Anda di halaman 1dari 7

Cilët janë treguesit e vlerësimit të ekonomisë?

Treguesit makroekonomikë karakterizojnë anët më të rëndësishme të gjëndjes dhe të ecurisë së ekonomisë të një
vendi në tërësi. Më kryesorët janë vëllimi e dinamika e Produktit të Brëndshëm Bruto (PBB), niveli dhe ecuria e
inflacionit, niveli dhe ecuria e punësimit dhe e papunësisë, niveli dhe ecuria e mirëqënies së popullsisë, gjendja
dhe ecuria e bilancit tregtar e të pagesave, etj. Ndërsa treguesit financiarë e monetarë karakterizojnë gjëndjen e
ndryshimet e ofertës monetare, nivelin dhe ecurinë e normave të interesit, të kurseve valutore, të deficitit buxhetor,
të borxhit publik, etj.
Produkti i Brëndshëm Bruto (PBB) (Gross Domestic Product – GDP) është treguesi që mat vlerën e produkteve
dhe të shërbimeve të përdorimit përfundimtar, të prodhuara në territorin e një vendi gjatë një periudhe kohe të
caktuar, zakonisht një viti kalendarik. Në madhësinë e PBB nuk përfshihen ato produkte e shërbime që janë të
ndërmjetme, domethënë që përdoren për prodhimin e produkteve përfundimtare nga njësi të tjera ekonomike gjatë
së njëjtës periudhë. Pavarësisht nga metoda e përdorur për llogaritjen e tij (bazuar mbi të ardhurat, mbi
shpenzimet ose mbi prodhimin përfundimtar), PBB llogaritet fillimisht me çmimet e tregut të vitit përkatës. Për
efekte krahasimi me vitet e mëparshme vlera e PBB e llogaritur me çmimet korrente të tregut korrektohet me
deflatorin e vitit përkatës dhe përcaktohet kështu PBB me çmime kostante të një viti bazë (Real Gross Domestic
Product).
Përveç PBB, në mjaft raste përdoret dhe Produkti i Brëndshëm Neto, i cili llogaritet duke zbritur nga PBB shumën
e amortizimit dhe të tatimeve indirekte të shtetit. Një tjetër tregues, i ngjashëm me PBB, është dhe Produkti
Kombëtar Bruto. Ndryshimi midis tyre qëndron në faktin se ndërsa gjatë llogaritjes së PBB merret parasysh kriteri
gjeografik i vendit, gjatë llogaritjes së PKB merret parasysh kriteri i përkatësisë kombëtare të njësisë ekonomike,
pavarësisht nëse ajo pjesërisht vepron në vendet e tjera jashtë kufijve të shtetit amë.

E Ardhura Kombëtare është një mënyrë tjetër e llogaritjes së PBB. Ajo përfaqëson vleftën totale të produkteve
dhe të shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia e një vendi gjatë një periudhe vjetore, plus saldon
pozitive të të ardhurave nga burimet e jashtme, të gjeneruar nga ente kombëtare por në vendet e tjera. Në këtë
rast flitet për të ardhurën kombëtare bruto, nga e cila po të zbritet shuma vjetore e amortizimit të kapitalit fiks dhe
ndryshimi i gjendjes së rezervave materiale, del e ardhura kombëtare neto. Për të kaluar nga e ardhura kombëtare
më çmimet korrente të cdo vitit në të ardhurën kombëtare me çmime të pandryshueshme, përdoret treguesi i
deflatorit të çmimeve. Vëllimi të ardhurës kombëtare me çmime të pandryshueshme përdoret për studimin e
dinamikës së tij dhe përcaktimit të ritmit mesatar vjetor të rritjes nga një periudhë në tjetër. Si vëllimi ashtu dhe
ritmi mesatar i rritjes së të ardhurës kombëtare, përbëjnë treguesa shumë të rëndësishëm për studimin e gjendjes
dhe të zhvillimit të ekonomisë së një vendi.
Rritja ekonomike përcakon ndryshimin pozitiv të prodhimit të mallrave dhe shërbimeve të tregut në një ekonomi
në një periudhë të dhënë. Treguesi më i përdorur për matjen e tij është ndryshimi në kohë i PBB, zakonisht në një
vit kalendarik. Përdoret shpesh rritja e PBB për frymë si treguesi i përmirësimit të nivelit të jetësës së popullsisë.
Inflacioni përfaqëson rritjen e përgjithshme në një njësi kohe, të nivelit të çmimeve të mallrave e të shërbimeve në
ekonominë e një vendi. Inflacioni shoqërohet nga ulja e fuqisë blerëse të monedhës përkatëse dhe të nivelit të
jetesës të popullsisë. Matësi i inflacionit më i përdorur është evolucioni i indeksit të çmimeve të shitjes me pakicë
të mallrave e të shërbimeve te konsumatori (Consumer Price Index). Në ekonominë e tregut një normë e ulët
inflacioni (1-2% në vit) konsiderohet e dobishme për mbështetjen e prodhuesve dhe rritjen e punësimit. Rritja dhe
dalja jashtë kontrollit e procesit inflacionist, përbën kërcënim jo vetëm për nivelin jetësor të popullsisë, por edhe
dhe për funksionimin normal të një ekonomie, duke shtrëmbëruar investimin racional të burimeve materiale,
financiare e njërzore të një vendi, rritja e çmimeve në raport me partnerët tregëtarë përkeqëson bilancin tregtar
duke ulur eksportet, dhe si pasojë prek bilancin e pagesave, ç’rregullon kurset valutore, dhe rrit normat e interesit,
etj. Prandaj autoritetet monetare e financiare të cdo vendi ndjekin me vëmëndje procesin e inflacionit dhe shkaqet
konkrete të tij, duke marrë, kur duhet, masat e nevojshme, qoftë për të mbajtur kostot e prodhimit nën kontroll,
qoftë për kufizimin e ofertës monetare në ekonomi nëpërmjet kufizimit e dhënies së kredive, pakësimit te deficitit
buxhetor, etj.
Papunësia është gjëndje dis-ekuilibri e tregut të punës, në të cilën numëri i vendeve të disponueshme të punës
është relativisht më i vogël se numëri i njërzve që kërkojnë të punësohen në një moment ose periudhë të caktuar.
Niveli i papunësisë mund të matet duke raportuar numërin e personave të rregjistruar si të papunë, me numërin e
përgjithshëm të popullsisë së aftë për punë ose, vetëm me numërin e përgjithshëm të personave të punësuar.
Sidoqoftë në të gjitha rastet duhet të sqarohet se si është llogaritur norma e papunësisë. Papunësi zyrtare quhet
madhësia absolute e relative e papunësisë, e rregjistruar dhe e botuar nga autoritet zyrtare, të ngarkuara për
ndjekjen e këtij problemi.
Varfëria karakterizon gjëndjen e një individi që nuk disponon burime të mjaftueshme për të jetuar me dinjitet në
një shoqëri dhe në një vend të caktuar. Janë tre qasje të matjes së varfërisë: qasja sipas të ardhurave krahasuar
me minimumin jetik të popullsisë së një vendi, qasja administrative sipas numrit të titullarëve që përftojnë ndihma
ekonomike nga shteti dhe qasja sociologjike, e lidhur me kushtet e jetesës. Pamjaftueshmëria e burimeve
materiale lidhet me ushqimin, ujin e pijshëm, veshjet, banesën, ose në përgjithësi, kushtet e jetesës. Për të
karakterizuar varfërinë, llogariten gjithashtu dhe qasja në edukim, ushtrimi i një aktiviteti vlerësues, respekti prej
qytetarëve të tjerë, ose dhe zhvillimi personal. Kjo gjëndje prek persona të veçantë ose në grupe, segmente të
popullsisë në vende e zhvilluara, një pjesë më të madhe të popullsisë në vende në zhvillim dhe shumicën e
popullsisë në vendet e prapambetura.
PROBLEME MAKROEKONOMIKE
Cdo shoqeri, si ato ne nje shtet komunist plotesisht te kolektivizuar, ne nje shtet industria kapitalist apo edhe ne
cdo forme mikse duhet te perballojne tre probleme ekonomike baze dhe te pavarur:

A) Cfare te prodhojme
Percaktimi "c'fare te prodhojme" i referohet te prodhimeve dhe sherbimeve (si dhe sasise se tyre) qe shoqeria
duhet te prodhoje. Duke qene se burimet jane te kufizuara, asnje ekonomi nuk mund te prodhoje cdo mall apo
sherbim ne sasine e deshiruar nga te gjithe pjestaret e shoqerise. Sasi me e madhe e nje malli apo sherbimi
zakonisht do te thote me pak per te tjeret. Prandaj, cdo shoqeri duhet te zgjedhe saktesisht se cilat mallra dhe
sherbime duhet te prodhoje dhe ne c'sasi.
- Ne nje shoqeri te bazuar ne inisiativen e lire, ky problem zgjidhet nga mekanizmi i cmimeve. Prodhuesit
ofrojne, per nje periudhe te gjate vleresimi, vetem ato mallra dhe sherbime per te cilat konsumatoret jane te
gatshem te paguajne nje cmim unitar te larte, sa mjafton per te mbuluar te pakten koston e plote te prodhimit.
Duke paguar nje cmim me te larte, konsumatoret shtyjne normalisht prodhuesit per te rritur sasine e nje malli te
ofruar per njesi kohe. Nga ana tjeter, nje zvoglim i cmimit do te coje ne zvoglimin e sasise se kerkuar.

- Ne nje ekonomi mikse, qeveria nepermjet politikave te saj fiskale modifikon dhe ne disa raste zevendeson
nepermjet kontrollit direkt, veprimin e mekanizmit te cmimeve, ne percaktimin e "c'fare te prodhojme".

B) Si t'a prodhojme
Percaktimi "si t'a prodhojme" i referohet zgjedhjes se kombinimit te faktoreve dhe te teknikave te vecantate
perdorura ne prodhimin e nje malli apo sherbimi. Duke qene se burimet jane te kufizuara ne cdo ekonomi, kur
rritet perdorimi i tyre ne disa mallra apo sherbime, paksohet disponibiliteti per perdorime te tjera. Prandaj
shoqeria ndodhet gjithnje perpara problemit te zgjedhjes se teknikes qe jep koston minimale te mundeshme (ne
kuptimin e burimeve te perdorura) per prodhimin e cdo njesie malli apo sherbimi te deshiruar.

- Ne nje ekonomi te bazuar ne inisiativen e lire, problemi "si te prodhojme" zgjidhet nga mekanizmi i cmimeve.
Duke qene se cmimi i nje faktori reflekton zakonisht dobesine e tij relative, teknika me e mire per prodhimin e
nje malli apo sherbimi eshte ajo qe lidhet me koston minimale. Nese cmimi i nje faktori rritet kundrejt cmimeve
te faktoreve te tjere te perdorur ne prodhimin e nje malli apo sherbimi, prodhuesit kalojne ne nje teknike con ne
nje perdorim me te vogel te faktorit te kushtueshem, per minimizimin e kostos se prodhimit. E kunderta
verifikohet kur cmimi i nje faktori zvoglohet kundrejt cmimit te faktoreve te tjere.

C) Per ke prodhojme
Percaktimi "per ke prodhojme" i referohet faktit se si kenaqen kerkesat e cdo konsumatori. Duke qene se te
mirat materiale dhe sherbimet jane te kufizuara ne cdo ekonomi, asnje shoqeri nuk mund te plotesoje te gjitha
nevojat e pjestareve te saj. Ngrihet pra nje problem zgjedhjeje: si duhet te shperndahet ndermjet individeve dhe
familjeve produkti kombetar?

- Ne mungese te nje regullimi apo kontrolli qeveritar, edhe problemi "per ke prodhojme" zgjidhet nga mekanizmi
i cmimeve. Ekonomia do te prodhoje ato mallra qe kenaqin kerkesat e atyre personave qe mund te shpenzojne
te ardhurat per ti blere. Sa me te medha te ardhurat e individit, aq me teper ekonomia do te synoje prodhimin e
ketyre madhrave. Ne emer te barazise dhe drejtesise, qeverite zakonisht modifikojne mekanizmin e cmimeve
mepermjet tatimeve, duke i perdorur edhe per shebime publike si arsim, ligj, rend publik, mbrojtje, etj.
Nese shprehemi ne gjuhen e ekonomise, duhet te pranojme se per te (ekonomine) ne hyrje te proceseve
prodhuese jane "faktoret e prodhimit" dhe ne dalje "te mirat" e prodhuara.
Nje faktor prodhimi eshte nje e mire apo nje sherbim i perdorur nga ndermarjet ne procesin e tyre prodhues.
Faktoret e prodhimit kombinohen per realizimin e produkteve, ndersa keto te fundit jane te perbere nga tipe te
ndryshem te mirash dhe sherbimesh qe konsumohen ose perdoren ne prodhimin e metejshem.

Ne pergjithesi faktoret e prodhimit ndahen ne tre grupe: toka dhe burrimet natyrale, puna dhe kapitali.
Toka perbehet nga terreni i destinuar per agrikulture ose per konstruktimin e ndertesave dhe rrugeve; burrimet
natyrale perfshijne lendet djegese, mineralet, lendet drusore te perdorura ne prodhim, etj.
Puna eshte e perbere nga koha qe njerezit i dedikojne prodhimit.
Kapitali eshte i perbere nga te mira te qendrueshme, produkte te sistemit ekonomik per te prodhuar te mira te
tjera. Ne keto te mira te panumerta perfshihen makinat, rruget, ndertesat, mjetet e punes, etj.

Ne kete menyre, tre problemet baze te ekonomise, per te cilat duhet te vendose nje shoqeri formulohen:
a) C'fare te prodhohet ndermjet produkteve qe mund te zgjidhen per t'u realizuar dhe ne c'sasi;
b) Si te realizohen keto produkte, pra me c'fare teknikash te kombinohen faktoret e prodhimit per t'i realizuar
keto produkte te deshiruare;
c) Per ke te realizohen dhe te shperndahen keto produkte.

KUFIRI I MUNDESIVE TE PRODHIMIT DHE KOSTOJA OPORTUNE

Mundesite e prodhimit ne nje ekonomi te dhene dhe ne nje kohe te dhene, jane te kufizuara per shkak te
kufizimit te burimeve (natyrale, njerezore, etj)1. Kjo e detyron cdo shoqeri qe te zgjedhe ndermjet te mirave te
prodhueshme. Keshtu, cdo shoqeri qe i perdor plotesisht te gjitha burimet e saj duhet qe gjithnje, per prodhimin
e nje te mire, te heqe dore nga prodhimi i nje te mire tjeter; ky zevendesim eshte ligji qe rregullon jeten e nje
sistemi ekonomik te karakterizuar nga nje perdorim i plote i burimeve te tij.
Kufiri i mundesive te prodhimit shpreh gamen e mundesive ndermjet te cilave shoqeria duhet te zgjedhe per te
prodhuar. Ai shpreh ne kete menyre, kombinime te ndryshme te mallrave dhe sherbimeve qe mund te prodhoje
nje vend gjate nje periudhe te dhene kohe, duke perdorur te gjitha burimet ne dispozicion dhe teknikat me
eficente te prodhimit2.
Le te marrim nje shembull. Supozojme se nje ndermarje prodhon dy mallra A dhe B. Perdorimi i te gjitha
burimeve te firmes per prodhimin e mallrave A dhe B krijon nje numer kombinacionesh te sasise se prodhimit te
tyre, kombinacione keto qe mund te shprehen nepermjet grafikut te meposhtem.

Kalimi neper pika te ndryshme te ketij grafiku nenkupton transferimin e nje pjese te burimeve nga prodhimi i nje

artikulli ne tjetrin. Kurba e perftuar quhet kurba e kufirit te mundshem (te mundesive) te prodhimit.
Cdo pike qe ndodhet nen vijen e kufirit te mundesive te prodhimit (pika M) tregon se burimet nuk perdoren
plotesisht, ose ato perdoren ne menyre joeficiente. Keto quhen pika te padeshirueshme. Ne keto raste, eshte e
mundur rritja e prodhimit te te dy mallrave njekohesisht ose rritja e prodhimit te njerit mall, pa ulur prodhimin e
mallit tjeter.
Cdo pike mbi (jashte) kufirin e mundesive te prodhimit (pika N), tregon kombinime te paarritshme per sasine e
disponuar te burimeve dhe shkallen ekzistuese te eficiences.
Pikat ne kufirin e mundesive te prodhimit, perfaqsojne perdorimin maksimal te kapaciteteve prodhuese.3

Nese sistemi ekonomik vepron ne kufijte e mundesive te prodhimit, kjo do te thote se ai vepron ne menyre
eficente.Eficenca eshte dhe nje problem themelor ne ekonimi (ndoshta me themelori) Keshtu, nje sistem
ekonomik vepron me eficence kur nuk eshte ne gjendje te prodhoje nje sasi me te madhe te nje te mire pa
prodhuar nje sasi me te vogel te te mires tjeter, pra kur ndodhet ne kufirin e mundesive te prodhimit.
Por cdo vrojtim ne shoqerine e sotme te ben te kuptosh se kemi shpesh nje mosperdorim te burrimeve:
punetore te papune, fabrika te mbyllura, toka te papunuara.
Por edhe ligjet ekonomike mund te jene te ndryshme kur keto burrime nuk perdoren plotesisht. Kur keto burrime
nuk perdoren plotesisht nuk ndodhemi ne asnje pike te kurbes se mundesive te prodhimit por nen te (brenda
saj).
Papunesia eshte shkaku kryesor, por jo i vetmi shkak i veprimit te ekonomise nen kufijte e mundesive te
prodhimit. Keshtu:
- nje sistem mund te ndodhet nen keta kufij edhe kur ka nje organizim te ineficent. Keshtu ndodhi ne Poloni pas
grevave te viteve 1981-1982 gjate te cilave prodhimi pesoi nje ulje dramatike pasi sistemi i cmimeve pushoi se
funksionuari. Cregullimi politik e shtyu Polonine mjaft brenda kufirit te saj te prodhimit;
- me pak te dukshem por shume te rendesishem jane rastet kur ekonomia ndodhet brenda kufirit te saj per
shkak te mbreterimit te politikave monopoliste;
- ose kur ajo kontrollohet nga dekrete arbitrare burokratike.

Kufiri i mundesive te prodhimit nuk eshte i pandryshueshem. Keshtu, eshte e mundur qe mundesite e prodhimit
te ngushtohen (kurba perfaqsuese zhvendoset majtas-poshte), ose te zgjerohen (kurba zhvendoset djathtas-
lart). Nje zgjerim i qendrueshem i mundesive te prodhimit quhet rritje ekonomike. Rritja ekonomike kushtezohet
nga rritja e burimeve, kapitalit dhe punes ose permiresim i tyre. Shpesh rritja e burimeve njihet me termin
akumulim kapitali, duke iu referuar jo vetem kapitalit si te tille, por edhe kapitalit njerezor, pra punes.

Rritja ekonomike mund te jete gjithashtu pasoje e progresit teknologjik, pra perdorimit te teknologjive me
eficiente ne prodhim. Si ne rastin e permiresimit cilesor dhe sasior te burimeve, edhe ne rastin e permiresimit te
teknologjise, kemi rritje te produktivitetit. Me produktivitet kuptojme sasine e produktit te prodhuar per njesi te
inputeve te perdorura. Koncepti i produktivitetit lidhet ngushte me konceptin e eficiences prodhuese, e cila
nenkupton prodhimin e nje sasie te dhene produkti me minimumin e burimeve, pra nenkupton produktivitetin
maksimal te mundshem.
Eshte e qarte se ne kushtet e eficiences ekonomike, ekonomia ne teresi ndodhet ne kufirin e mundesive te
prodhimit dhe ne keto kushte, ajo nuk mund te rrise prodhimin e nje malli pa paksuar prodhimin e nje malli
tjeter. Kur flasim per nje rritje ekonomike (zhvendosje djathtas e kurbes se mundesise se prodhimit), duhen
mbajtur parasysh edhe kostoja e kesaj rritje. Rritja ekonomike nenkupton rritjen e burimeve, e para se gjithash,
rritjen e prodhimit te mallrave kapital. Por rritja e prodhimit te mallrave kapital, ne kushtet e nje kufiri te dhene te
mundesive te prodhimit, do te thote paksim i prodhimit te mallrave te konsumit. Megjithate, ne periudha
afatgjata, rritja e prodhimit te mallrave kapital krijon mundesi per rritjen edhe te mallrave te konsumit, nepermjet
zhvendosjen djathtas te kufirit te mundesive te prodhimit.

Makroekonomia
Makroekonomia si dege e vecante dhe shume e rendesishme ne ekonomi, studion faktoret ekonomike sic þ
jane papunesia, PBB , PKB , konsumi, inflacioni, investimet te gjitha keto te dhena ne nje menyre ose ne nje
tjeter , lidhen dhe na tregojne sese funksionon ekonomia ne teresi.
GDP perfaqeson vleren e tregut te mallrave dhe sherbimeve perfundimtare qe prodhohen brenda vendit gjate nje
viti te dhene.
GNP perfaqeson vleren e tregut te mallrave dhe sherbimeve perfundimtare qe prodhohen nga firma e nje vendi ,
brenda ose jashte tij , gjate nje viti te dhene.
GDP NOMINALE perfshin mallrat dhe sherbimet perfundimtare te matura me cmimet korente.
GDP REALE perfshin mallrat he sherbimet perfundimtare te matura me cmimet kostante.
CMIME KORENTE perfaqesojne nje cmim te caktuar ten je produkti gjate vitit te prodhimit.
CMIME KOSTANTE perfaqesojne cmimet e nje periudhe kohore me te mire , por me sasine aktuale te produktit
te prodhuar.

2. PERSPEKTIVA EKONOMIKE
Zhvillimet e fundit ekonomike Kriza globale ushtroi presion të dukshëm mbi ekonominë shqiptare. Si pasojë e krizës
globale, normat e rritjes u ulën ndjeshëm. Rritja reale në vitin 2009, u përgjysmua nga trendi i saj historik, por
megjithatë vijoi të ishte pozitive (3.3 për qind e PBB-së), si rezultat i ekspozimit të kufizuar financiar në tregjet
ndërkombëtare dhe të një politike fiskale ekspansioniste të iniciuar para krizës. Me lidhje veçanërisht të forta ekonomike
e tregtare me Italinë dhe Greqinë, kriza në këto vende u reflektua në uljen e remitancave dhe eksporteve në ekonominë
shqiptare, të cilat çuan në një ngadalësim të konsiderueshëm të rritjes ekonomike dhe veçanërisht të të ardhurave
buxhetore. Ekonomia ka vazhduar me një normë të moderuar rritjeje prej 3.8 për qind në vitin 2010 dhe 3.1 në vitin
2011. Në vitin 2012 dhe përgjatë vitit 2013, rritja ekonomike është dobësuar edhe më tej. Norma e rritjes ekonomike u
ul në 1.3% në 2012 dhe vijoi të ulej ndjeshëm gjatë 2013. Gjatë nëntë muajve të vitit 2013 rritja ekonomike e vlerësuar
prej INSTAT rezultoi në 0.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kërkesa e brëndshme vijon të mbetet
mjaft e dobët dhe gjasat për një përshpejtim të menjëhershëm të konsumit dhe investimeve private mbeten të pakta.
Kërkesa e jashtme ka qenë gjeneratori kryesor i rritjes në dy vitet e fundit, megjithatë, ajo mbetet e kushtëzuar nga
zhvillimet e pafavorshme në ekonomitë e eurozonës dhe të një baze jo të diversifikuar eksportuesish, si për sa i takon
produkteve, ashtu edhe tregjeve.

Sektori real Aktiviteti ekonomik u zgjerua edhe përgjatë vitit 2013, por ritmi i rritjes vijoi të ngadalësohet më tej. Gjatë
tre tremujorëve të parë të vitit 2013, rritja ekonomike kumulative e vlerësuar paraprakisht nga INSTAT rezultoi 0.4 për
qind, në ulje e ndjeshme edhe kundrejt rritjes prej 1.3 për qind të vitit 2012. Ndonëse është thelbësisht pozitive që
ekonomia vijon të qëndrojë në terren pozitiv, në të njëjtën kohë, ky ritëm i rritjes është më i ulëti që prej vitit 1997.

E gjithë kjo rritje vlerësohet të jetë gjeneruar thuajse tërësisht prej kërkesës së huaj, kryesisht rrjedhojë e rritjes së
eksporteve të mallrave me rreth 16 për qind dhe rënies së importeve me rreth 6 për qind. Ndërkohë që kërkesa e
brëndshme, me gjithë stimulin fiskal të injektuar gjatë gjysmës së parë të vitit (veçanërisht në tremujorin e dytë),
vazhdon të mbetet mjaft e dobët. Investimet private vlerësohet të jenë komponenti më i dobët i kërkesës së brëndshme
(vlerësohet të kenë patur një kontribut negativ në rritjen ekonomike), por edhe konsumi privat mbetet mjaft i vakët.
Shpërndarja e rritjes ekonomike gjatë nëntë muajve të vitit 2013 paraqitet e ndryshme për sektorët kryesorë të
ekonomisë. Sektorët që vlerësohet të kenë shënuar rritje gjatë kësaj periudhe janë ndërtimi, i cili në tremujorin e dytë
udhëhoqi rritjen ekonomike, bujqësia dhe industria. Sektori prodhues (industria, bujqësia dhe ndërtimi) pati rolin kryesor
në rritjen ekonomike në gjysmën e parë të këtij viti, në dallim nga zhvillimet e shfaqura në vitin 2012, ku rritja e PBB-
së u drejtua kryesisht nga dinamika e sektorit të shërbimeve. Sektori prodhues rezulton të ketë kontribuar me 1 pikë
përqindje në zgjerimin vjetor të PBB-së, gjatë nëntë muajve të vitit 2013. Ky kontribut reflektoi kryesisht rigjallërimin e
përkohshëm të aktivitetit ndërtues gjatë tremujorit të dytë, i cili u ushqye kryesisht nga stimuli fiskal i injektuar në këtë
tremujor. Kontributin më të lartë brenda sektorit prodhues, por edhe prej të gjithë sektorëve të tjerë të aktivitetit
ekonomik, e pati bujqësia e cila gjatë nëntë muajve të parë të vitit u rrit me 2.9 përqind në terma vjetorë, duke
kontribuar me 0.7 pikë përqindje në rritjen e përgjithshme gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu, në një masë të ulët
pozitivisht kontriboi edhe rritja në prodhimin industrial me rreth 0.3 pikë përqindje.
Në të kundërt, rënia vjetore e vlerës së shtuar të regjistruar nga sektori i shërbimeve u përkthye në një kontribut
negativ prej 0.5 pikë përqindje në rritjen ekonomike të nëntë muajve të vitit 2013. Tregtia, shërbimet e hotelerisë dhe
restorantet, si dhe shërbimet e transportit ishin ato shërbime të cilat rezultuan me rënie gjatë nëntë muajve të vitit, me
përkatësisht 2.2 dhe 4.1 për qind në terma vjetorë. Ndërkohë, shërbimet e telekomunikacionit shënuan një rritje
marxhinale të vlerës së shtuar me rreth 0.8 për qind krahasuar me nëntë muajtë e vitit 2012 dhe shërbimet e tjera një
rritje prej 0.6 për qind. Nga pikëpamja e shpenzimeve, duke u bazuar në indikatorët e disponueshëm indirektë,

vlerësohet se gjatë tremujorit të parë të 2013, rritja u mbështet thuajse tërësisht nga kërkesa e huaj. Në tremujorin e
dytë dhe të tretë, kontributi i kërkesës së huaj ishte disi më i zbehtë në krahasim me të parin. Ndërkohë, kërkesa e
brëndshme private vlerësohet të ketë dhënë një kontribut negativ në rritjen ekonomike gjatë nëntë muajve të parë të
vitit 2013, si nëpërmjet konsumit, ashtu edhe investimeve private. Kontributi i vlerësuar negativ i kërkesës së brëndshme
private u kompensua pjesërisht prej komponentit publik të kërkesës agregate të brëndshme, veçanërisht përgjatë
tremujorit të dytë. Në tërësi, bazuar në treguesit indirektë të disponueshëm, kërkesa e brëndshme (private dhe publike)
vlerësohet të ketë patur një kontribut thuajse të papërfillshëm në rritjen ekonomike të nëntë muajve të vitit. Vlerësojmë
se kërkesa e brëndshme private dhe veçanërisht investimet private, kanë mbetur të dobëta edhe përgjatë tremujorit të
fundit të vitit 2013. Ecuria negative e kërkesës së brëndshme private reflekton më së tepërmi, pasigurinë e lartë që
vijon të rrethojë vendimmarrjet e agjentëve ekonomikë, e cila duket se arriti kulmin me afrimin e zgjedhjeve
parlamentare, siç pasqyrohet edhe nga Indekset e Besimit të Konsumatorëve dhe Bizneseve, të cilët pësuan një rënie
gjatë T2-2013 kundrejt një tremujori më parë. Ecuria negative e kërkesës private të brëndshme reflekton gjithashtu
vijueshmërinë e kushteve të shtrënguara të financimit me të cilat përballen agjentët privatë. Përveç kushteve të tjera
relativisht të shtrënguara prej kohësh nga sistemi bankar për dhënien e kredive drejt agjentëve privatë, edhe norma e
interesit e kredive, faktori kryesor që përcakton kërkesën për huamarrje, ka mbetur në nivele të larta, megjithë politikën
monetare lehtësuese të ndjekur prej autoritetit monetar me uljen e vijueshme të normës bazë së interesit.

Anda mungkin juga menyukai