www.altax.al
altax@altax.al
Datë 25.03.2018
Tiranë, Shqipëri
PËR REDUKTIMIN E TVSH-SË NË SEKTORIN ELEKTROENERGJETIK
ALTAX CENTER
Studime Fiskale Shqiptare
Acknowledgment
(ENGLISH) ALTAX CENTER is an Albanian think-tank initiative aiming at a new approach to Albanian-European fiscal
and economic policy. The primary goal is to promote education in taxation, help and assist the taxpayers and
interested parties(students, field experts, civil servants) with the proper expertise. On the other hand, the
cooperation with the academics and fiscal experts helps to expand and create a comprehensive audience in help of
increasing of fiscal capacities in Albania and Kosovo. One of our key goals is to achieve a more efficient and less
complex tax system for all. Our comments and recommendations on tax issues are made solely in order to achieve
this aim; we are an entirely apolitical organization. ALTAX Center is founded to help, increasing the knowledge and
education about the implementation in the right way of fiscal policies and public finances management. We are
organized and work based on the principle “Right from the start”.
WE HELP YOU TO PAY TAXES.WE HELP YOU NOT TO PAT BRIBE FOR TAXES!
Për ta ditur
(ALBANIAN) Qendra ALTAX është një nismë studiuesish shqiptarë me synimin e një qasje të re në ndihmë të
politikës fiskale dhe ekonomike shqiptare me qasje drejt politikës fiskale evropiane. ALTAX është një qendër
studimore fiskale dhe punon që të rritë mirëkuptimin e qeverisë dhe publikut për çështje të lidhura me
ndershmërinë e sistemit ekonomik, fiskal ne shoqërinë civile ne Shqipëri, si dhe kryerjes së shërbimeve publike
vendore dhe qendrore të duhura dhe të qëndrueshme. ALTAX përfaqëson një qendër kërkimore të pavarur fiskale,
në rolin e një komentatori të financave publike, politikës fiskale, ligjit tatimor, edukimit fiskal, politikave sociale dhe
pabarazive sociale në shpërndarjen e mirëqenies duke vlerësuar zhvillimin e politikave me qëllim promovimin e
zhvillimit në Shqipëri të krahasuara me vendet në rajon dhe botë.
Shpërndarja nga
Aurela Gjokutaj
Qendra ALTAX
Opinion
Dokumenti është përgatitur nga ekspertët e ALTAX, në serinë e përmbledhjeve tematike, me synimin që të kthehet në një burim
diskutimi për gjithë të interesuarit, ose për ta përdorur në funksion të diskutimeve dhe analizave të politikave për shpërndarjen
e barrës tatimore dhe zbatimin në praktikë në kuadër të politikës decentralizimit dhe forcimit të financave lokale.
Autorësia është e ©ALTAX.
Cilido që do të përdorë të dhëna apo pjesë nga ky botim, është i detyruar të shënojë autorësinë si referencë në publikimet që do
të përdorë.
Dokumenti gjendet te faqja në internet www.altax.al
Nëse keni kërkesa apo pyetje dërgojini te altax@altax.al
Pyetja kryesore është se si ekonomia dhe konsumatorët nga njëra anë dhe buxheti nga ana tjetër do të
ndryshojnë sjelljen e tyre në përgjigje të futjes së shkallës së reduktuar të TVSH-së.
Çdo ndryshim në regjimin e TVSH-së do të ketë pasoja më të gjera ekonomike (mbi aktivitetin ekonomik,
punësimin, shpërndarjen e të ardhurave etj.). Analiza e kujdesshme ekonomike mund të ndihmojë në
shmangien e ndikimeve të padëshiruara.
Futja e shkallëve të shumta të TVSH-së nënkupton një rritje jo të papërfillshme në barrën e kostove
administrative dhe të pajtueshmërisë së firmave përkatëse.
Megjithatë, si një përvojë që duhet konsideruar një numër i Vendeve Anëtare të BE tashmë kanë një
përvojë në përdorimin e shkallëve të reduktuara të TVSH-së, kryesisht për të promovuar produkte
mjedisore.
Opinioni merr në konsideratë komente mbi propozimet e munguara me studime për reduktimin e shkallës
standarte të TVSH në sektor si dhe mendime mbi kompensimin në buxhet të TVSH-së së munguar nga ulja
duke marrë në konsideratë edhe konsumatorin bazë dhe industrinë
Hyrje
Për këtë temë në një trajtim të përgjithshëm ekzistojnë një numër konsideratash që meritojnë
vëmendje kur nisemi të përfshijmë edhe përdorimin e instrumentit të TVSH-së për qëllime
ekonomike, konsumatore dhe vlerësimin e ndikimit të tij potencial në buxhetin e shtetit.
Zbatimi i shkallës së reduktuar të TVSH-së kërkon një dallim të qartë midis produkteve që vijnë
nga energjia 100% e pastër dhe me ndikim minimal mjedisor, nga ajo energji që ka edhe
implikime mjedisore.
Nisur nga përvoja ndërkombëtare, reduktimi i TVSH për produktet bazë, energjinë elektrike e
produktet energjetike rekomandohet të kryhet nëse fillimisht marrim në konsideratë nivelin e
ndikimit në (a) konsumin e përgjithshëm dhe ndikimin në xhepat e konsumatorëve (b) në
prodhimin kombëtar, dhe (c) të ardhurat buxhetore.
Në këtë drejtim ne duhet të shqyrtojmë efektet e një ulje të përkohshme të TVSH, duke
identifikuar tre efekte të mundshme:
- një efekt në të ardhurat dhe në individët e bizneset, që përfitojnë nga një kosto më e ulët gjatë
periudhës së reduktimit, të TVSH;
- një efekt që zëvendëson humbjen e buxhetit për të ardhurat e TVSH së reduktuar me të ardhura
nga tatimet mbi kapitalin dhe taksa të tjera konsumi;
- një efekt mbi konsumin dhe prodhimin ekonomik, pasi njerëzit blejnë mallra gjithnjë e më
shumë gjatë periudhës që ka ulje të përkohshme të TVSH, pasi me uljen e shkallës së TVSH edhe
çmimet do të jenë në ulje.
Nëse përpiqemi të gjejmë referenca në vendet e rajonit, përveç Greqisë nuk gjen aplikim të
shkallëve të reduktuara të TVSH në asnjërin prej fqinjëve të tjerë me Shqipërinë, si në prodhim
dhe tregtim, po ashtu edhe në furnizim dhe shpërndarje.
Por, ndërkohë nëse shikojmë në hartën tatimore energjetike europiane vërehet, se:
Britania e Madhe zbaton 5% TVSH për furnizimin e energjisë, instalimet për eficiencë energjie
(75% ulje nga shkalla standarte).
Franca zbaton 5.5% TVSH për prodhimin dhe furnizimin me energji të rinovueshme (72.5% ulje
nga shkalla standarte).
Greqia zbaton 13% TVSH për furnizimin me energji (54% ulje nga shkalla standarte).
Irlanda zbaton 13.5% TVSH për furnizimin e energjisë për ngrohje dhe ndriçim (42% ulje nga
shkalla standarte).
Italia zbaton 10% TVSH për produktet energjetike (55% ulje nga shkalla standarte).
Luksemburgu zbaton 8% TVSH për furnizimin me energji (53% ulje nga shkalla standarte).
Malta zbaton 5% TVSH për për furnizimin me energji (73% ulje nga shkalla standarte).
Nga eksperienca dhe statistikat në këto vende, ulja e TVSH-së së energjisë në raport me shkallën
standarte ka rezultuar me një shtim të konsumit nga 0.2 te 0.4 % e PBB, i cili duhet thënë se nuk
është reflektuar menjëherë pas aplikimit të uljes së TVSH, por për një periudhë >1 vjeçare.
2. A është ky vendim politik i dëmshëm për buxhetin dhe stabilitetin e tij?
Nëse nisemi nga programi i qeverisë 2013-2017 në lidhje me energjinë, zotimi që:
mund të konfirmohet se është arritur, për sa kohë kompensimi nga buxheti për familjet e varfëra
arrin te 12.5 milion euro në vit (500 lekë/muaj).
Duke analizuar për hapësirën e mundshme për të realizuar uljen e çmimit pa ndikuar mbi tarifat,
opinioni merr në konsideratë efektin te familjarët, te bizneset, te buxheti dhe në ekonominë
shqiptare.
Konsumatori familjar mban një peshë gjithsej te 40% e gjithë TVSH-së së buxhetit.
Sektori i energjisë mban një peshë sa 3% e gjithë TVSH së buxhetit të shtetit.
Nisur nga këto fakte fiskale, efekti kryesor nëpërmjet politikës fiskale së uljes së TVSH synon që
të shërbejë për rishpërndarjen e të ardhurave nga të pasurit te të varfërit nëpërmjet
rishpërndarjes së fuqisë blerëse, edhe pse nuk është ky i vetmi instrument i politikës që ndikon
në këtë kontekst.
P.sh. në vitin 2017, çmimi për konsumatorin familjar është 9.5 lekë/Kwh (me TVSH 20%). Nëse heqim
TVSH, atëherë çmimi pa TVSH është 7.9 lekë/Kwh dhe TVSH është 1.6 lekë/Kwh. Për një konsum mujor
prej 300 Kwh, TVSH i kushton çdo familje 480 lekë. Kjo shumë për familjet në nevojë rimbursohet nga
buxheti i shtetit.
Ulja e TVSH me të paktën 5% për një konsum mujore prej 300 Kwh/muaj përkthehet në një ulje të TVSH
në vlerën 120 lekë në muaj. Për një konsum te 600 Kwh/ muaj, efekti i uljes arrin te 240 lekë në muaj.
TVSH që përfitohet çdo muaj nga ulja e çmimit me 4.6% nga gjithë familjarët në Shqipëri nga
faturimet është deri 170 milion lekë, që përkthehet në pothuajse 35 milion lekë TVSH nga tatimet
më pak në buxhet për çdo muaj (420 milion lekë/vit ~ 3.2 milion Euro/vit).
Për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 35Kw, çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 9.5
Lekë/Kwh, ndërsa çmimi në pik është 10.93 lekë/kwh.
P.sh. Ulja e TVSH-së në faturat e bizneseve do të thotë një kosto e ulur e çmimeve të shitjes së produkteve
dhe shërbimeve të tyre me të paktën sa 5% e TVSH-së së reduktuar të çmimit të energjisë. Për një biznes
që konsumon 3.000 Kwh në muaj, ulja do të ketë një ndikim në shpenzimet e tyre me të paktën 1200 lekë/
muaj (14.4 mijë lekë/vit ~ 110 Euro/vit).
TVSH që përfitohet çdo muaj nga ulja e çmimit me 4% nga gjithë bizneset dhe buxhetorët në
Shqipëri nga faturimet është deri 90 milion lekë, që përkthehet në pothuajse 20 milion lekë TVSH
nga tatimet më pak në buxhet për çdo muaj (240 milion lekë/vit ~ 1.8 milion Euro/vit1).
Për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 20 kv çmimi i shitjes së energjisë është 11 lekë/Kwh,
ndërsa çmimi në pik është 12.65 lekë/Kwh. Tarifa e aksesit të shpërndarjes për klientët e lidhur
në nivelin e tensionit 20kV është 3.9 lekë/Kwh.
TVSH që përfitohet çdo muaj nga ulja e çmimit me 4% nga gjithë bizneset dhe buxhetorët në
Shqipëri nga faturimet është deri 80 milion lekë, që përkthehet në pothuajse 15 milion lekë TVSH
nga tatimet më pak në buxhet për çdo muaj (180 milion lekë/vit ~ 1.3 milion Euro/vit).
Për gjithë kategoritë e klientëve më lart, nëse TVSH ulet jo me 5%, por me 10% llogaritjet janë sa
dyfishi i përfitimeve të vlerësuara.
Nga ana tjetër, provat tregojnë se ne disa raste elasticiteti i zëvendësimit të një efekti ndikues
midis produkteve brenda një grupi produktesh mund te jete shume me i madh. Të dhënat mbi
elasticitetet janë të pakta gjithsesi dhe ato duhet të trajtohen me kujdes. Në tregjet më dinamike
se Shqipëria me ritme të larta të inovacionit, ndikimi i reduktimit të TVSH-së është kryesisht për
të ta bërë tregun më të nxitur për të ecur përpara dhe ndikon në depërtimin në treg të
marëdhënieve të reja dhe më të vlefshme edhe për konsumatorin
1
Kjo vlerë llogaritet se nuk hyn në llogarinë e tatimeve, për arsye të uljes me 5% e TVSH-së së shitjes nga ana e
OSHEE, d.m.th. nga shitje me TVSH 20% do të bëhet në shitje me TVSH 15%. Kjo logjikë përdoret edhe për
konsumatorët e kategorive të tjera (jobuxhetore dhe buxhetore).
2.2. Efektet e llogaritura për ndikimin në buxhet
Nga ulja me të paktën 5% prej shkallës standarte të TVSH (20%), në buxhet llogaritet se do të
hyjnë më pak deri 6.3 milion Euro/vit nga TVSH e brendshme (DPT) dhe deri 7 milion euro TVSH
nga blerjet e importit, me një ndikim negativ në buxhet deri 13.3 milionë euro në vit, apo 1.4%
në të hyrat nga TVSH gjithsej në buxhet2. Në këto llogaritje përfshihet gjithë sektori i
elektroenergjisë (Gjenerim, transmetim dhe shpërndarje)
Në rastin e një ulje me 5% më pak nga shkalla standarde e TVSH (20%) për gjenerimin e energjisë
në sektorin publik dhe privat (KESH dhe HEC private) do të kemi një përmirësim të cash flow për
blerësin e energjisë (OSHEE) së prodhuar me 5%, të cilët do të ulin ekspozimin e saj përballë riskut
të mungesës së parasë gjendje, si ndodh në rastet kur OSHEE del në treg për të blerë energji nga
tregu.
Ulja e çmimeve me të paktën 5% për shumë nga produktet do të thotë një rritje e konsumit me
të paktën 0.5% nga niveli aktual. Ndërsa, në versionin më pesimist, ku nuk do të ketë efekt ulje
çmimesh nga bizneset, atëherë do të kishim një disponibilitet më të madh të parasë si dhe
rimarrje investimi dhe akumulim kapitali në llogaritë e pronarëve të bizneseve, veçanërisht
konsumatorëve të mëdhenj, si: miniera, prodhime të ndryshme për eksport, ndërtim, shërbime
akomoduese dhe sociale etj.
Faktet për shkallën në të cilën normat e reduktuara të TVSH-së 'kalojnë' tek konsumatorët e
fundit, dhe kështu të çojnë në çmime proporcionalisht më të ulëta të produkteve, është mjaft të
përziera dhe te diskutueshme. Dëshmia empirike, si dhe pritjet midis palëve të interesuara
tregojnë shembuj të shumtë që efekti transferues i nxitjeve fiskale kalojnë '' jo të plota '' te biznesi
i vogël apo konsumatori final.
Për produktet dhe shërbimet, të cilat zakonisht argumentohen nga profesionistët, efektiviteti i
një shkalle të reduktuar të TVSH-së mund të rritet duke aplikuar shkallën e reduktuar jo vetëm
për produktin. Në disa sektorë, konservatorizmi ndërmjet shitësve dhe politikës nxitëse mund të
jetë një pengesë e rëndësishme, duke nënvizuar nevojën për shoqërimin e masave promovuese,
duke vendosur në mënyrë specifike në shënjestër shitësit me pakicë dhe konsumatorët bazë.
2
Referencë e hyrjeve të TVSH në buxhet është marrë viti fiskal 2016
3. Pritshmëri bazuar te përvojat e kaluara politikëbërëse
Nëse për konsumatorët efekti i uljes së çmimit është direkt me të paktën 0.4 lekë/kwh, për
bizneset nuk mund të thuhet me siguri nëse do të reflektojnë uljen e çmimit te produktet dhe
shërbimet e tyre.
Nisur nga përvoja të kaluara për ulje apo heqje të shkallës së TVSH për aktivitete dhe sektorë
ekonomikë specifikë (barnat, edukimi, media), llogaritet se konsumi nuk do të ketë efekte kaq të
ndjeshme te të ardhurat familjare në periudha afat-shkurtra, pasi shumë konsumatorë do të
kërkojnë të marrin masat e tyre për tu mbrojtur nga efekte inflacioniste të të ardhmes, por edhe
për shkak të prezencës ende me ndikim të ekonomisë informale dhe qarkullimit monetar jashtë
bankave.
Nëse shkalla e TVSH-së për energjinë do të ulej me të paktën 5% më pak nga sa është aktualisht
shkalla standarte e TVSH-së (20%), atëherë nga buxheti do të kërkohej si kompensim që TVSH të
shtrihej mbi produkte dhe shërbime te pataksuara deri me sot me TVSH (shërbime financiare dhe
bujqësia), të cilët duhet të taksohen për të ruajtur nivelin e të ardhurave.
Disa sektorë ekonomikë janë të përjashtuar nga TVSH, sipas një praktike mbarëbotërore,
p.sh. sektori i shërbimeve financiare. Edhe pse në fakt vitet e fundit, shtete te caktuara kanë
aplikuar apo po e diskutojnë që edhe këto shërbime të jenë pjesë e skemës së TVSH.
në rastin e reduktimit të TVSH për energjinë, për një periudhë të kufizuar kohore, efekti
do të ishte me ndikim nxitje për industrinë në veçanti dhe për ekonominë në tërësi, me
të paktën 0.2% rritje të PBB-së. Por edhe për familjarin ky ndikim në çmimin e blerjes do
të vijonte për sa kohë tregu nuk është liberalizuar ende.
për mallrat bazë në konsum, ndikimi i zvogëlimit të TVSH-së do të varet nga ndryshimet
në modelet mbi përdorimin me efikasitet nga tregtia e shërbimet, por edhe ndërtimi dhe
prodhimi të kostos së ulur në fazën finale të shërbimeve dhe mallrave për konsumin në
tregun e brendshëm dhe atë konkurrent nëpërmjet eksporteve.
ALTAX, 2018
PËR REDUKTIMIN E TVSH-SË NË
SEKTORIN ELEKTROENERGJETIK
ALTAX CENTER
Studime Fiskale Shqiptare
Nr. 2018/03/04
www.altax.al
altax@altax.al