Anda di halaman 1dari 12

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

SHPJEGUES
I PROGRAMIT TË ORIENTUAR
TË PROVIMEVE ME ZGJEDHJE
TË MATURËS SHTETËRORE 2010

Ekonomi - Filozofi

Tiranë, Maj 2010


Shpjegues i Programit të Orientuar EKONOMI - FILOZOFI

Testi i kësaj lënde do të përmbajë 20 pyetje. Formati i 10 pyetjeve është me alternativa. Përgjigjja e saktë e
çdo pyetjeje të tillë vlerësohet me nga 1(një) pikë secila. 10 pyetjet e tjera janë me zhvillim dhe kanë së
bashku, gjithsej 30 pikë. Vlerësimi maksimal për 20 pyetje është 40 pikë.
Shpërndarja e pyetjeve në test do të bëhet sipas linjave të programit dhe peshës që zë secila linjë në
programin orientues të Maturës Shtetërore 2010.
Objektivat e vlerësimit në test grupohen si më poshtë:
Njohja dhe kuptimi 40%
Zbatimi dhe analiza 40%
Vlerësimi dhe gjykimi 20%

Më poshtë paraqitet tabela me modele pyetjesh për çdo linjë.

Peshat në
Linjat përqindje
Modele pyetjesh për çdo linjë
kryesore për çdo
linjë

LINJA: FILOZOFI

1. Historia e 1. Duke mos imponuar mendimin e vet, filozofia synon:


filozofisë 16% A) të zhvillojë metodën reflektive te kushdo për të ndihmuar në zbulimin
e së vërtetës
B) të përgatitë metoda të gatshme për shkencat e tjera për të zbuluar të
vërtetën
C) të përhapë frymën kritike dhe jokonformiste
D) të rikthehet te vlerësimi si shkencë e shkencave

2. Sipas Aristotelit, filozofi ka për detyrë:


A) të kthejë vështrimin nga gjërat e dukshme drejt unitetit të formës në
vetvete
B) të sintetizojë të gjitha rastet e veçanta dhe të kapë universalet
C) të kthejë vështrimin nga të dhënat e drejtpërdrejta të ndërgjegjes drejt
përvojës
D) të arsyetojë duke kaluar nga e përgjithshmja drejt të veçantës

3. Shpjegoni pse e krahason njeriun me kafshën:

a) Aristoteli _______________________________________________
b) Platoni _________________________________________________

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 2 nga 12
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar EKONOMI - FILOZOFI

4. Ideja e Paskalit se nuk ka gjë më të ulët se dëshira për lavdi, është provë e:
A) natyrës së korruptuar të njerëzve
B) kontradiktave të ekzistencës njerëzore
C) injorancës së njerëzve që nuk njohin arsyet e drejtësisë
D) rendit institucional si diçka natyrore

5. Shkolla e parë filozofike u krijua në:


A) Milet
B) Kordovë
C) Damask
D) Bagdat

6. Për filozofinë e Mesjetës pas Akuinit, shndërrimi real i botës ishte


përpjekje për:
A) forcimin e idealizmit të fisnikërisë dhe monarkisë
B) kapërcimin e konfliktit të qëllimeve temporale dhe spirituale
C) lidhjen e botës së shpirtrave të kulluar dhe botës së ulët të trupave
D) gjetjen e një shkaku pa shkak si origjinë e të gjitha shkaqeve

7. Filozofia e shekullit XVIII mendonte se legjitimiteti i pushtetit:


A) buronte nga një rend hyjnor
B) buronte nga një rend natyror
C) bazohej në një rend hierarkik vlerash
D) bazohej në vullnetin e individëve

2. Njeriu 8. Bergsoni analizon raportin e kohës me ndërgjegjen. Çfarë është, sipas tij:
dhe bota 18%
a) koha artificiale?
______________________________________________

b) Po koha e vërtetë?
______________________________________________

9. Çfarë përfaqësojnë tri sistemet në aparatin psikik të njeriut?


a) Esi (dëshirat e vetvetes)
______________________________________________
b) Uni (egoja)
______________________________________________
c) Mbiuni (superegoja)
______________________________________________

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 3 nga 12
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar EKONOMI - FILOZOFI

10. Hegeli, kur fliste për dialektikën ndërmjet zotërisë dhe skllavit, thekson:
A) rëndësinë e tjetrit në formimin dhe progresin e vetë ndërgjegjes
B) rolin e papërfillshëm të tjetrit në formimin dhe progresin e vetë
ndërgjegjes
C) pengesën që sjell tjetri në formimin dhe progresin e vetë ndërgjegjes
D) indiferencën e tjetrit në formimin dhe progresin e vetë ndërgjegjes

11. Duke dalë kundër optimizmit të iluminizmit, për Frojdin, në luftën e


parimit të realitetit me atë të kënaqësisë:
A) parimi i realitetit del fitues
B) parimi i kënaqësisë del fitues
C) ndodh një përplasje pa fitues
D) dalin fitues të dy parimet

12. Hapësira nga Lajbnici trajtohet si:


A) një raport, një rregullsi e trupave
B) përpunim intelektual
C) un pavetor i brendshëm
D) intuitë apriori

13. Kirkegardi si ekzistencialist kërkon një mendim që:


A) ta bëjë absurditetin kusht të lirisë njerëzore
B) jetën të mos e zëvendësojë me idetë
C) të kundërshtojë metafizikën
D) të pajtohet me sistemin e Hegelit

14. Cilat janë dy anët që dallon Dekarti te liria?

a) ________________________________________________________
b) ________________________________________________________

15. Cilat janë tri përvojat në kuptimin njerëzor të kohës?

a) ________________________________________________________
b) ________________________________________________________
c) ________________________________________________________

16. Filozofia e intuitës zhvlerëson:


A) hapësirën
B) kohën
C) edhe hapësirën, edhe kohën
D) as hapësirën, as kohën

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 4 nga 12
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar EKONOMI - FILOZOFI

3. Njohja 17. Shpjegoni:


dhe arsyeja 8% a) formulimin e kuptimit të ri të Çomskit për marrëdhëniet e mendimit
me gjuhën _____________________________________________

b) parimin fenomenologjik “të kthimit te gjërat” që Ponti mori nga


Hyserli ________________________________________________

18. Në kritikën ndaj intelektualizmit dhe voluntarizmit thuhet se asnjëri


drejtim nuk i jep një zgjidhje të plotë problemit të besimit. Pse?
Cili është besimi i vërtetë?

a) Sepse intelektualizmi _____________________________________


b) Sepse voluntarizmi _______________________________________
c) Besimi i vërtetë bazohet ___________________________________

19. Për Kantin, irracionalja:


A) ka ekzistencë të vetën
B) nuk ka ekzistencë të vetën
C) herë ka ekzistencë të vetën e herë jo
D) nuk shprehet për këtë problem

4. Praktika 20. Te Kanti, nocioni i subjektit në analizën e personit:


dhe qëllimet 8% A) mori një status etik
B) u quajt zbulim i subjektivitetit
C) ndau personin nga roli
D) u kthye në personazh

21. Problemi moral shtrohet se:


A) as natyra njerëzore dhe as shoqëria nuk janë të përkryera
B) natyra njerëzore është e përkryer, por shoqëria jo
C) natyra njerëzore nuk është e përkryer, ndërsa shoqëria po
D) nuk krahasohen natyra njerëzore dhe shoqëria

22. Nga se dallohen rregullat e së drejtës nga rregullat morale?

a) ____________________________________________
b) ____________________________________________
c) ____________________________________________

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 5 nga 12
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar EKONOMI - FILOZOFI

LINJA: EKONOMI

1. Çfarë
studion 4% 1. Cili nga pohimet e mëposhtme përbën problem mikroekonomik?
ekonomia A) Studimi i faktorëve që ndikojnë në normën e papunësisë
B) Studimi i metodave të matjes së GDP-së
C) Studimi i çmimit në tregun e automobilave
D) Studimi i llojeve të inflacionit

2. Nuk është burim prodhues (faktor prodhimi):


A) toka
B) puna
C) GDP
D) kapitali

3. Zgjedhjet që bëjnë subjektet e ndryshme ekonomike, mund të grupohen në


tri kategori. Shkruajini ato:

a) ____________________________________________

b) _____________________________________________

c) _____________________________________________

2. Sistemi 4. Cilat janë dukuritë që siguria ekonomike nënkupton të mbrojë?


ekonomik i 3%
iniciativës a) __________________________________________
së lirë
b) __________________________________________
c) __________________________________________

5. “Ekonomi të përziera” konsiderohen ekonomitë moderne të tregut në të


cilat rolin vendimtar në përndarjen e burimeve dhe shpërndarjen e të
ardhurave e ka tregu, por edhe qeveria luan rol të konsiderueshëm.
Çfarë sistemesh të tjera ekonomike njihen?

a) __________________________________________
b) __________________________________________
c) __________________________________________

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 6 nga 12
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar EKONOMI - FILOZOFI

6. Është rol i sistemit të çmimeve në ekonominë e tregut:


A) roli përndarës
B) roli i zgjedhjes
C) caktimi i kufijve të shpenzimeve
D) pakësimi i inflacionit

3. Kërkesa, 7. Mallrat X dhe Y janë zëvendësues të afërt të njëri-tjetrit në konsum.


oferta dhe 8% Në qoftë se çmimi i mallit X rritet, atëherë:
çmimi i A) sasia e kërkuar e mallit X do të rritet
tregut B) kërkesa për mallin Y do të rritet
C) kërkesa për mallin Y do të ulet
D) konsumatorët janë indiferent se cilin mall do të blejnë: X apo Y

8. Elasticiteti i kërkesës lidhur me të ardhurat llogaritet si raport i ndryshimit


në përqindje të sasisë së:
A) kërkuar të mallit ndaj ndryshimit në përqindje të të ardhurave
B) kërkuar të mallit ndaj ndryshimit në përqindje të çmimit të mallit
C) ofruar të mallit ndaj ndryshimit në përqindje të të ardhurave
D) ofruar të mallit ndaj ndryshimit në përqindje të çmimit

9. Paraqitni në grafik situatën e kërkesës:

a) plotësisht elastike

b) plotësisht joelastike

10. Kur qeveria vendos çmim më të lartë se sa çmimi i ekuilibrit të tregut,


ai quhet:
A) çmim tavan
B) çmim dysheme
C) çmim i preferuar nga konsumatorët
A) çmim i çfarëdoshëm

11. Radha e gjatë e taksive në pritje të klientëve tregon që në tregun e


shërbimit taksi:
A) ka tepricë oferte
B) ka tepricë kërkese
C) duhet të rritet numri i taksive
D) duhet të rritet çmimi i shërbimit

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 7 nga 12
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar EKONOMI - FILOZOFI

12. Paraqitni në grafik ekuilibrin e tregut duke emërtuar saktë lakoren e


kërkesës dhe të ofertës. Tregoni:

a) ku pasqyrohet tepricë oferte

b) ku pasqyrohet tepricë kërkese

4. Konsu- 13. Bono thesari janë:


matori në 1% A) borxh që firmat i marrin publikut
ekonominë B) borxh që qeveria i merr publikut
e tregut C) formë e kredisë konsumatore
D) letra me vlerë që të bëjnë bashkëpronar

5. Fillimi i 14. Një formë e shoqërive tregtare në vendin tonë janë shoqëritë kolektive:
një biznesi 6%
A) kapitali i së cilës ndahet në aksione dhe themelohet ndërmjet ortakëve
që përballojnë humbje vetëm deri në kufirin e vlerës të kontributit të
tyre në kapitalin fillestar
B) që themelohet nga një ose disa ortakë që përballojnë humbjet deri në
kufirin e vlerës së kontributit të tyre në kapitalin themelor
C) ku, përveç ortakëve “të pakufizuar”, marrin pjesë edhe ortakët “e
kufizuar”
D) të gjithë ortakët kanë cilësinë e tregtarit dhe përgjigjen pa kufizim e
solidarisht për borxhet e shoqërisë

15. Listoni tri përparësi të korporatave:

a) ________________________________________________________
b) ________________________________________________________
c) ________________________________________________________

16. Cila nga alternativat e mëposhtme nuk është avantazh për firmat me
ortakëri:

A) janë të lehta për t’u organizuar


B) kanë përgjegjësi të pakufizuar
C) ortakët sjellin ide dhe fonde të reja
D) nuk janë subjekt i taksave speciale

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 8 nga 12
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar EKONOMI - FILOZOFI

6. Financimi 17. Kur ndodh që shitësi i aksionit në bursë mund të dalë:


i një biznesi 4%

a) me fitim
_______________________________________________________

b) me humbje
_______________________________________________________

c) as me fitim, as me humbje
_______________________________________________________

18. Gjeni:

a) cili është barazimi kontabël kryesor mbi bazën e të cilit ndërtohet


bilanci: _________________________________________________
________________________________________________________

b) çfarë tregon pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve


________________________________________________________

________________________________________________________

c) si llogariten të ardhurat e përgjithshme (TR) duke:


________________________________________________________
________________________________________________________

19. Përdorimi i pjesës së amortizimit të kapitalit, që ende nuk është përdorur


për të zëvendësuar makineritë e konsumuara, përbën:

A) fonde financiare të brendshme


B) fonde financiare të jashtme
C) kredit tregtar
D) dividend

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 9 nga 12
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar EKONOMI - FILOZOFI

7. Prodhimi, 20. Në periudhat afatshkurtra, faktorët e prodhimit janë njëri fiks dhe tjetri i
produktivite 4% ndryshueshëm (për qëllime studimi). Nga paraqitja e mëposhtme tabelore
ti dhe
kostoja Produkti i Produkti
Sasia e Sasia e Produkti mesatar
përgjithshëm marxhina
punës kapitalit fizik
fizik TPP l fizik
(1) (2) (3) (4) (5)
0 5 0
1 5 10
2 5 24
3 5 39
4 5 46
5 5 50
6 5 49

gjeni duke shkruar edhe formulën:

a) Sa është produkti marxhinal fizik, kur firma fut në punë punëtorin e


katërt ________________________________________________

b) Sa është produkti mesatar fizik, kur firma fut në punë punëtorin e


pestë_________________________________________________
21. Një firmë X prodhon sasinë e produktit me kostot që tregohen në tabelë
në periudha afatshkurtra.

sasia e produktit 0 1 2 3 4
kostoja e përgjithshme 20 36 39 43 52
TFC 20 20 20 20 20

Të gjenden:

a) kosto mesatare fikse _____________________________________


b) kosto mesatare e ndryshueshme ____________________________
c) kosto marxhinale _______________________________________

22. Në periudha afatshkurtra, prodhueshmëria ka prirje të zvogëlohet. Me


rritjen e numrit të të punësuarve, TPP, MPP, APP fillimisht rriten, arrijnë
maksimumin dhe, më pas, në një moment të caktuar, zvogëlohen.
Kjo ndodh sepse:
A) punëtorët shtesë janë më pak të kualifikuar
B) vepron ligji i të ardhurave rënëse
C) treguesit e sipërpërmendur varen nga kostoja fikse
D) vepron papunësia friksionale

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 10 nga 12
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar EKONOMI - FILOZOFI

8. Si 23. Firma X uli çmimin e automobilave. Veprimi i saj u ndoq dhe nga disa
konkurrojnë 5% firma të tjera. Për cilat nga strukturat e tregut bëhet fjalë?
firmat A) konkurrencë e plotë
B) konkurrencë monopolistike
C) oligopoli
D) monopol

24. Në analizën e strukturave të tregut flitet për kartelet. Shkruani:

a) Si krijohet karteli?
________________________________________________________
________________________________________________________

Pse shpesh ata nuk janë të qëndrueshëm?


b) ________________________________________________________
c) ________________________________________________________

25. Tipari i konkurrencës monopolistike për numrin e firmave dhe shkallën e


pengesave për të hyrë në degë ngjan me:

A) oligopolin
B) monopolin
C) konkurrencën e plotë
D) me asnjë strukturë të tregut

9. Qeveria 26. Në ekonominë e sotme, qeveria luan rolin e:


dhe politika 4% A) arbitrit, por jo të menaxherit dhe agjentit ekonomik
fiskale B) arbitrit, menaxherit, por jo të agjentit ekonomik
C) arbitrit, agjentit ekonomik, por jo të menaxherit
D) arbitrit, menaxherit dhe të agjentit ekonomik

27. Taksat e drejtpërdrejta janë taksat që vendosen mbi:


A) shpenzimet
B) të ardhurat dhe pasurinë
C) vlerën e shtuar
D) koston oportune

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 11 nga 12
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar EKONOMI - FILOZOFI

28. Shpenzimet qeveritare ndahen në shpenzime korrente dhe kapitale.


Shpenzimet korrente janë shpenzimet që bëhen për:

a) ___________________________________________________
b) ___________________________________________________
c) ___________________________________________________

10. Paraja 29. Jepni përcaktimin e saktë të:


dhe 4%
institucionet a) bankave moderne
monetare
________________________________________________________
b) panikut bankar
________________________________________________________

30. E drejta e emetimit të parasë për të plotësuar nevojat e ekonomisë për para
kartëmonedha në vendin tonë i takon:

A) Bankës së Shqipërisë
B) Bankës Botërore për vendet anëtare të saj
C) Bankës Kombëtare Tregtare
D) Bankës Amerikane

11. 31. Për produktin e brendshëm bruto:


Stabiliteti 7%
ekonomik a) Cili është përcaktimi i tij?
_______________________________________________________
_______________________________________________________

b) Si mund të shmanget llogaritja e dyfishtë?


_______________________________________________________
_______________________________________________________

32. Cilat nga kategoritë e mëposhtme të shoqërisë nuk do të vuajnë nga


inflacioni?
A) individët me të ardhura fikse
B) huadhënësit
C) huamarrësit
D) kursyesit

Gjithsej 100%

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 12 nga 12
www.mash.gov.al