Anda di halaman 1dari 9

FATOS KONGOLI

Lekura e qenit


Ti more persiper te behesh prifti im. Keshtu qofte! Po pranoj te rrefehem ne sht
epine tende si ne nje tempull. Rrefimi im me shume do te jete nje histori, nga
ato qe njerezit nuk kan me asnje deshire per ti degjuar, u prishin humorin. Me p
yete per medalionin dhe mua me duhet te them se ai ka nje histori. Me kete nuk d
ua te te prish humorin.
Medaljoni i perkiste nenes sime. Ajo vete e kishte trasheguar prej nenes se saj
dhe sot asnjera, as tjetra nuk jane me. Ketu nuk ka ndonje gje te vecante, qe te
ngjalle interes. Interes nuk ngjallin as vdekja e babait te nenes sime, as ajo
e tim eti. Njerezit nuk e cajne me koken. Te gjithe vrapojne si te cmendur, shum
ica nuk e dine per se dhe per ku, mjafton te vrapojne, te mos mbeten prapa, po m
bete prapa je i humbur, kurrkush nuk merakoset per ty, edhe sikur te shohin se p
o te shqyejne egersirat ne mes te dites, besnike ndaj asaj shprehjes se vjeter s
ipas se ciles delen qe ndahet nga tufa e ha ujku.
Une kam qene gjithe jeten nje dele e ndare nga tufa. Historia e ketij medalioni
eshte ajo e deles se ndare perjestesisht nga tufa. Nuk me kujtohet kur e ne crret
hana ma ka treguar nena per here te pare kete medalion. Me kujtohet vetem nje gj
e: atehere ne ishim banore te Viles se Shtrigave.
Ne te vertete ajo nuk ishte ndonje vile. Ishte nje ngrehine e vjeter trekateshe
me tulla te kuqe, e pasuvatuar, me nje cati tjegullash. As banoret e saj nuk ish
in shtrigane apo shtriga. Ishin ca gjallesa te rraces njerezore, por atyre qe i
shihnin nga jashte ata u ngjallnin friken e vdekjes. Me kete shpjegohej edhe emr
i Vila e Shtrigave. Nuk dihej kush e kishte quajtur keshtu, te jashtmit, qe e sh
ihnin nga larg oa gucuar ti afroheshin., te thuash se ishte nje koloni leprozesh,
apo banoret e saj. Qarkullonte dhe nje variant i trete: ky emer, i pranuar nga
te dyja palet, ne nje fare menyre qe rrenjosur qyshse dikujt atje, sdihej se si,
i kishte mberritur nje leter ku poshte adresesh, me shkronja te dukshme shenohej
, Vila e Shtrigave.
Meqe ra fjala, per sa kohe qendrova ne ate bote te perjashtuar, une nuk mora ndo
nje leter. Ne fillim sepse nuk dija te shkruaja, pra as dergoja, as merrja letra
. Kur mesova te shkruaja, nuk kisha kujt ti shkruaja. Nena, perkundrazi, ulej dhe
shkruante letra. Me shumice. Jo mikeshave, as te afermve. Mikeshat dhe te aferm
it e kishin braktisur. Letrat e saj i drjetoheshin tim eti, e ky ndodhej ne burg
. Une nuk e mbaj mend tim ate. Kur e futen ne burg tim ate kam qene shume e voge
l dhe fytyren ia njoh vetem nga fotografite. Me te rralle nena merrte prej tij n
donje pergjigje. Sa here merrte pergjigje, ajo qante. Pastaj ulej ne tryeze dhe
shkruante.
Letren e pare nga Vila e Shtrigave nena ia shkruajti tim eti me te mberritur atj
e. Kjo ndodhi nje pasdite ndaj te ngrysur, pas nje udhetimi ne karrocerine e nje
kamioni, ku ishin ngarkuar plackat tona. Nena me kishte thene se do te shkonim
per te banuar per ca kohe ne nje qytet tjeter dhe, kur mberritem, e derrmuar nga
lodhja, nuk pashe as qytet, as dicka te ngjajshme me qytetin. Makina kishte nda
luar para nje ngrehine rreze nje kodre te zhveshur, perreth nuk kishte as shtepi
a as dyqane. Tutje ne muzg, shquheshin nje varg pallatesh. Disa te lene pergjyse
m, disa te braktisur qysh ne themele e ndonje pothuajse i perfunduar por pa drit
are, e te gjitha dukeshin si skelete kafshesh te ngordhura. Me vone mesova se at
je kishin dashur te ndertonin nje qytet por skishin mundur te benin gje tjeter pe
rvec asaj ngrehine te zymte para se cilesh gjendeshim ne.
Me te shkarkuar plackat makina u largua dhe nje cope here te dyja me nenen mbete
m me kembe pa ditur cte benim. Ne katin e siperm te ngrehines levizi nje kanat, d
ikush nxorri koken ne dritare dhe, njekohesish me kete, para nesh u shfaq nje bu
rre trupmbadh, si te kishte mbire nga dheu. Prita te me pyeste per emrin. Te gji
the burrat qe flisnin me nenen ne pranine time, para se ti drejtoheshin asaj, me
pyesnin si quhesha dhe une kisha nje kenaqesi te lige ti perbuzja, pa denjuar tu p
ergjigjesha, e nena me qortonte, nuk ishte sjellje e edukuar te mos u pergjigjes
he te rriturve kur te drejtonin ndonje pyetje. Burri trupmadh nuk me drejtoi ndo
nje pyetje. As nuk mi hodhi syte fare. Me pas Sergei me tha se banoret e viles e
quanin Cerber. Sergei me shpjegoi se Cerber ishte emri i nje qeni te frikshem. S
e cfare ishte vertet une e mesova vite me vone. Ate mbremje une nuk e njihja Ser
gein, nuk e kisha degjuar as fjalen Cerber. Por kur burri trupmadh u shfaq befas
, une ngriva. Sot do te thosha u hipnotizova. Si nje mi para syve te gjarperit.
Ai nuk na pyeti kush ishim, as cfare kerkonim. Ai e priste mberritjen tone. Nxor
ri nga zhpi nje celes dhe prane nesh u afruan dy burra te tjere, ata qe kishin s
hkarkuar makinen. Do tju ndihmojne te ngjisni plackat larti, tha Cerberi duke i z
gjatur celesin nenes. Ne katin e trete. Formalitetet i bejme neser. Sic me tha S
ergei, kjo miresjellje i kishte habitur te gjithe. Te Vila e Shtrigave nje privi
liegj te tille nuk e kishte gezuar kurrkush.
Cerberi qendori me ne derisa dy te tjeret ngjiten lart dhe karrigen e fundit. As
nje nga banoret e ngrehines, pervec atij qe nxorri koken ne dritare, nuk u be i
gjalle. Kur u ngjit lart dhe karrigia e fundit, ishte errur plotesisht. Cerberi
u largua duke i kujtuar nenes shprehjen Formalitetet i bejme neser. Ajo po me mban
te per dore dhe une ndjeva dridhjen e dores se saj. Pastaj, ne dhome, midis rrem
ujes se plackave, mua me erdhi per te qare. Nuk e di perse: nga dridhja e dores
se nenes kur Cerberi i kishte thene shprehjen lidhur me formalitetet, nga era e
rende qe vinte ne ate dhome me mure te piste, nga buburrecat qe vertiteshin ne d
ysheme pa u shqetesuar prej nesh, apo nga ndricimi i vdekur i nje llambe elektri
ke ne tavan. Dicka e turbullt me bente te mendoja se gjithcka po ndodhte me mua
dhe me nenen lidhej me tim ate. Ai ishte ne burg dhe ne burg mbylleshin njerezit
e keqinj, por im ate nuk ishte njeri i keq. Kur syte zune te me mjergulloheshin
, nena ishte ulur prane tryezes ne mes te dhomes dhe po shkruante nen ndricimin
e vdekur te llambes. Mendova se po i shkruante babait.
Nena i shkroi tim eti disa letra radhazi por ai nuk iu pergjigj. Pergjigja e par
e e tij erdhi pas gjashte muajsh. Ne kete pikepamje, periudhen e qendrimit tim t
e Vila e Shtrigave une e mas me intervalet e pergjigjeve te tim eti ndaj letrave
te nenes. Sic me del tani, morise se letrave te saj, ai i pergjigjej dy here ne
vit. Une nuk e dija se nena i ruante pergjigjet e tij. Qe i ruante, e zbulova k
ur ajo nuk ishte me. I gjeta ne nje kuti, gjithsej shtate cope, te lidhura me fj
ongo. Nderkaq kisha mesuar te lexoja dhe sigurisht, sapo i gjeta, i lexova. Jane
ca letra te shkurtera, te mbyllura ne te njejtin tip zarfi, te shkruara me laps
kopjativ, te gjitha me njolla ngjyre vjollce, cka le te kuptosh se, kur i ka le
xuar, nan ka qare.
Atyre letrave u jam kthyer shpesh. I di gati permendesh. Mund te them se eshte e
njejta leter, te njejtat fjale, i njejti mendim i perseritur oer vite me rradhe
dhe ne fund vret mendjen te gjesh se cili ka qene qellimi i tyre, perse jane sh
kruar ne ate menyre, me nje dykuptimesi mizore, pas intervalash te gjata heshtje
je po aq mizore.
Qe im ate duhet ta kete dashur si i cmendur nenen time, kjo kuptohet. Megjithate
ai ben cmos per ta fshehe. Dhe nuk i shkruan asgje per veten. Nga ato letra te
shkurtera nuk merr vesh asgje per jeten e tij ne burg, asnje hollesi sado te vog
el, mua nuk me ze ne goje gjekundi, sikur te mos ekzistoja, per Vilen e Shtrigav
e nuk ben asnje pyetje. Perkundrazi, nentekstet e hidhura jane vazhdimisht te pr
anishme, te thuash se ka patur nje qellim te vetem: ta bente nenen te vuante. Ne
se ky ka qene vertet qellimi i tij, ia ka arritur.
Une kisha nje menyre timen per te shpjeguar vuajtjen e nenes. Sipas meje shkakta
re te vuajtjes se perheshme te saj ishin meshkujt. Kur nena mori pergjigjen e pa
re prej tim eti, per mua kishte kaluar nje shekull dhe si bujtese ne Vilen e Sht
rigave kisha fituar nje fituar nje pervoje po aq te gjate, shekullore. Fale asaj
pervoje, ne pikepamje teorike, per mua nuk kishte me asnje te fshehte lidhur me
deshirat qe e benin nje burre ti afrohej nje gruaje. Pra, per mua nuk kishte me
asnje te fshehte lidhur me deshirat qe i shtynin burrat ti afroheshin nenes sim
e dhe ckerkonin prej saj. Ato kohe, te gjithe meshkujt e botes une i fusja ne kat
egorine e cerbereve. Perjashtim benin vetem dy prej tyre, te cilet nena i pranon
te per ndonje vizite ne shtepi, nese mund te quhet e tille dhoma jone ne Vilen e
Shtrigave.
I pari ishte Sokrati i Rrjedhur. Ky qe nje burre plak, i thate, pak i kerrusur,
fliste me ze te ulet, banori me i lashte i Viles, i vetmi qe vazhdonte te ndodhe
j atje qysh prej themelimit te saj. Ate kishin filluar ta therrisnin prej kohesh
me emrin e filozofit te lashte dhe prej kohes askush nuk e mbante mend emrin e
tij te vertete. Disa talleshin, thoshin se nuk e mbante mend as ai vete, per ket
e e quanin Sokrati i Rrjedhur. Sokrati, qe nenes nuk i dukej aspak i rrjedhur, c
do mengjes shkonte bashke me tjeret ne nje ferme nja pese kilometra me tutje, to
kat e se ciles kufizoheshin nga nje kenete. Shumica e banoreve te rritur te Vile
s punonin ne arat prane kenetes. Nena ime, ndyshe nga shumica, punonte ne stalla
t e lopeve, larg kenetes. Shkollat ku ndodheshin femijet e fermes, ku zura te sh
koja dhe une, ndodhej edhe me larg, prane ca zyrave perdhese dhe nje ndertese nj
ekateshe, se ciles ia kishin friken te gjithe: strofulla e Cerberit. Me kohe zur
i te flitej se nenen time e shihnin te hynte e te dilte atje. Kjo perkoi me ndry
shimin e vendit te saj te punes, nga sallat e lopeve, pastruese ne zyrat e ferme
s. Kur nena mori letren e pare prej tim eti, ajo punonte ende ne stallat e lopev
e dhe fjalet sipas se cilave shihej te hynte e te dilte ne strofullen e Cerberit
nuk kishin mberritur ne veshin tim. Por une thashe se ajo pranonte per ndonje v
izite ne shtepi vetem dy meshkuj. Pas Sokratit te Rrjedhur, mashkulli i dyte ish
te Sergei.
Sergein e njoha te nesermen e mberritjes te Vila e Shtrigave. Kur hapa syte, nen
a po rrinte prane tryezes, te thuash se tere naten kishte qendruar aty, duke i s
hkruajtur leter babait. Zbehtesia e fytyres se saj me beri ti bindesha pa fjale p
er cdo gje. Me kerkoi te ngrihesha dhe une u ngrita. Me kerkoi ta ndiqja nga pas
dhe une e ndoqa ne nje kthine ngjitur me dhomen. Ajo me tha te lahesha, vete qe
ndroi jashte: atje nuk mund te futeshin dy vete. Era e qelbur qe clirohej nga ba
nja alla turka mi ngriti zorret ne gryke por une nuk doja ta merzisja nenen me na
ze. Sapunisa duart, sapunisa fytyren, u lave dhe gjithnje pa fjale pranova qe aj
o te me fshinte me peshqir. Pastaj u ula ne tryeze, ajo me vuri perpara nje pjat
e ku qene vendosur dy feta buke te lyera me recel dhe megjithese, perseri nuk me
hahej, zura te pertypesha derisa i mbarova te dyja fetat.
Atehere ajo me tha te mos merzitesha. Sot do te me linte vetem, kishte ca pune p
er te kryer, po te doja me vone, mund te dilja jashte sa per te marre pak ajer,
por ne asnje menyre te mos largohesha. Kur te kthehej, te dyja bashke do te rreg
ullonim dhomen, sendet tona vazhdonin te ishin rremuje, mbi te gjitha me premtoi
se do te perpiqej te gjente nje ilac per te zhdukur ato buburrecat e zeza te ne
veritshme.
Sergein ma zune syte nga dritarja nja nje ore pasi nena kishte humbur ne nje rru
ge qerresh ne fushetiren qe shtrihej tutje. Ai po luante me dy breshka. Deri ate
dite une nuk kisha pare breshke te gjalle. Sergei me shpjegoi se sapo i kishte
kapur ne nje ferre duke bere dashuri. Ai me pyeti ne me kishte qelluar te shija
si benin dashuri breshkat dhe une ju pergjigja jo, nuk kisha pare dhe iu luta te
me lejonte ti prekja me dore. Ai me lejoi, por me kujdes, me tha, po ta marresh
ne dora breshka trembet, i shpeton shurra dhe shurra e breshkes eshte e bardhe,
te ben pis dhe mban ere te keqe. Si tha keshtu ai me beri nje pyetje te papritu
r. Ai pyeti perse na kishin sjelle ketu dhe une u hutova. Nuk e di, i thashe, po
r ndoshta per shkak te babait, babai im ndodhet ne burg e kjo duhet te jete nje
gje shume e keqe. Ndersa une, tha Sergei, ndodhem ketu prej nenes, nena ime esht
e ruse dhe ne, dua te them babane dhe Romeon, vellane tim te madh, na sollen ket
u pak koha pasi ate e futen ne burg, kur une isha shume i vogel, skisha filluar t
e shkoja ne shkolle ende. Tani hyj ne klase te katert, por emri me prish pune. M
e quajne Sergei. Djemte me largohen per shkak te emrit e gati pernate i lutem ba
bait te ma ndryshoje, te gjithe me quajne djali i spiunes sovjetike. Mua me quaj
ne Lori, i shpjegova, sivjet futem ne klase te pare. Sa per emrin nuk e di, esht
e shqiptar apo sovjetik.

Nuk ishte sovjetik, ma shpejgoi nena ate mbremje. Mesova dhe dicka qe nuk e dija
. Emri im ishte shkurtim i emrit te nenes. Kishte qene deshira e tim eti te me q
uanin me shkurtimin e emrit te nenes. Te gjitha keto desha tia tregoja te neserme
n Sergeit. Te nesermen une kreva te njejtat veprime mengjesore, i hengra te dyja
fetat e bukes me recel, qendrova ne dritare derisa nena humbi ne rrugen e qerre
ve ne fushetire dhe prita qe poshte te shfaqej Sergei me breshkat. Ai u shfaq po
r pa breshkat. Ne vend te tyre kishte nje kuti te vogel prej kartoni, e brenda k
utise, dy zhuzhage. Kur une zbrita poshte, ai sapo kishte lidhur ne kemben e nje
rit prej tyre nje fije peri. Desha ta pyesja se ku i kishte gjetur ata zhuzhake.
Nuk e pyeta. Pata frike se mos thoshte se i kishte kapur duke bere dashuri. Mos
me pyeste nese kisha pare ndonjehere zhuzhake duke bere dashuri. Dhe kesaj rrad
he, per te mos u trguar e paditur do ta genjeja, do ti thosha po, ndonese e vert
eta ishte ndryshe, deri ate dite une nuk kisha pare zhuzhake as duke bere, as du
ke mos bere dashuri. Ne vend te kesaj iu luta prapa te me lejonte ti prekja me do
re. Sokrati i Rrjedhur mberriti prane nesh kur Sergei me lejoji te zhuzhakun e l
idhur, e ai hapi krahet, deshi te fluturonte, dhe vertet fluturoi, por nuk shkoi
larg, Sergei e mbante ne anen tjeter te fillit. Sokrati i Rrjedhur e perfshiu m
e nje veshtrim te eger. Iu afrua, ai rrembeu fillin nga dora, nje cope here u mo
r me zgjidhjen e peritne kemben e zhuzhakut e meqe nuk po e zgjidhte dot, mu drej
tua mua: zgjidhe, me urdheroi me nje ze qe nuk linte shteg per kundershtim, dhe
une bera sic me tha, e zgjidha, e zhuzhaku fluturoi, u zhduk tutje, sic u zhduk
dhe tjetri sapo plaku e vuri ne pellemben e dores dhe i fryu. Pastaj na tundi gi
shtin qortueshem, na ktheu krahet u largua dhe une mbeta e shtangur, nuk e kupto
va perse ma tundi gishtin pikerisht mua.
E ndjej dhe sot e kesaj dite veshtrimin e tij. Si nje qortim nga nje bote e vdek
ur. Zakonisht ai vinte ne shtepine tone mbremjeve. Ne e kuptonim nga menyra e tr
okitjes, tri goditje te lehta. Une ngutesha te shkoja te hapja deren dhe ne kuad
rat shfaqej fytyra e tij me nje mjekerr te thinjur e te parruar. Nena i nxirrte
raki ne nje gote kristali. Ai pinte ngadale, nuk e kalonte kurre nje gote. Mua m
e dukej se me shume i kenaqej gotes se kristalte, qe e mbante dhe e rrotullonte
neper duar, si nje relike te nje jete te dikurshme, sesa rakise. Ai nuk i nderpr
eu vizitat dhe kur nenen e braktisen te gjithe, sidomos grate e Viles, me te cil
at hynte e dilte ndonjehere. Nenen e merzisnin bisedat, ajo pelqente te rrinte m
byllur ne dhome. Dhe pinte. Ne raste te tilla kushdo te trokiste, ne nuk e hapni
m deren. Nuk e di nga e moren vesh grate e Viles qe ajo pinte, megjithate vazhdo
nin ti benin vizite, sic u shkonte dhe ajo. Ate e bojkotuan kur u hap fjala se po
shihej te hynte e te dilte te strofulla e Cerberit, por kjo ndodhi me vone, kur
une shkoja ne shkolle. E ketu eshte vendi te pohoj mekatin me te madh te jetes
sime, ato kohe une e urreja nenen. Tani me del gjumi naten, nje makth me shtreng
on per fyti: me duket sikur bej pjese dhe une ne turmen qe e coi ate drejt vdekj
es.
Perpiqem shpesh ti gjej nje shpjegim urrejtjes sime te atehershme. Mirepo spiralj
a e arsyetimit me fut ne nje rruge pa krye. Gjithcka duhet te kete nisur kur une
kuptova se gjerat e kesaj bote nk po me benin me pershtypje dhe kete e lidhe me
nje mbremje te nxehte. Nena nuk gjeti dot kurre nje ilac per buburrecat, ato va
zhdonin te vertiteshin neper dhome sovrane. Nen driten e vdekur te llambes elekt
rike nena rrinte ne kembe ne mes te dhomes, me nje vrastare ne dore, pergjonte b
uburrecat, sapo shfaqej ndonje i sulej, e vriste, qellonte qe nuk e vriste. Edhe
po te vriste ndonje, ato nuk zhdukeshin, dilnin nga rrezat si nje kaloresi e ze
ze dhe ajo nevrikosej, sidomos me mua. Prej kohesh une nuk e ndihmoja me ne luft
en kunder buburrecave. Ata nuk me shqetesonin, ishin banore te asaj dhome po aq
sa ne dhe ne nuk ndryshonim shume nga buburrecat. Pikerisht ate mbremje te nxeht
e, kur nena ishte bere nervoze nga buburrecat, po ndoshta me shuma nga une, ne d
ere u ndien trokitjet e Sokratit te Rrjedhur. Vrapova te hapja deren. Nena e nde
rpreu betejen, e ftoi te sapo ardhurin te ulej dhe i nxorri raki me goten e kris
talte.

Smund te them nese Sokrati i Rrjedhur ia tregoi nenes fundin e babait te saj ate
mbremje. Mundet tia kishte treguar me pare, mundet tia kete treguar me vone, nje m
bremje tjeter. Por mua me kujtohet qarte se ndodhi ne nje mbremje te nxehte pava
resisht se kur, qe nje histori te cilen nenen e beri te qante, mua me la indifer
ente, ndonese fjala ishte per gjyshin tim. Se kush ishte gjyshi im nga nena e ku
ptova me vone. Hija e tij me ka ndjekur nga pas qysh nga ajo mbremje e nxehte e
femijerise ne Vilen e Shtrigave, kur nga goja e Sokratit te Rrjedhur mesova fund
in e tij. Nena nuk me kishte folur kurre per te. Deri atehere une njihja gjyshen
nga babai, por ajo ndodhej larg, ne qytetin M. Ne nuk mund te shkonim tek ajo,
as ajo nuk mund te vinte te ne. Sa per gjyshin dhe gjyshen nga nena, ata kishin
vdekur, vetem kaq dija. Dhe u habita kur nga goja e Sokratit te Rrjedhur degjova
gjyshi im nuk paskej vdekur.
Po rrija shtrire ne kanape. Nuk e kisha mendjen fort te biseda e tyre, ja ngaqe
nxehtesia mbytese e mbremjes nuk me lejonte te perqendrohesha, ja ngaqe me terhi
qnin me shume buburrecat. Ato shfaqeshin ne qoshet e erreta, ne fillim te druajt
ura, tere vigjilence. Pastaj u dilte frika, nuk u kanosej ndonje rrezik, e shihn
in, dhe vraponin tere hare nga nje qoshe edhomes ne tjetren, dhe une prishja me
kureshtje nese do te ciftezoheshin, me kishte rastisur te shihja buburreca te ci
ftezuara, duke bere dashuri, do te thoshte Sergei. Me ne fund syte me zune dy pr
ej tyre prane njeri tjetrit, te palevizshem, si te ngrodhur dhe ate cast Sokrati
i rrjedhur tha dicka qe me terhoqi vemendjen. Ai tha se gjyshin tim e kishin vr
are me urdher te Hadit. Nuk e di, me beri shume pershtypje me shume pershtypje f
akti qe gjyshin e kishin vrare, apo emri Had, i shqiptuar prej vizitorit neper d
hembe, me ze te ulet. Pa i shqitur syte nga buburrecat, ia vura veshin bisedes.
Une kam qene deshmitar i krimit, vazhdoi Sokrati i Rrjedhur, isha i shtruar ne s
pitalin e burgut ne te njejten kohe me te. Kurohej nga veshkat por betohem se gj
endja e tij nuk kishte arritur piken e fundit. Ate e vrane me nje injeksion, e a
i u perpelit pa i ardhur ne ndihme askush, asnje mjek nuk u gjend ta shihte kur
perpelitej ne agonine e vuajtjeve derisa dha shpirt dhe u hap fjala se kishte vd
ekur nga nje krize azotemie. Genjeshtra! Hadi nuk mund te flinte i qete pa e par
e ate te vdekur. Ai vagabond keshtu i zhduku te gjithe, njeri pas tjetrit, sic m
e mban dhe mua te mbyllur ne kete humbetire ku me eshte harruar dhe emri. Tet et
i se paku i ka mbetur emri.
Duket nena nuk u ngushellua qe babait te saj i kishte mbetur emri. Ate e mbyti d
enesa. Ajo tha se dicka te tille e kishte degjuar, por jo nga deshmitare okulare
. Ajo shtoi se ato kohe kishte qene e vogel. Ja, verejti duke shikuar nga une, s
a Lori, dhe ndodhesha ne te njejtat rrethana si tani, ne nje grope midis dy male
sh. Kur nena veshtroi nga une pata nje ngasje te ngrihesha. Te shkoja tek ajo, ti
thosha se me vinte keq per te gjitha. Per gjyshin qe e kishin vrare ne spitalin
e burgut. Per ate vete qe ne moshen time kishte jetuar ne nje grope mes dy male
sh. Ta pyesja nese ajo se paku e kishte njohur te atin para se ta vrisnin. Une p
er vete nuk e mbaja mend tim ate, fytyren ia njihja vetem nga fotografite dhe, s
idoqofte, ajo nuk duhej te qante tani, sic nuk po me vinte per te qare mua, ndon
ese im ate ndodhej ne burg dhe kisha afersisht te njejtat arsye per te qare. Nuk
leviza. Syte me vajten te buburrecat, ato nderkaq ishin ciftezuar dhe mendja im
e u shperqendrua. Buburrecat ciftezoheshin si breshkat. Si buajt. Nje dite kisha
vajtur me Sergein nga keneta te gjenim fole me veze rosash te egra dhe ne vend
te tyre zbuluam dy buaj te ciftezuar. Bualli ishte trupmadh, buallica trupvogel.
Une u tmerrova nga pamja qe mu shfaq para syve. Mu duk sikur bualli i ngritur mb
i dy kembet e prapme dhe dy te perparmet mbi trupin e buallicesi me ca levizje t
e shemtuara dhe koken qe mezi e mbante perpjete, do ta shtypte nen vete buallice
n. Do ta zhyste ne kenete. Mirepo buallica nuk bente asnje perpjekje per te shpe
tuar, ajo rrinte pa levizur, e lejonte buallin te bente cte donte, ndersa Sergei
kenaqej duke i veshtruar, dhe zuri te leshonte ca klithma. Pata frike se ne ate
dalldi ai do te bente me mua ate qe po bente bualli me buallicen. E trembur ua m
batha, u ktheva ne shtepi me nje fryme duke vrapuar neper fushetire, me pamjen e
buajve qe nuk me shqitej dhe friken e paprovuar ndonjehere nga dalldia e Sergei
t.
Nje ngacmim i fundit per te marre pjese ne biseden e te rriturve me erdhi nga em
ri Had. Desha ta pyesja njerin prej tyre, nenen ose Sokratin e Rrjedhur, se kush
ishte Hadi. Por edhe nga kjo hoqa dore. Ne nje fare menyre i dhashe pergjigje v
ete. Duhej te ishte nje qenie pak a shume e ngjajshme me Cerberin. Sa here qello
nte te kryqezohesha me te ne qendren plot lluce e bajga te fermes, kur shkoja os
e dilja nga shkolla, me kujtohej dridhja e dores se nenes mbremjen e mberritjes
sone ne Vilen e Shtrigave dhe me pershkonin te rrenqethura. Une ende nuk e dija
se ashtu sic nuk e zinte gjumi Hadin pa e pare te vdekur gjyshin, ashtu nuk e zi
nte gjumi edhe Cerberin pa e cuar drejt vdekjes nenen. Shpesh me duket sikur Cer
beri jane pamje te ndryshme, ne kohe dhe vende te ndryshme, te te njejtit person
.
Rrokullima e nenes nisi pak me vone. Ajo perkon me mberritjen e letres se katert
apo te peste te tim eti, kur mua zune te me binin ne sy disa ndryshime ne sjell
jet e saj. Cdo dite une nisesha per ne shkolle me nenen. Siecnim nja nje ore nep
er rrugen e qerreve, ajo kthehej nga stallat, une vazhdoja me tej, deri ne shkol
le. Nje dite u gdhiva e semure, me merreshin mendte e me vinte per te vjelle. Kj
o do te thoshte se nena sdo te me lejonte te shkoja ne shkolle. Ne raste te tilla
rrija prane ditares me ore te tera. Ishte shume interesante. Nganjehere shfaqes
hin banoret e Viles se Shtrigave, te cilet i njihja te gjithe dhe te gjitheve ua
dija historine. Fjala vjen, babai i Sergeit. Ky ishte nje burre shtatlarte, me
ca nofulla te kercyera, ish-oficer. Tani punonte arave dhe, sic thuhej bente das
huri me nje grua nga fshati. Kesaj i kishte vdekur burri dhe ishte shemtire. Dij
a dhe plot histori te tjera te mesuara kur nenes i vinin per vizita grate. Por n
e syte e mi me enigmatiket mbeteshin banoret perballe nesh: nje grua qe nuk dilt
e kurre ne pune se bashku me femijet e saj, nje djale e nje vajze, te dy te rrit
ur. Ndonese banonin perballe nesh, i shihja rralle. Sipas grave, kjo ishte famil
ja e nje personi te fuqishem te denuar me burg dhe e shoqja mbahej rende, nuk de
njonte te ulej ne rangun e te tjereve. Me tej, ato shtonin dicka te pabesueshme:
djali bente dashuri me te motren. E thoshin nga ligesia, keshtu mendoja. Djali
dhe vajza ishin te bukur si yje, tere kohen rrinin bashke, shperfilles si e ema.

Ate dite, kur u gdhiva e semure, percolla nga dritarja kthimin e tufes. Ne filli
m mberriten te bukurit e perfolur, ne fund Sokrati i Rrjedhur. Te gjithe te nxir
e, mbytur ne pluhur. Une vazhdoja te qendroja ne dritare edhe pas kthimit te Sok
ratit te Rrjedhur. Tufa nuk ishte kthyer e plote. Mungonte nena. Kaloi nje ore d
he ajo spo dukej. Qe nje dite e zymte, me ca re te uleta, nga keneta shkarkohesh
in rrufe. Nenen e shqova ne fushetire kur qielli vetetiu dhe u perhap nje bubull
ime e forte. Tutje dukej brezi i shiut. Nena zyri te afrohej bashke me brezin e
shiut. Dhe mberriten njekohesisht, nena ne dhome, litaret e rrebeshit ne dritare
.
Gjeja e pare qe me ra ne sy ishte nje send qe ajo e mbante nen sqetull, te mbesh
tjelle me gazete. Me ra ne sy gjithashtu se kishte pire. Kur u perkul te me puth
te, ndjeva ere alkooli. Nena pinte ne shtepi, nuk kishte qelluar kurre te kthehe
j nga stallat me ere alkooli. Ne stalla ajo vishej me cizme e kominoshe. Keto i
linte atje, megjithate rrobat e saj sillnin ne shtepi eren e stallave. Ajo me ko
t nderrohej perseri, ne dhomen tone do te gjendej gjithmone dicka qe te clironte
eren e stallave. Vete trupi i saj tashme vinte ere stallash. E ndoshta kjo ka q
ene arsyeja qe nena, me ne fund, vendosi te gjente nje rruge per te shpetuar nga
era e stallave. Por ate dite mua sme lindi ndonje dyshim. Per rrjedhoje, nuk u p
erpoqa te merrja me mend pse ate dita nena nuk ishte kthyer ne shtepi, jo me ere
stallash po me ere alkooli. As sendi qe ajo mbante nen sqetull te mbeshtjelle m
e gazete, nuk me ngjalli ndonje dyshim. Ai ishte nje radiotransistor i markes Ili
ria. Ne nuk kishim ndonje radio dhe ne Vilen e Shtrigave askush nuk kishte radiot
ransistor, aq me pak te markes Iliria. Nena e kishte sjelle nje te tille vetem per
mua. Me drita apo pa drita, une mund te degjoja cfare te doja, sidomos emision T
eatri ne mikrofon. Une ngordhja per emision Teatri ne mikrofon. Nje here ne jave, c
do te premte pasdite, shkoja te Sokrati i Rrjedhur, ai kishte nje radio, por kjo
nuk zgjati shume. Bashke me te, ne te njejtin apartament, banonte nje familje m
e tre djem te rritur. Une i futa shpejt ne kategorine e cerbereve. Cerberet kish
in nje turi, brenda ose jashte Viles se Shtrigave. Si plot te tjere, ata zune tia n
xinin jeten nenes, i dilnin ne rruge, e ndiqnin, vinin deri ne shtepi, trokisnin
ne dere, e kjo ka qene nje periudhe e zeze per mua dhe per nenen. Nuk e di cberi
ajo qe ata e lane te qete.
Ate dite i drejtova nenes vetem nje pyetje: ku e kishte blere radiotransistorin.
Ajo mu pergjigh terthorazi. Nuk e kam blere me tha, e solla per ty. Pergjigja me
mjaftoi. Skishte rendesi e kishte blere apo jo, tashme isha bere me radiotransis
tor. E ndeza, gjeta nje stacion, aty jepej muzike e nderkaq nena qe nderruar, ki
shte veshur rrobat e shtepise dhe po lexonte nje leter. Kjo duhet te kete qene l
etra e katert apo e peste e tim eti. Ate dite, pasi e lexoi letren, ajo nuk qau.
As nuk u ul ti shkruante menjehere, sic bente zakonisht. Ajo e palosi letren, e
futi ne zarf, zarfin e vuri sdi se ku. Me kujtohet, ne dere u ndien tre trokitje
te lehta. Une shova radion. Dhe nuk vrapova te hapja deren. Nena ma beri me shen
je te mos e hapja.
Disa dite me vone ajo ndryshoi vendin e punen: nga stallat e lopeve kaloi ne zyr
at e fermes, pastruese. Une nuk isha ne gjendje ta masja kete ndryshim. As te ng
rija pikepyetje. Vura re vetem nje gje: nena zyri ti kushtonte kujdes paraqitjes
se saj. Ne fillim kjo nuk me beri pershtypje. Kujdesi i nenes mu kthye ne torture
kur ne veshin tim mberriten fjalet sipas te cilave ajo shihej te hynte e te dil
te te strokfulla e Cerberit. Dhe se radiotransistorin tim te markes Iliria banoret
e Viles se Shtrigave e njihnin mire. E kishin pare ne zyren e Cerberit sa here
ua sillte puna te paraqiteshin atje. Ata paraqiteshin atje kur i therriste Cerbe
ri. Ose kur shkonin te nxirrnin tek ai ndonje leje per te takuar te afermit, ne
qytetet prej nga i kishin debuar. Te gjitha keto mi tregoi nje dite Sergei, buze
kenetes. Ne po kerkonim per fole me veze rosash te egra, e perseri na u shfaqen
buajt, e une u largova, ja nga ato qe mesova prej Sergeit per nenen dhe prejardh
jen e radiotransistorit, ja nga frika se buajt do te ciftezoheshin e Sergei do t
e leshonte klithmat e tij.
Me tej, sa here e shihja nenen duke u rregulluar para pasqyres, perfshihesha nga
nje gjendje e semure. Me shfaqej skena e buajve ne kenete, mashkulli i ngritur
mbi kembet e prapme e te perparmet te vendosura ne shpinen e femres, me ato levi
zjet e shemtuara, koken qe mezi e mbante perpjete, dhe femra trupvogel nen te, e
nenshtruar. E mua me behej se ajo ishte nena ime, e siper saj Cerberi, e ky e m
bante te mberthyer midis putrave te tij, e shtypte nen peshen e trupit te madh,
e mua me vinte te ulerija, te shkoja tia rrembeja nenes kreherin nga dora, edhe p
asqyren, tia thyeja cope-cope, ti thoja se ishte bere lavire, tashme kete fjale e
kisha mesuar, nje lavire jo dosido, lavire e perbindeshit qe torturonte banoret
e Viles se Shtrigave dhe ata e tregonin me gisht, e urrenin, sic e urreja dhe un
e. Nuk ia theva ndonjehere nenes as kreherin, as pasqyren. Ne fillim vuaja perb
renda. Ishte nje brejtje sfilitese, qe me shkaterronte nervat. Derisa nje dite,
kur dola nga shkolla, une nuk mora rrugen e qerreve neper fushetire per tu kthyer
te Vila e Shtrigave. Qendrova e fshehur pas nje gardhi orej nga dukej ngrehina
me cati tjegullash e zyrave te fermes, e perballe saj strofulla e Cerberit. Si u
larguan te gjithe e ne qender kishte mbetur hapur vetem berberi, pashe nenen. A
jo doli nga zyrat dhe vajti drejt e te strofulla e Cerberit. Para syve mu shfaq s
kena e kenetes por ne vend te buajve, Cerberi me nenen time. Me hipi te sulesha
drejt asaj ngrehine pa e patur te qarte perse, mjafton te sulesha, te futesha br
enda e tia jepja ulerimes. U largova. U ndeja e braktisur e vetme ne nje bote cer
beresh. Dhe qeniesh te dobeta si nena ime. Ata ishin te ngjajshem, Cerberi dhe n
ena. Te krahasueshem me buajt e kenetes. Me breshkat. Me brumbujt. Po te qe e mu
ndur do ti shnderroja ne brumbuj, do ti vrisja pa pike meshire qe te dy. Sic vrist
e nena buburrecat e dhomes.
Me tu kthyer ne shtepi gjeta radiotransistorin dhe zura vend ne dritare. Me koken
te zbrazur. Shpirtin te thare. E pazonja te qaja. Ne vijen e horizontit u shfaq
nje pike e zeze dhe une mendova se ishte nje brumbull. Duka u afruar pika u zma
dhua, zuri te merrte trajta dhe, se fundi, shqova nenen. Kur ajo mberriti poshte
Viles, une e flaka radiotransistorin nga dritarja. Ai vajti e i ra me zhurme pr
ane kembeve. Nena ngriti koken dhe une pashe fytyren e saj te tmerruar.
Kjo me ka mbetur prej nenes, fytyra e tmerruar. Syte tane u kryqezuan por une nu
k iu shmanga. U shmang ajo: u perkul more ne toke radiotransistorin e thyer. Une
vazhdoja te rrija prane dritares edhe kur degjova rrotullimin e celesit ne brav
e. Nena u fut ne dhome pa fjale. Ndryshe nga ce prisja, ajo nuk me drejtoi asnje
qortim. E la radion ne nje qoshe dhe me ze te qete, si te mos kishte ndodhur asg
je, me pyeti cdeshiroja te me pergatiste per te ngrene. Une iu pergjigja ftohte d
he shkurt: nuk dua asgje! Ajo kembenguli, me pyeti ne deshiroja te me gatuante p
er ate mbremje nje trishk, trishku ishte nje embelsire qe mua me pelqente shume
dhe embelsira ne gatuanim rralle. Une perseri iu pergjigja ftohte dhe shkurt, jo
. Nena u zbeh. Ajo nuk mund te ushtronte kurrfare autoriteti ndaj meje. Donte ve
tem nje gje, te mos ia haja shpirtin. Ndersa une isha e vendosur per te kunderte
n. Kur me rane ne dore dhe lexova letrat e tim eti, zbulova nje vrasje te pangus
hellueshme ndergjegjeje se deshira ime e atyre koheve per ta bere nenen te vuant
e i ngjante asaj te tim eti. I mjeri im ate, duhet te kete vuajtur tmerresisht n
ga xhelozia, sic vuaja une. Nuk e di ci shkruante nena atij, por jam e sigurte se
nga ane te tjera ai duhej te merrte letra te nxira per nenen. Derisa vendosi te
mos i shkruante me. Vendosi edhe ai ta braktiste, ate qe tashme e kishin brakti
sur te gjithe. E keshtu vjen fundi i saj.
Atehere ne shkolle mua me quanin vajza e kurves. Une dilja e para e klases ne me
sime por nuk mungonin ata qe me vinin ne dukje se lodhesha kot. Bije e nje te bu
rgosuri politik dhe vajza e nje kurve, njeherazi bije e nje ish-te burgosuri pol
itik me nam, e kishte vendin te Vila e Shtrigave. Dhe nuk mund te shkonte pertej
arave buze kenetes. Ky ngacmim me gerryente cdo dite. Kjo qe arsyeja qe, me ne
fund, gjate nje ore mesimi be klase u drodha nga nje perfytyrim i frikshem: te n
ena pashe te ardhmen time. Pra, do te vinte nje dite e une do te martohesha me n
je burre si im ate. Ky do te binte ne burg dhe mua, kudo qe te ndodhesha, me pri
ste Vila e Shtrigave. Ajo ishte e perjetshme, sic ishte i perjetshem nje Cerber.
Pa i kerkuar leje mesuesit u ngrita, dola jashte. Nuk e kisha fort te qarte cpo
ndodhte brenda meje. Ndjeja pendese dhe tmerr. Mbi te gjitha, doja te shkoja te
nena. Ti puthja duart. Ti kerkoja falje. Ti thosha se ishte qenia ime me e dashur.
Keshtu bera, vajta drejt e te zyra e fermes, por nenen nuk e gjeta. Nje burre me
tha se ajo ishte larguar para nje ore.
Ia krisa vrapit neper fushetire. Me sa me hanin kembet. Me fytyren qe me digjte
nga djersa. Dhe nje deshire per te mberritur ne shtepi sa me pare. E me te mberr
itur ti hidhesha nenes ne qafe. Ta siguroja se tash e tutje do ti bindesha per cdo
gje. Nuk do ta lija vetem. Tash e tutje nuk duhej ta cante koken qe grate e Vil
es se Shtrigave nuk i vinin per vizite. Tash e tutje do te me kishte mua, kurdoh
ere prane saj, si nje qen besnik, e gatshme ta mbroja nga rreziqet, te gjakosesh
a per te, te vdisja per te. Kur mberrita ne shtepi dhe u gjenda ne dhome, te gji
tha keto me ngecen ne gryke. Bashke me nenen ndodhej Sokrati i Rrjedhur. Ajo po
rrinte ulur ne karrige prane tryezes. Fytyra e saj ishte e zbehte. Kurre nuk e k
isha pare nje zbehtesi ne tille ne fytyren e nenes. Ajo me hodhi nje veshtrim, p
astaj i hoqi syte prej meje, i perqendroi diku, ne boshllek. E mua me pershkuan
mornica, mendova se duhej te ishte e semure. Iu afrova, e pyeta ckishte, e ajo va
zhdoi te qendronte ashtu, pa mu pergjigjur, e verdhe dylle, me vershtrimin gjithm
one ne boshllek, derisa Sokrati i Rrkedhur me vuri doren ne koke, me largoi prej
saj, pastaj u perkul, me puthi ne te dyja faqet e me zerin e mbytur me pershper
iti ne vesh te mos e lodhja nenen tani, kishte ndodhur dicka shume e keqe.
Hollersirat e asaj qe kishte ndodhur une i mora vesh pak me vone. Aty per aty me
sova se babai im kishte vdekur. Kete ma beri te ditur Sokrati i Rrjedhur kur une
zura vend ne divan dhe ai u ul prane meje, e me vuri doren ne koke, e me ze te
mbytur me njoftoi mandaten, pra im ate kishte vdekur e une duhej ta mbaja veten,
te tregohesha e forte. E verteta ishta ca me e nderlikuar. Babai nuk kishte vde
kur nga ndonje semundje. Ai qe vrare bashke me nje te denuar tjeter ne nje perpj
ekje per tu arratisur nga burgu. Hollesirat mberriten te Vila e Shtrigave nje jav
e pas ngjarjes, kur trupi i tij tashme mbulohej nen dhe, ne ndonje grope diku, q
e nuk do ta merrnim vesh kurre ku ndodhej. Mundet qe nena ti dinte qysh ne fillim
keto hollesira, por une nuk i mesova prej saj. Ajo nuk me hapi ndonje bisede pe
r vdekjen e tim eti. As per hollesirat e vrasjes se tij. Qysh nga ajo dite nena
u mbyll. Dhe une kalova nje periudhe te tmerrshme, me te tmerrshmen e jetes sime
.
Ajo u paraqit ne pune qe te nesermen. Si zakonisht, me mori me vete ne mengjes d
he te dyja pershkuam rrugen e pafund te qerreve. Ajo ecte perpara, une prapa. Ne
nje heshtje varri. Ky rrugetim neper hapesiren e vdekur te fushetires, u kthye
per mua ne torture. Ecja prapa saj e sigurte se po ti flisja nuk do te me pergjig
jej. Ajo nuk duronte me njeri, as mua. Tashme edhe Sokrati i Rrjedhur nuk ishte
i mirepritur, kur vinte ai nena heshtte, mezi nxirrte ndonje fjale, derisa tjetr
i largohej, e ajo ngucej ta mbyllte deren me shul. Pastaj, ndersa buburrecat bri
dhnin pa frike nga njeri cep i dhomes ne tjetrin, guxonin te ngjiteshin dhe mbi
tryeze, ajo pinte. Ndonjehere qante. Dhe une e shihja me zemer te ngrire. Nuk gu
xoja ti flisja, ti drejtoja ndonje pyetje, aq me pak ti thosha te mos pinte. Njeher
e qe e bera kete, ajo me uleriu, e une pata frike se mos me rrihte, por ajo nuk
me rrahu. Mesa me kujtohet, medalionin ma tregoi ne nje nga keto gjendje te dehu
ra, pas te cilave te nesermen ne mengjes mezi ngrihej, po te mos e zgjoja une rr
ezik te mos ngrihej fare. Dhe ecnim te dyja ne hapesiren e vdekur te fushetires,
ajo para e une prapa, dhe ndaleshim te qendra, kurdohere me balte, e fermes, aj
o kthehej nga zyrat, une vazhdoja me tej deri ne shkolle, e keshtu cdo dite, ne
nje merzi perzier me frike, qe kujtoja se nuk do te merrnin fund kurre.
Ne nje nga keto dite, kur dola nga shkolla, Sergei po me priste jashte. Atehere
Sergei ishte ne klasen e tete, une ne te katerten. Ai dukej i hutuar dhe tha se
do te me tregonte dicka te rendesishme. Puna qe keshtu: te dera e zyrave te ferm
es kishin ngjitur nje flete-rrufe. Autoret shtronin pyetjen: deri kur drejtoria
do te mbante si pastruese nje femer te perdale, bije dhe grua armiqsh te populli
t, ndersa grave dhe vajzave tona te ndershme u bie bretku arave? Pastaj shtohesh
in fjale te tjera, qe sipas Sergeit ishin thumba drejtuar Cerberit, ndonese emri
i tij nuk permendej. Flete-rrufeja sme beri pershtypje. Djalli ishte shume i zi,
nuk mund te nxihej me keq. Keshtu duhej te mendonte dhe nena. Ajo ishte kthyer
ne shtepi perpara meje dhe mu duk e qete. Flete-rrufene nuk e zume ne goje, pra a
s asaj nuk i kishte bere ndonje pershtypje.
Ate mbremje nena piu, jo aq sa te dehej, ne shishe nuk kishte mbetur aq raki sa
te dehej dhe ne mengjes me tha se nuk ndihej mire, rrugen per ne shkolle do ta b
eja vetem. Ishte e zbehte. Cdo mengjes ajo ngrihej e zbehte dhe une nuk kisha nd
onje arsye te merakosesha nga zbehtesia e fytyres se nenes. Rastisi qe me te zbr
itur poshte takova Sergein. Ai me propozoi qe te mos shkonim fare ne shkolle ate
dite. Plani i tij ishte tua mbathnim nga keneta, si gjithmone per te gjetur fole
me veze rosash te egra, ndonese vazhdimisht kishim deshtuar, nuk kishim arritur
te gjenim kurre fole me veze rosash te egra. Ne ato vise rosat e egra nuk dukes
hin kurre. Ne vend te tyre na shfaqeshin buajt e mua kjo kafshe nuk me pelqente,
me dukej tmerresisht e shemtuar dhe pise, dhe e peshtire. Megjithate propozimin
e Sergeit e pranova, tekefundit per mua shkolla skishte me kuptim, dilja mire ap
o keq me mesime.
Nena i dha fund jetes kur une bridhja me Sergein ne kerkim te foleve me veze ros
ash te egra. Me kot. Pame vetem nje gjarper qe iu hodh nje bretkose dhe e ndoqem
skenen te fshehur pas kallamishteve, derisa ai e gelltiti ngadale, e perpiu te
teren. Me pas kjo skene me ka munduar vazhimisht. Me mundon edhe sot. Me duket s
ikur nena eshte larguar nga kjo bote kur une shihja gelltitjen e bretkoses nga g
jarperi. Ne ato caste mendoja se bretkosa duhej te vuante tmerresisht dhe, nese
do te kishte pasur mundesi te ulerinte, do te leshonte ca ulerima ngjethese. Bre
tkosa nuk mund te ulerinte dhe gjarperi e gelltiti ne heshtje. E mua me behet se
edhe nenen e ka gelltitur nje gjarper. Ne heshtje. Ajo duhet te kete patur nje
vdekje te tmerrshme, por askush nuk kishte degjuar gje, qofte dhe renkimin me te
vogel. U ktheva ne shtepi afer mbremjes. Nenen e kishin hequr prej kohesh. Ne d
home gjeta vetem Sokratin e Rrjedhur. Ate nate ai qendroi me mua. Qendroi dhe ne
te te tjera.
Nena kishte pire bar minjsh. Atehere une nuke dija cishte bari i minjve. Dhe me d
ridhet mishi kur mendoj se sa shume duhet te kete vuajtur. Me ngushellon vetem n
je gje: une e di ku ndodhet varri i saj. Nje dite do te shkoj atje. Tani prej sa
j kane mbetur vetem kockat, por se paku di ku ti gjej. Do ti heq, do ti varros gjet
iu. Ne nje vend ku te shkoj per ti cuar nje buqete me lule. Te mos e le perjetes
isht te Vila e Shtrigave. Ndersa per tim ate, smund te bej asgje. Askush nuk e di
ku e kane kallur.
Nja tre-kater dite pas varrimit te nenes, me thane te paraqitesha te strofulla e
Cerberit. Atje me priste nje burre. Ky vinte i deguar nga gjyshja ime prej baba
i dhe Cerberi me beri te ditur se qysh ate dite duhej te largohesha, te shkoja m
e burrin. Nuk paraqita ndonje kundershtim. Nuk kisha arsye te paraqisja ndonje k
undershtim. Keshtu u largova nga Vila e Shtrigave dhe vajta te jetoja me gjyshen
ne qytetin M. Gjithcka me pas eshte e rendomte, ska me asgje per te rrefyer.

Anda mungkin juga menyukai