Anda di halaman 1dari 53

ARMIKU I GABUAR

Një shkrim i vjetit 2010 dhe ca reflektime të vjetit 2016.


Në fillim të vjetit 2010, Fevziu organizoi një debat tek OPINION-i i tij, ku u përballën ca
përfaqësonjës të fjalës së lirë me ca përfaqësonjës të biznesit të lirë.
Ai emision polli ca ditë më pas shkrimin tim të mëposhtëm:
Në vjetin e largët 1514, piktori flamand Quentin Massys, realizoi kryeveprën e vet “Fajdexhiu
dhe gruaja e tij”. Piktura paraqet një fajdexhi që, duke mbajtur ndër duar një peshore, mbetet
i përqëndruar tek peshon dhe numëron monedhat e tij të arta, ndërsa në krah i qëndron e
shoqja që, duke mbajtur në duar një bibël të hapur, i sheh gati me përçmim monedhat. Është
pasqyrimi më i fortë i luftës mes idealizmës së mesjetës që po perëndon dhe materializmës
së kapitalit që po lind; është shprehje e përpjekjes së shoqërisë së mbështetur tek morali,
për të disiplinuar shoqërinë e mbështetur tek paraja. Këtë luftë që ka vazhduar për qindra
vjet, përfundimisht e fitoi kapitali dhe, në botën e sotme, ai është bërë sistemi i vlerës me të
cilën matet gati çdo gjë.
Nga ana e vet, shoqëria perëndimore, e tmerruar nga ky mjet i ri që varrosi çdo sistem
vlerash morale, por që njëkohësisht ishte edhe i pazëvendësueshëm, u përpoq t’i përgjigjësh
(dhe do thënë se ja doli) duke i vënë përballë shtetin me rregulla të forta impersonale.
Pasanikut të shekullit XV, i kërkohej me të lypur që të jepte ca nga pasuria e tij për bamirësi,
atij Kisha i premtonte parajsën nëse jepte për më të dobëtit, atij Bibla i ofronte rregulla
morale në këmbim të ndihmës për fukarenjtë, e kështu me rradhë.
Pastaj kohët ndërruan dhe, pasanikut të shekullit XIX, nuk i kërkohej më asgjë me të atilla
mjete të vjetëruara. Tani ai do të kish përballë një nëpunës administrate me rregjistër në
dorë, i cili i kërkon taksat sipas ca llogarive të ftohta, ndaj të cilave nuk mund të bësh asgjë.
Vetëm pasi të ketë mbaruar punë me nëpunësin e taksave të qeverisë, mund të afrohet
edhe prifti të kërkojë diçka në emër të Zotit, apo shoqëria civile në emër të moralit. Ky sistem
sot sa vjen e përsoset dhe, me ç’duket, është e vetmja mënyrë që shoqëria moderne të mos
gllabërohet nga kapitali.
Marksi bëri përpjekjen e fundit të madhe për t’i vënë fre kapitalit, por jo në emër të fesë, por
të një morali të ri të barazisë. Eksperimentimi i teorisë së tij vazhdoi për gati njëqind vjet dhe
dështoi, duke na lënë pas dy luftra botërore, dyqind revolucione dhe nja 100 milionë të
vdekur. Më në fund, deshën s’deshën, të gjithë ju kthyen sisemit të shtetit modern që,
përmes rregullave disiplinon kapitalin dhe thith prej mbivlerës së tij atë ç’ka atij, shtetit, i
duhet për të mbajtur më këmbë shoqërinë moderne.
Tani, që të vijmë tek rasti jonë, kam frikë se beteja e vogël por e ashpër që pamë në studion
e Fevziut, ishte sërisht një përpjekje prej atyre të qëmotit, për ta disiplinuar kapitalin jo
përmes shtetit por përmes moralit. Nuk ka gjë më fisnike sesa kjo luftë, në të cilën edhe vetë
herë pas here zbraz nga një dyfek, por me keqardhje them se ajo është e humbur tash 200
vjet. Të gjitha penat dhe penelët e ndritur, që kanë bërë e përshkruar beteja të kësaj lufte, të
gjithë Hygotë, Balzakët e Masysët, e kanë kanë bërë këtë për nostalgji dhe në emër të një
morali fisnik, por ndërkaq lufta ishte e humbur. Të gjitha këto vepra shërbejnë për të mbajtur
gjallë shkëndijën e moralit, por ndërkaq, në botën reale, zgjedha e vetme që mund t’i vihet
kapitalit, mbetet shteti i fortë dhe i mirëorganizuar.
Ne shqiptarëve, pikërisht ky na mungon. Na mungon shteti me rregulla të sakta, ligje të
prera, nëpunës të përgatitur, institucione që funksionojnë jashtë politikës së ditës, ndaj nga
halli, kthehemi dhe i bëjmë thirrje kapitalit të jetë i moralshëm dhe i mëshirshëm.
Bash për këto arësye, jam i prirur të mos e kërkoj të keqen tek sipërmarrësi privat, por tek
administratori publik. Eshtë e drejtë e çdo sipërmarrësi privat që të shfrytëzojë çdo hapësirë
të mundshme dhe çdo të çarë të sistemit, se në fund të fundit, ai as ka bërë betim për
ndershmëri dhe as po rrezikon paratë tona por të tijat, ashtu siç përkundër, është detyrë e
çdo administratori publik që të mbrojë dhe përsosë sistemin, pasi pikërisht për këtë arësye e
paguajmë ne publiku nga paratë tona, për të mbrojtur pronën tonë të përbashkët dhe, për
këtë punë edhe është betuar ta kryejë, duke vënë dorën mbi Kushtetutë.
Mulliri gjigand i korrupsionit në Shqipëri, ushqehet nga një pafundësi përrenjsh të mëdhenj e
të vegjël, të cilët është pikërisht paaftësia dhe mosdashja jonë për të ndërtuar sistemin e
rregullave, që i lejon të vazhdojnë të derdhin ujë drejt rrotës së mullirit. Për ta ndalur këtë
mulli të së keqes, ka dy mënyra. E para, është të vazhdojmë t’i biem mureve të tij me kokë
dhe të përpiqemi t’ja prishim muret, ingranazhet, apo rrotën e zhytur në ujë.
Mënyra e dytë, është të përpiqemi t’i presim ujët, apo sa të mundemi t’ja pakësojmë atë. Që
t’i le mënjanë sofizmat, ç’dua të them me këtë. Nëse do të jemi në gjendje të ngremë një
sistem ligjesh, standartesh dhe rregullash, të cilat lenë shumë pak hapësira për
voluntarizmin e funksionarit shtetëror, do të kemi bërë realisht hapa drejt vënies ndën
zgjedhë të kapitalit të harbuar. Betejën me kapitalin e pashpirt mund ta fitojë vetëm diçka që
është po aq i pashpirt sa ai dhe kjo krijesë është vetëm shteti modern.
Prej mbi një dekadë, ka ca emra të biznesit të madh që janë kthyer edhe në simbol i biznesit
të lidhur me pushtetin. Reagimi i parë instiktiv, është kërkesa për moral ndaj tyre. Por e
gjithë kjo mënyrë të menduari kështu, e kthen gjënë në çështje morali politik, publik apo
shoqëror, por pa u përqëndruar aspak tek pjesa e funksioneve të shtetit, i cili nuk ka moral
por rregulla. Ne mund t’i kërkojmë moral Nënë Terezës, por jo një biznesmeni. Biznesit i
vihen rregulla dhe jo moral, se shteti nuk mbahet me moral.
Hiqini voluntarizmin funksionarit publik dhe do të keni zhdukur një pjesë të madhe të
deformimit të sistemit. Prejini kanalet që çojnë ujë drejt mullirit të korrupionit dhe do të shihni
se rrota e tij do ndalet pa qënë nevoja t’i thyejmë qeramidhet mullirit. Përndryshe, do
vazhdojmë t’i lypim mëshirë e moral kapitalit e biznesit, deri sa të bëhemi të mërzitshëm dhe
atëhere as që do na i vërë më veshin njeri.
ARTAN LAME, 4 shkurt 2010
REFLEKSION I SOTME
Që prej këtij shkrimit të mësipërm kanë kaluar gjashtë vjet e ca, ka rrjedhur shumë ujë, kanë
ngjarë shumë gjëra e kam kuptuar shumë të tjera.
Por nuk dua të merrem me të gjitha në këto radhë refleksione, por veç me njërën syresh, atë
që e kam mësuar edhe të fundit.
Dy muaj të shkuar Zoti më vuri përpara një sprove personale, që edhe kjo më bëri të kuptoj
se bota që sheh nga atje, është e ndryshme nga ajo që shohim në furinë e përditshme. Ja
dola të shoh e kuptoj se sa e shkurtër është brazda e jetës për secilin prej nesh dhe për
rrjedhojë se sa e pakuptimtë është të mbledhim male me para që nuk hahen, të cilat të gjitha
bashkë nuk ja dalin dot ta zgjasin qoftë edhe një gisht brazdën e secilit prej nesh.
Atëhere ndoshta paska vend e nevojë që, edhe në shoqërinë e shekullit XXI, t’ia bëjmë të
ditur kapitalit e të përpiqemi ta bëjmë të kuptojë se s’vlen asfare si qëllim në vetvete.
Përkundër asaj që mejtoja 6 vjet të shkuara, se një shtet i ndërtuar e i puthisur mirë nuk ka
nevojë për gjë tjatër, për moral, mecenatë e filantropë, sot them se përveç përpjekjeve për ta
bërë këtë dreq shteti, megjithatë duhet të vazhdojmë të përpiqemi edhe për moralin.
Ndaj ndosha ja vlen ende t’i bëjmë thirrje atij sipërmarësit guximshumtë që pretendon të
shpenzojë 50 milion euro për të nxjerrë fitim 50 milion të tjera, se nuk ja vlen. Steve Jobs në
fund të jetës tha se këshilla më e vlerë ishte që linte pas ishte bëni pará sa për të jetuar mirë
dhe pastaj harxhojeni jetën për të bërë mirë.
Ndoshta ka ende kohë që t’i shpjegojmë atij biznesmenit të ethshëm se, një pallat që ngrihet
mbi varre është kundër ligjeve të Zotit e të robit.
Ndoshta ka ende vend e kuptim t’i shpjegohet politikanit a pushtetarit, se nuk ka gjë më
jetëshkurtër se lavdia e pushtetit e, për sa e fortë është shija e tij në të ngjitur, edhe ca më e
fortë është hidhësira e humbjes në të zbritur. Dhe ne fund, pasi të ketë dalë fare nga skena,
njerëzia nuk do ta kujtojnë për urdhrat që ka dhënë a tekat që ka përmbushur, por vec punët
që ka bërë për të tjerët.
Ndoshta i do shpjeguar me durim atij ndërtonjësit të palodhur që nuk bën as pushime sa për
të gëzuar paratë që ka fituar, se nuk ja vlen të prishë një gji deti për të bërë një fshat me 100
vila turistike ku do fitojë 100 të tjera. Një shtëpi mjafton për të jetuar mirë dhe ndoshta të
afron më shumë me Zotin falenderimi i atyre pelikanëve që nuk do ju prishet foleja, sesa
1000 qirinj të ndezur në kishë dhe të blerë me paratë e fituara nga shitja e vilave.
Maksim Gorki çuditet në reportazhin e tij nga takimi me Rockefeller-in, teksa pa me habi se
edhe miliarderi kishte vetem nje bark. Atëhere përse i duhen miliardat kur nuk mund të hajë
dot më shumë se punëtori i tij i fundit - pyet me revoltë Gorki.
Për të gjitha këto ndoshta ka ende vlerë piktura e Massys-it dhe s’do parë si luftë e humbur
një herë e mirë. Do ta kemi gjithnjë e më të vështirë t’ia shpjegojmë një pasunari atë ç’ka
shpjegon flamandi me penelin e tij, por duhet që përkrah shtetit të vazhdojmë të përpiqemi t’i
mbushim mëndjen edhe atij, vdektarit të florinjtë, se asnjëherë nuk do mbledhë dot aq
shumë pará sa për të blerë qoftë edhe një ditë më shumë jetë.
A.

Papersonaliteti eshte deshtim...po kur ai kultivohet e sjell shoqerine si nje turme nulitetesh..
Kush nuk e ka përjetuar babëzinë femërore të kohës, për të shkelur ligjet e natyrës me takat
e larta. Ndërsa burrat vrasin kohën me mediokritetin e tyre, gratë shkatërrojnë dinjitetin me
paqartësinë e tyre. Sa shumë janë shtuar femrat e sunduara nga iluzioni i imazhit! Me fytyra
të buhavitura nga plogështia dhe paniku i rrjedhës ndëshkuese të kohës. Sa dëshpëruese
është të shohësh brengosjen e tyre tek përpiqen të luftojnë lindjet dhe perëndimet e
shumëfishta te diellit, me silikone dhe kremra që parandalojnë rrudhat dhe shtojnë mërzinë.
Silikone përzier me inde mishi për të fryrë a rritur përmasën e gjinjve dhe të pasmeve,
njëherësh dhe neverinë ndaj tyre. Kohës sonë i mungon mizorisht thjeshtësia. Thjeshtësia
që e bën femrën femër, epsh, nënë dhe dashuri; thjeshtësia që i dhuron asaj bukurinë reale,
të shenjtë dhe të pashpjegueshme njëherësh. Atë thjeshtësi që e zbukuron gruan më shumë
se të gjithë llojet e manikyrëve, kremrave, toneve, llakëve, shkumave, parfumeve,
minifundeve, ngjyrosjeve e maskave. Thjeshtësinë që nxjerr në pah pa shpenzime vlerën,
magjinë dhe madhështinë e gruas.
Botës gjithnjë e më shumë i mungon feminiteti, finesa dhe natyrshmëria. Ajo po varfërohet
me shpejtësi sepse femrat e vërteta me pamje dhe mendime origjinale, të pavarura dhe
dinjitoze, po rrallohen me shpejtësi. Femrat e lira dhe të sinqerta, të thjeshta dhe pa grime
kozmetike, me sjellje të butë dhe buzëqeshje që emocionojnë, me fjalë të ëmbla, të zgjuara
dhe të sigurta në të njëjtën kohë, janë të rralla. Kjo është një kambanë e frikshme që do
gjëmojë fort në të ardhmen

Dritero Agolli - Fjala e Vertete·

Trishtimi

Po iki me trishtim i zhgenjyer nga miqte,


E mbylla dhe deren qe rrinte e hapur
Per lajkataret, per rrenacaket e smirezinjte,
Qe shtireshin engjej te dashur.

Ku vete s'e di, veç s'dua te kthehem


Serishmi ne rrenat e jetes;
Diku ne nje skaj te larget do prehem
Me qafen e futur ne jaken gri te xhaketes

E shkuara është rruga ku nuk do të shkelësh më kurrë: S'ka asnjë kuptim dhe vlerë të
shohësh andej.
E shkuara na shërben për të kuptuar jetën;
e ardhmja është arsyeja për ta jetuar atë....
| Artan Mullaj |

Epitaf për veten time


- variant –

Përjetësisht këtu fle Dritëroi


Me etrit, gjyshërit dhe shokët pranë.
Të mira bëri pak gjersa jetoi,
Më tepër mund të bënte, po s'e lanë.

2007

ARTAN MULLAJ

Jehona për pastrim, parë si çështje e ditës, është ende thjesht një zhurmë e
largët për të qenë një realitet. Për më shumë që, sa më shumë të flitet për
ndotjen, aq më e vështirë është të kuptohet se nga kush dhe si mund të bëhet
pastrimi i saj. Analiza dhe perspektiva e gjendjes kompleksohen aq më shumë
nëse konsiderojmë se thelbi i strategjisë së pastrimit, nuk mund të bëhet nga po
ata që shkaktuan ndotjen…

Me “ndotje morali” në këtë rast nuk kemi parasysh thjesht e rëndom integritetin
e munguar të shumicës së politikanëve shqiptarë. Nuk kemi parasysh vetëm
premtimet e dhëna e të pambajtura, mashtrimet publike, abuzimet dhe
korrupsionin mizor që ka mbërthyer prej vitesh këtë vend. Dihet që Shqipëria ka
pjellë një klasë politike në përmasën e mallkimit të vetvetes; si për një
makabritet të fatit, duke qenë një “nënë”, ajo është shqyer e shlyer egër nga
vetë bijtë e saj në pushtet. Shqipëria është ende e mjerë, sepse ajo është
udhëhequr për shumë vjet nga babëzia. Shqipëria është ende e varfër, sepse
është sunduar nga hajdutë mediokër, por të pasur. Shqipëria nuk ka të ardhme
të qartë, sepse politika është e paqartë dhe e njollosur. Shqiptarët janë në
agoni, sepse politikanët janë në delir. Por nuk po flasim për këtë lloj të ndotjes
të imazhit publik të politikës, për shkak se rëndom edhe hidhur, mashtrimet,
korrupsioni, padrejtësia dhe pandershmëria janë shndërruar në rutinë, pra në
normalitet te ne…

Me “ndotje morali” në këtë rast pra kemi parasysh tjetër gjë. Po flasim për
kriminalizimin e politikës, që është më shumë sa përmendëm dhe është një
superndotje, në përfytyrimin e një mallkimi kombëtar.

Të kthejmë kokën pas! Në gjithë këto vite shqiptarët kanë përjetuar dhunën e
një sistemi, që më shumë se liri ka prodhuar dëshpërim. Vështirë t’i bësh opozitë
konstatimit se demokracia shqiptare e tranzicionit ka probleme. Dihet që ka
qenë vulgare dhe e dhunshme. Ndoshta jo diktaturë, por shpesh është ndodhur
një hap larg asaj. Besimtarët dhe dëshmitarët e pafajshëm të këtij vendi e kanë
të qartë që vendi, supozuar i kapur nga një sistem shoqëror, është një vend pa
demokraci dhe jo vetëm. Shumë të tjerë supozojnë që drejtësia e këtij vendi
është një sistem pa liri. E theksoj! Shumë! Shumica e qytetarëve të këtij vendi
besojnë se politika, për të mos thënë një pazar interesash korruptive, ka qenë
dhe është një instrument i shëmtuar në duar politikanësh pa integritet. Për
shumicën e shqiptarëve, midis të gjithave, mungesa e shpresës ka qenë më e
qarta. Mjafton të ngremë disa pyetje të thjeshta për të shpjeguar në mënyrë
fëmijërore logjikën e këtij argumenti: Kush janë politikanët më të spikatur në
këtë vend? Përgjigjja është: Ata që janë më të pasur. Kush janë politikanët më
të pasur në këtë vend? Ata që janë më të ndotur, më të përfolur, më të
korruptuar. Kush janë politikanët më të përfolur? Ata që janë më të
pushtetshmit, që kanë qenë dhe janë në majë. Ata që marrin vendime, që kanë
në dorë të ardhmen e këtij vendi. Dhe vazhdojmë. Kush janë pasanikët më të
mëdhenj të këtij vendi? Çdo fëmijë do mund t’i përgjigjej: Politikanët, kriminelët
dhe biznesmenët. Kush janë politikanët më të njohur? Ata që janë më të pasur!
Në fund të fundit, kush janë politikanët në këtë vend? Shumica e politikanëve në
këtë vend, janë, ose biznesmenë, ose kriminelë, ose besnikë dhe servilë të
liderëve. Ata që janë besnikë të liderëve, janë edhe servilë. Ata që janë
kriminelë, janë edhe të pasur.

Ky është një realitet, që nxin pafund prej dëshpërimit, edhe për shkak se brenda
tij ka kujdesin për të fshehur lajmin se krimi dhe politika, me apo pa dashje,
janë në një përzierje për të mos thënë janë në një flirt. Ndoshta është një
bashkim instiktiv, i rastësishëm. Si rënia e rrufesë p.sh., pavarësisht askujt, por
gjithsesi, për zinë e shqiptarëve normalë, ndodh. Për t’i qëndruar ndershmërisht
këtij konstatimi, ndoshta duhet pranuar që sado e ndotur kësisoj të jetë elita
jonë politike, nuk është si e dalë nga një pus nafte, pra në atë terr, saqë të ketë
futur me vetëdije të qartë kriminelë në radhët e saj, vetëm sepse ata janë të
tillë. Ja ku u shfaq ylberi i një lajmi të mirë. Shyqyr Zotit politika shqiptare nuk
është shndërruar ende në një bandë, edhe pse aktualisht brenda saj ka jo pak
banditë. Pra, arsyeja pse disa kriminelë janë në politikë, është jo vullneti i
mirëfilltë i saj, por me sa duket, është pikërisht sepse ata janë boba, të pasur
dhe të fuqishëm. Në njëfarë mënyre ata kanë blerë pushtet, duke e ndotur
fillimisht pushtetin dhe duke e sunduar ndonjëherë ose shpeshherë atë. Çështja
që shtrohet sot është, a ka vullnet politika, pushteti, por edhe moral, që ashtu si
bleu dje ndotjen duke futur kriminelë në radhët e saj, të blejë sot ndershmëri,
ndërgjegje, moral, për të pastruar vetveten?

Pyetja që nuk është aq fëmijërore është se kush do ta bëjë këtë gjë, sepse kësaj
pyetje nuk mund t’i përgjigjet askush.

Zbërthyer sërish si ylberi, pyetja lart shpërbën pyetje të tjera. A mund ta


pastrojnë moralin e politikës po ata që e nxinë? A mund të pastrojë vetveten
politika nga krimi, ndërkohë që vetë ajo është e ndotur dhe e korruptuar. A
mund të ndodhë një vrasje e tillë kolektive e ndërgjegjes në një sistem ku
gjithmonë ka munguar ndërgjegjja dhe ndershmëria? Pra, të gjithë thonë dhe
bërtasin të dekriminalizohet vendi, shoqëria civile, media dhe politika, që është
shkaktarja kryesore e ndotjes, por askush nuk thotë se si mund të bëhet kjo gjë.
Madje vetë politika, e pamoralshmja, faqezeza, çirret më shumë. Por si do të
bëhet ky pastrim? Për çfarë motivi politika do të kërkonte ndryshimin, ndërkohë
që ajo, për shkak të egoizmit primitiv që karakterizon politikanët tanë, nuk e ka
dashur kurrë dhe nuk e do e me sa duket nuk do ta dojë ndryshimin. Por edhe
sikur të kish një vullnet të tillë, siç shesin veten palët, nuk është aq e thjeshtë.
Të pastrosh moralin nuk është si të qërosh një karotë. Të pastrosh moralin do të
thotë të ndryshosh dhe të kuptosh që pastrimi më i mirë është të largohesh nga
skena. Por kush do ta ndiente aq qartë vrasjen e ndërgjegjes, sa, për hir të
pastrimit, të linte me vullnet karrigen e vet, favoret dhe fudullëkun?

Edhe pse kumbon utopi, pastrimi në thelb nënkupton ikje! Ikje nga pushteti, jo
nga përgjegjësia. Prandaj është i vështirë, për të mos thënë i pamundur.
Përfytyroni me radhë fytyrat e yndyrosura të bosëve tanë të pushteteve andej e
këtej. Me radhë, një për një. Vendosini në rresht, aq sa të kuptohet që janë
mostra të dala nga i njëjti kallëp, të prodhuara nga i njëjti vullnet. Nuk po
përmend emra, por dihen. Janë të tejpublikuar. Janë të preferuar, të
përzgjedhur, të përkëdhelur. Atëherë, cili prej tyre do të ikte vullnetarisht dhe
do të pranonte të hetohej, në fillim për arsyen se përse ka votuar, ose heshtur,
kur janë marrë vendime të tilla, si lejimi i kriminelëve në Parlament dhe në
administratë gjithë këto vite, dhe në fund të jepte llogari për pasurinë, për vilat,
për mëkatet dhe bizneset e veta dhe për bizneset po të vetat, por në emra
familjarësh e krushqish? Kush? A ka një person të vetëm, që do të guxonte ta
bënte këtë gjë?! Përgjigjja është e qartë për të gjitha gjallesat e këtij vendi.
Askush! Nga i pari tek i fundit, nuk kanë as kurajën, as vullnetin, as dëshirën, as
burrërinë ta bëjnë këtë gjë. Pse? Sepse janë të pisët dhe veç kësaj, do t’i priste
dhe gjykonte drejtësia, natyrisht nëse do ketë të tillë ndonjëherë. Ja ku dolëm te
drejtësia. Vejusha e zezë, që nxin prej korrupsionit më shumë se politika së cilës
deri tani i ka shërbyer si lavire. Ndoshta pastrimi duhet të fillojë pikësëpari nga
ajo. Këtë duhet ta bëjë gjithashtu politika. Ja ku dolëm në një rreth vicioz. Pa
dalje, shpesh pa shpresë. Ne ankohemi për drejtësinë tonë të padrejtë, por
harrojmë se ashtu si politika te ne është pjellë e shëmtuar e shoqërisë, drejtësia
është pjellë e shëmtuar e politikës. Dhe sarkazma vazhdon… Në këtë vend do
duhej të qeverisnin apostujt e Krishtit, që dëshmuan ringjalljen, që të
shpresohej të kishte një vullnet të tillë. Një ide do të ishte të stimuloheshin
faktorë të tjerë, që së paku të bënin në kohë presion politikës me denoncime
publike për zyrtarët e korruptuar dhe politikanët e kriminalizuar. Media, shoqëria
civile. Por edhe kjo flakë qiriri: ndërsa e para është e kapur nga politika, e dyta
është e lëshuar, e braktisur nga politika. Do duhej që shteti të kujdesej që
shoqëria civile të kishte tjetër zë dhe tjetër mision, por edhe kjo kërkon një
vullnet të fortë, që shoqëria, nuk e ka. Ca më pak politika. Aq më pak drejtësia.
Çfarë ndodh atëherë? Askush nuk e di! Profetët janë në dilemë, liderët janë në
krizë… banditët janë në pushtet.

BASHA, LIDER I BUTË NË NJË ORGANIZATË TË VËSHTIRË

ARTAN MULLAJ

Çështja e ditës, veç vapës, është edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha: A do mund ta
sjellë ndonjëherë ai në pushtet Partinë Demokratike?

Punë e vështirë! Organizatë e vështirë!

Basha i ngjiti shkallët e karrierës me biberon në gojë, por kjo nuk është arsye
për ta paragjykuar. Nuk është i vetmi. Nuk është i pari! Nuk është i fundit! Fati
lumë i disave fshihet në shkëndijat që shpërthejnë në mënyrë të pakuptimtë nga
koka e liderëve. Nuk ka të bëjë me ta! Veç kësaj, nëse ec në një rrugë, me
këmbët e tua ose jo, herët a vonë, rruga bëhet shkollë, nëse ecet në drejtimin e
duhur. Politika është një hapësirë e pisët dhe liberale, në të cilën pësimet bëhen
mësime sakaq dhe gabimet shpesh falen. Më shpesh harrohen! Por lidhur me
Bashën, tej këtij konstatimi, ka diçka për t’u analizuar dhe kjo është statura e tij
e përfaqësimit. A mundet Lulzim Basha? A është kryetari 2-vjeçar i PD-së në
gjendje të përfaqësojë? A ishte zgjedhja dhe qenia e tij në krye të PD gjëja e
duhur në kohën e duhur? Pyetje të vështira! Edhe profeti Izakeil do ngrinte
supet dhe do mblidhte buzët njëherësh. Gjithsesi, Basha është një lider që nuk e
ka yllin e liderit në kokë. Kjo dihet! Kjo duket! Por kjo nuk do të thotë asgjë. Nuk
është e thënë të shkëlqesh dhe rrezatosh që në hapat e para. Çdo humbje,
shoqëruar me këmbëngulje, që Bashës nuk i mungon, të çon në këtë përfundim.
Ajo çka mund të thuhet pra, është se vështirë të profetosh të ardhmen e tij, në
krye të një organizate të vështirë politike siç është PD-ja.

Organizatë të vështirë Partinë Demokratike e bën miksimi dhe strategjia e saj e


funksionimit. Në themel të kësaj strategjie qëndron përfaqësimi. Partia
Demokratike mund të supozohet si një kolektiv “liderik”, sepse kish dhe ka një
raport të veçantë me Berishën, udhëheqësin e saj të përhershëm. Muhamed
edhe Krisht njëherësh i PD-së, ai ia doli për shumë vite rresht të përfaqësojë
shkulmet e brendshme të turmës vullnetare. Ishte dhe vazhdon të jetë,
megjithëse i mënjanuar, një produkt emocional dhe psikologjik i kësaj turme.
Ishte fryma e saj, dhe turma ishte frymëzimi i tij. Një interferim i shkëlqyer, që
shpjegon edhe arsyen pse masat u binden liderëve të tyre. PD dhe Berisha, më
shumë se të betonuar, kanë mes tyre një lidhje magjike. Të tillë e bën pikërisht
përfaqësimi i ndërsjellë. Kjo lidhje të kujton poezinë e Majakovskit për Leninin,
që nënkuptonte Partinë dhe anasjelltas. Mozaiku i anëtarësisë së PD-së, ishte si
një pasqyrë e karakterit të Berishës. Sa më shumë ngjyra të ndryshme patën
njerëzit e bashkuar të PD-së, me njerëz të të gjitha kategorive, aq më kompleks
shfaqej personaliteti i tij në përshtatjen shpirtërore ndaj këtij miksimi të
përbindshëm, që s’mund të kontrollohej veç nga “një përbindësh”. Në Partinë
Demokratike kanë dominuar sa bastardët, aq edhe të ndershmit, sa ballistët, aq
komunistët, sa të urtët, aq kriminelët, sa veriorët, aq me pak jugorët dhe këtë
dominim e kish në kontroll një energji e shqetësuar njerëzore, që quhej Sali
Berishë. Në PD, fryma përplasej me interesat, po aq shpesh sa në trurin e liderit
përplaseshin ambiciet për pushtet me idetë. Sa më shumë kontradikta
prodhonte vullneti i kësaj mase për të qenë bashkë, aq më shumë dilemat dhe
lajthitjet dominonin trurin e tij për të sunduar i vetëm.

Duke qenë se tani nuk është më kryetari i PD-së, por është realisht lideri i saj
shpirtëror, Berisha ka lënë pas një boshllëk të dhimbshëm në PD. Nuk ka gjë më
të trishtueshme se dhimbja kolektive e mungesës. Kjo duket gjithnjë e më
shumë në festat përvjetore të demokratëve. U përpoq vetë ai, me dhembshuri
prej gjyshi, dhe u përpoqën shumë të tjerë ta mbushin këtë boshllëk sa një
ortek me një objekt njerëzor, tjetër, të vogël, por të veshur me shumë kritere.
Ky objekt vazhdon të jetë Lulzim Basha. Vështirë të gjesh një militant të PD-së
që mos ndiejë një lloj krenarie të pafajshme për butësinë e qeshur të kryetarit të
ri të PD-së. I qetë dhe i heshtur si plani i hershëm për të projektuar karrierën e
tij; i qeshur si njerëzit shpirtthjeshtë, që i lumturon asgjëja, fëminor dhe
femëror njëherësh, si aktorët që zgjidhen të luajnë role “gay” në filmat
amerikanë. Por as këto, as gjithë çfarë ka dhe nuk ka kryetari i ri i PD-së, nuk
mund të krijojnë një ortek, një frymë, një “bam”. Rrjedhimisht, Basha e ka më
të lehtë të zbulojë ilaçin e SIDA-s, sesa të mbushë boshllëkun që la pas Saliu.
Edhe sikur të kish dalë drejt e nga hundët e tij, Basha do ta kishte të humbur
këtë betejë. Edhe sikur të kishte egërsinë e tij qeverisëse, dhunën psikologjike
(që prodhonte autoriteti komunist i diktatorit Hoxha projektuar me fanatizëm në
shpirtin e Berishës), edhe sikur të ish i aftë të trazonte njëlloj ndërgjegjen e
lodhur të shqiptarëve me ngjarje makabre, siç bëri Berisha jo pak herë, prapë
Saliu do t’i mungonte PD-së. Boshllëku i mungesës së tij do vazhdojë ta gërryejë
PD-në për shumë kohë. Ndoshta përgjithmonë. Pse? Sepse asgjë nuk mund të
zëvendësojë nostalgjinë e diktatit. Asgjë nuk mund të shkrijë kujtimet dhe
iluzionet të një epoke sundimi, ku dominuan veç të tjerash edhe antivlerat dhe
padrejtësitë. Saliun, më shumë se bëmat, lider e bëri mirënjohja dhe nostalgjia
që prodhoi ai në mendjet e ndjekësve dhe mbështetësve të tij gjatë tranzicionit.
Lider e bënë prapësitë dhe padrejtësitë e bëra në kurriz të disave në favor të të
tjerëve. A mundet Luli të provokojë të tillë vëmendje dhe të tillë ndjeshmëri në
një turmë të ashpër, që dashuri të parë, të vetme, të madhe ka vetëm Sali
Berishën?

Jo! Është e pamundur të delegosh dashurinë e një turme nga një lider të fortë,
sundimtar, në një lider qumështor.

Pasojat e kësaj pamundësie po japin krisjet e para. Klanet në PD po ushqejnë


vetëshkatërrimin e tyre. Basha e synon, por bashkimi dhe uniteti i PD-së është
një sfidë e vështirë. PD-ja ka filluar të çahet si kokrra e shegës së pjekur në
pemë. Vonë, por shumë vonë, kundërshtari i Edi Ramës, ka filluar të kuptojë se
fuqia që dominon botën tonë është jo perceptimi, por vështirësia kozmike për ta
ndryshuar atë në mendjet e njerëzve. Idetë vijnë më pas. Idetë janë pasoja të
perceptimit, në përmbushjen e strategjive. Perceptimi njerëzor, në njëfarë
mënyre, është vullneti i fatit. Dhe e ardhmja e liderëve, me ose pa yje në kokë,
është paracaktuar nga fati. Fati është mbret mes njerëzve. Sado ide të prodhojë
koka e re dhe e qeshur e kryetarit të Partisë Demokratike, perceptimi kolektiv i
demokratëve shkon kundër këtyre ideve. Dhe ky perceptim ka pak gjasa të
ndryshohet. Çfarëdo të mendojë, sado të përpiqet! Nuk është faji i tij që nuk e
mbush dot boshllëkun e zi të paraardhësit të tij, dhe as faji i paraardhësit. Të
zezë, por i pari bëri epokë. I dyti s’mund të bëjë, nëse do bëjë, veç histori.

Basha do të hyjë në histori vetëm duke e rilindur PD-në.

Por Basha është shumë i vogël, i butë dhe shumë ëndërrimtar përpara krisjeve
të mëdha të PD-së. A do mund ta sjellë ndonjëherë PD-në në pushtet? Kjo është
një dilemë. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë në PD, aq më mirë. Nëse e kupton
vetë ai, aq më shkëlqyeshëm. Duke qenë se dëshpërimi i humbjes së zgjedhjeve
dhe grindjet e brendshme i kanë marrë frymën kësaj partie, spontaniteti mund
të jetë i dobishëm. Kupola e PD-së, shumica e infektuar dhe e përfolur nga
aferat e qeverisjes së shkuar, nuk mund të frymëzojë prurje të reja të
shëndetshme në PD, çka e ka sjellë këtë parti në një krizë të plotë identiteti. Ka
një zgjidhje: Prurjet e reja. Basha do të bëjë vërtet histori nëse i hap dyert e
kështjellës së elitës demokratike, plot me mëkatarë. Gjaku i ri në PD dhe
demokracia e shëndetshme brenda saj, duke vërshuar, do sjellin zhvillime të
reja të mira në PD. PD është një forcë politike që realisht nuk frymëzon.
Rrjedhimisht ajo nuk është e tillë. Këtë e shpjegon humbja e thellë në zgjedhjet
e 21 qershorit. Është një organizatë që drejtohet nga një grupim i makthtë që
ndoshta duhet të ikë nga skena, të dalë nga kështjella. Të fshihet nga kujtesa, si
fshihen pisllëqet nga xhami, me sfungjer.

Një Parti Demokratike e rilindur, me njerëz të rinj e të pastër, të shkolluar dhe


vizionarë, në skalionin e parë të luftës opozitare, do të rilindnin edhe shpresën e
kësaj partie për të ardhur ndoshta vonë në pushtet.

Dritëro Agolli

Ndërlikimi
Lumturinë e pret me mall e s'vjen
Dhe merr shpresa pamje lumturie ;
Shpresa larg të josh e të gënjen
Nëpër shtigje lajkash dhe habie .
Ndaj kur vatra hesht në varfëri ,
Pret me ankth diçka nga dorë e shpresës ...
Ah , shpresa s'është lumturi ,
Është ngushëllim i ekzistencës !

Nga Artan MULLAJ: Dritëroi: thjeshtësia e madhështisë


Date: 5 October, 2015

Për një shkrimtar, pleqëria është si një tempull meditimi. Tempull e bën adhurimi i ngritur i
njerëzve, meditim e bën trokitja e vjeshtës krijuese. Një ditë, pas rrugës së gjatë, në paqe
me rrudhat dhe thinjat, shkrimtari do ta shëmbëllejë përfundimin e veprës së tij si një
piramidë të bardhë në kufirin mes dy botëve.

Ç’ndodh me të? Çfarë ndien? Ndoshta trishtim dhe rehati shpirtërore njëherësh!

Në jetën e çdo krijuesi herët a vonë vjen momenti fatal i vendimit për të mos shkruar më.
Nuk është e lehtë të pranosh shuarjen e pasionit që të ka mbajtur gjithë jetën në një fluturim
mbi kokat e njerëzve. Këtë na e dëshmon historia. Njihen jo pak raste mendjesh të shquara
që kanë zgjedhur ta barazojnë jetën me veprën e tyre. Xhek London, Tomas Man, Stefan
Cvajg, Ernest Heminguej. Kanë qenë mendimtarë të mëdhenj dhe shpirtra të sunduar jo nga
dëshpërimi për mbarimin e jetës, por nga rebelimi ndaj pamundësisë për të krijuar më tej.
Për Stefan Cvajgun, puna intelektuale nuk ishte thjesht gëzimi më i pastër në një botë që
s’është e gëzueshme, por arsyeja e ekzistencës. Lufta e Spanjës kish qenë e rrezikshme
për Heminguejin, por jo më e vështirë se beteja me veten për të pranuar një realitet pa
krijim. Autorë të tjerë, shkrimtarë e poetë të të gjitha epokave, kanë kalëruar në kufijtë këtej
dhe andej kësaj bote për të kuptuar më shumë. Për të duruar përfundimin, por edhe për të
njohur botën e përtejme. Hygoi, Tolstoi, Anatol Frans.

Vështirë të gjesh në listën e klasikëve të mëdhenj të artit botëror një krijues që nuk ka
tentuar, qoftë edhe pa sukses, arratinë, duke synuar braktisjen e materies për Frymën…
Arsyet janë të kuptueshme. Kush më shumë se shkrimtarët do kishin misionin dhe vizionin
për ta sfiduar vdekjen, për ta pranuar, për ta kuptuar, apo për të bërë edhe paqe me të.
Betejë e pabarabartë, zhvilluar në kufirin e asgjësë. Por ka qenë një makth i pafund
pamundësia për t’i kuptuar ligjet e përtejme edhe për gjenitë. E kanë përshkruar, sfiduar,
duke iu “dhënë” edhe vetë, përcjellë me dhimbjen se kjo dhënie do t’ju shuante materien…

Kështu pra, ka një moment kur krijuesi merr vendimin të heqë dorë nga krijimi. A është e
dhimbshme kjo gjë? Këtë nuk e dimë. Por dimë se është i vetmi rast kur vlera e punës
barazohet me vlerën e jetës. Eshtë një ekuilibër që krijohet natyrshëm gjatë një përkushtimi
të skajshëm ndaj pasionit. Që shumë autorë kërkonin brenda vetes fuqi mbinjerëzore, mbi
pasionin e tyre, për ta duruar dimrin e pleqërisë pa krijuar, kjo do të thoshte se ata kishin
zgjedhur të bënin paqe me Zotin. Duke pritur vendimin e Tij, ata zgjidhnin të duronin ditët e
taksura biologjike, duke u mbyllur në tempullin pleqëror të meditimit, siç mbyllen murgjit
jetëgjatë në qelitë e “Malit të Shenjtë”.

Kështu e përfytyroj sot unë Dritëroin. Një murg në manastirin e pleqërisë, që mediton jo
amshimin, por poezitë që nuk mundi të shkruajë. Eshtë pikërisht kjo gjë ajo që e shenjtëron
dhe e ngre njëherësh mbi kokat tona.

E kam para syve gjeniun e poezisë sonë: të mplakur, të tërhequr në thellësinë e moshës së
tij, mbështetur në kanapenë prej meshini të dhomës së pritjes, duke ndjekur në një ekran
televizioni lajmet e këqija të kësaj bote që ai u përpoq ta ndryshojë e ta përmirësojë me
poezitë e tij.

Nëse nuk e ndryshoi, e ka zbukuruar patjetër. Ia ka dalë. Vështirë të ketë kundërshtime se


peizazhi i kulturës shqiptare do të ishte mjaft më i zbehtë nga ç’është pa librat e tij. Pranimi i
kësaj të vërtete i ngjan himnit kombëtar: vepra e tij është futur me dhunë në rutinën
shkatërruese të jetës së vrazhdë të shqiptarëve këtej tranzicionit dhe andej. Në art, kjo gjë
do të thotë frymëzim. Poezitë e tij regëtijnë mes nesh. Gjithmonë do të jenë. Do të jenë,
sepse ato sfiduan ideologjitë, paragjykimet, sistemet. Nëse supozojmë se arti është dashuria
platonike e një brezi për veten, poezia është magjia e saj, plazma. Në çdo dashuri, emocioni
që buron nga prekja e duarve dhe nga puthjet e virgjëra të vajzave, që japin shpirt me buzët
e tyre, përbën frymën. Poezia për jetën është si prekja për dashurinë. Eshtë frymë! Dritëroi
është një patriark në poezinë shqiptare. Ka krijuar një perandori të tërë. Vargjet e tij nuk
kanë krijuar thjesht një vepër, por kanë ngritur një institucion: institucionin e poezisë. Nëse
duam të flasim për simbole, i madhi ynë Dritëro e ka një të tillë. Ai ka krijuar me bimë, me
baltë, me cicërima dhe pëshpërima njerëzish, të hutuar nga rrjedha e pashlyeshme e kohës,
simbolin e madhështisë dhe të thjeshtësisë njëherësh. E ka fituar prej kohësh këtë sfidë.
Eshtë ajo që e ngre në qiell, po aq sa edhe poezitë që rrëzëllijnë ylberin e një talenti, për të
cilin është kujdesur vetë Perëndia. Njeriu që e mbyti fytit babëzinë për të tërhequr vëmendje,
sot është vëmendja vetë. Sot universi djeg energji që njerëzit të shohin, të shijojnë dhe të
përulen para jashtëzakonshmërisë që përfaqëson vepra e tij në përmasat e një kryevepre. I
madhi Dritëro sot ka vlerësimin e shenjtë e të heshtur të shqiptarëve, që gjejnë në vargjet e
shkruara të poetit vlerësimin për ta, për punën, për tokën, për historinë e tyre.

Eshtë njëri prej tyre, frymë balte, shpirt e zjarr, njëlloj si ata. Ata i dhanë kuptimin, Dritëroi u
ktheu sharmin. Ata i dhuruan filozofinë me pafajësinë e tyre, poeti u ndezi dëshirën të ndihen
më mirë, të kuptojnë më bukur. Ata i dhanë padashur frymëzim dhe ndjenjë, harbuar në
hallet e tyre, gjeniu i poezisë i shndërroi, përmes vargjeve, në përsosuri dhe autoritet. Ata i
dhanë tribunën, lavdinë. Ai u trashëgoi fisnikërinë e krenarisë për poetin e kombit; ata i
dhanë politikë, të cilën ai ua shndërroi në arsye. Ndonjëherë edhe e shanë, e përbuzën, por
i madhi Dritëro u buzëqeshi heshtur në vargjet me gjethe të verdha, të rëna në trotuaret e
lagura të vjeshtës…

I madhi Dritëro tani rri fshehur dhe qetë në pleqërinë e tij. Si ndihet? Nuk e dimë. Thjesht,
kur shfaqet ndonjëherë në media, unë e ndiej si gjithë të tjerët se si ai përpiqet ta shtrydhë
pleqërinë për të pikuar ca këshilla të vyera për thjeshtësinë, mirësinë dhe madhështinë e
njeriut…

LULJA
(A.S.Pushkin)

Një lulëz mes një libri gjeta,


Të tharë edhe pa kundërmim;...

AMARCORD
Patrioti i shquar Nikollaq Zografi, shfaqet në këtë foto i stolisur me dekorata, ku spikat
medalja e Urdhërit të Shqiponjës së zezë të Princ Vidit dhe kryqi i kalorësit të Urdhërit të
Kurorës së Rumanisë, të cilin për ta vënë më shumë në pah, ngase e fituar në luftë, e mban
ngulur në plastronin e këmishës ndërkohë që si gradë i takonte të mbahej në rresht me të
tjerat.
Ishte koha kur, si në çdo vend normal, në Shqipëri dekoratat, medaljet dhe titujt
akordoheshin dhe mbaheshin për së gjalli, për t'u dalluar në meritë dhe në soj, sipas parimit
të përbotshëm protokollar në bazë të të cilit, qysh prej dafinave të Lojrave Olimpike,
vlerësimet u bëhen të gjallëve dhe homazhet të vdekurve.
Në asnjë vend tjetër, përveç Shqipërisë së çoroditur nga liria pa demokraci dhe institucionet
pa shtet, nuk është parë ndonjëherë të vrapohet njëzet e kusur vite me radhë, për të
dekoruar në mënyre arbitrare njerëz të cilët nuk janë më gjallë prej dekadash apo prej
shekujsh.
Nuk do habitesha nëse dikush do të propozonte që, shiritave shumëngjyrësh që
karakterizojnë dekoratat, t'u lidhet një fjongo e zezë si për të thënë me Kadarenë, "Ra ky
mort pa u pamë

Dakordësia e plotë me FMN për Projekt-Buxhetin 2017, një përgjigje shembullore për gjithë
politikanët dhe shkarrashkruesit e kazanit😀

- Me sa duket nuk bëj për të sotmen .


Në të sotmen unë pakëz kam vend;
Në çdo gjë e shoh lodhjen dhe ftohjen
Dhe çdo gjë më mërzit e më çmend .

Replika me Kadarenë/ Marksi, një gjeni mediokër?!

Prill 28, 2017 Blog 0

Prof. Fatos Tarifa

Habia është një ndër ato emocione njerëzore, që ashtu si frika, zemërimi, keqardhja apo lumturia janë
“globale”, pra përjetohen e shprehen thuajse njëlloj nga të gjithë njerëzit, pavarësisht mënyrës se si
janë socializuar ata në një shoqëri të dhënë. Ajo çfarë na habit, sidoqoftë, nuk është e njëjtë për të
gjithë. Mua vetë nuk do më habisnin shumë gjëra që shoh e dëgjoj sot në këtë vend, të cilat do të ishin
shokuese për këdo që nuk e njeh realitetin shqiptar. Ndërkohë, jam habitur pak ditë më parë kur kam
lexuar një vlerësim të Ismail Kadaresë, shkrimtarit shqiptar më të vlerësuar nga unë e më të dashur
për mua, për Karl Marksin.

Në një intervistë dhënë një gazetareje rumune (botuar në gazetën Panorama, më 20 prill të këtij viti),
Kadare shprehet, ndër të tjera, se: “Për Leninin është krijuar një legjendë që ka qenë një gjeni, por unë
nuk e besoj…Madje, unë kam dyshime të mëdha edhe për Karl Marksin. Këtu, në Perëndim, shumë e
konsiderojnë [Marksin] një gjeni. Po, ku është gjenialiteti i tij? Ku është gjenia, nëse nuk ka asgjë të
re në mendimin e tij ekonomik, asgjë kreative?”.

“Bota komuniste”, vijon më tej Kadare në atë intervistë, “e ka origjinën e vet në mediokritetin e
Marksit. Vetëm ‘majtistët’ ngulin këmbë sot se ai ka qenë një gjeni, për shkak të koncepteve të tij mbi
varfërinë. Në thelb, Marksi propozoi një përmbysje të rregullit të botës. Por, asgjëkundi, në gjithë
veprën e tij, nuk ka qoftë edhe një faqe ose një paragraf mbi mësimet, apo mendimin e tij mbi
civilizimin njerëzor… Kur ju kaloni gjithë jetën duke ëndërruar përmbysjen e rregullit ekzistues, nuk
duhet të harroni se i gjithë qytetërimi perëndimor i ka rrënjët e tij në urrejtjen e verbër të grekëve që
shkatërruan Trojën… Dhe zotat i dënuan grekët për këtë mizori. Marksi nuk mendoi se klasa
punëtore, kur merr pushtetin, do të bëhet ekstremisht mizore me ata që i quante borgjezi… Dhe u
shfaq komunizmi, krimi më i madh i historisë njerëzore… Dhe më e çuditshmja është që ne, as sot e
kësaj dite, nuk flasim hapur për marksizmin. Ndonjëherë është pranuar që Marksi bëri ca gabime, por
vazhdon të thuhet se ai ishte një gjeni”.

Kadarenë e kam dashur dhe e çmoj si shkrimtarin shqiptar më të madh të të gjitha kohëve. Në dallim
nga ata që e kanë sulmuar, ose që janë munduar të hedhin baltë mbi veprën letrare të Kadaresë, unë e
them hapur se jam një admirues i madh i tij. Për mua, përmasat dhe rëndësia e krijimtarisë letrare të
Kadaresë në kulturën dhe në shoqërinë shqiptare janë kolosale. Prandaj, si intelektual, e kam ndjerë
gjithnjë të nevojshme që të mos hesht kur emri dhe vepra e shkrimtarit tonë më të madh janë
denigruar e sulmuar padrejtësisht. Veprën e tij e kam çmuar dhe e çmoj si një pasuri të vërtetë
kombëtare për popullin tonë dhe vetë Kadarenë si një personalitet të fuqishëm intelektual, i cili ka
bërë më shumë se kushdo tjetër që Shqipëria, me historinë e saj kurioze, me kulturën, artin dhe vlerat
më të mira të shoqërisë së saj, të jetë bërë e të mbetet pjesë e ndërgjegjjes politike e letrare të Europës
dhe pjesë e hartës kulturore në mendësinë e qytetarëve të saj. Madje, në librin tim Kalorësit e humbur
të kryqëzatës anti-Kadare (2010), jam shprehur se, “pa Kadarenë dhe letërsinë e tij të madhe
europiane, sot Europa do të na shihte si ‘otomanë’ apo si ‘muxhahedinë’”.

Por ja që, edhe një shkrimtar i madh, si Kadareja, mund të më habisë, madje shumë, jo për shkak të
ndryshimit të pikëpamjeve e të qëndrimeve të tij ndaj Marksit, por për shkak të cilësimit të këtij njeriu
të shquar si një mendimtar “mediokër”. Prandaj, jo për t’i dalë në mbrojtje Marksit (kjo do të ishte
krejt e panevojshme), por për të thënë të vërtetën për të, pra, për të folur hapur për të, siç sugjeron
vetë Kadareja, ndjej se duhet të them diçka për shkrimtarin që admiroj më shumë. Amicus Plato, sed
magis amica veritas.

***

Në periudhën e hershme të krijimtarisë së tij letrare, në poezinë “Razliv”, përfshirë në vëllimin


Shekulli im (1961), Kadare e quante Leninin “njeriun më të madh të kohrave”. Në atë periudhë, i
njëjti poet shkruante për Leninin se “Ai është kudo i perhapur si elementet / Ai vetë u bë element i
këtij planeti”. Është e vërtetë se emri i Leninit nuk gjendet shpesh në vëllimet e hershme poetike të
Kadaresë, por vetëm rrallë, “si një gur i çmuar”, sikurse shprehet vetë poeti në poezinë “Lenini”, në
vëllimin Ëndërrime (1957). Më vonë, në vëllimin Koha (1976), në poezinë me titull “Te kështjella e
Hamletit në Danimarkë”, poeti dhe shkrimtari ynë më i shquar flet për “krimin më të madh, të
përbindshëm, me emrin ‘mbivlerë’”, të cilin e zbuloi “parathënësi më i madh me emrin Marks”, që
“në këtë botë u ngrit me mjekër gjer në retë”.
Marksi, që deri dje, për Kadarenë ishte “parathënësi më i madh”, sot nuk është veçse një mendimtar
“mediokër”! Si vallë ndryshoi Marksi kaq shumë post mortem! Si u shndërrua Marksi i vdekur nga
një mendimtar parashikues i madh në një mendimtar mediokër?! Nuk e kuptoj dot se si mundet një
shkrimtar i këtyre përmasave, si Kadareja, ta cilësojë Karl Marksin një “mediokër”. Për Marksin
mund të thuash ç’të duash, por kurrësesi nuk mund ta quash atë një mendimtar mediokër. Edhe vetë
Karl Popper, njëri ndër filozofët më të shquar të shekullit të 20-të, i cili ka qenë një kritikues i ashpër
i determinizmit sociologjik të Marksit, e çmonte lart moralin e filozofisë së tij kur, në veprën e njohur
Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj, shkruante se “protesta pasionante e Marksit kundër krimeve
[të kapitalizmit] do t’i sigurojë atij për jetë një vend ndër liberatorët e njerëzimit”.

Kadare nuk do të kishte nevojë, në vitin 2017, ta reviziononte vlerësimin e tij për Marksin, veçse nëse
do të kishte zbuluar në veprat e këtij të fundit pikëpamje të parëndësishme, të vjetra apo vulgare, ose
nëse vërtet nuk do të kishte gjetur në to asgjë të re. Fjalët e tij se “asgjëkundi, në gjithë veprën [e
Marksit], nuk ka qoftë edhe një faqe, ose një paragraf mbi mësimet, apo mendimin e tij mbi
civilizimin njerëzor” më duken pa vend, madje aq absurde, sa është e vështirë ta besoj se janë thënë
nga një shkrimtar si Kadareja.

Janë të shumta rastet kur Marksin e kanë sharë, e kanë demonizuar, ose e kanë shtrembëruar njerëz që
nuk e kanë kuptuar atë, madje edhe njerëz që nuk kanë lexuar asgjë nga vepra e tij. Z. Kadare na thotë
sot se nuk ka gjetur “asgjë të re në mendimin e tij ekonomik, asgjë kreative”! Në mendimin ekonomik
të Marksit, njeriu që BBC, në vitin 1999, e shpalli si zgjedhjen e publikut për “mendimtarin më të
madh” (the greatest thinker) të të gjitha kohëve (i ndjekur nga Ajnshtajni, Njutoni dhe Darvini)!

Marksi një mediokër! Njeriu, fuqinë e analizave të të cilit e kanë vlerësuar lart mjaft mendimtarë të
shquar, këto vitet e fundit edhe gazeta të tilla, me një qarkullim global, si The New York Times, The
Wall Street Journal, apo revistat e mirënjohura The Economist, Rolling Stone etj. Unë vetë e kam
studiuar (në SHBA) dhe e njoh Marksin po aq mirë sa njoh edhe teoricienët e tjerë sociale më të
shquar të shekujve të 19-të dhe 20-të dhe mund të them se Marksi ka qenë dhe mbetet një ndër
mendimtarët më të mëdhenj të modernitetit, madje, deri më sot, i vetmi mendimtar që ka krijuar një
paradigmë të re në kuptimin tonë për shoqërinë.

Marksi, një mediokër! Njeriu që, në një moshë fare të re, nga Londra, shkruante për gazetën më të
madhe të kohës, New York Tribune, si korespondent i saj për Europën. Njeriu që, në moshën 30 vjeç,
shkroi (bashkë me Engelsin) Manifestin Komunist, pamfletin politik më të shitur në të gjithë
planetin, që është edhe sot e kësaj dite një ndër tre tekstet më të lexuara në universitetet dhe në
kolegjet amerikane.

Marksi, një mediokër! Vizitori më i famshëm i Muzeut Britanik në 264 vitet e ekzistencës së tij, në
bibliotekën e të cilit Marksi studjoi për një kohë të gjatë dhe ku, për hartimin e vëllimit të parë të
Kapitalit, iu desh të lexonte çdo libër dhe çdo artikull mbi teorinë dhe praktikën ekonomike e
financiare që gjendej në fondet e asaj biblioteke.

***

Marksi ofron edhe sot mjaft ide të rëndësishme për ekonominë politike të kapitalizmit në shekullin e
21-të, të cilat ndihmojnë të kuptojmë shumë nga dilemat e sotme, që kanë të bëjnë me vlerën e
shkëmbimit, me paranë, me kapitalin, me tregjet ndërkombëtare, me ciklet e biznesit, me qeverisjen
dhe me ndryshimet sociale. Kjo është arsyeja që, sidomos këto dhjetë vitet e fundit, pas krizës
financiare globale të viteve 2008-2009, interesimi për “mediokrin” Marks është rigjallëruar,
veçanërisht në Shtetet e Bashkuara dhe në Europën Perëndimore. Meghnad Desai, profesor i
ekonomisë në London School of Economics, në librin e tij Hakmarrja e Marksit (2004),
argumenton se Marksi është keqkutuar në shumë raste e për shumë çështje, dhe se ky njeri i
madh kishte të drejtë për shumë më tepër çështje nga sa kemi besuar deri më sot. Në gushtin e
vitit 1998, kolapsi ekonomik në Rusi, kriza monetare në Azi dhe paniku që pushtoi tregjet botërore e
shtynë gazetën më të madhe të planetit për çështje të ekonomisë e të biznesit, Financial Times, të
shtronte pyetjen, nëse brenda një dekade, “triumfi i kapitalizmit global ia kishte lënë vendin krizës së
tij”. Artikulli mbante si titull: “Das Kapital Revisited”.

Ismail Kadare duket se është i painformuar përsa shkruhet e thuhet për Marksin, jo vetëm në
industrinë akademike, por edhe në rrethet më të gjëra intelektuale të vendeve më të zhvilluara. Për të,
çuditërisht, sot Marksi nuk është më shumë sesa një mendimtar “mediokër”. Për mua, ai ka qenë e
mbetet një mendje e shquar, që të habit me erudicionin dhe me thellësinë e mendimit të tij. Natyrisht,
disa prej veprave të Marksit, si Kritika e Programit të Gotës, ose polemikat e tij me Dyringun dhe
Lasalin, edhe pse brilante, nuk kanë sot ndonjë rëndësi teorike të veçantë, por vepra të tjera të tij, disa
prej të cilave datojnë madje para Luftës Civile në Amerikë, ruajnë aktualitetin e tyre thuajse njëlloj si
në kohën kur janë shkruar. “Ne i rikthehemi Marksit”, shkruan Robert Heilbroner, “jo sepse ai është i
pagabueshëm, por sepse është i paevitueshëm”.

Ndryshe nga shumë njerëz, ndër të cilët duket se bën pjesë edhe Kadareja, që mendojnë se idetë e
Marksit, edhe nëse ato kanë ndonjë vlerë, janë sot anakronike, se ato i përkasin periudhës viktoriane
dhe se kritika e tij për kapitalizmin industrial të asaj periudhe është çvlerësuar në kushtet e
kapitalizmit teknologjik e global të sotëm, ka të tjerë, përfshirë edhe autorin e këtyre radhëve, që
mendojnë se Marksi mbetet intelektuali më i rëndësishëm për të gjithë ata që merren me studimin e
tregjeve dhe, prandaj, “interesi për veprën e tij do të mbetet për aq kohë sa kapitalizmi do të vazhdojë
të ekzistojë” (The New Yorker, October 20, 1997). Në një farë kuptimi, mund të thuhet se marksizmi
dhe kapitalizmi janë simbiotikë dhe se asnjëri prej tyre nuk do të mund të largohet nga skena pa
tjetrin.

Me idetë nuk ndodh i njëjti proces plakjeje si me njerëzit. Për dikë mund të thuash se është i vjetër,
(edhe pse jo pa vlerë), kur arrin një moshë të caktuar, por idetë nuk kanë moshë. Kur mund të quhet e
vjetër një ide? Pas 100 vitesh, pas 50 vitesh? Pas 10 vitesh? Ka ide shekullore që janë të vlefshme
edhe sot. A mund t’i hedhim poshtë filozofët e lashtë grekë vetëm e vetëm se ata krijuan rreth 2,500
vite më parë? Po Shekspirin, Servantesin, Makiavelin, Erazmin, Spinozën, Monteskjënë, Rusoin,
Kantin, Xhefersonin e shumë të tjerë? Nëse idetë e Marksit do të konsideroheshin sot të vjetra,
ç’mund të thuhet për idetë e Adam Smithit, që jetoi plot një shekull para Marksit, por që studiohet
edhe sot e kësaj dite në të gjitha universitetet perëndimore?

Në fakt, Marksi është implantuar në mënyrën tonë perëndimore të të menduarit në një mënyrë e në një
masë të tillë, sa ne nuk jemi të vetëdijshëm për borxhin intelektual që i kemi këtij njeriu. Shumica prej
nesh besojnë se qëndrimet tona përcaktohen, në një masë të madhe, nga kushtet tona materiale dhe se
ndryshimet në mënyrën se si prodhohet përcaktojnë ndjeshëm të gjitha marrëdhëniet humane,
përfshirë edhe ato jashtë vendit të punës. Kjo është një ide marksiste. Ashtu si xhentëllmeni borgjez i
Molierit, që zbuloi me habi se, për më shumë se 40 vite, ai kishte folur në prozë, pa e ditur këtë, një
pjesë e mirë e borgjezisë dhe e klasës së intelektualëve perëndimorë, përfshirë si Kadarenë, ashtu dhe
mua, i kanë përvetësuar idetë e Marksit pa e kuptuar as vetë.

***

Pavarësisht se vizioni që krijoi Marksi për të ardhmen e njerëzimit, mbështetur në një materializëm
determinist e reduksionist dhe në një pozitivizëm historik, ishte në kohën e tij (dhe mbetet edhe sot)
utopik, ai, pra Marksi, më herët – dhe më mirë – se kushdo tjetër, kuptoi dhe shpjegoi teorikisht, me
mjaft thjeshtësi dhe elegancë, natyrën e kapitalizmit, kontradiktat e këtij sistemi dhe tendencën
objektive të zhvillimit të tij. Ajo që shpjegoi Marksi është se, zhvillimi i shpejtë i të gjitha mjeteve të
prodhimit dhe zgjerimi i tregjeve, zhvillimi i shpejtë i mjeteve të komunikimit dhe avantazhet që
krijohen si rezultat i këtyre proceseve, i shtyjnë përpara, drejt qytetërimit, të gjithë kombet, edhe ata
më barbarë. Në këtë mënyrë, kapitalizmi globalizohet. Marksi shkruante: “Nevoja për një treg që
zgjerohet vazhdimisht për prodhimet e saj e shtyn borgjezinë në të gjithë sipërfaqen e globit. Ajo
duhet të shtrihet kudo, të vendoset kudo, të krijojë lidhje kudo”.
Edhe pse sot kjo duket e vetkuptueshme (kërkimi i vazhdueshëm i tregjeve të reja, i më shumë
resurseve natyrore dhe i një fuqie punëtore të lirë), nuk duhet harruar se Marksi i shkroi këto fjalë në
vitin 1848. Ai parashikoi në mënyrë gjeniale integrimin ekonomik dhe ndërvarësinë e gjithanshme
mes ekonomive kombëtare në një treg global. Në ditët tona, korporatat transnacionale prodhojnë më
shumë se një të tretën e produktit të përgjithshëm të globit; ato realizojnë mbi 70 për qind të tregtisë
globale dhe financojnë mbi 80 për qind të investimeve ekonomike në shkallë botërore. Në kushtet e
një ndërvarësie ekonomike të tillë globale, efektet e krizave ekonomike ose financiare sot nuk lënë
vend pa prekur. Në pranverën e vitit 2010, The Wall Street Journal (May 8, 2010) detyrohej të
pohonte se dalja e Shteteve të Bashkuara nga kriza financiare, që nisi më 2008 dhe që tronditi
ekonomitë më të mëdha të globit, manifestoi “disa karakteristika marksiste”. Është me vend të
theksojmë, gjithashtu, se disa nga kërkesat e Manifestit Komunist të Marksit kanë mundur të
realizohen në shumë prej vendeve më të zhvilluara, përfshirë, ndër të tjera, “arsimin falas për të gjithë
fëmijët në shkollat publike” dhe një “taksë progresive ose graduale mbi të ardhurat”.

Epoka në të cilën jetojmë sot dëshmon se Marksi kishte të drejtë. Globalizimi duket se do të jetë
zhvillimi më i rëndësishëm ekonomik dhe politik i shekullit të 21-të. Dhe Marksi i parashikoi shumë
nga pasojat e tij njëqind e shtatëdhjetë vite më parë, duke justifikuar vlerësimin e bërë për të se ai
ishte “një astronom i historisë, jo një astrolog”. Si një njohës shumë i mirë i historisë së zhvillimit të
qytetërimit botëror, Marksi, ashtu si dhe Weberi pas tij, i cili, në një pjesë të mirë të veprës së tij
aplikoi mjeshtërisht metodën historike të Marksit, nuk erdhi kurrë në një përfundim si ai që propozon
Kadareja, se “i gjithë qytetërimi perëndimor i ka rrënjët e tij në urrejtjen e verbër të grekëve që
shkatërruan Trojën”. Në studimin e çdo forme organizimi shoqëror dhe të çdo qytetërimi, Marksi e
përqendroi vëmendjen në strukturat ekonomike të shoqërisë, ashtu si Weberi u kushtoi më shumë
vëmendje strukturave politike të saj, dhe jo Luftës së Trojës, hundës së Kleopatrës, ose humorit të
mbretërve. Edhe atëherë kur këta mendimtarë të shquar të modernitetit i kthyen sytë nga antikiteti i
lashtë greko-romak, vëmendja e tyre nuk u rrok nga mitologjia, por nga teoritë morale e politike të
Platonit e të Aristotelit, nga vepra historike e Tuqididit dhe (në rastin e Marksit), nga filozofia e
natyrës e Demokritit dhe e Epikurit. Kjo trashëgimi kulturore, si dhe përvoja e organizimit të qytetit-
shtet (polisit, që përbënte strukturën tipike të një komuniteti në Greqinë e Lashtë), ajo e organizimit
demokratik të Athinës në kohën e Perikliut dhe forma republikane e qeverisjes në Romën Klasike,
ishin për Marksin dhe Weberin origjina e qytetërimit perëndimor.

***

Duke u shprehur se “bota komuniste e ka origjinën e vet në mediokritetin e Marksit”, Kadare bën dy
gabime serioze (përveçse përdorimit të termit “mediokër”). Së pari, një gabim intelektual, pasi nuk
merr në konsideratë historinë e zhvillimit të mendimit socialist utopik, që nis me Utopinë e Morit
(1478-1535) dhe me Qytetin e diellit të Kampanelës (1568-1639), dhe as historinë e praktikës së
socializmit shtetëror, që mund të thuhet se nis me misionarët jezuitë në Paraguaj, në shekujt e 17-të
dhe 18-të. Shekuj para Marksit, Mori dhe Kampanela formuluan ide dhe dhanë përshkrime tejet të
detajuara të një shoqërie komuniste, së cilës Marksi nuk iu afrua as në imagjinatë, dhe komunistët
sovjetikë e nderuan Morin si një ndër heronjtë e revolucionit rus, duke e vendosur emrin e tij në
Sheshin e Kuq në Moskë.

Së dyti, një gabim konceptualisht politik, pasi u bashkohet atyre njerëzve që e akuzojnë Marksin për
të gjitha krimet e komunizmit, duke e barazuar atë me diktatorë sociopatë, si Stalini apo Pol Poti, dhe
idetë e tij me leninizmin doktrinar dhe me perversitetin me të cilin, në emër të ideve marksiste, u
krijuan “diktaturat e proletariatit” në Bashkimin Sovjetik, në Kinë, në Rumani, në Shqipëri, në Kubë,
në Korenë e Veriut etj. Në fakt, “marksistë” të tillë, si Stalini, Mao, Pol Poti apo Enver Hoxha kanë
qenë armiqtë më të këqinj të Karl Marksit. Ata jo vetëm që e keqinterpretuan mendimin e Marksit, por
edhe e asociuan atë me disa prej krimeve më të mëdha në historinë e njerëzimit.

E çuditshme është metamorfoza e Kadaresë! Për shkrimtarin komunist, Marksi zbuloi dhe denoncoi
krimin më të madh të kapitalizmit – mbivlerën; për shkrimtarin demokrat, mediokriteti i Marksit dhe
doktrina e tij janë origjina, ose burimi i botës komuniste dhe i të gjitha krimeve të saj. Ishin pikërisht
“mëkate” të tilla, që Marksi, në fakt, kurrë nuk i bëri, ato që e detyruan atë, në fund të jetës së tij, të
pohonte se ai vetë – pra Marksi – nuk ishte marksist (në kuptimin që i jepej kësaj fjale). Marksi tha:
“If anything is certain, I myself am no Marxist” (Një gjë është e sigurtë, që unë vetë nuk jam
marksist). Në këtë mënyrë, Marksi u përpoq ta ndajë veten e tij nga “Marksizmi” që u krijua në emër
të tij.

Nëse Marksi tha gjithçka për kapitalizmin e kohës së tij (dhe shumë nga idetë e tij ruajnë vlerën e tyre
edhe sot), ai, thuajse kurrë, as në Manifestin Komunist dhe as në ndonjë prej veprave të tjera të tij,
nuk shpjegoi se si do të ishte një rend komunist që do të zëvendësonte kapitalizmin. Ai vetëm
parashikoi (dhe dëshiroi) që varfëria, shfrytëzimi, padrejtësitë shoqërore dhe ndarja klasore e
shoqërisë kapitaliste të zëvendësoheshin nga një shoqëri, aktiviteti ekonomik i së cilës të mbështetej
jo në fitimin dhe në interesat e një pakice, por në nevojat e të gjithë anëtarëve të shoqërisë dhe në
interesin e tyre; me fjalë të tjera, “një shoqëri, në të cilën zhvillimi i lirë i çdo individi është kushti për
zhvillimin e lirë të të gjithëve”.

Vetë Marksi nuk do ta kishte dëshiruar kurrë asgjë të ngjashme me një shtet totalitarist, si ai që u
krijua në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera komuniste, edhe pse, arkitektët e atij regjimi –
Lenini dhe Stalini – si dhe të gjithë diktatorët e tjerë komunistë që erdhën pas tyre, janë përpjekur të
argumentojnë se po zbatonin në praktikë “vizionin marksist”. Kjo është arsyeja kryesore që shpjegon
pse trashëgimia e pasur teorike e Marksit u duk se u la në hije me dështimin e komunizmit. Madje,
bashkë me statujat e Leninit e të Stalinit, në vendet që u çliruan nga komunizmi u rrëzuan edhe
monumentet e Marksit.

***

Në dy dekadat e fundit, sidoqoftë, interesimi për këtë trashëgimi është rikthyer. Në dhjetor të vitit
2002, në një editorial të saj kushtuar trashëgimisë intelektuale të Marksit, revista The Economist
shkruante se: “Si një sistem qeverisjeje, komunizmi ka vdekur ose po vdes. Si një sistem idesh, e
ardhmja e tij duket e sigurt”. Ai editorial përfundonte me këto fjalë: “Hidheni poshtë komunizmin, siç
u praktikua ai në Bashkimin Sovjetik dhe në Europën Lindore (si dhe në Kinë, në Korenë e Veriut, në
Kubë dhe kudo gjetkë që ai është praktikuar). Por, mos e hedhni poshtë Marksin”. Francis Wheen,
nga ana e vet, në një artikull titulluar “Pse Marksi është njeriu i ditës” (2005), shkruan se Marksi “jo
vetëm që nuk u varros nën rrënojat e Murit të Berlinit por, ndoshta, vetëm tani ai po rishfaqet me tërë
rëndësinë e vet… Karl Marksi mund të jetë mendimtari më me influencë i shekullit të 21-të”.

Trashëgimia që ka lënë Marksi, si çdo trashëgimi intelektuale, mbetet e hapur për interpretime të reja,
por kjo ndodh pikërisht për shkak të gjerësisë universale dhe vlerave të saj, jo për shkak të
mediokritetit të mendimit të tij./Dita

Mbani mirë këtë që po u thom: në ňjëqint vjét, në vafshin si vémi, do të jémi aqë poshtë sa dhé sot.

FAIK KONICA ALBANIA

Duké parë dhé duké dëgjhuar, bota mësojnë ment dhé ndërtohén. Ne Shqipëtarët s’marim dot mësimé;
malét të tundén dhé të rrëkëléhén, né nuk këmbéjmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po u thom: në
ňjëqint vjét, në vafshin si vémi, do të jémi aqë poshtë sa dhé sot.
Gréqia u-rrëkëllyé dhé u-shua për jétë: ne, né vent që të marrim mësimé, dhé duké kërkuar shkakét é
rrëkëllimit të Gréqisë, të hapim sytë mos na ngjase dhé né një shojtjé é përjetshme, bëjmë ato që
humbën grekun.
Shqipëria është një vent i mjérë dhé i érrët, pa bukë, pa gjuhë, pa qytétari, pa njérëz të shquar, pa
njérëz që njohin të mirën dhé përpiqén t’a arrijnë. O është detyra é atyré të pakëvé Shqipëtarë që kanë
në kokë ca fara, dhé në zembërë një cikë dashuri për mëmëdhénë? Detyra é tyré është të përpiqen të
këndohét dhé të shkruhét gjuha shqip, të hapén ca shkolla, të shëndoshét dhé të rritét mendimi
kombiar, të çahén dhé udhëra të mira édhé të shumta nëpër tërë Shqipëri që të ngjallét trégëtia dhe
bujqësia të cilat janë të ngordhura në dhé tonë. Po këto punëra s’bëhén pa vojtjé; duhet, për ti
mbaruar, ňjë durim, ňjë mjeshtri qe ‘mëmëdhetarët é vërtétë’ s’janë të zotërit t’i kénë. Andaj, ç’bëjnë?
Bëjnë ňjë punë shumë më të léhtë: politikë.
Të lëshojë Turqinë ňjériu dhe të dalë jashtë kufisë, të shkruajë ditë për ditë mémoranda, të këndoňjë
gazétat, të lëvdoňjë Shqipërinë përpara të huajvé, é të tjéra, janë lodra për të cilat s’duhét as dituri é
madhé as mundim i shumë.
Pa të përpiqét ňjériu të ngulë nat’é ditë, mé ç’do mënyrë, mendimin kombiar në tru të Shqipëtarëvé
ndofta është ca m’é rëndë.

Të vésh t’u thuash ‘mëmëdhetarévé të vërtétë’ éjani të punojmë për gjuhën shqip dhé për mendimin
kombiar, do të lodhésh kot: Ata s’duan mundimé, po lodra, duan si Grékërit të vénë nëpër kaféra, dhe,
me fjalë për të qéshur, të këmbejnë kartën e Ballkanikut.

Ashtu bënin Grékërit, andaj u-shuan. Po, sič é thamë, s’jemi të zotërit të héqim mësimé nga vojtjet é
botës. Në vent që të vémi të rrëmihim kopshten dhé të mbjéllim, na është me udob të bëjmë gati
shportat për të mblédhur pémë që s’kanë zen’ as rrëëňjë. Atyrévé cilëvé u pëlqén, le t’i vénë politikës
pas; kémi shprésë që do të bëjnë punëra të mbëdha. Po Shqipëtarët e riňj, në shpirt të cilëvé zjen
dashuria é mëmëdhéut, ditë për ditë po mblidhén rréth é rrotull flamurit tonë, dhé lëftojnë né atë luftën
é mirë dhé pa gjak nga é cila do të dalë i fortë dhé i math Kombi Shqipëtar.

Fatos Tarifa: "Une jam Epikurian. E gjej lumturine tek gjerat e vogla, ketu ne toke."

Nga Moikom Zeqo


Imagjinoni që një ligj i Kuvendit për ndalimin e filmave shqiptarë do të ishte de
facto krijimi i një zyre censure, por shembulli i filmit nuk ka se si të ishte dhe të
jetë i vetëm. E njëjta logjikë do të përdorej për romanet dhe poemat e
shkrimtarëve të realizmit socialist
Librat më të mirë në botë, librat më vizionarë janë ata, që mbrojnë lirinë e pakufizuar
të librave. E kam fjalën për lirinë konceptuale, të mendimeve kundërthënëse, por dhe
pohuese dhe mohuese, që reflektojnë një dialektikë dhe një fuqi polivalente dhe të
patjetërsueshme të intelektit njerëzor.
Pikërisht një libër i tillë, pa një të dytë në letrat angleze dhe në botë, është libri i
quajtur: “AREOPAGJITIKA”, shkruar nga John Milton, “Për lirinë e plotë të
shtypit”, Drejtuar Parlamentit të Anglisë, Londër, Shtypur në vitin 1644. Ky libër
paraprihet nga vargjet, në origjinalin në greqisht të shkrimtarit të madh të
Antikitetit, Euripidit. Vargjet janë marrë nga tragjedia “Lutëset” e Euripidit, dhe janë
vendosur nga Miltoni në frontespicin e botimit të parë “Areopagjetikës”:

“Toύλεύθερον δ’έκείνο εί τις θέλει πόλει


Χρηστόν τι βούλευμ’ είς μέσον φέρειν.
Καί ταύθ’ ό χρήζων λαμπρός έσθ’, ό μή θέλων
Σιγά, τί τούτων έστ’ ίσαίτερον πόλει;”
Miltoni e bën vetë përkthimin në anglisht të vargjeve të Euripidit, si më poshtë:

“This is true Liberty ëhen free born men


Having to advise the public may speak free,
Which he who can, and will, deserv’s high praise,
Who neither can nor will, may hold his peace;
What can be juster in a State then this?”

Këto vargje në shqip kanë këtë kuptim:

“Ja, Liria e vërtetë: kur njeriu i lindur i lirë


Duke iu dashur të këshillojë publikun të mund të flasë lirisht
Thotë, si ai që mundet dhe dëshiron, të meritojë lëvdata,
por dhe askush tjetër,që nuk mundet dot
Të mos e cenojë dot paqen, çfarë mund të ketë më të drejtë se kjo në një
Shtet?”

Titulli “Areopagjetika” rimerr titullin e oratorisë së shtatë të Izokratit, bashkëkohës e


kundërshtar i Platonit. I lindur në Athinë në vitin 436 para Krishtit, 9 vjet para lindjes
së Platonit, Izokrati jetoi dhe 10 vjet më shumë se ai si moshë, duke e mbyllur jetën
e tij të gjatë në vitin 338 para Krishtit. Në vitin 390 para Krishtit, pak vite para
themelimit të akademisë së Platonit, Izokrati themeloi shkollën e tij të retorikës, që
fitoi famë shumë të madhe. Për Izokratin na mbeten 21 oratori, mes të cilave
spikat Areopagjetika, shkrimi i tij kryesor mbi politikën e brendshme, që ia paraqet
popullit, për të mirën publike dhe lirinë e të menduarit. Izokrati qe athinas. Izokrati ka
mbetur i famshëm për oratorinë e ti, të cilën e përdori si metaforë të titullit edhe vetë
Miltoni. Por teksti i Miltonit në 1644 që nis me një titull referues antik, ka një
domethënie shumë më të thellë se ajo formale për lirinë e shtypit. Miltoni përbën një
simbol të konceptualitetit, për një qytetërim themelor të të shkruarit, për pafundësinë
e praktikës shkrimore, të lirisë, në kundërvënie me teorinë e Autoritetit Absolut,
imazh i të cilit ishte Platoni, prandaj Miltoni e kritikon ashpër Platonin për porositë e
tij censuruese.
Në fakt jo të gjithë studiuesit e Miltonit e pranojnë ndikimin dhe ftillëzimin e titullit nga
Izokrati.

Disa kanë parapëlqyer t’i drejtohen fjalës Aeropagjetike të Shën Palit të Tarsit,
përfshirë në Veprat e Apostujve (17, 19). Por burimi i titullit që lidhet me emërtimin
ka një shtjellim të pashembullt tek Miltoni. Zgjedhja e vargjeve të Euripidit si
emblemë e shkrimit miltonian, është plot konotacione dhe semantika të
domosdoshme. Miltoni ishte njohës i thellë i greqishtes së teksteve të Euripidit.
Kështu në Bibliotekën bodleiane të Oxfordit, ende sot ruhen tekste që kish zotëruar
dhe studiuar Miltoni të Euripidit. Ajo që të bën përshtypje goditëse dhe të
pashlyeshme në psikikë është fakti që një poet shumë i madh si Miltoni, autor i
kryevepës së eposit të krishterë “Parajsa e Humbur”, admiruesit dhe pasuesit
të Lordit Protektor të Anglisë, Oliver Kromuellit që solli me revoltën e tij fuqinë
autonome të Parlamentit mbi Fronin Mbretëror dhe që i preu kokën mbretit Karl I
Stuart, nuk ngurron, por me një shqetësim qytetar, do të thoja jo vetëm anglez, por
dhe botëror, i drejton librin e tij të vitit 1644 pikërisht Parlamentit, që tashmë ishte i
mbifuqishëm, për të ruajtur lirinë e të shprehurit, për të kundërshtuar pa asnjë
hezitim, pa asnjë përshtatje klienteliste, lirinë e të shkruarit, edhe nëse idetë e
shprehura mund të binin në kundërshtim me pushtetin, me autoritetin e njerëzve të
fuqishëm të Anglisë etj. John Milton, arriti dhe u bë sekretar i Oliver Kromuellit. Oliver
Kromuelli mbetet figura më madhështore, por dhe gati hamletiane, sipas një
paradigm metaforike të Shekspirit për Anglinë. Ai e përmbysi Mbretërinë për hir të
Republikës. I afruan të bëhej vet mbret. I bindur dhe sfidues nuk pranoi deri në fund.
Mbas vdekjes së Oliver Kromuellit u kthye Karli II Stuart, i biri i mbretit të ndjerë dhe
kokëprerë Karli I Stuart. U hakmorr me Kromuellin. Ja nxorrën eshtrat nga varri dhe
kufomën e tij të varur në litar e gjykuan, e mallkuan, për t’i humbur përfundimisht
emrin. Ndjekësit e Kromuellit u vranë dhe u persekutuan. Kur Karlit të II Stuart i
dërguan listën e republikanëve që ishin më të rrezikshmit, për të firmosur për
ekzekutimin e tyre, befas pa midis atyre emrave dhe emrin e John Miltonit. John
Miltoni kishte një famë marramendëse si poet. Ai qe lavdia e madhe e Anglisë.
Atëherë Karli II Stuart tha fjalët e paharrueshme dhe të kuptimshme: “Se ç’ka dora
ime e djathtë, që nuk pranon, ta nënshkruajë dënimin me vdekje të
Poetit!” Kështu Miltoni shpëtoi nga vdekja, por u syrgjynos, nuk mbijetoi shumë
gjatë, u verbua gati tërësisht dhe vdiq në mjerim.
Natyrisht në historitë e letërsisë angleze Miltoni përmendet për “Parajsën e
Humbur”.

Më është dukur e habitshme që në vitet ’60 të shek.XX ky epos i madh në vargje i


Miltonit, domethënë “Parajsa e Humbur” është përkthyer dhe botuar në shqip dhe e
ruaj ende kopjen e këtij libri në bibliotekën time, me shënime të çuditshme, ku kam
shënuar dhe shumë pikëpyetje për gjëra që nuk i kuptoja. Eposi i famshëm i Miltonit
u përkthye nga një njeri i ditur dhe nga një përkthyes i paharruar, por që sot nuk e
përmend askush për fat të keq. Ai quhet Alqi Kristo. Ai nuk ka përkthyer vetëm
Miltonin. Ai ka përkthyer shkëlqyeshëm dhe Shekspirin.
Për brezat e rinj të lexuesve emri i Alqi Kristos duket si i humbur në humbëtirë. Por
nuk është aspak kështu. Në të vërtetë fama e Miltonit nuk qëndron aq në apologjitë e
shkruara për “Parajsën e Humbur”.

Ky libër është një rishkrim poetik i Historisë së Shenjtë të Biblës, që nga koha
e Adamit dhe të rrëzimit të Luçiferrit, Kryeengjëllit ,shumë të dashur dhe të ditur të
Zotit, por që u bë renegat dhe Zoti e rrëzoi nga qielli në thellësirat e Ferrit për të
përfaqësuar mbretin e Djajve. Ajo që të bën befasim modern të fjalëve dhe të
koncepteve është se për Luçiferrin Miltoni flet me një simpati të madhe, nuk e shikon
bardh e zi, por përkundrazi, e shndërron në një personazh të habitshëm faustian.
Ndikimi i librit për lirinë e të shprehurit të Miltonit ka qenë subjekti i studimeve të
pafundme të filozofëve. Ky libër ka qenë në optikën e filozofëve që mëtonin lirinë e
pafund.
Libri i shkruar me një kulturë dhe erudicion të madh përbën një traktat intelektual të
klasit të parë. Miltoni citon kulturën klasike, por dhe kulturën humaniste të krishterë,
kulturën dhe artin italian që nga Dantja gjer në kohën e tij.

Ai adhuron dy figura kryesore të shek.XVII, Paulo Sarpin dhe Galileo Galilein. Në


lidhje me Paulo Sarpin nga Venediku “çmitizuesin e madh të Koncilit të Trentit”,
është vendi të nënvizojmë se shumë komentues të Miltonit ende nuk janë
ndërgjegjësuar për ndikimin e madh të Sarpit mbi “Areopagjetikën”.
Libri “Historia e Koncilit të Trentit”, botim i parë italian i të cilës doli në Londër në vitin
1619, i ndjekur më pas nga një përkthim në anglisht, ka qenë në strukturën e debatit
të të gjithë mendimit protestant anglez dhe të formimit kryesor të rinisë së Miltonit.

Sarpi ishte kundër Inkuizicionit Kishtar dhe me trimëri të pashoqe e kundërshtoi këtë
gjë. Por Miltoni i referohet dhe Galileo Galileit të cilin e kishte në një nga udhëtimet e
tij në Itali.

Dhe ja ç’shkruan Miltoni: “Kur u ula mes burrave të mençur, – e pata këtë nder, –
dhe më mbajtën si të rëndësishëm, që kisha lindur në një vend me liri të
madhe mendimi, siç hamendësonin ata se ishte Anglia, ndërsa në të vërtetë
anglezët ahere vetëm ankoheshin se si ishte katandisur dija në gjirin e tyre.
Por edhe në Itali gati ishte shuar lavdia e mendjes së lirë dhe prej shumë
kohësh shkohej veç me lajkatime dhe banalitete. Po atje në Itali gjeta dhe
vizitova të famshmin Galileo, të mplakur në burgim nga Inkuizicioni, sepse në
fushën e astronomisë mendonte ndryshe nga censuruesit franceskanë dhe
domenikanë.”
E habitshme është se emri i Galileo Galileit si emblemë do të shfaqej gati tre shekuj
më pas tek librat e djegur në turrën e druve në zjarr nga nazistët. Një nga këta libra
qe dhe “Galileu” i Bertold Brecht.
Për John Miltonin forma e

censurës është vdekje për lirinë e mendimit. Sikurse liria është e domosdoshme për
progresin e njohjes së individit, e tillë është dhe për progresin e një kombi, ndaj
Miltoni ripohon vendosmërisht bindjen se edhe për një popull të tërë, pa lirinë e
domosdoshme për progresion e njohjes, nuk mund të ketë zhvillim kulturor e
shoqëror, por vetëm një “pellg të llumtë konformizmi dhe tradite të qelbur”.
Për Miltonin Liria është një imperativ i njohjes, forca lëvizëse parësore e progresit të
kombeve dhe të njerëzimit. Libri i Miltonit për lirinë e shkrimit qe një ide
madhore, shumë më përpara se Iluminizmi Francez.

A ka vlerë, a është e domosdoshme të përmendet libri i Miltonit në ditët e


sotme të demonizuara nga politika në Shqipëri?
Për herë të parë e përmenda si referencë librin e Miltonit në debatin shkumëzues
dhe gati fantazmagorik për ndalimin e filmit shqiptar të kohës së socializmit totalitar.

Është hera e parë që, madje, shkrimtarë të njohur propozonin në mënyrë


apokaliptike ndalimin e filmave shqiptarë para viteve ’90 të shek.XX rileximi i librit të
Miltonit m’i bëri më të qarta idetë.
Ndërkohë lexova shumë histori dhe libra për censurën e institucionalizuar në Europë
dhe në botë. Shembujt ishin të pabesueshëm. Shpesh marramendës.

Fjala vjen, në shek.XIII në Universitetin e Parisit ndodhi një ngjarje: teologët e ditur
universitarë vëzhguan librin e një prifti me emrin Stefanus dhe zbuluan te ky libër
“Dhjetë iluzione teologjike”, të dëmshme për fenë. Kështu që përgjegjësi gjeneral i
rendit dominikan të Parisit në vitin 1243 urdhëroi që të gjithë domenikanët që
posedonin këtë libër, duhet ta zhduknin. Ndërkaq një murg i njohur bizantin, Maxim
Planudes (1255-1305) i njohur si adhurues i madh i librave antikë, me zell dhe
dashuri mblodhi veprat e epigrafistëve grekë.
Ky Maxim Planudes, njësoj si Euseb Jeronimi u gjet para dilemës, se çfarë të bënte
me shprehjet dhe fjalët e pasjellshme dhe erotike kaq të shpeshta nëpër këto
epigrame. Planudesi i devotshëm vlerësoi se lexuesit e ardhshëm duhet të kursehen
nga ndyrësitë që i kishin shkruar shkrimtarët antikë, kështu që epigramet i shkurtoi
duke dhunuar dhe tjetërsuar një traditë të tërë shkrimore. Libri i quajtur në latinisht
“Index Expurgatorius Librorum” u botua nga mbreti spanjoll Filip II Katoliku në
1571 në Andvertem. Në këtë Index Inkuizitori i Përgjithshëm i Spanjës Gaspare
Quiroges, në një parashtrim në 32 faqe shënon se çfarë duhet hequr dhe çfarë
duhet lexuar në veprat e Erazmit të Roterdamit, padyshim një nga emrat më të
mëdhenj të të gjithë kohërave, të kulturës dhe mendimit të lirë.
Por censura ka qenë e pranishme në të gjitha shtetet që kanë reflektuar diktaturë
dhe autoritarizëm mbretëror por dhe republikan. Shtetet socialiste qenë republikane,
por në to funksiononte censura. Fjala vjen, në Shqipëri, dhe kjo nuk duhet harruar
asnjëherë, se është një e vërtetë shkencore, e parrëzueshme dot, nuk ekzistonte
institucioni shtetëror i censurës, por ishin pikërisht redaktorët, të ashtuquajturit
“gardianë ideologjike”, që vendosnin nëse duhej botuar apo jo një libër.

Censura i ka nxjerrë telashe dhe shkrimtarëve të mëdhenj botërorë. Është përqeshur


dhe sulmuar shkrimtari francez Flober për romanin e tij për Bovarinë.
Romani modern botuar në 1922, “Uliksi” i Xhejm Xhoisit u ndalua për t’u përhapur
dhe shitur në Amerikë. U desh të bëhej një proces gjyqësor që të lejohej botimi i këtij
romani. Më e tmerrshmja në shek.XX që djegia e librave nga nazistët, duke i hedhur
në turrat e zjarrit të ndezur. Nga një kronikë e kohës ka mbetur ky përshkrim.
Mbas fjalimit të Jozef Gebelsit, 9 përfaqësues nazistë, hodhën njëri pas tjetrit në
zjarr librat ,duke bërtitur:

Thirrësi 1: “Kundër luftës klasore dhe materializmit, por për bashkim dhe jetë
idealiste! Po hudh në zjarr shkrimet e Marksit dhe Kautskit.”
Thirrësi 2: “Kundër dekadencës dhe shkatërrimit moral! Për edukim të fortë e
rregullo në familje dhe shtet! Po hudh në zjarr shkrimet e Heinrich Mainit, Ernest
Glaeserit dhe Erich Kastnerit.”
Thirrësi 3: “Kundër mjerimit dhe botëkuptimet politike dh tradhtisë politike, por për
dashuri ndaj kombit dhe shtetit! Po hudh në zjarr shkrimet e Fridrih Wilhelm Fosterit.”
Thirrësi 4: “Kundër nënçmimit shkatërrues të ndjenjave njerëzore, por për fisnikëri
të shpirtit të njeriut! Po hudh në zjarr shkrimet e Sigmund Freudit.”
Thirrësi 5: “Kundër falsifikimit të historisë sonë dhe nënçmimit të personaliteteve të
mëdha gjermane, por për ndërtimin e të kaluarës tonë. Po hudh në zjarr shkrimet e
Emil Ludwigut dhe Warner Hegemannit.”
Thirrësi 6: “Kundër gazetarisë jokombëtare, botëkuptimit demokratik – hebraiki, por
për bashkëpunim me përgjegjësi për përtërirjen e kombit! Po hudh në zjarr shkrimet
e Theodor Wolfit dhe Georg Bernhardit.:
Thirrësi 7: “Kundër tradhtisë letrare ndaj ushtarëve të luftës botërorem por për
edukim të [popullit në frymën e së vërtetës! Po hudh në zjarr shkrimet e Erich Marie
Remarkut.”
Thirrësi 8: “Kundër shkatërrimit të paramenduar të gjuhës gjermane, por për
zhvillimin e së mirës më të vlefshme të kombit tonë! Po hudh në zjarr shkrimet e
Alfred Kerrit.”
Thirrësi 9: “Kundër paturpësisë dhe përvetësimit, por për respektimin dhe nderim të
frymës së pavdekshme gjermane! Po hudh në zjarr edhe shkrimet e Tucholskit dhe
Ossietzkit.”

Shqipëria kulturore gjatë kohës së socializmit totalitar ka vuajtur nga censura,


ndonëse jo e ligjëruar si institucion juridik.

Ndalimi i veprave të Gjergj Fishtës, Faik Konicës, Zef Skiroit dhe emrave të tjerë
substancialë të kulturës, ka qenë vërtet një marrëzi. Jemi tani në dekadën e dytë të
shek. XXI. e pabesueshme! 27 vjet mbas rrëzimit të shtetit totalitar dhe monist në
këtë të ashtuquajtur katrahurë demokratike, ideja e censurës është gjallëruar
fuqishëm.
Imagjinoni që një ligj i Kuvendit për ndalimin e filmave shqiptarë do të ishte de facto
krijimi i një zyre censure, por shembulli i filmit nuk ka se si të ishte dhe të jetë i
vetëm. E njëjta logjikë do të përdorej për romanet dhe poemat e shkrimtarëve të
realizmit socialist. E njëjta gjë do të vepronte për muzikën dhe pikturën shqiptare,
madje dhe për dramaturgjinë si dhe vlerat autoriale në përgjithësi. Kjo do të ishte një
marrëzi gati e pafalshme nëse do ndodhte diçka e tillë.

Nga ana tjetër e them me trishtim por edhe i bindur se ndryshimet e dhunshme
kushtetuese të vitit 2008 që krijuan listat e kryetarëve të partive janë forma më
e frikshme e censurës së institucionalizuar, ose në dash ,që ta kuptoni më
mirë, të manipulimit kushtetues ose të shformimit kushtetues.
Shikoni listat e kandidatëve për deputetë nga partitë e mëdha PS dhe PD. Të tërë
figurat janë të perzgjedhura nga kryetarët, duke përjashtuar në thelb ose duke e bërë
formal lirinë e të votuarit, pra të paradigmës kryesore kushtetuese të votës së lirë
dhe të fshehtë.

Nga ana tjetër dhe klientelizmi i mediave qoftë në print, qoftë online, qoftë dhe të
mediave elektronike në përgjithësi, ka krijuar një situatë censorizuese të panjohur
më parë në Shqipëri që kërcënon mendimet e lira duke bërë të mundur që i
ashtuquajturi opinion publik të shndërrohet në një kategori klienteliste, përshtatëse ,
servile dhe dekorative.
Nëse e duam lirinë e vërtetë duhet ta kundërshtojmë çdo sulm kundër kësaj
lirie, qoftë kundër librave, filmave, artit në përgjithësi, por dhe ndaj veprimit
publik dhe atij politik.
Nëse nuk e kuptojmë kështu lirinë e madhe, do të mbetemi përherë
provincialë të të vegjël të lirisë mediokre.
Emancipimi i shqiptarëve është kalimi i Rubikonit, për të kuptuar dhe krijuar
historinë e tyre autentike të Lirisë.
Pa këtë Liri jemi të gjithë të rrezikuar, të pavërtetë dhe gati për t’u zhbërë.

Nga Moikom Zeqo


Brikena Çabej, vajza e nderuar dhe e denjë e Eqrem Çabejit më dërgoi me email, që
nga Parisi ku jeton, një shkrim të panjohur, ose shumë pak të njohur të babait të saj,
të shkruar mesa duket në vitin 1977. Çabeji, i cili ka qenë edhe profesor i gjuhësisë,
lektor, në Universitetin e Prishtinës, e ka shkruar këtë tekst për ta botuar në ndonjë
nga organet në gjuhën shqipe të Prishtinës.

Mesa di unë, ky shkrim nuk është i përfshirë në veprat në disa vëllime me format të
madh, që Prishtina botoi, duke përmbledhur dhe koleksionuar trashëgiminë e
paçmuar dhe shumë të rëndësishme të këtij dijetari të madh shqiptar.

Moikom Zeqo
Brikena Çabeji më shkruan se padyshim ky shkrim, që merret me origjinën e gjuhës
shqipe në rrafshin e dyfishtë historik dhe linguistik, do të përfshihet në libra të tjerë
që do të botohen sëbashku me korrespondencën ende të panjohur të Eqrem Çabejit,
kryesisht me linguistë dhe albanologë të huaj të botës.
Ajo që të bën përshtypje, gjatë leximit të tekstit të Çabejit është fakti që ai mbështet,
pa mëdyshje, origjinën ilire të etnogjenezës së gjuhës shqipe, pa përjashtuar këtu
dhe një dimension trak. Çabeji e artikulon këtë subjekt gati të një vështirësie të
madhe algjebrike, të ndërlikuar, me pak të njohura brenda të panjohurave të mëdha
të shekujve, i bindur se instrumentat mendorë të gjuhës mund të përvijojnë historinë
e gjenezës, të formimit, të zhvillimit, të ndryshimit, të identitetit të vijuar dhe të
plotësuar deri në ditët tona.

Teza e Çabejit është një tezë e drejtë nga pikëpamja shkencore. Me të drejtë Çabeji
nuk e mbështet tezën e origjinës pellazgjike të gjuhës shqipe, e cila në shek.XIX, për
shkak të fazës parashkencore të dijes tek shqiptarët, u bë një lloj teze mit, një lloj
totemi i paargumentuar i prejardhjes. Teza e origjinës pellazge është rigjallëruar
tashmë nga një numër i madh të ashtuquajturish studiues, por që nisen nga rrafshi i
diletantizmit dhe nuk e njohin as procesin shkencor, nuk njohin parametrat akribike
të linguistikës dhe as procesin e evoluimit sipas ligjeve të brendshme sintaktike dhe
morfologjike, të leksikut etj. të gjuhës shqipe.

Por teza e Eqrem Çabejit qe me fat në shkencë dhe për faktin se zbulimet e
prehistorisë shqiptare, të ndërmarra nga arkeologu i madh shqiptar siç është
Çesk Prendi, vërtetuan se të paktën që nga epoka e bronzit dhe deri në
antikitetin e vonë, kur spikat identiteti i arbërorëve, duke përfunduar deri në
kohërat moderne, të sotmet, flasin për informim in situs, pra në këtë truall, pa
ndërprerje të etnosit ilir, pa dyshim pa mohuar dhe një dimension trak.
Deri më sot shkenca si e arkeologjisë historike ashtu dhe shkenca linguistike në
Shqipëri janë komplementare, por dhe tek dijetarët më seriozë në botë, nuk e
mohojnë këtë përputhje identitare të gjuhës dhe të etnogjenezës.

Këtë mund ta mohojë vetëm ata që nuk kuptojnë asgjë nga shkenca ose që merren
me fantazmagori që nuk i hyjnon ë punë askujt. Është kënaqësi nga ana ime dhe e
falënderoj Brikenën, që më dha mundësi ta publikoj këtë shkrim të Eqrem Çabejit,
për ta njohur jo vetëm publiku i gjerë, por edhe ata specialistë qëndrimëtarë, të
paepur, që e kuptojnë dhe e mbrojnë idenë se shkenca është shkencë dhe s’mund
të jetë fantazi.

Teksti është si më poshtë:

MBI TEZËN ILIRE E PELLAZGE

Eqrem Çabej
Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet të zgjidhet më fort nga
ana e ruajtjes dhe e vazhdimësisë së gjuhës së tij sesa nga pikëpamja etnike, sepse
më shumë se elementet e tjera gjuha është karakteristika që dallon një popull nga të
tjerët. Një problem i tillë ndërkaq, për çdo popull, të çdo vendi qoftë e të çdo kohe,
paraqitet kompleks, dhe për kushtet shqiptare veçanërisht i komplikuar. Kompleks:
sepse në formimin e një populli si një njësi më vete e me tipare vetjake që e dallojnë
nga popujt e tjerë, kanë pjesë, sikundër dihet, rrethana të ndryshme të karakterit
gjeografik dhe procese të shumëfishta historike, etnike, ekonomike, kulturore e
gjuhësore. I komplikuar: në këtë fushë të studimeve shqiptare është shumë e
ndjeshme mungesa e burimeve historike e të shkrimit. Megjithatë, dija e re shqiptare,
edhe me këtë varfëri burimesh, me mjetet që ka në dorë përpiqet t’i afrohet zgjidhjes
së këtij problemi. Dhe ka arritur në këtë lëmë rezultate që mbeten, e që kanë zënë
vend dhe në fushën shkencore ndërkombëtare. Për vetë karakterin kompleks të
çështjes edhe metoda për t’u zbatuar këtu duhet të jetë komplekse. Aty duhet të
bashkëpunojnë disa disiplina shkencore. Sidomos vijnë në vështrim aty gjeografia
historike, historia, gjuhësia, etnografia dhe arkeologjia parahistorike. Rezultatet e
njërës ndër këto fusha duhet të merren parasysh e të vlerësohen në masën e duhur
nga disiplinat e tjera, të kombinohen me rezultatet e tyre, që të përmblidhen faktet e
shumëllojshme në disa parime të përgjithshme, në disa fakte më të sigurta, për të
arritur kështu disi në një sintezë.

Shqiptarët janë autoktonë ose anas në Gadishullin Ballkanik, duke qenë që rrojnë
aty që nga kohët e lashta parahistorike. Ata janë bashkë me grekët populli më i
moçëm i kësaj treve, janë trashëgimtarë të situatës etnike të periodës së lashtë në
këtë pjesë të Europës Juglindore. Në këto rrethana pyetja se ku e ka burimin populli
shqiptar, do të thotë me fjalë të tjera këtë: Stërgjyshët e shqiptarëve, ai popull që ka
folur gjuhën nga e cila ka rrjedhur shqipja e sotme, me ç’emër njihej në kohët antike
në Ballkan? Prej cilit popull të lashtë të këtij gadishulli rrjedhin pra shqiptarët e
sotëm?

Në shekullin e kaluar u përhap shumëkund hipoteza se shqiptarët ishin stërnipët e


pellazgëve. Kjo hipotezë a teori, e themeluar në tryezë të dijetarëve të huaj, pati
jehonë të gjerë në lagjen e poetëve e shkrimtarëve shqiptarë të Shqipërisë e të
Italisë. Ajo gjeti një truall pjellor në idetë e romanizmit, i cili në Europën Juglindore u
përhap më vonë, në një kohë kur në Perëndim kishin dalë rryma letrare të tjera.
Teoria pellazge ndërkaq më vonë ra poshtë.

Pellazgët në burimet greke e romake përmenden si një shtresë etnike paragreke, jo


më ekzistuese në periodën antike. Autorë si Herodoti e Straboni flasin për ta për një
kohë më të lashtë dhe i paraqesin si një popullsi barbare, d.m.th. jogreke, e me një
gjuhë të ndryshme nga greqishtja. I lokalizojnë në zonën e Detit Egje, kryesisht në
Tesali, me përhapje më një anë nga Epiri, më anë tjetër nga Azia e Vogël, nga Kreta
e nga ishuj të tjerë të zonës egjeane. Ata paraqiten ndërkaq gjithkund si një popull
legjendar, i mbuluar me mjegullën e një miti, popull pa konsistencë historike
konkrete. Ndonëse në kohë të reja janë pohuar disa lidhje të tyre me ilirët e me
trakasit, duhet thënë se ai element etnik e gjuhësor që mund të quhej, me shumë
rezervë, pellazg, për shumë arsye, edhe të karakterit gjeografik, nuk mjafton kurrsesi
për të pohuar me një farë baze vërtetësie shkencore një birëri pellazge të popullit
shqiptar.
Duke u nisur nga një platformë më reale, për sqarimin e problemit të burimit, do t’i
sillemi pikësëpari historisë si vazhdim i situatës parahistorike në Gadishull të
Ballkanit. Kjo trevë e Evropës Jugore, në periodën antike ka qenë e banuar prej disa
popujsh, popuj të ndryshëm nga ata të sotmit dhe të ndryshëm edhe nga njëri-tjetri.
Dihet se në viset perëndimore të Gadishullit kanë banuar ilirët, në viset lindore
trakasit, në anët jugore grekët, në qendër makedonët, të cilët kanë qenë të
ndryshëm nga grekët edhe me një gjuhë më vete, sipas Herodotit me “gjuhë
barbare”, d.m.th. jogreke. Duke lënë mënjanë disa popullsi më të vogla, si fiset
iranike në pjesën lindore të Gadishullit dhe disa fise kelte në viset veriperëndimore e
qendrore, kjo ka qenë gjendja etnike në epokën greko-romake. Në këtë mes shtrohet
pyetja se prej cilit nga këta popuj zbresin shqiptarët, prej cilës nga gjuhët e tyre
rrjedh gjuha shqipe. Në këtë problematikë grekët, ose si quheshin në atë kohë,
helenët, përjashtohen vetvetiu, si një popull i ndryshëm nga populli shqiptar.
Përjashtohen gjithashtu dhe makedonët e vjetër, si një popull relativisht i vogël dhe
gjeografikisht më në skaj të truallit gjuhësor të shqipes, ndonëse për punë të afërsisë
territoriale disa lidhje nuk mund të mohohen kryekrejet. Në këto rrethanat dy janë
popujt që vijnë në vështrim si të parët e shqiptarëve, ilirët dhe trakasit.

Ilirët kanë qenë një ndër popujt e mëdhenj të Europës së lashtë. Duke lënë mënjanë
përhapjen e tyre në kohët parahistorike, në periodën historike ata shtriheshin që nga
anët e Istrisë afër Triestës në veriperëndim e nga viset afër brigjeve të Danubit në
veri gjer në gjirin e Artës së Çamërisë në jug, qytet që aso kohe quhej Ambrakia.
Kështu fiset ilire banonin viset e sotme të Shqipërisë me Çamëri, të Malit të Zi,
Bosnjes e Hercegovinës, Dalmacisë e Kroacisë, pra gjithë bregdetin lindor të
Adriatikut me hinterlandin përkatës. Të fisit ilir kanë qenë pas gjithë gjasësh edhe
mesapët e japigët e Apulisë në Itali Jugore.

Në lindje fiset ilire mbërrinin gjer në anët e lumenjvet Vardar e Moravë në Maqedoni
Veriore e në Kosovë, një trevë që në lashtësi quhej Dardania, dhe shtriheshin edhe
në një pjesë të Serbisë së sotme. Në ato anë ilirët ishin kufi me fiset trake, vise-vise
edhe duke u përzier me to. Edhe trakasit kanë qenë një ndër popujt e mëdhenj të
Europës së lashtë: Herodoti e quan popullin më të madh pas indasve. Shkonin që
prej kufijve të ilirëve në perëndim e gjer në brigjet e Detit të Zi në lindje, prej Detit
Egje në jug e gjer në malet e Karpateve në Veri. Përfshinin kështu një pjesë të
Greqisë e të Turqisë europiane të sotme, Bullgarinë, Rumaninë e një pjesë të
Hungarisë e të Polonisë.

Për fatet historike të këtyre popujve e të fiseve të tyre, nga mungesa e materialit
burimor për të cilin u fol më sipër, shumë pak jemi në gjendje të dimë, dhe kjo
errësirë njohurish shtohet sa më lart të ngjitemi në lashtësi të kohëve.

Dimë p.sh. që koncepti edhe emri ilir erdhi e u përhap vetëm me kohë, duke dalë
prej një popullsie me këtë emër e duke përfshirë edhe fise etnikisht e gjuhësisht të
afra.
Ky emër në epopetë e Homerit ende nuk shfaqet. Emri i ndonjë populli të veçantë, si
ai i dardanëve dhe ai peonëve, të cilët në kohë historike kanë banuar në veri të
makedonëve, del në skenë të historisë shumë më përpara se emri i përgjithshëm i
ilirëve. Dihet gjithashtu që këta popuj të lashtë të Ballkanit, nën ndikimin e qytetërimit
greko-romak, e sidomos me zotërimin e gjatë të Perandorisë Romake, me kohë
pjesërisht u greqizuan, e për një pjesë të madhe u romanizuan.

Me fjalë të tjera këta, pa u zhdukur si popuj, me kohë u asimiluan: lanë gjuhët e veta
dhe morën vise-vise greqishten, vise-vise në pjesën më të madhe – latinishten. Kjo
ndodhi sidomos nëpër qytete, nëpër qendra administrative e ushtarake ku romakët
kishin ngulur garnizonet e tyre. Nëpër vise malore ndërkaq asimilimi nuk arriti të
kryhej kryekrejet. Popullsitë vendase ruajtën më gjatë karakterin e tyre etnik dhe
gjuhën e tyre. Ndonjëri nga këta popuj bile i shpëtoi gjer në fund romanizimit.
Dëshmi e gjallë për këtë është populli shqiptar, i cili duhet të jetë pasardhës i njërit
nga këta popuj (a fise) të paromanizuar. Çështja e birërisë, e filacionit, d.m.th. e
rrjedhjes së një populli të sotëm prej një të lashti, të një gjuhe të re e të njohur prej
një gjuhë të vjetër e të zhdukur, paraqitet mjaft e lehtë kur prej popullit të lashtë e
prej gjuhës së tij kemi njohuri relativisht të sakta.

Po në lidhje me shqiptarët e me shqipen, kjo çështje, si u tha, mbetet veçanërisht e


vështirë. Gjuhët e lashta të Ballkanit, për mungesë shkrimesh të tyre, mund të thuhet
se njihen pak e aspak. Prej gjuhës së trakasve ka disa pak mbishkrime, prej gjuhës
së ilirëve të Ballkanit nuk është gjetur gjer më sot asnjë mbishkrim. Mbishkrimet e
mesapëve të Italisë Jugore lexohen, porse interpretimi i tyre ka mbetur gjer sot i
pasigurtë. Prej të dyja gjuhëvet, ilirishtes dhe trakishtes, kanë mbetur disa të
ashtuquajtura glosa, d.m.th. disa fjalë të tyre të dëshmuara prej autorësh grekë e
romakë bashkë me kuptimet e tyre të dhëna greqisht a latinisht. Ka edhe një numër
mjaft të madh me emra vendesh e personash, të gdhendur nëpër gurë a të
dëshmuar nëpër tekste të autorëve klasikë; emra shumica me interpretim gjuhësor-
kuptimor të dyshimtë dhe ku dijetarët modernë kanë gjetur prandaj një fushë të lirë
për gjykime shpeshherë arbitrare. Kështu dy gjuhët në fjalë mbeten thuajse të
panjohura për ne. Ne nuk ua dimë strukturën gjuhësore, as sistemin gramatikor, as
fjalorin e tyre. Në këto rrethana mjetet e krahasimit mungojnë: mungon çelësi për të
krahasuar materialin e shqipes me atë të dy gjuhëve në fjalë.

Duke qenë gjendja kështu, kriteri i gjuhës duhet të vështrohet së bashku me


gjendjen gjeografike e historike. Në pikëpamje të gjeografisë historike dihet se
shqiptarët e sotëm banojnë në ato vise ku në kohën antike banonin fise ilire. Në
pikëpamje historike është vënë re me të drejtë, që sot e dy shekuj më parë, që nuk
ka asnjë të dhënë, asnjë kumt historik që shqiptarët të jenë ardhës, që të kenë zënë
vend në këto troje në një periodë historike të caktuar, si bie fjala aty nga mbarimi i
kohës antike, ose në mesjetën e hershme. Në këto kushte vetë arsyeja e thjeshtë
shtyn të pranohet që populli shqiptar është vendës, autokton në këto anë, në mos
qysh prej periodave të mugëta parahistorike, së paku që prej kohës antike e këtej.
Këto dy arsye, arsyeja e banimit në teritorin e dikurshëm ilir dhe arsyeja e
autoktonisë, shpien vetvetiu në mendimin që shqiptarët e sotëm janë stërnipët e
fiseve ilire të jugut dhe që shqipja është vazhdimi i njërit nga dialektet e vjetra
ilire.Mund të thuhet bile që barra e argumentimit më fort u bie atyre që mohojnë
burimin ilir të popullit shqiptar e të gjuhës së tij se atyre që e pohojnë.

Në lidhje me këto nuk mund të jetë një gjë gand e e rastit edhe kjo, që emri i fisit ilir
Albanoi, që përmend astronomi e gjeografi Ptolemeu i Aleksandrisë së Egjiptit në
shekullin e dytë të erës sonë në trevën midis Durrësit e maleve të Kandavisë në
Shqipëri të Mesme, vazhdon të rrojë në Arbën Arbër, Arbënesh Arbëresh, emri i
Shqipërisë e i shqiptarëve në mesjetë, i gjallë dhe sot e kësaj dite. Në pikëpamje
gjuhësore këtyre rrethanave vjen e u shtohet ky fakt, që vazhdimi i emrave të
qyteteve, maleve e lumenjve të trevës shqiptare të kohës së lashtë, në trajtat e tyre
të sotmet ka rrjedhur në pajtim me rregullat fonetike të gjuhës shqipe. Aty hyjnë
barazime të tilla si Scardus: Shar, Scodra: Shkodër, Drivastum : Drisht, Pirustae :
Qafa e Prushit, Lissus : Lesh (Lezhë), Isamnus : Ishëm Ishm, Dyrrachium : Durrës,
Aulon : Vlonë Vlorë, Thyamis: Çam e të tjera. Edhe kjo dëshmon për autoktoninë ilire
të popullit shqiptar: sepse ky zhvillim nga trajtat antike të këtyre emrave në të sotmet
nuk gjen spjegim veçse me mjetet e shqipes. Nuk mund të shpjegohet as me mjetet
e gjuhëve romane as të gjuhëve sllave, e as nëpërmjet të ndonjë gjuhe tjetër të
zonës ballkanike.

Për vazhdimësinë ilire ka dhe të tjera të dhëna nga fusha gjuhësore, si disa
barazime që dalin në emra personash ndër ilirët e hershëm e ndër shqiptarët e
sotëm. Përveç këtyre, ato të paka fjalë që dihen prej ilirishtes, shpjegohen mirëfilli
me anë të shqipes. Edhe mjaft fjalë të mbishkrimeve mesapike zbërthehen me
gjuhën tonë. Në këtë mënyrë të dhënat e gjeografisë historike dhe të gjuhës vijnë e
plotësojnë njëra-tjetrën. Nuk mungojnë edhe disa paralele të karakterit etnografik, në
të cilat nuk po hyhet këtu. Prej lëmit të arkeologjisë meriton vëmendje rrethana që në
disa stacione parahistorike të trevës shqiptare vihet re një vazhdimësi e kulturës
materiale, një kontinuitet nga epokat e lashta gjer në mesjetën e hershme; kjo
rrethanë vjen e u shtohet argumenteve gjeografike, historike e gjuhësore që u
shtruan më sipër.

Për sa u përket trakasve dhe gjuhës së tyre, mbi dëshminë e disa të dhënave
historike dhe gjuhësore (emra vendesh me tipare trake) është vënë re me kohë një
prani elementesh trake në krahun veriperëndimor të Gadishullit Ballkanik e
veçanërisht në viset bregdetare të Adriatikut të jugut. Ato duhet të jenë përzier me
kohë me elementet ilire, pa mundur të themi se nga ilirët e trakasit kush qe anas e
kush i ardhur.

Si përfundim, edhe për arsye historike mund të thuhet se në formimin e etnosit


shqiptar në bazë qëndron elementi ilir, porse mund të ketë pasur dhe një
komponente trake, me përmasa gjithsesi më të vogla. Si u krye procesi i këtij formimi
etnik e gjuhësor, në ç’rrethana territoriale e historike, në gjendjen e sotme të
njohurive është vështirë të përcaktohet. Aty shihet më qartë përfundimi, që është
populli shqiptar më gjuhën e tij, sesa rruga e zhvillimit që u përshkua gjersa u arrit
gjer në gjendjen e sotme.

Gara e kadetëve
July 5, 2017 00:24

Nga Arkiva

 Gjermania: Shqipëria nuk do ta merrte statusin as me miratimin e 3 ligjeve 14.Dec


 Vajtimi i pishave 21.Jan
 Dy pika të forta të deklaratës së Hahn sot 30.Mar

Nga Gëzim Basha*

1. Grupimi kundër Lulzim Bashës, të shokuar nga mbyllja e beftë e misionit të tyre në
PD, refuzon ta kuptojë se çdo fillim ka një fund. Kiameti i tyre personal nuk është
kataklizmë për PD-në nga që, kudo dhe kohë pas kohe, elitat ndërrohen përmes një
procesi cerebral, kryesisht nga lart, pa elegji, dhe më shpesh pa lavdi! Ky është tagri,
pavarësisht midesë, sepse siç na mëson Aristoteli, “Politika nuk është profesion por
vokacion.” Mund të aktivizohesh përkohësisht por një ditë do t’i rikthehesh zejes së
parë, nëse ende e ke një të tillë.
Shumë prej mëtonjësve për “fron” kryetari, a vend të sigurt në listë, ranë në panik
sapo zbuluan se ata nuk kanë tjetër zanat përveç rolit të masovikut populist të
reduktuar në organizim mitingjesh, fushatash elektorale me dhe pa program,
apo bindjes pa kushte ndaj njëshit. Këtu nis dhe drama e tyre, ofrojnë besnikëri por
s’ua do njeri, nuk ka me treg për kinse luajalitetin e tyre!

Të kota kushtrimet kundër ‘kunatit,” ata e kanë nga Ati!

Të katapultuar në majë të PD-së nga Berisha, jo për meritë të tyre, ata mbeten
kadetë të shkollës politiko-ushtarake që mban emrin e ish-kryetarit, me trajnim bazë
luftën e brrylave. Aty, nëpër korridore dhe nevojtore selie, ca me ibrik në dorë, ca pa
ibrik fare, filluan të ëndërrojnë karrigen e Atit Politik…U përdorën e u spërdorën, u
bën paburrërisht buratino duke pritur një vakt që s’mbërriti kurrë!

Të shkretat marioneta!
Ka shumë mëtonjës por vetëm një fron, kjo është çështja. Të tjerat janë fjalë…
shumë fjalë…. Salut, Shekspir, o (ri)shpikës i konflikteve (jo)humane-jo sipas meje
por sipas Harold Bloom-it: “Glory to the our light this days! Glorious forever!”
Një pjesë, duke qenë mendërisht të ngathët – kam parasysh Mustafajin – janë kapur
pas statutit, por statuti i një Partie nuk është këmishë metalike mbi trup të partisë,
lere më arkëmort i konvertueshëm në barkë shpëtimi; statuti është vetëm një klastër
principesh me synim nxitjen e dinamizmit politik brenda grupimit. Largimi i të
konsumuarve prej lidershipit, pavarësisht si bëhet, mendoj se do ta atletizojë PD-në
për garat e ardhshme të cilat priten të ashpra. Largimi i të pakënaqurve do ta ndajë
PD-në prej një rrethi sektar dhe politikisht të atrofizuar, do ta hapë partine me
popullin.

Edhe nëse Basha do të sillej zemërgjerë, shumë prej tyre do t’i largonte vetingu.

VETINGU…Gongu do të bjerë!

2.Në gati tri dekada, për fat të keq, PD-ja ka kultivuar harresën politike, e ka përdorur
amnezinë si narkozë për të siguruar bashkëjetesën e të njomit me të thatin brenda
kutisë së madhe të Pandorës, duke e shtyrë për në kalendar greke hapjen e
kapakut.
Le të bëjmë pak histori, për të mos mbetur pa të.

Kur në vitin 1997 Arben Imami e shndërroi një tank sovjetik në tribunë nga
kërcënoheshin demokratët e jugut, Genc Ruli propozohej nga Fatos Nano në postin
e Drejtorit Ekonomik të Ministrisë së Mbrojtjes. Pas shpartallimit të turpshëm të
Ushtrisë Shqiptare, po vinte stina e skrapit dhe Ruli, me nuhatjen e tij të rrallë, e
ndjente erën e pares si pak të tjerë. Sabit Brokaj e refuzoi prerë kandidaturën e Rulit
në favor të Pinarit, por Imami, si shpërblim për rebelimin jo dhe aq kushtetues, u bë
ministri socialist i reformës kushtetuese!

Në vitin 2005, Berisha, për shkak të urrejtjes ndaj atyre që iu gjendën pranë në
kushtet e debulesës së tij politike, zgjodhi të punojë me ata që iu kundërvunë në
1997-n. Arben Imamin e beri shef të kabinetit dhe më vonë, shi çfarë ironie, ministër
të Mbrojtjes. Genc Ruli rihyri në PD si apendiks i marrëveshjes Berisha-Nano-
Pashko, ku u investua fuqishëm edhe greko-amerikani, Nicolas Gejxh. Ruli rimori
Gjirokastrën, ku falë instinktit të tij të pagabueshëm për të qëmtuar me dorë të gjitha
fundërrinat e shoqërisë, për 8 vjet bëri thagmën e radhës. Me shijen e pagabueshme
të sekserit, zotëria në fjalë e mbushi Gjirokastrën me drejtorë-cera, duke e zbritur
nivelin e administratës në nivele historikisht të turpshme. Sot, i linduri politikisht nga
sqetulla e kunatit të ndjerë, lëshon kushtrimin e mjerë, për të qitur jashtë PD-së me
kamzhikun e Krishtit një “kunat uzurpator!” Ç’ironi ekstreme e maskuar me sharm
parabolash biblike!

Këta dy dallkaukë ordinerë, pra Imami dhe Ruli, këtë herë ndihen – ndjesë për
shprehjen -krejt të dhjerë ngaqë nuk ua kërkon kush shërbimet. Pa Imamin, Rulin &
co, PD-ja mendoj se do të gëzojë një rikuperim moral më të shpejtë!

Por ka edhe plot të tjerë si Ruli dhe Imami në atë parti.


Jozefina Topalli, për shembull, femra machismo-perfekte në sharlatanizmin e saj-do
të mbahet mend gjatë si mendja, historikisht më e cekët dhe më agresive në krye të
Parlamentit shqiptar; epike në injorancën e saj, pa pikë finese mendore apo
feminiteti politik, ajo ka kontribut qendror në përzënien e mjaft figurave premtuese
nga lidershipi i PD-së. Po përmend vetëm një, Albina Karamitron, një ekonomiste e
mprehtë dhe ndër mendjet më brilante që ka kapërcyer ndonjëherë pragun e PD-së.
Lista është e gjatë…

3. Me kushtrimin plot pezm për ndërsim militantësh për të nxjerrë “kunatin” nga
tempulli, Ruli kërkon t’i nxjerrë gështenjat nga zjarri me duart e të tjerëve. Jo pa
intuitë e dinakëri politike, ai nuk e ka më “kunatin” por me Atin – lexo autoritetin – me
Sali Berishën, përpara të cilit i bie pika. Kavies së denjë për Dr. Frojdin, nuk i shkon
kamzhiku i Krishtit por konopi i Judës.
Me kadetët e pakënaqur, PD-ja nuk humbet asnjë aset, përkundrazi përshpejton
rikuperimin e saj moral. Ka ende kohë…

…Ndoshta!

*Ish-korrespondent i VOA-s, aktualisht pedagog i Letërsisë dhe Shkrimit


Kreativ
Milwaukee, Wisconsin, SHBA

Anton Chekhov: 8 Cilësitë e një


Njeriu të Kulturuar
Çfarë do të thotë të jesh ”i kulturuar”?

A ka të bëjë me të qenët një lexues i mirë, apo të dish se si të flasësh për


libra që nuk i ke lexuar, apo të kesh në përgjithësi një natyrë intelektuale?
Kjo është pikërisht pyetja që autori i dashur rus, Anton Çekov (29 janar
1860-15 korrik 1904), parashtron në një letër drejtuar vëllait të tij të madh
Nikolai, një artist. Letra, e shkruar kur Antoni ishte 26 vjeç dhe Nikolai 28, e
cila u gjet në “Letrat e Anton Çekov për familjen dhe shokët e tij”,
shpërndan me përzemërsi dozat e një dashurie të mundimshme dhe
përshkruan 8 cilësitë e një njeriu të kulturuar – duke përfshirë ndershmërinë,
altruizmin dhe veset e mira.

Çekov shkruan nga Moska më 1886:

Më je ankuar shpesh që njerëzit “nuk të kuptojnë”! Gëte dhe Njuton nuk u


ankuan për këtë… Vetëm Krishti u ankua, por nuk po fliste për veten e tij,
por për doktrinën e tij… njerëzit të kuptojnë mjaft mirë. Por nuk është faji i
tyre nëse ti nuk kupton vetë veten tënde.

Ta siguroj, si vëlla dhe si shok, që të kuptoj dhe të kam në zemër. I njoh


cilësitë e tua të mira siç njoh gishtat e dorës sime: i vlerësoj dhe i respektoj
shumë. Nëse do të provosh që unë të kuptoj, mund të t’i rendis këto cilësi.
Mendoj se je shumë i mirë për nga ana e butësisë, shpirtmadhësisë,
joegoizmit, i gatshëm për të ndarë edhe qindarkën e fundit: nuk ke zili apo
urrejtje; Je zemërmirë, ndjen keqardhje për çdo lloj qenie, je i besueshëm,
pa mëri e dredhi, dhe nuk mban inat… të është dhënë nga lart një dhuratë që
të tjerët nuk e kanë: ti ke talent. Ky talent të veçon nga miliona njerëz, në
këtë botë vetëm një në dy milionë është një artist. Talenti është ai që të bën
të veçantë: Edhe po të ishe një amfib apo merimangë, edhe atëhere njerëzit
do të respektonin, sepse të talentuarit i justifikohet e falet gjithçka.

Ti ke vetëm një të metë, të cilës i detyrohet falsiteti i qëndrimit tënd,


palumturia jote dhe pezmatimi i brendshëm. Kjo është në total mungesa e
kulturës tek ty. Të lutem, më fal por (veritas magis amicitiae)…

E shikon, jeta ka kushtet e saj. Që të ndihet rehat mes njerëzish të edukuar,


të ndihet i kënaqur dhe si në shtëpinë e tij, njeriu duhet të jetë i kulturuar
deri në një masë të caktuar. Talenti të ka futur në këtë rreth, të cilit i përket,
por… ti i je larguar atij, dhe ti ngurron mes njerëzve të edukuar dhe
banorëve përballë.

Sipas mendimit tim, njerëzit me kulturë duhet të përmbushin kushtet që


vijojnë:
1. Ata respektojnë personalitetet njerëzore, dhe aty për aty,
janë gjithmonë të dashur, të sjellshëm dhe të gatshëm për të
bërë për të tjerët. Ata nuk bëjnë sherr për një çekiç apo
sepse humbin një copë kauçuku, nëse jetojnë me të tjerët
nuk e marrin këtë gjë si nder, dhe kur largohen, nuk thonë
“asnjeri nuk do të mund të jetonte me ty.” Ata ia dalin me
zhurmën, të ftohtët, vërejtjet e mprehta dhe me praninë e të
huajve në shtëpi.
2. Ata nuk kanë dhembshuri vetëm për lypsarët apo macet pa
shtëpi. Zemra e tyre dhemb për atë që syri nuk shikon… ata
ngrihen natën për të ndihmuar… për të paguar për vëllezërit
që janë në universitet, dhe për të blerë rroba për nënën e
tyre.
3. Ata respektojnë hapësirën e të tjerëve dhe i shlyejnë
detyrimet.
4. Ata janë të sinqertë, dhe i frikësohen gënjeshtrës sikurse
zjarrit. Nuk gënjejnë as për gjërat më të vogla. Një
gënjeshtër është fyese për dëgjuesin dhe e ul atë në sy të
folësit. Ata nuk shtiren, ata sillen në rrugë ashtu si në shtëpi,
dhe nuk mburren para miqve modestë. Nuk janë të dhënë
pas dërdëllitjeve dhe të detyrojnë të tjerët mbi besimet e
tyre. Pas shpinës së tjetrit parapëlqejnë të heshtin më shumë
sesa të flasin.
5. Ato nuk i ulin vlerat e tyre për të zgjuar dhembshuri. Nuk
luajnë me telat e zemrës së njerëzve që më vonë të
psherëtijnë dhe të ndiejnë këqardhje. Ata nuk thonë “ jam
keqkuptuar,” ose “jam lënë pas dore,” sepse gjithë kjo
përpjekje, është vulgare boshe, false…
6. Ata nuk kanë krenari të cekët. Ata nuk duan t’ia dinë për
diamantet fallso si të njohurit e të famshmëve, për t’i dhënë
dorën “P”-së [me gjasë Palmin, poet i padëgjuar] së dehur,
të dëgjojnë entuziazmin e një spektatori të humbur në një
shou pikturash, të qenët të njohurit e tavernave…. Nëse
bëjnë diçka të vogël, ata nuk krekosen për të sikur të kishin
dhuruar diçka me vlerën e 100 rublave, dhe nuk mburren që
kanë arritur aty ku të tjerët nuk janë pranuar…. Ata që janë
vërtet të talentuar, gjithmonë anojnë nga ana e turmës, sa
më larg reklamimit…Edhe Krivol ka thënë se një fuçi boshe
bën më shumë jehonë sesa një e plotë.
7. Nëse kanë një talent, e respektojnë atë. E sakrifikojnë atë
për të tjerët, gruan, verën, krenarinë… Ata janë krenarë për
talentin e tyre.
8. Ata zhvillojnë ndjenjen estetike tek vetja e tyre. Nuk bien dot
të flenë me rrobat e tyre, të shohin të çarat e mureve plot me
insekte, të thithin ajër të keq, të ecin në një rrugë të
pështyrë, të gatuajnë vaktet në vaj të ndenjur. Ata kërkojnë
sa më shumë të mposhtin dhe të fisnikërojnë instiktet
seksuale… nuk e duan për shoqe shtrati një femër… nuk
kërkojnë inteligjencën që shfaq veten në një gënjeshtër të
vazhdueshme. Nëse janë artistë, ata duan në veçanti, freski,
elegancë, njerëzi dhe kapacitet për amësinë…Ata nuk
rrokullisin vodka në çdo orë të ditës dhe natës, nuk kërkojnë
në rafte, nuk janë derra dhe e dinë që nuk janë. Ata pinë
vetëm kur janë të lirë, me raste… Ajo çfarë duan është një
mendje e shëndetshme në një trup të shëndetshëm (mens
sana in corpe sano).

E kështu me radhë. Kështu janë njerëzit e kulturuar. Që të jesh i kulturuar


dhe të mos jesh nën nivelin e atyre çfarë të rrethojnë nuk mjafton të kesh
lexuar “The pickwick Papers” dhe të kesh mësuar një monolog nga “Fausti”…

Ajo çfarë duhet është një punë konstante, natë dhe ditë, lexim i
vazhdueshëm, studim, vullnet…

Çdo orë është e vlefshme… eja tek ne, thyeje shishen e vodkës, shtrihu dhe
lexo… Turgenev, po të pëlqeu, të cilin nuk e ke lexuar.

Duhet ta lësh krenarinë, nuk je një fëmijë… së shpejti do bëhesh 30 vjeç.

Është koha!
Unë pres nga ti… të gjithë presin nga ti.

THE SAINTs are coming,I say no matter I try,I Realise there is no replay

- Nese vertete do te donte te fliste me mua, do te kishte gjetur nje menyre, do te shpikte
nje shkak, dicka, por mesa duket c do gje eshte ne mendjen time...!
R.H.

Miqtë e Bukowskit
1 hr ·

Psikologet thone...
1- Nese dikush qesh shume dhe fort...
Atehere ndihet i vetmuar...
2- Nese dikush fle shume...
Atehere eshte i merzitur...
3- Nese dikush flet pak por shpejt...
Atehere ka sekrete...
4- Nese dikush nuk mund te qaj...
Atehere eshte i dobet...
5- Nese dikush qan me gjene me te vogel...
Atehere eshte zemer mire dhe i pafajshem...
6- Nese dikush nevrikoset shume shpejt...
Atehere ka nevoj per dashuri...!
Aniger...
14 Comments
3 Shares
183183
LikeShow more reactions
Comment
Share

ღஐღ
TË DUA MË FORT SE NATYRËN
Ty të dua më fort se natyrën,
Se natyra e gjallë je vetë,
E lirisë ti je shëmbëlltyrë,
Por pa ty dhe liria më vret.
Ty të dua aq fort i shkujdesur,
Sa rrëpira më duket si shteg.
Të pamundurën askush s'e ka prekur,
Dashuria ime e prek.
Ty të dua, të dal'ku të dalë,
Dhe kur pi dhe kur bëhem brutal,
Ty të dua dhe as bëhet fjalë,
Përmbi egon e shenjtë do dal.
Ty të dua më fort se Shekspirin,
Se të dheut këtë bukuri,
Se muzikën pa fund të efirit,
Se muzikë e libër je ti.
Ty të dua më fort se lavdinë
Që kaloi e atë që po vjen,
Se të ndryshkurën perandorinë,
Mëmëdhe s'ësht'ajo,por ti je.
Je fatkeqe? S'pranon ti mëshirë?
Lodhe Zotin me lutjet e tua.
Ty të dua përmbi lumturinë,
Më fort se dashurinë të dua.
| Evgenij Aleksandrovič Evtušenko |

Dashuria e tyre ishte e fortë, por koha ishte e gabuar, dhe dashuria vendosi se nuk i përkasin njeri tjetrit
!!!:)

Durimi i njeriut perfundon atehere kur e kupton se injoranca e tjetrit nuk ka fund.

Hermann Hesse: Nënës sime

Kaq shumë kisha për të të thënë


Po mbeta larg e larg mërguar
Në këto ditë, e dashur Nënë,
Më mirë ti më ke kuptuar.
Për ty dhuratën kam menduar
Edhe punuar gjat’ e gjatë,
Porse më mbet këtu, në duar.
Ti mbylle sytë këtë natë.
Por ndjej se, duke e lexuar,
Më zbutet dhimbje e kësaj zije.
Mirësia jote e patreguar
Më lidh me ty me mija fije.
Edhe çdo natë e njëjta ëndërr
Në ëndërr ti më rri kaq larg
Si më rreh zemra, ta dish!
O Nënë, Nënë, vallë s’di
Tek unë si të vish?
E njëjta ëndërr net për net!
Si më rreh zemra, ta dish!
O Nënë, Nënë, përse nuk do
Këtu, tek unë, të vish?
Në qiell enden retë pafund,
Në fushat fryjnë e fryjnë thëllime,
Në fushat endet e endet gjithkund
Fëmia i humbur i nënës sime.
Në rrugë era fryn gjethet e thata,
Në pemë zogu klith me vajtim,
Atje, matanë malesh të larta,
Ndodhet, diku, atdheu im.
Fjalimi i Fan Nolit

Kam frikë se më i nxehti paqedashës, po t’i hedhë një sy veprës së kryer nga Lidhja e
Kombeve gjatë këtyre 5 vjetëve, do t’i ngrejë duart drejt qiellit nga dëshpërimi dhe do të
bërtasë : “ Oh! Më mirë luftë sesa të gjitha këto llomotitje të mërzitshme për paqen!”
Ç’kemi bërë për paqen? Çfarë bëjmë tani në këtë çast në këtë Asamble? Ajo që është
bërë këta 5 vjet të shkuar pushon qetë-qetë në paqen e përjetshme, mbyllur fort,
varrosur në dosjet e vdekura të Sekretariatit, të ruajtura me kujdes prej atij fort të
ndershmit e të shquarit xhentëllmen, që është Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së
Kombeve. Është e vërtetë që Lidhja e Kombeve ka bërë disa shërbime të vogla për
paqen në përgjithësi dhe në veçanti nuk lejoi copëtimin e Shqipërisë, duke siguruar
kështu paqen dhe rendin në Ballkan.

Siç e dini, Shqipëria ishte një kaçkë e fortë për t’u thyer dhe më e rëndë për t’u ndarë,
kështu që Lidhja e Kombeve me mençuri vendosi ta lërë Shqipërinë të qetë, të lirë, të
lagur nga valët e Adriatikut. Por, ju lutem, zoti Sekretar i Përgjithshëm, përse refuzoni t’i
jepni Shqipërisë një hua që do t’i lejonte të ecte vetë? Ne nuk na duhen më tepër se 300
milion fr. ar. Apo më shumë? Atëherë po bëj gjestin elegant të zbres në shumën
modeste prej 200 milionësh. Ju tundni kokën. E po jam gati të hyj në bisedime për një
shumë më të vogël, p.sh., për 100 milionë. Më falni, mos pretendoni se nuk më keni
takuar kurrë dhe, pra, nuk jeni i predispozuar të më jepni asnjë dhjetëshe? Atëherë
merreni këtë kërkesën time dhe varroseni në dosjet e vdekura të Sekretariatit, kyçeni
mirë dhe mbyteni fort përpara se ta futni nën akropolin tuaj, sepse mund t’ju dalë nga
varri. Ndoshta, Sekretari i Përgjithshëm ka dashur të thotë se ai nuk dëshiron që të hyjë
në bisedime për një hua me një qeveri kryengritëse, që nuk ka parlament, një qeveri si
ajo që kryeson i përunjuri prift që po ju flet. Po a e dini ju se ç’është parlamenti? Pa
dyshim e dini. Por do të keni një ide më të qartë kur t’ju them ç’mendoj për të. E, pra,
parlamenti është një sallë ku mblidhen politikanë pa shpirt për të bërë prova operate
(vivisectionner) në trupin e gjallë të rracës së tyre, një sallë plot me gazra helmuese,
gazra mbytëse, gazra që shkaktojnë lot dhe të qeshura dhe gjithë gazrat e tjera që u
përdorën gjatë luftës së fundit për t’u dhënë fund gjithë luftërave e për të vendosur
paqen, atë paqe për të cilën po flasim. Por, pasi ngulni këmbë, ne nuk refuzojmë të
bëjmë zgjedhje të reja e të thërresim atë plagë, atë fatkeqësi të madhe, atë bestytni të
shëmtuar, që është parlamenti, pasi të kemi bërë dy ose tre vjet qeverimi atëror. A do të
pranoni atëherë, z. Sekretar i Përgjithshëm të më jepni pas tre vjetësh atë huanë prej
400 milionë fr.ar., për të cilën ramë dakort para disa minutash? Ju përgjigjeni prapë “Jo”.
E dija. Mirë, pra, le të flasim për paqen. Më duket se nuk ka gjë tjetër më të keqe se sa
të bëjmë këtë. Them “më duket” – I guess – sepse dua që ju të gjithë të dini se unë kam
banuar për shumë vjet në Amerikë, në Boston, një qytet që ndodhet diku në Irlandë dhe
që është i mbushur me O’ Connors, O’ Connells dhe Fitzgeralds, të gjithë folës të mirë,
folës fort të shquar, të cilët, bashkë me irlandezë të tjerë të ardhur nga qytete të tjera
irlandeze, marrin përsipër gjithë barrën e të folurit në fushatat elektorale amerikane. Do
të doja që kolegët tanë të nderuar, përfaqësuesit e Republikës së Irlandës, të sjellin këtu
disa nga këta oratorë të mbaruar për të na mbytur me fjalime për paqen. Nuk është
aspak për t’u çuditur që amerikanët, gjermanët dhe rusët nuk kanë fort dëshirë të hyjnë
në Lidhjen e Kombeve. Duket se nuk e çmojnë elokuencën tonë, punojnë me mend. Për
emrin e Perëndisë, z. Kryetar, pse nuk i jepni fund këtyre llomotitjeve dhe pse nuk më
jepni atë hua prej 500 milionësh fr.ar., që më premtuat para se ta merrja fjalën? Dhe tani
që iu përgjigja pyetjes së parë: “Ç’ka bërë Lidhja e Kombeve këta 5 vjetët e fundit?” , më
lejoni të vij te pyetja e dytë dhe e fundit: “Ç’të bëjmë ne tani në këtë Asamble?” Përgjigja
është shumë e lehtë. Do ta gjeni te Shekspiri: “Fjalë, fjalë, fjalë” , dmth erë e asgjë më
tepër. “Është një përrallë e dhënë prej një idioti plot me bujë e tërbim, pa kurrfarë
kuptimi.” Cili është përfundimi i gjithë këtyre bisedimeve të mençura e të thella mbi
çarmatimin dhe traktatet e arbitrazhit? Këto çështje iu dhanë për shqyrtim një komisioni,
që do t’ia kalojë një nënkomisioni, i cili do t’ia parashtrojë konkluzionet e tij një
konference që do të mblidhet së shpejti, dhe kjo konferencë do t’ia dërgojë përsëri këto
çështje një komisioni, pastaj një nënkomisioni, i cili do t’ia referojë komisionit që do t’i
dërgojë një raport konferencës. Konferenca do të votojë njëzëri një rezolutë dhe kjo e
fundit do t’i jepet për shqyrtim Këshillit të Lidhjes së Kombeve. Këshilli, nga ana e tij, do
t’ia kalojë këtë rezolutë Asamblesë së ardhshme atje lart në qiell. Dhe kur këto çështje të
kenë bërë këtë cikël poetik zvarritjesh e kundërzvarritjesh, raportesh e kundëraportesh
dhe mendimesh konsultative, atëherë do t’i dërgohen së fundi Sekretarit të Përgjithshëm
të Lidhjes së Kombeve, i cili do t’i mbyllë me kyç mirë e mirë dhe do t’i varrosë në dosjet
e vdekura të Sekretariatit, ku do të mbahen brez pas brezi. Dhe kjo do të thotë,
natyrisht, se e gjithë kjo histori ka mbaruar siç mbarojnë flluskat e sapunit. Por ç’fjalime,
ç’fjalime të bukura, të fryra e të stërfryra do të shoqërojnë këto rezoluta e këto dëshira!
Sa fort i dua! I dua “me atë erën e keqe të moçaleve të fëlliqura, si kërma të pambuluara
që helmojnë ajrin ku marr frymë.” Por ja, përse jua drejtova fjalën sot. Dhe meqënëse po
flasim për flluska sapuni, a mund të bëj disa vërejtje lidhur me flluskën më kolosale që
ka nxjerrë historia moderne, dua të them për planin Daues (Dawes). Por a është vërtet
një flluskë? Jo, është një kombinacion flluskash, kombinacion hipokrit, i ndërlikuar,
djallëzor, infernal. Nuk është një flluskë ordinere, është një supërflluskë. Por është e
kotë të trembeni. Do të mbarojë edhe kjo fatalisht si të gjitha flluskat e vogla që ne
lëshojmë këtu. Është tepër e ndërlikuar që të mund të ketë sukses; ajo mund t’i sigurojë
ndonjë post nënpresidenti autorit të saj të shquar; por kam frikë se nuk do të dalin prej
andej veçse shumë pak miliarda raparacionesh për Francën dhe Belgjikën. Këto të dyja
vërtet t’i marrin. Nuk është aspak qëllimi im që t’i mërzis, por ky është fati. Kjo
superflluskë e gjeneralit Daues do t’i përcillet, në fund të fundit, Lidhjes së Kombeve.

I dashur Sekretar i Përgjithshëm, përgatitni, ju lutem, një kënd të thatë, një kënd shumë
të thatë në varrin e dosjeve të vdekura, sepse ju e dini se z. Daues është amerikan dhe
se Amerika është një vend i thatë, megjithëse nga koha në kohë, me rrugë të
nëndheshme, ajo njomet vetëm sa për t’u zbavitur, falë përpjekjeve të kontrabandistëve.
Duke folur për flluska, përsëri më vjen në mend ajo huaja e bekuar prej 600 milionësh,
të cilën i nderuar Kryetar i kësaj Asambleje, si dhe i dashur Sekretar i Përgjithshëm, më
premtuan për Shqipërinë disa minuta më parë. Kjo hua është një flluskë paqeje, një
flluskë paqeje fort konsistente. Por jo, nuk është aspak një flluskë; ajo që doja të thosha
është se kjo hua mund të përgatitë paqen në Ballkan, ajo mund të lehtësojë realizimin e
konfederatës ballkanike; por ia vlen të flitet për të?

1. Sekretar i Përgjithshëm, merreni dhe atë dhe futeni në varrin e dosjeve tuaja të
vdekura, futeni në nekropolin tuaj. Pasi iu përgjigja dy pyetjeve që shtrova, më
mbetet tani të nxjerr konkluzionin, të cilin do ta diskutoj në trajtën e dy pyetjeve të
tjera. Para së gjithash në dritën e fakteve që u përmendën, a e vlen barra qiranë
që të kemi një Lidhje të Kombeve?

Së dyti, në rast se e vlen, cila duhet të jetë metoda për t’ia arritur qëllimit, që është paqja
universale?

Pyetjes së parë do t’i përgjigjem në mënyrë pohuese. Edhe sikur Lidhja e Kombeve të
jetë një ëndërr, një utopi që i bën skeptikët të tallen e të shtrembërojnë buzët, ajo duhet
të qëndroj aty si një ideal që interpreton aspiratat më fisnike të njerëzimit, ajo duhet të
qëndroj aty si një sfidë kundër lavdisë groteske militariste. Ajo duhet të qëndroj aty si një
pohim solemn i vullnetit universal për paqen, ajo duhet të qëndroj aty derisa bukuria e
saj, fisnikëria e saj, shpirti njerëzor i saj, nevoja e domosdoshme e qenies së saj të
kuptohen nga e gjithë bota. Sepse, fundi i fundit, me gjithë të metat që ka sot, ajo
meriton të pritet me këto fjalë: “Verweile doch, Du bist so schon!” ( “Oh, megjithatë
qëndro, ti je kaq e bukur”! )

Përse të jemi kaq pesimistë? Aspiratat për paqe i kemi kudo dhe për këtë s’ka asnjë
dyshim. Përndryshe, ne nuk do të kishim as komedinë e flluskave e superflluskave, që
po na mbulojnë. Dhe pikërisht sepse popujt duan paqe, burrat e shtetit, politikanët u
servirin atyre kohë pas kohe flluska arbitrazhi, flluska çarmatimi, flluska sigurimi dhe
superflluska raparacionesh. Por paqja nuk do të vijë prej traktateve; këto janë të
destinuara të hidhen shpejt a vonë në shportë. Paqja do të vijë nga edukimi shkollor.
Duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë se vrasjet me shumicë janë po aq krim sa edhe vrasjet
me pakicë. Duhet t’u mësojmë se ka vetëm një perëndi që duhet t’i shërbejnë, Perëndia
e njerëzimit, i njëjtë për të gjithë tributë. Duhet t’u mësojmë të bëhen anëtarë të
ndershëm të supershtetit që do të përmbledhë të gjitha tributë, të bëhen qytetar fisnikë
të federatës së përbotshme, që është në realizim e sipër dhe që do të realizohet me
siguri.

Kur fëmijët tanë të kenë mësuar këto të vërteta të thjeshta, atëherë nuk do të kemi
vetëm çarmatimin moral që do t’i paraprijë çarmatimit material, do të kemi gjithashtu
bashkëpunimin e vërtetë të të gjitha racave të botës për sigurimin e paqes, progresit dhe
prosperitetit ndërkombëtar. Të gjitha të tjerat sillen rreth kësaj. Këtu qëndron thelbi i
çështjes. Por përpara se të vijmë aty, duhet të pranojmë njëherë se jemi të gjithë tribu të
egra, derisa i bëjmë kurbane njerëzish Molohut të tribusë.

Oh, vritini, varini, ndiqini, në të katër anët e botës këto hyjni barbare e antropofage, që e
kanë mbushur historinë e njerëzimit me kaq vuajtje e urrejtje, me kaq rrëfime, me kaq
gjak, me kaq tmerr! Vështroni sytë e njerëzimit që vuan pas shkatërrimeve të luftës
botërore. Nuk ka dhembje që të mos krahasohet me dhembjen e tij; asnjë sakrificë nuk
do të ishte tepër e madhe për t’i shpëtuar fëmijët tanë nga luftëra të reja dhe lot të tjerë.

Përpara, o shokët e mi! Bota është gati për Ungjillin e ri. Flamuri i Lidhjes së Kombeve
është më fisniku që është ngritur deri më sot. Ushtarët e saj janë më trimat që ka nxjerrë
bota ndonjëherë. Qëllimi i saj është maja e përparimit të njerëzimit. Shpirti i Uillsonit, ati
dhe profeti i saj, na udhëheq. Vështirësitë janë tepër të mëdha, por shtrini kurajën tuaj
deri në pikën e fundit dhe mundimet nuk do t’ju venë kot. ( Duartrokitje të zjarrta ).

Gjeneve 1924

... Nё moshën time përfytyrimet janë një gjë e ndaluar. A mund tё marrësh me mend ç’pasoja
mund tё sjellë njё rebelim shpirtëror kaq i vonuar? Falë këtij rebelimi, jam ulur sot nё tryezën e
pluhurosur tё punës, qё t’ju shqetësoj me njё guxim tё pafalshëm dhe tё vёrtetё. Ju kam nё
mendje si një drithërimë, si njё flatrim, si një pёshpёrimё ndjeshmërie... Jeni atje, e pambrojtur
nga sulmet e përkushtimeve tё mëdha. Ju mendoj vazhdimisht, shenjtërisht, ju prek fshehtas me
ledhatimet e lodhura tё shpirtit, me vonesën dhe me kundёrshtinё e pafalshme. Ky është vetë
fataliteti i jetës. Ju gjej atje, pëllumbesha ime, si njё vegim bardhësie; i verbuar prej saj, nuk
mund tё mos psherëtij për shpejtimin e rrotullimeve diellore, për kalimin e pabesueshëm tё viteve
dhe për pllakosjen e tmerrshme tё pleqёrisё...
Pritja ёshtё aleatja mё e madhe e heshtjes dhe armikja mё e madhe e qëllimit!
E dini? Ndjesitë e mia i kanë shpëtuar sё fundi durimit. Sot, nё mos janë ato qё duhet tё jenë, nё
mos janë marrëzia e mllefit pёr kohën e humbur tё gabimeve tё mëdha, janë sё paku mirënjohje
për trokitjen e fundit tё dashurisë nё shpirtin tim dhe nё zemrën time tё terur.
Ju dashuroj! Ju dua po aq sa ëndërroj tani rininë time plot pasion. Ju kam nё mendje edhe nё
kurthet mё tё pabesa tё kohës; truri im ka njё mёnyrё pulsimi ku çdo sekondë luan me fanitjen
tuaj. Kështu, nuk mund ta harroj dot, jo, fytyrën tuaj aq ëmbëlsisht tё vesuar, sytë e kursyer tё
dashurisë sё harruar, lёkurёn e shenjtёruar prej mallit tё hershëm pёr pёrkёdhelje tё vërteta...
Sot ёshtё njё ditё e veçantë dhe e heshtur, nga ato ditë qё gjithmonë duan tё tё thonё diçka nё
vesh. Jashtë fryn erë me shkulm dhe befas fillon tё fishkёllejё sikur do tё të thotë se ajo oshtin
njёlloj si stuhia e shpirtit brenda meje. Tё dyja stuhitë përputhen, rezonohen, pёr t’u gjetur njё
tjetër kuptim çasteve tё përmalluara.
Kam qenë vazhdimisht i rrëmbyer nga mendime tё trishta. Nё përpjekje pёr t’u miqësuar me
mallin dhe me tё gjitha mungesat, kam pyetur veten me mijëra herë: Ç’keni qenë duke bërë?
Mos po shihnit televizor, apo e shtrirë nё kanapé dhe e veshur me pizhame po lexonit njё libër?
Mos vallë, ashtu, e tërhequr nё qoshe, po mendonit, si shumica e njerëzve, pёr
pakuptueshmёrinё e mundimshme tё jetës, apo, kushedi, ndërsa unë meditoja për ju, dyshonit
pёr qartёsinё e kuptimit qё i kanё dhënё njerëzit e sotёm fundit tё përfolur tё botës?
Edhe tani pyes veten dhe më djeg sërish dëshira tё marr vesh ç’jeni duke bërë. Mendja mё thotë
se keni rёnё nё njё heshtje kuptimplotë dёshpёrimesh dhe po mё erren sytё nga dyshimi se
ndiheni keq moralisht e zymtoheni. Nёse vërtet ёshtë kështu, mё pikon në shpirt qё e kam tё
pamundur tё vё dorё pёr t’ju lehtësuar. Ca gjëra, tё mira apo tё këqija, mbeten tё pandryshuara
gjithë jetën. Çështja është a mund tё ndryshosh ti pёrballё tyre, qё tё mund t’i shijosh ose t’i
durosh. Ne duhet tё mendojmë sa e nevojshme është tё shfrytëzosh kalimin e kohës, ligjet dhe
sidomos mbarimin e saj, sepse kjo ёshtё njё ekzistencë nё tё cilёn triumfon ai qё arrin tё kuptojë
logjikёn e pulsimit dhe të çastit.
Pëllumbesha ime e gjorë! Mё përvëlon dëshira tё di nëse nё mbarimet e çasteve tё tua gjendem
ndonjёherё edhe unё, me gjithë pleqërinë time. Do të më pëlqente të dija nëse e ndjeni vallё
pёshpërimёn e dashurisë qё troket nё ditёt mё tё këqija e mё tё vonuara, si dhe vuajtjen time
përmes ftohtësisë suaj për të? Po ëndërrimet e mia jetime, qё ushqehen me thërrmijat e guximit
tё turpshëm, mallin dhe brengёn qё tёrё jetёn kam ndier pёr afrimin tuaj dhe pёr largёsinё
gjithashtu? A i nuhatni vallё edhe kёto, apo tё gjitha kalojnё para jush si kёrcunjtё e humbur nё
njё lumë pas shtrëngate, që shfaqen sa pёr tё të hapur sytë e pёr tё të dёshmuar furtunёn qё
ndodh atje larg, nё burimet e ujit, si dhe pёr tё bёrё zhurmёn e ikjes me ujin e turbullt? Kërcunjtë
zhduken atje tej si tё mos kish pasur kurrë stuhi dhe pemë tё shkulura.
E pra, do të doja tё dija si do tё ishin kёto çaste sikur të zbulonit se njё stuhi gjaku fryn tani nё
luginёn e zhveshur tё mendimeve tё mia. Njё shkulm frike dhe drite merr atje gjithë ç’gjen
përpara. Ju jeni aty, si njё perёndeshё e Olimpit, me njё fanitje qё xixёllon nga yjet e reja tё
gjithёsisё, duke mbajtur nё duar rrufetë.
A e ndjeni vallё, nё lavdinё e atjeshme, njё kundёrshti ndjeshmёrie qё pёrpiqet tё mё shpёtojё
nga ngadalësimi i hapave?...
Ah, ç’po bёj kështu? Ç’dua t’ju them me kёtё gjest e këtё letër shkollari? Qё vuaj pёrditё e qё
pёrpiqem tё turbulloj me kёto synime gotёn e vetmisё sime, sepse nuk e duroj dot pastërtinë e
lёngut atje? Qё dua tё fluturoj nё qiejt e shёmtisё sime, si tё jem njё beqar i vetmuar, ku tё guxoj
tё ndez ca qirinj pёr pabesitë e sё ardhmes?
E di, e di se atje tej, qёllimi do tё gjejё sёrish njё stinё dimёrore; mospёrfillja juaj do t’i presё
drejtimin flladit tё ndjeshmёrisё sime, sepse deri tani pёrpjekjet e mia kanё ndeshur te ti
ftohtёsinё. Gjithçka atje ndryshon, siç kondensohet avulli nё kapakun e ftohtё tё tenxheres qё
zien mbi prushin e zjarrtë. Avulli bulëzohet dhe bulëzat, nё kthim, pikojnё sёrish nё tenxhere.
Avullojnё pёrsёri dhe pёrsёri kthehen nё ujё... e kёshtu pambarim: sulme tё kota dhe kthime,
energji e harxhuar kot, gjersa prushi tё shuhet...
Por ç’thonё? Nёn ndriçimin e zbehtё tё qirinjve tё sё ardhmes, ndёrsa shoh dimrin e ftohtё tё
vёmendjes suaj përpara, njerëzit pёrpiqen tё shquajnё njё hije tё frikshme: Fundi i botës?!
Ç’trokitje e tmerrshme përzier me dashurinë!
Jo, jo! Do tё heq dorё nga kёto fluturime naive, si zhgёnjime tё vonesёs sё madhe, e do tё
mbushem me frymё, kurse ju mbani vesh. Pёr fat tё keq nuk do tё vijё fundi i botës, por njё
dimër i tmerrshëm pёr shpirtin njerëzor. Fund bote, e dashur, nuk do tё ketë, sepse nuk mjaftojnë
veç pëshpërimat! Duhet tё afrohen edhe dashuritë e mёdha. Vetëm ato mund ta shpërthejnë nё
vullkane shpirtin e lodhur njerëzor dhe botën mbarë. Atyre u trembem gjer nё pikёn e fundit dhe
pres qё edhe ju tё trembeni sadopak. Por a do tё vijnё ndonjёherё? Nëse ardhja e tyre do tё jetё
padyshim fundi i pashmangshëm i botës, ikja e tyre do tё jetё më pas fundi i gjithësisë.
Nuk jam 20-vjeçar, por jam mjaft i qetё nё sigurinё time se zemra, kjo fjalё qё s’i shkon mё
matufepsjes dhe as mençurisë sime, pikon kёto ditё, njёlloj si atëherë, trishtimin dinak tё
përmallimeve tё burgosura. Ndiej frikёn e dashurisё qё qёndron pёrmbi frikёn e jetёs dhe tmerret
e tjera. Ju dashuroj e pres tё shfaqeni papritur, mes ditёve tё numёruara, si njё shpresё! Pres tё
shijoj disiplinёn e pёrfundimit me njё prani tё re, ndoshta tё fundit, tё rrezikut. Kёshtu, mund tё
guxoj tё pranoj flatrimin e mundёsive! Dua tё përkëdhel lakuriqёsinё tuaj me mendime, ashtu siç
përkëdhel mosnjohja tё vёrtetёn pёr fundin e botës.
Dua t’ju mendoj gjithnjë pranë meje, nё njё shtrat ёndёrrimesh nёpёr tё diela pa mbarim. Ç’do tё
ndodhё nё to dhe a do tё ndodhё, sikur nga dritarja tё bjerë rrezatimi i pikёlluar i hёnёs? A do tё
ndodhё vallë bashkimi i trupave tanë?
Ma ka ënda tё dëgjoj rënkimet e dashurisë mes rënkimeve tё kënaqësisë suaj dhe kёto t’i
dëgjojnë tё gjithё njerёzit e lirё nё planet.
A mund tё ndodhё paqja mes shёmtisё dhe bukurisё, mes mendimit dhe dёshirёs, mes pleqёrisё
dhe rinisё? Ja, pra, ku fshihet fundi i botёs! Pas kёsaj paqeje, bota s’ka ç’tё arrijё dhe rruzulli
s’ka pse tё vёrtitet mё rreth Diellit. Pas saj do tё vijë njё bardhësi e përjetshme e shkretëtirës, nё
tё cilёn jeta tokësore do tё përzihet me vdekjen dhe panevojshmёrinё…
Fundi i botёs?! Mendimi arrin deri aty... e shpie frika. A ju kujtohen parandjenjat e mia pёr tё?
Jua kam thёnё atё tё diel tё largёt, ju kujtohet? Njё parandjenjë qё ma shtiu nё shpirt njё i vdekur
vite të shkuara. Tё dyve na rrinte mendja atje, te skeleti i zbuluar i priftit, tek eshtrat e bardha, te
historia qё e kish ndarё gabim atё njeri prej kujtesës dhe vuajtjeve, te zgavrat e menduara tё
syve tё kthyer anash.
Ç’qe, pra, ai sinjal prej tё ikuri? Mos duhet besuar se tё vdekurit i parandiejnë tërmetet e sё
ardhmes mё parë se tё gjallët dhe shohin përpara shumë më larg se ata?!
Kush mund ta thotë? Dënimi më i madh i njeriut nuk ёshtё jeta, siç duan tё thonё, por vetvetja.
Nё tё fshihet mjerimi. E pra, kёtё mjerim befas po e kërcënon fshirja e përjetshme!
Tek dyshoj, e dashur, jam fare i qetё. Jam kaq i qetё, sa tmerrohem prej mungesës sё frikës.
Mos ёshtё kjo njё shenjё, apo veç njё pllakosje dyshimesh pёr të gjitha sa thuhen lart e poshtë
nё planet? Unё, e dashur, vërtet nuk e besoj fundin e botës, por, edhe po ta besoja e ta pranoja,
a ёshtё e mundur që kjo ngjarje e vogël tё sigurojë pushtet mbi një ngjarje kaq tё madhe siç
ёshtё dashuria? Nё fund tё fundit, a s’duhet menduar se fundi i botёs ёshtё instinkti i fundit i
vdekjes dhe vetëdija e parё e saj; njё menaxhim i tmerrit tё njohur qё ajo i ka shpёrndarё jetёs
pёrsipёr?
A s’ёshtё i njohur për tё gjithë ne ky përfundim kaq i pashmangshëm? A s’ёshtё mё mirё tё
kënaqemi me fluturimet e mira tё shpirtrave e tё besojmё se nё to ka vërtet liri tё dobishme?
Le tё mos jemi tё lumtur kurrёn e kurrёs! Le tё bёjmё mё mirё dashuri dhe më pas tё shohim a
do të mund tё mendojmё! Le ta sfidojmë fundin e botës me fundin e orgazmave tona...
E dashur! Ju mendoj papushim nё tё gjitha ndalimet e mia. Nё kёto orё tё mbetura, nё vend tё
frikёs lozonjare, dua ta shijoj aromën e dashurisë dhe shijen e përfundimit tё saj.
| Artan Mullaj |

Me mire te kujtosh te bukuren


Te mori malli per mua nje dite ne paqe?
Ah, lere mallin e varfer te qete!
Te vjen ne mend ne qytet ajo kafe
Ku hynin artiste e poete.
Ti kishe kembe te bukura shume
Nga kembet e tua poetet lajthitnin
S'do mend qe lajthitja dhe une
Si gjithe ata qe te pritnin
Vertete te mori malli per mua
Mos eja...lere mallin te fjetur
Tani une u plaka dhe kafet e vjetra s'i dua me
Pastaj as e di nga kembet e tua c'ka mbetur...
-Agolli-
Nëse nuk kthehesh

Nëse nuk kthehesh,


deti do thahet...
rumi do mbarojë...
miqtë tanë do mërziten,
...ndërsa unë do zvogelohem,
Do kuptoj sa herë vjen ndonjë kujtim..
...që ishte kaq qetë kur më doje...
...që kishte kaq yje të varura në qiell...
..që kishte kaq këmisha të varura në tel..
Por...
Nëse kthehesh...
Unë do sfidoj gravitetin, fizikën dhe veten...
Dhe,
Do rritem...
Do zgjatem..
Do hekuros këmishat e tua...
Do udhëtoj drejt një vendi terrorist me ty..
Do pres thonjtë mos të të lëndoj...
Do mësoj të dua mamin tënd,
Do votoj partinë tënde...
...Nëse kthehesh...
-Gerina-

Yevgeny Yevtushenko-MOS U ZHDUK


(Përktheu: Visar Zhiti)

Mos u zhduk... Duke u zhdukur nga mua,


e çmishëruar vetvetes ju zhduke.
Vetja jote kështu u tradhëtua
me pandershmëri prostitute.
Mos u zhduk... Të zhdukesh është lehtë,
të ringjallesh për tjetrin s’ka se si.
Vdekja të tërheq shumë thellë,
të vdesësh nuk është mënçuri.
Mos u zhduk. Harro hijen e tretë.
S’ka të tretë. Dy janë dashurive.
Bashkë do shkojmë në gjyqin e shenjtë,
kur gjaku t’na thërrasë për përgjigje.
Mos u zhduk... e kemi shlyer mëkatin,
fajtorë s’jemi ne, as damkosur.
Të denjë jemi unë dhe ti për të falur
në-mos-dashje ç’kemi plagosur.
Mos u zhduk. Të zhdukesh është çast,
por si do takohemi nëpër shekuj?
Ç’sozi kemi në botë, ti fantazmë
dhe unë? - Fëmijët tanë të qeshur.
Mos u zhduk. Jepma dorën tënde,
në të jam shkruar unë - i besoj sekretit.
Dashuria e fundit është e tmerrshme,
S’është dashuri, por frikë e humbjes së tjetrit.

Të falësh, nuk do të thotë të harrosh...!


|Ismail Kadare|

Injoranca si agresion kombëtar!


26/09/2017 11
10

Nga Brizida Gjikondi

Në Shqipëri disa e shpërendajnë injorancën, disa e pësojnë. Mbas viteve ’90, raportet janë
përmbysur në favor të kategorisë së parë. Tashmë në Shqipëri, gjyshërit janë më të lexuar, më
të mençur dhe më të heshtur se nipërit, ky është fakt.

“Asgjë nuk është më e tmerrshme se injoranca aktive”, shprehej Gëte, dhe kjo është mëse e
vërtetë. Injoranca aktive nuk luftohet më sulm ballor, ajo nuk e përballon dot diskutimin,
agresiviteti i saj në kësi rastesh është kriminal, një injorancë e sulmuar ballazi është një betejë
e humbur domosdoshmërisht për dijen. Injoranca luftohet vetëm me shpërndarjen e
strukturuar të dijes, dhe sidomos në mënyrë sistematike.

Arsimi shqiptar shpërndan injorancë, kurrikulat e arsimit, që nga fillorja deri në majë të
sistemit arsimor, janë paçavure të kopjuara dhe përkthyera keq, të pastudiuara, të pa lidhura
dhe strukturuara logjikshëm, nga viti në vit, nga brezi në brez, ndërkohë që në të gjitha
vendet e përparuara, të vetëdijshme se nga dija vjen mbijetesa cilësore e kombit, ka një
armatë të tërë, burrash dhe grash të mençura, që ulin të ndënjurat me vite të tëra, për të
përgatitur çdo libër shkollor, çdo lëndë, leksion dhe dije, si një hap kombëtar drejt mbijetesës
së vlerave. Dhe këto libra janë sintezë e dijes historike kombëtare, për së pari, por dhe
ndërkombëtare domosdoshmërisht. Ato nuk janë hall, siç janë librat dhe kurrikulat e
tanishme, që s’ka bir nëne që i kupton, ato janë akte të mirëfillta shkencore, psikologjike,
janë djepi i dijes së një kombi, por dhe varri i injorancës së tij.

Shqiptarët nuk lexojnë më, ndaj nuk kuptojnë më, ata tashmë janë qënie sipërfaqësore, që
hanë, pinë, rrinë dhe vegjetojnë, që e hapin ditën me lajme të gatshme, analistë dhe analiza të
blera, martesa injorantësh bujashumë, telenovela anadollake dijevrasëse, foto blogjesh
koketash truthara, vipa dhe vipesha të politikës shqiptare që përpiqen që me arrogancën e
zërit, makinat, rraqet firmato dhe ndërhyrjet plastike, të zhdukin kujtesën kolektive të
gjynaheve të tyre ndaj shqiptarëve. Tashmë injorantët me lekë, që janë dhe raca më e
rrezikshme e injorantëve, po tërheqin mbarë një popull prej hunde, drejt humnerës së
shfarosjes intelektuale. Raca e tyre ka kapur majat, në institucionet e arsimit, shkencës,
biznesit, medias, artit, politikës, ata mbajnë njëri tjetrin, dhe nuk u bëhet vonë për kombin.
Pazari i tyre është sa injoranca e tyre, i pakufi.

Burra, gra, vipa dhe vipesha shqiptare, mjafton t’i shohësh si rrinë të postuar nëpër karrige
zyrtare, si majmunë të shtriqur nëpër pemë, si flasin dhe diskutojnë me një fjalor që ka veç 5
fjalë, si plasin çantat firmato jo nën, por mbi tavolinat e shtetit si karshillëk dhe paradë
kotësish ndaj njëra tjetrës, dhe do kuptosh se ata, ato, nuk kanë, nuk dinë, nuk pyesin për
asnjë rregull sjellje në publik dhe shoqëri, dhe kjo ndodh se janë aty pikërisht se janë të tillë,
e të tilla. Eshtë epoka e tyre, epoka e frikshme e injorancës, e qënieve që nuk lexojnë, nuk
mendojnë, nuk kuptojnë, ndaj janë “guximtarë”.

Në televizione, përveç telenovelave turke, spanjolle dhe debateve mbllaçitëse televizive


(përherë korrekte në raport me mafien e kudogjëndur), rrallë mund të transmetohen emisione,
historike, kulturore, informuese, edukuese, letrare, gjeografike etj. etj., me vlerë kombëtare.
Vulgariteti, banaliteti dhe asgjëja tashmë kanë shtëpinë në Shqipëri. Dhe shteti zhurmëmadh
shqiptar s’ka asnjë plan, ose projekt, për këtë gjëmë kombëtare, gjëmë që në vetvete është
dhe koka e qelbit për gjithëçka që ndodh, pasi injoranca edhe pse është shterpë në vlera, është
tejet pjellore në sasi.

Një njeri i shtrenjtë për mua, me profesion Arkitekt, i thirrur një herë nga një vip shqiptar i
epokës sonë, për mobilimin e shtëpisë, kur i shpjegoi vipit që faqja e murit në krah të dritares,
që binte mbi kopshtin me pishinë, ishte idealja për të vendosur biblotekën, hasi në
kundërshtimin e prerë të vipit… “Çfarë Bibloteke thua…! Nuk dua fare bibliotekë, aty dua të
vendos një TV plazme të madh”, i tha vipi shqiptar i epokës tonë…. Idhulli i shqiptarit
mjeran të kohëve që do të vijnë. / Bota.al / Botuar me miratimin e autores.

Shqiptarët nuk lexojnë më, ndaj nuk kuptojnë më, ata tashmë janë qënie sipërfaqsore, që hanë,
pinë, rrinë dhe vegjetojnë, që e hapin ditën me lajme të gatshme, analistë dhe analiza të blera,
martesa injorantësh bujashumë, telenovela anadollake dijevrasëse, foto blogjesh koketash
truthara, vipa dhe vipesha të politikës shqiptare që përpiqen që me arrogancën e zërit, makinat,
rraqet firmato dhe ndërhyrjet plastike të zhdukin kujtesën kolektive të gjynaheve të tyre ndaj
shqiptarve. Tashmë injorantët me lekë, që janë dhe rraca më e rrezikshme e injorantëve, po
tërheqin mbarë një popull prej hunde drejt humnerës së shfarosjes intelektuale. Rraca e tyre ka
kapur majat, në institucionet e arsimit, shkencës, biznesit, medias, artit, politikës, ata mbajnë
njëri tjetrin, dhe su bëhet vonë për kombin, pazari i tyre është sa injoranca e tyre, e pakuf.

Tek pi duhan mes tymit flas menduar,


Sikur ne shekuj do mbetemi dy te marre, perjetesisht ne urrejtje te bashkuar,
Cuditerisht ne dashuri te ndare !!!

Politika është mjeti për njerëzit pa parime për të drejtuar njerëzit pa kujtesë.
| Volter |

The capitalist case against sexual harassment


How workplaces can rid themselves of pests and predators
Print edition | Leaders
Oct 21st 2017

“I CAME of age in the 60s and 70s, when all the rules about behaviour
and workplaces were different,” said Harvey Weinstein in response to
allegations of sexual harassment, by now dozens of them since the New
Yorker and New York Times published the first this month. The film
producer is an “old dinosaur learning new ways”, said a spokeswoman. Mr
Weinstein is reported to be seeking treatment for “sex addiction”.

A throwback who loves women too much, then; a sly old rogue who
doubtless holds doors open for women, too? Nonsense. What Mr
Weinstein is accused of was never acceptable. It has never been good form
to greet a woman arriving for a business meeting while wearing nothing
but an open bathrobe. His accusers say he made it clear that rebuffing his
overtures would harm their careers. Some accuse him of rape. American
and British police are investigating. Mr Weinstein has apologised for his
behaviour in broad terms. He denies engaging in non-consensual sex.

Not Safe For Women


Mr Weinstein is right, though, that workplace norms have changed over
the course of his career. When he turned 18, in 1970, many offices were a
“Mad Men”-style ordeal of leering eyes and roaming hands. When
the Harvard Business Review surveyed its readers in 1980 about
workplace sexual harassment, two-thirds of the men said it was “greatly
exaggerated”—as one had it, a non-issue whipped up by “paranoid women
and sensational journalists”. In a case brought in 1989 an American judge
ruled that being made to fish for quarters in her boss’s pocket, though
unpleasant, would not cause undue distress to any “reasonable woman”.

Such dismissiveness is rarer now (see article). Most men and women agree
that demanding sexual favours in return for a job or promotion is
harassment; likewise groping and other physical assaults. But disturbingly
many men are still blind to the way that personal remarks, lewd jokes and
the like can make a workplace hostile. Though most rich countries ban
sexual harassment at work, half of all women and a tenth of men say they
have suffered it at some point; hardly any make formal complaints. In poor
countries, the rate is surely higher, since women whose children are
hungry cannot plausibly quit a job with an abusive boss. No industry is
immune.

The key elements are power, misused by predatory men; impunity, as


those who could call a halt do not; and silence, as witnesses look away and
victims fear that speaking up will harm their careers. If firms are serious
about stopping harassment, they will need to tackle all three.

The allegations against Mr Weinstein are unusual only in degree, not kind.
Power in Hollywood is held by big-name producers and directors; their
ability to turn a script into a blockbuster buys the complicity of their
entourage. The unknowns desperate for their big break are easy prey. In
Silicon Valley investors and boards have a huge incentive to overlook bad
behaviour by men whose ideas can be worth billions. Star professors
attract research funding and help universities rise in global rankings;
graduate students rely on their references when scrambling for a job. The
internships and staff jobs that can launch a career in Washington or
Westminster are in the gift of politicians. Their only check is voters, who
may neither know nor care how badly they act behind closed doors.

Women in manual jobs are also vulnerable. When a hotel cleaner or


waitress is grabbed by a customer, her boss may look away rather than
lose a client. Multinationals that require their suppliers to keep premises
safe and root out slave labour are generally silent on sexual harassment.

The victims often suffer depression, anger and humiliation. Firms where
harassment happens are eventually harmed, too. Mr Weinstein’s studio
may be sued (see article). The company could even be destroyed by the
scandal. Even if one leaves aside all moral arguments—which one should
not—failing to deal with harassment is usually bad for business. Firms that
tolerate it will lose female talent to rivals that do not, and the market will
punish them. The costs of decency are trivial; the rewards to shareholders
are large.

Granted, there will always be star employees who wish to abuse their
power. But that power need not go unchecked. Firms should ask about
harassment in anonymous “climate surveys” to ensure that they get early
notice of problems. Making a complaint should be straightforward. It
should be handled quickly and proportionately. A first complaint about
unwelcome remarks or a creepily tactile style merits a warning. A man
who meant no harm will be mortified, and stop.
For the most serious cases, the law will be needed. Some are not fit for
purpose. British employment tribunals take a dim view of a woman who
waits more than three months to complain, and regard cordial
communications with her alleged harasser as undermining her case. But
neither delay nor politeness at work mean she is lying: it is rational to
worry about retaliation, and anyone who wants to keep her job cannot
sulk. Such obstacles to justice should be removed.

Firms need to take care that, in their zeal, they do not make matters worse.
The no-dating policies common in America are intrusive, useless and have
perverse consequences. People sometimes fall in love with colleagues.
When firms require one half of an office couple to quit, it is usually the
woman, who is typically younger and earns less. That is unfair. Likewise,
an atmosphere in which senior men are wary of mentoring young women
for fear of being misunderstood hurts women’s careers. Perfunctory anti-
harassment training, which is also common, can put employees’ backs up
and, if it uses absurd examples, can even make them less sympathetic
towards victims and less likely to see borderline cases as wrong.

Dinosaur-free zone
Until surprisingly recently, racist and homophobic remarks were rife in the
workplace. Now they are rare, and likely to be challenged by anyone who
hears them. If sexual harassment is to be stopped, it needs to be called out
in the same way—not just by the victims, but by all those who witness it.

This article appeared in the Leaders section of the print edition under the
headline "Sex and power"
You’ve seen th
Nuk jam aq i lumtur sa ju dukem
Mos u genjeni kur me shihni qe qesh !
Nata iken pa me dhene ate qe s'mundet
Dita vjen pa me sjelle ate qe pres !
Eshte nje loje ku s'dime ku jemi futur
Prej se ciles askujt nuk i iket !
Nata gellin si nje mashtrim i buku
Dita vjen po nuk pranon te me bindet !
Ju me shihni qe ec gjithnje i ngutur
Te kjo rruge qe ka vetem fillim
Nata iken pa me bere te lumtur
Dita vjen per inatin tim !!
*SKENDER RUSI *(Rruge pa kethim )
FRANZ KAFKA letër për FELICE BAUER
Tani mendoje pak, Felisia, se si do na ndryshonte martesa, se çfare do të fitonte dhe humbte
secili prej nesh. Unë do humbja vetminë time - përgjithësisht të tmerrshme - dhe do të të fitoja ty,
që të dua më shumë se gjithkënd tjetër në botë. Por ti do humbje jetën tënde të mëparshme, me
të cilën ishe thuajse tërësisht e kënaqur. Do humbje Berlinin, zyrën që do, miqtë e tu, kënaqësitë
e vogla, mundësinë për t'u martuar me një burrë të shëndetshëm, gazmor, të mirë, dhe për të
patur fëmijë të bukur e të shëndetshëm, që ti, po ta mendosh pak këtë gjë, i dëshiron shumë.
Dhe për t'i vënë kapakun kësaj humbje të pallogaritshme, ti do të fitoje një njeri të sëmurë, të
dobët, të pashoqërueshëm, fjalëpak, të trishtuar, të ngurtë dhe përgjithësisht të pashpresë.

Diçka mungon
Kam qejf t'i le foletë e mia,
Të shoh dikë në sy, të pres,
Të zhdukem fare nga shtëpia,
Diku të shtrihem e të vdes;
Të shkoj ku flasin me poetët
Veç zogjtë e pyllit domosdo.
Dikush mungon në këtë jetë,
Që të më thoshte: "Hajt, jeto!"
Igor Severjanini
Shqipëruar nga Dritëro Agolli

Ndërgjegja
Shpesh vetja të bëhet si ferrë
Nga ferra ndërgjegja s'del dot,
Sa ndodh ta vështrosh ndonjëherë
Dhe veten tënde me ndot.
Të flasësh me miq s'ke dëshirë,
T'i shash dhe armiqtë përton,
Nga vetja të vjen aq pështirë,
Sa s'dihet a rron, a nuk rron.
1994
#DriteroAgolli #LypesiIKohes #LexoDritero

Anda mungkin juga menyukai