Anda di halaman 1dari 21

UNIVERSITETI I SHKODRËS “LUIGJ GURAKUQI”

FAKLUTETI I SHKENCAVE TË EDUKIMIT


DEGA: GJUHË - LETËRSI

KONTRIBUTI I MIHAL GRAMENOS NË LETËRSINË DHE


ÇËSHTJEN KOMBËTARE SHQIPTARE

PUNIM DIPLOME

PUNOI: PRANOI:

Shkodër, 2015
MIRËNJOHJE

2
TABELA E PËRMBAJTJES:

MIRËNJOHJE...............................................................................................................................2
HYRJE............................................................................................................................................4

KAPITULLI I – JETA DHE VEPRIMTARIA LETRARE E MIHAL GRAMENOS


II.1. Jeta...........................................................................................................................................5
II.2. Veprimtaria letrare...................................................................................................................6

KAPITULLI II – VEPRAT E MIHAL GRAMENOS SIPAS FUSHAVE TË LËVRIMIT


II.1. Publicistika...............................................................................................................................9
II.2. Vjershat..................................................................................................................................12
II.3. Dramat...................................................................................................................................13
II.4. Proza tregimtare.....................................................................................................................14

PËRFUNDIME............................................................................................................................19
LITERATURA.............................................................................................................................20

3
HYRJE

Mihal Gramenoja, Heroi i Popullit, është një ndër shkrimtarët dhe publicistët e përkushtuar e të
talentuar të letërsisë dhe publicistikës shqiptare, ai është një ndër figurat e kulluara të
atdhetarizmit shqiptar, i cili gjithë energjitë e veta i’a kushtoi luftës për liri e demokraci të
popullit tonë.

Dëshira për t’ia dhënë lexuesit sa më të plotë e sa më shkencore jetën e atdhetarit Grameno e
vlerat e veprës së tij letrare e publicistike dhe mungesa e punimeve të ngjashme, më shtyu të
realizoj këtë punimin shkencor të hartuar në kuadër të përfundimit të studimeve të shkollës së
lartë. Do të njihemi me publicistikën, vjershat, dramat dhe prozat tregimtare edhe pse jam
munduar ti pwrfshij tw gjtiha, sigurisht qw ky punim nuk mund tw quhet i plotw. Uroj qw nw tw
ardhmen figura e Gramenos, tw sillet pranw lexuesit sa mw e plotw.

Madhështia e figurës të Grameons në dobi të çështjes kombëtere është lidhur pazgjithshmërisht


dhe me veprimtarinë e tij publicistike. Ai drejtoi personalisht gazetat “Lidhja Orthodhokse”
(1909-1910) dhe “Koha” (1911-1926), të cilat me punën dhe talentin e tij kanë zënë një vend
nderi në historinë e gazetarisë shqiptare të Rilindjes dhe të Pavarsisë. Vlerat e shquara të kësaj
veprimtarie letrare e publiçistike do mundohem ti sjell para lexuesit përmes këtij punimi, sado
përciptash.

Stili plot thjeshtësi dhe ndjenjë njëkohësisht i Gramenos, admirohet edhe sot prej lexuesit.
Tregimi i ngjarjeve, pajisja e pjesës me detaje interesante, si dhe përshkrime, i japin një farë
vlere artistike krijimit të Gramenos, një shije që të bën të mendosh e të lexosh midis rreshtash. Ai
u përpoq që, me disa momente të caktuara historike, të japë analogji në krijimet e tij, si për
shembull, shkrimi dhe botimi i veprës në fjalë gjatë kohës kur propaganda greke kishte mprehur
hushtat kundër gjuhës shqipe dhe veprimtarëve të lëvizjes për çlirim kombëtar.

Mihal Grameno mbetet një nga zërat e veçantë në letërsinë shqipe, për nga modeli që ndoqi,
format e reja që dha e kultivoi në këtë letërsi, për prodhimtarinë e tij në pothuaj çdo zhanër, duke
nisur nga poezia, novela, pamfleti, romani, drama, komedia, kujtimet etj.

4
KAPITULLI I

JETA DHE VEPRIMTARIA E MIHAL GRAMENOS

I.1. Jeta

Mihal Gremeno lindi më 1872 në Korçë, në familjen e një tregëtari të vogël. Mbasi bëri atje
mësimet e para në shkollën fillore greqishte, akoma fëmijë, për nevoja ekonomike, Mihali u
shtrëngua të marrë udhën e kurbetit. Më 1885 shkoi në Rumani1. Atje, në kontakt me Nikolla
Naçon, hyri shpejt në lëvizjen patriotike dhe, katër vjet më vonë, u bë sekretar i shoqërisë
“Drita” që drejtonte Nikolla Naço dhe ku merrnin pjesë përfaqësuesit e shtresave më të varfëra të
emigrimit shqiptar. Autodidakt, Mihali e shtoi atëherë horizontin e kulturës dhe nisi të botojë
vjersha e artikuj në shtypin e kohës. Te vjersha “Vdekja”, ai shkruan më 1903, se me “armët e
trimërisë në dorë” do “të vdesë për flamurë e Shqipërisë”2.

Mihali e priti me entusiazëm formimin më 1905 në Manastir të Komiteti Shqiptar Kryengritës, e


nuk i’u durua gjersa u njoh me themeluesin e atij Komiteti, Bajo Topullin, dhe vëllanë e këtij,
Çerçizin. Më 1907 bëri pjesë në çetën e Çerçizit dhe luftoi e propagandoi nëpër krahinat e
Vlorës, të Gjirokastrës dhe Korçës. Me shpalljen e Hyrjetit më 1908, çetat shqiptare i lanë armët
dhe patriotët zbritën nëpër qytet, ku nisën me vrull luftën legale3. Po vala e reaksionit turk rifilloi
shpejt. Mihali ishte atëherë në ballë të veprimtarisë patriotike në Shqipëri dhe njohu disa herë
burgun.

Pas çlirimit të vendit, Gramenoja e vazhdoi po me atë forcë luftën për përforcimin e pamvarësisë
shqiptare kundër armiqve të jashtëm dhe të brendshëm. Vitet 1915-1919 i jetoi në Amerikë dhe

1
Dhimitër Shuteriqi, Koço Bihiku, Mahir Domi, Vehbi Bala, Ziaudin Kodra dhe Zihni Sako, “Historia e letërsisë
shqipe”, V.II. Tiranë, 1959. Fq, 537.

2
Kalendari kombëtar, 1903. Fq, 119.

3
Robert Elsie, “Historical Dictionary of Albania”, Second Edition, United Kingdom, 2010. Fq, 170.

5
bëri një punë të palodhur në lëvizjen patriotike të shqiptarëve të atjeshëm4. Ai i përfaqësoi
shqiptarët e Shteteve të Bashkuara si delegat për të siguruar të drejtat e popullit tonë nga
Konferenca e Paqës në Paris. Gramenoja ka meritën e madhe ta ketë kuptuar rëndësinë e
Revolucionit të Tetorit për botën dhe të ketë mbrojtur me zjarr shtetin e ri kundër ndërhyrësve
imperialistë. Pështjellimi politik që eksistoi në Shqipëri në vitet 1920-1924, e bëri ta humbasë
toruan dhe ta heqë besimin nga forcat demokratike të vendit. Ai humbi perspektivën, u bë
fatalist, ra pas alkolit dhe u sëmur. Mihali u pajtua me gjendjen e krijuar në Shqipëri kur Zogu
mori fuqinë dhe vdiq më 1931 i lodhur e i dëshpëruar.

I.2. Veprimtaria letrare

Veprimtaria letratre e Gramenos pushton një çerek shekulli (1900-1925) dhe është e gjerë:
publicist, poet, dramaturg, novelist etj. Ai drejtoi disa gazeta dhe botoi një sërë librash. U njoh
veçanërisht në fushën e gazetarisë dhe çeli rrugë më ndonjë gjini letrare.

Krijimet e para letrare e publicistike të Mihal Gramenos panë dritën e botimit në fillim të shek.
XX. Hartoi këngë patriotike, disa prej të cilave, si “Për mëmëdhenë”, “Lamtumirë”, “Uratë për
liri” u përhapën gjerësisht në popull. Është ndër nismëtarët e dramaturgjisë e të prozës (sidomos
novelës) së gjatë shqipe. Shkroi novelat “Oxhaku” (1904-1905), “Varri i pagëzimit” (1909) dhe
“E puthura” (1909), në të cilat gjeti pasqyrim me nota sentimentaliste jeta e përfaqësuesve të
vegjëlisë, me brengat e saj të përditshme5.

Fusha ku spikati talenti i Mihal Gramenos është publicistika. Bashkëpunoi me disa organe, por
shumicën e shkrimeve e botoi në gazetat “Lidhja ortodokse” (1909-1910) dhe “Koha” (1911-
1926), të cilat i drejtoi vetë6. Shkrimet e tij publicistike shquhen për idetë demokratike dhe

4
Dhimitër Shuteriqi, Koço Bihiku, Mahir Domi, Vehbi Bala, Ziaudin Kodra dhe Zihni Sako, “Historia e letërsisë
shqipe”, V.II. Tiranë, 1959. Fq, 538.

5
Po aty.

6
Robert Elsie, “Historical Dictionary of Albania”, Second Edition, United Kingdom, 2010. Fq, 171.

6
frymën luftarake. Mihal Grameno luftoi me këmbëngulje kundër shovinizmit fqinj dhe politikës
osmanizuese të xhonturqve.

Në përgjithësi novelat e tij kanë natyrë sentimentale. Tek ato gjejmë përpjekje për të krijuar
mjedise të besueshme shqiptare dhe personazhe nga klasat e shtresat e ndryshme të shoqërisë
sonë të asaj kohe. Ka botuar dy vepra dramatike: komedinë “Mallkimi i gjuhës shqipe” (1905)
dhe dramën “Vdekja e Pirros” (1906), të dyja të shkruara në vargje7. Komedia “Mallkimi i
gjuhës shqipe” trajton luftën e atdhetarëve shqiptarë kundër klerit reaksionar grek dhe
elementëve grekomanë; te “Vdekja e Pirros” trajtohet kthimi i Pirros fitimtar nga Italia dhe
vrasja e tij me të pabesë. Veprat dramatike të Gramenos vuajnë nga fragmentizmi dhe mungesa e
veprimit. Megjithatë së bashku me veprat dramtike të Çajupit e të Fan Nolit, ato i çelën rrugën
dramaturgjisë shqiptare.

Grameno shkroi edhe vjersha të cilat i botoi më 1912, të përmbledhura në librin me titull
“Këngëtore shqipe – Plagët”. Poezia atdhetare e Gramenos u bëri jehonë të drejtpërdrejtë
ngjarjeve të vrullshme që do të sillnin Pavarësinë e Shqipërisë. Vjersha “Për Mëmëdhenë” u bë
një këngë e famshme atdhetare.

Është nga publiçistët në zë të Rilindjes e të periudhës që pasoi, i cilësuar si një nga pamfletistët
më të njohur të së kaluarës. Shkrimet e tij publiçistike u vunë drejtpërdrejtë në shërbim të
çështjes kombëtare. Drejtoi gazetat “Lidhja orthodhokse” (1909-1910) botoheshin në Shqipëri
dhe diasporë, si “Lidhja ortodokse” në Korçë, “Përlindja e Shqipërisë” në Vlorë dhe “Koha” në
SHBA (1911-1926), me disa ndërprerje, “Drita” në Sofje, në të cilat botoi artikuj, prozë, poezi
dhe drama8.

Shkrimet publicistike të Mihal Gramenos shquhen për frymën popullore, për patosin luftarak,
ironinë e sarkazëm therëse. Mihal Grameno mbetet në letërsinë shqiptare, në radhë të parë, si
publicist. Shkrimet e tij dhanë ndihmesë në krijimin e novelës e të dramës. Është ndër autorët e

7
Dhimitër Shuteriqi, Koço Bihiku, Mahir Domi, Vehbi Bala, Ziaudin Kodra dhe Zihni Sako, “Historia e letërsisë
shqipe”, V.II. Tiranë, 1959. Fq, 539.

8
Po aty. Fq, 541.

7
parë që solli në letërsi në mënyrë të gjerë, personazhe nga shtresat e varfëra të shoqërisë
shqiptare.

Veprimtaria publicistike e Mihal Gramenos ndahet në katër etapa:

1) Etapa e parë: Krijimtaria publicistike, që përfshin harkun kohor të viteve 1905-1912, ku


përqendrohen lëvizjet për çlirim kombëtar.
2) Etapa e dytë: Përfshin shkrime publicistike të viteve 1913-1920, boshtin e së cilës e
përbën problemi i ruajtjes së tërësisë tokësore të shtetit shqiptar dhe ai i rifitimit të
pavarësisë së humbur gjatë kohës së pushtimit të ushtrive ndërluftuese të Luftës së Parë
Botërore.
3) Etapa e tretë: Përfshin veprimtarinë publicistike të viteve 1921-1924, në qendër të së
cilës trajtohet tema e demokratizimit të shtetit shqiptar si dhe konsolidimi i tij.
4) Etapa e katërt: Përfshin shkrimet publicistike të viteve 1925-1930, kohë në të cilën
Grameno hedh bazat e letërsisë dokumentare dhe shkrimit të kujtimeve me shkrimin dhe
përgatitjen për botim të vëllimit “Kryengritja Shqiptare”, gjithashtu kjo mund të quhet
edhe etapa e rënies ideore të Gramenos.

8
KAPITULLI II

VEPRAT E MIHAL GRAMENOS SIPAS FUSHAVE TË LËVRIMIT

II.1. Publicistika

Me Gramenon kemi rastin të njohim edhe një tjetër nga publicistët më të shquar të Rilindjes dhe
të viteve të para të shtetit të pamvaruar shqiptar. Shkrimet publicistike të tij i dallon rryma e
pastër dhe luftarake patriotike, si dhe ndjenjat demokratike që e frymëzonin autorin. Mihali
drejtoi gazetat “Lidhja orthodokse” (Korçë 1911-1912, 1920-1926, Amerikë 1915-1919)9. Ai
bashkëpunoi në pjesën më të madhe të shtypit të kohës, veçanërisht te “Drita” e Sofjes dhe
“Përlindja e Shqipërisë” e Vlorës.

Me shkrimet e tij, Gramenoja u bë një nga pamfletistët më të rreptë të gazetarisë shqiptare. Ai


sulmoi jo vetëm pushtuesin turk, po goditi me ashpërsi të madhe klerin grek e grekoman,
Patriarkanën e Stambollit e përgjithësisht shovinizmin grek, ashtu si ç’bënte në kohën e tij edhe
Petronini Luarasi mepatriotë të tjerë. Ja se si e përzente ai mërinë me sarkazmin në një artikull
kundër Fanarit më 1909: “N’emër t’Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjtë, mjaft! Mjaft, i naltë
shenjtor! Bërtima e orthodoksëve arriti gjer në qiell! Gjakrat, vrasjet, të gjitha të këqiat e
përditëshme midis vëllezërve, kapëryen çdo kufi!”10. Dhe priftërinjve ai u drejtohej kështu:
“Urata, pa patur ndonjë frikë ose goditje të vetëdijës, hapni zënë dhe kërkoni nga Patrikana
burrësisht të drejtat tona!”11.

Mihali u çjerr maskën pseudo-patriotëve dhe feudalëve, që gjer dje i kishin shërbyer Turqisë dhe
që, sapo çlirohet vendi, janë sulur të rrëmbejnë kulltuqet. Ai i quan ata “syfete” apo “honxho-

9
Robert Elsie, “Historical Dictionary of Albania”, Second Edition, United Kingdom, 2010. Fq, 170.

10
Lidhja orthodokse 1910, nr.5. Cituar: Sterio Spasse, Mihal Grameno, te Buletini, Shk. Shoq. 1955, nr.1. Fq, 40-
75.

11
Lidhja orthodokse 1910, nr.2.

9
bonxho”, fjalë me të cilat kupton gjithë njerzit që ia kanë me të pabesë Shqiperisë dhe popullit.
Kundër tyre, ai lëshohet kështu: “Mos pandehni që Shqipëria do të bahet ndonjë Turqi e vogël e
do të bëhet ndonjë Turqi e vogël e do të shkojnë të vjetrat! Jo, kurrë!”12. Besimi i Mihalit, është i
madh se lëvizja e brëndshme demokratike nuk do të lejojë që të krijohet një shtet feudal shqiptar
i tipit anadollak. Esad Pashë Toptanin, që përpiqet tamam për një shtet të tillë, duke falur terizon
“njeri pa turp, pa ndenja, pa atdhetari dhe pa nder”13. Dhe kundër Myfit be Libohovës, ai
shkruan, duke satirizuar (është beu që flet): “Në shportë, në shportë hidhi të tilla arzualle.
t’atyreve që guxojnë të më shkruajnë duke kërkuar punë me titullin “Zoti Ministër”, sikur jam
shoku e tyre”14. Mihali sulmon përfaqësuesit e feudalëve që kanë rrëmbyer frenat e diplomacisë,
si Mehmet Bej Konica, apo ata që, si ky dhe Fazlli Bej Frashëri, Faik Bej Konica me shokë,
bëhen vegla të Austrisë apo Italisë. Ai nuk i kursen sulmet edhe kundër borgjezëve të mëdhenj të
krishterë, “bejlerëve të kaurrëve”, si Dr. Mihal Turtulli, për të cillin shkruan: “Edhe ju jeni bej
kaurr, rrini nëpër hotelet e mëdhenj edhe prisni që, kur të dalë djalë, të suli në Shqipëri dhe të
merrni frenat e Shqipërisë në dorë.”15

Kështu Gramenoja, me pamfletet dhe fejtohet e tij, ishte përfaqësuesi i anës më të vendosur dhe
më demokratike të lëvizjes sonë kombëtare, ku bënin pjesë njerëz si Shahin Kolonja, admirues i
revolucionit rus të 1905-ës, luftëtarë demokratë dhe antifeudalë si Themistoki Gërmenji, Muço
Quli etj. Në shkrimet e tij shohin ashpërsimin e luftës së klasave në Shqipëri, në parkun e çlirimit
dhe veçanërisht pas çlirimit, kur ishte fjala për krijimin e lëvijes antifeudale dhe demokratike në
vendin tonë në çerekun e parë të shekullit. Bir i shtresave të mesme qytetare dhe që e kishte nisur
veprimtarinë patriotike në radhët e të mërguarve të varfër të Rumanisë, Gramenoja fillon ta
humbë që herët edhe atë besim që mund të ketë pasur ndaj shtresave të larta të shoqërisë
shqiptare.

12
Gazeta “Përlindja e Shqipërisë”, 1913, nr.3.

13
Po aty.

14
Gazeta “Koha”, Korçë, 1915, nr. 13.

15
Po aty.

10
Me 1909 ai shpreh mosbesimin te klasat sunduese të vëndit, te “parësia”, ashtu si ç’bëri ato vite
Asdreni dhe të tjerë. Tre vite më vonë, vitin e shpalljes së pamvarsisë, Mihali shkruan: “Kemi
besim te varfanjakët, edhe kjo opingë është shtylla edhe shpresa e kombit shqiptar. Kombi kurrë
nuk e humbet shpresën”16. Është koha kur feudalët dhe përfaqësuesit e borgjezisë që u venë pas,
pa besim te forcat e brendëshme, vijojnë marrëdhëniet e dallaveret e tyre me turqit dhe me
armiqtë e tjerë të vendit, bëhen pengesë për lëvizjen e madhe kryengritëse popullore.

Shqipëria u çlirua, po në fuqi mbetën feudalët dhe shteti i parë shqiptar i ngjau një “Turqie të
vogel” kundër vullnetit të popullit e të patriotëve demokratë. Edhe pasi mbaroi lufta botërore dhe
u rimëkëmb shteti i lirë shqiptar, shenjat nuk ishin të mira.

Gramenoja është frymëzuar edhe prej idealeve të demokracisë borgjeze, fytyrën e shëmtuar,
pazarllëqet që bëheshin me liritë e popujve të vegjel, me të drejtat e popullit shqiptar. Prandaj ai
e pret me entusiazëm e besim të madh Revolucionin Socialist të Tetorit. Dhe kur imperialistët u
vërsulen si bisha kundër shtetit të ri sovjetik, në shtypin shqiptar, si zëdhënës i simpatisë dhe i
shpresës së madhe të popullit tonë për atë shtet, Mihal Gramenoja bëhet mbrojtësi me i flaktë i
Bashkimit Sovjetik, flet për fitoret e bolshevikëve, për planet e mëdha të “Xhaxha Leninit” dhe
shpreh haptazi besimin se bolshevizmi është shpëtimi i “opingës sonë”.

Artikulli i tij “Bashkimi edhe përparimi”17 është një nga dokumentat më të shkëlqyera të lëvizjes
demokratike shqiptare në të kaluarën. Aty Gramenoja shfaq urrejten e përbuzjen e popullit për
pseudo-demokratët, “kapitalistët gjakpirës imperialistët”, të cilët ai nuk nguron t’i qëllojë drejt.
Ata, “me fjalë të shenjta” të demokracisë, kërkonin vetëm që “të perçanin edhe armiqësonin
botën e jo që t’i bashkonin e vëllazëronin, se atëhere, pa fjalë nuku mund të mbushnin dëshirat e
tyre”, të shuanin etjen e tyre “për gjak edhe vetëm për gjak”. Po “lumturisht dolli në botë Xhaxha
Lenini”, shkruan patrioti demokrat me entusiazëm. “Lenini nuku do vetëm lirimin e popullit rus,
po të gjithë botës, do që çdo njeri të rronjë në botë, edhe kurrë rob. Prandaj që nga të katër çipat
e dheut bashkohem me qëllimet e tij të nalta e të shenjta”. Më kot përpiqen imperialistët ta
zhdukin shtetin e ri sovjetik, të zhdukin fitoret e revolucionit: “Çakenjtë gjakpirës të botës,...

16
Gazeta “Koha”, Korçë, 1912, nr. 21.

17
Mihal Grameno, “Bashkim dhe Përparim”, Gazeta “Koha”, Korçë, 18 shtator 1920.

11
kanë tri vite që kanë mledhur fuqitë e tyre për të dërmuar këtë marshim, po më kot u munduan,
se u dërmuan përpara së drejtës e së vërtetës! Ranë dhe do të bien përmbys ata që i
kundërshtohen Xhaxha Leninit dhe bolshevikëve!”. Te bashkimi Sovjetik, edhe populli shqiptar,
si gjithë popujt e botës, ka vënë shpresën e tij të madhe për çlirimin e vërtetë kombëtar dhe
shoqëror, për “bashkimin dhe përparimin” e vërtetë, siç e quan Mihali, që i jep popullit të vet si
shëmbull Revolucionin e Tetorit: “Ja bashkimi e përparimi qysh bëhet! Duhet dorë e hekurtë,
drejtësi, njëjësi, vëllazëri e jo djallëzi, që të arrish vërtet këtë qëllim. Do të dalin pra udhëheqës
shqiptarë për kombin e tyre?”18 pyet së fundi Mihali, pasi tregon se udhë tjetër s’ka për
shpëtimin e popullit tonë.

Shkrimet e Gramenos si publicist, pamfletet e fetjonet e tij, janë pa dyshim ndër gjërat më të
bukura të gazetarisë shqiptare. Ndonëse me dobësi të ndryshme gjuhësore, ato shquhen për
frymën popullore, për sulmin luftarak, ironininë e sarkazmën therëse. Me to, Gramenoja zë një
vend kryesor në gazetarinë dhe publicistikën shqiptare të çerekut të parë të këtij shekulli.

II.2. Vjershat

Gramenoja shkroj edhe një pakicë vjershash patriotike dhe erotike, të cilat në pjesën më të
madhe i përmblodhi te libri “Këngëtore shqipe, Plagët” (1912). Vjershat e tij patriotike
popullore, si “Për mëmëdhenë” (kënga e çatave), “Uratë për liri”, “Lamtumirë” e ndonjë tjetër.
Poeti i këndon me zjarr dashurisë së atdheut, bën thirrje për të rrëmbyer armët çlirimtare.

Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë

vraponi, burra, se s’ka me prit!

Të vdesim sot ne me besa-besë,

pranë flamurit të kuq q’u ngrit!

18
Po aty, 17 shtator 1920.

12
(Për mëmëdhenë)19

Gramenoja i fton bashatdhetarët të lidhin besën, të mos u mbajnë vesh klerikëve, të mos
vështojnë nga cila krahinë janë, të vdesin me gaz, “me shpatën zhveshur shqipërisht”, se më mirë
vlen një ditë në liri se shekuj në skllavëri. Ai paraqit nënën heroinë shqiptare, që e përcjell djalin
për luftë duke i dhënë uratën e duke e bërë të betohet mbi armët se do ta nderojë:

Andaj, bir, pa ndarë dua

përmi armët të betosh,

që, i gjallë a i vdekur,

kthen nashti të më nderosh!

(Uratë për liri)20

Këngët erotike të Gramenos janë zakonisht gjëra pa vlerë, veç ndonjerës prej tyre, si “Muaji i
majit”, që u bë edhe popullore:

Sa i ëmbël ish muaj’ imajit,

kur dilnimë rrëzës së malit!

Pranë burimit rrinim, qëndronim,

a e mban mënd sa bukur rronim?

(Muaji i majit)21

19
Gazeta “Koha”, Korçë, 1912, nr. 21.

20
Lidhja orthodokse 1910, nr.5. Cituar: Sterio Spasse, Mihal Grameno, te Buletini, Shk. Shoq. 1955, nr.1. Fq, 40-
75.

21
Lidhja orthodokse 1910, nr.2.

13
II.3. Dramat

Mihal Gramenoja ka lënë dy vepra dramatike, që janë edhe veprat e tij të para, komedinë me tre
akte “Mallkimi i gjuhës shqipe” (1905), dhe tragjedinë me katër akte, “Vdekja e Piros” (1906), të
dyja në vargje, njëra në dymbëdhjetë e tjera në katërmbëdhjetërrokësh.

Në komedinë “Mallkimi i gjuhës shqipe” (1905), trajtohet një subjekt i nxjerrë nga jeta aktuale:
lufta e patriotavë shqiptarë kundër klerit grek për shqipen dhe arsimin shqiptar. Ngjarjet
vendosen në Korçë më 1886, në kohën kur nis nga puna shtypëshkronja e Bukureshtit dhe do të
hapet shkolla e parë shqipe22. Autori ka marrë shkas nga fakti historik i mallkimit të shqipes prej
mitropolitit të Drynopojës, Anthimit (1880), edhe pse nuk i është mbajtur këtij fakti gjatë
shtjellimit të veprës23. Ai paraqit mënjanë dëshirën e pamposhtur të popullit shqiptar për shkolla
kombëtare dhe më tjetër anë klerin grek, që nuk lë gjë pa bërë për të penguar çeljen e këtyre
shkollave. Klerin ai e tregon të zvetënuar dhe që merr nëpër këmbë popullin dhe vetë fenë.

Sikundër shihet vepra e tij ka afëri me pamfletin që do të botonte gjashtë vjet më vonë Petronini
Luarasi24. Personazhet e tij, Gramenoja i merr nga shtresat e mesme e të varfëra qytetare dhe jo
nga parësia, e cila shpesh qe e lidhur me kishën dhe shovinizmin grek. Nga ana tjetër, ai ka
meritën të vërë në skenë personazhe gra, te cilat i paraqit të guximshme e të vendosura për
çështjen kombëtare.

Te “Vdekja e Piros” trajtohet një subjekt historik: kthimi i Piros fitimtar nga Italia dhe vrasja e tij
me pabesi nga një greke. Veç këtyre dy fakteve, tragjedia s’ka asgjë tjetër të përbashkët me
historinë. Pirua na paraqitet si “mbret i Shqipërisë” dhe epirotët si “shqiptarë”; idetë, psikologjia
e personazheve, janë ato të rilindësve. Gramenoja ka dashur të ngrejë në këtë vepër problemin e
drejtimit të shtetit të nesërm shqiptar, problem që i shqetësonte shumë rilindësit. Ai kërkon një
udhëheqës trim e patriot të kulluar, të afërt me popullin. I tillë është Pirua. E tillë është edhe e

22
Robert Elsie, “Historical Dictionary of Albania”, Second Edition, United Kingdom, 2010. Fq, 171.

23
Po aty.

24
Dhimitër Shuteriqi, Koço Bihiku, Mahir Domi, Vehbi Bala, Ziaudin Kodra dhe Zihni Sako, “Historia e letërsisë
shqipe”, V.II. Tiranë, 1959. Fq, 544.

14
shoqja e këtij, e cila e zëvendëson denjësisht në krye të shtetit dhe të ushtrisë, dhe vritet për të
mbrojtur kufinjtë e atdheut.

Veprat dramatike të Gramenos, interesante për subjektet që trajtojnë dhe përpjekjen e autorit për
të krijuar disa karaktere, me ndonjë skenë artistike tërheqëse, janë sidomos grumbulime
episodesh të dialoguara, pa aksion dhe pa figura artistikë. Aty zotëron toni retorik, mungon jeta e
brendëshme e personazheve, gjuha është e papunuar dhe vargu shpesh çalon. Me gjithë këto të
meta, bashkë me veprat dramatike të Çajupit, Nolit etj, ato i çelnin udhën dramaturgjisë shqipe
dhe u lojtën me sukses prej grupeve të para teatrale amatore.

II.4. Proza tregimtare

Mihal Grameno është gjithashtu ndër të parët që lëroi në shqipet prozën tregimtare. Që më 1904-
1905, ai botoi si nënfletë te gazeta “Drita” novelën “Oxhaku”, që doli si libër më 1909, kur dolën
edhe novelat e tij “E puthura” dhe “Varr’ i pagëzimit”. Autori i quan “romane dramatike”25.

Te “Oxhaku” dhe “E puthura”, Gramenoja shtron çështjen e pamundësisë së martesave dhe të


lumturisë midis njerëzish prej klasash të ndryshme shoqërise, temë e herëshme kjo në letërsinë e
Rilindjes, që nga “Kengët e Milosaos” të De Radës26. Të dy radhët, këtë çështje Gramenoja nuk
e zgjidh njësoj. Te “Oxhaku” kemi martesën e Malos, bir feudali, me fshataren e varfër,
Vahidenë, të cilëve u lind edhe një djalë, Rexhepi. Babai i Malos, Rushan Beu, pasi e largon të
birin nga vendi dhe e dërgon të luftojë kundër grekëve (jemi në kohën e Ali pashë Tepelenës), i
vë zjarrin shtëpisë ku strehohet Vahideja me të birin, me qëllim që t’i djegë të gjallë e të marrë
fund “turpi” që i është bërë derës së tij. Po Rexhepin e shpëtoi qehajai i Malos, ndërsa e ëma
shpëton më tjetër anë me një vajzë të qehajait, dhe të dy palët nuk bashkohem. Vahideja çmendet
kur sheh se nuk shpëtoi i biri, po një fëmi tjetër; Rexhepin e rrisin disa fshatarë. Kur kthehet
Maloja nga lufta dhe gjen gjëmën, ai del hajdut, grabit të pasurit e ndihmon të varfërit. Rushan
Beu pendohet për krimin e tij e nis të bëjë mirë në botë. E sjell rasti që të marrë nën mbrojtje

25
Po aty.

26
Dhimitër Shuteriqi, Koço Bihiku, Mahir Domi, Vehbi Bala, Ziaudin Kodra dhe Zihni Sako, “Historia e letërsisë
shqipe”, V.II. Tiranë, 1959. Fq, 546.

15
Rexhepin e Vehidenë e çmendur, pa njohur as njeri-tjetrin. Kur një ditë Rexhepi shkon në luftë
kundër hajdutëve e zihet rob prej tyre, nga një hajmali e florinjtë që ai mbante, at e bir njihen.
Lumturia kthehet përsëri në shtëpinë e Rushan Beut: Vahideja shërohet, Rexhepi martohet me
vajzën e qehajait, “oxhaku” sigurohet.

Mënjanë, novelisti ka dhenë Rushan Beun, tipin e feudalit të madh, bashkëpuntor të pushtuesit,
kriminel, - më tjetër anë, ai është përpjekur ta ndreqë këtë njeri, duke e bërë që të pendohet dhe
të gjejë, përmes veprave të tij të mira, lumturinë familjare, të sigurojë edhe oxhakun që desh i’u
shua. Po kështu edhe Malua, me gjithë se u ndërkrye kundër klasës së tij, duke u martuar me një
harbute, është i bindur ndaj t’et për të tjerat dhe lumturinë e gjen vetëm mbrenda klasës së tij.
Gramenoja s’e ka zgjidhur dot problemin e diferencimit të klasës feudale, që në fakt ai shtronte.
Nga ana tjetër, novela mbaron me besimin se edhe një feudal katil, përmes “veprash të mira”,
mund të bëhet i mirë dhe i vlefshëm për vendin27. Gramenoja ka akoma iluzione te feudalët, po
shpejt ai do të mendojë se shumë pak besim mund të kihet te shtresat e larta të shoqërisë.

Te “E puthura”, pamundësia e martesës paraqitet midis të bijës së një tregëtari të pasur të


Korçës, Margës, dhe një djali të varfër fqinj me të, Mitit. Që të mund të lidhet kjo martesë, autori
ka menduar ta dërgojë Mitin në kurbet, ku djali shkon të bëjë para. Po ai harrohet shtatë vjet në
Rusinë cariste, vuan e merr udhë të keqe, ndërsa Marga e pret. Kur bindet për udhën që ka marrë
i dashuri, vajza edhe pse zemra nuk i thotë, u’a bën qejfin prindërve, martohet me një djalë të
pasur që ata i japin. Miti kthehet prej kurbeti, i penduar e që t’i kërkojë falje së dashurës, dhe kjo
qëllon tamam ditën e martesës së Margës. Vajza vret vehten, Miti vdes mbi trupin e saj.

Problemi i mospajtimit midis klasave këtu është thelluar më shumë: s’ka mundësi lumturie midis
njerzish prej klasash të ndryshme mendon autori; ndryshimet e mëdha shoqërore, në raste si ato
që përshkruan ai, sjellin zakonisht tragjedira të mëdha, që godasin njerëzit me zemër dhe të
varfërit. Nga ana tjetër, autori ngre çështjen e kurbetit, i cili ishte një provë e rëndë dhe një burim
mjerimesh për shumë njerëz.

27
Dhimitër Shuteriqi, Koço Bihiku, Mahir Domi, Vehbi Bala, Ziaudin Kodra dhe Zihni Sako, “Historia e letërsisë
shqipe”, V.II. Tiranë, 1959. Fq, 550.

16
Te “Varr’ i pagëzimit” Gramenoja kthehet edhe një herë në temën e luftës së klerit grek kundër
shqipes, duke i vendosur ngjarjet në Vithkuqin e pjesës së dytë të shekullit XVIII. Kleri grek e ka
bërë fenë një mjet për të shkombëtarizuar shqiptarët. Ai shkakton një tragjedi familjare, duke
mos pagëzuar një fëmijë, sepse ndrikulla nuk dëgjon ta thotë formulën e rastit greqisht, po do ta
thotë shqip. Është dimër, fëmija vdes nga të ftohtit, vdes dhe nëne e re, kur sheh të birin të ngrirë,
vdesin dhe vjehrri me të vjehrrën e saj nga hidhërimi. I shoqi çmendet, shërohet pas dhjetë
vjetësh në një manastir, pastaj bëhet oshënar, “oshënar i egërsirave”, siç e quanjë, dhe vdes pas
dyzet vjetësh jetë larg njerzëve, me urrejtejen e priftërinjve, pa u hakmarrë. Tragjedia që autori
përshkruan, jeta e oshënarit, stigmatizojnë kishën greke.

Novelat e Gremenos kanë meritën të krijojnë ambiente të ndryshme shqiptare dhe një tok
personazesh të klasave dhe shtresave të ndryshme shoqërore, që nga feudalët e mëdhenj e gjer te
fshatarët e varfër, shërbetorët, puntorët e kurbeteve28. Ai krijon personazhe pozitive nga gjthë
këto klasa e shtresa, duke mos e ndarë shoqërinë në të mirë e të lig në mënyrë simpliste. Me
gjithë këtë, autori tregon se ekzistenca e klasave sunduese, largësia midis tyre dhe klasave të ulta
të shoqërisë, përbuzja që kanë për këto, shtypja që ushtrojnë mbi to, është burim fatkeqësish të
mëdha në jetë, burim fatekeqësish jo vetëm për të shtypurit, po edhe për njerëzit e mirë që autori
gjen në klasat e larta. Me gjithë se Gramenoja nuk mban qëndrimin e plotë kritik ndaj këtyre
klasave, tek ato dhe te ndarja e shoqërisë në të pasur dhe të varfër e gjen ai burimin e fatkeqësive
njerëzore.

Personazhet e tij janë të krijuara shpesh me vërtetësi. Rushan Beu, përfaqësues tipik i bejlerëve
shqiptarë, edhe pse artificialisht ndërron karakter e bëhet njerëz-dashës, fundi i fundit, lumturinë
e vërtetë e gjen te sigurimi i “oxhakut”. Edhe pse autori është munduar të na e bëjë këtë
personazh simpatik, objektivisht ai ka treguar se klasa feudale nuk shkëputet nga interesat e saj.
Po këtë ai ka treguar edhe me të birin e Rushanit, Malon. Te Marga novelisti krijoj tipin e vajzës
së nderëshme borgjeze, që dashuron me gjithë shpirt, gjer në vdekje, kurse te Miti, njeriun e
shtresave të varfëra të popullit, të marrë nëpër këmbë nga jeta dhe që s’është i zoti t’i bëjë ballë
kësaj. Auktori e dënon Mitin duke treguar se rruga e tij nuk ishte rruga e drejtë e një djali të

28
Dhimitër Shuteriqi, Koço Bihiku, Mahir Domi, Vehbi Bala, Ziaudin Kodra dhe Zihni Sako, “Historia e letërsisë
shqipe”, V.II. Tiranë, 1959. Fq, 551.

17
popullit. Po simpatia e Gramenos vete kurdoherë të përfaqësuesit e shtresave të varfëra të
shoqërisë, si ç’janë Vahideja e të tjera më pak të rëndësishëm.

Përpjekja e Gramenos për të paraqitur jetën shqiptare, është një meritë e veçantë e novelave të tij
në një kohë kur fondi realist i letërsisë shqipe është i varfër. Novelat e tij janë krijme të tipit
sentimentalist, me të papriturat e koincidencat e shumta dramatike, me tragjicitetin e theksuar,
vdekjet, lotët, melankolinë, psherëtimat e artificialitete të ndryshme në të paraqiturit e jetës 29. Po
së fundi, lexuesi del me përshtypjen se kanë njohur diçka prej së kaluarës së shoqërisë shqiptare,
ka njohur luftën e klasave me kontradiktat e saj themelore, hallet e të shtypurve, zakonet, gjëra të
shumta nga jeta e përditëshme e njerzëve. Nga kjo anë, proza tregtimare e Gramenos i përket në
të njëjtën kohë rrymës realiste. Për herë të parë njerzit e shtresave të varfëra të shoqërisë, me
brengat e tyre, nisin të zënë kaq vend në letërsinë shqiptare. Novelat e Gramenos u çilnin kështu
rrugën romaneve të Nikajt, që do të botoheshin menjëherë pas tyre (1913-1924)30. Ato ishin një
fillim i prozës së gjatë tregimtare në shqip.

Në prozën tregimtare të Gramenos, mund të renditen edhe kujtimet nga jeta në çetë dhe nga jeta
e tij e pasur politike-shoqërorë. Këto kujtime i gjejmë në disa artikuj dhe sidomos te libri
“Kryengritja shqiptare” (1925). Pjesa e parë e këtij libri, që flet për veprimtarinë kryengritëse
të autorit në vitet 1905-1908, veçanërisht në çetën e Çerçiz Topullit, u shkrua tamam ne kohën e
Hyrrjetit, kur Mihali i kishte akoma të freskëta kujtimet31. Interesi i kësaj pjese është i madh për
të njohur lëvizjen kryengritëse shqiptare në prak të Hyrrjetit. Gjithë tregimin e përshkon patosi
patriotik. Çetat e lirisë, patriotët luftëtarë, paraqiten ashtu si ç’ishin, të vendosur, të thjeshtë, të
lidhur ngushtë me popullin që i mban dhe i përkrah, njerëz të popullit. Mihali na tregon jetën e
vështirë të kryengritësve në dimër dhe në dëborë, të ndjekur këmba këmbës prej koshadheve dhe
ushtrisë turke, të spiunuar; ai tregon se si nuk qe e lehtë për të dhe për një shok të vetin, që të
mësohen me vështirësitë e jetës në mal; përshkruan ndeshjet me turqit, qëndresën heroike dhe

29
Dhimitër Shuteriqi, Koço Bihiku, Mahir Domi, Vehbi Bala, Ziaudin Kodra dhe Zihni Sako, “Historia e letërsisë
shqipe”, V.II. Tiranë, 1959. Fq, 552.

30
Gazeta “Përlindja e Shqipërisë”, 1913, nr.3.

31
Po aty.

18
zgjuarsinë luftarake të kryengritësve, ankthin e popullit kur ata luftojnë, trimërinë e nënave që
varrosin me këngë bijtë e tyre, si nëna e Hajredin Tremishtit të vrarë në Mashkullorë.

Autori bën portrete të qëlluara kryengritësish, si Çerçiz Topulli, Zeman Mashkullori “nëna e
çetës”, bariu Abaz Nivica që braktis dhentë e agait e bashkohet me luftëtarët. Ai përpiqet të
paraqesë natyrën shqiptare me bukuritë e saj të rralla, me madhështinë e egërsinë e saj.

Pjesa e dytë e librit, e shkruar më 1925, në kohën kur Mihali pranon rregjimin e Zogut dhe
rrëzohet fizikisht, është një përshkrim i ngjarjeve historike dhe i dallavereve të shumta politike të
viteve 1909-1925, një përshkrim pa vlerë, i parë nën prizmin e interesave të Zogut dhe të klikës
feudale-borgjeze, që rrëmbeu pushtetin me kundër-revolucionin e dhjetorit 192432.

Proza tregimtare e Gramenos është shkruar zakonisht me gjuhën e tij të papunuar, me fraza që
shpesh janë të ç’thurura, me një stil të renduar nga figurat e tabllotë e njëjta e që përsëriten
shpesh, me përshkrime të zbehta e me një ton të afektuar romantiko-sentimentalist. Po shpesh
gjejmë në këtë prozë pjesë të një niveli të kënaqshëm artistik, tabllo e përshkrime të qëlluara,
dialoge të gjalla.

32
Dhimitër Shuteriqi, Koço Bihiku, Mahir Domi, Vehbi Bala, Ziaudin Kodra dhe Zihni Sako, “Historia e letërsisë
shqipe”, V.II. Tiranë, 1959. Fq, 554.

19
PËRFUNDIME

Mihal Gramenoja shkroi shumë. Ai u dallua veçanërisht me shkrimet e tij të shkurtëra, me


pamfletët e fejtonet, më pas edhe me prozën tregimtare. Ai ka meritën e tij që të ketë trajtuar nga
të parët në letërsinë shqipe dramën e novelën, e veçanërisht të ketë futur në veprat e tij jetën
shqiptare, me antagonizmat e theksuara të klasave.

Gramenoja është ndër të parët që fut në mënyrë diçka të gjerë në letërsinë shqipe përfaqësuesit e
shtresave të varfëra të shoqërisë, që tregon përpjekjet e tyre për një jetë më të mirë, ndeshjet e
tyre me klasat shtypëse, patriotizmin e tyre. Simpatia e autorit demokrat vete kurdoherë ndaj
“varfanjakëve”, ndaj “opingës”. Te këta e ka ai shpresën e vërtetë për shpëtimin e vendit nga
zgjedha turke, për dit më të mira. Ata tregon sidomos Mihali në përleshje me pushtuesin dhe me
kishën greke.

Ndonëse të shkruara me mjete të zakonshme të letërsisë së rrymave romantike e sentimentaliste,


veprat e Gramenos janë ndër ato që çelin udhën e rrymës realiste të letërsisë shqipe në vitet e
fundit të Rilindjes. Mjetet e varfëra artisike nuk e kanë lejuar autorin që të na japë vepra me vlerë
të shquar, por shkrimet e Gramenos luajtën një rol të rëndësishëm gjatë lëvizjes sonë kombëtare
dhe demokratike dhe qenë një hap në krijimin e gjinive të prozës tregimtare e të dramës.

20
LITERATURA:

1. Dhimitër Shuteriqi, Koço Bihiku, Mahir Domi, Vehbi Bala, Ziaudin Kodra dhe Zihni
Sako, “Historia e letërsisë shqipe”, V.II. Tiranë, 1959.
2. Gazeta “Përlindja e Shqipërisë”, 1913, nr.3.
3. Gazeta “Koha”, Korçë, 1915, nr. 13.
4. Gazeta “Koha”, Korçë, 1912, nr. 21.
5. Kalendari kombëtar, 1903. Fq, 119.
6. Lidhja orthodokse 1910, nr.5. Cituar: Sterio Spasse, Mihal Grameno, te Buletini, Shk.
Shoq. 1955, nr.1. Fq, 40-75.
7. Lidhja orthodokse 1910, nr.2.
8. Mihal Grameno, “Bashkim dhe Përparim”, Gazeta “Koha”, Korçë, 18 shtator 1920.
9. Robert Elsie, “Historical Dictionary of Albania”, Second Edition, United Kingdom,
2010. Fq, 170.

21

Anda mungkin juga menyukai