Anda di halaman 1dari 2

Referat 1

-Nje eshtje qe perben shume interes dhe per te cilen eshte folur shume eshte ajo e origjines se
pellazgeve. Megjithese flitet shume, dihet pak per historine e ketij populli, pasardhes te te
cileve jemi vete ne. Ne kete diskutim do te perpiqemi te hedhim pak drite ne te shkuaren e
larget. A jane pellazget banore te vjeter e autoktone apo te ardhur ?
- Popullsia eneolitike vleresohet nga studiuesit si paraindoevropiane ose indoevropiane e
hershme. Kjo popullsi, e organizuar ne fise, nepermjet kontakteve dhe shkembimeve, forcoi
marredheniet brenda saj, duke krijuar nje bashkesi unike ( te tere), me tipare te perbashketa ne
menyren e jeteses, ne kulture, gjuhe e zakonet e saj. Shkrimtare te vjeter greke e romake, si
Homeri, Hesioti, Herodoti, Tukiditi, Sofokliu, Euripidi, Virgjili , Straboni etj., kete popullsi e
quanin pellazge, territorin e tyre Pellazgji dhe gjuhen e tyre pellazgjishte. Per menyren e
jeteses , veprimtarine ekonomike, zakonet e besimin e tyre gjenden mjaft te dhena vecanerisht
ne vepren Iliada te Homerit.
Shume studiues, kryesisht filologe, duke u mbeshtetur ne burime materiale e shkrimore, si
epitaf mbi varre te hershme e qeramika, deshmojne se pellazget e shkruanin gjuhen e tyre, pra
kishin alfabetin e tyre, te marre nga fenikasit. Herodoti (shek. V pr.K.) theksonte se pellazget
njiheshin si popullsia m e vjeter e Ballkanit dhe ishin nje popullsi paragreke e parailire. Kjo teze
mbeshtetet nga shume historiane e studiues shqiptare e te huaj si dhe rilindesit tane. Shume te
huaj, theksojne lidhjen e pellazgjishtes me gjuhen shipe, teze qe kundershtohet nga studiues te
tjere.
Lidhur me termin pellazg, mendohet se ka pasur nje kuptim te pergjithshem gjeografik, sic ka
sot emertimi evropian apo afrikan etj..
Ne perfundim arrijme ne konkluzionin se popullsia pellazge eshte autoktone dhe me e vjetra
ne Ballkan. Sic u tha me lart, aktet deshmojne per nje vazhdimesi nder shekuj te jeteses se
pellazgeve ne Ballkan. Per mendimin tim kjo teze e parashtruar duhet te besohet dhe te jete
burim krenarie.
(Mbeshtetur ne fq.19 te Historise 12 Botimi Albas 2013 )
Referat 2.
-Nje gje qe mendon, nje gje qe dyshon, qe degjon, qe koncepton, qe pohon, qe do, qe nuk do
qe imagjinon dhe qe ndien. Ky eshte nje koment Dekartit per kryevepren Zonja Bovari te
shkrimtarit Gustav Flober.
- Gustav Flober eshte konsideruar si nje mjeshter I fjales se shkruar. Nje hetues qe shkruante
me nje precision te larte dhe me vertetesi te mirestudiuar. Floberi kishte bindjen se per te
shprehur nje te vertete ka nje menyre dhe vetem nje , ndoshta jo te qarte, por te bukur, dhe
keshtu vihej ne kerkim te saj deri sa ta gjente.
Nje nga miqte e ngushte te Floberit qe luajti nje rol thelbesor ne krijimtarine e tij ishte edhe

poeti Luigj Buile. Buileja I mesuar me kadencen e vargut, kerkonte cilesi te tjera ne stil; ai kishte
nje ndinje te theksuar kritike, e cila ishte shume e fuqishme e shume e holle. Ai i rrinte
vazhdimisht ne koke Floberit dhe nuk e linte te rreshqiste. Zonja Bovari eshte shkruajtur ne
syte e Builese. Aq ndikim kishte sa Floberi dhe Buileja debatuan per rreth 8 ore per heqjen e 4
rreshtave pershkrim qe Builese iu dukeshin te teperta.
Floberi spikat per nje gjuhe shume te sakte dhe per nje pershkrim tmerresisht real te objekteve
e njerezve deri ne detajet me te vogla. Per kete mund te ju sjell ndermend se si ai flet per nje
krevat qe i perkiste te shkuares dhe perdor togfjaleshin : krevat prej druri qershie te eger.
Edhe ne kohen tone kur kane kaluar me shume se njeqind e dhjete vjet nga vdekja e tij, kur te
mirat e lazerit, atomit e telekomunikacionit sduken me cudira, vepra e tij mbetet gjithe jete
sepse ka ne qender njeriun me gjithe aspiratat e tij. Zonja Bovari eshte nje roman qe nuk
duhet ti mungoje bibliotekes se asnje lexuesi. Kjo e fundit te edukon me ndjenjen e pershkrimit
tere perkushtim te romancierit.
- Per ta permbledhur mund te themi se ky roman eshte nje pasuri ne shkronja dhe gjurme e
gjenialitetit te pakufizuar njerezor. Ky produkt I nje shkrimtari konciz do te jete objekt I
diskutimeve dhe studimeve per shume vite me rradhe.

Anda mungkin juga menyukai