Anda di halaman 1dari 3

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I LETERSISE

Programi:Bachelor

Drejtimi: Letërsi

Lënda: ETNOFOLKLOR (E)


Pedagogu: Prof. dr. Adem JAKLLARI
Ngarkesa: 4 ETCS (15 javë: 2 leksione dhe 1 seminar në javë)
Lloji i lëndës: e detyruar
Viti/semestri: II/II

Përshkrimi : Lënda e Etnofoklorit është e ndërtuar mbi dy pjesë kryesore. Në të parën trajtohen aspekte
të karakterit metodik dhe epistemologjik, si dhe teoriko – doktrinar të shkencës së etnologjisë. Vend
parësor në këtë pjesë zënë ligjëratat që lidhen me mendimin etnologjik në periudha të ndryshme të
historisë njerëzore si dhe drejtimet e mëdha teorike : evolucionizmi dhe komparativizmi, morfologjizmi,
teoritë animiste, funksionalizmi, strukturalizmi, dhe psikanalitika. Në këtë pjesë trajtohen edhe teoritë
kryesore mbi mitologjinë dhe marrëdhëniet e mitologjisë me foklorin dhe letërsinë. Në pjesën e dytë
trajtohen folkori shqiptar, duke u ndalur kryesisht në aspekte estetike dhe të receptimit. Ligjërata të
veçanta mbahen për epikën tonë popullore, përrallën dhe baladën duke u ndalur kryesisht në poetikën e
tyre; në strukturë, semiotikë dhe vargëzim.

Temat e leksioneve:
1 : Etnologjia, objekti dhe metodologjia esaj. Lidhja e etnologjisë me shkencat e tjera; e përbashkëta dhe
e veçanta midis tyre;
2 : Mendimi etnologjik shqiptar, përfaqësuesit dhe tiparet e tij;
3 : Mendimi etnologjik në periudhën e antikitetit, përfaqësuesit dhe veprat e tyre;
4 : Mendimi etnologjik në mesjetë, përfaqësuesit dhe konceptet kryesore të tyre;
5 : Mendimi etnologjik gjatë Rilindjes europiane dhe në shek. VII – VIII;
6 : Shkollat dhe drejtimet kryesore në fushën e mendimit etnologjik;
a. Evolucionistët dhe komparativistet
b. Difuzionizmi
c. Teoritë animiste dhe simbolika mitologjike;
d. Fuksionalizmi;
e. Orientimi psikologjik dhe psikanalitik.
7 : Teoritë e ndryshme mbi mitologjinë; mitologjia dhe etnologjia, marrëdhëniet mes tyre. Konceptet
themelore për mitet moderne;
8 : Tregimi mitik dhe strukturat kryesore të tij; arketipi dhe funksioni i tij në krijimtarinë gojore;
9 : Mitologjia shqiptare, fondi universal dhe ai vendas. Tipare të strukturës dhe poetikës së saj;
10 : Tipare të simbolizmit dhe figurave të kultit tek ilirët; struktura e këtij simbolizmi, domethënia e tij
dhe origjinat e lashta. Gjurmë të simbolizmit të vjetër në folklorin shqiptar;
11 :Kanuni i Lekë Dukagjinit si pjesë e etnokulturës shqiptare;
12 : Folklori si pjesë e rëndësishme e krijimtarisë artistike popullore; tiparet kryesore të folklorit;
13 : Marrëdhëniet e folklorit me letërsinë e kultivuar dhe mitologjinë, dallimet thelbësore mes tyre.
Folklori si formacion artistik në kohët moderne. Teoritë bashkëkohore për rolin e tij në qytetërimin
modern. Probleme që lidhen me evoluimin e folklorit në vendin tonë, në kushtet e reja që po përjeton
shoqëria shqiptare.
14 : Folkloristika si shkencë, marrëdhëniet e saj me disiplinat shkencore të përafërta; shkollat kryesore,
përfaqësuesit dhe tiparet e tyre;
15 : Lindja dhe zhvillimi i folkloristikës shqiptare; periodizimi i saj

Forma e kontrollit dhe vlerësimit


- Detyrim frekuentimi në:70% të seminareve
- Angazhimi në seminare: 10% e notës
- Testi I: në javën e 6-të 10% e notës
- Testi II:në javën e 10-të 10% e notës
- Detyra e kursitose ese:rreth 5 faqe format A4, TNR, 12, hapësira 1.5): 20% e notës
- Kontrolli përfundimtar: provim me shkrim 50% e notës
- Gjithsej: 100%

Literatura e detyrueshme për studentin:


1.Gj. Zheji, Folklori shqiptar, botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar, Tiranë, 1997; botimi i dytë,
Tiranë, 2005;
2.A. Jakllari, Ligjëratapër etnolgjinë dhe mitologjinë, Albas, Tiranë, 2015.
Literatura plotësuese :
1. Konferenca e parë e folkloristikës shqiptare, Tiranë 1972;
2. Konferenca shkencore mbi epikën tonë legjendare, Tiranë, 1982;
3. Claude Lévi Stauss, Tropikë të trishtë, Tiranë, 1997;
4. Peter Burke, Kultura popullore në Evropë në fillimet e kohës së re, Tiranë, 1996;
5. Aleksandër Stipçeviq, Simbolet e kultit te ilirët, Prishtinë, 1983;
6. Claude Lévi Strauss, Anthropologie strukturale, Paris, 1994;
7. Georges Dumézil, Mythes et dieux des Indo-Européens, Paris, 1992;
8. Northrop Fraj, Anatomia e ktitikës, Prishtinë, 1990;
9. Aleksandër Propp, Morfologjia e përrallës, Tiranë, 2004;
10. A. Berisha, Çështje të letërsisë popullore, Prishtinë, 1982;
11. I. Kadare, Autobiografia e popullit tonë në vargje, Tiranë, 1972;
12. F. Arapi, Këngë të moçme shqiptare, Tiranë, 1986;
13. Veis Sejko, Mbi elementet e përbashkëta të këngëve kreshnike shqiptaro-arbëreshe dhe epikës
serbokroate, Tiranë, 2002;
14. Rr. Berisha, Stili dhe figuracioni i poezisë popullore, Prishtinë, 1986;
15. Jeronim De Rada, Mbi mendimin estetik, Tiranë, 2003;
16. Gjergj Fishta, Estetikë dhe kritikë, Tiranë, 1999;
17. E. Koliqi, L’epika popolare albanese, në “Shejzat”, Romë, 1954;
18. S. Skëndi, Albabian and south Slavic oral poetry, 1954; e përkthyer shqip, Tiranë, 2006;
19. S. Fetiu, Poetika e baladës shqiptare, Prishtinë, 1987;
20. Gj. Zheji, Vargu i këngëve të kreshnikëve, Tiranë, 1987;
21. A. Uçi, Mitologjia, folklori, letërsia, Tiranë, 1987;
22. Shaban Sinani, Mitologji në eposin e kreshnikëve, Tiranë, 2001;
23. Andromaqi Gjergji, Leksione mbi etnologjinë shqiptare, Tiranë, 2003;
24. Mark Tirta, Mbi mitologjinë shqiptare, Tiranë, 2004;
25. Visaret e Kombit, 2,4, 1937.
26. Myzafere Mustafa, Përralla shqiptare; poetika dhe mitikja, Prishtinë, 2003;
27. Anton Nik Berisha, Qasje poetikës së letërsisë gojore, Prishtinë, 1998;
28. Ramazan Bogdani, Agron Xhangolli, Letërsia popullore shqiptare, Shkup, 1998;
29 .Shaban Sinani, Mitologji në eposin e kreshnikëve, Tiranë, 2001.

MIRATOI

Përgjegjësi i Departamentit

Prof. as.dr. Lili SULA

Tiranë, 2016

Anda mungkin juga menyukai