Anda di halaman 1dari 6

Kisha e Lindjes së Hyjlindjes tek pazari i Vjetër, Përmet*

Nga
Dr. Kostantinos Gjakumis, Bizantinolog Zoti Joan Stratoberdha, Arkitekt

Përmbledhje
Pas vlerësimit të Kishës “Lindja e Hyjlindëses” në Pazarin e vjetër të Përmetit, qëllimi i këtij artikulli
është, të tregojë pikërisht vlerat e saj unike historike dhe arkitektonike. Sipas traditave vendase, kisha u ndërtua në
një periudhë të panjohur, aty rreth viteve 1600. U pikturua më 1814 nga Paskal Trandafili dhe midis viteve 1816
dhe 1827 u zgjerua me kontributin e Janaq Prevezhanit. Si pjesë e domosdoshëm dhe e pandarë e Pazarit të vjetër
përmetar, kisha ndoqi zhvillimin e tij. Si pasojë, ajo u rindërtua nga themelët më 1929 dhe u riparua mbas vitit
1941, kur pësoi dëmtime serioze nga bombardimet italiane të qytetit. Μë 1967, në kohën e regjimit komunist,
kisha u transformua në ‘Shtëpi Kulture’. Më 2001, kisha iu kthye komunitetit ortodoks, por në kohën e fundit
(2003) autoritetet vendase e rimorën atë për ta kthyer përseri si ‘Shtëpi Kulture’, duke mos njohur vlerat e kishës.
Nga pamja arkitektonike transformimi i 1967-tës i kishës rezultoi në një pakicë ndryshimesh në
strukturën e kishës. Pjesa lindore u zhmadhua në lartësi, kurse një shtesë u shtua pranë murit jugor të kishës duke
përdorur atë. Gjithashtu, një senazh prej çimentoje u shtua në një pikë të lartë të mureve të kishës, dritaret dhe disa
hyrje të kishës u mbyllën, kurse të tjera u hapën, ndërsa pjesët e brendshme dhe të jashtme të kishës u modifikua
për nevojat e shtëpisë së kulturës. Megjithatë, del qartë se, nën këtë që duket sot si një shtëpi kulture, në realitet
ndodhet një kishë me vlerë të vëçantë, jo vetëm për historinë, por edhe për arkitekturën e saj. Kisha, pas Çlirimit
(1912) si një lloj reagimi kundër kufizimeve të rregullores osmane mbi aktivitetin ndërtimor kishtar, paraqet
vullnetin e popullit përmetar të konstruktojnë një kishë madhështore, duke imituar modelet paleokristiane. Kjo
zgjidhjë arkitektonike mund të gjendet në përgjithësi nëpër qytete ballkanike të tjera, por në kontekstin e
Shqipërisë është mjaft e rrallë, sepse ndërtime kishtarë nga kjo periudhë nuk konsideroheshin monumente kulture
dhe në shumicën e rasteve u shkatëruan nga regjimi komunist.
Si përfundim, kisha e Lindjes së Hyjlindësjes në Pazarin e vjetër të Përmetit duhet të konsiderohet si një
monument, jo vetëm i popullit vendas apo ballkanik, por në përgjithësi i pasurisë botëror kulturor. Kështu, kisha
duhet të ristaurohet në vlerat e saj origjinale.

1. Historia e Kishës:
Kisha e Lindjes së Tërëshenjtës ka qenë gjithmonë një pikë referimi dhe një
pjesë e pandarë e pazarit të vjetër të Përmetit. Përmeti është një qytet në jug të
Shqipërisë, i cili është ndërtuar në breg të lumit Vjosë. Ende nuk njihet me saktësi se
kur është përmendur për here të parë në burimet historike; prandaj është e pamundur,
që në këtë moment, të përcaktojmë datën e themelimit të qytetit. Megjithatë, Përmeti
si qytet është përmendur në burimet osmane të shek. të XV-të si një qendër
administrative. Që atëherë është bërë i mundur gjurmimi i zhvillimit të tij, nëpërmjet
të dhënave të popullsisë, të nxjerra nga burimet me besueshmëri relative1.
Zhvillimi i popullsisë së qytetit të Përmetit
Data Numri i shtëpive Të Myslimanë Burime
(haneve) ose I Krishterë
popullsisë
1431/32 42 hane (2-3 shtëpi për 42 - Regjistrimi osman i
çdo hane) tokave të vitit
1431/32.
afër. 1518 136 hane (për shek. e 136 - Regjistrimi osman i
XVI-të afërsisht 1 taksave të vitit 1518
shtëpi për çdo hane)
afër. 1582 125 hane 125 - Regjistrimi osman i
taksave të vitit 1582
shek. i XVII-të (pjesa e 150 shtëpi - - Udhëtari osman
II-të) Evliya Çelebi
1768 3.000 banorë 1.500 1.500 Dositej Obradoviç2
1806 700 shtëpi - - F. Pouqueville, H.
Holland
1829 4.000-5.000 banorë - - Felix de Beaujour3
1830-1840 4.800 banorë - - i panjohur4
1
1856 134 (?) shtëpi - - P. Aravantinos
1873 5.000 banorë 1.500 - Emile Isambert5
1879 600 shtëpi - - Kodiku i Mitropolisë
së Korçës6
1897 1.000 familje - - Kostandin Pishota7
1900-1912 5.000 banorë - - i panjohur8
Pazari i vjetër i Përmetit përmendet për herë të parë në burimet osmane të
shek. të XVI-të9. Që atëherë, ka patur një mungesë informacionesh rreth saj deri në
shek. e XIX-të, që kur kemi të dhëna konkrete në dispozicionin tonë. Sipas këtyre të
dhënave, pazari i vjetër më 1830-1840 ka patur 100 dyqane. Në fund të shek. të XIX-
të pati një zhvillim të konsiderueshëm; tashmë numëroheshin 180-183 dyqane10.
Ndërmjet 1900 dhe 1912 pazari i vjetër kishte 190 dyqane11. Pazari i vjetër shpesh
vuajti shkatërrime të shkaktuara nga zjarri (1865-1870, 7 Korrik 1943, 9 Tetor 1943,
28 Janar 1944 dhe 11 Qershor 1944)12. Si pasojë sot nuk është ruajtur asgjë nga Pazari
i Vjetër, përveç kishës së tij. Prandaj, kjo kishë është e vetmja pjesë e pazarit të vjetër
që ka mbijetuar deri në ditët tona.
Kisha e Lindjes së Hyjlindëses është e vendosur në pjesën lindore të pazarit të
vjetër në Përmet13 në një lagje të quajtur “lagjja e Qoshkut dhe e Lumit”. Kjo lagje
është e vendosur në pjesën lindore të bregut të lumit të Vjosës. Lagjja ishte emëruar
sipas një “Qoshke” e cila ka qenë e ndërtuar në pjesën perëndimore të vendit të kishës
dhe përdorej nga krerët e vendit si një vend mbledhjeje me qeveritarë zyrtarë për të
bashkëbiseduar rreth çështjeve të ndryshme. Për këtë arsye sheshi i kishës quhej
“sheshi i hyqymetit” (i administratës), në të cilin zyrat e nën-prefekturës, e kadastrës
dhe gjyqi lokal funksionuan. Ky vend i Asamblesë u shkatërrua plotësisht nga zjarri
rreth viteve 1865-187014. Materialet e vjetra u përdorën më vonë për ngritjen e një
zyre të re qeveritare, si rezultat i të cilit lagjet e pazarit të vjetër nuk e humbën kurrë
rëndësinë e tyre për Përmetin. Në një dorëshkrim të shkruar prej një banori të
moshuar nga Përmeti, përmendet se dikur këmbana e kishës përdorej për sahatin e
pazarit dhe vetëm në vitin 1913 iu rikthye kishës. Siç do të shohim më poshtë, kisha e
Lindjes së Hyjlindëses ka qenë një pjesë e nevojshme dhe e pandarë e historisë së
pazarit të vjetër.
Sipas Taqi Kristos kisha e Hyjlindëses në Pazar ishte kisha më e vjetër brenda
qytetit të Përmetit15. Tempulli16 përmendet në shënimet e kodikut të Mitropolisë së
Korçës17. Themelet e tij ishin bërë me kontributin e Zoto Lolit nga Përmeti në një
periudhe të rrezikshme dhe trazirash, sipas St. Adhamit, për arsye të kundërvënies të
ashpër të fanatikëve myslimanë. Më 1814-tën, gjatë sundimit të Ali Pashë Tepelenës
kisha u pikturua nga Paskal Trëndafilli, banor i Rupshës së Pogonit, me patronazhim
(= kontributin dhe kujdesin) e Janaq Prevezhanit (ndoshta nga Prezeva, Greqi). Në
mbishkrimin përkatës që u botua i përkthyer shqip, lexohet: “O Zot, ndihmo
shërbëtorin tënd Janaq Prevezhani”18. Më vonë gjatë viteve të kryepriftërisë së
Meletit, Mitropolitit të Korçës (1816-1827)19 kisha u zgjerua nëpërmjet kontributet e
mbledhura nga banorët vendas, të cilët jetonin e punonin si tregtarë dhe zejtarë në
Pazarin e vjetër të Përmetit. Kisha e Lindjes së Hyjlindëses u ndërtua tek pazari i
vjetër, në mënyrë që të shërbente në nevojat shpirtrore të zejtarëve dhe tregtarëve të
Krishterë, të cilët jetonin me familjet e tyre në lagjet jo të Krishtera të qytetit.
Me kalimin e kohës, kisha nuk ngeli e paprekur. Për këtë arsye dhe duke marrë
parasysh përmasat e vogla të tempullit, i cili nuk mundej të vazhdonte të plotësonte
nevojat e banorëve vendas, të krishterët e ndjenë të nevojshme të ndërtonin një kishë
të re me përmasa më të mëdha në 192920. Por duket se ambiciet tejkaluan fondet në
dispozicion. Kjo fazë konstruktive tregohet në dy fotografi të vjetra, e para përpara
përfundimit, më 1930-tën, e dyta pas atij. Sipas një dokumenti, në vitin 1941, pas

2
bombardimeve të qytetit të Përmetit nga forcat italiane, kisha pësoi dëme të
konsiderueshme21. Për këtë arsye, tempulli pësoi një tjetër fazë konstruktive, kështu
që u zgjerua mëtej dhe mori formën e sotme, që duket poshtë shtesave që iu shtuan
atij, me qëllim që të funksiononte si ‘Shtëpi Kulture’. Prandaj në shek. e XX-të u dha
përshtypja se kjo ndertesë ka qenë gjithmonë karabina duke mos patur ndonjë vlerë
kulturore apo historike22, kështu që regjimi komunist e ktheu atë në teatër.
Stiliam Adhami, kontributit të të cilit i detyrohemi shumë, për shkak se
mblodhi sëbashku shumë të dhëna që i përkasin historisë së kishës së Hyjlindëses në
pazarin e vjetër të Përmetit, duket se nuk ka qenë i informuar për faktin që “Shtëpia e
Kulturës”, që ka funksionuar në sheshin e kishës, nuk ishte veçse një transformim i
thjeshtë dhe jo i gjerë i kishës së re. Për këtë arsye ai i referohet kishës më shumë si
një toponim sesa si monument; prandaj shkron: “si toponim përfshinte zonën prapa
dyqaneve të pazarit të vjetër, pak a shumë rreth truallit ku është ndërtuar“Shtëpia e
Kulturës” ”. I njëjti autor pranoi se të dhënat e vetme nga kisha që mund t’i shërbenin
historisë dhe veçanërisht historisë së artit janë emrat e ktitorit dhe të patronit (= të
sponsorve) dhe të piktorëve të tempullit në shek. e XIX-të, të cilët nuk paraqiten në
asnjë vend tjetër të Shqipërisë. Faktet që na dha vetë Adhami në publikimet e tij
tregojnë vlerat e kishës të cilat janë të nevojshme dhe të pandarë sëbashku me
kujtimet historike të pazarit të vjetër në Përmet.

2. Arkitektura e Kishës:
Siç kemi përmendur më përpara, Kisha e Lindjes së Hyjlindësjes në Pazarin e
vjetër të Përmetit ka patur të paktën katër faza konstruktive. Ndryshimet që këto faza
i kryën kishës u bënë për të plotësuar nevojat e zhmadhimit të ndertëses kishtare për
arsyen e përmasave të vogla të saj nga njera anë, dhe nga tjetra për ‘nderim’. Studimi i
arkitekturës së saj u bazua kryesisht mbi të dhëna të mbledhura në dy ekspedita,
gjithashtu edhe pas kërkimeve në burime bibliografike dhe dokumentare.
Faktkeqësisht, nuk disponojmë të dhëna mbi fazën e parë të konstruksionit të
kishës [shih pl. ]. Sipas traditës vendase, që transmentojmë duke qenë të rezervuar,
kisha u ndërtua afër viteve 160023 dhe ka qenë e vogël. Sot, asgjë nuk ka mbetur nga
kjo kishë, për të cilën vetëm gërmime ose kërkime sistematike në bibliografi mund të
na japin të dhëna të reja.
Zhvillimi i Pazarit të vjetër të Përmetit gjatë shekullit të XIX-të dhe rritja e
popullsisë së krishterë që kishin nevojë për kishën, rezultuan në zhmadhimin gradual
të kishës. Faza e dytë konstruktive, që përfshinte një zgjarim i kishës, u realizua, siça
thamë më përpara në kohën e Metropolitit të Korçës Meletit (1816-1827). Një pjesë e
kësaj faze konstruktive ka mundësi të ndodhet nën strukturën e sotme të kishës,
ndoshta në anën lindore, ku, pas gërmimit të pjesshëm dhe eksperimental në
brendësinë e kishës, u zbuluan gurë të muraturës me ngjyrë të ndryshëm nga gurë të
tjerë të kishës. Sidoqoftë, vetëm pas gërmimit të suvasë së mureve dhe restaurimit të
plot të kishës, mund ta mbeshtesim në fakte konkrete këtë hipotezë.
Më pak se 100 vjet pas fazes së dytë konstruktive, më 1929, ndoshta për
arsyen e dëmtimeve të shumta të kishës nga djegiet, si atë midis viteve 1865-1870 dhe
sigurisht për shkak të përmasës së vogël të kishës që nuk kishte më mundesinë të
plotësonte nevojat e shumta të krishterëve, kisha pati një fazë të tretë konstruktive.
Kjo fazë ka qenë një rindërtim komplet i kishës me përmasa madhështore. Në një
fotografi të vjetër, të marrë rreth vitit 1930 [fig. ], vërehej kisha përpara fundit të
fazës së tretë konstruktive, që sipas vendasit i përkiste vitit 1934. Në atë kohë
struktura e poshtme e kishës kishte përfunduar, por jo struktura e sipërme e saj.
Megjithatë, ashtu siç paraqitet në disa fotografi të tjera të kishës, të marra pas 1934
[shih fig. 24], kisha paraqitet e përfunduar. Duke u bazuar në të gjitha fotografitë,
tempulli duket se ishte i tipit të bazilikës, me kupolë, me një këmbanore dy-
3
dimensionale në lartësinë e murit perëndimor, me katër pillastra qëndrore, të cilat
ndanin nefin horizontal nga nefi tërthor, ku mbeshtetej kupola. Ana veriore e kishës,
në pjesën e lartë të saj, kishte një grup dritaresh katrore, poshtë të cilave ndodhesin tre
dritare të tjera dhe një hyrje, shkalla e së cilës kishte një bazament që duket deri më
sot nga jashtë. Muratura e kishës përbëhet nga blloqe të bardhë guri, të prerë dhe të
përpunuar me mjeshtri. Gurët janë lidhur fort njëri me tjetrin nga një shtresë e hollë
gëlqereje [fig. ]. Ky stil murature u përdor shpesh në ndërtesa të arkitekturës neo-
klasike të fillimit të shek. të XX-të. Muratura e këtij stili paraqitet në pjesë të
ndryshme të kishës, në murin verior dhe në atë lindor të jashtëm, por edhe në murin
lindor, atë verior dhe jugor të brendshëm. Një çati dyujse, e ndryshme nga ajo
ekzistuesja, mbulonte kishën.
Si rezultat i përplasjes së Luftës së II-të Botërore, qyteti u dëmtua nga
bombardimet italiane. Atëherë, kisha pësoi dëmtime prej 40 m2 muraturë, 60 m2 suva,
25 m2 çati dhe 15 m2 tavan25. Mandej, duket se dëmtimet që pësoi Pazari i Përmetit
nga zjarri (ndërmjet viteve 1865-1870, si dhe më 6 Korrik 1943, në 9 Tetor 1943, në
28 Janar 1944 dhe në 11 Qershor 1944)26 kishin intensifikuar dëmtimet e tempullit. Si
pasojë, tempulli kishte nevojë për riparime të mëdha, që, siç duket, rezultuan edhe në
zhmadhimin e kishës me një shtesë në anën perëndimore.
Këto faza të njëpasnjëshme konstruktive të shek. të XX-të i krijuan banorëve
vendas të sotme përshtypjen se kjo kishë mbetej gjithmonë e papërfunduar, prandaj
edhe mendohej se nuk paraqiste asnjë vlerë27. Kështu, më 1967, kur regjimi komunist,
gjatë ‘revolucionit të tij kulturor’, konfiskoi kishat dhe manastiret në Shqipëri, kisha e
Lindjes së Hyjlindëses në Pazarin e vjetër të Përmetit u kthye në ‘shtëpi kulture’.
Ndërhyrjet në skeletin e kishës pas 1967-tës përfshinin: i) shkatërrimin e pjesës së
lartë të kishës (kupolë, etj.). ii) Mbylljen e dritareve dhe hyrjeve origjinale (përveç atë
jugore) me tulla të kuqe dhe hapjen e dritareve dhe hyrjeve të reja. iii) Lartësimin prej
2 metrash të pjesësh lindore të kishës për nevojat e fuajesë (sallës pushimi) së teatrit
duke përdorur tulla të kuqe [see pl. ]. iv) Futjen i një senazhi çimentoje në një pikë të
lartë të mureve për të siguruar qëndrueshmërinë statike të ndërtesës dhe për të lidhur
muraturën me një mënyrë më të fortë.
Pavarësisht nga këto ndërhyrje, një seri faktesh tregojnë se nën pamjen e
dukshme të objektit gjendet e ruajtur forma origjinale e ndërtimit të kishës. Këto fakte
janë: i) Εksistenca e fragmentit të këmbanores së ngritur në lartësinë e murit
perëndimor, që mund të shihet nga zona e katit të dytë, ku qendronin spektatorët. ii)
Ekzistenca e mureve të kishës që janë të ndryshëm nga muret e shtesave (në gjerësi,
në përbërjen e materialeve dhe në stilin e muratures). iii) Ekzistenca në brendësinë e
kishës e harkut të pjesës lindore të saj [fig. ], që është ndoshta fakti më i qartë i
ruajtjes së skeletit të kishës me gjithë punën transformuese që iu bë asaj.
Ndërhyrja më e madhe që u realizua pas vitit 1967 në formën e kishës ka qenë
ndërtimi i një shtese kompletisht të re gjatë murit jugor të kishës. Kjo shtesa u ndërtua
me gurë, siç del qartë nga pjesat ku u gërmua suvaja për të krahasuar muraturen e saj
me atë të kishës. Por cilësia e muratures së shtesave, siç u zbulua, është shumë e dobët
në krahasim me atë të kishës [shih krahasimisht pl. ]. Gurët e përdorur [fig. ] janë
skalitur trashë, dhe janë vendosur me një menyrë të palidhur, duke krijuar jo fuga
midis tyre, si në muraturen e mureve të kishës, por boshllëqe të cilët janë mbushur me
një shtresë të trashë llaçi me cilësi jo të mirë. Më tej, gjerësia e mureve të tempullit
është 90cm, kurse ajo e mureve të dy shtesave, të ndërtuara pas 1967, është 60cm. Të
dyja ato shtesa, gjithashtu edhe e treta në lartësinë e pjesës lindore të kishës janë qartë
ndryshe nga tempulli në tip, zgjidhje funksionale dhe konstruktive, kompozim i
pjesave përbërese, trajtim arkitektonike dhe dekorative të pjesës së brendshëm dhe së
jashtëm, siç edhe në stil.

4
Në fund i fundit, kisha paraqet një vlerë të vëçantë arkitektonike. Sipas
historianit të shquar të histories së arkitekturës kishtare Ćurcić, aty nga fundi i
sundimit osman në Ballkan, dhe vëçanërisht pas tij, subjekte të krishterë të
perandorisë ndjenë nevojën të rilindin madhështinë e modeleve klasike paleokristianë
të arkitekturës bizantine. Rastësisht ndertimët paraqiteshin një lloj ekzagjerimi si një
menyrë reagjimi kundërt kufizimet e rregulorjes osmane mbi ndërtimin e kishave dhe
vëçanërisht e këmbanoreve. Ky rezultoi në rizbulimin e tipit të bazilikës në
përgjithësi, me ose pa kupolë. Ćurcić citon shume shembuj të tilla, kryesisht nga
qytete të mëdha të Ballkanit, përveç Shqipërisë. P.sh. në Athinë, që u çlirua në shek. e
XIX-të, shumë prej kishave, të ndërtuara para ose pas pak viteve nga çlirimi,
paraqesin këtë modë të arkitekturës kishtare, ndoshta me shembullin më karakteristik
katedraljen e saj28. Vëçanërisht, një tip të ri bazilike u krijua, me narteks (nganjëherë
të ngritur duke përfshirë edhe ginekonit) gjatë fasadave jugore, perëndimore dhe
veriore. Ky tip u paraqit për herën e parë në Selanik, në kishën e Shën Minait edhe në
kisha të tjera, të gjitha të datuara nga fundi i shek. të XIX-të deri në fillimët e shekullit
XX-të, duke patur parasysh se Selaniku bashkë me venda të tjera të Maqedonisë u
çliruan nga sundimi osman vetëm në 1912. Nga Selaniku tipi u shërdau nëpërmjet
viseve të ndryshme të Ballkanit.
Rrethet krishterë ortodokse në Shqipëri nuk mbetën të larguar nga arritjet e
arkitekturës kishtar në Ballkan. Katedralja e vjetër e Korçës, e ndërtuar më 1897, e
shkatërruar pa dallim nga regjimi komunist ndoshta ishte shembulli më i shquar, që i
përket edhe tipit të ri të bazilikës që u krijua në Selanik. Shembuj të tjera që shfaqen
këtë modë të arkitekturës përfshijnë një seri ndërtimesh kishtare madhështorë, por të
ekzagjeruara dhe të shpërpjesëtuar – në krahasim me kishat me të cilat ato janë ngicur
– këmbanorje në rrethe të ndryshme, si në Korçë (p.sh. këmbanorja jashtë kishës së
Shën Nikollës në Boboshticë më 1928, e.tj.), në Myzeqe (p.sh. këmbanorja në pjesën
jug-perëndimore të katholikoit të manastirit të Ardenicës më 1925, e.tj.), në Himarrë,
e.tj. Duke qenë ndërtuar pak djetëvjeçarëve përpara vendosjes së sistemit komunist,
nuk u kushtua rëndësi ndërtimëve kishtarë të tillë dhe u konsideruan të parëndësishme
nga pamja kulturore. Prandaj, shumica prej atyre, veçanërisht kishat, u shkatërruan
për të konstruktuar ndërtime të tjera në vendin e tyre. Kisha e Lindjes së Hyjlindësjes
në Pazarin e vjetër të Përmetit është një nga të paktat, ndoshta unike, shembull i
kishave të saj modë që ruhet deri më sot dhe, pra, duhet të konsiderohet si monument i
vlërave të vëçanta arkitektonike.
Si monument kulturor dhe fetar, ka nevojë të tërheqjë vëmendjen tonë, jo
vetëm për rivendosjen e tij në vlerat e vjetra funksionale dhe fetare të tij, por edhe për
restaurim. Me gjithë ato vlerat historike dhe arkitektonike, japin mëndimin se Kisha e
Lindjes së Hyjlindësjes në Pazarin e vjetër të Përmetit duhet të konsiderohet jo
thjeshtë si një monument të Përmetit dhe të banorëve të tij, ose të popullit shqiptar apo
të atij balklkanike, por si një monument të pasurisë botëror kulturor.

Bibliografi – Shkurtërime

Adhami S., ‘Urbanistika dhe Arkitektura’ = Adhami S., ‘Mbi Urbanistikën dhe Arkitekturën e Pazarit
të Vjetër të Përmetit’ (Sur l’ urbanisme et l’ architecture du vieux bazaar de Përmet), Monumentet,
v. 2 (1982), p. 43-41 (French resumé on p. 52-53).
Adhami S., Vështrim = Adhami S., Vështrim mbi Kulturën Popullore të Trevës së Përmetit, Tiranë
2001: Ada Publications.
Adhami S., Përmeti dhe përmetarët = Adhami S., Përmeti dhe Përmetarët në Udhëpërshrkimet e të
Huajve dhe në Kujtimet e Popullit, Tiranë 2001.
Adhami S., Përmeti në histori = Adhami S., Përmeti dhe Përmetarët në Faqet e Historisë – Nga
Lashtësia deri në 1939, Tiranë 2001: Neraida Publications.
Giakoumis K., Monasteries = Giakoumis K., The Monasteries of Jorcucat and Vanishtë in Dropull and
of Spelaio in Lunxhëri, as Monuments and Institutions during the Ottoman Period (15th-19th
5
Centuries) in Southern Albania, Ph.D. thesis submitted at the Centre for Byzantine, Ottoman and
Modern Greek Studies, The University of Birmingham, Birmingham 2002.
Inalcik H., ‘Arnawutluk’ = Inalcik H., ‘Arnawutluk’, Encyclopaedia of Islam, v. 1 (1960), p. 651-658.
Pulaha S., Popullsia e Kosovës = Pulaha S., Popullsia shqiptare e Kosovës gjatë shek. XV-XVI (studime
dhe dokumente), Tiranë 1983.
Pulaha S. ‘Qytetet shqiptare’ = Pulaha S. ‘Qytetet shqiptare nën regjimin feudal ushtarak osman gjatë
shekujve XV-XVI (Les villes albanaises sous le regime féodal militaire ottoman au cours des XVe
et XVIe siècles)’, Monumentet, v. 1 (1984), p. 17-42; French synopsis, p. 43-49.
Shkodra Z., Esnafët = Shkodra Z., Esnafët shqiptarë. (Shek. XV-XX), Tiranë 1973.
Shkodra Z., Qyteti = Shkodra Z., Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare, Tiranë 1984: Instituti i
Historisë Ed..

Shenime
*
I detyrohemi studentëve të Akademisë Teologjike Ortodokse ‘Ngjallja e Krishtit’, Kristaq Nikulit dhe Eleni
Nanit, për ndihmën që na dhanë në përkthimin dhe redaktimin e artikullit nga origjinali në anglisht.
1
Për popullsinë e Përmetit kemi përdorur këta botime: Inalcik H., ‘Arnawutluk’, f. 655; Pulaha S., Populsia e
Kosovës, f. 651-652; Pulaha S., ‘Qytetet shqiptare’, f. 26-27; Adhami S., Vështrim, f. 22-36; ibid, Përmeti dhe
përmetarët, f. 69-76; and ibid., ‘Urbanistika dhe Arkitertura’, f. 43-44, i cili citon të dhëna nga udhëtarë të huaj
duke pa referuar burimeve të tij. Mandej, ka një kundërshtim midis të dhënave që citon nga udhëtarë të huaj dhe të
dhënave citiuan prej atij duke pa referuar burimët e tij [Adhami S., Vështrim, f. 39]. Është të nëvojshëm të
theksojmë se regjistrimët osmane të taksave që u përdorën këtu për shekullin e XV-të nuk i regjistrojnë zyrtarët
dhe oficierët osmanë. Prandaj, popullsia e myslimanëve në Përme duhet të ishin më shumë sesa paraqiteshin në
këta dokumenta. Për një krahasim i të dhënave të popullsisë në visët e Epirit (Greqi dhe Shqipëri) deri në fund i
shek. XVI-të, shih Giakoumis K., Monasteries, v. II, f. 526-531. Numra të rrumbullakosura duhet të konsiderohen
të pasakta.
2
Cited in Adhami S., Përmeti dhe përmetarët, f. 37.
3
Cited in Adhami S., Përmeti dhe përmetarët, f. 24.
4
Cited in Shkodra Z., Qyteti, f. 200.
5
Cited in Adhami S., Përmeti dhe përmetarët, f. 31.
6
Adhami S., ‘Urbanistika dhe Arkitektura’, f. 44.
7
Cited in Adhami S., Përmeti dhe përmetarët, f. 37.
8
Cited in Shkodra Z., Qyteti, f. 200.
9
Shkodra Z., Esnafët, f. 35.
10
Shkodra Z., Esnafët, f. 338; cf. Kostandin Pishota’s të dhëna të cituara në Adhami S., Përmeti dhe përmetarët, f.
39.
11
Të cituar në Shkodra Z., Qyteti, f. 200.
12
Adhami S., ‘Urbanistika dhe Arkitektura’, f. 50.
13
Për një përshkrim të vogël të pazarit dhe të vendit të kishës, shih Adhami S., Vështrim, especially f. 72-73 and
plan on f. 132.
14
Të nxjerrë nga Frashëri F. – Kajca A. – Bubësi Z. – At-Stath Melani, Pazari i Vjetër, botuar në Adhami S.,
Përmeti dhe përmetarët, f. 380-381.
15
Të nxjerrë nga dorëshkrimi i Taqi Kristos ‘Me Një Plak nga Përmeti prej Tates, Tiranës, 14 Maj 1978’, botuar
në Adhami S., Përmeti dhe përmetarët, f. 168.
16
Krahasimisht, përshkrimi më i informuar mbi këtë kishë gjendet në Adhami S., Përmeti në histori, f. 146-148
(vëçanërisht 147-148).
17
Përkthimi i kodikut nga Pepo nuk ndodhej në bibliotekën e Akademisë Teologjike në Mars 2003, kur u shkrua
këtë raport.
18
Shih shënim Nr. 16.
19
Patrinelis C., ‘Κορυτσάς Μητρόπολις’, Ηθική και Θρησκευτική Εγκυκλοπαίδεια, v. 7 (1965), f. 873.
20
Për këta informacionë bashkuam të dhëna të nxjerra nga Adhami S., Përmeti në histori, f. 147-148 dhe nga
tradita gojore vendase, të transmituara nëpërmjet priftit e enorisë së Përmetit at-Vasil. Saktësia e traditës u
konfirmua edhe nga dy fotografi të vjetra, e para nga të cileve është marrë nga viti 1930, kurse e dyta pak vjet më
vonë.
21
Shih Arkivët Qëndror të Shtetit, Fondi 602 (1941), Dosja 59, fl.35.
22
Për këta argumente, shih Adhami S., Përmeti në histori, f. 146, 148.
23
Bashkëfolës: Prifti vendas, at-Vasil.
24
Për fotografi të tjera të vjetra, në të cilet kasha paraqitet komplet në fazën e tretë konstruktive të saj, shih
Adhami S., ‘Urbanistika dhe Arkitektura’, p. 44, fig. 1-2.
25
Shih Arkivët Qëndror të Shtetit, Fondi 602 (1941), Dosja 59, fl.35.
26
Adhami S., ‘Urbanistika dhe Arkitektura’, p. 50.
27
Shih shënim Nr. 22.
28
Ćurcić Sl., ‘Byzantine legacy in ecclesiastical architecture of the Balkans after 1453’, in Clucas L. [ed.], The
Byzantine Legacy in Eastern Europe, New York 1988, p. 65-67.

Anda mungkin juga menyukai