Anda di halaman 1dari 9

Detyra për portofolin, klasa e parë

Kur nxënësit arrijnë të vetëvlerësojnë punën dhe të nxënët e tyre, themi se kemi arritur të realizojmë një
mësimdhënie efektive.

Vetëvlerësimi dhe vetëreflektimi nuk kryhen në fund të kapitullit, të gruptemave apo pas marrjes së disa
notave. Ato janë procese që ndodhin në mënyrë të vazhdueshme. Nxënësit duhen mësuar si t’i fitojnë dhe
t’i zhvillojnë “aftësitë reflektuese të mendjes”. Prandaj, mbajtja e portofolit është mënyra më e mirë për ta
bërë këtë.

Karakteristikat e portofolit të të nxënit:


• reflekton rezultatet e identifikuara të nxënësit bazuar në pritshmëritë e RN (rezultateve të të
nxënit) të kurrikulës;
• përqendrohet në përvojat e të nxënit të nxënësve të bazuara në performancë, si dhe në
përvetësimin e kompetencave kyç (njohurive, aftësive dhe qëndrimeve);
• përmban shembuj të punës që shtrihet gjatë gjithë vitit shkollor dhe jo në disa ditë të shkëputura
të vitit;
• përmban produkte të punëve të nxënësve që përfaqësojnë një shumëllojshmërirezultatesh për t’u
vlerësuar;
• përmban një shumëllojshmëri të modeleve të punës dhe vlerësime të kësaj pune nga vetë nxënësit,
shokët, mësuesit e tjerë, prindërit etj.
Për të realizuar vlerësimin e portofolit mund të ndiqen disa mënyra si më poshtë.
• Nxënësit mund të paraqesin të gjithë portofolin ose pjesë të tij.
• Në disa raste nxënësit mbrojnë punën e tyre.
• Në raste të tjera, nxënësit i shfaqin punimet e portofolit të tyre në formë ekspozite.
• Në raste të tjera nxënësit zhvillojnë një pjesë të portofolit të tyre duke reflektuar interesat individuale
akademike apo të karrierës.
Gjatë orës së portofolit mësuesi/ja është e lirë të zgjedhë mënyrën më efikase për t’u dhënë nxënësve
mundësinë e prezantimit të portofolit të tyre. Kështu mund të bëhet dhe një alternim mënyrash vlerësimi pasi
vetëm një orë nuk mjafton për t’i paraqitur punët e të gjithë nxënësve të klasës.