Anda di halaman 1dari 15

TRADHETIA

Dr. Ing. Kostantin Gjoka, PhD, Member New York Academy of Siences; Per NewYork
Center for Albanian Studies & Research; Pjesa e trete e librit “Stuhi ne Qender te
perandorise,“ me autore, Elko & Kostantini

Besa eshte karakteristika e shqiptarit por edhe pabesia nuk ka munguar ne cdo kohe.
Miqesia eshte e forte tek ne, nqs te japin besen, por edhe tradhetia nuk ka qene e pakte.
Ne pergjithesi kur flasin per Moralin, Virtutin, studjuesit nuk kane parasysh popullin,
turmen, por udheheqesit, parine e nje vendi.
Eshte verejtur se sa me lart te ngrihet nje njeri ne shoqeri, aqe me shume eshte i
predispozuar ai per te mos e mbajte fjalen. Per tu ngritur ne pozite, per te qene dikush,
akoma me shume per te qene i pari, duhet qe pozicionin e ri ta mare .. edhe me tradheti.
Zoti krijoi te keqen si opozite te se mires. E mira vjen me shoqerimin e se keqes.
Heroizmi gjithmon eshte shoqeruar me tradhetare. 300 spartane ne Thermopile u
tradhetuan. Tradhetaret me pabesi kane vrare ose shitur mbreter, perandore e perandori te
tera. Gati gjysma e mbreterve ose udheheqesve ne lashtesi e sot jane larguar me tradheti,
gjalle a vdekur.
Tradhetia nuk eshte karakteristike e periudhave te vecanta. Ajo eshte shfaqur ne
primitivitet, ne klane, fise, tribu, dhe ne shtetet moderne. Historia e Shqiperise eshte
mbushur me tradheti e tradhetare. Te huajt na emertuan ndryshe duke na tradhetuar
simbolet dhe identitetin tone.
Si kudo edhe tek ne, ne te gjitha periudhat tradhetia ka qene prezente. Doktori i Mbretit
Pirro, shkon tek udheheqesi i ushtrise romake, senatori Fabricius dhe i thote se eshte gati
te helmoje Pirron. Doktori tradheton Mbretin per disa favore pa rendesi, por Fabricius e
lidhi dhe ja dorezoi Pirros, nje akt i rralle qe e perjetesoi historiani Eutropius ne shek IV
te eres re.”[1] Juda tradhetoi Krishtin ne bacen e ullinjve ne Jeruzalem. Adami u
tradhetua nga Eva.
Ne Termopile Mbretin e Spartes Leoniden, e tradhetoi nje gungac vendas. Jul Qezarin e
tradhetuan Bruti me shoket e tjere te senatit. Leken e Maqedonise e tradhetoi kamarieri i
tij dhe e vrau.
Mbretereshen e fundit te Epirit, Diademia u tradhetua nga sherbetorja e saj. Perandorin e
Romes, ilirianin Julian e vrane ne vitin e trete te detyres si perandor, nje ushtar i tij i
gardes ( ilirian ? kristian ? ).
Hitleri tradhetoi Ruset ne Traktatin e Mossulmimit te vitit 1939. Amerika tradhetoi
aleatet e saj Angline e Francen ne luften e kanalit te Suezit.
Komunistet ne Gerhot, me pabesi, tradhetuan mareveshjen me kreret e Ballit duke vrare
42 patriote jo komuniste. Shqiptaret gjithmon cdo lufte e cdo fitore e kane shoqeruar me
tradheti. Teuten e tradhetuan dardanet, Epirin e tradhetoi Teuta. Historia e Skenderbeut
eshte plot me tradhetare.
‘’Shenjat e para te tradhetise ndaj luftes kunder pushtuesve otomane kishin filluar ne
rradhet e disa princeve shqiptare para se te vdiste Skenderbeu. Mbas vdekjes se tij, bijte e
Dukagjinit, te Arianitit te lavdishem e te tjere, vrapuan kush e kush me pare te binin ne
kembet e pushtuesit dhe te konvertoheshin ne fene Islamike duke terhequr pas vehtes dhe
masat e popullit qe komandoheshin prej tyre. Atje ku prapambetja ishte e theksuar
konvertimi depertoi me shpejt, i nxitur prej udheheqesve per te mbrojtur e shtuar kamjen
e tyre dhe per te perfituar grada e tituj nga pushtuesi.”[2]
“ Nderkohe himariotet vazhduan brez pas brezi me moton – ose te rrojme ne liri, ose te
vdesim me nder,”[3] gje qe mungonte tek shqiptaret e tjere tradhtare, qe ishin pa karakter,
ose pa dinjitet.
“Lufta e Himares vazhdoi jo vetem kunder tradhetareve, por edhe kunder besethyesve
vendas qe posa shkeli kemba e pushtuesit, ndruan fene dhe i u neneshtuan pushtuesit per
arsye te ndryshme, nga mungesa e burrerise, per interesa materiale etj. “ [4]

“Renegati shqiptar Komjen Arianiti biri i Gjergj Arianitit,”[5] ishte tradhetar. Veziri i
Madh Ajaz Pasha, nje renegat himariot me 1537 u mund ne Himare.”[6]
“ Provinca e Himares ngeli e tradhetuar nga gjithe kreret feudale vendas, qe konvertuan
rreth dy te tretat e popullsise se trojeve shqiptare.”[7] Tradhetaret vendas, shoket e
djeshem te nxitur nga xhelozia dhe nga fanatizmi prej fese se re filluan me me egersi se
sa vete pushtuesit.“[8]

Ismail Ahmeti ne librin '‘Bashkimi kombetar i diaspores sone ne Amerike’' thote :


“Tradhetuan kryegjeneralet Mojsi Golemi dhe Hamze Kastrioti si dhe dy djemte e
motrave, pa folur per renegatin Ballaban Pasha qe udhehoqi me vite hordhite turke
kunder Arberise” (faqe 19 ). “Me 1981 dhe 1989 shume intelektuale e funksionare te
Kosoves, per te ruajtur ofiqet dhe rrogat e majme, u bashkuan me pushtuesit e eger serbe.

Edhe sot me bucasin ne veshe fjalimet antishqiptare te Fadil Hoxhes, Sinan Hasanit etj,
qe i cilesonin demostruesit heroike te Kosoves tradhetare, reaksionare,
kunderevolucionare, irridentiste, fashiste, balliste etj. Keto fjalime makabre me kujtonin
castet tragjike te shqiptareve ne kohen e Pashiqit, Rankovicit, Xhevat Nimanit dhe te
Koci Xoxes qe e goditen per vdekje kombin shqiptar” ( f. 21 ).

“Komunistet shqiptare moren pjese direkt ne shtypjen mizore te kryengritjes antiserbe ne


Drenice, bene mareveshjen dhe bashkepunuan me serbet per masakrimin e 4000
kosovareve ne Tivar, te cilet udhetuan drejt thertores neper teritorin shqiptar ( Kukes-
Puke-Shkoder -Tivar,( shiko faqe 27 ), me dijenine e Enverit e Ramizit.

Aliu donte te bashkonte krahinat e Shqiperise, por Bushatllinjte, pashallaret e Delvines e


te Beratit e tradhetuan.”[9]
“ Aliun e tradhetuan edhe bijt’ e tij, Muhtari, Veliu, Saliu, dhe nen ndikimin e tyre edhe
bijte e tyre Mehmet Pasha, sundimtari i Terhalles etj. Per kete tradheti populli ve keto
vargje ne goje te Aliut.

Ju djelmt’e mi soj cifuti


Pse me late mua plakne
U prefte sultan Mahmuti
Me turperuat oxhakne.[10]

16 muaj luftova
me shtatembedhjete pashallare
dhe tani me tradhetuan
te pabeset agallare.[11]

“ E tradhetuan gjithashtu gjeneralet e tij, Tahir Abazi, Omer Vrioni, Zyliftar Poda duke u
bashkuar me forcat e Portes se Larte te komanduar nga Hurshid Pasha, qe i ndihmoi edhe
Mustafa Pashe Bushati i Shkodres.”

Naim Frasheri me 1886 botoi ne greqisht vepren poetike, “ O alithos pathos ton
Skipetaron.”

Ndersa turqit barbare, perbindeshat e eger


Gjakpirsit tirane shkatruesit e botes,
……………………………………………
shqiptari i jep pushtuesit puthje prej tradhetie.
………………………………………………
eshte tmerr qe ndokush te ndihmoje armiqte e atdheut,
sa burra te lavdishem e bejne nje veper te tille
Qypryllinjte dhe te tjere te gjithe nga Shqiperia…..[12]

“Shtetin e Himares me 1566 e tradhetoi Spanja, megjithe se kishin nje mareveshje kunder
Turqise.”[13] Abdyl Frasheri krijoi Lidhjen e Prizrenit, formuloi i pari dhe kerkoi
Bashkimin e Shqiperise ne nje Vilajet, me gjuhe zyrtare shqipe, me shkolle shqipe, ushtri
shqiptare. E kundershtuan Bajraktare, Kapedane, Hoxhallare, Miftiare duke kerkuar jo
shkeputje, jo shtet te ri, jo kushtetute, por Sheriat dhe kanune e me pas e tradhetuan.

Me 1912 Serbia pushton Kosoven. Me tradheti vret Hasan Prishtinen, B. Curin, Azemin,
Shoten, Gjecovin. Keta i tradhetoi Zogu, qe ne Hotel Bristol neneshkroi mareveshjen e II-
te me serbet ( e para me 1921 ).

“Noli me reformen sociale beri armiq udheheqesit e fiseve qe kontrollojne vendin,”[14]


duke tradhetuar aleatet e revolucionit qe ne hapin e pare. Ai me 1924, si kryetar i
Qeverise demokratike shqiptare, tradhetoi interesat e demokracise Amerikane, qe e
ndihmuan te vinte ne pushtet dhe u lidh me Mosken, duke vendose nje legate moskovite
ne Tirane.

Noli u akuzua se tradheton interesat shqiptare dhe i ben lehtesime italianeve per te hyre
ne Shqiperi. Kur ata u ngriten me ne krye Zogun ne nje kryengritje, Noli tradhetoi
qeverine, detyren, vendin, qellimin, shpresat e popullit dhe “u detyrue me shpejtesi te
shkoje ne Durres prej ku shkoi ne Itali.’’[15]

“Zogu deshi ti siguroje popullit perparim ne kuriz te indipedences.”[16] Duke tradhetuar


pavaresine e vendit, Italia pothuajse e kishte pushtuar Shqiperine. “Zogu e solli
sovranitetin kombetar ne nje pike qe shkakton pyetjen nese Shqiperia kishte pushuar t’u
pergjigjet kushteve te nevojshme per me ba pjese ne Lidhjen e Kombeve.”[17]
Viti 1926, asht viti i konsfikimit definitiv te pavaresise Shqiptare, nga vetedashja e
regjimit ( tradhetise ).”[18] Parlamenti Shqiptar “ te dyja dhomat shqiptare e ratifikuan
Traktatin me Italine, duke legalizuar tradhetine e tyre ndaj Shqiperise.”[19]

“Traktati i dyte me Italine bere nga Zogu u ratifikua nga Dh. Shqiptare me 28 Nendor ku
nga tradhtaret e Shqiperise, Italia kishte te drejta te pakufishme te vendosjes dhe kalimit
ne token Shqiptare.”[20]
Cena Bregu ish Minister i Brendshem dhe ambasador ne Beograd, e vrau Zogu se ishte
kundra Italise. Vrau Hasan Beg Prishtinen po per te njejten arsye. Mustafa Kruja ishte
kundershtar i Zogut.

“ Zogu u ndoq nga Franca dhe shkoi ne Londer, jo si Mbret i ndjekur nga fuqite e Boshtit,
dhe u vendos ne nje vend aleat, por si refugjat privat,”[21] mqs edhe ky tradhetoi vendin,
mbreterine, detyren,
kombin.

Me 1920 Zogu si minister i Brendshem i Qeverise se Lushnjes, kerkoi ‘Mirdita


Republike’ duke qene ne sherbim te serbeve, sipas udhezimeve te tyre. Me 1921 dolli ne
Jugosllavi, por serbet e kthyen pas ne krye te nje ushtrie serbe dhe bjellogardiste. 1920-
1924 Zogu ka pase mare suportime nga serbet.[22]

“Me 1921 u votua per kushtetuten Jugosllave qe favorizonte serbet dhe legalizonte
kolonine e Kosoves. Perfaqesuesi i Kosoves Nexhip Draga votoi dhe nuk beri asnje
verejtje. Si feudal tradhetoi interesat e Shqiptareve. Tani Kosovari nuk gezonte as te
Drejtat e nje qytetari ordiner jugosllav.[23]”

Me 1927 vritet Nazmi Gafuri, Sh.Gjecovi 1929. Me 1918 Hasan Prishtina krijon ne
Shkoder Komitetin per Mbrojtjen e Kosovess. Me 1919 i kerkon me leter Konferences se
Paqes ne Paris, qe Kosova t'i inkuadrohet shtetit te ri Shqiptar,”[24] gje qe nuk e beri
asnje, bile as Vatra.

Azem Bejtja ( Galica ) kishte 10 mije luftetare dhe me arme ishin gjysma. Zogu nuk i
ndihmoi, por beri te kunderten. Azemi per te mbeshtete Konferencen e Parisit qe te bente
Bashkimin, ai para se te fillonte luften me serbet i kerkoi plotesimin e 8 kerkesave.[25]

Me 1924 Zogu ne revolucionin e Qershorit shkoi ne Beograd, Hotel Bristol. Pas 6 muajve
te Nolit, Zogun e dergojne serbet si doren e tyre per te percare dhe vrare patriotet. I japin
2000 ushtare serbe te veshur si shqiptare dhe 800 mercenare ruse.’ Vret Avni Rustemin,
Bajram Curin, Hasan Prishtinen 1937, Shtjefen Gjecovin 1929, Azemin, etj.

Serbet vrasin 12 371 shqiptare, 22 110 ndjekur, djegur 6 000 shtepi, vret antaret e cetave,
u djeg shtepite, u merr token dhe te gjiha keto me ndihmen e Zogut dhe te tradhtareve
vendas .
Pas vdekjes se Azemit, Shote Galica qendron ne krye te cetes. Ajo e tregoi vehten si
siombol duke demonstruar lufte anti koloniale, anti serbe. Ajo ju tregoi koloneve serbe se
nuk ishte Kosova vendi i tyre, prandaj duhej te ktheheshin pas. Me 1927, ne moshen 32
vjece, agjentet e tradhetarit te Kombit Ahmet Zogut e vrasin.

Shota kundershtoi mareveshjen e serbeve me Turqine. Turqia tradhetoi '‘vllezerit


kosovare’', duke bere mareveshje per shpernguljen e 200 mije kosovareve nga Kosova ne
Turqi, si shperblim Turqia mori 15 000 dinare per cdo familje qe pranonte. Me 1938 mori
40 000 familje me nje cmim 500 paund turke per cdo familje.”[26] Turqia ne kete rast
dolli tradhtare e shqiptareve, ne vitin 1935 e deklaroi hapur duke e bere publike kete
mareveshje.[27]

Zogu tradhetoi kosovaret duke i trajtuar jo si shtetas shqiptare. Me 1920 Hasan Prishtina
ishte deputet ne Parlamentin e Qeverise Shqiptare. Kadri Hoxha ishte Minister i
Drejtesise, Bajram Curi ishte Minister i Luftes, qe te tre udheheqes te Komitetit per
Mbrojtjen e Kosoves. Zogu ishte Minister i Brendshem dhe nuk dinte e cfare qe ky
Komitet.

Me von Zogu duke tradhetuar Kombin i vret qe te tre patriotet e mesiperm. “ Beogradi
me nje ushtri mercenaresh te perbere nga bjellogardiste e vrangeliste, e solli Zogun ne
fuqi, per interesa te tij.”[28]

“Me 1921 Hasan Prishtina behet Kryeminister dhe B. Curi minister i Luftes. Zogu
okupon Tiranen. B. Curi vjen me ushtrine e tij deri Tirane per te heqe Zogun. Nderhyjne
anglezet ( tradhetaret tane e miqte e serbeve ), e ndalojne B.Curin dhe H.Prishtinen.”[29]
Me terheqjen e Hasanit dhe Bajramit u ndrua Historia. Zogu fitoi. ‘Kacaket,’ levizjet per
clirim, per liri, per mbrojtjen e Kosoves, do te tradhetoheshin nga Zogu duke i vrare
udheheqesit me porosi te serbeve nje nga nje. Hasani vritet ne kafe Astoria, nga person i
paguar nga Zogu ne Selenik

Te gjithe udheheqesit e revoltes kosovare dhe shqiptare qe kundershtuan me arme


kolonizimin serb, Zogu deri me 1933 i asgjesoi te gjithe.

Me 1923 denoi me vdekje Azemin dhe me 1924, kur Noli ishte ne pushtet Zogu me
serbet ndermer nje sulm kunder cetes se Azemit ne fshatin e Azemit dhe i shkateron
ushtrine. Azemi shpetoi, por vdiq ne nje shpelle me 25 Korik 1924.

“Me 1923 tradhetari Hoxhe Mulla Rahmani, spiun serb, genjen prishtinasit qe te
shperngulen per Sofje dhe Turqi.”[30] Ky ‘Baba’ dervish tradhetar mos perfaqesonte
punen e fese islame si percares dhe armiq te kombit ?

Zogu tradhetoi interesat shqiptare duke u bere me fanatik se serbet. Premtimin e bere ndaj
Beogradit, qe sa te vinte ne pushtet do te eliminonte Lobin shqiptar, Komitetin Kosovar,
e realizoi duke vrare te gjithe udheheqesit te tjere.
Thuhet se Idris Seferin, luftetar, patriot, armik i serbeve dhe turqve, vdiq i qete ne shtepi
se me siguri duhet te kishte tradhetuar qe serbi dhe Zogu e lane te qete te vetmin person.

Zogu se fundi si tradhetar njeri pa karakter, tradhetoi edhe serbet dhe u kthye nga
italianet, per te tradhetuar kete here Shqiperine Nene.
“Ne tetor 1941 dhe shkurt 1942 Italia me dekret i ben banoret e Kosoves qytetare
shqiptare. Ne prill 1941 deklaron gjenerali gjerman Eberhard se kolonistet serbe dhe
malazeze kishin ikur nga Kosova,”[31] Po , “ Fadil Hoxha, Emin Duraku, Ramis
Sadiku, si komuniste kishin ne program ( tradhetine ) te godisnin separatistet kosovare.
Ata ishin ushtare serbe.”[32]

Enveri u be qe ne momentet e para vegel dhe masha e Titos. Mugosha dhe Miladini
jepnin urdhera, benin komanden sipas oreksit te serbeve. Tradhetoi Enveri ceshtjen e
kosoves, bashkimin Kombetar. Tradhetoi Mukjen, vrau me tradheti Z.Koken, V.Shanton,
Q. Stafen……………… se ishin pro Kosoves. Vrau me tradheti Marie Shllakun, Musine
Kokalarin, dhe qindra kuadro qe kishin mbaruar jashte, se ishin kunder komunizmit.

“Partia Komuniste e Tiranes ishte pak a shume nje kukull e Titos.”[33] Balli Kombetar
dhe Zogistet kishin krijuar lidhje me anglezet, por, “me 17 Dhjetor 1943, SOE. Brig.
E.M. ‘Trocky’ Davies, raporton nga qendra ne Kajro se Balli Kombetar dhe zogistet jane
duke bashkepunuar me gjermanet,”[34] duke tradhetuar aleatet. Ne baze te dokumentave
gjermane, Kupi ( Abazi ) ben kontakte me zyrtaret gjermane dhe u premtoi atyre se nuk
do ti luftoje ata, ne cdo rrethane.

“Emisari gjerman nga Tirana konfirmon se kane bashkepunuar me B.K.”[35] “SOE


officer dhe aktori Anthoni Quayle, ne nje raport me 30 Prill 1944 e pershkruan Ballin si
individe pa disipline, anglomerate, te mbledhur vetem se kane inat komunizmin.”[36]

“ Korik 1944 American Office of Strategi Services nga Shqiperia, raporton se Xhafer
Deva, Rexhep Mitrovica dhe Mithat Frasheri jane me gjermanet,”[37] duke tradhetuar
interesat e atdheut.

“ Kupi nuk e mbeshteti me kthimin e Zogut ( e tradhetoi ) dhe vazhdon te intrigoje me


gjermanet, duke ndihmuar Fiqiri Dinen te krijoje nje qeveri.”[38] Enveri tradhetoi
udheheqjen e ballit ne Gerhot, ne Mukje, shoket e luftes, shoket e tij.

“ British and American Intelligence nga Italia po shikonin se Tito kishte filluar procesin e
pervehtesimit te Kosoves. Po rritej influenca e Jugosllavise ne Shqiperi,”[39] ne saje te
tradhetise se P. Komuniste. Ambasada Britanike ne Beograd konstatoi heret se qellimi i
Titos ishte aneksimi i Shqiperise,”[40] qe udheheqja jone u be miope ne saje te tradhetise
me dashje.

Kshilltari i gjeneralit Amerikan Lucius Clay, Carmel Offic, aktivizon Hasan Dostin e
Xhafer Deven, qe me ndihmen e Fan Nolit, te krijojne ne Amerike ‘Komitetin e Clirimit
te Shqiperise.”[41] Ishte “Xhafer Deva, me ndihmen e Divizionit SS Skenderbeg, qe beri
ne Prishtine masakre duke vrare partizanet,”[42] e brigates 4 qe kishin shkuar per clirimin
e Kosoves.

Tradhetia e Bujanit
Ne Konferencen e Bujanit me 31 Dhjetor 1943 - 2 janar 1944, “komunistet shqiptare te
genjyer nga Titua tradhetuan Kosoven. Jugosllavet perdoren sherbetoret e tyre,
komunistet per te arritur planet e tyre kriminale ndaj kombit Shqiptar : Si Masakren e
Tivarit, zhdukjen e levizjes nacionaliste ne Shqiperi e Kosove. Zhdukjen e forcave te
Shaban Polluzhes ne Drenice dhe eleminnimin e personaliteteve si Llazar Fundo, Hasan
Kryeziu ku ne masakren e Herecit i hodhen te coptuar ne nje pus me uje. Fadil Hoxha e
Enver Hoxha eleminuan Mustafa Gjinishin qe votoi ne Mukje.”[43]

“Enveri me porosi te Titos, tradhetoi Gani Kryeziun, udheheqes i Levizjes per clirimin e
Kosoves, krijuesin e ‘Frontit te Perbashket’ me 1940. Eliminoi Llazar Fundon, tradhetoi
Abas Kupin, zhduku Muharem Bajraktarin etj.”[44]
Bujani ishte nje tradheti nga ana e perfaqesuesve shqiptare. Komunistet pretendonin se
bashkimi i trojve shqiptare do te vinte ne bashkepunim me popujt e Jugut (
koloniziatorin, pushtuesin, ujkun),”[45]

Qellimi i Jugosllavise ishte ripushtimi i Kosoves, sepse levizjet nacionaliste ishin te


gjitha per nje Shqiperi Etnike, dhe ceshtja e Shqiperise Etnike nuk duhet te harrohet
asnjehere.[46]

Konferenca e Mukjes
“Ne Konferencen e Mukjes dy perfaqesuesit e komunisteve ( L.N.C. ) Mustafa Gjinishi
dhe Ymer Dishnica, votuan qe pas luftes Kosova te jete e Bashkuar me Shqiperine.”[47]
Miladin Popovici, si perfaqesues i Titos, krijuesi i Partise Komuniste me 1941, bosi i
Enverit, e kundershtoi mareveshjen qe N.C. ariti me nacionalistet ne Mukje dhe ja grisi
dokumentin Enverit para syve. Partia Komuniste tradhetoi Kosoven, bashkimin,
Kombin.”[48]

U vendos atje nga perfaqesuesit e U. Clirimtare dhe BK qe te krijohej Shqiperia Etnike.


Popovici nuk ishte dakort dhe Enveri nen diktatin e tij i shkruan leter Y. Dishnices ku i
thote: “ Ju duhet te deklaroni lufte kunder fashizmit dhe jo indipedence.”[49] Enveri
tradhetoi Mukjen bashkimin, Shqiperine Etnike dhe i shpalli lufte BK. Edhe sot per
Shqiperine Etnike, le te jete e madhe sa te doje, le ta quajme edhe te madhe e stermadhe,
kush nuk eshte dakort, Tradhetar eshte, sherbetor i krimineleve serbe dhe armiqve te
pakthyeshm evropiane.

Ne Kosove Anglezet ndihmuan Gani Kryeziun, t’u bente rezistence gjermaneve, i cili
kishte program anti serb. Por ne Gusht-Shtator 1944, Enveri urdheroi forcat e tij te
sulmojne ushtrine e Gani Kryeziut, vrasin dhe Ganiun. Enveri mbasi tradhetoi Ganiun,
vrau Muharem Bajraktarin, qe luftoi italianet, gjermanet, por i urrente komunistet qe
ishin miq te Titos.
43 000 kosovare dhe shqiptare u vrane nga komunistet, 28400 nga keta ne Kosove.
Enveri vrau gjithe udheheqesit qe kishin shprehur mendime per Kosoven. Me vone vret
Nako Spiron se ishte shprehur qe politika pro-Jugosllave do rezikoje indipendencen.

Tradhetoi Berisha problemin e Kosoves duke mos mare pjese, ne konferencen e Dejtonit,
kur ju be ftese , ne shtepine e Bardhe nga Klinton e Teneti. U tradhetua perspektiva e
vendit nga Baleta e Gazidede duke na fute ne Lidhjen Islamike, e cila nga ana e saj
tradhetoi Kosoven duke mos i njohe pavaresine ne kohe.

Me 7 Shtator 1990 ne Kacanik u aprovua Kushtetuta e Republikes Kosovare te


Jugosllavise, por nuk u shkoi nder mend te permendnin fjalen Pavaresi ne te dy anet.
“ Deri ne Nendor 1995 ne Dejton, Rugova i mbante me shprese Kosovaret se Miloshevici
ishte shume paqesor dhe ai ose Evropa do mblidhej per ndarjen nga Jugosllavia dhe do ti
jepet te Drejten e saj Kosoves.”[50]

Tradhetoi Rugova duke pozuar me Miloshevicin ne Beograd ne kohen e bombardimeve,


etikete qe ju dha edhe nga H. Thaci ne ato momente te veshtira per popullin e braktisur
nga Rugova per ‘hir te familjes se tij.’

Tradhetoi Nano aspiratat e popullit dhe vete popullin duke ju mare token. Tradhetoi Noli
popullin e Himares duke vrare dy gra me 1924 per tu mare token, te Drejten, Venomet.

Tradhetoi udheheqja e Ballit dhe Legalitetit here veten, here njeri tjetrin, here gjermanet,
here anglezet. I la ne balte Teneti fisin, Qeparone, duke u shkepute nga te paret e tij.
Tradhetuan shqiptaret besimin Kristian, Kostandini i Madh paganizmin, Ali Pasha Sulin,
Pargen e Himaren.

Ministri i Jashtem Shqiptar Kastriot Islami, ne qeverine e Berishes neneshkroi nje


mareveshje me ministrin serb Vuk Drashkovic qe njeh Kosoven si pjese te Jugosllavise.
Per kete Dr. Gjon Bucaj shprehet : “ Shume njerez jane bafasuar, por ne nuk jemi
befasuar edhe aqe shume, per faktin se Ministri i Jashtem i Shqiperise eshte nje vazhdues
i denje i vijes komuniste ne Shqiperi qe nga viti 1941 e deri me sot, kur me 1945-en
Enver Hoxha dergoi brigadat per neneshtrimin e Kosoves dhe per dorezimin e saj
Jugosllavise.

Te kujtojme takimin e Fatos Nanos me Milloshevicin ne Krete apo deklaraten tjeter te tij
se kryeqyteti i Shqiperise eshte Beogradi e duke ardhur deri te gjesti i fundit, kur me 22
dhjetor 2004, Islami firmosi mareveshjen per heqjen e taksimit te dyfishte mes Shqiperise
dhe Unionit Serbi-Mali i Zi.

Nderkohe SHBA si dhe shtete te tjera ne rajon nuk jane shprehur se Kosova do t’i mbetet
Serbise, qeveria shqiptare e deklaron kete nepermjet ministrit te saj te Jashtem.…...ky
veprim nuk ka gje mangut vec tradhetise kombetare.”[51]

“MI6 ne Britani ishte e vetedijshme per lidhjet e fshehta te mbeshtetesve te P.D ne vendet
evropiane me forcat pro-serbe.”[52] Kur “ishte duke u intesifikuar lufta ushtarake e
Shqiptareve te Kosoves kunder Serbise, por ato dite Kosova ishte larg vemendjes se
Tiranes.”[53]

“Ambasadoret ne Ballkan vershuan nga zyrat e MI6, shumica e te cileve ishin nginjur me
nje simpati te fuqishme proserbe, apo me nje admirim thuajse prej murgu per
Berishen.”[54]
“ Reforma per token dhe politika e privatizimit e P.D. …ishte thellesisht percarese dhe
ngjalli pakenaqesi te te gjithe palet.”[55] “ The Times, Ricard Quen, e theksoi krahasimin
e Berishes me Enverin.”[56]

“ Kisha Katolike kishte lidhje me strukturat e PD.”[57] “Forin Ofisi, Reginald Hibbert,
nxori ne drite lidhjet e fshehta midis P.D, dhe figurave proserbe ne Britani.”[58] Duhet
ditur se “ ishte nje drite shkurter e pashoqe politika e Berishes per Kosoven, pavaresisht
se kishte nje taban nacional ne llogjiken e saj histoirike, … Nje grup besnikesh fanatike te
Berishes u konvertuan ne FRAK, forcat e armatosura te Republikes se Kosoves.”[59]

Militantet e P.D. prishen c’munden ne ndertesat publike dhe pajisjet e tyre, me shprese se
per kete nderkombetaret do te fajesonin rebelet.”[60] “Krejt zhvillimet ne PD, kane qene
thellesisht te lidhura me traditen politike komuniste.”[61]

Berisha e percau Shqiperine, e tradhetoi Jugun, “Berisha nuk kishte asnje perfaqesues te
Jugut ne qeveri. Ai ne vend qe te perfshinte cdo rajon, perjashtonte.”[62] “P.D. ishte
perfshire ne nje aktivitet kondrabante ne Bosnje deri ne fund te 1995,”[63] duke
ndihmuar serbet e natyrisht duke tradhetuar Ameriken e interesat e Kosoves.

Qe te tradhetosh ceshtjen kosovare nuk duhet shume, mjafton “qe me 1991-1992 qe


erdhi ne pushtet Berisha deri me 1997 te gjitha diskutimet zyrtare dhe veprimet e Tiranes
ishin kufizuar ne fushen diplomatike ndersa alternativa ushtarake e shqiptareve te
Kosoves kunder pushtimit serb ishte perjashtuar.”[64]

“Mbeshtetesit proserbe te Berishes ne Britani u llahtarisen nga UCK,… Rugova ka


pretenduar gjithnje se gezonte mbeshtetjen e pakufishme ne Kosove por e verteta eshte
jo. Me 1991 Bukoshi krijoi Ministrine e Mbrojtjes dhe deshi te kundershtonte pacifizmin
e plote dh paaftesine organizuese te Rugoves,”[65] qe te conte ne tradheti.

“Adem Jashari ishte arestuar dhe burgosur me 1993 ne Tirane. Hashim Thaci u burgos
me 1996 dhe me vone i shpetoi per fije vdekjes kur shoku i tij i dhomes, gazetari Hysni
Vulaj u vra nga nje grup kriminelesh me pagese. Zahir Pajaziti komandant i Llapit u
burgos me 1995 nga Berisha,” qe te gjithe veprime qe cojne uje ne mullirin e serbit. “ ky
spastrim coi ne pakenaqesi te medha te oficereve atdhetare kundra qeverise PD. Ata pane
se Berisha duke bere pak ose hic fare per te mbrojtur interesat e bashkekombasve te
Kosoves kunder Serbise.”[66]

“ Ndonse tradhetite e hapura, vrasjet dhe arestimet gjate periudhes se pare te qeverisjes se
PD kishin mare fund, kosovaret nuk mund te besonin me,” sepse “ Nano takoi
Miloshevicin ne Krete, nje gabim i madh politik ne trajtimin e ceshtjes kombetare. Dora e
Athines pagoi me flori politikanet e Tiranes per te tradhetuar Kosoven.”[67]

“Athina kerkonte heqjen e Arta Dedes dhe Sabit Brokes si ministra, se ishin pro Kosoves.
Nanua ( si tradhetar ) u bind.”[68] Bukoshi kerkonte te krijonte nje ushtri te fshehte, te
konkuronte UCK, meqenese nuk e kontrollonte ate qe ti jepte urdhera ne favor te serbit
duke kaluar ne pozicionin e tradhetarit.

“Tirana nuk e perzje plotesisht ne luften e Kosves se kishte ndikim grek. Ajo me 1998
ishte per nje Republike te trete, per autonomi,”[69] duke u pozicionuar ne rolin e
tradhtarit te Kombit. “Berisha ishte i dobishem per jugosllavet si nje faktor destabilizues
ne Shqiperi (f. 209, Pettiferi & Vicker ne librin e permendur me lart).

Qeveria Shqiptare nuk kishte politike te vecante per Kosoven, vec asaj qe donte te behet
Kosova nje Republike e trete kushtetuese si Mali i Zi. Politika e Shqiperise ne drejtm te
Kosoves kishte qene e paqarte per shume kohe (f 211. ne librin e Pettiferit dhe Mirandes;
edhe faqet e dhena me poshte jane po ne kete liber ).

“ me vendosjen e Trupave te NATO-s ne kufirin Shqiptaro-Kosovar, Nano donte te bente


punen e Miloshevicit, dmth te nderpriste rruget e kalimit per ne Shqiperi te UCK,” (f.
212). Qendrimi i Shqiperise ndaj Kosoves gjate periudhes komuniste nga 1945 deri 1992
ishte luhatur sipas rrethanave, por asnjehere nuk kishte qene mbeshtetes i saj (f, 215).
Nanua nuk ishte interesuar te konsultohej me udheheqesit kosovare mbi ceshtjet qe kishin
te benin me strategjine politike mbare shqiptare (f. 216).

Nano deklaroi se Kosova eshte nje ceshtje qe i perket Beogradit dhe Prishtines.
Tradhetine e Tiranes, ne Kosove nuk arrinin ta kuptonin. Perse Tirana kishte perparesi te
tjera krahas ceshtjes kombetare? Shqiptaret e Kosoves kishin bindjen se Tirana drejtohej
nga Greqia (217). Gazeta ‘Koha Jone’ mbeshteste Nanon qe Nato te vinte ne kufi, kundra
UCK ( f. 223 ). Gazidedia, servili i Berishes, sipas shtypit te Tiranes tradhetoi Evropen qe
futi Shqiperine ne Konferencen Islamike (f. 241).

Tradhetaruci i kombit qe donte lufte civil me 1997, Blerim Cela, me helikopter coi arme
ne Fushe-Bardhe dhe Tepelene per antaret e PD.”[70]

Ne konteksin e perparimit te pergjithshem te ceshtjes kombetare Shqiptare, nuk duhej te


kishte dyshim qe PD duhej te kishte gelltitur ankesat e saj legjitime ose jo, kunder
koalicionit qeveritar, gjersa te garantohej e ardhmia e Kosoves…. Forcat e Bukoshit, me
ndihmen e Berishes dhe Rugoves, paraqiste nje force te re destabilizuese, per ceshtjen
kombetare (f. 251-252).

“Berisha vete e kishte sajuar vdekjen e Hajdarit me synim per te krijuar nje martir, te
fitonte mbeshtetjen ne popull, per t’u rikthyr ne pushtet me anen e nje revolte popullore,
”[71] thote Pettiferi e Miranda. Ne revolten gjate varrimit te Hajdarit, Kryeministri Nano
u zhduk si Rugova me pas ne kohen e luftes, duke tradhetuar popullin.
“Tradhetia e Rugoves dhe Bukoshit dalin nga veprimet e FARK-ut qe kishin nje
angazhim te dyshimte ne luften kunder serbeve, ku dukej se ishte i kenaqur me nje
autonomi te zgjeruar, se sa me pavaresine e plote te Kosoves. Forcat e FARK lozen rol te
rendesishm ne rebelimin e armatosur duke shkuar ne Vlore dhe jug. Berisha kishte besim
se me anen e Farku, me 400 burra, do te merte me zor pushtetin. Po pse medoemos,
keshtu e donte Serbia apo vete Shqiperia? Spartak Braho e akuzoi qeverine e Bukoshit se
me njerez te armatosur nuk luftonte serbin, por donte te bente grusht shteti ne favor te
??(f. 269-270).”

Gjeke Gjonlekaj i shkruan Rexhep Qoses: “ Profesor i nderuar, ne kohen e Turqise


konvertimi ne fene myslimane ishte tradheti kombetare.”[72]

Tradhtine ndaj Perendimit, “USA nuk e kishin pelqyer asnjehere faktin qe Berisha e futi
Shqiperine ne organizaten e Konferences Islamike me 1994”…”tradhetare te tjere, Koha
Jone e Paskal Milo deklaron ne Danimarke vjeshte 1998 se te gjithe jemi duke punuar me
UCK per ti bindur ata se nuk eshte koha per te kerkuar Pavaresine e Kosoves” (f. 281).

Nano dhe Milo , ne vijim te tradhetise,” ngulmonin ne etiketimin e UCK si nje force
ekstreme qe bente thirrje per Pavaresi (f. 282). UCK hapi zyre ne Rogner… Per Tiranen
ata ishin vazhdues te natyrshem te kacakeve te viteve 1920.

Si perfaqesues te serbeve, “pothuajse te gjitha qeverite e Tiranes qe nga themelimi i


shtetit me 1913 kane pase probleme… duke perfshire Zogun dhe Enverin, qe u ka
munguar aftesia per te paraqitur nje vision te unifikuar. Politikane te vecante
tradicionalisht jane shitur me lehtesi te te huajt ose de facto jane bere perfaqesues te
interesave te huaja” (f. 283-291).

Tahir Zemaj, komandant i FARK tradhetoi haptas duke mos pranuar te bashkohet me
UCK. Tradhetaret e kombit dine me ke lidhen. “kishte maredhenie te ngushte midis
italianeve, Miloshevicit, Vatikanit, si dhe LDK dhe udheheqjes se Rugoves qe me vone e
tregoi mergimi ne Itali i Rugoves.”[73]

“ Kishte munguar uniteti Tirane-Prishtine dhe kete zbrastesi e shkaktoi mospranimi i


Rugoves per te bashkepunuar me qeverine e Tiranes,[74]” ne nje kohe qe puthej me
Miloshevicin. Qe nga vitet 1920, kur Zogu tradhetoi patriotet Kosovare, ka munguar
bashkepunimi Tirane-Prishtine.

Edhe Demaci u pozicionua si tradhetar, “kur me 2 shkurt deklaroi se ishte i mendimit qe


UCK duhej te qendronte larg nga bisedimet e Parisit.”[75] “ Faktori i rendesishm qe
M.Ollbrajt te ish kunder serbeve, ishte CIA, qe drejtohej nga Himarioti George Teneti
(f. 328).
Biri i denje i krahins heroike te Himares, pasardhes i kapedaneve te Qeparoit nga ku ish,
qe nuk e njihnin tradhetine, “Xhorxh Teneti e njihte mire kulturen dhe politiken
Shqiptare. Ai e dinte qe pas 1997, se shqiptaret nuk manipuloheshin me lehtesisht. E
dinte se kush ishin forcat e UCK.”[76]
Politika e Tiranes qe kane kundershtuar bashkimin e kombit nga frika se behemi ose na
quajne ‘Shqiperi e Madhe,’ eshte politike tradhetare. Tradhetare te kombit jane te gjithe
personat, historiane, akademike, politikane, me pushtet ose jo, qe nuk kerkojne te
ndergjegjshem dhe pa frike Shqiperine e Madhe, aqe te madhe a c’kemi qene, ose sa
c’mund te behemi praktikisht (f. 409 ).

“ Ne procesin shtetndertues si Zogu dhe Enveri ishin nen sqetullen e te huajve… Tirana
si mos me keq vashdimisht ka penguar ndjenjat nacionaliste se mos prishej me boset e
saj. Per masakrat ne Kosove ne pranvere te 1998, per shqiptaret e Maqedonise me 2001,
nuk u ndje. Enveri, studentet shqiptare te arratisur me 1981 nga Kosova i ktheu prape ne
Jugosllavi qe te denoheshin me burgime te gjata. Mbreti Zog ndermori nje fushate te
pameshirshme per te shkateruar luften clirimtare te shqiptareve te Kosoves.

Agjentet sekrete te Zogut ndiqnin kemba-kembes udheheqesit kryesore Kosovare, te cilet


u vrane te gjithe. Ai zhduku Komitetin per mbrojtjen e Kosoves, vetem qe ta kish mire
me Beogradin. “ deshi t’i siguronte popullit perparimin ne kurriz te independences,”[77]
te kombit. Italia nuk bani as me te voglen levizje per me e mbajte ne fuqi Fan Nolin, i cili
deri atehere ishte konsiderue se u sherbente interesave italiane.”[78]

E tille ka qene dhe eshte lufta meskine per pushtet ne Tirane, qe pengon cdo vision apo
ndjenje misionare qe do te conte ne bashkimin Shqiperi-Kosove. “Zoterimi i armeve te
lehta do te jete domosdoshmeri jetike ne bashkesite shqiptare te Ballkanit Jugor.”[79]

Sabri Godo sa ishte mire, mbante qendrim te drejte ku kerkonte heqjen e ligjit me
antikombetar 7501. Por sipas gazetes Koha Jone data 9 Djetor 2005, edhe ky yll ne
perendimin e tij i tradhetoi shpresat e shqiptareve, duke propozuar qe te hiqet dore nga
ndryshimi i ligjit 7501.

Alfred Sereci, Minister i Jashtem i qeverise se Meksit ( Berishes ) pyetjes se kolegut te tij
polak ne Varshave, se c’mendon per Kosoven, i pergjigjet: Kjo eshte pune e brendeshme
e Beogradit. Elemente te tjera tradhetie gjejme ne Rambuje, te dhena nga Kadareja.

Ramiz Alia ne momentet e para te demokracise, tradhetoi fatet, perspektiven, te ardhmen


e shqiptareve, duke krijuar parti fallco me ne krye persona me te keq se vehten, per
ceshtjen kombetare dhe mireqenien e popullit.

Nga pangopesia, mendjemadhesia, psikologjia orientale, servilizmi ndaj te huajit, edhe ne


te ardhmen, udheheqesit ne Tirane do te jene viktime e kujtdo, ne kuriz te popullit dhe
kombit.

Sipas dokumentave te mesiperme del se Tirana ka qene e zeza e kombit tone dhe jo te
huajt. Edhe sot nje kryetar bashkie, disa individe, ose nje krahine e tere nqs kerkon te
drejtat e tyre qe j’ua suprimon Tirana, le ti quajme sa te duam tradhetare, dhe sa me teper
ti quajme aqe me shume tradhetaret e vertete ne zyrat e Tiranes shesin vendin, detin, ose
pengojne interesin e kombit.
Dr. K. Gjoka, N.Y.Center for Albanian Studies & Research
N. York 2008

[1] . Walter Bower, A History Book for Scots, Edinburgh 1992, f. 47


[2]. Spiro Rusha, Himara ne Stuhite e Shekujve, Tirane 2001, f. 42
[3] . po aty, f. 45
[4] . po aty, f. 47
[5] . po aty, f. 51
[6] . po aty, f. 53
[7] . po aty, f. 67
[8] . idem, f. 68
[9] . id, f. 97
[10] . id, f. 104
[11] . id, f. 105
[12] po aty, f. 147-149, perkthyer nga greqishtia prej autorit.
[13] po aty, f. 88
[14]. Stephen Dorril, MI6, The musketeers in Albania , N.York, 2000. f. 355
[15]. Albert Mousset, Shqipnia para Evropes, N.York, 2004, f.63
[16] . po aty, f. 65
[17] . po aty, f. 96
[18] . po aty, f. 65
[19] . idem, f. 97
[20] . id. f. 103
[21] . id. f. 355
[22] . Noel Malkolm, Kosovo a short History, NYU Press.1998
[23]. Noel Malcolm, Kosovo a short History, NYU Press 1998. f. 366
[24] . po aty, f 272-273
[25] . Keto kerkesa jane ne librin e mesiperm ne f. 274. Lexoni aty dhe do te gjeni akoma
per tradhetine.
[26] . Po aty, f. 285-286
[27] . N. Malkolm. Kosovo,….
[28]. Noel Malcolm, veper e permendur me pare, f. 276
[29]. Harry Eyres, perfaqesuesi i anglezeve ne qeverine e Tiranes detyron Hasan
Prishtinen te terheqe ushtrine e tij nga Tirana.
[30]. Noel Malcolm, veper e permendur, f. 286-287
[31] . po aty, f. 293
[32] . po aty, f. 301-302
[33]. po aty, f. 302
[34]. Stephen Dorril, MI6, New York 2000 f. 357
[35]. Po aty, f. 358
[36]. Po aty, f. 358
[37]. Po aty, f. 358
[38]. Po aty, f. 359
[39]. Po aty, f. 361
[40]. Po aty, f. 361
[41]. Po sty, f. 387.
[42]. Po aty, f. 387.
[43]. Gani Perolli, Konferenca e Bujanit, N. York 2002, f. 7
[44]. po aty, f. 8-9
[45] . po aty, f. 13
[46]. Konferenca e Bujanit ishte Konf. e Keshillit Nacional Clirimtar per Kosove e
Metohi.
[47]. Gani Perolli, Konferenca e Bujanit, N. York 2002, f. 13
[48]. po aty, f. 14
[49]. po aty, f. 303
[50]. Po aty, f. 353
[51]. Gazeta ‘Dielli’ e Federates Panshqiptare Vatra,
[52]. James Pettifer, Miranda Vickers, Ceshtja Shqiptare, N.York, 2007, f. 9
[53]. Po aty, f. 12
[54]. Po aty, f. 23
[55]. Po aty, f. 26
[56]. Po aty, f.28
[57]. Po aty, f. 36
[58]. Idem, f. 41
[59]. Id. f. 62
[60]. Id. f. 80
[61]. Id, f. 90
[62]. James Pettifer & Miranda Vickers, veper e permendur me lart, f. 103
[63]. idem, f. 145
[64]. Po aty, f. 153
[65]. Po aty, f 155-156
[66]. Po aty, f. 157-158
[67]. Po aty, f. 162 dhe f. 168
[68]. Po aty f. 187
[69]. Po aty, f. 189
[70] . J. Pettifer & M. Vickers, Ceshtja Shqiptare, Tirane 2007, f. 245
[71]. Po aty, f. 257
[72]. Gjeke Gjonlekaj, Qexhep Qosja, mos kini frike nga feja e te pareve dhe mendimet
e Ismail Kadares, Revista e kishes katolike shqiptare ne N.York 2007
[73]. J. Pettifer, M. Vickers, liber i permendur me lart, f. 301
[74]. Po aty, f. 311.

[75]. Po aty, f. 313.


[76] . Po aty, f. 334
[77] Albert Mousset, Shqipnia para Evropes, N.York 2004, f. 65
[78] po aty, f. 82.
[79]. J.Pettifer, M. Vicker, Ceshtja Shqiptare, pjese nga faqet, 419, 425, 426, ndersa
shprehja e fundit f. 427.
Pjese nga libri “ Stuhi ne Qender te Perandorise,” me studime nga Eleonora & Kostantin
Gjoka
elkoqeparoi@yahoo.com
dr_kostaqeparoi@gmail.com
k.gjoka@yahoo.com

Anda mungkin juga menyukai