Anda di halaman 1dari 9

1

Anamneza dhe Ekzaminimi Objektiv i pacientit me


sëmundje Internistike
I. Të dhënat subjektive (Anamnesis interogativa)
1.1. Gjeneralet:

Emri, mbiemri, ditëlindja (mosha), gjinia, vendlindja, vendbanimi, profesioni, gjendja familjare, ditët
e hospitalizimit, alergjitë medikamentoze (fakultative, por e pëlqyeshme të përshkruhet edhe këtu)

1.2. Ankesat kryesore:

Përshkruhen ankesat subjektive të sëmundjes aktuale, të cilat e kanë detyruar të sëmurin të kërkoj
ndihmën mjekësorë. Ankesat duhet të përshkruhen me fjalët e vet pacientit (për aq sa të jetë e
mundur nga aspekti gjuhësor dhe etik, pa e ndryshuar përmbajtjen, kuptimin, rëndësinë e fjalëve),
ndërsa duhet të rradhiten prej më të rëndësishmës (gjithmonë sipas pacientit).

1.3. Anamneza e sëmundjes (Anamnesis morbi)

Përshkruhet dekursi i sëmundjes nga moment i fillimit e deri në fazën e tanishme. Kur ka filluar
sëmundja, përkatësisht ankesat e tanishme, ka qenë fillim i shpejt apo gradual i sëmundjes, cila
ka qenë rradhitja e simptomave, a është mjekuar apo jo, cilat barëra i ka marrë, ka pasur
përmirësime apo jo, faktorët e ndryshëm të cilët kanë ndikuar në sëmundje (sipas pacientit). Çdo
simptom duhet të përshkruhet në disa aspekte (detalizimi i ankesës kryesore): lokalizimi, përhapja,
karakteri, intenziteti, kohëzgjatja, rrethanat e shfaqjes, faktorët e përkeqësimit apo të përmirësimit.

1.4 Ankesat sipas sistemeve

Ankesat/ Fenomenet e përgjithshme:

Përshkruhen të gjitha ankesat jospecifike, që janë shumë të shpeshta por që i takojnë sëmundjeve
dhe sistemeve të ndryshme.
Këtu bëjnë pjesë: temperatura, ethet (dridhjet), djerësitja, lodhja, plogështia, humbja e oreksit,
humbja e peshës.

Sistemi respirator:

Pengesat në frymëmarrje, sekrecionet ose kongjestioni i hundës, teshtitje, gjakëderdhje nga


hunda, frymëmarrje të vështirësuar (dispnoae), gërhamëz, kollë ( e thatë, produktive, pamja e
sputumit, me apo pa gjak), dhimbje gjoksi (a shtohen dhimbjet gjatë frymëmarrjes apo gjatë kollës,
karakteristikat tjera të kësaj dhimbjeje)

E përgatiten: Ass.dr Edmond Haliti & Ass.dr Artan Ahmeti


2

Sistemi kardiovaskular:

Lodhje gjatë sforcimeve fizike (sforcime të lehta, mesme apo të rënda), vështirësi në frymëmarrje
gjatë sforcimit fizik (dispnea e efortit), vështirësi në frymëmarrje në qetësi (dispnea e qetësisë,
dispnea paroksistike nokturne), vështirësi në frymëmarrje në pozitën e shtrirë (ortopnea), dhimbjet
e gjoksit (pyetet për lokalizimin, përhapjen, karakterin, intensitetitin, koha e paraqitjes, faktorët e
përkeqësimit apo përmirësimit, duke u munduar kështu ta diferencojmë dhimbjen anginoze të
gjoksit nga dhimbjet e tjera), palpitacionet, gjendje të lipotimisë, gjendje sinkopale, edemat e
ekstremiteteve, edema e barkut (asciti), ndjenja e rëndimit në bark (sidmomos nën harkun e
djathtë brinjor) dhe fenomenet dispeptike.

Sistemi digjestiv:

Oreksi, çrregullimet e shijes ose perversionet e shijes, neveria ndaj ushqimeve të caktuara,
gromësirat, erë e keqe nga goja e vënë re nga vet pacienti ose nga familjarët (foetor ex ore),
pengesa në gëlltitje (dysphagia), dhimbje gjatë gëlltitjes së ushqimit (odynophagia), dhimbje në
epigastrium (gjatë urisë apo pas marrjes së ushqimit, karakteri, inteziteti, ritmiciteti i dhimbjes),
nauze (mundim, pështjellim), djegësim retrosternal ose në fyt (pyrosis), rikthim i papritur i
përmbajtjes së papërpunuar të lukthit (regurgitatio), vjellje (çfarë përmbajtje: ushqimore, prani e
gjakut-hematemesis, tëmthit-vjellje biliare, masave fekale-miserere), fryerje e barkut (meteorizëm),
dhimbje e barkut (akute-colica ose kronike, karakteri, intensiteti, lokalizimi, përhapja, lidhshmëria
me ushqimin, me defekimin, rrethanat lehtësuese dhe përkeqësuese të dhimbjes), dhimbje në
hipokondriumin e djathtë ose të majtë (mëlçia apo/dhe trakti biliar, shpretka), defekacioni (shpesh-
diare, rrallë- konstipacion/ opstipacion, me ngjyrë të zezë-melena apo primesa gjaku të kuq por jo
shumë i freskët, i përzier me materiet fekale-haematochaesia, apo gjak i freskët i cili “lyen” nga
jashtë materiet fekale të formuara ose gjak i pastër i cili shfaqet pas aktit të defekimit-
rectorrhagia), tenezma (thirrje të rrejshme për defekim), dhimbja gjatë aktit të defekimit, kruarja
perianale, masa jonormale përreth anusit (nyjet hemorroidale, masë tumoroze, absces, parazit
ose vet prolapsi i regjionit anal), sekrecione jonormale nga anusi ose regjioni perianal (gjak, qelb,
ose sekrecione tjera si p.sh në rastin e fistulave), rënje në peshë.

Sistemi urogjenital:

Çrregullimet e urinimit: urinim i vështirësuar (dysuria), urinimi i shpeshtë dhe me sasi të paktë, deri
pika-pika (polakizuria), urinim me dhimbje (stranguria), urinim gjatë natës (nicturia), urinim i
pakontrolluar gjatë natës (enuresis nocturna), urinim i pakontrolluar (inkontinenca e urinës), urinim
i pakontrolluar vetëm gjatë sforcimeve fizike apo ngritjes së peshës (stres incontinetio urinae),
pamundësi e urinimit (retenca e urinës), diurezë e shtuar (poliuria), diurezë e pakësuar (oliguria),
mungesë e diurezës (anuria). Ndryshim të ngjyrës së urinës: urinë me gjak (haematuria), qelb në
urinë (piuria), urina si “qumësht” (chiluria), urina me fluska ajri (pneumaturia). Dhimbje në regjionin
lumbal, dhimbjet në regjionin suprapubik. Sekrecione uretrale jashtë aktit të urinimit (qelb, gjak,
sekrecione të tjera). Te meshkujt: Çrregullimet e aktit seksual, çrregullimet e potencës. Dhimbjet
në organet gjenitale, ënjetjet, shenjat e tjera të inflamcionit akut, kruarjet, ndryshimet në lëkurë ose
fenomene tjera të pazakonshme. Te femrat (anamneza gjinekologjike): Cikli menstrual
(kohëzgjatja, rregullshmëria), menstruacioni/ gjakderdhja menstruale (kohëzgjatja, sasia e gjakut,

E përgatiten: Ass.dr Edmond Haliti & Ass.dr Artan Ahmeti


3

rregullshmëria), dhimbjet gjatë menstruacioneve (algodismenorrhea), fenomenet e tjera


shoqëruese (p.sh.sindromi i distensionit perimenstrual), menstruacioni i parë (menarka),
menstruacioni i fundit (menopauza), prezenca e simptomave klimakterike ose postklimakterike,
shtatëzanitë, lindjet, abortet, laktacioni, çrregullimet e aktit seksual, dhimbjet gjatë aktit seksual
(dispareunia), përdorimi i metodave kontraceptive, sekrecionet jonormale vaginale, krurjet
(pruritis), ndryshimet lëkurore. Problemet eventuale me gjinjtë (dhimbje, ënjtje, sekrecione,
anomali tjera të vërejtura gjatë vetekzaminimit)

Vërejtje: Anamneza gjinekologjike mund të përshkruhet këtu ose te ANAMNEZA E JETËS.

Sistemi osteomuskular (lokomotor):

Pengesa gjatë lëvizjes (dhimbje, kufizim i lëvizjes, lëvizje jonormale), dhimbje të nyjëve, migrimi i
dhimbjes, shenja të tjera të inflamacionit akut në nyje (ënjtje, skuqje, temperaturë lokale) dhimbje
në muskuj, dobësi e muskujve, dhimbjet e qafës, dhimbjet e shpinës, vështirësitë gjatë ecjes ose
gjatë qëndrimit në pozita të caktuara. Ënjtje joartikulare në anësi (përshkruhet aspekti i tyre,
lokalizimi, ecuria, rrethanat e shfaqjes, fenomenet shoqëruese, në mënyrë që të mund ti
diferencojmë pak a shumë edemat me origjinë kardiake, renale, hepatike, mixedematoze,
inflamatore-infeksioze, inflamatore-alergjike, limfedema).

Sistemi nervor:

Gjumi (insomni, hipersomni, a lidhet me barnat, gjendjet psiko-emocionale), kokëdhimbje


(cephalea), marramendje (vertigo), çrregullime të vetëdijës, çrregullime të kujtesesë, percepcionit,
emocioneve, shqetësime jospecifike, mpirje (parestezion), dridhje ose lëvizje të pavullnetshme,
shqisat (të pamurit, të dëgjuarit, të shijuarit, të nuhaturit, ndjeshmëria taktile).

1.5. Anamneza e jetës (anamnesis vitae):

Këtu është vendi për të përshkruar me kronologji të gjitha sëmundjet e mëparshme duke filluar
nga sëmundjet e fëmijërisë, sëmundjet e tjera gjatë jetës (me theks të veçant ato sëmundje që
probablisht lidhen me sëmundjen e tanishme të pacientit), hospitalizimet e mëparshme (arsyet,
kohëzgjatjet, mjekimi pasues, kërkohet dokumentacioni përkatës nëse posedohet), ndërhyrjet
kirurgjikale. Vaksinat. Marrjet dhe dhurimet e gjakut. Alergjitë medikamentoze dhe alergjitë e tjera
(po, jo; në çka?, kur?).
Vërejtje:

-Këtu mund të përshkruajm Anamnezën gjinekologjike për femrat (nëse nuk e kemi përshkruar te sistemet).

-Alergjitë mund ti përshkruajm këtu, në pjesën e gjeneraleve.

E përgatiten: Ass.dr Edmond Haliti & Ass.dr Artan Ahmeti


4

1.6. Anamneza e familjes (anamnesis familiae)

Të dhënat për gjendjen shëndetësore të prindërve, vëllezërve, motrave, fëmijëve:

-sëmundje gjenetike të njohura në familje

-sëmundje tjera që dyshohet se ndikohen nga faktori gjenetik: sëmundje kardiovaskulare, diabeti
dhe sëmundjet tjera metabolike, epilesia, sëmundjet malinje, sëmundjet sistemike, alergjitë
familjare, sëmundjet psikike etj

-sëmundjet infektive: TBC, virozat, STD.


Vërejtje:-Duhet insistuar në ekzistencën e sëmundjes së ngjashme në familje, në mesin e të gjallëve dhe të
vdekurve...pyet për shkaqet e vdekjes!?

-Kur është fjala për sëmundjet infektive duhet pyetur edhe për anëtarët e tjerë të familjes nga linja jogjenetike (burri,
gruaja, partneri, madje edhe për persona tjerë nëse pacienti jeton në kolektive)

1.7. Anamneza social-epidemiologjike (anamnesis socio-epidemiologica)

Ku jeton (zonë urbane apo rurale), kushtet e banimit, numri i antarëve të familjes, numri i dhomave
të banimit, ndriçimi, lagështia, ujësjellësi, kanalizimi, a mbanë kafshë shtëpiake ose a është
kontakt me to, a mbanë bimë/ lule në dhomën e ditës ose gjumit, veset (duhan, alkooli, droga,
kafeja), mënyrat e ushqimit, përgatitjes së ushqimit ose traditat e veçanta për tu shënuar (lidhur
me zakonet, religjionin, popujt, zonat gjeografike, krahinat). Profesioni, kushtet e punës, masat e
mbrojtjes në punë (varësisht nga puna që bënë). Gjendja familjare (statusi civil), partnerët seksual
(për STD). Situata epidemiologjike në rrethin e tij të afërm (sëmundjet infektive, epidemitë).
Udhëtimet eventuale në vende me epidemi ose endemi infektive.
Vërejtje: Termat në latinisht të futura në kllapa (), kanë për qëllim vetëm sqarimin e tyre për studentë dhe asesi nuk
mund të përdorën në anamnezën subjektive.

II. Ekzaminimi objektiv (Status Praesens)


Inspektimii, Palpimi, Perkutimi dhe Auskultimi

2.1. Inspektimi i përgjithshëm


- Vetëdija: e ruajtur (e çrregulluar: somnolencë, stupor, sopor, koma)
- Orientimi në kohë, hapsirë dhe ndaj njerëzve përreth: i/e orientuar (i/e disorientuar).
- Pozita e pacientit: aktive (pasive, e detyruar - përshkruajm tipin e pozitës së detyruara)
- Për pacientët që nuk janë të shtrirë në shtrat: ecja , qëndrimi/ postura.
- Përshtypja e përgjithshme për të sëmurin: i lehtë, mesatarisht i rëndë, i rëndë.
- Konstitucioni: normostenik (hiperstenik, astenik)
- Gjendja e të ushqyerit (në bazë të inspeksionit të përgjithshëm), në kufijtë të normales
(nënpeshë, mbipeshë).
- Gjendja e hidrimit (euhidrik, i dehidruar, hiperhidrik-edematoz, anasarka)
- Frymëmarrja: eupnoik (jo normale: dispnoae, orthopnoae, platipnoae, tachipnoae,
bradipnoae, stridor, tipet e frymëmarrjes patologjike si psh.Cheyne Stockes, Biot,
Kussmaul).

E përgatiten: Ass.dr Edmond Haliti & Ass.dr Artan Ahmeti


5

2.2. Matjet antropometrike dhe Matjet e tjera të rëndësishme


 Pesha reale (kg); Gjatësia (m)
 Indeksi i Masës Trupore-BMI (kg/m2) - sipas formulës: Pesha (kg) / Gjatësia m2 (norma
për F 21-26 kg/m2, kurse për M 20-25 kg/m2)
 Raporti Bel/ Ije (norma për F <0.85, M <0.9)
 Trashësia e palës së lëkurës të kapur me dy gishtave të ekzaminuesit në cm (mbi
m.triceps, mbi lëkurën e barkut)------(norma < 2 cm)
 Temperatura (në ○C ose ○K)
 Frekuenca respiratore (/min), TA (në mmHg), frekuenca kardiake (/min).
 Diureza (sasia e urinës/ 24 orë)

2.3 .Lëkura dhe mukozat e dukshme:


Inspektimi dhe palpimi:
Ngjyra (të zbehta, ikerike, hiperemike, cianotike/ cianozë qendrore, periferike ose të dyjat).
Pigmentimi jonormal (hiperpigmentim/ melanodermi, depigmentim/ vitiligo, lipofuscina, etj).
Turgori dhe elasticiteti i lëkurës dhe nënlëkurës: normal/ jonormal (dehidrim, hiperhidrim, infiltrim,
indurim, emfizemë subkutane)
Adnexet e lëkurës: Pilozitetet (alopecia, hirsutizmi, hipertrikoza), thonjtë.
Fenomenet e tjera patologjike në lëkurë dhe mukoza (diatezat hemorragjike/ petechie, ekimoza,
hematoma, teleangiektazi, ekzantema, afte, enantema, eritema, nyje subkutane, ekzema,
urtikarie, angioedemë, bula, vezikula, krusta, cikatrixe, keloid, deskuamim, ekskoracione,
laceracione, ragade, plagë, pustula, furunkula, karbunkula, piodermi)

2.4.Gjëndrat limfatike regjionale:


Inspektimi dhe palpimi
Nuk palpohen/ palpohen (regjioni ku palpohen, numri i tyre, në paketë apo solitare, madhësia e
tyre, konsistenca, ndjeshmëria, mobiliteti, lëkura mbi to)
Palpimi bëhet sistematikisht sipas regjioneve: submental, submandibular, retroaurikular,
anterocervikal, laterocervikal, posterocervikal, supraklavikular, aksilar, kubital, abdominal, inguinal,
popliteal.

2.5.Koka:

Inspektimi, palpimi, perkutimi dhe auskultim (këto dy të fundit kanë pak vlerë në ekzaminimin e
kokës)

Konfiguracioni i kokës/ Forma: Normale (ose jo normale/ format karakteristike si psh. turricephal
us, quadricephalus, dolichocephalus).
Madhësia: në proporcion me trupin (ose jo si p.sh.makrocefali, mikrocefalia)
Ndjeshmëria në dhimbje gjatë palpacionit dhe perkusionit të kokës: jo (po).
Piloziteti: i përgjigjet moshës dhe gjinisë (alopecia, hirsuitizmi, hipertrikoza)
Palpimi i kokës: Ndjeshmeria në dhimbje gjatë palpimit në pika të ndryshme, gjatë shtypjes mbi
sinuset paranazale, në vendet e daljes së nervave kranial (n. trigiminus) etj. : jo (po). Perkutimi
dhe auskultimi i kokës kanë më pak vlerë në praktikë.
Balli: Format karakteristike, rrudhat, lëvizshmëria e vetullave.

E përgatiten: Ass.dr Edmond Haliti & Ass.dr Artan Ahmeti


6

Pamja e fytyrës- facies: pa veqori (facies hypocratica/ abdominalis, mitralis, lunata, febrilis,
phtysica, Corvisart/ blu blutter, Basedoë, mixedematosa, mongolica, amimica, maskë, cerulea/
bluastra etj.)
Sytë: normoftalmus (ekzoftalmus, enoftalmus, strabizëm/ konvergjent ose divergjent).
Palpebrat : lëvizshmëri normale (jonormale: semiptozë, ptozë; entropion, ektropion).
Konjuktivat: mirë te vaskularizuara (të zbehta, hiperemike, ikterike, sekrecione patologjike etj.)
Lëvizshmeria e bulbuseve: e ruajtur ( e kufizuar)
Bebëzat: izokorike (anizokorike)
Reaksioni i bebëzave në dritë dhe akomodim: ka reagim (nuk ka)
Nistagmusi: jo i pranishem (i pranishëm: vertikal, horizontal); pulsimi ritmik i bebëzave (hippus)

Hunda:
Deformini i piramidës së hundes: jo (po).
Frymëmarrja nga hunda: e lirë (e vështirësuara, e pamundur).
Deviacion i septumit nazal: nuk ekziston ( ekziston).
Ndjeshmëria palpatore e hapësirave paranazale: jo (po)
Përmbajtje e kavitetit nasal: jo (po: sekrecion seroz, eksudativ, purulent, sanguinoz)
Fenomene patologjike në lëkurën e hundës (eritema, deskuamim, herpes etj)

Goja:
Buzët: mirë të vaskularizuara (të zbehta, cianotike, ragada, cheilitis angularis, herpes labialis)
Gjuha: e njomë (e thatë, e shtresuar, si hartë, atrofike, hipertrofike)
Dhëmbët: të shëndosh (me karies, të mjekuar, nuk ekzistojnë, ka proteza)
Gingivat: e shëndosha (skuqje, edema, afte, gjakosje, qelb, hipertrofi, polipe, paradontozë, shiriti i
Burtonit)
Mukoza bukale: mire e vaskularizuar (e zbehte, cianotike, afte, fenomene hemorragjike, nolla e
Koplikut)
Palatum mollae et durum, harqet palatine, uvula: normale (jonormale: ptozë e harqeve, anomalitë
e uvulës, palatoschisis, zbehje, skuqje, zverdhje, fenomene hemorragjike, fenomene tjera
patologjike)
Bajamet: pa ndryshime ( të zmadhuara, atrofike, të shtresuara, atrofike, të operuara)
Foetor ex ore: jo (po si psh. foetor hepaticus, foetor acetonicum, foetor uremicum, foetor
alcoholicum, foetor sanguinosum etj.)

Veshët:
Ndryshime patologjike në aurikula: jo (po) (forma e llapës, laprës, heliksit, antiheliksit, tragusit,
antitragusit)
Sekret në kanalin e jashtëm: jo (po si p.sh. eksudat, qelb, gjak ose thjeshtë prezenca e cerumenit)
Ekzaminimi i regjionit retroaurikular
Ndjeshmëria në dhimbje gjatë palpacionit dhe perkusionit të tragusit dhe procesusit mastoid: jo
(po)

2.6.Qafa:
Inspektimi, palpimi, perkutimi dhe auskultim (perkutimi ka shumë pak vlerë në ekzaminimi e qafës)
Forma: cilindrike (e deformuar)

E përgatiten: Ass.dr Edmond Haliti & Ass.dr Artan Ahmeti


7

Lëvizshmëria aktive dhe pasive: e ruajtuar (e kufizuar); Amplituda e lëvizjeve në të gjitha drejtimet/
boshtet. Palipimi i vertebres prominente, palpimi i proceseve spinose; Lordoza fiziologjike: po (jo:
sheshim i saj ose theksim)
Gjëndra limfatike: jo (po) (sipas regjioneve submental, submandibular, retroaurikular,
anterocervikal, laterocervikal, posterocervikal, supraklavikular)
Gjëndra tiroide: nuk palpohet (nëse palpohet: sa është e rritur, rritje difuze apo e pjesëshme, e
dhimbshme ose jo, ka trill ose jo, dëgjohet zhurmë gjatë auksultimit ose jo)
Pulsacionet e a.a karotide: po (jo); Pulsacione normale (ose jonormale-intensive si p.sh. fenomeni
i “vallëzimit“ të karotideve që ndonjëherë përcjellet me lëvizje sinkrone të kokës - shenja „de
Musset“
Distendimi i venave jugulare: jo (po; ndonjëherë, në raste ekstreme mund të shoqërohet me
Oedema ex Pelerinae (Sindromi venae cava sup.)
Auskultimi i qafës (konkretisht i aa.karotide, gj tiroide): zhurmë sistolike: jo (po)

2.7.Kafazi i krahërorit:
Inspektimi
Forma: Konike/Eliptike (deformitet e murit të përparëm të kafazit të krahërorit: pectus carinatus,
apo pectus excavatus/ infundibuliformis, deformitetet e murit të pasëm të kafazit të krahërorit:
kifoza, lordoza, skolioza, gibus; Po ashtu mund të vërejm edhe asimetri të hemitorakseve si psh.
retraksion ose fryerje; Mund të vërehet edhe edemë me cianozë e pjesës së sipërme të toraksit së
bashku me qafën në kuadër të sindromës vena cava sup, e ashtuquajtura oedema ex pelerinae)
Lëvizshmëria respiratore: simetrike (josimetrike)
Tipi i frymëmarrjes: abdominal, torakal ose mixte; (Normalisht për femrat dominon komponenta
torakale gjatë lëvizjeve respiratore, kurse të meshkujt komponenta abdominale)
Angazhimi i muskulaturës ndihmëse: jo (po)
Frekuenca respiratore: 16-20 /min (bradipnoae, tachipnoae)
Rritja e gjinjëve tek meshkujt (ginekomastia)
Gjiri i femrës: simetrike, pa veçori (asimetrik, i retraktuar, i fortë, edematoz, mamilet e retrakuara,
me sekrecion)
Palpimi:
Palpimi sipërfaqësor i murit të toraksit anterior, lateral dhe posterior (pikat e dhimbshme, edemat,
masat tumoroze, inflitrimet, emfizema subkutane, pulsimet intenzive të aa.intercostale)
Palpimi i gjinjëve
Palpimi i gropave aksilare.
Fremitus pectoralis: Simetrik ( asimetrik, i forcuar, i dobësuar)
Iktus cordis: pa veçori (lokalizimi, intensiteti, sipërfaqja e goditjes: i forcuar, i dobësuar, i spostuar,
sipërfaqe e gjerë ose goditje e koncentruar)
Fremissment cataire/ thrill/ “gërhitja e maces”: jo (po...ku ndjehet ky trill, është i tipit sistolik,
diastolik)
Perkutimi:
Perkusioni mbi mushkëritë: tingulli sonor ( matitet, submatitet, hipersonor, timpanik)
Motiliteti i bazave të mushkërive/ ekskursioni i mushkërive: normal (jonormal- hipomotilitet)
Perkusioni i regjionit prekordial (kufijtë e matitetit absolut dhe relativ të zemrës)
Auskultimi:
Auskultimi Mushkërive:
Tipi i frymëmarrjes që dëgjohet: normale (jo normale- e dobësuar, e ashpërsuar/ bronkiale,
kompresive); Prezenca e fenomeneve auskultatore përcjellëse patologjike me origjinë nga bronket

E përgatiten: Ass.dr Edmond Haliti & Ass.dr Artan Ahmeti


8

(fishkëllimë, hungurimë, kërcitje të hershme inspiratore, kërcitjë të vonshëm inspiratore) ose/dhe


me origjinë nga pleura (fërkimi, grithja pleurale)
Bronkofonia : dëgjim simetrik (asimetrik, i forcuar, i dobësuar); pectoriloquia afona

Auskultimi i zemrës :
Auskultimi në 5 pikat standarde të auskultimit (mitrale, aortale, pulmonare, trikuspidale dhe Erb):
aksioni ritmik (aritmik).
Tonet e qarta (të dobësuara, të forcuara).
Dyfishimi i tonëve: jo (po).
Prania e toneve suplementare/ ekstratonet: jo (po... galopi atrial/ toni i katërt, galopi ventrikular/
toni i tretë; toni i hapjes së valvulës mitrale, kliku mezosistolik).
Zhurma: jo (po, koha e paraqitjes në ciklin kardiak: sistolike, diastolike, sistolo-diastolike, intenziteti
nga shkalla I-VI sipas Lewin, punctum maximum, përhapja, aspekti/ karakteri: regurgitues ose
ejektues).

Frekuenca e zemrës: 60-100/min (bradikardia, takikardia).


Pulsi arterial: regularis, equalis (iregularis, anequalis, filiform, altus/ magna, celer, parvus, tardus,
paradoxus, differens, dicroticus, alternans).
Tensioni arterial: 110-140/ 60-90mmHg (hypertensio arterialis, hypotensio arterialis); Matet në të
dy krahët, e nëse shihet e nevojshme ose nuk mund të matet në krahë atëherë duhet të matet në
pjesën e poshtme të kërcirit ose në kofshë (në këtë rast me manshetë adekuate).

2.8.Barku:
Inspektimi:
Pozita: në nivel me toraksit (mbi, nën).
Forma e barkut: pa veçori (i deformuar, asimetrik).
Gjendja e lëkurës së abdomenit: pa veçori (prania e strijave, cikatrikseve, venat e zgjeruara/ caput
medusae, piloziteti, njollat e Cullen, njollat Gray- Turner).
Umbilikusi: normal (i thellë, i zgjeruara, i prolabuar, herniae umbilikale, skuqje, secernim, shenja të
infeksionit).
Palpimi:
Sipërfaqsor: gjendja e murit abdominal (turgori, elasticiteti, defansi muskulor).
I thellë (penetrues, shkarës): ndjeshmëria në dhimbje gjatë palpacionit të thellë: jo (po). Palpimi i
organeve abdominale: mëlçisë, shpretkës, veshkëve, kolonit (evalumi i pozitës së tyre,
madhësisë, konsistencës, ndjeshmërisë, sipërfaqës, raporteve anatomike me strukturat përreth).
Evaluimi i ascitit, tumefakteve.
Shenja e Murphy: negativ (pozitiv); Blumberg ; Mc Burney, Rovsing, Courvoisieur negativ (pozitiv)
Perkutimi
Evaluimi i organeve abdominale me anë të perkusionit (kufijtë anatomik, ndjeshmëria, ndryshimet
fokale në to), prania e ajrit, ascitit, formacioneve cistike, shtatëzënia, masat solide. Përcaktimi me
perkusuion i kufijve të hapësirës Traube: normale (e ngushtuar, e zgjeruar).
Inspeksioni dhe palpacioni i regjionit lumbal. Sukusioni renal/ Prova Giordano: negativ (pozitiv).
Prezenca e globit vezikal ne regjionin suprapubik: jo (po).
Auskultimi
Gurgurimat e zorrëve (rritja e peristaltikës, borborizmat/ llokoqitje), fërkimet peritoneale, zhurmat
vaskulare (aneurizmat e aortes, stenozë e aortes abdominale, stenozat e arterieve renale etj).

Vërejtje: Mirë është që për shkak të peristaltikës auskultimi t’i paraprijë palpimit të barkut

E përgatiten: Ass.dr Edmond Haliti & Ass.dr Artan Ahmeti


9

2.9.Ekstremitetet:
Inspektimi, palpimi, perkutimi dhe auskultimi (kjo e fundit ka më pak vlerë)
Deformitetet, edemat e ekstremiteteve: jo (po); Simetriciteti: po ( jo).
Lëvizshmëria e nyjëve: e ruajtur (e kufizuar, jonormale), edema, skuqje, nxemje të nyjeve, dhimbje
gjatë palpimit, deformime të anësive ose nyjeve, kontraktura; Krepitacione gjatë lëvizjeve të
nyjeve. Atrofi ose hipertrofi e muskujve, edemë, infiltrim i muskujve. Prania e varikseve venoze në
ekstremitet e poshtme. Prania e lëngut të lirë në kyçin të gjurit (kliku gjatë balotimit të gjurit/
ballotmani i patellës). Ndryshimet në shputa (p.sh ndryshimet trofike, ulçerat, nekroza te pacientët
me shputë diabetike, gjendjet pas amputimit etj), ndryshimet në pëllëmbë (p.sh.eritema
karakteristike te cirroza e heparit, alkoolizmi kronik). Ndryshimet në lëkurën e ekstremiteteve
(diatezat hemorragjike, ulçerat trofike, fenomenet tjera kutane e subkutane). Ndryshime në gishta
(p.sh.digiti hipokraticci, acrocianosis, sklerodaktilia, fenomeni Raynaud, polidaktilia, syndaktilia),
në mes gishtave (mykozat e ndryshme), në thonjë (choilonichia, striae, thonjët si xham sahati/
kuboid).
Pulsi periferik : preket +++/++/+ (nuk preket).

2.10.Sistemi Nervor:
Çrregullimet e ekuilibrit : Jo (po)
Shenjat meningjeale: negative (pozitive: rigjiditeti nukal, Bruxhinski, Kerningu)
Reflekset fiziologjike sipërfaqësore (muskulokutane) dhe të thella (osteotendinoze): normale
(hiperefleksi, hiporefleksi, arefleksi)
Reflekset patologjike (Babinski): negativ (pozitiv)
Çrregullime motorike/ lateralizime: (parezat / plegjitë, të tipit flaksid apo spastik)
Çrregullime senzitive sensitiv: jo (po: hiperestezi, hipoestezi, anestezi)

FURTHER READINGS
1. “Macleod's Clinical Examination”, 11th edition: Graham Douglas, Fiona Nicol, Colin Ropertson.
2. “Oxford Handbook of Clinical Examination and Practical Skills”, James Thomas and Tanya
Monagham, 2008
3.“Propedevtika Interne Medicine-Fizička diagnostika“, 5 izdanje, Ratomir Antic , Beograd ‟2005
4. “Semiologjia Klinike“, Iliriana Ruka, Anesti Kondili, Artan Goda, Martina Heba, Alketa Koroshi
etj., Tiranë „1999
5.”Propedeutika e Sëmundjeve të Brendshme“ – Jusuf Rexhepi, Prishtinë ?
6. ”Propedeutika Interne Medicine“- B. Antonin, Zagreb‟ 2003
7.“Traktati i Sëmundjeve të Brendshme“, Grup autorësh, Tiranë ?

Prishtinë, 20.05.2009

E përgatiten: Ass.dr Edmond Haliti & Ass.dr Artan Ahmeti

Anda mungkin juga menyukai