Anda di halaman 1dari 13

E DREJTA E PROCEDURES PENALE

PARIMET E PROCEDURËS PENALE


Të 11-të Parimet në procedurën penale janë:
1) parimi i oficialitetit dhe i legalitetit; 2) parimi i kërkimit të vërtetës materiale; 3) parimi
inkuizitor dhe akuzues: 4) parimi kontradiktor; 5) parimi i barazisë së palëve; 6) parimi i
drejtëpërdrejtë; 7) parimi i vlerësimit të lirë të provave: 8) parimi gojor dhe me shkrim; 9)
parimi i kolegjialitetit; 10) parimi i pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqtarëve; 11) parimi i
ekonomizimit të procedurës penale.
P- 1. Parim i oficialitetit dhe i legalitetit të ndjekjes penale-
P1.1Parimi i oficialitetit
Iniciativa për ndjekje penale mund të bëhet në dy mënyra: sipas dëshirës së të dëmtuarit dhe
sipas detyrës së organit të veçant, i cili ndjekjen e bën ex officio.
Në procedurën tonë penale vlen parimi i oficialitetit. Sipas § 45 LPP, ndjekja e kryesit të
veprave penale , për të cilat ndjekja bëhet kryesisht, është e drejtë dhe detyrë themelore e
prokurorit publik. Ndërsa § 148 dhe 150 parashohin që të gjitha organet shtetërore,
institucionet shtetërore kanë për detyrë ti tregojnë prokurorit publik për veprat penale që
ndiqen kryesisht. Prokurori publik e bën ndjekjen penale duke u mbështetur në interesin e
përgjithshëm shoqëror pavarësisht se a do një gjë të tillë i dëmtuari apo jo. Parimi i
oficialitetit ka përjashtime, sepse në pjesën e veçantë të drejtës penale janë paraparë disa
vepra penale, për të cilat ndjekja mund të bëhet vetëm sipas padisë private. Vepra të tilla janë
p.sh. plagosja e lehtë, dhuna, etj. Ky parim pra, përcakton se cili interes do të merret për bazë
me rastin e ndjekjes së veprave penale.
P1-2Parimi i ligjëshmërisë (legalitetit)
Sipas parimit të ligjshmërisë (legalitetit), prokurori publik ka për detyrë të ushtrojë ndjekjen
penale kur ekzistojnë prova së është kryer një vepër penale e cila ndiqet kryesisht (ne. 18
LPP). Edhe ky parim ka përjashtime, d.m.th. se ai mund të tërhiqet nga ndjekja e filluar (ne.
51 LPP). Përjashtimet në zbatimin e parimit të legalitetit janë: Rastet, te të cilat për vënien e
procedurës në lëvizje nevojitet leja paraprake e ndonjë organi shtetëror. Rastet e tilla janë të
parapara me ligj. Një rast i tillë ekziston kur është fjala për ndjekjen e personit i cili gëzon
imunitet, Rastet tjera kanë të bëjnë me ndjekjen në procedurë për të mitur, kur prokurori
publik, për arsyes të oportunitetit nuk e inicon procedurën penale, megjithëse mund të ketë
prova të mjaftueshme se i mituri ka kryer veprën penale. Në rastet e veprave penale të kryera
nga persona të mitura i dëmtuari ka të drejtë ta lajmërojë prokurorin publik dhe të kërkojë që
ai të bëjë ndjekjen, por prokurori vendos në bazë të parimit të oportunitetit se a do ta bëjë një
gjë të tillë.
P-2. Parimi i të vërtetës materiale
Sipas këtij parimi, gjykata dhe organet shtetërore që marrin pjesë në procedurën penale kanë
për detyrë të vërtetojnë saktësisht dhe plotësisht faktet, të cilat kanë rëndësi për marrjen e
vendimit të ligjshëm. Është e vërtetë se e vërteta absolute nuk mund të arrihet kurrë, prandaj
në jetën e përditshme duhet të kënaqemi me të vërtetën relative. Megjithatë sa do që relative
të jetë kjo e vërtetë, ne duhet të kënaqemi me të sepse është e vërtetë objektive. E vërteta
materiale kupton vërtetimin e plotë të të gjitha fakteve relevante, nga të cilat varet zbatimi i
së drejtës materiale dhe i së drejtës së procedurës penale. E vërteta formale kupton asi lloj
vërtetimi ku është respektuar forma procedurale e parashikuar me ligj.
P-3. Parimi inkuizitor dhe akuzues
Në procedurën penale njihen tri funksione themelore: ndjekja, mbrojtja, dhe gjykimi.
Ushtrimi i këtyre funksioneve bëhet sipas makinës hetuese ose akuzuese.
3.1 Parimit inkuizitor (hetues)
Ky parim ekziston nëse të tre funksionet themelore procedurale (ndjekja, mbrojtja dhe
gjykimi) i besohen vetëm një subjekti procedural – gjykatës. Në këtë rast gjykata vet e inicon
2
procedurën penale ex oficio, kujdeset për mbrojtjen e të dënuarit dhe gjykon. Ky parim nuk
është i pranueshëm për shkak se nuk zbatohet parimi kontradiktor.
3.2 Parimit akuzues
Ky parim konsiston në faktin se procedura penale inicohet vetëm në bazë të kërkesës së
paditësit të autorizuar. Ky parim manifestohet sipas premisës nemo iudex sine actore (nuk ka
gjykim pa akuzë). Nëse nuk ka kërkesë të paditësit të autorizuar atëherë procedura penale
nuk mund të fillohet. Nëse është filluar, e më vonë konstatohet se nuk ka pasur kërkesë të
paditësit të autorizuar, procedura ndërprehet.Funksionin e ndjekjes e ushtron paditësi i
autorizuar. Ai është:prokurori publik – për vepra penale, të cilat ndiqen ex officio
pavarësisht nga vullneti i të dëmtuarit.I dëmtuari si paditës subsidiar - kur prokurori publik
konstaton se nuk ka bazë për inicimin apo vazhdimin e procedurës penale dhe në vend të tij
paraqitet i dëmtuari si paditës.I pandehuri – konsiderohet palë e barabartë me paditësin. Ai
vet e ushtron funksionin e mbrojtjes ose me një detyrë të tillë e ngarkon mbrojtësin
(avokatin).Paditësi privat - për vepra penale, të cilat ndiqen në bazë të padisë private.
Gjykata – e ushtron funksionin e gjykimit. Pas paraqitjes së akuzës (padisë) gjykata mund të
aktivizohet gjykata me veprimet e saja të caktuara me ligj.Në procedurën për të mitur i vetmi
paditës i autorizuar është prokurori publik.
P-4. Parimi kontradiktor (i shqyrtueshmërisë)
Ky parim shprehet përmes premisës “audiatur et altera pars”, çka do të thotë së gjatë
procedurës penale secila palë ka të drejtë të paraqet qëndrimin e vet lidhur me çështjen, e cila
është objekt i gjykimit. Pra ky parim i ndalon gjykatës që të marrë vendim vetëm në bazë të
thënieve të njërës palë. Sipas LPP, i pandehuri qysh në marrjen në pyetje për herë të parë
duhet të njoftohet për veprën penale, për të cilën akuzohet. Parimi kontradiktor vjen në
shprehje plotësisht gjatë shqyrtimit kryesor, kur të pandehurit i lexohet akuza dhe i jepet
mundësia të ofrojë mbrojtjen e vet. Palët tjera mund ti bëjnë pyetje të akuzuarit dhe në fund
secila palë e jep
fjalën përfundimtare dhe e shpreh mendimin e vet.
P-5. Parimi i barazisë së palëve
Ky parim konsiston në faktin së në një process penal të dy palëve duhet mundësuar të kenë
qasje të barabartë. Kështu, sipas këtij parimi i pandehuri ka të drejtë të pyet vet ose të kërkojë
të pyeten dëshmitarët që dëshmojnë kundër tij dhe në favor të tij.
P-6. Parimi drejtëpërdrejtë
Ky parim gjen shprehje gjatë shqyrtimit kryesor. Sipas këtij parimi të gjitha provat dhe faktet
duhet të shqyrtohen drejtëpërdrejtë në gjykatë. Kjo arrihet nepërmjet të kontaktit të gjykatës
me palët procedurale. Pavarësisht, nëse provat janë shqyrtuar gjatë procedurës hetimore, ato
duhet që drejtpërdrejtë të shqyrtohen gjatë shqyrtimit kryesor. Ky parim kërkon praninë e
palëve në shqyrtimin kryesor. Trupi gjykues duhet të jetë në vazhdimësi në përbërje të njëjtë,
e nëse ndërohet e posaçërisht kryetari i trupit gjykues, atëherë shqyrtimi duhet të filloj nga
fillimi.
P-7. Parimi i vlerësimit të lirë të provave
Ky parim do të thotë së gjykata dhe organet e tjera, të cilat marrin pjesë në procedurën penale
duhet të jenë të lirë në vlerësimin e provave, të cilat paraqiten gjatë kësaj procedure. Pra,
sipas këtij parimi gjykata duhet të jep arsyetim për atë se cilat fakte dhe për çfarë arsye i
pranon ato si prova apo jo prova. Gjyqtari është i lirë ti besojë apo mos ti besojë provës.
P-8. Parimi gojor dhe parimi me shkrim
Veprimet gjatë procedurës penale zakonisht zbatohen sipas parimit gojor. Mirëpo, më vonë,
këto veprime shënohen në procesverbal. Pavarësisht nga kjo, tërë materiali procedural duhet
patjetër të paraqitet me gojë gjatë shqyrtimit kryesor. Kështu, në fillim lexohet aktakuza,
pastaj i akuzuari, dëshmitarët dhe ekspertët japin deklarata me gojë, pastaj lexohen
procesverbalet e ndryshme dhe në fund dispozitivi i aktgjykimit lexohet gojarisht.
P-9. Parimi i kolegjialitetit
Ky parim ka të bëjë me funksionin gjyqësor. Gjykatat sipas rregullit veprojnë si kolegj (tre
apo pesë gjyqtarëve). Ky parim vlen për gjykimin si në shkallë të parë ashtu edhe në atë të

2
3
dytën.Vetëm në shkallë të parë, kur gjykohen çështjet penale për të cilat është paraparë
dënimi me gjobë ose dënimi me burg deri në një vit, gjykon gjyqtari i vetëm.
P-10. Parimi i pavarësisë dhe paanshmërisë së gjykatave
Me këtë parim kuptojmë: së gjykatat janë të lira nga palët dhe nga pushteti, pra nuk duhet të
jenë në ndikim të tyre; ato duhet të veprojnë vetëm sipas ligjit; nuk duhet të këtë ndikime
politike në punën e saj; gjyqtari personalisht duhet të këtë pavarësinë e vet; etj.Gjykimi i
paanëshëm nënkupton: mungesën e simpatisë; antipatisë; animit; paragjykimeve;
joobjektivitetit; etj.
P-11. Parimi i ekonomizimit procedural
Ky parim kupton nevojën që procedura penale të zbatohet ashtu që me sa më pak humbje të
kohës, me sa më pak punë dhe me sa më pak shpenzime të arrihet qëllimi i procedurës. Pra
gjykata duhet të kujdeset që gjykimi të mos zvarritet.
P-12. Subjektet e procedurës penale
Duke u nisur nga parimi akuzator në procedurën penale ekzistojnë tre funksione kryesore:
Funksioni i ndjekjes, Funksioni i mbrojtjes, Funksioni i gjykimit. Për çdonjërin nga
funksionet e përmendura ekziston nga një subjekt i posaçëm, i cili i kryen veprimet
procedurale të parapara me ligj për qëllim të realizimit të funksionit që i takon. Prandaj,
subjekti, i cili e ushtron ndonjërin nga funksionet e përmendura themelore konsiderohet si
subjekt themelor, pa të cilin nuk mund të zhvillohet procedura penale. Kështu, si subjekt
themelor konsiderohen paditësi i autorizuar, i pandehuri dhe gjykata. Funksionin e ndjekjes e
ushtron paditësi i autorizuar (prokurori publik apo paditësi subsidiar); funksionin e mbrojtjes
e ushtrojnë i pandehuri dhe mbrojtësi i tij. Funksionin e gjykimit e kryen gjykata si organ i
pavarur i bashkësisë shoqërore, të cilës me ligj i janë dhënë autorizimet dhe detyrat që të
vendos lidhur me zgjidhjen e çështjes penale.Organet apo personat, të cilët kryejnë veprime
në procedurën penale quhen subjekte procedurale.
12.1 Gjykata
Gjykata është subjekt themelor i procedurës penale dhe funksionin e vet e ushtron në kuadër
të gjykatave të rregullta të Kosovë si organe shtetërore. Me ligj është përcaktuar kompetenca,
organizimi dhe përbërja e gjykatave.Gjykata penale, si subjekt themelor i procedurës penale
është pjesë përbërëse e gjykatës së rregullt të kompetencës së përgjithshme dhe të posaçme.
është pjesë përbërëse e gjykatave të rregullta. Në realizimin e funksionit të vet gjykata penale
vepron në përbërje individuale dhe kolegjiale.Në përbërje individuale paraqitet gjyqtari
hetues i gjykatës komunale dhe të qarkut, kryetari i trupit gjykues i gjykatës komunale dhe të
qarkut dhe gjyqtari i vetëm i gjykatës komunale, i cili ndriçon dhe zgjedh çështje penale
konkrete të parapara me LPP: Në përbërje kolegjiale gjykata penale vendos në formë të
kolegjeve gjyqësore në të gjitha nivelet e judikaturës, prej asaj komunale deri në gjykatën
supreme. Përbërja e kolegjeve ndryshon si për nga lloji ashtu edhe për nga numri i anëtarëve.
Për nga lloji i dallojmë trupin gjykues dhe kolegjin.
Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarë profesionistë dhe porotë, ndërsa kolegji përbëhet vetëm
prej gjyqtarëve profesionistë. Varësisht nga rëndësia e çështjes penale, trupi gjykues mund të
jetë i vogël – kur përbëhet nga një gjyqtar profesionist dhe dy porotë; dhe trupi gjykues i
madh – kur përbëhet nga dy gjyqtarë profesionist dhe tre porotë.Trupi gjykues gjykon në
shqyrtimin kryesor, ndërsa kolegji jashtë shqyrtimit kryesor.Ekziston edhe trupi gjykues për
të mitur i cili gjykon në shkallë të parë dhe në shkallë të dytë në gjykatën e qarkut dhe
përbëhet prej gjyqtarit për të mitur dhe dy gjyqtarëve laikë.
12.1.1 Kompetenca lëndore
Me termin kompetencë kuptojmë të drejtat dhe detyrat e gjykatës që të procedojë në një
çështje të caktuar penale varësisht nga natyra, lloji dhe rëndësia e tyre (lartësia e dënimit,
vetitë e veprës penale apo kryesit të saj).Kompetenca lëndore përcaktohet me ligjin mbi
gjykatat e rregullta.Si kriter themelor për përcaktimin e kësaj kompetence merret lloji dhe
lartësia e dënimit e paraparë për atë vepër penale. Por ekzistojnë disa vepra penale të
numëruara në mënyrë taksative, te të cilat lloji dhe lartësia e dënimit të paraparë me ligj penal
nuk ndikojnë në atë se cila gjykatë do të jetë kompetente për zgjidhjen e saj, por ato vepra

3
4
janë lënë shprehimisht në kompetencë të një lloji të gjykatës. Kompetenca lëndore e
gjykatës së shkallës së parë shpërndahet ndërmjet gjykatës komunale dhe gjykatës së qarkut.
Gjykata e qarkut vendos në shkallë të parë dhe në shkallë të dytë, por jo për të njëjtat çështje
penale. Gjykata Supreme vendos si gjykatë e shkallës së dytë dhe të tretë mbi mjetet e
jashtëzakonshme juridike. Kjo gjykatë paraqet instancën e fundit në Kosovë.
Gjykata komunale gjykon:
veprat penale, për të cilat me ligj është paraparë si dënim kryesor gjoba ose dënimi me burg
deri në 5 vjet, nëse për vepra të veçata penale nuk është kompetente gjykata tjetër.
veprat penale, për të cilat me ligj të posaçëm është caktuar kompetenca e gjytës komunale
Gjykata e qarkut gjykon në shkallë të parë:
veprat penale, për të cilat me ligj është paraparë dënimi me burg mbi 5 vjet ose dënimi me
burg të përjetshëm..për vepra penale, të parapara me ne. 129 al. 3, ne. 136 al. 3, ne. 157, 158,
159 dhe 164 al. 1 të LPF; për veprën penale nga ne. 98 LPS dhe për vepra penale të parapara
në ne. 70. 109 al. 1 dhe 110 al. 1, 3 të LPK, edhepse për këto vepra penale dënimi nuk i
tejkalon 5 vjet burg, për shkak të lidhëmërisë së tyre me veprat penale të rënda, janë në
kompetencë të gjykatës së qarkut.për vepra penale, për të cilat, me ligj të posaçëm është
paraparë kompetenca e gjykatës së qarkut. Për çështje tjera të caktuara me ligj Gjykata e
qarkut gjykon në shkallë të dytë:
12.1.2 Kompetenca teritoriale e rregullt
Për caktimin e kësaj kompetence ekzistojnë tri kritere: Kompetencë teritoriale ka gjykata, në
teritorin e së cilës është kryer ose është tentuar të kryhet vepra penale,Kompetencë teritoriale
ka gjykata sipas vendbanimit apo vendqëndrimit të të pandehurit.Kompetencë teritoriale ka
gjykata sipas vendit ku është zënë i pandehuri.
Në raste të caktuara kompetenca teritoriale mund të transferohet në gjykatat tjera që kanë
kompetencë lëndore. Këto raste janë:Kur gjykata kompetente për shkaqe reale ose juridike
është e penguar të veprojë dheKur është e qartë së gjykata ashtu me lehtë mund të veprojë.
Për konflikt kompetence vendos gjykata supreme.
12.1.3 Kompetenca teritoriale e deleguar
Kur për shkaqe juridike apo lëndore gjykata kompentente është e penguar të procedojë,
atëherë duhet ta lajmërojë gjykatën e shkallë më të lartë, e cila, pas dëgjimit të prokurorit,
nëse procedura zhvillohet sipas kërkesës së tij, do të caktojë një gjykatë tjetër me kompetencë
lëndore në teritorin e vet. Shkaku juridik mund të jetë për shembull përjashtimi i të gjithë
gjykatësve të një gjyqi, kurse si shkak lëndor për delegim mund të jetë për shembull sëmurja
e të gjithë gjykatësve të gjykatës, etj.
12.2 Përjashtimi
Për të qenë vendimi i rregullt dhe i ligjshëm, gjykatësi që e merr duhet të jetë i pavarur,
objektiv dhe i paanshëm. Mirëpo, nganjëherë ndodhë që edhe gjykatësi apo gjykatësi porotë
të jetë i dëmtuar me një vepër penale, apo në gjini me pandehurin, të dëmtuarin dhe
pjesëmarrësit tjerë në procedurë, apo edhe në marrëdhënie miqësie, gjë këto të cilat mund të
zgjojnë dyshimi në paanësinë e tij. Pra, nëse paraqiten rrethanat e përmendura, ligji ka
paraparë mundësinë e përjashtimit.
12.2.1 Përjashtimi obligator
Gjykatësi apo gjykatësi porotë mund të përjashtohet prej procedurës në një çështje penale dhe
nuk mund të kryejë detyrën e gjykatësit:nëse është i dëmtuar me veprën penale, nëse i
pandehuri, mbrojtësi i tij, paditësi, i dëmtuari, përfaqësuesi i tyre ligjor apo i autorizuari,
është bashkëëshort apo në gjini të gjakut në vijë të drejtë pa kufi, kurse në vijë të tërthortë
deri në shkallën e katërt, dhe në krushqi deri në shkallën e dytë.
Nëse me të pandehurin, mbrojtësin e tij, paditësin, apo me të dëmtuarin, përfaqësuesin e tyre
ligjor apo të autorizuarin në raport të kujdestarit, tutorit, adoptuesit, të adoptuarit, ushqyesit
apo të ushqyerit.
Nëse në çështjen e njëjtë penale ka kryer veprime hetimore apo ka marrë pjesë në procedurë
si paditës, mbrojtës, përfaqësues ligjor apo i autorizuar i të dëmtuarit apo paditësit, apo është
dëgjuar si dëshmitar apo si ekspert.

4
5
Nëse në të njëjtën çështje ka marrë pjesë në vendimmarrje të gjykatës më të ulët apo nëse në
të njëjtën gjykatë ka marrë pjesë në vendimmarrje, e cila goditët me ankesë.
12.2.2 Përjashtimi fakultativ
Gjykatësi apo gjykatësi porotë nuk guxon të kryejë veprimtarinë e gjykatësit nëse ekzistojnë
rrethanat që zgjojnë dyshimin në paanësinë e tij. Nëse gjykatësi apo gjykatësi porotë
konsideron se ekzistojnë rrethana të thilla (urejtja, miqësia, etj.) që zgjojnë dyshimin në
paanësin e tyre, atëherë ai e informon kryetarin e gjykatës dhe kërkon rekuzim.
P-13. Paditësi i autorizuar
Paditës i autorizuar për ndjekjen e veprave penale që ndiqen kryesisht sipas ligjit është
prokurori publik. Paditës i autorizuar është edhe paditësi subsidiar dhe paraqitet atëherë kur
prokurori publik heq dorë nga ndjekja penale apo fare nuk e ka ndërmarrë ndjekjen penale.
Për veprat penale që ndiqen sipas padisë private, paditës i autorizuar është paditësi privat.
13.1 Prokuroria publike
është organ i pavarur shtetëror. Për veprat penale që ndiqen në bazë të ligjit, prokurori ka
kompetencë:të ndërmarrë masa lidhur me zbulimin e veprave dhe të kryesëve të saj; të
kërkojë zbatimin e hetimeve; të ngre dhe të përfaqësojë aktakuzën apo propozimakuzën para
gjykatës kompetente; të paraqet ankesë kundër vendimeve gjyqësore pa formë të prerë; të
paraqet mjete të jashtëzakonshme kundër vendimeve gjyqësore të formës së prerë dhe të
kryejë veprime të tjera të parapara me ligj.
13.2 paditësi subsidiar
Kur prokurori publik nuk e ndërmerr ndjekjen penale, apo e ndërmerr por në ndërkohë heq
dorë nga ajo duke konsideruar se nuk ekzistojnë arsye për ndjekje penale, i dëmtuari mund të
paraqitet si paditës subsidiar. Paditës subsidiar mund të paraqitet vetëm personi i dëmtuar me
vepër penale. Nëse paditësi subsidiar vdes gjatë ndjekjes penale, atëherë në afatin brenda tre
muajve, bashkëëshorti, fëmijët, prindërit, të adoptuarit, adoptuesit, vëllezërit, motrat kanë të
drejtë të vazhdojnë procedurën. Po qe se prokurori tërhiqet nga aktakuza në shqyrtimin
gjyqësor, i dëmtuari është i detyruar që menjëherë të deklarohet së a do ta vazhdojë ndjekjen.
Kur paditësi subsidiar ndërmerr ndjekjen penale, atëherë ai mund të paraqet kërkesë për
zhvillimin e hetimeve, apo propozim për plotësimin e hetimeve dhe gjyqtari hetues vepron
sikurse me kërkesën apo propozimin e prokurorit publik. Pas përfundimit të hetimeve,
paditësi subsidar duhet të ngre aktakuzën në afat prej 8 ditësh.
13.3 Paditësi privat
Mundë ta ushtrojë funksionin e ndjekjes në vet qoftë përmes përfaqësuesit ligjor apo të
autorizuar. Nëse paditësi privat është i mitur ose nuk e ka zotësinë për të vepruar, atëherë
padinë duhet ta paraqet përfaqësuesi i tij ligjor. Paditësi privat, me deklaratën e vet të dhënë
para gjykatës mund të tërheq padinë deri në fund të shqyrtimit gjyqësor. Varësisht se a është
dhënë deklarata e tillë para apo pas hapjes së shqyrtimit gjyqësor, gjykata e pushon
procedurën me aktvendim apo e refuzon akuzën me aktgjykim.
P-14. I pandehuri
Quhet personi, për të cilin ekziston dyshimi së ka kryer vepër penale. Si palë e barabartë me
paditësin, të pandehurin e mbron prezumimi i pafajësisë se “askush nuk mund të
konsiderohet fajtor deri sa kjo mos të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë”. I
pandehuri në procedurë ka të drejta dhe obligime të veta. Kundër të pandehurit nuk mund të
përdoret forca me qëllim të nxjerrjes së provave. Ai ka të drejtë të mbrohet vet apo me
ndihmën e mbrojtësit të cilin e zgjedh vet, e nëqoftëse nuk ka mundësi materiale për këtë,
atëherë mbrojtja i sigurohet falas. I pandehuri ka të drejtë të këtë mbrojtës gjatë gjithë
rrjedhës së procedurës penale, pra që nga arresti tij. Në dobi të të pandehurit ekziston edhe
instituti i kompensimit të dëmit kur personi është gjykuar pa arsye apo është arrestuar pa
bazë.
P-15. Afatet
Në procedurën penale janë paraparë afatet procedurale gjatë të cilave mund të ndërmerren
veprimet procedurale. Në kuptimin procedural afati paraqet kohën, brenda të cilës duhet të
ndërmerret një veprim procedural. Ekzistojnë afatet ligjore, mosrespektimi i të cilave ka për

5
6
pasoje humbjen e të drejtës për të kryer një veprim; dhe afatet gjyqësore, të cilat mundë të
shtyhen sipas vlerësimit të gjykatave. Në raste të përcaktuara me ligj ekzistojnë edhe rastet
kur mund të lejohet rivendosja e afatit.
P-16. Shpenzimet e procedurës penale dhe kërkesa pasuroro juridike
16.1 Shpenzimet procedurale
Janë ato shpenzime, të cilat bëhen prej fillimit e deri në mbarim të procedurës penale.
Nëse procedura penale zbatohet për vepër penale e cila ndiqet kryesisht, shpenzimet kryesisht
i bart organi pranë të cilit zhvillohet procedura. Për veprat penale, të cilat ndiqen
sipas padisë private, shpenzimet i paguan ai që ka propozuar marrjen e provës.
Për shpenzime të procedurës vendoset me aktgjykim, me të cilin i pandehuri shpallet fajtor.
Nëse me rastin e marrjes së aktgjykimit dënues nuk dihen të dhënat për shumën e
shpenzimeve, atëherë vendoset me aktgjykim të posaçëm. Në kushte të caktuara, gjykata
mund ta lirojë të pandehurin nga pagimi i shpenzimeve procedurale.
16.2 Kërkesa pasuroro juridike
Me rastin e kryerjes së veprës penale, personit të dëmtuar mund ti shkaktohet dëmi i caktuar.
Gjatë procedurës penale i dëmtuari mund të paraqet kërkesën pasuroro-kuridike. Propozimi
për këtë kërkesë mund të paraqitet në tri drejtime: mund të kërkohet kompensimi i dëmit;
kthimi i sendit; dhe prishja e veprimit juridik të caktuar.
Propozimi mund të paraqitet deri në përfundim të shqyrtimit kryesor para gjykatës së shkallës
së parë. Për kërkesën pasuroro-juridike gjykata mund të vendos me aktgjykim ose aktvendim
dhe mund ta udhëzojë palën për pjesën e mbetur në procedurën kontestimore.
P-17. Marrja, dorëzimi dhe ekzekutimi i vendimeve
Në procedurën penale vendimet merrren në formë të aktgjykimeve, vendimeve dhe të
urdhërave. Aktgjykimin e merrr vetëm gjykata, ndërsa vendimet e tjera i marrin edhe organet
e tjera procedurale. Dërgimi i letrave bëhet me postë. Dërgimi mund të bëhet edhe përmes
kuvendit komunal. Disa shkresa duhet të dorëzohen personalisht personit, të cilit i dërgohen.
Aktgykimi ekzekutohet kur merrr formën e prerë dhe kur për ekzekutim nuk ka pengesa
ligjore. Aktvendimi merr formën e prerë kur më nuk mund të ankohet ose kur ankesa nuk
është e lejuar.Aktgjykimet mund të ekzekutohen vetëm pasi të marrin formën e prerë.
Edhe për ekzekutimin e aktvendimeve kërkohet forma e prerë, por në disa raste me gjithë
lejimin e ankesës, ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit.

RRJEDHA E PROCEDURËS PENALE


P-18. Procedura paraprake
18.1 Veprimet e policisë
Në zbulimin e veprave penale, policisë i takon një rol i veçantë. Kur ka baza se është kryer
vepra penale, policia ka për detyrë të ndërmerr këto masa:të gjejë kryesin e veprës penale,
mos të lejojë që kryesit ose bashkëëpunëtorët të fshehen apo të ikin,të zbulohen dhe
sigurohen gjurmët e veprës penale dhe të merren sendet që mund të shërbejnë si provë,
të mblidhen të gjitha shënimet që janë të dobishme për zhvillimin e procedurës penale,
të përpilohet kallëzimin penal dhe t’ia paraqesin prokurorisë publike.
Policia mund të bisedojë me qytetarë për të marrë informata, me persona të dyshuar, pastaj
mund të bëjë kontrollimin e mjeteve të transportit të udhëtarëve, të kufizojë lëvizjen në
vendin e caktuar, të kryejë këqyrjen në vendin e ngjarjes, ti ndalin deri në 6 orë personat të
cilët hasen në vendin e ngjarjes, deri sa të vjen gjyqtari hetues, si dhe ta arestojnë personin,
ndaj të cilit ekziston ndonjë shkak për paraburgim dhe brenda 24 orëve t’ia dërgojnë gjyqtarit
hetues. Në fund thamë së policia e bën kallezimin penal.
18.2 Prokurori publik
Pasi të merr kallëzimin penal, varësisht nga situata konkrete prokurori vendos: të kërkojë
informata plotësuese, ta hedh kallëzimin penal, ti paraqet gjyqtarit hetues propozimin që
hetimi të mos zbatohet por të ngritet aktakuza e drejtëpredrejtë, të kërkojë zbatimin e ndonjë
veprimi hetimor kur kryesi i veprës penale është i panjohur, të paraqet kërkesë për zbatimin e
hetimit ndaj personit të caktuar.

6
7
P-19. Hetimi
Hetimi zhvillohet në bazë të kërkesës së paditësit të autorizuar kundër personit konkret kur
ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale. Gjyqtari hetues duhet të mbledh prova të
nevojshme për të vendosur se a duhet të ngritet aktakuza apo të pushohet procedura; të
sigurojë provat, për të cilat ekziston rreziku së nuk mund të përsëriten gjatë shqyrtimit
kryesor dhe të mbledh prova që janë të dobishme për procedurë.
Kërkesa për zbatimin e hetimeve i dërgohet gjyqtarit hetues, i cili, pasi ta shqyrtojë kërkesën
dhe të pajtohet me të, merr aktvendim mbi zbatimin e hetimeve dhe e merrr në pyetje
personin e dyshuar.
I pandehuri ka të drejtë ankese në kolegj kur nuk pajtohet me këtë aktvendim. Hetimin e
zbaton gjyqtari hetues i gjykatës kompetente. Gjatë hetimeve, palët, mbrojtësi dhe i dëmtuari
kanë të drejtë të informohen për vendin dhe kohën e kryerjes së ndonjë veprimi hetimor dhe
të marrin pjesë. Hetimi mund të përfundojë në disa mënyra: Hetimi pezullohet me aktvendim,
kur për zbatimin e mëtejmë të procedurës penale paraqiten pengesa procedurale, e kur
mënjanohen pengesat hetimi vazhdon. Hetimi mund të pushohet me aktvendim me ç’rast
faktikisht pushon procedura penale në përgjithësi.Gjyqtari hetues e përfundon hetimin kur
çmon së gjendja e çështjes në hetim është sqaruar në atë masë, sa që mund të ngritet
aktakuza.
P-20. Sigurimi i pranisë së të pandehurit dhe zbatimi i procedurës penale
Masat për sigurinë e pranisë së të pandehurit janë: thirrja; shoqërimi me forcë; premtimi i
të pandehurit së nuk do ta braktisë vendqëndrimin; dorëzania dhe paraburgimi.
Thirrja – i dërgohet të pandehurit me shkrim. Në të duhet të figurojë edhe udhëzimi se i
pandehuri mund të marrë mbrojtës.
Shoqërimi me forcë – ekzekutohet nga policia dhe atë me urdhër të gjykatës kur i pandehuri
nuk paraqitet edhe pse është ftuar me rregull dhe mungesën e vet nuk e ka arsyetuar.
Premtimi së i pandehuri nuk do ta lëshojë vendeqëndrimin – konsiston në kufizimin e
qarkullimit të lirë të pandehurit pa ia marrë lirinë.
Dorëzania – nënkupton deponimin e mjeteve të caktuara nga një person në rast së i
pandehuri ik dhe premtimi i të pandehurit se nuk do të ik.
Paraburgimi – është masa më e rëndë meqë të pandehurit i hiqet liria pa u vendosur për fajin
e tij.
P-21. Shkaqet për caktimin e paraburgimit
Këto shkaqe janë të përcaktuara me LPP. Paraburgimin mund ta caktojë vetëm gjyqtari
hetues i gjykatës kompetente. Gjyqtari hetues mund ta caktojë paraburgimin ndaj personit,
kundër të cilit është paraqitur kërkesa për zbatimin e hetimeve, ose ndaj personit, i cili është
sjellur para gjyqtarit hetues për të vendosur për paraburgim. Nëse prokurori publik nuk ia
paraqet gjyqtarit hetues brenda 48 orëve kërkesën për zhvillimin e hetimeve, atëherë
paraburgimi hiqet. Gjyqtari hetues mund të caktojë paraburgimin ndaj të huajit, ndaj të cilit
është paraqitur lutja për ekstradim. Paraburgimin mund ta caktojë edhe kolegji gjyqësor, nëse
për këtë janë plotësuar kushtet e kur gjyqtari hetues nuk është pajtuar me propozimin e
prokurorit publik për caktimin e paraburgimit. Pra gjyqtari hetues kërkon vet që për këtë të
vendos kolegji. Paraburgimin mund ta bëjë policia kur i është besuar kryerja e veprimeve
hetimore. Paraburgimin të cilin e cakton policia nuk mund të zgjas mbi tri ditë. Sipas
aktvendimit të gjyqtarit hetues, i pandehuri mund të mbahet në paraburgim me së shumti një
muaj. Sipas vendimit të kolegjit, të pandehurit mund ti zgjatët paraburgimi me së shumti edhe
për dy muaj të tjerë. Me rregulloren e UNMIKut, është parashikuar mundësia që kolegji i
gjykatës supreme mund ta vazhdojë paraburgimin edhe për dy herë nda tre muaj.
P-22. Veprimet hetimore
Veprimet hetimore janë veprime procedurale, të cilat zbatohen me qëllim të mbledhjes së
provave. Në veprime hetimore hyjnë:
22.1 Kontrolli i banesës dhe i personit
Bëhet në rastet kur besohet së me kontroll mund të zëhet kryesi i veprës penale, apo mund të
gjinden gjurmë të veprës penale, apo mund të gjinden sendet e rëndësishme për procedurë

7
8
penale. Kontrolli i banesës bëhet me urdhër të gjykatës. Kontrollin e bën policia, por mund
ta bëjë edhe gjyqtari hetues. Me rastin e kontrollit të banesës mund të merr pjesë edhe
mbrojtësi dhe prokurori publik. Kontrolli zakonisht duhet të bëhet në prani të dëshmitarëve,
por mund të bëhet edhe pa ta.
22.2 Sekuestrimi i përkohshëm i sendit
Nënkupton marrjen e dy llojeve të sendeve:
Sendet, të cilat duhet të merrren, e që janë përdorur për kryerjen e veprës penale ose
paraqesin produkt të saj; dhe sendet, që mund të shërbejnë si provë. Sendet që merrren si
provë, merrren përkohësisht, me vendim të gjykatës, por mund ti merr edhe policia kur
zbaton urdhërin e gjykatës.
22.3 Marrja në pyetje e të pandehurit
Fillimisht, të pandehurit i komunikohet së për çfarë akuzohet dhe për dyshimet që ekzistojnë
kundër tij. Pastaj pyetet së çka ka për të thënë në mbrojtjen e vet. Informohet së ka të drejtë
mos të paraqet mbrojtjen e vet e as të përgjigjet në pyetjet e bëra. I pandehuri pyetet gojarisht.
Atij mund ti lejohet të përdorë shënimet e veta. Pyetjet, të cilat i parashtrohen të pandehurit
duhet të jenë të qarta, dhe nuk guxojnë të jenë pyetje sugjestive. Rreptësisht ndalohet marrja
në pyetje e të pandehurit me dhunë. I pandehuri merrret në pyetje si në fazën e hetimit ashtu
edhe në shqyrtimin kryesor. Ai ka të drejtë të pyetet në prani të mbrojtësit. Organi i
procedurës e njofton të pandehurin se do të merret në pyetje dhe i jep afat 24 ore për ta
siguruar mbrojtësin.
22.4 Marrja në pyetje e dëshmitarit
Si dëshmitarë thirren personat, për të cilët besohet se mund japin njoftime lidhur me veprën
penale, kryesin e saj dhe rrethana të tjera. Dëshmimi është detyrim për të gjithë qytetarët,
përveç kategorisë së dëshmitarëve të privilegjuar dhe personat të cilët janë të liruar nga
dëshmimi. Dëshmitarë të privilegjuar janë personat, të cilët me deklaratën e vet e shkelin
detyrimin e ruajtjes së fshehtësisë zyrtare ose ushtarake; dhe mbrojtësi i të pandehurit mbi atë
që i pandehuri i ka besuar si mbrojtës. Personat që janë të liruar nga dëshmimi janë:
bashkëëshorti i të pandehurit; të afërmit e gjinisë së gjakut dhe gjinisë së krushqisë; adoptuesi
dhe i adoptuari; dhe prifti, te i cilit i është rrëfyer i pandehuri.
Dëshmitarët pyeten veç e veç dhe gojarisht. Atyre u bëhet me dije se duhet të dëshmojnë
vetëm të vërtetën dhe së dëshmia e rrejshme paraqet vepër penale. Kur dëshmitë nuk
përputhen, dëshmitarët mund të ballafaqohen. Në rastet kur nuk i përgjigjen thirrjes së
rregullt të gjykatës, ata mund të sillen me forcë apo të dënohen me gjobë.
22.4 Kqyrja dhe rikonstruktimi në vendin e ngjarjes
Kqyrja dhe rekonstruktimi bëhen atëherë kur është i nevojshëm vrojtimi i drejtpërdrejtë për
vërtetimin apo sqarimin e ndonjë fakti. Në fazën e hetimeve, këtë gjë e bën gjyqtari hetues,
ndërsa gjatë shqyrtimit kryesor këtë e bën trupi gjykues. Gjatë rekonstruktimit mund të
kërkohet edhe ndihma e ekspertëve apo profesionisteve.
22.5 Ekspertimi
Ekspertimi mund të kryhet në institucionet professionale apo edhe nga ana e ekspertëve
gjyqësor. Ekspertimin dhe ekspertin e cakton gjykata me urdhër me shkrim. Në atë urdhër
shënohet edhe ajo së për vërtetimin e cilave fakte bëhet ekspertimi. Eksperti duhet ti
përgjigjet thirrjes dhe të jap mendimin apo konstatimin i cili shënohet në procesverbal. Në
disa raste mund të kërkohet përjashtimi i ekspertit, dhe ato janë të njëjta sikurse për
përjashtimin e gjyqtarit. Ekspertimi mund të përsëritet kur ka kontradikta. LPP njeh shikimin
ose autopsinë e kufomës, ekspertimin toksikologjik, ekspertimin e lëndimeve trupore,
ekspertimin psikiatrik, dhe ekspertimin e librave afariste.
P-23. Aktakuza dhe kundërshtimi i saj
23.1 Aktakuza
Aktakuza është akt formal i përpiluar nga prokurori publik ose paditësi subsidiar. Aktakuza i
dorëzohetparaqitet gjykatës për ta mbajtur shqyrtimin kryesor në të cilin vendoset për fajin e
të pandehurit. Aktakuza duhet të përmbajë: Emrin dhe mbiemrin e të akuzuarit dhe shënimet
e tij personale; Përshkrimin e veprës penale; Emërtimin ligjor të veprës penale; Caktimin e

8
9
gjykatës para së cilës do të mbahet shqyrtimi kryesor; Propozimin mbi provat, të cilat duhet
të shqyrtohen; dhe Arsyetimin.
Në aktakuzë poashtu shënohet edhe fakti nëse i pandehuri është në paraburgim ose propozimi
që ai të lirohet nga paraburgimi apo të paraburgoset. Me një aktakuzë mund të përfshihen
shume vepra penale ose të pandehur vetëm kur ekziston lidhëshmëria ndërmjet tyre.
Aktakuza i dërgohet gjykatës në kopje të mjaftueshme. Kryetari i trupit gjykues e shikon a
është e përpiluar mirë dhe nëse po atëherë një kopje ia dërgon të akuzuarit. Për kundërshtim
të aktakuzës vendos kolegji. Nëse akuzën e ngre i dëmtuari si paditës apo paditësi privat ngre
akuzë private dhe lidhur me këtë nuk janë kryer kurfarë hetimesh, athëherë aktakuza apo
akuza private i dorëzohet gjyqtarit hetues. Nëse gjykatësi hetues konsideron se nuk ka
argumente për ndjekje, atëherë ai do të kërkojë vendimin e trupit gjykues. I dëmtuari si
paditës subsidiar dhe paditësi privat kanë të drejtë të ushtrimit të ankesës kundër vendimit të
trupit gjykues. Nëse gjyqtari hetues dhe trupi gjykues pajtohen me akuzën apo padinë private,
atëherë ajo i dorëzohet kryetarit të trupit gjykues, i cili do ta mbajë shqyrtimin.
23.2 Kundërshtimi ndaj aktakuzës
Kundërshtimi kundër aktakuzës dorëzohet me shkrim apo në procesverbal në gjykatë në afat
prej 8 ditësh prej ditës së pranimit të aktakuzës. Nëse kundërshtimi nuk dorëzohet në kohë
apo dorëzohet nga personi i paautorizuar, atëherë kryetarit i trupit gjykues e hedh poshtë me
aktvendim. Pala e pakënaqur ka të drejtë të ushtrojë ankesë trupit gjykues.
Duke vendosur lidhur me kundërshtimin e aktakuzës, kolegji mund të vendos:
Të shpallet jokompetente dhe pasi që aktvendimi të merrr formën e prerë, lëndën t’ia
dërgoj gjykatës kompetente. t’ia kthej aktakuzën paditësit nëse çmon së ekzistojnë
gabime ose të meta në aktakuzë. të vendos se nuk ka vend për akuzë dhe që procedura
penale të pushohet kur konstaton se ekzistojnë shkaqet për një veprim të tillë. të
refuzojë kundërshtimin si të pabazë.
Në fund gjykata vendos edhe për paraburgimin. Po që së në aktakuzë është propozuar
paraburgimi, gjykata duhet të vendos në afatit prej 48 orësh, e nëse nuk ka propozim, atëherë
vendos kolegji në lidhje me paraburgimin brenda 3 ditësh prej ditës kur e ka pranuar
aktakuzën.
P-24. Shqyrtimi kryesor
Pasi akuza të merrr formën e prerë, kalohet në stadin kryesor që është shqyrtimi kryesor. Për
zhvillimin me sukses dhe pa zvarritje, kryetari i trupit gjykues duhet ta pregatit mirë lëndën
dhe të caktoj ditën, kohën dhe vendin ku do të mbahet shqyrtimi kryesor. Në shqyrtimin
kryesor thirren palët, mbrojtësit, i dëmtuari, dëshmitarët, ekspertët dhe personat e tjerë, prania
e të cilëve është e domosdoshme. Kryetari i trupit gjykues ka për detyrë të mbajë rendin në
gjykatore dhe ua tërheq vërejtjen të pranishmëve që të mos e pengojnë punën e gjyqit. Ai
poashtu duhet të kujdeset që trupi gjykues të formohet sipas ligjit. Kryetari i trupit gjykues
dikton përmbajtjen e shqyrtimit kryesor që duhet shënuar në procesverbal.
Trupi gjykues vendos për propozimet e papajtueshme dhe kundërshtimet e palëve.
24.1 Rrjedha e shqyrtimit kryesor
Shqyrtimi kryesor fillon me leximin e aktakuzës. Atë e lexon prokurori publik dhe ky fakt
shënohet në procesverbal. Pastaj vazhdohet me marrjen në pyetje të të akuzuarit. Të akuzuarit
mund ti bëjnë pyetje anëtarët e trupit gjykues, e pastaj me leje të kryetarit mund ti bëjnë
pyetje edhe prokurori, i dëmtuari, përfaqësuesi ligjor, përfaqësuesi i autorizuar, mbrojtësi dhe
ekspertët. Është me rëndësi të ceket se, sado të jetë i plotë pohimi i të akuzuarit gjatë
shqyrtimit kryesor, kjo nuk e liron gjykatën nga detyra që të marrë edhe prova të tjera.
Pas deklarimit të secilit bashkëakuzues, i akuzuari pyetet nëse ka diçka për të thënë.
24. 2 Procedura provuese
Sipas rregullit gjykata vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, ekspertëve, duke i
lexuar procesverbalet e ndryshme si dhe duke i lexuar dokumentet e tjera që paraqiten si
provë. Në këtë fazë mund të bëhet edhe rekonstruktimi i vendit të ngjarjes. Pas dëgjimit të
secilit dëshmitar apo ekspert, ose pas shqyrtimit të secilës provë, kryetari i pyet palët dhe të
dëmtuarin nëse kanë ndonjë vërejtje.

9
10
24.3 Fjala përfundimtare e palëve
Në fjalën përfundimtare, palët gojarisht parashtrojnë dhe i arsyetojnë përfundimet të tyre. Së
pari fjalën përfundimtare e jep prokurori publik. Me këtë rast, prokurori publik mund të
tërheq aktakuzën, mund ta ndryshoj atë, mund ta zgjerojë, dhe mund ta mbështet dhe të
kërkojë që i akuzuari të dënohet me ligj. Pas prokurorit, vijnë me rradhë i dëmtuari, mbrojtësi
dhe i pandehuri. I pandehuri gjithnjë e ka fjalën e fundit.
24.4 Ndërprerja dhe shtyerja e shqyrtimit kryesor
Ndërprerja e shqyrtimit kryesor zgjat pak kohë e me së shumti tetë ditë. Shqyrtimi i ndërprerë
nuk niset nga fillimi, por vazhdohet aty ku ka mbetur. Shqyrtimin e vazhdo trupi i njëjtë
gjykues. Shtyerja e gjykimit bëhet kur paraqitet nevoja për aktakuzë të re, pastaj kur paraqitet
nevoja për largimin e mbrojtësit për shkak të mosdisciplinës tij ose kur në rastet e mbrojtjes
së detyrueshme nuk paraqitet mbrojtësi, nëse nuk ka ardhur prokurori publik, nëse paraqitet
nevoja për sigurimin e ndonjë prove të re, etj. Për shtyerje vendos trupi gjykues me
aktvendim. Ndryshimi dhe zgjerimi i aktakuzës – me rregull bëhet: paditësi mund ta
ndryshojë akuzën në shqyrtim kryesor kur vlerëson se ka ndryshuar gjendja faktike e
paraqitur në akuzë. paditësi mund ta zgjeroj akuzën kur në shqyrtim kryesor kryhet
vepër penale e re ose zbulohet vepra e kryer me parë e për të cilën nuk është ditur.
Aktakuzën e ndryshuar apo të zgjeruar prokurori publik e paraqet gojarisht, apo me shkrim
pas shtyerjes së shqyrtimit kryesor. Kundër kësaj aktakuze nuk lejohet kundërshtimi.
P-26. Aktgjykimi
Aktgjykimi është vendim i gjyqit, me të cilin bëhet shqyrtimi definitiv i një raporti juridiko-
penal në një instancë. Aktgjykimi jepet në emër të popullit. Objekt i aktgjykimit është vepra
penale dhe kryesi i saj, ashtu siç e ka prezantuar aktakuza në shqyrtimin kryesor. Aktgjykimi
i shpallur duhet të përgatitet me shkrim në afat prej 8 ditësh prej ditës së shpalljes, kurse në
raste e komplikuara deri në 15 ditë. Aktgjykimi i formës së prerë ka fuqinë e ligjit në çështjen
konkrete penale dhe ai është i detyrueshëm për të gjithë. Përnga efekti, aktgjykimi mund të
jetë meritor dhe jomeritor.
Përnga mënyra e zgjidhjes së çështjes aktgjykimi mund të jetë:
26.1 Aktgjykim refuzues
E sjell gjykata në rastet kur: nuk ka kompetencë lëndore; procedura është zhvilluar pa kërkesë
të paditësit të autorizuar; paditësi është tërhequr nga ndjekja gjatë shqyrtimit kryesor; i
akuzuari për të njëjtën vepër është gjykuar në formë të prerë; kur i akuzuari me aktin e
amnistisë është liruar nga ndjekja; rrethana të tjera e përjashtojnë ndjekjen penale.
26.2 Aktgjykimi lirues apo i pafajësisë
E sjell gjykata kur i akuzuari lirohet nga akuza kur vepra për të cilën akuzohet nuk është
vepër penale; kur ekzistojnë rrethana, të cilat e përjashtojnë përgjegjesine penale; nuk është
provuar së i akuzuari e ka kryer vepëren penale.
26.3 Aktgjykimi me të cilin i akuzuari shpallet fajtor
Me këtë aktgjykim vërtetohet se i akuzuari e ka kryer veprën penale me të cilën akuzohet.
Aktgjykimi duhet të shpallet publikisht dhe ai duhet të përpilohet me shkrim brenda afatit
prej 8 ditës pas shpalljes, kurse në çështjet me të ndërlikuara përjashtimisht edhe brenda afatit
prej 15 ditësh. Aktgjykimi i përpiluar me shkrim duhet të këtë hyrjen, dispozitivin dhe
arsyetimin, dhe duhet të jetë i njëjtë sikurse aktgjykimi i shpallur.
Nga një kopje e aktgjykimit u dorëzohet palëve me udhëzim për mundësinë e ankesës.
PROCEDURA ME MJETET JURIDIKE
(Mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike)
P-27. Mjetet e rregullta juridike
27.1 Ankesa kundër aktgjykimit të shkallës së parë
Pas përfundimit të gjykimit në shkallë të parë, ai mund të vazhdojë në shkallën e dytë vetëm
nëse paditësi i autorizuar në afatin prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit paraqet
ankesë. Ankesa e cila paraqitet me kohë ka karakter suspenziv sepse e pezullon ekzekutimin
e aktgjykimit. Aktgjykimi mund të ankimohet : për shkak të shkeljes esenciale të
dispozitave të procedurës penale; për shkak të shkeljes së ligjit penal, për shkak të

10
11
vërtetimit të gabueshëm apo jo të plotë të gjendjes faktike, për shkak të vendimit mbi
sanksionin penal, të shqiptimit të masave të sigurisë, të marrjes së dobisë pasurore,
shpenzimeve të procedurës penale dhe kërkesës pasuroro-juridike.

27.2 Shkelja esenciale e dispozitave procedurale


Nëse përbërja e gjykatës nuk është sipas ligjit edhe nëse në shpalljen e verdiktit ka marrë
pjesë gjykatësi apo gjykatësi porot, i cili nuk ka marrë pjesë në shqyrtimin kryesor, apo i cili
me vendimin e plotfuqishëm është rekuzuar nga gjykimi.
Nëse në seancë ka marrë pjesë gjykatësi apo gjykatësi porot, i cili është dashur të rekuzohet.
Nëse shqyrtimi kryesor është mbajtur pa prezencën e personit, i cili, sipas ligjit është dashur
të jetë prezent si i pandehur, mbrojtës, apo si i dëmtuar, si paditës apo paditës privat,
përkundër kërkesës së tij, e privuar nga e drejta për të përdorë gjuhën amtare, të përcjellë
shqyrtimin kryesor.
Nëse në shqyrtimin kryesor është përjashtuar publiku me vendim kundërligjor,
Nëse gjykata i ka shkelur dispozitat e procedurës penale në çështjen se a ekziston akuza e
paditësit të autorizuar apo leja e organit kompetent. Nëse verdiktin e ka shqiptuarr gjykata, e
cila nuk ka pasur kompetencë lëndore dhe për këtë arsyes nuk është dashur ta gjykojë këtë
çështje.
Shkeljet mund të jenë absolute dhe relative.
Shkeljet absolute janë paraparë taksativisht me ligj. Nëse gjykata e shkallës së dytë
konstaton së janë bërë këto shkelje, atëherë ajo duhet ta prish ose ta ndryshojë aktgjykimin e
shkallës së parë. Shkeljet relative ekzistojnë kur gjykata nuk ka zbatuar apo ka zbatuar
gabimisht ndonjë dispozite të LPP apo nëse e ka shkelur të drejtën e mbrojtjes.
27.2 Shkelja e ligjit penal
Ekziston kur gabimisht janë zbatuar dispozitat e ligjit penal nëse: vepra për të cilën i
akuzuari ndiqet është nuk është vepër penale; nëse kanë ekzistuar shkaqet për përjashtimin e
përgjegjsisë; nëse kanë ekzistuar shkaqe që e përjashtojnë ndjekjen penale; nëse lidhur me
objektin e veprë penale është zbatuar ligji i cili nuk mund të zbatohet, etj.
27.3 Vërtetimi i gabueshëm apo jo i plotë i gjendjes faktike
Bëhet kur gjykata ndonjë fakt vendimtar e ka vërtetuar gabimisht ose fare nuk e ka vërtetuar.
27.4 Ankimi për shkak të vendimit mbi sanskionin penal
Bëhet po që së me atë vendim është tejkaluar autorizimi ligjor që e ka gjykata lidhur me
minimumin dhe maksimumin e dënimit, dhe kur nuk i ka marrë parasysh rrethanat lehtësuese
dhe ato rënduese. Ankesa i dërgohet gjykatës së shkallës së dytë përmes gjykatës së shkallës
së parë dhe atë në kopje të mjaftueshme. Kryetari i trupit gjykues të gjykatës së shkallës së
parë kur e konstaton së ankesa është paraqitur jashtë afatit apo nga personi i paautorizuar, me
aktvendim e hedh poshtë atë ankesë. Nëse ankesa pra formalisht është në rregull, atëherë një
kopje të saj ia dërgon palës tjetër për përgjegje. Ankesën bashkë me përgjegje dhe me lëndë
ia dërgon gjykatës së shkallës së dytë. Ankesa në shkallën e dytë shqyrtohet në seancë të
kolegjit dhe me atë rast i fton edhe palët. Mosardhja e palës së ftuar fare nuk e pengon
mbajtjen e seancës së kolegjit. Zakonisht gjykata e shkallës së dytë e shqyrton aktgjykimin e
shkallës së parë vetëm në pjesën e cila është sulmuar me ankesë, por duhet ti shqyrtojë edhe
tjerat pjesë. Gjykata e shkallës së dytë: mund ta hedh poshtë: ankesën me aktvendim nëse
nuk është respektuar afati ligjor për dorëzimin e saj apo tregohet si e palejueshme,
sepse është paraqitur nga personi i paautorizuar apo nga personi që ka heq dorë apo
është tërhequr nga ankesa. ta refuzojë ankesën kur ajo është e pabazë dhe e vërteton
aktgjykimin e shkallës së parë. ta aprovojë ankesën dhe e ta ndryshojë aktgjykimin e
shkallës së parë, apo e aprovojë dhe e ta prish aktgjykimin e shkallës së parë dhe lëndën
t’ia kthejë gjykatës së shkallës së parë për gjykim të ri dhe vendim të ri.
P-28 Ankesa kundër aktgjykimit të shkallës së dytë
Aktjgykimi i shkallës së dytë sipas rregullit është aktgjykim me formë të prerë. Përkundër
kësaj, LPP lejon mundësinë e ankesës kundër këtij aktgjykimi – drejtuar Gjykatës Supreme të
Kosovës. Kjo mund të bëhet në këto raste:

11
12
Kur gjykata e shkallës së dytë në bazë të rregullores së UNMIKut ka shqiptuar
dënim me burg afatgjatë ose kur e ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë, me të
cilin është shqiptuar ky dënim, Kur gjykata e shkallës së dytë ka vërtetuar gjendjen
faktike ndryshe nga a jo e shkallës së parë, Kur gjykata e shkallës së dytë e ka
ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë. Në gjykatë të shkallës së tretë nuk mund të
mbahet shqyrtimi kryesor.
28.1 Ankesa kundër aktvendimit
Ankesa kundër aktvendimit lejohet parimisht nëse me ligj nuk është caktuar ndryshe.
Ekzistojnë disa grupe aktvendimesh, te të cilat mënyra e ankimit është rregulluar në mënyrë
të ndryshme. Në grupin e parë - bëjnë pjesë aktvendimet e gjyqtarit hetues, kundër të cilave
ekziston e drejta ankimore; Në grupin e dytë - bëjnë pjesë aktvendimet e kolegjit të marra me
rastin e zhvillimit të hetimit ose para hetimeve e që në këto raste nuk lejohet ankesa përveç
kur ligji shprehimisht e parasheh atë. Në grupin e tretë – bëjnë pjesë aktvendimet, të cilat
merrren me rastin e përgatitjes së shqyrtimit kryesor dhe të aktgjykimit, e kundër të cilave
nuk lejohet ankesë e posaçme, por mund të ankimohet vetëm me ankesë kundër aktgjykimit.
Ankesa kundër aktvendimit mund të ushtrohet si rregull në afatin brenda tri ditësh, por në
disa raste afati është me i shkurtër e në disa më i gjatë. P. sh. Kundër aktvendimit me të cilin
caktohet paraburgimi afati i ankesës është 24 orë, ndërsa kundër aktvendimit për vërejtjen
gjyqësore afati është 8 apo 15 ditë.
P-29. Mjetet e jashtëzakonshme juridike
29.1 Përsëritja e procedurës penale
Procedura penale mund të përsëritet me kërkesë të personit të autorizuar dhe nën kushtet e
parapara me ligj. Sipas LPP ekzistojnë disa varianta të përsëritjes së procedurës:
29.2 Përsëritja jo e drejtë e procedurës
Kupton ndryshimin e aktgjykimit të formës së prerë pa përsëritje të procedurës penale.
29.2 Përsëritja e procedurës penale ndaj të gjykuarit në mungesë
Bëhet në rastet kur i akuzuari është gjykuar në mungesë e pastaj është krijuar mundësia që të
gjykohet përsëri në praninë e tij. Kjo bëhet nëse i dënuari apo mbrojtësi i tij e paraqesin
kërkesën për përsëritjen e procedurës penale brenda afatit prej 1 viti nga dita kur i denuari ka
mësuar për aktgjykim.
29.3 Përsëritja e drejtë e procedurës penale
Quhet përsëritje e procedurës së përfunduar me aktvendim ose aktgjykim të formës së prerë
në bazë të fakteve dhe provave të reja. Kjo ndodh kur: provohet së aktgjykimi është bazuar në
dokument të rrejshëm apo mbi thënie të rrejshme të dëshmitarit, ekspertit ose interpretit;
paraqiten fakte të reja ose prezantohen prova të reja; një person për vepër të njëjtë është
gjykuar shumë herë etj. Kërkesën për përsëritje të procedurës mund ta paraqesin palët dhe
mbrojtësi. Në lidhje me këtë kërkesë vendos kolegji i gjykatës që ka gjykuar në shkallë të I-re
P-30. Zbutja e jashtëzakonshme e dënimit
Kërkesa për zbutje të jashtëzkonshme të dënimit paraqitet kur pas formës së prerë të
aktgjykimit paraqiten rrethana, të cilat nuk kanë ekzistuar kur është marrë aktgjykimi, apo
kur ato kanë ekzistuar, por gjykata nuk ka ditur për to, kurse këto rrethana qartazi bëjnë që të
sillet një dënim me i lehtë.
Kërkesën për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit mund ta paraqesin prokurori publik, i
denuari dhe mbrojtësi i tij, si dhe persona të tjerë të autorizuar të paraqesin ankesë kundër
aktgjykimit. Kjo kërkesë i paraqitet gjykatës, e cila ka marrë akgjykimin e shkallës së parë.
Pasi që ajo të shqyrtojë shkaqet, atëherë këtë kërkesë i dërgon gjykatës supreme që të vendos.
P-31. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë
Kjo kërkesë është mjet i jashtëzakonshem juridik që mund të paraqitet kundër vendimeve të
formës së prerë kur supozohet së është shkelur ligji. Kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë
mund ta bëjë vetëm prokurori publik. Për këtë kërkesë vendos gjykata supreme e Kosovës në
seancë të kolegjit. Në lidhje me këtë kërkesë, gjykata mund të refuzojë kërkesën kur
konsideron së nuk janë shkelur dispozitat e ligjit; e ndryshon vendimin e formës së prerë kur

12
13
e vërteton së kërkesa është e bazuar; dhe e prish pjesërisht ose plotësisht vendimin e
gjykatës së shkallës së parë ose gjykatës me të lartë dhe lëndën ia kthen asaj në rivendosje.
P-32. Kërkesa për rishqyrtimin e jashtëzakonshem të aktjgykimit të formës së prerë
Kjo kërkesë është mjet i jashtëzakonshem juridik me të cilin i dënuari ose mbrojtësi i tij
mund ta sulmojnë aktgykimin e formës së prerë në dy raste:për shkak të shkeljes së ligjit
penal dhe procedural dhe për shkak të shkeljes së të drejtave të të dënuarit.
Kjo kërkesë mund të paraqitet në afat prej një muaji prej ditës së pranimit të aktgjykimit të
formës së prerë kur i pandehuri është denuar me burgim efektiv ose burgim për të mitur. Në
lidhje me këtë kërkesë vendos Gjykata Supreme e Kosovës.
P-33. Procedura e shkurtër
Për veprat penale, për të cilat është paraparë dënimi me gjobë ose burgim deri në 3vjet, sipas
LPP mundësohet procedura e shkurtër dhe të thjeshtë. Karakteristikë e procedurës së shkurtër
është së nuk zbatohet stadi i hetimeve. Procedura penale vihet në lëvizje me propozimakuzë
të prokurorit publik, paditësit subsidiar ose paditësit privat. Pasi që prokurori publik ta
paraqet propozimakuzën, mund ti propozojë gjyqtarit hetues që të ndërmerr ndonjë veprim
hetues. Gjyqtari pasi të vendos vetëm e lajmëron vet prokurorin. Pasi kontrollimit të
propozimakuzës apo të padisë private, kryetari i trupit gjykues apo gjyqtari i vetëm ia dërgon
një kopje të pandehurit, cakton shqyrtimin kryesor dhe i thërret personat të cilët janë të
nevojshëm të paraqiten në seancë. Aktgjykimi i marrë duhet të përpilohet me shkrim
brenda 8 ditësh nga dita e komunikimit të tij.
P-34. Shqiptimi i vërejtjes gjyqësore
Vërejtja gjyqësore mund të shqiptohet me aktvendim, i cili shpallet menjëherë pas
përfundimit të shqyrtimit kryesor. Në dispozitiv të aktvendimit shënohen të dhënat pesonale
të pandehurit dhe përshkrimin faktik e juridik të veprës. Ky aktvendim mund të ankimohet
për shkak: të shkeljes së dispozitave të LPP; për shkak të vërtetimit të gabuar apo jo të
plotë të gjendjes faktike; dhe për shkak të rrethanave, të cilat nuk e arsyetojnë
aktgjykimin e shqiptuar. Në lidhje me këtë ankesë vendos gjykata e shkallës së dytë.
P-35. Procedura ndaj të miturve
Procedura për të mitur karakterizohet me disa veti të veçanta e që janë: i mituri nuk mund të
gjykohet në mungesë, të gjitha organet kanë për detyrë të veprojnë me kujdes duke marrë
parasysh zhvillimin shpirtëror të të miturit; mbrojtja në procedurë për të mitur është e
detyrueshme për veprat ku parashihet dënimi mbi 5 vjet burg, në procedurë për të mitur
askush nuk mund të lirohet nga detyra për të dëshmuar është e nevojshme paraqitja e prindit,
organit të kujdestarisë apo përfaqësuesit kur gjykohet i mituri publiku gjithnjë përjashtohet,
procedura për të mitur duhet të zhvillohet me urgjencë,
procedura për të mitur vihet në lëvizje vetëm me kërkesë të prokurorit publik. I dëmtuari apo
paditësi privat mund ti propozojnë prokurorit ndjekje penale brenda afatit të caktuar me ligj:
ndaj të miturit nuk zbatohet hetimi, por procedura përgaditore të cilën e udhëheq gjyqtari i
vetëm, gjykimi i të miturit zhvillohet në shqyrtim kryesor para trupit gjykues për të mitur, etj.
P-35. Procedurat e veçanta
Në procedura të veçanta hyjnë: Procedura për zbatimin e masave siguruese, për marrjen e
dobisë pasurore dhe për revokimin e dënimit me kusht; Procedura për marrjen e vendimit mbi
shlyerjen e dënimit ose mbi pushimin e masave siguruese dhe të pasojave juridike të dënimit;
Procedura për dhënien e ndihmës juridiko-ndërkombëtare dhe ekzekutimin e kontratave
ndërkombetare në çështjet juridiko-penale; Procedura për ekstradimin ete pandehurve dhe të
personave të dënuar; Procedura për kompensimin e dëmit, për rehabilitim dhe për realizimin
e të drejtave të tjera të personave të dënuar pa arsye dhe të privuar lirie pa bazë.

13

Anda mungkin juga menyukai