Anda di halaman 1dari 5

ARTI GREK

ARTI ROMAK
ARTI I KRISHTERIMIT TE
HERSHEM DHE ARTI BIZANTIN
(fundi i shek IV)
ARTI I RILINDJES

ARTET
DHE
QYTETERIMET

PUNOI :#MesueseAurela

ARTI GREK
Qyteterimi grek eshte djepi i kultures perendimore. Greket studiuan cdo
sektor te kultures, te filozofise, teatrit, poezise e deri matematikes, artit e
astronomise, duke heshur bazat e shoqerise sone.
Per here te pare ne historine njerezore kultura greke e vendosi njeriun ne
qender te saj, duke e vecuar nga te gjitha llojet e tjera. Ai mund te bente
gjithcka: te studionte natyren, te reflektonte mbi kuptimin e jetes etj.
Ky interes per njeriun ndikoi natyrisht edhe ne artin grek. Ne arkitekture u
perdor shkalla njerezore (domethene, llogaritja e masave te ndertesave ne
raport me madhesine e njeriut), ne skulpture dhe pikture subjekti i
perhershem ishte figura e njeriut.
Skulptura
Qe ne periudhen arkaike (periudha e pare e qyteterimit grek) njeriu ishte
protagonisti i statujave ne skulpture, madje edhe
perendite paraqiteshin me tipare njerezore, ndonese te
bukura dhe perjetesisht te reja.
Ne periudhen klasike (periudha e dyte e
qyteterimit grek), artistet kerkuan me shume harmoni
dhe ekuiliber, duke arritur forma me fleksible dhe me
shume levizje. Skulptoret e medhenj te shek V p.e.s.,
Mironi, Fidia, Polikleti, si edhe te shek IV p.e.s.
Skopas, Praksiteli e Lisipi, studiuan me kujdes
proporcionet e trupit te njeriut dhe realizuan me
perfeksion anatomine njerezore.
Ne periudhen helenistike (periudha e trete e
qyteterimit grek) skulptoret kerkuan me shume
dinamizem dhe levizje.
Piktura
Ne greqine antike piktura ishte shume e zhvilluar, por mbetjet e saj jane
shume te pakta. Nje ide te perafert per vlerat e saj mund ta krijojme nga
pikturat ne vazo.
Qeramika
Qeramika greke kishte dy procese kryesore: se pari, perpunimin e argjiles,
me dore e pastaj ne torno dhe asaj te zbukurimit, qe i takonte piktorit. Stili i
pikturimit te vazove ishte fillimisht me figura te zeza ne sfondin e
kuq te argjiles, me pas ai u zevendesua nga figura te kuqe ne sfond
te zi.

ARTI ROMAK
Ne ndyshim nga greket, romaket nuk paten marredhenie te mira me artin,
madje mund te thuhet se ne fillim ata kishin interesa shume te paketa
artistike. Si popullsi me interesa konkrete dhe luftarake, e prirur me shume
per zgjerimin e territoreve, romaket i anashkaluan per vite me rradhe
aktivitetet, si: filozofia, letersia dhe artet.
Skulptura
Te mrekulluar nga tradita artistike greke, skulptoret romake nisen te
riprodhonin ne mase skulpturat e Greqise se lashte. Arti grek u be modeli per
artin zyrtar romak.
Piktura
Pjesa me e madhe e pikturave romake vjen nga muret e brendshme te
shtepive ne qytetet e Herkulaneas, Stabias dhe Pompeit. Ato trajtojne
kryesisht subjekte mitologjie apo fetare, peisazhe dhe struktura arkitektonike.
Nje deshmi e rendesishme e aftesive te artisteve romake vjen nga
zbukurimet me mozaik, qe mbulonin siperfaqet e mureve dhe dyshemete e
pallateve, banjave dhe vilave te tyre. Ne pergjithesi mozaiket trajtonin motive
gjeometrike, por edhe figura me te nderlikuara dhe te gjalla.

HISTORI-ARTI

#MesueseAurela

ARTI I KRISHTERIMIT TE HERSHEM DHE


ARTI BIZANTIN (fundi i shek IV)
Arti bizantin eshte nje art teresisht fetar. Cdo figure i nenshtrohet nje
renditjeje te parapercaktuar, ku vendin kryesor e zene ato me te
rendesishmet. Karakteristike per artin bizantik jane edhe mozaiket, te
realizuar nga pjese te vogla xhamash dhe guresh
shumengjyresh. Mjeshter te shqar te mozaikut
punuan ne Ravene, Rome, Jeruzalem, Damask,
dhe Qipro, ku zbukuruan dyshemete e ndertesave
fetare. Ne artin bizantin paraqitja e figurave , por
edhe e shenjtoreve eshte shume ekspresive,
sepse ka vlera thellesisht simbolike.
Skulptura
Ne skulpturen bizantine dominoi basorelievi, me
figura dhe zbukurime simbolike te gdhendura ne
mermer, bronz, fildish dhe dru. Me kalimin e viteve
temat dhe imazhet u pasuruan ndjeshem
Piktura
Piktura bizantine u shpreh kryesisht me ane te
ikonave (nga greqishtja imazh), piktura te vogla ne
dru te Shem Merise, Krishtit dhe Shenjetoreve, te cilat eksozoheshin
kryesisht ne brendesi te kishave. Ikonat bizantine jane vazhdimi i portreteve
te egjiptianeve te te vdekurve dhe
transmetojne respektin e thelle te artit bizantin
per kultin e imazheve. Ato tregojne
mosinteresim per jeten tokesore. Stondet e
arta qe rrethojne figurat kane si qellim
shkeputjen e plote nga realiteti.

Shen Gjergji

ARTI I RILINDJES
Artistet e kesaj periudhe, ne shume raste, nuk ishin vetem piktore, skulptore
apo arkitekte, por shpesh studiues e teoriciene. Per te realizuar vepra te
perkryera, ata studiuan natyren dhe, jo rastesisht u dashuruan edhe pas
shkences.
Skulptura
Ne skulpturen e shek XVI figura e njeriut mbeti ne
qender te vemendjes se artisteve. Nje rendesi e
vecante iu kushtua studimit te anatomise njerezore,
sidomos nga Mikelanxhelo. Ai njohu gjithe sekretet e
trupit te njeriut, duke studiuar modelet antike dhe
trupat ne morg. Veprat e Mikelanxhelos arriten
perfeksionin e formes dhe harmonine e
proporcioneve, por edhe nje nivel shume te larte
ekspresiviteti dhe dinamizmi.
Davidi i Mikelanxhelos

Piktura
Piktura e shek. XVI u zhvillua ne 3 qytete kryesore:
1. Fierence, ku punuan Leonardo da Vinci,
Mikelanxhelo dhe Rafaelo.
2. Rome, ku u realizuan kryevepra te Rilindjes:
kapela Sistina, dhomat e Rafaelos, lozhat e
Vatikanit.
3. Venecia, ku punuan artistet e njohur Xhiorxhione,
Ticiani dhe Korrexhio.
Kryeveprat e ketyre artisteve u studiuan me
vemendje nga piktoret e brezit pasardhes, te cilet i
cuan ne ekstrem kerkimet e piktoreve rilindes, duke
krijuar ate qe njihet, si stili manierist ne pikture.

Mona Lisa e Leonardo da Vincit


HISTORI-ARTI

#MesueseAurela

Anda mungkin juga menyukai