Anda di halaman 1dari 6

Ne kërkim te anti-materies

 Ekziston anti-materia ne univers?


 Ne qofte se po, ku dhe sa e madhe eshte ajo?
 Eshte e mundur te krijohet ajo ne Toke?
Janë këto disa nga pyetjet për te cilat eshte duke kërkuar te jepet nje përgjigje e sakte prej disa
vitesh, me synimin për te zgjidhur nje nga misteret e mëdha te Universit e cila mund te formulohet
kështu: Derisa për çdo grimce ekziston antigrimca e saj, perse deri me sot ajo qe shohim eshte e
përberë vetëm nga materia dhe jo nga anti-materia ?
Anti-materia eshte nje nga konceptet fizike jo vetëm intuitive por edhe nje realitet objektiv edhe pse
i vështirë për t’u „perceptuar“.
Nga fizika dimë qe elektroni eshte nje grimce me mase te caktuar dhe ngarkese elektrike negative
(-). Kurse anti-elektroni (pozitroni) eshte nje grimce me karakteristika te njëjtë me elektronin por qe
dallon vetëm nga shenja e ngarkesës qe eshte pozitive (+) dhe nga kahu i „spinit“ i cili shpreh
momentin këndor vetjak ose e thënë ndryshe tregon se ne cilin kah dhe me ç’shpejtesi grimcat
elementare rrotullohen rreth vetvetes.
Te njëjta gjera mund te themi për protonet dhe anti-protonet, kurse për neutronet qe janë grimca pa
ngarkese, antigrimca e vete qe quhet anti-neutron, dallon nga neutroni nga kahu i spinit
Grimcat si protone ,neutrone dhe elektrone ndërtojnë atomet te cilat janë “tullat” nga e cila përbëhet
materia
Natyrshëm lind pyetja:perse te mos ekzistoje dhe anti-atomi, domethënë sistemi i formuar nga anti-
protoni,anti-neutroni dhe anti-elektroni (pozitroni)?
Pra mund te nënkuptojmë me termin “anti-materie” sistemin e lidhur me anti-grimcat, ose e thënë
me sakte ,ashtu sikurse atomet ndërtojnë materien e “zakonshme”, edhe anti-atomet mund te
formojnë anti-materien
Antimaterien “minimale” e kane zbuluar për here te pare fizikani Antonino Zichich me grupin e
vete ne vitin1965 ne laboratorin e CERN te Ginevres (Zvicër), e cila ka qene anti-deuteri ose
bërthama e formuar nga anti-protoni dhe anti-neutroni (te njëjtin rezultat e kishin arritur ndërkohe
edhe ne Brookhavan National Laboratori te New York nje grup tjetër fizikanesh)
Kurse anti-atomi me i thjeshte (anti-hidrogjeni) eshte përftuar nga shkencëtarët ne CERN (Zvicër)
dhe Formilah te Batavia (Ilionia USA) ne vitin 1996.

Pra anti-materia “minimale” eshte mundur te realizohet ne kushte laboratorike


Ne kërkim te Anti-Yjeve
Instrumenti kryesor i zbulimit te anti-materies ne hapësirë eshte spektroskopi AMS (Alpha Manetic
Spectroscopic), i vendosur ne orbite mbi Stacionin Hapësinor Internacional ISS dhe qe ne vitin
1999 eshte zëvendësuar me AMS-2. Detyra e AMS eshte te analizoje dhe zbuloje grimcat me
energji te larte ose siç quhen ndryshe “rezet kozmike”, te cilat vijnë nga thellësia e universit ose
përftohen gjate eksplozioneve te supernovave ne galaktikat e largëta
AMS vëzhgon vetitë e elektroneve, pozitroneve, protoneve, antiprotoneve, neutroneve , dhe anti
bërthamave për t’u dhënë përgjigje pyetjeve themelore rreth Bige -Bengut (i cili i ka dhënë jetën
lindjes se Universit), njëra nga te cilat eshte kjo:perse gjate momentit te fillimit te Bigë Bengut
eshte prodhuar me pak antimaterie ne krahasim me materien?
Ose e thënë ndryshe:ne qofte se pranojmë qe ligjet e ruajtjes kane vlere ne te gjithe historinë e
evolucionit te universit, duke vëzhguar te gjithe materien ekzistuese, spontanisht lind pyetja: perse
nuk ekziston po kaq anti-materie?
Le te sqarojmë se si AMS do te mund te individualizoje antigrimcat ne burimet e rrezatimeve me
energji te larte, si mund te zbulojnë anti-atomet, anti –yjet apo anti – galaktikat.
Ideja moderne e evolucionit te Universit pranon nje periudhe te cilën astrofizikanet e quajnë
“inflacion”, e cila eshte zgjeruar shume shpejte, e ngjashme me nje “flluske” relativisht e vogël por
qe eshte zgjeruar deri ne dimensionet e Universit aktual. Inflazioni mund te ketë zgjeruar
grumbullime homogjene te materies dhe antimateries deri ne përmasat e krahasuara me universin
aktual. Kjo eshte përmbajtja e asaj qe sugjerojnë studiuesit e teorie se “inflacionit”
Bota e grimcave deri me sot eshte shpjeguar edhe me te ashtuquajturën e Modelit Standard (MS) e
cila ka ne themel te saj bashkëveprimet themelore te gravitetit, forcës elektromagnetike, forcat e
dobëta dhe te forta bërthamore, si dhe modeli kozmologjik i Bigë Bengut, te cilat nuk konsiderohen
inflazioniste, por qe pranojnë qe ne Universin aktual sasia e antimateries duhet te jete e barabarte
me sasinë e materies. Studiuesit e këtyre dy teorie te fundit thonë qe jetojmë ne nje dominim
homogjen te materies, duke e argumentuar këtë me faktin qe ne fazat e para te zhvillimit te
Universit, materia ka “fituar” mbi antimaterien ne raportin: nje grimce e materies mbi dhjete
miliardë grimca te antimateries. Kjo duhet kuptuar kështu:nga anihilimi (zhdukja) e te gjitha
grimcave me antigrimcat gjate kontaktit te tyre, ka mundur te mbijetoje nje mbi dhjete miliardë.
Tërësia e këtyre grimcave te “mbijetuara”, do te formojnë me pas atë qe sot e quajmë materia e
dukshme apo materia normale.( Për te kuptuar se çeshte anihilimi, shih artikullin:”antimateria eshte
nje asimetri e thelle”)
Vëzhgimet e rrezatimeve kozmike (fotoneve) te ardhura nga thellësia, dmth qe vijnë nga nje kohe
shume e largët, tregojnë epokën e këtyre anihilimeve te mëdha, dmth janë nje prove te këtyre
aspekteve qe po trajtojmë.
Lind pyetja tjetër:Ku duhen kërkuar egzaktesisht këto dominime “hipotetike” te antimateries?
Ne vitin 1976 studiuesi Gary Steiman hedh idenë e dominimeve homogjene dhe uniforme te
materies dhe antimateries pranë grumbullimeve yjore te galaktikave, duke shtuar se distanca
minimale për te gjetur nje dominim te antimateries duhej te ishte rreth dhjete megaparsek, kurse
disa studiuese te tjerë do ta ritin këtë distance ne disa gigaparsek
Vëzhgimet e rrezatimeve CMB( mikrovalët kozmike te thellësive) , eshte ne përputhje me idenë e
pranisë se zonave te mëdha te përplasjes midis dominimeve te materies dhe antimateries. Anihilimi
i tyre do te shoqërohej me çlirimin e nje energjie shume te madhe duke ndihmuar me pas përplasjen
midis materies dhe antimateries ne nje zone tjetër dhe ky proces do te përsëritet vazhdimisht dhe do
te kemi burimet e rrezatimeve gama lehtësisht te spikatura por qe deri me sot nuk janë vëzhguar
ende. Kjo ka bere qe tani për tani rruga e dominimeve te mëdha te antimateries homogjene dhe
uniforme te jete shume e vështirë për t’u aplikuar. Ne qofte se mendohet e kundërta, ajo e
dominimeve te vogla te lokalizuara, llogaritet qe madhësia minimale për te pasur antimateria jo te
anihiluar gjate evolucionit te universit te jete ajo e grumbullimeve yjore sferike (globulare). E thënë
ndryshe, vendi me i mire ku mund te kërkohen këto “dominime” te jete ne qendër te galaktikës
tone, ku ndodhen yjet e vjetër te gjeneracionit te pare, dhe ku ndoshta eshte e mundur te
individualizohen anti-yjet e “kondensuar” ne fazat e para te formimit te galaktikës tone.
Për te pasur nje kuptim me te qarte rreth çështjes qe po trajtojmë, eshte hedhur nje propozim mbi
modelin kozmologjik, nga shkencëtari rus Maxim Khlopov ne vitin 2000, sipas te cilës do te mund
te konstatojmë dominime te antimateries edhe ne nje largësi prej nje kiloparsek, por jo kaq te mëdha
sa te mund te prodhojnë ndonjë shenje karakteristike te ngjashme me te kaluarën e rrezatimeve
CMB, dmth nuk janë te tilla për t’u spikatur.
Ne se ka mundësi te kërkohen antiyjet ose antiplanetet, dmth trupat e kondensuar ne antimaterie,
eshte e rëndësishme te dimë ku dhe sa prej tyre duhen kërkuar.
Ne dhjetëvjeçarin e fundit, shkencëtarë te ndryshëm, kane kalkuluar vlerat për pjesët e antimateries
ne krahasim me yjet dhe galaktikat, duke mare ne konsiderate faktin themelor qe nje trup
antimaterie, nuk mund te kërkohet ne nje mjedis prej materie, dmth nuk mund te gjendet ne
brendësi te nje galaktike, por duhet te jete e “mbrojtur” eventualisht nga nje yllësi (grumbullim
yjesh) sferike e antimateries ne nje “olone” sferike rreth qendrës se galaktikës, pikërisht aty ku
ndodhen yjet e gjeneracionit te pare.
Mënyrat efektive për te zbuluar antimaterien janë dy: njëra eshte ajo e zbulimit te drejtpërdrejtë dhe
tjetra eshte ajo indirekte. Le te sqarojmë me mire përmbajtjen e tyre.
Mënyra e drejtpërdrejtë ka te beje me “kapjen” e anti-atomit ose anti-bërthamës te ardhura nga
dominimet e anti-materies, te cilat kane përshkruar universin pa u ndeshur me grimcat e materies
Kurse mënyra indirekte ka te beje me zbulimin e “dëshmitareve” te procesit te anihilimit , te cilat
janë fotonet dhe mikrovalët nëpërmjet spektrit te rrezatimit CMB. Kjo eshte e lidhur me ndonjë
ngjarje kozmike e cila eshte ne përputhje me praninë e nje mase te spikatur te antimateries ose për
t’u shprehur me sakte:kjo ngjarje kozmike mund te jete “nje përplasje” e nje ylli te përbëre nga
materia e dukshme me nje “cope” te madhe te antimateries. Përfytyrojmë për nje moment se nje
asteroid prej antimaterie do te përplaset me Diellin. Sipas llogaritjeve te teorive pasuese , kjo
“cope” e antimateries do te fundosej ne yllin (Diellin) edhe për disa km pa u avulluar dhe do te
krijonte atë qe eshte përkufizuar nje “ambistar” ,qe do te thotë nje Yll i ushqyer edhe nga anihilimi
midis materies dhe antimateries. Ne qofte se mendojmë qe anti-yjet ndodhen ne kufijtë e yllësve
(grumbullimeve yjore) te antimateries do te jete me te vërtetë e paket mundësia qe njëra prej tyre te
dale nga yllësia për te vajtur dhe te ndeshet me materien qe udhëton ne univers.
Nga ana tjetër nje “përplasje ballore” midis nje ylli dhe nje anti – ylli do te prodhonte nje çlirim
intensiv te energjisë ne pak sekonda, qe do te thotë nje teprice energjie te rezeve gama, ne krahasim
me energjinë e rezeve te dukshme dritore dhe energjisë se rezeve X(rëntgen),edhe këto te lindura ne
Galaktike
Nje interpretim tjetër disi me i pranueshëm eshte ajo e bazuar mbi nje shpërndarje jo uniforme te
materies dhe antimateries, ku kjo e fundit mund te ketë krijuar dominime te vogla ne nje moment te
vogël te kohës se inflacionit. Ne se do te kishte ardhur shume shpejte pas Bigë – Bengut, do te
kishte dominime te mëdha te antimateries. Po ku janë?; ndërsa pak me vone , te tilla dominime do te
ishin zhdukur menjëherë?!
Nje tjetër mundësi indirekte eshte ajo e vëzhgimeve te neutrinove te ardhura nga eksplozioni i
supernovave.
Neutrinot
Ndërsa ne hapesire jane duke u kerkuar anti-atomet ose anti-berthamat, mbi toke vazhdojne
eksperimentet per te vezhguar me ne thellesi ne se diçka ne skemen e Modelit Standart (MS) duhet
ndryshuar , dmth per te pranuar qe jo te gjitha ligjet e ruajtjes jane te vlershme per çdo shkalle
preçizioni te eksperimenteve.
Per te kuptuar me mire fenomenet e lidhura me materien-antimaterien, jane duke u pregatitur dy
eksperimente te rendesishme te cilat do te realizohen ne Laboratorin Nacional te Gran Sasso, njera
eshte emertuar GERDA (GERmanium Dedekkor Assembly) dhe tjetra CUORE (Cryogenic
Undergand Observatory Rare Evento). Qellimi i ketyre dy eksperimenteve eshte te konfirmojne
esdhe njehere ate qe kane vezhguar grupi i shkencetareve Hans Volker dhe Klopor –Klingothaus
pese vjet me pare:fenomenin e zberthimit te çiftit te grimcave beta  pa neutrino te njohura edhe me
siglen “Onbb”.
Para se gjithash , le te sqarojme thelbin e fenomenit te perftimit te grimcave beta . Disa elemente
radioktive ne kushte te caktuara leshojne leshojne vetvetiu rezatimin  e cila ndodh kur nje neutron
ne brendesi te berthames transformohet ne nje proton duke leshuar nje elektron dhe nje antineutrino.
Ky lloj transformimi quhet ndryshe zberthimi beta negativ - , e kushtezuar nga fakti qe elektroni ka
ngarkese negative. Ku fenomen shoqerohet me transormimin e elementit fillestar sepse ndryshon
numri i protoneve ne brendesi te berthames, psh Kobalt – 60 transformohet ne Nikel – 60
Ne menyre te ngjashme mund te flitet edhe per zberthimin beta pozitiv + qe ndodh ne rastin kur
nje proton i berthames transformohet ne nje neutron duke leshuar nje pozitron dhe nje neutrino.
Quhet + sepse pozitroni eshte me ngarkese pozitive.
Edhe zbertimi i çiftit  eshte nje zberthim natyral, por ndodh shume ralle dhe eshte karakteristike
vetem per disa berthama, psh germenium – 76 i ili transformohet ne selen – 76. ne kete tip te
zberthimit radioaktiv, dy neutronet e berhamestransformohen ne dy protone duke leshuar dy
elektrone - dhe dy antineutrino. Ky tip reaksioni quhet “zberthimi i çiftit - dhe i dy neutrinove”, si
ne rastin kur çlirohen dy neutrino ashtu dhe kur emetohen dy anti-neutrino.
Kurse reaksioni i tipit “zberthimi i çiftit - pa neutrino”, qyhet i tille, sepse neutrino i leshuar nuk
del jashte berthames por absorbohet (kapet) nga nje tjeter proton ose neutroni berthames duke
gjeneruar nje tjeter zberthim - .
”Shtylla”e kesaj dukurie eshte qene rastin e reaksionit te dyte , neutrino sillet njesoj sikur te ishte
anti-neutrino e cila duhet kuptuar ne kete menyre: ne qofte se nga reaksioni i çiftit - nuk emetohen
neytrino, kjo do te thote qe neutrino e zberthimit te pare sillet njesoj si ant-nreutrino e zberthimit te
dyte, e cila te jep mundesine te mendosh qe neutrino dhe antineutrino jane efektivisht e njeta grime.
Ne terminollojine fizike thuhet se neutrino eshte nje “grimce Majorana”. Ky fakt eshte shume
itrigruese sepse mund te spjegoje orgjinen e Universit. Ne ç’menyre?
Siç e kemi trajtuar edhe me larte, univesi mendohet te jete formuar nga eksplozioni i madh 0se siç
thuhet ndryshe Big- bangu, ne te cilen energjia eshte transformuar ne materie. Ky moment eshte
realizuar sot edhe ne kushte laboratorike (shih artikullin:” Tre mikrosekondat e para te lindjes se
Universit”), por çdo here ne keto reaksione eshte shoqeruar ne te njejten sasi te materies dhe anti-
materies. Kjo do te thote se kur energjia trasformohet ne materie, simetrikisht tansformohet edhe ne
antimaterie, por ne çast antimateria anihilohet (asgjesohet) nga kontakti me materien per reth, psh
me materien e dedektorit (zbuluesit) dhe mbetet vetem materia
Lind pyetja:”ne qofte se Big-Bangu ka prodhuar te njejten sasi te materies dhe antimateries, atehere
ku ka “perfunduar” e gjitha anti-materia?”
Dime qe planetet jane perbere nga materia, gjithashtu edhe galatikat kur “takohen” sillen njesoj
sikur te ishin perbere nga e njejta “tip te materies”
Zgjidhja e kesaj dileme mund te qendroje ne natyren e neutrinos, dhe ne qofte se neutrino dhe
antineutrino jane e njejta grimce, atehere neutrinoja mund te “luaj” ne te gjitha drejtimet. Ajo mund
te krahasohet me nje lojtar futbolli, i cili duke kembyer menjehere bluzen me ate te kundershtarit
behet anti-lojtar, dhe duke e perseritur kete gje vazhdimisht ai luan sa per njeren skuader aq edhe
per tjetren.
Me larte trajtuam qe ne fazat e para te zhvillimit te Universit, materia ka “fituar” mbi antimaterien
ne raportin: nje grimce e materies mbi dhjete miliarde grimca te antimateries.
Ky disekuiliber mund te kete ardhur si pasoje e “natyres dyfishe” te neutrinos, i cili mund te jete si
neutrino, ashtu edhe anti-neutrino.
Eksperimentet e Ciftit te shkecetareve Heidelberg –Moscov, ka dhene nje prove te zberthimit te
“çiftit - pa neutrino”, por kjo prove eshte konsideruar jo e mjafueshme dhe si e “sforcuar” ne rethin
e studjuesve e kesaj fushe. Nevojiten te tjera prova per te konfirmuar ne menure te bindshme dhe
detyren e kesaj prove e kane mare persiper GERDA (GERmanium Dedekkor Assembly) dhe
CUORE (Cryogenic Undergand Observatory Rare Evento), te cilet do te kerkojne zberthimin e
“çiftit - pa neutrino”, ne elementin e germanium-76 ne vitin 2007 – 2008 nga GERDA dhe ne vitin
2010 nga CUORE tek elementi telurio-130
Ne rast se rezultatet e tyre do te jene pozitive, kjo nuk do te zhvleresoje ne asnje menyre vezhgimet
e ekperimenteve hapesinore si per shembull ajo e AMS te cilat do te hedhin drite mbi “mbeturinat”
e Big-Bangut, gjate se ciles eshte krijuar materia dhe anti-materia. Gjithashtu mund te rezultoje e
verte fakti qe te egzistoje e njejta anti-materie ne lidhje me materien, edhe pse deri me sot eshte
„aratisur“ nga dedektori, dmth nuk eshte kapur ende. Ne qofte se gjendet prova e antimateries,
atehere sjellja e dyfishte e neutrinove do te ndihmonte per te spjeguar kete mungese te saj. Ne rast
te kundert, do te thote qe ende nuk kemi nje njohje te plote per gjithçka qe ndodh dhe egsiston ne
Univers
Hekuran Pashollari
03/02/07

Anda mungkin juga menyukai