Anda di halaman 1dari 8

Lasgush Poradeci

Analize e vellimit me poezi ‘’LIRIKA’’

Punoi : Danjel Kola pranoi : Alketa Kraja

Shkolla : 28 Nentori lenda : Letersi


 Jeta dhe vepra e autorit
Eshtë një nga perjaqesuesit më të mëdhenj të letërsise moderne shqipe, i vlerësuar nga
kritika shpesh si romantiku i fundit shqiptar.
Llazar Gusho (Pogradec, 27 dhjetor 1899 – Tranë, 12 nentor 1987) i njohur nën pseudonimin
Lasgush Poradeci, qe poet, shkrimtar e perkthyes shqiptar.Lindi ne qytetin buzë ligenit të
Ohrit në familjen e Sotir Gushos. I ati, si arsimdashës që ishte, e dergoi pas mësimeve fillore
që i kreu në vendlindje, në një shkollë te gjuhes rumune në Manastir nga 1909 deri më 1916.
Më pas e nis ne Athinë prane liceut Lëonin, instituti me i hershëm privat në kryegytetin Grek-
Licë ku qendron deri më 1920. Pasi semuret, e shtrojnë në sanatorium në Greqi. Mergon ne
Rumani dhe lidhet me levizjen atdhetare te kolonise shqiptare. U miqesua me Asdrenin, te
cilin e zevendësoi si sekretar i pergjithshëm i kolonisë. Nisi të botojë vargje në te
perkohshmen shqipe “Shqipëri’ e re”, një e perjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në
Konstance, dhe tek Dielli i Bostonit. Veren e vitit 1924 Qeveria Nolit i dha burse dhe ai
regiistrohet ne Universitetin e Gracit “Karol Francik” në fakultetin e filologjise romano-
gjermanike. Në maj te 1933 doktoroi me temen “Derverkannte Eminescu und seine
volkstümlich-heimatliche Ideologie” (I paçmuari Eminescu dhe ideologjia e tij popullore-
atdhetare). Vitin tjetër u kthye ne Tiranë duke mësuar arte në një shkolle të mesme. Vitet
1944-47, vitet e turbulluara te fillimit të regjimit komunist ishte i papune dhe jetonte në
kryeqytet me të shoqen. Pas punësimit jetshkurtër pranë Institutit të shkencave, pararendësit
të Universitetit te Tiranës, nisi punë si perkthyes me normë prane shtëpise botuese shtetërore
“Naim Frashëri” deri kur doli në pension më 1974. Vdes ne varferi te plotë në kryeqytet më
12 nentor 1987.

 Romantizmi periudha ne te cilen ai shkruan

Romantizmi perveç si rryme letrare, ai ne radhe te parë, siç dihet ishte nje levizje e madhe
kulturore e cila synonte para së gjithash krijimin e identitetit kombëtar, dhe doemos se
strumbullari i kësaj letërsie ishtë perpjekja për krijimin dhe ruajtjen e identitetit kombetar
shqiptar në rastin tonë . Lasgush Poradeci njihet si poeti i parë modern i letersisë shqiptare i
cili solli një frymë të re ne letersinë e asoj kohe. Është një poet i periudhes romantike
shqiptare ku frymzimin e ka marr nga veprimtaria e Naim Frasherit duke u bazuar edhe ne
filozofinë e tij ( panteiste) dhe metodën e metempsikozës. Barazon zotin me krijuesin dhe
misionin poetik e ngre në kulmin e aftësisë njerëzore. Edhe pse nuk e trajton ne menyre te
mëvetesishme motivin atdhetar, në këtë poezi të dhimbjes e krenarisë, përgjatë shpalosjes së
vuajtjes( në fakt një vuajtje e bukur) për gjuhën dhe gjuhen e poezisë, bën thirje për zgjimin e
kombit në njohjen dhe ruajtjen e gjuhës, zakoneve e traditave.

 Ndërtimi i veprës

Mund të themi se kjo veper e permbledhur me poezi mund të ndahet në dy pjesë kryesore.

Cikli i parë i poezive përbëhet nga Vallja e Përjetësisë dhe Zemra e Përjetësisë.Poeti paraqitet
idealist, ngjashëm me filozofinë e Naimit.Ai e ndjen se është e pamundur ta njohësh tërësisht
natyrën e Zotit, po aq sa është e vështirë të njohësh gjithë njerëzimin. Në një numër poezish
autori përshkruan rrugën e mundimshme drejt njohjes se natyres, Zotit, njerëzimit. Panteizmi
dhe metempsikoza, tipike për veprën filozofike te Naimit si dukuri të shndërrimit të
fenomeneve e trajtave tek njëra-tjetra, pa humbur e duke perfshire tokën, qiellin e dheun.
Cikli i dyte perbehet nga Vallja e Vdekjes dhe Zemra e Vdekjes. Jeta fiton kuptimin nga
ekzistenca e idealit njerezor qe në keto poezi vjen parmes idealit të krijimit poetik, në kushtet
kur ekzistenca ne toke eshte e kufizuar. Vdekja humb pushtetin e saj, nëse ajo ështe fisnike
dhe një vdekje është fisnike nëse tjetërsohet në jetë e ushqim për të tjerët, nëse njeriu kryen
misionin e tij kundrejt njerëzimit.

 Mbështetja e poetit në figurat elementare ( uji, zjarri, qielli, dheu)

Poezitë e Lasgushit marrin një koncept të gjerë filozofik duke i lidhur jo vetëm me pjesën
hyjnore ( atë të Zotit) por edhe me fillimin e çdo gjëje e gjithësisë dmth. Koncepti
meditativo-filozofik përmban thelbin e poezisë. Krijimin e tij Poradeci e mbeshteti ne
kater figura elementare qielli, dheu, uji, dhe zjarri, te cilat jane edhe temat e perhershme
te poezise se tij.
Lidhja qiell- dhe, dhe vdekje – perjetesi, realizohet nga dashuria qe merr ketu kuptimin e
energjise jetesore e shpirterore . Ndjenja qe eshte e padurueshme ne poezine e Lasgushit
shkallezohet si forme piramidike: shfaqet fillimisht pjesa horizontale , tregimtare me pas
ngritja , kulmi zbritja dhe pjesa perfundimtare prape tregimtare. Marrim një shembull. Në
poezinë “Këngë pleqërishte”, njehsimi i poetit me këngën bëhet qe në vargun e parë “O
kënge pleqerishte , ti vjersh e vendit tim “ me pas hyn ne ne brendesi , ne shpirtin e
kenges se vjeter te tradites shqiptare. Kjo kenge nis ne kasolle , ne mal, pastaj me dhimbje
e renkim ngrihet lart. Kjo eshte pika kulminante nga e cila zbritet vetem me fuqine
terheqese te dheut, si bresher dhe si lot. Ne liriken filozofike Lasgushi mediton qe mendja
e vdekja nuk arrihet duke ikur por duke u pernallur me te . Kjo ide qendrore shfaqet ne
tripliken e poezise simbolike ; “Gjeniu I anijes”, “Lundra”, . Ne baze te tyre qendron nje
simbol anija, lundra,. Ne keto vjersha provohet ndeshja e shpirtit krijues me vdekjen ne
udhen e idealit, te veteflijimit, i cili eshte i dashur i bukur sepse synon perjetesine . Ne
keto 3 poezi del i qarte motivi i vetesakrifikimit.
Me poezite e natyres Poradeci jo vetem ben, pershkrimin e natyres por edhe boten e
jashtme njerezore e cila shoqerohet me trazime shpirterore, tek poezia Poradeci”:
“Duke nisur udhetimin ….. . qe buron prej shen Naumit, keto vargje ne dukje japin te
dhenen e jashtme gjeografike , por shpreh dhe dhembjen njerezore per ndarjen dhe
bashkimin e atdheut te shqipetareve . Kete dhimbje e jep edhe vjersha “Mbarim Vjeshte”,
Shpreh dhimbjen e madhe te largimit te njeriut nga jeta , e cila po i shuhet ne horizont .
Por mbi brengen e ikjes dhe mallin per te kaluaren ngrihet krenaria e poetit per per plagen
e vetvetes . Dashuria per Poradecin eshte fuqi themelore jetesore, tokesore, e qiellore,.

 Lirika e peisazhit

Një pjesë e dallueshme në poezinë e Lasgushit Poradecit është edhe poetika e natyrës së
peizazhit që poeti ia kushton vendlindjes dhe atdheut të vet. Që në fillim mund të thuhet së
poezia e peizazhit e Lasgush Poradecit jeton në simbiozë figurative me të gjitha nivelet dhe
aspektet e tjera të saj. Kjo simbiozë ka nuancat e një mozaiku të ngjyrave, pamjeve, situatave
e sidomos të përshkrimeve që poeti me vargje ia bën natyrës së vendlindjes. Kështu lirikat e
këtij aspekti, pra lirikat e paraqitjes së peizazhit, dëshmojnë për mjeshtërinë e lartë artistike të
Lasgushit dhe ato shfaqin pikasjen e bukurisë së natyrës shqiptare, shprehin ndjeshmërinë e
thellë, shijen e hollë dhe plasticitetin e dalluar në përshkrimin e bukurive të vendlindjes, e
sidomos të anëve më karakteristike, siç janë: valët, liqeni, perëndimi, era, dremitja e liqenit,
barka, anija, vagëllimi, gjeratoret, vazhda e ndritur, tallazet e detit, shushurimat, fluturimi i
shtërgut, valëzimi i barkës, jehona e lopatës, mërmëritja e ujit të kroit dhe të tjera
karakteristika dalluese.
Lirika e peizazhit të vendlindjes
Tek lirika më e njohur e këtij motivi, “Poradeci”, poeti paraqet një pamje të veçantë të
vendlindjes së vet, e cila është më dalluese. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se vendlindja për
individin. E tillë ajo është edhe për poetin, ndaj çka do që thotë për të i duket pak sepse:
Perëndim i vagëlluar mbi Liqerin pa kufir
dhe, madje, aty përhapet
... një pëlhurë si një hije
ku mbi fshatin mbi dhe buzë liqenit dhe valës
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’i i natës bëhet fir.
Në këtë pamje, por edhe në disa të tjera shihet qartë sikur dorë e poetit bëhet brushë e piktorit
dhe heq mjeshtërisht pamjet e bukura, por të thella, madje edhe të theksuara të natyrë. Është
një peizazh plot ngjyra, thellësi, përjetime dhe shprehje lirike. Të gjitha këto dhe përshkrime
të tjera i japin poezisë një timbër tjetër, por jo edhe romantik. Kështu dalëngadalë edhe te kjo
poezi ngrit krye motivi patriotik sepse:
Një shqiponjë e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë
edhe atëherë kur
Në katund kërcet një portë ... në Liqer heshtë një lopatë ...
Kjo heshtje nuk është e rëndë, por as e bukur, ngaqë gjithë njerëzinë e ka zënë gjumi dhe
errësira zotëroi në katër anët. Mirëpo, përkundër kësaj gjendjeje jeta nuk topitet, por rri
zgjuar në meditimin e ri të poetit, i cili është patriotik që ka domethënie dhe peshë të madhe
ngase poezia përfundon me dy vargje tetërrokëshe të dyzuara, të cilat në mënyrë madhështore
paraqesin pamjen tjetër që është peizazhi gjeografik i tokave shqiptare të Shqipërisë së ndarë
dhe lumi Drini është simbol i paraqitjes së peizazhit në rrjedhën shekullore të jetës specifike
shqiptare.
Duke nisur udhëtimin mes për mes për Shqipëri,
Drini plak e i përmallshëm po buron prej Shëndaumi.
Objekti i pafund frymëzimi për poetin Lasgush Poradeci është liqeni. Zakonisht përshkrimi
dhe paraqitja e peizazhit të liqenit është i bashkëdyzuar me motivin e dashurisë dhe nuk
ndahet nga ai. Këtu përkujtohet imazhi i kujtimeve dhe përmallimet e poetit për vashën e
zemrës, e cila paraqitet në kopshtin e shenjtëruar që mbëltohet nga hapi i saj që e bleron edhe
më shumë atë. Kështu zemra e poetit ndizet dalëngadalë kur dalin yjet dhe ai dehet sepse:
Kuptoj si shpirtin vjershëtor
Ma frymëzon një mall i ri.
Edhe zemra e liqenit sikurse ajo e poetit pushon në mes të ditës për të pasqyruar buçitjen e tij
shndritëse. E gjithë kjo ndodh kur diku në horizontin e largët mbi liqe nis agu, i cili
dritësohet me një mëngjes përrallor shprehur në lirikën “Mëngjesi”. Kjo dritë e ditës së re i
venit yjet e natës, por ylli i dritës që tretet tinës është
Posi një sumbull prej sheqeri
dhe lajmëtar-mëngjesi është zog i bardhë i një nositi. Të gjitha këto visare të peizazhit të
liqenit dhe natyrës së vendlindjes i gjejmë në poezitë: “Poradeci”, “Dremit liqeri”, “Liqeri”,
“Mëngjesi” e ndonjë tjerët.
Peizazhi në poezitë për stinët
Lasgushi Poradeci, aspekte të peizazhit ka paraqitur edhe në poezitë e tjera të veprave të tij
poetike “Vallja e yjeve” dhe “Ylli i zemrës”. Në disa ai paraqet përshkrimin e bukur të
mëngjesit, perëndimit të diellit, natës, yjeve, valles së tyre, yllit të zemrës. Por ai me një qasje
shumë lirike dhe tejet interesante do të shkruaj lirika të peizazhit edhe për stinët e vitit, muajt
e begatisë shqiptare, si për vjeshtën dimrin, pranverën, por edhe për gjahun, korrikun.
Në poezinë “Korriku” poeti paraqet pamjen e këtij muaji të begatisë, korrjes, shirjes dhe
vapës në vendlindjen e tij. Korriku këtu është një afsh i dendur dhe dielli përvëlon si prush ku
gjithçka duket e vdekur sepse natyrën e ka mbërthyer një zjarr përvëlues dhe jehona e
cicërimës së gjinkallave.
Një afsh i dendur avullon në erë
Po përvëlon një diell posi prushi
Por këtu ekziston një jetë e begatisë sepse diçka piqet e dikush është fatlum:
U poq kajsia. Bari është i prerë
Rri në shullër fatlum një zog ardhushi.
Ndërkaq, në poezinë tjetër “Mbarim vjeshte” shfaqet e shpërfaqet një pamje tjetër e peizazhit
të tokave shqiptare. Poezia fillon me fluturimin e shtërgut, lejlekut, që paraqet mbarimin e
stinës së nxehtësisë dhe fillimin e stinëve të ftohta.
Fluturoi dhe shtërg’ i fundit, madhështor, me shpirt të gjorë
Duke shkuar që me natë sipër malesh me dëborë ...
Mbarimi i vjeshtës është edhe simbol i mbarimit të një jete dhe fillimi i një tjetre. Është kjo
koha kur ikin zogjtë shtegtarë, të cilët do të kthehen sërish në fillim të pranverës. Përveç
peizazhit këtu poeti paraqet simbolikisht edhe shkuarjen dhe ardhjen e mërgimtarëve
shqiptarë në kohëra të ndryshme. Përveç poezive për liqenin në këtë poezi poeti paraqet më
se miri dromca lirike të përshkrimit të natyrës në mbarim të stinës së vjeshtës. Edhe kjo poezi
është e ndërtuar me vargje tetërrokëshe të dyzuara të cilat kanë shtrirje në strofa
katërvargëshe me rimë AABB. Strofa e fundit e kësaj poezie paraqet pamjen më të bukur ku
poeti shfaq me lirizëm figurativ peizazhin e bukur ku shtërgun e quan dhëndër me kurorë,
kurse krillën një vashë të nusëruar.
O! Sa hir që kishte shtërgu, aq fisnik me shtat të gjorë,
Kur bariste dal-nga-dal – posi dhëndër me kurorë!...
E kur pranë i vinte krilla, që shndrij më kraharuar,
Me sy lart, me hap të matur – posi vashë e nusëruar!...
Kjo pamje peizazhike e Poradecit është uverturë për fillimin e dimrit, i cili ia rrëmben
gëzimin dhe ia humb diku kur nga malet fillon të bie dëbora e bardhë dhe e ftohtë. Flokët e
saj bien një-nga-një mbi katundin e shkretuar dhe mbulojnë me të bardhë dheun. Poeti nuk e
do një fjetje të tillë, andaj psherëtinë i trembur duke u frikësuar të mos vdes.
Për ta ndryshuar këtë pamje të zymtë të peizazhit dimëror, poeti Lasgush Poradeci, këtë e bën
në vargjet e poezisë “Gjahtori”. Kjo është poezia më e gjatë e peizazhit dhe përbëhet prej
dymbëdhjetë strofash katërvargëshe tetërrokëshe me rimë ABAB. Pasqyrimi i pamjeve në
këtë poezi bëhet në mënyrë paksa tjetër. Monotonia dhe heshtja dimërore thyhet me
përgatitjen për gjah. Poeti përshkruan lyerjen e pushkës së gjahut, të fishekëve, pastaj
mbushja e pushkës për një ketër, për një lepur. Përshkrimi i gjahtarit dhe presë së tij
përfundon me gaz e hare.
E njaty, që prapa krastës,
Unë rri dhe pres në rrasë:
Pres që krism’ e trimëruar
Të buçasë-e të godasë:
Elemente të peizazhit ka edhe në poezitë e tjera të Lasgush Poradecit, në të cilat me ngjyra
tërheqëse të vendlindjes jepen skena të realizuara të peizazhit, pasqyrohen zakone, shfaqen
kostume. Në këto lirika gjallërohet para syve tanë atmosfera e ëmbël dhe e zjarrtë e fshatit
shqiptar. Poeti ringjallë një mjedis më koloritin e ngjyrave më të ngjizura pamjet e mjedisit të
vendlindjes së vet, sidomos të vendeve idilike siç është kroi. Këto spikaten në poezinë “Kroi i
fshatit tonë” që edhe pse më tepër është poezi erotike dhe idikile megjithatë:
Kroi i fshatit tonë ujë i kulluar,
Ç’na buron nga mali duke mërmeruar.
............................................................
Kroi i fshatit tonë ngjyrë argjendi i lyer,
Që nga rrëzë e malit ç’na buron rrëmbyer.
Për ta paraqitur bukurinë e Kroit të fshatit të vendlindjes në mbarë atdheun, për ta përhapur
namin e tij anekënd, poeti Lasgush Poradeci shkruan në pjesën e tretë të kësaj poezie:
Kroi i fshatit tonë, tetë sylynjarë,
Në tetë krahina qenke kroi i parë;
Qenke një në botë, s’paskërke të dytë,
Ç’na shëroke plagët, ç’na shëroke sytë.
Dyvargëshet e kësaj poezie u bënë ndër më të njohurat në poezinë tonë dhe janë emblemat e
lirikës lasgushiane.
Lirika erotike

Poezia e dashurise se Poradecit shfaqet me e arrire ne lirikat personale te tij . Tingellon I


vecante zeri I tij , figuracioni original dhe variantet e ndryshme te ndjenjes se thelle . Titujt e
lirikave nuk dalin si emertime por si nje figure dhe ata jane pjese e vargut ose varg I plote .
Te gjitha keto lirika marrin karakterin e variantave te nje teme . Ne vjershat e tij Lasgushi nuk
shpreh agresivitet , shenja fyerje per vashen ose per dashurine sepse dashuria per te eshte
kuptimi I jetes . Kurse marredhenia me te behet flake derisa arrin gjendjen me te larte
shpirterore . Lumturia e bashkimit , shkrirjes dhe dhimbjes e largimit dalin ne formen e
varesise se perjetshme dhe eshte pikerisht kjo qe e ben poetin ta shohe dashurine si liri dhe
roberi. .
Tek vellimi poetik ”Vallja e yjeve” , poezia e dashurise eshte ajo qe mbizoteron tek ajo larmi
formash e kuptimesh te poezieve te tjera. Dashuria eshte nje force universale dhe e fshehte qe
I komandon dy te dashuruarit. Forca qe qe I ve ne levizje yjet qe u jep zjarr e jete eshte
dashuria . Ne fakt ajo cka I intereson me shume Lasgushit nuk eshte objekti I dashurise por
vete ndjenja. Nje tjeter element qe spikat ne poezine e tij eshte malli . Malli eshte nje nuance
e poezise se dashurise si nje ndjenje universale , por e cila mben ne vetvete edhe dhimbjen e
nostalgjine . Dhe bashke me mallin edhe distanca sjell nje fryme pesimiste e cila del si nje
pjese e jetes . Ne poezite “Shpirti” , “Zog I qiejve”, “Rimbeshtetem ne tryeze”, “Ylli”, etj
sipas konceptit idealist jepet ideja se frymezimi eshte nje eksitim hyjnor dhe vete krijimi
eshte I shenjte e mbi gjithcka , mbi cdo veprimtari tjeter njerezore . Dashuria per poetin fillon
me krijimin e botes nga hyjnia . Ajo zbret nga kozmosi ne toke dhe nga ky perceptim
dashuria merr atributet e krijimit . Eshte tipari me I qenesishem I materies – levizja , lidhet ne
kete poezi me ndjenjen. Eshte pasioni , ai qe , sipas poetit , I jep tronditjen e dridhjen ,
materies.
E perceptuar mbi konceptim idealist , ndjenja merr edhe vetite e materies, kurse brenda
simbolet e poetike romantic perftohet ideja se jane pasione te fuqishme ato qe levizin e
trondisin gjithesine .
Bibliografia
Çelësi i gjuhës shqipe klasa 12 faqe 95 96 97
https://www.bankaefundit.com/2017/02/lasgush-poradeci-
lirika.html
http://www.zemrashqiptare.net/news/id_8707/Halil-
Haxhosaj:-Peizazhi-n%C3%AB-poezin%C3%AB-e-
Lasgush-Poradecit.html
libri i letersise klasa 12
http://www.12vite.com/lasgush-poradeci-lirika-analize-e-
vepres/