Anda di halaman 1dari 2

Diagnostifikimi në të

ardhmen vetëm përmes


njohjes së fytyrës
2017-12-09 në ora 23:06
Është viti 2049 dhe jeni sëmurë. Në vend që të
shkoni te doktori – i cili është bërë një profesion i
vjetërsuar – nxirrni telefonin tuaj dhe bëni një
“selfie” diagnostikuese. Trillim? Shumë shpejtë do
të jetë një fakt; shkencëtarët kanë hartuar një
model kompjuterik që saktësisht parashikon
shëndetin tuaj bazuar në formën e fytyrës suaj.
Një model kompjuteri i njohjes së fytyrës mund të
parashikojë me saktësi BMI-në tuaj, yndyrën e
trupit dhe presionin e gjakut, tregon hulumtimi.
Dr. Ian Stephen, nga Universiteti Macquarie në
Sydney, Australi, dhe kolegët e tij kanë përdorur
analiza të formës së fytyrës për të zbuluar saktë
shënuesit e shëndetit fiziologjik në më shumë se
270 individë të etnive të ndryshme, transmeton
Gazeta Shneta.
“Ne kemi zhvilluar një model kompjuteri,” shpjegon
Dr. Stephen, “që mund të përcaktojë informacionin
për shëndetin e një personi thjesht duke analizuar
fytyrën e tyre, duke mbështetur idenë se fytyra
përmban shenja të vlefshme dhe të dukshme për
shëndetin fiziologjik”.
Gjetjet tani janë publikuar në revistën “Frontiers in
Psycology” dhe ato e bëjnë idenë e një super-
mjeku të përmirësuar në kompjuter, truri i të cilit
është optimizuar për diagnostikimin e
përsosur./Gazeta Shneta/

Anda mungkin juga menyukai