Anda di halaman 1dari 6

VILLY KUIJPERSS

(NJË MIRËNJOHJE SE PAKU KOSOVË, PËR ZOTËRI VILLY KUIJPERSS)

Përpjekjet e mia për t’u takuar dhe për ta inkorporuar me një shkrim sado të vogêl në librin
Çeta e Brukselit (Mendime dhe opinione) ishte pothuajse e pamundur! Mendoj se “ne
shqiptarët më lehtë i zëmë (i bëjmë) miqtë por edhe më lehtë i lëshojmë apo i harrojmë ata”.
Një mbamendje, një mirënjohje se paku për mikun dhe humanistin e çështjes shqiptare i cili
njikohësisht ishte në kontakt të përhershëm me Enver Hadrin, si yll polar i luftës për të
Drejtat dhe Liritë e Shqiptarit në ish Jugosllavi.
Lidhur më këtë e shof të arsyeshme që të botoj një kërkesë, një analizë përmbajtësore të
pakontestueshme që e kishte bërë miku i kohës më të vështirë të sundimit fashist të ish
Jugosllavisë, zotëri-senatori Villy Kuijpers! Njeriu që pa ferrin me sy, njeriu që u privua nga
liria pesë herë dhe i cili nuk u zbraps për asnjë çast për t’i vërtetuar dhe përjetuar sygjerimet e
Enver Hadrit, i cili në një takim preras i kishte thënë: ”Enver, tash me Kushtetutën e 1974 i
keni ligjërisht çështjet e rregulluara.” Për këtë Ju lus që të bëni një vizitë ku do të bindeni
vetë. Në ndërkohë Enverin e vrau fallanga sërbe, por miku nuk harron! Ai bëri se ç’bëri

Herent, 16.05.1990.
Zotit Mark Eyskens
Minister i Punëve të Jashtme
2, rue des Quqtre Bras
1000 BRUXELLES

Familja e madhe 22 antaresh e senatorit Villy Kuijpers

Zoti Ministër,
Populli Iliro-Shqiptar është njëri ndër popujt më të vjetër të Europës, sikurse Baskët dhe
Keltët. Ju i njifni mirë qëllimet e profesorit sërb dr. Vaso Qubrilloviq për teorinë e zhdukjes
dhe shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova.
Merrni për shembull helmimin e mijëra nxënësve shqiptarë (8500).
Gjatë pushimeve të Pashkëve kam vizituar një pjesë të mirë të Krahinës shqiptare në
Jugosllavi. Kam mundur të kompletoj informatat lidhur me Kosovën. Kosova është një
krahinë autonome që mvaret nga Sërbia. Lideri Sllobodan Millosheviq ia ka zhdukur totalisht
autonominë dhe i ka dhënë një jetë të re hegjemonizmit sërb. Krahina e Kosovës ka një
sipërfaqe që mund të krahasohet me Flandrinë. Ka përafërsisht 2 milionë banorë. Shqiptarët
përfaqësojnë shumicën e madhe, që do të thotê 90% të popullit. Pushteti është në dorën e
sërbëve-pakicë, që përfaqëson më pak se 10% të popullit.
Lideri sërb S. Millosheviq e ka zhdukur autonominë e Kosovës më 23 mars të vitit të kaluar.
Krahina është nën mbikqyrjen e Beogradit.
Ja disa raste (shembuj) që kam përjetuar në Kosovë:
- Përfaqësuesit e popullit shqiptar janë viktimë e politikës së Sllobodan Millosheviqit. Nëse
një deputet mbron çështjen e shqiptarëve në Kosovë suspendohet dhe shkon në burg, si për
shembull Azem Vllasi.
- Aparati policor në Kosovë është zhdukur dhe zëvendësuar me policë sërbë. Këta policë nuk
e flasin gjuhën shqipe. Kanë për urdhër të sjellen ashpërsisht me shqiptarët. Gjatë vizitës sime
kam pasur rastin të legjitimohem 5 herë, e prej tyre 2 herë i arrestuar. Gjë e pa besuar. Aata
kanë të drejtë të arrestojnë popullin dhe bëjnë bastisje pa mandat, thejnë mobilje, e aqë më
tepër të vrasin pa një pa dy.
Aparati gjyqësor është serbizuar krejtësisht. Në të gjitha qendrat e mëdha dhe të mesme ka
avokatë dhe jurista të ardhur nga Beogradi - 400 km larg nga Kosova. Nuk e njohin gjuhën
dhe zakonet e popullit, për dertet e të cilëve kanë për detyrë të ankohen. Në anën tjetër dihet
që nga fillimi që sërbi ka gjithnji të drejtë!
Në arësim vepron sistemi i Apartheidit. Fëmijtë shaiptarë dhe sërbë nuk e vijojnë shkollmin
në të njejtën kohë, janë në klasë të ndryshme dhe mësimi vijohet në orë të caktuara. Në
mëngjez sëerbët e pas dite shqiptarët. Sistemi është i tillë që mundëson të krijohet një klasë
për një nxënës sërb ndërsa për shqiptarët ka klasa prej 40 nxënësish. Gjuha sërbe është
imponuar që nga klasa e parë e shkollës fillore për nxanësit shqiptarë.
Jeta e përditëshme e këtij populli është tepër e rëndë.
Flamuri shqiptar me shqiponjën dykrenare është i ndaluar. Emrat e rrugëve që mbajnë emrin
e një heroi shqiptar – zëvendësohen me emra sërbë.
Shkollat që mbajnë emrin e një shkrimtari shqiptar apo një figure historike shqiptare – marrin
emra sërbë.
Muajt e fundit u janë konfiskuar 47.000 pasaporta shqiptarëve të Kosovës, që do të thotë se
ata nuk kanë më mundësi të udhëtojnë as te qarkullojnë jashtë vendit. Afërsisht 700 familje
shqiptare jetojne në vendin e vet në Kosovë si refugjatë politik, rrezikojnë të dëbohen jashtë
Jugosllavisë.

Senatori Vili Kjuperss nw mesin e shqiptarwve,Villy duke verejt mw andje flamurin shqiptar-Herent,2011
Për shembull policët shqiptarë në Pejë, qytet në veriperëndim të Kosovës, janë të detyruar të
flasin gjuhën sërbe në mes vedi. Gjuha shqipe iu është e ndaluar.
Shqiptarëve iu është ndaluar blerja e tokave nga sërbët, nga ata sërbë që dëshirojnë të kthehen
në Sërbi, sepse nuk shohin më perspektivë në Kosovë. Në rast se një sërb megjithatë ia ka
shitur tokën një shqiptarit mund të kthehet një vjet më vonë e ta blejë tokën e vet me çmimin
që e ka shitur, e këtë në një vend ku inflacioni ështê 2000% në vjet.
Shumica e vendeve të punës është e rezervuar për sërbët. Nëse një sërb largohet nga puna
punëdhënësi duhet të spjegohet dhe, në shumicën e rasteve, duhet të merr një sërb tjetër në
atë vend pune.
Sipas shifrave të raporteve të organizatave të të drejtave të njeriut, zyrtarisht të njohura por të
rrespektuara, siç janë:
- Amnesty Internacional - Londër,
- Federation Internacionale des Droits de L. Home (Nacions
Unies Pariz,
- Con seil four la Defense des Droitess de l’home – Prishtinë,
- Helsinki Internacional Federation por Human Rights – Bratisllava,
- Comite Kosove Bern, Geneve, Bruxelles,
- Raportt: Droites des Minorites au sud-s de l’Europe – 1
ER avrill 1990 - Copenhague,
si duket prej 01 janarit 1981 gjer më 30 shtator 1988 një e
treta e popullsisë shqiptare në Jugosllavi ka kaluar nëpër
duart e organeve gjyqsore.
Për Kosovën (Krahinë Autonome e Shqiptarëve në Republikën
e Sërbis), kjo do të thotë: 584.373 dosije. Përafërsisht 90% të
të burgosurve politikë në Jugosllavi janë shqiptarë.
Gjatë periudhës ‘81-‘88 më tepër se 7.000 ushtarë shqiptarë janë dënuar me denime të
Adem Demaçi, shkrimtar eminent shqiptar, i lindur më 1936, ka qenë i internuar tre herë dhe
ka kaluar 29 vjet burg pa bërë asnjë delikt.
Ne fund të prillit 1990 e kreu dënimin – vuajtjen e dënimit.
Enver Hadri i vrarë me 25.02.1990, nga agjentët e sigurimit sërb, është përkohësisht viktima
e fundit prej 83 kundërshtarëve politikë shqiptarë e kroatë të vrarë në mërgim që nga viti
1945. Shkelja e të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare ndaj popullit shqiptar në
Kosovë mund të përmblidhet në pesë pika dhe të ilustrohet ne disa shembuj:
1. Puna është një e drejtë sipas artikullit 23 të Deklaratës Botërore të të Drejtave të Njeriut.
Mirëpo në Kosovë vetëm një shqiptar në 13 është i punësuar. Përafërsisht 60 mijë familje
jetojnë pa asnjë të ardhur financiare.
2.E drejta në shkollim është e drejtë e pranuar sipas artikullit 26.
*Në Maqedoni mësimi i mesëm në gjuhën shqipe është i ndaluar, përpos tre klasëve në
Tetovë dhe një klase në Shkup.
*Në Beograd (+-70.000 shqiptarë) nuk kanë asnjë klasë në gjuhën shqipe.
*Në Kosovë, për vitin shkollor 89/90, 7000 nxënës shqiptarë që e kanë kryer shkollën fillore
nuk kanë mundë të regjistrohen në shkollim të mesëm.
*Akademia e gjuhëve dhe e arteve në gjuhën shqipe është mbyllur.
*Numri i studentëve shqiptarë në Univerzitetin e Prishtinës është zbritur 40% në krahasim me
vitin 1981.
3. Artikulli 25. - Seicili ka të drejtë për një jetë të mjaftuar.
Në Kosovë me qindra e me qindra shqiptarë nuk e kanë të drejtën e punës vetëm e vetëm
sepse janë shqiptarë.
Disa shembuj:
*Ne Kombinatin e tekstilit në Deçan dhe në minierën e Trepçës me qindra e qindra shqiptarë
që ishin të favorshëm për çeshtjen e Kosovës kanë humbur vendin e punës.
*Me dhjetëra profesorë shqiptarë të Univerzitetit të Prishtinës janë suspenduar, në mesin e
tyre janë tre Akademikë.
*Në Preshevê 11 mësimdhanës për shkak se protestonin për ndërrimin e emrit të shkollës në
një emër sërb janë arestuar. Në pyetje është emri i heroit kombëtar shqiptar Skenderbeu, i cili
në shekullin e 15-të luftoi plot 25 vjet kundër Perandorisë Osmane. Pas këtij momenti,
mësimdhënësve sërb iu ngrit rroga 10% më e madhe se e atyre shqiptarë.
*Në therrtoren e Fushë-Kosovës me dhjetëra punëtorë janë përjashtuar nga partia e në të
njëjtën kohë kanë humbur edhe vëndin e punës pa asnjë spjegim.
4. Artikulli 19-të: Liria e opinionit dhe të shprehurit:
*Në gjirin e redaksisë së gazetës së përditëshme "Rilindja" të gjithë gazetarët
Janë penguar të zhvillojnë punën e tyre të gazetarit. Artikujt e tyre janë të cenzuruar.
Të gjitha ngjarjet politike transmetohen vetëm në bazë të komenteve të agjensisë "Tanjug" të
Beogradit.

Senatori Villy duke sqarue lapidarin Diksmyden,luftwn francezo flamane-Bryzh

*Radio TV Prishtina nuk funksionojnë më. Ato janë të okupuara nga policia sërbe.
5.Artikulli 9-të. Arrestime arbitrare, burgime dhe deportime.
*Që nga viti 1981 me mijëra shqiptarë janë dënuar për kundërshtim ndaj forcave të rendit
publik sërb. Për shëmbull: Idriz Sutaj nga Deçani (1952) është denuar me 60 ditë burg sepse
kishte konfekcionuar një tepih të kuq me shqiponjën dy krenare.
*Me gjithëse vetëvrasja nuk bën pjesë në zakonet shqiptare, armata jugosllave ka numruar që
nga vieti 1981, 35 raste të "vetëvrasjes" së të rinjve shqiptarë në armatë. Arkivolet e blinduara
u kthehen familjeve e varrimi bëhet nën prezencën e njësive dhe autoriteteve ushtarake.
*Në vietin 1989 më se 500 vendas shqiptarë, duke filluar që nga doktorë shkencash e gjer te
punëtori i thjeshtë, janë izoluar. Në mesin e tyre Rexhep Ismajli - prof. në Univerzitetin e
Prishtinës.
Është bërë një gjoja proces ndaj rojeve të burgut të Leskovcit e në këtë mënyrë janë liruar nga
aktakuza, sepse mjeku i burgut ka dëshmuar se kinse lëndimet që u janë bërë të izoluarve
shqiptarë datojnë para se të izolohen ata.
Disa konsiderata:
Sipas burimeve informative të Sllovenisë, pas humbjes së autonomisë së Kosovës, më
23.03.1989, ka pasur 200 të vdekur në mesin e popullit shqiptar. Në krahasim me Rumaninë
dhe duke folur proporcionalisht, numri i të vdekurve për këtë popull është shumë i madh.

Intervistw mw Villy dhe duke tregue gazetwn Help Wederopovo Kosovo

- Kosova ka një sipërfaqe prej 21.506 kilometrash katrorë, që do të thotë që Kosova është ma
e madhe territorialisht se sa Mali i Zi, me 400.000 banorë, popullsia është më e madhe
numerikisht se sa ajo e Maqedonisë.
Deshira që të formohet një republikë në Kuadrin e Federatës jugosllave është më se e
ligjshme. Në vitin 1988, në më se 21.211 mbledhje është kundërshtuar humbja e autonomisë
(Raporti i seksionit të 46 të Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Organizatës së Kombeve të
Bashkuara).
- Kosova është krahina më e varfër në Jugosllavi. Të ardhurat mesatare arrinë mezi te gjysma
e mesatares Jugosllave.
- Jugosllavia ka bërë kandidaturën pranë Këshillit të Evropës e ajo shpreson të bëjë
asociacione me bashkësinë Evropjane.
- Në Samitin e IV-të të vendeve: Hungaria, Italia, Austria dhe Jugosllavia në Budapest, në
nëntor të vitit të kaluar, është biseduar për koeperim në pika të ndryshme: industrializëm,
kërkime shkencore, mesi natyror, energji dhe transport.
- Të gjashtë vendet e A.L.E.-së (EFTA-s) në mbledhje në Gjenevë, me 11-12 dhetor 1989,
është marrë qëndrim të bashkëpunohet me bashkësinë e 12-ve në lidhshmëri me vendet e
Evropës Lindore dhe asaj Qëndrore. Për Jugosllavinë është paraparë një fond i zhvillimit prej
100 milionë Dollarë Amerikanë.
Parlamenti i Evropës në Strasbourg ka votuar para pak kohësh 2 rezoluta në lidhje me të
drejtat e njeriut në Kosovë (15.02.1990 dhe 12.07.1990).
Faksimil ishkreses se Vili Kjupersit

LUTJE (KËRKESË)

1. A mundem të kërkoj nga ju, Zoti Ministër, çfarë masash mendoni të merrni Ju në emër të
Qeverisë Belge dhe në kuadrin e Bashkësisë së 12-ve, për respektimin e të drejtave të njeriut
dhe të drejtës ndërkombëtare për sa i përket bashkëpunimit me Jugosllavinë.
2. A mundeni, Zoti Ministër, konkretisht të më tregoni se cilat kanë qenë intervenimet Tuaja
pranë Kryesisë se RSF të Jugosllavisë për të bindur Sërbinë dhe Krahinën Autonome të
Kosovës që:
Që të organizohet një tryezë e rrumbullakët për Kosovën me konsultimin e të gjitha palëve të
interesuara zyrtare dhe private;
- që të lirohen të gjithë të burgosurit politikë dhe të ndërprehen arrestimet arbitrare;
- që të respektohen të drejtat e të gjithë kosovarëve që të jetojnë në vendin e vet;
- që të anulohet urdhëri i dëbimit të të gjithë refugjatëve politikë të ardhur nga Shqipëria në
Jugosllavi;
- dhe të krijohen kushte jetese në një sistem demokratik siç është paraparë në konventat
ndërkombetare të nênshkruara nga Jugosllavia?

VILLY KJUPERSS
Senator
S{ertmolenstraat 23
3020 HERENT

Përgatiti:
Bruksel, Halit Xhemë Elshani.
04.07.2009.

Anda mungkin juga menyukai