Anda di halaman 1dari 2

Arsimi i Lartë në Kosovë dhe Sfidat e Reformimit.

Dr. Bekim Baliqi


Në shekullin e 21-të, Arsimi i Lartë për pjesën më të madhe të studiuesve dhe politikë-
bërësve është konsideruar si një nga shtytësit kyç të konsolidimit demokratik dhe
prosperitetit ekonomik. Aftësimi profesional dhe dituria e fituar përmes Arsimit të lartë
janë faktorë të rëndësishëm në gjenerimin e vendeve të punës dhe krijimin e mirëqenies
se një shteti dhe shoqërie. Në këtë kuptim, universitetet luajnë një rol qendror në
krijimin e stabilitetit politik dhe social si dhe në konsolidimin e një shoqërie demokratike.

Aq me tepër, kur sot krahas nivelit te mirëqenies së një vendi ose të GDP-së shkalla e
burimeve njerëzore, cilësitë e universiteteve, kapacitetet konkurruese, aftësitë e
kuadrove etj., te përpiluara ne te ashtuquajturën Indeksi Global i Arsimit (Global
Education Index -GEI), konsiderohen edhe si treguesit kyç te zhvillimit te një vendi.
Veçanërisht në shoqëritë e pasluftës, Arsimi i lartë është një ndër komponentët
thelbësore të transformimeve sociale dhe politike, të cilat gjithashtu ndikojnë
drejtpërdrejt në institucione të qëndrueshme shtetërore dhe në krijim e parakushteve
për zhvillim ekonomik. Siç është treguar nga përvojat e shume vendeve tjera, arsimi
superior ndihmon në shkallë të konsiderueshme në sigurimin e kuadrove cilësor dhe
konkurruese në tregun e punës. Prandaj sistemi i arsimit të lartë, situata politike dhe
zhvillimin ekonomik janë të ndërlidhura dhe të ndërvarura. Në esencë, institucionet e
Arsimit të Lartë kanë tre funksione kryesore dhe reciprokisht të ndërlidhura: pra ne rend
te pare funksionin e pasurimit te njohurive dhe aftësive, funksionin e krijim te kuadrove
për tregun e punës dhe se fundi funksionet sociale dhe politike.

Në kontekstin e globalizimit dhe rrjedhimisht ndryshimit të rolit të universiteteve,


aspektet kërkimore-shkencore dhe kërkesat për dituri dhe aftësi profesionale përmes
arsimimit, po i shtyjnë shoqëritë gjithnjë e me shume drejt një shoqërie te bazuar ne dije
dhe aftësim profesional.

Duke pasur parasysh këto fakte dhe rrethanat demografike, Arsimin e Lartë duhet
perceptuar në Kosovë si një mundësi dhe si një faktor kyç në rritjen e burimeve
njerëzor, i cili në njërën anë mundëson zhvillimin ekonomik dhe në anën tjetër mund të
fuqizoj demokratizimin e shoqërisë kosovare.
Sistemi i Arsimit të Lartë në Kosovë në përgjithësi po përballet me disa probleme
qenësore, së pari problemet e trashëguara nga e kaluara të dhjetë viteve të regjimit të
Millosheviqit, kur Universiteti i Prishtinës në gjuhën shqipe funksiononte në mënyrë
informale, jashtë objekteve dhe si një sistem i ashtuquajtur paralel arsimor. Kjo dekadë
e izolimit dhe diskriminimit, ka dëmtuar sistemin e Arsimit të lartë në Kosovë në disa
aspekte, veçanërisht ne aspektin e financimit, ne zhvillimin akademik dhe shkencor dhe
në mënyra të tjera strukturore, si p.sh. në veprimtarinë kërkimore, angazhimin e stafit të
ri akademik, botime mësimore, publikime profesionale, revista shkencore etj. Si pasojë
e kësaj, shumë hulumtues të rinj dhe ligjërues të aftë, asistent dhe profesorë te duhur e
adekuat kane munguar për një periudhe mjaft të gjate. Gjithashtu politizimi i Universitetit
mbetet ende një çështje që duhet vërtetë evituar sa më parë.

Një problem tjetër serioz është shtimi i madh dhe gati i pakontrolluar, që nga vitet 2002
dhe 2003, i të ashtuquajturve Bartës Privat të Arsimit të Lartë. Tani ekzistojnë rreth 30
Institucione të arsimit të lartë privat në Kosovë. Profilizimi i tyre konform kërkesave te
tregut te punës dhe ngritja evidente e cilësisë duhet të jenë prioritet i tyre, por edhe të
autoriteteve përgjegjëse të kësaj fushe.

Problemi thelbësor me nivelin e cilësisë së arsimit të lartë është në fakt një problem i
gjithë sistemit arsimor në Kosovë. Kjo nënkupton qe pa një reformim gjithëpërfshirës te
sistemit arsimor, Arsimi i larte nuk mund te reformohet ne asnjë mënyrë.

Reformat e suksesshme ne sistemin e larte arsimor e sidomos në Universitetin e


Prishtinës, si i vetmi Universitet publik, janë relevante ne aspektin politik, social dhe mbi
të gjitha janë me rëndësi te jashtëzakonshme ekonomike për Kosovën. Prandaj është
koha e fundit qe reformat ne arsim te mos mbesin ne letër por te jetësohen sa me
shpejtë që është e mundur.

(Pjese e një hulumtimi shume më të gjatë.)

Anda mungkin juga menyukai