë
Me pjesore dhe prapashtesë: i hekur-t; i zjarr-të; i mes-ëm.

Faton Data: E enjete, 17-02-2011, 22:20 | Postimi # 4


Administrator Tema e fjalës
Pjesë e fjalës që mbetet pasi të hiqen mbaresat dhe prapashtesat:
Postimet: 135
Paralajmërimet: ± det-i; shok-un; trim-i
Offline Tema e parme: e pazbërthyeshme morfoligjikisht dhe e
pamotivueshme semantikisht: lis; pëllumb; qiell; lart, i zi.
Tema jo e parme: e zbërthyeshme morfoligjikisht dhe e
motivueshme semantikisht: qytetar; lumuri; atdhe.
Tema fjalëformuese: tema prej së cilës është formuar një temë jo
e parme:
Besë- nik; besnik-ëri; besnikëri-sht
I lirë; lir-oj, clir-oj; clir-im, cliri-m-tar
Tema morfologjike: pjesa e mbetur duke I hequr vetëm
mbaresën:
Lisa-ve; lisa-t
Tipat e fjalëformimit
Mënyra e formimit të fjalëve në gjuhën shqipe
Prejardhja
Prejardhja parashtesore
Prejardhja prapashtesore
Prejardhja parashtreso-prapashtresore
Prejardhja pa ndajshtesë
Nyjëzimi
Përbërja (Kompozimi)
Kompozitat këpujore
Kompozitat përcaktore
Përngjitja
Konversioni
Mënyrat e përziera
Mënyra e fjalëformimit
Prejardhja
Parashtesore
Formimi i fjalëve me bashkimin e ndajshtesave fjalëformuese me
tema fjalëformuese
Janë më të pakta (gjuha shqipe ka më pak parashtesa se
prapashtesa, 62)
Nuk ndërron kategoria leksiko-gramtaikore – pas formimit fjala
mbetet e së njëjtës pjesë të ligjëratës
Tema e fjalës: besim,m dije, shtresë, vlerës
Fjalëformimi (e njëjta pjesë ligjëratë): mosbesim, padije, mbistresë,
jovlerë…
Fjalëformimi (raste ndryshimi të pjesës së ligj): buzë-përbuz, dorë-
përdor, krah-përkrah…
Parashtesa nga parafjalë: mos-besim, mbi-sundoj; më-mëkëmb…
Prapashtesore
Formim i fjalëve me bashkimin e prapashtesave me temën
fjalëformuese
prapashtesat janë të shumta (rreth 170)
Zakonisht ndërron kategoria leksiko-gramtikore: cel-celës-celje;
punoj-punim
Ka raste kur nuk ndërron kateg: lis-lisnajë; traktor-traktorist; qafë-
qafore

Faton Data: E enjete, 17-02-2011, 22:23 | Postimi # 5


Administrator Mënyra e fjalëformimit
Postimet: 135 Prapashtesa homonimike: përputhen në shqiptim dhe shkrim, por
Paralajmërimet: ± kanë kuptime të ndryshme: elbasan-as; bark-as
Offline Prapashtesa polisemantike: emra: shitës, ndihmës; mbiemra:
djegës, tërheqës
Prapashtesa sinonimike: blegtori, zejtari;
Prapashtesat variante: prap. ndajfoljore as/azi: barkas-azi;
rishtas/azi.
Nga pikëpamja fonetike:
Prapashtesa të mbuluara: kur nisin me bashkëtingëllore:
Të zbuluara: kur nisin me zanore
Prapashtesim parësor: prapashtesa i shtohet një teme të përaprme:
dimër-oj; pyll-ëzo-j
Prapashtesim dytësor: prapashtesa I shtohet një teme të prejardhur:
pyllëz-im; kërcim-tar
Parashteso-prapashtesore
Për-gjithë-soj; sh-flet-oj; për-fund-oj;
Pa ndajshtesë
Fjalë të prejardhura: emrat: hap-i, mund-i, shkul-I (nga foljet: hap,
mund, shkul)
Nyjëzimi
Me nyjën e përparme
(mbiemër të nyjshëm nga pjesorja): i ardhur, i fjetur, i qeshur, i
vendosur
Emra prejfoljorë asnjanës e femërorë: të ecur-it; të mënduar-it;
[size=10]Përbërja (kompozimi )
Fjalë të reja që kanë dy a më shumë tema motivuese
(fjalëformuese): tema kryesore dhe tema mbështetëse
Formohen: emra, mbiemra, nr i kufizuar foljesh dhe ndajfoljesh
Kompozitat këpujore (raport sintaksor bashkërenditjeje): deledash,
shitblerje; marrëdhënie; hyrje-dalje; tekniko-shkencor
Kompozitat përcaktore (raport sintaksor nënrenditjeje):
kryeqytet; këpucëbërës (gjymtyra e parë e përcakton të dytën),
bregdet; pikëpamje; fatbardhë (e dyta e përcakton të parën).
“Kompozita pa takim” (me një gjymtyrë të përbashkët): (shkolla)
tetë-dhe-dymbëdhjetëvjecare
Shkurtesat:
Tipi rrokjesor: Migjeni
Tipi nistor: OKB, BE
Përngjitja
Fjalë të reja nga leksikalizimi i sintagmave (togfjalëshve)
Farefis (farë e fis); gjëegjëzë (gjë e gjëzë); trembëdhjetë (tre-mbë-
dhjetë).
Kryesiht fjalë të pandryshueshme të ligjëratës:
ndajfolje: gjithnjë, anembanë, sivjet, paradite..;
lidhëza: nëse, sesa, megjithatë,
pjesëza: kushedi, pikësëpari, pothuajse
Pasthirrma: mirupafshim, faleminderit, tungjatjeta
Disa përemra të pacaktuar: kushdo, cilido, sekush
Konversioni
Formimi i një fjalë si pasojë e kalimit në një pjesë tjetër të ligjëratës
Pjesë të pandryshueshme të ligjëratës
Parafjalë prej ndajfoljesh: afër, drejt, gjatë, jashtë, larg
Pjesë të ndryshueshme të ligjëratës
Emra prej mbiermash: e bukura, të ftohtët, e verdha..
Mbiemra prej emrash: plak (burrë), kukull (qeveri) fshatar (popull)…

Mënyrat e përziera
Përngjitje + prapashtesim: njëherazi, papritmas, përgjumësh
Kompozim+prapashtesim: pjesëmarrës, kryengritës, marrëveshje
Nyjëzim+prapashtesim: I hekurt, i zakonshëm, i drejtë…

Faton Data: E Premte, 18-02-2011, 19:13 | Postimi # 6


Administrator Emri
Postimet: 135 Emërton frymorë, sende, veprime ose gjendje (drejtim, ecje) dhe
Paralajmërimet: ± nocione abstrakte (e mira, e vërteta)
Offline
Kategoritë gramatikore të emrit: numri, gjinia, rasa dhe shquarsia /
pashquaresia
Nga pikëpamja sintaksore:
Kryefjalë: Agimi kishte ardhur më herët
Kundrinor: Unë e kam ndihmuar luftën.
Kallëzues emëror: Janë ngjarje të hershme.
Rrethanor: nga fusha kishin filluar me kohë të vinin fshatarët.
Llojet e emrave
Emra të përgjithshëm:
Emërtojnë klasë klasë të tërë qeniesh të gjallla ose sendesh: ujk,
nxënës, det, fletore..
Secilën prej këtyre qenieve / sendeve: ky ujk, kjo shkollë
Përdoren në të dy numrat (njëjës dhe shumës)
Emra përmbledhës: sende të një fare, në nr. njëjës: djalëria,
graria
Emra të lëndës (të përafërt me nr. përmbledhës): djathë, gjizë,
mjaltë, qumësht…
Emra të përvecëm:
Veta, frymorë dhe sende që bëjnë pjesë në një klasë, pa pasur tregues të klasës
Njerëz, kafshë, era gjeografikë, institucione, tituj veprash, trupa qiellorë.
Përdoren zakonisht në njëjës
Emra konkretë (të numërueshëm):
Frymorë, sende ose dukuri që vecohen nga klasa: një njeri-dy njerëz; një qytet-disa
qytete
Emra abstraktë (të panumërueshëm):
Vecori, gjendje abstrakte: lëvizje, veprim, dyshim, frikë, trimëri, kujtesë…
Përdoren kryesisht ose vetëm në njëjës
Mund të përdoren edhe në shumës: fatkeqësi_- tri fatkeqësi; kalime – pesë kalime..

Kategoria gramatikore e gjinisë


Kategoria gramatikore e gjinisë
Kundërvënia mashkull-femër-asnjanës
E kanë të gjithë emrat në gjuhën shqipe pa përjashtim
Gjinia dallohet në njëjës, sepse në shumës gjina njësohet (gjinia
dallohet vetëm sintaksisht)
Mbaresat emrat e gj. mashkullore: i dhe u; femëore: a dhe e.
Dallimi i gjinisë: me fjalë supletive: vëlla-motër, burrë-grua; djalë –
vajzë…
Me prapashtesa: gjysh-gjyshe; plak-plakë; ari-arushë; ujk-ujkonjë…
Emrat e dygjinishm (ambigjinia): Në shumës disa emra mashkullorë
kthehen në fëmëror: mal-i / male; pyll / pyje;
Emrat asnjanës:
(emrat e nyjshëm prejfoljorë): të folurit; të ecurit; të ftohtët..
(emrat e lëndëve: brumë; djathë; dhallë; gjalpë..

Faton Data: E henë, 21-02-2011, 20:25 | Postimi # 7


Administrator Kategoria gramatikore e numrit
Postimet: 135 Në numrin njëjës emri tregon një frymor ose send
Paralajmërimet: ± Në shumës ai tregon një shumicë të pacaktuar
Offline Emrat që kanë vetëm njëjës (singularum tantum) emërtojnë sende
të panumërueshme: uthull, sheqer, mendjemadhësi, errësirë…
Emrat që kanë vetëm shumës (pluralia tantum), sende nga disa
pjesë: pantollonat, syzet, darët..
Ndërtimi i shumësit:
Nuk ndryshon tema: sy-sy; lule-lule; blerës, vendës, nxënës,
udhërrëfyes, kalorës..
Me prapashtesa: gabime, qëllime, qytete.., arka, bisha, gogla,
kumbulla.., detarë, formularë.., hunj, kallinj,.., lumenj, kunetër,
skllevër.., erëra, gjakra…,
Ndërrim tingujsh: breg-brigje;, hark-harqe
Qiellëzorëzim: plak-pleq; brisk-brisq; burg-burgje…
Bashkëtingëllore –r dhe –ll në –j: avuj; brumbuj; portokaj
Kategoria gramatikore e rasës
Rasa: përdorimi i emrit në rolin e gjymtyrëve të ndryshimeve të
fjalisë
Lakimi: tërësia e ndryshimeve që pëson emri
Emërorja: emri shërben si kryefjalë zakonisht
Gjinorja: tregon përkatësi
(nyja e gjinores mund të largëzohet: drejtori i kësaj shkolle;
mund të mos përsëritet tek emri i dytë: prodhimi i mishit, gjalpës…
Dhanorja
Kallëzorja
Rrjedhorja (ndryshimi):
Shumësi i pashquar: malesh;
Shumësi i shquar: maleve
Tipat e lakimit
Tipat e lakimit
Lakimi I: të gjithë emrat mashkullorë (me përjashtim të atyre që
përfundojnë me –k, -g dhe –h) – ose me “i” në të shquarën)
Lakimi II: emrat e gjinisë mashkullorë që mbarojnë me –k, -g dhe –
h, ose me “u” (në të shquarën)
Lakimi III: emra të gjinisë femërore me mbaresën “a”
Lakimi IV: emrat përmbledhës:
shq: Të ftohtët; i/e të ftohtit; të ftohtit; të ftohtët; të ftohtit.
pashquar: të ftohtë; i/e të ftohti; të ftohti; të ftohtë; të ftohti.
Kategoria gramatikore e shquarsisë / pashquarsisë

Faton Data: E henë, 21-02-2011, 20:29 | Postimi # 8


Administrator Formimi i emrave
Postimet: 135 Formimi i emrave
Paralajmërimet: ± kryesisht me prapashtesë (nga mbiermat, foljet, ndajfoljet): Nxënës,
Offline shitës.., hetues, krijues.., gazetar.., murator, këmbësor..; futbollist;
emigrant.., matës, ndezës, punëtor, fletore…, mbulesë, ndërtesë…,
lulishte…, barnatore…, luginë, kodrinë…, njouri, pasuri..,
ndershmëri…, besim, dorëzim.., përkrahje, zierje.., harresë,
martesë.., administratë.., britmë, klithmë.., fodullëk, majtizëm..,
estetikë.
Formim parashtesor: “mos”: mosbesim, (parashtesa ndajfoljore):
paraardhës, parandjenjë; sopërfaqe… (prejardhje parafjalore):
mbishkrim, ndajshtim, nëntokë
Formimi parashteso-prapashtesor: përjetoj, përkrenare
Pa ndajshtim: kullotë, pritë, rrjedhë, presë (nga pres)..
Me konversion (nga mbiemrat): besnik, gënjeshtarm, I shurdhër..
Formimi me nyjëzim: (emra prejfoljorë ansjanës): të mendurait, të
ecurit, të ftohtit
Kompozitat: hyrje-dalje, breg-det; krye-qytet…
Mbiemri
Emërton një tipar (cilësi, veti, marrëdhënie) të sendit
Përshtatet në gjini, numër e, në një pjesë, edhe në rasë me
emrin
Mbiemri ka kategoritë gramtikore të gjinisë, numrit e për një
pjesë edhe të rasës, të varura nga kategoritë e emrit.
Mbiemrat ndodhen në lidhje të ngushtë gramatikore me emrin
(tek emrat kategoritë gramatikore janë të mëvetësishme, te
mbiemri janë të varura nga ato të emrit)
Gjatë përdorimit disa mbiemra ndryshojnë në nr, e një pjesë
edhe në rasë: fitore e madhe / fitore të mëdha
Mbiermi ndryshon formën sipas gjinisë: këngë e re / shpirt i
ri
Mbiemrat e kanë edhe kategorinë e shkallës: i madh, më i
madh, tepër i madh.
Përdoret si përcaktor me përshtatje: komitëve shqiptarë;
gjymtyrë emërore e kallëzuesit: ishte i shpejtë;
përckator kallëzuesor i kryefjalës: nuk e shoh të arsyeshme ta
them.
Klasifikimi i mbiemrave
Sipas kuptimit leksikor:
Mbiemra cilësorë:
Emërtojnë veti a cilësi që rroken drektpërdrejt me shqisa
e kuqe; e gjatë; i ngushtë, i fortë i mprehtë; i turpshëm…
Mbiemra marrëdhëniorë:
Emërtojnë tiparin e sendit (në raport me tipare të tjera ose me tipare
të sendeve tjera
Shall i leshtë; rreze dielli; shtyllë e mermertë; derë e hekurt; gisht
tregues…
Numri i mbiemrave cilësorë është më i vogël
Mbiemrat marrëdhëniorë kalojnë lehtë në mbiemra cilësorë
Sipas vecorive morfologjike:
Mbiemra të nyjshëm
I bardhë, i fisëm, i mesëm, i ftohtë…
Mbiemra të panyjshëm
Me konverzion nga emrat:
Dibran, fierak, arsimor, goditës, shkelës…

Faton Data: E henë, 21-02-2011, 20:32 | Postimi # 9


Administrator Gjinia, numri i mbiemrit
Postimet: 135 Gjinia e mbiemrit
Paralajmërimet: ± Mbiemri përshtatet me emrin dhe e ndryshon gjininë
Offline Mbiemrat i kanë vetëm dy gjini: atë mashkullore dhe femërore
Gjinia asnjanëse është në rrugë të zhdukjes së plotë
Formimi i gjinisë femërore
Të nyjshëm: I gurtë/e gurtë; I ëmbël/e ëmbël; I afërm/e afërme
Të panyjshëm: relativ-relative; fizik-fizike
Përshtatja me emrin e fundit: sy e vetulla të zeza
Numri i mbiemrit
I mirë-të mirë; i huaj-të huaj,
I zi-të zinj; i ri-të rinj; i lig-të ligj
Shumësi i mbiemrave të panyjshëm: absurd-ë; naiv-ë; (I
pandryshuar): krijues, studiues; fukara-enj…
Rasa e mbiemrit
Mbiemri zakonisht vendoset pas emrit që e përcakton: djal i mirë;
Ndonjëherë përdoret pandërmjetshëm para emrit: fati i të mjerit
Filip
Përdoret edhe i shkëputur nga emri: Me siguri nismëtare kanë qenë
vazjat.
Mbiemrat e panyjshëm, si pjesë e kallëzuesit emëror a përcaktorit
kallësuesor nuk pësojnë ndryshime rase. mbiemrat e nyjshëm e
ndryshojnë nyjën e përparme
Nëse vendose para emrit ata lakohen. E mira vajzë …
Mbiemrat lakohen vetëm në bashkëvajtje me emrat: fq 168.
Nyja e mbiemrit, për gj mashkullore del “I” dhe “të”;
Librin e ri; një libër të ri
për gjininë fem: “së” dhe “të”:
shkollës së meme – një shkollë të mesme
Shkallët e mbiemrit
E kanë disa nga mbiemrat cilësorë:
I mirë; më i mirë; shumë i mirë…
Nuk e kanë disa mbiemra cilësorë:
I calë, i cmendur, i vdekur, si dhe mbiemrat marrëdhniorë
Shkalla pohore: emërton tiparin e sendit, jashtë cdo krahasimi:
I mirë, i lartë; e re…
Shkalla krahasore: cilësia e dhënë krahasohet me vetveten ose me
një cilësi tjetër: Gjini është më i gjatë se ti. Ajo është më e zgjuar
dhe më e gjatë se ti.
Shkalla krahasore e barazisë: aq e drejtë sa edhe e mërzitur
Shkalla krahasore e sipërisë relative: më i verdhë se ne të dy; me
ndajfolje: pak më e madhe se ti.
Shkalla krahasore e sipërisë absolute: rrugët më të vështira të jetës;
më i gjati
Shkalla krahasore e ultësisë: është më pak i zgjuar nga ti. Ai është
më i vështiri
Shkalla sipërore:
Cilësia e dhënë është në shkallë shumë të lartë dhe jept jashtë cdo
krahasimi
Muri ishte tepër i lartë; barkun e kishte mjaft të madh.

Faton Data: E henë, 21-02-2011, 20:35 | Postimi # 10


Administrator [u]Emërzimi / formimi i mbiemrit[/u]
Postimet: 135 Emërzimi i mbiemrave
Paralajmërimet: ± Emërzimi i mbiemrit nënkupton kalimin e tij në klasën e emrave pa
Offline ndryshim, pa ndajshtesa
Merr tipare leksiko-gramatikore të merit:
I verdhi; e mira dhe e liga; e bukura…
Formimi i mbiemrave
Me prejardhje,
Konversion
Përbërje (kompozim)
Mbiemra të parmë: nuk u dallohet tema:
absolut, I gjallë, banal.
Mbiemra të prejardhur - u hetohet burimi:
me parashtesim: I pabotuar, i pakundërshtuar
Prapashtesim: (ës) ngjitës, përmbledhës; (ues): vlerësues,
konstatues
Prapashtesim e nyjëzim: I ndjeshëm, i djegshëm; I lëngshëm…
Nyjëzim: I besuar, i hapur, i vendosur….
Numërori
Tregon numra abstraktë ose sasi të caktuar sendesh a
qeniesh të një fare.
Nuk janë fjalë emërtuese
Numërorët rreshtorë trajtohen si mbiemra marrëdheniorë.
Numërorët themelorë
Elementet e sistemit të numërimit: një, dy, tre..
Përdorimi
Shoqërues të emrave: një dritare, dy këngë…
Të emërzuar në kontekst: një kundër treve!
Për të treguar datën: 16.11.1967
Në vlerën e mbiemrave: në dhomën 4.
Shprehin sasi të papërcaktuar: tridhjetë-katërdhjetë vetë!
Me pjesëza: gati tridhjetë strofa
Në formë emërore: dhjetëra, qindra…
Me shprehje ndajfoljore: më se njëqind vetë…

Faton Data: E shtunë, 26-02-2011, 21:56 | Postimi # 11


Administrator Numërori – vecoritë gramatikore
Postimet: 135
Paralajmërimet: ± Zakonisht nuk përshtaten me emrin
Offline Veçoritë strukturore e morfologjike:
Fjalë të parme: numrat 0-10
Fjalë të përngjitura: 11-19
Fjalë të përbëra: 30, 50, 60.., 100, 200..
Shprehje: 21-29, 31-39…1001-1999
20, 40 (numërorët një e dy dhe numërori I lashtë zet (I cili s’ekziston
më).
Kategoritë gramatikore:
Në bashkëvajtje me emrat numërorët nuk kanë kategori gramatikore
Nuk kanë kategori gramatikore të gjinisë: një ministër, një grua…
I vetmi numëror që ka gjini është numri tre: Tre ministra; tri gra
Nuk kanë kategori gramatikore të numrit
Numërorët: milion, bilion kanë shumësin: milionë, bilionë…
Numërorët nuk kanë as rasë (e shoqërojnë emrin pa ndryshuar): një a dy vjet më
parë; poezi dy strofash
Numërorët nga dy e lart, me nyjën “të”, kanë kuptim përmbledhës: të pesë djemtë; të
katër vajzat… (numërori tre e ruan gjininë: të tre burrat, të tri gratë)

Numërori - lakimi
Numërorët nga dy e lart, lakohen si emrat në shumës:
Dy - të dy - të dyja
I/e dyve - i/e të dyve - i/e të dyjave
Dyve - të dyve - të dyjave
Dy - të dy - të dyja
Dyve - të dyve - të dyjave
Duhen dëgjuar të dyja kambanat, e shkeli me të dyja këmbët..
Numërorët ndonjëherë “emërzohen: “pesa është notë e mirë”

Thyesat
Shënjojnë numra jo si njësi të plota, por si pjesë të një a disa
njësive
Me disa veçori afrohen me emrat (kanë gjini e rasë)
Janë të gjitha shprehje: nga një numër i plotë abstrakt dhe një
mbiemër prejnumëror i emërzuar
Thyesat e kanë kategorinë gramatikore të gjinisë dhe të rasës
Numërori një përdoret vetëm në njëjës, të gjithë të tjerët vetëm në
shumës (pjesërisht kat. gr. të numrit)
Lakimi:
me numërorin një – vetëm në njëjës
Me numërorët nga dy e lart, vetëm në shumës:
[size=10]Një e katërta - dy të katërtat
I/e një të katërtës - i/e dy të katërtave
Një të katërtës - dy të katërtave
Një të katërtën - dy të katërtat
Një të katërtës - dy të katërtave
Në vend të thyesave ½ dhe ¾ përdoren “gjysma” dhe “një çerek”: një gjysmë
shekulli; pas një çerek ore ai erdhi.[/size]

Faton Data: E shtunë, 26-02-2011, 22:00 | Postimi # 12


Administrator Përemrat
Tregojnë në mënyrë të përgjithshme, pa i emërtuar, frymorë, sende,
Postimet: 135
tipare ose sasi të pacaktuara
Paralajmërimet: ±
Offline Klasë korrelative me emrat, mbiemrat, ndonjëherë edhe me
numërorët (përemrat – emra, mbiemra ose numërorë)
Karakteristik është funksioni tregues e jo emërtues.
Kanë kuptim shumë të përgjithshëm, ai zbulohet e kushtëzohet nga
ligjërimi
Përmbajtja, të shumtën, është e kuptueshme vetëm në kuadrin e
fjalisë
Janë një kategori shumë heterogjene
Kanë kategorinë gram., të gjinisë, numri dhe rasës
Ndonjë kategori mungon te disa përemr
Nuk është ruajtur gjinia asnjanëse
Shumësi del me fjalë supletive: ne-ju;
Disa përdoren vetëm në njëjës: unë-ai; ose vetëm në shumës:
kushdo, cilido
Përemrat
Kategorinë e rasës nuk e kanë të gjithë përemrat:
përemrat përshtaten në gjini, numër e rasë më fjalët që i shoqërojnë
Si emrat, përdoren si: kryefjalë, kundrinë, kallëzues emëror,
përcaktor e rrethanor
Përdoren para dhe pas fjalës: cilëndo vaksinë, por: faqet e saj,
shtigje të atilla.
Sipas veçorive gramatikore:
Përemra – emra: Ai nuk ka vendosur ende. Askush nuk e dinte. Kush tha se
Përemra – mbiemra: nata më e bukur e jetës së tij.
Përemra – numërorë: nuk ishin të gjithë, por disa.

Klasifikimi i përemrave
Përemrat vetorë
Përemrat vetvetorë
Përemrat dëftorë
Përemrat pronorë
Përemrat pyetës
Përemrat lidhorë
Përemrat e pacaktuar

Faton Data: E shtunë, 26-02-2011, 22:02 | Postimi # 13


Administrator Përemri vetor
Postimet: 135 Tregon veta të ndryshme (tri veta)
Paralajmërimet: ± Veta I dhe II tregojnë frymorë, veta III tregon frymorë dhe sende
Offline Vetat I dhe II nuk zëvendësojnë emër, veta III përdoret për të mos e
përsëritur emrin;
Veta I dhe II njëjës dhe shumës – nuk e kanë kategorinë e gjinisë
Vetat I dhe II në shumës – janë fjalë supletive
Në vend të vetës së parë, në shumës përdoret stili shkencor: ne
mendojmë…
Në vend të vetës së dytë njëjës, për nderim përdoret shumësi: Ju
jeni…
Veta III e ka kategorinë e gjinisë dhe të numrit: ai-ajo; ata-ato
Lakimi: të tri vetat e kanë kategorinë e rasës
Në dhanore e kallëzore të tri vetat kanë edhe trajta të shkurtra.
Rasa gjinore për vetat I dhe II përdoret rrallë (vaji i ty të shkretit)
Në dhanore e kallëzore përdoren trajtat pa elementin –a: për ta; prej
tij, i saj…
Trajtat e shkurtra - formohen nga dhanorja e tri vetave, njëjës e
shumës dhe kallëzorja e vetës së tretë: (mua) më + (atë) e = ma;
të+e=ta…
Ato bashkohen edhe me pjesëzën të dhe u: t’I shkruash; t’u them...
trajtat e shkurtra përdoren para formave foljore: mos më vono, e
pac në qafë…
Në urdhërore përdoren para dhe pas formave foljore: më shkruaj,
por: merrmë, lërmë…
Nëse përdoren trajta e plotë dhe trajta e shkurtës, tr e plotë
vendoset e para: mua më thanë se…
Në rasën dhanore e kallëzore: trajtat e shk tregojnë kundrinën e
zhdrejtë, përkatësisht të drejtë: këtyre, tha ai, u duhen…; kjo ma
mbush zemrën.

Faton Data: E shtunë, 26-02-2011, 22:04 | Postimi # 14


Administrator Përemri vetvetor
Tregon vetën mbi të cilën kryhet një veprim dhe atë që e kryen këtë
Postimet: 135
Paralajmërimet: ± veprim: atëherë e përmblodha veten. I thash vetes. Isha I sigurt në
Offline vetvete.
Nuk ka forma të veçanta për ta dalluar gjininë (zakonisht shfaqet në
gjininë femërore, në trajtën e shquar: iu duk më I fortë se vetja.
Po ashtu, nuk ka formë për ta dalluar shumësin (singularia tantum):
ata e ndjejnë veten..; mund ta shpëtojmë veten.
Vetvetorët lakohen si emrat e gjinisë femërore:
vetja, vetvetja.
i vetes, i vetvetes
vetes, vetvetes..
veten, vetveten
vetes; vetvetes
Përemri vetë përdoret për ta përforcuar kryefjalën: unë vetë

Faton Data: E shtunë, 26-02-2011, 22:06 | Postimi # 15


Administrator Përemri dëftor
Postimet: 135 kTregon sende, frymorë ose tipare të këtyre sendeve ose frymorëve
Paralajmërimet: ± që ndodhen pranë ose larg folësit: ky, kjo, ai, ajo, këta, këto, i këtillë
Offline (i tillë), i atillë, i këtyre, i atyre…
Si shumica e përemrave edhe dëftorët përdoren si gjymtyrë më vete
ose si përcaktues të emrave
Përemrat dëftorë ky, kjo, këta këto lakohen:
Në togun përemëror (përemër + emër) lakohen të dy: ky djalë, I
këtij djali, këtij djali…
Shumësi i dëftorëve: i këtillë, i atillë… bëhet duke ndërruar nyjën e
përparme: të këtillë, të atillë
Gjinia: duke marrë edhe mbaresën –a: e këtillë-të këtilla; e atillë-të
atilla.
Peremri vetor / deftor
Ai, ajo, ata, ato
përemra vetorë:
Kur zëvendësojnë një emër (mospërsëritja)
Kur përdoren pa –a nistore: deshi të rinte me to.
Dëftorë:
Kur mund të zëvendësohen nga përemrat: ky, kjo, këta: Ç'janë ata?
Kur përcaktohen nga ndajfolja atje: ai atje.
Kur përcaktojnë një emër: ai Blendi.