Anda di halaman 1dari 179

1

Hamdi NUHIJU

Kjo fe
2

Tryeza e lëndës

E DREJTA E INDIVIDIT NË ISLAM............................................................................................4


1. E drejta për të besuar................................................................................................................5
2. Shehadeti, e drejta e mendjes...................................................................................................9
3. Namazi, e drejta e shpirtit......................................................................................................12
4. E drejta për të vepruar............................................................................................................15
5. E drejta ime për të punuar......................................................................................................19
6. Zekati, e drejta e të varfurit....................................................................................................23
RAPORTET FAMILJARE............................................................................................................27
1. Mbulimi i femrës vs mbulimi i mendjes................................................................................28
2. Shtylla e shoqërisë-femra.......................................................................................................30
3. Si t`u flasim fëmijëve tanë për Islamin?................................................................................33
4. Nëna , grueja dhe motra!!!.....................................................................................................36
5. Martohuni me besimtare!!!....................................................................................................39
6. Jo BARAZI, por të drejta dhe obligime!...............................................................................43
RAMAZANI, MUAJI I MËSHIRËS.............................................................................................46
1. Ramazani ekskuliziviteti i shpërblimit...................................................................................47
2. “Boft exheli sabër deri n`vakt të iftarit”................................................................................50
HAXHXHI.....................................................................................................................................52
1. Haxhi-kusht i Islamit!............................................................................................................53
2. Haxhi poliester i qetësisë.......................................................................................................56
3. Lebejke Allahume lebejk.......................................................................................................61
FTESA...........................................................................................................................................63
1. Thirrje kundrejt mendjeve dhe shpirtrave..............................................................................64
2. Përsiatje mbi të kuptuarit e fesë.............................................................................................67
3. Islami, rinia universitare dhe dituria......................................................................................70
4.Intelekti i nënshtruar dhe ai i zhurshëm..................................................................................72
5. Cili është roli ytë në këtë botë??............................................................................................75
6. Elokuenca publike..................................................................................................................77
7. Pse duhet të jetojmë me Islamin?...........................................................................................78
8.Pse kaq frikë nga Islami???.....................................................................................................81
9.Kur flasin zemrat për Allah!!!.................................................................................................86
10. Nefsi IM!!!...........................................................................................................................88
11.Vëllau në Islam vs vëllau në Interes!!!.................................................................................90
12.Dynjaja vs Ahireti.................................................................................................................92
13.Si të jetojmë me Kur`anin?...................................................................................................95
14.Përballja me të keqen!!!........................................................................................................97
15. Pse nuk na pranohen duat???.............................................................................................100
16. Me gjuhën e zemrave!!!.....................................................................................................104
17. Rinia islame, gjenerator i shoqërisë!..................................................................................106
18.Më jep dritë o Zot!..............................................................................................................109
19.Na bëjë të parë, o Zot..........................................................................................................111
20.Miku i mirë dhe ai dyftyrësh...............................................................................................114
3

MORALI......................................................................................................................................116
1. Me ardhjen e Muhammedit a.s.............................................................................................117
2. Më trego si mendon , të tregoj si udhëheq?!!.......................................................................121
3.Qytetërimi i së keqës.............................................................................................................129
4.Xhamia e dytë (KUDSI).......................................................................................................132
5. Feja , njeriu dhe morali........................................................................................................134
6.Dashuria ndaj All-llahut xh.sh..............................................................................................137
7. A ka fjalë më të bukur se durimi?........................................................................................140
8. Nga Modestia në Modesti....................................................................................................142
9. A e dinë se çfarë është varfëria???.......................................................................................144
10. Morali si ripërtrirje e besimit.............................................................................................145
SHTOJCË....................................................................................................................................152
Hyrje........................................................................................................................................153
1.Liria e te shprehurit në Islam................................................................................................157
2.Barazia gjinore sipas Islamit.................................................................................................159
3.Toleranca nderfetare dhe ndernacionale...............................................................................161
4.Stimulimi i diturise ne Islam.................................................................................................163
5.Shkollimi i barabart gjinor në Islam.....................................................................................166
6.Edukata sportive në Islam.....................................................................................................168
7.Sigurimi social sipas Islamit.................................................................................................170
8.Investimet në Ekonominë Islame..........................................................................................173
9.Bashkim i forcave në Islam...................................................................................................175
10.Mbrojtje e nacionaliteteve në Islam....................................................................................177
Përfundimi................................................................................................................................178
4

E DREJTA E INDIVIDIT NË ISLAM


5

1. E drejta për të besuar

Jeta jonë dhe vazhdimi i saj , janë të mbështetura në ligje e ligjësi të shumta
tepër të hollësishme , përmes të cilave mendja gjithnjë e më shumë gjykon
se nuk ka asnjë mundësi që krijimi i botës të jetë rastësi.Le të marrim
shembull vendosjen e tokës në raport me diellin , në distancën e caktuar ku
ndodhen përkundrejt njëri-tjetrit dhe le të supozojmë se kjo distancë u
shkurtua , dmth toka u afrua më afër diellit ; nëse do të ndodhte ky afrim ,
menjëher të gjitha llojet e gjallesave , bimë e kafshë do të digjeshin.Vallë
rastësia është ajo që e kontrollon këtë gjë?1S`ka dyshim se All-llahu është Ai
i gjithëfuqishmi i cili kontrollon cdo imtësi në rruzullin tokë dhe ai është
Krijues i gjithfuqishëm.Ndërkaq All-llahu xh.sh. thotë në Kur`anin
famëmadh :” Besimtarë janë vetëm ata që besuan All-llahut, të dërguarit të
Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hirë të All-llahut luftuan me pasurinë dhe
me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.”2Ndërsa Muhammedi a.s. thotë

1
Besimi i Muslimanit, Muhamed Gazali , Shkup 2001 f.23
2
Huxhurat , 15
6

në një hadith të tij :”Imanin ( besimin ) nuk e bëjnë dëshirat e bukura dhe as
pispillosja, por e bën ajo që flen në zemër dhe vërtetohet me vepër.”3
Për nga rëndësia e saj ka momentet e tejdukshme të cilat vetëm se e
abstrogojnë këtë të vërtet rreth e përqarkë rruzullit tonë.Nuk mund të themi
se i përshtatet cdo njeriu pasiqë cdo njeri edhe nuk meriton një trajtim mjaft
të ëmbël sic edhe ekziston në momentin e shtrydhjes së kësaj teme në
realitet.E drejta për të besuar është e drejtë individuale e cdo njeriu në këtë
botë e cila nuk guxon të cenohet në asnjë mënyrë dhe duhet të mbrohet me
të gjitha mjetet e mundshme mbrotjëse.Është e drejtë e cila bënë pjesë në
qenien e individit dhe në palcën e shoqërisë, pa të shumë popuj në këtë botë
nuk mund edhe të funksionojnë dhe as që mund ta ndiejnë aromën e
civilizimit.Kemi patur shumë shoqëri të cilat janë munduar të jetojnë jashta
besimit dhe kanë aplikuar metodologji të ndryshme për largimin e njerëzve
larg rrugës së Zotit , por kurrën e kurrës plotësisht nuk i`a kanë arritur
qëllimit pasiqë All-llahu është mbrojtësi më i sigurt i cdo besimtari në këtë
botë.Cdo njeri i cili privohet nga kjo e drejtë atëherë humb identitetin e tij
prej njeriu dhe transferohet në dic tjetër përvec se jo në njeri.S`ka dyshim se
civilizimet e vjetra dhe të reja dallojnë nga njëra tjetra për nga aplikimi i
kësaj të drejtë dhe për nga forma dhe përmbajtja e besimit të grupeve të
ndryshme shoqërore.Mirëpo të gjithë këto bashkohen në një pikë të vetme e
cila është Zoti, se ekziston një pikë e vetme orientimi për cdo njeri në këtë
botë , një superfuqi, ose një mbinjeri sic e quajnë disa. Vetëperceptimi i
individit që është prototip i qytetërimit islam është rezultat i një ndryshimi
rrënjësor të mbështetur në monoteizmin islam (tevhîd), sipas të cilit
riformësohen përfytyrimet në lidhje me All-llahun (xh.sh.), njeriun dhe
natyrën. Koncepcioni kur'anor, i cili e vë në korniza të reja relacionin midis
Krijuesit, të Cilin e konsideron për burim të ekzistencës dhe natyrës, e cila
përbën themelin vendor/hapësinor të kësaj ekzistence, në mënyrë të
drejtpërdrejtë ka ndikuar si mbi vetëdijen individuale ashtu edhe mbi
institucionalizimin shoqëror që mbështetet në relacionin njeriu-njeriu. Besimi
monoteist islam dhe pozicioni ontologjik që e ka përcaktuar ky besim, ka
shkaktuar lindjen e një vetëdijeje të balancuar dhe kompatibile të
ekzistencës.
Kjo vetëdije mbi ekzistencën ka formuar një sfond të ri të vetëdijes që e
përjashton panteizmin, i cili bën identifikimin e niveleve të ndryshme të
ekzistencës me Zotin, pan-egoizmin, i cili të gjitha ekzistencat (qeniet) i
identifikon me veten si dhe materializmin i cili vë shenjë barazie midis këtyre
ekzistencave dhe formave të ndryshme materiale të natyrës. Ky besim i
kthjellët monoteist që është shfaqur në Hixhaz, rajon ky jashtë fushës
qendrore të ndikimit të pellgjeve të qytetërimeve antike (kjo fushë shtrihet
nga Kina në Indi dhe duke kaluar nëpër Iran dhe Mesopotami arrin deri në
Greqi dhe Egjipt), është përhapur në trojet e qytetërimeve lokale (ku vërehej
një ndërveprim me përmasa të mëdha) që më parë ishin nën tutelën politike

3
Njëshmëria e Krijuesit , Abdul Mexhid Aziz Ez –Zendani , Shkup 2000 f.7
7

të perandorive të Dariusit, Aleksandrit të Madh e më vonë nën tutelën e


Perandorisë Romake. Me këtë, ky vetëperceptim fitoi një
karakter më të sofistikuar. S'do mend se nuk është e rastësishme që
periudha e hz. Omerit, e cila merret si referencë në sferën e zhvillimit të
pothuajse të gjitha shkencave islame, gjendet në një periudhë kohore kur
janë shënuar lëvizje të mëdha drejt çlirimit të tokave të reja.4Kjo është formë
e re e aplikimit të kësaj të drejte ne parimet jetike të cdo njeriu dhe si
rezultat i shfrytëzimit të saj edhe erdhëm deri te këto civilizime të cilat
ngritën namin e njeriut dhe tundën botën nga injoranca drejtë besimit ose
dritës.Ndërsa një formë tjetër e paraqitjes së jetesës së njeriut në rruzullin
tokë është edhe mosbesimi i shfaqur dhe i propaganduar nga disa ideologji
të cilat kanë qëllime satanike dhe nuk i përshtaten të vërtetave
reale.Vazhdimisht disa njerëz që nuk kanë kulturë të mjaftueshme Islame
pyesin:C`është nevoja apo domosdoshmëria që All-llahu të na detyrojë
( nëse e marrim se Ai ekziston ) me këtë fe dhe të na ngarkojë me të gjitha
këto besime , adhurime dhe dispozita që i përfshinë feja?Pse ky Zoti nuk i le
robërit e vet rehat të lirë që jetën e tyre ta rregullojnë me mënyrën që ata
vet dëshirojnë dhe ta organizojnë sipas formës a rrugës që ata duan?
Ndoshta zinxhiri i këtyre pyetjeve mund të shtrihet edhe deri aq sa njeriu i
mllefosur dhe i habitur nga kjo të pyesi : Kush është nevoja e All-llahut që
unë të burgos veten tërë jetën në adhurimin e tij!Cfarë i mungon Atij dhe
cfarë dëmi i bëhet nëse unë nuk e zbatoj atë që Ai kërkon.
Së pari të sjellim një përgjigje të plotë për këtë pyetje.Duhet të theksojmë se
arsyet nuk mundet që të pranojnë të vërtetat e njëshmërisë dhe elementet e
kësaj feje që kanë të bëjnë me besimin , nëse shikimi i tyre nuk është i
kulluar para njeriut dhe rruga deri tek ato të jetë e dlirë nga defektet ,
mangësitë dhe pengesat.Në përgjigje të kësaj pyetje mund të themi:Kur
vullneti i All-llahut u lidhë që të krijojë këtë gjithësi dhe në të nga ekzistencat
e llojeve dhe tipeve të ndryshme , urtia e Madhërisë së Tij caktoi dhe zgjodhi
njërin prej atyre llojeve të ekzistencave e ai është njeriu.Njëkohësisht All-
llahu fuqiplotë e bëri edhe zotëri të kësaj gjithësie si dhe të gjitha dukuritë
dhe krijesat e tjera të jenë nën nënshtrimin dhe shërbimin e njeriut.Ndërkaq,
njeriun e bëri përgjegjës për ndërtimin dhe organizimin e kësaj gjithësie.Pra,
kjo është edhe domethënia e nocionit halifeh ( mëkëmbës )5 në fjalën e All-
llahut ku thuhet :” (Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po
krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës”! Ata thanë: “A do të vëshë në te
atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me
lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë”! Ai tha: “Unë di atë që ju nuk
dini”!6Gjithëashtu këtë ka për qëllim me fjalën banues në fjalën e tij:”... Ai së
pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij, andaj kërkoni falje prej Tij,

4
Vetëperceptimet e qytetrimeve , Ahmet Davutogllu , Shkup 2002 f.73-74
5
Të vërtetat e patundshme të Besimit Islam, Prof.Dr.Muhammed Seid Ramadan Buti ,Tetovë
2004 f. 44
6
Bekare, 30
8

dhe shprehni pendim te Ai. S’ka dyshim, Zoti im është afër (me mëshirë), Ai
përgjigjet (lutjeve)”!7
Para më shumë se dy shekuj, , feja në Europ ka pasur një pasqyrë jo të
lakmueshme për shkak të qëndrimit negativ të kishës ndaj shkencës dhe
shkencëtarëve , ndaj intelegjencës dhe intelektualëve në përgjithësi.Kjo
rezultoi me atë që shumica e njerëzve filluan të mos besojnë në Zot edhe
pse ata në realitet mohonin fenë dhe Zotin që e paraqiste kisha , e jo Zotin e
vërtet.Kështu po t`iu ishte dhënë mundësia ta njihnin Zotin dhe fenë e vërtet
, sigurisht se do të rradhiteshin në rradhët e besimtarëve.
Cilido të kishte qenë shkaku i ateizmit të tyre në Europ dhe në botë në atë
kohë , ata konsideroheshin pabesimtar.Mirëpo përmasat negative vinin nga
Europa ateiste , kështu që shumë shtete të mëdha të zhvilluara dhe ato në
zhvillim e sipër , u ngritën kundër kishës duke pasur për parim kryesor
ateizmin , andaj në kushtetutat e tyre citonin këtë tekst :”Nuk ka Zot dhe e
tërë jeta është vetëm materie”.Shtete të tilla janë Bashkimi Sovjetik i
dikurshëm dhe shtetet socialiste.Disa filozofë pohojnë se kjo botë shumë
është zgjeruar , por idetë që qarkullojnë për të mohuar Zotin përhapen me të
shpejtë dhe janë aq shumë të rrezikshme , saqë ua tejkalojnë edhe
sëmundjeve epidemike dhe vdekjeprurëse.8Këto janë ato faktor që ndikojnë
kundër të drejtës universale të cdo njeriu për të besuar.Nuk mund që njeriut
t`ua mohosh një të drejtë kur edhe vet t`i je njeri i njejt sikur ai dhe me të
njëjtat funksione.Por , thënë më hapur disa njerëz e ndiejnë veten se janë
më të vlefshëm se disa dhe për këtë arsye lind ai privimi i njerëzve për të
drejtën e besimit.Këtë e dëshmon edhe All-llahu i Madhëruar i cili thotë në
Kur`anin famëmadh :” Njerëzit nuk ishin tjetër pos të një feje, e u përçanë. E
sikur të mos ishte caktim i hershëm nga Zoti yt, do të përfundohej (me
dënim) mes tyre, për atë që ishin të përçarë.”9 Kjo është ajo e vërtet të cilën
ne mundohemi që me cdo formë të shërojmë dhe të distancohemi nga
ajo.Me të vërtet All-llahu xh.sh dërgoi shumë Pejgamberë që e thirrën
njerëzimin në të drejtën e besimit , por numri i tyre sa rritej në njërën anë e
në anën tjetër edhe numri i zullumqarëve shtohej.Kjo është urti e Krijuesit
me të cilën edhe duhet të pajtohemi , por asesi të stagnojmë në vend që
gjithmonë duke pritur Pejgamberët ta marrin fjalën kryesore dhe ne të
shikojmë nga anash ndryshimin e gjërave.Koha e Pejgamberëve ka
përfunduar, po e vërtet është që do të kthehet Isa a.s. por vetëm si njeri i
thjesht si mysliman e asesi si Pejgamber.Me të vërtet nëse shpirti i kthehet
natyrshmërisë së tij , ai do të vërtetoj hyjninë e All-llahut xh.sh. , do të
shprehë dashurinë për të , do ta adhuroj Atë dhe askend nuk do ta bëjë shok
të tij.10Nga kjo kuptojmë se e drejta për të besuar është me të vërtet një
domosdoshmëri për cdo shpirt të pastërt dhe është liri e tij që të orientohet
kah Krijuesi i vet në mënyrën më të mirë.Nuk është liri që me njeriun të
udhëheq epshi i tij dhe të lozë me këngën e satanës që vazhdimisht i servilet
7
Hud, 61
8
Të Ekzistuarit e All-llahut, Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2001 f.4-5
9
Junus , 19
10
LIBRI I TEVHIDIT , Dr.Salih Fevzan el-Fevzan , Aleksandri 1998 f.2
9

, por liri është që të besohet All-llahu xh.sh. duke mos i shoqëruar asnjë shok
Atij.Besimi ynë është besimi në Zotin , në engjëjt , në librat e shenjtë , në të
dërguarit , në ditën e gjykimit dhe në paracaktimin e Zotit. 11Me të vërtet
është kënaqësi e papërshkrueshme për vet njeriun jetësimi i këtij besimi dhe
arritja e qetësisë së brendshme të tij si rezultat i një besimi të këtillë.Ne
jetojmë në Islam dhe vdesim në të, për atë , njeriu mysliman është njeri
përparimtar , i vyeshëm për shoqërinë, i arsimuar , i edukuar, përparimtar,
elegant, zemërgjërë etj.Të gjitha këto atribute do të ekzistojnë te cdo
besimtar i cili vërtet e donë Zotin dhe Pejgamberin e tij dhe Pejgamberët
tjerë të cilët thirrën në monoteizmin Islam.Sepse cdo i Dërguar i Zotit njihet
edhe nga fetë tjera që quhen me emrin fe qiellore..Madje edhe para këtyre
feve kryesore, cdo fe e dërguar nga Zoti xh.sh. , ka favorizuar unitetin Hyjnor
dhe mes njerëzve ka riintegruar sistemin e tij unitar.Zbatimi i tyre është
diferencuar në disa detaje të ligjit moral, por ato gjithmonë kanë qenë
unitare në shikim respektues të kuptimit burimor dhe qëllimit elementar
skajor, domethënë , mohimi i cdo adhurimi , përvec adhurimit ndaj një Zoti
të vërtetë.12Kjo është mëse e nevojshme për cdo zemër të cdo njeriu.E
vërteta gjithmonë në fillim duket e njejt sikur bari shërues i cili është
ndoshta i idhët por në fund ai triumfon ndaj sëmundjes ose të pavërtetës
dhe injoron e largon cdo gjurmë të oreksit të djallit të shëmtuar.Në botë
duhet të ekzistoj një ekuilibër i cili do të pasqyrohet në pamjen dhe jetën e
njeriut ose të myslimanit.Ky ekuilibër duhet të jetë ndërmjet shpirtit dhe
materies , botës së ardhme dhe kësaj jete...Njeriu gjithnjë duhet të priret kah
e dobishmja për jetën dhe shoqërinë e duhet të izolohet nga e dëmshmja për
të dhe për shoqërinë.Rruga e vetme e vërtet për cdo njeri është besimi në
All-llahun xh.sh. dhe nuk ka rrugë tjetër përpos kësaj e cila duhet të quhet e
vërtet dhe në fakt edhe të jetë e këtillë.Cdo njeri duhet të besoj Krijuesin e tij
sepse Ai e furnizon dhe e mbykqyr në cdo moment madje edhe në cdo
sekond të jetës së tij. Dije, o vëlla, ( dhe motër ) se mbikëqyrja e njeriut
është e dobët dhe e shkurtër, sepse njeriu është i krijuar, sepse ai fle, sepse
ai sëmuret, shërohet dhe vdes. Pra, a mundet që njeriu të mbikëqyrë? A
mundet që njeriu të shikojë pas mureve a pas maleve? Sigurisht jo. Atëherë,
mbetet Mbikëqyrja e plotë dhe e pakufishme e më të Madhit, e Krijuesit, e
Filluesit dhe e Mbikëqyrësit të krijesave, të Plotëfuqishmit, të Cilit nuk mund
t’i përngjajë asnjë nga krijesat e Tij.13Dhe për në fund o njeri ktheju të drejtës
tënde universale për të besuar dhe jeto i lirë në tokën të cilën ta dhuroi All-
llahu i Plotëfuqishëm mua dhe ty.

2. Shehadeti, e drejta e mendjes

11
BESIMI I EHLI SUNNETIT , Muhamed Salih Uthejmi , Aleksandri 2002 f.3-4
12
Islami fe e ardhmërisë , Prof.Sejjid Kutub, Shkup 2000 f.16
13
MBIKËQYRJA E ALLAHUT, Ali ibn Abdul Khalek el-Karni, Hutbe e mbajtur në Mekkë , f.1
10

Gjithmonë kur ndëgjojmë se dikush ka pranuar Islamin, gëzohemi dhe


krenohemi me dinin tonë.Tregojmë para të tjerëve se jemi ne përparimtar, të
vërtetë dhe të civilizuar, përkundër të gjitha atyre imazheve negative që
kanë krijuar për muslimanët mediat e ndryshme botërore.I gjithë ky gëzim i
ynë mund të shpjegohet vetëm me një formulë të lehtë dhe të thjeshtë, me
formulën kumbuese në histori La ilahe il-lall-llah Muhammedun resulull-
llah.Është formulë aq e thjeshtë dhe e shkurtë , por shumë domethënëse
dhe e gjërë....Njeriu me deklarimin e këtillë i jep të drejtë mendjes së tij për
të parën herë të mendoj mirë dhe pa paragjykime.I largohen prangat asaj
mendjeje të ndritshme e cila dikur e izoluar dhe e vetmuar në errësirë, më
në fund fytyra e saj do të shijoj rrezet e të vërtetës...Ndërsa kjo thënie, ose
kuptimi i shehadetit do të thotë:”Nuk ka Zot tjetër përvec All-llahut dhe
Muhammedi a.s. është i Dërguari i Zotit.”Pjesa e parë :” Nuk ka Zot tjetër
përvec All-llahut “ do të thotë se askush nuk ka të drejtë të adhurohet
përvec Zotit të vetëm, dhe se Zoti nuk ka partnerë , e as fëmijë.14Kjo edhe
vetëmse oficialisht pranon njeriun në Islam.Por ,pa shqiptimin e shehadetit
Islami nuk është i saktë ( nuk pranohet ).I Dërguari i All-llahut a.s. ka
thënë :”Jam i detyruar t`i luftoj njerëzit derisa të deklarojnë se Nuk ka Zot
tjetër pos All-llahut , e nëse e deklarojnë atë , gjaku dhe pasuria e tyre do të
jenë të mbrojtura nga unë pos me të drejtë dhe llogaria e tyre do të jetë tek
All-llahu i Madhërishëm”.(Muttefekun alejhi )15
E vërteta në këtë botë mund të spejgohet vetëm nga Krijuesi i saj i cili i
shpalli librin hyjnor Pejgamberit të Fundit, vulë e pejgambereve dhe këtë
libër përmirësues dhe plotësues i librave tjerë hyjnor.Ndërsa dëshmia e
monoteizmit islam është program jete për cdo besimtar dhe besimtare.Pa të
ne nuk mund t`i realizojmë qëllimet tona fisnike në këtë jetë dhe nuk mund
të orientohemi në Islam.Ajo është bartur nëpër shekuj nga Pejgamberë të
ndryshëm të cilët të gjithë kanë patur thirrjen e njejtë, Besimin në All-llahun
një, ose në monoteizmin islam i cili shprehet përmes kësaj formule kaq të
thjeshtë dhe magjike.Robërimi vetëm ndaj All-llahut është shtylla e parë në
besimin islam e përfaqësuar në dëshminë :la ilahe- il-lall-llah dhe në mësimin
e Pejgamberit a.s. se s`i duhet ta arrijmë këtë robërim , i cili është shtylla e
dytë e përfaqësuar në dëshminë :muhammedun –resulull-llah.16Ne me këtë
maksimë tregojmë se besimi islam është mesatar dhe universal, gjithëkohor
dhe i pranueshem...
Besimi Islam nuk mbështetet vetëm në ndërgjegjen , ose vetëm në ndjenjat
e njeriut , gjë të cilën e shohim te filozofit ilimuniste ose drejtimet mistike ,
te krishterimi , i cili refuzon arsyen në sistemin e besimit dhe përmes
dogmës “beso verbërisht “ kërkon nënshtrim absolut.
Besimi islam nuk bazohet as në mendjen e njeriut , sic shohim te shumë
filozofi që e kanë madhëruar këtë element të njeriut dhe e kanë prezantuar
si mjet i vetëm për të arritur deri te njohja e Zotit dhe zgjidhja e sekreteve të

14
Udhërrëfyes i shkurtër i Islamit , I.A. Ibrahim , Prishtinë 2002 f.62
15
E vërteta mbi Islamin dhe kushtet e Imanit , Muhammed Fet`hi-Rifai , Furkan Shkup 2004 f.37
16
Shenjat në rrugë, Prof.Sejjid Kutub , Shkup f.113
11

ekzistencës, por bazohet në ide dhe ndjenja, në arsye dhe në zemër, duka
ua shtuar këtyre dy mjeteve të njohjes edhe vetëdijen.17
Zemra e besimtarit mysliman është ajo në të cilën është skalitur kjo bazë me
këto dy shtylla, ngase të gjitha shtyllat që vijojnë e që janë prej elementeve
të imanit dhe shtyllave të Islamit , në të vërtetë janë rrjedhojë e kësaj
baze.Kështu, besimi në engjëjt e All-llahut , librat dhe pejgamberët e tij, në
ditën e fundit, në kaderin e së mirës dhe së keqes , gjithashtu kryerja e
namazit, haxhxhit, zekatit, agjërimit , pastaj zbatimi i kufijve të dënimit ,
sanksioneve, lejesave dhe ndalesave, marëdhënieve të ndërsjella ,
ligjshmërive dhe udhëzimeve islame... të gjitha këto arrihen mbi bazën e
robërimit vetëm ndaj All-llahut , kurse burim i gjithë kësaj është ajo që na e
komunikoi i Dërguari i All-llahut a.s. nga Zoti i tij.
Shoqëria myslimane , është ajo shoqëri ku do të manifestohet kjo bazë dhe
të gjitha rrjedhojat e saj, sepse pa manifestimin e kësaj baze dhe rrjedhojave
të saj në atë shoqëri, ajo nuk mund të quhet myslimane. 18Sepse për t`u
quajtur një shoqëri myslimane duhet t`i përmbahet udhëzimit të All-llahut
xh.sh.Kur`ani përmban udhëzime të cilat janë jashtëzakonisht të
rëndësishme për të kuptuar përmbajtjet e tij.Ai është porosi e Zotit që ka për
qëllim t`i vendosë themelet e jetës së gjithëmbarshme të individit dhe
bashkësisë, prej lindjes deri në vdekje ,në të gjitha hapësirat gjeografike,
deri në fund të botës.Ky univerzalitet i Kur`anit është ai që e bënë atë të
ndryshëm nga të gjitha librat tjerë dhe , natyrisht, edhe kërkon raport
tjetër.19Dhe kjo i nxitë besimtarët që të mendojnë dhe logjikojnë rreth e
përqark urtive të Krijuesit dhe krijesave të tij.Meditimi pjesa mjaft e
rëndësishme e besimit të myslimanit nuk mund të pasqyrohet nëse nuk
perceptohet drejtë, me ndjenja dhe me drejtësi ,me vepra e me
krenari.Islami i dhuroi liri mendjes së njeriut e ajo liri është dëshmia .Kjo
cështje pasqyrohet nga mendja në zemër dhe funksionon nëpër të gjitha
pjesët e trupit dhe të qenësisë së njeriut mysliman.Duhet që të
kundërshtojmë armikun e besimit me fjalën e dëshmisë dhe me pasimin e
veprave pas dëshmisë së kësaj fjale.Nuk ka besim pa vepra dhe nuk ka
vepra të pranuara tek All-llahu i Madhërishëm pa besim.
Shoqëria myslimane duhet ta ketë të qartë këtë parim nëse dëshiron që të
dalë nga mospjekuria në pjekuri dhe nga neglizhimi i këtij besimi në
azhuritet të tij dhe përjetim .
Me të vërtetë me ardhjen e Islamit në rruzullin tokë ndryshuan rrethanat dhe
kushtet kah e mira dhe e dobishmja, tash ne vetëmse e posedojme modelin
e përkryerjes së shpirtit dhe mendjes sonë vetëmse duhet që atë model ta
vulosim në zemrën tonë dhe ta inflitrojmë në mendjen tonë.Thotë All-llahu i
Madhërishëm në Kur`anin famëlartë :
“Me të vërtetë , do t`ju arrijë juve udhëzim nga ana Ime, e , kush e pason
udhëzimin Tim, nuk do të humb( në këtë botë ) , e as që do të jetë fatkeq

17
Vecoritë e përgjithshme të Islamit, Dr.Jusuf Kardavi , Furkan Shkup 2002 f.124-125
18
Shenjat në rrugë , po aty f.113-114
19
Temat Islame , Hasan Cengiq, Shkup 1994 f.11
12

( në botën tjetër ) .E , ai që shmanget nga libri Im , ai do të ketë jetë të


vështirë, dhe , Ne , në Ditën e kiametit , do ta ringjallim atë të verbër.”20

Dhe për në fund o njeri kujto mirësitë e All-llahut xh.sh i cili t`i dhuroi vetëm
ty, të bëri mëkëmbës në tokë dhe t`i pas gjitha këtyre të mirave prap t`ia
kthesh shpinën?!!
Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur`anin Famëmadh :

“Thuaj: Ai, All-llahu është Një!


All-llahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë).
As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.”21

3. Namazi, e drejta e shpirtit

Për ta jetësuar atë që e kërkon shpirti dhe jeta jonë, ne duhet të realizojmë
njërin prej kushteve më të rëndësishme të Islamit , namazin.Besimi i tërë i
joni i sicili fshehet në zemër shfaqet në shoqëri përmes jetësimit të këtij
kushti të Islamit.Shpirti gjenë qetësinë vetëm atëherë kur Krijuesi i tij është i
kënaqur me veprat që jetëson, ndërsa veprat e shpirtit jetësohen me ritualin
e namazit.
Kur të godas frika dhe të kaplos mërzia dhe kur pikëllimi të të mbërthejë për
qafe , ngrihu menjëher për në namaz , që shpirti yt të kthehet tek ti dhe të
qetësohet.Vërtetë , namazi është me lejen e All-llahut, garancë që crrënjos
ngulitjet e pikëllimeve dhe të dëshpërimeve dhe largon traumat.22Po , po të
largon vërtetë prej dëshpërimeve dhe të shëron nga sëmundja e
mendjemadhësisë. Sepse përmes faljes së namazit ty të mundësohet që të
arrish qetësinë e brendshme , atë të shpirtit dhe kështu edhe për veten edhe
për shoqërinë je i dobishëm, njejtë si puna e Diellit, dritë për vete, dritë për
të tjerët.T`i njeri paraqitesh si kandil në errësirë dhe realizon këtë të drejtë
të shpirtit tënd e cila tije të ngritë në lartësi...Mos harro, Krijuesin , i cili nuk
ka nevojë për namazin tënd, por për atë, ka nevojë shpirti yt, i cili duhet të
ushqehet me ushqim hallall dhe të pastërt, e ushqim i shpirtit është
namazi...
Duke folur për fshehtësitë e namazit mistiku i madh Velij-ju Ll-allah el-
Dehlevi ka thënë :”Dije se njeriu nganjëher ngrihet në lartësi të mëdha,
rrufeshëm.Në atë vend te njeriu lëshohet dëshira e All-llahut e cila
mbretëron në shpirtin e njeriut.Ai aty sheh dhe dëgjon gjëra që gjuha e
njeriut nuk është në gjendje t`i përshkruaj.Rrufeja pastaj kalon, njeriu
20
Ta Ha : 123-124
21
Sure Ihlas
22
Tridhjetë shkaqe për Lumturi, Aid El-Karni , Prishtinë 2004 f.49
13

kthehet në gjendjen e mëparshme i pikëlluar për humbjen e këtij


entuziazmi.Ai mundohet ta kthejë atë që i iku dhe në kushtet e kësaj bote që
sa më tepër t`i afrohet Zotit dhe më mirë ta njoh Atë.Ky është kusht nderimi,
përkushtim dhe gati bisedë direkte me Zotin, kusht të cilin e përcjellë me
vepra dhe fjalë përkatëse.Namazi në esencë përbëhet prej tri elementeve ,
pikë se pari aty është cilësia njerëzore në prezantimin madhështor para All-
llahut xh.sh., pastaj vjen prezenca e lartësisë së All-llahut dhe modestia
njerëzore, me fjalë tjera dhe më në fun , përvetësimi i nderit të obliguar për
trupin dhe për të gjithë organet e tij...”23
Sa i përket rëndësisë së faljes së namazit kemi shumë thënie të
Muhammedit a.s. dhe rreth 100 ajete kur`anore të cilat flasin për këtë gjë.E
ndër , këtu , do përmendim dy ajete kur`anore ku thotë All-llahu i Madhëruar
në Kur`anin famëmadh:
“...vërtetë namazi largon nga të shëmtuarat dhe të imituarat , e përmendja e
All-llahut është më e madhja ( e adhurimeve )...”24

“(Ai ndihmon ) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin


namazin , japin zekatin , urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të
keqes.All-llahut i takon përfundimi i cështjeve.”25

Ndërsa nga hadithet e Pejgamberit a.s. mbi rëndësinë e këtij kushti të Islamit
do të kishim vecuar:

“Ebu Hurerje r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë


:”Cka mendoni , sikur të ishte një lumë para derës së njërit prej jush, në të
cilin do të lahej për cdo ditë nga pesë herë , a do të mbetej në të
ndytësi?”Të pranishmit thanë :” Nuk do të mbetej kurrëfarë
ndytësie.”Pejgamberi a.s. atëherë tha:”Ky është shembulli i pesë kohëve të
namazit.All-llahu me faljen e namazeve i shlyen mëkatet.”26

“Ebu Ammar Husejn b.Hurejthi përcjellë prej Fadël b.Musa e ky prej Abdullah
b.Umer el-Umeriut e ai prej Kasim b.Ganamit , ai prej halles së tij Ummu
Ferve , njërës prej grave që i është betuar Pejgamberit a.s. dhe e cila ka
thënë :’Pejgamberi a.s. ka qenë i pyetur :-Cila vepër është më e vlefshme?-
Namazi i cili falet menjëherë sa t`i vijë koha , tha ai.”27

“Na ka treguar Mu`mel Ibn Hishami do të thotë El-Jeshkuriu, na ka treguar


Ismaili, nga Sevvar Ebu Hamzeja.Ebu Davudi ka thënë ai është Sevvar Ibn
Davudi Ebu Hamzeja El-Muzniu Es-Sajrefiu, ky nga Amr Ibn Shuajbi , e ky nga
babai i vet ,e ky nga gjyshi i vet i cili ka thënë:I Dërguari i All-llahut a.s. ka

23
Hyrje në Islam, Muhammed Hamidullah, Shkup 1985 f.76-77
24
El-Ankebut, 45
25
El-Haxhxh , 41
26
hadithi 1049 në librin Rijadijus Salihin, Imam Nevevi, Shkup 2003 f.316
27
Për më shumë shih librin Suneni i Tirmidhiut, përktheu :Rexhep Nuredini , Shkup 2003 f.357
14

thënë:”Urdhëroni fëmijet tuaj me namaz ( ta falin atë ) kur janë ata fëmijë të
moshës shtatëvjecare , kurse rrahni ata ( pa i dëmtuar ) kur janë në moshën
dhjetëvjecare , ndërsa në moshën e pubertetit ndani ata mes veti ( meshkujt
nga femrat mos të flejnë bashkë).”28

Këtu si argument sjellëm vetëm disa nga hadithet e Pejgamberit a.s. që


flasin mbi këtë cështje edhe pse librat e hadithologëve më të njohur të
historisë islame janë të stërmbushura me hadithe nga kjo lëmi e besimit të
njeriut.
Namazi është bartës dhe burim i fuqisë, mprehës i vullnetit, ushqim
shpirtëror që e frymëzon njeriun për të fituar betejën e jetës.
Namazi është burimi dhe fuqia më e madhe për lindjen e shktathtësisë së
njeriut ashtu si radiumi që është burimi i rrezeve radioaktive , e njëherësh
është një nga barnat që të pastron nga sëmundjet e ndryshme.
Namazi është lidhja e drejtpërdrejtë me Fuqinë Absolute prej së cilës
kërkojmë ndihmë , që t`i përballojmë sa më lehtë problmenet jetësore dhe
me një optimizëm të thellë.
Namazi është si mali më i lartë , që rrënjët i ka të thella , ndikimi i të cilit
është i rëndësishëm , me pasuri të shumëllojshme , dhe nuk është enë e
zbrazur nga mineralet e jetës.
Namazi është fuqi prej së cilës buron adhurimi, pastërtia, kultura , civilizimi ,
edukata dhe morali.29
Nga të gjitha këto perceptime me të vërtetë neve shumë vështirë na lëshon
magjia e këndshme e hulumtimit tonë mbi këtë temë.Do të dëshiroja të flisja
me shekuj të tërë jete pa mos u ndalur për asnjë moment për këtë mjet kaq
efikas në arritjen e qetësisë së shpirtit.Herë pas here, qetësinë e paqme të
një peizazhi , ose zhurmën e qytetit e ndërpret një zë i fuqishëm dhe ritmik
me fjalë të shqiptuara qartë dhe me një intonacion kumbues.Nuk është
tingëllima pavetore e një kambane , pa asnjë domethënie dhe as tingulli i
ëmbël i fyellit.është një zë që i flet mendjes dhe zemrës.Është një zë që i
bënë thirrje mencurisë dhe ndjenjave dhe i kujton njerëzit për gjithëcka që
është fisnike dhe kuptimplote në këtë jetë.Largon cdo pështjellim dhe cdo
lodhje stresuese dhe del përtej të gjitha dëshirave që kanë të bëjnë me këtë
botë.Është zëri i myezinit kur ai deklaron njerëzve që “Zoti është më i
Madhi , Zoti është më i Madhi.Unë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përvec
Zotit.Unë dëshmoj se Muhammedi është i dërguari i Tij.” 30Padyshim kjo
thirrje e myezinit është xixëllonja e parë e orientuar kah njeriut në drejtim të
namazit.Është metodologji mprehëse që mahnitë miliona njerëz në rruzullin
tokë.Përmes kësaj metodologjie njeriu arrinë qëllimet e tij më të larta në
rruzullin tokë.E ato qëllime janë arritja e kënaqësisë së All-llahut xh.sh. dhe
qetësimi i shpirtit të njeriut si në këtë botë poashtu edhe në botën
tjetër.Këtë shkrim po e përfundojmë , me shpresë që All-llahu të na fal

28
Për më shumë shih librin Suneni i Ebu Davudit, përktheu :I.A , T.B. , F.E. , J.Z., Shkup 2004 f.242
29
Thesare në Kur`an , përkthyen :Saimir Bulku, Orjeta Deda, Tiranë 2002 f.193-194
30
Feja jonë, Muhammed Gazali, Tiranë 2003 f.114
15

gabimet dhe të na bëjë banor prej xhenneteve të tij në ahiret.Të All-llahut


jemi dhe s`ka dyshim që te Ai edhe do të kthehemi.

4. E drejta për të vepruar

Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur`anin famëmadh:

Dhe thuaj: “Veproni, All-llahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e
besimtarët, e vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehës dhe të dukshmes, e
do t’ju njoftojë për atë që vepruat.”31

“Përtëritja e Islamit “ nuk është shprehje e krijuar nga unë por është
shprehje pejgamberike me të cilën u shprehë hadithi të cilin e transmetoi
Ebu Davudi dhe Hakimi me sened shih nga Ebu Hurerja se Muhammedi a.s.
ka thënë:
“All-llahu këtij ummeti i dërgon në krye të cdo njëqindvjetëshi atë i cili i`a
përtërinë fenë e tij.”32
“Kur i mençuri, të cilin nuk e ka përfshirë çoroditja që e ka përfshirë
njerëzimin sot , i hedh një shikim këtij njerëzimi të prishur do të vërë re se
është zhytur në një corientim të urryer në të gjitha konceptet, sistemet ,
gjendjet, traditat dhe lëvizjes e tij.E sheh atë se si i zhvesh rrobat e tij dhe i
shqyen ato si i çmendur , vërtitet , i merren mendtë dhe rrëzohet si i
sëmuri nga xhindët...e sheh atë se si i ndryshon mendimet dhe besimet ,
ashtu sic i ndryshon veshjet sipas kapriciocëve të shtëpive të modës... e
sheh atë se si bërtet nga dhimbja dhe vrapon si i ndjekur , qesh si i
çmendur , sillet si i dehuri që kërkon atë që nuk ekziston , vrapon pas
ëndërrimeve , flak tej gjënë më të shtrenjtë që posedon dhe mban gjërat më
të shëmtuara që ka në dorë, mallkim , mallkim...Pas këtij njerëzimi qëndron
një grup , i cili mundohet të përfitoj nga ky hutim i shfrenuar dhe ky
pështjellim vrasës...një grup fajdexhinjsh, prodhuesish filmash , stilistash
mode, gazetarësh dhe shkrimtarësh, të cilët e nxisin njerëzimin që të zhytet
edhe më tepër në atë konflikt , çoroditje dhe marramendje , sa herë që
lodhet i`a dorëzon planet e tij një grupi tjetër i cili çirret “Përparim , liri ,
reforma pa kufij!” Ky është krim, një krim i shëmtuar kundër njerëzimit dhe
këtij brezi pa fat”.Asnjë pjesë e botës nuk ka shpëtuar nga kjo qelbësirë dhe
ky shfrenim.33
“Nga të gjitha anët ndëgjoheshin zërat e njerëzve , të cilët kërkojnë
rrugëdalje dhe të cilët presin “shpëtimtarin “ me disa cilësi të
përfytyruara.Por ato veti dhe cilësi i takojnë fesë Islame dhe askujt tjetër”.34
31
Et-Tevbe : 105
32
Detyrat parësore të lëvizjes islame në periudhën e ardhme , Dr.Jusuf Kardavi , Prishtinë 2002 f.17
33
Thirrja Islame , Sadik Emin, Furkan Shkup 2000 f.29
34
Islami Fe e Ardhmërisë, Prof.Sejjid Kutub, Furkan Shkup 2000 f.61
16

Thirrja islame në duart e Muhammedit a.s. , në të vërtetë përfaqëson hallkën


e fundit nga zingjiri i gjatë i thirrjes në islam , duke udhëhequr zinxhirin e
Pejgambëreve të ndershëm.Kjo thirrje në vazhdën e historisë njerëzore
synonte të realizojë një cështje : njoftimin e njerëzve me Zotin e tyre një dhe
të vërtetë, robërimin e tyre vetëm ndaj Zotit të tyre dhe flakjen e robërimit
ndaj krijesave.35
Veprimi në rrugën e All-llahut xh.sh është gjëja më e këndshme për cdo njeri
i cili e njeh esencën dhe qëllimin e krijimit të tij në këtë botë.Kalimi i
njerëzimit prej injorancës së mosbesimit në besim , nuk ka mundur të bëhet
pa e jetësuar këtë të drejtë shumë persona në historinë e njerëzimit të
njohur si Pejgamber, Lajmëtar dhe si thirrësa në rrugën e All-llahut xh.sh.Kjo
e drejtë është e vecantë dhe speciale për personalitetin e të riut mysliman
dhe të pjekurit në këtë rrugë.Por nuk është e vecuar në kohë dhe vend për
këtë arsye fiton në univerzalitetin e saj.Edhe pse thirrja në monoteizëm ka
karakteristikat e veçanta sipas rrethit dhe kohës , por e drejta për të vepruar
është imperativ për një grup njerëzish me qëllim që e vërteta të triumfoj mbi
të pavërtetat në rruzullin tokë.Kjo e drejtë është sa personale aq edhe
kolektive , sa e lehtë aq edhe e vështirë, sa universale aq edhe e fiksuar...
Por nuk është e drejtë pengimi i thirrësve në rrugën islame për shkak të
injorancës dhe paditurisë.Ashtu sic kije të drejtë t`i të veprosh edhe tjetri e
ka po të njejtën të drejtë.Mjedisi islam është përplot lëvizje dhe drejtime dhe
secili prej tyre kinse vërteton se paraqet Islamin e pastërt ( origjinal ) , se
akideja ( besimi ) i të tjerëve është labil dhe se për këtë thërrasin në Islamin
e drejtë dhe të vërtetën, pas së cilës nuk mbetet gjë pos humbjes.
Me kësisoj logjike të tyre ato kanë penguar cfarëdo bashkëpunimi me të
tjerët që nuk janë të mendimit të tyre , ndërsa disa prej tyre e kanë lejuar
edhe mallkimin dhe ofendimin e tyre ose e kanë zbuluar mallkimin e tyre
duke i konsideruar risimtarë, në risitë e të cilëve duhet të bëhet
vërejtje.Metoda e këtillë është një nga faktorët me të cilat po sprovohet dhe
po ndeshet lëvizja bashkëkohore islame.36Kjo e vërtet e cila po rrotullohet në
rrethet ku edhe po jetojmë na detyroi që ta shënojmë këtë shkrim me një
titull ngacmues E Drejta Për Të Vepruar.Nuk mëtojmë në monopolizimin e
thirrjes islame, por në hakun dhe realitetin , në koloritin e bukur ose në
hallkën e gjërë e cila plotësohet vetëm me shumllojshmërinë e ngjyrave që i
posedon e asesi me një ngjyrë me një metodologji, me një frymë...Edhe pse
gjatë shumë shekujve muslimanët dallonin në ide dhe mendime, ndaheshin
në fraksione të ndryshme ato gjithmonë e kanë kuptuar domethënien e
konceptit e drejtë për të vepruar.
Muslimanët e parë , por edhe shumë të tjerë më vonë, jetën e tyre ia
kushtuan suksesit të misionit islam, e ata , në dhashtë Zoti , i pret dhurata e
All-llahut xh.sh.Bartësit dhe përhapësit e idesë islame i kishin cilësitë më të
larta njerëzore, ndërsa admirimin e vet për Islamin , dinin që në mënyrë
këmbëngulëse t`ua bartin të tjerëve.Jeta e tyre ishte mishërim i
virtyteve.Ata ishin bartësit e civilizimit dhe të kulturës së popujve islamikë,
35
Shenjat në Rrugë, Prof.Sejjid Kutub, Shkup f.61
36
Metodat e Da`vetit , Abdul Hamid El-Bilalli , Shkup 2003 f.3
17

të pasuruar me dituri dhe urtësi.Imperializmi kurrë nuk mund të jap cilësi të


tilla cfarë dha Islami.37Kjo është e vërteta e madhe për të cilën muslimanët e
parë dhe të fundit do të veprojnë dhe vepra e tyre do të peshohet me
xhennetet e All-llahut xh.sh. të krijuara enkas për vepërmirët.Këtu lind një
dyshim mjaft interesant nga titulli i këtij shkrimi.E drejta për të vepruar,
c`farë është kjo?Për të vepruar të keqen?Të mirën?Apo cfarë?...Me të vërtet
lind një konfuzitet edhe pse vetëmse biseduam se për cfarë të drejte bëhet
fjalë.E drejta e thirrësit për të thirrur në Islam pa pengesa, kjo është ceshtja
esenciale e këtij shkrimi, por nga konstatimi paraprak ne patëm për qëllim
që të tregojmë se disa sosh njerëzish edhe pse mendojnë se veprojnë në
rrugën e vërtet islame në fakt ato vetëmse i pengojnë asaj pa e ditur ato një
gjë të këtillë.Vëlla dhe motër e nderuar ne erdhëm në këtë botë të thërrasim
në të vërtetën dhe t`i besojmë asaj e të mos i pengojmë kësaj të vërtete.
Përmbajtja e termit islam në vetëdijen tonë është e reduktuar në korniza të
ngushta të palejueshme.Prej konceptit universal të jetës së njeriut , apo
thënë më mirë , prej koncepcionit universal të kozmosit , jetës dhe njeriut,
Islami është shëndrruar në një grumbull ritualesh , të cilat pjesërisht ose
aspak nuk i kryejmë.E , ne , me këmbëngulje vazhdojmë t`i ushqejmë
iluzionet se jemi mysliman të vërtet.38E për të mënjanuar një trajtim të këtillë
lind nevoja e jetësimit të të drejtës sonë për të vepruar.Dhe këtu edhe lindin
thirrësat mysliman të cilët bartin me veti bajrakin e thirrjes.Padyshim pjesë
shumë e rëndësishme e të drejtës për të vepruar është besimi i personit i cili
e kërkon këtë të drejtë që ta jetësoj.
Imani nuk është iman po qe se nuk është drejtues i veprimtarisë së
përhershme me të cilën nuk përhapen parimet e realizuara më herët.Imani
është besim i mendjes, katandisje e zemrës dhe xhihad i nefsit.Thotë
Pejgamberi a.s. në një thënie të tij:”Imanin nuk e bëjnë dëshirat e bukura,
por e bënë ajo që flen në zemër dhe vërtetohet me veper.”(Dejlemi)
Thirrësit në islam parimisht duhet ta dijnë gradën e veprimtarisë së edukimit
të epshit dhe duhet të largohen nga mangësitë dhe dyshimet.Pas kësaj me
këshillim në të drejtë pason thirrja në rrugën e All-llahut dhe xhihadi në
rrugën e Tij.39
Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur`anin famëlartë:

“Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për


punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit.”40

Ky është ai imperativi kur`anor i cili i drejtohet njeriut mysliman.Kjo është


ajo e drejta jonë ekskluzive që na e siguron All-llahu i Madhërishëm.Por pa
dyshim për realizimin e kësaj të drejte duhet të gjejmë menyra dhe metoda
të depërtimit të veprimit tonë në cakun e duhur.Ato metoda janë të shumta
dhe prekin të gjitha sferat e jetës njerëzore si psh, sferat, politikë,
37
Porosia Islame, Hasan el-Benna, Furkan, Shkup 1996 f.11
38
Sa jemi musliman , Muhammed Kutub, Furkan Shkup 1999 f.5
39
Si të thërrasim në Islam, Fet`hi Jeken, Furkan Shkup 2000 f.11
40
Ali Imran : 104
18

ekonomike, edukative, arsimore, kombëtare, kulturore, etj.Nëpër të gjitha


këto sfera ne duhet të depërtojmë me urtësi dhe duhet t`i përshtatemi
rrethit dhe mundësive të ofruara.Nuk guxojmë në asnjë rast që para atyre
personave që nuk anojnë as kah e mira e as kah e keqja të grindemi
xhemmatet e ndryshme ndërmjet veti e as që lejohet edhe në raste
tjera.Mesazhi fetar mund të quhet i suksesshëm vetëm kur të marrë
parasysh realitetin mundësitë e kapacitetet e njerëzve.Ndodh shpesh që
nevojat e njerëzve të arrijnë deri në atë gradë saqë gjërat e palejuara i bëjnë
të lejueshme.Njerëzit s`mund të trajtohen si melekë, por si njerëz me nevoja
,që hanë e pinë , vishen e kanë nevoja, e që më tepër e kanë një armik që i
nxitë dhe nuk i hiqet derisa t`i bëjë të gabojnë.Megjithëkëtë, nuk duhet t`ua
këpusim litarin e shpresës nga mëshira e All-llahut të Madhërishëm.Ashtu sic
themi se nuk i shkon mesazhit që t`i nënshtrohet realitetit të devijuar dhe të
orvatet që atë ta arsyetojë me arsyetime të pabaza, por i njëjti duhet të
punojë pandërprerë për ta ndryshuar atë me barërat e përshtatshme , me
qëllim që ai të tejkalohet dhe Ummeti nga ai të ngritet.
Pra, duhet baraspeshë, ta njohë e pranoj realitetin , por ta nxisë bashkësinë
gjithnjë për më të mirën e shembulloren, të përpiqet ta ngrejë nivelin e saj
qoftë edhe shkallë-shkallë.E kush ecë rrugës do të arrijë.41
Natyra e thirrjes islame është e tillë që mund të perceptohet në mënyra të
ndryshme dhe ndikimi i saj në persona të ndryshëm të jetë me dozë më të
vogël apo më të madhe të orientimit kah e mira.Sepse “ feja e fundit “ është
e qartë edhe në spektrin e vet të edukatës.Ajo e mëson besimtarin si të hajë,
si të pijë, si të flejë e si të zgjohet, si të vishet e zbukurohet , si të ulet , si të
ecë , si t`i bëjë vizitat e si të kërkojë leje për hyrje në shtëpi të huaj, si të
përshëndetet , si të flasë etj.Të gjitha këto pjesë përbërëse të edukatës
islame ngërthejnë në vete një qartësi të shkëlqyer.42Normal thirrësi i vërtet
nuk duhet ta kaloj që koha e tij t`i ikë por ai vazhdimisht duhet të mësoj
dicka të reja dhe t`i absorbojë të gjitha njohuritë e duhura në rrugën
islame.Erdha në përfundim se secili thirrës e ka të domosdoshme diturinë në
lëmenjtë vijues :
1. Kulturë islame,
2.Histori,
3.Letërsi dhe gjuhë,
4.Shkenca filozofike,
5.Shkenca natyrore,
6.Njohjen e ndodhive bashkëkohore.
Prej thirrësit të suksesshëm kërkohet që këto shkenca t`i njohë dhe mirë t`i
zotërojë, dhe prej tyre të bëjë një përzierje të dobishme.Kështu më shumë
do t`i ngjante bletës e cila hanë fryte të ndryshme , duke ndjekur frymëzimin
e All-llahut , që pastaj prej saj të dalë nektar ngjyrash të ndryshme ku
gjendet ilaci për njerëzit, sikur që, gjithashtu , është edhe argument për ata
që mendojnë.43Dhe prej thirrësit mysliman nuk lejohet që ai të jetë i vrazhdë
41
Mesazhi ynë në epokën e globalizmit, Dr.Jusuf Kardavi, Furkan Shkup 2005 f.142-143
42
Veçoritë e përgjithshme të Islamit, Dr.Jusuf Kardavi, Furkan Shkup 2002 f.210
43
Edukimi Kulturor i Thirrësit, Dr.Jusuf Kardavi, FRI, Shkup 2002 f.6
19

e zemërfortë.Për këtë thotë All-llahu i Madhërueshëm në Kur`anin


famëlartë :
“...,e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do të shkapërderdheshin prej
teje,..”44
Ndoshta e gjenë të përmbajtur në fjalë, mirëpo ai niset në kuptime të
gabuara.45Prandaj edhe duhet mprehtësia e thirrësit në gjykime dhe
mendime e posacërisht me masën e sëmur nga mosbesimi.Për në fund lusim
All-llahun e Madhërishëm që cdo vepër tonën të na shënoj në veprat tona të
mira dhe të na marrë në konsiderat këto vepra në ditën e llogarisë.Le të
përfundojmë këtë shkrim njejtë ashtu si edhe filluam, me fjalën e All-llahut
xh.sh,. filluam po me fjalën e Tij po përfundojmë ku thotë All-llahu i
Madhëruar në Kur`anin Famëmadh:

“E kush ka fjalën më të mirë prej atij që thërret tek All-llahu, vepron (punë)
të mira dhe thotë: “Unë jam prej muslimanëve?”46

5. E drejta ime për të punuar

Njeriu eshte nje krijes biologjike , shoqërore dhe religjioze.Ai realizon


objektivat e tij ne kete jete te përshtatura me ambientimin qe ia mundësoi
All-llahu xh.sh.
Dikush jeton jeten me parime te se vertetes e dikush jashta atyre parimeve ,
dikush eshte mbrojtës e dikush sulmues i atyre parimeve.Bota eshte bere
thjeshte nje konglomerat ndjenjash dhe sfidash ndërmjet njeri-tjetrit.Cdo
force mundohet te dominoj mbi secilin segment dhe sfere te jetes.
All-llahu xh.sh. e krijoi njeriun ne menyre perfeksionuese pa gabime ne
krijim.Por , fakti se ka vene ne jete nje segment te njeriut si domosdoshmëri
44
Ali Imran :159
45
Personaliteti i muslimanit bashkëkohor, Mustafa Tahhan, Furkan Shkup 2005 f.7
46
Fussilet :33
20

per jete , pra vullnetin e lire te zgjedhjes d.t.th. se paraqiten nje sere
problemesh ne rruzullin tokësor.Kjo eshte urtësi e Krijuesit dhe ne edhe fort
nuk mirremi me ate ceshtje.
Cdo ambient ne kete bote ka ligje , rregulla dhe kodekse ne baze te te cilave
duhet te rregullohet jeta shoqërore e njeriut.Njeashtu ne cdo shoqëri hyne
ne funksion edhe koncepti i dyfisht nevoje-obligim qe eshte edhe baza e
ekonomise dhe e se drejtes komparative.
Njerezit kane nevoja te ndryshme qe duhet t`i realizojnë , njeashtu edhe
obligime ndaj ligjeve pozitiviste dhe fetare normal.Per realizimin e këtyre
nevojave dhe obligimeve All-llahu xh.sh. ka sjelle shkaqe dhe urtësi ne kete
bote, e nder ato urtësi eshte edhe e drejta e cdo personi per te punuar dhe
ne kete menyre te behet realizimi i qëllimeve te tij ne kete jete dhe ne
ahiret.
All-llahu xh.sh. thotë ne Kur`anin Famemadh:”Ai eshte qe juve token ua ben
te përshtatshme , prandaj ecni neper pjesët e saj dhe shfrytëzoni begatite e
Tij.”47
Ky eshte parim i Islamit!
Zoti e ka bere te përshtatshme token per ta shfrytëzuar njeriu.Pra , ai
obligohet te ece neper toke e t`i shfrytezoje begatite e saj te dhuruara nga
Zoti!
Nuk i lejohet myslimanit te pertoje ne kërkimin e furnizimit te vet per shkak
te perqendrimit ne adhurim , ose ne emer te mbështetjes ne Zotin xh.sh. ,
ngaqë qielli nuk lëshon as flori e as argjend.
Gjitheashtu njeriut nuk i lejohet te kërkoj as lemosh , nese eshte i afte per
pune , perkatesisht nese eshte i afte ta furnizoje veten dhe familjen.48Ne
esence keto fjale edhe nuk kerkojne shume shpjegim, pasiqe janë te
shpjeguara ne ate menyre te thjeshte dhe te qarte qe po te vazhdonim
vetëm se do te kishim gabuar.Ne , ne kete menyre ketu mbyllim temen , por
nuk do te ndodhe nje gje e ketille pasiqe kjo teme ne vete ngërthen edhe nje
sere problemesh tjera qe duhet analizuar me nje perpikmeri te vecant
analitike.
Puna eshte nje veprimtari njerëzore e ndërgjegjshme me qellim te përfitimit
te produkteve te reja ose kryejne shërbime te ndryshme , te afta per te
plotësuar nevojat e konsumatoreve.
Ne mesin e faktorëve ekonomik , faktori pune , merre vendin prioritar me vet
faktin se ajo perfaqeson nje paramendim ose supozim per realizimin e gjitha
qëllimeve ekonomike.Pa punen nuk kemi as prodhimtari , as trampe , as
distribuim , e as konsumim.
Per punen eshte karakteristik fakti se kërkohet nje mundim i vecant te
njerëzve qe janë te kycur ne kete proces , gjegjësisht nje harxhim te
bioenergjise se tyre ne aspektin psiko-fizik.
Puna ne kuptimin abstrakt te fjales , realizohet me njerëzit qe janë qenie
psiko-fizike , ku sipas kësaj shfrytëzimi i këtyre aftësive lind edhe kërkimin e

47
Mulk , 15
48
Hallalli dhe Harami ne Islam , Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2002 f.110
21

angazhimit te njerëzve te rinje –bioenergjine e tyre dhe kohen e


tyre.Rendesia ekonomike e punës bazohet ne:
-e para- per shkak te asaj se aktiviteti punues kërkon mundim dhe harxhim
te bioenergjise dhe te kohës se njerëzve , puna fiton karakter te lendes me
te cilen duhet te ekonomizohet , gjegjësisht te shfrytëzohet racionalisht ,
per shkak se ajo mundëson rezultate me te mira ekonomike;
-e dyta- puna eshte nje veprim i patjetersueshem per përpunimin e
prodhimeve dhe kryerjen e shërbimeve , ku sipas kësaj paraqitet si kusht
vendimtar per zbutjen e nevojave te njerëzve &
- e treta- puna eshte veprim baze per formimin e te mirave materiale dhe
shpirtërore.Per secilin punëtor , njejte si per gjithe shoqerine si teresi , puna
eshte burim i mundesise per harxhim dhe kusht per ekzistimin e tij.49
Ne ekonomi lindin edhe probleme te natyrave te ndryshme qe duhet t`u
gjindet nje zgjidhje alternative me nje kosto sa me te ulet.Si psh , raportet e
ndryshme ndërmjet te pasurve dhe te varfurve qe direkt implikojnë idenë e
punës dhe qëllimet e saja, konverzimin e cdo te mire per veten , realizimin e
qëllimeve duke shtypur te tjeret , epoka e globalizimit me efektet e saja
negative përpos disa efekteve pozitive etj.
Njerezit e pasuruar me dashuri shpirtërore mund te kryejne nje funksion te
rendesishem ne ndryshimin e strukturës se ekonomise se konsumit , sepse
keta njerëz , duke qene te vetedijshem dhe duke mos u mashtruar nga
prodhimet industriale qe dalin cdo dite ne tregun e kësaj ekonomie , nuk
shpenzojnë mbi nevojat e tyre ditore.Per ta , ekonomia nuk eshte te
mbledhës pasuri qe nuk do te konsumohet kurrë.Ata fitojnë dashurine e
njerëzve te tjere duke u shërbyer atyre.
Ne qoftese qëllimi i secilit ne kete ekonomi tregu eshte te konsumoje me
tepër se te tjeret , atehere ai njeri nuk eshte me i forte se ai qe ka pranuar te
ushqehet me “ nje ushqim te gatuar me helm”.Ne nje ekonomi ku njerëzit
vlerësohen sipas pasurise se tyre , vetëm njerëzit e përkushtuar mund ta
spjegojne epersine e pasurise shpirtërore nga ajo materiale.Ata qe nuk
gënjehen lehte nga kjo ekonomi , janë ata qe do te përmbysin sundimin e
lakmise.
Vetëm ata njerëz qe mjaftohen me nevojat e tyre ditore mund te gjunezojne
kete ekonomi konsumi , e cila përparon vazhdimisht me ndryshimet
teknologjike dhe nuk ka tjetër qellim , pervecse ta shtoj prodhimin me sende
te panevojshme.Hapi i pare qe do t`i shpëtoj njerëzit nga ky konsum eshte
pasurimi i botes shpirtërore me dashuri per All-llahun e Lartesuar dhe
Profetin e Tij.
Vetem njerëzit e përkushtuar , te cilet e kane kuptuar fuqinë dhe kenaqesine
e jetes se thjeshte , mund te ndihmojnë te tjeret te kuptojnë te fshehtat e
kësaj ekonomie dhe hapi i pare i nje myslimani per te arritur lumturine e
vertete eshte largimi nga joshja e këtij konsumi.Ata qe janë mashtruar nga
ky konsumim nuk mund te drejtojnë teknologji dhe nje shkence , te cilat
kane dale nga kontrolli , sepse nje kulture nuk përballet dot me prodhimet

49
me gjeresisht shiko: Organizacija na Trudot, Prof.Dr.Pance Sokollov , Skopje 1995 f.33-34
22

Coca-Cola , Malboro , Nescafe etj , nuk mund te përballet as me vlerat dhe


teknologjinë e tyre.Per me tepër , mendimi dhe veprimi janë dy ane te
pandara si prodhimi dhe konsumi.Zhvillimi i njërit eshte edhe zhvillimi i
tjetrit.50Keto janë vetëm disa aspekte dhe probleme qe mund te hase njeriu
gjate harxhimit te bioenergjise se tij.Pra , si proces i punës se njeriut eshte
edhe zgjedhja e konsumit dhe teknologjise se prodhimit, kjo eshte e
arsyeshme per shume arsye.Nder ta do te cekim: shfrytëzimi i kohës gjate
procesit te prodhimit , ndarja e kohës per nevoja shpirtërore te myslimanit ,
ndarja e punës ne sektore te veçanta me qellim lehtësimin e procesit
ekonomik , ndarja e sektoreve ne nensektore qe karakterizon periudhën e
zhvillimit te mjeteve te komunikimit masiv etj.
Nje komision i dijetareve islam ka pergaditur ose hartuar nje kushtetute te
mundshme islame per shtetet qe deshirojne ta pervetesojne kete forme te
kushtetutes ne kohen qe po jetojmë.Ne , ne ate kushtetut hasem nje nen qe
i përshtatet temës sonë e qe eshte neni 37 e drejta e punës dhe e
pronesise.Nder te tjerat ne ate publikim thuhet:
E drejta per pune dhe fitim eshte e garantuar , nuk lejohet cenimi i tyre ,
vetëm nese eshte ceshtja ( ne kundërshtim) me ndonjë vendim te sheriatit
islam.51
Puna , fitimi dhe pronësia janë te drejta te ndërlidhura mes vete.Puna eshte
e drejte e qytetarit , por ne te njejten kohe edhe obligim.Caktimi i Zotit eshte
qe jeta te ndërtohet nepermjet punës , pra per plotësimin e nevojave te
ushqimit , veshmbathjes dhe strehimit.52
Sheriati islam ka paraprire cdo sistem te vendosur nga njerëzit , sepse me
drejtesine e tij i ka dhene punëtorit shpërblimin qe meriton , gje kjo e
vërtetuar me hadithin pejgamberik:”Jepjani punëtorit pagen e tij para se t`i
thahet djersa”.
Nga tre persona qe janë armiq te All-llahut Diten e Kijametit , njeri eshte “ai
njeri qe merr dike me pagese per te kryer nje pune , e pasi e ka përfunduar
nuk i ka dhene shpërblimin”.
Sheriati islam eshte aq i gjere sa qe ka perfshire ne gjirin e tij edhe te drejtat
qe i përkasin puntoreve , duke ndërtuar lidhjet mes pronareve dhe
puntoreve mbi baza te shëndosha , ne menyre qe te mos sundoje i forti mbi
te dobëtin , si dhe duke mos u lene hapur shtegun e atyre personave qe
kane qëllime shkatërruese dhe qe me përpjekjet e tyre mundohen te
bashkojnë ne radhet e tyre klasën punëtore , e cila ndjen se eshte me e
përkrahur , me e sigurt , dhe me e mbrojtur nen kujdesin e tyre.
Kete , qe e themi ne sot , dijetaret e Islamit ,e kane shenuar ne librat e tyre
disa shekuj me pare.Ata ua kane njohur qeveritareve intervenimin ne raste
te keqpërdorimit te puntoreve nga ana e punedhenesve ne forma te
ndryshme.53

50
me gjeresisht shiko:Univerziteti i Padukshem , Prof.Dr.Ersin Nazif Gurdogan , Tirane 2004 f.83-84
51
neni 37
52
Per kushtetuten Islame , Dr.Muhamed Sejid Ahmed el-Musejer , Kacanik 2005 f.135
53
Fetva Bashkekohore-pjesa e pare , Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2003 f.520-521
23

Pra , Islami ndalon dhunen ekonomike dhe shfrytëzimin e fuqise punëtore


nga ana e punedhenesit.Gjitheashtu ai lejon edhe punen e gruas por nen
kushte te caktuara dhe rregulla.Se fundi te kësaj teme do te ju sugjeroja
muslimaneve kudo ne bote tri gjera:
1.E para , -Shfrytezoni te drejten qe ja dha All-llahu xh.sh. per te punuar
mashkullit dhe femrës dhe asnjehere mos u bani përtac.
2.E dyta , -Behuni kreativ ne pune me qellim qe gjithmonë t`i përshtateni
kohës dhe rrethanave , &
3.E treta , -Ruajuni nga veprimtarite e ndaluara islamikisht se ato nuk sjellin
furnizim , dobi dhe miresi per ju...

6. Zekati, e drejta e të varfurit

Ivetmi sistem jete në këtë botë , i ka caktuar të drejtë të varfurit në pasurinë


e të pasurit.Prandaj edhe Islami është aq i pranueshëm nga masa e gjërë
shoqërore sepse synon një ekuilibër në shoqëri midis shtresave dhe si
rezultat i kësaj ajo arrinë që të depërtoj aty ku shumë sisteme botërore nuk
kanë patur mundësi të depërtojnë.Kjo e drejtë e të varfurit në pasurinë e të
pasurit është zekati të cilin e ka caktuar All-llahu xh.sh.
Në zekat shohim parimin e konfirmuar të përgjegjësisë reciproke dhe
kujdesit të njerëzve për fatin e njëri-tjetrit.Ky parim , njëherë i proklamuar ,
mund të bëhet bazë për forma të reja të ndryshme të kujdesit në pajtim me
zhvillimin , nevojat dhe mundësitë e shoqërisë.Në botën e sotme
myslimane , zekati është cështje private e cdo individi dhe në gjendjen
ekzistuese të vetëdijes shoqërore dhe fetare ai është plotësisht jashtë
24

funksionit .Mungesa e zekatit është e dukshme në cdo hap.Zekati është


institucion politiko-juridik i rregullimit islam, funksionimi i të cilit medoemos
duhet të sigurohet në cdo mënyrë , duke e inkuadruar përdorimin e fuqisë.54
Shqetësimi i intelektualëve mysliman me të vërtetë është me vend duke e
ditur vlerën dhe rëndësinë e këtij kushti të Islamit i cili në shumë vende në
Kur`an është i bashkangjitur më namazin.Zekati është adhurim në pasuri i
myslimanit dhe pastrim i jetës së tij nga ndytësirat e shejtanit të mallkuar.
Për të formuar një personalitet islamik, dijetarët shkojnë aq larg saqë thojnë
se nëse nuk është i ushqyer me ushqim hallall ai edhe nuk mund ta arrijë një
gjë të këtillë asnjëherë.Për atë, o njeri mysliman mos harro këtë të drejtë e
cila i takon të varfurit, nëse dëshiron që fëmijën tënd ta shohish në mesin e
njerëzve të shpëtuar duhesh që pasurinë tënde ta pastrosh me dhënien e
zekatit të varfurit dhe në këtë mënyrë të arrish kënaqësinë e All-llahut
tënd.Mos u bërë koprrac asnjëherë sepse koprracia nuk ka vend në islam
dhe për të ndëshkohesh si për shumë ndëshkime tjera islame bile edhe më
rënd, por as shumë dorëlëshuar jo, sepse në atë mënyrë dëmton familjen
tënde, bëhu mesatar e jepe zekatin i cili i takon të varfurit, sepse Islami
është fe e mesi dhe ummeti i Muhammedit a.s. janë ummet i mesit.Kujto
Othmanin r.a. i cili për nevojat e muslimanëve e dhuroi tërë pasurinë e tij,
kujto Ebu Bekrin r.a. i cili gjithmonë ndihmonte të varfurit dhe ishte i
mëshirshëm ndaj tyre e modest dhe kurrë nuk tregohej kryelartë edhe pse
kishte pasuri që në shifra të sodit do të llogariteshin më miliona.Kujto
Omerin r.a. i cili dukeshte shumë i vrazhdë në jetësimin e rregullave të
islamit ndaj të tjerëve, por ishte shumë zemërbutë dhe i dhimbshëm ndaj të
varfurve dhe i drejtë.T`i o njeri duhesh t`i ndihmosh atij, njejtë si gjithë
hafifet e Pejgamberit a.s. , njejtë si Aliu r.a.Duhesh të mundësosh një punë
të mirë, që të mos kenë nevojë ato për zekatin tënd. Sepse zaten qëllimi i
zekatit tënd është që ta afrojë në tregun e mundësive edhe njeriun tjetër i
cili është i ngratë dhe nuk posedon pasuri.
All-llahu xh.sh thotë në Kur`anin famëmadh:

“Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të
ngratin ( që ka nevojë por nuk lyp)”55

Ky ajet kur`anor është mjaft i qartë në atë cka ne edhe konstatuam më


lartë.Vërtetë All-llahu xh.sh. është i Drejtë dhe urdhëron drejtësinë tek të
gjitha krijesat e tij.Por , vullneti i lirë i mendjes së njeriut të cilën e ka falur
All-llahu ndonjëherë edhe anon rrugën tjetër ate , të shejtanit dhe harron
urdhrat e Krijuesit.E si rezultat i kësaj edhe kemi varfëri sot në tërë botën.
Prej celësave të furnizimit është mirësia ndaj të varfërve.Pejgamberi a.s. ka
treguar se njerëzit ndihmohen dhe furnizohen për shkak të dobtëve të tyre.
Imam Buhariu transmeton prej Mus`ab Ibën Sa`dit , i cili thotë:”Sa`di e
ndiente veten se është më meritor se disa të cilët ishin më poshtë se
ai.Pejgamberi a.s. tha:
54
Deklarata Islame, Alija Izetbegovic , Prishtinë 1999 f.39-40
55
Edh-Dharijat,19-20
25

“Po , a nuk ndihmoheni dhe furnizoheni vetëm se me të dobëtit tuaj.”


Kush e dëshiron ndihmën dhe rriskun e All-llahut le t`u ndihmojë dhe bëjë
mirë të pafuqishmëve.
Po ashtu, Pejgamberi a.s. ka sqaruar se kënaqësia e tij kërkohet me
bamirësinë ndaj të varfërve.Ahmedi , Ebu Davudi , Tirmidhiu, Ibën Hibani
dhe Hakimi transmetojnë prej Ebu Derdasë, i cili thotë:”E kam dëgjuar
Pejgamberin a.s. duke thënë:
“Më kërkoni mua te të dobëtit tuaj, ngase ju njëmend furnizoheni dhe
ndihmoheni me të dobëtit tuaj.”
Mula Ali El-Kari në komentimin e fjalës së Pejgamberit a.s “Më kërkoni mua
te të dobëtit tuaj” , thotë:”Kërkone kënaqësinë time me bamirësi ndaj të
varfërve tuaj”.
Kush orvatet ta kënaq të dashurin e Furnizuesit të Plotëfuqishëm (Zotit ),
Muhammedin a.s. me bamirësi ndaj të varfërve , All-llahu i Madhërishëm do
t`i ndihmojë atij kundër armiqve të tij dhe do ta furnizojë. 56Kjo është një
cështje e cila nxitë dhe stimulon ndihmimin e bonjakëve dhe të varfërve.Ne
përmes ndihmesës sonë i ndihmojmë vetvetes pasiqë kemi rehatuar shpirtin
tonë tek All-llahu i Madhërishëm dhe kemi arritur që ta zbusim një brengë të
kësaj dynjaje tek një vëlla i yni nga feja.Ndërsa All-llahu i Madhërishëm thotë
në Kur`anin famëlartë:

“Merr prej pasurisë së tyre lëmoshë që t`i pastrosh me të dhe t`u shtosh ( të
mirat ) dhe njëkohësisht lutu për ta , se lutja jote është qetësim për ta. All-
llahu dëgjon e sheh.A nuk e ditën ata se All-llahu është ai që pranon
pendimin e robërve të vet, pranon lëmoshat dhe se , vetëm All-llahu është Ai
që shumë pranon pendimin dhe është mëshirues.”57

Me të vërtetë ka shumë ajete kur`anore të cilat flasin mbi këtë cështje


shumë të rëndësishme islame.Ndërsa vet All-llahu xh.sh. caktoi kategoritë e
nevojtarëve për marrjen e zekatit.Duke medituar mbi këtë ajete ne vetëmse
do të shtojmë bindjen tonë mbi drejtësine e Islamit dhe myslimaneve dhe na
jepet edhe një argument plus për paanshmërinë e islamit në cështjet sociale.
Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur`anin famëlartë:

“All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zekati etj.) t’ju takojnë vetëm: të


varfëre (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare(, punonjësve që e
tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtve në besim), e duhet
dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borgje, (luftëtarëve) në
rrugën e All-llahut dhe atij që ka ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e
robërve, punon sipas urtësisë së vet.”58

56
Celësat e Furnizimit, Dr.Fadël Ilahij , Shkup Furkan Ism 2001 f.70-71
57
Et-Tevbe, 103-104
58
Et-Tevbe , 60
26

Nuk lejohet që shteti t`ia bashkojë zekatin buxhetit shtetëror, pa i paraparë


këto kategori të shpërndarjes së zekatit, por patjetër edhe prej buxhetit,
duhet të vecojë pjesë për këto kategori prej të hyrave tjera.
Në të vërtetë , zekati përfshin kategori të shumta të pjesës së shoqërisë, për
të cilat shteti ndan mjete nga buxheti, që në kohën e sotme quhen ministria
për cështje sociale, ministria e arsimit, ministria e shëndetësisë, ministria e
punëve të brendshme dhe e sigurisë, ministria e mbrojtjes etj.59
Po mirë cfarë ndodh në rastë se në shtetin tonë në të cilin jetojmë nuk
aplikohet sheriati dhe është shtet laik, joislam?A lejohet që zekatin ta
tubojnë organizatat joqeveritare?
Zekati është shtylla e tretë e islamit dhe përbën parimin ekonomiko-social i
cili shëron sëmundjen e varfërisë, nevojës , borxhit, bredhjet , e poashtu
kontribuon në prokalimin e Islamit.Zekati i bashkëngjitet namazit në Kur`an
dhe Sunnet.Kështu, në Kur`anin famëlartë zekati i bashkëngjitet namazit në
28 vende, kurse poashtu bashkëngjitet me namazin edhe në shumë hadithe.
Për këtë Enesi r.a. tha:”All-llahu e mëshiroft Ebu Bekrin r.a. , sa mirë i ka
kuptuar sendet ( ka për qëllim se ai nuk bëri dallim mes namazit dhe
zekatit ).Ai , atyre që pas vdekjes së Pejgamberit a.s. , thanë :”Do të falemi,
por nuk do të japim zekatin “ , u tha :”Pasha All-llahun, do ta luftoj atë që e
ndanë namazin prej zekatit”.
Kështu , nëse namazi është farz-obligim që lypet të kryhet në cdo kohë dhe
në cdo vend, pa marrë parasysh a ekziston halife apo jo , atëherë duhet
pasur parasysh se edhe zekati është detyrim obligativ që duhet të jepet në
cdo kohë dhe në cdo vend.
Ky obligim mbyqkyret nga tre mbrojtës:
1.Pushteti, i cili obligohet ta merr zekatin prej të pasurve dhe t`ua ndajë të
varfurve të atij vendi.
2.Ndërgjegja shoqërore ndaj popullatës myslimane, e cila mishërohet në
këshillimin në fe dhe urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja.
3.Besimi në zemrën e myslimanit.
Kështu, nëse nuk gjendet mbrojtësi i parë, mbeten dy të tjerët, e nëse nuk
gjendet mbrojtësi i parë dhe i dytë, mbetet mbrojtësi i besimit, i cili e shtyn
besimtarin që ta kryejë obligimin edhe nëse nuk e kërkon këtë dikush prej
tij.60
Pra vështruar përgjithësisht o mysliman duhesh të kujtosh në vetveten tënde
për këtë obligim madhor islam, mos harro kurrë obligimet islame pamarre
parasysh se në cfarë sistemi jetësor jeton.
Të All-llahut jemi dhe s`ka asnjë dyshim se te Ai edhe do të kthehemi.

59
Për kushtetutën Islame , Prof.Dr.Muhamed Sejid Ahmed el-Musejer, Kacanik 2005 f.90
60
Akademia Evropiane Për Fetva dhe Studime,-pjesa e dytë- Shkup Furkan Ism 2005 f.36-37
27

RAPORTET FAMILJARE
28

1. Mbulimi i femrës vs mbulimi i mendjes

Syzhe

... Njerëzit linden të lirë , të pastërt dhe të dëlirë karshi botës. Por , bota e
pamëshirshme i orienton drejtë papastërtisë , jofunksionalitetit dhe e
shëndërron njeriun në engjull ose kafshë. Dy rrugët që çojnë drejtë cakut të
rëndësishëm ndërmjet vlerave dhe antivlerave në rruzullin tokësor , si armë
mbrojtëse ose sulmuese e përdorin gjininë mbretëresh në rruzullin tokësor-
femrën. Nëpër shekuj ajo u shëndërrua në akt paragjykimesh , sistem shteti
ose prodhim epshesh. Shfrenimi moral në rruzullin tokësor filloi duke prekur
në gacën e mbuluar , esenca e gjitha të këqijave u shëndërrua në kiç
harmonik ndërmjet jetës dhe vdekjes. U ndërtuan institute , u shkruan
vëllime e vëllime , ligjet ndryshuan kahjen e bota shëndërroi blegërimin në
begati. Periudha prej periudhës ndryshoi mjaft! Mentaliteti i pastërt miskin
dhe i pastërt “beduini” nga shkretëtira e këndshme u tymos me vrullin e
kozmopolitizmit të metropoleve dhe zhvlerësimit të individit.

Paragjykim

“E Ne i thamë: “O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në


xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, por mos iu
afroni asaj bime (peme) e të bëheni zullumqarë (të vetvetes suaj).
Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose
xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u
thamë: “Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë
në tokë keni vendbanim dhe dëfrim”.(Bekare:35-36)
Athua vallë Ademi a.s. ishte ai që gaboi dhe kërkoi falje apo Hava , nëna e
njerëzimit e mashtroi Ademin a.s. për të gabuar? Kjo pyetje historike e cila
29

sqarohet shumë bukur më lartë diferencon sisteme dhe religjione dhe


ideologji të ndryshme nga realiteti. All-llahu xh.sh. tha në Kur`an qartas ...
Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen... ndërsa individi dhe
shoqëria devijuan nga kuptimet e fjalëve të Madhërishmit. Në formë
indirekte femrën e lindur të lirë dhe të pastërt e shëndërruan në djall duke i
dhënë asaj hapësirë për manipulime në varkën e këtij oqeani pa fund të
paragjykimeve. Sinteza e shtrembëruar e realitetit nuk guxon që ende më
shumë të pluhuroset dhe ndotet si ambienti nga fabrikat ku burim kryesor
kanë kimikalet , në fakt njerëzimit duhet të vëndojë tatime “ ekologjike” për
mbrojtje ndaj paragjykimeve dhe moduleve të frikshme nëpër siujdhesën e
gjërë të identitetit njeri.
Ademi a.s. i kërkon falje dhe pendim All-llahut xh.sh. për gabimin e bërë , e
nuk ka dyshim se All-llahu xh.sh. është Mëshirues dhe Falës.
“E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali
(gabimin), Ai është Mëshirues dhe pranues i pendimit.”(Bekare: 37)

Ana tjetër...

Para dhe pas rrëzimit të Hilafetit në rruzullin tokësor fillon e njejta këngë të
këndohet dhe të luhet e njejta valle. Muhammedi a.s. i dërguar si mëshirë
për botrat e cliroi femrën nga të varrosurit për së gjalli , ndërsa shkëndijat e
fundit të Hilafetit hudhen dhe zhduken me largimin e shamisë në Turqi në
kohën e Qemal Ataturkut. Arma më e fuqishme e Laicizmit kundër
Monoteizmit është sulmi i nderit , moralit dhe rrespektit ndaj parimeve
morale në shoqëri. Laicizmi e zhveshi njerëzimin nga njerëzorja duke e
shëndërruar në një robot të epsheve dhe shfrenimeve të njëpasnjëshme.
Duke biseduar mbi moralin e punës në formën e “darvinizmit social” laicizmi
e përkuli njerëzimin dhe e shëndërroi në një fabrikë gjigande ku 24 orë
njerëzimi është në shërbim të Djallit dhe jo të vetes. Duke humbur feminiteti
i femrës dhe duke u shëndërruar ajo në një monstrum që do të jetonte për të
mbijetuar dhe jo për të adhuruar All-llahun xh.sh. bota ka filluar të venitet
dhe tkurret drejtë skajeve të frikshme të shkatërrimit.

Një hap plus...

Narkotikët dhe muzika e rëndë , muzika e lehtë dhe prodhimtaria e filmit ,


marketingu dhe ideali i dizajnimit , bordelet dhe univerzitetet , kisha dhe
mediumet , kontribuan mjaft që qëllimet e ideologëve darvinist të arrijnë
kulmin e njerëzimit. Problemet depërtuan në secilin skaj në secilën shtëpi!
Dyert tonëshe që paraqiteshin si mburojë të moralit u thyen dhe u
shëndërruan në fiasko kaluese. Shpikja e kombeve këtij identiteti i krijoi një
atmosferë të pjellshme të depërtimit. Gjithëcka që zëvendëson dashurinë
ndaj All-llahut xh.sh. dhe Pejgamberit a.s. doli në tregun e këmbimeve dhe
shitjeve. Zemra u shëndërrua në një urë lidhëse ndërmjet të keqes dhe më
të keqes.
30

Alternativat e gabuara...

Edukimi i shpirtit një gjë esenciale u kthye në një humnerë e shoqërisë


njerëzore me petka të modernizmit. Morali i kuptuar si pjesë që lind nga
kombi ose nga kombet devijoi edhe më njeriun duke e bërë të varur për diç
që lind , rritet dhe vdes. Depërtimi i seksualitetit të femrave dhe ekspozimit
të trupit të saj si kafshë në shoqëri arriti në piedestalet më të larta
fatkeqësisht edhe në vendet ku thërret zëri i ndërgjegjes dhe vetëdijes së
thellë... Gjithëcka që servon ky “ civilizim” duhet pranuar pa bërë zë , ndërsa
femra duhet të jetë modeli i parë i ndryshimit.

Alternativa e vërtetë...

Mbulimi i femrës është zgjidhja e vetme dhe piedestale e problemeve më të


rënda shoqërore që kanë kapluar gjithë historinë e njerëzimit. Islami
urdhëron që femra të mbulohet duke ruajtur nderin e saj dhe shoqërinë në
tërësi. Ai , pra Islami , e edukon femrën drejtë edukimit të brezave të
njerëzimit dhe e bënë urë lidhëse ndërmjet gjeneratave në shoqëri. Arsimimi
i tre femrave na jep xhennetin , kështu shpesh na mësonte Muhammedi a.s.
shumë vite para “ alternativave të gabuara”. Prapambeturia e njeriut
fshehet m`u në zhveshjen e trupit dhe mendjes së femrës dhe njeriut. Sikur
bindja të ishte shkaku kryesor i mbulimit të saj , tek ajo nuk do të linde
problemi i ekzistencës në rruzullin tokësor. Problemet shoqërore si :
punësimi , perspektiva dhe arsimi i femrës së mbuluar , nuk do ishin
probleme poqese ajo do të kishte bindje të thellë dhe besim të plotë në
caktimet e All-llahut xh.sh. Sepse All-llahu xh.sh. vdekjen dhe furnizimin
sigurt ia cakton njeriut ( dhe jo vetëm mashkullit) prej momentit të lindjes.
Nuk ka dyshim se zemra e mbuluar me petkun e imanit sjellë mbulimin e
femrës dhe mbulimi i femrës sjellë shpëtimin e njerëzimit nga skëterra.

2. Shtylla e shoqërisë-femra

Apokalips
31

Kalimthi do hegjomonizoj fjalët e petalta si mure të rënda dhe të thelluara


dhe të ruajtura nën gërmadhat e fjalës së fundit.Fjalë të bartura ndër shekuj
dhe të ruajtura me plot zili si trupi i femrës i ruajtur nga femra. Jo , jo ,
xhelozia nuk është urrejtje dhe helmim mbi dyshkun e lirisë së shprehjes dhe
jetës. Islami nuk është sinonim i mbylljes , varrosjes dhe ngjyrosjes. Ai , pra
Islami , nuk kërkon nga ne që të friksohemi të jemi të drejtë me dy
gjinitë.Shoqëria fluktuide po minimizon ndjenjat edhe pa shkakun final dhe
esencial të minimizimit të ndjenjave. Nevoja për një gjë të këtillë i nxjerr
jashtë kontekstit normat ligjore dhe pedagogjike të shpirtit islam.
Kontradikta dhe substancimi i kuptimit të jetës dhe rregullave islame , jetën
e femrës e shëndërroi nga një oqean përkëdheljesh , fjalësh dhe dashurishë ,
në një humnerë të vrenjtur dhe zë apokaliptik të jetës.

Pyetja

Filozofin Ferid Muhiç e pyetën , ç`është pyetja? Ai tha:” Bota është një
fenomen i kompletuar dhe jo i zbrazur. Harmonia e botës shihet në
malet , kodrat , rrënjët , yjet , gjallesat e llojllojshme që kanë nevojë
për dashurinë. Prishja e këtij ekuilibri dhe harmonie ndodh me
njeriun i cili nga zbrazëtia e tij ka nevojë për të i`u përshtatur këtij
fenomeni kaq të magjikshëm. Pra , pyetja gjurmon në zbraztirën e
njeriut për të risjellur në harmoni prap botën dhe gjithëçka gjendet
në të.” Zbrazëtia e mashkullit që i jep peshë jetës dhe e diferencon
kënaqësin nga fuzimi është femra. Ajo është shtyllë e ndërtuar prej këtij
matriali të çuditshëm në rruzullin tokësor. Fjalët e saj janë lotët që burrin e
magnetizojnë si qiejt në orbitë. Femra është një burim margaritarësh të
çmuar që nga pyetja në pyetje stilizojnë këto rrënjë të murosura në fundësi.
Esenca e maleve dhe kodrave sqarohet shumë bukur me filologjinë e
rëndesës dhe madhështinë e besimit. Këto male dhe kodra me shtatin lart
dhe krenare , janë njejtë porsi ai baba që ka dy e më shumë vajza dhe
krenar e shtatë lartë para botës orienton ndjenjat drejtë praktikimit të njejtë
të Islamit.Celsi i namazit është abdesi , çelsi i xhennetit është shehadeti ,
çelsi i diturisë së dobishme është” Pse-ja” , dhe femra si tërësi globale e
ndjenjave , bukurisë , dashurisë , besimit , edukimit , diturisë , imanit , është
çelsi i pyetjes...

U bëra nënë...

Frikësohem. Më tha! Për çfarë e ke fjalën e pyeta? Nuk do kemi pasuri , do të


jemi të varfur , nën presionin e kohës , punës dhe shoqërisë. Ndërsa fëmija
kërkon përkushtim , përkujdesje , dashuri dhe kohë. I thashë, femra e cila
vdes gjatë shtatëzanisë , shkon shehide( dëshmore).Kjo është porosi nga
profeti ynë Muhammedi a.s. e jo predikimi im. Pastaj prap vazhdova. Dikur
motra jote e njerëzimit varrosej , trajtohej si kafshë , përbuzej , abuzohej
seksualisht , vdiste në mëshirë të injorancës dhe “ ngazëllimit”. Islami
ndryshoi rrethanat , kushtet , rregullat. Ai çliroi , edukoi , civilizoi!Me kohë
32

edhe pas ardhjes së Islamit ndryshuan prap rrethanat.Femra muslimane , e


devotshme dhe besimtare , i frikësohet jetës , sfidave dhe nuk ka mbështetje
të plotë në Zotin e botrave. Jo më tha , unë nuk jam kundër Islamit. Po
mirë , i thash , pse atëherë ankohesh? Më tha , nëse e bëjë një fëmijë unë do
jem e lumtur. Pse një fëmijë i`a ktheva? Po , ai fëmijë kërkon shkollim ,
përkushtim , kushte optimale për jetesë, nuk dua ta lë të pashkolluar , të
pacivilizuar , të varfur. E dashura ime. Është e vulosur nga ana e All-llahut
xh.sh. që secila krijesë që lind në rruzullin tokësor , All-llahu ia cakton rriskun
dhe exhelin e vdekjes qysh në fillet e tij. Muhammedi a.s. krenohet me
numrin e madh të Ummetit Islam. A dëshiron t`i që Ai të ndërmjetësoj për në
xhennet? Buzëqeshte dhe aprovonte me kokë. Atëherë me ndihmën e Zotit
do më lindësh shumë fëmijë. Dhe pas nëntë muajsh ndodhi mrekullia më e
madhe. Eureka më tha: U bëra nënë!

Pa të , pa të...

Instanca më e lartë e harmonisë është mirëkuptimi , sjellja e mirë , dashuria


dhe besimi. Shtylla e familjes është femra , grueja , nëna , vajza...jo , që
mashkulli , burri , babai , djali , janë të diskriminuar , por natyra e femrës e
bënë atë mbretëresh në këtë xhungël mbretërish. Nëna , nëna , nëna ,
pastaj babai.... Kështu na mësoi Muhammedi a.s. Qetësia e tij në
çastet e sprovave , ndjenjat e tij , lotët e tij të fshira nga nënat fisnike të
ummetit dëshmojnë lart këtë trajtim të madh dhe të drejtë të Islamit ndaj
femrave. Martesa mbi baza të dashurisë dhe besimit është shtyllë e
fuqishme e një shoqërie të shëndosh. Martesa vetëm mbi baza të besimit
dhe pa dashuri është koherencë e vdekur e moralitetit të vyshkur. Martesa
mbi baza të dashurisë dhe jo besimit , është plotësim epshesh dhe misioni
fisnik përfundon me kaq. Por , dashuria duhet të jetë pjesë e besimit , dhe të
dyja këto sjellin lumturinë. Para se të nisesha në fakultet , më thanë: Dy
gjëra të rëndësishme ta bëjnë të lumtur këtë jetë: profesioni i mirë dhe
grueja e ndershme. Ah , i shtrydha krahet duke mos ditur se çfarë t`i
përgjigjesha , por tash po e kuptoj se pa të , pa të... sa e vështirë qenka
jeta...
Ah , sa bukur Nizami përshkruan dashurinë e Mexhnunit ndaj Lejlas. Një ditë
Mexhnuni i tha Lejlas këto vargje:” Në bazë të zemrës tënde të festave,
Në rrjetin e brengave u ngjyros prania,
Fshehtësia e saj pa krah ka ngelur,
E pabazuar në gjuhë është nervikosur,
Ajo çka është mrekulli DASHURI KISHTE
QENË,
Sytë dhe goja janë harxhuar.” 61

61
Shih librin: Lejla i Mexhnun , Nizam , Sarajevo 2003 , fq.12
33

Durim , këshillë dhe dashuri...

Dashuria nuk është një shadërvan me këtë ujëvarë shkronjash që rrjedhë si


stil gotesk i artit francez. Ajo është mishërim i shpirtit , zemrës , mendjes
dhe dalldisje e përplasje e sentimentales me sentimentalen. Dashuria të
zbutë, të bënë më të përshtatshëm për shoqërinë. Sa çaste të këndshme
kaloj nën frymën e dashurisë , dhe sa hidheti ndjenjë nën brockullat e frikës ,
trumbetimit dhe soditjes pa venit.Por , jeta është sprovë dhe provimi i ynë
për në xhennet. Sa bukur u shpreh Hafiz Shirazi në poezin e tij:
“ Të dashuruarve u fal , nga zemra flakë si qiri,
Të krisurve u ndriçoj mentë mes errësirës si qiri.
Nuk dinë gjumë as ditë , as natë , të pikëlluar sytë e mi,
Nga dert i ndarjes lot lëshoj , në lot po shkrihem si qiri.”62
Shirazi i mjerë zamani , nga frika e ndarjes bejtes hiç nuk i`a ndali... Sa
dhembshmëri ka zemra për atë vajzë si dylli , sa joshës është ky lot trimi.
Poetët vërtet janë të çuditshëm në botën e tyre të gjërë , të thellë dhe mjaft
të pakuptueshme. Kur futet njeriu të ëndërroj dhe të ëndet në botën e
vargut , nuk do të jetë vet , por do vazhdojnë lotët e zemrës të shkrihen në
këto vargje dashurie që pandalim thërrasin ato yje që ndriçojnë në gjithësi ta
përcjellin këtë të dashur deri në rrugën e pafundme të Besimit. Dashuria
lidhë zemrat e njerëzve në rruzullin tokësor. Ajo është e përbashkët për mua
dhe për ty. Duhet ta kalojmë bashkë secilën sfidë që na paraqitet në çdo
sekond të frymëmarrjes sonë. Pa durimin dhe dashurinë tënde unë do isha i
dëshpëruar , i lodhur dhe i fundosur nën kthetrat e demokracisë. Ndërsa ,
këshillat e tua më dhanë forcë t`i qëndroj imun dhe durimtar digave të
pafundme të Askundisë...

3. Si t`u flasim fëmijëve tanë për Islamin?

Fëmijët tanë janë pasuria më e madhe që na ka dhënë All-llahu xh.sh.


Njëashtu ato janë sprovë për ne në këtë botë dhe përgjegjësi për ditën e
Llogarisë. Ata janë sytë tanë me të cilët shohim , mundi jonë për të cilin
shpenzojmë kohë , energji dhe vullnet , shpresa jonë për një pleqëri të
lumtur!
Hammad ibn Seleme transmeton prej Ebu Hurejres r.a. se Pejgamberi a.s. ka
thënë: “ Me të vërtetë robit do t`i shtohen gradat dhe do të thotë:” O Zoti im
, prej nga kjo.”” Kjo është për shkak të kërkimit të faljes së fëmijës tënd pas
vdekjes tënde.” ( hadithi gjendet në librin : Një Buqetë lulesh për fëmijët
tuaj, Ibën Kajjim El Xhevzi , Shkup 2007 fq.19).
All-llahu xh.sh. përveç që na ka sprovuar me fëmijët tanë Ai na ka
mundësuar që përmes tyre të na shtohen edhe gradat tona pas vdekjes
62
Shih librin: Kur nis të çelë tulipani , Hafiz Shirazi , fq.58
34

sonë. Por , a`thua vallë a do na shtoheshin gradat tona pas vdekjes nëse
fëmijët tanë nuk i edukojmë me Islam? Shpesh herë pyetemi se ku
qëndrojnë problemet e shumta në shoqërinë tonë ballkanase , pse kemi
gjenerata të paedukuara me Islam , pse u shuajtë nderi familjar , rrespekti i
ndërsjelltë etj... Ka shumë faktor që kanë ndikuar në këtë gjë , por kryesori
normalisht është ai i edukimit të fëmijëve tanë me Islam. Por ai edukim
duhet të realizohet fillimisht nga vet ne pasiqë Muhammedi a.s. na sqaron se
fëmija edukohet 20 vite para lindjes së tij. Si edukohet 20 vite para lindjes?
Për të edukuar një fëmijë të shëndosh me Islam sëpari duhet që vet të
edukohemi , të zgjedhim një grua besimtare e cila edhe ajo është e edukuar
me Islam dhe pastaj ta edukojmë edhe fëminë tonë në frymën Islame. Pra ,
procesi i edukimit është i vështirë , i rëndësishëm , i thjeshtë por
njëkohësisht edhe mjaft kompleks. Imam Shafiu r.a. pjesën më të madhe të
jetës së tij në mësimin dhe ligjërimin e Islamit e ka kaluar në sqarime dhe
mësime rreth edukatës dhe moralit islam , ndërsa shumë pak vite i kushtoi
fikhut islam ! Paramendoni këtë fakih të madh , njëri prej themeluesve të
katër shkollave juridike , bazamente të mësimit të fesë , i kushtoi aq shumë
rëndësi edukatës... Për edukatën dhe moralin është shkruar shumë në këto
troje , por shumë pak është punuar në praktik. Duhet të ekzistojë në çdo
pore të jetës sonë edukata islame si njëra prej shtyllave kryesore të
depërtimit të mesazhit islam në zemrat e miliona njerëzve. Si ummet ne nuk
guxojmë që mesazhin islam të mos e përçojmë , hallka e parë e zinxhirit të
përçimit të këtij mesazhi islam është familja jonë gjegjësisht fëmijët tanë. Po
arritëm që të gjithë ne të ndërtojmë sheriatin në shtëpitë tona nuk do kemi
nevojë ta kërkojmë sheriatin në nivel kolektiv , por ajo do bëhët ajri pa të
cilin nuk mundemi të frymojmë.
Fëmijët tanë janë dhuratë e All-llahut xh.sh. për të cilën dhuratë duhet të
falëminderohemi.
Thotë All-llahu xh.sh. në Kur`an:” “Vetëm i All-llahut është pushteti i qiejve e
i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetëm femra atij që do; e i falë vetëm
meshkuj atij që do. Ose u falë çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa
fëmijë (steril); Ai është i dijshëm, i fuqishëm.” ( Esh-Shura:49-50)
Ky ajet kur`anor na qartëson bukur se All-llahu xh.sh. vendos me fatin tonë
dhe të fëmijëve tanë dhe nuk guxojmë që për hir të komplekseve tona dhe
traditave të mykta e jo të mira të mos bindemi me përcaktimin e All-llahut
xh.sh. e kjo të reflektojë edhe në edukimin dhe mësimin që duhet t`i ja japim
fëmijëve tanë. Fëmijët duhet t`i mësojmë me Islamin , të jetojnë me Islamin ,
të përballen me sprovat në jetë që do i prijnë dhe të bëhen edhe ato bartës
ose përçues të mesazhit islam në rruzullin tokësor. Në vazhdim të tekstit do
paraqes disa rregulla të pakualifikuara të cilat rregulla shpresoj që do të
ndikojnë pozitivishtë gjatë përvojave tona me fëmijët tanë.

a) Vëndoji emër të bukur

Ebu Derda thotë se Pejgamberi a.s. ka thënë: “ Me të vërtetë në Ditën e


Gjykimit do të thirreni me emrat tuaj dhe me emrat e baballarëve tuaj ,
35

kështu vendosni emra të bukur.”( libri i cituar: fq.102). Ky hadithë i


Pejgamberit a.s. na qartëson se emrat e fëmijëve tanë duhet të vendohen të
bukur dhe me kuptim të mirë. Në shumë hadithe tjera Pejgamberi a.s.
preferon që të vëndohen emra Pejgamberësh dhe cilësishë të
përkulshmërisë së robërve të All-llahut ndaj All-llahut xh.sh. Emrat e bukur
përveç që ndikojnë në identitetin e fëmijëve tanë na japin një stimuls ,
dëshirë dhe vullnet plus që fëmijët tanë t`i mësojmë dhe orientojmë drejtë
atyre personaliteteve , ose personave të bekuar mbi baza të të cilëve i kemi
emërtuar.

b) Rrespekto mendimin e tij

Realiteti jonë është shumë i hidhur sa i përket këtij segmenti. Ne jo që nuk


rrespektojmë mendimet e fëmijëve tanë, por as që i përgadisim fëmijët tanë
të mendojnë dhe të logjikojnë me kokën e tyre. Kjo gjë bie ndesh me traditat
e Muhammedit a.s. dhe me Kur`ani Kerimin. Nga dashuria e madhe që kemi
për to ne shpesh herë i neglizhojmë fëmijët tanë dhe nuk i nxisim për
mendime kreative dhe të dobishme. Në rrethet ku po jetojmë do të dukej
shumë qesharake që fëmija të jap mendim të vetin për një çështje të caktuar
, kjo gjë mjerisht ka sjellë deri tek gjeneratat e ardhshme “ tepricë
teknologjike” studentash të cilët janë edhe viti i katërt në fakultet ndërsa
nuk dijnë të bëjnë një analizë të thjeshtë të programimit linear. Të
rrespektuarit e mendimit të fëmijëve tanë na hap dyert e thellimit dhe
penetrimit të përbashkët me to në dijet fetare dhe në këtë mënyrë na
lehtësohet barra e përçimit të mesazhit islam tek fëmijët tanë.

c) Angazhoje me punë të dobishme

Thotë All-llahu xh.sh. në Kur`an:” O ju që besuat , ruajeni veten dhe familjen


tuaj prej një zjarri , lënë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe
gurët.”( Tahrim,6).
Fëmijët tanë duhet t`i angazhojmë me mësimin e Kur`anit, mësimin e
gjuhëve të ndryshme , të matematikës , jetës së Pejgamberit a.s. , kushteve
të fesë , të haditheve të Pejgamberit a.s. Duhet të përpilojmë program ditor
për fëmijët tanë edhe jashtë shkollave ose edukatorëve. Nëse fëmijët i
angazhojmë kjo nuk d.t.th. që nuk i duam dhe që po i privojmë prej të
drejtave të tyre për jetesë të mirë. Kam lexuar në një vend që një mbret
djalin e tij kishte dashur ta bëjë dijetar. Por , ky djal ishte rritur në pasuri dhe
bollëk në oborrin mbretëror dhe nuk ishte mësuar me jetën e thjeshtë e
modeste të një muslimani. E dërgon te një dijetar që ai dijetar të përkujdeset
për të. Detyrën e parë që i cakton dijetari i nderuar djalit të këtij mbreti
është që të dalë në rrugë dhe për një periudhë të caktuar të kërkojë lëmoshë
e mëpastaj të kthehet dhe të fillojë procesi i kërkimit të diturisë.
Ky shembull na mëson shumë gjëra të cilat duhet t`i jetësojmë edhe ne si
prindër. Angazhimi i fëmijëve tanë me kërkimin e diturisë dhe punë të
dobishme , jetësimi praktik i Islamit i fëmijëve tanë duhet të jetë prioriteti
36

ynë. Për fëmijët tanë ne jemi shembulli më i mirë që e udhëheqë atë gjatë
jetës , por mund të bëhemi edhe shembulli më i keq që e humbë në
humnerat e kësaj dhe botës tjetër.

d) Ledhato fëmijën tënd

Bejhekiu përmend një hadith prej Ez-Zuhriut në të cilin thuhet se një njeri
ishte ulur me Pejgamberin a.s. , i erdhi djali i tij ndërsa ky e puthi dhe e mori
në prehër. Pastaj erdhi vajza e tij dhe e uli afër vetes. Pejgamberi a.s. i tha:”
Nuk je i drejtë ndaj tyre.”( vepra e njejtë: fq.195)
Fëmijët kanë nevojë për ledhatinë tonë ashtu siç kemi nevojë ne për to , por
nuk duhet që të bëjmë dallim ndaj tyre dhe të bëhemi të padrejtë...

e) Përgaditë misionar musliman

Secila familje duhet ta ketë primare këtë kusht dhe t`i orientojë të gjitha
forcat matriale , mentale dhe fizike drejtë realizimit të këtij qëllimi. Prindërit
duhet ti përgadisin fëmijët e tyre për sprovat që do i kaplojnë në të
ardhmen. Ato , pra prindërit , fëmijët duhet t`i mësojnë që jetën e tyre ta
jetojnë me qëllim dhe me mision të caktuar. Fëmijët tanë duhet të ushqehen
dhe të frymojnë në këtë rrugë.

Dhe për fund të këtij teksti përmendim një thënie të Abdullah ibn Omerit r.a.:
“ Edukoje fëmijën tënd sepse je përgjegjës për të , për atë se si e ke edukuar
dhe çka e ke mësuar , ndërsa fëmija është përgjegjës për nënshtrim ndaj
Zotit dhe nënshtrim ndaj teje.” ( vepra e njejtë: fq.192).

4. Nëna , grueja dhe motra!!!

Islami i ngriti lart këto shtylla të njerëzimit! Nëna , grueja dhe motra janë
shtylla e familjes , ndërsa familja është shtylla e shoqërisë.
Meshkujt obligohen ndaj tyre që ti ruajnë si sytë e ballit dhe të kujdesen për
to si për pasurinë e pashterrshme që gërryesit me afsh mundohen ta
mbledhin të tërën. Shoqëria jonë moderne ka harruar hakun ndaj nënës ,
gruas dhe motrës. Fatkeqëisht edhe shumë musliman në mesin tonë nuk po
kujdesen për to dhe po i nënçmojnë në format më bizare. Islami caktoi të
drejta dhe obligime si ndaj femrës ashtu edhe ndaj mashkullit. Por , këto të
drejta në praktikën tonë të hidhur për femrën nuk po realizohen. Prej femrës
po kërkohen vetëm obligimet dhe asgjë më shumë. Ato nuk po llogariten
fare dhe hadithet e ajetet kuranore që po flasin për to , për të drejtat e tyre
si duket janë bërë vetëm pjesë e mendjes sonë dhe jo e praktikës. Islami
37

është fe e praktikës dhe jo vetëm e teorisë , ajo ndërlidhë të gjitha


parametrat shoqërore dhe sentimentale.

Thotë Allahu i Madhërishëm në Kur`an:” Ne e urdhëruam njeriun t’u


bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe
me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë
muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa ta arrijë pjekurinë e vet dhe kur
t’i mbush dyzet vjet ai thotë: “Zoti im, më inspiro mua që të
falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të
mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë
pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me
muslimanët.”( Ahkaf: 15)

Allahu xh.sh. e përmend mundin e nënës dhënë ndaj fëmijës së vet , gjatë
furnizimit dhe rritjes. Ai e lartëson rrolin e nënës në shoqëri duke
thënë:” ...Ne e urdhëruam njeriun t`u bëjë mirë prindërve të vet,
ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi...”
dhe me sa paturpësi ne ia kthejmë fjalën nënës , nuk rrespektojmë kërkesat
e saj , nuk kujdesemi për të? Allahu na urdhëroi që të kujdesemi për të , që
në sheriatin islam nëse e thyejmë urdhërin pason dënimi.
Ka plot hadithe të Pejgamberit a.s. të cilët na mësojnë dhe sygjerojnë se
xhenneti fshehet nën këmbët e nënës. Ka pasur raste gjatë kohës së artë të
muslimanëve disa sahabë kanë kërkuar që të nisen në luftë me Pejgamberin
a.s. Por , Pejgamberi a.s. i ka kthyer mbrapa duke i thënë , kujdesi ndaj
prindërve është xhihadi më i madh. E ne o vëllezer dhe motra sa
rrespektojmë dhe nderojmë prindërit e veçanërisht nënat tona? Sa xhuma na
kanë kaluar dhe ne nuk i kemi blerë asgjë nënave tona? Në sa xhuma i kemi
ble dhurata nuseve tona duke shkelur dhe injoruar nënat tona para syve?

Thotë Allahu i Madhërishëm në Kur`an:” Zoti yt ka dhënë urdhër të


prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë
bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka
kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of
- oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira
(të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre
krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy,
sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”.( El- Isra: 23-24)

Allahu xh.sh. në këto ajete kur`anore e lidhi adhurimin e Allahut Një me


rrespektimin e prindërve. Edukata Hyjnore duhet të depërtoj nëpër venat
tona. Shpirti dhe ujitja e shpirtit tonë me këto ajete kur`anore duhet të bëhet
në formë të vazhdueshme dhe të panderprerë. Përndryshe kemi thyer ligje
të Allahut në tokë dhe jemi shëndërruar nga njerëz të devotshëm dhe
musliman , në kafshë të egra dhe të vrazhda. Islami nuk njeh vrazhdësinë ,
ai stimulon dhe nxitë butësinë në marrëdhënie ndërnjerëzore , e mos të
flasim për marrëdhënie familjare.
38

Rreth këtyre ajeteve kur`anore mufesiri i famshëm bashkëkohor Muhamed


Gazali, Allahu e mëshiroft ka thënë:” Vetëm adhurimi i Allahut Një sjell
bamirësinë ndaj prindërve. Përmes adhurimit të tillë njeriu arrinë të njohë
vlerën dhe rëndësinë e këtyre porosive , kur mendon për shoqëritë e
perëndimit , ku shikon shumë strehimore për njerëz të moshuar. Ai vëren se
shtëpitë e atyre u duken gjithnjë e më të ngushta , ndërsa fëmijët u rrinë
larg. Vendqëndrim i tyre deri në vdekje bëhet strehimorja. Brezat që ua falën
jetën të tjerëve , nuk gjejnë sinqeritet dhe besnikëri dhe jetojnë mu sikurse
kafshët e egra. Kështu derisa nuk i trashëgojnë fëmijët , të cilët vendosen në
banesat e tyre duke i lënë ata në pritje të vdekjes. Kështu egoizmi është
shëndërruar në ligj.”63

Grueja në familjen islame ka rrolin kryesor. Ajo është edukuesja e brezave


dhe fëmijëve tanë të cilët do jenë pishtar dhe udhëheqës të njerëzimit.
Burrat kanë obligime ndaj tyre , ndërsa gratë njëashtu kanë obligime ndaj
burrave të tyre dhe familjes. Por njëashtu gratë kanë të drejtat e tyre në
familje , edhe burrat kanë të drejtat e tyre në familje. E drejta e gruas fillon
qysh me aktin e nikahut , dhurata e saj ose caktimi i mehrit! Ndërsa e drejta
e motrës në familje dhe rroli i saj është i pamohueshëm. Motra ka të drejtë
në trashëgimi! Por , jo vetëm në aspektin teorik , jo vetëm në fjalë të thata
të cilat nuk depërtojnë në zemrën e askujt. Rroli i dyjave , gruas dhe motrës
është i pazëvëndesueshëm në shoqërinë muslimane. Nëse ndaj tyre do ishim
të drejtë dhe nuk do i nënçmomim , sigurt që pozita e muslimanëve në
Ballkan do ishte shumë më e mirë. Allahu caktoi të drejtë të gruas te burri
dhe te baba. Ndërsa baba dhe burri ia cënojnë të drejtën të cilën Allahu ia
dha. Atëherë si mund të presim gjenerata të shëndosha me frymë islame kur
qysh në fillim ne i bëmë padrejtësi gruas dhe motrës? Si mund të presim që
fëmijët tanë me emra musliman të jenë pjesë e Islamit dhe jo në udhëkryq
siç po paraqiten në shumicën e rasteve?

Thotë Allahu në Kur`an: “Grave jepuani dhuratën e kurorës së tyre


(niqahin) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin
diçka nga ajo, atëherë hajeni atë hallall të mirë.”( En-Nisa: 4)

A nuk kemi shembuj plotë në meset tona ku caktohet mehri i gruas dhe nuk i
jepet? Bile kemi shembuj të atillë ku i jepet mehri dhe pas ca viteve i
kërkohet nga burri. A nuk është kjo ndryshim rrolesh në shoqëri. Më thuaj o
vëlla pash atë Zot që e beson , a aq i padrejtë duhesh të jesh ndaj gruas
tënde e cila është pjëse e jotja dhe ti je pjesë e saj? Apo ndoshta gjithmonë
shpreson në atë që tha Allahu në Kur`an... e në qoftë se ato nga vullneti
i vet ju falin diçka..... e ne meshkujt gjithmonë duhet të inicojmë vullnetin
e gruas që të na falë diçka dhe jo të shikojmë të drejtën e gruas që ta
realizojë ajo. Gjithmonë shikojmë në veten tonë dhe në terrenin tonë ,
ndërsa e kemi harruar të drejtën dhe obligimet që kemi ndaj grave tona.

63
Komenti Tematik i Kur`anit Famëlart, Muhammed Gazali , Shkup 2007 , fq.276
39

Thotë Allahu në Kur`an:” Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e


lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon
pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose
shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti).”( En- Nisa:
7)

Sikur e kemi harruar këtë ajet kur`anor edhe pse ndoshta pas çdo namazi të
sabahut e lexojmë dhe e përsërisim. Sikur të mos ekzistonte ky ajet kur`anor
, kështu është shëndërruar shoqëria jonë muslimane në Ballkan fatkeqësisht.
Allahu caktoi të drejtën edhe ndaj motrave tona. Ose të drejtën e gruas te
babai i saj. Fatkeqësisht edhe shumë musliman në Ballkan as që i shkon në
mendje që ta realizojnë këtë të drejtë ndaj vajzave të veta , ose ndaj
motrave të veta.
Gjendja jonë është e mjerueshme! Faktorët se pse gjendja jonë në Ballkan
është e mjerueshme nuk janë vetëm të jashtëm , nuk janë vetëm importe.
Por , ato faktor janë edhe në vet trajtimin tonë ndaj nënës , gruas dhe
motrës....
O Allah na bënë musliman që i jetësojmë ajetet kur`anore dhe jo vetëm
mësues të ajeteve kur`anore. Amin!

5. Martohuni me besimtare!!!

Allahu xh.sh. krijoi njerëzimin nga ajka dhe burimi i saj, por njeriun e parë e
krijoi prej argjili ose balte. Përmes Ademit a.s. rrjedhi njerëzimi, jeta, shpirti
dhe esenca e qëllimi i ekzistencës së njeriut. Të lexosh nëpër qiejt e Allahut
xh.sh. qiej të quajtura ajete, do gjejmë shumë kode, fshehtësi, mistere, por
edhe shumë profeci, paralajmërime, mrekulli që njeriu hutohet ose edhe nuk
dëshiron të mendojë e të meditoj rreth tyre. Meditimi është pjesë e besimit
në Allahun dhe pa meditimin besimi nuk realizon qëllimin e ekzistencës.
40

Qëllimi i ekzistencës është adhurimi dhe nënshtrimi ndaj Allahut xh.sh. dhe
besimi e aplikimi i besimit për hir të Allahut xh.sh. Por besimi dhe adhurimi
Allahut xh.sh. nuk realizohet pa plotësimin e imanit ose besimit. E plotësimi
imanit ose besimit bëhet përmes martesës ose zgjedhjes së gruas së
devotshme dhe besimtare. Kështu na mësojnë parimet islame të cilat parime
janë të pathyeshme dhe aktuale për çdo periudhë historike shoqëroro-
politike dhe fetare.

Pejgamberi a.s. thotë:” Merre atë që është fetare dhe do jesh i lumtur!”64

Do jesh i lumtur se fetareja iu është nënshtruar Allahut xh.sh. dhe jo njeriut,


ajo ta ruan nderin dhe pasurinë, ti ruan ndjenjat dhe emocionet tua. Ndërsa
ti nuk guxon që ta kërkosh prehjen dhe rehatin dikund tjetër jashta asaj.
Mallkimi i Allahut do të binte mbi ty nëse do të ishe i padrejtë ndaj gruas
tënde e cila kujdeset për ty edhe në ato momente kur t`i nuk je në gjendje të
kujdesësh as për vetveten.
Nuk ka dyshim se lumturia e njeriut në këtë botë është shumë specifike dhe
e përkufizuar drejtë. Njeriu është i lumtur kur ka një mjet udhëtimi të
rehatshëm, një grua besimtare dhe një profesion që e do, kështu na patë
sygjeruar i Dërguari i Allahut Muhammedi a.s. Ai nuk është i lumtur nëse nuk
i ka këto trijat, ose edhe nëse nuk e ka gruan besimtare. Kjo e fundit është
kulminacioni i lumturisë në dynja, përveç kënaqësisë që robi e ndjen në
sexhde i rënë Allahut Fuqiplotë.

Abdullah b. Mesudi r.a. thotë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:” O ju të


rinj! Kush prej jush ka mundësi të martohet, le ta bëjë këtë, meqë kjo është
më e mirë për ruajtjen e shikimeve dhe të organit seksual. E kush nuk
mundet, le të agjërojë, meqë në të prehet mbrojtja.”65

Nuk ka dyshim se njëra prej shtyllave të shoqërisë dhe jetës së njeriut në


këtë botë është martesa. Përmes martesës realizohen shumë urdhëresa të
Allahut Fuqiplotë dhe njëkohësisht përmes saj edhe soji njerëzimit vazhdon
rigjallërinë e saj deri në Kijamet. Prej praktikës së shumicës së muslimanëve
kuptojmë se martësa në moshë pak më të re sesa ajo moshë që shumica e
njerëzve që e preferojnë për të hyrë në marrëdhënie bashkëshortore është
më e mirë, më produktive, dhe më jetëgjate. Po, normal Islami nuk është
shtrëngim dhe rëndes, prandaj ka caktuar edhe rrugë tjera alternative për t`i
ikur mëkateve që mund ta përcjellin një të ri çast pas çasti si një hije. I riu i
cili nuk ka mundësi të martohet në rininë e tij atëherë le të agjërojë, kjo
është një praktik e Pejgamberit a.s. që i`a mësoi të rinjve të komplet rruzullit
tokësor deri në Ditën e Llogarisë. Sigurisht që nëse do i përmbaheshim kësaj
praktike dhe këtij urdhëri të Pejgamberit a.s. nuk do të ekzistonin anomali të
ndryshme në shoqëritë tona të shumëngjyrshme dhe as që do të ekzistonte
nevoja e organizimit të simpoziumeve e tubimeve e organizimeve të
64
Hallalli dhe Harami në Islam , Jusuf Kardavi , Shkup 2002, fq.164
65
El-Hafidh El- Mundhiri, Inkurajimi dhe Kërcënimi, Prishtinë, 2006, fq.468
41

ndryshme në menjanimin dhe luftimin e dukurive të ndryshme negative që


janë të përhapura tek të rinjtë mu si rezultat i presionit seksual dhe
psikologjik.

Ebu Ejjubi r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:” Katër


gjëra janë nga vetitë pejgamberike: kënaja, parfumi, misvaku dhe
martesa.”66

Nga ky hadith i Pejgamberit a.s. bie posht konstatimi i disave se Islami paska
lejuar murgërinë dhe jetën vetjake sikur të ishim krijesa që Allahu na ka
krijuar të veçuar dhe pa ndjenja seksuale. Njeriu dallon prej engjujve dhe
xhinëve, ai dallon edhe prej krijesave tjera që jetojnë në botë. Engjujt mision
të tyrë jetësor kanë realizimin e urdhërave të Allahut në përpikmëri dhe deri
në fund të jetës pa gabimin më të vogël ato e realizojnë atë qëllim. Allahu,
djallin e mallkuar e krijoi prej xhinëve dhe i dha atij mundësi që ta
përmirësoje gabimin e bërë ku theu urdhërin e Zotit me preteksin se ai është
më me vlerë se njerëzit. Ndërsa njeriun, Zoti e beri mëkëmbës në tokë, ia
nënshtroi botërat, dhe e krijoi me nevoja të ndryshme. Pra, njeriu edhe
gabon edhe kërkon falje, edhe dëmton edhe ndërton, ai është mikrokozmosi
në këtë univerz. Jo se njeriu vet mund të arrinte në atë rrol, por këtë ia dha
Allahu xh.sh. si dhurat mu për shkak se ai e mori bartjen e amanetit të Zotit
në tokë kur të gjitha krijesat tjera e refuzuan një gjë të këtillë.

Ebu Umameja r.a. thotë së i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:” Besimtari


nuk mund të ketë asgjë më të mirë pas devotshmërisë përveç gruas së mirë
( të përshtatshme) , të cilën kur e urdhëron për diçka , të dëgjon , kur e
shikon , të gëzon, kur i zë be për diçka e përmbush atë dhe kur ai nuk është i
pranishëm , ajo e ruan veten dhe pasurinë e tij.”67
Nuk ka dyshim se ky hadith është njëri prej haditheve më përshkrues në
raportet midis burrit dhe gruas po njëashtu edhe njëri prej sygjerimeve më
të mira që mund t`i bëhet një të riu ose të reje para se të vendosin për tu
martuar. Muhammedi a.s. e përshkruan gruan e ndershme aq bukur dhe aq
qartë sa njerëzit do të kujtonin se ai njeri tërë jetën është marë me studimin
e raporteve midis burrit dhe gruas në shoqërinë njerëzore. Ai devotshmërine
e lidhë ngusht me gruan e mirë, ndërsa gruaja e mirë duhet që të jetë
besimtare, përndryshe nuk mundet me qenë e mirë. Nuk dyshoj aspak se
njerëzit që lidhen në saje të dashurisë dhe për hir të Allahut lidhja e tyre
është më e pjellshme dhe më jetëgjate sesa të gjitha lidhjet tjera. Ndërsa ato
njerëz që lidhen ose hyjnë në marrëdhënie bashkëshortore njëri me tjetrin
në saje të interesit, famës e sendeve të dynjas nuk ka dyshim që kjo lidhje
do të rezultoj me ndarje dhe shkatërrim total. Në rrethet tona kemi ndëgjuar
shumë të rinjë dhe të reja që për çdo ditë e për çdo sekond i thonë njëri-
tjetrit të dua, ndërsa përgjithmonë ka probleme midis tyre, keqkuptime,
66
burimi i njejt fq.469
67
burimi i njejt fq.469
42

mosmarrveshje... Në realitet ato e gënjejnë veten se e duan njëri-tjetrin. Ato


duan famën e njëri-tjetrit, pasurinë e njëri-tjetrit, pozitën e njëri-tjetrit në
shoqëri, ndërsa vet personat ta duan njëri-tjetrin, të kenë mbështetje Zotin
dhe të lindin probleme e keqkuptime në mes tyre nuk ekziston asnjë
mundësi. Allahu shumë qartë na tregon se besimtari martohet me
besimtaren dhe laviri martohet me laviren. Unë nuk dyshoj në fjalët e
Allahut, njerëzit gjejnë rehati dhe prehje tek njëri-tjetri se janë të ngjajshëm
gati. Nuk mundet që lavirja të martohet me një besimtar dhe e anasjellta.
Sepse Allahu i Plotëfuqishëm e ka sqaruar këtë gjë në Kur`an. Ato munden
të tentojnë të lidhen bashkë, të jetojnë një kohë bashkë, 5 vite ose edhe 30
vite, por do ndahen ose laviri do bëhet besimtar , ose besimtarja do bëhet si
laviri. Prap fjala e Zotit do të vëndohet në vend.

Muhammedi a.s. ka thënë:” Nëse vjen për t`u kërkuar bijën tuaj , ndokush që
është fetar dhe i moralshëm , martojeni , e nëse jo , atëherë do të ndodhin
probleme e korrupsion i madh në tokë.”68

Në fakt koka e problemeve në shoqërinë tonë muslimane të këtij shekulli që


po e jetojmë është ky. Baballarët tanë nuk dijnë ta vlerësojnë kërkuesin e
dorës së vajzës së tij, ato duke menduar në më të mirën për vajzat e tyre i
kanë lënë sakate dhe i kanë lënduar duke bërë zgjedhje të gabuar për to.
Premtimi i Pejgamberit a.s. është i vërtet. Këtë gjë në ditët tona po e
përjetojmë dhe ndoshta edhe dijmë raste të këtilla që shumë prindër nuk
kanë lejuar që vajzat e tyre të martohen për besimtar se ato besimtar na
qenkan të varfur dhe pa emër në shoqëri. Ndërsa vajzat të irrituara nga
vendimi i prindit gjejnë të gjitha mjetet dhe mënyrat e mundshme për t`iu
hakmarrë prindit të vet dhe burri i gjorë i cili u martua në saje të dashurisë
me këtë vajzë ai nuk e di se çfarë halli ka ajo dhe në çfarë kushtesh ka
pranuar të martohet me të. Në qytetin tim di shumë raste ku vajza që kanë
kryer hifzin e Kur`anit dhe janë besimtare të devotshme janë martuar me
djem që vijnë në xhami vetëm gjatë ditës së xhuma, ndërsa tërë kohën e
kalojnë në gjëra të kota duke bërë mëkate ditën e natën. Ato vajza nën
presionin e këtyre “ besimtarëve” detyrohen që ta hjekin hixhabin e tyre,
ndërsa babai në vend që t`i dalë në përkrahje dhe ndihmë këtyre vajzave të
gjora ai i sulmon duke i thënë tash je e martuar dhe duhesh ta ndëgjosh
burrin çkado që të urdhëron.
Shoqëria jonë muslimane e mbuluar prej anomalive të shumta urgjentisht
duhet që të pastrohet prej këtyre papastërtive dhe veseve të këqija që janë
në dëm të vet kësaj shoqërie. Ajo po shkon rrugës së shkatërrimit pikë për
pike. Muslimanët në këto troje duke marrë shembull dhe model Perëndimin e
duke e mësuar Islamin dhe jetësuar në bazë të traditës e jo mbi dije dhe
hulumtim , dalë nga dale po shkojnë greminës së humbjes. O Allah
mundësoja të rinjve musliman në këto troje që të martohen me besimtare të

68
Hallalli dhe Harami në Islam , Jusuf Kardavi , Shkup 2002 , fq.159
43

devotshme, që xhennetin ta ndjejnë në dynja, e që në ahiret të jenë në


gradat më të larta të Firdeusit...Amin!

6. Jo BARAZI, por të drejta dhe obligime!

Burri dhe grueja në Islam janë udhëtar të harmonisë dhe bazamentet e


shoqërisë e që janë shkak për orientimin e gjeneratave drejtë rrugës së
drejtë ose jo të drejtë. Ekzistojnë shumë paragjykime, dhe mentalitete të
brishta në mesin e shqiptarëve që sulmojnë vazhdimisht vlerat islame, por
paragjykime të këtilla pa vetëdije ekzistojnë edhe në mesin e atyre
muslimanëve shqiptar që pesë herë në dite shkojnë në xhami. Normal, ka
përjashtime si në rastin e parë ashtu edhe në të dytin. E mbi përjashtimet
nuk ndërtohet asnjë koncept logjik e idealistik.
Po është e vërtet që burri dhe grueja në Islam dhe askund tjetër nuk munden
me qenë të barabart, se nuk janë të njejtë. Ata janë dy krijesa të ndryshme
të cilat e plotësojnë njëri-tjetrin dhe kanë të drejta e obligime ndaj njëri-
tjetrit, ndaj shoqërisë dhe ndaj Krijuesit të gjithësisë. Paragjykimet e
pseudopatriotëve orientohen aty se Islami po i jipka përparësi burrit para
gruas. Mendimet e këtilla të cekta krijojnë amulli në mesin e shumë njerëzve
që nuk kanë njohuri bazë për çështjet islame. Islami i jep përparësi burrit në
raste të caktuara karshi gruas dhe gruas i jep përparësi karshi burrit në raste
të caktuara. Nuk iu bëhet padrejtësi as burrit dhe as gruas në asnjë segment
të jetës së tyre. Ky term, padrejtësia midis burrit dhe gruas në Islam, është i
servuar nga ana e servilëve të cilët mezi presin që të hedhin gacën e tyre në
shoqëri e që të djegen duart.
Ka thënë Allahu xh.sh. në Kur`anin Famëlart:” O ju njerëz! Kini frikë
Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi
palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra.
Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni
farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.”( En-
Nisa:1)
Ky ajet kur`anor na dëshmon qartë se qysh në krijim burri dhe grueja nuk
janë të njejtë, dmth nuk janë të barabart. Nëse ata që janë të mbuluar me
paragjykime nuk kanë mundësi me e kuptu këtë ajet kur`anor atëherë kjo
çështje i përket tyre dhe askujt tjetër. Por, ata nuk e kanë atë të drejtë që të
proklamojnë se burri dhe grueja duhet të jenë të barabart dhe se Islami
qenka religjioni i vetëm në rruzullin tokësor që e proklamon të kundërtën. Po
si mund të prokalojmë barazinë midis burrit dhe gruas kur Zoti gruan e krijoi
nga burri? Ata që dyshojnë në ajetet kur`anore, dyshojnë edhe në
ekzistencën e jetës në këtë botë dhe në botën tjetër. E them dyshojnë edhe
në ekzistencën e kësaj jete pasiqë nuk e kuptojnë drejtë qëllimin e
44

ekzistencës në këtë botë dhe si rezultat i këtij moskuptimi lindin edhe këto
paragjykime edhe sulme të verbëra që i bëhen Islamit dhe muslimanëve në
përgjithësi. Mentaliteti i brisht i njerëzve dhe ndikimi negativ i mediave
shqiptare e krijoi këtë jo të vërtet në mendjet e shumicës së njerëzve. Në
shpërblimin e veprave të bëra burrat dhe gratë janë të barabart, por në
esencë në krijim nuk munden me qenë të barabart asnjëherë. E nëse
proklamojmë idenë e barazisë midis burrave dhe grave, atëherë ne po
proklamojmë një ide utopike e cila në fakt nuk duhet dhe nuk ekziston. Nëse
e kuptojmë barazinë në të gjitha sferat e jetës, atëherë edhe burri edhe
grueja duhet që të kujdesen për mirëmbajtjen financiare të familjes, duhet
që të kryejnë punë të rënda fizike të cilat bien ndesh me natyrën e saj, dhe
duhet që të vendosin për çështje të rënda strategjike të cilat gjëra janë në
varshmëri me komplet një popull dhe nëse nuk vendoset drejtë për atë
popull, atëherë pasojat janë shumë të rënda, ndërsa natyra femërore është e
tillë e cila nuk i përballon një sfide të këtillë psikologjike, jo pse burrat duan
kështu, por se Zoti i ka krijuar kështu femrat. Edhe pse edhe në mesin e
muslimanëve ekzistojnë paragjykime të shumta mbi këto tema, prap se prap
do të jap mendimet e mia në lidhje me to.
Disa shqiptar në popullin tonë thonë me gojën e hapur se Islami gruas i ka
bërë padrejtësi në aspektin ekonomik , politik ,social, etj. Ata marrin për
bazë çështjen e trashëgimisë së djalit i takojnë dy hise ndërsa femrës i takon
vetëm një hise.
Por, edhe këtu bien ndesh me argumentet e sheriatit dhe të Islamit se në
këtë pikë grueja dhe burri janë të barabart. Nëse djalit i takojnë dy hise në
shtëpinë dhe pasurinë e babës e vajzës i takon vetëm një hise në shtëpinë e
pasurinë e babës, atëherë vajzës i takon edhe një hise tjetër në momentin e
lidhjes së kontratës së martesës.
Ka thënë Allahu xh.sh. në Kur`anin Famëlartë:” Grave jepuani dhuratën e
kurorës së tyre (niqahin) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i
vet ju falin diçka nga ajo, atëherë hajeni atë hallall të mirë.”(En-
Nisa:4)
D.m.th. burri dhe grueja në Islam nuk qenkan të barabart, por paskan të
drejta dhe obligime të caktuara mbi njëri-tjetrin. Sipas sheriatit islam, burri
është ai i cili duhet të përkujdeset financiarisht për familjen, ndërsa grueja
duhet që të kryej rrolin e edukimit dhe të mësimit të fëmijëve dhe marrjen e
saj me shkencë e dituri të ndryshme. Por, nëse ekzistojnë kushtet dhe
rrethanat që i përcakton Islami që edhe grueja të punojë dhe nëse për këtë
gjë jep leje burri i saj, atëherë edhe ajo do të punojë nën kushte dhe
rrethana të caktuara. Sheriati arriti aq larg me të drejta ndaj gruas, saqë
grueja e cila punon ka të drejtë që atë pasuri ta harxhojë vet dhe burri nuk
guxon që t`i ndërhyjë në harxhimin e kësaj pasurie vetëm në rast se ajo
pasuri harxhohet në haram. E më thoni ju lutem për çfarë padrejtësie bëhet
fjalë midis burrit dhe gruas në Islam?
Disa shqiptar të prirur prej paragjykimeve vazhdojnë më tej me sulmet ndaj
Islamit dhe muslimanëve duke theksuar se Islami i paska bërë padrejtësi
gruas duke ia lejuar poligaminë burrit. Por , ata shqiptar janë aq të cekët në
45

këto tema saqë nuk e dijnë se gjithëçka që lejohet në Islam nuk është
obligim i patjetërsueshëm, por kemi ndarjen e obligimeve në shkallë të
ndryshme. E në realizimin e kësaj lejese ekzistojnë kushte dhe rrethana të
caktuara të cilat duhet plotësuar detyrimisht që të vlejë kjo lejesë për burrat
të marrin me shumë se një grua, dmth deri në katër gra.
Ka thënë Allahu xh.sh. në Kur`anin Famëlartë:” Në qoftë se frikoheni se
nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëherë martohuni me ato
gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni
padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një..”(En-Nisa:3)
Shumë mufesir të famshëm, dhe shumë hadithe të Resulullahit s.a.v.s. e
sqarojnë se nën çfarë kushte dhe rrethana realizohet kjo e lejesë. Kjo nuk
është padrejtësi ndaj gruas, por është urtësi e ruajtjes së nderit të familjes
dhe nën kushtet dhe rrethanat e jashtëzakonshme edhe një mjet mjaft efikas
i evitimit të rasteve sociale të dhimbshme në shoqëri. Pas luftës së Kosovës,
kanë ngelur në Kosovë shumë gra me fëmijët e tyre të vegjël pa
përkujdesjen e askujt. Primitivizmi i shqiptarëve dhe mosnjohuria në thelb e
lejesave islame e xhelozia e tepruar e grave shqiptare i ka sjellur në atë
pozitë këto gra që disa prej tyre të mirren me prostitucion për t`u përballur
me varfërinë dhe për tu kujdesur për fëmijët e tyre. Ky fenomen nuk ishte
vetëm me Kosovën, por ishte edhe me Bosnjën, Maqedoninë e Preshevën.
Urtësia e urdhërave të Krijuesit të botrave është më e thellë dhe më e gjërë
sesa ne mundemi ta parashikojmë.
U munduan të hudhin pluhur mbi femrën muslimane se ajo nuk ka të drejta
që të shkollohet dhe të edukohet njejtë si shkollohet e edukohet edhe burri,
është e mbyllur me shami dhe e izoluar prej shoqërisë. Historia islame ka
raste plotë e përplotë ku kemi pasur shkencëtare e revolucionare
muslimane, dijetare muslimane, por edhe në kohët tona moderne kemi plotë
motra muslimane të cilat po kryejnë edhe doktoratura të ndryshme dhe
shamia e tyre nuk po i pengon aspak që të akumulojnë dituri nga segmente
të ndryshme të jetës së njeriut në këtë botë.
Kjo temë është shumë e gjërë dhe e thellë e cila duhet të analizohet nga të
gjitha segmentet e saj. Ne do të përfundojmë me kaq duke lutur Allahun
xh.sh. që të na pastrojë zemrat tona.
46

RAMAZANI, MUAJI I MËSHIRËS


47

1. Ramazani ekskuliziviteti i shpërblimit

Kënaqësia më e madhe e besimtarit brenda vitit është muaji i ramazanit, në


të cilin muaj ai me shumë punë është i ngjajshëm me engjëjt.Në këtë muaj
All-llahu xh.sh. lëshon mëshirën e tij mbi besimtarët dhe besimtaret, lëshon
rriskun e tij për të varfurit dhe në veçanti, sjelli mrekullinë më të madhe në
historinë e njerëzimit Kur`ani Kerimin, i cili është udhërrëfyesi i rrugës sonë
për kah All-llahu i Plotëfuqishëm.Nga shumë aspekte shikuar, agjërimi është
dicka ekskluzive për cdo element, sepse me të dikush fillon namazin e parë
në jetë, me të dikush shëron sëmundjen e tij të pashërueshme, me të dikush
varfërisë i thotë përgjithmonë lamtumirë.Por, në esencë fshehet një mirësi të
cilën asnjëri nuk mund ta mohoj.All-llahu xh.sh për agjëruesin ka përgaditur
shpërlbim të vecant , enkas për këtë adhurim...

Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë:


“Cdo vepër e njeriut shtohet , e mira prej dhjetë deri në shtatëqind herë,.Zoti
i Madhëruar thotë:”Përvec agjërimit, sepse është për Mua dhe unë e
shërblejë , sepse ai braktisë kënaqësinë dhe ushqimin për Mua.Për
agjëruesin ka dy gëzime : gëzimi i parë është në iftar kurse i dyti në takimin
me Zotin e tij.Era e keqe nga goja e agjëruesit është më e mirë te Zoti se
aroma e miskut.”(Buhariu dhe Muslimi).69

E ky është eksluziviteti i shpërblimit.I nderuar dhe e nderuar, a nuk ke


dëshirë të presësh një shpërblim enkas nga All-llahu yt?!Apo ende nuk po
mundesh të besosh se All-llahu të shpërblen pamarre parasysh rangun të
cilin e posedon në shoqëri, sepse tek All-llahu je më i afërt nëse i kryen
rregullat e tij, edhe nëse je në rangun më të ulët shoqëror.Ndërsa dobitë e
agjërimit janë shumëdiemnzionale dhe mjaft të efektshme në shoqëri.
Agjërimi është mbrojtja më e mirë prej sëmundjes së shpirtit, zemrës ,
mendjes dhe trupit dhe dobitë e agjërimit nuk duhet t`i
69
Rregullat e agjërimit dhe filozofia e tij, Mustafa Sibai, Shkup Logos – A 1999 f.10
48

nënvlerësojmë.Agjërimi dietal arrinë rezultate të shkëlqyeshme në


mjekësinë parandaluese dhe në zbutjen e zbërthimin e sekrecioneve që
bëhen lëndë mbyllëse dhe zorrët nuk mund t`i përthithin , kurse trupi nuk
mund të lirohet lehtë nga këto sekrecione.Agjërimi dietal ndihmon në
kontrollimin e pasionit të vazhdueshëm për ushqim dhe për substanca të
dëmshme , i cili kontroll e ndihmon në ekuilibrimin e pasionit për ushqim.
Agjërimi më i mirë është ai që bëhet në mënyrë të matur dhe me ndërprerje,
kurse më i miri është agjërimi obligativ fetar , që bëhet gjatë muajit të
ramazanit.70Këto janë disa aspekte të agjërimit në lidhje me trupin e njeriut
dhe dobitë nga agjërimi për shëndetin.
Është me rëndësi të dihet edhe një segment tjeter mjaft interesant, është
bërë traditë tek disa mysliman që zekatin ta japin në fund të muajit
ramazan, kështu që ndërlidhet me shkencën e ekonomisë dhe aspektin
social në shoqërinë islame.Poashtu në fund të muajit ramazan , besimtari
obligohet që të jap zekatin e fitrit për bajram.Ky aspekt ka rëndësinë e vet,
bash me këtë muaj të bekuar.Jo rastësisht ne në fillim thamë se All-llahu në
muajin e ramazanit zbret mëshirën e tij për besimtarët.
Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur`anin famëlartë :

“O besimtarë!u është urdhëruar agjërimi;ashtu sic u është urdhëruar atyre


para jush, ndoshta do të bëheni të devotshëm.”71

Na ka treguar Halid h.Mahledi, këtij i tha Sulejman b.Bilalli, ndërsa këti i tha
Ebu Hazimi, ky dëgjoi prej Sehlit r.a. e ky prej Pejgamberit s.a.v.s i cili tha:

“Në Xhennet (ekziston) një derë e cila quhet “Rrejjan”, nëpërmjet sajë
agjëruesit do të hyjnë Ditën e Gjykimit.Përvec këtyre, nëpërmjet kësaj dere
s`do të hyjë askush.Do të pyetet:Ku janë agjëruesit ? Ata do të ngrihen dhe
nëpërmjet asaj dere s`do të hyjë askush tjetër.Pasi që të hyjnë, dera do të
mbyllet dhe askush s`do të hyjë (nëpërmjet asaj).”72

Gëzohu o vëllau im dhe motra ime agjërues-e, a nuk është nder për ty një
derë e vecant që të hysh në xhenet.E gjithë kjo vetëm se për hir të Zotit
gjatë muajit ramazan largohesh nga pija dhe ushqimet për një kohë të
caktuar.Kjo është gjithësia e ndjenjave që një poet duhet ta përshkruaj
nëpërmjet vargjeve të tij, një filozof nëpërmjet thënieve të tij, një piktor
nëpërmjet vijave vizuale...A nuk është jetë kjo?Apo ndoshta vetëmse utopi?
Po mirë, a nuk bashkohet toka me qiellin në momentin e agjërimit tënd?A
nuk është meditim ky?
E gjithë kjo con në një pikë të vetme, në dobitë e panumërta që ka agjërimi
për cdo njeri në këtë botë.
Agjërimi është një lloj i vecant i shërbimit ndaj All-llahut të Lartësuar.Kuptimi
origjinal i agjërimit është “ të jesh pushim” , duke i thënë pushim gjuhës
70
Mjekësia e të Dërguarit Muhammed a.s. , Ibën Kajim el-Xhevzi, Gjakovë 2003 f.301
71
El-Bekare , 183
72
Sahihu-l-Buhari në gjuhën Shqipe 5, Përktheu: Ismail Ahmedi , Prishtinë 1994 f.118
49

organeve seksuale etj.Muaji i ramazanit na mësoj dhe na stërvit të jemi të


saktë në kohë dhe në punët tona , sepse iftari dhe syfyri fillon dhe mbaron
me numërimin e drejtë të minutit të fundit, dhe qëndron ndërmjet të drejtës
dhe gabimit ose hallallit dhe haramit.
Ky precizion është një hap tepër i rëndësishëm për ngritjen tonë
shpirtërore.Agjërimi na jep në rastin të akordojmë drejtë trupin, që të
zhvillojmë cilësitë e durimit, të vetëkontrollit etj.
Është një fakt i mirënjohur që, bishat mund të vihen nën kontroll duke i
mbajtur të uritura, dhe pastaj duke i ushqyer me intervale të planifikuara
mirë; në mënyrë të ngjashme , njeriu mund ta zbusë kafshën që qëndron në
të, dhe ta zotëroj atë, nëpërmjet agjërimit për një muaj.
All-llahu i Lartësuar e vë besimin tonë në prova të vështira ; nëse ne i
kapërcejmë këto prova, atëherë ndër ne përfitohet një forcë , që është e aftë
të na mbajë larg nga mëkatet.
Të agjërosh do të thotë t`i mohosh vetes disa gjëra, dhe kjo bëhet për të
rritur ndërgjegjen dhe lidhjen me All-llahun, i cili është Krijuesi i të gjitha
krijesave , e njëherësh është qëllimi ynë përfundimtar.
Agjërimi është institucion i përmirësimit të karakterit dhe shpirtit të
njeriut.Qëllimi i agjërimit është të ndihmojë në zhvillimin e vetëfrenimit e të
vetëpastrimit.73
Këto janë disa aspekte të agjërimit dhe rëndësisë së saj të madhe në
Islam.Ndërsa tani do i sjellim disa ajete kur`anore që kanë lidhje me
agjërimin e Ramazanit:
Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur`anin famëmadh:

“O ju që besuat, agjërimi (saum) u është bërë obligim sikurse që ishte


obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
(jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose
është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë.
E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për
kompenzim, ushqim (ditor), i një të varfëri ai që nga vullneti jep më tepër,
ajo është aqë më mirë për te. Mirëpo, po që se dini, agjërimi është më i mirë
për ju. (ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të)
shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së
drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush
këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të
agjërojë aqë ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron
lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju. (të agjëroni ditët e
lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni All-llahun për atë
se u udhëzoi dhe që të falenderoni.”74
“Natën e agjërimit u është lejuar afrimi të gratë tuaja, ato janë prehje për ju
dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten,
andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni
me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pinin derisa
73
Thesare në Kur`an, Përkthyen, Orjeta Bulku dhe Saimir Bulku, Tiranë 2002 f.200-201
74
El-Bekare 183-185
50

qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin


plotësojeni deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në i’tikafë) në xhamia, mos
t’u afroheni atyre (për marëdhënie intime). Këto janë dispozitat e All-llahut,
pra mos i kundërshtoni. Ja kështu, në këtë mënyrë All-llahu ua sqaron
njerëzve argumentet e veta që ata të ruhen.”75

Me këto ajete kur`anore përfundojmë këtë temë duke shpresuar se All-llahu


do të na mundësojë përjetimin e edhe më shumë ramazaneve në këtë jetë
dhe përfundimisht të hyjmë në xhenet kah dera e agjëruesve inshalla.Të All-
llahut jemi dhe s`ka asnjë dyshim se te Ai edhe do të kthehemi.

2. “Boft exheli sabër deri n`vakt të iftarit”

Populli ynë gjatë historisë së ekzistimit të saj ka pasur shumë njerëz të urtë,
të mençur dhe vizionar. Ata kanë qenë aq të urtë dhe të mençur sa kanë
qenë në gjendje që të shpikin dhe zbulojnë sende të atilla që do i vyen
njerëzimit shekuj e mileniume me rradhë. Padyshim të gjitha këto merita
dhe fitore të popullit shqiptar kanë arritur si rezultat i qeverisjes së
përbashkët në Perandorinë Osmane. Sikur të mos ekzistonte Perandoria
Osmane në këto anë, as populli ynë nuk do të kishte mundësi të shkollohej
dhe ta zhvillonte atë talentin e lindur prej Krijuesit të botrave. Historikisht si
popull kemi qenë besnik, të moralshëm dhe të ndershëm! Këto cilësi të cilat i
kemi poseduar ndër shekuj na kanë mundësuar që me lehtësi dhe me
dëshirën më të madhe të pranojmë fenë islame, fenë e vetme të vërtet dhe
të pranuar nga ana e Allahut xh.sh. Fenë e vërtet për të cilën fe ishim dhe
jemi në gjendje që edhe jetën ta japim. Por, trazirat që e ngërthyen këtë
popull gjatë dekadave të kaluara lanë pasoja të rënda në mentalitetin e çdo
shqiptari musliman. Sidoqoft subjekt i kësaj teme është një krahasim i
thjeshtë i muslimanëve shqiptar para disa dekadave me muslimanët shqiptar
të sotshëm. Edhe pse paraardhësit tanë jetonin një jetë të vështirë dhe të
thjeshtë, një jetë blegtorie e bujqësie, prap se prap nuk harruan dinin e
Allahut duke e ruajtur dhe kultivuar atë në zemrat e tyre vit pas viti. Dy
cilësitë e tyre mjaft të favorshme të cilat në ditët tona shumë po mungojnë,
ishin fuqia ose forca e tyre fizike, dhe moralet e larta që i posedonin. Këto dy
cilësi i dhanë shpresë atyre njerëzve të thjeshtë që të vazhdojnë jetën e tyre
edhe pse kanë qenë skajshmërisht të varfur. Dallon varfëria e shpirtit prej
varfërisë matriale që ekziston në këtë botë. Nuk ka dyshim se varfëria

75
El-Bekare 187
51

matriale është e dëshme siç është e dëmshme edhe varfëria e shpirtit. Por,
nëse shpirtin e pasurojmë me besim dhe vazhdimisht e kultivojmë atë në
këtë frymë jeta jonë do të bëhej më e lehtë, do të ishim më të lumtur dhe do
të jetonim si të parët tanë të mirë. A nëse e lidhim shpirtin për segmentin
matrial të jetës atëherë do të dështojmë në jetë siç po na shohin sytë
dështime të këtilla. Përshpejtimi i jetës dhe zhvillimi i teknikës e mjeteve të
prodhimit e ka varur njeriun për artificialen duke e larguar prej jetës
burimore natyrale. Nënat tona kanë bërë edhe ka 10 e 11 fëmijë pa shkuar
asnjë ditë në mjekim, ndërsa sot për 1 fëmijë duhet që ti hecim spitalet e 7
qyteteve që të gjejmë zgjidhjen e duhur. Jeta është transformuar prej atyre
kohërave të arta të cilat kanë qenë pjesë përbërëse e populli tonë. Bile edhe
bërja nijjet për të agjëruar ka ndryshuar skajshmërisht prej asaj kohe që
përshkruhet me morale dhe cilësi prej më të mirave. Ndoshta nuk kanë qenë
të shkolluar e arsimuar, por mbi të gjitha kanë qenë njerëz të moralshëm
dhe besnik. Nëse keni ndonjë plak ose plakë në shtëpi do ju rrëfej për ato
kohë të arta të cilat ata i kanë përjetuar. Këto troje janë të ujitura me lotët e
nënave tona kur u dha urdhëri për hjeken e perçeve të tyre. Sot ke edhe në
mesin e aktivistave musliman të cilët sulmojnë vajzat me perçe. Ato aktivist
pa vetëdije mbështesin zhveshjen dhe prishjen e vajzës muslimane e
shëndërrimin e saj në mall tregtie pa vlerë. Ndërsa dikur ( kam ndëgjuar prej
plakave të lagjës), agjërimin nënat tona e vazhdonin edhe pse ishin në ciklin
menstrual. E vazhdonin se nuk i vinte mirë që të prishnin urdhërin hyjnor,
çdo gjë do të bënin vetëm Allahu të ishte i kënaqur me to. E sot vajzat
shqiptare e prishin agjërimin e nuk agjërojnë fare se janë mësuar për çdo
ditë të konsumojnë kafe dhe nuk munden të jetojnë pa kafe gjatë këtyre
tridhjetë ditëve. Përveç sinqeritetit që është larguar prej mesit tonë në
kohën që po jetojmë, është larguar edhe siguria dhe besnikëria, morali dhe
besimi i fortë në Allahun e Madhërishëm. Kemi humbur durimin edhe për
gjëra që janë pavlerë në këtë botë. Nuk durojmë dot të largohemi prej
kënaqësive dhe mirësive që vet Zoti na i dha. Tërbohemi kur na zvogëlohen
të ardhurat mujore, ndërsa kur na rriten ato, nuk na shkon mendja ta
falëminderojmë Allahun e Plotëfuqishëm. Ne nuk jemi të sinqert me veprat
tona që i bëjmë në këtë botë. Jemi shëndërruar në njerëz pa besë, ku edhe
vajza e komshisë është në rrezik prej presioneve tona seksuale. Kur nuk jemi
në gjendje ta frenojmë veten duke mos qenë agjërueshëm e a mund ta
paramendoni këtë shoqëri gjatë muajit të Mëshirës? Nëse dikur nëpërkëmbej
nderi i ndonjë vajze shqiptare familja kujdesej për të duke përdorur edhe
pushkën e plumbat. Ndërsa sot ndjenjat e sterilizuara prindërore humbasin
fëmijët e vet në botën pafund të pseudo vlerave teknologjike dhe me sy
shohin mëkatet e fëmijëve të tyre e as që tentojnë ti largojnë ato.
Shoqëria jonë shqiptare e transformuar shumë herë nga dukuri të ndryshme
pozitive e negative ka ardhur në këtë pozitë që gjendet sot. Dëshira e vetme
e pararendësve tanë ishte që exheli të durojë deri në vakt të iftarit që ato ta
realizojnë urdhërin e Zotit. E pasi ta realizojnë urdhërin e Zotit nuk ka dert
munden edhe të vdesin.
52

Mëso o populli im prej paraardhërsve tu! Bëhu durimtar në këto ditë të


nxehta dhe kalo iftaret e tua sikur të jenë të fundit në jetën tënde. Allahu ua
pranoft agjërimin!Amin.

HAXHXHI
53

1. Haxhi-kusht i Islamit!

Nëse e vështrojmë jetën vetëm si segmentim të vdekjes atëherë detyrimisht


do të obligohemi që të mos besojmë në ekzistencën e qenieve njerëzore në
rruzullin tokësor. Krijuesi i botëve i mundësoi njeriut që të jetë pjesë e këtij
segmentimi kaq të arsyeshëm i cili hynë në konturat e idesë dhe mendimit
pragmatik në shoqëri. Njeriu lindi me besim të pastërt, e baballarët e bënë
të krishter, jehud, ose ateist! Qenësia e besimit ose imanit është unike, e
pandashme dhe si e tillë ajo determinon qiejt dhe tokën karshi krijesave tjera
që luajnë rrolin e spektatorit në skenë. Sipas Shejh Ramadan El Buti-t, të
gjithë Pejgamberët e Allahut duke filluar prej te i pari e deri tek i fundit,
kishin një iman! Ata thirrnin në të njejtin iman të pandryshuar ndër shekuj,
dhe shpresonin e punonin në atë drejtim që të arrijnë kënaqësinë e Zotit të
botëve. Ky besim në Allahun që është i pandryshueshëm sfidon pabesinë e
njerëzve dhe krijesave tjera në rruzullin tokësor. Imam Ebu Hanifeja theksoi
se besimi i njerëzve është i njejtë me besimin e engjujve. Ai shumë bukur
sqaroi këtë element të vështirë të penetrimit logjik të njerëzve të thjeshtë.
Po subjekt i temës sonë nuk është besimi në Allahun. As që synojmë
ndonjëherë të futemi thellë në këtë temë të vështirë. Subjekt i temës është
haxhi- kushti i pestë i Islamit. Po, nuk ka dyshim se sikur të mos kishim
besim në Zotin nuk do të kishim mundësi që të realizojmë edhe këtë kusht
të Islamit, i cili kusht është i obligueshëm në ato momente kur kemi mundësi
financiare për ta realizuar një obligim të këtillë. Në këtë temë është folur dhe
shkruar shumë! Nuk ka dyshim se do të flitet dhe do të shkruhet ende më
shumë dhe nuk do të jetë e mjaftueshme bile. Populli shqiptar në veçanti
54

dhe krejt ummeti islam në përgjithësi e realizojnë këtë kusht të Islamit sikur
që e realizojnë edhe agjërimin e Ramazanit. Besimtarët janë vëllezër, ata
nuk dëmtojnë njëri-tjetrin dhe mbrojnë interesat e dinjitetin e njëri-tjetrit.
Edhe pse janë vëllezër, ata kanë të drejta dhe obligime ndaj njëri-tjetrit të
cilat burojnë prej Ligjëvënësit. Nëse ne kemi borxhe ndaj besimtarëve dhe
shkojmë në haxh, të kryejmë këtë urdhër të Allahut, atëherë haxhi ynë nuk
do të jetë i vlefshëm. Nëse ne hyjmë në borxh për të kryer këtë urdhër të
Allahut, prap haxhi ynë do të na përplaset për fytyre Ditën e llogarisë.
Obligimi ynë ndaj vëllaut tonë është që t`ia paguajmë borxhin çka e kemi
dhe pastaj të veprojmë urdhërat e Allahut Fuqiplotë.
Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kur`an:” Dhe thirr ndër njerëz për
haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të
rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.”(22:27)
Por, kjo thirrje nuk i drejtohet atyre të cilët lënë familjet e tyre në vështirësi
të mëdha financiare dhe marrin rrugën për të shkuar në haxh. Kjo thirrje nuk
iu drejtohet as atyre të cilët kanë kryer veçse këtë kusht të Islamit, në lagjen
e tyre ka studenta të sinqert musliman që janë të varfur dhe kanë nevojë për
pasurinë e tij, ndërsa ai shkon për të shtatën herë në haxh. Haxhi o vëllezër
dhe motra nuk është udhëtim turistik, e as rrugë tregtare. Po, është e vërtet
që Allahu xh.sh. dhe Resulullahi s.a.v.s. ka lejuar tregtinë gjatë periudhës së
haxhit. Por, nuk është e vërtetë që synimet e haxhit fshehen në tregtinë që
bëjnë tregtarët. Ekziston një parim islam i cili thekson se duhet lehtësuar e jo
vështirësuar. Prandaj është e ndaluar që të vështirësohet realizimi i farzeve
të Allahut xh.sh. Veprimi i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së
Maqedonisë në lidhje me këtë kusht të Islamit është shumë i padrejtë dhe në
dëm të komunitetit musliman në Republikën e Maqedonisë. Kjo Bashkësi në
vend që të lehtësojë realizimin e këtij kushti të Islamit, ata po vështirësojnë
duke rritur çmimet e aranzhmaneve për haxh dhe duke shpallur dekrete të
pabaza për gjetjen e alternativave të ndryshme nga ana e besimtarëve
musliman për të kryer këtë urdhër të Allahut me kosto normale. Veprimet e
këtilla të këtij komuniteti duhet që të ndalohen se janë në dëm të
besimtarëve dhe besimtareve musliman në Maqedoni.
Njashtu është me rëndësi të kuptojmë se haxhi nuk është obligim vetëm për
pleqt, por është obligim për të gjithë ata musliman dhe muslimane që kanë
mundësi financiare për ta kryer këtë kusht të Islamit. Nëse në atë moment të
vijnë mundësitë financiare dhe t`i e shtyen realizimin e këtij kushti Islam,
atëherë vaj halli Ditën e Llogarisë për ty. Duhesh që t`i kërkosh falje Allahut
xh.sh. e nuk ka dyshim se Allahu është pranues i faljes.
Pasuria me të cilën shpenzohet shkuerja jonë për në haxh duhet të jetë e
pastërt. Është praktik e disa muslimanëve shqiptar të cilët shkojnë në haxh
me pasuri jo të pastërt dhe si rezultat i kësaj në opinion lindin epitete të
fëlliqura si haxhi droga, ose haxhi “llopovi”. Deri tek këto epitete këta njerëz
kanë ardhur pasiqë nuk kanë pasur kujdes se me çfarë pasurie duhet të
shkohet në haxh. Edhe pse hoxhallarët kanë folur mjaft në këtë temë, por
nuk kanë arritur në asnjë rezultat. A thua pse?! Sepse Pejgamberi s.a.v.s.
nuk ia ka falur xhenazen atyre njerëzve që kanë bërë mëkate të mëdha në
55

këtë botë, ndërsa hoxhallarët tanë edhe mevlude po bëjnë tek kuvendet që i
shtrojnë ato mëkatar. Kemi raste të këtilla plot në popullin tonë! Duhet të
kemi parasysh se në haxh nuk shkojmë për të blerë dhe shitur sende me
vlerë, ky nuk duhet të jetë qëllimi ynë! Ai tubimi vjetor i muslimanëve aty
nuk është tubim tregtie, por tubim dashurie, rrespekti e organizimi të
muslimanëve në nivel botëror. Nëse do të ishin të vetëdijshëm të gjithë
muslimanët që shkojnë në haxh se çfarë vlere ka haxhi në Islam dhe jetën e
tyre, mesiguri se konfiguracioni i globit do të ishte ndryshe seç është tash.
Fatkeqësisht parimet e Islamit po i pranojnë të tjerët dhe po punojnë sipas
tyre popujt tjerë, ndërsa popujt musliman kanë ngelur duke u marrë me
përçarjet ndërmjet veti, vështirësimin e realizimit të farzeve të Allahut,
marrjen me thashetheme e jo me hulumtime dhe shkencë, humbjen kohë në
bartjen e fjalëve, e shumëçka tjetër që nuk është në pajtim me ligjet e
Allahut.
Na ka treguar Abdulaziz b.Abdullah dhe tha se i ka transmetuar Ibrahim b.
Sa`di nga Zuhriu, e ky nga Seib b.Musejjeb, ndërsa ky nga Ebu Hurerje, i cili
ka thënë:
- E kanë pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
“Cilat punë janë më të rëndësishme?”
“Besimi në Allahun dhe pejgamberin e Tij”- u përgjigj.
“E pas kësaj?” e pyetën përsëri?
“Lufta për hir të rrugës së Allahut”- tha ky.
“E pas kësaj?” e pyetën përsëri.
“Haxhi që kryeht sipas normave( pa gabime) dhe pranohet te Allahu”.
( Sahihu-l-Buhari në gjuhën shqipe,4, Prishtinë, 1994, fq.147)
Nuk ka dyshim se haxhi i kryer sipas normave duke pasur frikë Allahun dhe
duke kërkuar shpërblimin e Allahut, është i pranuar dhe është një prej
punëve më të rëndësishme që i ka cek edhe Resulullahi s.a.v.s. në hadithin e
tij. O Allah i Madhërishëm na mundëso që të kryejmë këtë kusht të Islamit,
na forco në Islam dhe na mundëso që të vdesim në këtë rrugë. O Zoti ynë,
na prano haxhin tonë, umren tonë, zekatin tonë, namazin tonë, diturinë
tonë. Ne jemi robërit e Tu, e Ti je Zoti ynë! Të lutem na fal neve, na mëshiro
dhe na mundëso bashkimin në të mira e të mbara. Amin!
56

2. Haxhi poliester i qetësisë

“Islami ngritet mbi pesë (shtylla); kryesore në të dëshmuarit se nuk ka Zot


tjetër , përvec All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i All-llahut, në
kryerjen e namazit, në dhënien e zekatit, në të vizituarit e Qab`es dhe në
agjërimin e Ramazanit” 76

Muhammedi a.s.

Nga ky hadith i Pejgamberit a.s. ne vetëmse i mësuam konditat e Islamit se


cilat janë ato, ndërsa në komentimin e pjesës mbi haxhxhin dijetarët e
nderuar të po këtij libri që e kemi për referencë ndër të tjerash thojnë:
“Fjala haxhxh do të thotë të mësyerit Shtëpisë së Shenjtë, Qab`es , në muajt
e caktuar për haxhxh.Ato janë :Shevval, Dhul-ka`de dhe dhjetë ditët e para
të Dhul-hixhes.Haxhxhi zbatohet duke i realizuar porositë e Muhammedit a.s.
që i ka thënë në lidhje me haxhxhin.Haxhxhi është adhurim , i cili kryhet
fizikisht dhe materialisht , nëpërmes të cilit arrihen dobi të shumta si për
individin ashtu edhe për shoqërinë.Mbi të gjitha, haxhxhi është kongres i
madh islam , i cili tubon të gjithë muslimanët nga mbarë bota.Në anën tjetër,
është një moment shumë i volitshëm , i cili iu mundëson muslimanëve që të
njoftohen mes veti me vëllezërit e tyre të të gjitha vendeve të botës...”77
Ky shpjegim kaq i mrekullueshëm neve vecse na jep të qartë konceptin e
haxhxhit.Pra, haxhxhi ta mundëson o mysliman që të ndjehesh i pavarur, por
njëkohësisht edhe i varur, të mundëson që të jesh i vetëm por edhe me
shoqërinë dhe gjithë muslimanët.Këtu e ndjen se je ai personi i duhur për
thirrjen e All-llahut xh.sh.Mëson realitetin, jetën, identitetin, shfryrjen,
hidhërimin, gëzimin....Të mundësohet që për të parën herë të mendosh me
kokën tënde, të logjikosh dhe të venitesh rreth e përqark idesë se je mysafir,
je me historinë, je ti historia...Por, jo gjithmonë kjo kuptohet në këtë mënyrë
dhe me këtë qëllim.Ato që kaluan jetën dhe arritën të gjashtëdhjetat ato nuk
janë më të aftë që të mendojnë dhe të veprojnë në këtë mënyrë, por për do
haxhxhi është vetëm një simbol i qetësisë para transferimit të tyre për në
ahiret.Fatkeqësisht ky koncept është i mbjellur në popujt mysliman, se në
haxhxh shkojnë atëherë kur të arrijnë të gjashtëdhjetat dhe jo atëherë kur
janë në formën më të mirë edhe për t`i kryer ritualet e rënda që kërkohen
nga haxhiu edhe për të jetësuar porositë e haxhxhit në përgjithësi.Ringjallja
e Islamit nëpër shumë vende islame sot vetëm se ka filluar që t`i jap tjetër
pamje këtij fenomeni jo konstruktiv.Sot në haxhxh shkojnë shumë të ri dhe
të reja, bile disa muajin e mjaltit vendosin që ta kalojnë dhe përjetojnë në
haxhxhin e tyre të parë në jetë.
Ndërsa haxhxhi është bërë obligim në vitin e dytë të hixhretit...78
76
Transmetim i Ebu Abdurrahman Abdullah iben Omer ibnul-Hattab , Komenti i dyzet haditheve te Imam Neveviut,
Dr.Mustafa el-Buga , Muhjidin Mistu, Furkan Ism Shkup 2003 f.23
77
Po aty f.25-26
78
po aty fq.26
57

Ceremonitë e haxhxhit shkurtimisht janë sic vijojnë:


- në kufi të teritorit të shenjtë rreth Mekkes zhvishen teshat e rëndomta
dhe të gjithë haxhilerët veshin dy copa të pëlhurës (ihram), uniformë
e cila është e obligueshme vetëm për meshkujt , kryeshtruar, ata do
mundohen ta harrojnë vetin vetëm për disa ditë të haxhxhit...
- niset për në Arafat, periferi e Mekkes, që të kalojnë një ditë të thelluar
në meditime.Para mbrëmjes niset prej aty në drejtim të Mekkes
.Natën e kalon në Muzdelife kurse në agimin e hershëm niset për në
Mina e cila gjendet shumë afër Mekkës.
- Aty mbeten tri ditë dhe gjatë këtyre ditëve për cdo ditë gjuhen gurët ,
vepër që simbolikisht paraqet gjuajtjen e djallit.
- Brenda këtyrë tri ditëve në Mina therret kurban dhe shkohet në
qytetin e Mekkes që të kryhet ceremoniali i tavafit dhe sa`jit (7 herë),
duke kaluar luginën në mes dy kodrinave përballë Qabes , e që quhen
Safa e Merve....79
Të gjitha këto ceremoni të haxhxhit kanë domethënien e tyre, ndërsa ne
shkurtimisht vetëm do i përmendim disa prej tyre.
1.Shkuarja në Arafat- Kur e humbën të drejtën e qëndrimit në Xhennet ,
Ademi a.s. dhe Hazreti Hava, u degmisën larg njëri tjetrit.Orvateshin që të
takoheshin dhe me ndihmën e All-llahut u takuan në kodrinën e quajtur
Arafat.Në shenjë falëminderimi dhe nderi ndaj All-llahut xh.sh. pasardhësit e
Ademit dhe Havas nisen për në Arafat, duke harruar veten dhe duke u
shkrirë në prezencën e All-llahut xh.sh.
2.Gjuajtja e Djallit-Ibrahimi a.s. deklaroi se nuk donë askend më shumë
se All-llahun xh.sh. .Mirëpo All-llahu xh.sh. e vuri në sprovë dhe lypi prej tij ta
verifikoj dashurinë , ta baj kurban birin e dashur.Djalli tri herë erdhi që ta
largoj nga ky akt, në Mina , ndërsa Ibrahimi a.s. cdoherë e përzinte atë duke
e gjuajtur me gurë.
3.Vizita e Shtëpisë së Zotit- Për të dokumentuar dëgjimin e vet, njeriu
niset drejtë saj me respekt të plotë dhe me nënshtrim.Të sillesh rreth dikujt
don të thotë të përgaditesh të sakrifikosh për të, sepse ai është objekt i
dashurisë dhe besnikërisë tënde.
4.Guri i Zi-Ka disa kuptime të gabuara mbi të.Ai nuk është meteor , por
gur i zi.Rroli i tij praktik është të shënojë pikënisjen e tavafit, mirëpo me
ngjyrën e vet bie në sy të ndërtesës.Ky gur, nuk adhurohet kurrë, as që
muslimanët bien në sexhde drejtë gurit, pasiqë bëhet sexhde për ballë cdo
pjese të Qabes, por guri sic thamë shërben vetëm për pikënisje të tavafit.
5.Safa dhe Merva-Kur Ibrahimi a.s. patë lënë gruan e vet Haxheren me
fëmijën për gjiri Ismailin, në vendin e quajtur Mekkë, ujin që ua la Ibrahimi
a.s. u harxhua.Haxhereja nga dashuria e vet prindërore vrapoi majtas dhe
djathtas të gjejë ujë për fëmijën e vet të etshëm.Ky gjest i saj përsëritet që
të shprehet nderimi ndaj dashurisë prindërore dhe falëminderim ndaj
mëshirës së All-llahut xh.sh.80

79
Hyrje në Islam, Dr.Muhamed Hamidullah, Shkup 1985 f.84-85
80
po aty fq.85-86
58

Këto janë vetëm disa urtësi dhe simbolika të kushteve të haxhxhit.E ti, o
haxhi a nuk ndjehesh i lumtur që jetëson urdhërin e All-llahut, përjeton
castet e Ibrahimit a.s. dhe dashurisë së tij ndaj All-llahut xh.sh. që e bënë të
sakrifikoj më të afërtën e tij?Këto caste janë vërtëtë të papërshkrueshme me
fjalë dhe vërtetë mjaft mahnitëse.Kur kishte pas pranuar Islamin boksieri
Klevis Klej , kishte pas thënë:”Unë pranova Islamin për shkak se pash atë
turmë njerëzish të gjithë të veshur në rroba ta njëjta, dhe të barabart para
Krijuesit të tyre, bile edhe Udhëheqësi i Shtetit kishte veshur rroba të
tilla”...Këtë barazi o njeri nuk mundesh ta gjejsh në religjionin tjetër, e as në
sistemin tjetër, por vetëm brenda, në Islam, në konditat e tij.All-llahu xh.sh.
është aq i mëshirshëm saqë obligim haxhxhin ia ka bërë vetëm atyre që
kanë mundësi udhëtimi, dhe atyre të cilët mund të arrijnë bile njëher në
jetë....E pse , ti jeton jashta Islamit?A nuk logjikon? Vështro se cka thotë All-
llahu i Madhërishëm për haxhxhin:

“S’ka dyshim se ata të cilët nuk besuan dhe pengojnë prej rrugës së All-
llahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë të barabartë
për njerëz, qofshin vendas ose të ardhur, dhe, kushdo që të përpiqet të bëjë
ndonjë të keqe a ndonjë mëkat, Ne kemi për t’ua shijuar një dënim të idhët.
Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabës): të
mos më përshkruaj Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë
(bëjnë tavaf) që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë
sexhde. Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe
kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta. vijnë) Për të
qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato
ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë.
Hani pra, prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin.
Pastaj le të heqin papastërtinë e tyre, le t’i zbatojnë premtimet e veta dhe le
të sillën (bëjnë tavaf) rreth shtëpisë së lashtë. Pra, kështu: Kush madhëron
atë që All-llahu e bëri të shenjtë, ajo është më e dobishme për tek Zoti i vet.
Juve u janë lejuar kafshët, pos atyre që u lexohen (në Kur’an) pra largohuni
nga ndyesitë e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse.”81
“Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes
luteshin): “Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe
di! Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga
pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na e mëso manasikun (rregullat
e adhurimit) dhe falna neve, vërtetë Ti je Falësi, Mëshiruesi!”82

Medito vetëm për një moment o njeri mbi këto fjalë të All-llahut të
Madhërishëm dhe ndjeje qetësinë që ta mundëson All-llahu jotë ta
ndjesh.Futu në brendësinë e shpirtit tënd dhe gjurmo mbi realitetin që
fshehet në të...Dije se haxhxhi të përgaditë për në xhihad në rrugën e All-
llahut xh.sh.Karakteristika themelore të haxhxhit janë:udhëtimet, fjetja në
tenda, ushqimi i lehtë e i konservuar, larg specialiteteve të shijshme të cilat i
81
haxhxh:25-30
82
el-bekare:127-128
59

hanë njeriu në jetën e përditshme, programi i gjumit ndryshe nga ai normal,


fjetja në materiale të forta e shpeshherë edhe mbi dhe etj.
Kjo është natyra edhe e jetës ushtarake, jetës së burrave të xhihadit.Poashtu
edhe ata janë pandërprerë në udhëtim, flejnë në tenda, e shpeshherë edhe
në qiell të hapur, ushqimi i tyre është i konservuar, dhe shpeshherë mbesin
pa bukë kohë të gjatë, rrallëherë mund të bëjnë gjumë të rehatshëm , ngase
qëndrojnë nën tytat e tankeve, topave e automateve, e nuhatin vazhdimisht
erën e barotit, flejnë mbi tokë apo materiale tjera të forta etj.83
T`i o i ri përgaditesh për cdo situatë që të sakrifikohesh në rrugën e
Zotit.Haxhxhi ta mundëson një trajnim të posacëm dhe një nostalgji për
luftën në Islam.Ai të bashkon me zemrat e mijërave muslimanëve të cilët
gjenden në tenda vërtetë duke u përballuar me armikun e përbetuar të
Islamit dhe edhe ti për një moment i ndjen ato dhembje dhe atë krenari të të
qenurit në rrugën e All-llahut.
Haxhxhi i fshin mëkatet , i mbulon mangësitë dhe i ndriçon anët e errëta të
jetës së njeriut .Haxhxhi ka edhe vështirësi , të cilat myslimani i tejkalon me
kënaqësi të vecant , sepse është i vetëdijshëm se me këtë shpresh
përkulshmëri ndaj Zotit të vet.84
Është me se e qartë që kur një mysliman qëndron në këmbë , apo përkulet e
përgjunjet gjatë të falurit , ai vetëmse është i ndjeshëm ndaj pranisë së të
Madhërishmit , Zotit të lindjes dhe perëndimit.Është po aq e qartë se të
gjitha drejtimet janë të njësojta në vlerat e tyre materiale apo morale dhe
asnjë drejtim nuk shenjërohet thjesht për hirë të vetë drejtimit.Por Zoti
dëshiroi që Ai ta drejtonte të gjithë bashkërinë Islame në një drejtim apo
kible.Xhamitë e botës , në të pesë kontinentet duhet të drejtohen kah ajo
kible-drejtimi i xhamisë së parë të ngritur për adhurimin e Zotit të
vërtetë.Bota myslimane përmes asaj kibleje lidhet me babain e saj Ibrahimin
a.s. dhe betohet se nuk do të devijojë nga doktrinat dhe parimet e profetëve
të hershëm.85
Vështruar shkencërisht në haxhxh edhe gjejmë një lloj gjimnastike
trupore.Haxhxhi është gjimnastike trupore, për shkak të detyrimit që
përmban rituali i haxhxhit si : tavafi, qëndrimi në Arafat, ecja nga Safa te
Merva 7 herë etj.E mbase kjo është një prej atyre dobive që përfiton haxhiu
në pelegrinazhin e tij.86
Përfundimi i haxhxhit shënohet me një festival (Kurban Bajrami), që festohet
me lutje.Kjo dhe fitër Bajrami, ditë gostie që shënon fundin e Ramazanit,
janë dy festat vjetore të kalendarit mysliman.87
Pamë në pika të shkurtra se cka është haxhxhi, rëndësia e tij në Islam,
simbolikat, ritualet etj.Tash në vazhdim do të sjellim edhe disa thënie të
Muhammedit a.s. rreth kryerjes se haxhxhit, vlerës së saj në Islam dhe
jetësimit të tij në jetërat tona.
83
Haxhxhi, -urtësitë e tij-, Bashkim Aliu Furkan Ism Shkup 2003 fq.68
84
Ilmuddini, Bilal Hasanoviq , Furkan Ism Shkup 2000 fq.135
85
Feja jonë, Muhamed Gazali , Tiranë 2003 fq.127-128
86
Thesare në Kur`an, përshtatën Orieta Bulku dhe Saimir Bulku , Tiranë 2002 fq.196
87
Udhërrëfyes i shkurtër i Islamit, I.A.Ibrahim, Prishtinë 2002 fq.79
60

“A s`është jeta e Pejgamberit a.s. shembull tipik për ju nëse dikush prej jush
pengohet prej haxhxhit, bën tavaf( kur të mundet) Qaben, Safan dhe Mervan
, pastaj lirohet nga (ihrami) deri në kryerjen e haxhxhit vitin vijues, therrë
kurban ose agjëron nëse nuk gjen kurban”.88

“Nëse pengohem prej Qabes , do të veproj ashtu sic vepruam me


Pejgamberin a.s. “Pastaj vendosi për urren , sepse edhe Pejgamberi a.s.
vendosi për urren vitin e Hudejbijes.Kështu Abdull-llah b.Umeri e shikoi këtë
cështje dhe tha:
Qëllimi i vërtetë i ( haxhit dhe umres) është një.Pastaj iu drejtua as-habëve
të vet duke thënë”Qëllimi i haxhxhit dhe umres është një.Ju marr dëshmitar
se jam obliguar për kryerjen e haxhxhit me urren”Pastaj bëri një tavaf në
emër të umres dhe haxhxhit pse konsideroi se kjo mjafton dhe më vonë
therri kurban.”89

“Mëkatet e vogla të bëra ndërmjet dy umreve janë të falura.Kurse për


haxhxin e pranuar, nuk ka shpërblim tjetër përvec Xhennetit.”90

“Nuk ka ditë në të cilën All-llahu liron robër më shumë nga zjarri se në ditën
e Arefatit.”91

“Një umre në Ramazan është e barabartë me një haxhxh apo me një haxhxh
me mua.”92

Nga disa vështrime u munduam që të sqarojmë problematikën e haxhxhit në


Islam dhe shpresojmë se ia kemi arritur qëllimit.Të All-llahut jemi dhe s`ka
dyshim te Ai edhe do të kthehemi.

88
Transmetojnë Ahmed b.Muhammedi nga Abdull-llahu nga Junusi nga Zuhriu se Salimi ka thënë , Ibën Umeri r.a.
thonte…pra kjo është thënie e Ibën Umerit. Për më shumë shih Sahihu-l-Buhari 5 përktheu Ismail Ahmedi ,
Prishtinë 1994 f.48
89
për më gjërësisht rreth transmetuesve shiko librin Sahihu-l-Buhari 5 përktheu Ismail Ahmedi , Prishtinë 1994
fq.50-51
90
transmeton Ebu Hurejra nga Muhammedi a.s. për më shumë shiko librin Rijadijus Salihin, Imam Nevevi , Logos-
A Shkup 2003 fq.356
91
po aty fq.356 hadithi 1285
92
po aty fq.357 hadithi 1286
61

3. Lebejke Allahume lebejk

... Qiejt u hapën duke pritur soditësin e ri , jeta u stilizua drejtë


Amshueshmërisë së këndshme të devotshmërisë dhe jeta nga petalet e
shkurta të dendurisë po thërret me një zë këndshmërinë.
Ditë pas ditësh po afrohet momenti më i madhërishëm në jetë , gjahu i
zemrave të devotshme , mrekullia e fjalës së ëmbël dhe të sheqertë si uji i
zemzemit , hutia e syve të mekura të pemës së tharrë. Një kotje që rrezaton
mallëngjim për çdo vitë! Sekond pas sekonde thërrasin engjujt në gjithësi
kënaqësinë dhe ndjenjën e dashurisë së lindur të individit të dhënë pas të
Madhërishmit. Nuk ka moment më të lartë se dukuria e afrimit të zemrave
në devotshmërinë e përgjithësuar , nuk ka sfidë e cila thërret në vetmbrojte.
Dhe atë ditë kur t`i fryhet surit dhe besimtarët do të tubohen tuba-tuba , sa
moment i frikshëm është ai. Zemra e cila qan për dashurinë e sinqert të All-
llahut xh.sh. , shenjat e dashurisë së saj shprehen me fjalën e lartë LEBEJKE
ALL-LLAHUME LEBEJK. A ka ndjenjë më të lartë se konfiskimi i pasurisë së
xhennetit në kraharorin e besimtarit , a ka bukuri më të lartë se shikimi në
xhennet i All-llahut xh.sh.? Do ta arrijmë këtë vetëm me devotshmërinë dhe
sinqeritetin e lartë. Në të do të futemi vetëm me vullnetin dhe dëshirën e
Fuqiplotit. Po , sikur të mendohej dhe meditoje rreth qiejve , yjeve , dhe
mrekullisë të quajtur njeri , po sikur të befasohej dhe mahnitej me të mirat të
cilat as vet nuk mundesh t`i numërosh , pas të gjithë këtyreve , do të ishte e
tepërt të thuhej tjetër përvec LEBEJKE ALL-LLAHUME LEBEJK ( TË PËRGJIGJEM
TY O ZOT , TË PËRGJIGJEM).
I dashuri im, ndalu një moment dhe mëso kuptimet e poliglotit të Islamit ,
Ibën Kajim El- Xhevzi i cili në librin e tij thotë:” ... Era e fatit po i rrotullon
nëpër shkretëtirë jetët e njerëzve; gjithëcka ndryshon , vetëm e mira mbetet
përgjithmonë. Kur era është qetësuar në horizont , e pamë Ebu Talibin ,
xhaxhanë e Pejgamberit se si ngulfatej në detin e humbjes , derisa Selman
el-Farisiu qëndron në bregun e shpëtimit. Velid b. Mugire i prin popullit të tij
me ngut drejt zjarrit , derisa Suhejb er-Rumi vjen te i Dërguari i All-llahut a.s.
me karavanin nga Bizanti. Nexhashiu në Abisininë e largët deklaron :” Të
përgjigjem Zoti im të përgjigjem!” Bilalli r.a. me ezan thërret :” Namazi është
më i mirë se gjumi!” , ndërsa Ebu Xhehli në shtrat ëndërronte tradhëti!” 93
Paramendoje veten o haxhi , në vendin e Ibën Kajimit ( All-llahu e
mëshiroft) , në largësinë kilometrëshe për në Qaben e Bekuar , ai mendon
dhe ndjen brengë për Ummetin Musliman. Sa i pavlerë jam unë dhe t`i që
vizitojmë Qaben e Bekuar , kryejmë ritualet e haxhxhit ndërsa në shoqërinë
ku jetojmë ende ekzistojnë shpirtëra të pafajshëm që presin nga ne t`i
tregojmë shartet e islamit dhe imanit. Bota është në duart tua o musliman ,
nëse don t`i e ndryshon krejtë botën për të mirë ose për të keq.
... Dhe kur nga shkretëtira e largët erdhi beduini te Pejgamberi a.s. e filloi ta
pyes rreth Islamit duke i thënë do të pyes diç por mos u hidhëro. Fytyra më e
dashur në rruzullin tokësor , ajo e Muhammedit a.s. buzëqeshi kur u takua

93
Më gjërësisht shih në librin : Thesari i Diturisë , Ibën Kajim el- Xhevzi , fq.423
62

me të dhe me elokuencën e tij të lartë të sfidimit të diturisë. Ai diktoi


mendjen e tij kreative dhe mësoi njerëzimin në tërësi se si duhet të veprohet
në këtë jetë. Dhe paramendo një dai në ditët tona nga qyteti e takohet me
një fshatar i cili është kurioz të dijë për Islamin , daiu i veshur me rroba që
nuk dallon aspak prej Perendimorëve , ndërsa fshatari duke zbritur prej
traktorit të tij e përshëndet me një buzëqeshje daiun. E ky i fundit moliset ,
dalldiset dhe e shikon mrrolt fshatarin të cilit po i vie era e puntorit të
sinqert. O Zot , në çfarë gjendje është ummeti musliman?!
Sikur qiejt të renditeshin një mbi një , dhe Hëna të rrotullohej në mendjen
tonë , sikur Dielli të shkëlqente nën lëvoren e çiruar të Askundësisë , dhe
jeta të rrezatonte fyerje , sharje dhe indoktrinim , strehim më i këndshëm do
të jetë hija e Atij , në ditën të të cilën nuk do të ketë hije tjetër. Dhe ky shpirt
që po rrezaton mllef , përçarje dhe mjerim , a`thua vallë do të ishte i
domosdoshëm nën skajet e fundit të diturisë? E kjo jetë e jetuar në kotje ,
shfrenim dhe hidhërim të urdhërave të Urdhëdhënësit , dhe diskotetat e
mbushura përplot me sfidant të rinjë në Olimpiadën e Mëkateve , e fituesi
më i lartë fiton “ parajsën” në rruzullin tokësor , ndërsa humb këtë botë dhe
ahiretin.
Ndalu një çast ( o haxhi) dhe medito...
“ O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe
madhëroje Zotin tënd! Dhe rrobat tua pastroi! Dhe të keqes së
ndyrë largohu! Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë!
Dhe për hir të Zotit tënd duro!”( Mudethir:1-7)
A nuk të tërqethet lëkura nga këto urdhëra të Madhërishmit? Petku jonë i
mbuluar dhe i fshehur nën orenditë e jetës , ndërsa bota rënkon nga helmimi
i djallit. Vizituam Qaben e në Arafat vërshuam tokën me duat e tona , ndërsa
Kudsi , i robëruar! O t`i i mbuluar nga përditshmëria e jetës , ngrihu dhe
përfundimisht fto këto shpirtëra që presin të trokasësh me atë çka ta mësoi
Krijuesi. E në të kundërtën dënimi i All-llahut do të filloj me ty , a nuk
logjikon? Thua me plot bindje Lebejke All-llahume Lebejk , ndërsa nënçmon
kohën që ke para duke e harxhuar në zbavitje të kësaj jete.
All-llahu na mundësoft që ta kuptojmë dhe ta praktikojmë në jetën tonë
maksimën e artë Lebejke All-llahume Lebejk ( Të përgjigjem o Zot të
përgjigjem). Amin.
63

FTESA
64

1. Thirrje kundrejt mendjeve dhe shpirtrave

1.

Islami është fe monoteiste e zbritur përmes engjëllit Xhibril. Engjëlli Xhibril,


shpalljen e Allahut të Lartësuar ia paraqiti Muhammedi, alejhi selam, në
shpellën Hira. Kështu, pra, ishin fillimet e Islamit. Ajo ishte Nata e Kadrit,
nata më e vlefshme se një mijë muaj kur zbriti e vërteta qiellore mbi petkun
tokësor. Ishte natë e cila shndërriste me arealet e saj dhe me syrgjynimin e
bukurisë së fshehur të magnetizimit të zemrave.
Dijetari i famshëm musliman – Sefijurrahman Mubarekfuri, në jetëshkrimin e
Muhammedit, alejhi selam, fillet e Islamit dhe shpalljes i përshkruan në këtë
formë: “Në Ramazanin e tretë të vetmisë së Resulullahit, alejhi selam, në
shpellën Hira, Allahu i Lartësuar vendos të lëshojë Mëshirën e Vet në tokë,
që njerëzve t’ua dhurojë pejgamberinë, andaj ia dërgoi Muhammedit, alejhi
selam, engjëllin Xhibril me disa mijra ajete... Xhibrili, alejhi selam, i erdhi
Resulullahit, alejhi selam, në shpellën Hira e i tha: “Ikre! (Lexo, mëso!)”.
“Unë nuk di të lexoj!", u përgjigj Muhammedi, alejhi selam. Më pastaj
vazhdon: “Më përqafoi dhe më shtrëngoi aq sa më kaploi mundimi. Këtë e
përsëriti tre herë, e pastaj më lëshoi dhe më tha: “Lexo në emër të Zotit
tënd, i cili ka krijuar (çdo gjë). Ka krijuar njeriun prej gjakut të ngjizur. Lexo,
se Zoti yt është më Bujari, që ia mësoi njeriut penën (të shkruajë), që njeriut
ia mësoi atë që nuk dinte!” (Kur’an, 96: 1-5) (Nektari i vulosur i Xhennetit,
Prishtinë, 2001, fq. 74-75).
65

Ky teatër filloi që të segmentojë jetën e njeriut në rruzullin tokësor përmes


kësaj forme të përqafimit. Pejgamberi, alejhi selam, pranoi pejgamberinë në
formë të përqafimit dhe jo në formë të nënçmimit e urrejtjes. Ky fillim i
mbarë, i cili do të ndryshojë rrjedhat e historisë së njerëzimit, ka aplikuar në
historinë e mendimit shoqëror formën më të sinqertë të surrealizmit
ideologjik që do të shtresonte mendjen dhe shpirtin e çdo njeriu në rruzullin
tokësor.
Këto dy “truptha” të vegjël që gjenden në trupin e njeriut e që lidhen në
trekëndëshin e zemrës janë të sintetizuara në drejtim të përfaqësimit të
mesazhit hyjnor në tokë. Fillimet e Islamit ishin përqafimi e jo dhuna e
terrorizmi! Muhammedi, alejhi selam, nuk ishte krijues i Islamit, por ai
thjesht ishte një përçues i të vërtetës islame e cila e vërtet shumë shpejt do
të gjurmojë në tërë rruzullin tokësor e tek të gjithë popujt, racat dhe do të
sfidojë fetë tokësore. Muhammedi, alejhi selam, e jetësoi në praktikë Planin
e Allahut të Lartësuar që të nxjerrë njerëzimin prej errësirave në dritë. Ai, në
fillim të Shpalljes, u fsheh një periudhë të gjatë në shpellën Hira i vetmuar,
sepse kur je në errësirë e i vetmuar, mendimet, ndjenjat, dhe shpirti është
më i çiltër si dhe çdo pjesë e trupit të njeriut funksionon më me dëlirësi. Më
lehtë në atë formë pranohet edhe realiteti, por në të njëjtën formë më lehtë
pranohet edhe një barrë ose përgjegjësi e madhe e marrë mbi supe. Kjo
përgjegjësi, pra, kërkon në vete mund, sakrificë si dhe vetërespekt...
Allahu i Lartësuar dërgoi mëshirë për njerëzimin përmes Muhammedit, alejhi
selam, dhe kjo mëshirë kaploi qiejt dhe tokën, të gjitha krijesat në rruzullin
tokësor. Mirëpo, Drita – Nuri i Allahut duhet të përhapet dhe të përçohet
nëpër popuj të ndryshëm të cilët popuj duhet të përqafojnë të vërtetën e
vetme. Islami në fillet e tij erdhi për çlirimin e popujve dhe thirrjen e tyre prej
mendësisë së cekur të shoqërisë. Ata, para ardhjes së Islamit ngjasonin
shumë më kafshët duke mos pasur frikë askë dhe duke vepruar vepra
ç’njerëzore të cilat vepra përngjanin me realitetin e të krishterëve në
Spanjën muslimane. Karen Armstrong e përshkruan shumë bukur rastin kur
një i krishterë në Spanjën muslimane e nënçmoi personalitetin e
Muhammedit, alejhi selam, dhe kadiu i asaj kohe, duke u bazuar mbi parimin
islam: “Lehtësoni e mos vështirësoni!”, duke gjetur arsye se ky i krishterë
ishte provokuar prej muslimanëve të veprojë ashtu, e liroi prej dënimit të
merituar. Mirëpo, fyerjet ndaj Muhammedit, alejhi selam, nga ky i krishterë
prapë vazhduan dhe më nuk ekzistonte arsye për t’i ikur dënimit të merituar
për fyerjen e ndonjërit prej të Dërguarve të Zotit. Pra, rrugët e përqafimit
dhe jo të urrejtjes i ndjekën edhe muslimanët në Spanjën muslimane duke
ruajtur vlerat e përbashkëta dhe harmoninë midis popujve të ndryshëm me
religjione të ndryshme. Kadiu i asaj kohe nuk synonte që mezi të bëjë ndonjë
gabim ndonjë i krishterë e ai menjëherë ta dënojë, por ai njëherë u mundua
që t’i dalë në ndihmë dhe në krahë me qëllim që butësisht t’i tregojë atij dhe
gjithë neve se Islami është fe e përqafimit e jo e përçarjes e e dhunës!

2.
66

Islami, si sistem jete, rrënoi prej funksionimit të gjitha parametrat që ishin në


kundërshtim me shoqërinë njerëzore dhe ky sistem u mundua që të
kontrollojë dhe të fusë në funksion formën normale të emancipimit të
vlerave civilizuese në shoqërinë njerëzore. Muhammedi, alejhi selam, pas
pranimit të shpalljes nga ana e Allahut të Lartësuar, ai u obligua që të
thërrasë mendjet, shpirtrat e popujt prej errësirave të shumta në dritën e
vetme. Ky obligim bie mbi atë dhe grupin e parë të muslimanëve dhe deri në
Ditën e Llogarisë muslimanët do të përballen e do të sakrifikojnë jetën e tyre
në thirrjen e njerëzimit prej errësirave në dritë. Islami është një mision i cili
duhet të funksionojë në shpirtrat, mendjet dhe në zemrat tona. Përmes tij ne
fitojmë Xhennetin, po dhe dynjan! Mirëpo, përmes mos përçimit të mesazhit
islam ne humbemi në dynja dhe humbim edhe Xhennetin e përgjithmonë
ngulfatemi në dënimet që ka përcaktuar i Lartmadhërishmi në Xhehenem.
Thirrja në monoteizëm ishte zinxhir prej të Dërguarit të parë e deri tek
Muhammedi, alejhi selam, dhe tek të gjithë besimtarët deri në Ditën e
Llogarisë.
Muhammedi, alejhi selam, për Muadh Ibën Xhebelin u shpreh se po dërgon
një ummet, ndërsa për ne, vallë, si do të shprehej nëse do të jetonte në
mesin tonë e do të shikonte se Islamin ne nuk e kuptojmë si mision, por si
mjet për të realizuar të ardhura që ta mbajmë familjen, bile edhe që të
ekzagjërojmë jetën tonë në qejfe e kënaqësi të shumta!
Allahu i Madhërishëm në Kur’anin Famëlart ka thënë: “O populli ynë,
përgjigjuni thirrësit të Allahut dhe besoni atij! Ai jua fal mëkatet tuaja dhe ju
shpëton prej një dënimi plot vuajtje!” (Kur’an: 46: 31).
Ky ajet kur`anor dhe shumë ajete tjera na dëshmojnë qartë për nevojën e
thirrjes së popujve në Islam dhe domosdoshmërinë e shpëtimit të tyre prej
zjarrit të Xhehenemit. Nëse nuk jemi të kujdesshëm në thirrjen tonë drejtuar
mendjeve, shpirtrave, zemrave, ummeteve, atëherë me siguri se Ditën e
Gjykimit do të kemi përgjegjesi dhe do të pyetemi edhe për ato mangësi
tona të cilat mangësi qëllimisht nuk i kemi menjanuar prej jetës sonë. Nuk ka
më arsye për të mos vepruar! Islami nuk është fe që urdhëron njerëzit në
parazitizëm e në gjumë. Në të vërtetë, Islami kërkon njerëz aktivë, të
moralshëm, të ndershëm dhe të ditur. Në ditët tona me zhvillimin e mjeteve
tekniko-teknologjike si dhe me aplikimin e thirrjes islame përmes këtyre
mjeteve është turp që të mos aktivizohemi edhe ne në thirrjen Islame! Duhet
që përmes të gjitha metodave e rrugëve të përçojmë Mesazhin islam në të
gjithë rruzullin tokësor. Këtë mesazh duhet ta kuptojmë sikur ne të vetmit e
bartim në rruzullin tokësor dhe i tërë ai është në rrezik nga mosnjohuria me
mesazhin, jo se ka dëshirë të rrezikohet prej errësirave të shumta. Islami dhe
thirrja në shpëtim, është ajri me të cilin në frymojmë dhe gjallërojmë trupin,
mendjen dhe shpirtrat tanë...
Nuk guxojmë në asnjë moment që të zhdukemi në habinë e kohës dhe të
mos përçojmë Mesazhin hyjnor aty ku duhet përçuar. Sot shumë lehtë mund
të fitojmë Xhennetin, vetëm se duhet vullnet, punë dhe sakrificë! Nuk duhet
të jemi të pasur materialisht që të hyjmë në Xhennet, edhe pse Xhenneti ka
vend edhe për të pasurit materialisht. Mirëpo, duhet që ato shkëndija islame
67

që i posedojmë që mos i mbajmë në vete që të amortizohemi dhe që ta


humbim edhe dynjanë, edhe Ahiretin përmes tyre, por t’i shpërndajmë nëpër
këtë bahçe të mbushura me lule të vyshkura e që ka nevojë për ne ujitësit e
saj.

3.

Poeti kosovar Mehmet Akif Ersoy në vargje thotë:


“Kush thotë kam të drejtë të ekzistoj përjetësisht,
E quan për detyrë të përpiqet e të punojë!
Përpiqu, përpiqu se ekzistenca e përjetshme,
Fitohet si e drejtë me përpjekje!” (Fletët, Mehmet Akif Ersoy, Shkup, 2007,
fq. 319).

2. Përsiatje mbi të kuptuarit e fesë

Është e vërtetë univerzale se njerëzit dallojnë përmes karaktereve të tyre të


shumëllojshme , fizionomive të ndryshme , gjendjes mentale , shoqërore ,
intelektuale , matriale etj. Dëshira dhe përflakja për një dallim të këtillë
është nevojë e domosdoshme e botëkuptimit të njerëzve në tërësi dhe
shoqërisë njerëzore në vecanti. Është e njohur se njerëzit përbëjnë shoqërinë
, por njerëzit si të paorganizuar dhe shoqëria si koncept që tregon dhe
aludon në organizimin është një finesë e përmbushur dhe e realizuar me
normat etike. Njerëzit si të tillë paraqesin vlera të vecanta në shoqërinë
njerëzore duke bartur mbi vete ‘emanetin’ e marrur nga ana e Krijuesit të
botrave. Emaneti i cili është vështirë për t`u bartur , emanet i cili kërkon
përpjekje , mund dhe vullnet , kërkon dashuri , nënshtrim dhe sprovë.
Për këtë thotë All-llahu xh.sh. në Kur`an:” Ne ua ofruam amanetin
(obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër
atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri
padrejt vetes, dhe ishte i padijshëm.”( El-Ahzab:72)
Njeriu si kozmosi i sendeve dhe vlerave të panumërta u sfidua nga ky
emanet dhe po realizon urtitë , mesazhet dhe porositë e këtij emaneti
drejtuar botrave. Nga madhështia e këtyre gjërave dhe mahnitja në
madhërin e All-llahut , engjujt i ranë në sexhde njeriut , gjë të cilën e
përshkruan All-llahu xh.sh. në Kur`an: “E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini
në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit
(djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë pabesimtar.”( Bekare:
34)
Simbolizmi dhe mentaliteti i brisht i Djallit të Mallkuar dhe urtia që mësojmë
nga ky akt na qartëson vlerën e dyfisht të marrjes përsipër të emanetit të
Zotit në rruzullin tokësor. Sepse Zoti tha në Kur`an: “(Përkujto Muhammed)
Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një
zëvendës!” Ata thanë: “A do të vëshë në te atë që bënë çrregullime dhe që
68

derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të


adhurojmë!” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini!”( Bekare: 30)
Bartja e mesazhit hyjnor dhe brenga e engjujve për pamundësinë e tyre të
realizimit të këtij missioni u paraqit shumë figurshëm në këtë ajet kur`anor.
Edhe pse e dinin madhështinë e All-llahut , premtimin e Tij , dhe besonin në
Të , ato prap kishin frikë , drojë dhe brengë për mesazhin hyjnor , sepse
dëshironin që ky mesazh të dërgohet ndërmjet njerëzish përmes rrugëve më
të mira , dhe në formën më perfeksionuese. Një aktveprim i këtillë i engjujve
aludon një aspektin e tyre të njëtrajtshëm si krijesa të All-llahut xh.sh. por
edhe lidhjen dhe dashurinë e tyre ndaj krijesave tjera vetëm për hir të All-
llahut xh.sh. Një lidhje të këtillë engjujt shprehën m`u në momentin e aktit të
sexhdes së tyre , një akt piedestal i cili urdhërohet nga ana e të
Madhërishmit. Njeriu me engjujt prej këtij momenti e deri në fund të jetës së
tij në këtë botë dhe në ahiret do të jetë i lidhur ngusht , nëpër sprova të
ndryshme , nëpër suksese të njëpasnjëshme etj. Një lidhje të këtillë pati
edhe Pejgamberi ynë Muhammedi a.s. me Xhibrilin a.s.
Kontekstet historike që i kanë vënduar disa historian të religjioneve botërore
ku kuptimi i termit religjion nga ana e tyre d.m.th. dic me fillim dhe me
mbarim ashtu sic ka fillim dhe mbarim cdo ideologji tjetër njerëzore sot po
krijojnë turbullirë në mesin e ithtarëve të librit , por edhe në ideologjinë
“zyrtare “ të botës perëndimore laicizmit. Duke formuluar teori të tipit të
miteve dhe ideve të ngurta për atë cka njihet me emrin si Hyjnore ato
devijuan dukshëm nga ana e rrugës së Vërtetë. Fatkeqësisht një devijim te
këtillë po e hasim edhe në mesin e disa muslimanëve ( vetëm me emër pa
vepër) në nënqiellin Ballkanik. . Një ngurtësim i këtillë nuk mund t`i aludohet
fesë hyjnore , të pastërt , e zbritur nga ana e All-llahut xh.sh. Por ,
mentaliteti i kufizuar i njeriut nuk guxonë që të gjurmojë si mentaliteti i atyre
pseudo-dashamirëve që deklarojnë se Isa a.s. është Zot , që ka baba , ka
nënë dhe se lind pyetja e gjeneaologjisë së tij. Një përplasje të këtillë mistike
e hasim edhe në disa ideologji dhe sekte tjera që po funksionojnë në
rruzullin tokësor dhe që historia dhe njerëzimi i njeh shumë mirë se për cilët
bëhet fjalë. Bota e cmendurinave është shëndërruar në një sarkazëm të
këtillë që po inskenon logjika të laicizmit botëror. Aspekte të jetës shoqërore
po shëndërrohen dhe po krijohen bindje për to se janë dic jashta njeriut dhe
shoqërisë njerëzore. Kësaj ere po i frynë edhe më shumë ideologjia e sherrit
e përhapur sot me të madhe në rruzullin tokësor.
Kodekset etike përmbushin këtë zbrazëtirë ndërmjet njeriut dhe fesë. Ato
lidhen ngusht ndërmjet tyre dhe forcojnë metabolizmin e variacioneve
ideologjike. Parimet islame të mbjellura thellë në zemrën e cdo besimtari
duhet të jenë një shtytje për t`u harmonizuar me secilën krijes në rruzullin
tokësor. I vetmi armik i individit dhe shoqërisë , djalli , i përbetuar se do të
dal në qosh më kryelartësinë e tij do të zhduket , një ditë , edhe pse i
afatizuar deri në Ditën e Llogarisë. Konflikti midis njeriut dhe djallit është
urti , mencuri dhe kompleksitet identitetesh. Dëshira për të sunduar e keqja
dhe reflektimi ose përcimi i të drejtës mbi të padrejtën paraqiten në skenarin
e quajtur jetë si dy rrole krejtësisht të kundërta. Fundamentalizmi i djallit
69

drejtë tradhtisë dhe mërisë së engjujve ndaj tij , konfiskon këtë pasuri të
majme dhe të shëndetshme njerëzore. Njeriu gjendet ndërmjet dy poleve të
kundërta në rruzullin tokësor. Duhet të vendosë vet me vullnetin e tij se
ushtar i cilit polë do të shëndërrohet. Esenca e tij edhe pse është e pastërt ,
në fakt erërat e jashtme e lyejnë dhe e ngjyrosin me ngjyra të llojllojshme që
janë vetëmse një kamuflazh e të keqes. Edhe pse në mendjen e tij mbjellet
ideja se ai bën dic të mirë me ato nota të pandashme të muzikës coroditëse
që ai i quan art , në fakt përmbush vetëmse orekset e djallit dhe ushtrisë së
tij. Ripërtrirja e besimit të tij në këto kushte është domosdo për jetë ose
vdekje , nuk guxon që në asnjë cast ky njeri t`i përkulet gjallesës së
shëmtuar sic është djalli.
Mevlana Rumi në poezin e tij tha:
” Nëse njeriu me formën ishte njeri,
Ahmedi dhe Ebu Xhehli do të ishin të njejtë,
Edhe piktura e pikturuar në mur i ngjason njeriut.
Shiko , cka i mungon në aspektin e formës?
Asaj pikture të ndritshme i mungon vetëm shpirti.
Shko dhe kërkoje atë pjesë zemre!”
Arti i të jetuarit është mëshirë për krijesat në rruzullin tokësor. Qenësia e
mirëkuptimit ndërmjet njerëzve dhe pompoziteti i njëanshëm i tyre nuk
ilustron asnjë konjukturë të frikësuar pragmatike. Individualiteti i individit
dhe koncepti i dashurisë së ndërsjelltë duhet të fundoset thellë në zemrën e
cdo besimtari. Oscilimet e ndritshme që manipulojnë me mendjen e tij , janë
vetëmse pjesë e një iterenari të devijuar logjikë. Besatimi i djajve për
shkatërrimin e tij , nuk guxon që të merret edhe aq lehtë , por duhet
përgaditje për mbrotje dhe sulm ndaj kësaj krijese të mallkuar. Të jetohet
ndërmjet frikës dhe shpresës është një fundament i rëndësishëm i besimit
në All-llahun. Jo cdo njeri është i prirur për të kuptuar se në fakt cfarë ndodh
në rrethin e tij , por perceptimi dhe mentaliteti i atyre që kuptojnë
reflektimet e individëve tjerë nuk guxojnë që të bëhen pengesë e shërimit.
Në fakt një trup i shëndosh krijon individ të shëndosh , dhe shumë individë të
shëndosh krijojnë shoqëri të shëndosh , relacionet ndërmjet veti duhet të
bazohen mbi fitoren e të shëndetshmes para të sëmurës dhe jo e kundërta.
Nuk guxojmë që të lejojmë që egoja jonë të na orientojë drejtë shërimit të
individëve në shoqëri nga ana e këtyre sëmundjeve. Në fakt ne nuk
shërojmë , por vetëmse kryejmë detyrën e “ sebebit” në shoqërinë
njerëzore. Urtia kur`anore fshehet në këtë ajet të ndershëm:” Nëse lagoheni
prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë
mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm.”( En-Nisa: 31)
E në ujërat e jetës është shumë vështirë njeriu të jetoj i pastërt pa asnjë
mëkat në rruzullin tokësor. Duhet që të mundohemi për t`u larguar nga
mëkatet e Zoti shpërblen mundin e secilit prej nesh , ndërsa për mëkatet që
bëjmë të kërkojmë falje tek All-llahu i Madhërishëm...
70

3. Islami, rinia universitare dhe dituria

Këto tre komponentet e këtij titulli janë cështjet më të rëndësishme që


ekzistojnë në rruzullin tokësor.Shumica e njerëzve nuk do të përkrahnin këtë
konstatim , pasiqë për to , rinia univerzitare dhe dituria janë motra , por
jashta Islamit , jashta sheriatit te All-llahut xh.sh.Ne padyshim do të
rrespektojmë mendimin e tyre dhe do të mundohemi që të sjellim
argumente në të kundërtën e asaj që ato pohojnë.Këtë artikull do ta ndajmë
në tre faza me qëllim që sa më lehtë të kuptojmë esencën dhe mesazhin
tim.

1.Islami Si Sistem Jete-Islami është një fe e cila erdhi në rruzullin tokësor


që njeriun ta liroj nga prangat e injorancës dhe ta drejtojë drejtë të vërtetës
të amshueshme dhe sintetike.Vet forma e saj përmbajtësore nga aspekti i
definimit të saj na parafytyrohet si një kombinim ndërmjet matriales dhe
shpirtërores , aspektit moral dhe edukativ.Ai , nuk u paraqitë që njeriut t’ia
rëndoj jetën , por përkundrazi bëri shumë lehtësime dhe kombinime të
pjekura ndërmjet realitetit dhe budallakisë së idesë së traditave të mykura
arabe dhe botërore.
Islami është sistem për jetën praktike të njeriut në të gjitha aspektet e saj.Ai
është sistem , i cili imponon koncept ideologjik të përcaktuar , koncept
bindës i cili interpreton natyrën e gjithësisë , duke konstatuar pozitën e
njeriut në atë gjithësi si dhe qëllimin përfundimtar në të.Prandaj , kjo fe nuk
është plotësisht besim emocional , e shkëputur nga fusha reale e jetës
njerëzore , sikurse nuk do të mundej asnjë fe hyjnore e këtillë të jetë
pikëpamje plotësisht emocionale e vemtuar nga realiteti i jetës
njerëzore.94Por , Islami nuk është një e vërtetë e re , e cila paraqitet në
shkretëtirat e Arabisë.Ajo është një e vërtetë e vjetër sa vet njerëzimi.
Islami është takimi i Zotit me njerëzimin , ashtu sic është spjeguar nga të
gjitha fetë dhe sic është komunikuar nga të gjithë të Dërguarit e Zotit.Këta
të Dërguar erdhën në periudha kohore që i paraprinin asaj të Muhammedit
a.s. dhe patën pasuesit e tyre.95Ndërkaq All-llahu i Madhëruar në Kur’anin
Famëlartë thotë:”Ai u përcaktoi juve për fe atë që i patë përcaktuar Nuhut ,
dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me cka patëm porositur Ibrahimin ,
Musain dhe Isain ( i porositem) ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përcani në
të...”(Shura , 13)
2.Rinia Univerzitare përball Islamit-Thënë të drejtën kjo renditje e
këtillë nga një aspekt nuk mban ,pasiqë rinia univerzitare duhet të jetë në
Islam dhe jo e ndarë me lidhëza dhe prapashtesa.Një aspekt i kësaj faze
mund të lidhet direkt me kohën.Rinia është pjesa më e rëndësishme dhe më
e shtrenjtë e popullit.Nëse një rini është e ngritur atëherë edhe populli i asaj
rinie është i ngritur dhe e anasjellta e kësaj.Rinia paraqet pjesën
mbështetëse të të gjitha drejtimeve që posedojnë strategji reformuese.Andaj
, të gjitha revolucionet dhe grushtetet që ndodhën dhe akoma po ndodhin në
94
Islami fe e ardhmërisë , Sejjid Kutub, Shkup 2000 , f.3
95
Feja jonë , Muhamed Gazali , Tiranë 2003 f.8
71

anë të ndryshme të rruzullit tokësor , i janë mbështetur dhe akoma i


mbështeten rinisë në realizimin e qëllimeve të tyre.96Deri te ky cak , arrihet
vetëm nëpërmjet shfrytëzimit të kohës së rinisë.Në një prej thënieve të tij
Muhammedit a.s. porositë rininë duke u thënë:”...Shfrytëzo rininë para se të
plakesh...”, ndërkaq hadithi vazhdon ende me pjesën tjetër “....Shfrytëzo
kohën e lirë para se të zihesh me punë...”Pra , rinia dhe koha janë dy
përbërësit kryesor në jetën në përgjithësi.Padyshim ajo rini e cila është e
pajisur me petkun e Islamit dhe që jetëson rregullat e Islamit edhe në
cfarëdo ambienti qoftë apo univerziteti , do t’i shihet e mirja e tij dhe do të
përfitojnë shumë veta nga ai.Këtë konstatim tonin e mbështesim me ajetet
kur’anore të sures asr ku thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an:”Pasha
kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.Me përjashtim
të atyre që besuan , që bënë vepra të mira , që porositën njëri-tjetrin t’i
përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.
(el-Asr;1,2,3)”
Rinia univerzitare përball Islamit duhet të jetë si fëmiju përball prindit të tij ,
ose si i sëmuri përball mjekut të tij.Ilaci i cili do t’i jepet nuk do t’i pëlqejë
normal dhe do të jetë i idhët për të.Por , pas një kohe do t’i bëjë dobi.Edhe
komponenta e tretë e kësaj faze që është ndjenja e përgjegjësisë së rinisë
univerzitare ndaj kohës , diturisë dhe adhurimeve fetare është një ilac që
pas një kohe mund të shihen dobitë e shumëllojshme të saj.
3.Dituria, rroli i saj në Islam-Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin
Famëlartë:”Lexo , me emrin e Zotit tënd , i cili krijoi ( cdo gjë).Krijoi njeriun
prej një gjaku të ngjizur ( në mitrën e nënës).Ai që e mësoi ( njeriun ) të
shkruaj me pendë.I mësoi njeriut atë që nuk e dinte..(el-Alek , 1-4)”Ndërsa
Muhammedi a.s. ka shumë thënie të tij rreth diturisë dhe rëndësisë e vlerës
së saj.Ne në vazhdim do të përmendim vetëm disa me qëllim që të japim një
pasqyrë të shkurtër rreth këtij segmenti.
“Atij që All-llahu ia do të mirën , e udhëzon në njohjen e parimeve të fesë”.97
“Ai i cili e ka marrë rrugën për të kërkuar dituri atij me të ( diturinë ) All-llahu
do t’ia lehtësoj rrugën për në xhennet.Një popull i cili është tubuar në njërën
prej shtëpive të All-llahut , të cilët lexojnë librin e All-llahut , të cilët në mes
vete bëjnë studimin e tij , ata i rrethojnë engjujt dhe mbi ata zbret qetësia,
ata i mbulon mëshira e All-llahut i përmend te ata që janë në Madhërinë e
Tij.”98
Thëniet e dijetarëve islam rreth vlerës së diturisë dhe kërkimit të saj janë të
shumta , por ne në vazhdim do t’i përmendim vetëm disa.
“O ju njerëz , e keni për borxh të kërkoni diturinë , ngase për All-llahun është
kostum i dashurisë.Ai që kërkon (troket) një derë të diturisë , All-llahu do ta
mbuloj me kostumin e tij.”-Omeri
“Tubimi më i mirë është tubimi në të cilin përhapet urtësia ( mencuria).Aty
përhapet mëshira , d.m.th ai është tubim shkencor.”-Ibn Mes’udi

96
Rinia dhe Reforma , Fet’hi Jeken , Shkup 2001 f.7
97
Transmeton Buhari dhe Muslimi
98
Transmeton Muslimi
72

“Po të mos ishin dijetarët , njerëzit do të bëheshin si bishat.Do të thotë


përmes shkencës dhe diturisë njerëzit dalin nga kufijtë e shtazarisë në ato të
njerëzisë.”-El-Haseni.99
“Nxënës , bëhu religjioz,
Ruaju nga gjumi i tepruar dhe haja,
Bëhu këmbëngulës në mësim dhe mos e ndërpre,
Sepse dituria arrihet me mësim permanent,
Shfrytëzo ditët e rinisë dhe freskitë e saj.”100
Kemi edhe thënie të panumërta nga Muhammedi a.s. , thënie kur’anore ,
thënie të dijetarëve dhe mendimtarëve islam që drejtojnë dhe orientojnë kah
kërkimi i diturisë.Mos harro , dituria është e rëndësishme për ty.Kërkoje atë
me mish e me shpirtë , nëse dëshiron që të jesh i lumtur në këtë dynja dhe i
shpëtuar në ahiret.

Pra , këto tre komponente janë reale dhe faktike që duhet të shkrihen në një
edhe atë njeriun.I vetëdijshëm për cdo sfidë dhe përballje që lind ky realitet
njeriu duhet të pajiset me moral , edukat , dituri dhe në fund me pjekurinë e
tij intelektuale.

4.Intelekti i nënshtruar dhe ai i zhurshëm

Gjithëcka i drejtohet atij i cili u shpall mëkëmbës mbi sojet e krijesave në


rruzullin tokësor, atij i cili barti mbi supe formulën e kumbueshme në rruzull
Nuk ka Zot Tjetër për vec All-llahut dhe se Muhammedi a.s. është rob dhe i
Dërguari i Tij. Por qenia e cila përballet me sfidat e njëpasnjëshme në
shoqërinë njerëzore duhet të jetë i kujdesshëm që ta penetrojë jetën e tij
drejtë civilizimit të intelektit të tij. Ai nuk guxon që të përballet me Djallin e
mallkuar pa përgaditur intelektin e tij për nënshtrim ndaj Krijuesit të
Intelektit. Sikur edhe një ndjenjë e vetme të përballej me realitetin që e
kërkon Islami sigurt nuk do të kishte mundësi asnjë depërtim i mundshëm i
të keqes mbi shpirtin dhe zemrat e miliona të nënshtruarve ndaj Krijuesit të
botrave. Rruga e mëshirës është e skajshme dhe e cuditshme si një karavan
që ecë me shpejtësinë ciklike të dritës. Sulmuesit e të Vërtetës do të
mahniteshin me këtë laramani krijesash që janë ngulitur thellë në rruzullin
tokësor dhe po presin trenin e fundit që të niset drejtë soditjes së re në
gjithësi. Në këndvështrimin logjik gjithëcka në kozmos ka një orbitë të
caktuar prej kah e orienton veten drejtë Cakut Përfundimtar. Këtë e vulos
edhe All-llahu xh.sh. në Kur’anin Fisnik duke thënë:

99
Pejgamberi a.s. dhe dituria , Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2004 f.16-17
100
Udhëzime për nxënien e diturisë , Burhanuddin ez-Zernuxhi , Shkup 2003 ,f.42
73

“Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në
orbitë.”( El-Enbija:38)
Ky rrugëtim që paraqitet si kodeks moral në gjithësi dhe si një vigjilencë e
tërthortë e intelektit të nënshtruar dëshmon mbi hijëzimin dhe qarqet
integrale ndërmjet robit- intelektit – shpirtit – Zotit. Raport i këtillë na
paraqitet i vizatuar ndërmjet koloritë ngjarjesh që vezullojnë direktë pamje
të thyera dhe të pavërteta në shoqëri. Pamje që hudhen në skajin final dhe
të thumbueshëm. Një vizitë e papritur në mesnatë thërret këtë qenie e cila
po përgaditë veten për thirrjen e shpëtimit. Egoja e mjekuar nga gjuha
fisnike e Muhammedit a.s. trajnohet në rrugën e All-llahut duke shpallur
nënshtrimin e saj si dic normale në intervencat e brendshme në shoqëri.
Intelekti i nënshtruar devijon në cast nga ai i zhurshëm duke ikur nga rruga e
zhdrejtë e Oksidentit dhe e orientuar dhe e dehur pas të Vërtetës të Vetme.
Rrugë e Njohjes e cila arrihet vetëm përmes intelektit dhe qartësimit të
zemrës.
Thotë Zoti në Kur’an: “Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës
dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.” ( Ali
Imran: 190)
Rreth këtij ajeti fisnik mufesiri i famshëm shqiptar Hafiz Ibrahim Dalliu
thekson dhe thotë: “ Mendimtarët duhet të vërejnë me kujdes të madh e të
mendohen shumë rreth krijesave , që të arsyetojnë për Krijuesin Fuqiplotë:
në qiej e në tokë dhe në ndryshimin e natës e të ditës ka argumente të
mjaftueshme që tregojnë se Zoti është Një dhe që tregojnë fuqinë e Tij të
madhe.” ( Më gjërësisht shih në: Ajka e Kuptimeve të Kur’ani Kerijmit , Hafiz
Ibrahim Dalliu , Tiranë 2005 , fq. 415). Arsyeja kërkohet që të arrihet deri tek
kjo e Vërtet e Logjikshme. Sikur të ishte dogmë dhe besim i verbër , sigurt
që urdhëri i parë nuk do të ishte LEXO. Por , Krijuesi i botrave kërkoi nga robi
i tij që ta nënshtrojnë intelektin e tyre në rrugën e Zotit duke e kërkuar
Kënaqësinë e Tij dhe në këtë formë duke kontribuar në shpërndarjen e fjalës
së All-llahut Fuqiplotë.
Gnosa dhe sofizmi nuk janë të shëndetshme për intelektin e njeriut. Ato e
turbullojnë intelektin duke e larguar nga qëllimi dhe rruga e vërtet. Hudhja
helm mbi intelektin krijon këtë përballje relative që teoricitientët e fizikës do
e ndërlidhnin me teorinë e relativitetit. Nuk duhet që intelekti t’i nënshtrohet
dukurive negative në shoqëri dhe të harrojë synimin e saj që është fanar
ndricues për mijëra shpirtëra të besimtarëve në rruzullin tokësor. Sikur të
dukej e vërteta si një dogmë e lehtë dhe pragmatike për cdo zemër sigurt që
do të ndihej nevoja e thirrjes së vazhdueshme në të por me pandërprerje të
Vahjit ose shpalljes. Ato që me përkushtim e qendisën shpirtin e tyre me
sfidat e besimit në një Zot shumë lehtë përballen me pluhurat e pafundme
në këtë botë të tepërt dhe jo të sinqert. Edhe pse e tillë kjo botë , Zoti e bëri
urti për njeriun që përmes saj ta fitojë ahiretin duke u sprovuar në të dhe
duke ndjerë veten më përgjegjës për misionin të cilin e ka marrë përsipër ta
bartë. Dukuria e shpirtit të nënshtruar dhe intelektit të nënshtruar ndërlidhë
dallimin midis kafshëve dhe njeriut. Zoti njeriun e nderon me dituri dhe
intelekt. Për këtë arsye në funksion paraqitet në formë të patjetërsueshme
74

sistemi i përgjegjësisë , ndërgjegjës dhe sistemi i pendimit si rruga e vetme


e shpëtimit para transferimit të shpirtit në Berzah.
Tha Zoti xh.sh. në Kur’an: “Thuaj: “Më thuani për ata që pos All-llahut i
adhuroni, më tregoni se çka krijuan ata në tokë dhe a kanë pjesëmarrje në
(krijimin në) qiejtë? Nëse e thoni të vërtetën, më sillni ndonjë libër para këtij
ose ndonjë gjurmë të mbetur prej diturisë”.
( Ahkaf: 4) Intelekti i zhurshëm nuk njeh Krijuesin e vërtet , ai rrebelohet
ndaj tij dhe llogaritë veten për më specifik dhe më të dashur se të tjerët. Nuk
lejon hapësirë depërtimi të butësisë , modestisë , surrealizmit dhe intelektit
të sinqert dhe të nënshtruar. Intelekti i zhurshëm shkonë në balancë me
krijesën e zhurmshme duke krijuar dyftyrësinë në zemrat dhe mendjet e
tyre. Padyshim që dënimi për to është i realtë dhe shumë i frikshëm.
Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: “S’ka dyshim, munafikët do të jenë
në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh
mbrojtës..”( En-Nisa: 145)
Gjeniu islam i shekullit të kaluar Prof. Sejjid Kutubi rreth këtij ajeti fisnik
thotë: “ Kjo është situatë e cila përshtatet me peshën e tokës me të gjithë
ata që e sajojnë trollin e tyre , ashtuqë hipokritët nuk do të lirohen dhe
shpëtojnë prej kësaj. Kjo është situatë e cila përshtatet me barrën e
makutërive dhe dëshirave , gjakime dhe paralajmërime , dobësi dhe
ligështim , përshtatet me dëshirën e cila ua hedh miqve jobesimtarë , e ata
në mesin e besimtarëve , ta mbajnë në jetë këtë pozitë të turpshme- në
dymendësi në anën e cilit të kalojnë , atyre ose këtyre. “ ( Shih më
gjërësisht: Nën mbrojtjen e Kur’anit-5 , Sejjid Kutub , Gjilan 1998 , fq.308)
Ndërsa mufesiri i famshëm shqiptar Hafiz Ibrahim Dalliu rreth këtij ajeti thotë
: “ Ky ajet i madhëruar tregon qartë se dyftyrshat , munafikët , ata që
besojnë për t’i parë bota , e kanë ndëshkimin më të rreptë se sa ata që e
thonë hapur mosbesimin e tyre , sepse munafikët bëjnë edhe tradhëti të
mëdha duke u treguar armiqëve sekretet e luftës.” ( Shih më gjërësisht: Ajka
e kuptimeve të Kur’ani Kerijmit , Hafiz Ibrahim Dalliu , Tiranë 2005 , fq. 539 )
Por , All-llahu nuk dënon besimtarët të cilët kanë intelekt të nënshtruar dhe
të pastërt. Një ndërlidhje enigmatike midis shpirtit të nënshtruar dhe
intelektit të nënshtruar dëshmon për kozmologjinë e thellë të realitetit islam.
Përgëzoji besimtarët me intelekt të nënshtruar se te All-llahu do gjejnë atë
që iu është premtuar. Ata do habiten nga të mirat e panumërta të Tij , bile
do cuditen se si arritën deri tek kjo mirësi e madhe. Por , All-llahu nuk e
thenë premtimin e Tij.
Ai urdhëron dhe thotë në Kur’anin Famëmadh: “Cfarë ka All-llahu me
dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat? (e para nuk i pakëson sundimin e
as e dyta nuk i shton) All-llahu është mirënjohës i dijshëm.”( En- Nisa : 147 )
Sejjid Kutubi All-llahu e mëshiroftë thotë :” Cka do të bëjë All-llahu me
dënimin e juaj nëse jeni mirënjohës dhe nëse besoni? Dënimi i Tij është
shpërblim për mohimin dhe mobesimin , ndërsa kanosja e Tij mund të sjellë
deri në mirënjohje dhe besim.Nuk është ky pasion për dënim as dëshirë për
dënim ekzamplarë , as kënaqësi në dhimbje , as dëshmim i fuqisë dhe
pushtetit. All-llahu i Madhëruar nuk ka asgjë me këtë kur jeni mirënjohës dhe
75

kur jeni besimtar. Ekziston edhe falja edhe kënaqësia , edhe mirënjohja e All-
llahut të Madhëruar ndaj robit të Tij, ndërsa ekziston edhe njohuria e All-
llahut për njeriun. “ ( Më gjërësisht shih : Nën mbrojtjen e Kur’anit-5 , Sejjid
Kutub , Gjilan 1998 , fq. 309). Ndërsa mufesiri i famshëm shqiptar Hafiz
Ibrahim Dalliu thotë: “ Qëllimi i ajetit është për ti nxitur njerëzit ti binden All-
llahut , të kryejnë adhurimet e urdhëruara dhe të largohen nga fajet. Kur
njeriu bën punë të mira , nuk është në rregullin e Zotit ta ndëshkojë atë ,
përkundrazi ,Zoti e shpërblen me tepri për punët e tij të mira. “ ( Shih më
gjërësisht: Ajka e kuptimeve të Kur’ani Kerijmit , Hafiz Ibrahim Dalliu , Tiranë
2005 , fq. 540). Kuptimet e këtilla të këtyre ajeteve kur’anore nuk guxon që
t’i ikë meditimi rreth krijesave të All-llahut të Madhëruar. Shpalosja e
realitetit të intelektit të nënshtruar karshi botës së devijuar nuk ka dyshim se
është punë që kërkon mund dhe vullnet. Ai që shpërblen edhe për sakrificën
dhe mundin më të vogël është All-llahu i Madhëruar. Lusim Atë që të na
shpërblej. Amin!

5. Cili është roli ytë në këtë botë??

Pyetje paksa dogmatike por e realtë në mesin e miliona pyetjeve që ia bëjmë


vetes për cdo ditë kur të dalim në pasqyrë. Uvertirë e sintezës dhe moralit
është rroli i pandashëm i njeriut si mikrokozmos në këtë qiell të realizmave.
Kësaj pyetje u munduan t`i gjejnë përgjigjen filozofët , dogmatikët ,
pragmatistët , por përgjigjen që jep Islami nuk mundet ta sjell kush.
Thotë i Madhërishmi në Kur’an : “Unë nuk i krijova xhinët dhe
njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.”(Edh-Dharijat:56)
All-llahu vulosi zemrat e robërve të Tij duke i bërë obligim adhurimin ndaj Tij
dhe nënshtrimin e plotë. Filozofia e jetës mbështjellet në këtë ajet kur’anor
ku qartas na bëhet rrugëtimi ynë nëpër të gjitha peripecitë e jetës. Nuk do të
kishte domethënie jeta jonë sikur të mos ekzistonte ky ajet kur’anor që na
qartëson përballjen tonë me problemet e panumërta në shoqërinë njerëzore.
All-llahu na bëri mëkëmbës në tokë , një përgjegjësi e rënd që e bartë njeriu
mbi supet e veta duke ekzagjëruar cdo histerie nën thundrrat e dhelparakut.
Ky ajet kur’anor na tregoi edhe njëherë koloritin e krijesave që veprojnë dhe
frymojnë në rruzullin tokësor, krijesa të dukshme dhe të padukshme. Sikur të
mos ishte perceptimi i drejtë i shprehur përmes këtij ajeti kur’anor
muslimanët sot do të terrorizonin një botë të tërë. Kompleksiteti i shprehur
në formë imperative na ngjallë shpirtërat e vdekura mbi trupa të cunguar.
All-llahu ta qartësoi intelektin , ta sfidoi mendjen dhe ta qetësoi zemrën me
këtë ajet kur’anor. Secili njeri në këtë botë ka për obligim që ta jetësoj këtë
imperativ Krijuesi duke mos harruar në indinjatën e thellë të mentalitetit të
brisht të Shejtanit.
All-llahu xh.sh. qartësoi rrugën dhe qëllimin e jetës të të gjitha qenieve në
rruzullin tokësor. Ai tregoi rrugën se kah duhet të kalohet për të arritur
76

kënaqësinë e Pafundme të Tij , mundësoi lehtësime duke e futur në funksion


sistemin e pendimit. Eh , sikur t’i numëronim benificionet e tij do të
zhdukeshin atomet në gjithësi nga elektriciteti i fuqishëm që ngjallë konturat
e brendshme të individit dhe shoqërisë. Por , individi dhe shoqëria që si
trung kanë dobësinë ia kthyen shpinën Krijuesit dhe rrolit të vërtet për të
cilin janë krijuar. Për të mirën e njerëzimit dhe krijesave tjera All-llahu sjelli
shumë Pejgamberë që t’i ftojnë njerëzit kah qëllimi i vërtet dhe i vetëm i
drejtë. Por ato të lajkatuar nga Shejtani ia kthyen shpinën duke i përbuzur
dhe nëncmuar.
Thotë i Plotëfuqishmi në Kur’an:” Ata veprat e tyre i asgjësuan në
këtë botë dhe në botën tjetër, ata nuk kanë ndonjë mbrojtës.” ( Ali
Imran:22)
Mufesiri i famshëm shqiptar Hafiz Ibrahim Dalliu rreth këtij ajeti kur’anor
thotë: “Zoti tregoi zhvlerësimin e punëve të mira të atyre që mohojnë
argumentet e Zotit dhe që vrasin Pejgamberët e shokët e tyre , për të
treguar se mohimi i tyre nuk vjen prej ndonjë shkaku , por vetëm prej
kokëfortësisë.” ( Më gjërësisht shih: Ajka e kuptimeve të Kur’ani Kerijmit ,
Hafiz Ibrahim Dalliu , Tiranë 2005 , fq.306)
All-llahu e shpërbleft Hafizin për sqarimin e këtij ajeti të All-llahut. Vërtet kjo
botë pati shumë njerëz që mohuan të Vërtetën dhe ia kthyen shpinën asaj.
Ata i bënën dëm vetes ,por u munduan të shkaktojnë dëm edhe në mesin e
atyre që thërrasin në të Vërtetën duke i penguar nga kjo rrugë e shenjtë e
cila e bënë njeriun njeri dhe ia mëson dhe qartëson se prej nga kemi ardhur
në këtë botë , pse kemi ardhur , pse jetojmë dhe ku do të shkojmë. Pyetje
këto të shpeshta në mesin e ateistave të shumtë në këtë dynja.
Edhe sikur t’ia sjellesh argumentet kokëfortëve dhe mendjemëdhenjve ata
nuk do besojnë dhe do të prapësohen. Janë renditur në ushtrinë e djallit dhe
normal synimi i Tij ( Djallit) është që të paraqitet si pengesë në rrugën që
thërret njeriu kthimi kah rroli i vërtet në këtë botë. Ithtarët e djallit nuk ka
dyshim se do të kundërshtojnë thirrjen.
Thotë i Lartësuari në Kur’an: “E mos bëni mendjemadhësi ndaj All-
llahut, unë sjell argument të sigurt.” ( Ed-Duhan: 19)
Njeriu në këtë botë ka një mori qëllimesh që përshtaten me qëllimin final ,
arritjen e kënaqësisë së Zotit dhe përfundimisht fitimin e xhennetit. Por , pati
nga ato që lansuan një tjetër qëllim në këtë botë pak me ndryshe se jeta për
ta fituar xhennetin. Ata nuk mërziten se a do shkojnë në xhennet ose në
xhehennem , por urdhërat e All-llahut i jetësojnë me një ndershmëri dhe
përpikmëri të madhe. Ato nuk merakosen fortë për Djallin dhe në këtë
mënyrë vazhdimisht ia hudhin prangat atij. Jeta e tyre është e thjeshtë në
këtë botë , bëjnë shumë zhurmë , por zhurmën e tyre turpërohet ta
ndëgjojnë edhe veshet e tyre. Dallimi i të bardhit prej të ziut është në
Devotshmëri.
E përfyndojmë këtë shkrim me këtë ajet kur’anor: “E kush nuk i përgjigjet
atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai nuk është i pamposhtur në
tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të
hapët!”( El-Ahkaf:32)
77

6. Elokuenca publike

Esenca e dialogimit me zemrat është e njejtë me përballjen historike të


sfidave të stuhisë dhe dendurisë. Qëndrimi stoik drejtë mos ndryshimit dhe
tundosjes krijon anti-homogjene në shoqërinë e stërngarkuar nga jeta dhe
vdekja. Njeriu humbet në këtë kozmos të mahnitshëm nga habia dhe tingujt
e shkronjave që afrojnë mijëra besimtarët drejtë Cakut Final. E vërteta duhet
pasuar me dëshirë ose pa të. Ligjet natyrore nuk kushtëzojnë pasimin e saj ,
porse zemra e cila paraqet vokabularin e tërë trupit thërret dhe anon kah e
vërteta.
Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur`an:" E ai (njeriu) nuk ka forcë as
ndihmëtarë. "( Tarik:10)
Ky ajet i ndershëm e sfidon njeriun drejtë kërkimit të të vërtetës dhe mos
refuzimit të saj. Forma deduktive e inicimit të brengave të njëpasnjëshme e
thërret njeriun në kozmosin e gjërave duke e urdhëruar të kërkojë forcë dhe
ndihmë. Jeta në shoqëri është parim Hyjnor që nuk guxon dhe mundet të
thyhet nga asnjë krijes në rruzullin tokësor. Të thirret egoja kah shfrenimi në
castet më të vështira është përsiatje e Djallit të mallkuar drejtë synimit të tij
real. Njerëzit të cilët përballen me këtë gjigand vlerash nuk guxojnë të
humbasin në peshën e dhimbjeve dhe soditjeve të këtij mentaliteti të
kushtueshëm. Të thuhet një gjë e këtillë është fare e lehtë , por forma elikse
realizon këto frustracone që lindin nga takimi dhe përballja e parë e njeriut
me kozmologjinë. Identifikimi horizontal i kuptimit të elokuencës mahnitë
78

filozofin e tërbuar karshi madhështisë së shkronjave. Mentaliteti i brishtë i


Djallit të mallkuar e sfidon njeriun drejtë harrimit të esencës së krijimit.
E All-llahu xh.sh. tha në Kur`anin Famëmadh:" Në ditën kur njerëzit ngriten
(prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve. "(El-Mutaffifin:6)
All-llahu xh.sh. na qorton për vepra të mira në këtë botë duke na përkujtuar
ditën kur do të ngritemi prej varrezave. Kjo dëshmon mbi lidhshmërinë e
shpirtit me materien sikur jeta përballë vdekjes. Huazimi i ideve të vdekura
nga ana e ideologëve të sotshëm na bënë më të stuhishëm drejtë mbrojtjes
së esenciales. Pjellshmëria e brengave nuk duhet gjykuar si dukuri që oscilon
përplasjen dhe kërcitjen e thellë. Porse elokuenca duhet kuptuar edhe si risi
e pasuar me aq mllef nga ana e shpirtit. Është gjë e cila kërkohet me afsh
dhe vullnet nga ana e mendjes së tërbuar të njeriut. Mos sinqeriteti i njeriut
në adhurimin vetëm All-llahun xh.sh. e prishë këtë harmoni dhe realizëm të
vërtetuar dhe vulosur nga ana e të Madhërishmit. Ndesh me këtë do të binim
poqese në formë statike do të kundërshtonim hierarkinë e qëllimeve të
krijesës në rruzullin tokësor. Është e vërtetë se njerëzit ndryshojnë aq sa
ndryshon edhe vet ndryshimi , teoricientët e menaxhmentit u vulosën në
mendimin e tyre se gjithëcka ndryshon përvec ndryshimit. Kodi i zbuluar në
qenien njerëzore e dyndë këtë teori duke e bërë zvetanake karshi realiteteve
të ndërtuara një mbi një. Mëkat i rënd që nuk falet është përshkrimi shok
Krijuesit të botrave. Kjo gjë ndodhë nga hipokritët dhe ato që janë të dobët
në besim. Aty ku dobësohet besimi sinqeriteti hudhet në gradën e fundit të
kësaj tërësie harmonike.
E All-llahu xh.sh. thotë në Kur`an:" Ne ta shpallëm ty librin për hir të së
vërtetës, andaj ti adhuroje All-llahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!
"(Ez-Zumer:2)
Paraqitja në formë metaforike e hipokritëve ose dyftyrshave që nuk kanë
sinqeritet në adhurimin e tyre na mundëson neve që të përkujtojmë dhe
mësojmë nga ligjet e Krijuesit. Secila qenie duhet që veten ta vëndoje në
peshoren e realitetit dhe ngjyrimit të brendshëm shpirtëror nqs. dëshiron të
arrijë aty ku syri , mendja dhe zemra e njeriut nuk ka mundur ta paramendoj
asnjëherë. Anarkistët do të binin në kundërshtim me këtë që theksuam. Jeta
është një elokuencë publike e cila thirret në realizimin e dispozitave të
Ligjëdhënësit Absolut.
Dhe së fundi thotë All-llahu xh.sh. në Kur`an:" (Kjo është) Kaptinë të cilin Ne
e shpallëm dhe Ne e bëmë detyrim të domosdoshëm (zbatimin e dipozitave
që theksohen në të) dhe Ne parashtruam në të argumente të qarta në
mënyrë që të merrni mësim. " (En-Nur:1)

7. Pse duhet të jetojmë me Islamin?

Islami është jeta e besimtarit e cila jetë e ngjallë atë e bënë imun ndaj të
gjitha proceseve shoqërore dhe destruktive në shoqëri. Kjo jetë e nxitë
besimtarin drejtë veprave të mira dhe e ruan prej veprave të shëmtuara.
Para së gjithash na nevojitet njoftimi me Allahun si Krijuesin tonë dhe ne si
79

robër të Tij. Njohja jonë me Krijuesin e botrave na jep hapin e parë drejtë
realizimit të fitores sonë në këtë jetë dhe arritjes së kënaqësive dhe
shpërblimeve në botën tjetër. Kjo njohje na mundëson që të gjindemi
përballë një vokabulari të gjërë problemesh dhe ne të paraqitemi si shkaku i
zgjidhjes dhe shërimit të sëmundjeve të ndryshme në mesin e njerëzve pa
besim. Sepse Allahu na mundëson që të luajmë rrolin e mjekut në rruzullin
tokësor , ky zaten edhe është misioni ynë i ekzistencës në rruzullin tokësor.
Sikur të mos ndikoheshim nga ky mision dhe sikur të mos përfillnim atë sot
bota do të lëngonte nga sëmundja e mosnjohjes së Krijuesit të saj ,
sëmundje e rrezikshme e cila mjekohet vetëm me ndihmën e Krijuesit të
botrave.
Historia njerëzore e njihte Allahun si Krijues , si Furnizues , si Ndëshkues ,
por prap nuk e besonte dhe krijonte ndërmjetësues me duart e veta për
arritjen e kënaqësisë së Allahut xh.sh. Muhammedi a.s. dhe zinxhiri i gjërë i
Pejgamberëve të Zotit thërrisnin njerëzit dhe botrat në nënshtrim ndaj
Allahut një , ndërsa ato në formë nëncmuese iu kundërvyheshin se ato
njohin Allahun nuk ka se cfarë tu tregojë ai , duhet ti lërë rehat , nuk duhet ti
largojë nga ndërmjetësuesit tjerë që ata i quanin Zotëra.
Thotë Allahu në Kur’an :” Pasha të radhiturit (melaiket), që në rreshta (safa)
qëndrojnë. Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë. Dhe pasha lexuesit, që
lexojnë përkujtimin. Eshtë e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një. Zot i
qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zoti i lindjeve (të yjeve). Vërtetë,
Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të Dunjasë) me bukurinë e yjeve. Dhe
me mbrojtje prej çdo djalli të prishur.”( Es Safat:1-7).
Në këto ajete të madhërishme është qartësuar misioni i cdo besimtari në
rruzullin tokësor , ai besimtar para gjithë botës duhet të proklamojë dhe të
thërras në besimin se Allahu është një nuk ka Zot tjetër pos Tij. Kjo thirrje i
drejtohet mendjes së cilter dhe zemrës së sinqert , i drejtohet qenieve të
gjalla , shpirtit dhe trupit të njeriut , thirrje në kohezion me të gjitha kohërat ,
thirrje e pashterrshme në historinë e njerëzimit , thirrje që ndryshon
botërat , gjendjet , konceptet , idetë , mendimet , fshehtësitë.
Po të drejtohet Krijuesi i botrave o njeri , si ke guxim që të mos i përgjigjesh
thirrjes së Tij? Po të drejtohet Ai i cili është gjithmonë i Gjallë , është i
Përhershëm , I Pambarim dhe i Pafillim dhe ti prap po i kthen shpinën thirrjes
së Tij?
Esenca e dialogimit të zemrave me thirrjen e monoteizmin qëndron mu në
thelbin e praktikimit të kësaj thirrjeje në përditshmërinë e njeriut. Njeriu si
kozmosi i sendeve dhe i botës , si fshehës dhe mbyllës i dukurisë së
penetrimit në shoqëri duhet ti përshtatet thirrjes , ta përvetësojë atë dhe të
fillojë ta mjekojë pjesën tjetër të shoqërisë e cila lëngon nga errësirat e
mosnjohjes. Njohja e shkaqeve dhe pasojave që cojnë deri te kjo mosnjohje
intrigon qenien njerëzore karshi qenieve tjera të gjalla. A na mundësohet
jetësimi i Islamit vetëm me thirrjen pa iu bashkuar veprën , praktikën e
brendshme tonën dhe ndërlidhjen e shpirtit tonë me pamjen e jashtme të
ciltërsisë?
80

Qenia njerëzore ka nevojë për Allahun xh.sh. në cdo sekond të jetës së tij.
Ajo pra qenia njerëzore ndryshon prej qenieve tjera të cilat Allahu xh.sh. i ka
krijuar. Njeriu është urtësia e krijimit dhe sfida e përballja me një mori
botërash tjera. Engjujt janë të krijuar pa unë , pa ego , ato ashtu jetojnë
jetën e tyre duke iu bindur urdhërave të Allahut xh.sh. prej fillimit të jetës së
tyre e deri në fundin e vet. Kafshët dhe shpendët janë krijuar të tilla që ti
shërbejnë rruzullit tokësor , njerëzimit dhe vet sojit të tyre. Ata nuk mirren
në përgjegjësi para Allahut xh.sh. për veprat e tyre të jetësuara gjatë
limitimit të jetës së tyre. Ndërsa njeriu i krijuar me uninin e tij , egon , disa
herë kalon nga në njeri në kafshë me veprat e hidhura dhe të irrituara ,
ndërsa disa herë kur gradohet besimi i tij në faza kulminante arrinë edhe
shkallën e engjujve. Është me rëndësi për njeriun se ka shembullin që duhet
ta ndjekë , ai mund të mësojë nga engjujtë dhe shtazët , përderisa këtyre të
fundit nuk iu mundësohet një gjë e këtillë. Kjo është urtësia e Krijuesit të
botërave , urtësi e vënduar në rruzullin tokësor.
Imam Aliu r.a. thotë:” Lakmia e ç`nderon njeriun.” Lakmitarët nuk bëjnë
pjesë në dashurinë ndaj All-llahut xh.sh. dhe praktikimit të Islamit. Lakmia
nuk na mëson se si duhet të jetojmë dhe pse të jetojmë me Islamin. Ajo na
largon shumë prej kësaj pyetje dhe përgjigjes saj të drejtë.
Në vazhdim do mundohem që në pika të shkurtëra të sqaroj temën e
parashtruar pse duhet të jetojmë me Islamin???

1.T`i je Halife- All-llahu xh.sh. e krijoi njeriun si mëkëmbës në rruzullin


tokësor. Ai mbi supe mori përgjegjësinë e rregullimit të shoqërisë dhe
harmonizimit midis botërave. Njeriu është ndërlidhës midis këtij diversiteti
psikologjik dhe botëror. All-llahu xh.sh. e dërgoi Muhammedin a.s. si mëshirë
për botrat. Që neve indirekt na sfidon me gjendjen dhe pozitën e tij , pasiqë
shembulli ynë praktik i jetësimit të Islamit dhe model jete për ne është
Muhammedi a.s. O njeri t`i je halife në rruzullin tokësor , je halife në lagjen
tënde , në shtëpinë tënde , në dhomën tënde , në shoqërinë tënde , mos u
bë ç`rregullues! Kur ta kuptosh rëndësinë e të qenurit halife e All-llahut mbi
tokë atëherë do kuptosh se pse duhet të jetojmë me Islamin.

2.T`i ke logjikë!!!- All-llahu xh.sh. njeriut i dha mendjen që të mendojë dhe


të logjikoj rreth predikimit të gjërave dhe perceptimit të tyre. Njeriut të parë
i mësoi sendet , Ademit a.s. baba i njerëzimit. Ndërsa Pejgamberit të fundit
Muhammedit a.s. ( analfabet) i tha :” LEXO”. Po çfarë të lexojë? Lexo o
Muhammed ato që ia mësova Ademit a.s. , lexo jetën , qiejt , hënën ,
botërat , njerëzit! Por mos harro se do mirresh në përgjegjësi për veprat e
tua , se ty t`u mundësua të lexosh dhe jo qenieve tjera.
Imam Aliu r.a. thotë: “ Më e larta shkallë, është ajo e diturisë.”
Përderisa ne jemi me logjikë , pasues të rrugës së Muhammedit a.s. ,
përgjigjes të thirrjes së All-llahut xh.sh. “ LEXO” , ne kemi parasysh që
rrugëtimi ynë në këtë botë do të kalojë nëpër sfida të njëpasnjëshme dhe
ndërgjegjësimi i njerëzimit dhe thirrja e saj drejtë rrugës së All-llahut xh.sh.
81

nga ne do të jetë një përballje me plot gjemba. Por aroma e lulishteve të


fitores nuk do të shuhet kurrë!!!

3.T`i njeh rrugën!!!- Rruga islame është rruga e vetme e pranuar tek All-
llahu xh.sh. Përmes Kur`ani Kerimit All-llahu xh.sh. na mundësoi që ta njohim
këtë rrugë dhe ta pasojmë drejtë e pashtrembërime këtë rrugë. Sunneti i
Pejgamberit a.s. na mundësoi dhe qartësoi të paqartën , na harmonizoi
mendjen me zemrën dhe u bë shoqëruesi jonë në çdo sekond të jetës sonë.
Përderisa t`i njeh rrugën , domosdo duhesh të veprosh në atë rrugë. Po çka
të veproj? Të urdhërosh në të lejuarën dhe të pengosh të ndaluarën.

4. Me ISLAMIN të gjithë fitojmë!- Poeti kosovar Xheladin Hamza në


vargje thotë:
“ Në varrin e mbyllur/Në errësirën e errësirës/Shëndërrit kandili i Allahut/E
unë/ Kujt ti gëzohem më shumë/Ditëlindjes apo ditëvdekjes?”
Ka shumë njerëz që janë të gjallë por të vdekur , ka shumë njerëz që trupi i
tyre pushon në varre , por ata janë të gjallë. O njeri gëzohu se me Islamin
nuk je i vdekur , por i gjallë , frymon edhe në ato momente kur fryma nuk ka
kuptim. O populli im i dashur shqiptar , a nuk është koha të jetojmë me
ISLAMIN?

8.Pse kaq frikë nga Islami???

Në historinë e mendimit shoqëror dhe në historinë e religjioneve kishim


tendenca të ndryshme për përafrimin e logjikave të ndryshme , për thyerje
shoqërore dhe për emancipimin dhe kultivimin e antivlerave në mesin e
vlerave të mirëfillta.
Periudha të rëndësishme historiko-shoqërore ishin në turbullirë dhe në
errësira të njëpasnjëshme! Njerëzimi filloi që ta ç`orientojë veten kah
verbërimi dogmatik , ndërsa kahja e drejtë dhe e vërtet u mbyll në rrethin
vicioz të klerikarizmit të mendjes.
Njerëzit janë të lindur të lirë , të pastërt , me fitreh nga ana e All-llahut xh.sh.
por prindërit e tyre i bëjnë fëmijët të krishter , agnostik , hebrenjë etj.
Ata janë të lirë për nga mënyra e zgjedhjes dhe vullnetit për t`u afruar në
masën e një grupi njerëzish.
Ndërmjet nozullës së falëminderuesve dhe në mesin e padurimtarëve
shëndërrit një mendim i cili me afsh kërkon të Vërtetën e Vetme. Besatim i
ndjeshëm i cili mezi pret që të realizohet nga ana e miliarda muslimanëve në
rruzullin tokësor sfidon për të dytën herë Djallin e Mallkuar në këtë dyluftim
të përgjakshëm midis të Vërtetës dhe të Pavërtetës. Estetika si një formë
82

integrale e artit islam zbukuron Qenien si sui generis të pasqyruar në


kollitjen e pamfletëve të ideologëve të vjetër. Ideolog të cilët shëndërrisin si
yje në gjithësinë e stolisur. A`thua vallë ekziston një pamje sintetike e
performancave të njëpasnjëshme të deizmit pragmatik? Deizëm i
shëndërruar në fundrrinë shekullore po devijon kahjen e drejtë të stilit të
holluar të pamjes dhe estetikës.
All-llahu xh.sh. i vulosi zemrat e disa njerëzve me pabesim dhe verbëri.
Omer Khajami me afsh thërret pas të dalldisurve të njerëzisë. Në këngën e
89 dhe nën përkthimin e Fan Nolit ai , pra Omer Khajami thotë:
” Nga mur` i Tusit po vë re,
Kafkën e Kai-Kavusit tej përdhe
Dhe kujës ia kërcet: Kaj , Kral i ngratë,
Daullat ku m`i ke?”101
Përshkrimi dhe gjenerimi me një pjesë të realitetit sa filozofik aq edhe
artistik na rikthen mendjen tonë drejtë gjurmëve dhe oazës së thellë dhe të
këputur të identitetit dhe agnosticizmit të rilindur. Në vargun e Khajamit
kuptuam dëshirën për dëfrim , mbyllje , egoizëm , mall , ndjenjë , frikë ,
thirrje , rrespekt , dashuri.... por njëkohësisht edhe fshehje realiteti , fshehje
argumentesh , fshehje të asaj që është madhore dhe e pakufishme.
Pse kaq frikë nga Islami????? A`thua Islami paraqet rrezik për njerëzimin ,
apo ndoshta është kundër natyrës njerëzore , kundër botërave , kundër
gjithëçkaje që mendja jonë duhet patjetër ta kuptojë dhe ta pranojë si të
mirë dhe të domosdoshme?
Islami u ngjallë në zemrat e njerëzve për t`i shëndërruar ata në egërsira ,
për t`i rikthyer në një rrugë të devijuar , për t`i kthyer në qorrsokakun e
skajshëm dhe në errësirat e pafundme të dendurisë historike?
All-llahu xh.sh. shumë qartas tha në Kur`anin Famëmadh: “A menduan
njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” Ne i
sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithëqysh do t’i dallojë
ata që e thanë të vërtetën e do t’i dallojë edhe gënjeshtarët. A mos
menduan ata që bëjnë vepra të këqija (krime) se do të na shpëtojnë (t’i ikin
dënimeve)? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre! E kush shpreson takimin
(shpërblimin) e All-llahut, s’ka dyshim se afati i All-llahut do të vijë patjetër, e
Ai është dëgjuesi i dijshmi. E kush lufton (përpiqet për të mirë), ai bën luftë
për vete, se All-llahu vërtet nuk ka nevojë për askë në tërë botën.”
( Ankebut: 2-6)
Këto ajete të All-llahut xh.sh. na qartëson një segment ose një pjesë se pse
kaq frikë nga Islami dhe muslimanët? All-llahu xh.sh. kërkon nga robi i tij
fjalën të bashkangjitur me veprën , besimin të lidhur me diturinë dhe punën,
e ndërthurë dhe e ndërton sistemin e ndëshkimit në këtë botë dhe në botën
tjetër , se nuk ka dyshim AI është i Gjithëdijshmi.
All-llahu xh.sh. në këto ajete të madhërishme na paraqitet si Ndëshkues , por
edhe si Realizues i Premtimeve dhe Shpërblyes. Ai i inkurajon besimtarët për
punë të mbarshme dhe të mira , ndërsa ato jostabilët i qorton. Prej këtyre

101
Rubairat, Omar Khajam , Tiranë , 2002 , fq.27
83

ajeteve kur`anore mund ta kuptojmë edhe konceptin e shpresës të vënduar


në praktikën tonë jetësore.
Në vazhdim të tekstit do mundohemi që të sqarohemi në kuadrin e katër
pikave.
Fillojmë nga e para:

1.Frikësohen nga e panjohura????

All-llahu xh.sh. ia mundësoi njerëzimit udhëtimin në kahjen e duhur. Këtë


udhëtim ia bëri të ditur përmes shumë librave dhe fletushkave të zbritura
Lajmëtareve dhe Pejgambereve të Tij , Ai i mëshiroft të gjithë.
Këto Pejgamber dhe Lajmetar gjatë gjithë historisë së njerëzimit dhe gjatë
thirrjes së tyre në thirrjen e njejtë dhe të pastërt në NJËSHMËRINË E ALL-
LLAHUT XH.SH.
Kishte prej tyre që mohuan thirrjen e Pejgamberëve të All-llahut xh.sh. në
monoteizmin islam , bile kishte edhe prej tyre të cilët mendonin se
Pejgamberët e All-llahut janë në rrugë të humbur dhe duhet të rikthehen në
rrugën e vërtet sipas tyre. Në këtë formë paria e popullit në kohën e Nuhit
a.s. iu drejtuan Nuhut a.s. me këtë gjuhë të vrazhdë dhe të ashpërsuar.
Mushrikët të cilët i shpallën luftë Muhammedit a.s. në disa sekuenca ose
momente u ndalën të mendojnë dhe thanë botërisht: Si mund ta luftojë atë
që se njoh????
Përkundër elokuencës së tyre të gjallë , përkundër gjuhës së tyre të bujshme
dhe të pastërt , përkundër mjeshtërisë tyre në poezi dhe në prozë që e
kishin arritur , ata nuk arrinin të kuptonin thirrjen e thjeshtë dhe mjaft të
kapshme të Muhammedit a.s. , o ju mushrik ejani të besojmë All-llahun Një
se nuk ka Zot tjetër pos Tij. Aq e panjohur ju dukë kjo thirrje sikur për të
parën herë e ndëgjojnë në jetën e tyre , aq e panjohur ju dukë mendjes dhe
zemrës së tyre sa kujtuan se Muhammedi a.s. po bën magji , disa thanë se ai
është i çmendur m`u për shkak të kësaj thirrje. Edhe pse kjo thirrje ishte e
vjetër sa vet soji njerëzor sa vet botërat , ata pacipshëm dhe për çdo ditë
dhe për çdo netë u munduan që t`i përgadisin lajka Muhammedit a.s. në
secilën mënyrë të mundshme. Por , All-llahu xh.sh. nuk i lenë robërit e Tij të
sinqert dhe të drejtë në kurthat dhe planet e shantazhet e tyre. Prandaj edhe
e mbrojti Pejgamberin a.s. dhe sahabët e tij prej kurthave dhe lajthitjeve të
mushrikëve të asaj kohe. Edhe në kohët tona moderne të cilat kohë për të
ardhurit do të jenë kohë historike kemi shumë mushrik , por me petka
ndryshe ndërsa idetë dhe mendimet e tyre , metodat e luftimit dhe të
arsyetimit janë gati të njejta. Friksohen nga Islami , frikësohen nga All-llahu
se nuk ia mundësuan mendjes dhe zemrës së tyre njohjen me All-llahun dhe
Islamin. Se sikur të kishin edhe pak mendë në krye sigurt para realitetit të
Islamit ato do të afroheshin dhe do të bashkoheshin në bashkësinë dhe
ummetin më të mirë.
Fetyllah Gylen thotë::” Islami i ka trajtuar zemrën , shpirtin , ndjenjat dhe
mendimet në mënyrën më të mirë e të ekuilibruar dhe i ka orientuar ato
sipas qëllimit final të krijimit të tyre. As nënvleftësim , as mungesë ekuilibri!
84

Udhëtim me të gjitha këto ndjenja! Dhe me të gjitha vëzhgim i pasperdës së


qenies!”102
Përderisa Islami në formë kaq të ekuilibruar i ndërlidhë zemrën , shpirtin ,
ndjenjat dhe mendimet , të tjerët nuk duhet të friksohen dhe të ikin nga ai ,
por duhet të njoftohen se vërtet ky ekuilibrim mungon në mesin e shumë
njerëzve që janë pabesim të vërtet.

2.Frikësohen nga e njohura???

Mund të them lirisht se kjo është pjesa më e rëndësishme dhe më e


përhapur në mesin e atyre që kanë frikë nga Islami. Pse kaq frikë nga
Islami , a`thua nuk e njohin , a`thua nuk e dijnë rëndësinë e Tij , e dijnë dhe
e njohin , por frikësohen.
U ndërtuan shumë institute dhe katedra ku tjerët hulumtuan dhe mësuan
Islamin me qëllim që ta sulmojnë atë. Për këtë arsye lindi edhe orientalizmi
dhe nevoja e hulumtimit të Islamit shikuar dhe vështruar nga aspekti
ideologjik dhe politik. Këto ide dhe mendime ishin të eksportuara dhe të
përhapura me kolonializmin anglez në Egjipt ku e sterilizuan tempullin e
dijeve islame dhe ndërtuan katedra dhe qendra ku përgaditeshin
administrator dhe jo udhëheqës dhe kreator. Por përmes infektimit të
mendjes ato arritën që ta nënshtrojnë një popull , popull i cili është djep i
civilizimeve të njerëzimit.
Në librin e Edvard Said shkruan kështu:” Dituria dmth ngritje mbi të
padukshmen mbi veten në të panjohurën e kaluar. Objekti i një diturie të
këtillë është në formë koherente i ndieshëm kur është i pasqyruar mbi një
observim kritik; ky element ose objekt është “ fakt” i cili vet zhvillohet ,
ndryshohet ose transformohet në formën të cilën civilizimi e bën
vazhdimisht të njejtën gjë , megjithëate është në esencë , edhe
ontologjikisht stabil. Të posedohet njohuri e tillë për një lëndë të këtillë ,
dmth me të , të sundohet , të kihet autoritet. Ndërsa autoriteti këtu dmth “
ne” t`ia marrim “ atyre” në shtetin oriental- autonominë e vet , sepse ne e
dimë , sepse ajo ekziston , në formë dhe mendim të caktuar , ashtu siç ne e
njohim. Njohuria britaneze për Egjiptin , për Balfurin është vet Egjipti , dhe
për këtë arsye barrën e njohurive e bën që të duken dhe të aktualizohen me
pyetjet ashtu siç janë për inferioritetin dhe superioritetin që të duken të
thjeshta. Balfuri askund nuk i kundërshton dhe mohon superioritetin e
Britanikëve dhe inferioritetin e Egjiptianëve; ato i pranon si fakte të pastra
përderisa i përshkruan pasojat e njohurisë.”103
Për shkak se e njohin Islamin ato edhe e sulmojnë dhe tjerëve të cilët
kërkojnë të vërtetën dhe realitetin e Islamit i bëjnë propagandë kundër që të
frikësohen dhe të largohen nga Islami. Inskenojnë dhe paraqesin skena të
paqena dhe të pandodhura asnjëherë në historinë e njerëzimit për Islamin
dhe muslimanët. Përmes mjeteve të tyre propagandistike etiketojnë Islamin
si terrorizëm ndërsa muslimanët si terrorist.
102
Dritë e pashuar-2, Fetyllah Gylen , Tiranë 2007 fq.96
103
Orientalizam , Edvard R. Said , Magor Skopje 2003 , Kapitulli : Poznavanje na Orientot fq.40
85

Ta etiketosh dikënd për diçka duhesh ta njohësh dhe ta urresh. Mushrikët


Muhammedin a.s. e njihnin dhe e urrenin prandaj e etiketuan në forma dhe
metoda të ndryshme. Por prej propagandës së të tjerëve në ditët tona edhe
një pjesë e muslimanëve janë të ndikuar dhe pa fije turpi fillojnë që t`i
bashkohen maskave të tyre dhe edhe ato të bëhen sulmues. Hoxha Imer
Mustafa nga Kumanova tha:” Perëndimit i intereson një njeri që ka shenjat
në rrugë , adresën e caktuar.Por , njëashtu Perëndimit i intereson që ajo
adresë e duhur në kahjen dhe në vendin e duhur të mbetet e fshehur vetëm
në duar dhe jo të veprohet sipas udhëzimeve të asaj adrese.”
Perëndimit shumë i intereson Kur`ani Kerimi në raftet tona i mbuluar nga
pluhuri dhe i ruajtur me mjaft frikë nga ne. Por Perëndimit nuk i intereson
Kur`ani Kerimi i shëndërruar në musliman në rruzullin tokësor. Prandaj edhe
frikësohen nga e njohura.

3. Frikësohen nga e Vërteta

Kush frikësohet nga e vërteta? Ai i cili është i mbuluar dhe i kapluar me të


pavërtetën. Po mirë kush i përgaditë dhe i orienton njerëzit kah e pavërteta?
Ai i cili e njeh të vërtetën dhe qëllimisht kapet pas të pavërtetës dhe në këtë
formë i urdhëron dhe i thirrë njerëzit në rrugën e tij të gabuar.
Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur`anin Famëlart:” Dhe thuaj: “Erdhi e
vërteta e u zhduk e kota”. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.”
( Isra:81)
Ky proklamim para njerëzve tjerë të cilët nuk njohen me dritën dhe
udhëzimin Hyjnor thjeshtë inicon kthimin në vetveten. Ky proklamim
kur`anor na qartëson gjendjen e atyre të cilët janë kapluar nga e pavërteta
të cilët Muhammed Gazali shumë bukur i përshkruan :” Kokëfortësia i ka
kapluar zemrat e tyre , sepse kufri nuk është gjë e cila vjen papritmas te
njeriu , ai është produkt i zilisë dhe i mendjelehtësisë , i lakmisë dhe i
egoizmit. Largimi nga kufri kërkon mendje të shëndoshë dhe logjikë të
mprehtë , kërkon gjykim të drejtë dhe moral të pastër.” 104
Nuk ka dyshim se kjo frikë nga e vërteta ngjallet m`u për shkak të verbërisë
së zemrave dhe syve të tyre. Ata kanë sy por nuk shohin , kanë zemra por
janë të vdekura.

4. Frikësohen nga Islami

Frikësohen nga Islami pasiqë Islami është e vetmja fe e cila lidhi shpirtëroren
me matrialen , kërkoi njeriun udhëheqës në rruzullin tokësor , zotëri dhe jo
të nënçmuar , kërkoi drejtësinë për krijesat tjera dhe jo shkeljen dhe
nënçmimin e tyre.
Sqarimin e fillimit të hadithit të Xhibrilit a.s. Imam Ahmed bin Shejh Hixhazi
el Fexhnij e sqaron në këtë formë:” Thënia:” më trego ç`është Islami”, është

104
Shih: Komenti Tematik i Kur`anit Famëlartë , Muhammed el-Gazali , Shkup 2007, fq.282
86

pyetje për esencën e islamit. Përgjigja e profetit a.s.:” islami është të


dëshmosh se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut”, do të thotë: të dish dhe të
besosh se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut.”105
Frikësohen nga Islami pasiqë Islami është rruga e vërtet , është rruga e cila
kërkon nga njeriu që të jetë njeri dhe jo të shëndërrohet në kafshë! Islami i
ngriti njerëzit në piedestalet më të larta njerëzore , prandaj të verbërit i
frikësohen atij. All-llahu xh.sh. e nderoi njerëzimin dhe botrat me
Pejgamberët e Tij. Ata , pra Pejgamberët na treguan dhe sqaruan rrugën e të
vërtetës atë të Islamit.

Thotë All-llahu xh.sh. në Kur`an:” Feja e pranueshme tek All-llahu


është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan për të
vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon
argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejtë do t’i japë
llogarinë.”( Ali Imran:19)

9.Kur flasin zemrat për Allah!!!

Gjurmët e njeriut dhe të jetës të thelluara nën ndikimin e brendshëm e të


jashtëm kozmologjik të koncepteve të mykta shoqërore , fshehen prej
realitetit të jetës dhe të përballjes me sintezën e ndjenjave.
Zemrat nuk dijnë të gënjejnë dhe të fshehin realitetin , ato paraqesin në
masë atë gjenezën e filtruar të imanit në Allahun. Allahu xh.sh. vulosi zemrat
e disa njerëzve , e disa tjerëve ua pastroi ato si loti i lëshuar në yvertirën e
fytyrës së dashnorit...
Kur lotët dalin nga sytë dhe depërtojnë mbi faqe e lagin prehërin e vashës ,
burimin kanë në zemër. Zemra është sinonim i dashurisë , vyrtit i brengave
dhe mbështjellës i trupit përderisa trupi nuk funksionon pa ndihmën e saj.
Mendja dhe shpirti i jep urdhëresë zemrës dhe i thotë:” Të kuptosh fjalët
shpirtërore që dalin prej çdo krijese midis qenieve në botë- secila sipas
gjuhës së saj të veçantë- për sa ka të bëjë me Unitetin e Krijuesit dhe me
Hyjninë e Autorit Absolut.”106 Dhe zemrat që njohin gjuhën e panjohur dhe që
kuptohen përmes mimikave e sarkazmave harmonizojnë qenien drejtë
rrugës së pafundme hyjnore.
Zemrat flasin të njejtën gjuhë , por ajo gjuhë ka pengesat dhe shenjat në
rrugë. Shenjat e gjuhës së zemrës në rrugë janë fjalët : Nuk ka Zot tjetër
përveç Allahut dhe se Muhammedi a.s. është rob dhe i Dërguar i Allahut.
Fjalë dhe gjurmë që ndërlidhin imanin e njeriut me pjesën e jashtme të jetës
dhe perceptimit të drejtë të çdo procesi në shoqërinë njerëzore dhe të
qenieve tjera të gjalla. Njeriu i përshtatet atributeve ose sifateve të Allahut
dhe përmes përshtatjes ndaj atributeve ose sifateve ai jeton i lirë dhe i
vullnetshëm për të kontribuar në këtë shoqëri të pagdhendur me gdhendësa
105
Kuvendet e Ndritshme , Tiranë 2007 . fq.38
106
Fjalët , Seid Nursi, Istanbul 2006, fq.187
87

imanor. Shoqëria jonë e fjalës dhe e besës ka shumë sfidantë të cilët e ulin
kokën në sexhde ndaj Allahut dhe me zemër i bëjnë hamd Atij. Por pse
gjendja e rinisë dhe e muslimanëve është e këtillë? A`thua vallë mungojnë
zemrat që fjalët të depërtojnë në to? Apo ndoshta zemrat i kemi të
mbushura dhe të stërngarkuara me gjëra tjera dhe nuk ka vend për Allahun
dhe Muhammedin a.s.? Në botën e pyetjeve pafund që ngacmojnë intelektin
tonë të nënshtruar ose të zhurshëm lindë një shkëndijë që na qartëson gati
se çdo çështje të pasqaruar në mendjen tonë. Zemrat nuk dijnë të humben
në rrugë , ata kanë destinacionin e caktuar , ndërsa mendja i devijon dhe
shpesh i përshpëritë drejtë rrugëve të devijuara të Djallit të Mallkuar.
Ndonjëherë njeriu është i prirur për t`u veçuar dhe izoluar nga shoqëria dhe
nga njerëzit tjerë, e ndonjëherë ai është i shëndërruar në poltron që rikthen
historinë e mendimit shoqëror mbrapsht. E në momente piedestale të
dëshpërimit dhe thirrjes në vetmi , veçimit e urrejtjes së ndjenjave dhe
rrethit që e ndotë ambientin e brendshëm të shpirtit dhe zemrës thërret një
zë qetësues që ringjallë shpirtërat dhe i jep vullnet e jetës personave dhe
pronarëve të thirrjes së mëshirshme.
Ai zë qetësisht dhe moralisht i përgaditë zemrën e njeriut për të hapëruar
drejtë rrugëve me skaje të cilat rrugë e dezorientojnë të jetuarit e drejtë.
Ndëgjo dhe bindu, tha Allahu në Kur`an përmes gjuhës së
Muhammedit a.s.
:” ... “Mos u pikëllo (friko), All-llahu është me ne!”( Tevbe:40)
Qetësia është baza orientuese e njerëzve të suksesshëm në shoqëri dhe në
përballje me armikun dhe sprovat e njëpasnjëshme.
“ Ky sygjerim dhe ky transmetim ndjesor është interpretuar , në të njejtën
kohë , si fillimi i dhikrit dhe shfaqja e parë e ngopjes së zemrave me
Allahun.” 107
Zemrat janë të prirura ti përshtaten shoqërisë dhe nefsit. Por prej tyre
rrjedhë shpërblimi i Allahut ndaj robërve të vet në Përhershmëri. Me
pastrimin e tyre dhe me ushqimin shpirtëror që ia japim vazhdimisht
zemrave tona ne arrijmë që ta përgadisim veten në rrugët e gjata dhe të
mundimshme hyjnore. Zemra e forcuar dhe e ushqyer e e ujitur në ujërat e
shkollës së më të ndriturit të botrave Muhammedit a.s. është zemër që
transformom shoqëritë , që qan shumë dhe që vazhdimisht i bënë dhikër
Allahut xh.sh.
Nuk ka dyshim se zemrat e pastra reflektojnë në komplet jetën e njeriut dhe
për njeriun më kjo botë nuk vlen ma shumë sesa për ti realizuar nevojat e
adhurimit ndaj Allahut.
Shembull të njerëzve ku bota dhe jeta nuk vlente gjë për to dhe që ishin me
zemrat të pastra dhe të nënshtruara vetëm ndaj Allahut kemi plotë.
“ Disa çifut i thanë një oficeri nga ihvanët që quhej Mearuf Huderi gjatë
kohës së robërisë: Ne nuk kemi frikë , përveçse nga ihvanët vullnetarë! Dhe
Mearufi e pyeti atë: E përse i keni frikë ata , në një kohë që numri i tyre
është shumë i pakët dhe armatimi i tyre është i vjetër dhe jo i plotë?! Dhe

107
Tasavufi ose Mistika Islame , Osman Nuri Topbash , Stamboll 2006 , fq.22
88

oficeri çifut i tha qartësisht : NE KËTU KEMI ARDHUR NGA VENDET E BOTËS
QË TË JETOJMË , NDËRSA ATA KANË ARDHUR QË TË VDESIN.”108
Jeta e kësaj bote nuk vlen asgjë përderisa nuk e kemi imanin të vulosur në
zemrat tona dhe përderisa zemrat tona vuajnë dhe lëngojnë nga sëmundje
të dërguara prej Djallit të Mallkuar.
Poeti i cili foli mjaft për edukatën e cila është e mbjellur në zemër dhe buron
prej saj dhe e cila aq shumë po i nevojitet shoqërisë sonë moderne ,
Xhelaludin Rrumi tha:” Zotëri! Dije se edukata është shpirti në trupin e
njeriut. Edukata është drita e syve dhe e zemrës së ndjekësit të rrugës së
Allahut. Po deshe t`ia shtypësh kokën shejtanit , hapi sytë e shih: ajo që e
dëshpëron shejtanin , është edukata.Po të mos ketë edukatë te njeriu , ai
s`është njeri me të vërtetë. Dallimi mes njeriut dhe kafshës është
edukata!”109
Ndëgjo o shpirt i dalldisur kuvendimin e zemrave për Allahun....
Mëso o jetë e habitur rrugëtimet e zemrës drejtë Allahut të Gjithëfuqishëm...
Shkrihu o vëllau im në zemër dhe mendje , zemra e mendja janë burim i
vullnetit dhe hapësirë gjeneruese e livrimit në tokat e Davetit... O Allah mos
na i lako zemrat tona pasiqë na i drejtove. AMIN!

10. Nefsi IM!!!

Dije o nefsi im që Zoti im është Allahu dhe se Muhammedi a.s. është rob dhe
i Dërguar i Allahut. Mos u mundo të më fshehesh pas lajkave të jetës dhe të
thirresh në shpëtimin e ushtrisë së shejtanit të mallkuar. Mos u mundo të më
largosh nga rruga e Allahut , por bindju Atij Lartë që të fitosh paqe Posht...
Ti je krijuar për të mirë , por edhe për të keq. Sipas disa transmetimeve jo të
forta ti je antipoda e esencës së agjërimit te besimtari. Paramendoje veten si
antipodë të agjërimit? Pa më thuaj si ndjehesh në mes ujqërish që të
thërrasin në rrugën e pafundme të Askundësisë?

Thotë Allahu në Kur`an:” Ti je i lirë të lëshosh atë që don prej tyre


dhe të mbash pranë vete atë që don, e edhe të kërkosh afrimin e
asaj nga e cila ke qenë larguar, dhe nuk ke mëkat. Kjo është më së
afërmi që ato të qetësohen shpirtërisht e të mos brengosen dhe të
jenë të kënaqura me atë që ti ua ofron të gjitha atyre. All-llahu e di
çka mbani në zemrat tuaja, All-llahu është më i dijshmi, më i
buti.”( Ahzab: 51)

Thirrje nefsit dhe jetës , thirrje kënaqësisë dhe emocioneve , a ka frikë më të


madhe dhe kënaqësi më të madhe sesa ta nënshtrosh nefsin tënd në arritjen
e kënaqësisë së Allahut xh.sh.? Sigurt që nuk ka dhe as që do të ketë
108
Edukata Islame dhe shkolla e Hasan El Benna, Dr.Jusuf Kardavi , Prishtinë 2002 , fq.40
109
Tasavufi ose Mistika Islame , Osman Nuri Topbash , Stamboll 2006 fq.32
89

ndonjëherë. Njeriu ndjehet shpirtërisht i lirë dhe i qetë vetëm në saje të


urdhërave të Allahut xh.sh. , ai stabilizohet dhe harmonizon jetën e tij
brenda koncepteve të paqes dhe dëlirësisë. Allahu xh.sh. në këtë ajet
kur`anor qartas flet për nënshtrimin e nefsit në rrugën e Allahut xh.sh. Këtu
përmendet ngjarja e Pejgamberit a.s. me gratë e tij , kënaqësitë e kësaj bote
dhe rroli ose rëndësia e këshillimit të Muhammedit a.s. nga ana i të
Plotëfuqishmit. Dhe gratë Allahu xh.sh i bëri prehje për burrat e qetësi. Por
stabilizim e qetësi për zemrat është përmendja e emrit të Tij. Kështu na
sygjerojnë dhe nga urdhërojnë shumë ajete kur`anore.
Seid Nursi tha:” O nefsi im! Në qoftë se nuk dëshiron të jesh si një budalla i
tillë; jep me Emrin e Allahut, merr me Emrin e Allahut.... Fillo me Emrin e
Allahut... Dhe puno me Emrin e Allahut...”110
Mëso o nefsi im nga këto fjalë që tërqethin kodrat dhe lëkundin yjet nga
vendi , nga këto fjalë që stabilizojnë qiejt e që depërtojnë thellë në të gjitha
shtresat e tokës. Fjalët janë pjëse e ligjërimit dhe e idesë e kreirimit të
bisedës me nefsin. Kuvendi im me nefsin fillon mu në atë moment prej kur
fillojnë që të lotojnë sytë e mi për Allahun xh.sh. , e kur të fillojnë të dalin
lotët nga sytë sigurt do të ndjehet një boshllëk i depërtimit të të keqes të e
mira. E mira dhe e keqja nuk kuvendojnë njëra me tjetrën , por i lënë
hapësirë nefsit që të hapërojë drejtë realizimit të qëllimit të saj final që ka. E
qëllimi i saj final nuk është arritja e asaj që e quajmë sebeb deri te sevabi ,
por thjeshtë kthim mbrapa në mesin e miliona besimtarëve në tërë globin. E
globi i madh në tërësi shëndërrohet në një vegël pamfletesh dhe realizimesh
pa skaj që mbyllet thellë nën orgjitë e Djallit të Mallkuar. Në kuvendimin me
Nefsin kuptova rrolin e Djallit në përgaditjen e kurthave besimtarit! Njëashtu
kuptova se besimtari është në relacion të drejtë me nefsin e tij , dmth ky e
kontrollon nefsin dhe jo nefsi besimtarin. Përderisa nefsi nuk e kontrollon
besimtarin edhe pse ka tendencë të kontrollit dhe besimtari ka një pararoje
dhe mbështetje të fortë dhe fuqishme në Allahun e Madhëruar , gjërat do
rrjedhin si është më së miri dhe në formën më të realt.
Nefsi im! Ti më ke humbur në ujëvaret e jetës dhe po më ujit me flladin e
verës dhe me ngricën e dimrit. Pse spom orienton veten dhe mu kah rruga e
Amshueshme Hyjnore? Mos harro , fillo të mirën në emrin e Tij i cili është
Krijues i së mirës , largo të keqen për hir të Tij i cili hidhërohet me të keqen.

Thotë Allahu në Kur`an: “Pasha ata (engjëj) që marrin shpirtrat me


rrëmbim (përmbytshëm)! Dhe ata që marrin shpirtra me lehtësim!
Dhe ata që notojnë me shpejtësi!” ( Naziat:1-3).

Nuk ka dyshim o nefsi im , se betimi i Allahut është i vërtet dhe i


plotësueshëm. Mos u frikëso nga këto ajete kur`anore , por gëzohu se erdhi
dita që të mbjellim lule , që për miliona vite ta shijojmë aromën e tyre , frytet
dhe kënaqësinë.... që gjeneratat pas që vijnë të marrin mësim nga ne dhe që
jeta të puçitet me vdekjen si një sarkazmë sfidash.

110
Fjalët , Seid Nursi , Istanbul , 2006 fq.12
90

O nefsi im! Dije që dhurata e Allahut është brenda Mirësisë së Tij.... Jeta që
na u dhurua është dhurat për mu dhe për ty , nuk ka rrugë tjetër përveç asaj
që caktoi Zoti ynë...
Mos harro ne jemi krijesa të Allahut , për të kemi lindur , për të do vdesim
dhe për të do ringjallemi... Deri në epizodin e rradhës.... Selam!

11.Vëllau në Islam vs vëllau në Interes!!!

Të vështrosh pak shoqëritë moderne do të hasësh në këto terme kaq


dogmatike dhe kaq të përhapura në mesin e njerëzve të nacionaliteteve të
ndryshme. Terme këto të modernizuara dhe të përshtatura kushteve dhe
rrethanave që vet epshi njerëzor ia cakton dhe përmban korniza të
perceptimit të drejt të tyre. Logjikisht , pjesa e parë e titullit mban se ka
argumente në Kur`an dhe në Sunnet , por pjesa e dytë në pamje të parë po
duket si kontradiktore dhe e pakuptimt. Është e pakuptimt pasiqë përdoret
termi vëlla në një gjë të urryer dhe në formë të nënçmimit të këtij koncepti
kaq fisnik. Është bërë e vështirë që në ditët tona të dallohen njëra prej
tjetrës dhe të perceptohen të vërtetat karshi të pavërtetave që kanë kapluar
zemrat e besimtarëve musliman. Sot , kudo gjenë vëlla në Interes , në xhami
, në shkollë , në rrugë , në biznes , në shtëpi , por shumë vështirë po gjenden
vëllezërit në Islam. Sepse po kemi probleme gjatë definimit të dashurisë së
ndërsjelltë midis vëllezërve , dashurinë nuk po e perceptojmë si përshtatje
dhe kuptim e rehati e shpirtërave tona ose shpirtit tonë me shpirtin e vëllaut
tonë. Shpirtërat kanë një gjuhë të veçant ku mirren vesh mes veti. Ata kanë
gjuhën e dashurisë ose urrejtjes. Muhammedi a.s. shpesh herë na ka
porositë që të duam me masë dhe të urrejmë me masë. Duke i pas parasysh
pasojat që mund të lindin mbrapa prej rrethanave që do të krijoheshin nga
vet ne ose rrethi shoqëror. Po mirë , dashuria me masë a nuk definon vëllaun
tonë në Islam? Apo ndoshta dashuria me masë definon vetëm elementin e
parë të përshëndetjes në rrugë dhe jo edhe funksionin e ndihmës së
ndërsjellt? Vëllezër janë ata që edhe në fatkeqësi edhe në fatmirësi janë
bashkë , ndihmohen njëri me tjetrin , e këshillojnë njëri tjetrin dhe
bashkëveprojnë në këtë dynja. Muslimanët e kanë obligim islam që të jetojnë
në shoqëri... Këtë gjë e dëshmon vet obligimi i jonë ditën e xhuma gjatë
faljes së namazit të xhumas , por edhe rritja e sevabeve në gradë në faljen e
91

namazit me xhemmat. Dora e Allahut është me xhemmatin , kështu ka


thënë Muhammedi a.s. Përderisa e kemi obligim që të jetojmë me
xhemmatin ose me tjerët ne kemi obligime dhe të drejta ndaj vëllezërve dhe
ummetit.

Thotë Allahu në Kur`an:” Në të vërtetë , besimtarët janë vëllezër ,


andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre dhe kijeni frikë Allahun , në
mënyrë që ju të mëshiroheni.”( El- Huxhurat : 10)

“ Njëherë , imamit të nderuar Hasan El Benna , Allahu e mëshiroft , i erdhi


një këshillë nga njëri prej vëllezërve të tij dhe këshillën e kishte filluar me
fjalët: Profesor i nderuar , vëlla Hasan el Benna. Ai menjëherë e mori
stilolapsin dhe i fshiu fjalët e para , duke lënë vetëm fjalën “ Vëlla”, dhe tha:”
Kjo mjafton dhe është gjëja më e madhe me të cilën mund t`u drejtohesh
vëllezërve.”111
Vëllau në Islam është pjesë e imanit tonë dhe e besimit! Atë e duam për hir
të Allahut xh.sh. , me të jetojmë dhe jetësojmë obligimet që Allahu xh.sh. na
ka caktuar dyve. Sikur për të , të mos kujdesem si për veten atëherë ai nuk
është vëllau im , ose nuk e konsideroj atë si vëlla timin. Po , sikur ne të
kujdesemi për të , në të gjitha sferat e jetës duke e pasur frikë Allahun xh.sh.
dhe duke shpresu shpërblim vetëm tek Ai dhe sikur ai vëlla të mos na përfille
dhe të na dëmtoje pas një periudhe atëherë prej vëllaut në Islam kalojmë në
vëllaun për Interes.
Shoqërisë tonë moderne shumë i nevojitet vëllazëria muslimane , pasiqë kjo
shoqëri lëngon nga sëmundjet e kolektivitetit dhe mos organizimit të tyre.
Është shoqëri e ndërtuar mbi baza të interesit dhe jo mbi baza të dashurisë
së ndërsjellt. Se sikur të ndërtohej mbi baza të dashurisë dhe besimit sigurt
edhe pozita e njerëzimit karshi ushtrisë së Djallit të mallkuar do të ishte më
e favorshme.
Muhammedi a.s. na ka mësuar dhe na ka porositur që ti buzëqeshim njëri
tjetrit sepse buzëqeshja jonë është sadaka. Por buzëqeshja që buron nga
thellësia e zemrës dhe që ndikon në thellësin e zemrës dhe në menjanimin e
brengave e halleve të vëllaut tonë musliman. Në shoqërinë tonë të ndërtuar
mbi baza të dashurisë për INTERES fytyrat tona janë të zymta dhe jo të
buzëqeshura kur takohemi me vëllezerit tanë e sigurt edhe zemrat i kemi të
tilla përderisa zemrat reflektojnë në fytyrë. Nëse zemrat tona nuk reflektojnë
në fytyrën tonë atëherë ne jemi hipokrit dhe fshehim pakënaqësitë dhe
dëshirat e eshpet tona.
O besimtar a ka fjalë më të bukur dhe më kuptimplote sesa kjo: “ Ti je vëllau
im dhe unë jam vëllau yt”.
Allahu xh.sh. na bëri obligim bashkimin për litarin e tij Kur`anin dhe Sunnetin
e Pejgamberit a.s. Ndërsa ne e kemi bërë obligim , farz bashkimin në qështje
të interesit dhe mbi baza të interesit e lidhim komplet jetën tonë të shkurt në
këtë botë të rrejshme. Kemi depërtuar aq thellë në kthetrat e interesit saqë

111
Shih: Rregullat e arta të të parëve për vëllazërinë e besimit, Dr. Abdullah Ferexhullah , Shkup, 2008 , fq.26
92

edhe kur martojmë vajzat tona , mbesat tona , pyetjen e parë për djalin që e
bëjmë është a është i pasur? E nëse nuk është i pasur ai djal se meriton
vajzën tonë. Ndërsa morali dhe feja e djalit neve fare nuk na intereson. Për
këtë shkak pozita e muslimanëve është e këtillë.
Nuk ka dyshim që njerëzit kanë të meta dhe mangësi. Por , mbi të gjitha
kuptimi dhe mirënjohja e durimi fiton dhe i mbyll të metat e vëllezërve tanë.
Sikur të mos ujiteshim me parimet dhe mësimet e fesë islame ne nuk do të
kishim mundsi që të gjallëronim në këtë botë.
O Allah shto dashurinë midis vëllezërve musliman , na falë gabimet që bëjmë
ndaj Teje dhe ndaj njëri-tjetrit , na mëshiro dhe mos na ndaj nga njëri-tjetri
për asnjë sekond. Amin!

12.Dynjaja vs Ahireti

Allahu xh.sh. është Krijuesi i botrave , Furnizues , i Plotëfuqishëm , i Gjalli , i


Përhershmi , Sunduesi , Mëshiruesi , Mbykqyrësi , Pranues i Pendimit....
O rob i Allahut , a harrove që Allahu ta nënshtroi botën ty , të vendosi
rregullat e sjelljes , të dha logjikë , mendje , pasuri , ndërsa nga ti kërkoi
vetëm që ato rregulla ti rrespektosh dhe të vëndosh drejtësi në botë. Dynjaja
93

është teatri ku ndodhin gjërat e sprovës , fitnes dhe mundësisë. Këtu hynë
në funksion edhe vullneti dhe dëshira vetjake për tu përmirësuar ose edhe
për të ndryshuar pozitën ose gjendjen tënde prej më të keqes në më të mirë
ose e kundërta.

Allahu xh.sh. thotë në Kur`an:” Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit
për tjetër pos që të më adhurojnë.”( Edh-Dharijat:56)

Pra , qëllimi i ekzistencës në këtë botë është adhurimi i Allahut xh.sh. dhe jo
gjë tjetër. Adhurimi është shkalla e parë dhe e fundit e ekzistencës së
ummeteve në rruzullin tokësor. Ky adhurim kryhet në dynja , ndërsa
shpërblimi për te është në dynja dhe ahiret. Allahu garantoi për besimtarët
shpërblime të përhershme në xhennet , njëashtu garantoi për
mosbesimtarët dënim , por mbi të gjitha Allahu është Mëshirues dhe Pranues
i Pendimit. O ti njeri mos e mbyll derën e Pendimit përderisa Allahu e ka lënë
të hapur dhe nuk e ka mbyllur.

Thotë Allahu xh.sh. në Kur`an:” Përveç atyre që pendohen, që


përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve (të vërtetën), të tillëve
ua pranoj pendimin, se Unë pranoj shumë pendimin, jam mëshirues.
( El- Bekare: 160)

Allahu xh.sh. i dha mundësi dhe liri veprimi njeriut në rruzullin tokësor.
Përderisa i dha logjik atij i mundësoi që ti perceptoj të vërtetën dhe të
pavërtetën në formën më të sakt. Njeriu si qenie e krijuar prej Krijuesit ka
nevojë për bashkëveprim me qeniet tjera dhe botërat tjera. Allahu ia
nështroi rruzullin tokësor njeriut.
Njeriu kur lind në këtë botë del me lot prej botës tjetër , asaj të barkut të
nënës ku ishte plot siguri e rehati. Del në një botë të pasigurtë , univerz të
madh që nuk e njeh dot edhe pse e gjithë kjo digë univerzale i`u është
nënshtruar atij. Qan se sytë i ka të drejtuar kah qiejt , dhe shkel mbi botë si
një mëkëmbës i Allahut në tokë. Nuk vlen aq dynjaja që të shitet për ahiretin
, kështu na patë sygjeruar Seid Nursi.

Thotë Allahu xh.sh. në Kur`an:” Pasha paraditën! Pasha natën kur


shtrinë errësirën! Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur. Dhe
se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para. E Zoti
yt do të të jepë ty, e ti do të kënaqesh. A nuk të gjeti ty jetim, e Ai
të bëri vend (të dha përkrahje). Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të
udhëzoi. Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi. Pra, mos e përul
jetimin! As lypësin mos e përzë! E me të mirat që t’i dha Zoti yt,
trego (udhëzo njerëz)!” (Ed-Duha:1-11)

Ndalu për një moment dhe medito mbi këto fjalë të Allahut të Madhërishëm
dhe thirri mendjes e ndrysho pozitën tënde të keqe e behu i mirë. Allahu ta
përkujton duke u betuar në paraditën dhe natën kur shtrinë errësirën. Të
94

përkujton në begatitë , mirësitë , të urdhëron dhe të sygjeron e të sfidon


mendjen dhe zemrën tënde. Këto fjalë të Allahut janë baza e meditimit dhe e
rregullimit shoqëror dhe etik. E nuk ka dyshim se bota tjetër është më e mirë
se kjo e para dhe ti dyshon në premtimin e Allahut tënd? Njëherë një dijetar i
madh i tha një sunduesi: Kur e dinë se ekziston xhenneti dhe xhehenemi pse
bëhesh i padrejt?
Për ta fituar ahiretin livrimi ynë në dynja duhet të jetë i drejtë i sinqert dhe i
pastërt. Njeriu duhet të bashkëveproj në raporte me njeriun , me Zotin dhe
me krijesat tjera nëse dëshiron që fundi i tij të jetë i drejtë dhe i ndritshëm.

Thotë Allahu xh.sh. në Kur`an:” Shembulli i jetës së kësaj bote


është si i një shiu që e kemi zbritur nga qielli, e me anën e të cilit
gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet)
prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë
e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e
saj të mendojnë se janë të zotët e saj, e asaj i vjen urdhri Ynë, natën
ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos
ekzistonte dje. Kështu Ne ua sqarojmë faktet njerëzve që
mendojnë.”( Junus:24)

Muhammedi a.s. ka thënë:” Nëse dynjaja do të kishte vlerë tek Allahu sa


krahu i një mushkonje nuk do ti jepte qafirit të pinte as edhe një gllënkë
ujë.”112

Këtë tekst përfundojmë me thënien e Ali Ibën Ebi Talibit r.a. i cili thotë se
kush i bën gjashtë gjëra e ka dëshiruar xhennetin dhe e ka refuzuar
xhehenemin:
1. E njohu Allahun dhe iu bind.
2. E njohu shejtanin dhe e kundërshtoi.
3. E njohu të vërtetën dhe e ndoqi.
4. E njohu të kotën dhe u largua.
5. E njohu dynjanë dhe e refuzoi.
6. E njohu ahiretin dhe e kërkoi...113

112
Melhemet e Zemrës-2 , fq.191
113
Shih: Melhemet e Zemrës-2 , fq.193
95

13.Si të jetojmë me Kur`anin?

Për të arritur deri në përfundimin e rrugës në formën më të drejtë dhe pa


devijime në rrugë , na duhen përveç shenjave në rrugë njëashtu edhe një
kartë orientuese që na tregon detajisht dhe na përshkruan rrugën. Rrugët që
çojnë kah caku përfundimtar janë të shumta , ato kanë karaktere , përmasa
dhe realizime të ndryshme prej njëra-tjetrës. Njeriu është një mikrokozmos
në këto orbita të pafundme të cilat mundet që ta ç`orientojnë mentalitetin
dhe konceptin e tij të jetës dhe të vdekjes. Ai , pra njeriu , përballet me
pengesa të njëpasnjëshme , me manipulime dhe me forma të ndryshme të
ndikimeve të jashtme që me secilën formë lobojnë tek ai që të arrijë në
përmasën e tij të ricikluar të konstruksionit të jashtëm.
Sipas Sejjid Kutubit ( Allahu na takoft me të në xhennet) shenja më e madhe
në rrugë drejtë Krijuesit dhe jetës është fjala :”Nuk ka Zot tjetër përveç
Allahut dhe se Muhammedi a.s. është rob dhe i Dërguar i Allahut.” Po deri te
këto shenja ne arritëm duke e gjetur Kur`anin në jetën tonë. Prof.Sejjid
Kutubi ( Allahu na takoft me të në xhennet) tha:” Sërish iu ktheva leximit të
Kur`anit , por jo në librat e tefsirit por në mus`haf. Përsëri e gjeta atë Kur`an
të bukur dhe të dashur. I gjeta edhe figurat e mia të përmallshme e të
dashura. Ato tani nuk janë të thjeshta siç ishin më parë. Edhe qëndrimi im
ndaj tyre ka ndryshuar. Tani kthehem e i gjej synimet dhe qëllimet e tij , dhe
e kuptoj se ato janë shembuj që shërbejnë e jo ngjarje që ndodhin.
Megjithëate , mahnitja nga ai ende është e pranishme kurspe impresionimi
nga ai pa nda vazhdon. Falëminderoj Allahun , Kur`anin e kam gjetur.”114
Kur`ani , fjalë e Allahut të Lartësuar e vulosur në miliona zemrat e
besimtarëve anekënd globit , mahnitë të gjitha krijesat në rruzullin tokësor.
Ai është libër që gjallëron dhe qorton , mëson dhe orienton qiejt e tokën kah
caku final , rregullon dhe persekuton historinë e civilizimeve , mahnitë dhe
tërhjekë! Po ne , si duhet të jetojmë me të? A`thua vallë duhet të dialogojmë
me fëmijët tanë që kur të na pyesin : baba çka është ky libër? , ne ti
përgjigjemi : biri im , ky libër është Kur`an që duhesh ta ngritësh lart dhe
nuk guxon ta prekësh. Apo ndoshta duhet që fëmijët tanë dhe ne vet për çdo
ditë të takohemi dhe të kuvendojmë me Kur`anin duke i mësuar versetet ,
urtësitë e tyre , kuptimet , etj? Shoqëria jonë moderne e ndikuar prej
teknologjisë dhe dinamizmit të shkallzueshëm të jetës e ka harruar veten
dhe ka devijuar prej asaj burimores. Kjo shoqëri e cila dikur ishte aq e
114
Ilustrimi artistik në Kur`an , Prof.Sejid Kutub , fq.11
96

natyrshme dhe aq burimore tash ka ndrruar kahjen dhe po lëngon prej


sëmundjeve të shumta të cilat janë paraqitur si pasojë e mëkateve tona.
Në ujërat e shoqërisë moderne po hudhen mbeturina të llojllojshme të cilat
mbeturina po e lidhin këtë shoqëri për grykën e tij si formë e zbukurimeve ,
argëtimeve dhe kalimit të kohës pa e vërejtur se në gjurmë nuk kemi lënë
asnjë shenjë identifikuese për brezat e ardhshëm dhe krenarinë e tyre. Por ,
përveç krenarisë brezave të ardhshëm dhe neve na vynë puna , vullneti dhe
koncepti i drejtë i jetës sonë. Si rezultat i këtyre dinamizmave dhe rrymave
të ndryshme që u futën në jetën e brendshme të njeriut si mikrokozmos ,
njeriu filloi që të tkurret prej identitetit të vërtet , të pranoj zemra e tij
gjithëçka përveç Allahut dhe Muhammedit a.s. Por , gjithë ky mund është i
kotë sepse Allahu xh.sh. zemrat e njerëzve nuk i ka krijuar si deponi
matrialesh dhe sendesh të pavlefshme e që zënë pjesë të rëndësishme të saj
., por atë e ka krijuar si katalizator vlerash dhe ndjeshmërish që është e
vendosur në funksion të nënshtrimit të plotë ndaj Krijuesit të Botrave. Zemra
zbutet prej dashurisë sonë ndaj Allahut dhe dashurisë së Allahut ndaj neve.
Po si të arrijmë deri tek dashuria e Allahut , kur ne nga jeta jonë e kemi
larguar fjalën e Tij , Kur`anin? Ne nuk mund të hapërojmë drejtë rrugës së
Krijuesit pa shenjat në rrugë dhe udhërrëfyesit tonë. Shenjat në rrugë
dëshmojnë për ndryshimin tonë për të mirë , na japin shkas për të vepruar
në konotacion pozitiv dhe na kreirojnë jetën tonë të thjeshtëzuar në
komparacion me sfidat e jetës. Shenjat na ngjyrosin jetën dhe na reduktojnë
idetë e stërngarkuara të shoqnisë. Udhërrëfyesit na mësojnë shenjat në
rrugë dhe bashkëveprojnë me ne deri në cakun e fundit final. Udhërrëfyesit
janë lexuesit të fjalëve të Allahut dhe sqaruesit e atyre fjalëve që Allahu ia
ka mundësuar të kuptuarit e drejtë të fjalëve të Tij. Mësimi i kuptimeve të
verseteve Kur`anore ndërton baza të jetës së njerëzve në rruzullin tokësor.
Por , në mësimin e verseteve Kur`anore duhet ta përgadisim veten dhe ti
kemi parasysh shumë gjëra. Më të rëndësishme sipas asaj çka kam kuptuar
unë janë:

1. Sinqeriteti: Të mësosh dhe të lexosh fjalët e Allahut të Madhërishëm dhe


të mos jesh i sinqert është një vdekje për së gjalli. Është vdekje nëse
zburukojmë të lexuarit e fjalëve të Allahut , ndërsa ne të mos jemi të sinqert.
Baza e fitores në këtë dynja dhe ahiret është sinqeriteti.
2. Zemër të pastërt: Për të mësuar dhe jetuar me fjalët e Allahut duhet që
zemrën tonë ta pastrojmë prej ndërhyrjeve të jashtme të panevojshme dhe
shtesa të cilat na ngjyrosin zemrën me mëkate të shumta. Zemrën duhet që
t`ia nënshtrojmë Allahut të Lartësuar nëse dëshirojmë që të mësojmë fjalët e
Tij. Muslimi tregon nga Ibën Umeri se i Dërguari i Allahut ka thënë:” Mbartësi
i Kur`anit është si bariu i deveve të lidhura , nëse i ruan dhe i kontrollon do
t`i mbajë , e nëse i harron e i lëshon do t`i ikin. E nëse mbartësi i Kur`anit e
lexon atë ditë e natë , e mban mend , përndryshe do ta harrojë.” 115 Por ,

115
Si të bashkëveprojmë me Kur`anin Fisnik , Dr.Jusuf Kardavi , fq.142
97

esenciale për mbajtjen e fjalëve të Allahut përmendsh është zemra e pastërt


dhe e nënshtruar Allahut xh.sh.
3.Petku i Modestisë: Nëse sinqeriteti është fitorja në dynja dhe ahiret
atëherë modestia është nëna e sinqeritetit e cila i mundëson lexuesit të
fjalëve të Allahut të kuptojë më lehtë ato , ti pranoj në jetë dhe të realizoj
urdhërat e Allahut në tokë. Petku i modestisë e zgjeron përhapjen e fjalëve
të Allahut dhe mundësinë e kuptimit të drejtë të tyre. Njeriu i zhveshur prej
mendjemadhësisë dhe i lidhur e i lëkundur me modestinë reflekton në
shoqëri vlera të cilat shoqërisë i nevojiten për çdo çast.
4. Morali i Lartë: Nëse nuk jemi të moralshëm është vështirë mbajta
përmendsh e fjalëve të Allahut dhe është shumë më e vështirë kuptimi i tyre
dhe jetësimi në jetë. Një popull që nuk ka moral është i vdekur , ndërsa ai që
ka moral është i gjallë. Ai që nuk ka moral i pëlqen vetvetja , është vesvese ,
është mendjemadh dhe normalisht që mësimi i fjalëve të Allahut xh.sh.
bëhet shumë më i vështirë. Kam kuptuar se në Kumanovë ka mbi 100
hoxhallar , a Kumanova ka vetëm dy xhami. Po mirë , sikur ato hoxhallar të
ishin të sinqert , me zemër të pastërt , modest dhe të moralshëm ,
Kumanova a do të ishte në këtë gjendje si është?
O Allah ti e di që unë të dua , të lutem ma shto dashurinë time ndaj Teje ,
sikur të mos të dua Ty atëherë pse duhet të jetoj? Mundësoja Ummetit Islam
bashkimin , jetësimin e Kur`anit dhe bashkëveprimin me Islamin. Amin!

14.Përballja me të keqen!!!

Përballja me të keqen është njëra prej urdhërave dhe punëve që një


musliman duhet t`i realizoj. E shohim të keqen , ndoshta edhe ne prej
faktorëve të jashtëm ose të brendshëm infliltrohemi në të, ndërsa nuk
veprojmë në ndalimin e saj. Në atë moment besimi ynë në Allahun xh.sh. bie
në një gradë shumë të ulët dhe jeta jonë prej fatkeqësive do të kaloj në
fatkeqësi. E keqja është një dukuri e cila ndodh në rruzullin tokësor. Ajo nisi
qysh me thyerjen e urdhërit të Allahut xh.sh. nga ana e Djallit të Mallkuar. Ai
nuk i ra në sexhde Ademit a.s. për shkak të kryelartësisë dhe
mendjemadhësisë së Tij , dhe kështu theu urdhërin e Allahut të
Madhërishëm. Djalli u afatizua dhe u betua se deri në fund të ekzistencës së
jetës do të bëjë çmos që të dëshmoj fjalët e Tij se ai është më me vlerë se
Ademi a.s. e në këtë formë do i pengoj muslimanët prej adhurimit ndaj
Allahut xh.sh.
Në fillim Djalli ishte i vetëm , pa ndihmë të askujt dhe pa përkrahje të asnjë
krijese në rruzullin tokësor. Por , sot ai ka me miliona njerëz si ushtar të tij në
98

mesin e të cilëve edhe një numër të madh muslimanësh në rruzullin tokësor.


E keqja vjen prej tij, Djallit të Mallkuar i cili në çdo sekond gjen e kërkon
metoda dhe mënyra sesi ta realizoj në vend fjalën e tij thënë Allahut të
Lartësuar. Po nuk ka dyshim se Allahu është Ai i cili e afatizoi Djallin deri në
fund të ekzistencës së botës që të bëhet sprovë për besimtarët dhe dënim
në dynja e ahiret për pabesimtarët. Nuk ka dyshim se jeta në këtë botë
është shumë e shkurt dhe plot e përplot sprova. Sprovat janë nga më të
ndryshmet të cilat e masin durimin dhe pulsin e besimtarit dhe në këtë
formë i mundësojnë atij që të gaboj , të pendohet dhe të kërkoj falje te
Allahu i Lartësuar. Nuk ka fije dyshimi se Ai është Falës dhe Mëshirues!
Pra , çdoherë që thyejmë urdhërat e Allahut xh.sh. dhe Pejgamberit a.s. ne i
përngjajmë Djallit të Mallkuar dhe infiltrohemi në ushtrinë dhe direktivat e
tij , ndërsa kur realizojmë urdhërat e Allahut dhe pastrojmë zemrat dhe
shpirtërat tanë nga çdo papastërti kalojmë në gradën e Engjujve të Zotit.
Nëse thyejmë urdhërat e Zotit atëherë ne nuk meritojmë dashurinë e Tij ,
por ndëshkimin e Tij.

Allahu thotë në Kur`an:” Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet
vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët), dhe ta dini se All-
llahu është ndëshkues i rreptë.”( Kur`an: 8:25)

Jeta në këtë botë është e mbushur me mizori nga më të ndryshmet të cilat


mizori po ngjallin frikë dhe brengë pa nevojë në zemrat e muslimanëve. A
duhet që të bëhemi naiv ndaj të keqes , të rrijmë anash në adhurimin tonë
dhe të bëhemi të padukshëm në këtë shoqëri të degjeneruar skajshmërisht.
Apo ndoshta duhet që të përballemi me të keqen në të gjitha mënyrat dhe
format e mundshme duke shpresuar një ditë në shpërblimin e Allahut të
Lartësuar? Sigurisht që nëse do kuptonim drejtë dhe mirë ajetet kur`anore
gjendja jonë e mjerueshme nuk do të ishte e tillë. Në mesin e muslimanëve
për përballjen me të keqen po mungon , besimi , entuziazmi , puna e
vazhdueshme dhe sakrifica parime këto të vënduara nga reformatori
musliman Hasan El Benna. Ne nuk duhet që ta trajtojmë të keqen si pjesë
përbërëse të së mirës e cila si impotencë delë jashtë dhe kërkonë strehën e
saj në një vrimë tjetër lakuese. E mira dhe e keqja nuk janë të njejta , për
këtë dëshmon edhe ajeti kur`anor ku thotë Allahu i Lartësuar:” Nuk është e
barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të
mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i
afërt.” ( Kur`an: 41:34)

Atëherë pasiqë na urdhërohet që në formën më të mirë të veprojmë dhe me


urtësi të ndalojmë nga e keqja , kush jemi ne ato që thërrasim dhe në emër
të kujt kërkojmë ndryshimin në shoqëri? Përballja me të keqen kërkon
entuziazëm , besim , punë të vazhdueshme dhe mbi të gjitha sakrificë. Kjo
është filozofia e thirrjes islame në një fjali të vetme. Përballja jonë me të
keqen bie në frontin e davetit , aty ku matet : durimi , devotshmëria ,
modestia , sinqeriteti , dituria, shkathtësia...
99

Allahu dëshmoi në Kur`an se në tokë ka të këqij të cilët veprojnë ditë e natë


në misionin e tyre. Ai tha në Kur`an:” Ne i shpërndajmë ata në grupe nëpër
tokë; prej tyre ka të mirë, por edhe jo të tillë. Ne i provuam me të mira e me
të këqija, në mënyrë që të tërhiqen nga e keqja.” ( Kur`an: 7:168)

Muhamed Mutevel Sharavi të keqen e definon si:” Ndërsa, sherri, në


universin tonë, ka ardhur prej sjelljeve të vetë njeriut. Ai me të, po e
shkatërron universin dhe jetën e vet. Ai është duke i shkatërruar ligjet, në
emër të së “mirës”, ndërsa e vërteta është se ai është duke e shkatërruar
botën. All-llahu xh.sh. na ka mundësuar shumë gjëra të dobishme dhe begati
të shumta, por ja që, ne jemi duke i shkatërruar ato dhe po ia kundërvëmë
qenies sonë njerëzore. Njeriu është duke vuajtur nga zgjedhjet e gabuara të
tij. Kjo botë është e bollshme dhe e mjaftueshme për të gjitha krijesat që ka
krijuar All-llahu, që prej Ademit a.s., e deri në Ditën e Fundit. Por,
fatkeqësisht, egoizmi është duke u bërë shkatërruesi i çdo sendi. Kjo ka bërë
që disa njerëz t’i shkatërrojnë të mirat e Zotit, në vend se t’ua jepnin atyre,
që kanë nevojë urgjente për to.”116

Përgjithësimi i gjërave nga Shejhu është mjaft i vyeshëm për një kuptim pak
më ndryshe të kësaj problematike. Ai në librin e tij detajisht flet në këto
koncepte të cilat e kanë lidhur kokën e njeriut për muri.

Allahu tha në Kur`an:“Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e


dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë
ata të shpëtuarit.” ( Kur`an:3:104)

Ky urdhër i Allahut të Lartësuar duhet që në çdo sekond të jetës tonë ta


realizojmë. Ku e di o vëlla e motër ndoshta ti je ai ose ajo që bën pjesë në
fjalën e Allahut ... një grup..., ndoshta ti je ai i cili e ndryshon komplet
rruzullin tokësor me punën që bën për hir të Tij. Ai tha në Kur`an:” All-llahu
nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta
ndryshojnë veten e tyre. ( Kur`an: 13:11)

Islami është sistem jete. Por , fjalën sistem jete nuk duhet ta kuptojmë
vetëm si teori të thjeshtë po duhet ta vëndojmë në praktikën tonë. Islami
është edhe fe edhe politik , edhe ekonomi , edhe shtet , edhe edukim , edhe
qortim... Prandaj vëlla e motër në Islam edhe aty ku je mundësh që të
përballesh me të keqen e të thirrësh në të mirën. Se e keqja vjen edhe nga
vetja jonë. Nuk ka dyshim se premtimi i Allahut për ato që përballen me të
keqen është i drejtë dhe i vërtet.

Thotë Allahu në Kur`an: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-
tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe

116
shih: E mira dhe e keqja, Muhammed Mutevel-li el Sharavi, Prishtinë, 2005, fq.69
100

japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i


mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhënjyes, i urtë.”( Kur`an: 9:71)

15. Pse nuk na pranohen duat???

A je ndalur ndonjëher të mendojsh me kokën tënde të thjesht dhe zemrën


tënde të pastër, se pse nuk të pranohen duat? A`thua vallë ke bërë diçka
jashtë rrugës së Tij që Zoti të mos t`i pranoj duat ty? Duaja është
kulminacioni i lidhjes dhe besimit të një besimtari në raport direkt me Zotin e
tij. Ajo është gjeneza e botëkuptimit ideor dhe metafizik të krijesës së
quajtur njeri. Përmes duas njerëzit i perceptojnë vlerat e vërteta, dhe
njëashtu njeriu është në afri me Krijuesin e tij , aty ku perdeja nuk njeh vend.
Duaja është elektriciteti i botrave që përçon konceptet dhe sfidat e jetës së
njeriut në këtë glob. Sikur të mos ekzistonte ajo, sigurt edhe ekzistenca e
njeriut nuk do të kishte kuptim në këtë dynja. Duaja ia rritë vlerën njeriut
karshi krijesave tjera. Ajo tregon se njeriu mund të gaboj, ka logjikë, ka
vetëdije, është mëkëmbës i Zotit mbi tokë. Po si e tillë, ajo mund të luaj
edhe rrolin ndërveprues që glorifikon sakrificën e njeriut për momentin ose
egon. Allahu i Madhnueshëm në shumë vende në Kur`an e përmendi lavdinë
dhe rëndësinë e duas për njeriun. Njeriu veçon njësimin e Allahut në zemrën
e tij mu përmes duas. Sikur të mos veçonte sigurt që do të jetonte i humbur
në këtë dynja dhe i humbur do të ishte përgjithmonë edhe në ahiret. Nuk ka
dyshim se Allahu është Falës, Mëshirues, pranues i Pendimit! Ai falë të gjitha
mëkatet, përveç mëkatit më të madh në rruzullin tokësor, përshkrimi shok
Allahut xh.sh.

Ai thotë në Kur`an:”46:5. Kush është më i humbur se ai që pos All-


llahut lut diç që nuk i përgjigjet atij deri në kijamet, pse ata (që
luten) janë gafilë ndaj lutjes së tyre.”

Lutjes sonë drejtuar Allahut nuk duhet që t`i bashkojmë edhe ndonjë krijesë
ose objekt e send që ne duhet të shpresojmë tek ai send, krijes, ose objekt
për ndihmë dhe ta barazojmë me fuqinë dhe lartmadhërinë e Allahut xh.sh.
Lutjes sonë nëse i bashkangjesim edhe dikënd tjetër përveç Allahut
Fuqiplotë normal që ajo lutje ose dua nuk ka asnjë teori që të na pranohet.
Ekuilibri i botës i vënduar nga ana e Allahut të Plotëfuqishëm nuk mundet që
të ç`ekuilibrohet nga distanca dhe mendimi i njerëzve se ekziston edhe një
fuqi tjetër në këtë botë të njejtë me fuqinë e Zotit. Por, normal ky mendim
dhe ky distancim i krijesave të Zotit në kundërshtim me urdhëresat e Tij
( Allahut Fuqiplotë), është vetëm në dëm të tyre dhe të askujt tjetër. E dëmi i
101

shprehur në veten e tyre është më i dhimbshur dhe me pasoja


marramendëse edhe për tërë shoqërinë. Zinxhiri i lidhjes së njeriut me
njeriun dhe krijesat tjera në rruzullin tokësor është aq i gjatë sa edhe efektet
e mospranimit të duas tonë ndikojnë dhe reflektojnë direkt mbi ardhmërinë
dhe dihotominë e krijesave tjera. Ky zinxhir nuk kërkon shkëputje prej këtij
karavani të gjatë dhe të mundimshëm, karavan në të cilin kalon besimtari i
denjë me thirrjen në rrugën e Zotit. Sikur të shkëputej dikush prej këtij
zinxhiri do të ndjente veten larg rrugës së shpresës dhe sakrificës për hir të
Lartmadhërisë së Tij, Allahut të Plotëfuqishëm. Shpresa dhe sakrifica të
ndara njëra prej tjetrës si dy pole të kundërta, por në një vend të vënduara si
eklips i gjenezës së njerëzve, duhet që të gjenerojnë thirrjen e njeriut në
kthim në esencën e jetës.

Allahu thotë në Kur`an:” 29:65. (Idhujtarët e dinë për All-llahun


pse) Kur hipin ata në anije (u këputet lidhja me tokën dhe
frikësohen) i luten sinqerisht All-llahut, e kur i shpëton ata (dhe
dalin) në tokë, qe, po ata të njëjtit i lusin idhujt!”

Edhe pse idhujtar dhe të humbur në besimin dhe rrugën e tyre ata kanë frikë
prej dikujt që është në qiell dhe që zotëron gjithëçka që syri arrinë dhe nuk
arrinë ta perceptojë. Por, një rrugë e këtillë e gabuar nga ana e tyre sjellë
vetëm dëm në shoqërinë njerëzore dhe ky dëm rritë efektet negative në
shoqëri. Përshkrimi i idhujtarëve në këtë formë të cilët mund për një çast të
vetëm si rezultat i frikës të kenë edhe sinqeritet në to, na hap horizontet e
perceptimit dhe thellimit në burimet e defekteve në shoqërinë tonë
moderne. Edhe pse kjo shoqëri për ardhmërinë nuk do të jetë moderne, por
ndoshta do quhet klasike ose edhe me ndonjë emër që përfaqëson të
kaluarën. Ne kemi plotë idhujtar në mesin tonë, edhe pse janë të deklaruar
me emër se janë musliman dhe për çdo ditë vijnë në xhami e falin bile së
paku një namaz në ditë në xhami. Ato i luten Zotit, por këndej idhull e kanë
bërë dashurinë, karrierën, famën, femrën, familjen, ideologjinë.... Duas tonë
duhet që ti bashkangjesim edhe mbështetjen e plotë në Allahun e
Plotëfuqishëm, nëse nuk kemi mbështetje në Të atëherë nuk do të arrinim
në asnjë efekt nga duaja jonë e bërë. Asaj duhet që t`ia bashkojmë
kontinuitetin dhe punën, përgaditjen e sakrificën. Nëse njërën prej këtyre
elementeve e largojmë dhe abstrahojmë prej divergjencave të konsolidimit
të vetes sonë karshi Allahut xh.sh. do të ishim si kafshët që jetojnë në këtë
botë, kryejnë misionin e tyre, i janë të nënshtruara Allahut dhe atyre që
Allahu ia nënshtroi këto kafshë, por mbi vete nuk kanë asnjëfarë
përgjegjësie, sundimi, e logjike.
Në vazhdim do të mundohemi shkurtimisht t`i sjellim disa shkaqe se pse nuk
na pranohen duat. Këto shkaqe që po ju përcjellim nuk janë të kualifikuara
dhe mund të jenë edhe jo të sakta. Ne shpresojmë që t`ia qëllojmë
diagnozifikimit të këtij problemi:
Pse nuk na pranohen duat???
102

Shkaku i parë - Mos Sinqeriteti

Ne shpesh bëjmë dua! Bile disa dua i përsërisim disa herë në ditë edhe atë
jashta namazit, sepse kemi nevojë për to. Sikur të mos ishin duat ne do të
shkëputeshim tërësisht prej esencës së Islamit dhe vetëdijes se jemi krijesa
të Zotit e robër të Tij. Por, sa jemi të sinqert në atë që ne i lutemi Allahut
xh.sh.? Me këtë dua të theksojë mangësitë tona e të bërit dua mbi baza të
josinqeritetit. Këndej bëjmë dua për vëllezërit tanë e motrat tona, i themi se
kemi bërë këtë dua për ty, në fakt ne ose kemi bërë tjetër dua, ose edhe nuk
kemi bërë fare dua. E shpresojmë që duat tona të ndryshme prej asaj që ja
kemi thënë vëllaut e motrës tonë do të na pranohen dhe bile i ngjallim
shpresë vëllezërve tanë dhe motrave tona, në këtë formë ne krijojmë një
distancë largësie midis vetes tonë dhe pranimit të duas nga ana e Allahut
Fuqiplotë.

Shkaku i dytë - Mbështjetja në tjetërkend përveç Zotit

Tha Ai në Kur`an:” 6:41. Jo, vetëm Atij (All-llahut) do t’i luteshi, e


nëse do Ai, ju heq atë për çka i luteni, e do t’i harronit ata (zota) që
ia shoqëronit.”

Njerëzit të cilët kanë mbështetje në tjetërkënd përveç Zotit në fakt ato janë
dështakët më të mëdhenjë në këtë botë dhe të humbur përgjithmonë në
ahiret. Kam pasur eksperienca të ndryshme me disa koleg të mi në fakultet
të cilët kanë dhënë shumë provime si rezultat i duave të tyre e jo mësimit,
ndërsa mbasi kanë marrë notat kanë thënë, kjo gjë është se kam mësuar, jo
se Zoti më ka ndihmuar. Tash nuk dua të justifikojë paaftësinë e studentave
dhe mbështetjen e tyre vetëm në dua, por edhe nuk mund të pranojë një
logjikë të atillë pa bazë të cilën logjikë na e kanë servuar një pjesë e madhe
e studentave, por edhe e njerëzve të cilët derisa kanë hallë dhe kërkojnë që
të kryejnë ndonjë punë të rëndësishme në jetën e tyre në vete i luten Zotit
edhe pse këtë gjë se pranojnë karshi njerëzve, ndërsa kur dalin prej
problemeve dhe halleve menjëherë i kthehen rrugës së kryelartësisë duke
mohuar ndihmën e dhënë nga ana e Allahut Fuqiplotë. Njerëzit gjithmonë
duhet të kenë mbështetje Zotin, nëse dëshirojnë që të arrijnë sukses në këtë
botë dhe në ahiret. Normal për punët që kërkohet përgaditje do të
përgaditemi, por mbështetje nuk do e kemi veten tonë , ose përgaditjen tonë
në një sferë ose segment të caktuar të jetës, por mbështetje duhet ta kemi
përgjithmonë Zotin, nëse dëshirojmë që të na pranohen duat.

Shkaku i tretë - Dëshpërimi nga mos përgjigja e shpejtë e duas


103

Ebu Hurerje r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë:” Secilit prej jush
do t`i jepet përgjigja për aq kohë sa nuk është nxituar duke thënë:” Bëra
dua”, por nuk mora përgjigje për të.”117

Urtësia e Zotit qëndron këtu, Ai nuk na përgjigjet menjëherë në secilën dua


tonën, kështu matë durimin tonë dhe sakrificën në zgjidhjen e një problemi
tonë. Kjo gjë është parametër për mbështetjen tonë të fuqishme në Zotin e
Madhnueshëm dhe vizion për ardhmërinë tonë si misionar të Allahut në tokë.
Sot, ne ndoshta kemi arritur shumë suksese në jetë jo si rezultat i mundit
tonë të cilin padyshim Allahu nuk e humb, por e shpërblen, po këto rezultate
janë si pasojë e duave të bërë të prindërve tanë, misionarëve që kanë shkel
mbi këto troje, ose edhe nënave të tyre të cilat kanë pasur dert thirrjen
islame dhe ummetin islam.

Thotë Allahu në Kur`an:” 40:50. Ata u thonë: “A nuk u patën


arrdhur juve të dërguar tuaj me argumente të qarta?” Ata
përgjigjen: “Po (na kanë ardhur)!”. “E pra, (u thotë roja) lutuni ju
vetë, po lutja e jobesimtarëve është asgjë!”

D.t.th rruzullin tokësor në histori e kanë vizituar personalitete të cilët


personalitete kanë thirrur në monoteizmin islam. Ato kanë ardhur me
argumente të qarta dhe kanë ftuar njerëzimin prej errësirave të shumta në
dritën e vetme. Ata kanë qenë të tillë që kanë bërë dua shumë dhe
vazhdimisht pandërprerë për çështje të rëndësishme për njerëzimin dhe
ummetin islam. Sikur të dëshpëroheshim nga mos përgjigja e shpejtë e duas
atëherë edhe ekzistimi jonë në këtë botë nuk do të kishte kuptim. A nuk
ishte Nuhu a.s. ai i cili iu lutë shumë Allahut xh.sh. për sukses në thirrjen e
tij, ndërsa dijmë se sa ka pasur sukses ai në thirrjen e tij.... Nuk ka dyshim se
Nuhu a.s. kishte mbështetje të fuqishme në Allahun dhe ai shpresonte se një
ditë do të pranohen duat e tij, e kemi argumente plotë që me ardhjen e të
Dërguarit të Fundit Resulullahit a.s. disa nga duat e Nuhut a.s. u pranuan
tërësisht. Nuhu a.s. e llogariti veten dhe ishte pjesë e zinxhirit të të
Dërguarve të Zotit në këtë njerëzi.

Shkaku i katërt – Mos kryerja e adhurimeve ndaj Allahut xh.sh.

Allahu tha në Kur`an: “17:78. Fale namazin kur zbret (nga zeniti)
dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e
agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur.”

Namazi është njëra prej shtyllave të fesë. Ajo e dallon besimtarin prej
jobesimtarit. Ditën e Llogarisë Resulullahi a.s. do i njoh besimtarët përmes
shenjave të ujit që kanë kapërcyer në trupin e tij duke marrë abdes. Abdesi
është çelësi i namazit. Namazi është vetëm njëra prej adhurimeve të shumta

117
Shih: Sëmundja dhe Ilaçi, Ibën Kajjim El- Xhevzi, Tiranë , 2006 , fq.15
104

për të cilat obligohet muslimani për t`i kryer. Nëse i neglizhon ose nuk i
kryen ato, atëherë çfarë kuptimi do të kishte jeta e tij në këtë botë që vetëm
emri i tij i ka ngelur nga tradita islame? Po nëse e kryejmë namazin dhe nuk
e japim zekatin atëherë nuk e kemi të kompletuar besimin tonë. Nëse i
kryejmë të gjitha këto, por dyshojmë në kadanë dhe kaderin e Zotit, në
xhennetin dhe xhehenemin e Tij, atëherë ne kemi probleme serioze me
besimin tonë në Allahun Fuqiplotë. Lutja jonë do të ishte e kotë dhe e
pavlefshme nëse kësaj nuk ia bashkojmë kryerjen e adhurimeve ndaj
Krijuesit të botrave.

Shkaku i pestë – Mendjemadhësia

Njëra prej veseve më të këqija e cila iu është paraqitur krijesës së quajtur


njeri është edhe mendjemadhësia me të gjitha degët e saj. Djalli u bë djall
mu si rezultat i vetëpëlqimit dhe mendjemadhësisë së tij. Allahu nuk ia
pranon duat të varfurit mendjemadh. Kështu njëherë na patë mësuar
Resulullahi a.s. Mendjemadhësia e cila është e përhapur në të gjitha shtresat
e shoqërisë është njëri prej shkaktarëve kryesor ose kyç në mospranimin e
duas sonë nga ana e Allahu Fuqiplotë. Ne nuk duhet që të jemi krenar mbi
tokë dhe ta llogarisim veten Sundues. Sunduesi i botrave është Allahu
Fuqiplotë. Ne jemi robërit e tij. Kur ta kuptojmë këtë gjë nuk do të ishim
mendjemëdhenjë dhe mësiguri se të gjitha duat tona të bëra Allahut
Fuqiplotë do të na pranoheshin.

Ka edhe një numër të madh shkaqesh që çojnë drejtë mospranimit të duas


sonë bërë Allahut Fuqiplotë, por ne do të ndalemi këtu duke shpresuar në
shpërblimin e Allahut Fuqiplotë.

Thotë Ai në Kur`an:” 10:10. Lutja e tyre aty është: “I lartë je o All-


llah!”, e përshëndetja e tyre është: “Selam!” dhe lutja e fundit e
tyre: “Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botëve!”

16. Me gjuhën e zemrave!!!

...Po u ndalëm me kohën dhe filluam që të numërojmë kah e djathta ditët,


orët, minutat, sekondat, pjesët e sekondave se si na kalojnë nëpër probleme
të njëpasnjëshme në vorbullën e jetës sikur të ishim pjesë të një moaziku të
pafundëm. Nga ky mozaik do të dilnim fitimtar nëse do të kishim parasysh
një element mjaft të rëndësishëm të funksionimit të drejtë dhe pacipë të
sistemit të vlerave! Ndoshta, edhe do të humbisnim kohën si gjënë më me
105

vlerë në sistemin e vlerave duke menduar dhe u munduar të perceptojmë se


çfarë fshehet në këtë mikrokozmos që e bën të famshëm rrjedhën e tij.
Kurioziteti i këtillë i pamundshëm për të pamundurën e orienton njeriun
drejtë një rruge e cila në lartësi e shtyn që të marrë frymë thellë e të
mendohet e stërngarkohet me oksigjen të nevojshëm. Nuk e di, por mundet
me qenë e vërtet faza e kërkimit të begatisë dhe ëndrrës vetjake në
syrrealizmin e vonshëm të këtij gjeni pa fund. Eh, më mirë të themi se edhe
gjuha Profetike e mbështjellur me këtë vlerë ëndërron që të arrij në kulmin e
këtij lapidari pa kulm. Në fillim ishte fjala, ajo mrekullia e madhe e zbritur
mbi gjoksin e të vërtetës së Muhammedit a.s. E bartur prej dërguesit fisnik
Xhibrilit a.s. nëpër shumë qiej, e vulosur nëpër kohë dhe e përcjellur deri tek
botrat deri në Ditën e Mbrame nga ana e tullës së fundit të ndërtesës
Pejgamberi. Mund edhe të më akuzoni, por kjo gjë është e vërtet! Me ju
dhënë rasti të më rrahni e mbysni, ndoshta do ta bënit një gjë të këtillë. Po si
ishte karakteri i tij fisnik prej fisnikërie? Ai ishte Kur`an që ecë!- Kështu tha
nëna e nënave Ajsha r.a. Po cilën gjuhë njihte? Atë të shpalljes, të vërtetës.
Me çka fliste? Me gjuhën e zemrave!
Nëse nuk e keni ditur nëna e gjuhëve në botë dhe njëra prej gjuhëve më të
vjetra është gjuha e zemrave. Ajo i sqaron në thelb gjërat dhe në esencë
paraqitet si reprezent mjaft aktiv i kërkesës së pafundme të qenies njeri për
të demontruar një pjesë dhe komplet realitetin. Me këtë gjuhë fliste edhe Isa
a.s., edhe Musa a.s., edhe Ademi a.s. edhe Nuhu a.s. Këtë gjuhë njihte edhe
Muhammedi a.s., edhe Jahja a.s. edhe Ismaili a.s., edhe Jakubi a.s. edhe
Jusufi a.s.Por, kjo gjuhë nuk është erosi si e kuptojnë filozofët e çmendur, e
as nuk është tradhtia në dashuri si e përshkruajnë romansierët. Nuk është
gjuhë e dhimbjes për antivlera, e as gjuhë e shpërthimit prej binareve të
Arsyes. Njeriu si krijesë e krijuar prej Zotit është bartës i emanetit të Tij në
tokë dhe qëllimi i tij është thirrje në të vërteten. Për këtë profesori Amër
Halid tha:” Nuk mund të jetë Zoti, fjala e Tij, premtimet e Tij, Xhenneti,
profetët.... të vërtetë, thjesht që ti të hash, të pish, të martohesh, lindësh
dhe në fund të vdesësh. O njeri, qëllimi dhe mesazhi për të cilin je krijuar
është të përhapësh të vërtetën në tokë.”118 Përmes gjuhës së zemrave nuk
duhet të shprehim dhe të bëjmë mizori e as që të lindim fatkeqësi plus
njerëzve në rruzullin tokësor. Ky rruzull ka nevojë për përmirësuesit e saj
vazhdimisht dhe për këtë gjë duhet të ujitet me gjuhën e zemrave, me
besimin në zemra, me diturinë të mbjellur në kokë e të rrënjosur në zemra
dhe me përçimin e mesazhit nga zemrat. Sepse po jetuam në mizori ne nuk
do të ishim në gjendje ti njohim vlerat e as ti perceptojmë ato si vlera të
atilla që i vyjnë botrave.
Saadi Shirazi ka thënë:” E lig`e mizorit të keqen ma mori,/ Jo, bota nuk
humbi, por humbi mizori./ Po qe se mbi popull sundove si shtypës,/ Nga
mbret i fuqishëm gremisesh në lypësh/”119
Gjuha e mizorëve është mizoria e tyre të cilën e përdorin ndaj botrave dhe
ndaj njerëzve. Njeriu ndjen përgjegjësinë e tij prej brenda për të realizuar
118
Me emrin Tënd jetojmë, Amër Halid, Shkup,2007,fq.165
119
Gjylistani dhe bostani, Saadi Shirazi, Tiranë, fq.177
106

urdhërat e Zotit. Por, nëse atë përgjegjësi nuk e ndjen atëherë ai


përgjithmonë do të jetoj i korruptuar dhe në një udhëkryq e pastaj shumë të
vështirë do e ketë kalimin prej këtij udhëkryqi në rrugën e vërtet dhe kahjen
e duhur. Nëse nuk besojmë Allahun, nuk pajisemi me dituri dhe nuk e
mësojmë gjuhën e zemrave atëherë e kemi shumë të vështirë të realizojmë
urdhërat e Allahut në tokë. Ka thënë Imam Maliku r.a.:” Nëse pajisesh me
dije fikhu dhe nuk pajisesh me cilësi sufizmi atëherë shumë lehtë
korruptohesh, ndërsa nëse pajisesh me cilësi sufizmi dhe nuk posedon dije
fikhu atëherë shumë lehtë shkatërrohesh.” E zemrave më së miri i drejtohen
mesazhet që bartin qetësi dhe urtësi të Allahut. Nuk ka dyshim se me të
përmendurit e emrave të Allahut zemrat qetësohen dhe stabilizohen. Po ky
qetësim dhe stabilizim ka nevojë edhe për përçim të mesazhit hyjnor nëpër
ato rrethe ku është vështirë të përçohet ky mesazh. Bartja e këtij mesazhi
nuk bëhet nga e thëna në të ndëgjuar, por nga zemra në zemër, ndonjëherë
njeriu edhe pa thënë asnjë fjalë kryen rrolin e përçimit të mesazhit hyjnor
nëpër zemra. Kjo gjuhë të cilën filozofët shumë vështirë e kuptojnë është
gjuhë e ndjenjave të zemrave. Ndonjëherë nuk kemi sy, por rrugën e jetës e
dijmë më mirë se të gjithë ata që kanë sy. Allahu xh.sh. i inspiroi njerëzit e
shpellës që 309 vite të strehohen në shpellë-errësirë, duke u larguar prej
fitneve dhe përzierjes së dritës me errësirën. Njera prej simbolikave të
shumta të shpellës dhe errësirës në shpellë është edhe ndijimi dhe
praktikimi i gjuhës së zemrave. Gjuhë e cila po mungon shumë në mesin e
bartësve të këtij mesazhi hyjnor, gjuhë pa të cilën do të jemi të dobët dhe
nuk do të kemi mundësi ta realizojmë përçimin e këtij mesazhi.
... E me gjuhën e zemrave një ditë iu drejtova zemrave dhe i thash:Bindjuni
Zotit, Krijuesit të GJITHËSISË...

17. Rinia islame, gjenerator i shoqërisë!

1.

Nëse do të kishim patur fatin të jetonim një shekull para këtij si pjesë e
shoqërisë njerëzore, mesiguri se do të ndikoheshim bukur shumë prej
modeleve dhe sakrificave të shumta të cilat, modele dhe sakrifica rinia i
përballonte dhe i përbinte. Rinia e kapluar midis ateizmit dhe matrializmit, e
rrethuar me dukuri çrrënjosëse të moralit devijonte veten dhe komplet
107

shoqërinë njerëzore. Atë botë, në skenë dolën revolucionarët e mëdhenjë që


kishin synim ndryshimin e kësaj gjendje të mjerueshme të shoqërisë
njerëzore prej skëterrave të dynjasë në lulëzimin e saj! Ekziston një hadith i
Resulullahit s.a.v.s. se Allahu në çdo njëqind vjetësh dërgon ka një
reformator të shoqërisë. I tillë ishte edhe Hasan el Benna, ylli i thirrësve
musliman dhe modeli i përplasjes me të keqen dhe thirrjen në të mirën.
Kjo shoqëri e cila duheshte të ripërtihej në atë botë, sfidonte dhe
gjeneronte frikën e miliarda njerëzve në rruzullin tokësor. Gjeneratat e vjetra
ishin të molepsura dhe të shkelura nga dora e thellë dhe gjakatare e
imperializmit. Dija shekullore e cila vlonte e mbuluar nën pluhurin import të
perëndimit, ishte kalbur dhe e shëndërruar në një leckë për t`i fshirë hundët
e historisë. Përmes laicizimit të dijes u arritë edhe fashitja dhe analfabetizmi
i shpikësve të dijeve. Në një situatë të këtillë të turbullt ishte e vështirë që
shoqëria njerëzore ta njoh veten dhe kahjet e saj të drejta. Ishte po i njejti
Perëndim i cili importoi opiumin në Kinë, ndërsa në Egjipt e vendet islame
importoi me të madhe injorancën dhe mjetet për zhdukjen masive të moralit.
Teknika dhe teknologjia janë pjesë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore të cilat
i ndihmuan dhe i dëmtuan mjaft unitetin e muslimanëve në rruzullin tokësor.
Askush nuk mohon vlerat e këtij zhvillimi, por përmes tij arriti që të
nënshtrohet një gjigand i madh i dijes dhe i vlerave të larta civilizuese të
cilat shekuj me rradhë e rilindën komplet rruzullin tokësor. Doli në skenë
ideja e “Vëllezërve Musliman”, të cilët nga burimi i tyre kryesor Kur`ani dhe
Suneti u munduan që ta rikthejnë lavdinë e humbur të muslimanëve. Këtij
karavani të thirrësave musliman iu përgjigjën rinia e cila në shekullin tonë që
po jetojmë njihet me emrin rinia islame.
Metodat e thirrjes në të vërtetën dhe zhdukjen e të pavërtetës nga faqja
e dheut kjo vëllazëri i shpiki e i perfeksionoi aq shumë, saqë sot komplet
rruzulli tokësor frymon në kahjen jo aq të egër ateiste. Rezultatet ishin të
dukshme, përderisa jipej mundi për to! Përderisa synohej që të arrihet deri
tek bindja në Allahun dhe thirrja e njerëzve e rinisë në veçanti në këtë
bindje, padyshim që rezultatet ishin të kapshme dhe të mundshme.Njerëzit
kanë shembullin e tyre të jetës dhe model e statisfaksion. E vetmja gjë që
duhej të rikthehej ishte modeli islam i jetesës tek kjo rini e cila kishte ngelur
pa asnjë rrugë.
Dijetari i famshëm musliman Abdurrahman ibn Xhevzi rreth modelit e
shembulltyrës thekson:” Cdo gjë që Allahu i Lartësuar e ka krijuar në dynja
është shembëlltyra e Botës tjetër dhe çdo gjë që ndodh në dynja është
shembëlltyra e asaj që do të ndodhë në Botën tjetër.”(Gjuetia e meditimeve,
Tiranë, 2007, fq.72)
Ky shembull është një rast praktik i përngjasimit të gjërave të cilat në
esencë nuk janë të njejta, por ngjasimi ose marrja shembull e mësim prej
tyre është mjaft praktike për ndryshimin e gjendjes së të riut. I riu kalon në
trans prej mjeteve destruktive në shoqëri. Ky trans, ose metamorfozë, e
turbullon mendjen e tij dhe e bënë jo imune karshi destruktiviteteve të
panumërta të shoqërisë njerëzore. Kur zemra e tij është e ujitur me besim të
palëkundur në Allahun, dhe kur mendja e gjuha e tij e shqipton në pandalim
108

emrin e Tij(Allahut), do të jetë e pamundur që kërkesave të djallit të


mallkuar t`iu përgjigjet kjo zemër, mendje e gjuhë!

2.

Faza e dytë, ndoshta më e rëndësishmja e gjenerimit me shoqërinë


njerëzore është sakrifica dhe përballja me këto sakrifica nga ana e rinisë.
Nëse e kuptojmë sakrificën si element të domosdoshmërisë islame, atëherë
detyrimisht duhet të pajisemi me cilësinë e durimit dhe urtësisë. Përderisa
nuk kemi durim, dhe urtësi në thirrjen tonë, sakrifica do të ishte e
barazvlefshme me zero. Por, premtimi i Allahut është i vërtet! Ai me të
vërtet i do ata që mbajnë drejtësinë, durimtarët, dhe sakrifikuesit në rrugën
e Tij. Rinia islame ka kohën të cilën duhet ta planifikojë sakt për të realizuar
këtë synim të madhërishëm. Kjo rini duhet që t`i rendisë në sirtarin e
mendjes së tij gjërat prioritare dhe ato sekondare të cilat mund t`i realizojë
brenda afatit të caktuar, të cilin afat vet ajo e vëndon. Shoqëria njerëzore
ndryshon dhe zhvillohet në suaza të kësaj sakrifice dhe të këtij durimi të
kësaj rinie. Forca që e posedon rinia islame, nuk mundet që ta thyej kush
nga mendimet dhe veprimet e këqija.
Njohja me të vërtetën është kërkesa e pashmangshme e shpirtit e cila
kërkes del në shesh vetëm në saje të thirrjes që i bën kësaj kërkese rinia
islame. Deri tek njohja ose zbulesa e shpirtit të pastër vie si rezultat i këtij
mësimi dhe kësaj thirrje që drejton rinia islame në zemrat e njerëzve të
ndryshëm. Po, është e vërtet që Allahu i kontrollon dhe i dikton zemrat e
njerëzve në rruzullin tokësor e jo njerëzit. Por, mesazhi hyjnor nuk mund që
të depërtoj në zemër nëse nuk delë nga zemra. Ky është një ligj i
pandryshueshëm i cili kaplon çdo fazë të shoqërisë njerëzore. Të gjithë
njerëzit janë të lirë dhe të pastër, por mbi to hudhet pluhur e ide që e bëjnë
të papastër dhe të varur për gjëra që shpirti nuk i do.
Prof.Sejid Kutubi thekson:” Islami posaçërisht ka shpallur lirinë e plotë
mendore ndaj studimit të botës matriale, ligjeve të saja, energjisë dhe
forcës. Mendjes gjithmonë i ishte rruga e hapur të mendojë dhe të shpikë në
mënyrë sa më të lirë, duke hulumtuar gjithësinë e gjërë në të cilën njeriu
vepron si mëkëmbës i Zotit.”(Islami fe e ardhmërisë, Shkup, 2000, fq.67)
Përderisa ekziston kjo liri e mendjes dhe e studimit të botës matriale nga ana
e Islamit, njerëzit nuk duhet që t`i frikësohen atij, pra Islamit. Përkundrazi kjo
rini duhet që ta njoftoj mendjen dhe zemrat e njerëzve se Islami është i
këtillë! Shpirti i tyre lëngon prej sëmundjeve të mosbesimit dhe zhdukjes së
vlerave të larta të cilat e ngrisin lartë qenien e tij. Rinia islame i drejtohet po
atij njeriu me një zemër të atillë. E deri te ndryshimi vijmë me ndihmën e
Allahut të Lartësuar.
109

18.Më jep dritë o Zot!

Njeriu që është në kërkim të rehatisë dhe kënaqësisë së brendshme, gjenë


forma dhe mënyra të tij se si të arrijë deri tek këto kënaqësi dhe rehati të
cilat janë të papërshkrueshme dhe të cilat tejkalojnë mentalitetin e shpirtit
të tij. Përderisa kalojnë në një fazë të këtillë, këto ndjenja duhet që të
tubohen në zemrën e njeriut që është një mbledhës i këndshëm dhe një
yvertirë e bindjeve tona të jetuara dhe të theksuara karshi laramanisë së
jetës së tij. Ai gjithmonë ka nevojë që të gjejë rrugën e cila i ndricon qiejt e
mendjes dhe zemrës së tij. Ai asnjëherë nuk guxon që të jetojë në suazat e
emancipimit dogmatik dhe të harrojë dashurinë e Allahut të Plotëfuqishëm. E
kur njeriu harron dashurinë e Allahut, ai hudhet në botën e hutimit dhe
mangësisë së kësaj mëshire dhe dashurie Hyjnore. Kalon jetën e tij në trans
dhe zhdukë të gjitha vlerat e shpirtit të tij përmes harxhimit të këtyre
ndjenjave në këtë rrugë e cila është pambarim. Jeta e tij harxhohet sikur
oksigjeni në një ambient të papastër ose edhe në masë të shfrytëzimit të saj.
Ajo ka nevojë për njeriun që të bindet dhe të bind të tjerët se rruga e
shpëtimit është e vetmja ajo që na urdhnon Allahu dhe jo tjetërkush pos Tij.
Përderisa ne gjejmë dhe kërkojmë shpëtimin në disa kahe ose drejtime tjera
të cilat janë në kundërshtim me komplet njerëzimin, përderisa ne jetojmë në
suazat e ideologjisë së frikës dhe jo të bindjes, ne domosdo që do të jemi
vokabular të zhytur thellë në oqeanet e degjenerimit.
Ibn Abasi r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. pasi kishte dëgjuar ezanin,
kishte dalë për në namaz duke thënë:” O Zoti im, më jep dritë në zemrën
time, më jep dritë në gjuhën time, më jep dritë në të dëgjuarit tim, në të
parët e mi, më jep dritë nga para dhe nga prapa, o Zoti im, më jep
dritë.”( Arti i dhikrit dhe i lutjeve të Pejgamberit të fundit, Muhamed Gazali,
Shkup, 2008, fq.39)
Më i dashuri në mesin e krijesave, njeriu i cili ishte dhe është i mbrojtur prej
cdo mëkati, ai nuk ishte jofalëminderues, por kishte nevojë që të kërkojë prej
Zotit të tij dhe aspak të mos turpërohet prej kërkimit. Kërko o njeri prej Atij
që është në qiell, që ka krijuar botët dhe që të ka mundësuar ti të frymosh
dhe jetosh jetën tënde të lirë. Kërko prej Zotit të Plotëfuqishëm se padyshim
Ai është plotësuesi dhe realizuesi i premtimeve. Parashtrojmë pyetjen e
thjeshtë për cfarë drite kishte nevojë Resulullahi s.a.v.s., kur e dimë të gjithë
se ai është i dërguar i Zotit që ka ardhur për të ftuar njerëzimin prej
errësirave të shumta në dritën e vetme.
Në vazhdim do të vështrojmë në pika të shkurtëra këtë hadith të Resulullahit
s.a.v.s:
a) O Zoti im më jep dritë në zemrën time... Kështu tha në fillim të hadithit të
tij Resulullahi s.a.v.s Njeriu duhet të ketë një zemër të pastër e cila pranon
vetëm pastërtinë dhe duhet të jetë e ndricuar me besim. Nuk ka dyshim se
110

imani ose besimi është dritë ose nur për zemrat e njerëzve të cilët e
pranojnë atë. Sipas koncensusit të dijetarëve musliman vendi i imanit të
njeriut është në zemër dhe prej aty reflekton edhe në pjesët tjera të trupit të
tij. Nëse ne kujdesemi që të kemi një zemer me nurin e Allahut ose dritën e
Tij, atëherë do të kemi një trup dhe shpirt me këtë nur ose dritë. Përderisa
ne nuk kujdesemi fare për zemrën tonë dhe e lëmë që ta pushtojë djalli i
mallkuar përmes metodave të ndryshme sic janë muzika, filmi e arti i
degjeneruar, atëherë ne do të kemi një zemër e cila është e fshehur në
errësira të shumta dhe padyshim edhe jeta jonë e përditshme do të jetë një
jetë e mbuluar në suaza të celulave të lëvizjeve të djallit të mallkuar.
b) Më jep dritë në gjuhën time... Gjuha jonë duhet të jetë e pastërt dhe
gjithmonë duhet të përkujdeset që prej saj të dalë vetëm pastër dhe jo
cfarëdollojë ndytësire që nxjerr gjuha e njerëzve të caktuar. Përmes gjuhës
ne duhet që të thërrasim njerëzit në dritën e Allahut dhe jo ti largojmë prej
kësaj drite, sepse nëse i largojmë atëherë përmes gjuhës tonë nuk flasim ne
po flet djalli i mallkuar. Shkak i shumë përcarjeve dhe i trazirave të mëdha
në rruzullin tokësor ka qenë mosfrenimi i gjuhës së disa njerëzve të caktuar.
Njerëzit shumë lehtë gabojnë përmes fjalëve të tepërta që nxjerrin prej
gjuhës së tyre, edhe harrojnë që të përmendin Allahun mu në ato momente
kur duhet më së shumti të përmendet Ai. Gjuha është bërë shkak i bashkimit
të zemrave në rrugën e Allahut, prandaj kjo gjuhë ka dritën e Allahut xh.sh.
Njerëzit të cilët flasin me gjuhën e zemrave e që janë të mbuluara këto
zemra me dritën e Allahut, padyshim se korrjet ose rezultatet do të jenë
shumë të dobishme për tërë shoqërinë njerëzore.
c) Më jep dritë në të dëgjuarit e mi... Veshi i njerëzve të sinqert që besojnë
Allahun xh.sh. nuk guxon që të dëgjojë thashethëme dhe që të dëgjojë zëra
coroditës të filmave pornografik, e të muzikës coroditëse. Ne kërkojmë që të
dëgjuarit tonë të jetë i stolisur dhe i mbrojtur me dritën e Allahut dhe nuk
kërkojmë që të lihet në stuhitë e kohës e kështu me të më lehtë të arrijë deri
tek synimet e veta djalli i mallkuar. Ne duhet që të dëgjuarit tonë ta
orientojmë drejtë hallallit, drejtë muzikës së lejuar, drejtë fjalës së Allahut,
drejtë dëgjimit të ndonjë këshille që na mëson se si të përmirësohemi dhe të
nxisim të tjerët të përmirësohen. E asesi të dëgjuarit tonë nuk guxojmë që
tia lëshojmë frerët dhe të na ngecë jeta jonë në mes corodisë dhe habisë së
ndryshimit për të mirë.
d) Më jep dritë në të parët e mi.... E cka duhet të shikojë syri jonë përvec
asaj të cilën e ka lejuar Allahu xh.sh. që të shikohet? Sa ne jemi të
kujdesshëm që sytë tanë të shohin vetëm të lejuarën dhe të mirën e asesi të
ndaluarën dhe atë që na con në prishje të moralit tonë dhe të moralit të
shoqërisë njerëzore? Të parët tonë duhet të stoliset me dritën e Allahut që
gjithmonë ne duhet të shohim me atë dritë gjërat dhe në atë frymë edhe ti
perceptojmë. Nuk guxojmë që të dalim jashtë kësaj drite e cila është jetë për
jetën e shpirtit tonë. Syri është djepi ose mjeti më i rrezikshëm përmes të
cilit arrihet në rrugën e gabuar. Nëse ruajmë sytë e shpirtit, trupit dhe
zemrës, ne padyshim do të kemi një jetë të ndershme dhe tamam islame
ashtu sic kërkon Allahu i Plotëfuqishëm nga ne.
111

dh) Më jep dritë nga para dhe nga prapa... Resulullahi s.a.v.s. kërkoi prej
Allahut xh.sh. këtë gjë, pasiqë djalli i mallkuar ishte betuar se do ti bëjë
dëme dhe sulme të ndryshme njeriut nga para dhe nga prapa. Sulmet e
djallit të mallkuar janë nga më të ndryshmet dhe më të cuditshmet të cilat
njeriu nuk mund ti paramendojë. Por, njeriu duhet gjithmonë të jetë i
kujdesshëm dhe të mos ecë në errësirën të cilën ia servon djalli i mallkuar,
por të kërkojë dritën e Allahut prej para dhe nga prapa. Kur njerëzit bien në
kurthat e djallit të mallkuar, atëherë ata zhgënjehen nga jeta e kësaj bote
ose edhe kërkojnë që përgjithmonë të jetojnë në këtë botë duke e harruar
përhershmërinë në Ahiret. Por, ata që kërkojnë ndricimin e Allahut, do të
jetojnë të lumtur edhe në këtë botë, por edhe në përhershmëri.
e) O Zot, më jep dritë... Drita e Allahut në kohë errësirash të djallit është më
e rëndësishme se ajri të cilin e thithim dhe se uji të cilin e pijmë. Njeriu
gjithmonë ka nevojë për dritën e Allahut pasiqë gjithmonë rrezikohet prej
errësirave në të cilat fton djalli i mallkuar. Besimtarët e dijnë shumë mirë se
nuk mund që të fitojnë xhennetet e Allahut xh.sh. pa u sprovuar në këtë
botë. Prandaj, po këto besimtar kanë nevojë që të kërkojnë vazhdimisht
dritën e Allahut e që të jetojnë jetën e tyre në këtë dritë e jo në këto errësira
që janë dukshëm kurtha të djallit të mallkuar. Fitorja e besimtarëve është
afër! Agimi i këtij gjumi njëshekullor po troket në dyert tona. O Zot na
mundëso që të jemi pjesëmarrës në agimin e këtij gjumi. Amin!

19.Na bëjë të parë, o Zot

Kjo lutje duhet të jetë e sinqert dhe e pranishme në mesin e të gjithë


muslimanëve të rruzullit tokësor. Nuk guxon asnjë musliman të ketë synime
të ulëta në jetën e tij, ose edhe të dëshpërohet prej stuhive të cilat
mundohen ta lëkundin prej vendi njeriun i cili lëkundet lehtë. Por, besimtari i
sinqert që beson Allahun dhe të Dërguarit e Tij, ai nuk lëkundet lehtë prej
asnjë stuhie, por ne nuk jemi të shurdhër e të mos i dëgjojmë tentime e
djallit të mallkuar për ta lëkundur vazhdimisht këtë besimtar prej vendit dhe
ta rikthejë në rrugën e tij të shëmtuar. Normalisht vetëm lutja e besimtarëve
për suksesin në këtë botë dhe në botën tjetër nuk mjafton. Por, edhe puna
pa lutjen tonë drejtuar Allahut nuk është e vlefshme dhe ka një destinim të
dështimit të saj në arritjen e urtësisë pse kryhet ajo punë. Duhet që të lidhen
ngusht puna, imani dhe njeriu nëse dëshirojmë që të realizojmë përfitime të
shumëfishta në këtë botë, por edhe shpërblime të mëdha në Amshueshmëri.
Besimtari është njeri i vogël në kuptimin e modestisë, thjeshtësisë dhe
barazisë me vëllezërit e tij musliman, por ai ka vizione dhe qëllime të mëdha
në këtë jetë. Nuk guxon asnjë i ri të jetojë pa vizione dhe që të mos punojë
ditë e natë për ato vizione të cilat janë në dobi të tij personale, të ummetit
musliman dhe edhe të popujve tjerë që nuk janë musliman. Të gjithë janë të
vetëdijshëm se vizionet e besimtarit musliman nuk kanë qenë, nuk janë dhe
asnjëherë nuk do të jenë kundër popujve tjerë që nuk janë musliman në
112

formën e dëmtimit dhe zhdukjes së tyre nga faqja e dheut. Synime të këtilla
kanë pasur popujt tjerë ndaj muslimanëve dhe asnjëherë muslimanët ndaj
popujve tjerë. Islami në parim është paqe dhe qetësi midis shpirtit dhe trupit
të njeriut, midis ndjenjave të tij dhe ndjenjave të njerëzve tjerë në rruzullin
tokësor. Islami mëson njeriun që të vlerësojë qeniet njerëzore dhe që aspak
të mos frikësohet prej jetës me njerëzit tjerë. Veçimi ose murgëria e
panevojshme është e ndaluar sipas të gjitha koncepteve islame. Njeriu ka
nevojë që ta çlirojë shpirtin e tij prej cytjeve dhe dyndjeve të ndryshme që i
ndodhin atij dhe njerëzve tjerë përreth, por ai ka nevojë që edhe platformën
e ndjenjave të tij ta orientojë drejtë realizimit të bashkëjetesës edhe pse si
mision jete ka gjithmonë shikimin në horizonte të thella.
Ka njerëz të cilët frikësohen të jetojnë me horizonte të thella, për shkak të
punës dhe angazhimit që kërkohet, ka të tjerë të cilët dyshojnë me zemër në
këtë rrugë e cila është e gjatë dhe jo edhe e lehtë. Në mesin e tyre ka edhe
të tillë të cilët dobësitë dhe mangësitë e tyre i shfrytëzojnë dhe i menjanojnë
prej jetës së tyre dhe në këtë formë veprojnë deri në realizimin e synimeve
të tyre në këtë jetë. Gjatë rrugës së realizimit të këtij misioni ose qëllimeve
fisnike, mesiguri se besimtari do të gjejnë sprovat e ndryshme dhe ai nuk do
e ketë të lehtë realizimin e këtij misioni. A harruat o bartës të emanetit
porositë të cilat ia tha Llukmani i urtë birit të vet? I keni të përshkruara në
Kur’anin Famëlartë ku njëra prej tyre është: “O djali im, fale namazin,
urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë
që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara. “( Kur’an,31:17)
Pra, misioni i besimtarit në këtë botë qenka që të fale namazin, të thërras në
punë të mira, të ndalojë nga të këqijat dhe të përballojë me durim të gjitha
ato sprova përmes të cilave ai goditet. Ky mision kaq i shenjtë në zemrën
dhe mendjen e besimtarit musliman duhet të jetë një shembull edhe për
shumë popuj tjerë se si duhet të jetojnë jetën e tyre në këtë botë. Nëse i
ndjekim hapat të cilat na i përshkruan Llukmani i urtë përmes porosive të tij
drejtuar të birit të vet, ne mesiguri se do të përfitonim shumë në realizimin e
një bote më të bukur, më të pastër dhe më të mirë. Të gjithë popujt e
rruzullit tokësor kanë synime për një botë më të mirë dhe më të pastër,
prandaj duhet të ndjekin këto hapa të cilat janë të përshkruara në Librin e
Shenjtë. Është interesante përshkrimi i kësaj porosie në Librin e Shenjtë.
Llukmani i urtë djalit të vet i tha, urdhëro në të mirën, ndalo nga të këqijat
dhe bën durim, pyetemi logjikisht pse nuk i tha bë durim në rastin e
urdhërimit në të mirën? Filozofia e komplet thirrjes islame është në ndalimin
nga e keqja, mesazhi, urtësia dhe forma e plasimit të këtij mesazhi nuk
është e lehtë. Për të ndaluar nga e keqja, njeriu duhet që të jetë i
përkushtuar maksimalisht në këtë rrugë e cila rrugë kërkon sakrificë. Misioni
i besimtarit musliman nuk përfundon me urdhërimin për punë të mira,
pasiqë fjala pa vepër është e dënueshme sipas ligjeve islame. Po edhe ligjet
e zemrës e dënojnë ashpër fjalën e cila nuk e ka veprën krah. Ky mision fillon
me urdhërimin në punë të mira dhe arrinë zenitin e saj me ndalimin nga
punët e këqija. Te ndalimi nga punët e këqija besimtari musliman hyn në
fushëbetejën e djallit të mallkuar dhe djalli i mallkuar përdor tërë arsenalin e
113

tij për ta penguar besimtarin musliman drejtë realizimit të këtij synimi. Të


gjithë Lajmëtarët Fisnik të Zotit sprovat e thirrjes së tyre i kishin në
momentin kur duhej që ti ndalonin njerëzit nga të këqijat.
Ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.:” O Zot, na i shto të mirat dhe mos na i lër
mangut, na ngre e mos na përul, na bëj të jemi të parë e mos lejo të tjerët të
jenë para nesh, dhe na bëj të jemi të kënaqur dhe Ti të jesh i kënaqur.” ( Arti
i dhikrit dhe i lutjeve të Pejgamberit të Fundit, Muhamed Gazali, Shkup,2008,
fq.132)
Njeriu fisnik përmes kësaj duaje na dëshmon se sa ishte i lidhur ai me
Allahun e Madhëruar dhe se sa ai ishte i kujdesshëm në përkujtimin dhe
kërkimin e mirësive nga Allahu i Plotëfuqishëm. Njeriu fisnik, i cili ishte i
dërguar për tërë botërat, nga qiejt e zemrës së tij i drejtohej Zotit të botëve
për ummetin islam, çështjen e pranimit të veprës të bërë nga ai dhe nga
besimtarët tjerë. Ai ishte i strehuar nën hijen e nënhijshme të Allahut të
Lartësuar, por megjithëate edhe ai kishte nevojë për përkëdheljen e gjuhës
së tij përmes të përmendurit të emrit të Zotit. Në këtë dua të Pishtarit
Ndriçues shihet platforma dhe vizioni i secilit besimtar në rruzullin tokësor.
Nuk guxon besimtari musliman që asnjë ditë të jetës së tij ta kalojë pa një
plan dhe platformë e cila do të shërbente në realizimin e asaj pjese të duas
së Pejgamberit të Fundit, që Zoti të na bëjë të parë dhe jo të tjerët të jenë
para nesh. Kjo xhelozi e lejuar e cila nxitë njerëzit e popujt në garimin drejtë
të realizuarit të veprave të mira në të gjitha segmentet e jetës, shprehet
shumë ëmbël nga goja e Melhemeve të zemrave të besimtarëve anekënd
rruzullit tokësor.
Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kur’anin Famëlartë:” Dhe mos shtrembëro
fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e
do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.”( Kur’an,31:18)
Besimtari zemërgjërë nuk guxon që ta shtrembërojë fytyrën e tij prej
njerëzve, sepse nuk i takon atij që të shtrembërojë fytyrën e tij me njerëzit
tjerë. Ai nuk guxon që asnjë moment të jetës së tij ta kalojë i larguar prej
shoqërisë, i padashur dhe i përjashtuar për shkak të mendjemadhësisë dhe
lavdërimit të tij. Sot fatkeqësisht kemi shumë besimtar musliman që këto tre
vese i kanë të mbjellura sikur të mos e kishin lexuar asnjëherë në jetën e
tyre këtë urdhër të Allahut të Madhërishëm. Zemra e njeriut pranon vetëm të
butën, të bukurën dhe të logjikshmen, e asesi arrogancen, të keqen dhe të
dyftyrshmen. Njeriu mund të jetë i përjashtuar prej shoqërisë, por ai
obligohet që të bëjë durim në raste të këtilla. Ky durim është i kushtëzuar
me atë se përjashtimi i tij prej shoqërisë të jetë se ky ka dashur që të ndalojë
njerëzit nga e keqja dhe të urdhërojë në punët e mira. Durimi është jetë për
njerëzit, sikur të mos ekzistonte në vokabularin dhe në jetën tonë mesiguri
se shoqëritë njerëzore do të ç’rregulloheshin dhe nuk do të kishte efekt jeta
e njeriut në këtë botë. Është art dhe urtësi e njeriut që të urdhërojë njerëzit
në punë të mira, të ndalojë nga të këqijat e të mos dëshpërohet për sprovat
dhe mundimet që ia bëjnë atij, por ti gëzohet premtimit të Allahut të
Madhërishëm.
114

Mos harroni o vëllezër dhe motra të zemrës sime, ne nuk guxojmë të jemi
pas popujve të civilizuar në dije, shkencë, kulturë dhe veprimtari jetësore. Se
xhenneti fitohet përmes veprimtarisë sonë në dynja.

20.Miku i mirë dhe ai dyftyrësh


( në shenjë falëminderimi për Zejni Mazllamin)

Pejgamberi s.a.v.s na mëson që të duam njerëzit me masë dhe të urrejmë


me masë. Pasiqë ka mundësi që atë që e duam me masë një ditë të na
bëhet armik, ndërsa atë që e urrejmë me masë një ditë ti kthehet udhës së
Zotit dhe të bëhet një mik i mirë e i dashur për zemrat tona. Zemrat më të
mira janë ato që iu janë nënshtruar Allahut xh.sh. dhe që ndjekin rrugën e
Tij. Ndërsa zemrat hipokrite nuk kanë vend në Pafundësitë e Allahut xh.sh. e
as që do të kenë mundësi të jenë pjesë e shpërblimeve të pafundme të Tij.
Islami na mëson modestinë, thjeshtësinë, dashurinë, rrespektin. Ai, pra
Islami na mëson se përmes përshëndetjes me selam zbuten zemrat e
besimtarëve, shtohet dashuria dhe jeta e kësaj lidhje të sinqert do të jetë
deri në Amshueshmëri. Në ditët tona janë shtuar urrejtja, xhelozia, smira dhe
përçarja në mesin e muslimanëve në përgjithësi e në mesin e muslimanëve
shqiptar në veçanti. Për gjëra shumë të vogla ne dyshojmë në njëri-tjetrin,
sulmojmë me fjalë dhe përbuzim vlerat e vëllezërve dhe motrave tona.
Përbuzim vëllezërit tanë në mospraninë e tyre, por edhe në praninë e tyre
duke i përqeshur dhe luajtur me vlerat dhe dinjitetin e tyre. Aspak nuk
mendojmë se në këtë formë ne vetëmse shtojmë urat e urrejtjes dhe smirës
e kësaj nuk i thonë dashuri e as Islam. Muhammedi s.a.v.s i drejtohej
njerëzve me gjuhën të cilën ata e kuptonin, ndërsa ne sot pasuesit e tij, jo që
i drejtohemi njerëzve në gjuhën të cilën ata e kuptojnë, por edhe i përbuzim
e i nënçmojmë njerëzit në gjuhën në të cilën ne duam. Fatkeqësisht veprime
të këtilla gjejmë edhe prej një grupi të madh hoxhallarësh të cilët aspak nuk
pendohen pse i prekin xhemmatin e tyre në ndjenja dhe emocione. Ndërsa
kur janë në pyetje vlerat e tyre, dëgjimi i ligjëratave të tyre, detyrimisht ne
duhet që të pajtohemi me to dhe nuk kemi të drejtë që të mos marrim pjesë
në ligjëratat e tyre, të bisedojmë ndërmjet veti e të bëjmë gjëra të cilat rrisin
mosdashurinë midis xhemmatit dhe hoxhallarëve.
Të gjithë ne kemi probleme të sferave ndërnjerëzore dhe asnjëri ndër nesh
nuk mundet të thotë se nuk ka asnjë problem me vëllezërit e tij musliman.
Por, nuk është esenca të bërja e problemeve edhe pse gjithmonë synohet që
të ndryshohet pozita e muslimanëve për të mirë dhe t`iu iket problemeve sa
më shumë. Esenca e gjërave dhe urtësia e sjelljes së muslimanëve qëndron
tek kërkimi falje ndaj vëllaut ose motrës. Në këtë segment shihet shoku ose
miku i mirë dhe ai dyftyrësh ose hipokrit. Hipokriti gëzohet në fatkeqësinë
tënde dhe ai në ato momentet e fatkeqësisë tënde mundohet që gjithmonë
ta ngushtoje rrethin dhe fytin tënd duke uluruar përmes gjesteve dhe
115

metodave të ndryshme perverse që si përkasin një njeriu musliman e të


ndershëm. Sot rrethet e muslimanëve fatkeqësisht janë mbushur me njerëz
të këtillë të cilët mundohen që vetëm të të shfrytëzojnë, të të lajkatojnë dhe
në fund që të gëzohen me fatkeqësitë të cilat të ndodhin gjatë jetës tënde.
Ata tërë ditën e natën mendojnë se si të bëjnë gjëra përmes së cilave arrijnë
lëndimin e ndjenjave tua dhe aspak nuk i shkon ndër mend kërkimi i faljes
për ato gjëra që ti shkaktojnë. Hipokritët shfrytëzojnë të gjitha rastet e
mundshme për të të shkaktuar dëme dhe aspak nuk brengosen se veprojnë
në këtë rrugë. Ata nëse shohin ndonjë gabim ose veprim të gabuar tëndin
menjëherë në formë të “ulemasë” të japin nasihate dhe vaze për
përmirësimin tënd prej atyre gabimeve. Bile ka prej atyre hipokritëve në
shoqërinë tonë të cilët nuk të vlerësojnë aspak dijen dhe mundin e tënd
shkencor, por përmes rrugëve çoroditëse ta mohojnë dhe përbuzin këtë
mund. Është fatkeqësi kjo gjë, jo se i ndodhë njerëzve, pasiqë është realitet,
por fatkeqësia qëndron mu aty se këto veprime dhe gjëra bëhen nga njerëz
të cilët shkojnë në xhami, lexojnë libra fetarë, bile disa prej tyre edhe kanë
të kryer studime islame. Allahu ndryshoft gjendjen tonë në të mirë, pasiqë të
gjithë ne jemi gabimtar, por më të mirët prej gabimtarëve janë ata të cilët
pendohen.
Edhe pse shoqëria jonë është e mbuluar dhe e mbushur me hipokrizi dhe
njerëz të cilët bëjnë hipokrizi, prap se prap në mesin e tyre ka njerëz të cilët
e duan Allahun xh.sh. dhe Pejgamberin s.a.v.s. dhe nuk kanë asnjë qime në
mjekrrën e tyre. Ata përhapin selamin ndërmjet atyre që i njohin dhe atyre
që si njohin e aspak nuk brengosen e nuk e fshehin kokën e tyre prej
identitetit të tyre të pastër musliman.
Në lidhje me selamin Kusejjir Azza ka thënë:” Azza të përshëndeti me selam
dhe shkoi,
Pra, përshëndete edhe ti atë,
oj deve,
Ashtu siç ajo të përshëndeti
ty,
Ku të ishte fati që përshëndetja të më
drejtohej mua,
E unë ta falënderoj,
Përshëndetja nuk iu është drejtuar devesë, por ty, o njeri!”(Dy urat e
dashurisë, Aid el-Karni, Shkup,2008, fq.43)
Shembujtë e mirë prej të cilëve mund të marrin të gjithë mësim është mirë
që të tregon dhe të shpërndahen sa më shumë ndër njerëz. Pasiqë të gjithë
kemi nevojë për dashurinë vëllazërore, ngrohjen dhe afërsinë shpirtërore. Ne
flasim dhe shkruajmë për dashurinë dhe unitetin ndërmjet vëllezërve
musliman, por shumë pak e praktikojmë dhe e ndiejmë atë në rrethet tona.
Janë raste të rralla që ndodhin në mesin tonë dashuri të vërteta vëllazërore.
Gjestet e vogla i afrojnë zemrat përjetësisht dhe nuk i largojnë. Gjestet e
vogla thyejnë barrierat, xhelozinë, smirën, mendjemadhësinë dhe të gjitha
dukuritë që i nxitë dhe i stimulon djalli i mallkuar.
116

Në një prej ditëve të mia në qytetin e studentit miku im më dha dhuratën më


të bukur që kam marrur ndonjëherë në jetën time. Nëse e vlerësojmë nga
aspekti ekonomik ose matrial ajo dhurat kushtonte 5 cent ndoshta edhe më
pak. Por, vlera e saj nuk harrohet asnjëherë në jetën time dhe gjithmonë do
të jetë një shtytës për të vepruar drejtë afërsisë dhe dashurisë midis
vëllezërve dhe motrave muslimane. Ajo dhuratë ishte një mirënjohje në të
cilën shkruante:” Për ndihmën morale që ma keni dhënë në momentet më të
vështira. Kjo mirënjohje i jepet: Hamdi Nuhiju-t. I lutem Allahut të
Madhërishëm që t`ju mundësojë vazhdimin e misionit tuaj të shenjtë. Me
respekt: Nga Studenti: Zejni Mazllami.”
Do të ishin të tepërta fjalët për ta përshkruar këtë “copë letre”! Allahu na
shtoftë dashurinë midis vëllezërve musliman. Amin!

p/s... Zejni Mazllami është nga fshati Gurgunicë i Tetovës, studion në


Fakultetin e Historisë në Univerzitetin Shtetëror të Tetovës ku momentalisht
në indexin e tij gjendet vetëm një 9 në mesin e të gjitha dhjetave.

MORALI
117

1. Me ardhjen e Muhammedit a.s.

.... Habitesh , por është e vërtet! Hmmm, si i mekur dhimbsej jetimi dhe
varrosej femra e gjallë në shoqërinë e trembur dhe të frikësuar nga vetja.
118

Fitreja , natyra e pastërt humbi dhe u bë shkrumb e hi nën gjurmët e


historisë së njerëzimit. Bota rënkonte duke shfryrë mllef dhe e mbushur me
idhuj të një pas njëshëm. Gjakatarët që vranë të Dërguarit e Zotit kishin
ngulitur rruzullin tokësor në duartë e fëlliqta të fajdes.. O Zot si mund të
kishte qenë njerëzimi i tillë , a`thua vallë duhej edhe Ti të harrohej dhe
njerëzit të moliseshin e të veniteshin në putat e drunjtë dhe të argjiltë të
ndërtuar me duart e njeriut mëkatar??? Si mundej që njeriu t`ia ktheje
shpinën Zotit të tij dhe ta imagjinoj atë Zotin si të barabartë me putin që e
ndërtoi me duartë e tij?! Ah , sa thellë u shtrinë intrigat e Shejtanit , sa i
uritur u bë xhehennemi për këto shpirtëra plot faj...
... Është e vërtet o shpirt i etur kjo që po ta them! Arabët njihnin All-llahun ,
dinin për Pejgamberët , por në fakt u bënë idhujtar! O Zot sa errësirë
mbretëroi në atë ujëvarë qeniesh të gjalla që dikur.... dikur lundronin mbi
oqeanet e meditimit në një Zot. Dhe erdhi momenti kur bota e mbuluar nga
kjo errësirë nuk mund të duronte më , kur gjallesat rënkonin , dheu filloi që
të hedhë ndytësirë në mesnatën e errët të yvertirës blu. Moment që
ndryshoi mileniumet , moment që historinë e njerëzimit e përshkruan nga
fillimi e deri në fund... Tik-taket e apokalipsës së popullit të Nuhut , Hudit ,
Lutit , Shuajbit , Ejubit , Musait , Isait , veçse kishin trokitur në dyert e
njerëzimit duke vizatuar një jetë të tërë sakrificash , thirrjesh , obligimesh.
Ky vargë i gjërë Profetësh kishin një qëllim në jetën e tyre: Nxjerrjen e
njerëzimit nga errësirat në dritë , nga adhurimi i idhujve , në adhurimin e All-
llahut , nga soditja në fatkeqësitë në meditimin e krijesave. E Muhammedi
a.s. me urdhër të All-llahut xh.sh. shpalosi qartas misionin e tij duke thirrur :

” O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin
para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar).”( Bekare:21)

Me ardhjen e Muhammedit a.s. populli i armiqësuar arab dhe i ndarë në fise ,


i poshtëruar skajshmërisht dhe i nënçmuar filloi që ta fisnikërojë veten dhe
të bëhet përçues i fisnikërimit të këtij civilizimi të madh në komplet rruzullin
tokësor. Nga ato çastet magjepëse dhe frymëzuese kur arabët ishin jashtë
Islamit dhe vonë u kyçën në Islam , njëri prej sahabëve të njohur Rebi` ibën
Amiri i shndërruar në një misionar musliman kujton dhe thotë:” All-llahu na
dërgoi që të nxjerrim ata që dëshirojnë nga adhurimi i njerëzve në adhurimin
e All-llahut , nga ngushtësia e kësaj bote në gjërësinë e saj , nga padrejtësia
e religjioneve në drejtësinë e Islamit.”120
A e kujton o njeri këtë çastë madhështor të këtij sahabiu të ndershëm? Cka e
bëri këtë kaq madhështor dhe kaq të sigurt në misionin e tij , si u shëndërrua
nga një njeri i poshtëruar në një njeri me qëllim , mision , synim që ta nxjerrë
njerëzimin nga errësirat në dritë? Sa vlen jeta jonë sot kur motrat tona ,
nënat tona , vajzat tona për çdo ditë përballen me sfidat e teknologjisë dhe
krimit të organizuar? E vëllezërit tanë në Etiopi vdesin për çdo ditë nga
varfëria e rrugëve të Ballkanit shohim për çdo ditë musliman që kanë

120
Nevoja e Njerëzimit për mesazhin e Muhammedit a.s. , Përktheu: Nehat Ismaili , Shkup 2007 , fq.8
119

humbur qëllimin e tyre në këtë jetë , misionin e lartë dhe fisnik për të cilin
erdhi edhe Muhammedi a.s. Si është e mundur o Zot që sot në rrethet e
muslimanëve të kemi narkoman , alkoolistë dhe kundërshtues të flaktë të
urdhërit Tënd? Si është e mundur që vlimi i analfabetizmit të jetë aq i madh
në mesin e muslimanëve të këtij shekulli , ndërsa urdhëri i parë që i zbriti
Muhammedit a.s. nga ana e All-llahut xh.sh. ishte:

” Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).” ( Alek:1)

E prap premtimi i All-llahut është i vërtet. Ai shpërblen ato që gabojnë dhe


pendohen , shpërblen edhe ato që bëjnë një punë sa grima e atomit , ndërsa
e vlefshme sa qiejtë dhe toka , mëshiron krijesat , sepse Ai është Mëshirues ,
është i Drejtë... Po si mund t`i dinim të gjitha këto sikur Zoti të mos
shpaloste urdhërat e tij përmes melekut Xhibril Muhammedit a.s.? E sot
gjithë ato etiketime i bëhen muslimanëve , o Zot , ngushtësia e zemrave
është shëndërruar në simbiozë gjenezash ku çdo ideologji mundohet ta
sulmoje Islamin si fe intolerante , si fe e dhunës , fe e prapambetur e
njerëzve miop. Jo , jo ne nuk habitemi nga deklarime të këtilla , sepse
kohërat ndryshojnë , njerëzit ndryshojnë , ndërsa fjalët janë të njejta , por
habitemi dhe merakosemi kur ndëgjojmë musliman të prirur në këtë rrugë. A
nuk ke ndëgjuar o vëlla se Muhammedi a.s. para 14 shekujsh ka thënë: “ Ai
i cili ka mbytur një rezident jomusliman , nuk do të shijoj aromën e
Xhennetit , ndërkaq aroma e tij vërehet nga një distancë udhëtimi
dyzet vitesh” ( Transmeton Buhariu). E tash ku mbeten akuzat tua për
dhunë , intolerancë etj? O Zot na ruaj prej asaj dite kur do pyetemi se cila
është feja jonë neve të na mbyllet goja dhe të mos kemi mundësi të japim
përgjigje. Të kesh mëshirë o vëlla për gruan tënde , për nënën tënde dhe
mos u frikëso t`ia japësh të drejtën , kijë mëshirë edhe për njerëzit tjerë , për
kafshët , për të gjitha krijesat që ekzistojnë në këtë botë. Shembull e ke më
të lartin ndërmjet banorëve të tokës dhe të qiellit Muhammedin a.s. ku tha
:” Kini frikë All-llahun për këto kafshë të panjohura , hipini në
mënyrë të drejtë dhe jepni të hanë mirë.” ( Transmeton Ebu Davudi)
E ne u bëmë të pamëshirshëm me nënat tona , në vend që t`ia lehtësojmë
ne i bërtasim dhe i`a rëndojmë barrën dhe brengat... O Zot në çfarë gjendje
ka rënë ummeti i Muhammedit a.s. që të mos mundet ta njoh veten..
E profeti Muhammed ishte i dhembshur edhe për kafshët , për bimët , për
shtazët. Fetyllah Gylen thotë në librin e tij: “ Po , nga kuadri i mëshirës së tij
as milingonat nuk janë përjashtuar. Këta njerëz që nuk shkilnin as milingonat
, a mund t`i bënin keq kujt? Jo , ishte e pamundur që t`i bënin keq kujt me
dashje a me të ditur! Cdo vdekje e çekuilibruar do ta prishte ekuilibrin
ekologjik dhe do të nxirrte në shesh një defekt të vështirë për ta
përshkruar.”121 A mundin që çerpiqtë e identitetit të rrudhoseshin me këtë
pamje dehëse e cila flijon jetërat drejtë pafundësisë së Besimit? Apo ndoshta
idhëtia dhe indinjata e thellë e devocionit kishte humbur kuptimin te krijesa

121
shih: Dritë e Pashuar , Fetyllah Gylen , Tiranë 2004, fq.417
120

e quajtur njeri? ... U ndala për një çastë me meditimin tim! Kthej kokën në të
djatht dhe shikoj bilbilat me zërin e tyre të magjikshëm të cilët na ftonin në
vallen e engjujve në gjithësi. A nuk tha Profeti Muhammed a.s. në një hadith
të tij duke krahasuar njerëzit me mineralet se : “ Njerëzit u ngjajnë krejt
mineraleve të arit e të argjendit. Të dobishmit në kohën e injorancës , pasi të
hyjnë në Islam e ta përvetësojnë atë , mbeten prapë më të dobishmit.” 122
Mineralet që dëshmojnë forcën , integritetin , njerëzoren , magjiken , fuqinë
ekonomike , krenarinë e popujve , mineralet të cilat e sfidojnë mendjen e
njeriut dhe janë të përhapura aq shumë nëpër gjurmët e teknologjisë dhe
studimit të kaosit , ishin një vokabular i përditshëm i më të ndritshmit
Profetit Muhammed. Dhe periudhë pas periudhe , konsolidim pas
konsolidimi , lindën shkëndijat e para të ummetit islam. Periudha e fshehtë e
thirrjes kishte filluar të ndryshoj pamjen e saj , tashmë represionet ,
pengesat dhe frika ishte shtuar. Të dhunshmit vazhduan dhunën e tyre ndaj
pafajësisë muslimane. I vetmi faj që kishin ishte fjala : Nuk ka Zot tjetër
përveç All-llahut dhe se Muhammedi a.s. është rob dhe i dërguar i Tij... E si
mund të duroheshin torturat në prani të Krijuesit të botrave , ty dyshon se Ai
sheh çdo gjë dhe len robin e tij skajshmërisht në këtë udhëkryq? Erdhi
urdhëri i shpërnguljes! Lotët rrjedhnin rrëke si ferman i shpirtit të mjerë.
Fletëzat e belbëzuara kalimthi kaliteshin nën faqet e skuqura dhe të
dendura. Për një çastë mu kujtua kjo lirikë përgjërimi:
“ Robi yt mëkatar po të vjen , o Zot,
Po të lutet tek mëkatet i pohon;
Po më fale , më fal se je i Lartë!
Po më përzure , veç Teje kush më mëshiron?”123 Sa madhështore janë
këto fjalë shpirti që menzi më mbajnë gjallë në këtë dyndje identiteti. O
vëlla dhe oj motër muslimane ndalu një moment dhe kujto këtë përshkrim të
madhërishëm që i bën Fetyllah Gyleni thirrjes së Muhammedit a.s.
Ai , pra thotë: “ Namazi në shprehjet dhe pohimet e tij; abdesi me të cilin
ulet e ngrihet , shok për njeriun të cilit ia eliminon vetminë dhe ia ndriçon
rrugën me dritat e veta; ezani që qarkullon nëpër damarët e njeriut si gjaku
dhe jeta , që rrjedh si lumë para derës së shtëpisë së tij , që rrjedh dhe
mbledh përpara çdo llojë ndryshku e papastërtie; zekati dhe sadakaja që
hedhin shtat si selvitë e lëkunden , duke uturitur , i trembin shejtanët , që , si
begati e rehati , ua mbështjellin shpirtrat e atyre që shkojnë në namaz;
agjërimi që krejt si një urë i bashkon masat njerëzore të shkëputura njëra
prej tjetrës , që i ngjitë copat si një saldaturë e shëndoshë; haxhxhi që
mbron si mburojë të zotin , që për ta ndihmuar atë të hyjë në xhennet ,
shëndërrohet në një portë të fshehtë në muret e tij dhe si një saki me poçen
e verës në dorë i afron atij të mirat e xhennetit; xhihadi që i arrnon të
grisurat si një rrobaqepës , që i pastron njollat si një larës kufomash , që i
bën bashkë të gjithë besimtarët si një kuvend konsultimi; dhikri dhe lutja që
mbyllin rrugët që shpien për në xhehenem duke u vënë gjoksin si një therror
, që si një nëpunës pritjeje , hapin rrugët e xhennetit dhe u thonë njerëzve “
122
Vepra e lartëcekur, fq.373
123
Burimi i lartëcekur: fq.313
121

mirë se erdhët” dhe që si një baba i dhembshur kundërshtuesit dhe inatçorët


i lidhin me zinxhirë e i zvarrisin drejtë parajsave ; zbatimi i urdhërave dhe
rrespektimi i ndalimeve , që si një mjet ndërlidhjeje , i lidhin e i takojnë e i
lëjnë të bisedojnë me njëri-tjetrin Krijuesin me krijesën; marëdhënia dhe
mirëkuptimi farefisnor që si një polic trafiku , si një roje dere zë kryet e
udhës e vendin para portës e rregullon vajtje-ardhjet dhe hyrje-daljet; të
gjitha këto , pra në shprehjet dhe pohimet e tij( Muhammedit a.s.) ,
shëndërrohen secila më vete , në një motiv të gjallë që si një nënë , hapin
prehërin e presin , që bëjnë gjygj me njerëzit dhe ftojnë për gjykim , që
bisedojnë me ta e premtojnë , që i kërcënojnë ata nga frika se mos
rrëshqasin nga udha , që i kapin për jake e i shkundin mirë e mirë;
shëndërrohen kështu dhe pothuajse i magjepsin dëgjuesit...”124
E ti o i ri i mbuluar nga jeta , fjalët , padrejtësitë , amoraliteti , krimi ,
fatkeqësitë , a harrove fjalët e Krijuesit drejtuar Pejgamberit a.s. ku
tingëllojnë : “O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i
thirrur). Dhe madhëroje Zotin tënd! Dhe rrobat tua pastroi! Dhe të
keqes së ndyrë largohu! Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket
shumë! Dhe për hir të Zotit tënd duro! “ (El-Muddeththir:1-7)

2. Më trego si mendon , të tregoj si udhëheq?!!

Një labirinth estetik i përplasur për çdo fiasko fiziologjike zgjon këtë
konstatim të fundit si një koncensus i trupit të njeriut. Koncensus i fituar mbi
baza të përsiatjes filozofike të jetës së individëve në shoqëri si sui generis
dhe shoqërisë të përbërë nga individët. Intelegjenca e tyre varet nga
shfrytëzimi i mendjes në të mirë të shoqërisë dhe njerëzimit në tërësi në
vend të pranimit të urdhërave të ngurta të strukturës partiake të jetës.
124
Burimi i njejtë: fq.294-295
122

Njerëzit habiten kur them se jeta ka një strukturë të veten njejtë siç ka edhe
partia e cila identifikohet me termin “ prostitutë.” Pse është kështu , duhet
të konstatojnë analistët e sinqertë të teorisë së këtillë dhe të fshehen
evolucionistët nga turpi i shekullit XXI. Këtë qasje e ndërtojmë mbi parimin e
objektivitetit dhe sinqeritetit të mirëfilltë. Duke u nisur nga ky parim
konstatojmë se shoqëruesit dhe shkruesit e demokracisë liberale ndërtuan
një imazh negativ në shoqëri duke praktikuar forma evolucioniste të
sistemimit të jetës. Organizimi i jetës është një domosdoshmëri e kohës e
cila po kreiron politika që po na bën të flakemi pas maskaradave të gjelbërta
të histerisë. Konceptimi i jetës fillon çdoherë me krijimin e idesë ,
planifikimin , organizimin dhe , procesin e jetësimit të idesë e ndjekë zhurma
e jashtme e cila ka prirje për t`i ndryshuar rrjedhat e depërtimit dhe oscilimit
të kësaj ideje në cakun e dëshiruar ose final. Misterioziteti i thënies se ideja
është kapital ndërkaq çdo gjë tjetër është para , sot e kësaj dite ka lënë me
gojë hapur shumicën e ekspertëve të ekonomisë. Rrënjësisht deklaruan se
do t`i ndryshojmë sistemet që do të kalojmë nga sistemi njëpartiak në atë
pluralist , nga sistemi autokratik i udhëheqjes do të rregullojmë jetën tonë
me sistemin demokratik të udhëheqjes ! Ky unanimitet në reciklim e sipër
është bazuar mbi pompozitetin e diagnostifikimit të mineraleve të
njëpasnjëshme që lindin dhe gjenden në fundin e fundit të tokës së butë.
Konfliktuiziteti i parimeve dhe përmasave të këtilla është vetëmse një
dëshmi plus e asaj çka konstatuam si një papastërti e fjalëve dhe
emërtimeve të traumatizuara që nga lufta e dytë botërore. Ose më mirë
thënë konceptet e romanit “Hasta la Vista” të Petro Markut simbolizojnë një
vrasje të këtillë të njëtrajtshme. Një pranim i këtillë nga ana e parimeve të
një sistemi dhe deklarimi se tërësisht jemi larguar nga ish-sistemi ndërkaq
funksionojmë ende sot e kësaj dite mbi baza dhe parime të ish-sistemit
është një denduri skizofrenike që ka kapluar secilin skaj të rruzullit tokësor. E
kam thënë edhe herave tjera se proklamuesit më të mëdhenjë të
demokracisë liberale sot , janë komunistët e përbetuar të periudhës së
dikurshme. Globi si tërësi ende sot e kësaj dite gjendet në fazën e
tranzicionit nga një sistem në sistemin tjetër. Shumica e analistëve politik
një konstatim të këtillë mund ta refuzojnë me të parën. Disa analistë tjerë do
të më llogarisnin si një kërkues i ish-sistemit edhe pse as një vit të plot të
jetës sime nuk e kam kaluar në atë sistem , por jam rritur dhe frymuar në
këtë sistem që sot njihet në botë me emrin demokracia liberale. Nuk e them
nga hamendja se komplet globi është në një tranzicion sistemesh ngase
ende sot e kësaj dite në botën e civilizuar dhe të demokratizuar që njihet në
rruzullin tokësor si djepi i civilizimit të demokracisë liberale , fjalën kryesore
e kanë partitë e majta socialiste që janë fosilet e fundit të periudhës
evolucioniste. Ato parti kanë një lobi aq të fortë në rruzullin tokësor saqë
edhe sot e kësaj dite bota në tërësi është e lyer me idetë dhe mendimet e
tyre ideologjike. Është e justifikueshme të konstatohet se jemi duke ndërtuar
një klimë të sistemit të ri demokratikë ,por duke u munduar në shkrirje të
ideve progresive në ide demokratike dhe zhdukjen e regresit ideologjikë të
periudhës së kaluar të udhëheqësisë së botës. Atëherë do të isha i qetë dhe
123

nuk do të reagoja në këtë mënyrë të vrazhdë. Porse të thuhet se komplet


sistemi i vjetër është zhdukur nga faqja e dheut duke lënë në rruzullin
tokësor vetëm faqet e zeza të historisë është një demode e cila mund të
shitet dhe të blehet vetëm në tregun e kafshëve. Secili sistem në rruzullin
tokësor ka anët e saja pozitive dhe negative , do t`i ketë anët negative
përderisa edhe ai sistem është shpikje e njeriut. Këtu nuk flasim për sistemin
që nuk është shpikje e njeriut dhe që është i përkryer . Por , duhet që
objektivisht të pranojmë disfatat , dobitë dhe njohjen historike ndaj vlerave
të secilit individë në rruzullin tokësor. E në atë moment ne do të ishim
civilizues dhe jo robërues. Siç ndodhi rasti me përkthimin e literaturës
filozofike greke në gjuhën arabe dhe njoftimin me këtë filozofi nga ana e
Europianëve të mëvonshëm. Enigma historike ka lënë gojëhapur mijëra
fletëza të bardha që presin të zbukurohen dhe të thurren në to realitete dhe
të vërteta. Fletëzat e tilla janë të zhgënjyara nga logjika se fituesit e
shkruajnë historinë ashtu si dëshirojnë ata , ajo kërkon drejtësi. Në gjygjin e
krimeve i akuzuari ndërmjet tjerash trimërisht tha: “ Kërkoj drejtësi , nuk
kërkoj mëshirë..” Ky zgjim i fundosur absorbon afër vetes energji nukleare
për të sulmuar si në : Hiroshim e Nagasaki! Frymëmarrja e rënduar nga
celulitat e trupit ngarkon një mendim të hudhur në rrugët e errëta të
mërgimit. Sinkronizimi i vlerave të dyfishta u hudhë në zjarret e
njëpasnjëshme të urrejtjes dhe xhelozisë. Përparimi teknologjik u vëndua
mbi peshojat e zgjimit njerëzor dhe vëndimit të funksionit të njeriut mbi
konceptin e ndërtimit të lumturisë në këtë botë. Gjysma e rrugës së vështirë
veçse është realizuar , nevojitet edhe një kompozim i trefisht në
rrumbullaksimin e indugjencës formale të shekullit që po e frymojmë.
Njerëzit e mëdhenjë llogariten ato që i vëndojnë vlerat mbi përmasat e çdo
frike të realizuar në rilindjen e re të këtij skenari magjik. Relacionet njeri-
njeri filluan që të zbehen nga ana e kësaj logjike dogmatike e mesjetare të
ideologëve të caktuar të shoqërisë. Soditësit e bukurisë filluan që të humben
thellë nën analet e historisë! Ky vlerësim i mendimtarëve dhe ideologëve të
këtillë nuk është histori në vete , por një lëvizës dhe një shtytës i dashurisë
utopike mbi esencën e realizmit socialist. Përdorimi i një fjalori të
stërngarkuar me terma dhe fjalë që revanshojnë idenë dhe mendimin tonë
mendoj se është një zbukurim si arabeska nëpër xhamitë e Andaluzisë.
Përcaktimi i devotshmërisë në njërën kahje zgjon frikën dhe dhimbjen e
përtacisë në kahjen tjetër. Një ligj i këtillë natyror frikëson avenun spanjole
të konstrukturuar mbi tragjedinë më të madhe në historinë e njeriut. Mërija e
cila i ka kapluar njerëzit e shekullit ku po jetojmë u shëndërrua në një idolë
pragmatik për mijëra admirues të muzikës rok. Brendingu i muzikës dhe
shëndërrimi i saj në një filharmoni muzikantësh amator u realizua në fundin
e shekullit të skuqur. Edhe pse e dijmë se nuk bën të veprohet në të
kundërtën e jetës , ne nuk pyesim njeri , ligj , kodeks , por vetëm veprojmë.
Sistemi i ndëshkimit të këtyre veprimeve ka filluar që të vyshket , myket dhe
së fundi e ka kapluar korozioni dhe si duket do të lindë nevoja e
zëvendësimit të logjikës së demokracisë liberale të mykur dhe të korozuar ,
me logjikën kanunore të popujve Ballkanik. Do të hidhëroheshin me mua për
124

shkak se nga më e keqja po simbolizoj në më të keqen , në vend që të gjejë


një zëvendësues të këtyre antivlerave me vlera të mirëfillta. Egoja e shfryrë
harron zgjimin në kohë dhe lind ndjeshmërinë e akullt të mureve të zgjatura
të shoqërisë. Sinteza reale e paraqitur si një ofshamë e zbukuruar krijon
secilën harmoni të shkronjave të ngurta të gjithësisë. Ondulimet e fildishta
sfidojnë kohën e mjegulluar pas cdo skaji të Përjetësisë. Homogjeniteti i
mendimeve të errëta hudhet në vallen e demokracisë liberale. Individi
mendon se i`a arriti qëllimit kur u pajtua me një konstatim të këtillë a-logjik.
Të njohësh njeriun është puna më e vështirë në rruzullin tokësor. Logjika e
shëndosh që rrjedhë nga zemra e shëndosh mëson njeriun se nga njeriu te
njeriu ekziston një hendek i thellë i cili për t`u kapërcyer nevojiten
mileniume. Fetishizimi i këtij mendimi do të krijonte barrierat e rradhës në
mirëkuptimin tonë në shoqëri nga ana e njerëzve tjerë. Individi gjithmonë
duhet që të fillojë nga vetvetja për t`i jetësuar dhe aplikuar ndryshimet.
Individi për individin është një pasqyrë e pastërt ku krijon një fizionomi që
ekziston duke vënduar standardin e fizionomisë që dëshirohet të arrihet.
Ujdia e sekondave të jetës për shfryrje të këtij individi drejtë një grupacioni
më të madh të quajtur shoqëri është për të marrur lakmi. Nuk dëshiroj që të
lëvizë nga vendi , dua që gjithmonë të jetoj nën këtë hije , mirë jam , nuk
kam nevojë për askend; kështu konstatoi fluturuesi i rradhës i
përmutacioneve dihotomike. Në një vend të ngurt me plot e përplot
individë , shoqëri kolorite ndërmjet xhunglash dhe civilizimesh të
njëpasnjëshme , sarkazëm të krijuar në filmat vizatimor të Tomit dhe Xherit ,
nevoja për udhëheqjen dhe udhëheqësin është domosdoshmëri fizike dhe
shpirtërore e këtyre shoqërive. Secili eveniment në shoqëri njeh logjikën
shkak-pasojë dhe ligjet ose rregullat që dalin nga një logjikë e këtillë duhet
të firmosen nga zemrat e ideatorëve dhe kreatorëve të këtij koloriti
grupacionesh. Shoqëria e ndërtuar mbi bazën e dallimeve është një frymzym
që kalit çdo mentalitet të vjetëruar nga për nga ana e përdorimit të saj. Një
sharje e re e lundruesit të ri! Filloi periudha evolucioniste , gjurmët e
vdekura të identitetit njeri filluan që të shtalben ny për ny. Jeton vetëm një
rreze e lëshuar si një ve në moshë ku burri i saj ka rënë në betejën e
Mogadishos në mbrojtje të atdheut nga agresori Amerikan. Urrejta e lyer si
një mentalitet skizofrenik krijon mijëra brenga të bashkuara në
homogjeminizmin e dendurive të pacipë. Një mission i pamundur , në
mbrojtje dhe liri të këtij vendi , këtij civilizimi. Bien muret e civilizimit ,
harxhohen miliona dollar në larje truri , në misionar , ndërkaq misioni ka
emrin , liri për këtë popull. Absurd i përshkruar vetëm në romanin “ I huaji”
të Albert Kamysë. Ky absurd afron afër vetes mijëra dashamirë të stilit gotik
të veprave artistike. Sot është bërë trend botëror lloji i filmave që njihen me
emrin si triologji dhe fëmijëve të vegjël në vend se t`u spjegohen dhe
mësohen përralla për ngritjen e moralit të tyre ato rriten dhe mësohen me
botën e seksit , të çorodive , filmave serik spanjol , botës së egër të krimit.
U zgjua nga gjumi i thellë ky luan i qëndresës dhe i demokracisë , besatim i
shekujve të Buharasë dhe qetësi e zemrës së Saharasë... Trokiti në derën e
rëndë tonëshe ky uragan makiavelistik që xhunglën e bukur dhe të falur sic
125

ka dashur Krijuesi , dëshiron ta zhdukë nga faqja e dheut. E Xhimi i vogël i


rritur i ushqyer në xhunglën e majmunëve, luanëve dhe gjarpërinjve , sot me
armë në dorë është nisur për të zhdukur sojin e fundit të këtyre gjallesave të
çuditshme. Një film i xhiruar nën kamerat e Hollivudit krijon epërsinë e
civilizimeve. Epërsi të çuditshme na servojnë këto mediokër stilistik të fundit
të Imperisë më të Re. Është rasti i njejtë si me Sheikun Arab i cili në vend që
të investojë para në zbutjen e varfërisë në botën e ashtuquajtur të tretë , ai
blen një kopsht zoologjik në mesin e Londrës për miliona euro. Ndërmjet dy
ekstremeve njëri në dashuri të kafshëve e tjetri në përbuzje të kafshëve ,
edhe pse ky i pari natyrshëm është i dashur në njerëzit , ekziston një
konstantë filantropike që sfidon cdo rini të lindur në mesin e artë të fuqisë së
civilizimit të fundit. Ky civilizim dha amanetin e fundosjes në arkivolin e
blertë të devotshmërisë. Ajka e ënjtur e lidhur si zinxhirë flertesh rilindë një
mutacion të feshitizuar gjeneaologjik. Brumosja e frymës së re afron
cicërrimat e reja të këngës së vjetër të bilbilit. Realitet i hidhur si në
hendekun e zgjeruar dialektik. Njeriu harron njeriun , porse jeta nuk mund të
pranojë një identifikim të këtillë antivlerash. Një fytyrë e mrrolur qëndron në
qoshin e rrugës si sarkazmë prej zjarri e ndërtuar në shekullin XVIII.Sulm i
organizuar si në filmat e All Capones. Të ndryshosh raportin për vdekjen do
të paguaj , ose nëse nuk ndryshon raportin për vdekjen , do të lindin
problemet e reja. Kësaj i thonë kërcënim , krim , akt verbal i ndërtuar mbi
gjendjen pagjendje dogmatike.
Nga e thëna në të bërë qëndron një det i tërë. Kështu patë thënë urtia e
popullit fisnik , por akceptimi i kësaj logjike nuk depërtoi më larg sesa veshi i
shurdhër dhe sytë memec .Sodoma dhe Gomorra u pasqyruan si dishepuj
politik mbi historinë e qytetit të Platonit. Ato qytete ishin , por u bënë
identitete duke sulmuar njeriun , duke shkelur mbi besën e dhënë dhe duke
frymëzuar ushtarët e Djallit drejtë pushtimit të botës. Për asnjë çast nuk
menduan që të frymojnë lirshëm si një tokë e mbjellur me petka jeshilesh ,
por u tmerruan si SEKAR në ferr...Prej atij momenti nga liria e njeriut u
hudhën prangat në duart dhe këmbët e tij, lindi i lirë , ndërsa u robërua nga
helmi gjarpërues i logjikës ngacmuese. Cdo njeri në këtë botë vlen aq sa
devotshmëria e tij është vënduar në spikame , përderisa devotshmëria e tij
kalon nga një iluzion në ëndrrën e parealizuar të filozofit të trembur , në atë
moment lind sulmuesi më i madh i njerëzisë. Dashamirët e nacionalizmit ma
ngushtuan identitetin , nga identiteti njeri më shëndërruan në një adhurues
të Yjeve , Hënës , Diellit , Tokës. Nga gjërësia e zemrës më thumbuan thellë
nën kthetrat e ideologjisë së mbrapsht tejoqeanike. Athua vallë do të lind
një njeri i cili do urrej vërtetë padrejtësinë , korrupcionin , orgjinë ,
homoseksualizmin , prostitucionin , narkotikët , zhveshjen , pijet alkoolike ,
lojërat e Djallit ( bixhozi , loja e fatit etj) , fallxhorët , ....? Ndoshta edhe
ekziston ndonjë njeri i këtillë i cili sistematikisht i urrenë të gjitha këto , i
sulmon , bën ç`mos që shoqëria njerëzore të lirohet nga ato dukuri negative.
Por , termin ndoshta do e zëvendësojmë me parashikimin tonë për fatin
tragjik të miliona njerëzve në rruzullin tokësor. Pasi u helmuan me dukuritë e
atilla negative , ato filluan të dashurohen në to , të pjeken , të rriten , të
126

shumohen , të plaken dhe në fund edhe të shkatërrohen. Ndërsa , faza para


shkatërrimit të tyre është një paralajmërin për fuzimin e atyre dukurive tek
masa e re. Kësaj i thonë pendim i vonuar!
Leo Strauss në librin e tij “Qyteti dhe njeriu” fq.99 tha:” Cdo regjim i shtrin
ligjet me një imazh të vetëruajtjes dhe mirëqenies për avantazh të vet. Nga
kjo vjen që përulja ndaj drejtësisë nuk është nevojshmëri e përparimit të
atyre që nuk i përkasin regjimit , apo të shtypurve , por ndoshta është në të
keq të tyre. Dikush mund të mendojë se regjimi do të mund t`i shtrinte ligjet
me një vizion të së mirës së përgjithshme , të sunduesve dhe të sunduarve.
Që e mira e përgjithshme do të kishte qenë qenësisht e mirë , jo thjeshtë
prej vyrtytit të dekretimit të saj apo marrëveshjes; do të kish qenë ajo që
prej natyre është e drejtë; do të ishte e drejtë e pavarur dhe më e lartë se
ajo që qyteti e deklaron si të drejtë; drejtësia nuk do të ishte pastaj së pari
dhe esencialisht ligjshmëri kundër tezës së qytetit..”
Koncepti i këtillë i një lirie të skajshme në demokracinë liberale lind si
rezultat i një dogmatizimi pluralist në ideologjinë e mendjes. Drejtësia prej
kah të vjen , duhet të jetë natyrore , d.m.th. e lidhur dhe e puçitur thellë me
vlerat morale dhe konceptin e Hyjnitetit. Një aludim i këtillë serioz i autorit
na qartëson rrugën e perceptimit të jetës nga ana e filozofëve europian.
Kulmi i këtij civilizimi është i lidhur ngut për ngut me fillet e saj , qyteti i
paramenduar i Diellit nuk plotësoi ëndërrën e miliona ëndërrëmtarëve për
një jetë të qetë tamam utopike si logjika marksiste e konceptimit të jetës.
Individi për të jetuar i lirë duke të ndjekë norma dhe koncepte të njohura me
emrin si ligje. Nëse thyhen ato, do të thyhet edhe liria e tij , qyteti ka të
drejtë mbi të, dhe shoqëria do të gjykojë me një dënim të vrazhd në bazë të
shkallës së thyerjes së këtij ligji. Kjo njëanshmëri e paraqitur tek klasikët e
filozofisë europianë na bënë me dije se shoqëria njerëzore do të vuaj për
miliona vite , përderisa nuk paraqitet qartas ajo e vërteta , natyrale , e cila
buron nga Krijuesi i saj dhe jo nga krijesat. Po nqs krahasojm apolegjetët e
kësaj logjike me rrethanat dhe kushtet e mesjetës së Hyjnitetit të Krishter ,
pa dyshim logjika e qytetit të pastërt të Diellit ku do të sundojnë ligjet
pozitive do të ishte më e pranueshme për mendjen dhe zemrën e çdo njeriu
në rruzullin tokësor. Nuk dua që të përbuzë një ideologji , sistem , ose vlerë ,
dogmë , zakon ; por të bëjë me dije se vlera nga vlera dallon dhe në
momente njëra është më e pranueshme se vlera tjetër. Shembull tipik në
shoqëri kemi diktatorin gjerman Adolf Hitler i cili sipas disa analistëve
politik , historianëve , ai ishtë gjeni në vete. Për disa individë edhe Marksi
ende është gjeni i shoqërisë njerëzore. Edhe pse mendja e shëndosh ,
zemra e pavarur dhe shpirti i çiltërt u bindën se e panë me sy antivlerën e
cila u pasqyrua në shoqëri nga ana e këtyre mikrobëve të shoqërisë , prap se
prap ende sot e kësaj dite ekzistojnë propagandues të këtyre ideologjive dhe
antivlerave që në kohë të tyre ishin “vlera’ më të larta të civilizimit. E njejta
gjë po ndodhë edhe ditët tona , d.m.th. historia po përsëritet , mjeket
bullgare filluan që të zgjerojnë virusin e Sidës në mesin e një “ rrace
terroriste” në rruzullin tokësor. Sida është një sëmundje e pashërueshme që
krejt bota është zgjuar në luftim të kësaj sëmundje , ndërkaq kur bëhet fjalë
127

për dominimin ideologjikë , zhdukjen nga faqja e dheut e një religjoni dhe një
populli që po paraqitet si kërcënim për botën , është vlerë e komplet botës
perëndimore që duhet të mbrohet me mish e me shpirt. Dhe drejtësia e
qytetit të Diellit u vëndu në mbrojte të padrejtësise ku fëmijët libanel i quan
sindroma psikologjik të shekullit XXI , ndërkaq mjeket bullgare që bënën një
akt të atillë ç`njerëzor si zbuluese dhe meritoret e rritjes së dominimit të
botës perëndimore mbi botën lindore. A nuk veproi njejtë edhe Hitleri kur
ndau shoqërin në superior dhe inferior ku inferiorët inskenoheshin nëpër
furrat e nxehta dhe piqeshin si pite ato qenie të pafajshme njerëzore. I vetmi
faj pse ato piqeshin në atë mënyrë është se kishin fatin e inferiorit dhe nuk
llogaritnin vlerë atë çka sundimtarët e vlerësonin si të atillë. Po lufta e
opiumit në Kinë a nuk ishtë një formë e tregimit të kthetrave nga ana e këtij
civilizimi të mykt dhe të pavlerë ndaj njerëzimit? Ndaj këtyre gjërave duhet
të heshtim sepse në këtë mënyrë do të thyejmë ligjin që e vendosi më i forti
dhe ku është i destinuar më i dobti në humbje dhe shkatërrim. Ligj i ndërtuar
me djersë nga ana e Lamarkut dhe Darvinit. Koncepte të këtilla do të
ekzistojnë përderisa baza e kësaj demokracie nuk vuloset dhe stoliset me
atë që e quajmë Hyjnitet , por jo Hyjnitet i Papatit e as i Protestantëve
Europian. Natyra e pastërt e Hyjnitetit njihet në një civilizim që tashme e
kanë shëndërruar në monstrum dhe inferior ndaj vlerave të Diellit , Hënës ,
Yjeve , Reve dhe homoseksualëve grek. Gjenialiteti i tyre në filozofi nuk
diskutohet , kontributi i tyre për njerëzimin nuk diskutohet , vlerat e tyre
morale dhe njerëzore , diskutohen rëndë nën peshojat e logjikës së sinqert
shoqërore. Vlera është e pastërt për nga esenca e saj , por fiton papastërti
kur fillon të aplikohet dhe ndryshohet mbi baza të qejfeve vetjake të Egos së
Individëve.
Herbert Spenceri në librin e tij “ Njeriu kundër shtetit” fq.49 ndërmjet tjerash
thotë:
” Merrni një peshore , vini shumë gurëz peshe në njërën pjatëz dhe më pak
në tjetrën. Hiqni gurët e peshës , një mbas një nga pjatëza më e ngarkuar
dhe vëni te tjetra. Dikur , do të krijoni drejtëpeshim; po të vazhdoni ,
pozicioni i pjatëzave ndaj njëra-tjetrës do të jetë i kundërt. Zëreni se shtaga
e peshores është ndarë në dy pjesë të pabarabarta dhe se pjatëza më pak e
ngarkuar ndodhet nga krahu më i gjatë; atëherë , duke qenë se zhvendosja
e çdo guri peshe sjellë pasoja shumë më të mëdha, ndryshimi i pozicionit ka
për të qenë më i shpejtë. Po e përdorë këtë figurë për të ilustruar se çfarë
sjell zhvendosja e njëpasnjëshme e individëve , nga masa e qeverisur e
komunitetit në strukturën e qeverisjes. Kjo zhvendosje e dobëson njërën anë
dhe e forcon tjetrën në një shkallë , ku e ku më të madhe sesa ndryshimi
numerik përkatës. “
Drejtëpeshimi ose balancimi i vlerave ka qenë një dukuri e studiuar mirë nga
ana e sociologëve europian. Por , nuk guxon që të mbetet vetëm dukuri e
spjeguar dhe e hulumtuar , por edhe e praktikuar në jetën e çdo shoqërie
dhe grupacioni në këto shoqëri. Baza numerike e vlerësimit të veprave jo
gjithmonë sjellë dobi. Njerëzit shpërblehen sipas qëllimit të tyre. Kështu na
vjen një porosi e thuktë nga Orienti. Qëllimi është vlerë me të cilën duhet të
128

maten vlerat , ne nuk mohojmë logjikën matematike të perceptimit të jetës ,


e as që bëhemi gnostik që të mos besojmë asnjë dukuri ose Mbifuqi Natyrore
që ndodh në rruzullin tokësor. Sikur të vepronim në këtë mënyrë do të
futeshim thellë nën analet e brishta të historisë së jetës. E kundërta e kësaj
anomalie të pasqyruar është vizualiteti logjik i secilit parametër që tingëllon
kumbueshëm në shoqërin njerëzore. Normim i i tillë i plagjiaturave të
fundosura dhe superiore në shoqëri na bënë me dije se studimi i dukurive
negative është bërë vet dukuri negative në vete nën konceptet e këtilla të
kësaj logjike pa krip.
Muhammed Sharavi thotë: “E mira dhe e keqja janë dy prej temave më të
debatuara, të cilat kanë shkaktuar polemika të shumta. Shkaku kryesor i
këtyre polemikave është mosnjohja e saktë e qëllimit të jetës së qenies
njerëzore.”
Por këtu nuk po bëhet fjalë për të mirën dhe të keqen , por për identifikimin
e dukurive dhe zotësinë e një identifikimi të suksesshëm në shoqëri.
Përderisa edhe nën këto terme fshehim dhe nuk kreirojmë logjikën e të
mirës dhe të keqes si vlera që paraqiten si antipode në shoqëri , asnjëherë
nuk do të kemi mundësi të gjejmë shenja dalluese midis mendimeve , ideve
dhe ideologjive të ndryshme që synojnë udhëheqjen me botën. Por , unë jam
i bindur se e mira dhe e keqja e secilës ideologji njihet shumë bukur nga
kreatorët e luftërave , politikave dhe strategjive të reja në terren. Por ,
shtrembërimi i tyre me të vetmin qëllim që ato të dalin fitimtar është një
mëkat i rëndë shoqëror që sot po e paguajnë miliona njerëz të pafajshëm në
rruzullin tokësor. E mira dhe e keqja nuk janë dukuri statike në shoqëri , por
dinamike. Secila palë posedon veti të dy dukurive që përmendëm më lartë.
Shoqëria nuk mund të anashkaloj një sulm të organizuar mbi dukurinë e së
keqes duke e vënduar në funksion dukurinë e së mirës. Ligji dhe kodesket
shoqërore nuk funksionojnë si duhet kur në jashtë sistemit njerëzor e
largojmë mentalitetin dhe idenë e pjesëmarrjes së shpirtit dhe edukatës
shpirtërore në vendosjen e përditshme të individëve dhe shoqërisë. Jeta pa
shpirt është e vrazhd e dogmatizuar skajshmërisht dhe e tmerruar nga
erërat e rënda të tymosjes së mëkateve të lindura dhe promovuara nga
ushtria e Satanës.
Muhammed Sharavi prap tha:” Shkaku i stërlodhjeve është ky vizion i
gabuar, pasi njerëzimi është duke pasuar herë një ideologji, e herë një tjetër.
Ata që e perceptojnë jetën e kësaj bote, si qëllimin e tyre të vetëm, do t’a
kalojnë jetën e tyre me shumë peripeci të ndryshme.”
Modaliteti i zymt i këtillë nuk funksionon pa ndihmën e parametrit stabilizues
në shoqërinë njerëzore. Bashkëdyzimi i së mirës me të keqen në një vend të
përbashkët është shëndërruar në një lapidar të kuadratit historik të rrotës së
stagnuar shoqërore. Përfundimisht përmes njohjes së vetive ,
karakteristikave , përmbajtjes , esencës së mendimeve , lirisht përfundojmë
se ju udhëheqni një formë të këtillë udhëheqjeje. Piedestali arrihet me
mund , ndërkaq forma e udhëheqësisë shoqërore duhet të jetë sa më e
përshtatshme për mendjen e njeriut. Nëse nuk është e përshtatshme kjo
formë let zhduket dhe të lind një formë e re e cila do të jetë univerzale ,
129

mesatare dhe e pranuar nëpër të gjitha periudhat historike dhe e unifikuar


në mendjet dhe zemrat e miliarda njerëzve në rruzullin tokësor. Atë ditë e
presim me mall...Mirëutakofshim!

3.Qytetërimi i së keqës

Teori të ndryshme shoqërore që janë lansuar në historinë e njerëzimit kanë


filluar të vyshken nga ideja e integrimit ideologjik në shoqëri. Vyshkja e tyre
ka ngjallur frikë në mesin e ideologëve , por në mesin e ndjekësve të tyre
ndjehet ai gëzimi i paparë që ka cunguar me shekuj shpirtërat e tyre të
pafajshëm. Ekzistenca e një konglomerati të këtillë nuk d.t.th. se munden
njerëzit t`i përgjigjen secilës sprove që hudhet në tregun e blerjes së
“fletëaksioneve” të përditshmërisë së fjalës së lirë. Në esencë fjala e lirë
ekziston vetëm si term aq sa mundemi të konstatojmë se gjithëcka ndryshon
përvec ndryshimit. Si hije e ndjek bindja njeriun gati se në secilin skaj të
rruzullit tokësor. E bind që duhet të favorizojë epshet përballë logjikës dhe
moralit të sinqërt. Edhe pse njeriu i madh në historinë e njerëzimit erdhi që
t`i plotësoj moralet më të larta , individi i vogël nga logjika e stuhisë në Gang
si gangrenë u rëndua mbi ngjyrosjen e identitetit politik në rruzullin tokësor
dhe krijimin e Hyjnitetit të rrejshëm në zemrat e secilit individ. Ky Hyjnitet
edhe sot ekziston nëpër trotuaret , kafiteritë , diskotekat dhe stilin e jetës
me ekstaza dhe marihuana. Reportuaret e muzikës hard rok nxisin këtë
Idhull karshi Hyjnitetit të natyrshëm. Idhujtari moderne dhe postmoderniste
që fatkeqësisht mundemi ta takojmë dhe hasim edhe disa kilometra larg
qytetit prej ku u shkatërruan idhujt. Disa binden në të vërtetën reale , ndërsa
emancipojnë logjikën frojdiste të perceptimit të gjërave. Një ide dhe mendim
i këtillë na bënë të logjikojmë rreth luftës së klasave dhe shoqërive në
rruzullin tokësor , ku më i forti destinohet gjithënjë në privilegjin e pasurisë
dhe dendurisë e levërdisë ekonomike , ndërsa i humburi i lindur si i tillë
është i dobët , i sëmur dhe shërben vetëm për t`i kryer nevojat dytësore të
të fortit. Qytetërimi i së keqes u ndërtua mbi këtë bazë si përgjigje të
reakcioneve të mëparshme që ekzistonin në rruzullin tokësor. Por , ky
qytetërim nuk guxon të harrojë historinë e lavdishme të qenies njerëzore
karshi qenieve tjera , si qenie e pastërt , e dëlirë dhe e drejtë. Pasiqë nuk
mund të gënjejë njeriu i madh kur tha se erdhë në rruzullin tokësor për t`i
plotësuar moralet më të larta. Nuk gënjen as Qenia Hyjnore kur dërgoi
njeriun e madh si mëshirë për botrat. Elemti kyc që duhet të kuptohet në
130

këtë konstatim është zhvlerësimi dhe mospranimi i këtij njeriu në sistemin e


jetës së përditshme të individit dhe shoqërisë. Deklaratat e padefinuara të
modernistëve idiot në kthimin në të kaluarën na bënë që të vlojmë nga e
qeshmja e përditshme dhe të zhurmojmë thellë me zërin e bletës puntore.
Sëpari kthimi në të kaluarën nga e tashmja sipas tyre d.t.th. kthim në të
tashmen sepse e kaluara e jonë e lavdishme nuk mungon edhe kësaj dite si
koncept që frymohet thellë nga shpirti i secilit individ. Rindërtimi i
qytetërimit të së keqës në shpirtrat e tyre duhet të proklamohet , nëse
dëshirojnë që të jëtojnë në errësirë dhe jo këtij rindërtimit t`i vëndohet termi
kthimi në të kaluarën. Tjerët ndërlidhin esencën e shpirtit me analizën e
kompozitetit të frikshëm real. Këto teori dhe të tjera që u fryen dhe u
denigruan karshi veseve dhe simbiozave ontologjike , rënduan etjen e
shpirtit për vijën e kahëzuar të qetësisë. Stuhi të ndryshme që depërtuan
deri në thellësitë e zemrave të devotshme dhe stërpikën me helm gjarpërues
edhe fundin e ri të njerëzimit , ku kjo konteston aspektin historikë të
civilizimit njerëzorë. Por , neve në këtë rast nuk po na intereson civilizimi
njerëzor si koncept homogjen dhe universal në rruzullin tokësor. Më sakt
thënë civilizimet në shoqërinë njerëzore që u gërshetuan njëra mbi tjetrën.
Në këtë rast ne bindemi edhe pse ende dyshojmë se baza e pacenueshme
shpirtërore fshehet në konsistencën e gjenealogjisë dhe ndërlidhjes se
materies me ngjyrimin fetar. Nuk mundet të hudhet asnjë teori jashta
shfuqizimit ekskluziv që i bëjnë teoricientët sistemit të njëtrajtshëm
shoqëror. Absurditeti i gërshetimit të stuhive dhe rrymymeve të ndryshme
lind ide dhe mendime që ua vëndojnë prangat trupit dhe shpirtit njerëzor. Ai
verbërohet karshi këtyre stuhive , nuk ka mundësi të depërtoj më larg se
vetja dhe si rezultat i të gjithë kësaj destinohet në dëshpërimin e rënd dhe të
kobshëm në shoqëri. Njejtë si në Perëndimin e ri me petkat e Romantizmit të
vjetër ku elokuenca e jetës u vëndua si bazë e penetrimit dhe frikës së
identitetit njeri. Secila përcarje e cila u realizua si ndihmesë e kësaj
elokuence pasqyron vetëm të vërtetën e vetme dhe objektive si sui generis
në shoqëri. Deklaratat e kishës ortodokse franceze se Europa ngeli si e tillë
ose si Europë si rezultat i kontributit të krishterizmit është e padrejtë dhe
brenda vetes ngërthen atë mllefin shekullor që bartin në shpirtrat e tyre
luftëtarët e kryqëzatave ose gjene të sojit njerëzor si rasti me “ atletin” e
Krishtit. Unë nuk jam AntiKrishti i këtij teksti që do lansoj në publikun
shqiptar. Por , do argumentojë se koloritë ngjarjesh , kulturash dhe
rrethanash duhet të emancipojnë logjikën e bashkëveprimit të kahëzuar dhe
jo inercionet frustuive të imagjinojnë lindjen e një pompoziteti të ri në fjalorin
e pluhurosur. Thelbi i së keqes nuk fshehet në të keqen si tërësi e shfaqur në
skenën e njerëzimit si fenomen i pucitur thellë në shpirtin e secilit njeri. Ajo
orientohet drejtë prishjes së asaj që Qenia Hyjnore në formën më të bukur e
rregulloi. Një përsiatje e këtillë e nxiti Ibën Arabiun të shprehet në këtë
mënyrë:
“ I dashuruari dëshiron të më Shoh,
A Unë ende më shumë dua ta shoh,
I digjet shpirti nga Etja të më Shoh
131

Edhe Ditën e Gjykimit refuzon ta pres,


Dhe Unë nga etja dua ta takoj
Edhe etja e tij pas Meje vrapon...”
Fjalë të mishëruara në Qeniën Hyjnore si insipirim dhe meditim rreth
konceptit ideal dhe logjik të aspektit normativ të kundërshtimit të
qytetërimit të së keqes. Ibën Arabiu na përkujton dashurin si koncept që e
humb , e vyshkë dhe e shkatërron të keqen si ligji i tretë i termodinamikës.
Ky koncept i cili zhytet thellë edhe në teorinë e relativitetit e paraqet
sfiduesin e jetës si inkorporues vlerash. E keqja së bashku me qytetërimin e
saj të ndërtuar mbi vrazhdësinë e paraqitjes së Satanës për të parën herë
dhe të fundit , frikëson dhe tërqethë kodekset etike në shoqërinë njerëzore.
Evoluimi i këtij qytetërimi nga e keqja në të keqen mahnitë puntorët e Djallit
të cilët krenohen para botës se më në fund do arrijnë ta ndërtojnë
“proletariatin” e dëshiruar. Një gacë që djeg rëndë dhe sy që përvëlohet
thellë nga mahnitja me veten rindërton këtë koncept të asaj që sot po e
hasim në secilin skaj. A guxon dic t`i kundërvyhet këtij qytetërimi , apo
ndoshta secili kundërvym e tymos të fshehten brenda njeriut dhe nga njeriu
lind një monstrum kurioz drejtë shërbimit sa më të sukseshëm ndaj pronarit
të tyre të njëanshëm Iblisit.
Fetyllah Gylen i inspiruar nga ky kozmos i hapur që paraqet artë të vetëm
dhe përgjithësues shprehet në këtë mënyrë: “ Virtyti rri mes popullit rrafsh
ose në minder...krenarinë edhe kolltukët më të mrekullueshëm nuk e nxënë.
Po qe se krenarinë që duket si kube , do t`ia përngjasonim , duke e
përmbysur , një humnerë , virtytin do t`ia përngjasonim një qielli që ka
zbritur në horizont..”
Elementi i kozmologjisë në fjalorin e artit të inspiruar nga jeta e së keqës nuk
guxon të duket si një konfucianizëm i ri. E as që pretendojë të hapërojë
drejtë ligjeve të pandryshueshme të cilat mezi presin të influencojnë drejtë
pragmatizmit të progresit ideologjik. Me vend e tha miku im se aty ku ka
sistem ka edhe padrejtësi. Ndërtuesit e sistemit nuk menduan në
padrejtësinë dhe me dëshirën e flakt për ta sulmuar atë u kycën në këtë
projekt të ri dhe të rënduem. Por , logjika e egos, shfrenimit , superioritetit
që ka ekzistuar që me rrethin e parë njerëzor na bën të qartë dhe të
harmonishëm se sistemi nuk mund të ekzistojë poqese nuk ekziston e keqja
dhe padrejtësia. Sistemi jo shpesh herë është e paraqitur në shoqëri si
kundërpërgjigje të së keqes , bile shpesh herë i ka shërbyer të keqes si
formë më ideale e predikimit të saj. Realistët e sheriatit islam do më
kundërshtonin në këto konstatime që kam parashtruar këtu. Ato do kishin të
drejtën e vetos bile në këtë rastë në qoftëse do të ndërlidhja unë burimin e
sheriatit islam me sistemet tjera ose me konstatimin se aty ku ka sistem ka
padrejtësi. Por , interpretuesit e këtij sistemi është e vërtetë se kanë lënë
shumë hapësira për të gjurmuar dhe lajthitur nga qëllimi esencial dhe i
vërtet. Ligjet e shumicës nëse vlejnë tek të gjithë ideologjitë dhe idetë tek
burimi i këtij sistemi bien posht sa i përket brumit dhe përmbajtjes së këtij
sistemi. Por , interpretuesit duke u bazuar në ligjet e shumicës theksuan
132

dukshëm mangësitë dhe dobësitë e qenies njerëzore karshi kuligulave të


trashëguara në shoqëri.
Konstatimi i mëparshëm se Europa arriti këtu ku është me ndihmën e
krishterizmit , konstatim i Atë Nikollës dhe kishës ortodokse franceze , bie
poshtë me hulumtimin e shumë hulumtuesve serioz të këtyre lëmijve.
Europa arriti këtu ku është m`u si rezultat i largimit të krishterizmit nga
sistemi i tyre jetësor. Por , ky sistem i cili po aplikohet sot në Europ dhe në
rruzullin tokësor është në kundërshtim me qenien njerëzore dhe i përshtatet
teorive matrialiste ku materia është shenjtërimi i gjithëckaje në rruzullin
tokësor. Për hir të jetës matriale njerëzit jetojnë , bëjnë seks dhe fundi i
gjithëckaje është vdekja e tyre dhe varrimi. Qytetërimi i së keqes i cili njihet
edhe me terma tjerë nuk mundet asnjëherë t`i dalë përpara atij qytetërimi
që ndër shekuj e cliroi mendjen njerëzore dhe të keqes i dha një STOP që
nuk mund të depërtojë nëpër vrimat e këtij qytetërimi si në vrimat e ozonit.
Më lartë sqaruam se edhe në këtë qytetërim ekzistojnë vrima përderisa e
identifikojmë me termin sistem , por këto vrima janë aq të vogla sa ka
shansa të mbyllen nëse ndryshon besimi ose mbushet zemra e intepretuesit
me besim të sinqert dhe ciltërsohet mendja e tij.
Qytetërimi i së keqës karshi specieve të saja po identifikon dogmatizimin e
veprave dhe fjalëve të thëna e të paartikuluara si duhet nën analet e logjikës
vetjake. Si duket me ngjalljen e aktiviteteve të Partisë Komuniste të
Kurdistanit , me tërhjekjen e ambasadorit të Turqisë nga SHBA , dhe me
dështimet e fundit të këtij qytetërimi në Irak , Afganistan dhe pjesë të
ndryshme të botës , kemi shpresa se do të rilindë për të dytën herë rruzulli
tokësor. Nga ky përbindësh përfundimisht do lirohet dhe në skenë do të
kthehet lavdia e civilizimit njerëzor.
Përfundojmë këtë shkrim me lutjen e Ramadan el-Butit :” O Zot , të lutem të
mos më lesh vetëm në atë që shkruaj dhe mendoj. O Zot , të lutem t`më
mbrosh nga sprova e pasimit të epsheve , bindjes ndaj mrekullive dhe
kërkesave njerëzore. O Zot , të lutem që kënaqësinë Tënde me mua ta bësh
qëllim timin përfundimtar në gjithëcka që flas dhe bëj.”

4.Xhamia e dytë (KUDSI)

Në historinë njerëzore janë zhvilluar shumë procese të rëndësishme dhe


transformime që kanë ndodhur në dobi dhe në dëm të njerëzimit. Ndarja e
shoqërisë nëpër klasa , në të pasur dhe të varfur , sistemet politike dhe
ekonomike , konceptet shoqërore , degradimi moral , sfidat dhe përballjet
133

me to , aspekte të religjioneve të ndryshme etj ; janë vetëmse një kolorit


ngjarjesh që kanë ndodhur në rruzullin tokësor. Ngjarjet e rëndësishme
përshkruhen me mall dhe mallëngjim nga ana e miliona njerëzve në rruzullin
tokësor.
Antipoda e gjitha anti-vlerave të dikurshme dhe vlerave që sot njihet nëpër
botë është ndërthurur dhe e lidhur me Krijuesin e Botrave i cili në asnjë
periudhë historike nuk e la njerëzimin në humnerë dhe krize psikologjiko-
morale. Për të ripërtrirë besimin në All-llahun Një dhe për të nxitur njerëzit
për ndjekjen e rrugës së drejtë , All-llahu xh.sh. ka dërguar shumë
Pejgamberë që nga Ademi a.s. e deri te Muhammedi a.s. Misionet
polidimenzionale të këtyre Pejgamberëve të All-llahut janë realizuar me një
mbykqyrje direkte nga ana e të Gjithëfuqishmit. Bartja e mesazhit të
monoteizmit ka qenë njëra prej barrierave të këtyre Pejgamberëve që kanë
sakrifikuar shumë për të arritur deri te caku final. Vlera e tyre nuk mund të
krahasohet me asnjë vlerë tjetër në botë e rrumbullaksuar si e mirë dhe
sintetike. Morali i tyre ishte në piedestalin më të lartë , ndërkaq ndërthurja e
kodekseve etike në rruzullin tokësor ishte parim i tyre jetikë...
Populli më problematik në rruzullin tokësor Beni Izraelitët kishin edhe numrin
më të madh të Pejgamberëve të All-llahut xh.sh. Ndryshimet në shoqërinë
njerëzore bëhen duke influencuar forca të dukshme dhe të padukshme ,
Krijuesi i botrave shpalli shumë mrekulli në rruzullin tokësor duke i
mundësuar njerëzve që t`i binden njëshmërisë së Tij e jo të heshtin dhe të
vazhdojnë rrugën e tyre drejtë ujërave të pafundme të djallit. Ftesës së
Pejgamberëve të All-llahut që bënë thirrjen e Zotit në rruzullin tokësor , iu
përgjigjën disa njerëz që ishin të persekutuar dhe blasfemuar nga ana e
sistemeve të ndryshme politike dhe ekonomike të atyre kohërave. Por ,
esenca e thirrjes në Monoteizmin nuk ishte e anashkaluar nga ana e
zemrave të devotshme , nevoja e organizimit të tyre ishte primare dhe
esenca e cdo gjeneze ideologjike u përbirua thellë nën analet e logjikës së
qetësisë shpirtërore. Egoja , shfrenimi moral dhe dukuritë e stërmbushura
negative kishin pushtuar rruzullin tokësor. Koncepti i turpit njejtë si në
shekullin që po jetojmë edhe në ato kohëra ishte ngulitur thellë nën dheun e
stërmbushur me eshtra fëmijësh femra të varrosura për së gjalli. Padrejtësia
ishte dukuri e ngjizur për cdo konkluzioni normativ. Të Dërguarit e All-llahut
ishin pishtar dhe bartës të thirrjes në të kundërtën e këtyre vetive që kishin
ngjyrosur globin në tërësi me ngjyrë të zezë. Shpirti pesimist i nënave u
mbush me realitetin e vullnetit se Ai , Krijuesi i Botrave do të gjenë zgjidhje
dhe prehje për to. Xhamia e parë e ndërtuar në rruzullin tokësor , ajo e
Mekkes ishte e mbushur me idhuj të panumërt të ideologjisë së sherrit. Sytë
dhe zemrat e besimtarëve duhet të sjelleshin në një drejtim ku do të
ndjeheshin të lirë. Një kahje , ose drejtim dhe orientim ishte i domosdoshëm
për të realizuar ritet fetare siç ishin falja e namazit dhe riteve tjera që me
kohë u shpallën nëpër librat e të Gjithëdijshmit. Xhamia e dytë në rruzullin
tokësor e ndërtuar është Xhamia Aksa në Jerusalemin e sotëm. Na është e
njohur rrethana ku përshkruan udhëtimin e Pejgamberit të Fundit
Muhammedit a.s. për në Sidretul Munteha. Udhëtim ku na bëhet farz falja e
134

namazit në pesë kohët e tij. Lidhja e shpirtit dhe zemrave tona me Xhaminë
Aksa na bënë që të logjikojmë disa rrethana të rëndësishme. Po fillojmë të
bëjmë një komparacion ndërmjet kibles së parë të muslimanëve dhe asaj të
dytës...
1. Në kohën kur Qabeja ishte e mbushur me idhuj dhe e okupuar nga ana e
mushrikëve , All-llahu xh.sh. bëri kible për muslimanët Xhaminë Aksa...
2. Xhamia Aksa është e okupuar dhe e rrethuar nga ana e terroristëve
izraelit , ndërkaq kible e kemi Qaben e All-llahut.
Këtyre dy supozimeve nuk dua t`i vëndoj ngjyrë fetare ( për të cilën gjë nuk
kam kompetencë) , por dua të cekë vlerën e dy xhamive e në të cilën gjë
kam të drejtë edhe unë t`i thurrë disa fjali...
Muslimanët gjatë kohës së Mesjetës dhe pak më vonë kishin në dorë gati se
gjysmën e botës. Kishin arritur edhe në Portugalinë dhe Spanjën e Largët
pushtimet islame me drejtësi...( Ashtu siç i tha Omer Ibën Abdulazizi
mëkëmbësit të tij :” Ndërtoi muret e qytetit me drejtësi..”)
Kur muslimanët kishin në dorë Spanjën , bota europiane dhe kishtare kishte
pushtuar Xhaminë e Shenjtë duke organizuar ekspedita ushtarake që në
historinë e njerëzimit njihen si luftëra të Kryqëzatave... Bota e krishter e asaj
kohe kishte orientuar sytë drejtë pushtimit të qendrës së muslimanëve që
gjendjej në Spanjë dhe kishin harruar Xhaminë Aksa. Mëshira e All-llahut
xh.sh. është e gjërë dhe përfshinë cdo periudhë historike. Salahudin Ejjubi i
ndëgjoi planet e botës krishtere për pushtimin e Spanjës , por atij nuk po i
intereson Spanja e cila gjendet në duart e muslimanëve por , Kudsi , Xhamia
e Shenjtë Islame e pushtuar nga ana e kryqtarëve. Ai organizon forcat e veta
dhe çliron Kudsin. Bota perëndimore filloi që të ndryshoj mendje për pushtim
në Spanjë dhe u orientuan kah Kudsi tashmë i cliruar...
Vlera e Xhamisë së Kudsit është më e madhe se gjysma e botës o musliman.
Mos të harrojmë aktin dhe porosinë e Salahudin Ejjubit , por të mësojmë nga
ai veprim dhe të edukohemi në atë frymë. Për nga vlera në Islam Xhamia e
Kudsit është e treta me rradhë , ndërkaq pjesë e ritualit të Haxhxhit është
vizita e Qabes së All-llahut , vizita e Xhamisë së Pejgamberit a.s. dhe rituale
tjera , ku si pjesë e këtij rituali duhet të jetë edhe vizita e Xhamisë Aksa në
Jerusalem. I dashuri Haxhi , ndëgjo zemrën se të thërret , nëse vendos të
shkosh në Haxhxh për të dytën herë , tretën ose të katërtën , të lutem shko
njëherë në Haxhxh dhe ndihma jote muslimanëve të Palestinës të jetë
ndihma e parë , e dytë , e tretë dhe e katërt...
O All-llah i Gjithëfuqishëm le të jetë ky Ramazani i fundit ku Toka e
Palestinës bashkë me të edhe Xhamia Aksa , të gjendet në duart e
terroristave izraelit...Amin

5. Feja , njeriu dhe morali


135

Ka kohë prej kur mundohem t`i kuptojë këto koncepte kaq të vështira për
t`u elaboruar në kokë dhe për t`u perceptuar si reale në shoqëri. Tre
elemente që janë të integruara në një , ndërkaq njëri element bënë pjesë te
të gjitha elementet tjera. Mungesa e njërit element tek tjetri krijon huti ,
pandërgjegjshmëri dhe jokonsekuencë ideologjikë. Pjesëmarrja në dozë të
madhe e elementit tjetër në elementin e tretë krijon një ekstremitet të
panevojshëm. E gjithë kjo ndodhë në kuadrin e të qenurit i përpiktë dhe i
devotshëm në rruzullin tokësor. Sepse t`i dallohesh prej tjetrit vetëm me
devotshmërinë tënde. Në hutben e lamtumirës ndërmjet tjerash tha
Muhammedi a.s.:” Arabi ndaj joarabit nuk ka kurrfarë përparësie, e kjo vlen
edhe për të ziun ndaj të kuqit dhe për të kuqin ndaj të ziut, përveç në
devotshmëri. Të gjithë ju jeni pasardhësit e Ademit, ndërsa Ademi e ka
prejardhjen nga dheu.” Një shembull tipik i drejtësisë univerzale islame.
Vizualiteti i këtillë na bënë të mundur që të dashurohemi shumë lehtë në
këtë që e quajmë si kozmopolitizëm. Dallimet dhe ndasitë ka mundësi të
jenë pasuri në një shoqëri të shumëngjyrshme , por kur përdoren në
kontekstin e luftës dhe urrejtjes ato krijojnë vetëm histeri dhe nuk
reflektojnë dashuri në globin si tërësi. Fjala e të Dërguarit të All-llahut se nuk
dallon arabi prej joarabit , e as i bardhi prej të ziut vetëm me devotshmëri
krijon një distancë të këtillë për këtë term ndaj të cilit duhet të kemi
gjithmonë kujdes. Nuk guxojmë që të hutohemi dhe të lindim në mesin e
shoqërisë vetëmse frikë , urrejte dhe të ngjallim xhelozi. Por , urtësia islame
na mëson që të garojmë në devotshmëri pasiqë dallohemi me të , dhe duke
garuar në devotshmëri , ajo si e tillë nuk na lejon që të përbuzim asnjë
garues që mundohet edhe ai të arrijë deri tek kjo e mirë e pafundme. Nuk
mundesh që ta akceptosh jetën tënde në nivelizimin e brengave të
pafundme. Një konspiracion që krijon konspiracion në zemrën e një njeriu
është vetëmse vdekje e lirë mbi trupin e lënduar. Konceptet bashkëkohore
nuk mund të largohen jashta njeriut dhe të paramendojnë nonsensin e
kurorthyerjes në një mes musliman. Të tillët nuk kanë vendin e tyre në një
mes të tillë , të pastërt , por duhet të izolohen nga ajo shoqëri , dhe të
marrin dënimin e merituar. Të ndryshuarit e logjikës dhe mentalitetit me
ndihmën e përdorimit të forcës është dic reale e cila ka ndodhur në rruzullin
tokësor. Por , zemra dhe veshkët nuk ndiejnë pulsin e orientimit të zhdrejtë
nëse ato një pulsim të atillë e llogarisin si të tillë. Edhe pse pasardhësit që do
të lindin dhe do të jetojnë mbi frymën e një mentaliteti të tillë , të ndryshuar
me ndihmën e forcës , prap se prap realiteti dhe drejtësia do të vijnë në
vendin e duhur dhe në kohën më të favorshme të tyre. Por , gjenerimi i
vlerave të këtilla në një shoqëri shumëngjyrëshe harmonizon konfiskimin
real të identitetit njeri. Një konfiskim i këtillë harrohet thellë nën analet e
historisë së shoqërisë njerëzore. Njerëzit që vuajnë nga një kompleks i këtillë
në jetën e tyre frikësojnë secilën gjallesë në rruzullin tokësor. Frikësojnë
edhe ato pak gjallesa që kanë filluar t`iu binden All-llahut Fuqiplotë. Akti i
denigrimit tonë në shoqërinë njerëzore është jashta kodeksit etik . Një
surrealizëm i atillë nuk mundet që të manifestojë ujdinë e plagjiaturistëve
më të mëdhenjë të shekullit që po e frymojmë. Akti sentimental në
136

momentin më të favorshëm. All-llahu i njeh urtësitë dhe prej tyre udhëzon


qenien njerëzore drejtë dashurisë së Tij. Edhe përskaj kësaj urtie dhe këtij
momenti të madhërishëm njeriu prap filloi që të përplas idetë e tij me
paganizmin e vjetër. Dikujt ky paganizëm në mendim i kushtoi humbje në
këtë jetë dhe tundosje në xhehennem , tjetërkujt ky paganizëm iu dukë lavdi
e shoqërisë më të lartë. Erërat që fryejnë nga Perëndimi drejtë Lindjes nuk
guxojnë që të bartin me vete gjithë atë mllef të shoqërisë njerëzore dhe
sataniste. Ato erëra e kanë mësuar njeriun që të ngacmojë ndjenjat më
thellë dhe të mos bartë llogari për vetën e dytë! Nëse e analizon veten ky
njeri në pasqyrë do të paraqitej një monstrum që do të frikësonte rruzullin
tokësor me të gjitha gjallesat e mundshme mbi të.
All-llahu xh.sh. tha në Kur`anin Famëmadh:” E kur u thuhet atyre: “Ejani te
ajo që e zbriti All-llahu dhe te (çka thotë) i Dërguari, ata thonë: “Na mjafton
ajo që i gjetëm prindërit tanë”, (a mjafton) edhe nëse prindërit e tyre ishin
që nuk dinin asgjë dhe nuk ishin në rrugë të drejtë.”( El-Maide:104)
Pesimizmi dhe irredentizmi i njeriut për t`iu përmbajtur verbërisht një tradite
krijon relevanca të frikshme në shoqërinë njerëzore. Edhe pas pranimit të
Islamit nga ana e miliona njerëzve në rruzullin tokësor , mendimi i tyre
vetjak dhe “ ixhdihadi” i shtyrë nga “ injoranca e trashëguar” po dëmton në
palc shoqërinë muslimane në vecanti dhe atë njerëzore duke formuar imazh
negativ për Islamin , në përgjithësi. Por , dallimi midis pabesimtarëve të
sotshëm me ato në kohën e Pejgamberit a.s. ndryshojnë shumë. Por , esenca
është e njejtë pasiqë nuk lejonë kreativitet mendimi dhe bindjeje. Gjërat
pasohen verbërisht dhe së fundi nuk arrihen efekti i duhur nga ai mesazh
hyjnor që bartet mbi supet e mijëra besimtarëve. Relacioni i njeriut me fenë
në atë moment mbetet vetëm trashëgimi dhe vlerat fetare hyjnë në grupin e
vlerave kulturore në aspektin e pozitivizmit të demokracisë liberale. Ky
mendim i rrezikshëm i hudhur në opinion krijon disbalancë të revanshuar
përskaj njeriut si identitet i trefishtë.
Poeti tha: “ Mendja i ekspozohet të madhit Zot,
Në të vërtetë mendja është injorancë,
Mendja i ekspozohet Krijuesit,
Me disa nga prodhime të mendjes,
Nëse përparësia e mendjes është në ato që ajo bën.”
(Shih në librin : Morali ynë , Muhammed Rebi`Muhammed Xheuheri , Tetovë ,
2006 fq. 41)
Është me të vërtetë vështirë të supozohet se do të kemi një tejkalim të lehtë
nga traumatizime të ndryshme në shoqëri. E mbjella është në mendje dhe
prej aty depërton në zemër , disa justifikuan të kundërtën , prej zemrës
depërton në mendje , në fakt ato kanë të drejtë dhe unë në këtë rast gaboj.
Por , n.q.s. mendja e pastërt dhe zemra e pastërt pranojnë identitetin e
dashurisë ndaj Zotit do të ndoshta një ndërlidhje e fuqishme midis njeriut ,
fesë dhe moralit. Tekefundit e patë me të drejtë xhematliu i Musait a.s. i cili
kërkoi që të pyes Zotin se ku e ka vendin ai. Ja ngjarja deri në fund. Një ditë
prej ditëve një besimtar i devotshëm musliman e takonë Musain a.s. dhe
duke biseduar i kërkon Musait a.s. që ta pyes All-llahun xh.sh. se ky besimtar
137

a është në xhennet a në xhehennem. Musai a.s. këtij njeriu të devotshëm ia


plotëson dëshirën dhe shkonë e pyet All-llahun xh.sh. për të. All-llahu ia
kthen në formë decide se ai njeri gjendet në xhehennem. Musai a.s. kthehet
tek ky njeriu i devotshëm edhe pse me shumë siklet më në fund i tregon se
cfarë i tha All-llahu xh.sh. për të. Njeriu i devotshëm thotë , Elhamdulilah
mbasi paska dashur All-llahu të jam xhehenmli do pajtohem me caktimin e
Tij , unë prap vazhdoj ta adhuroj All-llahun xh.sh. si më parë. Musai a.s.
cuditet nga përgjigja e këtij njeriu të devotshëm. Shkon me vrap tek All-llahu
xh.sh. dhe e pyet për këtë gjë. All-llahu xh.sh. i tregon Musait a.s. se ai njeri
do të jetë njëri prej të parëve që do të hyjë në xhennet , por deshta të tregoj
o Musa se ka disa njerëz në këtë botë që nuk bëjnë tregëti me All-llahun
xh.sh.
Nga kjo ngjarje mahnitëse kuptojmë shumë gjëra me rëndësi për jetën tonë
të mëtutjeshme. Ne duhet të punojmë në këtë jetë , të falemi , të agjërojmë ,
të japim zekat , të shkojmë në haxhxh dhe të bëjmë shumë punë të mira , jo
pse duhet të presim shpërblim nga ana e All-llahut xh.sh. , por nga dashuria
jonë ndaj All-llahut xh.sh.

6.Dashuria ndaj All-llahut xh.sh.

Njeriu si krijesë në rruzullin tokësor që jeton ndërmjet frikës dhe shpresës ,


ndërmjet ndjenjave dhe histerisë , ndërmjet të vërtetës dhe të pavërtetës ,
ndërmjet moralit dhe amoralit ka nevojë për dikend që ky ta dashuroj atë ,
por edhe ai ta dashuroj këtë. Por , edhe kafshët , insektet , dhe gjallesat e
ndryshme kanë nevojë për dikend. Dhe të gjitha këto së bashku , në këtë
shoqëri të shumëngjyrshme kanë nevojë për njëri-tjetrin, kafshët kanë
nevojë për njeriun , njeriu ka nevojë për kafshët , kafshët kanë nevojë për
kafshët , njeriu ka nevojë për njeriun , njëashtu një raport të këtillë këto
gjallesa duhet të kenë edhe ndaj jetës , vdekjes , ringjalljes ,
përshtatshmërisë , globit në tërësi. Ai , pra njeriu, ka nevojë edhe për vlerat
, por ka nevojë edhe për modulet shoqërore , ka nevojë edhe për zemrën ,
ka nevojë edhe për mendjen. Është një pikë piedestale ndërmjet idealizimit
të perceptimeve të pafundme nën orvatjen e re të të syrgjynosurit të vdekur.
Kalimi i njeriut nëpër katër botët ( barkun e nënës , dynja , varrë , ahiret ) ,
shoqërohet me dashurin , këtë koncept të vjetër sa vet njerëzimi , ndërsa të
nevojshëm dhe mjaft aktual nëpër të gjitha periudhat historike. Dashuria
është pikëfillimi i kësaj bote dhe njerëzimit , njëashtu është edhe
pikëstartimi në botën tjetër. Fjala të dua është aq magjike , e lezetshme ,
inspiruese , frytëdhënëse saqë edhe lumenjtë i bënë të ecin në kahjen e
138

duhur , orbitat i orienton drejtë cakut final , qiejt i rregullon një mbi një ,
zemrat i afronë drejtë Vyrtitit të Pafundshëm , ëndjen e bënë të bujshme ,
nxitë intelektin e poetit dhe bëhet frymëzim i filozofit. Është fjalë që peshon
mbi analet e ndjenjës dhe krijon atmosferë ngazëllimi dhe loti , harmonizon
shpirtin me materien. Fatalistët , një pjesë e “integristëve “ në Islam nuk do
të pajtoheshin me këtë formë konstatimi. Por , realiteti i kësaj fjale është si
një melhem në mesin e sëmundjeve të pashërueshme që pafjal shëron
secilën nevojë , secilin emocion të shfaqur si simptom pozitiv ose negativ në
trupin e njeriut. Simptomin pozitiv e ushqen më tejë duke e ujitur me këtë
term parajsor , ndërsa simptomin negativ e gdhendë dhe e bënë më imun
drejtë gjendjeve kaotike të shpirtit dhe emocioneve të brendshme njerëzore.
Ajo është një koncept që apologjetët e filozofisë matrialiste nuk munden ta
definojnë jashta qenies njerëzore. M`u për shkak të këtij termi ato u larguan
aq larg të Vërtetës. Kur ta duash dikënd , je në gjendje të bëshë shumë gjëra
për të , të fantazosh , të parafytyrosh , të mos jesh i qetë , të xhelozosh , bile
edhe të flijosh nga vetja gjëra mjaft me vlerë. Idealet në jetë nuk
përcaktohen jashta këtij termi kaq të rëndë për t`u peshuar mbi themelet e
ideologjisë së blertë. E as që munden të paramendohen këto ideale jashta
këtij termi që është qiriu i ndezur mbi iterenarin e fjalëve të fundme. Ideali
pa dashurinë brenda , nuk është ideal. Ai mundet me qenë një koncept i
mykt dhe i zymtë që vetëmse pasqyron një pjesë të realitetit të njeriut , por
asnjëherë nuk mund të marrë formën e kompletuar dhe të duhur. Dashuria
nuk është iluzion , ajo nxitë kreativen në mendjen , intelektin e njeriut m`u
ashtu sic urdhëron i Lartëmadhërishmi në Kur`anin Famëmadh. Demagogët
menduan se dashuria është nonsensi i syrrealizmit njerëzor duke e larguar
jashtë funksionit religjionin ose fenë për hir të dashurisë. Po , është e vërtetë
që dashuria kapë njeriun
( e dobët në iman) në momentin më të favorshëm për ta hudhur në
greminën e errët dhe të rëndë. Sepse është mjeti më i lehtë të cilin e përdor
Djalli për të manipuluar me ndjenjat e besimtarit. Por , All-llahu xh.sh, i cili
është i Pafillim dhe i Pambarim e edukon dashurinë , duke urdhëruar
mbajtjen nën kontroll të saj. Ai e edukon edhe mendjen e njeriut , zemrën ,
shpirtin dhe trupin e njeriut. Dashuria nuk është një erë e përkohshme e cila
ndihet në caste dhe momente! Nuk është as trenë me vagonët e saj të
mbushur përplot udhëtar drejtë rrugës së zhdrejtë. Dashuria lulet e kuqe i
bënë më të afërta drejtë soditësit të bukurisë, i afron zemrat drejtë një
qëllimi final , i orienton brengat drejtë arritjes së kënaqësisë së All-llahut
xh.sh. , i bashkon ndjenjat nën një kuvend të rëndësishëm , i largon
fatkeqësitë e Djallit të mallkuar. Dhe duke e fajësuar Djallin për të gjitha
fatkeqësitë që lindin , dashuria e mbron dhe edukon besimtarin drejtë
besimit. Pa bindje , dashuri dhe dituri nuk mundet të ketë edhe besim.
E All-llahu xh.sh. thotë në Kur`anin Famëmadh :” E nga njerëzit ka asish që
në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që
besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-
llahun është shumë më e fortë. E sikur të dinin ata që bënë mizori se kur do
ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon
139

vetëm All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu është ndëshkues i


rreptë.”( Bekare : 165)
Ky ajet i ndershëm na zbulon shumë mistere të kësaj jete dhe të ahiretit. Në
të vërtetë cila dashuri është më e edukuara , më e plota më e pranueshmja ,
përmes cilës dashuri njeriu ndjenë qetësin ? Si është e mundur që idhujt t`i
duam në vend të Zotit ? A nuk kemi shembuj plotë e përplotë në shoqërinë
tonë ku musliman të rinjë dhe të reja e duan Albin Kurtin më shumë se Zotin
, e duan Enver Hoxhën , Eliza Hoxhën , Adelina Ismailin bile e ëndërrojnë
prishjen e moralit të tyre nga ana e këngëtarit Adrian Gaxha? Po , ku mbeti
lidhja e vërtetë dhe vërtetësia e termit të dashurisë? Këto të rinjë dhe të reja
nuk e praktikojnë këtë dashuri të tepruar për individët duke i shëndërruar në
idhuj për hir të Zotit. Edhe pse ta duash dikënd për hir të Zotit do jeshë njëri
prej 7 grupeve që do gjendesh nën hijen e All-llahut , atë ditë kur nuk do
ketë hije përpos hijes së Tij. Normal kjo gjë realizohet për shkak të mëshirës
së All-llahut xh.sh. , por padyshim edhe për shkak të dashurisë së Tij ndaj
krijesave. Lidhja e fortë simbolizon imanin e njeriut që ka ndaj All-llahut
xh.sh. dhe përmes dashurisë ai krijon këtë lidhje të fortë me All-llahun xh.sh.
E nuk ka dyshim se ata që janë të lidhur me All-llahun xh.sh. nuk janë në
rrugë të gabuar. Kodeksi i ekzistencës së njeriut në rruzullin tokësor po varet
direkt prej këtij termi që disa “ hoxhallar “ tanë e bënë “ haram” të flitet
haptas për të. Për shkak të pamundësisë për të vënë kontroll mbi këtë term
që lind vrullshëm në mendjen , zemrën dhe trupin e njeriut ato alarmuan për
rreziqet e tij. Po cfarë do të ndodhte sikur ato vërtetë do të flisnin për
dashurinë pa asnjë frikë , duke edukuar atë dashuri në rrugën dhe kahjen e
drejtë islame? Padyshim që njerëzit do fillonin ta duanin Krijuesin e dashurisë
duke favorizuar Atë para jetës së tyre , pastaj do të duanin dhe cmonin njëri-
tjetrin për hir të dashurisë së All-llahut , do duanin femrën për hir të
dashurisë së Zotit , do krijonin familje me to , do ngjallnin dashurinë ndaj
fëmijëve , pasurisë , do dëshironin që të hapëronin drejtë ujërave të kësaj
bote me petkun e tyre të ciltërt dhe të mbushur me Dashurinë Hyjnore. E në
momentet kur nuk jepet efekti i ndërsjelltë i dashurisë ndërmjet njerëzve ,
kur njëra palë shprehë dashurinë haptas , ndërsa pala tjetër nuk pranon
dashurin e këtij edhe pse dy palët ekzistojnë dhe jetojnë nën ombrellën e
Islamit , atëherë do të lindin c`rregullime dhe padrejtësi midis individëve dhe
nuk do të arrihej ajo forma e kompletuar e Dashurisë Hyjnore. Po , sikur të
kishim kujdes dhe të dashuronim vërtetë All-llahun xh.sh., ndërmjet neve
nuk do kishte pengesa në këtë jetë dhe do jetonim të lumtur si në këtë botë ,
ashtu edhe në botën tjetër. Të mos keqkuptohemi nuk po flasim për raste të
jashtëzakonshme sic thotë All-llahu xh.sh. në Kur`anin Famëmadh :” Një
grup nga gratë e qytetit thanë: “Gruaja e zotëriut (e ministrit) i vërsulet
marrëzisht shërbëtorit të vet, atë e ka kapluar në shpirt dashuria, e ne jemi
të bindura se ajo është në humbje të hapët.”( Jusuf: 30)
Padyshim një dashuri e pakontrolluar dhe e paedukuar në frymën islame do
t`i sjelltë shoqërisë njerëzore vetëm dëm dhe do krijonte c`rregullime të
njëpasnjëshme. Njerëzit do të hudheshin në humnerën e dynjas dhe të
ahiretit duke iu verbëruar sytë përskaj orekseve të Djallit të Mallkuar. Dhe në
140

këtë mënyrë qëllimi dhe esenca e ekzistimit të njeriut në rruzullin tokësor do


të ishte në rend të dytë , ndërkaq mentaliteti i brishtë i përmbushjes së
dëshirave vetjake do të shëndërronte njeriun në një poltron historik drejtë
erërave të pafundme.
Pse është me rëndësi të dijmë për dashurinë ?
Dashuria është rruga e parë që ndezë ndjenjën drejtë prishjes së moralit ,
njëashtu është rruga e parë që e orienton ndjenjën drejtë moralit.
Dashuria i afron krijesat drejtë All-llahut xh.sh. njëashtu përmes konceptit të
dashurisë disa krijesa largohen nga All-llahu xh.sh. duke e shtrembëruar
konceptin e vërtetë të këtij termi.
Sikur vetëm 10 % e popullit shqiptar do shprehnin dashurinë ndaj All-llahut
xh.sh. sot komplet Europa do të ishte muslimane.

7. A ka fjalë më të bukur se durimi?

Rrugëtimin tonë nëpër këtë iterenar shkronjash po e fillojmë me këtë titull të


vënduar në formë të pyetjes. Titull i cili vetëm si i tillë nuk do të ketë vlerën
e duhur poqese nuk praktikohet dhe nuk përjetohet nga thellësia e
brendshme e individit. Paramendoni një shoqëri me shumë individë të
durueshëm dhe falëminderuesish , dhe një tjetër , ku padurimi është gjella
kryesore në jetën e tyre të shkurtë. Sigurisht që do të ndjenit mungesë të të
shprehurit dhe të përqafuarit të idesë së durimi është jetë. Po , po , durimi
është jetë ndriçuese e njeriut e cila shëndërritë nëpër qiej dhe thellohet në
brendinë e zemrës së tij.Kolosët e diturisë dinin ta vlerësojnë këtë fenomen i
cili zhgënjen djallin e mallkuar dhe e gëzon zemrën e individit dhe të
shoqërisë. Goditja më e fortë e besimtarit ndaj Djallit të mallkuar është
durimi.
Njëri nga gjenerata e parë e muslimanëve gjatë ligjërimit ( hutbes) së ditës
së Bajramit kishte thënë:” Ju jeni si lulja , e njerëzit e tjerë si pluhur. Njerëzit
endin , e ju visheni; njerëzit japin , e ju merrni; njerëzit prodhojnë , e ju i
shfrytëzoni; njerëzit mbjellin , e ju ushqeheni.”( Më gjërësisht shih në librin:
Premtimi për durimtarët , Ibën Kajjim el-Xhevzije , fq.193).
A nuk pati të drejtë ky imam që iu drejtua xhemmatit të tij në këtë formë? Po
, sikur të falëminderonim për të mirat e panumërta që Zoti na ka dhënë dhe
sikur të duronim gjatë sprovave a nuk do të ishte më mirë dhe a do ta
humbnim udhëheqjen tonë në këtë botë? Durimi është sfidë për individin i
cili nuk dinë gjë përveç pesimizmit të tij të tepruar. Ai , pra durimi e bënë të
pjellshme idenë e sakrificës në zemrën e tij , e krijon një molekulë plus në
brendinë e tij dhe e bënë formë reflektuese në individët tjerë përmes tij.
Shiko se sa i mëshirshëm është Zoti yt i cili të dha rrugën e fitimit të
xhennetit. Sikur vërtet të mendoje me kokë , të logjikoje dhe të meditoje
rreth ajeteve kur`anore dhe krijesave të Zotit do të arrije në një përfundim të
141

mahnitshëm. Nuk ka asnjë segment i jetës së njeriut e të mos jetë i vulosur


me durimin.

Thotë All-llahu në Kur`an: “Nuk ka dyshim se njeriu është në një


humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra
të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që
këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.”
( Asr:2-3)

Klasifikimi i saktë i All-llahut xh.sh. mahnitë të gjitha krijesat në rruzullin


tokësor. Njeriu në humbje të sigurtë... edhe pas këtij ajeti dyshon që njeriu
nuk mund të jetë në humbje të sigurtë? Po , All-llahu a i humb durimtarët ,
ato që këshilluan për të mira , që vulosën durimin në shpirtërat e tyre dhe që
iu përmbajtën të vërtetës. Si mund t`i të ekzistosh pa All-llahun xh.sh. , i
padurueshëm , i papërmbajtshëm dhe euforik , kur të gjitha të mirat e
panumërta vijnë nga ana e Furnizuesit të botrave. Ty t`u kanë verbëruar
sytë dhe ende po vazhdon me padurimin tënd duke kërkuar begati të
panumërta në një rrugë të gabuar dhe të devijuar. Këmbët e tua dhe duart
tua që t`i fali Zoti i gjithësisë po shkelin në thyerjen e urdhërave të Tij , a
nuk e meriton t`i ndëshkimin? Dhe prap Zoti është falës dhe mëshirues i
madh. Të gjitha gabimet t`i falë , ta hapi edhe derën e pendimit , derën e
sinqeritetit , frikës , rrespektit. Por , t`i përshkruash shok Atij , atëherë sigurt
do të jeshë në një humbje të sigurtë. O t`i që ke humbur durimin në
fatkeqësi , a ke harruar fjalën e All-llahut xh.sh. i cili thotë në Kur`anin
Famëmadh:

“All-llahu i do durimtarët.”( Ali Imran: 146)

Apo ndoshta je i dashuruar në epshet dhe dëshirat e panumërta të tyre të


cilat të thërrasin në këtë rrugë të frikshme dhe të devijuar? Ah , sa të mjerë
janë ata që kanë sy dhe nuk shikojnë , që kanë veshë dhe nuk mendojnë mbi
përgjegjësinë e veshëve që kanë për to , kanë këmbë dhe nuk
falëminderojnë... E sa njerëz Zoti i krijoi pa sy , të shurdhër , të çalur , invalid
dhe prap ato po sodisin në rruzullin tokësor sa miliona të tjerë të bukur dhe
me konstrukt të mirë në trup. Paramendo Ejubin a.s. , sëmundjen e tij ,
fatkeqësinë e tij në familje , ndërsa ai i durueshëm priti shpërblimin dhe
zbardhjen e çështjes së tij nga ana e All-llahut xh.sh. Po , sikur të harronim
sprovat që neve na ndodhin në jetën tonë të përditshme , atëherë duhet të
mërzitemi , sepse Zoti sprovon besimtarët me qëllim që të shoh dashurinë e
tyre ndaj Tij dhe të matë aplikimin e durimit në jetën e robit të Tij.
Nuk ka dyshim se besimtarët përveç Djallit të mallkuar armiq kanë edhe
ushtrinë e tij në mesin e njerëzve të cilët për çdo ditë dhe për çdo sekondë
po thërrasin në intuitën e tyre të mallkuar drejtë devijimit të besimtarëve.

All-llahu tha në Kur`an:” Nëse ju përjetoni ndonjë të mirë, ata i


dëshpëron ajo, e nëse ju godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë.
142

Po, në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe ruheni (mëkateve),


dinakëria e tyre nuk do t’u dëmtojë aspak. Eshtë e sigurt se All-
llahu e ka në dorë atë që punojnë ata.” ( Ali Imran:120)

All-llahu kërkon nga ne që të jemi të durueshëm poqese dëshirojmë fitore në


këtë botë dhe shpërblim në botën tjetër. Dinakëritë e armiqve të
besimtarëve do të mund të përballohen vetëm me durimin tonë , dhe me
ndihmën e All-llahut ne do të jemi fitimtar.

A nuk tha Antari në poezinë e tij:

“ Ishte e brengosur , por durimtare- andaj e lirë


E fortë kur shpirtërat e frikësuar prej të tjerëve ndihmë kërkojnë.”
( burimi i njejtë:fq.23)

E poeti tha:

“ O shërbëtor i trupit , sa i pafat që je më këtë shërbim!


Shpirti , e jo trupi të bën njeri.”
(burimi i njejtë:60)

Dhe poeti tjetër tha:

“ E duroi durimin derisa durimi kërkoi ndihmë,


E ai i tha durimit bëj durim.”
( burimi i njejtë: 75)...

Pas gjithë kësaj të lutem më thuaj , a ka fjalë më të bukur se durimi???

8. Nga Modestia në Modesti

Është vështirë të hudhemi anekënd bukurisë së vizatuar si miniatur qasjesh


në skizofreni. E kodeksi i ngjyrosur nën një gravurë spanjole të golgotës më
të re në Ballkan. Habitemi se si me zhurmën e akullnajave celin ndjenjat
aromën më të këndshme. Dylli i dalur nga bletëza me mjaltën si lëvozhgë na
fton ngrohtësisht në dasmën e Bataljonit të tretë. Modestia celë dhe jeshilon
bukurinë e performancës së njeriut nga jeta në jetë. Ajo e bënë më të
kuptimtë karshi politikave ditore të Hënës së re në yllin francez. Islami i jep
143

trajtë modestisë! Ajo e shëndërron atë në një foshnje të lindur karshi


molekulave të dendura të bukurisë.Mrekullia e shpalosur në petkun e imanit
të njeriut gjeneron këtë fjalë pa tis në mesnatën e dukshme të shoqërisë.
Sadiu tha në një varg:" O besë fare s`ka në botë,
O bota besën e harroi,
Kush nxuri me t`hedhë shtizën
Që pastaj shtizën s`ma drejtoi?"...
Sadiu i shkretë zamani , nga ciltërsia e imanit këto varge pasqyroi , ngjyrosi ,
fundosi...Por , ja që veshi që shurdhuar e zemra ngurtësuar , shpirti
devijuar , e sytë verbëruar... Modestia këtu nuk ka vend , ajo është harruar
në pafundësinë e sistemit të dukshëm në brendinë mortore. Kjo fluturake e
hudhur në qoshkën e brendshme të histerisë së jetës kërshëron lashtësinë e
Sufiut dhe e hudhë në iterenarin e shkronjave të dukurisë. Modestia nuk don
fjalë , por ndjenjë , vepër dhe pragmatizëm. Ajo nuk guxon që të largohet
përballë rrotacioneve të rëndësishme në shoqëri. Sikur të zhdukej dukuria
mortore sigurt do të ndjente furinë e mencurisë së përgjithshme.
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:" Ai që tregohet i thjeshtë , All-llahu e ngre në
pozitë të lartë."( Hadithin e kam marrë prej librit: Përmirësimi i zemrave ,
Amër Halid , fq.19)
Njështu Muhammedi a.s. ka thënë në një hadith tjetër të tij:" All-llahu më ka
urdhëruar që të jeni modestë ndaj njëri-tjetrit , me qëllim që të mos
mburreni dhe të mos cenoni të drejtat e të tjerëve".( Burimi i lartëcekur).
Sikur filozofia e modestisë të përfundonte në këto fjalë të arta të këtij njeriu
të madh, sikur ndjenja e ndërgjegjës të thyhej nga këto burime të
pashterrshme të këtij OQEANI PAFUND. E fjala e thënë si fjalë , nga thellësia
e zemrës të vezullonte përballë molekulave të dukshme të nebulozës jetë.
Modestia hmmm... Një det i humbur në këtë sahara të ngrirë dhe të
rrëshqitur nga djersët e mëkateve tona. Sa kemi humbur kur humbëm
modestin , sa mure u thyen e sa lot u derdhën për të rikthyer këtë divan të
mahnitshëm në petkun tonë.
Thotë All-llahu në Kur`an:
"O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka
dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e
duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por
i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që
nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është
dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i
dijshëm."( El-Maide:54)
All-llahu do një popull besimtar , të nënshtruar dhe të tillë që kërkon pendim
për gabimet e bëra. Popull që janë modest , puntor dhe që luftojnë në rrugën
e All-llahut xh.sh. Ky është populli më i mirë që në vete bartë petkun e
modestistë dhe i bashkon zemrat e besimtarëve të gjithë në një qëllim të
vetëm. E nuk ka dyshim se nga modestia në modesti rruga të con vetëm në
xhennetin e Përjetshëm.Amin
144

9. A e dinë se çfarë është varfëria???

Ndalem. Marrë frymë thellë dhe orientojë veten drejtë këtij kozmosi me fund
të hidhur ose të ndritur. Ecë dy hapa para , kthejë kokën mbrapa , varfëria
më gjuan me guraleca prej argjili të ndërtuara ekstra për m`u. Jo , deri në
këtë moment nuk mendoja fare mbi varfërinë dhe të varfurin. Ndoshta
zemra m`u shtang dhe nuk lëvizë dotë nga oligarkia e mendjes sime. Për
veten kam , për të tjerët nuk kam faj unë. Fat i tyre është varfëria , fat i imi
është pasuria. Ndoshta ke të drejtë , por të lutem mos u harro në kthetrat e
një pinguini dikasterial. Një krevat i stilit japonez dhe një veturë MERCEDES
nuk të bëjnë Faraon në rruzullin tokësor. E as pushteti që t`u mundësua me
votën e të varfurit nuk të jep të drejtën e shprehjes në atë mënyrë. Dhe ,
protagonisti habitet se si kam fytyrë t`i them haptas gjërat. Hmm.. më vjen
të vjedh nga trupi gjitha të këqijat nga një konstatim i këtillë. Të ngurtësosh
zemrën , të fryhesh në shoqëri si ideatori më i madh , si majtisti më i
palëkundur në politikë dhe si Don Kishoti i Mançes me të vërtetë është një
dogmë që e zgjon individin edhe në mëngjezin e hershëm të mallkojë botën.
Po pse ta mallkosh botën kur ke mundësi ta sulmosh egon dhe të nisesh
drejtë jetës së lumtur? Ndoshta habiteni , por një dijetar i madh islam tha se
mundesh me qenë evlia ( njeri i dashur tek Zoti) i madh edhe nëqoftëse
posedon 100.000 dinar. Si mundet një gjë e këtillë? Eh , more vëlla ai evlia
ato 100.000 dinar i posedon në dorë dhe jo në zemër...Hmmm... për një çast
majtisti i palëkundur filloi të ofshaj thellë. Duke ndezur cigaret një nga një
filloi që në vete të hahet. Se çfarë bluante koka e tij në atë moment nuk e
di , vetëmse më kujtohen fjalët e tij që tha pas një heshtjeje 15 minutëshe...
{ Edhe unë kam qenë i varfur , jam shkolluar me ndihma të individëve të
ndryshëm, por deri tek kjo pasuri kam arritur me mundin tim , dhe unë jam
Zot i kësaj pasurie , e kam fituar me djersë dhe do e mbrojë me jetë}. Edhe
ajo pasuri që e ke në shfrytëzim t`i nuk është e jotja dhe nuk është e drejtë
speciale që ta izolosh. Krijuesi i botrave është ai që jep dhe ai që merrë ,
mos harro se në çastet më të vështira të jetës tënde në momentin kur humb
shpresat në të gjitha krijesat , një lutje e jotja drejtuar tek Zoti i botrave
edhe pse t`i deklarohesh si majtist , të ka siguruar në secilin vrimë të jetës
tënde.
Rrugës takova një të varfur i cili u kthye prej xhamie për në shtëpi. Fillova që
ta ndjekë tinëza kur ndodhi diç e çuditshme në kohën ndërmjet iqindisë dhe
akshamit dhe m`u në muajin Ramazan. Disa hajna hyjnë në shtëpinë e tij
për ta plaçkitur dhe dalin të zhgënjyer nga ajo shtëpi sepse nuk kishin se
çfarë të merrnin. I varfuri i diktoi këto hajna dhe me vrap delë që t`i ndaloj
ato hajna duke bërtitur pritni ju lutem , pritni! Hajnat çuditen nga thirrja e
145

zotit të shtëpisë dhe ndalen sepse zemra e tyre e ndien se nuk do i ndëshkoj
ky i varfur i mjerë. I varfuri hynë brenda në shtëpi i kërkon gruas së tij disa
hurma , 3 kilogram miell , dhe gjysë kilogrami sheqer. I mbështjellë dhe i
drejtohet hajnave: Ju lutem merrni këto për Ramazan. Ma bani hallall se nuk
kam tjetër çfarë të ju jap. Në këtë muaj më kanë ndihmuar disa organizata
dhe elhamdulilah kam mjaft për tërë muajin. Ju lutem gëzojini familjet tuaja
me këto. Hajnat hjekin maskat dhe fillojnë që të vajtojnë me zë. I kërkojnë
falje këtij të varfuri duke u arsyetuar se edhe ato nga varfëria kanë dalur që
të marrin diç për t`i ushqyer fëmijët e tyre në muajin e Ramazanit. Një skenë
e këtillë që ta tërqethë trupin duhet të jetë shembull për ty o njeri. Në asnjë
moment mos u kreno me pasurinë tënde dhe të mos të bëhet pjesë e
zemrës sate , por ta posedosh në dorë dhe nga dora ta dorëzosh në vendin e
duhur.
Do e mbyllë këtë temë me hadithin e Pejgamberit a.s. që e transmetojnë
Buhariu , Muslimi dhe Nesaiu.
“ Një burrë tha: Do të jap lëmosh ,dhe kur doli , lëmoshën ia dha një hajduti ,
dhe të gjithë filluan që të flasin se në këtë natë i është dhënë lëmoshë një
hajduti. Dhe ky tha: O Zoti im , vetëm Ty të takon falëminderimi. Përsëri ky
mori iniciativën të japë lëmoshë , dhe kur doli lëmoshën ia dha një imoraleje,
e të gjithë filluan që të flasin se në këtë natë i është dhënë lëmosh një
imoraleje, dhe ky tha: O Zoti im , vetëm Ty të takon falëminderimi. Përsëri
ky mori iniciativën të jap lëmosh dhe kur doli lëmoshën ia dha një pasaniku ,
dhe të gjithë filluan që të flasin se në këtë natë i është dhënë lëmosh një
pasaniku , dhe ky tha: O Zoti im , vetëm Ty të takon falëminderimi. Këtij i
thuhet: Lëmosha që i ke dhënë hajdutit , ndoshta bëhet shkak që të mos
shkoje të vjedhi , e lëmosha që i dhe asaj imorales , ndoshta bëhet shkak që
të mos bëjë imoralitet , dhe lëmosha që i dhe pasanikut , ndoshta bëhet
shkak që ai të marrë mësim dhe të ndajë nga pasuria që i ka dhënë All-llahu
i Lartësuar”
( shih më gjërësisht librin : Melhemet e Zemrës , fq.218)
Vëllau im i dashur a dinë t`i se çfarë është varfëria? Sigurt nuk e dinë , të
lutem solidarizohu që prej këtij Ramazani e deri në fund të jetës me secilin të
varfur në rruzullin tokësor , përmes lutjeve tua , ndihmës në bazë të
mundësive dhe pjesëmarrjes dhe përkrahjes së nismave humanitare për
ndihmë të varfurve.
All-llahu ua lehtësoft sprovat të varfurve dhe i vetëdijësoft të pasurit tanë.
Amin.

10. Morali si ripërtrirje e besimit

Sfidat e jetës të shumëngjyrshme dhe të llojllojshme e përqafojnë njeriun në


ditët më të vështira te tij. Ato e harmonizojnë atë për të frustruar kongresin
e zemrës së devijuar dhe ia mveshin të gjitha të ligat e shoqërisë. Në këtë
formë njeriu nga një inkubator shkronjash rrëfen dhe sqaron politikën
146

diskriminuese ndaj tij si egocentrizëm. Gjithëandej frytet e besimit çelin dhe


jeshilojnë mrekulli mahnitëse në rruzullin tokësor. Nga enigma e pafundme e
idesë shtjellohen dhe emancipojnë ndjenjën e tragjedisë së rradhës për
filantropistin e madh. Njeriu karizmatik i shoqëruar dhe i përballur me një
mori elementesh destruktive në shoqëri përqafon fascinimin e tij pas masës
së thyer të kësaj penze madhështore. Morali është rrugë drejtuese e cila
lidhë dy botët. Shpirtëroren dhe matrialen , matrialen dhe shpirtëroren! Ai
pra morali , ujit ndjenjat e besimtarit karshi urdhnave të Lartmadhënishmit
duke e bërë më imun në kalitjen e indulgjencave kozmopolitike.
Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjnë muslimanët është përpjekja në
sferën intelektuale në mënyrë që morali kuranor të mbizotërojë mbi
braktisjes e fesë. Zgjidhja e vetme për ta pafuqishmit, të papërkrahurit, të
pastrehët dhe të braktisurit, është përhapja e moralit kur`anor në mbarë
botën. Sëkëndejmi, t'u tregosh njerëzve dhe ta përçosh mesazhin hyjnor
ndër ta, është shumë e rëndësishme dhe detyrë e çdo besimtari. 125 Morali
është ripërtrirje e besimit , moralizimi i zemrës , mendjes dhe trupit kërkon
mund , sakrificë dhe vullnet. Pa moral nuk ka jetë , pa jetë nuk ka moral dhe
morali është dritë e cila na ndriçon dhe na bënë më të ndërgjegjshëm karshi
sfidave të njëpasnjëshme të kësaj shoqërie të degjeneruar. Po , morali është
jetë e cila ngjallë dhe vdes idenë e bukur dhe vdes idenë e përtacisë. Ajo
zbukuron fytyrat e miliarda njerëzve në rruzullin tokësor. Morali është term i
cili më së shumti po ndihet mungesa e tij në rruzullin tokësor në këtë
shekull. Kanë thënë se ai njeri që flet më shumë mbi sinqeritetin , dijeni se ai
është m`u njeriu më i pasinqert në rruzullin tokësor. Por ne shpresojmë që
vepra dhe fjala e besimtarit të përputhen dhe të mos bien ndesh njëra me
tjetrën. Këtë gjë e kërkon edhe All-llahu xh.sh. nga ne.

Ai , pra All-llahu xh.sh. thotë në Kur`an :” O ju që besuat, pse po e


thoni atë që nuk e punoni? Tek All-llahu është shumë e urrejtur ta
thoni atë që nuk e punoni!”( Saf: 2-3)

E si të veprojmë ndryshe jashta kornizave të caktuara nga ana e All-llahut


xh.sh. Vallë a ekziston sot shoqëri e pastërt e cila e thotë m`u atë çka e
punon? Apo ndoshta hipokrizia , animi kah epshet , frika nga vdekja po na
serviren si ide pozitive në mendjet tona dhe po na sterilizojnë fjalët që të
bijnë në kundërshtim me veprat tona. Kujdes o t`i që lexon këto shkronja,
All-llahu urren të themi atë që nuk e punojmë. A nuk vlen edhe për m`u i
njejti rregull si për të gjithë të tjerët? Paramendoni të shkruaj dhe të flas për
moralin , ndërsa në anën tjetër shoqëria më njeh me të drejtë si të
pamoralshëm. Paramendoni të urdhnoj njerëzit në moralet e larta , ndërsa
vet thyej ato morale në çdo sekond të jetës sime. Fund tragjik do të pësoja
poqese do të isha i tillë. All-llahu më mbroftë mua , lexuesin e këtij shkrimi
dhe gjithë muslimanët nga një fund i këtillë.

125
Shih: Harun Jahja , Zgjidhja: Morali Kur`anor
147

Për moralin kanë folur me mijëra dashamirë të dijes dhe urtësisë! Pa moralin
jeta jonë do të ishte e barazuar me zeron e rënduar mbi përballjen histerike
me krenarinë e Djallit të Mallkuar. Ajo do të na shtrëngonte fytin tonë dhe
nozulla e fytyrës do të ngushtësohej dhe ngurtësohej poqese nuk do e
mbjellnim brenda në thelbin e zemrës sonë kodeksin e fshehur të jetës e që
është morali. Do të ishim të humbur pa të , si udhëtar në këtë udhëkryq të
pakufishëm. Ne jemi njerëz që duhet të jetojmë me shenjat tona në rrugë ,
ashtu siç na mësoi mësuesi ynë Prof.Sejjid Kutubi. Shenjë dalluese midis
besimtarit dhe jobesimtarit duhet të jetë morali kur`anor që elektrizon
shpirtërat e njerëzve kah rruga e Vërtet . Si duket për ne nuk vlejnë këto
rregulla të frustruara si impenjime ideologjike të mbjellura dhe të thelluara
në analet e mendjes.
Morali ynë është ilaçi i vetëm për të gjitha të këqiat që kanë pllakosur
muslimanët në ditët e sotme. Po , po morali ynë është ilaçi i vetëm për
shërimin e të gjitha atyre sëmundjeve në rruzullin tokësor. 126 Ta ndjesh dhe
shijosh ëmbëlsinë e besimit në Islam është sikur një erë e pakalueshme nga
trupi i njeriut. Ndjenja e saj është si ndjenja e takimit të shehidit ( dëshmorit)
me hyrit e xhennetit qysh nga kjo botë. Rëndohet trupi dhe shpirti nga
engjujt e shumtë që kanë ardhur të na kumtojnë lajmin e gëzueshëm për të
cilin punuam vite me rradhë. Lajm i cili ekzagjeron ondulimet e frikshme të
intelektit të njeriut. Rrugët e edukimit të shpirtit çojnë kah kjo ëndje e cila e
mallëngjen ndjenjën e besimtarit të sinqert. Por , All-llahu xh.sh. na bëri të
mundur që atë botë ( ahiretin) ta fitojmë përmes punës sonë në këtë botë ,
punë e sinqert dhe e moralshme. Sikur të zhdukej morali nga vepra jonë në
këtë botë sigurtë në botën tjetër do të ishim të humbur dhe të nënçmuar.
Mësuesi ynë Djalli i mallkuar në këtë rast do të distancohet nga ne duke na
sulmuar se vet e kemi ndjekur , ndërkaq buzët tona që janë lagur në të
sharë All-llahun xh.sh. atë ditë do të shterren dhe nuk do kenë mundësi të
thonë fjalën si formulë hyrëse në dyert e pafundme dhe të paskajshme të
xhennetit. Nevoja e njeriut dhe e shoqërisë për moralin kolektiv dhe
individual është primare dhe mëse e domosdoshme në këto kohëra që po
jetojmë.
Sistemet moderne, herët ose vonë, duhet të kujtohen për debatet mbi
shpirtin njerëzor dhe edukimin. Ato duhet t’i kthehen mësimeve të vjetra të
njerëzimit, në të cilat janë përcaktuar qartë fushat e edukimit dhe udhëzimit
moral. Aq sa c’është edukimi ushtrim i fuqive mendore, ashtu edhe udhëzimi
moral është edukim i ndërgjegjes së brendshme dhe ndricimi i zemrës.
Kështu pra edukimi dhe udhëzimi moral janë dy elemente ekuilibruese të
rritjes shpirtërore të njeriut, ashtu si zogu që ka nevojë për të dyja krahët
për të fluturuar. Deri më tani, në këtë edukimin modern, këto dy elemente
nuk janë në ekuilibër.
Edukimi pa udhëzimin moral është i brendaqenësishëm për t’u shndërruar
në forcë shkatërruese kundër natyrës dhe shoqërisë njerëzore. Udhëzimi
moral pa edukim, megjithëse të con në drejtësi, banalizohet me kalimin e

126
Shih: Muhamed Rebi Muhamed Xhevheri , Morali Ynë , Tetovë 2006 , fq.18
148

kohës dhe kthehet në shpresë (kurajë) si e vetmja rrugë shpëtimi.127 Edukimi


është pjesë përbërëse e moralit të individit dhe shoqërisë. Nga defanziva e
cila mund të paraqitet në secilin rast ky udhëzim , kërkon kalimin në fazën e
thirrjes drejtë qenies Hyjnore , thirrja drejtë Pafundësisë. E gjithë kjo
realizohet përmes perceptimit dhe analizimit të secilës situatë veç e veç me
qëllim që të përfitojmë në kohë dhe të jemi të sigurtë në hapërimit tonë
drejtë këtij caku. Po , sikur të ishim të varur nga koha si fëllënzë e sqepur e
cila do të frustrohej në fundësinë e zemrës dhe sikur të ndienim dhimbjen
nga e cila lëngojmë gjatë tërë kohës , sigurt që intervenimi i jashtëm në këtë
rastë do të ishte i panevojshëm gati se edhe i pavyeshëm. Morali është pjesë
e cila harmonizon qenien shoqërore dhe individuale në ndërdijen e tij të
lidhur midis shpirtit dhe trupit. Ky qendistar i mrekulluar fascinon mijëra
ndjenja të besimtarëve në rruzullin tokësor të cilët mezi presin thirrjen e
madhnueshme nga ana e All-llahut xh.sh. E ato krijesa padyshim janë të
përgëzuar , të frytshëm dhe mezi presin që edhe një sekond të jetës së tyre
na sakrifikojnë në rrugën e Krijuesit të moralit.
Morali është i rëndësishëm për katër gjëra:
1. Qëllimi kryesor i dërgimit të Pejgamberit a.s. ishte përsosja e moralit.
Pejgamberi a.s. tha në një hadith të tij:” Nuk jam dërguar veçse për të
përsosur moralet e larta”.
2. Te muslimanët e sotshëm kemi vënë re një ndarje midis jetës dhe
fesë , adhurimeve dhe moralit.
3. Duhet të jemi njerëz të praktikës të cilët moralin e vëndojmë në jetë
4. Formimi i njerëzve të moralshëm dhe me sjellje të mira. 128
Nevoja për sjelljet e mira dhe moralin islam është e dukshme dhe e
arsyeshme që secili dashamir i fesë i kërkon për çdo ditë në secilin skaj të
qytetit të tij. Nga kjo shoqëri moderne ku turpi është larguar , sjelljet janë
bërë të vrazhda , raportet midis prindit dhe fëmijës janë lidhur në bazë të
interesit të kësaj dynjaje dhe jo në bazë të dashurisë dhe interesit të
ahiretit , po bëhet shumë e vështirë aplikimi i moralit në shoqërinë tonë. Ne
duhet të jemi prijatar të moralit në rrethin ku jetojmë , poqese dëshirojmë që
të bëhemi përmirësues dhe jo prishës. Edhe pse pati popuj dhe fise të cilët
thirreshin në atë se po përmirësojnë e nuk po shkatërrojnë , në fakt ato
shkatërruan dhe nuk përmirësuan dhe në këtë formë e shkatërruan edhe
vetëdijen e tyre , jetën , pasurinë... Të gjitha këto dëme i arritën m`u si
rezultat i prishjes së moralit të tyre.
Në këtë kohë kur dinamizmi është bërë pjesë e secilës shtëpi , globalizmi
dhe ndryshimet e shpejta teknologjike ndryshuan edhe fizionominë e shtyllës
së shtetit të quajtur familje. Atë e varësuan për teknologjinë e pashpirtë
duke e bërë monstrume dhe jo përballëse të sfidave të moralitetit në
shoqëri.
Pejgamberi a.s. në njërën prej betejave i porositi muslimanët :” Mos vrisni
fëmijët , as gratë ! Mos i digjni të mbjellat e tyre dhe mos ua shembni
shtëpitë! Do të gjeni burra që jetojnë në manastire ku adhurojnë Zotin ,
127
Shih: Enes Kariç , Edukimi dhe udhëzimi moral
128
Shih: Amër Halid, Përmirësimi i zemrave , Shkup 2006, fq.8-13
149

prandaj i lini të qetë ! Mos i sulmoni natën me qëllim që të mos i tmerroni


gratë dhe fëmijët!” 129
Paramendoni këtë pamje mahnitëse në një betejë , luftë ku thonë që
rregullat nuk kanë vend. E ne jemi pasardhësit e këtyre burrave që aq kujdes
kishin në anën e armikut , po sikur të mos ishte i mbjellur morali në
shpirtërat , zemrat dhe mendjet e tyre , si do të vepronin? Si kryqtarët që
vranë dhe prenë gjithëçka që panë rrugës dhe gjithëçka që simbolizonte në
civilizim dhe ndritje? Apo ndoshta do të ngrenim gjygjet e inkuzicionit ku pre
e jona do të ishin dijetarët , mendimtarët , shkencëtarët dhe gjithë ato që
nuk mendojnë si ne , nuk janë të sojit tonë dhe na kundërshtojnë?
Njerëzit janë të zellshëm dhe me nevoja në rruzullin tokësor. Ato me moralin
e tyre kërkojnë kënaqësinë e Krijuesit të botrave dhe mundohen për ta
arritur atë me mish e me shpirt. Ah , ç`ëndërra të mrekullueshme dhe
ç`aspirata të mira! Sa njerëz ka në botë që në jetë dëshirojnë t`i realizojnë
ëndërrat e veta , por nuk munden! E sa të tjerë ka që përpiqen e i
realizojnë , por nuk i gëzojnë deri në fund.130 Nuk munden pasiqë deshtën që
ta arrijnë atë aspirat dhe atë synim jashta rrugës së moralit dhe udhëzimit të
All-llahut xh.sh. Po , sikur të qendisnin zemrat e tyre me moralin dhe të
fisnikuronin fytyrat e tyre , sigurt që deri tek qëllimi i tyre i mirë në këtë botë
do të arrinin me fare pak mund. Po , nëse Zoti nuk na mundëson që t`i
realizojmë ato ëndërra që synojmë edhe përskaj rrugës tonë që ndjekim se
është e mirë dhe jo jashta kornizave të asaj çka parapa për neve Krijuesi i
botrave , ne nuk duhet që të mërzitemi , të largohemi nga morali dhe të
ndryshojmë vizionet tona në këtë jetë. All-llahu xh.sh. sigurt atë mendim dhe
dëshirë tonën dëshiron që të na zëvendësojë me më të mirë , të na realizojë
më vonë kur efekti do të jetë më i madh , ose edhe atë dëshirë të flaktë të
na ruajë për në xhennet. Prandaj të mos dëshpërohemi por vazhdimisht me
moral të mirë dhe të lartë të vrapojmë pas arritjes së kënaqësisë së All-llahut
xh.sh. Sepse ne dikur kemi qenë fëmijë , por All-llahu xh.sh. na ndihmoi që
të rritemi dhe të arrijmë deri këtu ku jemi.
Kur lind fëmija , atij i intereson vëtëm bota e gjërave që e rrethojnë. Kur
rritet edhe pak , fillon të interesohet për botën e njerëzve. Atëherë fëmija
fillon t`i njohë babanë dhe nënën e tij. Kur rritet edhe pak fillon të jetë i
ndikuar nga idetë që e rrethojnë. Rreziku i “ cektësisë” është se i mban
muslimanët të ngujuar në botën e gjërave. Prandaj ata bëhen fëmijë të
mëdhenjë , por që nuk rriten kurrë. 131 Sikur të rriteshim njëherë e
përgjithmonë dhe ta kuptonim rëndësinë e moralit në jetën tonë. Sigurt që
do të kuptonim edhe urtësinë e hadithit i cili na mëson se fëmija edukohet
20 vite para lindjes. Po si mund të lind fëmijë , një fëmijë i cili është i rritur
me trup , por me mendje dhe me seriozitet në realizimin e urdhnave të
Lartmadhënishmit ende e llogaritë veten të paaftë dhe nuk e futë në mesin e
atyre që duhet të japin llogari para All-llahut xh.sh.

129
Shih: Amër Halid , Gjurmëve të të Dashuritë tonë ,Shkup 2006 , fq.370
130
Shih: Amër Halid , Tregimet e të udhëzuarve, Shkup 2007 , fq.195
131
Shih: Amër Halid , Organizimi i jetës , Prishtinë 2007 , fq.126
150

Është me rëndësi që të kuptojmë esencën e adhurimeve që bëjmë ndaj All-


llahut xh.sh. Duhet të dijmë që për çdo gjë që neve na duhet t`i kërkojmë
All-llahut Fuqiplotë dhe jo të shkojmë te njerëzit duke shpresuar se ato do të
arrijnë që të na zgjidhin problemet tona të panumërta.
E ne sot , nëse kemi ndonjë problem , shkojmë te njerëzit dhe ankohemi
para tyre. Gabim , gabim , ata nuk na largojnë pikëllimin e as atë që të
mundon; pra, Ai që të ndihmon të dalësh nga kjo gjendje është All-llahu i
Lartësuar. Pra, shpejto te Ai dhe ndalu , shtrij duart para Tij. 132 Dhe thuaj o
All-llah ma pastro zemrën time nga cytjet e shejtanit , më pasuro me moral
dhe ma mundëso që ta përballojë secilën brengë dhe sfidë të kësaj bote për
hir Tëndin.Përkushtimi në fe është i domosdoshëm nga secili njeri. Tek , All-
llahu më i mirë është ai i cili është më i devotshëm. Fillimi i përkushtimit në
fe ka një ëmbëlsi , shije dhe qetësi , të cilën nuk mund ta ndjesh pas disa
viteve. Ato çaste përkushtimi dhe përjetimi të adhurimit janë të
papërsëritshme në vitet që do të vijnë , prandaj shfrytëzoji si duhet këto
kohë , o vëlla. Adhurimi i vitit të parë të përkushtimit në fe është ai që do të
mbajë në rrugën e fesë , derisa të vdesësh. 133 Vijat e sinqeritetit në veprën
tënde në fillim të namazit tënd dhe thirrjes në rrugën e Zotit duken që nga
qielli i shtatë. Të gjithë njerëzit që falen dhe vijnë në xhami i shikon me syrin
e dhembshmërisë dhe mëshirës , ndërsa ato që kalojnë kohën kotë jashta
rrugëve të Zotit , mundohesh më mish e me shpirt t`i sjellësh në xhami. Janë
momente fascinuese të cilat gati se secili njeri ( thirrës) gjatë jetës së tij i ka
përjetuar. Morali ynë do të shëndërriste si nur dhe egoja e shfrenimi do të
stopoheshin nga dashuria dhe mbushja e zemrës sonë me besim. Të gjithë
ne kemi dëshirë ta kthejmë atë periudhë , atë kohë kur ndjenim dhembje
edhe për një çast të kaluar pa kërkuar falje te Zoti për ndonjë gabim tonin.
Mundoheshim që me përkushtim t`i kryejmë të gjitha urdhnat e Zotit , bile
gjenim kohë edhe për kryerjen e nafileve , adhurimeve vullnetare. E sot , po
na mungon koha edhe për realizimin me përkushtim të detyrimeve fetare.
Krejt kjo u soditë me largimin e sinqeritetit dhe moralit tonë , kemi mbetur si
një fije peri e pashkëputur nga ky karavan i lartë dhe i lashtë islam.
Ibën Abbasi , r.a. ka thënë: “ Bëhuni të mirë , të durueshëm dhe të ditur.” Të
mirët shpjegohet gjithëashtu në kuptimin që dijetarët fetarë duhet t`u
mësojnë njerëzve diturinë themelore para se të kalojnë në diturinë e
komplikuar. Andaj , dituria është shtylla e fesë , biletë e rrugës së kërkuesit
dhe themelim i trashëgimit të drejtë të adhurimit të vërtetë. 134 Dituria e cila
është e qendisur me moral dhe me realizimin e urdhnave të Zotit padyshim
që është dituri e dobishme dhe mjaft e frytshme në shoqërinë njerëzore.
Dijetarët e dëmshëm janë ato të cilët kanë dituri , por nuk kanë moral dhe
thërrasin njerëzit në amoralitet dhe gjëra perverze. Ato janë shkatërruesit e
botës edhe pse në botë paraqiten dhe propagandojnë se po ndërtojnë botën
me mirësine e tyre të gënjeshtërt. E ka dijetar të tillë që thërrasin me urtësi
në moral dhe urdhërojnë njerëzit në kryerjen e detyrimeve dhe lënien e
132
Shih: Amër Halid , Adhurimet e besimtarit , Prishtinë 2005 , fq.39
133
Shih: Amër Halid, Historia e profetëve , Shkup 2007 , fq.498
134
Shih: Ibën Kajjim el-Xhevzi , Mjekësia e të dërguarit Muhammed a.s. , Gjakovë 2003 , fq.31
151

gjërave që e dëmtojnë atë dhe pasardhësit e tij. Në momentet e vdekjes për


to do të bënim këtë dua:” All-llahu jua lehtësoftë egërsinë tuaj , ju
mëshiroftë në vetminë tuaj , e anashkaloftë keqbërësinë tuaj dhe i pranoftë
të mirat tuaja. “ 135 Sa e mirë është ajo vepër e cila është e vazhdueshme
dhe sa i mirë është ai fëmijë i cili edhe pas vdekjes sonë bënë dua për neve.
Ndërsa All-llahu xh.sh. përmes melekëve para të vdekurve tjerë na sjellë
lajmin për duanë e fëmijës tonë.
Erdhi një grua te Pejgamberi a.s. dhe i tha:” Këtij djalit tim , barku im ka
qenë veshmbathja e tij , gjiu im ka qenë furnizimi , ndërsa dhoma ime
vendstrehim. Babai i tij më ka lëshuar dhe ka dashur ta marrë nga unë” ,
dhe Pejgamberi a.s. i tha “ Ti ke më shumë të drejta ndaj tij derisa të
rimartohesh.” ( Transmeton Ebu Davudi).136 Drejtësia e Islamit është e gjërë
dhe e madhe ndaj gruas. Ajo ka ma shumë të drejtë pasiqë atë fëmijë e ka
edukuar në frymën e Islamit. Ka sakrifikuar edhe trupin e vet , pasurinë dhe
shëndetin për hir të All-llahut që ai fëmijë të fitoje edukatën e duhur. Islami
nuk neglizhon dhe nuk përbuzë femrën , ky rast e dëshmon një gjë të këtillë.
Edukata është me rëndësi jetike për familjen dhe shoqërinë. Ajo shton
dashurinë midis burrit dhe gruas , njëashtu edhe ngjallë veprimin e veprave
të mira nga familja. Tehu i thyer i moralit nuk guxon që të prek në atë
familje të sinqert. Turpi si gjellë kryesore e familjes muslimane ujit dhe
gjeneron gjenerata të tëra muslimanësh.
Poeti tha: “ Pasha jetën time , në fisin e tij ti je më i nderuari,
Unë ulem mbasditëve nën hijet e zemrës së tij.” , ndërsa në një
varg tjetër tha: “ Në këmbë para saj , një përgjigje kërkoja për disa “
zemra” rresht,
Me mall përgjigje prej saj prisja , por s`kam se kujt t`i qahem.”
137

Sa i lartë është njeriu i moralshëm në zemrën tonë , ashtu si u shpreh edhe


poeti në zemrën e tij. Unë qahem pse nuk mundem të të arrijë , ke një moral
aq të lartë dhe aq të mrekulluar sa e ke bërë të vështirë të kapërcejë në këtë
rrugë të mahnitshme. Morali i cili ndriçon mendjen time ngjall mall për ty o
Zoti im , për robërit e t`u të sinqertë dhe të mirë. Për mua ato xhenetlinjë që
i shoh dhe dëshmojë për veprën e mirë të tyre qysh në këtë botë më ngjallet
frikë dhe rrespekt për t`u takuar me to në kuvendet e dhikrit. Sa netë dhe sa
ditë ato kanë kaluar në adhurime , modestia e tyre shtrihet në horizontet e
thella të cilat impenjojnë mentalitetin meskin të fshatarit të ri. Egoja e
veprave të këqija sa larg tyre rri. Frymëmarrja dhe sistemi i tyre nervor 24
orë vepronë nën kujdesin dhe falëminderimin e tyre ndaj All-llahut xh.sh. E
padyshim që kërkuesit e të Vërtetës dhe thirresit në të vërtetën janë në një
rrugë të vështirë që kërkon mund , sakrificë dhe durim në sprova. Sikur këto
elemente të mos ekzistonin nuk do të kishte mundësi asnjë njeri në rruzullin
tokësor që ta realizonte ëndërrën e tij jetësore thirrjen në të vërtetën. Sepse
rruga deri tek e vërteta është rruge plotë sfida dhe probleme. Poqese morali
135
Shih: Ibën Kajjim el-Xhevzi , Shpirti , Zurih 2007 , fq.19
136
Shih: Ibën Kajjim el-Xhevzi, Fetvatë e të Dërguarit të All-llahut , Shkup 2006 fq.218
137
Shih: Ibën Kajjim el-Xhevzi ,Shiu i rrëmbyer i fjalës së mirë , Tiranë 2007 , fq.128
152

nuk është pjesë e petkut tonë sigurt ne do të dështonim gjatë thirrjes dhe
elaborimit të asaj në të cilën po thërrasim. Rruga e vështirë do të
vështirësohej edhe më , poqese nuk do të ishim të kujdesshëm në
menjanimin e veprave të këqija dhe thirrjen dhe krijimin e veprave të mira.
Gjërat e ndaluara duhet mënjanuar , kurse të urdhëruarat duhen krijuar.
Ekzistimi i të dyjave është më i mirë se mosekzistimi i asnjërës , sepse sikur
të mos ekzistonte gjëja e urdhëruar , nuk do të kishte pasur dobi edhe nga
mosekzistenca e të ndaluarave. E kur të ekzistojë e urdhëruara , ajo mund të
ndihmojë në eliminimin e të ndaluarës ose ndikimit të saj të zmbrapset.
Është më i mirë ekzistimi i fuqisë dhe sëmundjes sesa të mos ketë as jetë e
as sëmundje. 138
Njëherë dijetarin e madh Islam Ibën Kajjim el-Xhevzin e patën pyetur se çka
është edukata? Ai patë thënë: “ Edukata është komplet feja”.
Përfundojmë këtë shkrim me një thënie tjetër të dijetarit të madh islam Ibën
Kajjim el- Xhevzi i cili thotë: “ Te njeriu jeton mendja e melekut , afshi i
kafshës dhe pasioni i shejtanit dhe ai do t`i takojë atij lloji , cilësia e të cilit
sundon në të. Nëse njeriu e mund afshin dhe epshin , do të ngrihet në
shkallën e melekut. Mirëpo , nëse e mundin epshet dhe afshi do të zbresë në
nivelin e qenit!.” 139 E lusim All-llahun xh.sh. që të mos biem në gradën e
qenit , por me moralin tonë ta arrijmë gradën e melekëve të tij.

SHTOJCË
Islami nuk pengon integrimin e shqiptarëve në Unionin Evropian, përgjigje
për Ibrahim Kelmendin

138
Shih: Ibën Kajjim el-Xhevzi , Premtimi për durimtarët , Shkup 2007 , fq.62
139
Shih: Ibën Kajjim el-Xhevzi , Thesari i diturisë , Shkup 2006 , fq.547
153

Hyrje

I nderuari Ibrahim Kelmendi.Me vemendjen me te madhe lexova broshuren


tuaj për shqiptarët dhe sfidat e tyre ne Maqedoni.Të them te drejtën u
befasova nga elani i juaj për te shkruar dhe për te medituar mbi shkrimet e
juaja.Pra ti vetëm meditoje, me lejo qe edhe unë me disa rreshta te
meditoj.Të them se ke te drejtë ne çdo pikë, nuk pajtohem , por te them se
ke sens për meditim me këtë krenohem.Nuk e di se a e dinë o i nderuar se
meditimi është i urdhëruar ne shumë vende ne Kur`an.Ndoshta befasohesh
por është një segment mjaft i rëndësishëm. Njeherit ky apo jo është meditim
154

3 ditor i një veprimtarie te gjatë.Imam Gazaliu gjysen e jetës e kaloi ne


meditim dhe në fund çka?Jo jo asgjë por ai ishte themeluesi i ekonomise.Ti
mund të thuash po pse ai themeluesi i ekonomise dhe jo Adam Smithi? Imam
Gazaliu 1051-1111 ndërkaq Adam Smith e di me mirë se unë kur ka jetuar
d.m.th. mos te gabohem 5 apo 6 shekuj mbas Imamit te nderuar.Desha te te
lidhem ne kontestin e meditimit, sepse edhe ai meditoi dhe themeloi një
shkencë qe sot bota tia shoh hajrin apo siç thot gjuha jonë e bukur te
miren.Por dua një pyetje?Qëllimi i meditimit tënd është qe tia shohim hajrin
apo te kundërtën e saj? Ti mesiguri qe do të përgjigjesh me te parën , edhe
pse argumentet çojnë kah e dyta.Por kjo është një e mirë, se ti kur flet unë
jam zgjuar, kur unë jam zgjuar edhe meditimi im vepron, kur meditimi im
vepron miresit i perjeton vet populli im Shqiptar ne këto treva.Më fal për
shkrimin se nuk di bukurshkrim është mangesi e imja qe ndoshta me kalimin
e kohës edhe do të permiresohem.Po ta citoj një fjale tenden qe me la
vërtetë gjurme ne zemër.Ti the se ne Maqedoni tashmë po shfaqet fanatizëm
i theksuar fetar.Eh tash me lindi ndjenja për meditim , nëse pajtohesh te
shprehem përmes disa vargjeve te një poeti arab, qe ti me e pas taku do ta
quaje lesh arabi apo jo, epo të mësojmë diçka nga ai,CUDI E CUDIRAT JANE
TE SHUMTA/GJENDESH PRANE RRUGES POR NUK MUND TE ARRISHE DERI TE
AJO/SIKUR SE DEVJA NE SHKRETETIRE TE CILEN E MBYT ETJA PER
UJE/NDERSA UJIN E KA TE NGARKUAR MBI SHPINE... Dhe këtu perfundoj
citatin.Mos te behem monoton ok, se me lesh arabi nuk hyet ne Europ , apo
jo i nderuari Kelmendi.
I nderuar unë jam musliman dhe jam me Europian se ti, këtë po ta them me
bindjen me te thelle qe mund te ekzistoj ne këtë botë...Tash prap vazhdoj me
meditimin, ti the se një kohe shqiptarët ne Shkup ishin shumicë dhe se tash
nuk janë.Me përmirëso nëse gabohem.Po shumë bukur e the o i nderuar se
ne kohën e Perandorise Osmane shqiptarët ishin shumicë , ndërsa ne kohën
e sundimeve sllave ato u bene pakice.No koment.Një segment tjetër qe ju
vet e ceket ishte ajo se disa pseudointelekual musliman kinse thirren ne atë
se nëse nuk do të ekzistonte feja islame shqiptarët nuk do të dinin shqip.Po a
nuk është e vërtetë i nderuar?Vetëm një shembull i vockel, Nishi qytet ne
Serbi,dikur shumicë shqiptare tash asnjë gjurme prej tyre..Pse?Ok e lemë me
kaq, këtë pjesë te meditimit , vazhdojme përmendet luftën e Kosovës dhe
harruat luftën e Maqedonisë, po i nderuar a e di pse Jakup ef.Asipi bëri një
udhëtim ne Arabine Saudite , gjatë luftës se Maqedonisë?Shiko arkiven e
UCK dhe do kuptosh se ai tuboi ndihma financiare për UCK pa asnjë
kushtëzim, nëse ti je shqiptar Jakup ef.Asipi edhe dy herë është me shqiptar
se ti.Permendet se shqiptarët me dhunë pranuan fenë islame edhe kjo me
vie interesant.Si duket nuk keni informata te mjaftueshme, shqiptarët fenë
islame nuk e pranuan nga turqit osmanlinje, por ato e pranuan fenë islame
ne shekullin e VIII nga tregetaret musliman te Sicilise.D.m.th. populli ynë për
nga pranimi i Islamit i perngjet popullit te Malejzise, tigrit të madh
ekonomik, i perngjet, Indonezise etj etj etj.
Permendet Lidhjen Shqiptare te Prizrenit, i nderuar shumë mirë e di se kush
kanë qenë udhëheqës te asaj lidhjeje dhe shumë mirë e dinë seline e asaj
155

lidhjeje.D.m.th. Islami nuk qenka kundër Shqiptarise apo jo Zoteri Kelmendi?


Vargjet e famshme te Vaso Pashes se feja e shqiptarit është Shqiptaria , i
nderuar ne cilën periudhe u shkruajten?Nëse janë shkruar në periudhën e
perandorise osmane atëherë unë ty nuk te besoj.Sepse ti the qe perandoria
osmane ka qenë një perandori qe ka ushtruar dhunë ndaj
shqiptareve.Mjaftoh em me kaq, por jo edhe këtu te perfundoj.
Ne një vend u munduat te na bindi se shqiptarët kurrë nuk kanë luftuar për
interesa fetare apo jo zoteri Kelmendi?Nëse shqiptarët është ashtu si thua
atëherë pse heroi ynë direktivat i për sulme i merrte prej Venedikut dhe prej
Papes?Papa paska mbrojtur d.m.th. interesa te kombit tonë, këtë deshit ta
thuanit i nderuar?Skenderbeu hero kombëtar apo hero krishter, këtë nuk
mundem ta kuptoj ju lutem një sqarim i nderuar?Ju gjithçka lidhni ne
mjekerroshat por nuk e di për cilët mjekerrosha e keni fjalën për
mjekerroshat e Marksit dhe Engelsit, mjekerroshat e Darvinit,Enver Hoxhes,
mjekerroshat e Adam Smithit, apo te kujna?Ju permendni vazhdimisht
mjekerroshat dhe leshat arabe tash nuk e di për kend e keni fjalën?Misionare
islamike, apo jo zoteri Kelmendi, por çfarë kërkojnë Deshmitaret e Jehovas
ne shtepite tonë?

Ne një vend ne artikullin ndermjet tjerash ju thuani, Serbia edhe pasi pushtoi
hapësirat e banuara me shqiptare e maqedonas , para dhe pas Luftes se
Dyte Botërore , vazhdoi te shfrytëzoj një pjesë te klerit mysliman për te
shperngulur sa me shumë shqiptar ne Turqi.Po po të pyes sinqerisht a keni
analizuar këtë pjesë te këtij punimi si duhet? Unë nga kjo qe ju keni
shkruajtur kuptova se shqiptarët kanë qenë te nencmuar nga serbet dhe
kanë qenë te detyruar ose te deklarohen sikur krishter ose të mos rrijne ne
këto troje.Ata d.m.th. nuk gjeten zgjidhje tjetër ose me mirë te shprehem ne
metafor, nuk gjeten oaze shpetuese përveçse ne Turqi.Atëherë pse nuk u
deklaruan sikur sllav por iken ne Turqi?Ne Turqi ata shqiptar e gjeten te
vetmen shprese për ta ruajtur identitetin e tyre nacional. ne këtë drejtim të
sugjeroj te lexosh artikujt e Dr.Milazim Krasniqit dhe te historianit te njohur
Nexhat Ibrahimit.
Ju ne një vend përmendet se nuk lejuat qe leshat arabe te depertojne ne
rrethet e UCK, i nderuar kam fakte sa të duash se ne Ushtrine Clirimtare te
Kosovës ka pasur musliman dhe ka pasur me shumë mjekerrosha nga
ideologjia marksiste sesa lesha arab qe i quan ti edhe pse ato lesha janë
shqiptar.Tek e fundit nëse ju shihni rrezik ne lesh edhe shihni shpëtim ne
veshjet e Adelina Ismailit atëherë mos u kapeni për leshi por lirisht ti sugjeroj
rrobat e Adelina Ismailit.Më fal ndoshta dukem komik, por nuk jam i tillë ne
esencë, ti je ai qe me ngjalle komedine.

Një pune unë e di , nuk di shumë, Islami ka shumë pika qe ne një replike
modeste nuk munden te numerohen, por ja disa qe mund ta prijne popullin
tonë drejtë Unionit Europian
156

1.Liria e te shprehurit , në Islam ekzistojne shumë shembuj ku kemi liri te te


shprehurit qe përshtatet me Unionin Europian.

2.Barazia gjinore, në Islam gruaja ne shumë raste ka me shumë te drejta


sesa burri dhe rrolet janë te ndara ashtu siç janë te ndara nëpër shumë
kushtetuta te shumë shteteve botërore.Një shembull bindes, ne kushtetuta
të ndryshme pozitive a nuk ekziston e drejtë e veçantë e gruas kur ajo te jetë
ne kohën e shtatezanise te këtë lehtesime nga orari i punës?

3.Toleranca nderfetare dhe ndernacionale.Për tolerancen islame nuk kam


çka të flas le të flet historia.

4.Stimulimi i diturise, a nuk mjafton qe fjala e pare ne Kur`an është lexo?

5.Shkollimi i barabart gjinor, Muhammedi a.s. a nuk tha ne një hadith te tij se
ai qe shkollon një femër e ka shkolluar një familje?

6.Edukaten sportive, a nuk na urdhëroi Muhammedi a.s. qe tia japin hakun


edhe trupit tonë?

7.Sigurimi social,Institucioni i zekatit a nuk mjafton për mbylljen e varferise


apo është utopi ne leter?

8.Nxitja ne investime, a nuk ekziston ajet kur`anor ku thuhet se pas faljes se


xhumas dilni edhe kerkoni rriskun e All-llahut nëpër toke?

9.Bashkim i forcave, a nuk ekziston ajet kur`anor qe është kundër percarjes


dhe stimuls i bashkimit?

10.Mbrojtje e nacionaliteteve, a nuk tha All-llahu ne kur`an se nga ju krijoi


shumë popuj dhe shumë gjuhe?
157

1.Liria e te shprehurit në Islam

Padyshim në rrethin islam aty ku sundojnë ligjet islame , liria e të shprehurit


është e siguruar me ligj dhe si e tillë nuk guxon të injorohet. 140Qytetari(në
shtetin islam) ka të drejtë ta shpreh mendimin e vet për çështjet e shtetit
dhe veprimet e udhëheqësve, dhe nuk duhet të pajtohet me sjelljet e tyre
nëse ata lejojnë sjellje të këqija. Por, nuk ka të drejtë që t’i lejojë vetes të
bëjë ngatërresa në shoqëri dhe t’i luftojë ata që ia kundërshojnë mendimin.
Nëse ai nuk shkakton ngatërresa dhe dëme për shoqërinë, shteti nuk fillon ta
luftojë.Kjo është ajo liria të cilën Islami ua dhuroi njerëzve dhe nuk themë që
është sistem i njejt me atë europian, pasiqë në sistemin demokratik europian
shteti është i ndarë nga feja dhe këto të dyjat nuk shkojnë bashkarisht.Kjo
është e vërtet nga aspekti i përgjithshëm i meditimit tonë ndonëse në
aspektin e vecant të saj ne duhet të analizojmë një cështje mjaft me
rëndësi.Ajo cështje është ajo se si ne e kuptojmë lirinë e të shprehurit në
Islam dhe sa punojmë për të respektuar një gjë të këtillë?Nëse e kuptojmë si
masë preventive për të ndërruar një dëmë atëherë është në rregull, por nëse
e kuptojmë vetëm si nocion i cili duhet të mbartet vetëm mbi supet tona dhe
në veten tonë e të mos bëhet publike atëherë ajo nuk është liri e të
shprehurit, por është thjeshtë një diskriminim mendor.Nga historia islame
kemi një shembull mjaft mahnitës në mes kalifes Omer dhe gruajës së
tij.141Transmetohet prej Omer Ibën Hattabit, i cili thotë:”Derisa isha duke
gjykuar në një cështje, gruaja më tha:Sikur të veproje kështu e kështu.I
thashë:Cfarë lidhje ke ti me këtë cështjen time?Cka lodhesh në cështjen të
cilën unë dua ta miratoj?Ajo tha:Cudi me ty o Ibën Hattab, pse nuk dëshiron
të të korrigjoj, ndërkaq bija yte i jep mendim Pejgamberit a.s.”
Është me rëndësi që njeriu të mos e kufizojë veten vetëm në një spektër të
gjërave dhe vetëm si vështrues i tyre, por ekzistojnë disa rregulla në
sheriatin islam që nëse edhe me trup je prezentë në një akt penal t`i
obligohesh për të thënë të vërtetën e asaj që e ke shiku me sy ose ndoshta
edhe e ke ndëgju me veshë.Pasiqë Islami urdhëron që muslimanët të
ndalojnë nga punët e liga dhe të urdhërojnë në punë të mira e nga kjo
kuptojmë se individi për të shprehë mendimin e tij duhet të ketë guxim dhe
të mos frikohet se mund të hakmirret nga tiranët të cilët gjithmonë
mendojnë se janë në të drejtë.Ndërkaq All-llahu xh.sh. në Kur`anin
famëmadh urdhëron dhe thotë: 142“Dhe le të ketë nga ju të atillë që do
të thërrasin në të mira dhe që kërkojnë të bëhen punë të mira e të
heqin dorë nga veprat e këqija...”Ky parim kur`anor nuk është i
ngushtuar vetëm në raportet individ –individ, por është më i gjërë duke
kërkuar që edhe sundimtarët të thirren për drejtësi dhe modesti, mirëpo
normal një gjë e këtillë arrihet në bazë të gradimit të njerëzve me dituri dhe
140
Individi dhe shteti në sheriatin islam , Dr. Abdulkerim Zejdan , Shkup 1994 , f.57
141
Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi
142
Ali Imran:104
158

me devotshmëri .Kjo nuk është diskriminim por është nder që iu jepet njeriut
dhe që si i tillë duhet të zbatohet nga të gjithë besimtarët mysliman.143Një
pozitë e këtillë e këtyre nuk rezulton nga fakti se ata posedojnë monopol në
raportin mes Zotit dhe robërve të tij apo se ata qëndrojnë jashtë ligjeve
natyrore nga ku do të sillen vendime për ekskomunikime ose për faljen e
mëkateve sic kanë vepruar të themi, priftërit në ca doktrina
religjioze.Kurrsesi!Forca dhe pozita e tyre burojnë nga shkenca që e bartin ,
nga rruga e drejtë që e reprezentojnë dhe nga e vërteta në të cilën
thërrasin....
Liria e shprehjes atëherë nuk do të kishte mundësi të jetësonte ky institucion
objektivat e veta.Pasiqë nuk mund me dikë të konsultohesh për dic nëse nuk
ke liri për të shprehë atë që dëshiron ta thuash dhe mendon se është më e
drejtë.Mirëpo liria e të shprehurit ka edhe kufijtë e saj logjik që ekzistojnë
edhe në shumë shoqëri perëndimore.Nëse me lirinë e të shprehurit ne
gjithmonë insistojmë që të metat e dikujt t`i cesim në shesh dhe t`i
zmadhojmë ato , kjo punë nuk është në rregull dhe është e ndaluar edhe
islamikisht.Gjithmonë ne në cdo punë duhet patur kujdes që cdo vepër e
jona të jetë thjeshtë vetëm për të arritur kënaqësinë e All-llahut dhe jo për të
arritur ne deri te posti përmes keqpërdorimit të lirisë së të shprehurit e
pastaj t`i eliminojmë të gjithë ato që mendojnë ndryshe nga ne.Dhe liri e të
shprehurit nuk quhet ai akt i sharjes së një populli tjetër ose fyerjes së një
personaliteti tjetër vetëm se ai nuk është si ne , kjo gjë duhet të dënohet me
ligje ndërkombëtare dhe si e tillë nuk duhet edhe të pranohet.Në bazë të
deklaratës mbi të drejtat e njeriut në Islam 144neni 22 thuhet kështu: a) Çdo
individ gëzon të drejtën të shprehë mendimin e tij, nëse ai nuk është në
kundërshtim me parimet dhe ligjet e Sheriatit.Sepse kemi raste kur edhe ai
mendim bie në kundërshtim me sheriatin islam e për këtë na vërteton vet i
Dërguari i Zotit , Resulullahu a.s. i cili thotë:145” Akuza e parë e cila
anulohet është gjakmarrja e ungjit tim Ibn Abdul-mutalibit, të cilin
të pafajshëm e vranë njerëzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjakmarrje le të
harrohet dhe të gjitha të tjerat në të ardhmen le të falen.”Njerëzit
përpara për shkak të lirisë së tyre të shprehjes kan akuzuar njerëz të
pafajshëm dhe si të tillë janë dënuar me gjakmarrje.Erdhi mëshira e botrave
e cila sjelli freski për të gjithë botën.Ai liroi mendjet e njerëzve nga injoranca
dhe bashkoi popullin e tij që një ditë me atë dritë që e posedonin të shtrihen
në të katër anët e botës.Ta akuzosh dikënd me të padrejtë është gjë e
ndaluar dhe jo e preferuar fetarisht , është jashta normave ligjore të sheriatit
islam.Prandaj për akuzimin tënd duhesh të posedosh fakte dhe prova juridike
e pastaj të miratohet një e drejtë e jotja ose më mirë thënë një obligim i
individit ndaj shtetit.Dhe për në fund i nderuari vëlla 146Liria e shprehjes
nuk është liria e vetme dhe më e madhja.Ajo duhet të balancohet
143
E drejta Islame , Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 1995 f.53
144
Konferenca Islame e XIX e Ministrave të Punëve të Jashtme e mbajtur
në Kajro, nga 31 korrik deri më 5 gusht 1990
145
Marrë nga fletushka “Hutbeja e Muhammedit alejhise-lam në Arafat”, botuar në Mitrovicë më 1994
146
Gazeta Besa , nr.18 viti i II, 8 shkurt 2006 e mërkur , f.12
159

me vlerat e tjera sic janë shmangia nga lëndimi i panevojshëm,


harmonia shoqërore, kultura njerëzore , mbrojtja e të dobëtit dhe
vetërrespekti e dinjiteti i individëve dhe grupeve.

2.Barazia gjinore sipas Islamit

“O ju njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje


147

(njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u
shtuan burra shumë e gra. Dhe kinie frikë All-llahun që me emrin e
Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është
mbikëqyrës mbi ju…”…148”Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që
e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon
pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë
ajo që lënë, ju takon pjesë e coktuar (nga Zoti)”… 149Mos lakmoni në
atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju
takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise
nga ajo që fituan ato. All-llahut kërkoni nga të mirat e Tij. All-llahu
është i dijshëm për çdo send…
Ndërsa Muhammedi a.s. në momentet e fundit të jetës së tij pra në hutben e
lamtumirës tha:150” Njerëz!Do t’u porositja të keni parasysh të drejtat
e gruas dhe frikën ndaj Zotit. Ju i morët gratë si emanet nga Zoti.
Nderin dhe pastërtinë shpirtërore i pranuat në emër të All-llahut
xh.sh.
Ju keni të drejta ndaj grave e edhe ato kanë të drejta ndaj juve.”

Ajeti 32 që cituam më lartë sipas tefsirit të Sejid Kutubit ka këtë


kuptim :151”…Në fjalët e sipërpërmendura gjejmë errësirë të shtresëzimeve

147
En-Nisa, 1
148
En-Nisa,7
149
En-Nisa,32
150
“Hutbeja e Muhammedit alejhise-lam në Arafat”, botuar në Mitrovicë më 1994
151
Nën mbrojtjen e Kur`anit 5, Sejid Kutub, Gjilan 1998, f.71
160

të injorancës për konceptin e lidhjeve midis meshkujve e femrave.Këtë


ndoshta e ka shkaktuar liria dhe të drejtat e reja me të cilat Islami e këshillon
gruan në përputhje me pikëpamjen e tij të gjithëmbarshme në fisnikërinë e
njeriut , duke i rrespektuar gjinitë e tij, duke vepruar drejtë ndaj cdo gjinie ,
cdo shtrese e cdo individi…”
Kjo letë jetë si hyrje e jona në këtë teme mjaft komplekse.Padyshim për të
patur mendim të drejtë ne duhet të bazohemi në kur`an dhe sunnet.Mendoj
se ajetet dhe hadithet e Pejgamberit a.s. që cituam më lart nuk kanë nevojë
edhe për shumë filozofi, ato janë aq kuptimplotë dhe aq shumëdimenzional
sa koka jonë vetëmse mund të mahnitet nga një drejtësi e tillë që i dhuroi
Islami botës anembanë në atë kohë kur në Angli burrat dhe gratë nuk kishin
të drejtë të shkurorëzoheshin dhe si rezultat i kësaj u hapën shumë bordele
dhe u infektua pjesa më e madhe e rinisë me prirjen e tyre për adhurim
epshin dhe jo Zotin.Fillimisht nëse e lexon dikush titullin barazia gjinore në
Islam , me plot të drejtë mund edhe të mos pajtohet.Barazi nga aspekti se si
e mendon demokracia liberale nuk ekziston, sepse si e tillë ajo është utopi
por edhe krim mbi gruan dhe njerëzimin.Sepse një shtet për të patur
ardhmëri ai duhet të investoj në rininë.Po si do të investoj në rininë kur i
aprovon kërkesat e homoseksualëve për martesë artificiale dhe i mundëson
të drejta të barabarta me familjen bërthamë të shoqërisë së cdo shteti.Një
ditë në një emision një shkencëtar europian tha se familjet europiane në të
ardhmen do të jenë vetëm burri me gruajën dhe nuk do të kenë kontakt
fëmijët me prindërit e tyre dhe se kafshët shtëpiake do të luajnë rrol të
rëndësishëm në këto familje.Është një realitet që po e shohim tash dhe nuk
kemi nevojë që të presim të ardhmen.Bash këto janë ato luftëtarët e denjë
për barazinë gjinore në shoqëri duke harruar rrolet e ndara ndërmjet burrit
dhe gruas.Islami erdhi që ta liroi njeriun nga prangat e injorancës e ju ende
po jetoni në injorancë kur e vërteta është prezentë në mesin tuaj?Kjo mund
t`i ndodhë vetëm kafshëve të cilat janë të krijuara që të mos mendojnë dhe
logjikojnë , por njeriut të vetëquajtur i civilizuar nuk e kam besuar që mund
t`i ndodhë një gjë kaq e ulët dhe kaq e cekët.Barazia gjinore në Islam nuk
duhet të kuptohet se burri dhe gruaja janë të barabart në gjini dhe të gjitha
shërbimet në shoqëri mund t`i kryejnë njejtë me të drejta të
pakufizuara.Normal Islami i lejoi gruajës që të posedoj xhiro llogari të veten
ku burri i saj nuk guxon të depërtoj në të, por nuk e obligoi me mirëmbajtjen
e familjes e që nuk do të thotë se me burrin është e njejta gjë.Burri është i
obliguar islamikisht të kujdeset për familjen dhe pjesë prej pasurisë së tij t`i
ndaj edhe gruas.A nuk paska më shumë të drejta gruaja sesa burri në Islam?
Po ju mund të thuani se femra në Islam është e diskriminuar nga shumë
aspekte dhe se nuk i lejohet të dalë vet prej shtëpisë, nuk i lejohet t`i flas
personave të panjohur për dore, mbulohen me jodëshirë, shtypen dhe
mbyllen vetëm brenda shtëpisë etj etj etj.I nderuar, Islami i dha liri femres aq
sa natyra e saj mund ta bartë, por e njejta gjë ndodhi edhe me burrin.Sepse
lirinë ose më mirë thënë privilegjin për edukatën e familjes nuk e ka burri, a
don të thotë kjo se ai është i diskriminum apo me një të drejtë plus gruas?
Nëse ju e quani padrejtësi mbrojtësin e gruas në rrugë , atëherë nuk jeni në
161

rregull, sepse ajo është privilegj që ia mundësoi Islami.Në këtë botë të


corodive edhe burrat po kanë nevojë për mbrojtës e të mos flasim për
femrat.Pse cdo njeri me post ka mbrojtës ose truproje?Sepse është njeri i
rëndësishëm, me peshë në shoqëri, dhe shumë i rrespektuar.Po edhe femra
në Islam është njeri i rëndësishëm sepse është nëna e njerëzimit, është me
peshë në shoqëri sepse nga ajo dalin një armatë e tërë intelektualësh, dhe
shumë e rrespektuar për shkak të të gjitha këtyre që përmendëm më
sipër.Një dijetar i njohur turk njëher patë thënë:”Rrespektoni femrat , pasiqë
femrat janë nëna e njerëzimit”.Këtë temë po e përfundojmë me shpresë se e
kemi kuptuar esencën e saj se në Islam rrolet ndërmjet mashkullit dhe gruas
janë të ndara në këtë jetë si qenie biologjike, ndërsa si qenie shoqërore
gruaja ka më shumë të drejta dhe privilegje sesa burri.Dhashtë All-llahu që
zemrat tona dhe mendjet tona të pastrohen nga injoranca e besimit.

3.Toleranca nderfetare dhe ndernacionale

152
“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë
popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete…”
153
“Thuaju: O Pasues tё librit, ejani te njё fjalё qё ёshtё e njёjtё
mes nesh dhe mes jush: Tё mos adhurojmё, pos Allahut, tё mos ia
bёjmё Atij asnjё send shok, tё mos konsiderojmё njёri-tjetrin zotёr
pos Allahut! E nё qoftё se ata refuzojnё, ju thoni: Dёshmoni pra, se
ne jemi muslimanё).”
Ndërsa Muhammedi a.s. në castet e fundit të jetës së tij tha:154” O
besimdrejtë, dijeni dhe mos harroni se të gjithë muslimanët janë vëllezër. Ju
jeni plotësisht të barabartë në të drejta dhe detyra. Arabi ndaj joarabit nuk
ka kurrfarë përparësie, e kjo vlen edhe për të ziun ndaj të kuqit dhe për të
kuqin ndaj të ziut, përveç në devotshmëri. Të gjithë ju jeni pasardhësit e
Ademit, ndërsa Ademi e ka prejardhjen nga dheu.”

152
El-Huxhurat,13
153
Ali Imran , 64
154
“Hutbeja e Muhammedit alejhise-lam në Arafat”, botuar në Mitrovicë më 1994
162

155
Edhe pse në lindje dielli lind
dhe dëfton trimërisht shkëlqimin e vet, pa tis,
ai bëhet flakë e dritë nga zjarri i brendshëm vetëm kur
u ikën verigave të Lindjes e të Perëndimit;
i dehur nga shkëlqimi ai shfaqet në lindjen e vet
që t’i pushtojë të gjitha horizontet;
qenia e tij s’i përket as Lindjes, as Perëndimit,
edhe pse nga lindja është.
Muhammed Ikball, Xhavid-Nama

Një analizë nga burimet na dha një pasqyrë reale mbi kuptimin tonë të fjalës
tolerancë.Padyshim kjo botë është një vend me shumë botëkuptime dhe
identitete të ndryshme fetare dhe nacionale.Lind nevoja primare për gjuhën
e komunikimit në mes feve dhe popujve , se pa këtë element edhe nuk mund
të depërtohet.Islami është ajo fe nga e cila burojnë mirësitë dhe mundohet
që njeriun ta lirojë nga prangat e injorancës mendore në lirinë e
amshueshme të besimit dhe bindjes.Sepse pa bindje nuk ka besim.Ky është
parim i Islamit dhe etikës së mendimit ndryshe.Islami koncepton njeriun si
njeri dhe se nëse vret një njeri është njejt sikur me vra tërë njerëzimin.Ky
burim mjaft fleksibil krijon imazhe mjaft shpresdhënëse në koloritin e bukur
shoqëror, ku vend ka për të gjithë përvec shejtanit dhe ushtrisë së tij.Tash
mund të thuani se Islami nuk pranon fetë tjera dhe se thotë se janë të
devijuara dhe se me kalimin e kohës janë bërë njerëzore dhe jo hyjnore
,ngritë veten mbi të tjerët etj etj etj.Nuk keni të drejtë në një konstatim të
këtillë për arsye se:
1.Islami është fe e zbritur prej Zotit dhe nuk është e krijuar prej Muhammedit
a.s.
2.Libri i shenjtë Kur`ani kerim është fjalë e All-llahut dhe se shumë shekuj
njerëzit janë munduar të gjejnë kontradikta dhe të pavërteta e nuk kanë
mundur të konstatojnë një gjë të këtillë.
3.Nuk është përhapë me tehun e shpatës por me lirinë e të shprehurit dhe
bindjes ku pranohen vlerat dhe injorohen antivlerat.
4.Nuk është kundër shkencës dhe përparimit në krahasim me fetë tjera që
mendjet më të ndritura të popujve të tyre i dogjën për shkak të injorancës së
tyre dhe izolimit pragmatik.
5.Nuk është për asimilimin e gjuhëve dhe popujve , këtë e dëshmojnë një
sërë hadithesh të Pejgamberit a.s.
6.Krijon vetëdijen e tillë që njerëzit me Islamin të ndjehen të ngritur dhe jo të
injoruar që nuk është ashtu edhe në religjionet tjera po edhe në lëvizjet ose
sisteme tjera, si psh në komunizëm, kapitalizëm, neokomunizëm etj.

155
Islami ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, Alija Izetbegoviq, Shkup 2000,faqja e parë
163

7.Ndalon injorimin e njerëzve dhe nxitë ngritjen e tyre, ndalon përtacinë dhe
nxitë garimin në punë të mira dhe progresive.
8.Me pranimin e Islamit nga tjerët lind një qetësi në zemrat e tyre dhe një
stabilizim i mendjeve të tyre, ato pranohen nga shoqëria islame me lehtësi
dhe përkrahen nga të gjitha mënyrat e mundshme për përkrahje dhe
ndihmin.
9.Në shtetin islam nuk guxohet të rrënohen kishat dhe sinagogat, por
përkundrazi ato ruhen dhe mbrohen nga ligjet islame të cilat kujdesen për
antarët e shtetasve të tyre.
10.Në ditët tona një numër i madh i komitentëve të sistemit bankar islam
janë jomysliman.Cili është shkaku për këtë?Është shumë e thjeshtë.Islami
ndalon kamatën dhe stimulon metodat tjera të punës, ofron siguri, sinqeritet,
respekt dhe besim te komitentët e saj.
Dhe për fund të këtij teksti dua të potencoj se nga njerëzit objektiv Islami
pranohet pa hezitim dhe shkaku kryesor i pranimit të saj është më ajo
toleranca që ofron Islami dhe qetësia që arrijnë me pranimin e saj.Të All-
llahut jemi dhe te Ai edhe do të kthehemi.

4.Stimulimi i diturise ne Islam

“Lexo, me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë)…”


156

Pejgamberi a.s. thotë në një thënie të tij:157”Ai i cili e ka marrë rrugën


për të kërkuar dituri atij me të( diturinë) All-llahu do t`ia lehtësojë
rrugën për në xhenet...”

“…ni zanat n`ket dynja


158

sikur ilmi hic nuk ka


dynja ahiret n`dor i ka
la ilahe il-Lallah…”

156
Alek, 1
157
Transmeton Muslimi
158
Perëndia më frymëzoi, Mulla Vesel Xheladin –Guta, Shkup f.85
164

Mulla Vesel Xheladin-Guta(1905-1986)

“Të paditurit janë të vdekur edhe para vdekjes së vërtetë,


159

dijetarët janë të gjallë, edhe pse moti kanë vdekur.”

Imam Hasani ibn Ali el-Margjinanit

S`ka dyshim se dituria zen vend primar dhe mjaft privilegjues në Islam.Islami
është një fe e cila kërkon njohjen e diturisë dhe ngritë e stimulon kërkimin e
saj.Të numërosh thëniet e dijetarëve musliman rreth diturisë do të
shkruanim një libër vuliminoz vetëm nga thëniet e tyre.Por në Islam dituria
nuk është qëllimi kryesor, ajo është mjet për të arritur deri te qëllimi.Për këtë
dëshmoi historia e Europës të cilët morën diturinë e muslimanëve dhe e
përvetësuan për veti.Sot ato krenohen me të arriturat e muslimanëve në
shkencë dhe teknologji.Ne në këtë punim nuk do të mundohemi të sjellim
dicka të re, sepse dituria është e vjetër sa vet njerëzimi.Por në tërësi do të
sjellim një artikull rreth zbulimeve muslimane të huazuar nga një faqe
elektronike maqedone.Me shpresë që të pranohet e vërteta dhe të mos
injorohet.
160
ZBULUESIT MUSLIMAN QË E NDRYSHUAN BOTËN
Shkrimtari britanez Paul Vallely bëri një renditje të 20 zbulimeve më të
rëndësishme muslimane.E prej tyre ne vecuam vetëm këto dhjetë për shkak
të mosgjatjes së kësaj analize.
1.Kafeja-Njerëzit e parë për të cilët është dokumentuar se kanë pirë kafe
janë disa musliman nga Jemeni, të cilëve kafeja i ka ndihmuar të mbesin
zgjut gjatë gjithë lutjeve të mbrëmjes.Në vitin 1645 kafeja nga muslimanët
ekpsortohet në Veneci dhe bëhet e njohur për publikën europiane.
2.Zbulimi i kamerës-Në fund të shekullit të X , matematicienti musliman
Ibn el-Haitham zbulon se drita depërton në sytë tanë dhe nuk del nga sytë
tanë.Pas disa përpjekjeve ai zbuloi Camera Oscura( prej fjalës arabe qamara-
e cila d.t.th. e mbyllur ose dhomë private).El-Haitham është meritor edhe për
kalimin e fizikës prej filozofisë në aktivitet eksperimental.
3.Verzioni Beta i Shahut- është e projektuar në Indi prej nga vjen në Persi
ku muslimanët e perfeksionojnë.
4.Zbulimi i aeroplanit-Mijëra vjet para vëllezërve Rajt, poeti musliman,
astronom, muzicient dhe inxhinier Abas Ibn Firnas projektoi një aeroplan nga
i cili udhëtoi 10 minuta mbi qiell.Kjo ndodhi në vitin 875.Për nder të zbuluesit
të madh aerodromi në Bagdad dhe një krater në gjithësi mban emrin e tij.
5.Vakcinat-Në Europ vijnë në vitin 1724 , prej gruajës së ambasadorit
britanez në Stamboll.Përafërsisht 50 vjet para se në Europ të flitet për
mbrojtjen e fëmijëve , fëmijët musliman kanë qenë të vakcinuar.
159
Udhëzime për nxënien e diturisë, Burhanud-din Ez-Zernuxhi, Shkup 2003 f.12
160
ëëë.on.net.com.mk nga gjuha maqedone përktheu Hamdi Nuhiju
165

6.Stilolapsat-kanë qenë të zbuluara në vitin 953 me kërkes të sulltanit të


Egjiptit, i cili ka kërkuar laps i cili nuk ia përlyen rrobat dhe duart.
7.Ceku-Edhe pse burimet perëndimore thojnë se zbuluesit e saj janë
tamplierët, në fakt ato nuk janë.Fjala cek vjen prej fjalës arabe saqq, betim i
shkruar për pagimin e mallit prej nga ajo do të jetë e kërkuar.Në shekullin e
9 biznismeni musliman pa problem ka mundur që në bankë në Kinë të
shërbehet me cek prej bankës në Bagdad.
8.Bota rrotullohet rreth Diellit-Deri në shekullin e 9 për një numër të
madh të shkencëtarëve musliman nuk ka qenë risi dhe e dyshimt se bota
rrotullohet rreth Diellit.Argumentin për këtë e ka dhënë astronomi Ibn Hazim
i cili vërtetoi një gjë të këtillë.Kjo ndodhi 500 vite para Galie Galileut.
9.Oborret me lule-Në Europ janë hapur për të parën herë në shekullin e 11
në Spanjën muslimane.
10.Baruti-Arabët musliman janë të parët që e kanë futurë në përdorim të
ushtrisë këtë element.Deri në shekullin e 15 ato zbuluan edhe raketën të
cilën shumë mirë e shfrytëzuan në betejat në det.
Këto ishin vetëm një pjesë e zbulimeve muslimane që dëshmojnë se
muslimanët janë shkencëtar dhe se me shkencën ato ngriten , e shfrytëzojnë
atë për të mirë dhe nuk janë intolerant në shoqëri.Të gjithë këto kanë
ndjekur urdhërat e Krijuesit dhe i kanë jetësuar ato, kanë aprovuar cdo fjalë
të Pejgamberit a.s. , prandaj edhe kanë arritur aty ku edhe janë.Ne mund ta
ndryshojmë historinë dhe ta shkruajmë në favor tonin, por faktet ekzistojnë
dhe zbulimet nuk mund t`ia përshkruash tjetërkujt kur tjetërkush e ka
bërë.Fatkeqësisht këtë e ka bërë Europa moderne e cila shumë argumente i
ka fshehur dhe është munduar që dituritë islame t`i kristianizoj.Por rizgjimi
islam në botën muslimane dhe vecanërisht në rrethet shqiptare i nderuar sot
do ta flas realitetin dhe nuk do ta fsheh.Realiteti është i tillë, kontributin e
shkencëtarëve tjerë ne nuk e mohojmë , te feja jonë ato njerëz janë të
rrespektuar dhe shumë të cmuar, por nuk do të lejojmë asnjëher që mundin
e shkencëtarëve musliman ta hudhni posht.Për në fund i nderuar të thërras
që t`i përmbahemi ajeteve kur`anore ku thotë All-llahu xh.sh.:
161
“Thuaj:a janë të njejtë ata që dijnë me ata që nuk dinë?”
162
“O Zot im, shtoma diturinë!”
163
“Nëse nuk dini, pyesni të diturit!”
164
“…Betohem në penën dhe në atë që shkruajnë…”

161
Zumer, 9
162
Taha , 114
163
Nahl, 43
164
Kalem, 1
166

5.Shkollimi i barabart gjinor në Islam


165
“...A thua janë të barabartë ata që dinë me ata që nuk dinë?...”

“Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër
166

duke qenë besimtar-e, do të hyjë në Xhennet dhe nuk do t’i bëhet


padrejtësi.”
167
“Sa të mira janë gratë ensare, turpi nuk i ka penguar të mësojnë
për fenë e vet.”
Aisha radijallahu anhuma
Në një vend në Bibël shkruan kështu:
168
“ Gruaja le të mësoj në fshehtësi me nënshtrimin e vet. Nuk i lejohet gruas
që të mësojë, as që ta ketë pushtetin mbi burrin, aq më tepër, le të qëndrojë
në fshehtësi!”(Timoteut I, 2:11,12)

S`ka dyshim se Islami i kushtoi rëndësi të vecant diturisë dhe jetësimit të saj
dhe pa të është e pamundur të kuptohet edhe esenca e krijimit të gjithësisë
dhe njeriut në rruzullin tokë.Përmes diturisë ne i bindemi Krijuesit dhe
ngjyrosim jetën tonë me ngjyra të arsyeshme në të dy botërat.Kjo që thamë
vlenë në aspektin e përgjithshëm të qenies njeri, por segmentimi i saj nuk
shtrihet vetëm në aspekte dhe procese.Por, është domosdoshmëri ndarja e
obligimeve dhe të drejtave në mes cifteve në rruzullin tokë.Tekefundit a nuk
krijoi All-llahu xh.sh. prej cdo sendi cifte?Kjo është urtësi e Tij që të njihemi
më së miri ndërmjet veti dhe të plotësojmë nevojat tona njëri tjetrit.
Ne dijmë se shtylla e cdo shoqërie është familja dhe pa të nuk kemi as
ardhmëri të ndritur , por po zgjerohet një disfavor që do të mundoheshim ta
mbulojmë përmes politikës së migrimit të popullsisë dhe stimulimit të lindjes
së fëmijëve.Në Perëndim ka filluar që gruaja të luaj rrolin e saj shtazarak në
shoqëri.Në cdo mënyrë përbuzet dinjiteti i saj dhe nën pretekstin e lirisë ajo
edhe më shumë robërohet dhe bëhet pre e hordhive të ndryshme
mashkullore.Edhe pse me dituri të mjaftueshme ndoshta edhe me tituj
shkencor ajo prap e përbuzur nga qenia njeri dhe e shkelur në cdo pore të
jetës.Europianët si duket po harrojnë historinë e tyre të shkëlqyer nën
sundimin islam dhe po marrin si model civilizimin grek dhe romak. .
169
Burrështeti dhe filozofi i njohur Romak Seneka ka thënë: "Tani në Romë
divorci nuk konsiderohet turp. Gratë llogarisin moshën e tyre me numrin e
burrave që ato kanë patur."D.m.th. një civilizim i bazuar në prostitucion dhe
aspekte amorale në shoqëri, sot po ndodh e njëjta gjë vetëm me tjetër emër,
me emrin e përparimit.Ndërsa në sistemin socialist gruaja ishte forca më e
165
Zumer, 9
166
En-Nisa, , 124
167
Grueja ne Islam, Prof.Dr.Bekir Topaloglu f.124
168
ëëë.albkristian.com, në këtë verzion të Biblës e hasëm tekstin kështu, ndërsa sipas një verzioni tjetër pasusi i 11
nuk është kështu por:”Grueja le të mësoj në heshtje dhe me cdo nënshtrim.”Bibla sipas Diodatit të ri, Tiranë 2000,
f.244 në Dhjatën e re
169
Gratë në Kur`an, Muhamed Ikball, f.1
167

madhe punëtore që ka mundur të ekzistoj, ato kanë qenë si robot të


udhëhequra nga pronarë mjaft restriktiv të cilët për një shumë trefishë më të
vogël të hollash në krahasim me meshkujt, shfrytëzonin forcën e tyre
punuese me orar të dyfishuar.Sot në epokën e teknologjisë grueja me
kualifikim të lartë shkencor nuk mund të popullarizohet më shumë sesa në
lëminë e saj pra në reklamimin e mallrave dhe shijeve të tyre.Sot shijet e
mallrave krahasohen me shijet e femrave dhe sensualitetin e saj.Sa më e
zhveshur që të jetë vajza aq më ndikuese do të jetë reklama e cila i servohet
zakonisht njeriut të ri dhe të papjekur, por nga kjo grackë nuk janë imun as
fëmijët, femrat tjera dhe pleqt.Thënë thjeshtë kjo është bota e çorodive që
po e jetojmë në këtë kohë të pakohë.Islami nuk ishte i tillë në fillim dhe tash
e kurrën e kurrës nuk do të jetë i tillë.Ai stimulon diturinë si për meshkujt
njëashtu edhe për femrat.Nuk ndalon nga veprimtaritë e arsyeshme
njerëzore që nuk bien ndesh me logjikën e njeriut të shëndosh.Njëashtu
Islami liroi femrën dhe nuk robëroi, ai i dha vendin e merituar në shoqëri.Ai u
përkujdes edhe për arsimimin e saj. 170Arsimimi i gruas në shoqërinë islame,
nuk don të thotë se ajo duhet të qëndrojë bashkë me shokët meshkuj, të
flertojë me ta ose, nuk don të thotë shëtitje të përbashkët të femrave me
meshkuj nëpër mësonjtore, korridore dhe vende të tjera. Dituria nuk e
arsyeton stolisjen si një valltare, të bëjë grim si një aktore. Përkundrazi ajo
duhet të gërditet nga ato. Të theksojmë këtë se kur flasim për arsimimin dhe
edukimin, mendojmë në shoqërinë islame si një mjedis. Në institucionet
arsimore të një shoqërie të këtillë, ballafaqoheni jo me epsh por me dituri
dhe vlera relevante.Kjo është mëse e vërtet ngase prostitucioni nuk ka vend
në shoqërinë islame.Ai është i ndaluar rreptësishtë me rregulla dhe norma
islame.Këtë na e dëshmon edhe historia e famshme islame me shembuj të
shumtë ku gratë kanë dhënë kontributin e tyre në ngritjen e vetëdijes fetare,
morale, shkencorë të njerëzve në përgjithësi. 171Aisha e ka memorizuar
Kur’anin ashtu siç bëri edhe Hafsa, Umm Selmah, Umm Varaka, radijallahu
anhunne. Hind bint Asid, Umm Hisham bin Harithah, Zeidah bint Hejan, Umm
Sa’ad bint Sa’ad, radijallahu anhunne, të gjitha dinin pjesë nga Kur’ani
përmendësh. Më vonë jepnin ligjërata mbi Kur’anin. Në interpretimin shumë
delikat të hadithit, të gjitha ishin eksperte, por Aishah dhe Umm Selema,
radijallahu anhuma, ishin të veçanta më interpretimin dhe komentimin e
haditheve. Aisha transmetoi 2210 hadithe dhe më pas Umm Selema me 378
hadithe.Sikur Islami të ishte ashtu sic thojnë mediat perëndimore dhe ashtu
sic mundohen të na imponojnë institucionet për sulmimin e Islamit atëherë
nuk do të ekzistonin këto fakte.Këto janë vetëmse një pjesë e vogël e
fakteve të shumta në historinë islame dhe në të dretjën e sheriatit se gruaja
ka barazi të plot në arsimim dhe në fusha të veçanta të shoqërisë islame ka
më shumë të drejta sesa burri.
Për në fund këtë punim modest po e përfundojmë me një fjalë të një dijetari
mjaft të njohur turk Ali Fuad Bashgil i cili thotë:
”Rrespektoni femrat, pasiqë femrat janë nëna e njerëzimit”
170
Grueja në Islam, Prof.Dr.Bekir Topaloglu f.125
171
http://ëëë.dardania.de/v2/board/vieëtopic.php?t=4943&start=30
168

6.Edukata sportive në Islam

Padyshim sporti është pjesë e jetës së cdo njeriu dhe pa të mund të themi
lirisht se nuk mund të funksionojnë si duhet pjesët e caktuara të trupit të
njeriut.Ndërsa Islami si fe univerzale në rruzullin tokë u përkujdes edhe për
trupin e muslimanit dhe preferoi një trup të shëndosh krahas atij jo të
shëndosh.Në historinë njerëzore ne njohim shumë popuj që janë afirmuar
përmes sportit dhe si kulturë të tyre që e kanë kultivuar me shekuj e
posedojnë atë.Në mesin e popujve të shumtë njihet edhe populli kinez me
shkathtësitë e stilit Kung-Fu Ëu-Shu që e kultivuan me shekuj dhe e bartën
në tërë rruzullin tokësor.172Populariteti i lartë i saj del nga mosnjohja e këtij
sporti e cila pak u zhvillua dhe u kultivua brenda teritorit kinez.Kung Fu Ëu
Shu u bartë në shumë vende në Europ dhe për një periudhë të shkurtër u
mundësua hapja e shumë klubeve për mësimin e këtyre shkathtësive
luftarake.Me të vërtet ky sport dhe shumica e sporteve tjera janë në mënyrë
e të komunikuarit në shoqëri.Shumica e mjeshtërve të këtij sporti kanë qenë
njerëz të arsimuar dhe të afirmuar intelektualisht të cilët mbi supe bartën një
ide mjaft të vjetër në një popullatë relativisht të re.Duke vështruar historikun
e sporteve ne me të vërtet befasohemi nga numri i madh i diciplinave
sportive që njeriu i ka menduar dhe në të njejtën mënyrë edhe krenohemi
me to.Sot pjesë e pandashme e ekonomisë së një vendi është bë edhe sporti
dhe e arritura në të.Nëse arrinë që të organizosh një manifestim sportiv në
vendin tënd , ajo për ekonominë e atij vendi d.t.th. afirmim , plasman më të
lartë të artikujve dhe zhvillim cilësor i degëve të caktuara ekonomike.Por ,
sporti nuk ka të gjitha anët e saj pozitive dhe utopike.Ajo ka edhe shumë anë
të saja negative , si psh sportet e ndryshme që janë kundër kokës së njeriut
si boksi, sporte si futbolli , basketbolli dhe hendbolli, përzierja e publikes së
femrave me meshkuj, lindja e problemeve brenda tifozerisë, ana e saj
materiale dhe jo etike, krijimi i ndjenjës së epërsisë dhe injorimit të njerëzve
tjerë, konkurenca jolojale sportive etj.Të gjitha këto janë faktor që gjenerojnë
sportet në përgjithësi dhe preokupojnë rininë në veçanti.Islami si sistem jete
në shoqëri erdhi me një rregull të re, me një rrugë të mesit dhe të arsyes.Ai
implikoi vlerat në sport dhe sulmoi dhe ndaloi në mënyrë strikte antivlerat në
sport dhe nga sporti.Na dha një kod të ri të sjelljes sonë në jetën tonë në
përgjithësi por edhe në garimet tona sportive në veçanti.Lejoi garimin në
masën e ngritjes sonë, por ndaloi urrejtjen e garuesit tjetër , krijoi një imazh
të ri në historinë e sportit në përgjithësi.Në islam dopingu është i ndaluar
rreptësisht për dy arsye:1.Për shkak të pasojave që i posedon trupi i njeriut
pas shfrytëzimit të saj dhe 2.Krijon një atmosfer jolojale në sport dhe në
garimin me sfidantët tjerë.Mund të themi lirisht se edhe një pjesë e shtyllave
172
KUNG-FU ËU-SHU , Slavko Truntic-Trunta Doc.Dr.Branko Kules, Zagreb 1981 f.5
169

të Islamit kanë efektin e saj sportiv dhe mjaft senzibilizues.Ato janë dy ku


mund t`i hasim aspektet sportive, 1.Namazi dhe 2.Haxhi.Por, normal këto
nuk janë synimet kryesore të saj, kryerja e namazit dhe e haxhit, nuk janë
vetëm aspekte sportive, por brenda tërësisë së tyre mund të hasim edhe në
shumë disiplina sportive.All-llahu xh.sh. thotë në Kur`anin
famëmadh: ”...dhe falni namazin”. ”O ju që besuat, përuluni dhe
173 174

bini në sexhde, adhuroni Zotin tuaj, dhe bëni mirë, që të mund të


shpëtoni”.Gjithëashtu thotë All-llahu xh.sh. në Kur`anin famëmadh:175”... E
kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë faleni namazin në mënyrë të
rregullt, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për
besimtarët.”
176
Shkencëtarët kanë vërtetuar se , lloji më i mirë i gjimnastikës është ajo e
përditshmja , e përsëritur dhe e shpërndarë në të gjitha orët e ditës, dhe jo
rraskapitëse, sic mund të kryej cdo njeri.Të gjitha këto vecori gjenden te
gjimnastika e namazit.Njëashtu edhe në Haxhin ne mund të gjejmë efektet e
saj gjimnastikore duke mos mëtuar që të tentojmë në atë se shtyllat e
Islamit kanë vetëm këto probleme dhe efekte, por pjesë integrale të tyre
janë edhe efektet sportive.
All-llahu i Madhëruar thotë :177” Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të
vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë
prej rrugëve të largëta.”
178
Haxhi është gjimnastik trupore , për shkak të detyrimit që përmban rituali i
haxhit si :tavafi, qëndrimi në Arafat, ecja nga Safa te Merva 7 herë etj.E
mbase kjo është një prej atyre dobive që përfiton haxhiu në pelegrinazhin e
tij.
Këto janë vetëm disa aspekte sportive që Islami dhe urtësia e tij i nxitë në
rruzullin tokë pa marrë parasysh jetësimin e tyre nga i Dërguari i All-llahut
mendohet në mënyra tjera sporti përvec këtyre.Por nëse vështrojmë jetën
dhe gjurmojmë thellë në identitetin e Pejgamberit a.s. do të mbushnim një
libër të tërë me shembuj konkret të jetësimit të sporteve të ndryshme të
mundura në atë kohë.Disa nga këto sporte po përmendim në vijim duke mos
mëtuar të themi ne fjalën e fundit:
1.Vrapimi-179Shokët e Pejgambërit a.s. kishin traditë të vraponin, ndërsa vet
Pejgamberi a.s. i inkurajonte.Transmetohet se Aliu r.a. ka qenë vrapues i
shpejtë.Ndërsa vet Pejgamberi a.s. bënte gara me gruan e tij, Aishen r.a. për
ta dëfruar atë, për ta kënaqur veten dhe për t`u dhënë shembull shokëve të
tij.Aisha r.a. thotë:”Dilnim në gara unë dhe Pejgamberi i Zotit dhe e mundja
derisa filloi të më lodhë mishi( rritja e peshës), e atëherë ai filloi të më mund

173
El-Bekare , 43
174
El-Haxhm ,77
175
En-Nisa , 103
176
Thesare në Kur`an, Orjeta Deda(Bulku ) & Saimir Bulku, Tiranë 2002 f.191
177
El-Haxhxh, 27
178
Po aty, f.196
179
Hallalli dhe Harami në Islam, Prof.Dr.Jusuf Kardavi, Shkup 2002 f.262
170

vazhdimisht180.”Pejgamberi a.s. i thoshte:”Kjo (mundje) fshin të


parën!”
2.Mundja-181Pejgamberi a.s. ka dalur në mundje me Rukanin që ishte i
njohur me fuqinë e tij, dhe disa herë e ka mundur.
3.Dëfrimi me shigjeta-Pejgamberi a.s. thotë:182”Fuqia është te
harkëtari, fuqia është te harkëtari, fuqia është te harkëtari.”
4.Kalërimi-Pejgamberi a.s. thotë :183”Praktikoni harkatarinë dhe
kalërimin!”
Dhe shumë disiplina tjera sportive që për hir të kohës dhe mosbërjes
monoton do të ndalojmë me kaq.Për në fund o njeri kuptoje sportin si
mënyrë e të shprehurit dhe jo si mënyrë e të përfituarit, sepse qëllimi i jotë
final nuk duhet të jetë stacionimi në këtë dynja, por përhershmëria....

184
7.Sigurimi social sipas Islamit

Jetojmё nё njё kohё kur fёmija nuk e njeh babain e vet dhe ku fёmija nё
disa raste na paraqitet si shembull jete pёr prindin e vet.Jetojmё nё kёtё
kohё tё cilёn shumica e njerёzve nuk dinё ta definojnё, ёshtё kohё e frikёs
nga fenomenet natyrore dhe neglizhimit ndaj Perёndisё.Kjo kohё mё tё
gjitha sfidat e saj i pёrgjigjet disa indikatorёve tё cilёt e sjellёn deri te ne.Ato
janё tё shumtё por ndёr ta janё edhe indikatorёt ekonomikё.Dimё se bota
islame nё pёrgjithёsi ёshtё e pazhvilluar dhe ka njё pёrqindje tё lartё tё
papunsisё por nё vecanti komuniteti shqiptar musliman njёashtu gjendet nёn
kthetrat e varfёrisё.Deri tё varfёria shqiptarёt erdhёn me vetdёshirё dhe me
egoizёm matrialist tё ngjyrosur me ngjyra tё ashtuquajtura progresive
perёndimore tё cilёt e futёn komunitetin shqiptar nё lojёn e quajtur varёsi
varfёrore.Sot nё tokat ku jetojnё shqiptarё ka njё numёr tё konsiderueshёm
tё rinjshё qё shpёtimin e vetёm e shohin jashta atdheut tё tyre nё ato vende
ku ishin tё privuar nga e drejta ekonomike dhe parёsore pёr njё jetё tё qetё
dhe tё begatshme si shumica e popujve nё botё.Ata konsiderojnё se
perёndimi ёshtё ai shkopi magjik qё brengat e tyre i largon pa thёnё dy fjalё
dhe mendojnё se kёnaqёsia e pёrjetshme ёshtё ajo qё pёrjetohet nё
momente dhe kanё harruar predikimin e stёrgjyshёrve tё tyre tё cilёt me
mjeshtёri kombinonin materien me shpirtёroren, jetёn e kёsaj bote me
ahiretin.Si rezultat i kёtij ndikimi negativ erdhёm deri tё kjo papunsi e madhe
180
Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi
181
Hallalli dhe Harami në Islam f.262
182
Transmeton Muslimi
183
Transmeton Muslimi
184
Ky është një punim i imi me emrin ZEKATI PËRGJIGJË EFIKASE PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR, i
shkruar me datë 27 05 2005
171

dhe largim i rinisё nga trevat shekullore dhe asimilim i tyre i tёrёsishёm nё
njё ideologji deri nё moment tё huaj pёr kёto shpirtёra por mjaft tё
rezikshёm pёr identitetin tonё.I riu jonё pёrvec qё bёhet banor i perёndimit
atij i lind nevoja e investimit atje dhe e koordinimit tё jetёs sё tij me rregullat
e atyre vendeve , dhe ata paraqesin konsumatorёt mё tё ndikueshёm nё
tregjet e tyre, e vendlindja e tyre vuan nga inflacioni, vuan nga deficiti, vuan
nga papunsia.Nё kёto momente kur i riu ynё ёshtё larguar nga pasuria mё e
madhe shpirtёrore e tij lind e vetmja shpres pёr ringjallje nga kjo pasuri e
madhe shpirtёrore qё ka dhёnё ilacin pёr shumё sёmundje tё shumё
shekujve dhe do tё jap deri sa tё egzistoj termi nevoj.Islami ёshtё ajo fe qё i
fisnikёroi popujt nё botё e poashtu e fisnikёroi edhe popullin tonё shqiptar qё
nё kёto momente nevojё prioritare duhet ta ketё atё nёse donё shpёtimin.

Muhamedi a.s. nё njёrёn prej thёnieve tё tij thotё:”Lehtёsoni e mos


vёshtirёsoni”,
prandaj edhe Islami kujdeset edhe kaq shumё pёr qenien njeri.Islami njeriun
e vendosi mbi qeniet e tjera nё botё dhe e bёri udhёheqёs tё kapaciteteve
prodhuese dhe intelektuale nё rruzullin tokё ndёrsa nga ai kёrkohej vetёm
qё emanetin ta coj nё vend qё e mori mbi supet e veta.Ndërkaqë dihet që
Islami ndërtohet në bazamente, ku pjese e tyre që më së shumti kujdes i
kushton pjesës ekonomike është Zekati, si shtyllë e Islamit pa të cilën imani
ynë në All-llahun nuk do të ishte i plotësuar dhe nuk do të kishte vlerën e
duhur.
185
Zekati paraqet elementin integral të shkencës ekonomike islame, me të
cilën sigurohet sistemi i mbrojtjes së detyrueshme sociale për pjesën e
rrezikuar të popullsisë.
186
Zekati është një nga shtyllat e Islamit dhe në të njejtën kohë edhe bazë e
obligimeve ekonomiko financiare në Islam me të cilin Islami tenton të
vendosë baraspeshë në shoqëri në mes të pasurve dhe të varfurve, e me
këtë do të ndërtohet pa kurrëfar dyshimi një shoqëri reale, përparimtare, e
qetë dhe solidare..187Nga ana gjuhësore Zekat d.t.th rritje dhe shtim, ndërsa
nga ana e terminologjisë së legjislacionit Islam, zekat d.t.th.:Adhurim i All-
llahut duke nxjerrë një të drejtë të detyrueshme prej pasurisë personale, për
një grup të vecant njerëzish në një kohë të caktuar.
188
Fjala zekat është përsëritur në trajtën e shquar në Kur`anin famëlartë
tridhjetëherë.Prej tyre në njëzeteshtatë vende , ka ardhur bashkangjitur me
namazin në një ajet, ndërkaq në një vend është përmendur në një kontekst
me namazin , edhe pse nuk është në një ajet.Ja disa shembuj konkret:

185
Mendimet Ekonomiko Islame I , Grup Autorësh fq.26 Tetovë 2002
186
Karakteristikat e Sistemit Ekonomik Islam, Mr.Bashkim Aliu fq.122 Shkup 2005
187
ZEKATI,detyra e panjohur , Grup Autorësh , fq.12 Tiranë 2003
188
FIKHU ZEKAT 1, Dr.Jusuf el-Kardavi , fq.43 Shkup 2005
172

All-llahu xh.sh. thotë në kur`an:189”Falni Namazin dhe jepni


Zekatin e cdo gjë të mirë që e përgaditni për veten tuaj, do ta gjeni
tek All-llahu”
190
“Falni Namazin dhe jipni Zekatin dhe bindjuni All-llahut dhe të
Dërguarit, mbase kushtu mëshiroheni.”
191
“Ata nuk ishin të urdhëruar vetëm që të adhuronin All-llahun me
një adhurim të sinqert ndaj tij,që të largohen nga cdo besim i kotë,
të falnin Namazin dhe të jipnin Zekatin se kjo është feja e drejtë”

Ndërkaq Muhammedi a.s. thotë: "Nuk ndodh që një popull të ndale


dhënien e zekatit, e të mos ju ndalet shiu i qiellit. Sikur të mos ishin
kafshët, (për njerëzit) nuk do të binte shi."
«Jam urdhëruar të luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka të
adhuruar me të drejtë përpos All-llahut dhe se unë jam i Dërguari i
All-llahut, derisa ta falin namazin dhe ta japin zekatin e nëse e bëjnë
këtë, ata e kanë garantuar prej meje gjakun dhe pasurinë e tyre»
«Dhe bëji të ditur se All-llahu i ka bërë atyre detyrim zekatin prej
pasurisë së tyre»
Sahihu-l-Buhari dhe Muslimi

Nёse muslimanёt tё ishin musliman ashtu si quhen nuk do tё kishte varfёri


nё tokat tona dhe do tё ishim njё vend me ekonomi mjaft fleksibile dhe
rentabile qё do t`i sfidonte ekonomitё perёndimore.Por ne sё pari jemi
shqiptar e pastaj musliman prandaj edhe jemi ku jemi momentalisht. Nё
vend se tё pasurit tё mos organizojnё garime nё zgjedhjen e miss dhe
missterit shqiptar ata me 2.5% tё pasurisё sё tyre do tё zgjidhnin problemin
e varfёrisё nё tokat tona pёr 100 vjet.Normal ai 2.5% tё ndahej nga duar tё
pakorruptuara dhe nё investim ekonomik me qёllim tё ngritjes sё popullit
tonё matrialisht dhe moralisht nё kёtё botё.Kjo ёshtё vetёm se njёra prej
dispozitave tё shumta qё Islami na dhuroi , ajo na urdhёron edhe sadakanё
dhe shumё gjёra tjera qё janё nё kundёrshtim me varfёrinё dhe qё e
stimulojnё investimin.Dhashtё Zoti qё tё pasurit tanё t`i kthehen rrugёs
Islame dhe qё tё varfurit tanё t`i pёrkulen All-llahut dhe tё kenё durim se njё
ditё do tё bёhet mirё edhe pёr to.Tё All-llahut jemi dhe te Ai do tё
kthehemi...

189
El-Bekare,110
190
En-Nur,56
191
El-Bejjineh,5
173

8.Investimet në Ekonominë Islame

Cështja e investimeve është njëra prej temave më të rëndësishme e


ekonomisë islame në veçanti dhe në zhvillimin e shteteve të ndryshme në
përgjithësi.Sipas Enciklopdesië britaneze me 192investim nënkuptojmë
procesin e ndërrimit ose transformimit të të mirave materiale për një send
prej të cilës pritet të kemi fitim më të madh në një periudhë të
ardhme.Investimet nuk mund të paraqiten pa kursimin, e cila siguron
financimin pasiqë investimet rrisin kapacitetet prodhuese që është faktor për
zhvillimin ekonomik.Kjo është nga kuptimi terminologjik dhe nga definimi i
saj , por investimet ose më mirë thënë fjala investim ka edhe kuptimin dhe
prejardhjen e saj gjuhësore.193Fjala investim buron nga fjala
latine ,”Investicion”, që d.t.th. deponim mjetesh.Ndërsa kjo fjalë ka dy
kuptime.Kuptimi i parë ka të bëjë me deponimin në krijimin e të mirave
konkrete reale, kurse kuptimi i dytë ka të bëjë me të mirën konkrete në
kuptimin fizik, në procesin e krijimit të saj.Kjo është aspekti i përgjithshëm i
investimeve dhe i definimit të saj, por neve na interesojnë investimet në
ekonominë islame dhe zgjerimi i tyre.
Thotë All-llahu xh.sh. në Kur`anin fisnik:194” O ju që besuat, kur bëhet
thirrja për namaz, ditën e zhumasë, ecni shpejt për aty ku
përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, falnie namazin), e lini
shitblerjen, kjo është më e dobishme për ju nëse jeni që e dini. E,
kur të kryhet namazi, atëherë shërndanu në tokë dhe kërkoni
begatitë e All-llahut, por edhe përmendni shpeshherë All-llahun,
ashtu që të gjeni shpëtim.”
Padyshim se në Islam bëhet ndarja e punëve në bazë të vlerës që kanë dhe
iu kushtohet rëndësi gjërave në bazë të saj.Namazi është shtyllë e Islamit
dhe nuk kemi se cka diskutojmë për të.Po edhe shitblerja është pjesë e
besimtarit që i ofron mundësi që në mënyrë të qetë t`i kryej dhe t`i zhvilloj
elementet tjera sistematike të sheriatit islam.Gjithcka në Islam duhet të
posedoj qëllimin e pastërt dhe nëse nuk ekziston ai personi në fjalë duhet ta
pastroj zemrën e tij nga qëllimet tjera përvec kënaqësisë së All-
llahut.Ekonomia është njëra prej cështjeve mjaft me vlerë dhe me rëndësi të
vecant në Islam dhe në shoqërinë myslimane195.Muslimanët nuk guxojnë të
jenë të pakujdesshëm ndaj cështjes së ekonomisë, ngase përmes kësaj
mbrohen kufijt e All-llahut të Madhërishëm në cështjet e hallallit dhe
haramit.Pra ekonomia përvec që është një spektër i gjërë njohurish dhe
praktikash ajo njëashtu mund të na paraqitet edhe si masë mbrojtëse ndaj
fenomeneve destruktive që janë kundër fitrës së pastërt njerëzore në
shoqëri.Duke ditur rëndësinë e ekonomisë në Islam dhe rëndësinë e
investimeve në ekonomi pa asnjë hezitim mund të konstatojmë së cështje

192
Britanika enciklopediski recnik vol.4 ,SKOPJE 2005 STR.32
193
Financimi i afarizmit dhe zhvillimit të ndërmarjeve, Dr.Shaban Prevalla, Shkup 1999 f.229
194
El-Xhumu`a,9-10
195
Solidariteti Islam, Mr.Bashkim Aliu , Shkup 2003 f.64
174

primare e ekonomisë islame është zhvillimi i saj përmes investimeve të


ndryshme në degë dhe sektore të ndryshme të ekonomisë.
Transmeton Ahmedi në Musnedin e tij se Muhammedi a.s. ka thënë në një
hadith:”Nëse nesër bëhet kiameti e dikush prej jush në dorë ka një
fidan, le ta mbjellë.”
196
Hadithi në fjalë është shumë i qartë në mbështetjen e faktit se Islami
thërret në zhvillim ekonomik, krahas segmenteve tjera që nuk i ka
anashkaluar, hadithi vendosë pikë kur është në pyetje investimi, sepse
mbjellja e fidanit është alegori për domosdoshmërinë e investimeve, që të
arrihet një zhvillim më i madh ekonomik.
Kjo është ajo urtia islame dhe stimulimi i punës, zhvillimit ekonomik ,
investimeve në ekonomi etj.Por në një aspekt tjetër analizuar investimet na
lindin një sërë problemesh që duhet zgjidhur.Pasiqë investimet paraqesin në
mes tjerash edhe rrezik ekonomik ato duhet si të tilla të analizohen mirë dhe
të vlerësohen nga aspektet makroekonomike dhe mikroekonomike në një
shoqëri.Njëkohësisht duhet të themelohet edhe plane biznesi për mundësi të
reja investimi dhe rikrijim të vlerave të reja ekonomike në shoqëri.197Te
investimi , sidomos i projekteve që kanë për qëllim investim në kapacitete
ekzistuese ose të reja, sipas prof.Sinisha Spasov, hasen këto aktivitete të
rëndësishme:
-identifikimi dhe përpunimi i idesë për investim,
-kërkimi dhe planifikimi i zgjidhjeve teknike, teknologjike dhe organizative,
-kërkimet e tregut,
-kërkimin e mundësive për sigurimin e kapitalit për investim dhe
-vlerësimi i levërdisë ekonomike të investimeve.
Këto janë disa elemente mjaft me rëndësi për investimet dhe zhvillimin e
ekonomisë.Normal për cdo punë fillimisht duhesh të krijosh ide për të dhe
pastaj atë ta përpunosh në mënyrë efektive dhe profesionale që të arrish
objektivat e tua.Pasi bëhet fjalë për segmentin e investimeve ajo ide duhet
të gjejë zgjidhje tekniko-teknologjike për të arritur deri në pjesën e duhur të
saj.Pastaj lind nevoja e kërkimeve të tregut, pra ne duhet të mësojmë për
degën e ekonomisë ku do ta derdhim kapitalin tonë dhe mundësitë e reja për
investime të reja.Pastaj përmes partneritetit tonë me bankat islame ne duhet
të sigurojmë bazë të domosdoshme për investim pra paratë.Normal
partneriteti jonë me bankën islame varet nga projekti i përpiluar mirë dhe
detajizimi i saj për cdo segment të investimit tonë.Dhe në fund duhet të
vlerësohet në mënyrë mjaft efektive levërdia jonë ekonomike nga ai investim
,zaten edhe kjo është qëllimi i jonë final në aspektin ekonomik normal se në
aspektin e përgjithshëm qëllimi final i cdo pune të një besimtari duhet të jetë
kënaqësia e All-llahut xh.sh.Investimet në degë të ndryshme të ekonomisë
dallojnë për nga përmbajtja, rëndësia strategjike, ndikimi i saj në shoqëri
etj.Por investimet në Islam duhet që të mos bijnë ndesh me sheriatin islam
dhe të kenë qëllim zhvillimin e shoqërisë islame në tërësi dhe jovetëm

196
Karakteristikat e Sistemit Ekonomik Islam, Mr.Bashkim Aliu, Shkup 2005 f.124
197
VIZIONE Revistë për shkenca shoqërore nr.1/2004 , Shkup 2004 f.46
175

pasurimin e një grupi individësh në shoqëri.Sipas disa burimeve, 198tregtia,


industria dhe bujqësia janë shtyllë e jetës shoqërore.Islami i ka caktuar
parimet e Sheriatit për zhvillimin e këtyre sektorëve të ekonomisë.I ka
caktuar obligimet, por edhe ndalesat sic janë:të mos ketë kamatë, tradhti,
monopolizim, padrejtësi, mos të bëhet tregëti me mallra haram,, sic
janë:droga, alkooli, mishi i derrit(tregëtia me njerëz)etj.
Këto janë disa parime të përgjithshme që duhet patur parasysh gjatë gjithë
procesit të investimit tonë në një degë të caktuar ekonomike.Sepse nëse nuk
kemi parasysh këto segmente atëherë e gjithë puna jonë nuk është fisnike
dhe është e destinuar në humbje dhe dekadencë.Ne përmes mashtrimeve të
ndryshme në ekonomi dhe investime i`a plotësojmë orekset shejtanëve dhe
futemi në mëkate të rënda që Ditën e Gjykimit do të ngrihen kundër
neve.All-llahu na ruajt nga një përfundim i keq dhe na mundësoft që me
dynjanë ta fitojmë ahiretin.

9.Bashkim i forcave në Islam

S`ka dyshim se me ardhjen e Islamit në rruzullin tokë filluan të ndryshojnë


rrethanat në shoqëri.Ato fise që dikur ishin të përcara dhe të përmbysura
nëpër luftëra dhe demagogji të tepërta tashme jetonin bashkarisht nën
flamurin e Islamit.Edhe pse në fillim nuk pranonin thirrjen e re dhe prap
kundërshtonin Zotin e Muhammedit a.s. dhe pejgamberinë e tij ato dikur do
të jenë bartës të mesazhit islam në tërë rruzullin tokë anembanë.Nga
torturimet dhe nga trajtimet jonjerëzore në fillim, muslimanët e parë nga
Urtia Hyjnore u detyruan që të lëshojnë tokat e tyre shekullore për ta
mbrojtur fenë e tyre.Dhe si vend mjaft të përshtatshëm për këtë objektiv e
gjetën Medinen.Por në këtë teme nuk kemi për qëllim spjegimin e shkaqeve
dhe rrethanave të hixhretit të muslimanëve të parë, por do të orientohemi të
nxjerrim disa urtësi rreth bashkimit të muslimanëve si në kohën e hixhretit të
tyre po edhe më vonë.Muslimanët me të ardhur në Medine filluan të
ndërtojnë shoqërinë e re, shoqërinë e parë demokratike në rruzullin
tokë.199Pejgamberi a.s. i mori hapat vijues:
1.Ndërtimi i xhamisë,Xhamia përvec që është vend adhurimi njëashtu
simbolizon edhe unitetin e muslimanëve në adhurim dhe stimulimin e tyre në
këtë drejtim për punë kolektive.
2.Vëllazërimi i muslimanëve, aty pra ishin tubuar mysliman nga Mekkeja dhe
Medineja , kështu që lind nevoja e vëllazërimit të tyre, që është njëra prej
parametrave mjaft me rëndësi për një shoqëri unike.
3.Përpilimi i marëveshjes,ose më mirë thënë kushtetutës së parë në rruzullin
tokë,me këtë rregullohen detyrat dhe obligimet e cdo individi në këtë shtet
duke patur parasysh se janë një shtet një trup.
198
Për Kushtetutën Islame, Dr.Muhamed Sejid Ahmed el-Musejer, Kacanik 2005 f.71
199
Shenjat në rrugën e hixhretit, Mr.Bashkim Aliu, Shkup 2001, f.43
176

Këto ishin disa parametra me rëndësi të vecant për të cilën edhe u kujdes i
Dërguari i All-llahut .200Dispozitat dhe rregullativat islame e konsiderojnë
individin pjesë të pandashme të qenies së popullit , dhe element unikat të
trupit të ummetit, i cili asnjëher nuk shkëputet prej tij, dhe individi me
dëshirë apo pa të, e merrë hisen e vet prej asaj që shpërndahet në tërë
trupin, prej ushqimit ,zhvillimit dhe ndjenjave.Ndërkaq thotë All-llahu i
Madhëruar në Kur`anin famëmadh:
201
”Të pyesin ty (Muhammed) për plaçkën (e fituar në luftë), thuaju:
“Plaçka, (mënyra e ndarjes së saj) është çështje e All-llahut dhe të
dërguarit, prandaj kini frikë All-llahun, përmirësoni gjendjen e
unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektone All-llahun dhe të
dërguarin e Tij.”
Ky ajet kur`anor na jep një pasqyrë të qartë rreth temës sonë , pra rreth
unitetit.Pra njëra prej porosive që u urdhërua Muhammedi a.s. nga All-llahu
xh.sh. ishte përmirësone unitetin tuaj.Të shohim në vazhdim disa ajete tjera
kur`anore.Thotë All-llahu i Madhëruar në Kur`anin famëmadh:202” Pastaj
juve ju bëmë zëvendësues pas tyre në Tokë për t’ju parë si do të
veproni.” , dhe tjetri ajet që është kundër përcarjes:203”Dhe kapuni që të
gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani!
Përkujtomie nimetin e All-llahut ndaj jush, kr ju(para se ta pranonit
fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe
ashtu me dhuntitë e Tij aguat të jeni vëllezër.Madje ishit në buzë të
greminës së Xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-
llahu ua shqaron juve argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën e
lumtur.”
Padyshim se All-llahu xh.sh. njeriun e bëri udhëheqës në tokë dhe si bazë për
udhëheqjen e shoqërisë njerëzore i urdhëroi unitetin.Pra uniteti nga ky
segment është imperativ kur`anor që duhet të jetësohet në cdo fazë të
shoqërisë dhe historisë së saj.Duke patur parasysh se të bashkuar jemi më
të fortë ne i bashkangjitemi kësaj thirrjeje për unitet të gjithmbarshëm islam
në shumicën e aspekteve.Ne themi në shumicën e aspekteve pasiqë nuk i
bashkohemi njerëzve që në emër të Islamit terrorizojnë masën dhe në emër
të tij i bëjnë shirk All-llahut.Ndërkaq uniteti i muslimanëve është i nevojshëm
për shkak të:
1.Themelimit të Hilafetit-Padyshim cdo mysliman duhet të punoj në këtë
drejtim vecmas ose në kolektivitet , dhe në cdo aspekt të mundshëm duhet
të kontribuoj për këtë ide.Për të arritur deri te Hilafeti ose sundimi i ligjit të
All-llahut në tokë nevojitet një bashkim i forcave të muslimanëve dhe formim
të platformave të ndryshme pamarre parasysh vendin dhe kohën e
themelimit të tyre.
2.Themelimi i Hilafetit në zemrat tona-Kjo arrihet kur ne jemi unik në
mendime dhe veprime kur nuk kundërshtohemi në cështjet primare dhe kur
200
Karakteri i muslimanit, Muhammed Gazali, Shkup 2001 f.195
201
Enfal,1
202
Junus,14
203
Ali Imran , 103
177

kemi mirëkuptim në cështjet sekondare.


3.Themelimi i Hilafetit në shtëpitë tona-Patjetër duhet që shtëpitë tona
t`i islamizojmë dhe të ndërrojmë mentalitetin e tyre rreth Islamit dhe për
Islamin dhe muslimanët në botë.
4.Themelimi i Hilafetit në Diturinë tonë-Ky është aspekt i fundit që
rrjedh si rezultat i unitetit, përvec se duhet ta islamizojmë diturinë tonë ne
edhe duhet të veprojmë me atë dituri me qëllim që një ditë të gjykohet sipas
pikëpamjeve tona të diturive të islamizuara , sepse rreth 50 vite në këto troje
është gjykuar me kokën e Marksit dhe Englesit, një pjesë bukur e madhe
është gjykuar me mentalitetin e paraardhësve të Bushit në mendim dhe atij ,
tash e kemi kohën ne, të rikthejmë atë mendim dhe histori që dikur me
dinjitet si popull shqiptar e realizuam në këto troje nën patronazhin e
Hilafetit Islam në Ballkan.

10.Mbrojtje e nacionaliteteve në Islam


204
NENI 1

Lejohet që në shoqërinë islame të ekzistojnë shumë shtete dhe format e


qeverisjes të jenë të përbashkëta , po me projekte të ndryshme.

205
NENI 2

Lejohet që shteti të hyjë në federatë me një shtet islam apo me shumë


shtete islame , në bazë të marëveshjes dhe kushteve paraprake me të cilat
pajtohen.

Nga këto dy nene të hartuara nga ekspert islam ne kuptojmë se Islami është
një fe univerzale dhe shumdimenzionale që nuk ndalon ekzistimin dhe
204
Për kushtetutën Islame, Dr.Muhamed Sejid Ahmed Musejer, Kacanik 2005 f.23
205
Po aty f.23
178

participimin e popujve dhe shteteve tjera në rregullimin e shtetit.Në islam


është i pranuar koncepti ummet si koncept i përgjithshëm dhe brenda saj
hyjnë edhe koncepte tjera të popujve që janë pjesë përbërëse të këtij
shteti.Gjuhë zyrtare e shtetit është gjuha e Kur`anit , mirëpo nuk ndalohet
përdorimi i gjuhëve edhe të popujve tjerë sic kemi rast me Perandorinë
Osmane dhe gjuhën turke.Sot në shumicën e medreseve përvec gjuhës
amtare në cka nxënësit i akumulojnë dituritë e servuara , ato mësojnë edhe
arabishten, turqishten , persishten, anglishten e në disa vende edhe
frëngjishten.Islami nuk sheh rrezik nga popujt dhe nga gjuhët e ndryshme,
përkundrazi ai urdhëron mësimin dhe përvetësimin e tyre sepse në këtë
mënyrë edhe forcohet shteti dhe lehtësohet komunikimi i njerëzve.Shoqëria
islame është shoqëri unike , është njejtë si një trup , dhe nëse një pjesë e
trupit nuk funksionon si duhet atëherë për shërimin e asaj pjesë jep kontribut
i tërë trupi.Pra në bazë të këtij argumenti ne vetëmse krijojmë një imazh për
përgjigjen tonë rreth nacionalizmit si dukuri dhe nacionaliteteve në
shoqërinë islame.Përfundimisht , Islami mbronë nacionalitetet dhe nuk ka
ndryshim në bazë të gjuhës, racës dhe fejës, përvecse në devotshmëri këtë e
thonte Pejgamberi a.s. në momentet e fundit të jetës së tij.Nacionalitetet
njejtë trajtohen në këtë shtet në të cilin mbisundon ligji i All-
llahut.206Shembuj kemi përplot nga historia islame ku me shtetin islam kanë
udhëhequr njerëz me kombësi të ndryshme si psh, arabët, turqit, persët,
spanjolët, shqiptarët, etj.Në qoftëse Islami nuk do të mbronte interesat e të
gjithë kombësive njejtë dhe pa dallim atëherë nuk do të ndodhnin kësi lloj
mrekulli që e ndryshuan botën për një mijëvjecar.Apo ndoshta edhe nuk do
të pajtohemi me një konstatim të këtillë edhe pse është i vërtet.
Islami në rruzullin tokë erdhi për clirimin e njeriut dhe jo robërimin e tij , sjelli
risi të reja si në menaxhim si në administrim por edhe në trajtimin e njerëzve
dhe nacionaliteteve në ombrellën islame.Nuk do ta zgjasim shumë edhe
bisedën tonë rreth nacionaliteteve dhe trajtimit të tyre nga Islami , dhe do të
përfundojmë këtu me shpresë së fjala e dalur nga zemra inshalla edhe do të
depërtoj në zemër dhe do të zëjë vend të vecant aty.

Përfundimi

I nderuar këto koncepte dhe koncepte tjera i stimulon Islami , ju lutem qe të


jeni sa me objektiv ne punimet e juaja dhe me shprese qe një ditë do ta
shohim se bashku popullin tonë te bashkuar ne Unionin Europian dhe
inshalla edhe plaga jonë shekullore Kosova një ditë edhe do të
pavarsohet.Sepse zaten ky është edhe synimi i jonë kryesor apo jo Zotëri
Kelmendi.Nëse ne nuk kontribuojmë secili në lëminë e vet për të arritur një
206
rreth kësaj teme lexo librin Personalitete Shqiptare në Kamus Al Alam , Sami bej Frashëri Shkup 1994
179

të mirë të përbashkët atëhere ne nuk arrijmë kurrën e kurrës synimet


tona.Dhe gjithmonë të huajtë do të vijnë që të luajnë me ne sikur ne me
figurat e shahut.Ah sa kemi dëshirë që figurat në shah t`i orientojmë kah
dojmë ne dhe kur të mërzitemi me to sa shpejt i harrojmë.Njerëzit thonë se
shahu ndikon në zhvillimin e trurit dhe për atë e preferojnë më së shumti si
lojë.Por mos harro se edhe për këtë lojë që njerëzit dhe shkencëtarët thonë
se zhvillon trurin muslimanët kontribuan mjaft në përfeksionomin e
saj.Interesant , ne jemi musliman shumë kontribuam në këtë njerëzi dhe nuk
krenohemi me vlerat tona por dëshirojmë t`i marrim të huajat.Më thuaj i
nderuar se si shqiptar a ke arritur dicka jashta Islamit?Kërkoj përgjigje
objective dhe të sinqert.Asnjëher nuk ke arritur asgjë dhe gjithmonë ke qenë
i shtypur.Ne themi se shqiptarët kanë vlera dhe duhet t`i jetësojnë, njëra
prej atyre vlerave është edhe besa.Në rregull, po pse gjatë gjithë historisë
shqiptare ka patur tradhëti kombëtare dhe nacionale, pse?Athua besa e
shqiptarit i ka mësuar në një gjë të këtillë?Unë të siguroj se jo.I nderuar deri
në atë moment sa ne e shohim veten si popull të ndar nga feja ashtu sic
dëshiron t`i dhe njerëzit të njejt si ti, kurrën e kurrës nuk do ta shohim
civilizimin me sy.Japonezët arritën zhvillimin e tyre ekonomik vetëm me
krenarinë e tyre fetare dhe kombëtare dhe nuk u fshehën kurrë para popujve
tjerë e as që u asimiluan.Shqiptarët janë shqiptar në Shqipëri , Në Maqedoni,
në Kosovë, ndërsa në Perëndim deklarohen si të tillë , por nuk përngjajnë as
në vepra e as në pamje.I nderuar nëse kemi qëllime të përbashkëta për të
mirën e popullit tonë të thërras që t`i pranosh vlerat islame dhe me to ta
mbrojmë së bashku identitetin tonë si shqiptar.

Anda mungkin juga menyukai