Anda di halaman 1dari 2

Deklarata e Ministris s Brendshme

Ne lidhje me foton e publikuar ne portalin tuaj "Jeta Osh Qef", ku shfaqen


imazhet e dy femijeve ne pjesen e prapme te nje mjeti transporti furgon
sqarojme si vijon:
1. Nisur nga shqetesimet e shumta dhe nga mungesa e disiplinimit te transportit
te femijeve te te gjithe moshave ne shkolla dhe institucione arsimore, Ministri i
Puneve te Brendshme, me inisiative te tij ka kerkuar hartimin e ndryshimeve
ligjore ne Ligjin "Per Transportet Rrugore" dhe me tej eshte hartuar Vendimi i
Keshillit te Ministrave i cili eshte ne miratim e siper ne Kryeministri: "Per
plotesimin e kushteve dhe percaktimin e rregullave per transportin rrugor te
parashkolloreve, nxenesve dhe studenteve"
2. Ne bashkepunim me Bashkine Tirane - admninistraten e re - eshte "prodhuar"
nje urdher i ri i Kryetarit te Bashkise Tirane per disiplinimin e transportit te
femijeve dhe shenjat dalluese qe duhet te mbajne mjetet e transportit te
femijeve.
3. Jo me larg se tre apo kater dite me pare Policia Rrugore ne Tirane, nepermjet
nje aksioni, ka kontrolluar pothuaj vetem mjetet mikrobuse furgona qe
kryejne transport te femijeve per respektimin e kerkesave te transportit specifik
te tyre: pajisjen me shenje te vecante, pajisjen me dokumentacion te mjetit dhe
drejtuesit te mjetit, kontroll per perdorim te pijes alkoolike te drejtuesve te
ketryre mjeteve.
4. Duke mos pretenduar per kontrolle shteruese ne kete drejtim, mund te
vecojme se ne foton e nxjerre nga portali Jeta Osh Qef vihet re nje cift femijesh
te cilet jo domosdoshmerisht tregojne per "pasagjere jashte vendeve", dhe jo
dodmosdoshmerisht tregojne "kaos" ne transportin e femijeve dhe se cdo rast i
tille i konstatuar eshte ndeshkuar maksimalisht. Kjo foto shfaq nje shqetesim
per te cilin Policia e Shtetit eshte e angazhuar ne menyre konstante.
5. Nisur nga "natyra e padisiplinuar" e femijeve, vecanerisht ne nje moshe te
vogel si ajo gjate shkolles fillore, eshte parashikuar qe cdo mjet qe do te
vazhdoje te kryeje "nje transport special" publik te femijeve do te kete
DETYRIMISHT nje "SHOQERUES" (mesues apo shoqerues tjeter), detyra e te
cilit eshte te kontrolloje sjelljet e femijeve gjate transportit ne cdo cast nderkohe
qe drejtuesi i mjetit drejton mjetin. Kjo mase do te merret pasi praktika ka

treguar se drejtuesi i mjetit (sic mund te jete rasti i fotos se publikuar) e ka te


pamundur edhe drejtimin e mjetit edhe kontrollin e 10-12 apo 22 femijeve ne
varesi te madhesise se mjetit te transportit.