Anda di halaman 1dari 113
• LIRIDON SULEJMANI • HEROLI ND OSMANI • DUGAGJIN LATIFI • QAMIL AVDILI • FATLUME
• LIRIDON SULEJMANI
• HEROLI ND OSMANI
• DUGAGJIN LATIFI
• QAMIL AVDILI
FATLUME AVDIU
FISNIK AZEMI
• FLORENT AZEMI
• HEROLI ND OSMANI • DUGAGJIN LATIFI • QAMIL AVDILI • FATLUME AVDIU • FISNIK AZEMI

1

Parathënie :

I dashur lexues , në dorë ke skriptën e përpiluar nga një grup nxënësish maturantë. Në vitin e

kaluar pra në vitin 2011 kur edhe ne ishim maturantë gjithnjë na brengoste fakti se si t‟i mësonim vetëm ato që na kërkoheshin si përgjigje gjat provimit të maturës , kurse krahas kësaj ne kishim librat e gjuhës dhe letërsisë shqipe të cilët brenda tyre kishin përmbajtje të detajuar . Duke u gjendur para këtij fakti dhe duke pasur dëshirë për një mësim selektiv të asaj e cila me të vërtetë kërkohej , mes nesh si grup nxënësish lindi një pyetje se çfarë të bënim lidhur me letërsinë ngase në të siç do të vëreni edhe vetë më poshtë kishte një numër të madh autorësh , një numër të madh veprash , një numër të madh rrymash letrare si të vendit ashtu edhe të huaj , pastaj kësaj i shtohet edhe numri i madh i veprave letrare të shpjeguara detajisht . Ne meqë kishim këtë problem vazhdimisht mes temash që debatonim kishim edhe si të mësonim më lehtë në gjuhë shqipe . Duke parë pyetjet që parashtroheshin në provimet paraprake që ishin dhënë

viteve të kaluara nga ministria e arsimit , pastaj duke e marrë këtë mendim dhe duke e krahasuar me atë se çka realisht përmbanin librat , ne si grup nxënësish të një klase , një ditë nga ditët e shkollës vendosëm që të përpilojmë këtë skriptë . Këtu brenda këtij teksti do të gjeni shpjegime mbi rrymat letrare , mbi veprat e autorëve , mbi ideologjinë e secilit nga drejtimet apo thënë më drejtë do të gjeni të gjitha ato mësime që përfshihen në materialin mësimor të gjuhës dhe letërsisë shqipe që nga viti i parë e deri në vitin e katërt në gjimnazin e reformuar mirëpo në një

format të reduktuar . Këtu kur themi format të reduktuar duhet të kihet parasysh fakti se nga teksti i vërtetë që përmbahet në libër janë hequr shpjegimet e përsëritura e të detajura thellë gjë

e cila nga aq sa ne kemi mundur të kuptojmë nuk kërkohen nëpër provime . Përqendrimi ynë më

tepër është i orientuar në emra , data , përkatësisht në pjesën numerike dhe atë teorike që është nga më e kërkuara . Këtu në tekstet paraqiten së pari rryma letrare e përshkruar nga bartësit respektivisht autorët me emra , pastaj vitet kur paraqitet , vendi ku paraqitet , zhvillimet politike ,

qëllimi i rrymës , autorët , biografitë e tyre të konkretizuara me vite , vende lindjeje , shkollime , pastaj veprat e tyre të paraqitura janë në formë listash , e pas kësaj veprat e tyre ku janë dhënë informata konkrete pra personazhe , zhvillime ngjarjesh të përgjithësuara , arsyet etj . Pra nga kjo ne skemi bërë gjë tjetër përpos që kemi vendosur të gjithë atë material në një skriptë si kjo ku qasja në informacionin e dëshiruar është më konkrete dhe më e shpejtë . Lexuesit i drejtohemi me një kërkesë faljeje mjaftë të sinqertë lidhur me gabimet e mundëshme drejtëshkrimore të bëra brenda tesktit që për mungesë kohe nuk mundëm ti evitojmë dhe aq sa duhet . Nxënësit i drejtohemi me urdhërin e përvojës që ta lexojë skriptën nja pesë a gjashtë herë , nga fillimi deri në fund , dhe së bashku në kombinim me atë që ka mësuar më pare me shumë sukses do të ballafaqojë sfidën e provimit të matures në pjesën e letërsisë së gjuhës shqipe . Teksti në fjalë gjatë përpilimit është ndarë në grupe me nga dy ose një person që për hirë të mundit të dhënë do i përmendim edhe emrat e atyre që e bënë këtë punë jo me pak vlerë : materialin e vitit të parë e kanë përpunuar nxënësit Qamil Avdili dhe Herolind Osmani , materialin e vitit të dytë e ka përpunuar nxënësi Liridon Sulejmani , materialin e vitit të tretë e ka përpunuar Dugagjin Latifi me asistencë të Fatlume Avdiut kurse materialin e vitit të katërt e kanë përpunuar Fisnik Azemi dhe Florent Azemi. Ju dëshirojmë lexim të vëmendshëm dhe suksese në provim.

MATERIALI MËSIMOR I VITIT TË PARË

LETËRSIA E VJETËR SHQIPTARE Fillon në shek. XVI (Marin Barleti) deri më 1836 (Milosao, J. De Rada). Para kësaj faze kemi fazën e dëshmive:

1. Dëshmia e Guilem Adeas (1332) , letra e Skenderbeut dërguar princit të Torontos (1460) dhe M. Barleti Rrethimi I Shkodrës; 2. Dëshmia e Pal Engjëllit (1462), fjalorthi i Arnold Von Harfit (1497) dhe Perikopeja e ungjillit ( shek. XV-XVI).

Pal Engjëlli (1417-1470) Ishte Nga Drishti, kryepeshkop i Durrësit, diplomat dhe këshilltar i Skenderbeut. Në kuvendin e

8 Nëntorit 1462

Formula e Pagëzimit (afabet latin dhe Italian, dialekti gegërishte) , të cilën historiani Nikolla Jorga (rumun) e zbuloi në bibliotekën Laurentiana (Firence).

në kishën e Shën Trinisë së Matit shkroi veprën Rregullat, ku gjendet

Arnold Von Harfi Ishte nga Kolni (Gjermani), kalorës që u ndal në Ulqin,Durrës dhe Sazan (ishte nisur për Palestinë). Nga nevoja për komunikim në fjalorth (shqip- gjermanisht) shënoi: 26 fjalë, 8 shprehje dhe 12 numërorë , kishte perdorur alfabetin latin-gotik. Më 1860 e zbuloi Von Grote.

Anonimi i Perikopesë së ungjillit (përkthim i tekstit biblik) Autori (sipas Kolë Ashtës është shqiptar, sepse bën më shumë gabime në gjuhën greke se shqipe alfabet grek), përktheu një tekst të shkurtër biblik Ungjilli i Shën Mateut, kaptina XVI , 62-66. E zbuloi Spiridon Lambrosi (bibliotekën e Milanos), 1906.

HUMANIZMI

Humanizmi u ngrit kundër shtypjes feudale për të ndërtuar një rend të ri shoqërorë- ekonomik, kundër errësirës kishtare dhe pushtetit të kishës. Në këtë periudhë fillon edhe zëvendësimi i prodhimeve zejtare në ato manifakturale dhe u krijua edhe shtresa e borgjezisë (manifakturistë, bankierëve e financierëve .Ku në vend të dogmave fetare (nihilizmi, fanatizmi, asketizmi) lindi vështrimi kritik duke u bazuar në arsyen e mendjes së njeriut. Humanistët luftonin për lirinë personale e lirinë e fjalës. Ata shfytëzuan kulturën greko-romake dhe folklorin, përdorinin gjuhën kombëtare e pjesërisht latine. Humanizmi lindi në Itali, pastaj në Spanjë, Francë, Angli, Gjermani, Shqipëri etj. Humanizmi në letërsinë shqiptare- dallojmë dy faza:

1. Atë brenda territorit shqiptar (deri më 1479)

2. Atë jashtë territorit (fillon prej 1479- gjatë tërë shek. XVI).

Faza e parë është pak e njohur, në të dytën kemi humanistë që shkruajtën për: luftërat e Skenderbeut e të Shkodrës ( Marin Barleti, Marin Becikemi dhe Martin Segoni); gjeografinë e Shqipërisë ( Martin Segoni); filozofi, poezi, astronomi (Gazulli, Tomeu dhe Maruli). Këta ishin doktorë të shkencave e akademik, edhe profesorë në universitetet si të Padovës e të Breshias.

BIOGRAFIA E HUMANISTIT MARIN BARLETI

Lindi: (1460-1463), Shkodër ( sipas dok. në noterin e Padovës, dhe nga një testament I vitit

1501).

Shkollimi: mësimet e para nga ndonjë qendër humaniste, të mesmet në Venedik. Aktivitetet: meshtar në Shkodër.

KRIJIMTARIA E HUMANISTIT MARIN BARLETI

Në veprën e tij ka letra që dergojnë kundërshtarët, dialogje të palëve luftuese, fjalime të gjata, përskrime të natyrës dhe personazheve. Barleti ka shkruar vepra për Skënderbeun. Ato vepra janë: “Rrethimi I Shkodrës” dhe “Historia e Skënderbeut”.

ANALIZA E VEPRËS HISTORIA E SKËNDERBEUT

Rëndësia: rol të madh edukativ në brezat e ardhshëm pse i ka edukuar në frymën patriotike , si ta duan dhe mbrojnë atdheun. Kjo vepër ka vlerë edhe për idetë humaniste ku çmon mendjen dhe gjykimin njerzor. E afirmon konceptin e lirisë politike të njëriut. Nga Barleti tradhëtarët quhen qytetar të fëlliqurdhe bukëshkalë. Barleti njeh lufra të drejta, që janë mbrojtëse dhe padrejta që janë okupuese. Ndahet në 13 libra ose kaptina. Tema: jeta dhe luftrat e Skënderbeut. Personazhet:

Skënderbeu- pamje ideale, intelektual, ka kultura të huaja,ushtarak dhe me portrete si etik, psikologjik. Ballaban Pasha - renegat shqiptar, Ali Pasha, Mehmeti i II , sulltan Murati II, Mustafa Pasha- armiq. Subjekti:Pjesën më të madhe ua kushton luftrave të Skënderbeut kundër Perandorisë Osmane që fillojn pas kuvendit të Lezhës (mars 1444). Në qershor 1444 zhvilloi luftën e parë kundër Ali Pashës ( në fushën e Torviollit, afër Dibrës), pastaj me Mustafa Pashën, më 1450 me sultan Muratin e II, Krujë ( ky sultan vdes në Edrene, 1451), mundi edhe Mehmetin e II (birin e Muratit II), në Krujë, pastaj pësoi edhe Ballaban Pasha (renegat shqiptar). Skënderbeu korri suksese edhe në Itali, 1461, i ndihmoi Ferdinandit (djalit të mikut të tij Alfonsit V. Skënderbeu vdes më 17 janar 1468. Kjo vepër ka vlerë edhe për idetë humaniste ku çmon mendjen dhe gjykimin njerzor. E afirmon konceptin e lirisë politike të njëriut. Nga Barleti tradhëtarët quhen qytetar të fëlliqurdhe bukëshkalë. Barleti njeh lufra të drejta, që janë mbrojtëse dhe padrejta që janë okupuese Vendi i ngjarjes: Krujë, Dibër dhe Itali.

BIOGRAFIA E HUMANISTIT GJON BUZUKU

Lindi : nuk dimë asgjë, për vendlindjen, sipas Norbert Jokli (austriak) dhe Marko La Piana (arbëresh) thuhet se është nga pjesa verilindore; ndërsa sipas Justin Rrotës dhe Eqrem Qabej është nga pjesa veriperëndimore. Aktivitetet: meshtar i një kishe.

KRIJIMTARIA LETRARE

E shkroi vetëm veprën Meshari dhe nuk është një vepër origjinale por e përkthyer.

ANALIZA E VEPRËS MESHARI

Rëndësia : më i pari monument i literaturës shqiptare, pa këtë vepër nuk mund ta studionim fonetikën, morfologjinë e dialektologjinë historike të gjuhës shqipe. Gjuha është gegërishte arkaike. Alfabeti është latin por pesë shkrojnja janë të huazuara nga ai gllagolitik i sllavëve të bosnjës. Tema: vargje nga bibila. Vecori: nga 220 faqe I kshin mbetur 188 kur e gjeti Gjon Kazasi( e quajti Meshari), pa kopertinë. Për vendbotimin ka mendime të ndryshme si p.sh. Tivar, Shkodër, Obod dhe më I besueshëm Venedik. Sipas E. Qabej është përkthyer nga: gjuha latine, italiane dhe sërbe. Dallimi: tip i veprave fetare që përbëhet nga libri i orëve dhe nga i mesharit, ka edhe disa lloje poezish si himne dhe psalme.

BIOGRAFIA E HUMANISTIT PJETËR BUDI

Lindi: 1556, Gur të Bardhë të Matit. Shkollimi: rrethin familjar.

Aktivitetet: në moshë 21 punoi si meshtar në Kosovë e Maqedoni.

1599

vicar i përgjithshëm i kishave të Sërbisë (shërbeu 17 vjet).

1616

shkoi në Vatikan (pas Kuvendit të Prokuplës) për disa kërkesa, nuk pati sukses.

1618

në Romë, botoi 4 vepra.

1621

I shkruan një letër kardinal Gocadinit,organizimin e kryengritjeve.

1622

(Shqipëri ) ipeshkv i Sapës, mban mbledhje për ndalimin e veprimtarëve të huaj që ishin

antikombëtar. Vdiq: dhjetor 1622 (aksidentalisht duke kapërcyer lumin Drin, ndërsa I. Zamputi thotë se ishte komplot).

KRIJIMTARIA LETRARE

1. Doktrina e kërshtenë, Romë 1618;

2. Pasëqyra e t‟rrëfyemit, Romë 1621 (përkthim nga latinishtja)

3. Rituali roman, Romë 1621;

4. Kush thotë meshë këtë kafshë duhet me shërbyem, Romë 1621.

ANALIZA E VEPRAVE TË PJETËR BUDIT

Tipi i ligjeratës është Budi është prozator dhe poet. Proza është e përkthyer nga italishtja dhe latinishja dhe origjinale. Budi ka shkruar 3 200 vargje. Poezitë janë me motive:

1. Biblike- dhiata e vjetër dhe e re (vëllavrasja- Kaini vret Abelin; motivin e vajeve- Shën Mëria vajton Krishtin) 2. Personale- të poetikës letrare: aktit të frymëzimit, krijimit dhe zgjedhjes së motivit. Budi përdor vargun tetërrokësh dhe alfabetin e Buzukut.

BIOGRAFIA E HUMANISTIT FRANK BARDHIT

Lindi:1606, Kallmet të Zadrimës, Familja: e shquar e Bardhajve,

Shkollimi: mësimet e para në familje, 1628 në Loreto, 1633 në kolegjin e propagandës Fide të Romës. 1635 kreu studimet. Aktivitetet:

1636

ipeshkv në Sapë e Sardë,

1642

kërkoi të mbahet gjyq për vrasjen e Budit, u dëshpërua nga vendimi I gjyqit.

Është shkenctari i mirëfilltë i shek. VII.

Vdiq:1643.

KRIJIMTARIA LETRARE

1. Dictionarium latino-epiroticum (fjalor latinisht-shqip), Romë 1635;

2. Gjergj Kastrioti Venedik 1636

ANALIZA E Dictionarium latino-epiroticum

Në parathënie jep dy motive se pse e shkroi:

1. Kombëtar- ti ndihmoj gjuhës shqipe që kishte filluar të humbej,

2. Religjioz - ti ndihmoj priftërinjtë që përmes këtij fjalori të përkthejnë cdo libër që u bie

në dorë.

Është e tipit 2 gjuhësor por del edhe 4 gjuhësorë si latinisht, italisht, shqip, turqisht. Ai shënon emrat në të pashquar, foljet në paskajore. Në pjesën e dytë ka pjesë gramatikore si: numërorët, ndajfoljet, lidhëzat, pasthirrmat dhe pjesë nga folklori, 113 proverba dhe 2 biseda. Ka 2544 fjalë.

ANALIZA E VEPRËS Gjergj Kastrioti

E shruar latinisht dhe flet për Skënderbeun në formë të një apologjie ku dëshmon origjinën e

Skënderbeut dhe mohon boshnjakun Tomko Marnaviqi. Ndahet në 2 pjesë:

1. Origjinën e familjes së Marnaviqëve,

2. Origjinën e familjes së Kastriotëve.

Në apologji shfrytëzon veprat e Barletit, Becikemit; të huajve si Sabelikos dhe Orbinit. Përdor alfabetin e Buzukut dhe Budit

BIOGRAFIA E HUMANISTIT PJETËR BOGDANI

Lindi:1628, Gur të Bardhë të Hasit të Prizrenit Familja: e përmendur që ka nxjerrë mjaft intelektual.

Shkollimi:mësimet e para në familje, i vazhdoi në Kolegjin Ilirik të Loretos, studimet i vazhdon më 1654 në Kolegjin e Propagandës Fide të Romës ( me ndihmën e Andrea Bogdanit), 1656 diplomon për teologji dhe filozofi. Aktivitetet:

Pas shkollimit të lartë punoi si peshkop në shkodër dhe administrator i Tivarit. U arrestua më

1671 por nga burgu e nxorrën Pepë dhe Nikollë Kastori ( veprimtari politike kundër perandorisë

osmane).

1677

emërohet ipeshkv në Shkup ( me kërkesë e Andrea B. dhe me urdhrin e Papës.

1682

strehohet në Dubrovnik, kthehet në Shkup më 1683.

1689

I bashkohet generalit austriak Pikolomilit me 6000 ushtarë.

Vdiq:1689, dhjetor, Prishtinë.

KRIJIMTARIA LETRARE E HUMANISTIT PJETËR BOGDANI

-Cuneus Prophetarus (ceta e profetëve), 1685, Padovë. -Krijimi I Rrozullimit, poezi refleksive -Jeta e dhjetë sibilave dhe kankat e tyne. Përdori alfabetin e paraardhësve, është I pari që shënon shkronjën ë me symbol të vecantë. Në poezi përdor vargun 11 rrokësh, strofa tetëvargjëshe, me rimën ab, ab, ab, cc.

ANALIZA E VEPRËS ÇETA E PROFETËVE

Fillon me një parathënie , Të primtë përpara letërarit. Në këtë parathënie shpreh brengën për

gjndjen politike-kulturore të popullit shqiptar I robëruar, flet për arsimin e lartë ku thotë se duhet

të hapen këtu shkolla të larta e mos të shkojnë përtej detit, flet edhe për pasurimin e gjuhës me

fjalë plaka dhe fjalë të reja dhe të mos huazoje nga popujt përreth. Vazhdon me tekstin themelorqë ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parëflet për imanencën e Zotit që ai e quan Hyji, fuqinë e tij dhe se krijoi gjthëcka madje edhe njeriun.

Në pjesën dytë flet për Jezu Krishtin, nënën e tij, për fëmijërin e tij, ndërtimin fizik dhe psikik, edhe për vendimin që të martirizohet. Në vepër ka fragmente me temë kombëtare ku thotë se Cesar Augustit që ka dashur ti ketë vetëm shqiptarë se janë trima e të fortë. Flet për Vuce Pashën që humbi nga Kelmendasit. Përmend toponime si Prizrenin, Pashtrikun etj.

BIOGRAFIA E HUMANISTIT JUL VARIBOBA (arbëresh)

Lindi: 1724,Mbusat, rrethi i Kozencës Shkollimi: në kolegjin arbëresh Shën Benedeto Uliano. Aktivitetet:

1751- rektor I kolegjit Shën Benedeto Uliano ( u shkarkua sepse opinion arbëresh u ankua te Papati). Shkoi në Mbusat të punojë si prift. Mbante korin me vajzat e fshatit të cilat këndonin këngë për Shën Mërin që i thurrte ai. U shkarkua për arsyen e nnjejtë “ sepse propagandonte katolicizmin e arbëreshëve. Vdiq:1788, Romë.

KRIJIMTARIA LETRARE

Shkroi veprën origjinale por me personazhe të huazuara nga bibla “Gjella e Shën Mërisë Virgjër”.

ANALIZA E VEPRËS GJELLA E SHËN MËRISË VIRGJËR

Rëndësia: vepër origjinale, poetike. Mënyra e botimit: 1762 në Romë. Personazhet:

Shën Bambini (Krishti) Shën Mëria- nëna e Krishtit. Subjekti: është e ndarë në dy pjesë:

1. Flitet për Shën Mërinë, e cila dallon nga personazhi biblik, sepse Shën Mëria e Varibobës është një nënë e vertetë, fshatare dhe grua e rëndomtë, ajo gëzohet kur njen se është shtatëzënë, vepron sit ë gjitha nënëat, e lidhë, e zgjidhë, i jep sisë, e lëmon, e shtrëngon në kraharor, e puthë, e mban në duar, edhe kur fillon të rritete ajo i këndon ninulla, e quan

pëllumb, brengoset për të dhe vajton kur martirizohet përderisa ajo Biblike është indiferente, nuk i jep sosë, nuk kujdeset për të, nuk afrohet ta shikojë dhe nuk e pranon se është fëmija i saj.

2. Flitet për dy modele të Krishtin: kur flet për fëmijërin e tij është real e natyror dhe vazhdon deri kur martirizohet, ai luan me shokët si fëmijë i rëndomt, i do shokët dhe e duan, i sjellin dhurata shokët dhe i ndihmon të ëmës në punët e shtëpisë; prej martirizimit deri në vdekje tregohet sipas Biblës.

Vecori: vepra vuan nga proliksiteti, pjesët nuk janë të lishura mirë dhe ndihen zbrastira ndërmjet tyre. Ka përdorur metaforën, krahasime, epitete. Përdor varg të larmishëm nga 5-14 rrokësh. Gjuha është me bazë popullore por ka edhe shumë italinizma. Vendi i ngjarjes: fshat. ALAMIADA SHQIPTARE

Zhvillohet nga fillimi i shek. XVIII gjatë tërë shek. XIX. Më parë është quajtur letërsia me alfabet arab dhe letërsia e bejtexhinjve. Letërsinë shqiptare e pasuroi me motiv të reja si:

poetikës letrare, nostalgji, patriotizëm , moral-estetik, social dhe fetar. Nezim Frakulla botoi veprën e parë arstistike në letërsinë tonë Divanin (1730-1735). Përdorën gjuhën shqipe, paraqitën forma letrare fetare si: ilahi, elife, mevlude; jofetare si: poemat, kasidet, gazelet, humored, satirat, divanet. Përdorën ligjeratën poetike dhe zhvilluan lloje të ndryshme të vargjeve e të strofave, veçmas distihët e katrenat.

BIOGRAFIA E ALAMIADISTIT HASAN ZYKO KAMBERIT

Lindi:1743, Starje të Kolonjës. Shkollimi:medresen në lindje. Aktivitetet: 1789 mercenari Ali Pashë Tepelenës në luftën e Smederevës. Vdiq:mendohet për vitin 1810

KRIJIMTARIA LETRARE

Sipas temave ndahahet në temë : fetare dhe jofetare (laike). Temë fetare:

1. “ilahi”, 1749 2. përmbledhje poezish “Mexhnua”, “ Mevludi” etj. Temë jofetare:

Poezitë: Paraja, Bahti im, Trahani, Lufta Mbretërore (Seferi humajun), Gratë e va, Gjerdeku i vashës, Munafiku, Ty bota ta kanë zili dhe Vasijetname.

ANALIZA E POEZISË PARAJA

Rëndësia: është me motiv social dhe më e rëndësishmja e kësaj periudhe. Personazhet: personazhet jan të shtresave të ndryshme.

1. feudalët (mbreti,vezirët, pashallarët, tregtarët, zejtarët)

2. klerikët (i pari i fesë, myftiu, myderrisi, kyrët e vaizët)

3.të varfërit (servilët, mundqarët, sahanlëpirësit, pakurrizorët) Subjekti: flitet për veprimet, sjelljet e njerëzve që të aarijnë deri te para. Ku dy shtresat e para zhvillojnë luftë pa kompromis, ndërsa e treata veprojnë kundër ndërgjegjes, moralit, karakterit për të fituar para. Qëndrimi i autorit: Shkrimtari dy grupet e para i satirizon dhe ironon ndërsa për shtresëne tretë i vjen keq për jetën e tyre.

ANALIZA E POEZISË BAHTI IM (FATI IM) Subjekti: flitet për jetën e poetit dhe eksperiencën e njeriut në jetë. Shtron pyetje shoqërisë se kush duhet ta bëjn të lumtur një njeri: ryshfeti, paskrupulliteti, hipokrizia etj; apo dituria,

intelegjenca, puna sakrifica. Të parat i kishte shtresa feudale dhe për këtë arsye atë qeveri e quan zaife, hokabaza, pijanece, e të sëmurë.

ANALIZA E DISA TJERA POEZIVE Trahani-shpreh keqardhjen për barinjtë e bujqit që hanë të njejtin ushqim , edhe atë 12 muaj në vit, trahanin. Edhe në këtë poezi bën ironi e sarkazëm për të pasurit. Lufta mbretërore: flet për mercenarizmin dhe luftat feudale i quan si mshtruese,cvlitëse, rrënuese.Gratë e va dhe Gjerdeku i vashës: trajton temën e gruas së ve në shoqëri e cila bëhet edhe burra për fëmijët e tyrë. Trajton fatin e vajzave që prindërit i fejojnë me kë të duan ata.

BIOGRAFIA E MUHAMED KYÇYKUT

Lindi:1782, Konispol, Gjirokastër . Familja: mbeti herët pa baba u rrit nga ungji i tij. Shkollimi: medresen në Konispol, në Kairo studioi. Aktivitetet: hoxhë dhe muderriz në Konispol, merret me krijimtari përkthyese, përpilues tekstesh dhe krijues origjinal. Vdiq:1844, Konispol.

KRIJIMTARIA LETRARE E MUHAMED KYÇYKUT

Shkroi vepra me tematik fetare dhe jo fetare. Fetare:

-Kaside byrda (përkthyer nga arabishtja) -Mevlud (origjinale). Jofetare:

Poezitë:

- Gurbetlinjtë

- Bekriu

- Zaptimi i Misolongut Poema:

- Erveheja, 1818-1820

- Jusufi e Zylejhaja.

ANALIZA E VEPRËS ERVEHEJA

Në këtë vepër është e paraqitur jeta e një gruaje e quajtur Erveheja. Përvec bukurisë ka edhe mencurinë. Gjthcka shkonte mir derisa burri i saj shkon në kurbet, kunati i saj dëshiron ta bëjë të tijën por nuk mundështe sepse hasi në vigjilencën dhe moralin e Ervehesë. Erveheja është edhe humaniste kur e shpëton nnga litari një të huaj duke i paguar 400 dukatë. Veprës ia humbin vlerën artistike disa fenomene psh kur anija përmbyset dhe shpëton vetëm ajo, bëhet mjek i syve.

Letërsia Botërore

Apo ajo e pgjitshme, është degë e shkencës mb letërsinë. Përfsin veprat letrare të të gjitha kohëvedhe të të gjithë popujve. Ka kritere teorike-letrare se cila vepër mund të integrohet në let. Botërore. P.sh. vepra që shquhen me idetë, mendimet e porositë dhe veprat që kanë përsosmëri si nga përmbajtja ashtu edhe nga forma.

Miti dhe Mitologjia

Mitet- janë tregime ose rrëfime për qeniet hyjnore si perënditë dhe gjysëmperënditë, për qeniet njerëzore si heronjë dhe fenomene natyrore. Mitologji- quajmë tërësinë e tregimeve dhe rrëfimeve për ngjarjet nga jeta e perëndive dhe e hyjnive, e heronjëve dhe e fenomeneve natyrore. Mitet ndahen në 3 cikle: teogonike, kozmogonike, heroike Teogonike- flasin për historinë e perëndive. Kozmogonike- flasin për zanafillën dhe krijimin e botës. Heroike- flasin për heroizmat e trimave legjendarë, të njerëzve viganë ose të njerëzve gjysëmperëndi. Të tillë janë: Gilgameshi,gjysëmperëndi, lufton kundër Humbabës, sjell paqe dhe lumturi te njerëzit e një krahine. Çdo popull ka mitet e tyre p.sh: të faraonëve, sumero-asiro-babilonase, kineze, indiane, greke, romake, shqiptare etj.

Letërsia Mesopotamase

Mesopotamia shtet i lashtë në Lindjen e Mesme I krijuar që në mijëvieçarin e pestë p.e.r , la një kulturë material dhe shpirtërore të pasur. Kult. shpirtërore u zhvillua së pari në gjuhën sumere. Sumerët,popull indoevropian,nga India e Irani. E ruajtën gjuhën e tyre në rrasa guri dhe në pllaka argjili e shkruar me shkronja të veçanta, sot të zbuluar afër Bagdadit. Gjuha dhe populli sumer u shuan në mijëvjeçarin e dytë p.e.r, kulturën dhe shkrimin e vazhduan asiro-babilonasit, prandaj kjo let. ndryshe quhet let. sumere-asiro-babilonase. Kjo let. është me përmbajtje religjioze dhe laike, ka qenë i zhvilluar edhe epi, më të njohura janë: Zbritja e Inanës në botën nëntokësore, Epi për Lugalbandën, Rrëfimi për përmbytjen etj.

Epi i Gilgameshit

Së pari i krijuar në gjuhën sumere, aty nga shek. XXII deri në shek. XVIII p.e.r. Tregimet për Gilgameshin, të njohura në gjithë Lindjen e Mesme, por nuk I dihet autori.

NDËRTIMI I ndarë në 12 këngë, sipas temave e ndajmë në 2 pjesë

TEMA E PARË Kjo pjesë shkon deri në këngën VIII, ka si temë luftën që bën njeriu kundër së keqës njerëzore Subjekti: Gilgameshi personazh kryesor i epit, me prejardhje hyjnore ( 2 / 3 ) dhe njerzore ( 1 / 3 ). Themelues i Urukut, dhe mbret i saj. Krijues i një mbretërie të pasur, ishte një sundimtar i vrazhdë që nuk pyeste shumë për popullin, veçmas i mundonte të rinjt, nuk i linte të bashkohen. Perënditë i pranuan ankesat e popullit, dërgojnë një krijesë hyjnore Enkidujin, i cili e humbi betejën kundër Gilgameshit. Më vonë këta dy bëhen vëllezër dhe bashkëluftëtarë. Këta dy luftuan kundër një të keqe, Humbabës, krijesë hyjnore që i tmerronte njerëzit e një krahine. Këta dy korrën fitore në këtë betejë me ndihmën e hyjnive të Shamashit (zotit të diellit), dhe të Ninibit (hyjit të luftës).Gilgameshi dhe Enkiduji luftuan për të mirën e përgjithshme e jo personale.

TEMA E DYTË Fillon nga kënga e IX e deri në fund, ka si temë fikën nga vdekja dhe nga bota e nëndheshme dhe përpjekjen për të gjetur pavdekësinë. Konsiderohet si tema kryesore e epit të Gilgameshit. Subjekti: Është si vazhdim i pjesës së parë, por me përmasa shqetësuese, vdekja e Enkidujit. Vdekjen e Enkidujit Gilgameshi e përjetoi rëndë, dhe që në atë moment koncepti i epit merr një kaje tjetër, jo të luftës dhe të guximit, por atë të nënshtrimit dhe të frikës nga vdekja. Me vdekjen e Enkidujt Gilgameshi kuptoi domosdoshmërinë e vdekjes, se edhe ai një sit duhej të vdiste. Gilgameshi mbante iluzione se Enkiduji do të zgjohet, e mbajti 6 ditë të pavarrosur,të 7 dha urdhër për ta varrosur. Atij i mbeti vetëm një shpresë, gjyshi i tij Utnapishtimi, i cili e kishte fituar pavdekësinë me barkën e tij që shpëtonte njerëz. Gilgameshi me shumë vështirësi arriti te gjyshi i tij, ai ia tregon një bari në fund të detit, mirëpo ai bari nuk ishte bari për ta fituar pavdekësinë por në të cilin ishte i vendosur rinia dhe fuqia,edhe këtë nuk arrin ta merr sepse para tij e merr një gjarpër. Tani e kupton se edhe ai një dit duhet të vdesë dhe kthehet në Uruk, i kërkon priftërinjëve të shkoj në botën e nëndheshme që ta takoj Enkidujin. Bisedon me hijen e tij, dhe e kupton tmerrin që e pret. Vepra e Gilgameshit mbetet një porosi e madhe për të gjithë njerëzit,se njeriu është i vdekshëm.

Homeri

BIOGRAFIA Thuhet se ka jetuar ndërmjet shek XI p.e.r dhe shek. IX p.e.r por disa thojn prej shek IX deri VII p.e.r. Shkrimtar i parë i letërsisë arkaike, i vë themelet e let. Greke. Shkenca që merret me Homerin dhe veprat e tij quhet Homerologji. Dy poemat e tij heroike Iliada dhe Odiseja

NDËRTIMI (Iliada) Zhvillohet lufta në 51 ditët e fundit Lexuesi e di ngjarjen deri në ditën e 10 Ka 15.700 vargje e ndarë në 24 libra, në bazë të alfabetit grek.

POEMA ILIADA

Tema: Poem heroike, tregohet për trimat e mëdhenj të luftës së Trojës dhe për luftën në mes grekëve dhe trojanëve. Subjekti: Shkaktar i luftës, hipokrizia e mbreti të Trojës Parisit , i biri i mbretit Priam. Parisi si mik i Menelaut (vëllau i Agamenonit), i rrëmbeu shumë pasuri dhe gruan Helenën, me këtë gjest të bërë nga Parisi filloi lufta 10 vjeçare greko-trojane. Kryepersonazh i Iliadës është Akili, biri i mbretit Pelejës dhe i biri i perëndeshës së detrave Tetidës. Ngjarja e veprës fillon me hidhërimin e Akilit Agamenonit, Agamenoni ia rrëmbeu vajzën e Krisit dhe e bëri robresh. Agamenoni pranon ta lëshoj vajzën e Krisit si kompenzim rrëmben robreshën e Akilit Briseidën. Agamenoni dëshiron të kthehet në Greqi por pengohet nga Odise. Përçarjet e grekëve i shfrytëzonin trojanët duke marrë iniciativ për të dalur jashtë kalasë. Parisi në duel me Menelaun, fituesi e merr Helenën. Parisin e shpëton Afërdita. Hektori lufton me Ajaksin, e shpëton Apoloni. Lufta ndikon edhe tek perënditë të cilët ndahen në dy tabore, me grekët dhe kundër tyre, mirëpo Zeusi ia ndalon perëndive të marrin pjesë në këtë luftë. Hektori (sypatremburi,grauja e tij Andromaka), del në luftë me Petroklin( shuku i ngusht i Akilit, i cili ia kishte dhënë veshjet e tij) mirëpo ky vritet nga Hektori. Akili i zemëruar del në dyluftim me Hektroin i cili e mundi atë, me ndihmën e perëndeshës Athina, e cila kinse ishte me Hektorin i ndihmoj Akilit. Si hakmarrje Akili ia lidh kokën për qerre dhe e tërheqë rreth kalasë ku e shohin prindërit e Hektorit. Me këngën XXIII bëhet varrimi i Petroklit. Me këngën XXIV, Priamai babai i Hektori i bie në gjunjë Akilit t‟ia marr kufomën të birit, Akili ia jep hhe i premton 12 ditë armëpushim Ngjarja përfundon me varrimin madhështor të Hektorit.

POEMA ODISEA

Tema: Flitet për kthimin e burrit në shtëpi, në momentin kur gruaja e tij duhej të martohej me një burrë tjetër, dhe burri i vërtet e ndërpret martesën. Subjekti: Odiseu mbreti i Itakës bashk me një grup luftëtarësh marrin rrugën për tu kthyer në Itakë. Gjatë rrugës së kthimit Odiseu haset në shumë pengesa të ngyrosura me mitologji, ku ndikojnëe edhe perënditë. Posejdoni, zoti i detit, ia çon anijen në ujdhesën e nimfës Kalipso,e cilado ta përvetësojë për burrë në kohën kur Penelopës gruas së Odiseut, shumë mësitë e duan dorën e saj. Biri i Odiseut, Telemaku i cili ka dalë ta kërkojë të atin, në rrugë takohet me heronjtë e trojës: Menelaun dhe Helenën, por jo me Agamenonin sepse atë e kishte vrarë gruaja e tij. Kalipsa me urdhërin e perëndive e lëshon Odiseun, Posejdoni përsëri ia shkatërron anijen. Nausika i gjen në breg të detit dhe i çon në pallat ku aty takohet me Demodikun i cili këndon këngë për luftën e Trojës. Grekët ndërtojnë një kalë të drunjt, në brendin e kalit fshehib qindra luftëtarë dhe Odiseun, Trojanët e fusin kalin brenda kalasë. Natën dalin luftëtarët dhe e shktrojnë trojen deri në themele. Nëpërmjet 4 këngëve Odiseu tregon ngjarje dhe takime të çuditshme ku tregon kthimin nga Troja. Së pari arrin në ishullin e Lotofagëve, pastaj shkojnë te kiklopët ku Polifemit ia nxhjerin të vetmin sy dhe e verbojnë. Depërton në botën e nëndheshme ku takohet me nënën, Agamenonin, Akilin. Kalon nëpër ngushticën e Skilës dhe Kardibës ku i humb 6 shok dhe 6 tjerë të cilët i kishin mbetur e vazhdon rrugën Kur arrin në Itakë ai vishet si lypës, takohet me Telemakun birin e tij, ku aty mbyti të gjithë mësitët. Më në fund vendoset paqja dhe qetësia në Itakë me mbreti ne dikurshëm Odiseun.

PERSONAZHET

Personazhe e Homerit paraqiten në situata të ndryshme, prandaj pasqyrojnë edhe një diapazon të gjërë të realitetit. Akili- hero i madh i epikës greke, ka një dihotomi të veçantë: di të dashurojë dhe të urrejë me të njejtën fuqi, di të hakmerret dhe të ngushëllohet për të njejtët njerëz. Hektori- gjithashtu hero i madh, në anën e Trojës, me karakter të fortë, nuk pranon të tërhiqet nga fronti i luftës edhe pse e pa vetën në rrezik,sepse iu duk vdekja më e ëmbël dhe e ndreshme në fushën e betejës, paraqitet pak më i kompletuar, është burrë e prind i kujdesshëm. Agamenoni- ka pozitë të lartë në kierarkinë ushtarake sepse i takonte klasës aristokrate. Andromaka- gruaja e Hektorit,e kujdesshme që krijon familje të lumtur, e do burrin dhe e parandjenë tragjikën që do ti ndodhë në të ardhmën. Odiseu- si personazh e cilëson maturia dhe mprehtësia në veprime, përfaqëson njeriun e kohës, atë të tregtarit dhe të lundërtarit. Ai ka dashurinë ndaj atdheut dhe asnjëherë nuk e harroi Itakën dhe gruan. Penelopa- është gruaja ideale në kohën e Homerit të cilën e cilëson bukuria deh mençuria. Mungesa e burrit e afirmoi edhe më tepër si shtëpiake e mirë, penelopa mbeti simbol i gruas së bukur.

SAFO

Në letësrsinë greke paraqitet një formë e re letrare, ku paraqiten lirika dhe dramaturgjia, në tematikën përmbajtësore pasqyrohet më tepër realiteti.

BIOGRAFIA

Gruaja e parë poete e lindur në Lesbos, jetoi në shek. VI p.e.r, Bijë e një aristokrati, u martua me një aristokrat, kishte një vajzë. Largohet nga Lesbosi për në Sicili, kishte formuar shoqatën e femrave, të cilën e quantë, shtëpia e shërbtorëve të muzave. Poezitë e Safos janë të lidhura me dashurinë e një femre ndaj në mashkulli, Safo ishte për një bukuri të jashtme por edhe të brendshme, e cila thotë: ,,I bukur është ai i cili është i madh në shpirt‟‟. Safo paraqitet në një vazo greke me shirit në dorë, kah ajo fluturon Erosi me një mbishkrim ,, i pafat‟‟. Kjo simbolik ka edhe mitin për Safon se ajo ka përjetuar një dashuri të pafat me Faonin, të cilin e krijoi Afërdita. Safo nga dëshprimi që nuk arriti t‟ia rrëmbej zemrën, ajo u hodh nga shkëmbinjtë në valët e detit, ngjarja mbaroi tagjikisht.Safo njihet si poete e epitalmeve. Janë të ruajtura 2 këngë të tilla Kori I dhe Kori II

KORI I Trajtonë pozitën shumë deprimues dhe degraduese, të një vajze të pamartuar, të virgjëreshës, të cilën e krahason me një lule shumë të bukur, mirëpo kjo vajzë nuk është si të tjerat, kjo vajzë karakterizohet me virgjinitet të humbur nga bariu, ku nga një vajzë e tillë ikin meshkujt. Poetja kërkon shpëtim për një virgjëreshë të tillë, kërkon shpëtim nga Hymena , perëndesha e bashkëshortësisë dhe e dasmës për t‟i ndihmuar vajzës. KORI II Me motiv autonimik, lumturinë e femrës që vë kurorë në rini. Këtë e krahason me një element produktiv që me frytet e saja i gëzohen të tjerët (hardhinë). Për poetën martesa ngjall 2 ndjenja:

dashurinë e burrit dhe kënaqësinë e prindërve.Edhe në këtë poezi poetja e fton Hymenën që të vazhdojë me kurorëzimet e të rinjëve.

EPITALAMI I AFËRDITËS Dallohen 3 komponenta që shprehin vuajtjet e femrës: vokacioni, epiteti, thirrja Me vokacionin o frontstolisura, o hyjneshë e madhe, o e lumtur e madhëron Afërditën (hyjneshën e dashurisë).Me epitet si : Afërdita e amshuar, hyjneshë e madhe, fytyrë hyjnore, me të cilat e ngre më lart personalitetin e saj. Me thirrjet : këtu eja Zhvillohet dialogu në mes Afërditës dhe poetës. Pjesa e dialogut të Safos flet përdashuri të plagosur, ku dashnori i ka ikur dhe nuk i kthehet, të cilën e lëndon moralisht. EPITALAMI PASION DASHURIE Flet për cfilitjet e femrës që nuk gjen dashuri, për vuajtjet që janë fizike e psikike që shoqërohen deri në vdekjeSafo është autore e një strofe të veçantë Safike, Përbëhet: 1katren, 3 vargjet e para i ka në vargun 11 rokësh, vargun e 4 në 5rrokësh.

Eskili

Fazën e let. Greke atë klasike e karakterizojnë dy nënfaza: zhvillimi i poezisë lirike shek. VII-VI p.e.r Zhvillimi i tagjedisëdhe komedisë dhek. V-Ivp.e.r Lindja e tragjeisë e të komesië e kushtëzojnë 2 momente: festat e Dionizit (perëndisë së verës), lulëzimi i shoqërisë demokratike greke. Festat e Dionizitmbaheshin në pranverë dhe vjeshtë. Korifeu- kishte rolin e tregimtarit të ngjarjes, ndërsa kori këndontë këngë lirike. Lulëzimi i demokracisë luajti rolë në zhvillimin e tragjedisë dhe komedisë, u krijuan kushte për krijimi ne teatrit grek: skena orkestra dhe publiku.

BIOGRAFIA Krijoi tragjeditë e para, njihet ,,baba i tragjedisë”, për nga vlerat ,,gjeni i tragjedisë”. Ka lndur në Leuzinë afër Athinës, 525 p.e.r me prejardhje aristokrate, por mbështeti demokracinë. Tragjeditë e para, në moshën 40 vjeçare, tragjedia e parë Persët. Eskili thoshte se demokracia është më e pranueshme se monarkia, lindin mospajtime mes Eskilit dhe Athinës, ku më 458 u luajt në athinë trilogjia ,, Orestina”, ku u ngritën akuza të rëndadhe u detyrua të largohet nga Athina, shkon në Sicili, vdes në vitin 456 p.e.r Për vdekjen e tij ekziston një legjend. Një ditë duke ndenjurnë fushë, kalon një shqiponjë ku mendon se koka e tij tullace është shkëmb, e lëshon breshkën dhe bie në kokën e Eskilit, dhe kështu vdes Eskili.

KRIJIMTARIJA LETRARE Nga 90 sipas disave apo 70sipas disave, vetëm 7tragjedi janë të ruajtura, mirëpo nga 72 tragjedi ka fragmente dhe dihen titujt Ndahet në 3 faza:

faza e hershme (Lutëset, Persët faza e mesme (Të shtatët kundër Tebes, Prometeu i mbërtyer) faza e fundit (Orestina)

PERSËT Tema: Lufta e Persëve kundër Grekëve Subjekti: Është trilogji, i largohet legjendave, i zavendëson me ngjarje bashkëkohore, ku merr pjesë edhe vet. Kjo luft zhvillohet në krye me Kserksin, biri i Darit, ngjarja zhvillohet në oborrin e Persëve. Tragjedia fillon me kori ne pleqëve persianë, që e lëvdojnë mbreitn dhe ushtrinë persiane. Nëna e Kserksit sheh ëndrra të tmerrshme, Dari flet për humbje të mdha, që vjen si rezultat i krenarisë së tepruar të Kserksit. Ngjarja religjioze dhe porosia morale e përcjellin fati ne ngjarjes. Ngjarja nuk zhvillohet para spektatorëve por përmes lajmëtarit i cili e kumton humbjen ose fitoren. TË SHTATAT KUNDËR TEBES Këtu personazhi kryesor merr një rol dominues, roli i korit zvogëlohet duke ia zënë vendin prologu, Në tragjedinë Orestia fut edhe personin e tret

PROMETEU I MBËRTHYER

Tema: Flet për kundërshtimin e Zeusit nga Prometeu, që të mos zhduk racën njerëzore. Subjekti- Prometeu është një nga titanët e mëdhenj që ia mbajti anën Zeusit deri në momentin kur Zeusi dëshiroj të sjellë në racë tjetër tënjerëzve dhe në atë moment e kundërshtoi Zeusin. Zeusi e angazhoi Hefesin, të birin, perëndinë e zjarrit. Zeusi i dhuroi 2 veçori alegorike:

Pushtetin dhe Forcën. Prometeu lidhet për shkëmbi, rri si rojtar i vetmuar dhe në një pozitë shumë të keqe. Prometeu i dhuroi njerëzimit zjarrin, i bëri njerëzit që të njohin ciklet natyrore, i bëri njerëzit që të shohin edhe psekishin sy, të dëgjojnë, zbuloi numratme të cilat i dha mundësi të zhvillohet shkenca, zbuti kafshët etj, të gjitha këto përkundër dëshirës së Zeusit. Zeusi me gjithë forca e tij ngriti një stuhi, e cila stuhi e rrëzoi shkëmbin ku ishte lidhur prometeu dhe ra në det. Zeusi u tregua i vrazhd edhe ndaj gruas së tij-Herës Fig. Prometeu ka simbolik njeriun që lufton kundër tiranisë për t‟i dhënë njerëzimit vlerat më të nevojshme në jetë.

ARISTOFANI

Në këtë kohë lind edhe komedia, fjala komedi nga gre. Komodia, do të thotë këngë e komosëve (grumbullimi i njerëzve të papunë). Edhe komedia lindi në Athinë në kohën e festave të Dioniseve. Aristoteli thotë se : tragjedia lindi nga këngët ditirambike, ndërsa komedia nga këngët follike.

BIOGRAFIA Lindi në Athinë në vitin 445p.e.r në një familje treftare Të gjitha temat e komedive janë të lidhura me ngjarjet politike, shoqërore e kulturore. Vdiq në vitin 388 p.e.r në moshë të re La një numër të madh komedish, prej 44-50, sot njohim 11 prej tyre.

KOMEDIA KALORËSIT Me temë plolitike, flet kundër liderit të partisë demokratike radikale- Kleonit.

KOMEDIA ZOGJTË Tema: Përmes fantazisë të krijoi një jetë të lumtur e të pasur, për një pavarësi të njeriut nga plotëfuqia. Subjekti: Dy pleq nga Athina largohen atdheu të pakënaqur, shojnë në një vend imagjinar në Pupëz, me veti kishin marr pulatë egra dhe sorra. Njërit i bie ndërmend ta krijoi polisin e zogjëve ku njerëzit dhe perënditë do ti sundonin zogjtë. Zogjtë të shqetësuar vijnë me maska,sepse në vendin e tyre kishin ardhur armiqt e tyre-njerëzit. Pas fjalimit të mbajtur nga

njëri prej pleqve arrijnë marrveshje me zogjtë ta formojnë qytetin mes qiellit dhe tokës, emrin Terqyqari (Nefalokokijati). Në këtë qytet do të pranohen njerëz të shquar, por edhe poetin e varfur, Herakliti, Posejdoni, Tribali. Komedia përfundon kur Zeusi e marton të bijen me njërin prej qytetarëve.

KOMEDIA BRETKOSAT Paraqitet në kohën e shkatërrimit të shtetit detar Athinës pas luftës së Peloponezit. Tema: Problemin e kritikës letrare, mes Eskilit dhe Euripidit në prezenc të Dionisit. Subjekti: Secili i bën shkut vërejtje estetike-letrare, ku secili mbrohet me kundërargumente. Euripidi e kritikon Eskilin mbi psikologjinë e personazheve, ku pozixioni i tyre gjithmonë është i mbuluar, me fytyra të mbuluara, të heshtur, Eskili i përgjigjet se në tragjedinë e Euripidit dalin persona të këputur, me rrecka, gojëprishur e çalamnë. Euripidi thotë se Eskili i lë pa subjekt si në tragjedinë Orestia, Eskili hedhë poshtë këtë vlerësim duke cituar 3 vargjet e para. Euripidi konstaton se në ato 3 vargje ka më shumë se 20 gabime. Në fund sipas vlerësimit të Dionizit, në rolin e gjykatësit, dueli përfundon me fitore të Eskilit. Aristofani në komeditë e tij shprehu një satirë të fuqishme, të guximshme dhe realepër gjendjen politike-shoqërore në Athinë.

LETËRSIA ROMAKE

Zhvillohet pas gjysmës së dytë të shek. III p.e.r , në kohën kurletërsia klasike greke ishte në përfundim e sipër, konsiderohet si vazhdim i let. greke. Let. romake zhvillohet në rrethana politike e shoqërore njejt si ajo greke, vetëm se në një periudhë më të vonë kohore. Shoqëria romake ka kaluar nga ajo fisnore, në atë klasore, në atë skllavopronare, me polisin ku mbizotëronin antagonizmat. Letërsia romake, zhvillohet nëpër dia periudha, e cila ndahet në dy epoka kryesore: epokën e let. republikane që arrin derin në vitin 30 p.e.r , epokën e let. mbretërore që fillon nga vitet 30 p.e.r vazhdon deri më 476 p.e.r Secilën epokë e ndajmë në disa periudha. Epokën e parë e ndajmë në 3 periudha

a) Periudha e parë letrare, fillon në mesin e shek. III, në kohën e helenizmit të let. romake, kur polisi shllavopronar e zgjeroi pushtetin në tërë italinë, zhvillohen himnet e kultit, këngët e vajeve, këngët triumfale, fjalët e urta etj.

b) Periudha e shekullit të parë të let. romake, zhvillohet deri në mesin e shek. II, Koha kur formohet polisi antik. Në këtë periudhë krijues e kemi Plautin me 20 komedi, Eniusin nga Kalabria italo-grek, konsiderohet si Homeri romak, i përpunoi tragjeditë dhe komeditë greke: Terenci nga Kartagjena, shkroi 6 komedi dhe Katoni,llogaritet si histogra e orator.

c) Periudha e shek. të fundit të republikës, zhvillohet nga gjysma e dytë e shek. II deri në vitet 30 p.e.r . Në këtë kohë kemi luftra të ashpra sociale, kryengritja e robërve si ajo e Spartakut, këtu kemi edhe diktaturën e Cezarit. Në këtë periudh zhvillohet filozofia dhe

retorika, paraqitet publicistika, këtu dallojmë: Ciceronin me veprat e tij : Mbi oratorinë, Bruti dhe oratorët e lavdishëm, Letra miqve, Atika etj. , Katuli- poet i shquar i epigrameve, elegjive retorike et.

Epokën e dytë e ndajmë në:

a) Periudhën e kalimit nga republika në mbretëri, prej viteve 30 p.e.r deri në vitin 14 e.r, koha kur sundon Augusti, Më të njohur të kësaj periudhe janë: Virgjili, Horaci- satiristi më i madh i kësaj periudhe, Ovidi-poeti elegjiak, Tibuli-poet i dashurisë, Tit Livi orator e moralist.

b) Periudha e letërsisë bretërore e Romës, zhvillohet nga shek. I deri në shek II, u quajt edhe si periudha e bronztë e let. romake, Më të njohur janë: Petronie-prozator; Fedrie- fabulist, Kuintiliani-retorist, Marciali-me epigramet, Plini i Ri-orator produktiv, Juvenali- satirist, Taciti etnografë dhe teorik i oratorisë.

c) Letërsia e vonë romake, Nga shek. II e deri në shek V, kur shkatërrohet perandoria

romake. Krijuesit më të njohur të kësaj periudhe janë: Frontoni, Aula Geli, Apuli etj. G Gjat shek. V let. romake kalon në letërsi romake mesjetare.

PUBLIE VIRGJIL MARONI

BIOGRAFIA Lindi në vitin 70 p.e.r në Mantue- Italia Veriore.

Nga një familje e qytetarëve të lirë, Babai me zejatri

U shkollua në Kremona dhe Milano. Në Romë dhe Napoli studioi retorikën dhe shkencat.

Punoi si avokat, por për shkaqe objektive e la , dhe filloi të merret me poezi.

Si poet ishte nën ndikimin e lirikës satirike dhe epikuerane (i la më së shumti përshtypje).

Ishte nën ndikimin e Teokritit.

Vdiq në vitin 90 p.e.r

VEPRAT Bukoliket Gjeorgjike ( Bujqësia) Eneida

BUKOLIKET Vepra e parë e tij 42-41 p.e.r Në këtë vepër zhvillohen gara të këndimit se kush thotë poezi më ë gjata, apo më të shkurtra, këndoheshin këngë për dashurinë. Virgjili pati sukses me këtë vepër dhe u pranua në rrethin e Augustit.

GJEORGJIKE (Bujqësia) Në këtë vepër punoi 7 vjet

Tregohet veprimtaria e tërësishme e fshatit. Vepra ndahet në 4 pjesë: bujqësia, pemtaria me vreshtarinë, blegtoria dhe bletoria. Në poemë dy fenomene lëvizin ritmikisht: drita dhe hija.

ENEIDA Veprat e Homerit i kishte si shembull dhe dëshiroi ta përpiloi një epope për heronjt romak duke u mbështetur në mitologji. Poema Eneida ka 12libra e ndanë në 2 pjesë:

Në pjesën e parë flet për udhëtimet e Eneutnga Troja nëpër Kartagjen, Butrint, Sicili e Romë, i përgjigjet pjesës së dytë të Homerit-Odisea Në pjesën e dytë flet: kur ngjarja vendoset në Lacio, kur Eneu lufton kundër Mezencit, dyluftimi i Euralit dhe Turnit, zemërimi i Nisit për vrasjen e shokut të tij Euralit, i përgjigjet veprës së dytë të Homerit- Iliadës. Eneu me flotën e tij duke iu afrua Italisë nga Troja, Junina ia shkatërron flotën me stuhin e dërguar, të cilët kishin arritur afër Kartagjenës. Këtë qytet e krijoi Didona, grua mjaft energjike, të cilës ia kishin vrarë burrin. Eneu fillon t‟ia trego ngjarjen Didonës, të cilës i vjen shumë keq për vuajtjet e Eneut dhe i lind një simpari, dhe nuk dëshiron të largoet nga Kartagjena. Kur Eneu largohet nga Kartagjena, Didona bën vetvrasje, bie nga shkëmbi. Rrugës për Sicili, eneu Ndalet në Butrint takohet me Andromakën, gruan e Hektori. Eneu zbretë edhe në Kumë, Sicili, ku janë profecitë e Apolonit dhe të Sibilave,depërton në botën e nëndheshme, takohet me të atin Ankizi, e takon Didonën, ajo si flet. Nga Kumi shkon në Lacio ku fillojnë luftimet, Eneu e merr rolin e Akilit, lufton kundër Mezencit. Zhvillohet luftë në mes italikëve dhe trojanëve. Junina kërkon që trojanët të përzihen me latinët, dhe këto dy fise ta pranojnë traditën dhe gjuhen italiane. Eneu bën dyluftim me Turin, i cili vritet, ashtu si Hektori nga Akili. Epopeja heroike Eneida idealizon periudhën antike romako- talike, në prani të elementeve mitologjike

MATERIALI MËSIMOR I VITIT TË DYTË

PANORAMË E RILINDJES(ROMANTIZMIT) KOMBËTARE SHQIPTARË

Për këtë formacion teorik-letrar të shek XIX kemi dy shprehje terminologjike i pari ,,Letërsia e Rilindjes Kombëtare‟‟(i përdorur më herët nga rilindësit shqiptar) dhe i dyti ,,Letërsia e Romantizmit Kombëtar‟‟(i përdorur botërisht).Kjo rrymë zhvillohet në rrethana të shek.XIX kur populli gjendej nën sundimi e Perandorisë Osmane , si pasoj nuk zhvillohej ekonomia,kultura,arsimi si te popujt tjerë që gëzonin lirinë politike.Perandoria Osmane në fillim të shek XIX në saje të lëvizjes si faktor rrëmues i brendshëm dhe në saje të zhvillimit të ekonomisë monetare ajo tanimë fillon të quhet si ,,I sëmuri i Bosforit‟‟ngase dobësohet shumë.Nga ky dobësim në territoret shqiptare u formuan dy pashallëqe , ajo e Bushatasve të Shkodrës dhe ajo e Ali Pashë Tepelenës në Janinë.Këtu përkundër që u fuqizuan , e Ali Pashë Tepelenës u shkatërrua më 1821 kurse e Bushatasve më 1831.Themelet e portës së lartë u lëkundën edhe nga reformat e Tanzimatit më 1839 , shfaqen kryengritje shqiptare kundër reformave që provokuan krijimin e Lidhjes së Prizrenit(qershor 1878).Kongresi i Berlinit nuk i merr parasysh kërkesat e shqiptarëve,përkundër kësaj i shkëputen territore trungut shqiptar dhe i dhurohen Malit të Zi , Sërbisë , Bullgarisë dhe Greqisë.Lidhja e Prizrenit formon formacione ushtarake për mbrojtje territoresh.Ajo ekzistoi 3 vjet.U shkatërrua nga Fuqitë e mëdha , Perandoria Osmane , vetëdija e ulët kombëtare.Lidhja e Prizrenit u kushtoi rëndësi hapjes së shkollave,përpilimi i platformës së qartë.Veprat që shërbyen për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare ishin : ,,Letërqarkorja‟‟ e Naum Veqilharxhit , shkruar 1846, shtron konceptin e lëvrimit të gjuhës.,,Përmbledhje këngësh popullore dhe rapsodish shqiptare‟‟ e Zef Jubanit ,doli si vepër e parë e folklorit shqiptar që dëshmon për rezistencën e popullit shqiptar kundër turqive me këngë. ,,Bleta shqiptare‟‟(1878) e Thimi Mitkos , shpreh shpirtin e pasur krijues të popullit shqiptar.Kjo vepër ishte thikë kundër propagandës greke se populli shqiptar nuk ka histori, nuk ka kulturë,nuk ka gjuhë e as shpirt krijues aq të pasur për të shprehur një botë të tërë shpirtërore si edhe popukt tjerë.,,E vërteta për Shqipërinë dhe shqipëtarët‟‟(1879) e Pashko Vasës , i kushtohet opinionit të huaj sidomos atij diplomatik, për ti treguar të vërtetën për Shqipërinë.,,Shqipëria çka qenë çështë dhe çdo të bëhet‟‟-traktat largpamës , për mjerimin politik,ekonomik,kulturor,arsimor e shoqëror të Shqipërisë së shek XIX.Në pjesën e tretë tregon rrugët që janë përmes iluminizmit kombëtar,poashtu ai zhdaravit idetë dhe mendimet e disave të cilët nuk mund ta paramendonin shqipërinë të ndarë nga Turqia.Kjo letërsi fillon me poemën ,,Këngët e Milosaos‟‟(1836) e Jeronim De Radës e cila me prosedenë , gjuhën dhe koncepcionet mbi historinë e nis këtë formacion dhe mbaron me Baba Tomorri të Andon Zako Çajupit e cila ka temë sociale të shtruar në poezitë e 14 vjeç dhëndërr dhe i ndërpret temat romantike dhe fillon me realizmin.Kjo letërsi zhvillohet mes viteve 1836-1902 ndahet në atë prej fillimit deri te Lidhja e Prizrenit (1878) dhe atë prej Lidhjes së Prizrenit e deri më 1902.Në etapën e parë kemi gazetën e parë Arbëreshi i Italisë , poemën Këngët e Milosaos,në etapën e dytë kemi më shumë shkrimtarë dhe vepra.Romantizmi shqiptar vazhdon gjatë deri në fund të shek XIX kurse ai botëror deri në gjysmën e dytë të shek XIX.Si veçori të romantizmit janë : karakteri patriotic,popullor,politik dhe kombëtar,gërsheton iluminizmin që ka qenë i nevojshëm për të gjithë,heronjtë romantikë europianë largohen nga rrethi shoqëror në shenjë revolte kurse ata shqiptar i kthehen të kaluarës

së lavdishme,i kundërvihen realitetit,robërisë me tendencë që ta ndryshojnë.Tematika : bën evokimin e të kaluarës së shkëlqyeshme historike të shek XV , ngjall krenarinë për kontributin që i ka dhënë populli shqiptar vendeve të Europës,rrah tema filozofike,shoqërore,erotike , peizazhiste,fetare .Karakteristikë tjetër është mbledhja e këngëve popullore marrin tema syzhe ,përmbajtje, figuracion dhe metrikë nga folklori.Më tepër spceifizohet poezia lirike,për formacionin stilistik të realizmit që në letërsinë e realizmit europian u shpreh më tepër me prozë.Kemi përdorim të alfabeteve si ,,I stambollit i shoqërisë ,,Bashkimi‟‟ , I shoqërisë ,,Agimi‟‟ por ky prb u zgjidh në Manastir më 1908.Shkolla shqipe kish pasur edhe më parë si në Kurbin(1632),në Pdhanë(1638),në Blinisht(1639),Naimi dhe Samiu mundësuan që të nxirret leje dhe më 7 mars 1887 në Korçë të hapet shkolla e parë shqipe,pastaj në Kolonjë , Pogradec,Prizëren etj që më 1909 të hapet edhe normalja e Elbasanit.Mësues të parë ishin Pandeli Sotiri,Papa K.Negovani,Gj.Qiriazi,S.Qiriazi-Dako,M.Logoreci.Për përpilimin e teksteve u formuan Shoqëria e Stambollit(1879) nga Sami Frashëri , P.Vasa , J.Vreto,I.Qemaili etj.Formoi variantin e abetares së dhënë nga Sami Frashëri me emrin Alfabetare.Më 1881 Jani Vretua fromoi degët e kësaj lidhje në Bukuresht,në Egjipt dhe në Sofje.Më 1886 dega e Bukureshtit e themeloi shtypshkronjën e parë në gjuhën shqipe,ku po atë vit në atë shtypshkronjë u botuan 10 vepra.Më 1848 J.D.Rada me titull Arbëresh i Italisë , në etapën e dytë më 1879 doli në Athinë gazeta ,,Zëri i Shqipërisë‟‟ i Anastas Kulluriotit,më 1888 ,më 1883 J.de Rada në Kozencë nxorri revistën ,,Flamuri i Arbërit‟‟ , më 1884 në Stamboll doli revista Drita-Dituria,më1888 në Bukuresht nga N.Naço revista Shqiptari,më 1897 F.Konica nxorri revistën Albania,më 1897 A.Lorekio në Itali nxorri revistën ,,Kombi shqiptar‟‟.Poashtu shumë revista u hapën në fillim të shek XX.

BIOGRAFIA E RILINDASIT(ROMANTIKUT) JERONIM DE RADA

Lindi:më 1814 në fshatin Maki,Kozencë Shkollimi:mësimet e para i mori në Kolegjin e Shën Adrianos,në kolegj u njoh me idetë përparimtare të Revolucionit Borgjez të Francës të vitit 1789,kolgjin e kreu më 1883,pushoi një vit ngase ishte shëndetligj,filloi të mbledhë këngë popullore,më1834 , u regjistrua në fakultetin juridik në Napoli Aktivitetet: Qyteti i la përshtypje,u njoh me lëvizjen politike të rinisë së Napolit.Lexoi shkrimtarë antik , romantikë europian dhe italian.Më 1836 erdhi në pushime në vendlindje me veprën e parë të botuar Këngë e Milosaos.Ishte aktiv në lëvizjen për të përmbysur dinastinë e burbonëve,lëvizja nuk pati sukses,u dënua me gjashtë muaj burg,pasi u lirua ishte shum i varfër,punoi si mësues privat në një shtëpi aristokrte të Napolit. Vdiq:1903 në vetmi të plotë dhe me brengën e madhe për fatin e mëtejmë të arbëreshëve.

KRIJIMTARIA LETRARE E RILINDASIT(ROMANTIKUT) J.DE.RADA

1.VEPRA POETIKE 1.Poema liriko-epike Këngë e Milosaos ,1836,Napoli 2.Poema epiko-lirike Serafina Topia , 1839,Napoli , e ripunoi dhe boti me titull të ndryshuar :

,,Një pasqyrë e jetës njerëzore‟‟Coroliano Calabro 1843. 3.Poema epike Skanderbeku i pafan , 1872 2.VEPRA DRAMATIKE 1.Numidët ,tragjedi 1846

2.Sofonizma,tragjedi 1891 3.VEPRA SHKENCORE 1.Parimet e estetikës,1861 2.Rapsodi e një poemi arbëresh ,1866 3.Shkronjat dhe gramatika e gjuhës shqipe , 1894 4.Autobiologjia , 1898-1899 5.Testamenti politik , 1902.

ANALIZA E POEMËS EPIKO-LIRIKE SERAFINA TOPIA

Botuar më 1839 si Këngë e Serafina Topisë dhe më 1897 si Një pasqyrë e jetës njerëzore.Tema është romantike , gërshetohet dashuria ndaj të zgjedhuri-zgjedhurës me dashurinë ndaj atdheut , këtu ngadhënjen dashuria ndaj atdheut , sakrifikohet dashuria nda femrës apo mashkullit , për hir

të dashurisë ndaj atdheut.Serafina , bja e Ndre Topisë dhe mbesa e Gjergj Arianit Topisë , sakrifikon dashurinë që ka ndaj Bozdarit , nipit të Skenderbeut dhe martohet me Nikollë Dukagjinin , duke e respektuar fjalën e prindërve se kjo martesë do të ndihmonte në bashkimin e forcave kombëtare kundër armikut.Elementet lirike të poemës janë : lindja e dashurisë mes dy të rinjëve , Serafinës dhe Bozdarit,ëndrrat vajzërore,frika se mos del diçka që do ta pengojë e ta prishë këtë dashuri e cila konfrontohet në rastin kur marrin vesh prindërit e Serafinës tek e cila dominon arsyeja mbi ndjenjën apo më mirë thënë detyra ndaj atdheut kundër pasionit të dashurisë , kur prindërit e Serafinës me pëlqimin e së bijës së vet , vendosin ta fejojnë me Nikollë Dukagjinin , fisnik i Veriut që do të ndikonte në bashkimin e Veriut të tyre me Jugun e Topiajve për të luftuar armikun e përbashkët , turkun , Bozdari , dashnori i parë i Serafinës , pasi e vret një turk , largohet nga atdheu , më vonë kthehet , merr vesh për gjënë që i ka ndodhur merr vesh për tolerancën e Serafinës .Bozdari zemërohet ashu si Akili i Iliadës së Homerit , aq sa nuk intervenon kur po e digjnin të gjallë Evodën me djalin e saj turqit.Në dasmën e Skëndërbeut takohet Nikolla me Bozdarin , te Serafina ndodh ajo që i përtëritet dashuria ndaj Bozdarit dhe në konfliktin që lind mes Nikollës dhe Bozdarit , Serafina mban anën e Nikollës këtu vërehet morali i bashkëshortes dhe i nënës që e mban anën e Nikollsë. Në konflikt intervenon edhe Skenderbeu , me autoritetin e tij i ndan të rinjtë dhe e shkuan konfliktin , te masa paraqiten revolta kundër konflikteve individuale, kur kërkohet unitet pët të luftuar kundër armikut të përbashkët.Evokohen kujtime nga lufta para ardhjes së Skëndërbeut. Serafina është romantike , ka dashuri të zjarrtë ndaj atdheut,përballon ndarjen nga dashuria e parë,është dashnoe e zjarrtë,patriote po ashtu ka edhe shpirt krijues sepse ajo është autore e këngës për Radavanin ku flet për një dashuri pikëlluese dhe tragjike.Idenë e bashkimit kombëtar e theksojnë të gjitha personazhet kurse Skëndërbeu i takon mendimit se duhet të luftojnë shqiptarët duke u mbështetur në forca vetanake këtu në mënyrë të tërthortë i bëhet kritikë vendeve perëndimore që nuk ndihmuan asgjë edhe pse Skennderbeu luftoi shum për Evropën në kohën kur gjendja e saj ishte më kritike.Bozdari është personazh romantik kur lufton kundër një ushtari turk dhe kalorsiak kur shpëton një vajzë të panjohur,kontravers kur dashurinë ndaj atdheut e përzien me dashurinë ndaj

të dashurit-të dashurës,e torturon veten,vajton buzë detit,zbraz hidhërimin duke dashur të shprehë

dashuri ndaj Olimpisë.Radavani është antitezë e Bozdarit,ka dashuri konstante ndaj atdheut ,

dashuri ideale naj femrës , nuk largohet nga atdheu edhe kur i shkatërrohet lumturia me humbjen

e së dashurës Parailës.Dialogët dhe monologët lirikë janë tipare të ligjeratës poetike të kësaj poeme.Kemi idealizim të skajshëm të Skëndërbeut.

ANALIZA E POEMËS SKANDERBEKU I PAFAN

Këtu kemi personazhe të njejta si te Serafina Topia.Kemi shfaqje të qëndresës shqiptare kundër osmanëve gjatë shek.XV.Ngjarje që zhvillohen brenda 26 viteve të vendosura në krahina të njohura të Shqipërisë , si Krujë ,Shkodër ,Dibër ,Elbasan , Mirditë,Himarë etj.Skenderbeu nuk është personazh kryesor por popullata pas vdekjes së Skëndërbeut nga ku e mer edhe emrin Skenderbeu i pafat.De Rada pasqyron të madhërishmen , tragjiken e kohës së Skëndërbeut , vepra e vetme e romantizmit shqiptar që e pasqyron aq gjërë periudhën e lavdishme me : motivin patriotik , atë të çlirimit të vendit me luftë të armatosur e gërsheton me motivin shoqëror,të çlirimit nga shfrytëzimi feudal dhe me të drejtën që njeriu të vendosë vetë për fatin personal për të qenë i lumtur.Skenderbeu që lëviz si hije gjithkund vendos për gjithçka , simbolizon njeriun i cili sakrifikon të sotmen dhe të nesërmen,personalen dhe familjaren për të mirën kombëtare dhe bëhet si prototip për të gjithë shkrimtarët e Rilindjes Kombëtare.Radavani dhe Astiri janë personazhe të dashura nga poeti sepse përmes tyre autori shpreh ide , Radavani i thotë dukës së Venedikur se për fatin e atdheut duhet të vendosin vetë shqiptarët , kurse Astiri është i tmerrshëm në luftë saqë prijësi osman nuk guxon ti dalë në dyluftim.Shtohet galeria e femrave , Imotea që shquhet për pastërti morale dhe guxim e mbyt pashanë turk duke i thënë jam arbëreshe ,Agata që ik nga Shkodra kur ajo pushtohet nga turqit , Frosina që intimisht e dashuron Skenderbeun por pati një fat të mbrapshtë,Goneta një femër e dhembshme,Gravilla një femër e ëmbël dhe delikate,Viola e bukur dhe e etshme për pasuri,Vantisana princeshë turke ,personalitet i fuqishëm me ndjesi për njerëzit dhe me përgjegjësi.Këto poema kanë ndikim poezinë popullore.

BIOGRAFIA E RILINDASIT(ROMANTIKUT) ANTON SANTORIT

Lindi : më 1918 në Shën Katerini , Kozencë Familja: e varfër Shkollimi:

1835 regjistrohet në Kolegjin Shën Benedeto 1842-1858 vazhdon në manastirin Shën Marko Arxhentanos Aktivitetet: ishte orator i mirë dhe për këtë arsye u ftua në qarqe fetare në Romë , pjesën më të madhe të jetës ishte famulltar, kishte krizë materiale , ishte drugdhendës Vdiq:në Shën Jak , Kozencë 1894.

KRIJIMTARIA LETRARE E RILINDASIT(ROMANTIKUT)ANTON SANTORI

Ndikim në krijimtarinë e tij kishte Jeronim De Rada.Shkroi në gjuhën italiane dhe shqipe.Shkroi novela(këtu shkruan për jetën e fshatarëve arbëresh,dukuritë shoqërore-morale) , romane(këtu paraqet gjendjen e rënëdë sociale në të cilën janë të detyruar të jetojnë arbëreshët dhe elementet entografike e folklorike , në romane gjejmë frazeologjizma dhe shprehje proverbiale) , drama(autori i parë që ka shkruar një dramë në gjuhën shqipe) , satira , fabula , shkencë , gramatikë , poashtu mblodhi këngë popullore. 1846-47 në gazetën e De Radës botoi përmbledhjen e parë poetike ,,Il Canzionere albanese‟‟.Studiuese i krijimtarisë santoriane është Rexhep Qosja.Krijimtaria e tij ndahet në :

1)Vepra me tematikë jashtëfetare :

1.Përmbledhja poetike,,Këngëtorja arbëreshe‟‟ 1846-47 2.Poema ,,Valle e haresë së madhe‟‟ 1848 në gazetën Shqipëtari i Italisë i J.D.R 3.Poema ,,I burgosuri politik‟‟ italisht shqip,1850 4.Romani ,,Bija e mallkuar‟‟ italisht , 1858 5.Drama ,,Emira‟‟ në tre akte në Flamuri i Arbërit 1886-87 2)Vepra me tematikë fetare :

1.Poema ,,Rozari i Shën Mërisë Virgjër‟‟ 1649 2.Përmbledhje e lutjeve , këngëve liturgjike ,,Kërshteu shenjtëruarë‟‟1855 3)Të mbetura në dorëshkrim 1.Romane:Sofia Kominiate ,shqip,italisht;Ushtari shqiptar,italisht 2.Novela:Panaino e Delia;Kolluqi e Serafina;Miloshini;Virgjeria;Guidhja e Kusari 3.Melodrama:Pjetër Shtertori;Miloshini e Pjetër Shini;Malia

4.Drama:Sofia;Klementina

a)Tragjedi:Jarobiam

b)Komedi:Kallogrea kalloqare 5.Letërsi popullore:Përmbledhje këngësh popullore , Përralla nga Ezopi 6.Vepra gjuhësore:Gramatika e gjuhës shqipe , Fjalor italisht-shqip 7.Poemë:Ushtari arbëresh

ANALIZA E POEMAVE TË RILINDASIT(ROMANTIKUT) ANTON SANTORI

Valle e haresë së madhe ,poemë,botuar më 1848.Poemë që përshëndet kushtetutën e re që ish sjellë në Itali e cila sipas Santorit do të përmirësojë jetën e Arbëreshëve që vuanin nga dinastia e Burbonëve.Tiparet romantike të veprës vërehen në optimizmin dhe utopinë që shfaq autori për kushtetutën. I burgosuri politik ,poemë , italisht . Gërsheton idetë romantike si ; jeta e të burgosurit , arratisja , takimi me të birin , vrasja e shoqes dhe e të bijës nga armiqtë.Gërsheton edhe idetë demokratike si ; mirkuptimi në mes njerëzve. Poezitë satirike-humoristike janë më të arrira se poemat.Japin pamje nga përditshmëria dhe porosi morale.Për nga tematikat satirat ndahen në:

a)dukuri politike - burokracia (Propagandisti) b)dukuri sociale - varfërinë (Varfanjakja e gjorë) c)tipare negative karakterologjike vjedhjen , gënjeshtrën,llafosjen,përtacinë, koprracinë,hipokrizinë

ANALIZA E DRAMËS EMIRA

Rëndësia:Paraqet dramën e parë në gjuhën shqipe.Ka shkallëzim xhelozie dhe intrige,ndërtim të konflikteve,dialog të gjallë,kompozicion dhe ndërtim struktural të rrallë. Mënyra e botimit:Pjesërishtë , vetëm tri aktet e para më 1886 kurse si tërësi më 1984 nga Françesko Solano. Tema:

a) Një ngjarje nga jeta e arbëreshëve të kohës së shkrimtarit,dhuna që ushtrojnë cubat në një

fshat arbëresh dhe përpjekja e pushtetit legjitim që ta shpëtojë popullatën nga kjo e keqe e madhe që banorëve të Piciljes ua ka vështirësuar jetën.

b) Dashuria mes dy të rinjëve

Dallimi:Autori nuk i kthehet të kaluarës(një prej tipareve të romantizmit) por kapet për realitetin

e kohës.

Personazhet:kanë tipare romantike Emira - e dashura e Mirianit(plotësisht pozitiv;e çiltër,e sinqertë,besnike) Miriani - i dashuri i Emirës

Gjergji - babai i Mirianit Bardhi babai i Emirës Albenci vëllai i Mirianit Kalina vajza e dashuruar në Mirianin Kallonjeri djali i dashuruar në Emirën(plotësisht negativ;intrigant,xheloz,agresiv) Subjekti:Flitet për një dashuri që pengohet nga :

a) Faktori i jashtëm fushata e cubave

b) Faktori i brendshëm xhelozia që paraqitet te personazhet

a)Faktori i jashtëm fushata e cubave :Cubat i kishin djegur tërë pasurinë (i djegin shtëpinë dhe i marrin bagëtinë) Gjergjit.Gjergji(i ati i Mirianit) e dinte pozitën e tij inferiore ndaj Bardhit(të atit të Emirës).Gjergji kërkoi nga Bardhi që ta prishë miqësin respektivisht martesën mes Emirës dhe Mirianit.Bardhi kundërshton në mënyrë mjaft intelektuale duke kundërpropozuar që të vazhdojë miqësia sikurse nuk ka ndodhur asgjë. b)Faktori i brendshëm xhelozia që paraqitet te personazhet:Kalina dhe Kallonjeri poashtu ndikonin në prishjen e dashurisë mes Mirianit dhe Emirës.Kalina ishte shoqja e ngushtë e Emirës

e cila ishte dashuruar në Mirianin , kurse Kallonjeri i cili e donte Emirën (të dashurën e Mirianit)

ishte një hipokrit që shpif te cubat për Mirianin (duke qenë i shtyrë nga Kalina).Miriani shqetësohet tepër.Intriga e Kallonjerit vazhdon ai tenton ta bind Emirën ta pranojë dashurinë e tij madje don edhe ta rrëmbejë.Emirën nga rrëmbyerja e shpëton Albenci(vëllai i Mirianit) i cili e plagos Kallonjerin.Kallonjeri për hakmarrje e padit Gjergjin dhe Mirianin te pushteti si

bashkëpunëtor të cubave.Miriani dhe Gjergji lirohen në mungesë të fakteve.Cubat e mbysin në fund Kallonjerin.Në aktin e fundit Miriani dhe Emira martohen poashtu edhe Kalina me Albencin. Qëndrimet e autorit:

1)qëndrimi realist(atmosferën dhe veprimet e cubave) 2)qëndrimi romantik(ndjenja e dashurisë dhe pengimi i saj) 3)qëndrimi sentimental(zgjidhja përfundimtare e konfliktit) Vendi i ngjarjes : Natyra përmes barinjëve , bareshave,blegtorëve. Të ndërfutura:këngët , vallet , traditat,ritet familjare,përshkrimet etnografike(akti V)

BIOGRAFIA E RILINDASIT(ROMANTIKUT) PASHKO VASA

Lindi : më 1825 në Shkodër Shkollimi:autodidakt dhe mësoi shumë gjuhë të huaja

Aktivitetet: 17 vjeçar punon si sekretar në konsullatën angleze në Shkodër(5 vjet).

1848 viziton Romën dhe Venedikun ku ishte epror ushtarak në luftën e popullit Italian kundër

zgjedhës austriake.(në fund italianët e larguan nga Venediku me dhunë).

1850 viziton Stambollin ku u punësua në Ministrinë e Jashtme të Turqisë(pasi dinte një sërë

gjuhësh të huaja).

në Shkodër në kohën e kryengritjeve të mëdha në Malësi. Pastaj kthehen në Stamboll e më vonë kryen shërbime administrative në Bosnjë e Hercegovinë

1862 kthehet

dhe në Mal të Zi

Ishte poashtu aktivist i shoqërisë së Stambollit së bashku me Naimin , Vretuan etj.

vdes e shoqja së bashku me katër fëmijë. emërohet guvernator në Liban. Vdiq:1892 në Liban

Më 1883

I

KRIJIMTARIA LETRARE E RILINDASIT(ROMANTIKUT) PASHKO VASA

Te ky shkrimtar paraqiten dy prej tipareve të romantizmit e që janë : 1)malli për atdhe dhe 2)konceptimi i idelogjisë kombëtare. Veprat e Pashko Vasës janë :

1.Romani autobiografik ,,Burgimi im‟‟,italisht ,(1850) Përshkruan : kohën e qëndrimit të tij në Venedik , pjesmarrjen e tij në luftën e Italianëve kundër Austrisë , sundimin mbretëror , sundimin republikan dhe qëndrimin e tij demokratik 2.Vëllimi i poezive ,,Trëndafila e gjemba‟‟,italisht(1873) Përshkruan : shpirtin e lënduar të vetë autorit,pikëllimin për vdekjen e parakohëshme të gruas dhe katër fëmijëve , për atdhetarizmin , për problematika. Tema : universale ,,vdekja‟‟ Ndërtimi: Vasa tregohet njohës i vargut , i strofës , frazeologjisë ,figuracionit/ 3.Artikullin e gjërë të botuar në Alfabetare ,,Shqypnija dhe shqyptarët‟‟(1879) Përshkruan:lashtësinë e popullit shqiptar e të gjuhës shqipe 4.,,E vërtata për Shqipërinë dhe shqiptarët‟‟(1879) , frengjisht 5.Poezia ,,Mori Shqypni , e mjera Shqypni‟‟ Kuriozitet:është poezia më e njohur e Rilindjes(romantizmit) kombëtare. 6.Romani ,,Bardha e Temalit‟‟(1890),frëngjisht. 7.Pashko Vasa , Vepra I,II,III,IV , RILINDJA Prishtinë (1989)

ANALIZA E POEZISË ,,MORI SHQYPNI , E MJERA SHQYPNI’’

Rëndësia : shërbeu për aktualizimin e premisave(parakushteve) që shtronte lidhja e prizrenit pasi edhe vetë poezia u përpilua më 1880 (në kulm të Lidhjes së Prizrenit).Për shkak të temës që trajtonte poezia shërbeu si platformë politike. Tema: vepra ka tredimenzionalitet tematik dhe përbëhet nga tema e së kaluarës , së tashmes dhe e së ardhmes së popullit shqiptarë. Dallimi:Autori i kthehet të kaluarës(një prej tipareve të romantizmit) duke u kapur edhe në realitetin e kohës. Personazhet: vetë populli Subjekti: Poeti duke u shërbyer me 1)figuracion të pasur simbolik dhe 2)gjuhën e poetikës popullore depërton në ndërgjegje të njeriut shqiptar dhe thërret që të mendojmë për atë që stërgjyshërit na e kanë lënë trashëgim.Te poezia paraqitet një kontrast mes të tashmes dhe të kaluarës(,,Kush të ka qit<e tashmja> me krye në hi/Ti ke pas ken<e kaluara> ni zoj e ran). Qëndrimi i autorit: Ai thërret në unitet(në një besë për bashkim kombëtarë) sidomos duke folur për atë ndarje që ka shkaktuar : vllavrasja , përçarja kombëtare dhe fetare , poshtërimi familjar , degradimi e turpi. Ideja:Pavarësimi i popullit shqiptarë dhe ecja përpara

ANALIZA E ROMANIT ,,BARDHA E TEMALIT’’’

Rëndësia: Mëton të jetë romani i parë në letërsinë shqipe edhe pse është i shkruar në frengjisht. Mënyra e botimit:I botuar në Paris (1890), në fillim nuk bëri bujë mirëpo pasi u përkthye më 1969 në shqip atëherë bëri jehonë të madhe edhe në popullin shqiptarë. Tema: temat e kësaj vepre mund ti ndajmë në :

a)tema bazë: ,,Dashuria e dy të rinjëve që nuk mund të realizohet ashtu siç ata dëshirojnë,por në linja të kundërta,prandaj ka përfundim tragjik‟‟ b)tema dytësore : konfrontimet mes shqiptarëve dhe sundimtarëve c)tema tretësore : konfrontimet mes të rinjëve që janë kundër të resë dhe të rinjëve që janë për të renë ngaqë janë lodhur nga zakonet e egra dhe nga fanatizmi. Dallimi: Vepra ka ton romantik Personazhet:

Bardha një vajzë nga një familje aristokrate e Shkodrës , e martuar me Lulin dhe e dashuruar në Aradin Luli prijësi i malësisë së Temalit , i martuari me Bardhën. Aradi bashkmoshatar dhe i dashuri i Bardhës poashtu edhe vrarës i të dashurit të motrës së tij . Pashai i Shkodrës mercenar dhe bashkëpunëtor i pushtuesit Osman Pasha mercenar dhe bashkëpunëtor i pushtuesit Jak Kola luftëtar për çështjen kombëtare Personazhet ndahen në personazhe që janë :

a) për të rejën (për çrrënjosjen e traditave dekadente) e ata janë:

Aradi dhe Anuli

b) për të vjetrën(për traditën , për zakonet). Pashai i Shkodrës , Osman Pasha , Luli , Jak Kola.

c) personazhe që e vuajnë të vjetrën :

Bardha , Drandja , motra e Aradit Subjekti: Bardha nën ndikimin e prindërve të saj(nëna dhe i vëllai) e pa dëshirën e vet martohet me Lulin ngase ai ishte prijës në malësinë e Temalit( e kështu do të lidhej miqësi me një familje të fuqishme dhe me influencë nga paria e malësisë).Bardha menjëherë ballafaqohet me përçmimin e vjerrës ndaj saj dhe arrogancën e burrit të saj ngase këtu ballafaqoheshin mentaliteti fshatar i Bardhës dhe mentaliteti aristokrat i Lulit dhe i vjerrës së Bardhës.Pas 1 viti Bardha kthehet në shtëpi.Bardha pas kalimit të një kohe dashurohet me Aradin.Aradi vinte nga një familje që ndiqej nga pushteti ngase famlija e Aradit kish vrarë të motrën ngase ajo ish dashuruar pa lejen e prindërve në një të ri të cilin e poashtu e kishte vrarë Aradi.Bardha gjendej në një udhëkryq ngase po të dashurohej me Aradin prindërit nuk do e linin të martohet me të ngase familja e tij ndiqej nga pushteti , në anën tjetër me Lulin kishte konflikt mentalitetesh . Tashmë ose duhej të vritet Luli nga Aradi që të realizohej dashuria ose të vritet Bardha nga xhelozia e Lulit.Ndodh më tragjikja që e ëma e Lulit e vret nusen(Bardhen) natën. Vendi i ngjarjes :Shkodër dhe Malësi

BIOGRAFIA E RILINDASIT(ROMANTIKUT) GAVRIL DARA I RI

Lindi : më 1826 në Palac Adriano të Siqelisë. Familja : intelektuale e cila letërsisë shqiptare i kish dhënë një përmbledhje këngësh popullore arbëreshe.Ai ishte nip i Gavril Darës Plakut dhe bir i Andrea Darës Shkollimi:Mësimet e para i mori në kolegjin arbëresh të Palermos.Në Palermo kreu edhe drejtësinë. Aktivitetet:

1871-74 shkoi në Romë ku drejtoi gazetën Reforma të arbëreshit F.Krispi 1874 kthehen i pakënaqur në Gjirgjendi ku merret me studime shkencore dhe letrare. Vdiq: më 1885 në gjendje të rëndë ekonomik KRIJIMTARIA LETRARE E RILINDASIT (ROMANTIKUT) GAVRIL DARA I RI

Krijimtaria a Darës së Ri është në gjuhën italiane.Krijimtaria e tij ndahet në letrare dhe shkencore . 1.Veprat letrare 1.Përmbledhja ,,Disa poezi‟‟ 1847 2.Poema ,,Ana Maria Kominiate‟‟ 1864 3.Poezia e gjatë ,,Të zezat tona‟‟ 1870 4.Poema romantike ,,Kënka e sprasme e Balës‟‟ botuar pjesërisht në revistën Arbëri i ri(Palermo 1887) dhe si libër (1906). 2.Vepra shkencore :

1.Mbi tipografinë e Gjirgjendit (1863) 2.Topografia e Palac Adrianos , botuar në revistën Flamuri i Arbërit (1887)

ANALIZA E POEMËS ,,KËNKA E SPRASME E BALËS’’

Rëndësia:Është një ndër veprat më të njohura të romantizmit shqiptar që i shëmbëllen edhe romantizmit europian. Mënyra e botimit:Kjo vepër është krijuar duke mbledhur këngë popullore që më pastaj autori do i fusë në ndëritm të veprës. Tema: Subjekti trajton dy tema :

1)Dashuria ndaj atdheut 2)Dashuria ndaj gruas Dallimi Në këtë vepër nuk zhvillohet luftë e brendshme e personazheve por kemi vetëm përpjekje për të përputhur divergjencat e ndjenjave. Personazhet:

Skenderbeu kryehero i shqiptarëve Bala rrëfimtarja që rrëfen tregimin(që aludohen në Homerin e shqiptarëve) Nik Peta romantik(pjesmarrës në luftërat e Skenderbeut),dashurohet në e parë,detyrën ndaj atdheut e ve mbi dashurinë,nisen në luftë për,,zulm e varr‟‟. Pal Golemi romantik(pjesmarrës në luftërat e Skenderbeut),dashurohet në e parë , ka tipare kalorsiake ngase kërkon që pazmorja dhe shpata ti varen mbi pemë që tua fusin zjarrin armiqëve, edhe ky niset në luftë për zulm e varr.

Mara e dashuruara në Nikun ,trimëreshë që nuk lejon ti hidhet në dorë armikut. Subjekti : Bëhet fjalë për trjatimin e dy temave paralel atë të dashurisë ndaj së dashurës dhe dashurisë ndaj atdheut. Tema e dashurisë shfaqet me Marën e cila është një vajzë e dashuruar në Nikun.I ati i saj ia imponon një kurthë Pal Golemit nga e cila e shpëton vetë Mara.Ajo pasi që dëgjon që Nik Peta ka vdekur në luftë bën vetëvrasje dhe vdesFlitet për një zënkë në një ndejë në mes Pal Golemit dhe Nik Petës për Marën të cilën zënkë e qetëson Skenderbeu me famën dhe trimërinë e tij.Tema e luftës paraqitet me atë se edhe Nik Peta edhe Pal Golemi merrnin pjesë në luftërat e Skenderbeut edhe atë me parollën ,,Zulm e Varr‟‟.Lufta që përmendet është ,,Lufta e Valkalit‟‟.Siç shihet në këtë vepër të marrë nga letërsia popullore flitet për : grindjen e dy të rinjëve për një femër,rrëmbimi i vazjës nga duart e armikut , kthimi i unazës nga ana e burrit që ajo të martohet , amaneti i luftëtarëve që vdesin në luftë,mbirja e pemës.Në vepër përmendet edhe Moisi Golemi që rri i vetmuar me kokë ulur për kompleksin e fjalorit. Ndërfutje: Këtu flitet për atë se hëna , zogu i lajmërojnë personazhet për veprimet e armiqëve. Koha e ngjarjes: Shek XV Porosia:,,Vetëm me luftë të armatosur mund të çlirohet atdheu‟‟(ideja konsiston në atë se robëria ishte pengesë edhe në rrjedhjën normale të jetës).

BIOGRAFIA E RILINDASIT(ROMANTIKUT) ZEF SEREMBE

Lindi : më 1884 në Strigari , Kozencë Familja: me prejardhje fshatare dhe e varfër Shkollimi:

Mësoi në kolegjin Shën Adriano(mësues e pati De Radën) dhe pasiqë i ati i Serembes ishte pjesmarrës i lëvizjes kundër dinastisë së Burbonëve pas rrëzimit të saj i ati i Serembes dënohet me vdekje në mungesë dhe për rrjedhojë edhe Serembe detyrohet ta ndërpresë shkollimin. Aktivitetet:

1848- rrëzohet lëvizja e italianëve kundër Burbonëve , në të cilën lëvizje bën pjesë si aktivist edhe i ati i Serembes . Babai i Serembes(Mikelangjeli) dënohet nga ana e pushtetin që kishin Burbonët me vdekje në mungesë.Lëvizja e re kundër Burbonëve ishte për vendosjen e domkracisë dhe për përmirësimin e gjendjes ekonomike.Kjo gjë pati ndikim të madh në personalitetin dhe psikologjinë e Serembes ngase familja u varfërua shum dhe Serembe u detyrua ta ndërpresë shkollimin. 1860-e kemi vdekjen e së dashurës të cilën e kishte njohur përderisa po lëvizte nëpër fshatrat arbëreshe për mbledhje të këngëve popullore , e cila vajzë kishte shkuar për shkak të rrethanave politike-ekonomike për të jetuar në Brazil .Në Brazil pas një kohe ajo kishte ndërruar jetë.Më 1875 Zefi nën ndikimin e Dora Distrias e cila ishte një fanse e poezisë së tij e cila kishte folur me princin e Brazilit që ti bënin pritje , Zefi vizitoi Brazilin , me shpirtin e tij romantic vizitioi edhe varrin e së dashurës dhe e gjithë kjo gjë poashtu përsëri ndikoi mjaftë rëndë në gjendjen psiko- shpirtërore të autorit.Kur u kthye jetoi si një i varfër. Serembe jetoi në kohën e lëvizjes për bashkimin e Italisë me në krye Garibaldin. Në kohën kur i ati i Serembes përndiqej nga pushteti , Serembe shëtiste në fshatrat e Kalabrisë e Siqelisë për të mbledhur traditën , folklorin,zakonet. Vdiq:më 1901 në Sao Paolo , Brazil në gjendje psikike shum të rëndë.

KRIJIMTARIA LETRARE E ROMANTIKUT(RILINDASIT) ZEF SEREMBE

Serembeja si nxënës i De Radës pati ndikim të madh Deradian.

1860 shkroi poezinë e parë ,,Për lirinë e Venetisë‟‟shfaq përcaktimet ideologjike me atë se

krahason Garibaldin me Skenderbeun,poashtu në poezi entuziazmohet me pjesmarrjen e arbëreshëve në lëvizjen e Garibaldit.

1883 botoi përmbledhjen ,,Poezia italiane dhe kënkë origjinale të përkthyera‟‟, në këtë vepër

mallkon Brazilin që i shkaktoi humbje aq të mëdha(ngase e dashura e tij pasi që kishte shkuar në Brazil kish vdekur).

Në poezitë e mëvonshme flet për : shpresën , gëzimin , optimizmin , protesta , akuza nda padrejtësisë etj.

1893

botoi baladën në italisht ,,Ushtari i kthyer‟‟.

1894

i shkruan De Radës për një vepër prej 400 faqesh që flet për historinë e Shqipërisë.

1897

botoi poezinë ,,Zotit‟‟ , në Buenos Ajres .

1898

botoi vjershën ,, Për vdekjen e Pjetër Irjanit.

Poetika e veprave të Serembes dallohet me karakterin lirik.Lirika e tij ndahet në patriotike dhe dashurore.

ANALIZA E LIRIKËS PATRIOTIKE TË ZEF SEREMBES

Në lirikë patriotike flet për ndjenja patriotike , dashuri ndaj atdheut të të parëve ,për të ardhmen e arbëreshëve etj.Këtu bëjnë pjesë vjershat si : ,,Rrotullupë‟‟(vrull) , ,,Detari‟‟ , ,,Zonjës Elena Gjikë‟‟ , ,,Për lirinë e Venetisë‟‟. ,,Rrotullupë‟‟- botuar 1860 , ish në moshë 16 vjeçare, flet për fatin e atdheut, poashtu flet edhe për një luftë të hapur kundër turkut që ,,na la pa mëmëdhe‟‟.Në poezi paraqitet edhe vrulli i tij rinor dhe preokupimi i tij emocional shfaqet veçmas në dy strofat e para të poezisë.Në vjershë shtrohen 3 drama : 1)dobësia e lëvizjes kombëtare , 2)drama e arbëreshëve që kanë mbetur pa atdhe , 3) harresa tashmë kish filluar ta mbuloj kujtesën historike të arbëreshëve.Flet për atë se Arbëria tashmë nuk ishte e pavarur dhe si e tillë nuk mund t‟i ndihmonte bashkatdhetarëve. ,,Ditari‟‟- flitet për një luftëtarë që ishte nisur në luftë kundër armikut , luftë që e kish pritur gjatë kohë , në këtë rrugë për luftë se ndal as vajza që tani qan , te ky luftëtar mbizotëron dashuria ndaj atdheut ngase ai i përgjigjet thirrjes ,,vatra na thërret‟‟.Nga e dashura kërkon që kur të kthehet ti vendoset flamuri në trarin e shtëpisë.Flamuri për të është sikur nusja.Figura e luftëtarit të përkujton Teutën , Agronin e figura të lashta të historisë shqiptare. ,,Zonjës Elena Gjikë‟‟-botuar 1870 , këtu poeti e ndërton figurën e romunes me prejardhje shqiptare me të cilën krenohen arbëreshët , sidomos me formimin e saj intelektual , me pozitën e saj , siç paraqet edhe autori si një unazë që lidh dhe si një yll i lirisë që ndriçon.Poashtu në këtë poezi autori brengoset me mosaftësinë e Arbëreshëve për t‟u ndihmuar bashkëatdhetarëve , flet për ata si Xhavella , Bubullima , Boçari e shum shqiptarë të tjerë që kishin luftuar për Greqinë kurse tashmë për vetë mëmëdheun skishte asnjë burrë për të luftuar dhe për ta liruar nga zgjedha turke. ,,Për lirinë e venetisë‟‟- shkruar 1860 , flet për luftën çlirimtare të Venedikut , të cilën luftë e udhëhoqi Garibaldi. Peoti gjithashtu u del në krah arbëreshëve që marrin pjesë në lëvizjen e Garibaldit duke shpresuar në ndihmën e Garibaldit ndaj shqiptarëve saqë Garibaldin e krahason me figura të larta shqipe si Skenderbeu.

ANALIZA E LIRIKËS DASHURORE TË ZEF SEREMBES

Serembe konsiderohet si liriku më i madh i lirikës dashurore.Në këtë lëmi ka shkruar shumë poezi.Dashuria e Serembes është dihotomike , me fillim të shkurtër ku shfaq dëshirat ëndërrimtare , me një vazhdim deri në finale , dhe me një përfundim të hidhur , me helme,dhembje e psherëtima ngase kemi dashuri të parealizuar.Dashuria e parealizuar u bë shkak që poeti të lektiset të vuajë e të traumatizohet , të përgjerohet duke krijuar një lirikë madhështore të dashurisë. Për sa i përket dihotomisë së parë , fillimit të shkurtër të dashurisë ku shfaqen ndjenjat dhe dëshirat ëndërrimtare kemi këto poezi:

1)Kënka e dashurisë së parë 2)Kënka e gëzueshme 3)Fytyra e asaj Dashuria e parë te Serembeja ka nota romantike , lind në kontaktin e parë , ky kontakt ralizohet në kishë , poeti e paraqet portretin e vajzës , kontaktin e parë , vazhdimin e asaj dashurie me intenzitet dhe për këtë frymëzohet sidomos nga folklori arbëresh.Në moshën kur shumë poetë fillojnë që të merren më tepër me motive filozofike Serembeja vazhdon që përsëri të rrahë motivin e dashurisë.Poezia e tij Seremben e dërgon në helme,vetmi , dhembje , psherëtima , trauma , lektisje , në kontraste si gaz-vaj,gaz-psherëtima, megjithatë nuk zhytet në kotësi për bën analizë të hollë të psikologjisë së dashurisë.Serembe shquhet për aftësinë e mbajtjes së ekuilibrit të kontrasteve mes brengës së poetit dhe mospërfilljes së vajzës. ,,Kujtim‟‟- është poezi e cila qëndron në krye të erotikës shqiptare.Dashurinë Serembe e shpreh nëpërmjet kujtimeve imagjinative të tij .Në atë gjendje përderisa vetë poeti po fanitej gjen forcë të plotësojë portretin e dashurisë së tij që i kish vdekur duke krijuar iluzione se ,,vasha mu kthye nga tjetri dhe‟‟ , por kur e sheh autori gjendjen e tij përsëri bën kthesë në realitet duke thënë ,,sngrihet Bardhusha që te varri fle‟‟.

BIOGRAFIA E RILINDASIT (ROMANTIKUT) NAIM FRASHËRI

Lindi : më 25 maj 1846 në Frashër Dangëlli Familja: Naimi ishte vëllai i mesëm i Abdylit dhe Samiut , bir i Halit dhe Emine Frashërit. Shkollimi:

Mësimet e para i mori në gjuhën turke-arabe-persiane te hoxha i fshatit , gjithashtu mësoi edhe individualisht edhe nga vepra Hadikaja e Dalip Frashërit.Fshati zhvilloi te Naimi shpirtin meditues e skofiar dhe ndjenjën e humanizmit.

1865 Abdyli pas vdekjes së të atit , Naimin së bashku me vëllaun e vogël Samiun i shpërngul

në Janinë për të vazhduar mësimet në gjimanzin ,,Zosimea‟‟.N; gjimanz mësoheshin frengjishtja , greqishtja e vjetër , anglishtja e italishtja. Abdyli u zuri vëllezërve një mësues privat për të

mësuar gjuhën turke-arabe-persiane që më vonë do i shërbejë Naimit për kryerjen e disa funksioneve në ministrinë e arsimit të Turqisë. Janina i impresionoi vëllezërit ngase ishin ende të gjalla dëshmitë për Ali pashë Tepelenën. Aktivitetet:

1870 shkon në Stamboll për të kërkuar punë , nuk mundi të qëndroj për shkak të mospëlqimit

të atmosferës anadollake dhe sëmundjes së tuberkulozit .Kthehet dhe punësohet në Berat , Sarandë . 1877 gjendja përsëri i keqësohet dhe shkon për mjekim në Austri . Viziton

përkrenaren e Skenderbeut .Gjat lidhjes së Prizrenit u angazhua në degën e Janinës.1882 definitivisht Naimi vendoset në Stamboll.Gjeti punë atje si nëpunës në ministrinë e arsimit të turqisë.Kurrë më nuk do të kthehet në vendlindje deri në vdekje.1884- si nëpunës në ministrinë e arsimit nxorri lexe për një revistë në gjuhën shqipe me emrin ,,Drita‟‟ më vonë u quajtë ,,Dituria‟‟.1887- nxorri poashtu leje për hapjen e shkollës së parë legjitime në gjuhën shqipe e cila hapet më 7 mars 1887 në Korçë. Naim Frashëri vdiq më 19 nëntor 1900 në moshë 54 vjeçare.

KRIJIMTARIA LETRARE E RILINDASIT(ROMANTIKUT) NAIM FRASHËRI

Në fillim shkroi turqisht dhe persisht.Prej 1886 do të botojë në shqip.Naimi në e parë është poet lirik por shkruan edhe poezi epike.Sipas motiveve krijimtaria e tij poetike ndahet në :

1)Poezi me motive atdhetare 2)Poezi me motive dashurore 3)Poezi me motive filozofike

ANALIZA E POEZIVE ME MOTIVE ATDHETARE

Te Naimi , erotika , filozofia , historia , konceptet fetare u nënshtrohen një agensi të përbashkët e që është ,,atdheu‟‟.Te ai kemi poezi dhe poema atdhetare.Poezitë atdhetare janë shpërndarë në disa vepra dhe ato janë : Atdheu , Shqipëria , Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve , Për se? Gjuha jonë , Korça , Shpreh , Tradhtarët. Poezitë me motive atdhetare janë:

,,Atdheu‟‟ – është poezia e parë patriotike e Naimit.Shkruar në gjuhë të huaj.Këtu jep definicionin përkufizues rreth nocionit ,,atdhe‟‟ .Poezia përfundon me ligjeratën lutëse dhe uruese. ,,Shqipëria‟‟- këtu atdheun e shquan si territor ku jetojnë shqiptarët si tërësi entike dhe historike.Kur i drejtohet lashtësisë kombëtare për dëshmimin e autokratisë vërehet karakteri romantik i Naimit.Ngritjen e ndërgjegjes kombëtare në poezi e kërkon nëpërmjet arsimimit dhe gjuhës. ,,Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve‟‟ poemth i shkruar në greqisht.Tema ,,atdheu‟‟. Flet me frikë për fatin e Shqipërisë.Flet për bindjet negative që kanë popujt dhe vendet ballkanike e europiane rreth Shqipërisë dhe shqipëtarëve.Kërkon poashtu ndryshimin e atyre bindjeve se është interes i përbashkët. ,,Shpreh‟‟- shkruar në shqip.Motivi i kësaj poezie është i ri ,,besimi në të ardhmen e lirë të atdheut‟‟.Parashtron kërkesën për dritën iluministe që do të ndriçojë mendjen shqiptare.Ai beson se ,,vetëm dritë e diturisë përpara do na shpjerë‟‟. ,,Për se?‟‟- poezi që shpreh besimin për një të ardhme të ndritur të shqiptarëve. ,,Gjuha jonë‟‟- shpreh shenjtërinë e gjuhës që sipasi tij duhet të respektohet si Perëndia.Këtu paraqitet kërkesa e Naimit që të shkruhet gjuha që ish e nevojshme për kohën. ,,Korça‟‟ kjo poezi lidhet me hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë. ,,Shkëndijë e diellit ndaj manushaqes‟‟ flet për gjendjen potilike të Shqipërisë dhe për rrugët e shpëtimit të saj.Manushaqja është metonimi për Shqipërinë kurse rrezet e diellit tregojnë rrugën drejt së ardhmes.(arsimimi).Në pjesë të parë dominon nota elegjiake kurse në të dytën kemi meditime filozofike.

,,Tradhtarët‟‟ këtu Naimi përplaset me njerëzit e tëhuajsuar kombëtarisht. Anatema e kësaj poezie është ,,Bukë e mëmëdheut zëntë , tradhtarët e pabesë. Poemat me motive atdhetare janë:

,,Bagëti e Bujqësi‟‟ në këtë vepër romantikja paraqitet nëpëmjet proklamimit të natyrës shqiptare.Ka dy tema kryesore: 1) bagëtinë dhe 2)bujqësinë. Bagëtia ka të bëjë me jetën baritore , paraqitet bukuria e tufës së dhenëve , baresha me llërët e përveshur , stopani , shtërpari , loja e shqerrave me mëmat e tyre që ka subjekt lirik në atë se paraqitet atdheu me bijtë e tij.Bujqësia ka të bëjë me bujkun , fushat pjellore , bimësinë , pemëtarinë , shpesërinë dhe që të dyja edhe

bagëtija edhe bujqësia e plotësojnë kultin e natyrës që himnizohet si një ,,jetë ideale‟‟.Në pjesën

e

parë flet për migrimin e shqiptarëve në vendet e huaja(pët mërgimtarin) , për lypësin (gjendjen

e

vështirë ekonomike në Shqipëri).Në paralelizëm shtrohet edhe dashuria ndaj atdheut.Në pjesën

e

dytë flet për udhëtarin(këtu shfaq traditën shqiptare të mikëpritjes) që ka mbetur përjashta dhe

për vajin e një nëne me të bijën që vajtojnë vajzën dhe motrën e vdekur(shfaqet tema e panteizmit).Naimi duke u nisur nga paradigma patriotike thërret fshatarët që të mos shkojnë në qytet.Poashtu paraqet autori edhe mallin për vendlindjen.Në vepër kemi shpërthime lirike dhe prirje filozofike.Trajtat ligjërimore të poemës janë:urimet ,lutjet , mallkimet.Figura që përdor më së shumti është apostrofa mandje disa e quajnë poemën si një ,,apostrofë e madhe‟‟. ,,Historia e Skenderbeut‟‟ poemë ku evokohet e kaluara e lavdishme e shek XV.Poema është një epope për Skenderbeun.Figurën e Skenderbeut në vepër më së shumti e dallon atdhedashuria ngase luftërat e tij janë me karakter atdhetar.Skenderbeun në vepër e cilëson mençuria , humanizmi dhe fizikumi.Tema është historike.Gërshetohet miti , gojëdhënat , emrat e personazheve , toponimet , emrat e popujve etj.Rëndësia e tyre është në formimin e ndërgjegjes kombëtare.

ANALIZA E POEZIVE ME MOTIVE DASHURORE

Këtu Naimi zbulon botën meditive dhe konceptin origjinal të poetit mbi dashurinë. ,,Vasha nazemadhe dhe me të ecur të këndshëm‟‟ poezi , shpreh botën intime të Naimit.Poeti në këtë rast na paraqitet si përceptues dhe vështrues romantik i bukurisë femërore.Këtë bukuri që ai e quan hyjnore e shpreh me metaforat si (sytë-yje,balli-hënë, faqet, flokët-dritë qiejsh).Poeti nuk flet për dashuri të përjetuar.Poezia mbyllet me një reminishencë filozofike se ,,ska asgjë të përjetshme , se bukuria dhe djalëria vjen e shkon dhe ndërrohen gjërat‟‟.Bukuria sipas Naimit është kategori estetike dhe shfaqje hyjnore.Bukuria hyjnore te femra shfaqet më plastike dhe e mbuluar vetëm nga bukuria.Gjërat që Naimi përcepton janë : gusha , kraharori , sytë , balli , pulpat , llërët , qëpallat , këmbët , duart dhe ato i paramendon si të veçantat e të përgjithshmes.Sipas tij nga bukuria lind dashuria kurse dashuria nuk mund të ekzistojë pa qenë bukuria.Bukurinë Naimi e shfaq në dy rrafshe në atë 1)hyjnor apo filozofik dhe 2)tokësor apo njerëzor. ,,Bukuria‟‟- shpreh bindjet folozofike-panteiste për bukurinë se ,,bukuria nuk është privilegj i femrës por i gjithë asaj që e përceptojmë në natyrë.Dashurisë tokësore të Naimit i mungojnë :

partneriteti dhe reciprociteti.Për Naimin ka rëndësi vetëm objekti i dashurisë apo vendi ku do ta dredh dashurin , atij nuk i intereson se sa femra do tia kthej atë dashuri.,,Kënaqet vetëm duke parë por jo edhe duke shijuar‟‟.Për Naimin ka rëndësi , plaga , lektisja , viktimizimi sesa gëzimi,kënaqësia,lumturia që sjell dashuria e kontaktit.(këtu edhe shfaqet romanticiteti i tij).Ai ka dashuri platonike ngase dashnores nuk ia dimë emrin,kohën,vendin , identitetin.Te e dashura e Naimit kemi mungesë të tipareve fiziologjike si , pamja e fytyrës,trupit , botës psikike ,

temperamentit , prirjeve , karakterit , emocionet , reflekset ngase e gjithë kjo ndodh sepse ai është vetëm vështruesi jashtëm i femrës.

ANALIZA E POEZIVE ME MOTIVE FILOZOFIKE

Naimi ishte i pari që futi në letërsinë tone poezinë filozofike.Filozofia e Naimit ka dy burime, burimin fetar(kuranin dhe biblën) dhe burimin shkencor(shkencat ekzakte).Ai në njërën anë pranon imanencën e Zotit kurse në anën tjetër poashtu pranon teorinë e Darvinit për prejardhjen e njeriut , teorinë e Laplasit për sistemin heliocentric.Motivi filozofik i poezisë naimiane bazohet në : 1)imanencën e Zotit , 2)në natyrën dhe ligjet e saj dhe 3) në njeriun. 1)Imanenca e Zotit e përmend edhe në poezitë dashurore edhe në atdhetare.Ai Zotin e paraqet si krijues të gjithçkaje që ekziston në tokë.Ai mendon se Zoti është krijues i gjithë asaj që ekziston nën dhe mbi tokë.Konceptin e gjithëkrijuesit për Zotin e lidh me atë se ai shfaqet kudo që i kthen sytë dhe me këtë vërejmë ndërlidhjen e Naimit me teorinë filozofike të panteizmit.Ai flet për atë se Zoti e krijoi njeriun si qenie më të përsosur , i dha mendjen , arsyen, të folurit , por sipas Naimit njeriu vetë duhet ta formojë moralin.Sipas Naimit Zoti mund të sjellë bashkimine shqiptarëve dhe këtu ndërlidhet edhe dëshira patriotike e Naimit. 2)Natyra dhe ligjet e saj- ai e sheh natyrën në dy aspekte 1)vegjetativ dhe 2)filozofik.Aspekti vegjetativ paraqitet në poemën idilike Bagëti e Bujqësi dhe është autor i një rëndësie të veçante ngase ishte i pari që natyrës shqiptare i bëri një vepër të veçantë.Mirëpo në aspektin filozofik Naimi parashtron një sërë pyetjesh duke nisur nga : Çështë natyra? , Cilat janë ligjet e saj?Ku është fillimi dhe mbarimi i natyrës apo i kozmosit?Ku është vendi dhe roli i njeriut në natyrë? ,,Filozofi‟‟- shpreh mahnitjen e tij me ligjet që sundojnë në natyrë , ai impresionohet nga yjet , fenomenet e funksionimit të natyrës , me atë se bota është pa krye , pa fund dhe pa anë. ,,Qielli‟‟- poezi ku poetin e befason shkëlqimi i yjeve , kaltëria , bukuria e qiellit . ,,Gjuha e zemrës‟‟ – shpreh atë se ,, vetë natyra në mënyra të ndryshme flet për fshehtësitë e veta‟‟.Në këtë vepër nuk flet autori por për autorin flet trëndafili , bilbili , reja , lumi , malet , fushat , yjet dhe gjuha me të cilën flasin është gjuha e zemrës për të cilën autori kërkon ta kuptojnë të gjithë. ,,Qershori‟‟- natyrën e paraqet si një rreth që përsëritet dhe kurrë nuk qetësohet p.sh pas dimrit vjen pranvera , pas ditës vjen nata , pas të mirës vjen e keqja. 3)Njeriu këtu Naimi ndërton koncepte vetanake për njeriun.Atë e vështron nga pozita të ndryshme si pozita filozofike , pozita e poetit dhe pozita e personalitetit.Për Naimin njeriu ashtu si natyra në bazë të përsëritjes rrethore bëhet i pavdekshëm dhe i përjetshëm.(sipas aspektit filozofik).Poashtu për Naimin ai(njeriu) paraqet qenie emocionale ku ballafaqohen : lumturia pikëllimi , gëzimi-dëshpërimi , dëshira dhuna .(sipas aspektit poetik dhe personal). ,,Pranvera‟‟-shpreh lumturinë që sjell pranvera , ringjalljen e natyrës , lumturinë e varfanjakëve dhe jetimëve , pikëllimin për varrin e mikes e në mot ndoshta edhe për varrin e tij. ,,Mbi trupin e bijës sime vdekur‟‟ ^ ,,Në vdekje të vëllait‟‟ shprehin dhembën e Naimit për humbjen e disa prej anëtarëve të familjes. ,,Fjalët e qiririt‟‟- ka simbolikë të : krijuesit , humanistit dhe filozofit.Qiriri simbolizon vetë autorin por edhe shumë patriotë e atdhetarë që vetë ishin djegur për të bërë dritë për popullin shqiptarë.Rëndësia e Naimit ka rëndësi të madhe për motivin filozofik shqiptar që për kohën ishte i varfër.

BIOGRAFIA E RILINDASIT (ROMANTIKUT) SAMI FRASHËRI

Lindi: 1850,Frashër. Familja : fëmijë I Halit dhe Emine Frashërit. Shkollimi: mësimet e para te hoxha fshatit,të mesmen në gjim.Zosimea Janinë ku mësoi shkencat humanitare dhe natyrore. 1871-shkon në Stamboll,bie në kontakt me intelektual shqiptarë si : Jani Vreto K.Kristoforidhi etj. 1874- u internua për 1 vjet në Tripoli,Libi. 1877-kryetar i Komitetit shqiptar Stamboll. Bashkë me P.Vasën shkroi memorandum kundër vendimeve të padrejta të Kongresit për territoret shqiptare. 1878-boton gaz.:Zëdhënësi i Lindjes” ku kritikon P.Osmane dhe konferencën e Berlinit. 1879-formon “Shoqërinë e Stambollit” dhe zgjidhet kryetar.

Vdiq:1904,Stamboll.

ANALIZA E TRAKTATIT POLITIK ,,SHQIPËRIA ÇKA QENË ÇËSHTË DHE ÇDO TË BËHET’’

Ndërtimi: e ndarë në 3 pjesë. Ideja: rruga ër shpëtimin e atdheut që mbështetet me varg faktorësh:

Tërësia territoriale,veçoria gjuhësore faktet historike. Flet për lashtësinë e popullit shqiptar me luftërat e zhvilluara në Iliri dhe Epir të kohës së Gencit,Teutës,Pirruas etj.dhe lavdinë që vjen si rezultat i lashtësisë. Faktor kryesor që shqiptarët të kenë shtet është gjuha e përbashkët shqipë dhe tërësia territoriale që ishin mjaft të rëndësishme si factor mbrojtës nga pushtuesit. Për ta realizuar vlerën e së drejtës dhe të jetuarit të lirë,Samiu e sheh përmes organizimit gjegjësisht Lidhjes së Prizrenit me çka i dëbon pretendimet e shteteve shovinistë ndaj territoreve shqiptarë. Në këtë traktat,projekton të ardhmen e Shqipërisë,si një shtet borgjez që mbështet pronën private dhe parashihte formimin e Këshillit të pleqve në vend të presidentit. Zhvillimin ekonomik e sheh të zhvilluar në të gjitha degët,arsimimin dhe kulturën me dimension të ri,ku arsimin e ulët e shihte si të detyrueshme,të mesmen dhe universitar të zhvilluar.

BIOGRAFIA E RILINDASIT(ROMANTIKUT) ZEF SQIROI

Lindi:1865,Hora,Sicili.

Shkollimi:mësimet e para në Seminarin arbërresh-Palermo,studion let.greko-romake dhe drejtësinë në kolegjin e Garribaldit. 1887me Frano Petën boton revistën “Arbëri i ri”. 1890-diplomon në drejtësi,emërohet docent i let.antike në “Garibaldi”. 1900-profesor i gj. Dhe let.shqipe në Instituin Oriental,Napoli.

1913-merrë pjesë në Kongresin e Trieshtes.

Vdes:1927,Napoli.

KRIJIMTARIA LETRARE E RILINDASIT(ROMANTIKUT) ZEF SQIROI

Veprat letrare:

1887- Versi(përmbledhje poetike,italisht). 1891-Mili e Hajdhia(poemë idilike). 1894-Kënkat e luftës(poezi,italisht). 1900-Te dheu i huaj(poemë). Veprat folklorike:

1887-Raspodi arbëreshe 1890-Këngë tradicionale të kolonive arbëreshe në Sicili. 1901-Këngë popullore shqiptare. 1923-Këngë të përshpitshme të kolonive arbëreshëve në Sicili. Dorëshkrime:

Vistari(poemë historike). Këthimi(poemë). Mino(poemë lirikë).

ANALIZA E POEMËS ,,TE DHEU I HUAJ’’

Poema ,,Te dheu i huaj‟‟ është poemë historike-kombëtare dhe shoqëroro-psikologjike.Poema ka dy variante një të vitit 1900 me 10 këngë dhe një të mbetur në dorëshkrim me 9 këngë. Shpjegimet fillojnë në këngën e II dhe zgjasin deri në këngën e X. Tendencat e autorit:të zgjasë kontekstin kohor ku paraqet edhe periudhën e lavdishme në shek XV por edhe periudhën e bashkëkohësisë së tij shek XIX.Ai mundohet të prishë konvencën e respektimit të kronologjisë së ngjarjes me atë se ai nuk ka bartës të ngjarjes por vetë ai(një familje arbëreshe,,familja e autorit‟‟) mëton të jetë personazhi real e jo imagjinar që do të shtjellojë historinë dhe të tashmen e arbëreshëve. Anëtarët e familjes së tillë arbëreshe marin shpjegime për : Moisi Golemin , Gj.M.Topinë , Bushatasit , Ali pashë Tepelenën , Skenderbeun , Rrethimin e Shkodrës,gojëdhënën e Rozafës , për Donikën dhe përfundon me urim për paqen në përgjithësi.Dallimi qëndron në atë se ai nuk flet vetëm për të madhërishmen heroike të popullit shqiptar të kohës së Skenderbeut por edhe për fatin tragjik arbëresh , për të shëmtuarën arbëreshe që kanë jetuar pa atdhe, për atë se gjithnjë e më pak tek arbëreshët dëgjohet gjuha shqipe , gjithnjë e më pak respektohet traditat , ritet familjare , ritet fetare , zakonet dhe për gjithë këtë ai fajson 2 faktorë : 1) shkëputjen nga trualli atëror dhe 2)mostolerancën e vendasve(italianëve) ndaj ardhacakëve.Poetin nuk e mundon vetëm e kaluara dhe e tashmja arbëreshe ai preokupohet edhe për të ardhmen duke shtruar pyetje : Po sikur arbëreshët t‟i lënë shtëpitë e tyre në Arbëri e të kthehen në Shqipëri(atdheun e të parëve) a do t‟i gjejnë shtëpitë e të parëve atje ku do të vendoseshin?.Ai ngel me dëshirën që atdheu të lirohet nga turku i zi.Poemës i mungon subjekti.Nuk kemi personazh qendror dhe nuk ka përshkrim të botës emocionale të personazhit kryesor nga vetë mosprezenca e tij.Poeti ka prirje lirike shpreh ngjarje ,mendime,ndjenja etj.Mesazhi i kësaj vepre është : ,,Aspiratat e arbëreshëve për një atdhe të lirë të të parëve dhe idenë për një jetë të lumtur e të barabartë në të ardhmen me tërë popujt paqedashës.

BIOGRAFIA E RILINDASIT(ROMANTIKUT)NDRE MJEDA

Lindi:1886,Shkodër.

Familje: të varfër. Shkollimi: shkollë fetare-Shkodër,pastaj1899 ndoqi kurs pedagogjik-Valenci dhe Kraljevicë. 1884-47- studion Fakultetin Filozofik Romë dhe teologjinë në degën e Krakovit. 1902-themelon shoqërinë “Agimi” Merrë pjesë në kongresin e Orientalistëve Romë. 1908- pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit. 1916-anëtar i Komisionit letrarë Shkodër. Punoi : 1920-24 deputet i Parlamentit të Shqipërisë,1930 professor i shqipes në Shkodër. Vdes: 1937,Shkodër.

KRIJIMTARIA POETIKE E RILINDASIT(ROMANTIKUT)NDRE MJEDA.

Njihet si poet,studiues i gjuhësisë folklorit,gramatikës,historisë etj. Veprat letrare:

1917-Juvenilia (përmbledhje poetike,Vjenë). 1928 Lissus (poemë,Shkodër).

1937-Lirija(poemë,Shkodër).

1939-Scodra(poemë,Shkodër).

Veprat shkencore 1904-Pallatalet në gjuhën shqipe,Leiden. Këndime për shkollat e para të Shqypnisë. 1932- Poetët e mëdhenj të Italisë. 1934-Shkollë e jetë(antologji,Shkodër). 1936-Dromca toponomastike. 1942-Fjalorth i ri.

ANALIZA E VEPRËS JUVENILIA

Mjeda ngaqë kanë një vlerë të madhe artistike vjersha dhe poema e tij janë të pakëta,kurse të gjitha ato i ka përmbledhur në veprën Juvenilia e botuar në Vjenë 1917.Me termin (Juvenus-rini) ai ka dashur të tregojë se poezitë i ka shkruar në moshë rinore. ,,Vaji i bylbylit‟‟ poema dhe krijimi i parë i Mjedës , shkruar në moshë 21 vjeçare. Në rrafshin simbolik ,,bylbyli i privuar nga liria e fluturimit‟‟ është Shqipëria e robëruar (e në këtë rast edhe vetë autori ngase shum intelektualë shqiptarë ishin detyruar të largoheshin nga atdheu për shkaqe politike)kurse ,,privuesi i lirisë‟‟ është perandoria osmane.Poema ndahet në katër pjesë dhe si trajtë ligjerimi ka dialogun.Në këngën e parë shfaq gjendjen e Shqipërisë pas kongresit të Berlinit me grishjen(ftesën) që i bën bilbilit të dalë më nga kafazi se kish ardhur koha me atë që thotë ,,a çilë kafazi‟‟.Në këngën e dytë tregohen shkaqet e vazhdimit të qëndrimit të bylbylit(Shqipërisë) në kafaz(në robëri).Shkaqet ishin objektiv : pushtuesi dëshiron ta mbajë në sundim më të gjatë dhe shkaku subjektiv : se Shqipëria ishte e paaftë që ta sjellë vetë lirinë.Në këngën e tretë simbolika zbërthehet me atë se përmendet atdheu(bylbyli) dhe vetë autori(unë).Me

bylbyl përpos që nënkuptojmë Shqipërinë nxjerrim në pah edhe simbolikën se fjala bylbyl nënkupton edhe vetë poetin i cili bënte pjesë në një varg intelektualësh që dhuna e pushtuesit i kish detyruar të largohen nga atdheu(tipar i romantizmit).Në këngën e katërt kemi ndërhyrje të meditimeve filozofike se ,,pas dimrit vjen pranvera‟‟ , lirgjerata kalon nga e përgjithshmja në të veçantën. Tiparet e përgjithshme-Mjeda varësisht nga disponimi ndryshon: vetë disponimin nga elegjiak në optimizëm , ndryshon vargun nga pesërrokësh në shtatërrokësh ,pastaj nga shtatërrokëshi në tetërrokësh e në fund përfundon me dhjetërrokësh. ,,I tretuni‟‟- shpreh mallin e autorit për atdhe.I treturi simbolizon mërgimtarin që e mundon malli për vendlindje. Kjo poemë përbëhet nga pesë këngë , në këngën e parë paraqitet i treturi në mërgim , në të dytën vendi ku ka mërguar , në të tretën meditimet e mërgimtarit dhe në këngën e katërt biseda imagjinare me lejlekun dhe në këngën e pestë biseda me nënën në ëndërr ku veçohet qortimi i nënës për ,,kthim në vendlindje‟‟.

ANALIZA E POEMËS ANDRRA E JETËS ZOGA

Kjo poemë dallon ngase ka procede romantike dhe realiste.Ndahen në 3 pjesë në varësi të personazheve që jan 1)Trina , 2)Zoga dhe 3)Lokja.Në pjesën e parë paraqet tabllon romantike me përshkrimin e natyrës nëpërmjet elementeve si ,,dy qershia të lidhura në një rrëfanë ose si dy molla të kputuna nga një degë‟‟, ku qershitë janë njëra paraqet popullin shqiptar që jeton në Arbëri kurse tjetra popullin shqiptar që jeton në Shqipëri , rrëfana e paraqet atdheun e të parëve , kurse dy mollat poashtu e paraqesin njëra arbëreshët kurse tjetra shqiptarët e shqipërisë kurse dega e paraqet atdheun e të parëve.Simbolika shfaqet edhe me këngën e gjelit në fund të pjesës së parë që tregon mbarimin e një gjëje dhe fillimin e një gjëje tjetër.Në këngën e dytë shfaqet një vajzë e re e quajtur Trina e cila vdes.Nëna e kësaj vajze është Lokja.Dhembjen për vdekjen e vajzës Lokja e përjeton thellë pa e shfaqur haptazi ngase kjo tragjedi nuk shprehet me nota sentimentale si elegjitë e vajtimit,referencat fetare për të vetmen arsye që të mos e brengoste vajzën e vogël të quajtur Zoga me ritualin e vdekjes. Kjo shfaqet me atë se Lokja prap punon , moliset , lufton për ekzistencën e familjes.Në këtë këngë(të dytë të quajtur Zoga) shfaqet jeta e pasvdekjes së Trinës ku bartëse e veprimit bëhet Zoga.Shfaqet përsëri natyra me bylbylat , zymbylat , dallëndyshet , zgjoi i bletëve , lëvruesi etj dhe të gjitha këto e paraqesin simbolikën e asaj se ,,jeta vazhdon‟‟.Në vazhdim kemi paraqitjen e ëndrrës(një prej elementeve më të njohura të romantizmit) ku si ëndërrimtare është Zoga.Zoga në ëndërr sheh dy bylbyla të vendosur njëri në degë të trëndafilit kurse tjetri në degë të zymbylit.Simbolika e kësaj ëndrre është , zogjtë janë Zoga dhe i ,,dashuri i saj i ardhshëm‟‟ d.t.th kjo simbolizon lindjen e dashurisë.Mjeda si tipar dallues ka se i largohet folklorizmit që ishte tipar I shkrimtarëve arbëresh p.sh njohja e të rinjëve , martesa , lindja e fëmijës të gjitha këto ai i shmang. Në pjesën tretë paraqitet ajo se për dikë jeta është e hidhur mbaron para kohe kurse për dikë tjetër ajo është e ëmbël dhe vazhdon pa probleme.Poashtu na del në pah mungesa e djalit që do të ishte ndihmë fizike për Loken , Zogën dhe nipin.Trina-simbolizon rininë e papërjetuar,Zoga-simbolizon vazhdimsinë e jetës kurse Lokja simbolizon shkallën dhe peshën e dhembjes që të sjell jeta.Poema ska koncept kohor.(nuk mund ta vendosim në një kohë të caktuar historike), poashtu ajo nuk ka koncept komunikativ.(familja paraqitet si tepër e izoluar nga rrethi shoqëror).

ANALIZA E POEMAVE TINGËLLIMORE

Mjeda ka tri poema tingëllomore e ato janë:Liria , Lissus dhe Shkodra.Këto poema për nga ligjerata poetike përbëhen nga tingëllimat dhe prandaj quhen poema tingëllimore. ,,Liria‟‟-shkruar më 1901,përfunduar më 1911 dhe botuar më 1937(në kohën më aktuale të lirisë së popullit shqiptarë).Tema:Domosdoshmëria e lirisë për popullin shqiptar.Tema e tillë shtrohet në mënyrë asociative ngase flet për lirinë që fituan amerikanët të udhëhequr nga Xh.Uashingtoni luftë kjo me kolonizatorët anglez dhe këtu asocon me luftën që duhet ta fitojnë me forcë edhe shqiptarët. ,,Lissus‟‟- i përkushtohet Lezhës , respektivisht historisë së saj : periudhës ilire(të paraqitur në nëntë tingëllimat e fundit) dhe periudhës së Skenderbeut.(në tri tingëllimat e fundit).Autori me këtë vepër dëshiron të dëshmojë se liria për shqiptarët ka një histori të gjatë dhe është tradicionale.Liria sipas Mjedës i ka sjellur begatinë dhe lumturinë vendit e banorëve , sigurinë dhe qetësinë e tyre shpirtërore.Jeta e banorëve në lirinë e së kaluarës që e paraqet Mjeda hymnizohet me atë se ai dasmat në liri i krahason me festat e Bahut , të Venerës dhe Afërditës. Vargu që përdor Mjeda është njëmbëdhjetërrokësh.Në këtë vepër dominon historia. ,,Scodra‟‟-I përkushtohet qytetit më të lashtë ,Shkodrës.Në këtë vepër dominon gojëdhana dhe mitologjia.Lashtësia e qyteti në vepër argumentohet me pasqyrim të jetës mitologjike dhe me pasqyrimin e një shkëlqimi të jashtëzakonshëm pastaj me futjen e qenieve të jashtëzakonshme si objekte sakrale dhe publike që u ngjasojnë përrallave ose përfytyrohen si Orakuj dhe perëndi që kundërshtohen si në Olymp.Poeti ndërfut malin e Taraboshit që paraqet malin e shenjtë shqiptar në krahinën e Shkodrës dhe dëshminë më besnike të mitit.Në këtë mal ishin zhvilluar edhe luftëra mes ilirëve dhe grekëve në anën e të cilëve kishin qenë perënditë greke.Tipari klasik i Mjedës shprehet me atë se ,,kërkon flijim për themelimin e qytetit‟‟ sidomos me shembullin ,, Afërdita për fli Rozafën lyp‟‟.

BIOGRAFIA E RILINDASIT(ROMANTIKUT) A.Z.ÇAJUPI

Lindi: 1866,Sheper të Zagorisë,Gjirokastër. Familje: fshatare. Shkollimi: fillor në shkollë greke, të mesmen në kolegj fetar- Aleksandri,pastaj studimet fakultetin e drejtësisë-Gjenevë. 1893-kthehet në Kavallë,pastaj shkon në Egjipt. 1898-u paraqit në gazetën “Shqipëria”-Bukuresht ku trajton çështjen e alfabetit të përbashkët për shqiptarët. 1919- shkruan memorandum te shoqëria shqiptare “Misiri” drejtuar Konferencës Paqësore të Versajës. Po atë vitë i vdes e ëma dhe i biri,Stefani, që ia prishë disponimin me çka tërhiqet nga jeta politike. 1928-formon shoqërinë “Shoqëria e miqve”.

Vdes:1930,Helipolis,Kajro.

KRIJIMTARIA LETRARE E RILINDASIT(ROMANTIKUT)A.Z.ÇAJUPIT

Lexoi shumë klasicistët francezë me çka ndikuan në veprat e tij. Shumica e veprave të tij kanë mbetur dorëshkrim,më vonë ato botohen nga Sofokli Çapi dhe tjera nga Institui Historik i Shqipërisë. 1898- Duke kërkuar një alfabet(artikull). 1902-Baba Tomorri(përmbledhje poetike,Kajro) bën kthësë në letërsin shqiptare prej romantizmit në realizëm. 1908-Konstitucioni në Turqi(artikull,Kajro). 1914-Klub i Selanikut(artikull-pamflet,Egjipt).

1921-Përalla(përkthim,Helipolis,Egjipt).

1922-Lulet e Hindit(përkthim,Kajro). Vepra të botuara nga tjerët 1937-Pas vdekjes (komedi,Kajro). 1937-Burri dheut(tragjedi,Kajro). 1966- Besa-Besë, Historia e një familjeje dhe Mysafirët e Çajupit.(tregime,frengjisht përkthyer në shqip,Tiranë). 1971- Dhe neve të krishterë jemi artikull. Dorëshkrime të humbura :

Detyra-dramë. Këngë e vame (vjersha për L.II.Bot).

ANALIZA E POETIKËS SË ANDON ZAKO ÇAJUPIT

Andon Zako Çajupi krijoi nën ndikimin e Naim Frashërit.Nisi si i fundit në rrugën e romantizmit dhe si i pari në rrugën e realizmit shqiptar e kjo kthesë ndodh me veprën e tij të njohur ,,Baba Tomorri‟‟.Motivacionet e poetikës së tij janë : patriotike , erotike dhe shoqërore.Shkroi edhe dramaturgji. 1.Poetika me motiv patriotik: Këtu Çajupi si novitet (risi) paraqitet me atë se ndërton kultet kombëtare historike atë pellazgjik dhe ilirik, të personaliteteve mesjetare si Skenderbeu , të prijësve e të kryengritësve si Zenel Gjonleka , Rrapo Hekali , Bilbilenjtë,të njerëzve të kulturës si Naim Frashëri , të Papa Kristo Negovanit.Ai kontriboi edhe në ngritje të vetëdijes kombëtare përmes dy agenseve :1)duke treguar dobësitë e lëvizjes dhe 2)duke treguar rrugët për shpëtimin e saj. ,,Baba Tomorri‟‟ tregon se dobësi e lëvizjes është përçarja fetare dhe vetëdija e flashkët kombëtare e shqiptarëve dhe si rrugë është bashkimi dhe ngritja e vetëdijes. ,,Robëria‟‟-tregon dobësinë tjetër që është pozita politike e Shqipërisë , robëria që shumëkush nuk e kuptonte ose nuk donte ta kuptojë dhe të gjithë këtë e shfaq me metaforat që thotë për Shqipërinë si ,,e gjorë‟‟ , ,,mjergull‟‟ , ,,gazep‟‟ ,, errësirë‟‟etj.Çajupi e lëndon sedrën kombëtare duke shkruar fjalë në poezinë e tij sikur i thotë Sulltani ,,Nuk më bën dot gjë shqiptari nga zgjedha ska për të dalë‟‟. Këtu kemi edhe rrugën e shpëtimit se duhet të kuptojë shqiptari robërinë dhe gazepin e Shqipërisë.Poashtu autori luan edhe rolin e afirmuesit të krenarisë kombëtare përmes poezive si ,,Mëmëdheu‟‟ ku e shpjegon nocionin mëmëdhe dhe me poezinë tjetër si ,,Ku kemi lerë‟‟ tregon

për përbërësit e vendlindjes ku i sheh dy kategori njerëzish në ata që janë jashtë atdheut që jan të përmalluar për atdheun dhe në ata që janë brenda dhe smund të bëjnë asgjë por madje edhe luftojnë për të huajt.(çajupi paraqet mal në Shqipëri).Për ngritjen e vetëdijes kombëtare përdor dy tipe të poezisë ,,Baladën‟‟ dhe ,,Romancën‟‟.Kemi baladën elegjiake ,,Vaj‟‟ ku nëna qan të djalin se kishte shkuar të luftoj madje jo për shqiptarët po për një popull të huaj, dhe romancën ,,Atdheu dhe dashuria‟‟ ku flet për dy vëllezër konfesionesh të ndryshme.Çajupi në poezitë e tij përdor satirën,ironinë,sarkazmin.Pastaj kemi poezitë ,,Sulltani‟‟ ku bën portretizimin e tij si një figurë makabre e sadiste dhe poezinë ,,Punërat e perëndisë‟‟ që i drejtohet perëndisë duke e pyetur pas të gjitha gjërave që krijove ,,çdeshe që krijove turqinë‟‟

ANALIZA E POEZISË ME MOTIVE EROTIKE

Motivi erotik ka këto forma të paraqitjes : koncepti erotik,estetik,patriotic,sensual dhe shoqëror.Konceptin erotik dhe estetik e paraqet nën ndikim e Naimit.Sipas Çajupit koncepti i erotikës duhet t‟i nënshtrohet interesit kombëtarë.Poezia ,,Atdheu dhe dashuria‟‟-shpreh sakrifikimin e dashurisë për interesin kombëtar apo idenë se dashuria ndaj atdheut duhet të jetë më e fuqishme se dashuria ndaj femrës.Këtë veprim e bën Jorgji me të vëllanë e tjetërsuar konfeksionalisht.Erotika sensuale pasqyron botën psikike më të thellë të heroit lirik,erotika sensuale e Çajupit ka disa faza : erotika intime , erotika e idealizuar dhe erotika tragjike.Erotika intime pasqyron biografinë erotike të autorit me poezi që janë rrëfime të sinqerta me plot sentimente,femra nuk është personazh imagjinar,ka emër ,,Mara‟‟ , ka dashuri reciproke,është naive,në kontekst të figurave autori përdor vetëm krahasimin që ka për burim folklorin.Erotika e idealizuar,heronjtë janë të moshës madhore , ndjejnë nevojë për njëri tjetrin , fillon me nota më reale,heroi lirik tashmë vendos dialog me të dashurën,pasi janë tashmë të rritur reciprociteti në dashuri fillon të zbehet.,,Kopshti i dashurisë‟‟- është himni më i bukur që poeti i thurr dashurisë,bukurisë dhe lumturisë.Erotika tragjike(pikëlluese) i përkushtohet tragjikes së vetë autorit,vdekjes së gruas së tij Evgjenisë.Me këtë motiv ka shkruar elegjinë ,,Vaje‟‟-elegjia më e njohur në gjuhën tonë.Elegjia fillon me qetësi relative emocionale , kemi përfytyrime të cilan e ngjallin elegjinë por ato ndodhin pas qetësisë.Në vazhdimsi përdor vokacion të veçantë , shton ritmin e vargut dymbëdhjetë rrokësh , me cenzurë të rregullt në rrokjen e gjashtë.Tensioni emocional rritet gradualisht nga retrospektiva e pasur me kujtime,me kujtimin më të madh ,,djalin‟‟.Mllefi ndaj dy kërkesave më absurde që përdor autori mund të lejohej vetëm nga një poet,mlledi ndaj shoqes së vdekur që s‟i dëgjon lutjet e tij të djalit ndaj perëndisë, që e ndau shpirtin nga zemra , nënën nga djali.I deprimuar poeti kridhet në referenca filozofike mbi kurnitë e botës dhe kuptimësinë e ekzistencës së njeriut.,,14 vjeç dhëndërr‟‟-komedi që shenjëzon dy shtresa;1)martesat moshash të ndryshme dhe 2)jetën bashkëshortore të korruptuar nga shtresat feudale.Kjo shfaqet në pjesën ,,Nuk marrë nuse për sisë po për punët e shtëpisë‟‟ ngase Tan aka zgjedhur një nuse 20 vjeçare për djalin 14 vjeç.Shenjëzon bigaminë e shtresës feudale,format e incestit siç tregohen në poemën ,,Baba Musa lakuriq‟‟.

ANALIZA E POEZIVE ME TEMATIKË SHOQËRORE

Në lirikë shoqërore kemi veprën ,,Baba Tomorri‟‟- vepër ku me një ligjeratë poetike,fillon periudhë e re në letërsinë tonë-atë të procedimit realist dhe kështu shkëputet nga romantizmi(rilindja).Temën shoqërore Çajupi e zgjeron në veprën ,,Baba Musa Lakuriq‟‟. Në veprat me tematikë shoqërore ai trajton kurbetin i cili ishte plaga më e rrezikshme për shqiptarët

në shek XX sepse krijonte një psikologji specifike te njerëzit që largoheshin por edhe te ata që ishin ngelur në shtëpi në pritje të kurbetçinjëve.Çajupi si djalë kurbetçiu ishte edhe vetë kurbetçi.Ai duke e njohur mirë temën e kurbetit,i ndikuar madje edhe nga letërsia popullore shkroi poezinë ,,Kurbeti‟‟-pëmes kësaj balade popullore,zbulon faktorët eksternë dhe interne të këtij fenomeni.Sipas tij kurbeti është rrugë njëkahëshem, fati i kurbetçinjëve është tragjik , tragjikja shprehet me atë se largohen nga familja dhe vendlindja duke krijuar trauma te vetja dhe te të tjerët.Flet për atë se sado që të fitojë materialisht dhe intelektualisht ai(kurbetçiu) prap ka humbur se shkakton tragjikë morale , psikike dhe fizike në familje dhe kjo humbje nuk kompensohet me asgjë.Personazhi kryesor është Mitrua i cili kthehet pas 20 vjetësh nga kurbeti , e vret të birin pse mendon se ishte dashnor i gruas , gruan që e pa në ,,corpus delicti‟‟ dhe e gjitha kjo është si pasojë e asaj se : Mitrua gjatë kohë kish qëndruar në kurbet ai së pari e kish vrarë veten moralisht dhe psikologjikisht dhe të dyja këto gjatë riatdhesimit gërshetohen për të formuar një vrasje fizike në familjen që e priste kthimin e tij.Porosia e kësaj vepre është ,,Shpërblimi moral dhe psikologjik për të gjithë ata që marrin rrugën e kurbetit‟‟.Çajupi këtë vepër e formon nga dy këndvështrime nga ai romantik dhe ai realist.Si romantik shfaqet mendimi se gruaja mund t‟i shërbejë atdheut , mund të jetë dashnore dhe grua ideale , të ketë bukuri të veçantë fizike dhe mendore , kurse si realist shfaqet me atë se gruaja ka pozitë inferiore ndaj burrit , poezitë të rëndë në familje , gruan e shikon si objekt vetëm brenda shtëpisë , si krah të vetëm pune për fushë dhe si indivit të ozurpuar nga zakonet prapanike që i kanoset dhunë familjare si fizike ashtu edhe seksuale. ,,Fshati im‟‟-nxjerr në pah pozitën diskriminuese të gruas në familje , përmes një dialogu impresiv ai arrin të depërtojë në psikologjinë e gruas së stërmunduar që edhe pse hesht flet më shumë që do të fliste një narracion poetik i revoltuar nga pesha e punës.Veprimi artistik madje i poetit vërehet në atë se pozitën inferiore të gruas e shfaq përmes një heshtje gjë që flet edhe për parazitizmin e burrit që freskohej ndë hije.

POETIKA E VEPRAVE DRAMATURGJIKE

Dramat e Çajupit janë ,,14 vjeç dhëndërr‟‟ , ,,Pas vdekjes‟‟ dhe ,,Burri i dheut‟‟.Çajupi është i pari që në komedi futi tematikën shoqërore-politike.Komeditë kanë procedeun realist-kritik.,,14 vjeç dhëndërr‟‟- e botuar në ,,Baba Tomorri‟‟ ka për temë ,,martesat e parakohëshme të djemve 14 vjeçarë me vajza 20 vjeçare‟‟.Nëntemë ka ,,mbingarkesën e gruas me obligime familjare „‟ , nëntemë tjetër është ,, kurbeti‟‟ , pastaj ,,degjenerimi moral i shtresave feudale‟‟, ,,bestitnytë „‟ , ,,paragjykimet‟‟.Në skenën e parë komedia fillon me humor (humori paraqet fenomenin primar të artit skenik) , dhe përfundon me humor të idhët në formë tragjikomike.Skena hapet me Tanën , grua e kthejllët , llafazane me Vagjelin , burrë indiferent dhe flegmatik.Pas një bisede mes burrit dhe gruas Tana shtron temën kryesore të komedisë ,,të marrë pëlqimin e burrit për ta martuar djalin 14 vjeçar Gjenin , me një vajzë 20 vjeçare të quajtur Marigonë.Tana duke qenë në dijeni se burri nuk do ta pranonte lehtë propozimin ajo ish përgatitur në përgjigjet që duhet ti japë që ta arrijë qëllimin kryesorë.Si kundërargumente Tana përdor martesën e vet asaj me Vangjelin , përdori pastaj përbuzjen për beun,mosinteresimin e tij për martesën e djalit.Kur biseda ndërronte në favor të Vangjelit, Tana siç thuhet edhe në tekst ,,hesht tri herë për ta zbutur dy herë‟‟(Vangjelin).,pastaj si argument përdor përtacinë e burrit , akuzon se të gjitha punët i ngelin asaj për ti kryes , përdor argumentin se tashmë ajo ish plakur , se shtëpia kërkonte një dorë pune etj etj.Vangjeli përfaqëson fshatarin e asaj ane që nuk ka asnjë profesion dhe që nuk punon asgjë, që rri nën hije dhe bën muhabete të kota, dembel dhe parazit poashtu edhe qesharak me fjalët që i

thotë së gruas.Komizmi në komedi shpërthen nga bisedat. Në pamjen e dytë skenike plotësohet figura e Tanës me pamje nga mulliri , në bisedat që kalojnë në grindje mes Tanës dhe grave të tjera ku këtu shkrimtari na nxjerr në pah një frazeologji shumë të pasur të sharjeve,urimeve dhe përgëzimeve.Në pamjen e tretë rolin e Tanës në rrjedhje të dasmës e marrin dasmorët dhe dhëndrri.Paradoksi arrihet kur në dhomë ngel vetëm nusja dhe dhëndrri , e veçmas në fjalët e dhëndrrit dhe përgjigjet e nuses e cila gjë shpreh ironinë më të madhe të martesave të tilla.Komedia ,,Pas Vdekjes „‟ ka temë shoqërore-politike,shpreh luftën kundër oportunistëve,konformistëve ,demagogëve,për shqiptarët që po përkrahnin xhonturqit kinse për interesa kombëtare por që realisht ishin kundër kombit.Kemi Dr Adhamudhin i cili është një prej përkrahësve të xhonturqive.Ky përpilon një abetare përmes të cilës vetëdemaskohet me atë që thotë të përdoret alfabeti latin mirëpo të shkruhet nga e djathta në të majtë për të mos zemëruar xhonturqit. Karakterin e Adhamudhit na e zbulon shërbëtori i tij Zeneli i cili perfidikisht zbulon karakterin e tij nga i cili zbulim dalin një sërë situatash qesharake.

BIOGRAFIA E RILINDASIT(ROMANTIKUT) A.S.DRENOVA

Lindi: 1872,Drenovë. Pseudonimi: Asdren Shkollimi:shkollimin fillor në vendlindje,gjimnazin e vazhdon vetëm 2 vite se i vdes i ati. 1885- emigron në Rumani për të siguruar ekzistencën e familjes,takon Nikolla Naçon dhe u angazhua si përkthyes të gazetës së tij. Regjistron në Akademinë Tregtare por nuk iu përgjigj afiniteteve të tij, më vonë Fakultetin e Shkencave Politike që e ndoqi deri në fund. Formon shoqërinë “Qarku i studentëve shqiptarë (Shpresa) – Bukuresht me çka zhvillohen veprimtari kulturore,letrare nga Th.Mitko,E.Gjika etj. 1901- boton poezinë e parë te rev.Albania. Punoi : 1912 - emërohet sekretar i Komisionit letrar të L.Gurakuqit. 1912- pjesëmarrës në Kongresin e Trieshtes. 1914-delegat i kolonisë së Bukureshtit në Shqipëri. 1922-34-punon në konsullatën shqiptare Bukuresht. 1937-kthehet në Shqipëri,largohet i dëshpëruar se nuk gjen mikpritje që e meritonte. Vdes: 1947,Bukuresht.

KRIJIMTARIA LETRARE E RILINDASIT(ROMANTIKUT)A.S.DRENOVA

Krijon vepra për një kohë 40 vjeçare të llojit poezi dhe proza. Vepra:

1902

Dy tri fjalë për oxhakësinë ( artikull Bruksel)

1902

Kujtime nga Shqipëria (artikull) rev.Albania

1904

Rreze dielli ( vjersha lirike) Bukuresht.

1905

Çështja e alfabetit (artikull).

1912

Ëndrra e lotë ( vjersha) Bukuresht.

1912

Parësia shqiptare (artikull).

1925

Naim Frashëri,idealist shqipëtar (artikull,Graz).

1930

Robëria dhe liria(artikull).

Dorëshkrim : Këmbana e Krujës(vjersha).

POETIKA E VEPRAVE LETRARE TË ASDRENIT

Ai gërsheton romantizmin shqiptarë me atë europian duke e bërë këtë lidhje veçmas përmes simbolizmit që që sishte karakteristikë e romantizmit shqiptar.Motivacioni i poetikës asdreniane është : atdhetar-shoqëror, erotik , peisazhist dhe mediativ.

ANALIZA E LIRIKËS ATDHETARE SHOQËRORE

Romanticizmi asdrenik vërehet në atë se ai i kthehet të kaluarës së lavdishme për të ngjallur te bashkëatdhetarët ndjenjën e patriotizmit dhe krenarisë së dinjitetit kombëtar.Ai prek poashtu sedrën kombëtare me faktin se shumë shqiptarë kan kontribuar në lirinë e grekëve , serbëve , romunëve ,turqive duke u dhënë atyre prijës e heronjë kurse nuk janë të zotë për lirinë e kombit të tyre.,,Ëndrra e lot‟‟- Asdreni këtu i largohet traditës dhe bën ngritje cilësore të lirikës duke bërë një këndvështrim të ri të problematikës atdhetare mirëpo prap se prapë nuk është i liruar plotësisht nga retorika dhe patetika.Ligjerata poetike shprehet përmes himneve dhe marsheve për t‟iu përgjigjur atmosferës dhe kohës që kërkonte luftë për liri.Në këtë shembull kemi poezitë ,,Betimi mbi flamur‟‟ dhe ,,Këngë bashkimi‟‟.Në vëllimin e tretë ,,Psallme murgu‟‟ afirmohet ndjeshmëria e lirikut mediativ dhe duke qenë se i drejtohet të gjithë njerëzve poezia merr karakter univerzal poashtu ai i largohet retorikës dhe patetikës duke u afruar ndaj letërsisë popullore sidomos nga futja e tij në dhembje dhe pikëllim.Në këtë shembull kemi poezitë : ,,Në mërgim‟‟ , ,,Mallëngjim‟‟ , ,,Mall vëllazëror‟‟ , ,,Letër prej katundit tim‟‟ etj.Asdreni poashtu e paraqet edhe faktin se shqiptari gjatë robërisë së gjatë osmane , ishte në pozitë inferiore politike , pozitë inferiore sociale , në një zgripc si për ekzistencën e tij ashtu edhe të familjes.Ai shpreson se liria do të përmbush të githa llojet e robërisë me liri sociale , me pozitë më të lakmueshme politike , sociale dhe ekzistenciale.Personazhet e poezisë së Asdrenit janë bujku dhe bariu, përkundër ,,oxhakësisë‟‟(pushtetarëve).,,Lulëkuqja‟‟-shpreh udhëzimin e Asdrenit për një luftë të dyfishtë e para për çlirim kombëtar dhe çlirim social.Lulëkuqja-Shqipëria , fletët-shqiptari , ngjyrat-liria kombëtare dhe sociale , kjo e paraqet edhe veçantësinë e simbolikës asdreniane.

ANALIZA E LIRIKËS ME MOTIV EROTIK

Erotika e Asdrenit influencohet nga Naimi dhe Çajupi.Tek Asdreni vërehet prirja për të kaluar nga karakteri erotiko-përshkrues (që paraqet bukurinë e jashtme) ku pikërisht këtu vërehet influencë e lartëpërmendur në erotike-mediative(që paraqet bukurinë e brendëshme).Në pjesën e erotikës përshkruese dashuria frymëzohet nga jeta e fshatit , nga kujtimet personale të autorit dhe nga poetika e poezisë popullore.Përshkruhet bukuria e jashtme,fizike e femrës dhe e mashkullit gjithmonë në terminologjinë përshkruese të bukurisë përdoren terme nga folklori dhe krijimtaria popullore.p.sh vajza ka gushën e bardhë , faqet si dardhë,buzët ngjyrë trëndafili,ndërsa trimi sytë si zjarr,shtatin e lartë , të bukur etj.Në pjesën e erotikës mediative poeti ia lë vendin bukurisë shpirtërore, dhe largohet përshkrimit të dashurisë mes dy të rinjëve,por përshkruan bukurinë e tyre.Malli për të dashurën dhe vuajtjet për të nuk vijnë nga dashuria por nga bukuria që ka vajza.,,Ballada e bariut‟‟- shpreh dashuri fatkeqe,të parealizuar,që del diçka që ndikon në mosparaqitjen e dashurisë reciproke.Flitet për përgjërime,lektisje,dëshira dhe përfytyrimet e një bariu që është i dashuruar në një vajzë me

prejardhje mbretërore.Ajo reflekton bukuri madje edhe hyjnore por jo dashuri, dhe nga këtu del se ata janë të barabartë në potencën erotike po sjanë të barabartë në reflektimin e dashurisë.

ANALIZA E LIRIKËS ME MOTIV PEIZAZHIST

Ky lloj i lirikës peizazhiste i ka munguar letërsisë së Rilindjes.Ajo ka qenë e paraqitur si e gërshetuar në poezinë atdhetare,erotike,shoqërore por si ekzistim më vehte ka munguar.Asdreni është i pari që shkruan poezi me motiv peizazhist si vepër të veçantë.Ai këtë lirikë e veçon si grup më vehte në çdo përmbledhje.Në ,,Rreze dielli‟‟ i sistemon si ,,Këngë fushore‟‟ në ,,Psalme murgu‟‟ i quan ,,Ngjyra ylberi‟‟ , në ,,Ëndrra e lot‟‟ si ,,Natyra‟‟.Në përshkrime peizazhiste ai përshkruan : peizazhe të fshatit , të vendlindjes,të stinëve,të ylberi,të perëndimit të diellit,kohës me shi,luleve,një dite prilli e një muaji etj.Ato nuk përshkruajnë vetëm natyrën,por kemi edhe përshkrime utilitare apo përshkrime të çdo gjëje brenda natyrës.Në këtë lirikë shkrihet natyra dhe poeti ngase poeti paraqitet si individ që ndjen madhështinë e natyrës.Pranvera për autorin është stina më e bukur pse atë e karakterizon përtëritja , vera është stinë mjaft optimiste se në të prodhohet buka, vjeshta e pasur pse vilen vreshtat e mblidhen prodhimet tjera si rezult i punës së njeriut dhe dimri që sjell acarin.Të gjitha stinët autori i sheh me parandjenjë pozitive kurse ngjyrat që i shfaq janë mjaft të ndritëshme.Njeriu në veprat peizazhiste nuk brengoset për problemet atdhetare , dashurore apo filozofike ai është në harmoni të plotë me natyrën.

ANALIZA E POEZIVE MEDITATIVE

Poezia e këtillë e Asdrenit trajton probleme filozofike si : jeta,vdekja,shpirti,morali etj.Edhe këto poezi janë të veçuara p.sh në ,,Rreze dielli‟‟ me titull ,,Mendimtare‟‟ , në ,, Ëndrra e lot‟‟ me titull ,,Mendime‟‟ , në ,,Psalme murgu‟‟ me titull ,,Vallja e jetës‟‟.,,Lumtësia‟‟- persiat idenë se kur njeriu mund të krijojë bindjen se e ka arritur lumturinë ideale , lumturinë e kërkuar sa e sa vjet:

kur të arrijë nivelin maksimal në realizimin e kërkesave , aq sa të mos ketë nevojë për asgjë nga askush por këtu poeti përsëri e shfaqë atë ciklin se po ta ndërpresë krijimtarinë nuk ka motiv , nxitje dhe frymëzim e kjo përsëri krijon në palumturi.,,Një ëndërr‟‟-flet për paranë si faktor mundues i të gjithë njerëzve.Kamja sipas autorit i hap të gjitha rrugët, i realizon të gjitha dëshirat , kurse skamja të mundon me atë se nuk të mundëson të realizosh as ndjenjën më natyrore- dashurinë.Ai nuk përdor vetëm vizionin real por bën një veprim romantik që është të përdorurit e vizionit imagjinativ të quajtur ëndërr.Në ëndërr sheh veten në maje të pyllit nga e vështron botën dhe jep vlerësime për atë që sheh .Maja e pyllit është simbol i qetësisë shpirtërore dhe i niveleve të larta intelektuale,kurse realiteti është fati tragjik që e ka gozhduar poetin.,,Vërtetësia e gjërave‟‟- vepër ku botën reale dhe imagjintative mundohet t‟i shkrijë në një , gëzimin dëshpërimin , vuajtjet dhe mundimet etj.Fenomeni i parasë e krijon bindjen për një pasuri të përhershme e ajo mund të zhduket për një moment,dhe kur zhduket atëherë nevoitet kundërvenie ndaj të ligës,të keqes,të pavërtetës etj.,,Lumtësia e shpirtit‟‟- shpreh dilemën e autorit për atë se zëri i ndërgjegjes i flet për lumturi krijuese jetësore.Ai iu drejtohet të tjerëve por problemi për të cilin u drejtohet e bren edhe atë.Shpreh depresionin e tij të vetmisë por edhe pesimizëm.

PANORAMË E HUMANIZMIT DHE RENESANCËS

Humanizmi është lëvizje e gjërë letrare-artistike, shkencore-filozofike e kohës së re që i përmbysi konceptet feudale-kishtare për të ndërtuar një concept të ri shoqëror-ekonomik,letraro-

artistik.U paraqit në shek XIV,zhvillimin më të lartë e arriti në shekXVI.Ndryshimet që ndodhën ishin ekonomia natyrore u shëndrrua në mallore.Zbulimet gjeografike ishin : në fund të shek XV krijohen kushte për zbulime të kontinenteve të reja dhe të rrugëve detare për kontinentet e panjohura , të cila do të sillnin përfitime të mëdha dhe të shpejta , Kolombo zbulon kontinentin e Amerikës , V.De Gama zbulon rrugën detare për në Indi , Magelani bën udhëtimin detar rreth Tokës ,duke dëshmuar praktikisht se Toka është e rrumbullakët.Zbulimet teknike ishin: zbulimi i barutit,busolla etj.Njeriu i mesjetës mendonte dhe vepronte vetëm për të krijuar një kënd sa më të volitshëm për botën e amshuar,u nënshtrohej dogmave fetare , e ndiente veten të pafuqishëm , të pavlefshëm dhe si të përkohshëm, ish deprimuar , nuk interesohej fare për ndryshime shoqërore , politike dhe ekonomike , humanizmi kërkonte një njeri të ri ,një ideologji të re , të liruar nga

dogmat një njeri që beson në fuqitë e tij fizike dhe mendore që do ta shpiejë drejt zhvillimit kjo

shkencore si

astronomia,anatomia,fiziologjia,zoologjia,botanika,,fizika në të cilat qendër e vëzhgimeve u bë njeriu dhe zhvillimi i tij.Humanizmi u mbështet në antikitetin greko-romak,u shfrytëzuan veprat artistike dhe filozofike origjinale ,kjo lëvizje u quajt si renesansë që do të thotë rilindje.Rilindja përfshin shum lëmenj të krijimtarisë njerëzore.Letërsia e renesancës në qendër të vëmendjes dhe tematikës kishte njeriun,kaloi nga tema fetare në atë jashtëfetare,stigmatizoi hipokrizinë fetare , u thellua në antikitet në pasqyrimin e botës reale të njeriut,morën nga antikiteti stilin,kultivuan forma të reja të shprehjes letrare si këngën lirike,epike,poemën,prozën,dramën,komedinë dhe tragjedinë.Së pari u përhap në Itali pastaj në Francë,Spanjë,Angli,Holandë,Gjermani,Shqipëri etj.Në Itali ishin D.Aligieri ,F.Petrarka,Xh.Bokaçio,në Francë F.Rable,Ronsari , në Angli Shekspiri, në Spanjë Servantes në Holandë Erazmi i Roterdamit , në Shqipëri Marin Barleti.Në art e kemi Leonardo Da Vincin , Mikelanxhelo Buonarotin , Rafaelin etj.

ndikoi

lindjen

e

disiplinave

BIOGRAFIA E RILINDASIT(ROMANTIKUT) DANTE ALIGIERI

Lindi: 1265,Firencë. Familje: intelektuale dhe tw pasur. Shkollimi: studimet i kreu në vendlindje,interesohet për letërsinë e antikitetit si :

Homeri,Sokrai,Ovidi,Virgjili etj. Italia në kohën e Aligierit ishte e përçarë në principata,në Firencë zhvillohej luftë politike mes Guelfëve që mbronin pushtetin e Papës dhe Gibelinët mronin pushtetin perandorak. Lufta përfundoi me fitoren e guelfëve. Ato ndahen në 2 grupe të tjera : të zinj(ithtarë të papës) dhe të bardhë(ithtarë të perandorit) që përfundon me fitoren e të zinjve,me çka e detyron Aligerin të largohet nga Firenca për 20 vjet për të mos u kthyer më. Vdes: 1321,Ravenë.

KRIJIMTARIA LETRARE E RILINDASIT(ROMANTIKUT)DANTE ALIGIERI

1292- Jeta e Re (vepër poetike). 1304- Gostia (vepër e papwrfunduar). Monarkia (traktat politik). 1308-21 Komedia Hyjnore(vepër poetike).

ANALIZA E KOMEDISË HYJNORE

1.Krijimi dhe burimi i veprës Danteja këtë vepër e koncipoi në Firencë,por intensivisht e punoi në mërgim që nga viti 1315 deri më 1321.E quajti komedi sepse në kohën kur jetoi Dante kështu quheshin të gjitha ato vepra që fillonin me peripeci dhe mbaronin me hepiend.Vepra u quajt hyjnore jo ngaqë në të kishte ndërhyrje ferare-shenjtore por nga ajo se pas 2 shekujsh ende nuk ka arritur ndonjë shkrimtarë të paraqesë një vepër aq të menduar e komplete si ajo prandaj iu dha epiteti hyjnore.Këtë komedi e cilësojnë dy komponenta krijuese 1) origjinaliteti përmbajtësor dhe stilistik dhe 2)gërshetimi mjeshtëror e shkrirja në një tërësi e burimeve që Aligieri i ka pasur nga antikiteti apo lashtësia , nga filozofia e antikitetit , filozofia bashkëkohore,nga platforma politike e lëvizjes bashkëkohore ku ka qenë pjemarrës edhe Danteja. 2.Ndërtimi formësor Është e ndarë në 3 pjesë të barabarta : Ferri , Purgatori dhe Parajsa.Secila pjesë ka 33 këngë, bashkë me këngën e parë si hyrje , vepra ka 100 këngë.Është e shkruar në strofa tercina , me nga tri vargje njëmbëdhjetërrokëshe.Poetit I dalin përpara tre bisha: Luciferi ka tri gojë.Këtu shfaqet numri tre si numër karakteristik.Vendi i ngjarjes është bota e amshuar.Botën e amshuar poeti e koncepton në formë të rrathëve koncentrik.Rrathët koncentrik shkojn në drejtime të kundërta.Në Ferr ku janë të vendosur mëkatarët , rrathët koncentrik, sa vijnë e ngushtohen , me drejtim nga lartë posht , kurse në Purgator dhe Parajsë , ku janë të vendosur njerëzit e pastruar nga mëkatet dhe të shenjtët, rrathët sa vijnë e zgjerohen , me drejtim nga poshtë lart.Rrathët koncentrik të Ferrit kanë nga një brez ku janë të vendosur mëkatarët përpos rrethit të shtatë (3 breza),rrethit të tetë(10 breza), rrethit të nëntë(4 breza). 3.Shresimet kuptimore Temën dhe idenë e shtrimë në dy rrafshe : 1)mistik-religjioz dhe 2)alegorik-shoqëror-politik. Në rrafshin 1)mistik-religjioz , është që t‟u tregojë njerëzve se rruga e ndërtimit të karakterit , të moralit , të etikës duhet të jetë sipas parimeve tjera nga ato që praktikonin nga bashkëkohasit e Aligierit. Në rrafshin 2)alegorik-shoqëror-politik , është se udhëtimi i tij imagjinar në botën e mashuar bëhet për t‟u folur bashkëkohasve se me veprimet e tyre shoqërore dhe politike të gabuara pengojnë bashkimin e italisë dhe i sjellin shoqërisë e kombit dëme të mëdha.Pradaj nga konteksti kohor përkon distanca të ndryshme kohore. 4.Subjekti i poemës Poema nuk ka subjekt themelor.Poeti tregon udhëtimin e tij imagjinar në botën e amshuar , duke i shfaqur ngjarjet nga jeta e përditshme në të cilën jetonte edhe vetë autori dhe kështu paraqet kërkesën e tij përpërmirësimin e asaj shoqërie.Ngjarjet , bisedat , konfliktet njihet historikisht por edhe emocionet , përjetimet,meditimet janë të njeriut të kësaj bote.Ky udhëtim nis me Ferrin , kjo pjesë e veprës është më e gjatë dhe ka vlera më të mëdha.Danteja këtu komunikon me bashkëkohësinë duke i dhënë asaj kritikë mjaft të ashpër,pa i kursyer shtresat e privilegjuara.Në këngën e parë shkritmari na hedh në botën e amshuar.Përmes pyetjeve dhe përgjigjeve të mëkatarëve na dëshmon për të keqen e së tashmes.Në këtë udhëtim imagjinar Danteja gjendet në një pyll të dendur e të errët që në aspektin religjioz personifikon njeriun e mbushur mëkate, e në aspektin alegorik personifikon Firencën e tij të përçarë në shumë parti të armiqësuara mes vete.Këto parti ishin ajo e guelfëve dhe e gibelinëve, ose e të bardhëve dhe e të zinjëve.Poeti nga

kjo kodër vëren një kodër tjetër që shkëlqen nga rrezet e planetit.Kjo në rrafshin fetar simbolizon perspektivën e Firencës, apo perspektivën e njeriut të çliruar nga veset e këqija.Duke e kaluar pyllin Dantes ia zënë rrugën tre bisha : pantera me simbolikë mëkatet e njeriut në moshën e rinisë, luani-mëkate e lakmisë së njeriut për pushtet të bëra në moshë të rritur, ujkonja-mëkatet e njeriut lakmitar të parasë.Po e njejta në rrafshin alegorik simbolizon : pantera-luftën përçarëse të partive politike të Firencës dhe dëmet që sjell ajo , luani-Firencën që e pengonte bashkimin e Italisë , dhe ujkonja simbolizon papën e pangopshëm.Danten nga kjo errësië e shpëton Virgjili.Virgjili është simbol i urtësisë, i arsyes dhe i njohurive shkencore të njeriut të kësaj bote.Virgjilin e dërgon Beatriçeja.Virgjili e përcjell Danten nëpër tërë rrathët e Ferrit dhe të Purgatorit , kurse në Parajsë e udhëheq Beatriçeja sepse Virgjili ishte pagan dhe nuk mund ta shoqëronte edhe në Parajsë.Në Ferr dhe Purgator Danteja përderisa udhëhiqej nga Virgjili dëgjon britma,ulërima,vaje,kuje,mallkime të cilat më tepër e shqetësojnë poetin vizionar se sa poetin pagan.Përpara Ferrit janë të vendosur ata që skanë bërë as mirë as keq sepse ata skanë qenë as me Zotin as kundër Tij.Pasi kalojnë lumin Ankeron dy udhëtarët hyjnë në Ferr, ku mëkatarët janë të ndarë varësishtë nga shkalla e mëkatit.Në rrethin e parë janë të vendosur paganët dhe fëmijët e papagëzuar si Homeri , Sokrati , Platoni ,Aristoteli etj(për këta ka respekt për aspektin shkencor por për aspektin fetar nuk i pëlqen).Në rrethin e dytë janë vendosur mëkatarët e epsheve dhe tradhëtarët e besnikërisë bashkëshortore.(Pëlqen dashurinë por jo tradhtinë bashkëshortore).Këtu paraqitet si më e famshme historia e Françeskës që martohet me një çilimi të shëmtuar, e tradhton të burrin me atë se bën dashuri me vëllanë e burrit Paolën.Në rrathët tjerë më të ngushtuar poeti e takon Ferinatin,Ferinati ishte kundërshtar partiak i Dantes(i guelfëve) dhe i cili dy herë i kishte thyer guelfët.Ferinati kish penguar djegjen e Firencës dhe kish vdekur krenar për atë që kish bërë.Në rrethin e tretë Danteja vendos papët e kohës , Bonificin VIII, i cili më 1300,organizoi pelegrinazh jo për çështje fetare po për të grabitur popullatën ngase kishën e kish bërë vend tregtie e pazarllëqesh të ndyta e poshtëruse.Në rrethin e nëntë të rezervuar për mëkatarët më të mëdhenj ku mundimet janë më të mëdha ngase mëkatarët i mundon akulli që vjen nga krahët e Luciferit.Këtu kemi të paraqitur Kont Ugolinin i cili ishte kryetar i Pizës, një kohë ra në konflikt me nipin Ninon . Armiqësinë e shfrytëzon kryepeshkopi Ruxheri , e akuzon Ugolinin si tradhtar e turma e dënon që ai bashkë me dy djemtë e me dy nipërit të vdesë nga uria në një kullë të vetmuar.Në purgator pastrohen shpirtërat,përmes pendesës.Purgatori ka shtatë rrathë,ku njerëzit vuajnë mëkatet si : krenaria,smira,idhnimu,zymtia,grykësia dhe epshi.Mëkatarët vazhdimisht ngriten në shkallë deri sa të arrijnë Parajsën tokësore , për të fluturuar pastaj në Parajsën qiellore.Në udhëtimin nga Parajsa tokësore në Parajsë qiellore e shoqëron Danten Beatriçeja.Parajsa ka vetëm tre rrathë, të cilët i vënë në lëvizje tre grupe qiejsh,gjithësej nëntë qiej.Në qiellin e fundit është e vendosur Perëndia , prej ku buron dashuria.

ANALIZA E ROMANIT DON KISHOTI E MIGUEL SERVANTESIT

Spanja e shek XVI përjetonte krizë ekonomike për shkak të fuqizimit monetar dhe krizë morale nga avanturizmi kalorisak.Ky avanturizëm vinte nga leximi i romaneve kalorsiake që atë kohë e kishin vërshuar Spanjën.Romanet lexoheshin me të madhe madje njerëzit gjërat që i lexonin mundoheshin ti veprojnë në jetën e përditshme si ngjarje të imagjinuara.Ky lexim i romaneve kish ndikuar aq shumë madje edhe në ekonominë e shtetit ngase te njerëzit ishte mbjellur ideja se fare pa punë e pa bërë asgjë po u bëre si personazhet e romaneve kalorsiake mund të bëhesh brenda natës person i pasur.Këtë ish munduar ta ndalonte edhe mbreti Karlo V por skish mundur.Atë që nuk e arriti as mbreti arriti ta bënte Dante Aligieri me verpn e tij Don

Kishoti.Tema dhe ideja e romanit i bëjnë kritikë të ashpër shoqërisë feudale të Spanjës.Ky roman me temë dhe vlerë estetike ngrihet mbi romante kalorsiake.Konsiderohet roman antikalorsiak.I ironizon , parodizon romante kalorsiake.Shkruan roman kalorsiak ku ballafaqon subjektivitetin e personazheve kalorsiake me realitetin objektiv dhe ky ballafaqim po që është absurd aq sa ishin edhe veprimet e personazheve të këtyreve romaneve.Njerëzit që lexonin romante kalorisake frymëzoheshin me idenë se po të bëhen kalorës , po tu ndihmojnë të doptëve, po ti shpëtojnë të munduarit , po ti zgjidhin problemet e të varfërve e po të bëjnë të gjitha këto në fund rrjedhimisht si personazhe kalorsiake sa hap a mbyll sytë do të bëheshin të pasur.Rregullat për tu bërë kalorës ishin: ta ndërrojë emrin e fëmijërisë me një emër të personazheve kalorsiake (emri Don Kishoti),të sigurojë veshje , mburrojë , me helmetë , me shpatë , me mamuze(merr një tas të berberit dhe e përdor si helmetë), ta zgjedhë kalin e veçantë dhe ti vejë një emër nga romanet kalorsiake,të zgjedhë dashnoren e tij , për hir të së cilës do të niset në një rrugë të gjatë e të lavdishme(ajo ishte e quajtur Dulçineja e Tobozës m një fshatere e thjeshtë që ruan lopët), të marrë një shërbëtorë që do ti shënoj si histori të gjitha gjërat (Sanço Panço i cili ishte shërbëtor por ai nuk shkoi nga dëshira për të shënuar gjërat kalorsiake që do bënte Kishoti por atë e mashtruan vetë fjalët e Kishotit se ,,po të shkonte pas tij do të bëhej i pasur).Groteska evitohet me përballjen që bën kryepersonazhi dhe me inciativat që i merr ai për ti bërë dikujt mirë.Nga kjo përleshje fiton realja kundër ireales . Më bindës është ballafaqimi me realitetin si mullinjtë e erës , me divat , kundër të cilëve duhet të luftojë që ti mposht , bujtinën më të thjeshtë e sheh si kështjellë, tasin e berberit si helmetë të shkëlqyeshme, të burgosurit si kalorës të shtypur , dhentë si ushtarë , gruan në kolonë si princezën e grabitur dhe pas luftës ai del i humbur , lëndohet nga flatrat e mullinjëve, pëson në bujtinë , me dhentë , me të burgosurit etj pse ia shkundin vetëdijen kalorsiake.

ANALIZA E TRAGJEDISË HAMLETI E VILLIAM SHEKSPIRIT

Kjo vepër veçohet me ideale humaniste , meditime filozofike,stil të përsosur dhe përjetime estetike.Historinë e familjes Hamleti së pari e shënoi Sakson Gramatiku në fund të shek XII , më 1580 u dha në teatër londinez Hamleti e shkruar nga Tomas Kidi .Shekspiri krijoi variantin origjinal me këtë temë.Paraqitjen e kësaj tragjedie e paralajmëron tragjedia Jul Cezari .Cezari ka tiparet e një mbreti , diktatori dhe antipatiku por në vepër një prej personazheve të veprës ,,Jul Cezari‟‟ i quajtur Markoni thotë se ai është njeri i ndershëm.Hamleti para vetes shtron pyetjen nëse historia dhe shekspiri e dënuan vrasjen e Cezarit diktator nga Bruti republikan atëherë si do të ndryshohet e keqja kur diktatura nuk dënoher po republika.Nis me atmosferë të rëndë, pushteti kot mundohej që të mbush arkën e zbrazur tërësisht, kemi drama të përgjakshme angleze të kohës , të cilat së bashku u reflektuan në tragjedinë Hamleti.Ngjarja nuk vendoset në Angli por në Danimarkë mirëpo pikësynimi i poetit lehtë mund të hetohet.(se ai në mënyrë të tërthortë flet për Anglinë).Tema e veprës është ,,Lufta e pamëshirshme që bëhej në Anglinë e kohës së Shekspirit për të rrëmbyer fronin mbretëror.Kemi konflikt brendafamiljar .Në ndërfutje kemi temat si komplotet , ruajtja e nderit , rikthimi i fronit mbretëror , intrigat , hipokrizitë etj.Kemi hakmarrje për babanë e vrarë temë kjo e njohur qysh në krijimtarinë e antikitetit.Ideja e poetit konsiston në atë që shteti të udhëhiqet nga një monark i kulturuar.Hakmarrja këtu nuk është dukuri individuale por shoqërore.Hamleti ishte bir i mbretit të Danimarkës, studion në Vitenberg të Gjermanisë.Merr lajmin e papritur të vrasjes së të atit,kthehet menjëherë në Danimarkë me shokun e ngushtë Horatin.Pas një muaji e ëma i martohet me xhaxhain Klaudin.I ati Hamletit i shfaqet në ëndërr duke i thënë se duhet të hakmerret kundër xhaxhait i cili e ka helmuar vëllanë

që tia marrë fronin dhe tia rrëmbejë gruan.Ai nuk bën hakmarrje direkte dhe mësim direkt të së vërtetës dhe kështu Hamleti organizon shfaqje teatrale në pallat që të mat pulsin e xhait.Kur në skenë mbytet mbreti duke i futur vaj në vesh Klaudi (xhaxhai), se fsheh dot reagimin e vet.Hamleti pati rast ta vrasë por se bën , bën sikur e vret të ëmën por e vret Pollonin , babain e Ofelias (të dashurës së tij).E dashura tmerrohet , por i vëllai Laerti për këtë vrasje e akuzon Klaudin.Mbreti urrejtjen e Laertit ndaj tij e kthen ndaj Hamletit.Organizohet dyluftim mes Hamletit dhe Laerti.Shpatën e Laerit e helmon dhe kupën për fituesin e bëri me helm.(Klaudi).Hamleti plagose me shpatën e helmuar të Laertit, por edhe ky plagose nga Hamleti dhe në çastet e fundit e pranon komplotin e Klaudit.Gertruda (e ëma e Hamletit) dhe mbretëresha e pi gotën me helm dhe vdes, Klaudin e vret Hamleti dhe e pengon Horatin që ta pijë gotën me helm me kush që ta lajmërojë botën për këtë ngjarje tmerruese.Tregjedia ngërthen në vete korrupsionin , moralin e shthurrur të klasës udhëhqëse të kohës së autorit.Klaudi krahasohet me delen që lë kasollen e maleve për tu ntrashur në moçale.

PANORAMË E KLASICIZMIT

Vjen pas humanizmit.Trashëgon kultin e antikitetit,koncepton norma dhe rregulla të reja , veçohet Nikolla Boallo, u paraqit në Francë në shek XVII dhe pastaj u përhap në tërë Europën.Franca e atij shekulli udhëhiqte me tërë Europën,në saje të ndërtimit të monarkisë absolute të Luigjit XVII,mer rolin udhëheqës të qytetërimit europian,Luigji e forcoi pushtetin qendror , veçmas policinë që shtypte kryengritjet fshatare që kërkonin çlirim nga feudalizmi,ai rriti autoritetin e vet , të tjerët e konsideronin si mbreti diell,kurse ai për veten thoshte se shteti jam unë.Luigji XIV mbuloi me përkrahje të madhe stimulative që u dha krijuesve dhe artistëve të njohur të kohës , i mblodhi në oborrin e vet , stimulonte me shpërblime , dekorta,ofiqe,tituj,pensione të majme dhe kështu oborri i tij në Versajë dhe në Sen Zhermen u bë qendra e letërsisë dhe e arteve dhe u quajtën letërsi dhe arte oborrtare.Parimet Nikolla Boallo i paraqiti në veprën Arti poetik,kurse Dekarti në aspektin letrar ai është kundër universalizmit dhe lirizmit subjektiv e emocional të humanizmit,kërkon përshkrim individual kundër atij të përgjithshëm dhe logjik kundër atij emocional.Ata bënë seleksionim në artin romak , e morën cezarizmin romak e jo atë republikan, i përgjigjej monarkisë së Francës,mbretërit e tragjedive më tepër u përngjanin Cezarit ose Lekës së Madh dhe kishin virtyte romake jo greke.Përsosën stilin artistik duke e bërë atë të qartë dhe të saktë.Poetika e klasicizmit i ndante veprat në : të larta si tragjedia,epopeja,oda,himni të cilat pasqyronin jetën e monarkëve,princërve,fisnikëve që zhvillohej në oborret mbretërore dhe të ulta si komedia,satira,fabula,epigrami,idilia etj ku pasqyrohej jeta e qyteteve ose banorëve të tyre .Kemi modifikime në dramaturgji ku ndahet në tri njësi : të kohës që ngjarjet zhvillohen brenda 24 orëve,të vendit që ngjarja niste dhe përfundonte në një vend , të veprimit që vepra të ketë në ngjarje kryesore.Ata kërkojnë ekzistimin e një kufiri të dukshëm mes tragjikes dhe komikes , të lartës dhe të ultës , të madhërishmes dhe të shëmtuarës që ato të mos ngatërrohen dhe të mos afrohen.

BIOGRAFIA DHE KRIJIMTARIA LETRARE E KLASIKUT MOLIERI

Zhan Batist Pokëlen Lindi: 1622,Paris.Pseudonimi : Molieri.Shkollimi:iloor në vendlindje,të mesmen në shkollë fetare jezuite,drejtësinë në universitet që nuk e tërhoqi aspak ky profesion.1643- lë punën e avokatit dhe i përkushtohet teatrit.Formon trupën teatrale,me to shëtit tërë Francën për 15 vjet ku

njohu jetën e popullit,veset,pasionet dhe karakteret e njerëzve.1658- lë trupën,kthehet në Paris,pas një kohe jep shfaqje në Luvër : tragjedi të Kornejit dhe komedi të veten ku ia tërheq vëmendjen mbretit Luigji.1665-shfaqet sëmundja e tuberkulozit.Punoi: si actor,regjisor dhe komediograf.Vdes: 1673,nuk varroset solemnisht,porn ë fshehtësi të madhe. Krijimtaria letrare e Molierit.Shquhet si komediografi i parë i klasicizmit.1661-Shkolla e burrave(komedi).1662- Shkolla e grave(komedi).1664-Tartufi(komedi).1665-Don

Zhuani(komedi).1666-Mizantropi(komedi).1668-Koprraci(komedi).1670-Borgjezi

fisnik(komedi).1673-I sëmuri imagjinar(komedi).

ANALIZA E KOMEDISË TARTUFI E MOLIERIT

Për herë të parë u shfaq në oborrin mbretëror të Varsajës, më 12 maj 1664.Kleri dhe aristokracia u dëshpëruan pa masë dhe intervenuan që të ndryshohet emri në ,,Mashtruesit‟‟ dhe ta ndërrojë veshjen Tartufit nga klerik në civil. Pas variantit të tretë më 1669 u lejua shfaqja.Tema e komedisë është ,,hipokrizia e stesës klerikale që mundohet të pasurohet në mënyrë shumë të shpejtë,duke shfrytëzuar besimin që kanë të tjerët për profesionin e tyre të shenjtë dhe mendjelehtësinë e shtesës borgjeze që një kohë bëhet viktimë e hipokrizisë klerikale.Subjekti i veprës përbën ballafaqimin e dy shtresave shoqërore asaj klerikale dhe feudale e cila dobësohej gradualisht si ekonomikisht edhe politikisht dhe në atë borgjeze e cila fuqizohej në mënyrë të pandalshme.Autori mban anën e shtresës së re asaj borgjeze.Orgoni , një borgjez i kohës në mënyrë naive i beson Tartufit që ta marrë në shtëpi vetëm për të ndihmuar një krerik të ngratë.Fëmijët me gruan në e parë , Damisi dhe Mariana , dhe gruaja e dytë , Elmira , nuk janë dakort në sinqeritetin e babait , por nuk mund ta kundërshtojnë .Me ardhjen etij harmonia familjare zë e prishet.Hipokrizia e Tartufit kuptohet nga të gjithë kuptohet përpos nga Orgoni.Ai ai shkruan pasurinë e Tartufit në shenjë të mirëkuptimit dhe sinqeriteti që tregon . Don t‟ia japë vajzën.Marianën për grua edhe pse ajo ishte e fejuar.Në këtë akt të fundit intervenon gruaja e Orgonit , Elmira e cila i tregon për hipokrizinë e Tartufit.Orgonin e fsheh Elmira nën tavolinë dhe i tregon për takimin e fshehtë me Tartufin dhe kështu Orgoni pranon hipokrizinë dhe pranon gabimin e tij .Kështu e largon nga shtëpia por tani e mbron shteti se ai paraqitet si pronar formal.Intervenon shteti dhe arrestohet Tartufi.Në shtëpi kthehet qetësia.Personazhet ndahen në dy grupe : që nuk kuptojnë hipokrizinë si zonja Pernelë dhe pasaniku Orgon dhe ata që e kuptojnë hipokrizinë e Tartufit si Damisi,Kleanti ,Dorina .

BIOGRAFIA DHE KRIJIMTARIA E KLASIKUT ZHAN RASIN

Zhan Rasini.Lindi:1639,Ferte-Mion,Francë.Familje:nëpunësish me titullin e bujarit.Shklollimi:shkollë fetare janseniste,1651-55 studion në manastirin Port-Royal(mëson latinishten,greqishten lexonte Homerin,Sofokliun,Virgjilin dhe konsiderohet njohës më i mirë i

Biblës),vitin e fundit e vazhdon në Paris 1658-59 ku bie në kontakt me klubet letrare.1664-njihet me Molierin që i ndihmon në shfaqjen e veprave.Vdes: 1699,varroset në Port-Royal. Krijimtaria letrareNjihet si tragjedian më i mirë klasikë.-Tebaida(tragjedi).1665-Aleksandri i

madh(tragjedi).1665-Ndërgjyqësinë(komedi).1667-Andromaka(tragjedi).1669-

Britaniku(tragjedi,temë nga historia romake).1670-Berenisa(tragjedi,temë nga historia romake).1672-(Bajaziti ,temë nga historia turke).1674-Ifigjenia në Aulidë(tragjedi,temë nga historia greke).1677-Fedra(tragjedi).

ANALIZA E TRAGJEDISË ANDROMAKA

Tema e kësaj vepre është historike(luftë greko-persiane).Trajton ngjarje menjëherë pas luftës së Trojës.Si personazhe kemi Orestin,djalin e Agamemnonit , Hermionën , bijën e Helenës , Pirron , birin e Akilit , dhe Andromakën , gruan e Hektorit .Rasini i drejtohet antikitetit ngase e tërhiqte humanizmi,poetika,vërtetësia e ngjarjeve .Andromaka ishte e veja e heroit të Trojës në anën e persianëve,Hektorit , i cili ishte simbol i heroizmit , viktimizimit personal për të mbrojtur qytetin.Hektorin e vrau Akili.Andromaka këtu tregohet nënë e dhembshme për fëmijët e vet , madje tregohet vejushë e pangushëllueshme ngase përkundrejt kërcënimeve ajo do ti mbete besnik burrit të saj të mëparshëm.Këtë e rrëmben biri i Akilit (Pirrua) dhe e dërgon në oborrin mbretëror në Butrint, që një ditë të martohet me të,edhe pse Pirrua ishte i martuar me Hermionën,por poashtu Andromaka nuk dëshironte të martohej me djalin e vrasësit të burrit të saj.Pirrua së pari nuk dëshironte të dëgjonte për Hermionën dhe së dyti e kërcënonte Andromakën se po nuk u martua me të ai do ia vriste asaj djalin e saj të vetëm.Ajo vendosi të martohej me Pirron me kusht që të betohet se nuk do e vrasë djalin e saj dhe kishte në mendje që në momentin e martesës të bëjë vetëvrasje.Hermiona e nxit Orestin ta vrasë Pirron nga xhelozia që sdeshte të martohej me të fejuarën dhe vetëvritet Hermiona nga dhimbja e vdekjes së Pirros se nuk besonte se Oresti do e kryente një akt të tillë edhe pse vetë i kish thënë.Andromakën e cilësojnë : qëndruaeshmëria morale,viktimizimi , vendosmëria për të refuzuar çdo ndihmë që ofronin mbretërit.

BIOGRAFIA E ROMANTIKUT JOHAN VOLFGANG GËTE

Lindi: më 1749 në Frankfurt mbi Majnë. Familja : Intelektuale(fisnik) Arsimimi : Kishte mësues privat , në moshën 16 vjeçare regjistori drejtësinë në Universitetin e Lajpcigut.Si student shkroi poezi.Vitin e fundit të studimeve shkoi në Strasburg për të kryer studimet.Aty gjeti një lëvizje ,,stuhi e sulm‟‟ dhe të ashtuquajturit ,,Gjeni të egra‟‟.Në këto lëvizje flitej për Biblën,Homerin,Osianin,Shekspirin. Pasi kreu studimet 3 vjet punoi avokat në qytetin Veklar.Më 1775 Gëten e ftoi duka i Vajmarit që të krijojë në oborrin e tij mbretëror,në oborr punoi si administrator i punëve shtetërore.Më 1794 Gëteja njiher me Shilerin dhe së bashku me Herderin e përbënin grupin e gjenive të egra. Vdiq më 1832 me 140 vepra të kryera.

KRIJIMTARIA LETRARE E ROMANTIKUT JOHAN VOLFGANG GËTE

,,Gici i Berlihingenit‟‟ dramë 1773 ,,Vuajtjet e Verterit‟‟ roman 1774 ,,Prometheu‟‟ ,,Fausti‟‟ , tragjedi ,,Elegji romake‟‟ përmbledhje poezish ,,Egmont‟‟ – dramë ,,Efigjenia në Tauridë‟‟ ,,Hermani e Doroteja‟‟

ANALIZA E TRAGJEDISË FAUSTI

Fausti si personazh ka qenë magjistar që ka jetuar në shek XVI.Ai shëtiti Gjermanin , Italinë,Holandën , Zvicrën , bëri shum mrekulli , futi frikën te njerëzit , sidomos te princërit , për mrekullitë dhe pushtetin.Për këtë magjistar kish shkruar dramaturgu anglez Marlou në shek XVI në veprën ,,Historia tragjike e doktor Faustit‟‟.Më vonë për të shkroi Lesingu , pas Gëtes Henri Hajne etj.Ideja lindi që më 1772 kur Gëte dëgjoi për legjendën popullore për Johan Faustin si alkimist,astrolog e magjistar.Tragjedia nis me Kushtim , vazhdon me Paralojë dhe mbaron me Prolog në qiell.Tragjedia ndahet në dy pjesë : në të parën paraqitet jeta individuale e Faustit , kurse në të dytën jeta shoqërore e tij.Tragjedisë i mungon uniteti i veprimit(ngjarja kryesore).Ngjarjet në tragjedi i bashkon ideja themelore.Ajo konsiderohet si poemë simbolike dhe filozofike.Tragjedia ka , monologje,këngë korale,poezi lirike,analiza psikologjike,meditime filozofike ,stile të ndryshme etj.Shpreh mendimet e autorit dhe lëvizjet e kohës(opinionin gjerman të kohës).Tragjedia fillon me monologun e Faustit.Në monolog ai flet për veten duke treguar se ka kryer (studiuar),filozofinë,drejtësinë,mjeksinë,teologjinë,pohon madje se është doktor në këto shkenca por shpreh pakënaqësinë se s‟ka arritur ende në njohje absolute të së vërtetës dhe nga dëshira për të vërtetën ai jepet pas magjisë me shpresë se mund të zbulojë fshehtësinë e natyrës.Gabimi më i madh i Faustit dhe i njerëzve të shekullit të tij ishe se ata e shkatërruan fenë për tu mbështetur në arsyen dhe racion e njeriut.të bindur se ajo mudn tu shpjegojë ligjet e natyrës.Fausti në këtë rast mendon se shkenca mund ti shpjegojë fenomenet jashtëshkencore.Rrugën e hulumtimit të natyrës ai e parasheh përmes magjisë.Rruga e magjisë është mes shkencës dhe fesë,përmes metafizikës që i sheh dukuritë jashta përvojës.Fausti hap librin e Nostradamusit,thërret Shpirtin e tokës në ndihmë por ai e përbuz.Fausti i dëshpëruar,afron te buzët kupën e helmit për ti dhënë fund jetës,në at çast dëgjon jehonën e këngëve fetare gjermane që këndohen ditën e pashkëve në kishë , i kujtohet fëmijëria,lojërat dhe këngët që ka kënduar edhe vetë ai dhe heq dorë nga vetvrasja.Pastaj Fausti shëtit me nxënësin e tij Vengerin,fshatarët e përshëndesin,ndalet pastaj në një gur që ia kujton të kaluarën, kur bënte lutje dhe agjërime e ishte i gatshëm për fe.Kthehet në shtëpi një qen se le të qetë,shqipton një lutje magjike , kafsha kthehet në fytyrë studenti,shfaqet Mefistofeli.Ky e fton Faustin të heq dorë nga mendimet filozofike dhe të jepet pas argëtimeve , gëzimeve të jetës por doktori spranon.E merr Mefistofeli e dërgon në bodrumin e Auerbahut , në Lajpcig , ku sheh studentë të dehur dhe gaztorë.Më pastaj Mefistofeli e dërgon te magjistarja, kjo e bën 20 vjeç më të ri.Fausti dashurohet në Margaritën , me dashuri ideale dhe reciproke por me fajin e tij mbaron tragjikisht.Në pjesën e dytë Fausti vepron në dobi të njerëzimit,mer inciativë të hapë toka buke për të ushqyer njerëzit,vdes i lumtur.Mefistofeli i thërret djajtë që ta dërgojnë në ferr por vijnë engjëjt dhe e dërgojnë në qiell edhe pse Fausti gjithmon u mundua për të mirën e

është

njerëzimit.Fausti është përfaqësues tipik i intelektualëve gjermanë të kohës

inkarnim i djallit që tregohet si mik i njeriut.Margarita është personzhi poetik i tragjedisë.

Mefistofeli

BIOGRAFIA E ROMANTIKUT XHORXH GORDON BAJRONI

Lindi:më 1788 në Londër Familja: Fisnike

Shkollimi:U shkollua në një shkollë të fëmijëve të pasur vazhdon studimet në Universitetin e Kembrixhit.Studion gjuhën dhe letërsinë klasike greko-latine,historinë e vjetër atë të Lindjes.Lexon shkrimtarë francize të shek XVIII m Volterin , Rusonë. Aktivitetet:I ati së bashku me të u vendos në Skoci,në Albred , natyra dhe njerëzit që dinin legjenda më von do i shërbejnë për veprat që do të koncipojë.Si fëmijë lëndoi këmbën dhe mbeti tërë jetën i çalë,kish temperament eksploziv,i paqëndrueshëm dhe me kompleksin e inferioritetit.Kish të ëmën zemrake.Në moshë dhjetë vjeçare trashëgoi pasuri pasurinë familjare nga kushëriri i tij me titullin e lordit.Pasi kreu fakultetin u paraqit në parlamentin anglez më 1809,në dhomën e Lordëve.Më 1809 u largua nga Anglia , nisi turne për në Portugali,Spanjë,Malti,Greqi,Turqi dhe Shqipëri.Më 1812 kthehet në Angli.Gruaja me fëmijën e posalidur i kërkon divorc,ndahet me pikëllim shkon në Zvicërr.Nga Zvicrra kalon në Itali.Mori pjesë në luftën greke ashtu si shkrimtari shqiptar Marko Boçari .Vdiq në Greqi nga sëmundja e Malaries më 1824.

KRIJIMTARIA LETRARE E ROMANTIKUT XH.G.BAJRONI

,,Orët e prehjes‟‟ 1807 , përmbledhja e parë me vjersha , shpreh simpati për lëvizjen demokratike dhe urrejtje kundër aristokracisë. ,,Bardët anglezë dhe redaktorët skocezë‟‟ këtu i kundërpërgjigjet dhe kritikon nivelin e gazetarisë dhe emra të mëdhenj si Valter Skotin. ,,Udhëtimet e Çajld Haroldit‟‟ ,,Pirrati‟‟ ,,Gjauri‟‟ ,,Nusja e Abidos‟‟ ,,Rrethimi i Korintit‟‟ katër të fundit të botuara më 1812-16 ,,Strofa për Augustenë‟‟ ,,Kur u ndamë ne të dy‟‟ ,,Letra Augustës‟‟

,,Ëndërr‟‟

,,Errësirë‟‟

,,Don Zhuani‟‟ kryevepër e papërfunduar.

ANALIZA E VEPRAVE TË BAJRONIT

Çajld Harold është poemë romantike-individualiste.Është ditar poetik i Bajronit, e ka mbajtur gjatë udhëtimeve të tij.Ka katër këngë me mbi pesëqind strofa.Dy këngët e para kanë parathënie,Çajldi këtu tregon se vepra është rezult i imagjinatës së tij kjo vërehet se në tri këngët

e para flet në vetën e tretë kurse në këngën e katërt flet në vetën e parë sikur të fliste për

vetëveten.Poema fillon me Haroldin, hero romantik,i ri i ngopur nga dëfrimet,kënaqësitë,zhurma

e jetës , largohet nga vendi i vet dhe i mërzitur e i dëshpëruar shkon të kërkojë zbavitje në vendet

e huaja.Ai donte të thyente monotoninë apo më mirë thënë ,,të mbyllet në vete pas ,,unit‟‟ të

vet.Niset të shkojë në vende pa liri politike dhe me një të kaluar historiketë shkëlqyeshme.Viziton Portugalinë , pastaj Spanjën ,ku ende freskonte robëria dhe dhuna e pushtuesve francezë nën udhëheqjen e Napoleonit.Ai nuk mund të kuptojë si një popull i lavdishëm siç ishin dikur spanjollët tani ishin në robëri.Këtë robëri e shfaq me monolog dhe nxit spanjollët me gjuhë poetike ,pyetje retorike,epitete,eksklamacione,zëvendësimin e lirisë dhe

dhunën,me padrejtësinë,me të keqen dhe kërkon ndërrim të gjendjes.Haroldi viziton Albulenën,ia përkujton luftën spanjollo-angleze dhe asaj franceze.Viziton Seviljen , qytetin e vetëm të lirë,zhgënjehet me vendasit se skanë dëshirë e vullnet për të luftuar kundër armikut.Viziton Andaluzinë , Kadizin , Morenën , entuziazmohet nga qendresa ndaj pushtuesëve.Ai shfaq romantizmin me shfaqjen e ,,heroizmit të një populli të thjeshtë‟‟.Shfaq heroizmin e një heroine nga Sirakuza , një femër pa emër , preardhje fisnore , e dalë nga populli.Ajo vepron si romantike ngase di të këndojë dashurisë , kur e thërret atdheu ajo e lën kitarën dhe rrëmben pushkën për të lufutar armikun.Në këngën e dytë përshkruan vizitën në Greqi dhe Shqipëri.Viziton Greqinë , del në Bosfor, në Stamboll,përshkruan bukurinë e natyrës,fatin e mbrapshtë grek , virtytet e popullit , u përkujton grekëve të kaluarën pasi flet për luftën greko-turke që ndodh në periodin 1809- 1811,flet për popullin duke thënë se grekët nuk janë popull që janë pajtuar me robërinë , por ai kërkon që grekët vetë të punojnë për lirinë e tyre e jo të prisin nga dikush tejtër.Poashtu vizitoi Shqipërinë jugore , konkretish Janinën , Himarën , Ali Pashën.Nga vizita e impresionon : natyra shqiptare,njerëzit me të gjitha komponentat.Tregon se e njeh historinë shqipëtare të periudhës së lavdishme.Flet për vargmalet që i duken si amfiteatër,shkëmbijtë e pyjet që formojnë harmoninë e plotë.Vrojton kompleksitetin e shqiptarit , aspektin moral , psikologjik , folklorik , kulturor.Kontakti me shqiptarët i lë mbresa sidomos mikëpritja , pastaj vallet që hedhin shqiptarët etj.Flet për pozitën e vështirë të gruas shqiptare në familjen patriarkale, thotë se e cilëson bukuria fizike dhe besnikëria .Flet për këngët , vallet ,veshjet,këngët(tamburxhi,tamburxhi).Poashtu Haroldi në këngën e tretë flet për Zvicrën e vitit 1816,pas humbjes së Napoeleonit në Vatërlo.Shëtit Alpet ,Begjikën lumin Rajna.Shpreh shqetësimin për Europën që lufta e Vatërlos e kishte bërë tragjedi të njerëzimit.U këndon humanistëve si Rusoi,Volteri , bijës së tij Adës.Në këngën e katërt flet për qëndrimin e tij të fundit në Itali 1817 ,shpreh keqëardhjen e tij për gjendjen e fundit të Italisë duke e krahasuar me antikitetin e lashtë romak që ish i lavdishëm për kohën.U këndon edhe këtu humanistëve si Cezari,Ciceroni,Dante,Bokaçio,Petrarkës,Galileut,Mikelanxhelos,Tasos etj.

BIOGRAFIA E ROMANTIKUT ALEKSANDËR SERGEJEVIÇ PUSHKIN

Lindi:Mosë më 1799 Familja:Fisnike Shkollimi:Mësimet e para i mori tek edukatorët francez,mësoi frengjishten,lexoi letërsinë e klasicizmit francez.Gjyshja si fëmijë i tregonte përralla të bukura dhe kështu e futi në krijimtari popullore.Më 1811 regjistrohet në liceun e fisnikëve në Carskoje Selo,liceu ishte çerdhe e mendimeve revolucionare,flitej për nevojën e ndërrimeve në Rusi.Si i ri shpërtheu dëshira për poezi , në provim mature recitoi poezi para Darzhavinit i cili pas poezisë tha ,,Ky është poeti i ardhshëm i Rusisë‟‟. Aktivitetet :Më 1817 u punësua si nëpunës në Petërburg.Pushkini u bë anëtarë i lëvizjes dekabriste që kërkonte reforma dhe heqjen e bujkrobërisë,shpërthen me urrejtje e zemërim kundër aristokracisë ruse dhe padrejtësive shoqërore.Shkroi poezitë ,,Lirisë‟‟ , ,,Çadajeviç‟‟,,Fshatit‟‟ dhe u bë me nam në mesin e të rinjëve.Cari nga ky veprim i Pushkinit u acarua dhe kërkoi që ai të ndëshkohet me internim,me ndërhyrjen e shkrimtarëve rusë të asaj kohe dënimi iu ndryshua duke e transferuar në jug të Rusisë në Kaukaz.Prej 1820-1823 qëndroi i internuar.Krijon vepra nën ndikim të Bajronit.Shpirti revolucionar nuk i pushon , internohet në Mihajllovsk më 1824.Më 25 dhjetor 1825 para Sheshit të Pallatit shpërtheu lëvizja dekabriste dhe cari e pyet se çdo të kishte bërë po të kishe qenë jashtë ai thotë do të isha përbri shokëve të

mi.Viti 1827 shënon fundin e internimit më 1827 çlirohet nga pesimizmi.Më 1831 u martua nuk pati jetë të qetë.Më 1837 e prekën rëndë nderin familjar u përgjigj me dylufim ndaj një oficeri dhe nga plagët vdes më 1837.Vdiq si 38 vjeçar. ANALIZA E POETIKËS LETRARE TË PUSHKINIT

Shkroi poezi lirike me motivacion patriotik, shoqëror ,erotik dhe peizazhist.,,Liria‟‟- ndër poezitë

e para,në moshën 18vjeçare,shpreh mendimet e reja progresive,bëri jehonë të madhe në qarqet

aristokrate dhe cariste.Me pjekuri pasqyron fytyrat kundërshtimore të shoqërisë njerëzore kudo në botë: tiraninë me jetën e pallatëve , ku sundojnë tmerret , llahtaria , që mbahen me ligje të rrepta dhe me dhunë dhe skllavërinë burrërore .Poeti është optimist në shprishjen e kësaj dhune që mbahet me kamxhik e pranga dhe ai këshillon carët që me kohë ta lënë popullin e lirë se nesër i pret fundi i turpshëm.,,Fshati‟‟-shpreh tabllo nga idila fshatare , nga privimi I fshatarit nga liria ekonomike , v;shtron n; griplan me kopshtijet , livadhet ,brigjet , kodrinat , tufën e dhenëve, plevicën dhe në detaje si aroma e sanës , gurgullima e rrëkeve,ushtima e mullirit që spushon , valza mbi liqenin e qetë.Jetën e fshatit nuk e sheh të shkëputur nga tërësia e raporteve shoqërore.Pushkini mbetet poet i dashurisë , erotikës dashurore , për të cilën poeti ka konsiderata të mëdha , sidomos për botën intime që reflektohet por edhe për forcën shtytëse që është burim i jetës , shpresë për të ardhmen dhe forcë përsëritëse e gjenetikës familjare.,,A.P.Kernës‟‟- ia ka kushtuar Ana Kernës , një vajze që e ka vizituar në Mihajllovks.Shpreh një disponim të dyfishtë të poetit : disponimin e ngrysur , të zymtë e plot andralla, me brenga e mërzi , kujtimet e mbuluara nga një mjegull , një jetë tërësisht e zbrazur.Poezia ka qartësi të madhe , shprehje poetike,ndjenja të sinqerta etj. ,,Mbrëmje dimërore‟‟- paraqet poezi peizazhiste, ku jep modele të mrekullueshme të peizazheve të vjeshtës dhe dimrit rus.

ANALIZA E ROMANIT EUGJEN ONJEGIN

Romani ndër të parët i shkruar në vargje.Edhe pse i takon epikës kemi mjaft pjesë lirike të ndërfutura dhe paraqet një vepër të ngjizur epiko-lirike.Lirika shfaqet me atë kur Pushkini e shpreh haptazi qëndrimin e tij përmes personazheve , narracionit të shkrimtarit , përshkrimeve të natyrës , analizës psikologjike të personazheve , digresioneve të ngjarjeve.Tema e romanit është ,,jeta ruse , ajo e fshatit dhe e qytetit rus në fillim të shekullit XIX .Bjelinski , studiues i thellë i veprës së Pushkinit,thotë se shumësia e temave e emërton këtë roman si ,,enciklopedi të jetës ruse të vitetve 20 të shek XIX‟‟.Rrethanat politike –shoqërore-ekonomike të Rusisë së shek XIX ishin : zhgënjimi i masave popullore pas fitores historike kundër Napoleonit , vazhdimi i sistemit shoqëror të bukërobërisë,lëvizja revolucionare e rinisë së kohës për ndryshimin e gjendjes ekonomike dhe të sistemit-politik-shoqëror,dëshpërimi nga mossuksesi për ndryshime , tërheqja dhe mbyllja në vetvete për shkak të pamundësisë dhe të paaftësisë për ta ndryshuar gjendjen ,ndikimi i kulturave të huaja në rrjedhat e kulturës ruse etj.Autori i bën tri kategorive të aristokracisë , asaj provinciale , asaj të Moskës dhe asja të Petërburgut.Shoqërisë ruse e cila karakterizohej nga prapambeturia intelektuale , konservatorizmi,parazitizmi dhe individualizmi e indiferentizmi.Personazhe kryesorë janë: Onjegini,Tatjana,Lenski.Onjegini,përfaqësues i aristokracisë së Pëtërburgut ,si fëmijë u edukua nga mësues francez,shkollën e kish vend dëfrimi

e loje,mësoi përciptazi letërsinë greke-romake,mësoi gjuhë frenge por edhe sjelljen e shfrenuar

aristokrate,kalonte jetë mondane , të zbrazur e plot dëfrime.Kjo jetë pa ndonjë qëllim të caktuar e bëri të mbyllet në vete , merret me poezi,lexon vepra , kupton se ska talent,sgjen dot motive,shkatërrohet psikikisht, e takon xhaxhai i tij dhe kërkon nga Onjegini që të bëhet

pasardhës i tij.Vepron si romantik ,dëshiron të shkojë në një vend tjetër , largohet nga qyteti , shkon të jetojë në shtëpinë e xhaxhait në fshat nga revolta dhe pakënaqësia,trashëgon pasurinë , tenton të bëjë reforma për përmirësimin e gjendjes së bujkërobërisë së fshatarëve.Onjegini ishte i pakënaqur me politikën e carit rus,njihet me Lenskin , djalosh ky me formim intelektual,krijon miqësi,bën dyluftim me të dhe e vret,dashurohet në Tatjanën , vajzë me virtyte të larta,Tatjana martohet fillon të shfaq Onjegini dashurinë ndaj saj , ajo nuk ia kthen dhe pason katastrofa e tij.Tatjana dallon nga Onjegini , është e rritur në frymën e traditës popullore , me përralla , tregime , legjenda etj.Ajo përfaqëson rininë përparimtare ruse , dëshiron të bëjë ndryshime.Kur e takon Onjeginin pëlqen idetë përparimtare dhe revolucionare të tij , i shfaq dashuri përmes një letre , din më von pasi martohet ti thotë jo Onjeginit ngase ky kërkon të çkurorëzohet .Lenski përfaqëson aristokracinë provinciale

BIOGRAFIA E ROMANTIKUT VIKTOR HYGO

Lindi : më 1802 në Bezanson,Francë lindore Familja:Intelektuale, i ati general i Napoleon Bonapartës , e ëma grua aristokrate rojaliste.Si fëmijë jetoi në Francë ,Spanjë dhe Itali. Aktivitetet: Shërbeu si ushtarak i Napoleonit,më 1812 kthehet në Paris vazhdon jetën me familjen,regjistrohet në kolegjin Kordie.Më 1817 mer pjesë në konkursin e Akademisë Franceze ku mer vendin e parë.Studioi në fakultetin politeknik dhe përfundoi në drejtësi.Më 1841 u bë anëtarë i akademisë Franceze.Më 1848 u zgjodh Hugo në parlament nga Luigj Napoleoni III,nipi i Bonapartës.Vdiq më 1885

KRIJIMTARIA LETRARE E VIKTOR HYGOSË

,,Bug-Zhargal‟‟-botuar më 1820 . vepra e parë , roman ,,Oda e poezi të ndryshme‟‟-botuar më 1822 ,,Kromuel‟‟ – dramë , nuk u luajt asnjëherë,traktat dhe manifest për romantizmin.I hedh poshtë rregullat e klasicizmit dhe ndërton ato të romantizmit.Kërkon ndërrimin e përmbajtjes tematike,formës letrare,të futen ngjarje nga jeta e gjallë e aktuale,të shprishen rregullat e ngurta të dramës etj. ,,Ernoni‟‟- dramë 1830 zhvillon betejë mes romantizmit dhe klasicizmit. ,,Katedralja e Parisit‟‟ , roman 1831 ,,Mbreti dëfren‟‟ ,,Vepra dhe fjalët‟‟ libër gjykon qëndrimin e qeversië dhe i mbron kryengritësit ,,Historia e një krimi‟‟ ,,Napoleoni i vogël‟‟ ,,Ndëshkimet‟‟ ,,Soditjet‟‟ ,,Të mjerët‟‟ ,,Njeriu që qesh‟‟. ,,Viti 93‟‟ roman flet për ngjarjet e vitit 1793 , pas revolucionit borgjez. ,,Legjenda e shekujve‟‟ ,,Arti i të qenurit gjysh‟‟

ANALIZA E VEPRAVE TË VIKTOR HYGOSË

Hygo në aspektin tipologjik la vepra të gjinisë: lirike,epike dhe dramaturgjike.

ANALIZA E POEZISË LIRIKE

Romantizmi si formacion teorik-letrar karakterizohet me favorizimin e shprehjes së botës së brendshme të poetit apo të personazhit,këtë gjë romantikët e shprehin përmes vargut. Hygo dallohet si poet.Fillon me poezi lirike intime,vazhdon me sociale dhe kurorëzon me atë meditative dhe satirike.,,Oda dhe balada‟‟- fillon me këtë vepër lirika intime, ,,Orientalet‟‟ ,

,,Këngët e rrugëve dhe të pyjeve‟‟ ,,Arti I t; qenit gjysh‟‟ , ,,Katër erërat e shpirtit‟‟, ,,Soditjet‟‟- vazhdon lirika sociale dhe me veprat ,,Legjenda e shekujve‟‟ , ,,Ndëshkimet‟‟- kurorëzon me

.,,Oda dhe balada‟‟- me poezinë ,,E vluara e trumbjetarit‟‟ , kemi

erotikë baladeske flet për vajzën që në kolonën e ushtarëve të kthyer nuk e sheh të fejuarin e saj. ,,Orientalet‟‟- flet për luftën e popujve të vegjël për tu çliruar nga robëria , në këtë rast populli grek. Poezia ,,Djali‟‟ tregon pasojat e robërisë,tregon sakrificën e një fëmije të moshës rinore për liri. ,,Soditjet‟‟-botuar 1856 , monument i poezisë francize , i ngra paradokset e kohës në nivel letrar,sidomos ato të intelektualëve që kundërshtonin konceptet e romantizmit,shkencëtarëve të akademisë francize si Dyval , Hygo u jep përgjigje : I përgjigjem një aktakuze,Shkruar më 1846 , Shkruar më 1885 etj. ,,Legjenda e shekujve‟‟- ka tri vëllime,poemë epike , shpreh persiatje meditative , urrejtjen ndaj tiranëve dhe despotëve , ide kjo e paraqitur më 1850 , në kohën kur Luigj Napoleoni III suprimoi republikën për të vendosur më vonë perandorinë.Ai këtu paraqet historinë e njerëzimit , dy fronte markante , të tiranëve dhe despotëve që nga fillimet e shoqërisë njerëzore.Hygo tregohet romantik , realist , pse shërbehet me fantazinë dhe idealizmat. ,,Legjenda e shekujve‟‟-shpreh tredimenzionalitet kohor , kohën e vjetër , të mesme dhe të re.Autori shpreh qëndrim antimonarkist , pse nuk ka sundimtar që të mos jetë tiran e despot për popullin e vet.Këtu kemi këto poezi ,,Mbreti ziliqar‟‟ , ,,Mbreti mosmirënjohës‟‟ , ,,Mbreti i dyshimtë‟‟ , ,,Mbreti i poshtër‟‟ , ,, Mbreti intrigant‟‟ , ,,Mbreti hajdut‟‟ , ,, Mbreti matuf‟‟ , ,, Mbreti frikacak‟‟ , ,, Mbreti që zgërdhihet‟‟ , ,, Mbreti kriminel‟‟.Poezitë me përmbajtje demokratike janë ,,Njerëzit e varfër‟‟ , ,,Ndërgjegja‟‟ , ,,Doozi në gjumë‟‟ , ,,Mbreti i vogël‟‟. ,,Ndëshkimet‟‟- demaskon figura e personit më të urryer nga Hygo ajo e Luigji Napoleonit III,atë e akuzon si sundimtar që ka rrëmbyer pushtetin në mënyrë të paligjshme , sundimtar që mba pushtetin me dhunë dhe egërsi , sundimtar që merr nëpër këmbë dëshirat e popullit,poeti për këtë gjë ishte ngritur të flasë edhe në parlament që ta mbrojë demokratizimin nga perandorizmi,

lirikën meditative dhe

satirike.

poezi e këtij vëllimi është ,,Ultima verba‟‟ ku u drejtohet të gjithë të arratisurve , që të mos pushojn e të luftojnë për Republikën(njëri nga të arratisurit ishte edhe vetë).Në poezinë ,,Nox‟‟ nxjerr trradhtinë si fakt që varros republikën.Në poezinë ,,Kujtimet e natës së Dhjetorit‟‟ shpreh portretin sadis dhe kriminel të komplotistëve.Në poezinë ,,Lux‟‟ shpreh dëshmi e optimizëm për ardhmërinë e ndritshme të botës.

ANALIZA E ROMANIT TË MJERËT

Viktor Hygo në këtë roman glorifikon historinë franceze të shek XIX, i merr në mbrojtje qeniet e mitura , të keqtrajtuara dhe të nëpërkëmbura.Ka dy variante të romanit ,,Të mjerët‟‟ , njëri i vitit 1845 që i sjell Hygos titullin e akademikut në Akademinë Franceze dhe tjetri i vitit 1860 që i sjell titullin e fisnikut derisa ishte në mërgim në Belgjikë,botuar më 1862.Ideja e romanit mbështetet në tri pika kryesore: të tregohet se si degradohet njeriu i shtresave të varfëra , të tregohet se si gruaja humb dinjitetin familjar nga varfëria e skajshme dhe tregohet se si atrofia(venitja , rrëgjimi) e fëmijëve vjen nga varfëria e skajshme e cila ia ngulfat jetën dhe ekzistencën.Në këtë roman tregohet viktima e një rendi shoqëror.Në episodin e parë kemi ngjarje nga Zhan Val Zhani dhe prifti i Denjit , Murjeli.Zhani është i dënuar me burg ,ngase kish bërë vjedhje dhe ishte një skamnor që skishte siguruar as kafshatën e gojës , ligji e dënon me burg , ai arrit të ikë nga burgu , strehohet te prifti i Denjit , prifit me humanizmin e tij e pranon , mirëpo Zhani natën ia vjedh priftit shandanët e argjenda , ik nga prifti , xhandarët e zënë hajnin , prifti nuk deklaron se i janë vjedhur shandanët dhe kjo e shpëton Zhanin , ai magjepset me zemërgjerësinë e priftit dhe kjo gjë ndikoi në ndërrimin e tij nga karakteri i Zhanit si hajn në një njeri të ndershëm që jeton me mundim dhe djersën e vet. Në episodin e dytë : e ndërron emrin në Madlen , pasi kish ndryshuar karakter bëhet kryetar i një vendi të vogël,ballafaqohet me një rast të rëndë social me atë të Fantinës , dënohet si prostitute , kryetari i komunës Madlen e liron , prostituta ishte poashtu e keqtrajtuar nga polici Zhaver.Fantina kishte një vajzë të quajur Kozetë , vajzë ilegjitime , për të siguruar bukën e ëma ish marrë me prostitucion dhe kjo qe arsyeja pse e liron Madleni.Madleni u bë objekt për gjyqin e vendasit që kërkonin të dinin për biografinë e tij , Madleni e zbulon veten kur gjyqi duhej ta dënonte Shamatien të akuzuar për vjedhje duke dyshuar se ai ishte Zhan Val Zhani , dhe në fund ai i tregon gjyqit se vetë ai ishte Zhan Val Zhani.Shamatien e lirojnë nga akuza për vjedhje.Në episodin e tretë kemi Kozetën si shërbëtore në një familje të pasur , e cila ishte pasuruar duke ju faleminderuar plaçkitjeve që ishin bërë në luftën e Vatërlosë,Zhan Val Zhani arrestohet , dërgohet në burg , kur mendohej se kish vdekur duke ikur kanaleve të Parisit ai arrin te familja e Tenerdierëve , e shpëton Kozetën nga kthetrat e familjes ku punonte , e fsheh së pari në një shtëpi pastaj në manastir.Në episodin e katërt Zhan Val Zhani vendoset në rrugën Plumet , ndërron emrin në Foshëlëvon , njihet me Mariusin , i cili kishte orientime republikane , Mariusi dashurohet në Kozetën , Fushëlëron arrestohet nga Zhaveri , por ai përsëri arrin të shpëtojë.Epopeja e rrugës Sent Deni është një ndër ngjarjet më kulminante të lëvizjes revolucionare , më 1832 buçet kryengritja në rrugën Sent Deni.Mbi barrikada është edhe Zhan Val Zhani së bashku me Mariusin dhe Gravoshin , të gjithë nën komandën e studentit Enzholras.Zhan Val Zhani si i burgosur me punë të rëndë , ia fal jetën policit Zhaver , e shpëton Mariusin e plagosur rëndë i cili më vonë martohet me Kozetën.Zhan realizon premtimin e dhënë Fantinës , kur vdes në vetmi , mbi kokën e tij ndriçojnë shandanët dhe argjenta e priftit Myrjel.Zhan Val Zhani është i burgosur , i persekutuar , simpatik për lexuesin, i nënçmuar.Prifti Myrjel është kuptues i psikologjisë së Zhanit , Fantina femër e persekutuar , e poshtëruar nga shoqëria dhe ligji,femër fatkeqe.Kozeta paraqet personazhin më të përkryer i viktimës së pafajshme,shërbëtore.Gravoshi , djalë i mbarë i braktisur nga familja , jeton në qytet të madh kur merr pjesë në lëvizje revolucionare , bëhet viktimë tragjike e romanit.Mariusi është borgjez i ri plot ideale revolucionare , lufton kundër monarkisë.Zhaveri është fytyra më negative që mbaron me vdekje.

MATERIALI MËSIMOR I VITIT TË TRETË

Panoramë e letërsisë moderne shqiptare

Letërsia e kësaj periudhe njeh 2 tendenca : modernen dhe avangarden artistike. Letërsia moderne karakterizohet me hibriditetin e formave dhe strukturave stilistike ku ndihen elementet e romantizmit,simbolizmit,futurizmit etj. Zbulohen koncepte të së bukurës,harmonisë,hudhet patetizmi romantic dhe shprehet disponimi kritik ndaj dukurive shoqërore. Kultivohen poemat e gjata-epopetë,balada,trioleti,romanca,oda,himni,poezi lirike,romani,melodrama,komedia,tragjedia,zhvillohen format e prozes: eseu,fejtoni,artikujt letrarë.Mblidhet dhe botohet letërsia gojore,përkthehen shkrimtarë botërorë etj.

Biografia e modernistit Gjergj Fishta

Lindi : 23 tetor 1871,Fishtë të Zadrimes. Mësimet e para në Kuvendin e Troshanit,studimet në Bosnjë. 25.02.1894-shugurohet si prift. Punoi : mësues në seminarin e Troshanit. 1899,Janar-themelon shoqërinë “Bashkimi”-Shkodër. 1908-Kryetar i komisionit të Alfabetit-Manastir. 1916-themelon Komisinë Letrare(me L.Gurakuqin). 1913-1944 botohet revista “Hylli I Dritës

1921-Gjim.”Illyricum-Shkodër.

Njihte Homerin,Virgjilin,Danten. Pjesëmarrës në: Konferencën Paqësore të Paris-1919, Asamblenë e Kombeve të Bashkuara Nju Jork-1922, Athinë-1930, Bukuresht-1931, Stamboll-1913. Dekoratat :”Mearif”(1912-P.Osmane), “Ritterkreuz(1912-A.Hungaria), “Lector Jubilatus(1929- Francë), “Phoenix(1931-Greqi), Anëtar i Akademisë së Italisë (1939).

Krijimtaria letrare e modernistit Gjergj Fishta

Përdori vargje të ndryshme:7-rrokëshin,9-rrokëshin,11-rrokëshin,strofa alkeike,sofike. Këndon sipas parimit të Horacit(Castigat ridendo - dënon duke qeshur). Personazhet e veprave janë huazur nga historia biblike,let.klasike,romake e helene. 1905-1937 Lahuta e Malcisë (vepër epike me 30 këngë) 1907-Anzat e Parnasit (satirë) 1909-Pika Voeset (ose Vallja e Parrizit) 1913-Mrizi i zanave (vepër epike) 1922-Gomari i Babatasit (satirë) 1911-Shqiptari i gjytetnuem (melodramë)

1909-Vllaznia(dramë)

1929-Shën L.Gonzaga (melodramë). 1914-Juda Makabe(tragjedi), Ifigjenia në Aulli(tragjedi). Mojsi Golemi e Deli Cena (vepër epike) Poemë për Skenderbeun(sipas Barletit)

Analiza e veprës “Lahuta e Malcisë”

Ndërtimi:E ndarë në 3 njësi tematike.,shkruar me vargje tetrrokëshe e ndërtuar në formë të epopesë. Studime brenda letërsisë kombëtare dhe nga shkrimtarë të huaj (studimi i Maksimilian Lambercit) ku tregohen ndërlidhjet artistike të Lahutës me Iliadën e Homerit dhe Eneidën e Virgjilit. Për këtë Fishta njihet si “Homeri shqiptar” Tema:Lahuta e Malcisë shtjellon ngjarjet e viteve 1858, 1878, 1912 që kanë temë të përbashkët :fatin e shqiptarëve te fuqitë botërore. Subjekti :përshkruhet konflikti dramatik të ngjarjeve historike,këndohet trimëria e shqiptarëve si :Marash Ucit,Oso Kukës,Abdyl Frashërit,Ali Pashë Gucisë, që me aktet e tyre fitojnë veti mitike si të: Mujit,Halilit,Gjergj Elez Alisë etj.Vepra shpreh imazhin e plotë të shqiptarëve të cilët i lartëson me elemente etnografike që dallohen gjatë historisë sonë, si :

besa,solidariteti,besimi,nderi,keqtrajtimi nga fqinjët dhe fuqitë e mëdha për qëllime personale.Fishta si rrëfimtar aktiv,shpalos me zanat kujtimet gjatë historisë,gëzohet e vuan bashkë me personazhet që me ngjarjet,aktet luftarake të tyre krijon strukturën e veprës ndërsa me zakonet e doket,qeniet mitike krijon funskionimin e botës së begatshme shqiptare.vepra paraqet ngjarje,ndodhi e personazhë konkretë,qe krijojnë realitet fiktiv për të forcuar vetëdijen historike.

Biografia e modernistit Faik Konica

Lindi:15 mars 1876,Konicë. Shkollimet:mësimet e para në Konicë,të mesmen në kolegj Saverien-Shkodër,Liceun Perandorak(Gallatasaraj-Stamboll) dhe Dizhon-Francë. Studimet -Filologji Romane-Paris dhe i mbaroi në U.Harvard,1912.

Njihte rrethë 15 gjuhë.25 mars 1897-1909 boton revistën”Albania”(shqip e freng.) 1909-jeton në Amerikë,mirret me diplomaci,njëkohësisht drejton rev.”Dielli”-Boston. 1912-njëri nga 4 themeluesit e Shoqërisë Panshqiptare “Vatra”. 1919-përfaqësues diplomatik i Shqipërisë në Uashington.

5 janar 1924- zgjidhet deputet në Parlamentin Shqiptar,e refuzon më 2 mars 1924.

Vdes: 15 dhjetor 1924 në Boston,dëshira tij ishte të varrosej më Shqipëri,por nuk iu

plotsua,mbahet në frigorifer nga shoket deri më 15 shtator 1948,ku varroset në Boston.

4 maj 1995-rivarroset në Parkun e Madh,Tiranë.

Krijimtaria letrare e modernistit Faik Konica

Ndahet në 2 periudha:

I. 1897-1909 kohën e rev.Albania,shpreh kërkesat për let.kombëtare. II.1920-1923-periudhën e proceseve të vështira politiko-shoqërore.

1895-Shqipëria dhe Turqit(broshurë politike-frengjisht). 1899-1901-Albania e vogël”(shtojcë politike për “Albania” –shqip e freng). 20 mars 1911-Trumbeta e Krujës(fletore,3 faqe shqip,1 anglisht). 8.08.1912-17.11.1918-Jeta e Skënderbeut(sipas Barletit,ndarë në 25 pjesë) 1915-Gjermania dhe Shqipëria(broshurë politike në freng). 1922-Katër përrallat nga Zullulandi(cikël tregimesh). 1923-Nën hijen e hurmave(përkthim nga 1001 netët arabe). 16.gusht-dhjetor 1924-Dr.Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit(25 pjesë,fillim romani si sui generis). 1928-Shqipëria si m‟u duk(reportazh ne 25 numra). 1935-1939- hartohet Shqipëria-kopsht i Evropës Juglindore(vepër eseistike- 10ese,anglisht)botohet 1957 nga Mc.Bridge Comp.-Neë York. shprehë mozaikun e kulturës,historisë dhe botës shpirtërore të shqiptarëve.

Analiza e esesë“Shqipëria si m’u duk”

Përshkruan gjendjen që sheh pas 16 vjet mërgimi,të shoqërisë shqiptare që ishin të zhytur në jetën anadollake,apati për punë plogështi orientale dhe armiqtë që pengonin progresin në Shqipëri që përfaqësonin 3 tipa njerëzish :

I.Ekspertët nëpunës që nuk di tjetër,pos të sjell dëme me anë të shpifjeve e padrejtsive në shoqëri shqiptare. II.Robotët paraqet njeriun pa kokë që vepron mekanikisht, që edhe shpreh aparatin burokratik të Mbretërisë shqiptare. III.Levantet njerëzit snobë që tallen me traditat e zakonet e vendit dhe poshtëron fjalën shqipe.

Analiza e tregimit “Katër përrallat e Zullulandit”

Tema: është në plan satirik, përshkruhen problemet dhe shqetsimet të njohura për shqiptarët që janë të zhvendosura në Afrikë te populli i Zullulandit me kulturë origjinale dhe plot energji qe bijnë pre e demagogëve dhe fjalëve boshe të Sepias. Personazhet : Denisulla Sepia- njeri intrigant, interesxhi i cili mashtron zullutë për interesa personale. Pligu-atdhetar me plot virtyte udhëheqës ideal për zullutë pasi njeh psikologjin e tyre, i qetëson ata kur e humbin kontrollin nga vazet e këngëve dhe ritualëve të ndryshme.

Analiza e romanit “Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit”

Nxitje për këtë vepër merrë nga vrasja e dy amerikanëve më v.1924 në Mamuras nga njerëzit e Zogut. Tema:paraqet sintezë të fuqishme mes realitetit dhe heroit përparimtar Dr.Gj. i cili është njeri i mjekësisë moderne të Europës ( që studioi në Rusi e Suedi). Jeta tij jipet në 2 etapa : qëndrimi jashtë atdheut ku edhe e priste karierë me perspektivë dhe koha e kthimit në Shqipëri për të bërë rimëkëmbjen e popullit,por posa të zbresë te porta Durrësit në vend të moralit e ligjit,ai ballafaqohet me paditurinë,mjerimin,varfërinë,dhunë qe kishin qenë të shtruara nga njerëzit hajdutë të ministrit Salemboza.

Personazhët: Dr.Gjilpëra një intelektual shqipëtar që e karakterizon vendoshmëria dhe urrejtja ndaj paditurisë ku edhe fiton respect për mendimet e pavarura. Dr.Dhalla dhe Dr.Emrullahu mjekë që me mentalitetin ballkanik e anadollak paraqesin mjeksinë e prapambetur. Ministri Salemboza-tiran anadollak,prepotent e i zgjuar që drejton fatin e vendit. Personazhë tjerë: Muhedin agai,Zylfikar agai,polici doganes,Ali Bibiu,suedezja Ingridi,Arifeja,nusja Vera,plaku marteshanas.

Biografia e modernistit Fan Stilian Noli.

Lindi:në Ibrik Tepe në Edrene-Turqi,6 janar 1882. Shkollimi: fillor në shkollë greke,gjimnazin në Keshan,studimet e filozofisë i filloi në Athinë por si mbaroi. 1908-shkon në Amerikë studion historinë në U.Harvard deri më 1912 ,më vonë shugurohet prift dhe angazhohet për ndarjen e Kishës Ortodokse shqiptare nga ajo greke që njihet në Patriarkun e Konstantinopolit më 12.IV.1937. Studion muzikën në Konservatorin e Nju-Inglendit. 1934-temë diplome pat poemën simfonike Scanderberg. 1947-me studimin “Bet‟hoveni dhe Revolucioni Francez”doktoron në muzikë. Punoi si qerraxhi,sufler,artist në teatro,më vonë si diplomat e burrë shteti.

1927 nëntor-merrë pjesë si anëtar I delegacionit të Ballkanit me rastin e 10vjetorit të

“Revolucionit Socialist të Tetorit “- në BRSS. Vdes: 1965.

Krijimtaria letrare e modernisit Fan Stilian Noli.

Noli përdori motive nga bibla dhe mitologjia(greke dhe kishtare). Njihet si themelues i elegjisë politike. Krijimtaria tij ndahet në 2 faza:

Faza e parë që zgjat deri më 1930 ku merret me poezi,dramë dhe publicistikë. Faza e dytë nga 1931 kur heq dorë nga politika dhe mirret me muzikë dhe histori. Veprat:

1907-Israelitë dhe Filistinë(dramë 3aktëshe)

1921 dhe 1947 punuar 2 herë-Historia e Skënderbeut(prozë).

1960-Autobiografia(anglisht,shkrim në prozë). 1947-Albumi(vëllim poezish). Përkthimet:. ndahen në 2 pjesë:

I.1909-1913 përkthen vepra kishtare për nevojat e Kishes Autoqefale Shqiptare. II.Përkthen veprat e klasikëve dhe humanistëve botërorë si :

Martesa me pahir-Molieri Vanina Vanini-Stendali(novelë). Armiku I popullit-Ibzen(dramë). Zonja Ingra e Ostrotit-Ibzen(dramë). Otello-Shekspiri(tragjedi). Jul Cezari-Shekspiri(tragjedi) Hamleti-Shekspiri(tragjedi)

Makbethi-Shekspiri(tragjedi). Don Kishoti-Servantesi(roman) Përkthimet i përcjell me shënime kritike - Introdukta ku bëri vlerësimin kritik dhe nënvizoi vlerat e posaçme të tyre. Analiza e drames “Israelitë e Filistinë”

Motivi i dramës është huazuar nga Bibla. Tema: Është quajtur “Skelet drame” se tregon konflikt të zbehtë fetar mes monoteizmit dhe politeizmit. Subjekti: Konflikti zhvillohet mes Israelitëve në krye me Samsonin që donin me anë te urtësisë dëshironin filistinëve t‟ia impononin fenë e tyre. Samsoni i cili posedon fuqi të mbinatyrshme,mashtrohet nga vajza Dalila që e vë në gjumë dhe zbulon sekretin e fuqisë së tij,ndërkohë lidhet nga filistinët në tempull dhe festojnë fitoren,por atij i kthehet fuqia dhe vret filistinët me c‟rast bindet se forca është arma e vetme për imponim të fesë sic e këshilloi plaku Rabin.

Analiza e vëllimit “Albumi”

Shumica e vjershave janë marzhe dhe satira politike. Vjershat si “Sulltani dhe Kabineti“Shën Pjetri në mangall” “Marshi I barabajt” “ Kënga e Salep Sulltanit” shprehë situatën politike të kohës ku kritikon Ahmed Zogun. Poezia “Rent,or Marathonomak” është poezi që i kushtohet revolucionit,trajton problemin social në Shqipëri. Poezia “Anës lumenjve” me anë të antitezës,simboleve përshkruan ndjenjën e nostalgjisë në trajtë monologu.

Biografia e modernistit Mid’hat Frashëri

Lindi: Janinë,u rrit në Stambollë. Pseudonimet: Lumi Skëndo,Mali Kokojka. Familje: bir i Abdyl Frashërit dhe nipi i dy figurave të shquara shqiptare: Naim dhe Sami Frashëri. Punoi: 1905-1910 drejtor për çështje politike në administratën osmane në vilajetin e Selanikut. 1912-ministri i parë për punët botërore,konsull i përgjithshëm-Beograd. 1920-kryetar i Delegacionit shqiptar në konferencën e Paqes-Paris. 1923-1926-ambasador i Shqipërisë në Greqi. 1942- udhëheqës i Ballit Kombëtar. Aktivitete: ndihmoni në botimin “Kalendari Kombiar “-Sofje. 1908-1910- botoi fletoren e përjavshme “Lirija”-Selanik. Drejtori punimet në kongresin e Manastirit. 1909-boton revistën mujore “Diturija”,1916- revista shpërngulet në Bukuresht,1926-1929- në Tiranë. Gjatë L.II.Botërore internohet në Rumani. 5 maj 1916- drejton revistën “L‟independence albanaise” –Bukuresht. Hapi librari në Tiranë(mbi 20.000 vëllime më e madhja në Shqipërinë e atëhershme). 1944- shpërngulet në Itali,pastaj në Angli.

Vdes: 3 tetor,1949,Nju Jork.

Krijimtaria letrare e modernistit Mid’hat Frashëri.

Veprat joletrare:

1901-Istori e shkrimit shqip 1910-Këndimet për shkollat e para Selanik. 1912-Istori e Mbretërisë Otomane Stamboll. 1915-Letra mi një udhëtim në Zvicrrë. 1924-Plagët tona-Tiranë(traktat politik,61 faqe). 1926-Kalendari Kombiar. Naim Be Frashëri (kritikë letrare). Studimet:

Pritmi i Shqipërisë(shqip) Shqiptarët dhe sllavët (frengjisht). Përkthimet :

1898-Gjylom Telli i Lamartinit(Sofje) 1900-Bëj-e të mirën pa hith-e në det nga Fanz Hofmani. 1909-pjesë të Robinson Kruzos Daniel Defos. 1923-Psikologji e edukates nga Gustav le Bon.

Analiza e kritikës letrare “Naim be Frashëri”

E shkruar me pseudonimin Kokojka. Shkruar në formë të esesë,ku jipen të dhënat e jetës,shkollimit,menyra e sjelljes,pershkruhet atmosfera kohore,politike,shoqërore në të cilën përfshihet Naimi. Kokojka,këtë jetëshkrim të Naimit e vrojton në 2 aspekte:

-aspekti i ndërlidhjes me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe synimeve të saj,ku Naimi ishte pakëz skeptik rreth tyre. -aspekti bashkëpunimit me krijuesit shqiptarë dhe kolonitë shqiptare të Italisë,Sofjes,Bukureshtit etj.

Analiza e traktatit politik “Plagët tona”

Shtron problemin e mënyrës së organizimit të shoqërisë shqiptare. Mid‟hat Frashëri,ringjalljen e botës shqiptare e sheh në hartimin e një programi me çka do i ndaloj përçarjet dhe do bëj përmbushjen e kërkesave të shoqërisë.

Analiza e studimit “Shqiptarët dhe sllavet” Në mënyrë shkencore,demografike dhe etnografike përmbys tezat më shpifëse të të huajve se shqiptarët paraqiten sit ë egër e të paqytetëruar.

Analiza e vëllimit “Hi dhe Shpuzë”

Prozat në këtë vëllim janë në : proza poetike,novella dhe kujtime. Trajton tema si : njohja dhe adhurimi i Shqipërise e përpunuar në tregimet :

Ay Mal ku plaku gjatë ngjitjes në malin e Tomorrit e këshillon nipin ta dojë atdheun,ku njëkohësisht ia përshkruan topografinë shqiptare nga Janina deri në Kosovë. Plaku i Ylynecit ballafaqon dashurinë atdhetare,dëshirën për jetë dhe katastrofën njerëzore,ku simbolikisht shfaqet fëmija në djepin shkruar Shqipëria,i cili luhatet midis jetës dhe vdekjes. Tema e mërgimit : tregimet “Udhëtimi”, “Kënga”dhe “Po kthehenë”. Tema e gjakmarrjes: tregimet “Pika lot” dhe “ Or e fundit”. Tema e besës –tregimi “Si vdiq Selman Todorusha- vetëvrasja e nuses për fjalën e dhënë kunatit se e don shumë dhe se do sakrifikoj gjithçka për të.

Biografia e rilindasit Lasgush Poradeci

Lindi: 27 dhjetor 1899,Pogradec. Familja: zanatcinjsh. Shkollimi: mësimet fillore në vendlindje,të mesmet në Athinë e Manastir. Studioi Filologjinë Romane dhe Gjermane në Grac dhe Artet e Bukur në Bukuresht. Aktivitete : punoi si professor i artit në gjimnazinë në Tiranë dhe si përkthyes në Institutin e Shkencave dhe në Shtëpinë Botuese Tiranë. Vdiq : 12 nëntor,1987.

Krijimtaria letrare e rilindasit Lasgush Poradeci.

Është poet që përdori simbolin dhe metaforën. Përdori me përpikmëri rimën dhe ritmin. Strofa është 4vargëshe,vargu 6,10,12 dhe 8rrokësh( më i përdorshëm). Trajtoi 3 rrathë poetik:

1.Rrethi Shoqëror: i cili gjindet te cikli Vallja e Dherit/Zemra e Dherit. Këtu shpreh qëndrimin e vet melankolik identifikues dhe dëshprues për gjendjen shpirtërore të vendasve të tij që nuk morrën kurrëfarë mësimi nga e kaluara historike e heronjve të Shqipërisë. Te vjershat “Mëngjesi” “Korrik” “Mbarim vjeshtë” “Dimër” pëshkruan jetë të pastër të vendlindjes së tij,Pogradecit,pasqyron jetën e bujkut dhe bariut. Te vjersha”Naim Frashëri” përmes ironisë polemizon me poetët të cilët nuk tregojnë kujdes për gjuhën,e cila ka qenë më e pastër në kohën e Naimit se sa tani në kohën e Lasgushit. 2. Rrethi i dashurisë :gjindet te cikli “Vallja e Yjeve”/Ylli i Zemrës. Në këtë rreth tematik nuk shpreh vetëm ndjenjat dhe përjetimet intime të dashurisë,por edhe qëndrimin poetik ndaj disa dukurive të jetës shoqërore që lidhen me dashurinë. Motivi i kësaj poezie përmban elemente të let.gojore dhe popullore. Ndjenjat të dashurisë L.P i shpreh ndaj Motrës,Shoqes dhe Vashës. Poezitë të këtij cikli janë : “Balladë” “E mora shoqëzen” “Kënga” “Sytë e lumtur” “Eja motër” “Vallja e luleve” etj.

Analiza e poezisë “Kroi i fshatit tonë “

Tema : është kroi si vendtakim i të rinjve dhe shfaqjes së dashurisë së tyre. Ndërtimi : i ka tiparet e një poemthi lirik dhe është e ndarë në 3 pjesë. Subjekti : në pjesën e parë pamjen e jashtme fizike të vashave që shkojnë për të mbushur ujë. Në pjesën e dytë përshkruan vajtjen e trimave në krua për të këmbyer ndonjë fjalë me vashat.

Në pjesën e tretë pëshkruan dashurinë e të rinjve që e identifikon me rrjedhën dhe shijen e ujit të kroit. 3.Rrethi filozofik : gjindet te cikli “Vallja e përjetësisë/Zemra e Përjetësisë” dhe “Vallja e vdekjes/Zemra e vdekjes”. Në këtë rreth tematik trajton problematikën e krijimit të botës dhe të njeriut që e sheh të shkallëzuar nëpër disa faza. Në fillim është krijuar material pastaj shpirti. Cikli i zhvillimit kalon në fazat : lënda,fryma,ndjenja,njeriu,përjetësia. Me identifikimin e Zotit përmes vetëharrimit Lasgushi shpjegon procesin krijues poetik,që e sheh si proces të përjetshëm që përsëritet vazhdimisht. Procesi realizohet me trupin që nëpërmjet shijimit,prekjes,nuhatjet ndërlidhet me botën,zemra me anë të pamjes dhe dëgjimit kontakton me botën,kurse shpirti qartësohet me vetëdijësimin. Poezitë të këtij ciklii janë :“Gjeniu i anijes” “Lundra dhe flamuri” “Vdekja e Nositit”.

Biografia e rilindasit Ali Asllani

Lindi:1882,Vlorë

Familja:intelektualësh. Shkollimi:mësimet fillore i mori në Vlorë,të mesmet në Janinë dhe të lartat(shkencat politiko- shoqërore dhe administrative) në Stamboll. Punoi: si administrator në Perandorinë Osmane,ministër,diplomat në qeverinë e Zogut,përkthyes në Institutin e Shkencave.

Vdiq:1966.

Krijimtaria e rilindasit Ali Aslani

Veprat e tij nga 1902 i shënon në gj.turke. 1913-1914 fillon të shkruaj në shqip. 1930-boton vjershat “Dasma shqiptare” dhe “Vajza shqiptare”. 1933-1942 – krijon poemen “Hanko Halla”(4 pjesë,25 këngë) e cila botohet në revistën Minerva. 1964 Vajzat dhe dallendyshet(përmbledhje poezish). 1966-Kur merr zjarr rrufeja (përmbledhje poezish). U shqua si poet lirik dhe satirik,me poezitë e tij i kritikon zakonet,satirizoi politikanët dhe mentalitetin e vjetëruar. Përdori krahasimet,sarkazmin,simbolet,liperbolat dhe fjalë turke,arabe,greke për ti tipizuar personazhet. Poezia tij ndahet më 3 motive:

1.Motivi patriotik-në këtë pjesë,përshkruan vjershat përkushtimore(për heronj) dhe shpreh disponimin e tij ndaj dukurive shoqërore-politike të kohës. 2.Motivi shoqëror-i thekson bartësit e dukurive të jetës së përditshme në sistemin feudal- borgjez si : pashain,again,beun,moralin fetar,hipokrizinë etj. Në këtë tip të poezisë jep përshkrime reale të jetës aristokrate,pamjen e saloneve të stolisura dhe mënyren e ahengjeve aristokrate. Vjersha “Nastradini-Musolini” përmjet anekdotave fantastike të Nastradinit ngrihet kundër ndërhyrjes ushtarake të Italisë së Musolinit në Ballkan.

Poezia “Hakërrim- i demaskon politikanët me patriotizëm të rrejshëm që bashkëpunojnë me okupatorin. Vjersha “Imam efendiu”-përqeshet Imami i cili njëlloj si patriarkalët të tjerë shkon nëpër ahengje,gëzime për të mbushur barkun,ndërsa ku ndahet mejdani është i paaftë për të reaguar. 3.Motivi i dashurisë - ndahet në 2 faza të poezisë erotike:

I. Faza e rinisë ku i këndon dashurisë me hov rinor. II.Faza e pleqërisë- disponimin e tij e shpreh me kujtime dhe shqetsime. Poezia e A.A ka elemente të lirikës gojore të vendbanimit ku përshkruhet pamja fizike e femrës. Te vjershat : “Gugu-guguftu” , “Vidi-vidi pëllumbeshë”,Katër stina,katër çapa” “Dallëndyshet dhe vajzat” etj. krahasohet bukuria e femrës me bukurinë e kozmosit(yjet hënën) me botën bimore dhe shtazore(lulja,thellëza,sorkadhja),me qenie hyjnore(engjujt xhindet).

Analiza e poemës Hanko Halla.

Tema: Kundërshtimi i përparimit dhe qytetërimit nga ana e H.H Subjekti: Veprimi i poemës është në formë të vetërrëfimit të H.H. Kontaktin e parë me botën e re e ka me lajmësin,i cili kërkon mbesën për grua,ndërsa kontaktin e dytë me të renë e vet me çka bie në konflikt. H.H me anë të vetërrëimit tregon për aspiratat e veta dhe shpreh qëndrimin kritik ndaj botës së re,jo nga pozita e një të padituri por nga mospajtimi me pozitën klasore. Në fund ajo vet bindet se ka marrë fund koha e iluzioneve të saja dhe porosity të birin ti kërkojë fajle nusës për konfliktin e mëparshëm. Personazhet: Hanko Halla kryepersonazh i poemës,jeton me nostalgjinë e së kaluarës patriarkale dhe don ta kthejë të renë mbrapa. Personazhë tjerë: nusja ,i biri,prifti,mjeku,harbuti dhe lajmëruesi.

Biografia e modernistit Ernest Koliqi

Lindi: 20 maj,1903,Shkodër. Familje: patriotike. Shkollimi:1918-1921- kolegj të Bergamos dhe Milano-Itali. 1933-regjistrohet në Universitetin e Padovës. 1937-diplomon me temën “Epika popullore shqiptare”. Aktivitete:1923- me Anton Harapin,Nush Topallin themelon revistën “Ora e maleve”. 1924-pjesëmarrës në Shoqërinë patriotike “Bashkimi” krijuar nga Avni Rrustemi. Strehoi Norbert Joklin(albanalog austriak) nga duart e nazistëve. 1940-themelon revistën “Shkëndija”-Tiranë. 1957-1973- ndihmon botimin e revistës letrare“Shejzat-Romë(botohet 16 vjet rradhazi) U internua 5 vite në Tuzlë,B.e Hercegovinë,se ishte në listën e revolucionerëve të ndjekur nga forcat e Ahmet Zogut. Punoi: sekretar personal i Luigj Gurakuqit,sekretar në Ministrinë e Brendshme,mësues në Shkollë tregtare Vlorë,professor në gjimnazin Shkodër. 1939-emërohet në katedrën në gjuhë dhe letërsi shqipe Romë,pastaj ishte ministër i arsimit dhe hap shkolla shqipe në Kosovë,Maqedoni Shqipëri.

1942-1943-kryetar i Inst.të studimeve Shqiptare. 1944-profesor i Albanologjisë në Universitetin e Romës. Vdes: 15 janar 1975,Romë.

Krijimtaria letrare e modernistit Ernest Koliqi

Njihet si poet,prozator,përkthyes,dramaturg,studiues letrar. Krijimtaria e tij njeh 2 faza :

I- deri në L.II.Botërore (mbrenda 2 dekadave ) Veprat :

1924-Kushtrimi i Skënderbeut (poemë dramatike ),kushtuar shokëve të A.Rrustemit. 1929-Hija maleve(novelë). 1933-Gjurmat e stinëve(poezi lirikë) 1935-Tregtar flamujsh(novelë). 1936-Symfonia e Shqypeve(poemth). Përktheu: poetët italianë si : Danten,Petrarkën,Tasson,Montin,Manconin etj. i botoi në 2 vëllime me emrin “Poetët e Mëdhenj t‟Italisë ( vëll.i I-1932, vëll i II-1935). II. Pas L.II.Botëror. Veprat:

1959-Kangjelet e Rilindjes (vëllim poezish,7pjesë e krijuar në stilin e De Radës). 1960-Shija bukës mbrume(roman).

Analiza e poemthit “Symfonia shqypeve”

E ndërtuar në 4 pjesë: parailire,ilire të Arbërit dhe shqiptare.Në to i këndohet mitologjisë dhe historisë shqiptarëve ku tregon se kultura është thelbi i themelimit të kombit.

Te tregimet: Hija e maleve”, “Tregtar Flamujsh”, “Pasqyrat e Narçizit” tema kryesore është : ndehja e mentalitetit kanunor dhe atij qytetar.

Analiza e novelës “Gjaku”

Tema: transformimi i jetës shqiptare i cili kalonte nëpër pengesa të pakalueshme pas fundit të Luftës së dytë Botërore. Kjo temë është punuar nga gjithë rilindasit shqiptarë si pasojë e ndeshjes së traditës zakonore dhe patriarkalizmit,ndërsa te let.evropiane vjen si pasojë e ideologjive politike si : nazismi,fashizmi etj.

Analiza e tregimit “Tregtar Flamujsh”

Tema: konflikti mes poetit Hilush Vilza dhe tregtarit Gaspër Tragaçit. Subjekti: paraqitet mospajtim mes poetit i cili fantazon idealen të bukurën për të cilin,poezia,flamuri dhe traditat kombëtare janë të shenjta,ndërsa për tregatin krijimet kombëtare janë vetëm përralla sepse ai kapët për flamuri si send përfitimi e jo si symbol kombëtar.

Biografia e modernistit Mitrush Kuteli

Lindi:1907,Pogradec.

Pseudonimi:Dhimitër Pasko. Studimet: filloren në Pogradec,mesmen në Selanik, të lartat Bukuresht(shkencat ekonomike,doktoroi më 1934). Zhvilloi aktivitet në koloninë shqiptare Bukuresht. Punoi: në Min. e Financave dhe guvernator në Banken Rumune. 1942-në vendlindje merret me ekonomi,letërsi.

Vdes:1967,Tiranë.

Krijimtaria letrare e modernistit Mitrush Kuteli.

Krijimtaria tij ndahet në 2 faza:

-paraluftës ku merret me krijime letrare,kritika letrare dhe vepra origjinale. -pas L.II.Bot. boton poezi dhe merret me përkthime si : M.Gorkun,M.Ostrovskin,Emineskun etj. Si rrëfimtar afirmohet rreth viteve 1925-1940 Trajton tema shoqërore(motivin e gurbetit,kundërthëniet shoqërore) dhe historike(tregon të kaluarën e popullit shqiptar). Veprat:

1937-“Netë shqiptare”(tregime,novela). 1943-Ago Jakupi. 1944-Shënime letrare(kritikë). 1944-Poetë e detraktrë(shkrimë letrarë)-kushtuar reagimit të Kristë Malokit që bëri ndaj vështrimit kritik letrar të Kutelit(Shënime letrare). Baltë nga kjo tokë(poezi). Dha kontribut për zhvillimin e kritikës letrare analitike. Sukses të madh ka te kritika publicistike dhe vështrime letrare.

Analiza e kritikes “Shënime letrare”

Bënë vështrimin e autorëve shqiptarë si : L.Poradeci,F.Noli,veprat e M.Gramenos etj. Në vështrim të krijimtarisë të L.Poradecit,vështrimet i ndan në 2 pjesë:

vështrimi i parë analizon rimën,ritmin,fjalorin dhe fonologjinë. vështrimi i dytë analizon përmbajtjen e veprave të tij dhe ndalet te problemi i kozmogonisë,filozofisë së jetës dhe vdekjes. Në vështrim të krijimtarisë së Nolit,shtron problemin e afrimimit si poet,gazetar,orator,teolog dhe përkthyes të veprave letrare e kishtare. Biografia e modernistit Etëhem Haxhiademi.

Lindi: 1902,Elbasan.

Shkollimi:fillor në vendlindje,gjimnazin klasik në Insbruk-Austri. Studion shkencat politike në Berlin,Vjenë. Punoi: nëpunës në administratën shtetërore : Luzhnjë,Berat,Gjirokastër,zgjedhet anëtar i Inst.të studimeve Shqiptare. Merrë pjesë në konferencën e Mukjes si anëtar i Ballit Kombëtar. 1947-arrestohet nga komunistët dhe dënohet me vdekje si armik i popullit. Vdes: 1965,Burrel.

Krijimtaria letrare e modernistit Etëhem Haxhiademi.

Filloi me shkrime si student. Veprat :

1932-Lyra(poezi origjinale).

1931-Uliksi(tragjedi).

1931-Akil(tragjedi).

1931-Aleksandri(tragjedi).

1934-Pirrua(tragjedi).

1935-Skënderbeu(tragjedi).

1936-Diomedi(tragjedi).

1939-Abeli(tragjedi).

Tragjeditë kanë subject të huazuar nga letërsia antike greke Iliada dhe Odisea- Homerit(Uliksi,Akili),kultura lashtë shqiptare(Aleksandri,Pirrua),historia re kombëtare(Skënderbeu),mitologjia biblike(Abeli). Tek tragjeditë,i përmbahet strukturës pesëaktëshe të klasicistëve francezë dhe vargjet i shkruan në 11rrokësh.

Analiza e tragjedisë “Skënderbeu”

Tema: tradhtia e Moisi Golemit dhe intrigat e gruas së tij,Zanfinës. Subjekti: edhepse në fillim flet për heroizmin e Skënderbeut,në zhvillim të veprës mbizotëron tragjizmi i luftës për pushtet dhe i tradhtisë. Hidhërimi ia turbullon arsyen Zanfinës,dëshiron të hakmerret ndaj Skënderbeut,se e ka ndarë nga burri i saj,Karol Muzak Topia dhe ia jep për grua motren e vet,Mamicën. Pas kësaj e shtyn Hamzain ta tradhtojë Skënderbeun. Vepra mbyllet me vetëvrasjen e heroinës kryesore,Zanfinës.

Analiza e dramës “Abeli”

Tema: rrëfim për lindjen e formave të para të dashurisë,mëkatit,vrasjes,fajit dhe veseve të këqija njerëzore. Vepra nuk posedon zhvillim dramatik por më shumë ballafaqohen botëkuptimet e personazheve sesa veprimet e tyre. Dramën e sajojnë 4 personazhë që fuqishëm korrespodon me mitin biblik për Adamin,Evën dhe djemtë e tyre Abelin e Kainin.

Dramën e shkakton Kaini,djali i madh i cili është bujk i vyeshëm,falënderues i vetëvetes,por që nuk gjen gald e kënaqësi se shqetësohet nga qëndrimi pospërfillës i së ëmës dhe njëanshmërisë që ka ndaj Abelit,djalit më të vogël. Ngarkesa psikologjike bën që gjatë zhvillimit të dramës ti përfitojë tiparet : smirë,xhelozi,prishë harmoninë e familjes dhe përfundon me vrasjen e Abelit,ku e shtyn nga shkëmbi në humnerë. Eva- si figurë është e ngurtë,përfiton tiparet : pamëshirshme,zemërgurë,pakompromisë ku me fajlen e dashurisë është priviligjuese ndaj Abelit dhe ashpër ndaj Kainit. Në asnjë moment nuk i përfill vërejtjet e drejta të Kainit dhe këshillat e mira të Adamit. Adami- në vlerësim të dashurisë,mirësisë është më i drejtë,arsyeshëm për dallim nga Eva. Në fillim vërehet një brrejtje ndërgjegjeje se më parë ka anuar dashuria atnore nga Abeli por pastaj korrigjohet,pranon fajin dhe angazhohet ta bashkojë familjen. Abeli e rikujton figurën qëndrore nga Bibla,Jezu Krishtin. Deri në fund shquhet për virtyte: gojëëmbël,skofiar,solidar,tolerant,zemërgjërë që janë maja moralit e etikës. Është kundër qortimit më të vogël që i bëhet Kainit nga prindërit,orvatet ta korrigjojë Kainin dhe angazhohet për përmisimin e marrëdhënieve mbrendafamiljare.

Biografia e modernistit Millosh Gjergj Nikolla Migjeni.

Lindi: 23 tetor,1911,Shkodër. Familje:tregtare. Shkollimi: fillorë në Shkodër,mësimet i vahzdon në Tivar,përfundon seminarin teologjik të

Manastirit(1932).

Punoi: 1933-mësus në fshatin Vrakë dhe Pukë(1937). Rruga Vrakë-Shkodër ia keqëson shëndetin,se u prekë nga tuberkulozi. 1937 dhjetor- niset për t‟u kuruar në Itali. Vdes: 26 gusht,1938,Itali.

Krijimtaria letrare e modernistit Migjeni.

1934-boton shkrimet e para,bashkëpunim me revistën “Ilyria” dhe “Bota e re”. 1936-Vargjet e lira(përmbledhje poezish). Poezia dhe proza Migjenit u bë shprehëse e fusiqshme e pakënaqësisë ndaj realitetit,urrejtjes ndaj dhunës,mashtrimit politik dhe hipokrizisë. Veprat e tij shprehin p[rotestën e hapur,optimizmin e thellëmëndrrën për botë të re.

Analiza e vëllimit me poezi “Vargjet e lira” Vëllimin e hapte me vjershën “Parathënia e parathënieve” ku gëzohet për çlirimin e skllavërisë shpirtërore. Vjershat i ndanë në 6 cikle:

Cikli i parë - Kangët e ringjalljes,shpreh gëzimin për lindjen e “Njeriut të Ri” prej atyre të varfërve të mos jenë më skllevër të tiranëve por zot të vetes, ku njeriu të jetë I lirë se në atë mënyrë mund të shpërthejnë energjitë dhe aftësitë njerëzore. Në të gjitha ndryshimet,njeh si protagoniste rininë që është më e pastra,më e bukura pjesë e shoqërisë.

Cikli i dyte-Këngët e mjerimit nis me vjershën “Poema e mjerimit” ku i demaskon institucionet fetare,si fajtore të asaj shoqërie që pjell mjerimin ku edhe shprehet protesta ndaj saj. Pavarësisht dhembjes që krijohet,në fund të poezisë ka tone optimiste se koha do të dijë t‟i qetësojë këto dhembje. Cikli i tretë - Kangët e perendimit sjell imazhin e L.II.Bot. ku me krizën ekonomike dhe plagët shoqërore paraqet një botë që po rrëshqet drejt greminës së shkatërrimit. Cikli i katërt - Kangë më vete sjell imazhin e L.II.Botërore. Cikli Kangët e Rinisë dhe Kangët e fundit janë më intime dhe më shprehëse të poetit. Te këto 2 cikle : sjell imazhin e një dashurie rinore,dëshira për të shijuar gjithçka të bukur etj. Në 8 vjershat e fundit që iu shtohen vëllimit,ndihet pesimizmi dhe trishtimi i poetit për jetën. Vjershat: “Rezignata” , “Trajtat e Mbinjeriut” trajton motive filozofikepër ekzistencën e njeriut,botën etj. Mendimi në këto vjersha është i trubullt por kanë të përbashkët optimizmin dashurinë për njeriun,për të bukurën etj.

Prozat e Migjenit

Sipas strukturës i ndan në skica,novela dhe tregime por i quan novelëza. Sipas temës që trajton ndahen në 2 grupe : motive nga fshati dhe qyteti. Motive nga fshati: vjershat : “Luli i vocër” , “Zeneli”, “Puthja e cubit” - përshkruan botën edhe ambiciet e fëmijëve. Vjershat: “A do qymyr zotni”, “Historia e njënës nga ato”, “Qershiat”, “Legjenda e misrit” – pasqyron jetën e malësorëve,dëshirën për jetë përkundër vështirësive jetësore dhe mjerimit social. Motive nga qyteti : vjershat : “Zoti të dhashtë”, “Një refren i qytetit tem”- përshkruhet mjerimi i lypësve,që akuzohen për hajdutë,protesta e lypësit kundër regjimit të kohës dhe jeta e mjerueshme e punëtorëve.

Biografia e modernistit Sterjo Spasse

Lindi:në fshatin Gllomoboc 1914 Familja:fshatare me prejardhje maqedonase Shkollimi:filloren në Korcë,të mesmen në Normalen e Elbasanit,studimet e pedagogjisë në Firencë të Italisë,të letërsisë në Moskë(1958-1960) Vdes:12 shtator 1989 në Tiranë.

Krijimtaria letrare e modernistit Sterjo Spasse

Krijimtaria e Spasses është mjaft vëllimore,përveq shkrimeve pedagogjike-didaktike që do t‟i botoj në revista,boton tregime,novella dhe romane. Proza rrëfimore ndahet në: pamflete,skica alegorike,tregime dhe novela ku shpreh pakënaqësinë ndaj realitetit shoqëror,shqetësimi për njeriun e shtypur. Spasse trajton shumë tema aktuale të periudhës që i përket si:jetën e rëndë të shtresave të shtypura,temën e kurbetit ,dukuri shoqërore të jetës patriarkale,të zakoneve të vjetruara dhe botkuptimeve prapanike,martesat sipas moshave të papërshtashme,martesave me pahir,bestytnisë

shekullore,ndarjes së të rinjve,poligaminë e shumë të tjera të cilat i përshkruam në tregimet,prozat,pamfletet,novelat dhe dy romanet e tij. Veprat :

1929-Kush duron ,trashëgon”,shkrimi i parë i tij,flet për talentine shkrimtarit të ardhshëm. 1930-Zëri i zemrës së trëndafilit-përmes trëndafilit të lënduar përshkruan pastërtinë morale e të varfërve. 1933-Përralla e lumit-qejfeve dhe ahengjeve të të pasurve ia kundërvë dergjen e të uriturve nëpër trotuare. 1934-“Kurorë rinie”-novelë 1934-Në krahët e një femre-novelë 1944-Nusja pa duvak-novelë 1943-Nga jeta në jetë-pse?!-(roman i mohimit) 1944-Afërdita”-(roman i pohimit). Bota u c‟thurr”(pamflet)- “Skandal-jo aspak”(pamflet)-luftojnë korrupsionin dhe moralin e klasës sunduese “Pellgu”-(prozë)-ngritet kundër kalbësirave shoqërore,që shtypin pamëshirë të varfërit. “I mërguari”(tregim)-do ta përshkruaj nostalgjinë,dashurinë e mërgimtarëve për vendilindjen dhe për këngët e vashave. “Dashuri e pafat”(tregim) “Përmbi varrin e dashnorit”(tregim) “Në pragun e vdekjes(tregim) Bujku”(novelë) “Nusja”(novelë) “Shemra”(novelë) “Te korijëza(novelë) “A do ta shoh”(novelë)

Analiza e romanit të mohimit “Nga jeta në jetë-pse?!”

Trajton tri Tema kryesore:jetën,dashurinë dhe vdekjen. Subjekti: Kryepersonazh është Gjon Zaveri,i cili pasi ka mbaruar studimet është kthyer ne vendlidnje dhe është kacafytur me ambientin që jeton.Prindërit e fejojnë me Afërditën ,mirëpo ai është i pakënaqur nga martesa e tij. Konflikti i tij është më tepër konflikt filozofik,mediativ sesa konflikt aktiv,që kërkon zgjidhje të

lumtur.Ai sillet vazhdimisht rreth të njejtit problem:te jetosh apo të mos jetosh,dhe i jep përparësi

të dytës,pasi nuk shihte zgjidhje fatlume

ndërmjet vetvetes dhe ambientit,ai sëmuret “mentalisht” dhe shpëtimin e gjen në vetëvrasje. Gj.Z e mundojnë shumë probleme të jetës shoqërore të kohës:çthurrja e rinisë dhe intlektualëve,qytetrimi borgjez,zakonet patriarkale,martesat me para,anaalfabetizmi i femrës,bixhozi etj. Personazhe tjerë : Afërdita,Pola,Zonja P.Gjenci,Z.Nasi,etj. që kanë të njëjtën sëmundje të Gj.Z dhe bëhen viktimë e problemeve të pazgjidhura të shoqërisë së kohës Heroi i romanit me qëndrimin mohues ndaj realitetit shoqëror,tërhoqi vëmendjen e lexuesve dhe bëri jehonë të madhe ,sepse fatalizmi dhe tragjika e Gj.Z shprehte mospajtim me gjendjen shoqërore të sistemit shoqëror.

Analiza e romanit të pohimit “Afërdita”

Duke

u përpjekur të gjejë zgjidhjen e këtij problemi

Tema: kontributi i mësueses për edukimin dhe arsimimin e fshatarsisë. Subjekti:Afërdita Skenderaj një mësuese fshati,në roman shpreh optimizmin,vullnetin e plotë dhe dëshirën e madhe për punë. Ngjarja vendoset në dy fshatra Grykas dhe Pishas, të armiqësuar vite më parë, në te cilin punon Afërdita.Pas shumë peripetive dhe mundit të pakursyer ajo arrin të kryej një mission të lartë:bashkon të dy fshatrat duke zhdukur armiqësitë e moçme rreth një qëllimi të përbashkët dhe me ndihmën e tyre ndërton shkollën e re në mes dy fshatrave. Figura e idealizuar e Afërditës bëri që të bëj jehonë të madhe në qarqet intelektuale dhe ky roman të luaj rol pozitiv në punën pedagogjike të mësuesvë.

Biografia e modernistit Esad Mekuli

Lindi: 17 dhjetor,1916,Plavë. Shkollimi:fillorë në Plavë,të mesmen në gjimnazin e Pejës,studimet e larta në Beograd(fakultetin e veterinarisë ku edhe doktoron). 1941 prill- arrestohet dhe dërgohet në burgun e Gllavnjaçës. Punoi: redactor i revistës shkencore e letrare “Jeta e re” revistës për fëmijë “Gazeta e Pionjerëve”,revistën “Përparimi”. Vdes:6 gusht,1993,Prishtinë.

Krijimtaria letrare e modernistit Esad Mekuli.

Njihet si autor i lirikave refleksive e patriotike. Ishte i inspiruar nga ambienti i vendlindjes ku kishte padrejtsi të shumta nacionale që ushtroheshin ndaj popullit shqiptar dhe mbizotëronte mjerimi social. Krijimtaria tij ndahet në 2 faza :

I. Para L.II.Botërore Veprat :

Kangët e rojtarit të hekurudhës (poemë,20 këngë). Sharaxhinjtë (poezi). Me të dëbuarit(poezi). Letra birit të vdekun(poezi). Shqiptari të këndon Metohi(përmbledhje poezish,të mbetura në dorëshkrim). Vjershat: “Okupacioni”, “Kushtrimi”, “Dashunia”, “Pisha në shkëmb”, “Landovicës” si temë kanë : gëzimin për fitore ndaj okupatorëve,dëshira për pavarsi dhe liri. II.-pas L.II.Botërore karakterizon fryma t patosit kolektiv,entuziazmi revolucionar dhe toni agjitues.Poeti shpreh ndjenjën e kënaqësisë për “jetën e re” dhe “lirinë e fituar”,por prezente është edhe ndjenja e dhembjes,injoranca,feja dhe protesta ndaj padrejtsive. Veprat:

1955-Për ty (libra me poezi). 1966-Dita e re(libra me poezi). 1971-Avsha Ada(libra me poezi). 1973-Vjersha(libra me poezi). 1981-Brigjet(libra me poezi).

Vjershat: “Ashtë ditë”, “Atdheut”, “Edhe na njerëz jemi”, “Shqiptari këndon”, “Liri-nuk të kemi njohtë” shpreh ndjenjën se me ardhjen e një ideologjie të caktuar në pushtet do të eliminohen paknaqësitë,padrejtësitë dhe diskriminimet klasore. Poezitë: “I varuni i këndon lirisë”, “Porosia e nanes”, “Dhimbje” -në formë proteste këndon kundër proceseve gjenocidale që bëheshin ndaj shqiptarëve nga ana pushtetit serb.

Lirika erotike e modernistit Esad Mekuli

Veprat: “Andrra e jetës” , “Vejume” , “Dashuria ime” etj.

Analiza e poezisë “Dashuria ime”

Këndon për një dashuri të dëshiruar me zemër ose të p[ërjetuar,ku me ngjyra emocionuese shpreh xhelozinë e tij dhe e fsheh thellë në zemër.

Lirika peisazhiste

Sipas tij,natyra është vend ku njeriu iu largohet vuajtjeve,brengave të njerëzit e varfër. Janë të shpeshta pamjet piktoreske të Plavës,Bjeshkëve të Nemuna të Rugovës dhe shumë liqenjve,lumenjve,bjeshkëve etj. Veprat: “Mbramja”, “Në natyrë”, “Muzgu në qytet” etj. Analiza e sonetit “Mbramja” Poeti këndon për rrënien e muzgut mbi fshat dhe për qetësinë e thellë të natës që pllakoset mbi “suka e fusha”.

Analiza e librës me poezi “Avsha Ada”.

Përmban 11 vjersha të cilët janë të llojeve të ndryshme si : elegjiake,sociale,refleksive etj. Psh. Vjersh : “Nata në Madrid”, “Butrinti”, “Kukës i ri” , “Avsha Ada” etj. Në vjershën “Avsha Ada”-poeti flet për një ishull në detin Marmara ku jetojnë turq e grekër,të cilët kanë probleme të shumta sociale,historike,ekzistenciale të ngjajshme me atë të popullit shqiptar. Këto vjersha,poeti i pasuron me paralelizma e aluzione të shumta historike dhe aktuale që përmbajnë mesazhe të rëndësishme.

Panoramë e letërsisë moderne botërore.

Realizëm rrjedh nga lat.realismus që dmth.realitet,vërtetësi. Realizmi si drejtim u paraqit në vitet 30 të shek.19 në vendet ku ishin të theksuara kundërthëniet shoqërore(let.franceze,angleze,ruse)kurse më dobët në vendet ku është paraqitu uniteti kombëtar(let.gjermane,italiane etj). Realizmi përshkruan realitetin e përdishëm njerëzor ndërsa heronjtë paraqiten të të gjitha shtresave shoqërore : kurtizana,rrugaçë,oborrtarë dhe jetojnë në locale të ndryshme si :

taverna,rrugica,bordello,lokale nate etj. Shkrimtarët nuk iu nënshtrohen ndjenjave dhe pikëpamjeve të veta,sepse e vërteta është preokupim kryesor.

Realizmi njeh 3 faza: i hershëm që karakterizohet me enigmatikën fabulatikve(Dikensi),komentet moralizuese(Balzaku),digresionet lirike(Gogoli). Realizmi i zhvilluar-personazhi motivohet më shumë sociologjikisht dhe bëhet determinues i marrëdhënieve shoqërore. Në këtë fazë krijojnë vëll.Gorki,Floberi,Thekeri,Turgenjevi etj. Realizmi i lartë- paraqiten format e reja shprehëse si : moralizmi te Tolstoji,problematika ideo-filozofike te Dostojevski etj.

Biografia e realistit Honore de Balzak

Lindi :Tur të Francës 1799 Familje: mikroborgjeze,babai bir i fshatarve,e ëma parisiene Studimet: në një kolegj,interesohej për filozofinë Kryen studimet për drejtsi Nga përvoja e fituar në zyra avokatie, krijoj romanet me episodet mbreslenese nga prapaskenat e gjyqsisë Vdes :1850.

Krijimtaria letrare e realistit Honore de Balzak.

Shumë voluminoze,thuhet se “pas Zotit më së shumti ka krijuar Balzaku”.stili i tij shquhet për qartësi dhe precizitet Ndahet në 3 periudha :

I - zgjat 10 vite,stërvitet në fushën e magjisë së artit ,boton “Shuanëtdhe “Fiziologjia e martesës” II -vitet ‟30 ,boton :Lëkura prej shagreni,Fajdexhiu Gobsek,Evgjeni Grande,,Kolonel Shaberi,Xha Gorio të gjitha i përmbledh në një tërsi me titull “Komedia njerzore”. III -Vitet ‟40 –përfundon romanet “Iluzionet e humbura” dhe “Shkëlqimi e mjerimi I kurtizanave Komedia njerzore-histori të shoqërisë franceze,strukturë solide me 2500 personazhe. Ndahet në tri seri të mëdha :

1.Studime për zakonet ndahet në 6 cikle:skena të jetës private,provinciale,parisiene,politike,ushtarake dhe fshatare 2.Studime filozofike-studime nga fusha të ndryshme të mendimit,të fesë,të moralit etj 3.Studime analitike-vetëm vepra me karakter të monografive

Analiza e romanit Xha Gorio

Tema: prek shtresat e ulëta te popullësisë që si gjithmonë lidershipit shtetëror dhe aristokracisë nuk i bënë fare për to. Subjekti: sa bizar aq edhe morbid,veprimi zhvillohet në Paris në nje pansion i së vejës Voker një lloj vendstrehimi pë të varfrit. Këtu rrefehet për babanë fatkeq,fatkeqsia e të cilit bëhet aq më e madhe sa dhe dashuria ndaj dy bijave të tij.

Xha Gorio dikur tregtar shumë i pasur por tani ka falimentuar sepse shkrin tër pasurinë e tij për ti martuar bijat e tij prej nje dere te madhe (njërën e bën baroneshë kurse tjetrën konteshë).Ai i kishte llastuar shumë bijat e tij pas vdekjes së nënës së tyre Anastasinë dhe Delifinen.Vajzat të cilat nuk pranojnë të atin qe ti vizitoj,ato shkojn dhe e vizitojnë në pansion në at vend te zymte e të pistë,por jo për tu cmallur por për ti zhvatur atij edhe të hollat e fundit që i kan mbetur,vijne me pallavra dhe mirsjellje të rrejshme,babai i mjere nuk do të arrij të parashohë se vajzat e tij nuk do ti shkojnë as në varrim.

I vetmi njeri te cili ka humanitet është Ezhen Rastinjak,provincialist që ka ardhur të studjojë në Paris,por njeri pa përvojë dhe do te haste me të verteten e shemtuar se me ndershmeri asgjë nuk fitohet dhe ai do ti kanoset shoqerise duke pranuar sfiden e dashurisë nga zonja Nysengen për te hyrë ne rrethin e shtresave te larta. Ai është njeriu i cili aspak nuk kurseu të hollat e tij për varrimin e Xha Gorios ,por ishte dhe njeriu i vetëm që kishte simpati ndaj këtij plaku përderisa të tjeret janë tallur me nëncmim dhe urrejtje,ai e përcjell në varr Gorion dhe qan seriozisht nga pikëllimi. Vepra Xha Gorio është shkruar për 120 ditë ,dhe së pari është botuar në Revynë parisiene,kyrevepër e Balzakut dhe njëra ndër veprat më të lexuara të tij.

Biografia e realistit Gystav Flober

Lindi: 12 dhjetor 1821,Ruan ,Francë Familja:babai kirurg ,e ëma bijë mjeku Shkollimet:të mesmen në vendlindje,1841 në Paris studimet për drejtësi ,pas 2 viteve detyrohet t‟i ndërpres për shkak të një sëmundjeje nervore Vdes: 8 maj,1880.

Veprimtaria letrare

-1835 fillon të shkruaj trëgime e t‟i botojë në gazetat letrare,tregimin e parë e boton në moshën 16 vjece . -1839 librin e parë ,novelën filozofike “Smarth”. “Kujtimet e një të marriështë vepër me elemente autobiografike që përkon me periudhen kur u desh t‟i ndërpres studimet për shkak të sëmundjes nervore(ku trajton temën e heroit që dëshprohet thellë për shkak të nje dashurie ideale e mistike që nuk realizohet dot).

- Nëntor(roman)-shpreh keqardhjen për lumturinë e shkuar dhe pasionin e zjarrtë për

dashurinë fizike ndaj femrës. -Tundimi I Shën Antuanit(roman)-gjatë udhëtimeve në pellgun e Mesdheut dhe Lindjen arabe 1849-1851. 1862 - Salambo” (roman historiko-arkeologjik)-grumbullon material pas vizitave tremujore të rrenojave të Kartagjenës, ku ringjallet një kulturë e rrënuar qysh në lashtësi. 1877-Tri tregime(roman) trajton antikën,mesjetën dhe periudhën moderne. Edukimi ndjenjave (roman) - tematizohet edukimi sentimental-fiziologjik dhe shoqëror-politik

i rinisë franceze si dhe ndikimi i korozionit të kohës mbi iluzionet rinore.Në qendër të romanit është Frederik Moroja,ai është pjesmarrës i revulucionit që dështon dhe nga ky shkak pëson zgjënjim të thellë,çdoherë që ndërmerr dicka vendimtare në jetë ose ështe e parakohshme ose e

vonuar asnjëherë në kohë dhe e suksesshme.Labirinthi i qytetit e çon Frederikun gjithmon në vende të njejta ,prandaj edhe pse roman i udhëtimit të le përshtypjen e qëndrimit në një vend.

Analiza e romanit “Zonja Bovari”(1855).

Tema: Martesa fatkeqe dhe tradhtia në martesë. Subjekti: Ngjarjet zhvillohen në provincë aty ku konservatorizmi ushqehet me thashetheme e ku liria e individit shihet si krim që duhet dënuar me vdekje. Aty jeton dhe vet heroina e romanit Ema e cila ëndërron për vende të largëta dhe jetë plot aventura,ishte shum e ndikuar nga romanet trivilale me temë dashurie,pranon të martohet me Sharl Bovarin(me shpresë se do t‟i përmbushen ëndrrat për një jetë të lumtur joprovinciale). Sharli e adhuronte fuqishëm gruan e tij por njeri me vlera mesatare shfryrjet e tij dashurore paraqiteshin në orar të rregullt kohe,njeri i mire bashkëshort dhe baba i mirë por të gjitha këto nuk do ta kënaqin shpirtin e shfrenuar të Emës. Ajo një ditë fillon ta jetojë ëndrrën e vet dhe bëhet prishabesë në martesë,tradhtinë e parë që do ta bëj do të jetë me Leonin në të cilin dashurohet thellë,njeri mediokër por kjo e përfytyron si burrë të përkryer,mirëpo nuk zgjat shumë dhe ai e lë. Pastaj vjen takimi me Rudolfin të cilit i hudhet në përqafim ngasë pandeh se ai është burri që do ta bëjë të lumtur.Mirëpo edhe pse Ema e joshte me bukurinë dhe elegancën e saj për të ajo ishte vetëm një dashnore rasti. Sharli e fal dhe mëtutje e dashuron,Ema bëhet e dëgjueshme ,nënë dhe bashkëshorte e mirë,shkon në kishë,mirëpo gjatë një vizite në teatër takohet përsëri me Leonin dhe ato e rifillojn lidhjen e tyre të dashurisë,ajo përsëri fillon ta urrejë burrin ta lë anash fëmijen dhe harxhon para deri në fund,bie në borxhe të mëdha dhe si e çoroditur kërkon ndihmë nga Leonid he Rudolfi ,por të dy i a kthejnë shpinën. Gremiset në një gjendje të rëndë shpirtërore e stresuar hyn në një barnatore dhe para pronarit Justin ha helm arseniku,shkon në shtëpi fillojnë dhembjet në lukth,vjell gjak dhe në mënyrë të këtillë e përfundon jetën e saj. Pas vdekjes së saj Sharli ndjehet i pikëlluar dhe i humbur,jeton në modesti me te bijën e tij Bertën.

Fjodor Mihajloviq Dostojevski

Lindi:1821,Moskë

Familja: babai nje tiran i vogel,mizor,vritet në rrethana të panjohura,e ëma e shkolluar. Si djalosh i ri kur doli nga bota e errët e jetimores,kaloi vitet e para të jetës bashkë me vëllanë,fëmijëria e tij ishte e fikur tërësisht.Pas kryengritjes në 1848 edhe në Rusi erdhi deri te një valë reaksionesh,pushteti mori masa drastike ndaj pjestarëve ku ndër to ishte edhe Dostojevski,në momentin e fundit të ekzekutimit atij i lexohet një aktvendimi ku dënimi me vdekje i kthehet në 8 vjet burg. Vdes: 9 shkurt 1881

Krijimtaria e realistit Dostojevski

Dostojevski ka regjistër të pasur karakteresh të cilët bartin në vete një shqetsim dhe janë të rrahur nga mjerimi dhe poshtërimet.

Ai synonte që letërsia e tij të jetë edhe filofozi,politikë,religjion dhe shkencë. Në romanet e tij nuk ka “melodizëm fjalësh” dhe “shkëlqim letrar” por ka begati të zbërthimit psikologjik. Te romanet nuk ka peisazhe,përshkrimet e natyrës janë të varfëra,kurse interieret të errëta,të varfëra siç janë banesat,shtëpitë e ndotura kuartet e lëna pasdore ku jetojnë heronjtë e tij si studentët e varfër,inelektualët të poshtëruar e të fyer. I urren maniret libreske dhe shablonet,dhe me fjalë karakteristike e zhvillon dramacitetin jetësor në roman. Veprat:

1844-Njerëzit e mjerë(studim mjeshtror roman me letra që i a hap rrugën e lavdisë) 1862-Shënimet nga shtëpia e vdekur,përshkruan 4 vitet e dhunshme në Siberi ku kaloi në shoqëri me hajdutët dhe vrasësit,përshkruan robërine e vet të gërshetuar më tmerr,edhe vet mbreti dënes mbi këtë liber. 1866-Krimi e ndëshkimi”,”Idioti”,”Shpirtat e kqinj” dhe “Kumarxhiu”(vepra te botuara gjatë qëndrimit në vende të huaja). 1879-1880-Vëllezërit Karamazov”(roman)

Analiza e romani “Idioti”

Përmes kthesash dramatike thekson një varg të tërë çështjeve të përgjithshme etiko-morale dhe diskutime për shoqërinë ruse të asaj kohe,heroi i romanit është princ Mishkini,epileptik naiv,në mënyrë të pakuptueshme dhe si ndonjë i shenjtë,ai mban në vetvete një varg të tërë virtytesh njerzore:vetëmohimin,sinqeritetin,ndjeshmërinë,gatishmërinë që të sakrifikohet për lumturinë e tjetrit.

Analiza e romanit Vëllezërit Karamazov”.

Edhe kjo është një vepër me ngarkesë të madhe filozofike dhe me ide qëndrore:shthurja e shoqërisë dhe familjes ruse.Fabula kriminalisitke për vrasjen e plakut Fjodor Karamazov (ku vrasësi nuk dihet një kohë të gjatë) i nënshtrohet zbulimit të karaktereve të tre djemve të tij,të cilët jo vetëm që ndryshojnë nga vetit e tyre psikike,ato kanë edhe botëkuptime të ndryshme. Krahas Dimitrit njeri i ndershëm ,i pasionuar dhe gjaknxehtë por i prirur nga veset Ivani amoralist racional dhe rebel kunder fesë Alosha-moralist i qetsuar Dhe gjysmëvellai i tyre ,shërbëtori Smerdjakov,i cili edhe e vret plakun Karamazov Zosima- është bartës i pikëpamjeve ungjillore dhe mësues i murgut Alosha.

Analiza e romanit “Krimi e ndëshkimi”-1866

Tema : Vrasja e fajdexheshës nga studenti Raskolnikov. Subjekti: Edhe ky roman është i ndërtuar mbi fabulën e një vrasjeje.Heroi i romanit është studenti i mjeksisë Rodion Romanovic Raskolnikov i cili ka kryer një krim,ai ka vrarë fajdexheshën me paramendim Fajdexhesha është një krijesë e cila jeton mbi fatkeqësine e tjetrit,kurse rethanat në te cilat është gjendur Raskolnikovi(varfëria,mjerimi)e kan shtyrë ta vrasë atë me sëpatë.Raskolnikovi mendon

se njerëzve të jashtzakonshëm çdoherë u është lejuar t‟i crrënjosin parazitët ,të cilët e bëjnë shoqërinë e padrejtë. Nuk kalon shumë kohë dhe Raskolnikovi bindet se ka gabuar rënde,edhe qeniet më të dashura për të i nëna dhe motra i bëhen të huaja. I izoluar dhe i vetmuar ne konflikte të brendshme me vetveten i a pranon Sonjës se në fakt nuk e ka vrarë fajdexheshën por veten,Sonja e bind t‟i dorzohet policisë ,ai i penduar dhe i përulur thellë ,duke kërkuar ngushëllim tek ndëshkimi dhe ungjilli,bie vet në duart e policisë

Biografia e realistit Sharl Bodëler

Lindi: 9 prill,1821,Paris. Familja:babai tij vdes,kur ishte 7vjeç,gjë që e pikëllon shumë. Pas martesës së sërishme të nënës me gjen.Opiku,nga zemra tij zhduket gëzimi dhe jetën e sheh si tërbim,mallkim dhe me përbuzje,ku çdo ditë rritet mllefi ndaj nënës dhe dëshira për të pushkatuar gjen.Opikun. I përcjellur me ndjenjë vetmie,lëshohet në bohemi,prostitucion dhe bie në borxhe të mëdha. 15 mars 1866- viziton kishë,që shembet përdhe dhe ia paralizon gjymtyrët. Vdes: gusht 1867,Bruksel.

Krijimtaria letrare e rilindasit Sharl Bodëler.

Bodëler është poet,eseist,kritik arti. Vepra tij shënon fundin e romantizmit dhe fillimin e drejtimit të ri-simbolizmit ndërsa poezia tij paraqet pikënisje të poezisë muzikore-shpirtërore. Ishte poet i bashkimit të kundërthënieve: racionalen me iracionalen,nevojën për rend dhe për aventurë,shtysat e errëta të qenies dhe logjikës së fortë. Veprat:

1857 Lulet e së keqes(libër me poezi). Kuriozitete estetike(kritika mbi artin)

1841-“Albatros”(vjershë).

Arti romantik(kritika letrare). Ditar intim(shënime letrare). Parajsat artificiale(monografi mbi drogat). 1869-Splini i Parisit(proza poetike,botuar pas vdekjes).

Analiza e librit me poezi “Lulet e së keqes”