Anda di halaman 1dari 27

Komente Letersie

Koment "Elegji" Z Serembe Letersia 3 SHOQEROR 2008


nga Matura 2011.Letersi më 2011-04-11 në orën 12:16.MD
Kjo poezi mbahet si nje nga kryeveprat e Serembes.Titulli "Elegji" eshte dhene me shume me
kuptimin e vjeter te kesaj fjale (veper poetike me karakter moral e sentimental),se sa me kuptimin qe ka
mare me pas ,si veper kushtuar te vdekurit.Tek fragmenti qe kemi perpara del qarte kjo natyre.
-Poezia eshte shkruar me varg 10- rrokesh,duke vazhduar ne pjesen e fundit me varg 11-rrokesh
-Poeti si nje romantik i mirefillte,jeton me kujtime te permalluara,ndryshe nga cdo te vepronte nje
njeri tjeter,qe e shikon jeten ne menyre te qete e te ftohte.Kjo duket ne vargjet;'Motit te shkuar,une nuk
i hedh /nje vel ,per ta mbuluar/bashke me gjithe kujtimet e mia."
-Si romantik,Serembe e ndjen veten te shkrire me natyren qe e rrethon.Kjo natyre behet shpesh
shpjeguese e gjendjes se tij shpirterore,qofte me paralelizmin,qofte me kontrastin e saj.
-Figura e se dashures ne kete poezi ze nje vend te rendesishem.Pjesa e poezise qe flet per dashurine
eshte nje nga pjeset me te ndjera te saj.Ajo le gjurme te pashlyera ne ne zemren e ne mendjen e
Serembes.Gjurme keto,qe dikur ishin te mbushura me driten e nje ylli:"O yll,thashe une,ti,qe i vetem/ne
qiell ri,dhe je i helmuar/me shume se te tjeret,kushedi/mos valle je ylli i vashes sime?"...E me pas me te
zite e jetes se tij,sepse vasha iku larg duke e lene vetem'Dheu ku m'u cel jetezeza/qe per mua pyll i
thelle/plot me gjemba e asnje drite."
-Temat kryesore ,per te cilat meditohet ne poezine "Elegji",jane ajo e jetes ne pergjithesi, i jetes se
Serembes ,e jetes se bashkefshatareve te tij,lumturise,dashurise,atdheut te roberuar nga zgjedha
turke.Poeti sheh rreth vetes vetem dhimbje ,ndonese nuk e ka humbur shpresen..

Koment "Kinemaja e vjeter" Ismail Kadare


nga Matura 2011.Letersi më 2011-04-10 në orën 9:17.PD
Rikthimi ne femijerine e tij eshte nje nga temat e parapelqyera te Kaedarese,pasi lidhet me ndjenjen
e mallit ,qe pothuajse pershkon gjithe krijimtarine letrare te Kadarese.
Kinemaja eshte objekti,qe mbase me teper se gjithcka tjeter ,lidhet me boten e femijerise se
Kadarese.Vargjet ku shprehet;kinemaja-vendi me argetues per femijet ,jane:"kinema e
femijerise/Kinema e rrumujes/Po ne asnje prej tyre skam hyre me aq buje."
-Kinemaja -vendi qe te lidh me boten pertej cdo kufiri:"Ne ate ekran/Per here te pare/Nje cep te
botes se gjere ne pame/ne gjashte metra katrore/Bota fund skish e ane/Bota ngjante e shkelqyer."Keto
vargje jane mjaft te verteta,dhe poeti ka meriten e madhe te jape boten e femijerise,qofte me rrumujen
qe sjell nga kinemaja e tij,qofte me syrin, qe i sheh boten.Kur lexoj keto vargje me vijne ne mendje
ngjarje e imazhe nga femijeria ime.
Tri vargjet qe e vendosin poezine ne kontekstin e kohes se pasluftes jane;"ndonese ekrani ish me
arna/Dhe ne ishim me arna/Me arna ish republika."Ndjenjen e mallit dhe dhimbsurise se autorit per ate
kohe e zbulojme tek kujtimet e pafund qe i zgjon autorit kinemaja e vjeter dhe sidomos detaji artistik i
arnave ,simbole te varferise ne ekranin e kinemase,ne gjunjet e berrylat e femijeve.Me arna ishte edhe
republika(veshtiresite e shtetit te ri te pasluftes)gjithashtu ai stolat i sheh plot mall e i menduar....
Ne kete poezi kemi te bejme me nje rikthim te poetit ne vendin e lindjes.Kalimi i kohes eshte shkaku
qe ka sjelle disa pasoja:-Renjen fizike te objekteve materiale te dikurshme;kjo duket tek ekrani me
njolla,magnetofonet e prishur,stolat e vidhisur e tjera.-Ritjen shpirterorete individit:kete e shohim ne
ndryshimin qe ka ndodhur tek uni lirik.Nga femija rrumujaxhi i dikurshem,tek njeriu qe ka shetitur
boten,tek i rrituri me peshen e dhembshurise e mallit per femijerine ne shpirt,tek i rrituri -hamall ,qe ne
cdo moshe e ne cdo vend,keto stola-simbole,''ku jane ulur varg /kujtimet e femijerise se tij/ciceronjese
gjithmone/si nje resht zogjsh/mbi nje tel telefoni.''
-Une mendoj se kendveshtrimi i poetit per objektin e femijerise eshte idealist ,sepse ai kete objekt e
sheh nen optiken e mallit dhe dhimbshurise.
largimi nga femijeria ose vendlindja eshte nje braktisje natyrale,sepse femijeria eshte brenda te
njeriu.Ajo behet shkak i ndjenjes se dhimbjes,mallit e nostalgjise.Uni lirik, keto ndjenja ne poezi i
perjeton nepermjet kujtimeve qe i zgjojne objektet e vjetra.Ne ,ne jeten tone te perditeshme i pejetojme
ndjenja te tilla nepermjet kujtimeve qe na zgjojne objekte qe egzistojne akoma , si dhe nepermjet
bisedave me shoket e me shoqet.
-Vargjet qe shprehin ndryshimet midis botes te se rriturve dhe asaj te femijerise jane: -Bota rendon
tani ne supet e poetit;"Kam pare aq vende/Por ne asnjerin prej tyre ,skam hyre me aq buje." -Nuk ndihet
vetvetja ne sallat luksoze:"Me mire veten askund se kam ndier/As ne sallat luksoze me kadife qe
shndrit/megjithse ne to me leshverdha kam qene/Kurse tek ti vija/me jevgun Rakip." -Nuk eshte
problem sot ana materiale:"Leke,leke/Te mbledhura me mundim paret/tingulli i gezuar ne biletari...." -
eshte pa peshe pa femijerine:"Ne cdo moshe qe te hyj/ne cdo vend qe te vete/Si hamall keto stola/Do t'i
mar me vete."
-Mbiemrat me funksionin e epitetit,qe karakterizojne objektin e kinemase:'Kinema e
braktisur,kinema e vjeter...."-Emra ne gjinore me funksion karakterizimin e kinemase:"Kinema e
femijerise,kinema e rrumujes,...Keto mbiemra epitete dhe emra ne gjinore,megjithse jane te
drejtperdrejte,shkaktojne efektin pamor te nje barake gjysme te renuar,ku gjithcka eshte lene nen
meshiren e fatit.Gjithashtu, shkaktojne efektin emocional te mallit e dhembsurise per ditet e
zhurmeshme te femijerise sone.
-detajet qe zgjedh Kadareja,per te karakterizuar mjedisin e vendlindjes se tij jane :Qafa e
pazarit,xhamia,jevgu Rakip,portieri Qani...
-Mbiemra te prejardhur qe perdor poeti jane:Te pashkruara ,luksoze,te mbledhura,te ndriturat e
tjera.
-Perdorimi i dendur i vargut te shkurter ndikon ne krijimin e nje ritmi te brendshem,jo monoton
,por te larmishem,qe sherben per te simbolizuar gjendjen emocionale te autorit , ate cka ai perjeton
shpirterisht.

Koment "Enderr e prere" Dritero Agolli


nga Matura 2011.Letersi më 2011-04-10 në orën 7:31.PD
Ne kete poezi D Agolli realizon mjeshterisht harmonine mes shtresave kuptimore te fjales dhe
imazheve poetike te ndjenjes.Titulli eshte nje stileme(pranevenje jo e zakonshme fjalesh) qe ndertohet
nga metaforizimi i figures qendrore,enderres,e cila mund te pritet 1-si nje fiongo,2-si nje rruge,3-apo
dhe si nje jete njeriu ,te cilit autori i drejtohet:mos vdis!Me te ne themel ndertohen nje varg
nenstilemash,qe jane kali,sofra,vajzat,pika e veses.
Me fjalet "mos vdis"fillojne disa vargje duke ndertuar fig lert te perseritjes.Nepermjet shprehjes "mos
vdis.",autori i drejtohet njeriut dhe cdo enderre te tij, qe pritet ne mes per arsye te pafuqise se tij fizike
.Poezia ne fjale na kujton edhe poezine "Peligrini",sepse trishtimi i tij lidhet me zhgenjimin,dhe
enderrave te tij do deshironte t'iu jepte drejtim tjeter ne jete,por ka kaluar nje jete e tere dhe tani nuk ka
as kohe e as aftesi per kete.
-Ne strofen e pare detajet e mjedisit tipik jane:Are,ulli,hardhia,plisi.Detaje qe japin karakteristika te
grupit shoqeror jane:Bari,miza e ullirit,me gurkali,kercelli i misrit.Detaje qe japin shqetesimet qe duhet
ta ngrene edhe nga agonia heroin lirik jane:pastrimi i ares,luftimi i mizes se ullirit,sperkatja me
gurkali,ujitja e misrit.
-Deshiren e pazakonte per nje njeri te tille e gjejme ne dy strofat e tjera.Detajet qe japin mjedisin dhe
karakteristikat e grupit shoqeror jane reale,ato qe japin shqetesimet e autorit dhe deshiren e pazakonte i
perkasin enderres
-Ne pjesen e pare jepen arsyet per te mos vdekur.Ato qe lidhen me realitetin jane ne strofen e pare,dy
strofat e tjera japin arsyet qe lidhen me enderren.Ky raport pra ,ne pjesen e pare eshte simboik,dhe
simbolizon ate qe besimi tek enderra akoma nuk eshte lekundur dhe ketu autori ka besim se shprehja
"mos vdis"do te behet realitet.
-Ne pjesen e dyte raporti midis enderres dhe realitetit eshte i barabarte.besimi i autorit tek enderra
tashme eshte lekundur.Kurse ne pjesen e trete enderra pothuajse eshte prere.Thirrja ;mos vdis..."behet
shqetesuese,prandaj perseritet ne cdo strofe dhe enderra tashme eshte bere nje iluzion.
-Kur flitet per enderren ,koha e foljes eshte e pakryer,veta e pare shumes,sepse kerkon te tregoje se
enderra qe sa vjen e shuhet,eshte enderra e shume njerezve,si dhe kjo enderr i perket se shkuares dhe
nuk ka snje lidhje me castin kur autori flet.
-Mendoj se edhe per nje fshatar, qe duhet te ngrihet nga shtrati i vdekjes per t'i sherbyer tokes,eshte
normale te enderroje per anijen.Anija lidhet me lejtmotivin e udhes ne poezine e Dritero Agollit (Ne
rruge dola,shtigje malesh e trotuare,udhetoj i menduar,e tjera).Anija qe kerkon te ndertoje heroi yne
,eshte nje anije enderre dhe nje anije e tille nuk mund te ndertohet me mire me asgje tjeter,vec me degen
e hardhise,e cila mban brenda velat qe mund t'i shtyjne avujt e rakise...Anija mund te ishte nje ure
lidhjeje me boten,prej se ciles shqiptaret jetuan per 45 vjet te izoluar.
-Kali,qe i dhemb kemba simbolizon sistemin e deshtuar,patkoi i humbur qe nuk na i jep
njeri,simbolizon izolimin e Shqiperise nga bota,ndersa nallbani qe nuk e gjejme,simbolizon projektuesit
e ketij sistemi te deshtuar,qe tani ,perpara ketij deshtimi, nuk mund te japin dot asnje zgjidhje.
-Me vargun"me syte si gota,na sheh si te huaj.","si gota" eshte krahasim,kurse"si te huaj" eshte
elipse(Figure e sintakses ku mungon nje nga gjymtyret e fjalise)
-Ne vargun"mos vdis ,se dielli ne oborr ka shtruar sofren e madhe"<sofra e madhe eshte
simbolike.Ajo simbolizon jeten,dhe vihet ne funksion te shprehjes "mos vdis".Ne vazhdim te kesaj ideje
edhe detaji i vajzave, qe simbolizon bukurine e jetes, pavaresisht enderrave te pa realizuara.
-Ne strofen e fundit mbizoteron zhgenjimi nga idealet e pa realizuara,nga enderrat iluzive.
-Me togfjaleshin "mos vdis.....shtrire",autori percjell idene se njeriu duhet te jete aktiv ne jete deri ne
momentet e fundit te saj,dhe te mos dorezohet perpara asgjeje.
-Pika e veses ,si detaj qe pasqyron shqetesimin e heroit dhe e lidh kete me token se ciles duhet t'i
ngrihet nga shtrati i vdekjes per t'i sherbyer,tregon lidhjen e perjeteshme me token,lidhje qe shprehet me
deshiren qe fytyra e tij te mbetej ne piken e veses,jeta e tij t'i kushtohet tokes deri ne fund.Ky detaj, si
simbol, jep deshiren e heroit lirik ,qe ne fund te jetes ta shihte idealine tij te realizuar dhe ne fund te
luftes dhe perpjekjeve te tij te medha ,ta shihte veten perballe bukurise dhe pastertise se ketij realizimi.

Koment "ky dimer" I Kadare Letersia 2 Albas 2006


nga Matura 2011.Letersi më 2011-04-09 në orën 2:34.MD
Kjo poezi lidhet me kohen kur ndodhi ngjarja politike e prishjes se Shqiperise me Kinen
postkomuniste.te Kadareja dimri eshte nje teme qe merret e rimerret ne forma te ndryshme letrare.Ne
poezi vargje qe shprehin dimrin si nocion qe tregon stinen fizike jane:
"C'i gjate ish ky dimer,c'i pafund/ C'i gjate ish ky dimer,c'i ftohte ish/C'i gjate ish ky dimer,c'i acarte
ish."
Si nocion qe shpreh gjendjen shpirterore te poetit:
"Ne pusin e ndergjegjes mezi ndihen/Tinguj kembanash e renkime te mbyturish/i mpire eshte
gezimi,thua s'ngjallet dot/"
Si nocion qe tregon ngjarje politike:
"Kineze qe s'duken me ne udhekryqe udhesh/Por vete ata s'kane vdekur;qelqe dritaresh /te stilit qe
ata sollen,vallezojne ngriraz/Duke derguar ftohtesine e tyre/Mbi mijra fytyra si prej maske
kalimtaresh."
-Poeti eshte vet i dyte ne kete bashkebisedim poetik.Kjo duket ne vargun:'"E lodhur pudra ne fytyren
tende."
Mendoj se ky personazh i sherben autorit si nje mjet letrar,funksioni i se cilit eshte te tregoje se ngjarjet
e medha politike te kombit nuk mund te kalojne pa lene gjurme ne jeten personale te njeriut .Nje detaj
qe percjell kete ide eshte pudra e lodhur ne fytyren e se dashures.
-Ismail Kadare zgjedh dimrin per te trajtuar temat e medha politike e kombetare,sepse kjo stine me
teper se cdo stine tjeter i sugjeron nje detaj te fuqishem stilistik.Pasojat e ngjarjeve politike per kombin
jane te tilla qe sjellin veshtiresi ekonomike ,sforcim fizik dhe dhe ftohtesi ne shpirt,dukuri te ngjashme
keto me ato qe sjell per njerezit stina e dimrit.
-Vecori e poezise se Kadarese eshte se ai e vendos pergjithesisht unin lirik , ne raport me
kombin.Kete e kuptojme nga fakti se gjendja shpirterore e unit lirik eshte e deshperuar .Atij ,pudra ne
fytyren e se dashures,apo gruas,qe eshte nje detaj qe duhet te kete te beje me anen estetike,por qe nuk e
kryen dot funksionin per te cilin perdoret(ajo mund ti fshehe rudhat ,por jo ate cka perjeton shpirterisht
njeriu qe autori ka prane,per me teper,ky perjetim eshte i perbashket,dhe u shkakton te dyve te njejten
gjendje) ii duket e lodhur.Eren e dimrit ,si nocion politik ,e ndjen edhe uni lirik,te fryje ne shpirtin e tij.
-Sigurisht qe ne jeten tone personale ndikon fuqishem atmosfera e kohes qe kalon atdheu,sepse edhe
ne jemi nje pjese sado e vogel,nje qelize e tij.Kur e vendosim veten ne raport me shoqerine e sotme
shqiptare ,si lehtesira ndjejme lirine e fjales,te drejten per te shprehur aftesite tona mendore e fizike
etj.Veshtiresite i ndjejme kur perballemi me plaget qe karakterizojne kete shoqeri si
emigrimi,papunesia,prostitucioni,droga e te tjera.(Detyre ushtrimi nr 6)
Mesazhi i poezise permblidhet ne dhimbjen e poetit se brezave te shqiptareve u mbetej nje trashegimi
antimorale e antikulturore qe kishte leshuar rrenje ne periudhen diktatoriale.Kjo del qarte ne vargjet:"Sa
kohe valle do t'i duhet/Genit te races ate maske ta shoerlaje/Apo ne luften e maskes me lekuren/Maska
do te fitoje me ne fund?" Mjetet letrare qe perdor autori ne keto vargje jane:Pyetja retorike,metafora
"maske"per pamjen e njeriut te kohes qe ishte tjetersuar nen trysnine e diktatures ,ne revolucionarin e
perkushtuar ndaj partise -shtet e diktatorit ,metonimine "lekure",qe perfaqeson vetveten,ate cka ne na
ben te jemi shqiptare.
Poeti shpreh ne keto vargje shqetesimin se mos maska fiton mbi lekuren,duke shprehur protesten e tij
per cpo ngjet,dhe njekohesisht ju kujton shqiptareve se nuk duhet ta lejojne nje gje te tille.
-Atmosfera e ftohtesise dhe e ngrirjes shpirterore jepet me disa fjale celes kryesisht mbiemra:- I
lodhur,i mpire.i ftohte,i pashprese,i acarte,monoton-Ndonese jane ne kuptim te drejtperdrejte,ato kane
efekt emocional,sepse shprehin boten e brendeshme shpirterore te poetit ne paralelizem pohues me
ngjarjet shoqerore dhe njekohesisht i japin permasa reale dhe e bejne te prekeshem nga lexuesi dimrin
politik dhe ate shpirteror...
- lidhjet kuptimore ndermjet disa fjaleve te vendosura ne kete kontekst poetik jane:Maske-
lekure.Efekti i stilistik i kesaj antiteze eshte te jape luften per egzistence;dimer- i gjate,veshtiresite e
vuajtjet;Puder-e lodhur,nje gjendje tejzgjatjeje dhe deshperimi;vdekje- vyshkje,dhimbje;varr-
tirran,urrejtje;pluhur-tempuj,efekti i harreses...
-Poeti eshte mjeshter i perdorimit te perseritjes se nderthurur me shkallezimin.Perdorimi i tyre ka si
funksion te theksoje idene qe ai percjell.(Ne rastin e perseritjes se vargut"c'i gjate ish ky dimer,C'i
pafund,C'i pashprese ish'C'i acarte ish...",autori thekson idene se dimri kish pushtuar deri edhe zemrat e
njerezve.)
-Ne rastin e shkallezimit:"I pafund,i pashprese,i acarte",autori percjell idene e pasojave te ngjarjes
politike.
-Edhe inversionin autori e perdor per te mbitheksuar idete e tij. Te tilla jane:"C;i gjate ish ky dimer,-e
lodhur pudra,- i mpire gezimi."e tjera.
-Poezia eshte shkruar me varg te lire .Ne krijimin e ritmit te brendshem te poezise ndikojne elemente
te tilla si;theksat ritmike,aliteracionet,perserijet,shkallezimet,inversionet e tjera.

Koment "Nje vjet" Martin Camaj


nga Matura 2011.Letersi më 2011-04-05 në orën 10:33.PD
-Eshte nje lirike intime e tipit reflektiv,sic jane te gjitha poezite e Camajt.Per nga struktura e
brendeshme ka formen e nje mozaiku tablosh:i njejti mjedis ne kater stine ,qe ftillon titullin e
poezise.Nese do ta skiconim kete mozaik,korniza e tij do te ishte pikerisht dhimbja,si nje sfond zjarri,te
cilit ja ka ngulur syte heroi lirik.Mes se kuqes se levizshme te flakeve(dashuri,dhimbje,vuajtje,por edhe
ngrohtesi,levizje,jete)shfaqet imazhi i kufomes,si nje akull brenda shpirtit,ne kontrast me zjarrin dhe
coprat e pejsazheve qe e rrethojne.Por edhe keto te fundit( te bukura,qetesuese)bejne kontrast me
vuajtjen prej ferri qe djeg heroin lirik.
-Ne nje veshtrim vertikal te poezise ,detajet qe vizatojne pejsazhin per secilen stine jane:- Pranvera
"Kumbullat lulojne,shelgjet gjethen" -Vera "perroi u tha,mani esht pjeke,xhingalla ka brite e brite."-
Vjeshta "Strehet e pullazit leshuen ujin n'oborr, n'kusi."- dimri "Prroni u ngri,era ja behi.) Keto detaje
jane tipike per mjedisin malesor dhe kete e shohim tek prania e perroit,lumit,kodrave
,bjeshkeve.pragut,votres...!
-Me imagjinate heroi lirik,per secilen stine ndodhet;Ne pranvere-ne koder,ne vere - ne oborr,ne
vjeshte-tek dera e shtepise,ne dimer-prane zjarrit.Ne te gjitha stinet ai sheh natyren,ambjentin qe e
rrethon,jeten qe gelon,dhe mendon qe njeriu i zemres nuk eshte me pjese e kesaj natyre, e kesaj jete,si
dikur.Ne kete perzjerje te kohes me hapesiren kemi mbivendosje te imazheve.Mendoj se kuptimi i
largesise qe vjen duke u afruar(kodra,lumi,oborri,pragu i deres,vatra e zjarrit) ne nje pike, eshte se keto
detaje te pakta,por autentike,te mjedisit malesor,ngjeshin ne nje cast te vetem,pervjetorin e
dhimbshem,kohen e nje viti,ndoshta te nje jete ("nje vjet" tingellon edhe si "nje jete")
-Ne vargun e pare kem figuren stilistike te simbolit.Autori, duke thene "shkova ne
pranvere",kerkon te thote se u kthye ne kohet e lumtura.Kur autori thote:"Vjeshta kur erdh...",per
vjeshten dhe jo shkova ne vjeshte,,kerkon te thote se vjeshta eshte nje pjese e jetes, te cilen ai e kujton
ne rrugetimin e tij permes kujtimesh,qe i ka nisur tashme qe nga pranvera e jetes se tyre.Per dimrin
thote:"Ja behu..."per te treguar se dimri eshte ajo pjese e jetes ,te cilen heroi lirik vazhdon ta perjetoje .
-Elementet qe i japin ligjerimit tipare medituese dhe elegjiake jane ndjenja e vetmise qe shoqeron
perjetimet e kujtimeve,renditja e njepasnjeshme e casteve te lumtura qe sjane me dhe prurja e se bukures
dhe makabres,zjarrit dhe ngrirjes ne nje imazh te vetem.
-duke perfytyruar castin kur heroi lirik e ka doren te zgjatur drejt zjarrit per ta ngrohur dhe i
shfaqen imazhet e kujtimeve (edhe ato e ngrohin,se ne to ka kujtese te gjalle),por papritur i shfaqet mes
tyre kufoma ,mendoj se kjo i ndodh,sepse ai perjeton nje ndjenje faji qe po ngrohet ,ndersa njeriu i
dashur eshte "ngrime nen dhe".

Koment "M'at ane gardhit asgja te re" Migjeni


nga Matura 2011.Letersi më 2011-04-02 në orën 11:43.PD
Ciklin e" Novela te qytetit te veriut "e mbyll proza "M'at ane te gerdhit asgja te re".ky eshte nje
tekst simbolik,qe ndertohet nepermjet pamjeve pa ngjarje e pa rrefime.Vranesire,ngathtesi,zvaritje,asnje
levizje.Ne titull autori sugjeron nje bote qe pret nderrime.Ketu nuk ka asnje levizje asnje nderrim.Per
nderrime duhen tronditje me te medha ,shprehet Migjeni ne fund te kesaj vepre.
-Detaji qe zgjedh Migjeni per te dhene shkendijezen e shpreses per ndryshim eshte:"Por aty, para
muzgut ,pa prite fryni nji ere e rrepte.U shkunden xhamat nder dritore dhe dyert e nje lagjeje mbare."
-Elemente te natyres qe percjellin idene e autorit,vec eres,jane gjethet,rrezja e diellit,e cila kish
depertue rete, e te jera.
-Jeta ne familje e jashte saj ,simbolizohet me figurat e se rese dhe plakes,qe deshmojne per dy breza
qe perseriten,,dhe detajit te teshave te lara.teshat e lara jane pika e lidhjes midis jetes se familjes (dy
grave) dhe qetesise, stuhise,diellit,reve, gjetheve e tjera(jetes jashte saj).Detaji i teshave te lara ,mendoj
se eshte vene nga autori,midis ketyre dy jeteve,per te treguar se ato jane te lidhura ne menyre te
pazgjidhshme me njera-tjetren.Gjithcka qe ndodh jashte,perjetohet me te gjitha permasat dhe efektet l
brenda ne familje.
-Ironia ,si nje mjet stilistik,realizohet nepermjet nje tresheje figurash,qe jane plaka ,plehu,gjeli.Kjo
ironi kalon neper tri shkalle.Kete e shprehin perkatesisht keto fjali:"- Vetem nje rreze dielli,e cila kishte
depertue rete dhe si shifet,tue mos gjete vend ma te mire ne bote,kish ra ne pleh..." "-Nje gjel,te cilin e
kishte zane gjumi mbi pleh,u zgjue dhe ja tha kirikiuuuuu,gjate e tingullueshem...." "-Plac he dreq!Se
me trembe!-peshperiti plaka, e cila ish vue me veshtrime m'at ane gardhit-nuk shifte gjelin aty afer,mbas
gardhit."
-Mendoj se gruaja e re ne kete proze,merr persiper te percaktoje se ketu"Nuk ka asnje lloj nderrimi"-
si shprehet autori. - "Dhe pasi kaloi stuhia ,e reja thoshte qe ti lene teshat edhe ma ne oborr."Veshtrimi i
saj matane gardhit eshte instiktiv,si reagim ndaj nje dukurie te caktuar,ne kete rast ndaj dukurive te
natyres.
-Mendoj gjithashtu,se Migjeni zgjedh pikerisht stinen e vjeshtes si sfond te pamjeve pa ngjyre ,sepse
mjedisi shoqeror i kohes i tille eshte;vjeshta nuk mund te sjelle tronditje te medha per nderrime.Asgje
nuk nderron ,kur pas nje vjeshte vjen nje dimer...!

koment "Serafine Topia"Jeronim de Rada


nga Matura 2011.Letersi më 2011-04-01 në orën 10:18.PD
Atmosfera ne te cilen te kredh poezia e De Rades eshte ajo e baladave popullore.Takimet midis te
rinjve behen,ose ne krua,ose ne lume ,duke lare rrobat.Nje skene e ngjashme haset edhe ne folklorin
tone:Halili takohet me Tanushen,kur ajo me sherbyeset ka dale te laje rrobat ne lume.Edhe te
homeri,Odisea e takon Nausiken e bukur duke lare rroba.
-Poema "Kenge te Serafina Topise",shfrytezon ,per te krijuar konfliktin,nje mekanizem qe eshte
shume i njohur ne krijimtarine boterore dhe ate shqiptare,ndeshjen midis dy familjeve.keshtu te :Romeo
e Zhuljeta"ose te "Martesa e Halilit" hasim armiqesine midis dy familjeve,kurse te 'Milosao"dhe te
'Lulja e kujtimit"(Foqion Postoli) hasim dashurine midis te rinjsh qe nuk jane te barabarte persa i perket
gjendjes shoqerore.Te realizohet martesa midis tyre,kjo quhet mezaleance,d.m.th.martese me nje person
qe konsiderohet inferior persa i perket gjendjes ekonomike e shoqerore.Dashuria e Serafines me
Bozdarin krahasohet me rastin e familjeve qe kane hasmeri me njera -tjetren:"M'erdh Bozdari i
Shtresajve/Fis armik me zotin tate...."
-Duke u nisur nga vargjet:"Sa e lumtur ajo dite/Kudo pa nje hije turku...",mund te themi se Serafinen
17-vjecare e ben vete mosha te hijeshoje plot bukuri dhe te rrezatoje hovet rinore .dhe keto hove rinore
jane te pandalshme ne nje mjedis te bukur pranveror.Shpirti i saj eshte ne harmoni me natyren.Por jo
vetem kaq:Gazi i saj eshte i madh dhe i papermbajtur sepse ka takuar dashurine e jetes se saj,qe e ben te
lumtur ate dite.Ndihet parimi epik brenda atij lirik edhe ne keta vargje te kenges se pare te
poemes;(kudo pa nje hije turku)Kjo histori dashurie gershetohet me luften e shqiptareve kunder
turqve.Mungesa e turqve ne mjedisin e dhene ,eshte nje arsye me shume qe Serafina t'i gezohet asaj dite
te lumtur te jetes se saj rinore.

Koment "Gjergj Elez Alia" Populli


nga Matura 2011.Letersi më 2011-04-01 në orën 8:47.PD
Kenga e GJergj Elez Alise na con ne kohe shume te largeta e te panjohura te historise.Neper trupin e
poemes vengojne uturima te mbytura te pushtimeve te egra e te vjetra,ku populli lengon nen zgjedhen e
pushtuesve te huaj,te cilet djegin ne zjarr e ne hekur gjithe vendin.Pikerisht kete cast kulmor te pushtimit
barbar e te dhunes armike ,kapi ndergjegja historike e artistike:Me tutje nis ngritja ,ringjallja e popullit
hero.Dhe ai krijoi heroin e vet, Gjergj Elez Aline.
Anafore kemi ne rastin kur dy ose me shume vargje te njepasnjeshme fillojne me te njejten fjale :
"Ia lan varrat me ujin e gurres nande vjecare/Ia lan varrat me ata lot e syve..."
"tim per tim o ka nji dash te pjekun/tim per tim o ka nji vash me ia djergun...."
"me ma mbath me patkonj prej tumakut/me m'ja shti thumbin o prej celikut..."e tjera
Ne rast se do t'u vinim nga nje nentitull grupvargjeve te pjeses se pare te kenges,mendoj se ata do te
ishin:
-Gjergj Elez Alia ron me motren e vet kur shfaqet Bajlozi i detit.
-Vaji i motres qe e ndjen veten te braktisur.
-Vaji i motres dhe deshperimi i Gjergj Elez Alise.
-Motra i tregon brengen e vet Gj E A.
-Vendimi i Gjergjit per tu ndeshur me Bajlozin.
-Qendrimi i vashes perballe pabesise se Nallban Probatinit.
-Besnikeria dhe ndershmeria e Nallban Janarit.
Motra qan mbi kryet e Gjergjit sepse nuk don qe te bjere ne duart e Bajlozit te dietit,dhe sepse beson
se vellai i saj nuk eshte ne gjendje t'i dale zot motres se vet,mbasi nuk eshte i afte per te luftuar.Plaget e
tij jane te shumta dhe mjaft te renda."Ai eshte i vdekur dhe i pa kallur ne varr",dhe mbi kryet e nje te
vdekuri vetem se mund te vajtohet
Plaget ai i ka mare ne lufte per te mbrojtur nderin e familjes dhe lirine e atdheut,dhe kjo tregon se sa
ka qene gjalle dhe i afte ky kreshnik,i ka dale zot atdheut e familjes.
-Perseritje tregimtare,karakteristike per krijimtarine popullore ,jane ato ku vasha u drejtohet
nallbaneve me porosine e Gjergjit.Mendoj se qellimi artistik per te cilin jane perdorur,eshte theksimi i
idese se Gjergj Elez Alia ,jo vetem qe do te ndeshej me Bajlozin,por ishte dhe i vendosur se duhej te
fitonte patjeter.Pra autori do qe te vere ne dukje rendesine e problemit,dhe vleresimin qe duhej t'i benin
ketij problemi nallbanet.
-Mendoj se nese autori do te perdorte menyren e pasurimit do te shtonte pershkrimin e udhetimit te
vashes ,te ndalej me gjate ne momentin kur vasha kthehet ne shtepime kale te mbathur,pergatitjet e
Gjergjit per lufte e tjera.
-Hiperbolat e kesaj pjese jane :
"Dymbedhjete pashe ne lendine u ngul topuzi/Dymbedhjet pashe perpjete ,si re, u ngrit pelhuri."
Jep forcen e bajlozit dhe madheshtine e kreshnikut qe di ta perballoje kete force
"A trande fusha kur a rexue Bajlozi." I madh e i eger ka qene armiku yne ne shekuj,po aq te medha
e te lavdishme kane qene fitoret tona kunder tyre.
"Te tane lumin gjaku e ka trazue/Per tre vjet krejt vendin e ka qelbun." Fundi i armiqve gjithmone
ka qene tragjik,ne perballjen shekullore me shqiptaret.
-Autori perdor mjaft folje ne menyren habitore"-Po prej vorrit,Gjergj ti konke cue?' Bajlozi
ironizon Gjergjin per dobesine fizike."Edhe shtatit trimi i paska dhanun."Vendosmeria e Gjergjit per te
perqafuar motren pavaresisht gjendjes dhe paaftesise se tij fizike."Vlla e moter dekun paskan
ramun."Mrekullia e vdekjes se njkohshme te vellait dhe motres.

Koment "kercimtarja e Dukagjinit" E Koliqi


nga Matura 2011.Letersi më 2011-03-31 në orën 11:28.PD
Eshte nje nga tregimet me te arrira te Koliqit.Figura e Skenderbeut vendoset ne nje mjedis origjinal
(autentik shqiptar) ,ku vemendja e autorit peqendrohet ne theksimin e bukurise fizike e shpirterore te
femres shqiptare.Skenderbeu ka shpallur nje gare ne Kruje per valltaren me te mire.
Portreti fizik qe i ben Koliqi Tyrkines eshte:''shtat- hedhur,me krahnuer te mberthyer me nje
xhamadan te shkurte te ngrime ne ar,kemishe harkate te nderpashme,me menge te gjana,dimij te holle
,te mendafshte...nje unaze e vetme,ndrinte ne doren e rremakte,me nje gur te madh qe qitte flake ne te
luajtur,dy vathe te gjate ,u varshin nga bulat e vesheve.
-Me anen e kercimit te Lules autori ka si qellim te tregoje se kemi te bejme me nje mrekulli te
natyres.Lula ishte nje kercimtare qe ishte rritur ne gjirin e natyres dhe kishte mesuar te kercente duke i
harmonizuar levizjet e saj me ato te memes natyre,dhe duke u bere pjese e pandashme e saj.
Shkrimtari nuk ndalet aspak per te dhene portetin fizik te Lules.Ai mjaftohet vetem me fjalen"hyjnia
malsore".Ernest Koliqi, nepermjet kercimit te Lules,ben aluzion per nje zane malesh,duke dashur te na
thote se ato egzistojne vertet ne malet shqiptare.
-Bukurise shpirterore e fizike te vashes Koliqi i vesh cilesime te tilla si:"Ishte nje apoteoze lulesh,e
drejte si curil uji gufues,e lakueshme si gem i holle,e shpejte si hije reje,e drithshme si drita ne krue..."
Te Tyrkina autori pershkruan trupin,sepse ajo eshte nje valltare sallonesh mbreterore dhe si e tille
ishte e veshur me ar dhe flori,ndaj tek ajo spikat bukuria fizike,kurse te Lula ,skena e kercimit te se ciles
ishte natyra,spikat gjalleria dhe e perkryera e natyres dhe nepermjet kercimit te saj,ajo shpalos ngjyrat e
shpirtit te saj,ashtu si natyra shpalos vlagen,ngrohtesine,dhe jeten qe buron nga toka meme.
Poeti ka nje lidhje te brendshme shpirterore me Lulen,kete personazh" te priviligjuar" te tij,lidhje qe
shfaqet ne qendrimin ideo-emocional qe ai mban nepermjet mjeteve stilistike qe perdor,cka e ben prozen
e tij nje proze poetike.Kete lidhje e japin me mire permasat hyjnore qe i jep asaj,duke e paraqitur shume
me lart se Tyrkina,,se ciles:"Mbreti dau me ia dhane cmimin..."
-Koliqi ,duke thene se Lula eshte mbesa e Leke Dukagjinit,,kerkon te tregoje se ajo vjen nga nje dere
e degjuar,e cila ka lene gjurme ne historine dhe kulturen e ketij vendi ,kujtojme "Kanuni i Leke
Dukagjinit",dhe me kete kerkon te himnizoje trashegimine kulturore dhe gjithashtu trashegimine e
bukurise shpirterore e fizike tek shqiptari.
-Aftesia pershkruese e Koliqit nxit fantazine tone duke bere qe te kalojme nga leximi,ne perfytyrime
konkrete:Tyrkinen e perfytyroj te shkelqeje ne veshjet e saj,por ky eshte nje shkelqim i ftohte.Lulen e
perfytyroj si nje nderthurje rrezesh dhe ngjyrash qe me ngazellen shpirtin.
Elementet etnike me te dallueshme ,qe e bejne Lulen te ngjashme me nje zane mali jane:"Floket e
leshueme,gishtat e bardhe,trupi hyjnuer,perfytyrimi i saj ne ujin e kulluet..."e tj.
-Perdorimi i dendur i mbiemrit tek Koliqi,eshte nje nga treguesit tekstore qe e bejne Koliqin nje
shkrimtar simbolist.Edhe tek "Kercimtarja e Dukagjinit",mbiemri duket sikur eshte mbreti i
fjaleve.Permendim ketu ne pershkrimin e Tyrkines:"Lutje dashunore,rrotullake te vetimshem,krye te
lodhun,rrotullime te panjehuna..."Ne pershkrimin e Lules:"Hyria malsore,habi e ambel,trup
hyjnuer,malle te paprituna,shkalle ajrore,curil gufuese tj.
Shprehje te rralla per tregimtarine shqiptare, perdorur nga Ernest Koliqi ne kete tregim, jane:"Merrte
me u ngjitun ne nje shkalle ajrore,kercimi i saj ishte i fresket si liria e maleve,kryet i rrezoi mbrapa si te
lodhun,i permallshem si kenga e harrueme,qe ngjallet ne fund te zemres."Keto perdorime ndikojne
fuqishem qe kjo proze te anoje nga proza poetike dhe simboliste,sepse merr persiper jo vetem te tregoje,
por edhe te percjelle emocione te fuqishme dhe te ndikoje ,qe te lexuesi,gjate leximit, te shfaqen imazhe
dhe perfytyrime konkrete.
-Koliqi dallohet per perdorimin e gjymtyreve homogjene.te tilla jane:"dimij te holle,te
mendafshte,luante kembe e krahe,lule te denduna,te panjehuna,largonte gjethe e lule te
padukshme...."Autori me perdorimin e gjymtyreve homogjene si mjete letrare e stilistike thekson nje ide
e mendim te caktuar,sjell detaje te shumta ne pershkrim duke e bere ate sa me te larmishem dhe sidomos
me mbiemrat homogjene sjell,cilesime e ngjyrime te shumta dhe realizon gjithashtu qellimet artistike
qe kemi permendur me lart.

"Evgjeni Grande" Balzak


nga Matura 2011.Letersi më 2011-03-26 në orën 2:09.MD
-Duke u mbeshtetur tek fragmenti i dhene ,mund te themi se kemi te bejme me nje veper realiste
duke u bazuar te vertetesia e ngjarjeve,sidomos tek pasqyrimi me vertetesi i kopracise se plakut
Grande.Problemi shoqeror qe trajton autori,eshte ai i rolit te parase ne shkaterimin e ndjenjave
njerezore.
-Tipare te tjera qe kane te bejne me realizmin e romanit jane:
-Prani personazhesh nga shtresa te ndryshme te shoqerise
-Mbisundimi i elementeve te verteta ne pasqyrimin e ngjarjeve.
-Vendosja e subjekteve ne vende te zakonshme, te cilat autori i njeh mire dhe ne periudha
bashkekohore me te .
Fragmenti i fundit zbulon nje ane tjeter te qellimit ideor e artistik te autorit:Si familja e plakut Grande
ishte e gjithe shoqeria:Pasioni per parane kthyer ne mani,keta njerez i kishte bere kafshe,qe donin te
hanin njeri- tjetrin.
Personazhet e Balzakut kane nje baze shoqerore dhe historike te percaktuar mire dhe ne te njejten
kohe,ata kane prirje te jene dhe tipa qe perfaqesojne shtresa te ndryshme shuqerore.
Balzaku perpunoi teorine baze te realizmit,ate te vendosjes se personazheve tipike ne rrethana tipike.
Tregimtari ne roman tregon ngjarjet ne veten e trete.Ai eshte veshtire te dallohet nga autori,qendron
mbi personazhet,can muret,di me shume per ta se sa edhe ata vete.
Autori shkruan per Evgjeni Granden:"Qe te gjithe e dinin se nje melankoli e brente nga brenda
zemren e znj Grande,po shkakun e vertete te kesaj brenge askush nuk e dinte."Sigurisht qe ,me ritualin e
perditshem te pervetesimit te mjeshterise se drejtimit te puneve,si zvendese e ardhshme e plakut
Grande,Evgjenia ron me enderrat dhe kujtimet e bukura te dashurise.Nje vend qendror ne boten e
brendeshme te saj ze figura e Karlit.
-Ne pikepamje historike brendia e romanit,ashtu si dhe vepra te tjera te Balzakut,jep me mjaft
realizem periudhen ne fjale.Kjo realizohet ne kuader te asaj qe thuhet per vepren e Balzakut,e cila
pasqyron 30 vjet te historise se Frances.
-Ne pikepamje shoqerore,ne roman gjejme tjetersimin e njeriut ne nje shoqeri ,qe per idhull ka
parane.
- Ne pikepamje psikologjike ,kemi te bejme me shkaterimin e te gjitha ndjenjave me te mira
njerezore dhe vlerave shpirterore nga vlerat materiale.
Realizimi i metodes se realizmin kritik arihet ne disa aspekte:
-Portretizimi i personazheve dhe tipizimi i tyre si perfaqesues te klasave te ndryshme.
_Rrethanat ku veprojne keta personazhe jane tipike per shoqerine e kohes.
-Sjellja ne faqet e romanit te mentalitetit shoqeror te kohes.
-Trajtimi i temes shoqerore.
-Pasqyrimi me vertetesi i ngjarjeve

Koment "Vendit tem" M Camaj


nga Matura 2011.Letersi më 2011-03-25 në orën 12:42.MD
-Ne kete poezi kemi organizimin e strofave treshe,qe lidhen me ane te rimave.skema e tyre
eshte:Strofa e pare;ABA,strofa e dyte ABC po keshtu dhe strofa e trete.Te treja strofat e kesaj poezie
lidhen me ane te skemes ABB te vargjeve te treta te tyre.Sigurisht qe ,duke pasur parasysh rimen
fundore dhe shkurtesine e vargjeve, kemi te bejme me efektin jehone ,duke e kthyer nga autori edhe
anen tingullore ne simbol.
-Krahasuar me skemen e rimave te tercines klasike,e cila eshte;ABA,BCB,CDC e te tjera,mendoj se
ne poezine e Camajt kemi te bejme me varg te lire.
-Theksat ritmike te nje vargu,duhet te bjene mbi theksat tonike te fjaleve.Ne poezine e kultivuar. e
sidomos ne ate moderne,theksohen fjalet me te rendesishme.
-Poezia ka nje strukture treshe,ku numeri tre perdoret me funksion simbolik.Struktura treshe e
poezise konsiston ne faktin se ne perberje te saj kemi tre strofa.keto strofa kane nga tre vargje.Po ashtu
edhe fjalet kyce jane tre:Bari,uji guri;me tre nenstilemat e tyre:Fara shiu,kufiri.Kjo strukture ne vetvete
vjen e behet nje mjet stilistik,ne funksion te qellimit ideo-artistik te autorit.Ky qellim eshte te percjelle
te lexuesi idene se ai i kushtohet vendit te tij dhe do qe te jete i dobeshem per te ,si i gjalle,ashtu edhe i
vdekur, deri ne perjetesi.Pra struktura treshe simbolizon atdheun,poetin dhe pavdekesine e ketij te fundit
duke ju perkushtuar atdheut.Nje funksion tjeter stilistikor i struktures se brendeshme eshte se
autori,nepermjet saktesise se mendimit dhe persosmerise se formes,kerkon te afirmoje dhe
universalitetin poetik te ketij mendimi.
-Vargu"kur te vdes,le te behem....",eshte lejtmotivi i poezise,nepermjet te cilit ,ai thekson deshiren e
tij per tu bere pjese e pandare e atdheut te tij,ashtu si ka qene ne te gjalle.Ky varg pra ,perben kredon e
tij poetike per t'ju perkushtuar atij (atdheut) deri ne pafundesi,sepse keshtu do te jete i pavdekshem,sepse
do te jetoje ne emrin ATDHE!Pra ketu shnderimi jete -pavdekesi eshte me ngarkese patriotike.
-Kjo esht nje poezi atdhetare dhe ketu flitet per kufirin konkret midis sllaveve dhe atdheut.
-Pranevenja e fjaleve ;fare,shi,kufi me anaforen "kur te vdes..."percjell idene se individi ka nje
detyre morale ndaj atdheut.
-kujtojme se; kur theksi bie ne rrokjen e fundit,pra kur ai eshte fundor,keto rrokje numerohen
dy,pra:bar, gur, shi,numerohen si dyrrokeshe,kufi si trirrokeshe etj.

Koment "Poema e mjerimit" Migjeni


nga Matura 2011.Letersi më 2011-03-23 në orën 10:42.PD
Per te realizuar portretin e mjierimit ,autori therret ne ndihme elemente te tille si ;detaje nga realiteti
i kohes dhe mjete letrare si epitete, kraharime,shkallezime,enumeracione e tj.Ne kete menyre ai e
paraqet mjerimin realisht dhe poetikisht ne te njejten kohe.Paraqitje poetike do te thote se autori mban
qendrim ideo-emocional ndaj asaj dukurie te shemtuar te shoqerise se kohes.
-Ne funksion te portretizimit poetik te mjerimit,autori perdor dhe perseritjen e fjales'' mjerim'' ne
fillim te cdo strofe.Kjo perseritje e ben mjaft tronditese kete fjale,thekson idene se ai (mjerimi) eshte nje
e keqe e madhe,percjell ndjenjen e dhimbjes se autorit per ata qe e perjetojne kete te keqe dhe shpreh
revolten e tij ndaj atyre qe e shkaktojne kete plage te rende te shoqerise se kohes.
gjithe poezia si nje e tere ka si qellim qe te zbuloje fund e maje kete te keqe qe ka pushtuar pjesen
dermuese te pjesetareve te kesaj shoqerie dhe ne kete funksion eshte cdo fragment i saj.
mund ta ndanim poezine ne pese pjese sipas elementeve te reja qe sjell secila prej tyre.Keshtu, ne
pjesen e pare behet pershkrimi i mjerimit,deri ne vargun:"Te shklyeme e te coptueme ,e te dalun bese."
-Ne pjesen e dyte percillet ideja se ne nje shoqeri te tille si ajo kur jetoi e shkroi autori,mjerimi sa
vjen dhe shtohet ,deri sa behet mbytes...Deri tek vargu"Ku foshnjen perkundin lotet e te fshamit."
-Ne pjesen e trete autori aludon per mardhenjet shoqerore si shkaktare te mjerimit.
-ne pjesen e kater autori percjell idene se mjerimi dhe varferia ekonomike,sjellin degjenerimin dhe
varferine shpirterore te njeriut e shoqerise.
-Ne pjesen e peste ,qe e perbejne dy strofat e fundit,autori percjell revolten per gjendjen e mjeruar te
popullit,dhe aludon se predikimet fetare nuk mund te japin zgjidhjen e ketij problemi shoqeror
-Me shkallezimin dhe ritmin e brendeshem ne rritje,si elemente karakteristike te strofes, autori synon
te zbuloje mjerimin dhe drame qe shkakton ai, me gjithe permasat e tij dhe te shprehe qendrim ideo-
emocional te tij per kete dukuri te kohes.
Me metaforen:"Kafshate qe s'kaperdihet...",autori qe ne fillim shpreh revolten e tij duke mos e
pranuar mjerimin dhe jep ne menyre te pergjithesuar ate qe me pas do ta jape ne menyre te detajuar ne te
gjithe poezine,pra pamundesine per te jetuar ne mjerim.
-Autori ,per te pershkruar mjerimin,ndalet ne shtresat e varfra te shoqerise dhe ne te gjitha pjeset e
familjes se kesaj shtrese qe eshte bartese konkrete e mjerimit; te nana,fmija gruaja,qe eshte e detyruar te
shese nderin...,burri,qe mbyt trishtimin ne goten e rakise.
-Nepermjet antitezes e kontrastit autori ve perballe dy skajet e realitetit shoqeror;te pasurit e te
varferit,shtypesit dhe te shtypurit,duke realizuar keshtu dhe revolten ndaj shoqerise se kohes.
-ne strofen e fundit autori shprehet:"Mjerimi eshte nje njolle e pashlyeme/ne balle te njerezimit,qe
kalon neper shekuj/dhe kete njolle kurre nuk eshte e mundshme/ta shlyejne pacavuret, qe zune myk
neper tempuj...." Me metaforen"Njolle e pashlyeme..."autori kerkon te percjelle idene se ne perparimin
dhe aritjet e njerezimit ne shekuj,mjerimi eshte nje dukuri negative ,qe bije ne kundershtim me keto
aritje,prandaj kete plage shoqerore mund ta sheroje vetem shoqeria njerzore pra e thene me
qarte,problemi eshte shoqeror dhe zgjidhja mund te jete vetem shoqerore,prandaj predikimet fetare jane
te pafuqishme per te realizuar nje gje te tille.

Koment "Zoga" dhe"Lokja" N Mjeda


nga Matura 2011.Letersi më 2011-03-23 në orën 9:28.PD
Zoga
Kjo pjese eshte nje pasqyrim i fuqishem i ndjenjave njerezore,enderrave e deshirave te
Zoges;eshte nje shperthim harmonik i pasioneve rinore ne ekstazen e dashurise.
-Ne kete kenge jepet pranvera,ardhja e saj, si nje paralelizem me shperthimin e ndjenjave te
Zoges..Ne pershkrimin e natyres,ne dy strofat e para gjejme nota te theksuara romantike,duke e dhene
ate si dicka me bukuri te jashtezakonshme,nota te cilat forcohen ne dy vargjet e fundit,ku gjejme dhe
zana, kete element te mare nga krijimtaria popullore.Ne strofat e meposhtme ,ne paralelizem pohues me
natyren, jepet nje tablo paqeje ne familjen e thjeshte malesore, ku gjejme enderrat e bukura rinore te
Zoges dhe ndjenjen hyjnore te nenes qe i gezohet femijes se vet.
-Kenga e dyte e jep Zogen me te rritur e me nje ndjesi e enderrim me te forte erotik
-Vargjet 1 dhe 2 te strofes se pare japin figuren e depertimit te nje rrezeje ne cati.Ky shkulm drite
thyen ate gjysme erresire dhomash malesore dhe figurativisht jep nje drite shprese dhe gezimi ne jeten e
veshtire te kesaj familjeje malesore,qe lidhet me jeten fatlume te Zoges.
-ne kengen e trete jepet martesa e Zoges.Ketu ndihen shperthime poetike ,ku shpaloset gezimi e
pasioni.Vargjet lidhen nepermjet nje urimi prinderor,ku mplekset dashuria,malli,dhimbja e ndaries dhe
njeherazi gezimi.Kenga permban edhe nota intime familjare dhe gezim te gjithe mjedisit,fshatit ku eshte
rritur vajza.
Lokja
Tri pjeset e poemes "Enderra e jetes"mund te kuptohen edhe si simbole.Nje jete tipike malesore ku
bashkejetojne lindja dhe vdekja,(vdekja nga semundja dhe vdekja nga pleqeria) lumturia dhe lufta per
egzistince;te gjitha keto te dhena ne nje plan filozofik e psikologjik
-Pas leximit te fragmentit nuk eshte e veshtire te perfytyrohet nje dhome gjysme e erret,ku nje plake
e vetme ne kulmin e deshperimit dhe varferise ,por me nje vegim enderre per dicka qe e ka dashur dhe
s'e ka patur kurre ne jete,humbet gjithnje e me shume ne krahet e vdekjes,ne krahet e mosegzistences.Ne
ballkon nuk ka me lule, sepse eshte dimer,ne shtepi nuk ka me jete, sepse ka hyre vdekja,sepse ne
agonine e vdekjes ,ne mendjen e Lokes,nusja dhe djali jane nje hamendje,nje vegim enderre.
-Brenga e Lokes ne pregvdekje eshte mjaft e madhe ,sepse ajo ndihet e vetmuar.Kete e shohim dhe
ne perfytyrimin e dy personazheve ,per te mohuar qofte edhe ne menyre imagjinare kete vetmi.
-Mendoj se drama e Lokes qendron ne mentalitetin patriarkal,sepse ne rast se nuk do te egzistonte ky
mentalitet,Zoga shume mire mund ta krijonte familjen e saj ne shtepine e Lokes.
-ne vargun"Vetun zbardh e vetun erret.",kemi fig letrare te antitezes,zbardh-erret,qe do te thote
gedhiet e ngryset,dhe perseritjen e fjales" vetem".Keto figura autori i perdor per te treguar gjendjen e
rende shpirterore te Lokes,qe eshte e detyruar te kaloje ne vetmi e ne brenge ditet e fundit te jetes se
saj.Njekohesisht autori mban qendrimin e tij emocional,duke shprehur dhimbjen dhe keqardhjen per
personazhin e tij.
-Per te pershkruar natyren ne pjesen e dyte ,autori qemton detaje te tilla artistike,qe na kujtojne dimrin
e vdekjen ,si nje paralelizem ,qe karakterizon kete pjese.te tilla jane krisantemi (lule qe del ne vjeshte
dhe rritet neper varre)era e veriut,renja e gjetheve,prania e bores ,akullit e orteqeve,detaje me te cilat
autori nderton fig letrare te enumeracionit.Mjaft e gjetur eshte edhe shprehja metaforike:"E lshon gjethet
qe pat para/e per meshire duhite qe ndeshen/ia cojn te varferit me i ba shtat."Nepermjet kesaj metafore
autori prek dhe problemin shoqeror te varferise.
-ne vargun"me dy cokla ne voter plaka."Autori na sjell nder mend se Lokes nuk ka kush t'i sjelle me
dru nga malidhe njekohesisht,kuptimi simbolik i ketij detaji eshte se kerkon te na kujtoje qe ashtu si
drute qe po sosen ne vater,ashtu po venitet dhe flaka e jetes se Lokes.
-Ne dy strofat e fundit,autori, me mjeshteri te ralle artistike,shpirtezon vdekjen ,duke nxitur
perfytyrimin tone per te ,si nje qenje e mbinatyrshme,qe vjen duke krijuar nje levizje te befte ajri,dhe
shfaqet si nje hije me krahe e buze skeleti,qe na trondit dhe na ben te ndjejme te peshtire.
-Ndryshimi i metrit te vargut shoqeron pjeset e ndryshme te poezise,duke u pershtatur me gjendjen
emocionale te personazheve.Keshtu ndodh dhe ne fragmentin e fundit,duke u perdorur nga autori me
mjeshteri ky mjet stilistek per te ndihmuar ne percjelljen e ndjenjave e mendimeve te personazhit e
autorit tek lexuesi

Koment "Enderrimet e Emes" G Flober


nga Matura 2011.Letersi më 2011-03-21 në orën 1:04.MD
Ema,kjo grua provinciale ,e cila kishte mare edukate e mbyllur ne nje manastir,ku kishte lexuar
mjaft libra nga autore sentimentaliste e romantike, qe Zvicren e kishin bere si vendin ideal ,ku njeriu
jetonte ne harmoni me natyren.Ema enderronte nje dashuri ideale,sic e ka hasur ne librat romantike,qe
ka lexuar,por jeta nuk eshte si ne librat romantike.Prirja e zonjes Bovari per te enderruar e per tu
zhgenjyer pa fund e vazhdimisht nga jeta, eshte quajtur Bovarizem.Ky term ne gjuhen e perditeshme
perdoret per te treguar hendekun egzistues midis enderres dhe realitetit
-Sharli ,i shoqi i Emes,eshte mjek dhe nuk eshte tip enderrimtar.Ai vishet me rendigote,qe eshte
veshje per ballo,per te shkuar tek pacientet e vet ne fshat,ka manine qe e teperon;i perlan mollet,pi nje
kane uje,i flet asaj per njerezit qe ka takuardhe per fshataret tek te cilet ka shkuar.Kur flinte ,geriste...!
-Te gjitha keto detaje nga jeta e Sharlit,autori i ve ne dukje per te treguar karakterin e tij prej njeriu te
rendomte, qe binte ne kundershtim me karakterin enderrimtar te Emes.Ne funksion te kesaj eshte edhe
pranevenja e fjaleve "lidhte" dhe"shkeputet"ne shprehjen:"Sa me shume i lidhte jeta bashkeshortore,aq
me teper ne shpirt, ajo shkeputej prej tij."
-Interesat e shijet e Emes dhe te Sharlit jane te ndryshme.Atij i mjafton nje jete e ngrohte familjare e
nje grua qe di te gatuaje,di te vizatoje.Ai nuk kishte shkuar asnjehere ne teater,s dinte te notonte dhe as
te bente skerme,as te gjuante me pisqolle.Ajo perkundrazi,enderronte te shkonte ne vende me emer
kumbues ,prane gurgullimave te ujevarave,prane limonave ne breg te detit,te veshtronte yjet dhe prane
burrit te enderrave,,te thurte plane per te ardhmen,te mbeshtetej ne berryla,ne ballkonin e ndonje vile
zvicerjane.Burrin e enderronte te veshur me frak kadifeje te zeze,me kinda te gjate dhe me cizme prej
lekure te bute,me kapele me maje dhe me mansheta.Dhe te mendosh qe keto ajo i enderronte ne ditet e
para te marteses!
-Ironia krijohet ne tekst nga detajet e zgjedhura e te perdorura per kete qellim dhe nga kontrasti qe
krijohet me venjen perballe njeri- tjetrit te karaktereve te dy bashkeshorteve.
-Metodat objektiviste qe karakterizojne Floberin,jane pasoje e perpjekjjeve te tij ,qe ne veprat letrare
te arinte ate objektivitet dhe paanshmeri qe karakterizojne vete natyren.Si i tille ai nuk mban anan e
asnje personazhi,por i trajton te dy njelloj.Kete e shohim ne faktin se ai edhe ironine e permendur me
lart,e drejton kunder shoqerise dhe veseve te saj.Kete shoqeri denoncon ai edhe ne vetvrasjen e Emes,e
cila i jep fund jetes duke u helmuar me arsenik.

Koment "Vetvrasja e Pietro Krespit" nga "Njeqind vjet vetmi"Markes


nga Matura 2011.Letersi më 2011-03-09 në orën 9:50.PD
Veprat e autoreve te letersise Amerikano- latine,ku ben pjese dhe Gabriel Garsia Markes,u shkruan sipas
nje menyre te re:Relizmi magjik.
Markesi:"Une besoja ne magjine e jetes reale."Ne stilin e Markesit ka nje prirje per shkrirjen e
poezise me prozen.Kjo menyre shkrimi e parapelqyer ne shek e njezete,i dha dore te flase shume ne pak
reshta.
-"Vetvrasja e Pietro Krespit"'eshte nje nga pjeset me prekese te romanit,ku paraqitet dashuria e madhe
dhe e parealizuar e italianit Pietro Krespi,i cili nga gjendja e pashprese perfundon ne vetevrasje.
-Versioni qe na ka treguar Markesi per dashurine dhe refuzimin e saj, mendoj se eshte bindes.Kemi
dy perjetime te ndryshme nga personazhet tane ,te nje periudhe maredhenjeje midis tyre.Nga shpirti
pasionant i Krespit shpertheu nje ndjenje dashurie si nje zjarr pervelues.Flaket e atij zjarri vetem sa
pasqyroheshin ne shpirtin e akullt te Amarantes.Dashuria sigurisht qe pejetohet ne menyra te
ndryshme,ne njerez te ndryshem.Nuk mund te them se c version dashurie do te pelqeja,sepse ajo
(dashuria)eshte nje ndjenje qe perjetohet dhe jo tregohet.mendoj se dashuria ime asnjehere nuk do te
mbetet pa pergjigje,sepse une do te kujdesesha qe ajo te rritet me rrenjet ne zemren time dhe me deget e
gonxhet ne nje tjeter zemer qiellore.Pra, ate (dashurine) ,ne mund te gabojme duke e kerkuar atje ku ajo
nuk egziston,por jo se mbetet pa pergjigje.
-Markesi e ka per zemer befasine dhe te jashtezakonshmen,po aq sa i pelqen permbysja e situatave te
caktuara.Ky lloj te shkruari mendoj,eshte karakteristike e asaj menyre te shkruari qe ka te beje me
realizmin magjik,si dhe me qellimin artistik te autorit,qe ka te beje me justifikimin dhe realizimin e
idese se vetmise tek secili pesonazh.Kjo menyre te rrefyeri mendoj se eshte mjaft interesante dhe
terheqese:Te ben te ndalosh leximin dhe te mendosh gjate per te aritur ne perfundime, drejt te cilave na
paraprin autori.
-Pietro Krespin vetevrasja e tregon si nje njeri te dobet,i cili i mbyllur ne vetmine e tij ,bie shpejt ne
depresion dhe perfundon ne tragjedi.Amaranten, mospjesemarja ne varrim dhe sjellja e mepastajme e
tregon krenare,sqimetare ,te ftohte e percmuese ndaj te tjereve.Ky lloj realizmi me duket paksa i
cuditshem,(mendoj se ka te beje me magjine e tij),por bindes.Mendoj se nuk ka asgje te cuditeshme ne
qendrimet e personazheve.Qendrimet e sjelljet e tyre jane te lidhura me karakterin dhe me aftesite e
ndryshme per te reaguar ndaj asaj qe u ndodh ne jete.mendoj gjithashtu, se magjikja qendron ne
menyren se si tregon autori dhe mardhenjet qe krijon ai midis personazheve te tij.si dhe situatat ne te
cilat i vendos ata
-Vetmia sipas Markesit eshte burim fatkeqesish e tragjedish te medha.kete ide e shohim ne fatin e
Amarantes.Gjendja e saj ne vetmi jepet nga autori,kur ajo mbyllet ne dhomen e gjumit,nuk merr pjese
ne varrim,Ursula asaj i hoqi vize,,ajo dogji doren ne zjarr si per te denuar veten dhe per tu sheruar nga
brerjet e ndergjegjes,doren e mbajti te mbeshtjelle me garze te zeze deri ne vdekje.
-Fati eshte tragjik,si per Ursulen ashtu edhe per Amaranten dhe per Pietro Skerpin.-Tragjizmi i
Ursules qendron ne faktin e te ndjerit te vetes fajtore per ndryshimin e fatit te Rebekes,duke ja shtyre
vazhdimisht martesen.ne rastin e Amarantes me Pietron nuk donte te"i shtonte me vetes brejtje te
ndergjegjes",por ajo ndjen se me qendrimin e saj i con keta te dy drejt tragjedise.
-Amaranta perfundon ne vetmi te plote dhe kjo eshte tragjike.
-Pietro vetevritet si pasoje e rrenjes ne vetmi.
-Qendrimi i Markesit ndaj Ursules eshte keqardhes(Ursules iu duk se do te cmendej nga turpi),ndaj
Amarantes eshte denues(u duk sikur e bardha e vezes i kishte mbyllur edhe cibanet e zemres),ndaj Pietro
Skerpit- ironizues (me dy nentor,te djelen e te vdekurve... ),derdhi lot ne prehrin e Ursules,merziste dhe
shoqet e Amarantes.
-Ky qendrim i autorit mendoj se eshte i drejte dhe bindes,sepse ai beson ne magjine e jetes reale,magji te
cilen eshohim me qarte tek sherimi i cibaneve ne zemren e Amarantes dhe tek brerja e ndergjegjes tek
ajo...1

Koment "Shqiptaret.Celesi per te kuptuar jeten e natyren e tyre".F


konica
nga Matura 2011.Letersi më 2011-03-14 në orën 2:06.MD
ky fragment eshte shkeputur nga esseja"Shqiperia-kopshti shkembor i Europes Juglindore",ku autori ka
trajtuar ne nje kendveshtrim historik e psiko-social lashtesine dhe karakteristikat e popullit shqiptar,
gjuhen dhe kulturen e tij
-Nga pozicioni i kritikut,gazetarit dhe krijuesit me emer ne mjediset letrare e studimore te Europes se
kohes,F Konica synon t 'i sherbeje vendit duke ja bere te njohur botes te vertetat mbi te .Ky ishte nje
zbulim interesant per intelektualet europjane dhe qarqet politike te saj,bere me kopetence dhe seriozitet
,larg euforise nacionaliste,por edhe me shpirt te ashper polemist,kunder shtremberimeve te shumta nga
armiqte e atdheut e te popullit te tij.Vepra u botua ne anglisht dhe u vleresua shume ne ate kohe.Ajo
vazhdon te jete nje nga veprat me te vleresuara me kete teme,jo vetem nga lexuesi shqiptar.
-vetite qe ve ne dukje autori ne kete veper jane;besa,mikpritja,dashuria per atdheun,per njeri-
tjetrin,mosdasia fetare etj.Se pari jepet koncepti qe kane shqiptaret per besen e dhene,sepse eshte nje
cilesi mjaft e qenesishme,dhe qe ka te beje mjaft me percaktimin e karakterit te tij.
-Toleranca ndaj armiqve paraqit vlere njerezore per shqiptarin.Kjo e ben ate mjaft te vleresuar ne syte
e botes gjate gjithe historise se tij.
-Shprehja "gruaja eshte e paprekshme.",eshte shenje emancipimi dhe qe flet edhe njehere per
humanizmin e shqiptarit si nje njeri,i cili nuk do ne asnje menyre te perfitoje nga dobesia dhe
pamundesia e gruas per tu mbrojtur.
-Konica sjell edhe disa cilesi negativesi ;kokefortesia,mburja etj.Per ato qe jane te verteta ,ai ben
mire qe i ve ne dukje,sepse te metat me mire ti veme vete ne dukje, se sa ti leme ne dore te te tjereve,per
ti shtuar sa te duan ata.
-Sigurisht,ne rast se do te vinim perballe te metat,dobesite dhe vlerat,me te rendesishme jane vlerat e
shqiptarit.
Ne Shqiperi,gjate historise se saj eshte vene re nje dukuri qe nga nje i huaj eshte vene ne dukje si
pertaci,dhe deshire e shqiptarit me shume per argetim se sa per pune.Kjo eshte vene ne dukje edhe nga
Cajupi apo ndonje shkrimtar tjeter.kjo dhe nje sere dukurish te tjera politike e shoqerore kane ndikuar ne
prapambetjen ekonomike.Nje dukuri e tille,megjithse ne permasa me te vogla,vihet re dhe sot.
-Mendoj se ne ndjenjen e turmes eshte ecja instiktive ne nje ryme me te tjeret,gje qe tek shqiptaret ka
munguar.Ai me shume ka qene i prirur,gjate historise se tij qe ta thote fjalen e tij ne lufte nen
udheheqjen e nje prijesi.
-Prirja per nje jete individuale,u vu re gjate pushtimit shumeshekullor turk,nga humbja e shpreses se
nje dite do te fitohej pavaresia.Dhe pikerisht ky individualizem,beri qe ai pushtim te zgjaste aq shume.

Koment "Lamtumire arme" E Heminguej


nga Matura 2011.Letersi më 2011-03-15 në orën 9:40.PD
Roman qe i kushtohet luftes, po aq sa dashurise.Shkrimtari humanist tregon te verteten per luften e
pare boterore,tragjedi qe pllakosi njerezimin jo vetem nga humbja e te afermve,por dhe nga boshatisja
shpirterore dhe perhumbja e madhe e atyre qe mbeten gjalle.Ideja humaniste qe percjell autori eshte
kotesia e luftes.Pershkrimet skrupuloze,thellesisht realiste jane te mbushura me nentekste qe flasin me
shume se vete tekstet.Ajo qe ndjen, percaktohet me nje fjale te vetme:tmerr!Protesta e ligjshme kurre
nuk deklamohet,ajo zjen perbrenda ushtareve te mjere e te sakatosur.
-heroi kryesor i romanet,Frederik Henri,qe mbart tipare autobiografike,i humb iluzionet qe kishte
ushqyer,kur kish kerkuar te shkonte vullnetarisht ne front.
-Si te gjithe heronjte e Heminguejt,togeri Henri zgjodhi rrugen e protestes individualiste;vendosi t'i
linte lamtumiren armes dhe dezertoi ne Zvicer.
-"dua ta harroj luften,dua te bej paqe te vecuar'',-i peshperit ai shokut te plagosur si ai.Perseri
iluzion...,por kesaj here do te shoqerohet nga zhgenjimi i madh,sepse do te lidhet me tragjedine vetijake.
-Togerit Henri i qendron te koka ,kur ishte i plagosur, infermjerja Ketrin Barkli.Dashuria per te u be
rreze drite ne kete ferr toke per Henrin.Dashuria e tyre ishte e bukur ,por plot paralajmerime
furtunash.Nxjerin krye notat e fatalitetit njerezor.Jeta ne keto kushte cnjerezore,smund te jete pa pasoja
per keta te pervuajtur.Gjate lindjes Ketrin vdes.Vdekja e se dashures shenoi fundin e idilit
jeteshkurter.Ne mes te asaj tragjedie te pergjithshme nuk mund te kete lumturi vetijake.Ne pjesen e pare
te romanit,zhgenjimi e togerit ishte i pjesshem,vetem nga lufta,tani behet i plote,eshte zhgenjm nga
jeta,ai sheh pamundesine e lumturise ne te.
-perfundimi i heroit eshte i perbashket me te gjithe personazhet e romaneve te shkrimtareve te ''Brezit
te humbur''Te fantaksur nga tmerret e mizorite e luftes,shkrimtaret e"Brezit te humbur'kerkuan oaze
shpetimi per heronjte e tyre.Nder ta, me i preferuari eshte oazi me te dashuruarit,por ja qe ky nuk ka si i
strehon gjithmone,se cmenduria njerezore eshte e pandalshme.Kete fund tragjik pati edhe Heminguej.
-Ne fund te romanit Heminguej ve ne dukje:Bota i thyen te gjithe...Ata qe nuk duan te thyhen,ajo i
vret."
-Tregimi behet ne veten e pare.Nje tregim i permbajtur.perparesi i jepet stilit bisedor,telegrafik,ne
dukje i thjeshte ,por plot me ngjarje e dramacitet,ku perparesi i jepet nentekstit,kurse pejsazhi krijon
funksion psikologjik.Kujtojme "shiun e pandalshem,belten e llogoreve,shiun e zi...!"
-Ne roman Ketrin Barkli shquhet per karakter te forte.Te tille e tregoi veten edhe para vdekjes.Nga
goja e gruas ne agoni nuk doli as edhe nje fjale frike,apo keqardhjeje per veten.Une mendoj se njeriut
nuk i duhet nje sticizem i tille,por tek Ketrin Barkli eshte plotesisht i justifikueshem,sepse ajo ishte nje
personazh i" Brezit te humbur",qe nuk e kishin problem te largoheshin nga kjo jete ,e cila i kishte
zhgenjyer mjaft.
-Frederik Henri mbahet burre;i qendroi prane se dashures deri ne grahmen e fundit,i dha fjalen se do
t'i qendroje besnik kujtimit te saj.Une mendoj se ai do ta mbaje fjalen e dhene.Nese nuk do ta mbante ate
fjale ,do ta ndjente veten fajtor,se kishte tradhetuar njeriun me te cilin kishte kaluar ato pak caste te
bukura te jetes se tij.Pas kesaj ai, sigurisht qe nuk mund te pretendondoje per nje jete normale dhe aq me
teper te lumtur,sepse shpirti i tij eshte shkateruar ne menyre te pariparueshme dhe eshte kthyer ne nje
shkretetire,ku nuk ka asnje mundesi per te lindur nje ndjenje jetesore si dashuria.Pra kjo eshte nje arsye
me shume per t;i qendruar besnik fjales se dhene.

Koment "Gjonomadhe e gjatollinj" M Kuteli


nga Matura 2011.Letersi më 2011-03-19 në orën 3:17.MD
Ndersa nepermjet titullit "Nate vjeshte te trete",autori na pergatit per te na rrefyer nje rrefenje me
elemente te perralles,nepermjet titullit"Gjonomadhe e gjatollinj",na pergatit per te na rrefyer nje
legjende.Dy emra qe kane dicka te madhe brenda tyre.Qe ne leximin e titullit,sdi pse te krijohet ideja qe
kjo dicka e madhe ka te beje me nje gjeme,ide qe te krijohet nga perseritja e germes gj tek te dy emrat
dhe mbiemri "I madh" tek i pari,"i gjate"tek i dyti.
-kjo ide e dhene qe ne titull,realizohet ne menyren me te mire te mundshme nga autori tek
tregimi.Sfond i hakmarjes ndaj njeri -tjetrit,te ketyre fiseve, behen malet e ashpra.Rrefimi "Gjonomadhe
e gjatollinj" eshte si nje legjende mbi trimerine fshatare,legjende per njerez te forte,qe e kane" trimerine
sic e ka zogu eren e peshku ujin."
-Pervec hakmarjes,ne tregim autori flet edhe per mercenarizmin;"Po vaj o vaj,te gjithe keta trima te
ndjere e derdhne gjakne e tyre per boten,per te tjeret."Dhe sikur mos mjaftonte ai gjak i derdhur per te
tjeret,"kur luftonin gjonomadhet e gjatollinjte- na tregon autori,dukej sikur luftonte mbreti me mbret."
-Vetem nje gje e ndalte kete gjakderdhje mizore ne mes dy fiseve te lira fshatare:Rreziku i
perbashket,ardhja ne token e tyre te ndonje tabori turk;"Gjonomadhe e gjatollinj merreshin vesh fet e fet
njeri me tjetrin,me te fershellyer ete thirrura a me lajmes."
-Ndodhte qe te dy palet shkonin ne lufte ne dhe te huaj dhe atje prape bashkoheshin.I dilnin zot njeri-
tjetrit sepse:"ne dhe te huaj sjemi hasem,por vellizer ,se flasim nje gjuhe,"
-Shkrimtari i jep rrefimit nje ide mjaft te rendesishme kur tregon se ndjenja e verber e hakmarjes,kjo
norme e eger mposhtej nga ndjenja patriotike nga navoja e bashkimit para rrezikut te huaj.Interesat me
te larta e me fisnike i kane bere gjithnje shqiptaret te lene menjane konceptet patriarkale ,interesat e
ngushta te fisit e te bashkohen kunder armikut te perbashket.
-Ne gjysmen e dyte te tregimit, ngjarjet marrin nje zgjidhje mjaft kuptimplpte dhe heroi merr nje
rruge te re,Kjo ndodh kur Sefedini lidhet me levizjen kombetare dhe fiton ndergjegjen patriotike.Ne
lufte per mbrojtjen e atdheut trimeria e tij merr nje permbajtje te re,ai perqafon nje ide te larte,per te
cilen ja vlen te vritesh.Bile ne lufte per keto ide ai dhe plagoset.
-Sefedini kthehet ne fshat dhe arin te bjere ne dashuri me te bijen e hasmit.Dashuria qe nis nga fundi
i tregimit eshte me te vertete triumfi i mendimit te ri.
-Rrefimi "Gjonomadhe e gjatollinj"hedh nje drite te vertete mbi realitetin e hidhur te jetes se fshatit
shqiptar dhe kete autori ka aritur ta jape ,ne radhe te pare nepermjet karakteresh stoike, te cilet veprojne
ne ambjentin e ashper malesor.Tregimi eshte shkruar me ngjyra te forta,ne pershtatje me figurat dhe
atmosferen e rrepte qe zoteron ne veper.Nga kjo pikepamje ai sepse te kujton malet shkembore dhe
stuhite e lartesive.

Koment "Nje dite e ka dhe korbi" M Camaj


nga Matura 2011.Letersi më 2011-02-18 në orën 10:31.PD
Poezia ka ne themel nje parabole biblike.Sipas saj korbi ka qene dikur pellumb,por per shkak te nje
mekati te rende,qe ka bere,u denua te jete perhere i zi.Simbolizon ndjellakeqin,ate qe sjell gjema.Ai nuk
eshte i kesaj ane,ka erdhur nga diku.Mjedisi ku vendoset eshte paqesor dhe mesdhetar(ullinjte, dheu i
bute)Pellumbat bejne folene nen shkrepa dhe vallzojne me finese e bukuri,me gugatje te gezueshme nen
ullinj.Ne nentekst merret vesh se vendi nga ka erdhur,apo geni i korbit,eshte krejt i kundert me cka gjeti
ketu.Ne kete atmosfere paqeje,korbit i duket vetja pellumb,Per sa kohe?Per nje dite,jo me shume.(Nje
dite e ka dhe korbi)Poezia ndertohet keshtu mbi alegorine universale te pellumbit dhe korbit.Ne nentekst
gjithashtu,shfaqet nje kontrast midis ambjentit qe perfaqeson korbi,ai vjen nen shkrepa nga shkrepat,ai
eshte perfaqesues i nje ambienti te eger,perballe ambjentit te bute qe perfaqesojne pellumbat,ai eshte i zi
perballe bardhesise,ai eshte nje(korbi),perballe shumeve(pellumbave).Duke u ndalur tek ky fakti i
fundit,mendoj se autori ,duke thene korbi,pra duke folur ne nr njejes per te,dhe pellumbat,pra duke folur
ne nr shumes per ta,kerkon te tregoje se ne kete bote mekatare,ne qender eshte njeriu,i cili nga natyra
eshte mekatar,megjithate,njeriu,kjo bote, eshte e prirur dhe e dominuar nga e mira,nga njerezorja,dhe jo
nga mekati,nga e keqja.
-Ne nje veshtrim vertikal,perballe fjaleve;dheu i bute,vallet,nen hijen e ullinjve,gazullimi i
pergjithshem,ritmi i flatrave,si nenstilema te figures se pellumbave,krijojne imazhin e
bukurise,miresise,paqes etj.Ne kundervenje me to ,si karakterizuese te korbit,me vijne ndermend
fjalet:shkrepat,ashpersia e shkrepave,neper gure pervelues,shkretia,klithmat"kra,kra"e tj,qe krijojne
imazhin e shemtise,se keqes,luftes...
-Mendoj se po te perpiqemi te krijojme nje ide per identitetin social te korbit,ne bie nder mend
kafsheria e njeriut(njeri per njeriun eshte ujk).Identitetin Politik-diktatoret(Hitleri,Enveri...).Identitetin
nacional(tradhetine ,armikun,) Identitetin Individual-e keqja si pjese e dyzimit te shpirtit te njeriut,
perballe se mires.
Korbi mendoj se nuk eshte fajtor qe eshte i tille.Keshtu eshte ndertuar bota.Lufta midis se mires e te
keqes,triumfi i se mires pergjithesisht,ben qe bota,shoqeria njerezore,njeriu te ece perpara.
-"Nje dite e ka dhe korbi",me ane te titullit ,mendoj se autori kerkon te thote se edhe e keqja ndalet
per nje cast,por pas atij casti gjithcka eshte si me pare.Mendoj perfundimisht se motivi i poezise eshte ai
i thelbit pozitiv te njeriut.

koment "kristal" I Kadare


nga Matura 2011.Letersi më 2011-02-22 në orën 10:39.PD
kjo eshte nje nga lirikat e mrekullueshme te Kadarese,ne te cilen zbulohet perjetesia e dashurise dhe
qendrimi thellesisht njerezor ndaj saj.Sic e gjejme dhe ne mjaft poezi me kete teme,cdo dashuri eshte e
pazhbeshme,dhe kur ka vdekur tashme.Ajo vazhdon te kete nje skaj te vetin ne zemer,ku s'hyn dot asgje
tjeter.Qe ketu nis imazhi me gjetjen poetike te metafores dashuri-kristal,gur i cmuar qe e zbukuron
shpirtin e atij qe ka pasur fatin t'a kete njehere ne jete.Mesazhi eshte qe kjo pasuri e pakthyeshme e
shpirtit nuk duhet perdhosur e nuk duhet humbur me kot.
-Mendoj se floket permenden te fundit nga autori per te na e dhene sa me realisht idene e harrimit.Kur
lexojme vargun:
"Si vdesin floket e gjithcka..." na krijohet pershtypja se harrimi s'eshte gje tjeter vec nje siperfaqe
uji,ku portreti i vajzes zhytet pak nga pak dhe jane floket ato qe zhduken te fundit,mbasi eshte zhdukur
me pare gjithcka tjeter.
-Delikatesa dhe dhimbja karakteristike per ndarjen e heroit lirik me nje dashuri qe nuk eshte me
,shpjegohen me faktin se dashuria nuk eshte me,por ne zemren dhe ne shpirtin e tij eshte nje gjurme e
pashlyeshme gjate gjithe jetes,gjurme e paperseritshme dhe e paprekshme nga askush tjeter.Ai nuk eshte
i ftohte ,i ashper dhe brutal,sepse ka te beje me nje pjese te shpirtit te tij,me nje kend te fshehte te botes
se tij shpirterore.
-Mendoj se edhe une keshtu do te isha ne nje rast te tille ,sepse midis harrimit dhe mosharrimit,si nje
vegim midis reales dhe ireales,do shfaqej nje dicka e bukur e jetes sime,sepse pervec e bukur nuk mund
te jete ndryshe nje dashuri e perjetuar
-Perseritjet dhe enumeracionet ne krijimin e imazhit te dashurise se humbur sherbejne per te dhene
kete imazh si nje dicka te kapeshme e te pakapshme,te qenesishme e jo te qenesishme,e cila ka lene
gjurme dhimbjeje dhe deshperimi ne shpirtin e heroit.Kete ide e perforcojne me shume pyetjet e
perseritura vazhdimisht;si...?,ku...?
-"Mos duhet valle prap te te mbart?",pyetja te ky varg eshte retorike.nenkuptohet se kete dashuri si
nje gje te cmuar ne shpirt , heroi lirik do ta mbarte gjithe jeten.
-"Ne s gjetsha hon ku te te hedh."Autori e ka fjelen per honet e shpirtit te heroit lirik,aliteracioni i
krijuar nga perseritja e germes h tek fjalet hon e harrim perforcon idene e humbjes perfundimtare te
dashurise.Keto fjale(hon e harrim)nuk jane e njejta gje,por te dyja sherbejne per te formuar fig e
aliteracionit.
-muzikaliteti i poezise nga autori jepet si nje mjet letrar ne funksion te dhimbjese e shqetesimit te
bukur te heroit lirik dhe ndertohet me mjete te tilla si rima,theksi,perseritjet,enumeracioni e tj.

Esse:Ferrin e vertete njeriu e ka ne zemer...!


nga Matura 2011.Letersi më 2011-02-23 në orën 11:59.PD
Zemer!Cilat jane permasat e kuptimit te kesaj fjale?Mendoj;nga me i thjeshti,(organi jetesor i trupit te
njeriut)deri tek me i paimagjinueshmi.Thenja e mesiperme(ferrin e vertete njeriu e ka ne zemer),eshte
nje shembull i kesaj.Nuk eshte asgje ferri sipas kuptimit qe jep Dante.Gjithashtu nuk eshte asgje ferri
sipas kuptimit fetar.Ferri i vertete qenka vetem ne zemren e njeriut!kjo thenje me kujton nje shprehje qe
thote:Ia dha gurit e plasi,ia dha njeriut,e duroi.E pra,sa dhimbje,sa tmerre,sa ligesi,sa helm ka
grumbulluar ne zemren e tij njeriu gjate jetes se tij,gjate historise njerezore...!Ne kete kuptim eshte e
vertete qe njeriu ferrin e ka ne zemer...!
Edhe ne nje kuptim tjeter kjo shprehje eshte e vertete.Njeriu eshte kafsha me e eger;zihen dy ujq,ose
dy lukuni ujqerish dhe shume shume plagosen nje,dy,tre...Po njeriu?!Njerezimi eshte deshmimtar i
miljona e miljona njerezve qe vete njeriu i ka vrare neper luftra te ndryshme.Por kjo nuk eshte gje
fare!Njeriu mund te zhduke vete qenjen e tij ne rast te nje lufte atomike...
Njeriu,kjo qenje qe sundon boten,qe ferrin e ka ne zemer,por qe di t'a mbaje ate ne zemren e tij te
mbyllur.Ferri i zemres njerezore eshte nje vullkan i fjetur,qe ben here pas here perpjekje te zgjohet,por
njeriu ,ashtu si ne zemer ka nje ferr,ashtu ka dhe nje parajse, dhe nje purgator.
Njeriu...!Ne dallim nga kafshet , ai ka nje mendje,...Mbi ferrin,mbi purgatorin,mbi parajsen e zemres
njerezore,qendron gjenia njerezore.Kjo gjeni,ne hapesiren e pafund te zemres,ec me hapa drite,duke
djegur cdo cast terrin e ferrit,qe kjo zemer e prodhon gjithashtu pafundesisht...!

Koment "Medea" Euripidi


nga Matura 2011.Letersi më 2011-02-24 në orën 12:37.MD
Medea eshte nje nga tragjedite me te bukura e me te fuqishme te Euripidit.Subjektin ai e mori nga cikli i
legjendave te Argonauteve,te heronjve qe me varken e tyre "Argo"e te drejtuar nga Jazoni,u nisen per te
mare bashken e arte ne Kolqide.Ne fakt vepra mbeshtetet ne karakterin e Medeas,qe eshte edhe
xheloze,edhe e rrembyer.
-Medea e ndihmon Jazonin per te mare bashken e arte,le vendin e saj dhe e ndjek ate ne Greqi,por
shpejt ai e braktis dhe martohet me te bijen e mbretit te Korinthit.Jo vetem kaq ,por Jazoni jep urdher qe
ajo te largohet nga Korinthi me dy femijet qe i kane lindur bashke.E fyer nga kjo,ajo pergatit hakmarjen
e madhe.I dergon nuses se re dhurata te lyera me helm dhe ajo vdes bashke me te atin.Vendos, vec
kesaj, te vrase dy femijet qe ka me Jazonin,per t'a prekur e goditur ate ne gjene me te shtrenjte.Pikerisht
ne kete cast ,ne zemren e saj ndizet nje lufte e ashper ndjenjash e paraqitur me mjeshteri nga
tragjediani.Ne nje ane lufton ndjenja e bashkeshortes se fyer,nga ana tjeter luftojne ndjenjat e pafund te
gruas-nene.Ajo i vret femijet.Euripidi ketu tregon qarte se deri ku te con nje pasion e shfrenuar.
-Paraqitja e luftes se ndjenjave eshte nje gje e re qe Euripidi fut ne tragjedine antike.Gjithashtu
shprehen shume mendime per familjen,per atesine,per pasojat shkaterimtare te pasionit,e tj Autori mban
qendrim te lire ndaj mitit.Sipas mitit femijet nuk i vret Medea,por populli qe ishte i pakenaqur nga
sundimi i Medeas,"magjistricis" si e therret populli Miti ka pesuar ndryshime rrenjesore duke mare tjeter
kuptim.
-Ne aktin e pare te tragjedise njihemi nepermjet fjaleve te korit me shqetesimin e Medeas,per
tradhetine e Jazonit.Njihemi me terbimin e urrejtjen e medeas dhe pendimin e saj qe vrapoi pas ketij
burri te pabese,duke lene atdheun e prinderit,mbasi ka vrare vellain e saj
-Ne aktin e dyte Medea u drejtohet grave korintjane,duke mare si shkas deshperimin dhefatkeqesine e
saj,duke vene ne dukje padrejtesite qe u behen atyre, nga lidhjet me burrat e tyre.
-ne skenen e dyte te aktit te dyte gjejme dialogun midis mbretit Kreon dhe medeas.ku Kreoni e
urdheron ate te largohet nga Korinthi.Mbas lutjeve per ta lejuar qe te qendroje ne korinth,Medea,qe e
kupton se lutjet bjene ne vesh te shurdher,i lutet Kreonit,qe te qendroje vetem nje dite,sa te vendose se
ku do te shkoje dhe te pergatitet per te ikur.
Nje interviste imagjinare me Medean....(detyre)
-Oresti,Edipi dhe Medea kane raporte te ndryshme me fatin.
-Oresti niset per te mare hakun e te atit sipas porosise qe i ka dhene orakulli i Apollonit.Edipi largohet
nga mbreteria e Korinthit per te mos vrare te atin dhe per te mos u martuar me te emen.Pra ai perpiqet t'i
shpetoje fatit ,por nuk ja del.Ndersa Medea,jo vetem qe nuk i nenshtrohet fatit,por me veprimet e saj,jo
vetem e kundershton,por e ndryshon krejt ate.
-Ne skenen e pare te aktit te kater,Medea e perdor Jazonin me mjeshteri per te realizuar planin e
saj.Ajo ne kete skene shfaqet me te gjitha cilesite e saj djallezore,kurse Jazoni behet vegel e saj,duke i
besuar verberisht.
-Ne monologun e saj te fundit,Medea eshte ne medyshje te madhe midis ndjenjash te kunderta me
njera-tjetren.Nena qe i do fort femijet e saj dhe gruaja e fyer ,e cila kerkon te hakmeret ndaj
bashkeshortit.Miratoj qendrimin e saj ndaj Jazonit,por nuk miratoj vrasjen e femijeve,sepse ajo keshtu
denon edhe veten,edhe femijet e saj ,qe ishin te pafajshem.
-Sofokliu thoshte:"Une i pikturoj njerezit ashtu si duhet te jene,kurse Euripidi ashtu si jane."Kur
kalojme nga Sofokliu tek Euripidi.na duket sikur largohemi nga Akropoli me tempujt e bukur kushtuar
zotave dhe futemi midis banesave te thjeshta te Athines,Jeta e zotave dhe gjysmezotave ka mare fund
me Eskilin,heronjte jane larguar me Sofokliun,tani kane mbetur vetem njerezit,Shpesh njerez mjerane
dhe te pafuqishem,njerez qe nuk luftojne kunder fatit,madje mesohen me te .
-Eskili i ka mare subjektet nga mitet e epopete,Sofokliu futi personazhin e trete,duke e nderlikuar
subjektin,ndersa Euripidi futi personazhin grua,dhe luften e brenreshme psokologjike te personazheve.
-detyre ;Klitemnestra dhe Medea-dy nena ,dy bashkeshorte;ku afrohen e ku largohen ato.

Koment "Katedralja e Parisit" Viktor Hygo(Shtylla e turpit)


nga Matura 2011.Letersi më 2011-02-26 në orën 7:34.PD
Pjesa na njah me dy fig kryesore te romanit,Kuazimodon dhe Esmeralden,si dhe me nje feste mesjetare
te pershkruar me vertetesi nga Hygoi.Ne kete feste kendohej,vallzohej ,beheshin lodra te
ndryshme,beheshin procesione,jepeshin shfaqje te ndryshme ne sheshin para kishes.
-Duhet pasur parasysh se mesjeta si nje periudhe kalimtare,ndermjet antikitetit dhe koheve te
reja,paraqet nje perzjerje besimesh,zakonesh,bestytnish,praktikash jetesore e tj.
-Kuzimodoja nuk e di aspak perse ndodhet i lidhur ne shtyllen e turpit,ndersa turma kureshtare rreth tij
po kenaqet nga lumturia,duke mare pjese gjithe shend ne masaker.
-Autori e pershkruan Kuazimodon me tere shemtine e tij fizike.Ai eshte gungac,shurdh me fytyre te
neveriteshme,me nje sy prej Ciklopi,me nje sy te thare e te bunavitur,me dhembe te dale jashte gojes,me
buze te nxira,. Nje pershkrim i tille mbetet ne mendjen e lexuesit,sepse para syve te tij shfaqet me
mjeshteri nga autori,nje fytyre qe ska si te jete me e shemtuar.Mjeshteria e autorit qendron ne faktin se
cilesite e Kuazimodos i jep dale nga dale gjate tregimit, duke i evidentuar ne rastin me te pershtatshem
te tregimit te tij
-Turma ndaj Kuazimodos sillet e egzaltuar, duke shprehur urrejtjen e saj, ndaj ketij gungaci te
mbrapshte.Kuazimodoja ne fillim eshte kercenues ndaj turmes,por me pas e ndjen qe eshte i pafuqishem
ndaj saj,dhe ne fund ,kur kerkon uje,kerkon meshire dhe ndihme prej saj.
-Roli i Esmeraldes eshte; te percjelle miresi ne kete episod.Gjesti i saj simbolizon bukurine e saj
shpirterore
-Sjellja e turmes eshte nje sjellje qe kushtezohet nga shemtia dhe bukuria.Ne fillim ajo shfaqet
urrejtese ndaj Kuazimodos se shemtuar,me pas miratuese ndaj veprimeve njerezore te Esmeraldes
-Shkrimi i Hygoit dallohet per forcen evokuese .Kete e shohim tek borxhet e vjetra qe kishte
Kuazimodoja me turmen,si dhe per forces sugjestionuese,kete e shohim tek ndikimi i Esmeraldes ndaj
emocioneve te turmes me veprimet e saj.
-Me keto mjete ai synon te prodhoje emocione te fuqishme,Shperthimin emocional te heronjve te tij
,autori e pergatit gjithashtu shkalle shkalle,si ndodh edhe tek Kuazimodoja.Atij ju desh rreth nje ore e
gjysem durim te torturave, per tu vene perballe Esmeraldes e gjestit te saj,per te provuar emocione ,qe si
kishte provuar kurre me pare ne jete.
-Antiteza i sherben shkrimtarit romantik per te vene perballe njeri- tjetrit dy realitete te kunderta,duke
krijuar efekte te forta emocionale te lexuesi,si dhe per te krijuar situata sa me te cuditeshme ne funksion
te parimit themelor te romantizmit,ate te personazheve te jashtezakonshem ne rrethana te
jashtezakonshme.sipas meje tre jane antitezat e kesaj pjese:
-Kuazimodoja i vetem perballe turmes.
-Bukuria e Esmeraldes perballe shemtise se Kuazimodos.
-Qendrimi i Esmeraldes perballe atij te at Frolos
-hiperbola eshte figura e preferuar e romentikeve.Edhe me ane te kesaj figure mund te realizohet e
jashtezakonshmja qe permendem pak me lart
1-Ate fytyre te zymte te ngarkuar perhere e me shume me nje elekrticitet,qe shperthente me njemije
vetetima nga syri i tij prej ciklopi.
2-Befas ai filloi te perpelitej ne prangat e tijme aq rrembim,saqe u drodh e gjithe ndertesa mbi te cilen
qendronte.
3-Syri i Kuazimodos shkrepetiu.
Nepermjet ketyre hiperbolave autori krijon tek lexuesi efektin e tronditjes shpirterore per gjendjen e
rende ne te cilen dodhet personazhi dhe reagimin e jashtezakonshem qe shkaktonte tek ai kjo gjendje
Metafora vleresohet si nje figure letrare qe i jep nje drejtim te vecante objektit te emertua.Ne tekst tri
metafora kuptimplote jane:
1-Duke e armatosur kete me thumbin e talljes.(turma ishte lenduese ndaj Kuazimodos)
2-Reja e zeze mbuloi fytyren e Kuazimodos.(Deshperimi i Kuazimodos)
3-Nuk mund t'i debonte vetem me veshtrime ato miza qe i pickonin plagen.(Pafuqia e Kuazimodos
,ndaj atyre qe i shkaktonin dhimbje)

ESSE Turma...,Kuazimodo...,Esmeralda... (NGA TURMA NE POPULL)


nga Matura 2011.Letersi më 2011-02-28 në orën 10:21.PD
Turma ...,pa prijesin ajo vershon neper rruge e sheshe qytetesh si nje dallge e rrembyer uji,e cila perlan
cdo gje qe gjen perpara.Me prijesin ajo nuk eshte me turme,por popull..., nje fuqi e shumefishuar, e cila,
kur derdhet ne udhekryqet e historise,i kthen ato ne turbina gjigande ,qe elektrizojne rruzullin.Ne kete
rast,kush i del perpara dhe perpiqet ta pengoje,e peson keq. E keqja me e vogel eshte qe te mbetet i
mberthyer ne shtyllat e turpit te historise si nje dordolec.E keqja me e madhe eshte e
paparashikueshme,mund dhe t'i kaloje tangent rruzullit dhe te mos mbetet as setelit i tij...
Per transformimin e turmes ne popull duhet vetem nje shkendije,e cila krijohet me
miresi,sinqeritet,drejtesi...Qe kjo shkendije te linde,duhet jo te flasesh ne emer te popullit,por populli te
flase ne emrin tend.E thene thjesht,duhet nje dukuri qe une do ta quaja Esmeralde...!

Koment "mall" I kadare


nga Matura 2011.Letersi më 2011-03-01 në orën 8:02.PD
Dashuria ashtu si lind nga thellesia e shpirtit,ashtu dhe mund te humbase papritur.Atehere mbetet i
bukur kujtimi,nje mall per nje rikthim te pamundur.Kjo ka ndodhur ne poezine "mall".Dashuria ka
humbur pa u kuptuar si ne enderr.Pikat e shiut qe bien mbi qelq,simbolizojne lotet mbi dashurine e
ngrire,te kristalizuar,mbi te cilen nuk mund te bjere asgje tjeter ,vec loteve,sepse ajo ndodhet nen qiellin
e shpirtit te heroit lirik.
-me anen e apostrofit ne vargun e dyte,autori i drejtohet vajzes per te treguar se prej saj ka mbetur
vetem malli,pra ajo nuk mund te kthehet me .
-Strofa e dyte eshte nje pershkrim i natyres.Shkak i zymtesise se kohes,qe jepet nepermjet detajesh te
mara nga natyra,;qielli eshte i ngrysur e pa zogj,kurse dita eshte monotone e pa ylber,sepse e tille eshte
dhe gjendja shpirterore i heroit ne mungese te dashurise se humbur si pa u kuptuar.
-Ne strofen e trete,duke u nisur nga nje pergjithesim filozofik i nje te vertetete padiskutueshme,arin, qe
me pyetjen retorike,me te cilen e fillon strofen e kater,te specifikpje mendimin e filozofit te lashte ,duke
shprehur dhimbjen dhe keqardhjen,dhe njekohesisht deshiren qe kjo dashuri te ringjallet.Mendimi poetik
i ketyre vargjeve eshte me permasa universale,dhe zbulon vlerat e nje poeti te madh.
-Poezia mbyllet me vargjet qe fillon duke realizuar keshtu nje funksion stilistik me ngarkese te larte
emocionale,sepse arin, nepermjet ketij mjeti letrar,,te theksoje se, per heroin lirik, humbja e kesaj
dashurie eshte e dhimbshme.

Koment "Makbethi" (Akti idyte ,skena e pare)


nga Matura 2011.Letersi më 2011-03-01 në orën 8:55.PD
Skena e pare,akti i dyte eshte nje nga me tronditesit e tragjedise.Eshte casti kur Makbethi pergatitet te
kryeje krimin.Dialogu midis Bankos e Makbethit ne takimin e tyre pas mesnates,kur te tjeret flene pas
gostise,zbulon karakterin e dy gjeneraleve-Makbethi eshte nje njeri ,qe ne shpirt i ka hyre deshira per tu
bere mbret. ai karakterizohet nga pabesia dhe eshte kjo cilesia qe e con ate thelle e me thelle ne rrugen e
krimit.
-Dunkani eshte nje mbret i drejte,qe di te vleresoje te tjeret per sherbimet qe i kane bere dhe
mikpritjen qe i bejne.Ai i dhuron zj Makbeth nje unaze nepermjet Bankos.Shekspiri ve Bankon, qe t'ia
jape Makbethit dhuraten prr zj Makbeth,me nje funksion te caktuar;per t'i terhequr vemendjen atij,qe
mbreti Dunkan eshte njeri bujar(vec cilesive te tjera),prandaj makbethi te heqe dore nga mendimet
ogurzeza.Banko ka parandjenjat e tij per ato qe do te ndodhin dhe kete e shohim tek fjalet:"pashe ne
enderr dje zonjat magjistrica/Nje fjale e tyre te eshte vertetuar."
-Me shprehjen:"Rob i mungeses ishte vullneti yne."Makbethi do te thote se kjo vizite e papritur i gjeti
te papergatitur dhe mbase ndaj nuk ishin te lirshem sa duhej.
-Nenteksti i fjaleve te Bankos per magjistricat eshte i qarte.Ai eshte i lidhur me parandjenjat se
Makbethi do te punoje per te realizuar dy profecite e tjera.
-Me fjalet e tij "dua te rit nderin,por me ndergjegje e besnikeri.",Bankua kerkon te tregoje se eshte
njeri qe ka pretendime ne jete dhe ne kariere,por keto deshiron t'i arije me ndershmeri dhe me te
drejte.Keto fjale per Makbethin tingellojne si nje paralajmerim nga ana e Bankos dhe e tronditin
shpirterisht.

"Makbethi" Akti i 3 skena 4


nga Matura 2011.Letersi më 2011-03-03 në orën 10:38.PD
Duke pasur parasysh skenat e meperparshme.Makbethi tani eshte i zhburreruar perpara oborrtareve.Ai e
ka nisur rrugen e krimit dhe do ta vazhdoje,derisa kjo rruge ta perpije edhe ate.Kjo rruge ben qe
fillimisht ndegjegja e tij te tronditet me shfaqjen e fantazmes se Bankos.Kjo fantazme shfaqet ne darken
e shtruar nga Makbethi dhe vete ulet ne karigen e tij.Ai tmerrohet nga kjo fantazme,jo se eshte
frikacak.Per te mund te thuhet e kunderta,por ai tmerrihet sepse ne kete rast peson carje te madhe dhe te
pariparueshme koraca e hekurt qe ai i ka vene ndergjegjes se tij, per te mos ndikuar tek ajo pesha e
krimeve te kryera.
-Fjala kokepreres ne gojen e Makbethit,per te karakterizuar vrasesin ka mjaft ngarkese
emocionale.Ajo mbart kenaqesi per ate qe ka ndodhur.Edhe fjalet gjarper dhe krimb ne gojen e
Makbethit,zbulojne urrejtjen qe ka ai per Bankon dhe Fleancin,si dy njerez qe jane pengese per
realizimin e qellimit te tij.
-Ne gojen e Makbethit autori ve nje sere krehasimesh e epitetesh si:
"Atehere u semura perseri/se ndryshe do te kisha qene i lumtur/i forte si mermeri i patundur/si shkemb
i lire,dhe i madh si era/tani jam i burgosur, i mberthyer/me frike e dyshime shtypese."
Nepermjet ketyre fig.stilistike jepet gjendja e tij shpirterore,e cila eshte e kundert me ato cilesi qe
Makbethi thote se do te kishte,ne rast se do te ishte vrare dhe Fleanci,
-Zonja Makbeth eshte nje grua me karakter te forte.Ajo eshte gjakftohte ne kete skene dhe me
gjakftohtesi perpiqet t'i vije ne ndihme te shoqit,duke u perpjekur t'ia mbuloje atij perpara te tjereve
tronditjen shpirterore dhe lajthitjet mendore,dhe duke e qortuar per ta sjelle ne vete menjane dhe larg te
ftuareve
-Ne fjalet e Makbethit:"Gjak eshte derdhur dhe me pare/perpara se te themelohen shtetet/me ligje te
qyteteruara:po dhe qe atehere jane kryer vrasje."
gjykimi i tij nuk kufizohet vetem per mjetet e metodat e shoqerise feudale,por ky eshte nje mesim
historik i Shekspirit,nje pergjithesim per cdo pushtet tiranik,ne cdo vend e ne cdo kohe.
-Makbethi qetesohet pas ikjes se fantazmes se Bankos dhe miqve.Tani ai eshte i shqetesuar per
mosardhjen e Makdafit,sepse mendon me te drejte se ai ka kuptuar gjithcka qe ka kryer Makbethi,duke u
perpjekur te mare dhe te mbroje kuroren e mbretit.Dhe keshtu tek Makdafi ai sheh armikun dhe
viktimen e radhes, te krimeve te tij...

Koment "Konti Ugolin" D Aligeri


nga Matura 2011.Letersi më 2011-03-01 në orën 8:27.PD
Ne rast se pjesen do ta ndanim ne nenpjese,pjeses se pare do t'ia vinim titullin"Pamja e
tmerrshme",pjeses se dyte"Enderra e Ugolinit",pjeses se trete"Krimi i tmerrshem",pjeses se kater"Krimi
eshte turp per Pizen"
-Autori me ane te apostrofit i drejtohet Pizes,si vendit ku u krye krimi i tmerrshem.
-Princi Ugolin denohet te vuaje ne brezin e dyte te tradhetareve,ne Antenore,sepse konsiderohet si
tradhetar ndaj atdheut.
-jeta mekatare eshte cilesi e njerezve dhe ndoshta asgje me njerezore se mekati nuk ka.Shpirtrat ne
boten e pertejme vuajne per te njejtat faje,qe ne vazhdojme t'i perseritim,pa e vrare mendjen.Ne vuajtjet
e tyre ne shohim veten tone ne te ardhmen.
-Autori tek" komedia hyjnore"kalon nga pershkrimi ne dialog,nga dialogu ne monolog,nga ligjerata e
drejte ne te zhdrejte,sipas situatave qe paraqet para lexuesit,duke ndikuar drejt perdrejt ne ndjenjat e
mendimet e tij.Ne refim poeti ze nje vend te rendesishem,duke mare pjese si personazh ne ngjarje dhe
njekohesisht,duke shpalosur ndjenjat dhe mendimet e tij per ngjarjet dhe personazhet,
-ne fund te kesaj pjese,tre strofat permbyllese,kane nje ton satirik nga me te ashprit.
-Toni ne fillim eshte dramatik e me pas tragjik dhe ne mbyllje Dante perdor tonin satirik,per te
mbajtur qendrimin e tij ideo-emocional ndaj ngjarjeve dhe personazheve.

Esse.Tema:"Perkrah Hilush Vilzes


nga Matura 2011.Letersi më 2011-02-17 në orën 8:22.PD
sapo mbarove se lexuari tregimin:Tregtar flamujsh",te E Koliqei.Me librin ende ne dore, ndjeva
deshiren te hapja dritaren e dhomes.Nga dritarja hyri vrullshem ere e ftohte e kesaj dite dimri dhe ngriti
dallge ne shpirtin tim te trazuar.Padashur mblodha grushtat, me nje deshire ne shperthim ,per te goditur
fort mbi senduket e ngrene nga krimbi i kohes,ku pseudopatriotet mbajne flamuj greke,serbe etj...
Per nje cast nuk ndodhem me ne dhome...Ndodhem ne nje vrap perkrah gjithe popullit tim,mbi gjoks
te tokes shqiptare.Gjokset tane nen rrahje te njejta me gjokset e maleve.Nje dallgezim kuq e zi derdhet
mbi kokat tona ,duke i bere nje permasat kohore, ne hapesiren shqiptare.Keshtu brezi im ndodhet
perkrah brezave te shkuar dhe atyre te ardhshem.Nocioni kohe e humbet kuptimin.Nuk ka me zot,nuk ka
me emra,nuk ka me zemra...!Ka vetem nje zemer dhe vetem nje emer:SHQIPTAR!k]Ka vetem nje
qiell;Flamuri kuq e zi!Ka vetem nje komb....
Nje komb,nje komb,nje komb-ritmi i vrapit tone godet dhe gjemon.
Dallgezimi kuq e zi ndez zemrat,tradhetaret i djeg,armiqte i verbon.

koment "Tregtar flamujsh" E Koliqi


nga Matura 2011.Letersi më 2011-02-17 në orën 7:19.PD
Tregimi i Koliqit "Tregtar flamujsh",ve ne dukje mospajtimin e heroit te tij me ate mjedis te ngushte dhe
asfiksues te dugajave(dyqaneve)ku mendohej se veprohej vetem ne emer te fitimit,si dhe neverine dhe
antipatine e Hilushit per zotrit e atyre dugajave.Tregimi ka pjese te gjata dhe te sakta pershkrimesh.
-ne tregim mjaft funksionale eshte antiteza qe ndertohet midis poetit dhe tregtarit.ne raport me ate si e
shohin flamurin.I pari e sheh si nje simbol kombetar,si nje gje te shenjte para se ciles ai perkulet si gjithe
kombi,.I dyti e sheh si mall dhe si mjet fitimi. Ndersa poetit i cohet zemra peshe.nga ngjyra e kuqe dhe
shqeponja dykrenore ne mes.tregtarit i ben pershtypje cilesia e copes,
-Mendoj se rruga qe ben Hilush Vilza pasi del nga dugaja qe ja merrte frymen me eren e saj,eshte nje
rruge e bere thuajse me vrap,sepse ai don qe te ndodhet sa me larg atij burgu ,te nje kohe e muget, ku, si
shprehet poeti ,flene me mija agimesh epopeje te kuqe.Ne vrapin e tij,ai ne menyre imagjinare
bashkohet me vrapin e mijra bashkatdhetareve qe mbajne lart flamurin kuq e zi,te cilet dellgizojne
dallge lirie permes vrundujve te stuhive,perballe te cilave i ve ata historia.
-Duke e perfytutuar keshtu,mendoj se per mua Hilush Vilza paraqet poetin atdhetar ,i cili me fjalen
magjike te poezise se tij do te luftoje qe ideali i tij nje dite te behet realitet.
-Duke pasur parasysh pershkrimet e gjata,personazhin monster,produkt te parase,i cili e kalon jeten i
mbyllur ne dyqanin- varr,i cili perben dhe caqet e botes se tij.mendoj se proza e Ernest Koliqit me ngjan
me ate te Balzakut.
-Tregimi e E koliqit karakterizohet nga nje gjuhe e zgjedhur dhe e ngritur ne nivele te larta artistike
nepermjet shprehjes se figurshme qe e realizon duke perdorur figura te tilla letrare si epitetin
metaforik,retishencen,fjalen me dy kuptime.Mendoj se me dendur eshte perdorur epiteti per te
percaktuar cilesi dhe karakteristika te personazheve,mendimeve e veprimeve te tyre
-Detyre:shkruaj nje esse me titull:Perkrah Hilush Vilzes!

Koment "Kenga pleqerishte"-L Poradeci,


nga Matura 2011.Letersi më 2011-02-14 në orën 10:07.PD
Kenga pleqerishte eshte kenga e trimerise e variacionit jugor,ne stilin e Lasgushit.Vete kenga eshte
proces krijues,i cili identifikohet me shpirtin poetik,qe del nga vetvetja dhe rikthehet perseri ne vetvete
Lidhja e poetit me kengen e vendit shprehet ne vargjet:
"O kenge pleqerishte!O vjershe e vendit t'em/O fjale qe me dhimsesh e qe me ben ujem/O mall,o
psheretime,o vaj-o lot i zi/O shpirt i perveluar qe qan ne syte e mi."
-Poeti ate "larg" e vendos,sepse ajo vjen nga thellesira e shekujve,pra eshte trasheguar brez pas brezi
ne perjetesi,ndersa" lart" e vendos ne kuptimin qe brezat e kane lartesuarme vepren me shpirtin dhe me
zemren e tyre.Kjo duket ne vargjet:"Tash jam i deshiruar se largu te me vish..." dhe:"Si ngrihet qe nga
deti nje vale e deshperuar/Nga fund i zemres sate,ti ngrihesh duke vuar."
-Strofa e dyte e poezise me zgjon perfytyrimin e luftrave dhe betejave te pofundme te popullit
shqiptar,trimeria e te cilit ne shekuj ngrihet si nje kenge- vullkan nga mali i varferise dhe mjerimit
-Kenga pleqerishte eshte:-kenga e tradites,malli per te shkuaren,dhimbja per te persosuren,vuajtja e
krijimit,magjia e artit,himni i trimirise,flaka e shpirtit
-procesi i krijimit si dhe vete jeta e poetit,s'mund te kuptohen pa dhimbjen.
Vargjet:"Mjerimi i vetvetes te thjevi mes-per- mes/se felli-e pameshire te thjevi dhembja jote"percjellin
idene se te krijosh do te thote te pejetosh dhimbjen e vetesakrifikimit,se te krijosh do te thote te
sakrifikosh dicka nga vetja.E pare ne kete prizem une mendoj se dhimbja eshte nje ndjenje e larte
njerezore,sidomos dhimbja shpirterore,mendoj se dashuria per te persosuren eshte nje dhimbje e
bukur,gjithashtu dhimbja e vetesakrifikimit sidomos,e fisnikeron njeriun,dhe gjithashtu meendoj se
kuptimi i jetes qendron ne synimin per tu ngjitur me lart...
-Mendoj se po te kem lene gjurme te qarta dhe te mira ne kete jete ,nuk ka pse te me dhembe shpirt,i
sepse nuk mendoj per vdekjen ,por per perjetesine e vepres sime
-ne kete poezi dhe ne shume te tjera ngritja emocionale poetike behet ne formen e piramides.Pasi eshte
aritur kulmi,kemi nje zbritje,E gjithe kjo lidhet me nje kerkim apo ngulmim te poetit,qe te hyje ne
thellesine e botes natyrore e asaj njerezore. Ky mendim filozofik duket ne vargjet:"Si ngrihet qe nga deti
nje vale e deshperuar/Nga fundi i zemres sate, ti ngrihesh duke vuar/E prape porsi vala qe bie serish ne
det/Ti bie ne thellesiren e zemeres se vet."
-cilesimet dhe emertimet qe i vesh poeti kenges jane:Fjale,mall,peshperime,vaj,lot,shpirt,vale.
-Mes ketyre cilesimeve gjejme dhe fjalen shpirt,per te cilen une mendoj se eshte fjala pergjithesuese e
te gjitha cilesimeve te tjera.E thene ndryshe ,te gjitha keto cilesime percjellin idene se kenga del nga
shpirti i krijuesit.
-ne liriken e Lasgushit domethenjet krijohen nepermjet figures.Autori,sidomos ne strofen e
dyte,nepermjet figures se perdorur na jep idene e madheshtise,vuajtjes dhe,dhe perjetimit shpirteror te
krijimit.
-Edhe ritmi i poezise eshte i larte,qe e ben kengen nje himn.Edhe rima e perputhur eshte ne funksion
te ketij qellimi artistik.
-Per mua figurat celes te poezise jane apostrofi,anafora,pasthirma e metafora.
-Metaforat pergjithesisht jane emra e folje si;ovjershe,o fjale,o mall,o psheretime,qan ngrihet,shuhet e
tj.
-Perdorimi i dendur i trepikshit (retishences) nderthurur me shkallezimin dhe enumaracionin krijon
efektin e mbajtjes se frymes pezull,ne uinison te ritmikes se larte te vargut.
-Poezia eshte shkruar me varg trembedhjete-rroksh,i cili luan rol ne krijimin e efekteve zanore qe tek
qetesia e deri tek bubullima.Kete rol e luan me gjatesine e tij,si dhe me mjete letrare si
retishencat,metaforat,enumeracionet,shkallezimet etj

Koment"Metamorfoza"-F Kafka
nga Matura 2011.Letersi më 2011-02-09 në orën 10:10.PD
Kjo eshte nje novele qe fillon me pershkrimin realist te mjediseve ku jeton Gregor Zamza,nje nepunes i
vogel me jete njeriu te rendomte.
-Nje mengjes kur nuk eshte cuar ende nga shtrati,,Zamza vuri re nje ndryshim te cuditshem te trupit te
tij,Nga njeri u shnderua ne zvaranik.Metamorfoza as e merzit,as e habit,u pershtat shpejt me
gjendjen,sepsei plotesonte deshiren per te jetuar i vetmuar.Kjo eshte nje vecori kafkiane qe karakterizon
veprat e tij.
-Dukuria absurde pershkruhet si krejt e besueshme,autori vazhdon t'u qendroje besnik pershkrimeve
realiste te mjedisit dhe te veprimeve te Zamzes si zvaranik.Tregimi eshte i ftohte, i qete,situata te
rendomta,asnje befasim a tronditje nuk vihet re ne sjelljen e zhapikut Zamza,ky reshqet i qete neper
dysheme,mure tavan,dritare.
-Ne perdorimin e ketyre mjeteve shprehese,sa origjinale aq edhe novatore,Kafka e rekomandoi veten
pararendes te denje te modernizmit.Ajo qe e ben moderne vepren e tij eshte deformimi i reales me
qellim qe te spikase me kryesorja.I ndodhur ne kete gjendje te re, Zamza eshte i denuar me vdekje,por ai
se prish terezine.e kupton se kete fat kishte dhe me gjakftohtesi pret fundin e pashmangshem.Vdekja
eshte e ngadalte,eshte vdekje nga urija.Duket i kenaqur me vetmine me jeten larg njerezve qe ja cenojne
lirine,kjo e ben qe te mos deshperohet nga kjo qe po i ndodh.
-Me kete fillim befasues te noveles,Kafka synon te shkruaje per te jashtezakonshmen si per nje gje
krejt te rendomte,per ta bere ate,te jashtezakonshmen, sa me fshikullese dhe tronditese.
-Me shprehjet:"Komisioner tregtie,njeriu ka nevoje te ngopet me gjume,te pakten mos ri kot ne shtrat
'Zamza kerkon t'i mbushe mendjen vetes se asgje nuk ka ndodhur,gjithcka eshte brenda normales,dhe
keto qe i kerkon vetes jane krejt normale.
-Ne rastin kur Zamza perpiqet te pershtatet me gjendjen,por shperblimi eshte efekti trondites dhe
fundi i tij deshperues,mendoj se del ne pah motivi ifatit tragjik te heronjve kafkiane.Gjendja eshte
rrenqethese ,perpjekjet per rrugedalje jana absurde,pafuqia per t'a ndryshuar gjendjen eshe e
gjithepushtetshme,pikellimi s ka fund.
-Anet estilit te Kafkes jane:
-Gershetimi i natyrshem i se jashtezakonshmese fantastikes me realen.
-natyralizmi si mjet pershkrues per gjendjet tronditese.
-Efekti dhe befasimi si mjete perzbulimin e thelbesores.
-Nenteksti i pasur qe flet me shume se teksti.
-rendomesia per te treguar pataksesen
-Harmonia mahnitese e pjeseve perberese te vepres letrare,te dala nga pena gjeniale.
-detyre:Perjetimet e personazheve pjesemares ne skenen kur Zamza zvaranik paraqitet para tyre jane
te ndryshme.Perpiquni ti percaktoni te secilit me pak fjale:Gregor Zamza,prekurori,babai.nena.
-Mendoj se autori ne kete veper trajton temen e problemeve qe mund te kete njeru ne jeten e tij me
veten dhe shoqerine, kurse mesazhi qe deshiron te percjelle autori eshte se njeriu ne jete mund te
ndodhet perpara te papriturave nga me te cuditeshmet dhe me befasueset.

Koment:"Ferri"-Dante; fragmenti "Paolo dhe Franceska"


nga Matura 2011.Letersi më 2011-02-07 në orën 11:14.PD
Ferri i vertete eshte "nje vend qe gja s'e ndrit."Dhe ka per protogonist perbindeshin Minos qe luan rolin
e gjykatesit.Minos si shqyrton ndergjegjen e gjithsecilit shpirt dhe ne varesi te natyres se fajit te bere ne
boten e gjalle,jep denimin qe eshte aq me i rende sa me thelle ferrit zbritet
-Nderhyrja e Virgjilit ben qe Dantja ti shpetoje Minosit dhe te dy bashke zbresin ne rrethin e dyte,aty
ku vuajne denimin fajtoret e epshit.Nje furtune e furrishme i thith posi vorbull shpirtat epshore ,te cilet
nuk jane ne gjendje te bejne qendrese dhe shkojne nga t'i coje vorbulla,ashtu si ne jeten e gjalle shkonin
nga t'i conte furria e epshit te tyre te pakontrolluar.Mbasi Virgjili i tregon Dantes hijet e dashnoreve te
medhenj;Semiramisit,Kleopatres Helenes,Paridit e tj.Danteja i kerkon leje prijesit te flase me nje cift
shpirtrash,te cilet vorbulla e eres i mban te mberthyer pas njeri-tjetrit.Ata jane Paolo Malatesta dhe
Franceska de Polenta.E njohur edhe si Franceska e Riminit, kjo qe martuar me 1275 me xhanxhoton
Malatesta, njezetvjecarin e shemtuar nga Rimini,por u dashurua me vellain e Xhanxhotos,Paolon,e
nxitur nga leximi i romaneve kalorsiake,ku behet fjale per kalores besnike e dama te bukura.
Xhanxhoto i vrau te dy bashke,paolon e Francesken,duke menduar se keshtudo te vinte ne vend nderin e
nemekembur.
-Vargjet ku shprehet trgimi i Franceskes se si ra ne dashuri me Paolon :
"Po lexonim nje dite sa me u defrye.../qe ate dite ma leximit s'i gjetem fill."
-vargjet ku shprehet se fati i tyre eshte te vuajne perjetesisht bashke.
"Poet,me shume deshire do flisja/me ata te dy qe se bashku shkojne/e aq lehte i sillka
era e veshtire"
-vargjetku shprehet se Didona vuan ne rrethin e mekatareve te epshit:
""Drejt se embles fole te permalluem/njashtu ceten ku eshte Didone zemervale"
detyre usht nr 2
-"-S'paska idhnim me te madh/m'u pegjigj tue fsha/se me mendue per kohet e harese./n mjerim e n
vaje:Mesuesi(Virgjili)e di kete gje.Mendoj se keto vargje e shprehin shum bukur idene e Dantes se ne
ferr shpirtrat nuk jane shkeputur nga materia dhe bota e mekatit.Ata jane te destinuar te vuajne deri ne
ameshim.Kjo misherohet me se miri ne fjalet e Franceskes,e cila i quan" kohet e harese"kohet kur
jetonte e dashuruarne boten reale.Kurse mjerimi e vaje eshte gjendja ne te cilen ndodhet ne ferr.
"-E rashe si te kish rene nje trup i vdekur."Dantja pas rrefimit te dashnoreve te Rimit e ndjen veten te
deshperuar e te tronditur,sepse atij i kujtohet dashuria e tij me Beatricen.
-Duke u nisur nga historia e Paulos dhe Franceskes ,sipas Dantes,vendos vete njeriu,dhe jo perendia
per secilin vec e vec
"-Dashnia ne shpirt fisnik qe hyn aq lehte."Mendoj se Dante me kete varg nuk sugjeron,qe nje shpirt
qe eshte i mbyllur ndaj dashurise nuk eshte fisnik.Perkundrazi,dashuria eshte ne gjendje qe pak nga pak
te zbuloje fisnikerine e mbyllur dhe te ndrydhur te ketij shpirti dhe do te hyje pak me veshtiresi ne nje
shpirt te tille
-Edhe une ashtu si Dante,mendoj se aritja e lumturise tokesore eshte e pandare nga perpjekja e njeriut
per persosje morale.Une besoj se njeriu qe perpiqet te persoset dhe t'i sherbeje shoqerise ,mund te vije
nje cast qe t'a ndjeje veten te lumtur per gjurmet e mira qe eshte perpjekur te lere ne jete.
-Danten e shoqeron ne qiejt e parajses Beatricja.Beatricja ime,(Besoj se do t'a takoj shume
shpejt,mbase dhe e kam takua)do te jete e denje te m'i hape dyert e parajses me dashurine e saj, me
cilesite me te mira te saj,te cilat une vetem duke ditur ti vleresoj ,mendoj se do t.a ndjej veten ne parajse.
-nuk e di nese une jam i denje per te e per parajsen,por do perpiqem ne cdo cast te jetes sime te behem
i tille.
-Nuk kam frike nga ferri dhe nuk do privoja asgje te bukur qeme fal jeta.Motoja e jetes sime eshte:-
Jetoje cdo dite te jetes si te jete e fundit
-Ne kete fragment gjejme forma te ndryshme te tekstit si;rrefim,pershkrim,dialog e monolog.Nga
nderthurja e ketyre llojeve te tekstitautori na e jep sa me te gjalle tabllone e rrethit te dyte te
ferrit,gjendjen e trazuar shopirterore te personazheve ,mban te ngritur tensionin e vemendjen e lexuesit
-Danteja ne rrefim ei le personazhet te flasin,e mendoj mban qendrim ndaj fjaleve dhe fateve te tyre.
-nga afersia qe vendos Danteja ndaj vetes e personazheveqe paraqet,perfton tension ne rrefim,si dhe
efekte reale dhe te besueshme.

Koment "buken tone te perditeshme falna sot" -Migjeni


nga Matura 2011.Letersi më 2011-02-06 në orën 11:39.PD
Kjo novele e Migjenit na kujton ate te se njejtit autor me titull"Historia e njenes nga ato".Ndersa ne te
dyten titulli eshte nje eufemizem, ne te paren eshte mare per titull nje shprehje nga bibla, qe perben nje
lutje.
-perfytyroj nenen e mjere dhe te pafuqishme per te siguruar buken e gojes, qe i lutet perendise me
keto fjale.Autori heq nje vije paralele midis figurave qe kane fytyrat e perendive'te cilave u falet
nena,me figurat e frikshme qe sheh Lili ne muzgun e mbremjes nga dritarja.
-Lili i uritur sheh buzet e se emes qe levizin per te thene lutjendhe i duket sikur ajo thith sheqerin e
hallves qe i pat blere Mrika ,nje shoqja e tij.Kjo ndodh sepse uria i keput trupin dhe ai cdo gje e lidh me
te ngrenet.
Mjaft domethenes per realitetin e ashper qe pasqyron autori jane detaje te tilla si:Nena thyen gishta e
duarve tue mendue,vojin qe ua ka hedhur figurave(ikonave)dhe tani ua heq per ti gatuar Lilit...
-"cka te tha zoti Filip?-pyeti frikshem te shoqin"- frikshem,sepse ajo e dinte pergjigjen;I shoqi nuk
kishte gjetur pune as te zoti Filip"Allahile mos me pyet"kjo shprehje fillon me nje arkaizem,me ane te se
ciles autori kerkon te tregoje nivelin kulturor te personazhit dhe ne te njejten kohe deshperimin e tij qe
nuk ka asnje mundesi punesimi...dhe si nje finalizim i deshperimit dhe pamundesise per te siguruar
buken, qe eshte simbol i jetes, vjen pytja fatale:"-Mire,mire mor Kole ,mos u hidhno,por...cka kena me
ba?""
"-Mu hiq pashe zotin,largohu!- i thoshte e shoqja te shoqit ne errisiren e nates..."Sa domethenese keto
fjale!Mjafton vetem nje detaj nga jeta bashkeshortore per te kuptuar gjendjen shpirterore te ketyre
njerezve kaq te pasigurt per te nesermen.
'' -Buken tone te perditeshme falna sot" Kjo shprehje e thene ne momentin kur nena kerkon te vere ne
gjume Lilin e uritur, ben efektin e kundert tek djali. Atij i ngacmojne urine keto fjale dhe ai pergjigjet:"-
Buke te bardhe nane,dhe qysh kur skena ngrane?!"
-Ne mes te mizerjes dhe mjerimit atori,duke pasqyruar me mjaft realizem boten feminore derdh nje
rreze gezimi ne ate shtepi, kur nena i kerkon Lilit te thote permendesh lutjen.Ja si e thote ai:"Ati yne,ati
yne ,buken e bardhe na e fal!"Te emen e ze gazi dhe nis te qeshe heshtazi,
" - Ce do burrin pa pune!?" Kjo shprehje eshte ajo qe e shqeteson gruan e noveles se Migjenit.Kjo
pyetje finalizohet me shprehjen:"Mos me prek !"Ne krevatin bashkeshortor.E duket sikur Zoti i ka
braktisur keta njerez,ashtu si edhe shoqeria.Por si duket perballe pazotesise se Zotit per tu falur buken e
perditeshme, eshte mendja njerezore qe e gjen zgjidhjen tek mekati,pra siguron buken me ane te
mekatit.Apo mos ishte Zoti ai qe i tregoi rrugen gruas se si te siguronte buken?Edhe kete mund ta
besojme, po te kemi parasysh se gjithcka qe ndodhte ne jeten e kesaj nene ishte shtyse ne tradhetine ndaj
jetes bashkeshortore;burri ne pamundesi te gjeje pune,dikush qe asaj i thote ;-ce do burrin pa
pune,semundja e Lilit,keshilla e doktorit se ai do ushqyer mire,largimi i Koles ne Tirane;te gjitha keto
jane pune te shoqerise apo zotit...?!
-Sa ironik tingellon refreni:"Buken tone te perditeshme falna sot!",kur shohim si e gjeti zgjidhjen
nena per te shpetuar birin e saj;duke shitur trupin!Dhe une perseri bej pyetjen:-Mos ishte ne te gjithe
kete dora e Zotit?Thua e degjoi ai thirrjen e nanes:"Buken tone te perditeshme falna sot?"N uk e di ,Vec
nje gje mund ta them me siguri:Mjerimi eshte nje e keqe e madhe e shoqerise njerezore,qe shkateron
vlerat me te mira te njeriut.

koment "Kumbulla pertej murit"-Ernest koliqii


nga Matura 2011.Letersi më 2011-02-01 në orën 12:01.MD
"skutat ku strukeshin mendimet..."rigurisht qe ne kete rast behet fjale per skutat e vetedijes se
personazhit dhe kemi te bejme me fig letr te metafores,me anen e se ciles autori nis nentekstin pper
fjalen kopesht,i cili simbolizon boten e brendeshme shpirterore te personazhit
Mendoj se kuptimi fig i murit,perkundrejt kumbulles eshte frenimi individual i njeriut te
ndergjegjshem kunder instiktit biollogjik,por jo vetem kaq;shtrsat kuptimore te fjales kumbull dhe mur
zberthejne simboliken disaplaneshe te raporteve midis unit dhe botes se ndaluar nga e cila inbividin e
ndajne "muret" e forta vetefrenuese te te arsyes e estetikes shoqerore me normat e saj.Eshte kjo nje
autocensure qe kultivohet gradualisht e kthehet ne normalitet te njeriut te ritur e te ndergjegjshem qe
quhet ndergjegje.
Kopshti,muri e kumbulla ne kete tregim duhen mare ne menyre te fig.Figura ne kete rast eshte
simbol.ne rastin tone keta terma konkrete ngrihen ne cilesine e simbolit sepse vihet theksi tek cilesia
mbizoteruesee tyre,duke anashkaluar cilesite e tjera.Tek kopshti theksohen skutat e kujtimeve ,tek
kumbulla theksohen deshirat e personazhit,tek muri theksohet pengesa per te aritur keto deshira
Simbolistet per te aritur qellimin e tyre artistik ne funksion te tij vene dhe ngjyrat,si dhe anen
tingullorete poezise ose prozes .Keshtu ndodh edhe te tregimi "Kumbulla pertej murit"
Fakti qe heroi ka qene per nje kohe te gjate jashte shtetit ka ndikuar ne mallin e tij per feminine .Ky
mall ndikon ne dobesimin e pengesave ndergjegjesore.Keto pengesa nuk jane me te pastra(muri i bardhe
simbol i naivitetit feminor,qe se ka ende vetedijen sociale)muri tani eshte i njollosur(vetedija e
mekatit,faji universal)muri eshte i vjeter(norma qe prangosin,duhen kaperxyer)Leci enderron qe ti
kthehet perserifeminija e paster e bardhe e pafajshme
Tek jesemini qe kacavjeret pas murit,autori simbolizon te rene.kjo kacavjerje simbolizon
perqafimin.aktin dashuror,kureshtjen seksuale ,zoterimin.A sishte e tille kacavjerja e Lecit pas murit?A
sjane te dyja keto(jesemini dhe kacavjerja e heroit tone)nje antiteze per murin?Jesemini me vone shfaqet
ne kopeshtin e deshiruar e te enderruardhe simbolizon disa prej elementeve me te qenesishemte botes se
brendeshme te heroit.Ai simbolizon harmonine e pafajesise me terheqjen,kureshtjen ,aktin.
Jesemini sfidon.Ai ka mbetur gjithmon i bardhe.Eshte ligj i natyres por ne rastin tonesimbolizon
deshiren e fshehte,te natyrshme,instiktive qe jeton vazhdimisht nekopshtin e endrrrave dhe deshirave,ne
boten e brendeshme te cdo njeriu
Me shprehjen"si mjegulla te kalthera qe mbeshtjellin femijerine ,tani turshem flakeroi nje deshiree
falisun per ato kokra te vogla te verdha me ngjyren e dyllit",autorido te thote se ato deshira te fjetura
prej vitesh tani u zgjuan ne shoirtin e tij.Sigurisht ato kane ngjyren e dyllitdhe jo te diellit,sepse nuk jane
reale,nuk jane nen driten e diellit.Ato jane simbolike,jane larg, ne femijerine e shkuar,jane brenda ne
shpirtin e tij,kane ngjyren e enderres.Mendoj se elementet jane simbolike,e tille eshte dhe gjuha e
perdorur ,e cila eshte e nderthurur edhe me nje gjuhe me elemente alegorike e metaforike...VAZHDON.

vazhdim i komentit"Kumbulla pertej murit"


nga Matura 2011.Letersi më 2011-02-04 në orën 10:44.PD
Tash esht mare me me pa kush...Tash sepse ai nuk eshte me femijedhe nuk mund te mendoje dhe
veproje si i tille ...mare,sepse po vepron kunder rregullave dhe kunder autocensures,etj...me me pa
kush..;ai shpreson se nuk do ta shohin,sepse ky mendim nuk e ndal veprimin e tij.Me i fprte se ky
mendim eshte malli per kohet e shkuara,shperthimi i natyrshem i deshirave te tij.
-Ai s'donte me mendue..gjithcka ndodh ne zonen qenjes q e quhet nenndergjegje,sipas Fjordit veprimi
i lecit ishte instikt qe ne momente te caktuara del nga" burgu"dhe merr fuqine.
"Si te prekte mishin e njome te nje kreatyre nxehtesisht e gjate te enderrueme..."kjo shprehje eshte e
qarte.Atij lengu i kumbulles se shtrydhur i shkaktoi nje gjendje krejtte natyrshme.Aq te natyrshme saqe
e krahason me veprimin e natyrshem te prekjes se nje vajze nga nje djale i ri,si heroi yne.Me
shprehjen"mish i njome" autori perdor fig letr te personifikimit.
"Jo se nuk e ka pare asnjehere para dhjete vjetesh gruan e asaj shtepie.Ai thote se vetem tani beri nje
zbulim te papritur,sepse tani ai nuk e shikon kete zonje me syrin e nje femije,por me syrin e nje te riu,i
cili eshte vec kesaj dhe me nje nivel kulturore arsimor tanime.I pare me kete kendveshtrim,mendoj se
heroi yne te zonja e shtepise ka bere vertet nje zbulim.Elemente te ketij zbulimijane:Syte e zinj,...ajo
kuptonte poezine qe kishte bere
me servirjen e recelit...etj.
-Kuptimi simbolik i pyllit perkunder kopeshtit paralelisht me kuptimin simbolik te diellit ngjyre
ari,perkunder hijes,heshtjes,e ngjyres gri e instiktit perkunder zones se ndritur te arsyes.
-Ne pasazhin e dhene mbizoteron fig letr e kontrastit krijuar midis dy kopshteve (simbolikisht dy
koheve)
-mendoj se Fjordi ka te drejte kur thote se eshte instikti i rikthimit ne piken fillestare te
egzistences.Autori heq dy vija paralele duke ndertuar nje paralelizem fig midis deshires instiktive dhe
natyrshmerise se mbirjes dhe ritjes se bimesise nga toka meme
-Figurat stilistike qe krijohen nga pranevenja e zerit dhe e syve me rudhat ,veshjen e rende
tradicionale dhe shtepine e vjeter,jane simboli antiteza alegoria.
"Mbaj mend se me hijshe ne kopesht..."Me anen e retishences autori kerkon te theksoje idene se nuk
eshte i vetem Leci ne keto ndjesi e tundime,dhe nuk jane vetem fantazi femije.Keshtu ideja e fajit
universal behet i plote,dhe te lumtur jane te dy,sepse eshte natyrshmeria e sjelljes qe zbulon bukurine e
shpirtit dhe e lumturon ate.Sigurisht qe kjo bie ne kundershtim me moralin katolik te autorit,i cili seshte
gje tjeter vetem nje pjese e atij muri simbolik qe kaperxen personazhi.
-Perdorimi i fjaleve ame,amnija,amtija,amesimi,gati si sinonime te njera- tjetres lidhur me nentekstin
e tregimit,ka si qellim te tregoje qe gjithcka qe po ndodh eshte e natyrshme instiktive larg normave te
ndegjegjes
-Heroi ka deshire te te provoje kumbullat ne peme ,por i japin te provoje recelin e bere me to.Me kete
autori kerkon te tregoje se eshte e pamundur qe njeriu mos dyzoje deshirat e instiktet nga rregullat dhe
eksperjenca jetesore,sepse ai esht mbrujtur dhe formuar si i tille nga ky kompleks(instikt+ndergjegje)
-Mendoj se niveli artistik i tregimit nuk bie ,kur del ne skene i rituri qe i ve fre rrefyesit femijeror...

koment,"Pelegrini i vonuar"-D Agolli


nga Matura 2011.Letersi më 2011-01-29 në orën 12:37.MD
Pelegrini i D Agollit esht simboli i idealistit te zhgenjyer e te deshtuar,por qe ende kerkon shtegun e se
vertetes.Idealisti gjallerohet nepermjet shembellimit te pelegrinit,d m th te udhetarit qe eshte nisur per ne
vendin e shenjte. Vet pelegrini eshte simbol universal i besimtarit pa medyshje qe pavaresisht nga
rrethanat dhe veshtiresite eshte i bindur se do arije patjeter ne vendin e shenjte.
Poezia behet tersisht konkrete,sepse te gjithe perberesit abstrakte intelektuale e shpirterore te tij
perngjasohen me dukuri konkrete lendore.P sh me qe idealisti simbolizohet me pelegrinin,atehere ideali
i tij simbolizohet me token e premtuar,me nje vend te larget ne hapesiren e pafundme te ruzullit.
Shpresa e tij ka qene e brishte, metaforikisht ka qene prej lende te thyeshme ,prandaj nga tronditjet e
medha shoqerore dhe nga carjet botekuptimore ajo eshte thyer.
Une jam prej kohesh pelegrin/udhetoj ne vendin e shpreses se thyer
premtimi porosia e lene prej gjysherve metaforitikisht perseri eshte lende,por me peshe te rende te
cilen e mban mbi shpine
Une jam prej kohesh pelegrin/shtegtar i karvanit te humbur/dhe mbart mbi kuriz nje
premtim/te dhene ne hirin e gjysherve te humbur
shkaqet e deshtimit te misionit te tij me ane te metaforave jane shnderuar ne dukuri te motit,qe jane te
paperballueshme.reshti i gjate i karvanit te idealisteve eshte tretur ne rrethana shkaterimtare,mes vapes e
shiut. Pelegrini i kerkon bashkeidealistet ne rere e shpat. ''Ne rere'' eshte metonimi e shkretetires ,ndersa
ne shpat eshte metonimi e perpjetes se historise
Jam ndare padashur nga karvani im/mes shtigjeve nga vapa e shirat gryer/kerkoj karvanin ne rere e
shpat/karvanin qe e ka nderuar drejtimin me kohe/ndaj ne udhe jam krejt i humbur krejt fillikat/me
shami te grisur lidhur ne koke.
Vuajtjet e medha shpirtetore te pelegrinit konkretizohen ne tiparet e portretit te tij fizik.Dhimbja e
pafundme e humbjes i prishi syrin qe qan papushim dhe i shteri lotin shamia e lidhur ne koke,shamia
qefin e grisur e flamur i betejave te humbura eshte simbol i idealit tragjikte ketij pelegrini
faktet e udhetimitteper te veshtire,zmadhohen e sterzmadhohen dhe po ashtu fuqizohen me ane te
hollesirave karakterizuese.Bashkeidealistet nuk formojne ndonje grup a armate te organizuar,por nje
karvan .nje resht te gjate qenjesh te pandergjegjshme.
Kerkoj karvanit tim ne rere e shpat...fjala karvan e pranevene me fjalen rere krijon shembelltyren e
karvanit te deveve ne reren e shkretetires ,hapin e tyre te ngadalte e te lodhur,drejt horizontit te se
panjohures

Esse; Tema:Klitemnestra dhe Medea-dy nena dy bashkeshorte,ku


ngjajne e ku dallojne ato.
nga Matura 2011.Letersi më 2011-01-26 në orën 10:10.PD
o mendje njerezore,njekohesisht e erret dhe e paparashikueshme,pjelle e veprave nga me tragjiket,nga
me te dhimbshmet,si dhe pjelle e veprave nga me te bukurat dhe me te jashtezakonshme.O shpirt
njerezor,nje qiell i kalter dhe i paane me ndricim e madheshti,njekohesisht nje pus i thelle i erret e plot
mistere.
Kete dualizem e gjejme ne cdo sfere te jetes njerezore,deri tek mardhenjet bashkeshortore dhe ato
prinder- femije.Klitemnestra dhe Medea -dy qenje njerezore qe e pasqyrojne ne menyren me
perfaqesuese te keqen qe mund te pjelle mendja njerezore,nje mendje shume djallezore.Klitemnestra-nje
nene e dhemshur,deri ne tragjedi qe vret burrin e saj.Pra nje mohim i ndjenjave bashkeshortore per
ndjenja te dyshimta memesore.Rasti i saj me kujton nje thenje qe nuk e di sa qendron:'"O grua,qe e ke
emrin tradheti...!"Pra kjo grua vritet nga biri i saj.Kjo ben qe te shkermoqet ai pretendim memesor,me te
cilin ajo perpiqet te justifikoje krimin e saj...
Medea-nje nene dhe bashkeshorte tek e cila nuk kuptohet qarte nese keto dy cilesi bashkejetojne apo
mohojne njera-tjetren.Une mendoj se ketu qendron edhe tragjedia e saj,sepse ketu prishet raporti midis
nenes e gruas.Une si njeri me shpirt e ndjenja njerezore nuk mund te kuptoj hakmarjen e saj ndaj gruas e
cila i mori burrin,dhe jo me ndaj burrit te saj,ndaj te cilit u hakmorduke vrare femijet ,qe ishin ne radhe
te pare te pafajshem dhe njekohesisht ishin dhe femijet e saj.
perfundimisht,mendoj se ato si nena ngjajne ne mohimin e bijve te tyre per dashurine ndersa si gra
ngjajne ne krimin ndaj bashkeshorteve.Mendoj se ato dallojne ne faktin se KLitemnestra ishte
tradhetare, kurse Medea ishte e tradhetuar.Gjithashtu,ato dallojne nga fakti se e para vritet nga
femijet,kurse e dyta i vret ata...

Koment"Vrasja e arabit
nga Matura 2011.Letersi më 2011-01-25 në orën 11:35.PD
A Kamy i perket rymes letrare te ekzistencializmit.Megjithese ai e ka kundershtuar kete,me
ekzistencializmin bashkohet nga ideja e tjetersimit te njeriut ne shoqeri ,ideja e kundershtimit te jetes se
dhunte dhe e vecimit prej saj,prirja e ruajtjes se unit nga mjedisi armiqesor te qenet i huaj si mjet per tu
ruajtur nga absurdi dhe per tju afruar lirise absolute
Nga ekzistencializmi dhe Kamy ka mje dallim thelbesor;pranimi prej tij i revoltes individuale si force
e madhe e njerezimit.Kamy ka bere te qarte se ku ka absurd eshte rrevolta.Ky eshte thelbi umanist i
vepres se tij
Refimi i Kamyse eshte i thjeshte lakonik dhe i tendosur.Refimi karakterizohet nga mungesa e
figuracionit abstragues,te simbolikes pergjithesuese Thjeshtesia e stilit te tij eshteshprehje e gjeniut te tij
krijues,rendomesia e e gjuhes artistike eshte stofi qe ai ka zgjedhurper ta bere sa me te
prekshemrealitetin e pershkruar,jeten e rendomte te heronjve te rendomte.F Kafka i permbahet ketij
parimi ne refimin e tij (nga analiza e vepres)
-T^e dy varjantet;dhe ai i perdorimit te figuracionit,dheai i shprehjes se thjeshtejane mjete
letrare.Vlerat e tyre varen nga gjenia e autoritdhe mjeshteria e perdorimit te tij te njerit apo tjetrit
version.Prandaj ne te dy rastet mendoj se nuk ka pse rikrijimi artistik i jetes te paraqitet i varferuar
-Mendoj se Kamy ka aritur te zbuloje boten e brendeshme te Mersose.Thjeshtesia e stilit te tij nuk e
zbeh aspak forcen emocionale te artit te tij.Menyra e te treguarit dhe ngjarjet e veprimet e personazhit te
mbeten gjate ne mendje e te bejne te ndjesh e te mendohesh.shkollat kruesore teshek te 20 ne letersi
jane:impresionizmi,surealizmi,simbolizmi,ekzistencializmi...Une Kamyne e shoh brenda kesaj te fundit
-me mjetet letrare qe perdor autori nuk na vjen e kompletuar figuradhe bota e brendeshme e
Mersose.Urat e komunikimit qe ngre Kamy me lexuesin,per te kumtuar boten e vecante te te heroit te
vet,jane te mjaftueshme.Kete ai e ben duke futur elemente te jashtem.qe japin ne bashkeveprim boten e
vecante te heroit.
-Kamy parapelqen heronjte ne veprim.Pak,thuajse aspaknuk u kushton vemendje analizave te
hollesishme psikologjike per te shpalosur gjendjet shpirterore Vepra e tij e ndertuar sipas parimit
jetesorte veprimit e kunderveprimit,shkakut e pasojes,te proves e pesimit