Anda di halaman 1dari 18

Cikli titullohet Melodi, pasi janë vargje të cilat kanë patur inspirim ndonjë tingull brenda meje, nga

ç’ka më
përcjell muzika, jeta, akustika e gjithçkaje përreth. (krijimet janë në periudha të ndryshme kohore, përkatësisht
filluar nga poshtë në vitin 2003 dhe deri sot 2011)
―Perlat e mëndafshta‖
Perlat e ëndrrave
shpërndarë në kuvertën
e kohës sonë
nën çarçafë
dashuria konsumohet
në zemra dhe mëndafsh.
________

Në portë trokitet…
―Projektova
një derë
dhe u ula pas saj
gati për ta hapur
sa më shpejt që të mundem.‖
(Dunya Mikhail)
Një derë
prapa së cilës,
secili prej nesh ndalet ..
E duam të hapur
vetëm..
vetëm sepse mendojmë
që mund të na qartësojë idetë …
Duke pritur për:
një person ..
një objekt ..
një lajm ..
apo thjesht ëndrrën tonë ..
që më në fund
troket në zemrat tona..
që lumturisht
hap dhe mirëpret
Jetën..
Dashurinë..!

Më pëlqen kjo vjeshtë
Gjethe pas gjetheje
dëshirë pas dëshire..
Endrra ime është e nevojshme
pak..
shumë..
ndoshta më shumë..
e di që sot është kështu.
Bien gjethet e verdha në vjeshtë,
ngjyrat në livadhe ndryshojnë,
hapësira bëhet e bukur..
E dua këtë vjeshtë,
1
por e pranoj se
ngjyra e saj është e tejmbushur,
sikur çdo gjë bëhet prej syve të mi,
shndritshëm,
dhe por si muaji, që vjen pas,
përgatitet të më thotë:
është ftohtë dhe vishu ngrohtë.
Por, sot është një ditë me diell,
këto gjethe të ndritshme
më vijnë të vlefshme,
dhe unë me modesti
lë takim me to,
të vallëzoj bashkë me erën
këtë fund sezon,
përsëris:
më pëlqen kjo vjeshtë.
__________
Pa titull
Ndonjëherë ajo që ne shohim
është thjesht një rreth
e më shumë …
diçka që na duket e komplikuar.
Dhe humori që luan me mendjen
shpërbën momentin e udhëtimit tonë
në kohë, e na dërgon
në mendime të errëta..
Çfarë duhet të bëjmë?
Vazhdojnë të jetojmë
me respekt ndaj asaj që duket
duke i parë gjërat me butësinë
e një perspektive të re.
__________
E DI TI, QË TË DUA DHE NUK TË DUA?
E di ti që të dua dhe nuk të dua?!,
sepse vetë jeta
nuk e di në më do a s’më do.

E di ti që të dua dhe nuk të dua?!,


sepse vetë jeta, jeton në dy mënyra.
Fjala është një krah i heshtjes,
zjarri ka një pjesë gjysëm të ftohtë të tij.

Unë dua që të filloj të të dua,


për fillimin e pafund,
nuk dua të ndalet asnjë moment,
ndaj nuk të dua akoma.
Por të dua gjithsesi.

Të dua dhe nuk të dua porsi di unë,

2
në duart e mia çelësat e lumturisë,
kanë fatin e fillimit pa fund.

Dashuria ime ka dy jetë për dashuri,


ndaj nuk të dua dhe të dua përsëri
ndaj unë s’të dua kur te dua pafundësisht.

Dashuria është në dy mënyra,


fjala është një krah i heshtjes
zjarri ka një pjesë gjysëm të ftohtë.
_________
LEJO..!

Lejo që memoria
të vijë ngadalë
në zemrën tënde,
të shkrijë
dhe të plotësojë dashurinë,
kështu do të jetojë
ëndrrën më të bukur..!
Lejo që frymëmarrja
të bëhet e ngadalshme
si në parajsën
e muzikës dhe magjisë,
kështu do ndjesh
melodinë e ëmbël
që shoqëron
impulsin në zemrën tënde..!
_____________
NGJYRA

Vizatoj lule
në faqet e diellit
mes petalesh mëndafshi
dhe gjethe kadifeje.
Flutura kristali
në fluturim të lumtur
që ndjekin fytyrën tënde
mes linjave të pacaktuara,
ulem ngadalë
porsi me magji
në mes të maleve elegante
dhe mister të brishtë
që shënojnë kufirin
nga një trup qiellor.
Ngjyra që ndjekin njëra-tjetrën
sfidojnë natyrën
dhe për të gjetur dritën
në fund të syve tuaj

3
duke shënuar pafundësi
një ylber të ëmbël.
________
“Ti”
Në qenien time
thellësi e shpirtit tënd
është djep i ëmbël,
strehë paqeje.
Unë,
jam përqafimi yt i fortë
ku ti humb vetveten
në agim të dritës,
sepse kurrë muzg në sytë e mi s’ke parë.
Shpresa ime
është fener,
ti, diell mendimi
absolut
në mendjen time.
_________
HIJESHI DHE HARMONI

Je përqendruar ndonjëherë në buzë të një lugine të thellë


ku lulet rozë qëndrojnë në fijet e holla të kërcenjve
mbi rrezikun se kurora e tyre shkëputet nga lëkura delikate?
Dy motrat Hijeshi dhe Harmoni
lajnë krahët me erën e lehtë nga veriu
- a ndonjë rrymë e tërbuar apo e ëmbël -
që shtrin aromat e tyre deri në dete blu..
Mjaft bukur
i veshin plot figura e ironi
kësaj magjipamje.

_________
Vallëzim në prush
Vallëzo rreth zjarrit
me hijet e gjata në mbrëmje..!
Krahët e erës
përgjigje nuk gjejnë,
me shallin e verdhë mbulohu
në ëndërr të fluturojnë sytë e vegjël..!
Frika e heshtjes
vesh insekte të arta,
ktheheu tek unë me vagonat e yjeve
dhe shtrëngoje në duar të kaluarën..!
Eja dhe pusho
në këtë zemër të thekur,
nga kujtimet çohu
se nuk zbehet bukuria
larg, larg në verë kalëro..!

4
Freski e dritës rrugëve harruar.
Parfumi hyjnor
nga bari i padukshëm,
prona ime është në një..
mbetet në shtëpinë e zemrës..
njih atë që e bukura është në vetvete..!
Vallëzo rreth zjarrit të zemrës,
e mos u digj në prush të saj..!
___________
STUHI
Si një stuhi…
një ndjenjë e re,
papritmas…
dhunshëm si në brendi të pasionit,
kërkon dashuri të vërtetë.
Mendimi që vrapon larg..
vrapon tek ty,
kërkon krahët e tu të ngrohtë,
puthjen e fortë.
Si një stuhi…
fjala e gabuar,
gjen boshllëk..
nga frika e së nesërmes,
nga sprapsja e zemrës.
Stuhi që shkon… tretet..
rrënoja lë ku ajo kalon,
lotë… dhe s’janë të tuat.
__________
Sonte është natë pa yje

Si një valë
shkumë gruri
në diell,
Mashtruese je moj erë!
Kripa
e lotit
të paderdhur
gërryen
shpirtin e gjorë
pak nga pak.
Drita,
përballet fuqishëm
me errësirën.
E rrudhos,
e gris,
e gdhend,
e skalit,
mendimin tim.
Zogjtë,
mund të flasin
5
ndërsa prekin qiellin.
Gjethet,
qajnë e qeshin pafundësisht.
Ngjitemi
shkallëve lehtë,
pa frymë,
pa zhurmë,
pa fjalë,
bota fle nën këmbët tona.
Sonte, s’ka yje
për t’i numëruar,
veç drita dhe shi,
ne, po ikim nga bota me vals,
mbi soliter,
mbi natë,
duke vallëzuar
të mbështjellë solemnisht me duar,
të lagur,
si pëllumbat që sonte kanë ikur prej këtu.
S’mund t’i mbajë dy dashuri ky pullaz.
___________
NGJITU LART..!
Mos lejo pas teje gënjeshtrat,
të të mundin..
kodrinat me gurë që mund të vrasin,
rri gjithmonë vetja..
vetëm kështu,
kur të arrish në majë të malit
do të gjesh
një Diell të nxehtë
që shkrin borën,
duke i hapur udhë të gjelbrës,
luleve
dhe një këngë të re
dashurie..!
____________
Buzëqeshje e jetës
Të shoh ndriçuese në këtë ditë
edhe pse bie shi,
qielli është plot re’
Ti je gëzimi im!
Je ti që ngjyros mendimet e mia
Me ata sy aq të bukur
Plot shkëlqim
Je era që përkëdhel lëkurën time
mbush zemrën me ndjenja
Je ti që bën të ndihem krenare në jetë
me buzëqeshjen tënde adhuruese
po, je ti që më jep dritë
ndriçon botën time.
6
_________

Brenda teje
Në brendësinë tënde
aspiratat fluide
ndjesitë i kanë humbur.
Vrapon nervoz
në heshtjen që orvatet
të të djegë
me pik – pikëllim.
__________
Gjoksi
Harpa ulëritëse,
shtrënguar në gjoks,
i këndon vulës së një puthje të humbur.
__________
Hije-engjëll

Hije-ëngjëlli është fshehur në qoshe


ku kuptimi i vetëm i tij
është pëshpëritja e lehtë.
___________

HËNA MË QESH NËN HUNDË


Edhe kjo ëndërr
mbaroi
para se të fillojë,
mbetet
shurdhët në mjegull,
hutuar
midis fjalëve të një nate të zjarrtë
ndërsa vishem në errësirë..

Hëna më qesh nën hundë


në heshtje dëgjon
tingujt e butë e zërit tim..
Shikoj yjet..
të bardhat yje
fiken e ndizen në hapësirë …
bisedojnë mes tyre,
ndërsa unë
mbaj vakum
brenda,
si ëndrra që m’u fik
ende pa filluar..
___________
DELIKATE
Mendimi im u bë poet për të shkruar
ëmbëlsinë tënde..
Mendjen time e kanë mbërthyer këto rreshta
7
mos ndrit për të humbur..
Shpirti im është tronditur për shkak të dashurisë
me delikatesë..
Gjoksin tim e ka pushtuar një miqësi e ngushtë,
shume emocione..
që e bëjnë zemrën të gëzojë.
_________
Skemë e dashurisë
Aromat e lëkurës tonë
spërkasin pikturat e virgjëra
në mallin përvëlues
të frymëmarrjes së shpeshtë.
Skemë dashurie si pastrim për fytyrën.
________
DEHMË DET!
Një det i qetë është atje, që më pret
dhe unë besnike, nuk mund ta humbas!
Më pëlqen të rri shtrirë nën diell me ngrohtësinë e tij
Ndërsa rrezet shpojne lëkurën time
mbyll sytë dhe ..
marr frymë thellë
mendjen më deh deti im!
__________
CICËRIMË NATE
Në errësirën
e natës
dua këngën
e bilbilit
aq melodioze
aq e shkurtër
aq afër
aq ngushëlluese.
Më thotë:
- Mos ke frikë..!

Unë jam ende këtu


nëpër gjethe
të pëshpëris
me ëmbëlsi
afër meje mbaj
jetën tënde
jetën tonë
është një mrekulli
si në shijen e frutit
të mëkatit
zgjedhur nga të dy.
_________
PËRQAFIM PETALESH
Nëse do mundja të isha
shpirti i një sezoni,
8
do zgjidhja pranverën,
për të sjellë një ylber ngjyrash në zemër
të shkrija akullin e trishtimit në mendje
të mbuloja ty
me një përqafim petalesh.
___________
MUZG
Dëshiroj detin
Të ndjej aromën e plazhit
Që vetëm ai mund të ma japë …
Duket, sikur kërkoj diçka të gjej
Si në kërkim të një objekti të humbur
Vetmi..
Kam nevojë për këtë vetmi
Në këtë muzg kur Dielli perëndon
Unë e di … ç’dhuratë është kjo.
_________
XXL
Unë jam fshehur këtu
brenda trikos tënde XXL
natë Blu pa Hënë..
Kaq i madh mbi supet e mia
zhbirues në shikim
ende kërkoj për ty
mëngët janë shumë të gjata..
Ndihem ngushtë
duke përqafuar në boshllëk
aromën tënde e thëthij krejt,
gjithçka bëj e sytë rrinë mbyllur..
Revolucion në zemër..
E dua trikon tënde..
natën Blu pa Hënë
është gjithmonë ngrohtë me ty
ngrohtësi e butë
që bën të ndihem gjallë..
_________
NËNËS TIME
Dua të të shtrëngoj fort
në këtë ditë të bukur pikturuar nga dielli,
më pas të fluturojmë nëpër ylber
krijuar nga mendja, në këtë frymëzim
që karikon zemrën më mijra ngjyra.
Kthehu, emocion i gëzuar, i lumtur,
në një dashuri të veçantë, e rrethomë,
jeta na bën të lumtur kur së bashku jetojmë.
Faleminderit Mama,
sepse më dhe mua
ndjeshmërinë nga puthjet e tua,
puthjet e natës së mirë,
buzëqeshjen tënde të dashur,
9
duart e tua të ëmbla që më japin siguri.
Ti që fshive lotët e mia në fshehtësi.
Më mësove të eci,
Më inkurajove në çdo hap timin,
Korrigjove gabimet e mia,
Ke mbrojtur rrugën time,
Edukove frymën time,
me urtësi dhe dashuri.
Më ke sjellë në jetë!

Ndërsa shikon me kujdes mbi mua


gjen kohën
për një mori punësh në shtëpi.
Ti kurrë nuk ke menduar
të kërkosh falënderime.
Unë sot të them:
Faleminderit mama.
Ti je më të bukura në botë, nëna Florë..!
__________
PERËNDIM

Në errësirën e natës
duket më qartë
Hëna në perëndim.
Kënga e fundit
e një Bilbili
dridhet në ajër
dhe unë mbyll
zemrën time
me një dashuri
që venitet
nëpër errësirë
e keqkuptuar…
Pushton qiellin blu
__________
DO DOJA

Do doja të vështroj në sytë e tu,


ngjyrosjen e ëmbël të mendjes tënde.

Do doja të dëgjoj mendimet e tua


për të folur me heshtjen time.

Unë dua të kap kohën e..


ta mbaj të ndalur në anën time.
Do doja që të kem në një kanavacë,
të admiroj bukurinë e shpirtit tënd
e gjithmonë të të mbaj në zemrën time.
__________
Era dhe Nostalgjia
10
Jam Era dhe Nostalgjia
Në stuhinë që përshkon Dashurinë
Era, përpiqet të ndjekë Retë
Retë e zeza të furtunës në zemrën time
T’i zërë ato, diku larg, larg…
Nostalgjia, i pëshpërit Erës: Të dua
Nga larg, shumë larg..
Ku vetëm Era e dëgjon…
Era dhe Nostalgjia, bashkë përgjithmonë
Që në lindjen e femrës fatale..
__________
FLUTURAT E MIA
Fluturat e mia,
Lahen,
Në liqenin e ngjyrave,
Parfumosen,
Me aromën e agimit,
Thahen,
Në zallin e diellit.
__________
BABAIT TIM

Ai, gishtverdhë,
Ulur në qoshkën e përhershme,
Mbuluar me mjegullë të tymtë,
Kokë e këmbë,
Aromë nicotine.
Vjen,
Hijerëndë,
Kërrusur,
I bardhë,
Me hap të menduar,
Kokën mbështes tek ti,
qetë…baba.
_________
PORTA E FJALËS
Në Portën e Artë,
Kapërceva ylberin,
Mora bekimin e Hyjneshës Nënë.
__________
ME TY DET, NDIHEM QETË

Nëse deti ….
I përcjell të gjitha ndjenjat e mira,
me valën dhe puhizën
tek ty…
Unë do të mbërrij me vela të arta
të mësoj nga ty se ç’është…
një ditë e mirë dhe një mbrëmje e gëzuar.
Me ty det, ndihem qetë.
11
__________

A e di pse?
Unë të dua, por a e di pse?
Sepse, ke ecur në zemrën time
dhe e ke përkrahur duke i dhënë asaj
shënimet e dashurisë tënde.
Sepse, nëse ti nuk shkruan një tregim,
sytë e mi nuk do të pasqyrohen në shpirtin tend,
e nëse ekzistojnë në botën time poezitë,
ti mbetesh një princ në një kështjellë letre.
Sepse, je çdo gjë që do doja të ishe,
që kam kërkuar për shumë vjet.
Sepse vetëm tani, fari im
ndriçohet nga drita jote,
e mund të lexoj brenda zemrës sime.
Të gjej të gjitha valë-blutë që më ke dhuruar,
në të voglën e të madhen Dashuri.
__________
Më lejoni të jetoj..!

Më lejoni të jetoj
dhimbjen time,
që ta marrë atë me vete,
të më hajë, të ngopet njëherë.

Më lejoni që fytyrën time


ajo ta pushtojë
me lotët e mi.

Më lejoni të vdes!

Lemëni të
që fryma ime të dobësohet,
që zemra ime
të ndalojë mbi zemrën e tij.

Lemëni
që çdo qelizë,
të fiket
në tërë trupin tim,
të ndalë ritmin e saj,
kur mendja të vendosë.

Më lini të vdes,
sepse asgjë tjetër nuk ekziston,
nëse nuk mund ta dua atë.
_________
Më mungon

12
Zemra është kapur në një morsë të çuditshme,
kripa e imët në fyt ka dëshirë të qajë,
një lot bie,
është shiu - i them vetes.
Nuk është shiu,
është se, më mungon
më mungon kur më përqafon fort,
kur më puth lehtë,
kur më prek butë,
dhe ndoshta jashtë bie shi.
_________
Një moment..
Luaj me verën e bardhë
melodi misterioze,
vija e errët e ftohtë të natës,
zvarrit veten
në një realitet imagjinar.
Mbyll sytë,
lë zemrën në qetësi
të eksplorojë mes heshtjes
shtigjet e shpirtit,
ngopur me rrotullimet e ndjenjave
e të menduarit tonë të shumtë
që i pandërgjegjshëm udhëhiqet nga yjet,
si një dëshirë e shtypur,
duke u përpjekur të dalë nga
rrënojat e një zemre të sëmurë.
Dhe historia fillon…
duke dëgjuar tingujt e natës,
shushurima e pemëve dhe
gjëmimi i shiut
pak relaksojnë shpirtin e shqetësuar.

Kam ndërtuar një botë imagjinare,


ku arrij e magjepsur
lumturinë e përjetshme
një univers parallel,
ku të gjithë duan të jenë..
ku emocionet,
kurrë nuk do të pushojnë.

Mendja përdridhet
nga momente tronditëse deri në përjetësi,
dhe japim
jetën për ato pak momente
Pa Dashuri.
__________
PËRSIHATJE

13
Kur jam e lumtur unë mendoj se ka ndodhur një e mirë,
kur ata përrreth janë të pakënaqur,
unë mendoj se diçka ishte e keqe.
Por, edhe nëse ata janë të pakënaqur,
unë mendoj se u vjen keq që unë kam lind, s’jam asgjë..
sepse asgjë nuk është më e keqe se sa asgjë.
Unë, në parim, nuk e kam frikën e vdekjes;
sepse nëse vdes, kjo do të thotë se kam lindur,
se nuk kam ardhur nga askundi.
_______________
Start tjetër
Thellë në sytë e tu,
në buzët e tua,
në frymën e ngrohtë,
pashë
melodinë e shpirtit
që përfshiu zemrën time.
______________
Mik si ty
Mik si ty, sjell buzëqeshje në ditën e re.
Mik si ty, ngjyrë fut në horizontin e zemrës.
Mik si ty, than lotët e mendimeve.
Një mik si ty, këndon në heshtje të shpirtit.

Mbyll sytë e mi dhe dëgjoj këtë melodi,


miqësinë që shkëlqen në këto shënime,
dhe gjej muzikën e jetës sime.
_______________
Dëshira
Përvjetorin feston …
Një Diell i ri këtë vit …
Jo i fundit që kam parë ….
Dëshiroj …
të mund të puth sytë e tij ….
Fluturimi ….
në dëshirën time ….
humbet në pronën e detit ….
nën dritën e diellit në muzg …
…. një jetë të re …
në këtë Parajsë!
_________
HAPI SYTË PARA SE TË LINDË DIELLI
Hapi sytë para se të lindë dielli
e puthe ajrin e freskët çdo mëngjes..!
Ngadalë ec drejt horizontit pa re,
shikoje atë në ikjen e gjatë të ditës..!
Vrapo pafund deri sa nata të veshë mantelin e Hënës ….
… dhe ndiq, ndiq puhizën.
Ajo sjell pranverë!
14
__________
Krahasim
U mendova gjatë,
me shumë durim…
Për ty, të gjeja një krahasim.
Dashuri, magji,
Xixëllonjë e shpirtit tim..
Je diell apo yll?
Yll a meteor?
Je kënga, je ëndrra, apo..
Melodi??
Oh, po, e gjeta…
Je melodi për shpirtin tim!
___________

TË MENDOJ
Të mendoj dhe të ndjej.
Ora ime ka mbetur atje, tek ty.
Atje kam lënë veten, zemrën.
Më mbahet fryma kur të lexoj,
Më dridhen duart kur të shkruaj.
Dashuri dhe mall..
Mall dhe kujtime të ëmbla..
Nostalgji dhe momente që më rinojnë.
Të mendoj sa herë marr frymë…!
________________
Jam a s’jam unë?
Këndoj
Vallëzoj
Gëzoj..
Por shumë rrallë.
Ndjej ritmin e muzikës, telat e kitarrës që dridhen.
Këndoj
Vallëzoj mes ritmit të fllad’të..
Mbush kupën dhe lëng rrushi pi
Aromën trëndafilit ja thëthij..
Dehur
Me aromën e trëndafiltë,
Muzikën e kitarrës dhe lëng mushti.
Jam a s’jam unë?
_____________
Me mua po luan?
Zot!
Më krijove
Me dorë
Më pikturove
Veç, harrove
Tek unë
Të sillje
Pak Fat?
15
Mbrapsht
Më rrokullise
Në jetë
Të vështirë.

E vetme
Fillikat
Të përballem
Me gjithçka…

Pse me mua luan?


Mos ndoshta
Tani
Je duke
Ndjerë Pendim?

Mos luaj me mua


O Zoti im!
_______________

VETMI pa TY
Ndjej vetminë pa ty,
ndjej që më mungon,
As pija nuk më ndihmon,
as argëtimet.

Kur vjen mbrëmja,


ndjej nevojën të të kem pranë,
gjithmonë të kërkoj,
je jastëku im.

Emri yt, është falja ime.


Mëngjeseve zgjohem me ty,
e boshllëku nuk mbushet kurrë…
___________
Nuk kërkoj përgjigje
Ndihem e brishtë,
Si një njeri i humbur, i prerë…
Me duart e thata
Nëse ashpër fryn era.
Kështu jam rizgjuar këtë mëngjes.
Vështrohem përballë pasqyrës dhe,
Nuk kërkoj përgjigje.

I bëj vetes vetëm pyetje:


Ç’ditë do të jetë?
Radio nuk thotë
Asgjë për këtë.
Më mire, qetësi…
16
E kështu, dal nga shtëpia..
Në rrugën e gjatë, mijra mendime…
… dhe nuk është më dje…
_____________
KAPE ÇASTIN!
Zgjohu,
Mos shih më ëndrra me sy hapur
Ato nuk janë për ty
Vrapo,
Prek me dorë realitetin
Koha ikën nuk vjen më
Nostalgjinë, mos e harro
Mënjanoje,
Veç plagët t’i gërvisht
E sotmja,
Nesër nuk është më
Ky është çmimi i jetës
Nëse rrugës has pengesa,
Kapërceji me një hop
Ngjit, zbrit, fluturo…
Kape çastin
Asnjëherë mos e lësho
Krahët hapi, botën pushto
Dhe në gjumë kur të biesh
Plane thur
Të nesërmen realizo...!
___________
NË PARABREG
Hapet një perde
në qiell i trishtuar
bilbilat emrin tënd cicërojnë
bllokojnë
në shkëmbinj nënujorë kujtimet.
Skaje të venitur
shpërndarë
në trishtim gri
në hijet e errëta
ndjekin hapat e mi
buzë e ujit të një livadhi në lulëzim.
_____________
MERITOJ PAK PUSHIM
Së fundmi pak pushim të merituar ..
në gjithë këto ditë do vrapoj
majtas apo djathtas
në dorezën e fshesës time magjike do lidhem
kam për të fluturuar
majtas apo djathtas
nuk mund ta di kurrë!
Kështu tani jam këtu,
e gjitha vetëm
17
në pyllin tim të magjepsur ..
do vë një dragua të tmerrshëm për të më ruajtur …
Askush nuk do guxojë të më shqetësojnë!
______________

PËRSIHATJE *
Ne jemi vetëm një hije e asaj që ne duhet të jemi…
si një kopsht i fshehur në një pyll të dendur që askush nuk hyn dot
e kurrë nuk do të ketë mundësinë për të parë ..
Ngjyrat e tij,
aromat e tij,
zogjtë duke kënduar
ndër degët e pemëve…
Kush do të jetë në gjendje të zbulojë?
Kush mund të ketë prova se …
ekzistoj me të vërtetë?
__________
Vdekje e dukshme
Do të më ndihmojë dikush mua,
ju lutem?
Ndihem e vdekur ..
unë e di, por ..
Kam vetëm një krah të thyer ..
dhimbje ..
Dhimbje që nuk mund ta përshkruaj ..
më paralizon mua!
.. Por nuk e mposht dot atë,
ju lutem më shikoni!
Ah, fryma!
Unë jam ende duke marrë frymë!
__________
Dashuri refugjate
Refugjate kështu është dashuria ime
shpalos petalet e saj në sytë e tu ..
përfundon e bërë nga aroma e tyre
dehur me parfum të ëmbël ..
dhe këto netë pa ty.

I lë duart në përpjekje të babëzitur ..


mbyll sytë ..
në të ëmblat kujtime..

Trëndafilat e erës
më sjellin ty, këtu!

18

Anda mungkin juga menyukai