Anda di halaman 1dari 70

Pikëpamjet e autorit, të shprehura në këtë doracak, nuk i reflektojnë medoemos pikëpamjet

e Agjencionit të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar apo të Qeverisë së


Shteteve të Bashkuara.

Ky doracak është financuar nga populli amerikan përmes Agjencionit të SHBA-së për
Zhvillim Ndërkombëtar (USAID Kosovë), në kuadër të Programit për Arsimin Themelor
(Basic Education Program) të USAID-it, të cilin e zbaton Family Health International (FHI
360) në partneritet me Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë të Republikës
së Kosovës (MASHT) dhe me Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC).
Vlerësimi sipas kurrikulës
së bazuar në kompetenca
Udhëzues për mësimdhënës

Korrik 2016
Hartuar nga
Ekipi i Divizionit per Vlerësim, Standarde dhe Monitorim (MASHT) i udhëhequr nga
Mustafë Kadriu

Kontribues
Dr. Blerim Saqipi
Arlinda Gashi Bajgora, MA
Mësimdhënës nga shkollat pilote të Kurrikulës

Redaktim gjuhësor
Mr.sc. Shpëtim Elezi

DIZAJNI GRAFIK
projectGRAPHICS

Korrik 2016
Botimi i parë
Përmbajtja

I. Hyrje ......................................................................................................................................................................... 6
Qëllimet e udhëzuesit ...................................................................................................................................... 6

II. Të kuptuarit e vlerësimit të bazuar në kompetenca ........................................................................ 7


Parimet e vlerësimit .......................................................................................................................................... 9

III. Natyra dhe llojet e vlerësimit ................................................................................................................... 11


Vlerësimi i brendshëm ..................................................................................................................................... 12
Vlerësimi i vazhdueshëm ................................................................................................................................ 12
Vlerësimi përfundimtar ................................................................................................................................... 16
Vlerësimi për shkallë ........................................................................................................................................ 17

IV. Planifikimi i vlerësimit ................................................................................................................................. 19


Dimensionet e niveleve të performancës ................................................................................................ 22

V. Metodat, teknikat dhe instrumentet e vlerësimit ........................................................................... 24

VI. Udhëzime praktike për vlerësim ............................................................................................................ 29


Shtojca A: Modele për vlerësimin e nxënësve ........................................................................................ 29
Shtojca B: Shembuj të punuar nga mësimdhënësit .............................................................................. 41
Shtojca C: Shabllonet e raporteve të suksesit të nxënësve ................................................................ 58
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

I. HYRJE
Ky udhëzues është përgatitur si material ndihmës për zbatimin e Udhëzimit administrativ të vlerësimit të
nxënësve sipas kërkesave dhe frymës së Kornizës së Kurrikulës të arsimit parauniversitar të Republikës së
Kosovës, të miratuar në vitin 2011 nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT). Gjatë
procesit të zhvillimit dhe të pilotimit të Kurrikulës së re, MASHT-i ka përgatitur një numër udhëzuesish
si ndihmesë për mësimdhënësit për të zbatuar këtë reformë. Sistemi i vlerësimit të nxënësve është një
nga reformat më të mëdha që ka projektuar Korniza e Kurrikulës (KK). Reforma e sistemit të vlerësimit
sipas KK-së shtrihet në dy dimensione. Në njërën anë, sipas Kurrikulës, për vlerësimin planifikohen
ndryshime në anën strukturore, duke u adresuar aspektet e dallimit midis vlerësimit të vazhdueshëm
(vlerësimi formativ dhe vlerësimi përmbledhës) gjatë gjithë vitit mësimor, vlerësimit përfundimtar (në
fund të vitit shkollor) dhe vlerësimit përmbyllës (në fund të shkallës). Në anën tjetër, qasja e Kurrikulës
kërkon që mësimdhënësit të zgjerojnë këndvështrimin e tyre për vlerësimin, duke mos menduar për
aktivitetin aktual të mësimit, por më gjerë, nëse aktiviteti i tyre mësimor në një mënyrë ose në një tjetër
është duke kontribuar në zhvillimin e kompetencave të përcaktuara në Kurrikulë.
Mund të argumentohet se mësimdhënësit realizojnë aktivitete të vlerësimit që do t’i përshtateshin
secilës kurrikulë dhe është e vërtetë se nuk ekzistojnë metoda të caktuara për një kurrikulë të caktuar.
Ajo që është me rëndësi është se qasja ndaj vlerësimit duhet t’i përshtatet natyrës së mësimdhënies
që kërkon Kurrikula apo edhe politikat e tjera arsimore. Për më shumë, me rëndësi të veçantë janë
edhe modalitetet e shfrytëzimit të të dhënave të vlerësimit të nxënësve, duke u siguruar se ato janë
në funksion të përmbushjes së synimeve të Kurrikulës, pra duke iu shmangur gjykimeve të izoluara që
mund të bëjnë akterët në procesin e vlerësimit. Në këtë drejtim, MASHT-i ka zhvilluar politika të tjera në
fushën e vlerësimit në funksion të reformimit të praktikave aktuale të vlerësimit, duke përfshirë Kodin
e etikës për vlerësim dhe Udhëzuesin për standardet e vlerësimit, (të dyja të miratuara në vitin 2011 në
bashkëpunim me Programin për Arsim Themelor të USAID-it).

QËLLIMI I UDHËZUESIT
Qëllimet kryesore të këtij udhëzuesi janë:
ƒƒ Ilustrim i strategjive të ndryshme se si vlerësimi mund të përdoret si instrument për
përmirësimin e mësimdhënies dhe të nxënit;
ƒƒ Informim shtesë për mësimdhënësit për të ndihmuar nxënësit që të arrijnë
kompetencat e synuara;
ƒƒ Sqarim dhe konkretizim i vlerësimit të brendshëm nga Udhëzimi administrativ për
vlerësimin e nxënësve;
ƒƒ Ofrim i shembujve praktikë që ndihmojnë në standardizimin e procesit të vlerësimit
në përputhshmëri me rezultatet e të nxënit sipas Kurrikulës në mënyrë që procesi i
vlerësimit të jetë në funksion të të nxënit.
Udhëzuesi është menduar të jetë si lehtësim për zbatimin e Kurrikulës për të gjithë akterët e
reformës kurrikulare në Kosovë.

Udhëzuesi duhet të shfrytëzohet në dy drejtime. Në njërën anë, udhëzuesi ofron një kornizë teorike
se si duhet të perceptohet dhe të kuptohet procesi i vlerësimit në kontekst të reformës kurrikulare në
sistemin e arsimit në Kosovë. Në anën tjetër, udhëzuesi ofron edhe udhëzime dhe shembuj praktikë
lidhur me modalitetet se si mësimdhënësit mund të kryejnë detyrat lidhur me realizimin e vlerësimit
si pjesë e punës së tyre të përditshme. Nga aspekti praktik i organizimit, udhëzuesi ngërthen në vete
edhe pika reflektive dhe ide për aktivitete për mësimdhënësit lidhur me zhvillimin e tyre profesional.
Udhëzuesi do të mund të shfrytëzohet krahas Udhëzimit administrativ për vlerësimin e nxënësve, si
dhe krahas kurrikulave bërthamë dhe Kornizës së Kurrikulës së Kosovës.

6
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

II. TË KUPTUARIT E VLERËSIMIT


TË BAZUAR NË KOMPETENCA
Të gjitha definicionet e vlerësimit kanë të përbashkët faktin se synojnë caktimin e shkallës së arritjes së
rezultateve të të nxënit, të caktuara nga mësimdhënësi apo nga dokumentet e ndryshme kurrikulare.
Në vijim po paraqesim disa shembuj të përkufizimeve të vlerësimit të marrë nga literatura për vlerësimin
në arsim:
“Vlerësimi përbëhet nga një numër metodash që përdoren për matjen e performancës dhe arritjeve
të të nxënit, përfshirë testimin, provimet, vlerësimin e punës praktike, vlerësimin me gojë, vlerësimin
e bazuar në shkollë të udhëhequr nga mësimdhënësi e të tjera.” (Gipps, 1994).
“Vlerësimi është proces i kërkimit dhe i interpretimit të dëshmive nga nxënësit dhe mësimdhënësit
e tyre për të konstatuar nivelin ku janë, ku duhet të arrijnë dhe si të përmirësohen arritjet e tyre.”
(Grupi për Reformimin e Vlerësimit, 2002).
“Vlerësimi është mbledhja dhe analiza sistematike e informacioneve për të avancuar të nxënit e
nxënësve.” (Planifikimi dhe vlerësimi i mësimit, Universiteti i Masaçusetsit, Amherst, 2006).
Vlerësimi, në rend të parë, përdoret nga mësimdhënësit për të konstatuar gjendjen se ku janë nxënësit
aktualisht, nga duhet të shkojnë dhe cila është rruga më e mirë për të arritur në cakun e synuar (Vlerësimi
formativ BEP/MASHT 2013), apo për të arritur rezultatet e të nxënit të përcaktuara në Kurrikulë. Qëllimi
i vlerësimit është të përmirësohet të nxënit, të informojë mësimdhënien, të ndihmojë nxënësit që të
arrijnë standardet më të larta brenda potencialit të tyre.

Tabela 1. Dallimi midis vlerësimit tradicional dhe vlerësimit të bazuar në rezultate (adaptuar nga Projekti IPA, 2009).

Vlerësimi tradicional Vlerësimi i bazuar në rezultate

Vlerësimi përqendrohet në matjen dhe testimin


Fokusi i
Vlerësimi bazohet në dije. e një spektri më të gjerë të shkathtësive, të
vlerësimit
aftësive, të vlerave e të tjera.

Vlerësimi kryesisht bazohet në


Niveli i Vlerësimi bazohet më shumë në vlerat e
memorizime individuale dhe
përqendrimit në përbashkëta, në bashkëpunim të ndërsjellë, në
në të kujtuarit e informatave, të
qëllimet e të nxënit vlerësim të ndërsjellë, vetëvlerësim e të tjera.
fakteve e të tjera.

Vlerësimi kryhet në fund të një


Koha – kur kryhet Vlerësimi i vazhdueshëm është i ndërthurur me
periudhe mësimore dhe është i
vlerësimi? procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit.
ndarë nga mësimi dhe të nxënit.

Metoda kryesore e Vlerësimi shpesh bazohet në Përdoren forma të llojllojshme, të hapura dhe
vlerësimit pyetje me alternativa. jorutinore.
Spektri i teknikave
Përdorimi i një numri të kufizuar Përdorimi i një spektri më të gjerë të teknikave
të përdorura gjatë
të teknikave të definuara mirë. të vlerësimit.
vlerësimit
Vlerësimi ngërthen informata më të hollësishme
Komunikimi Vlerësimi përfundon me një kthyese dhe kritikë më përmbajtjesore
i rezultateve notë numerike. konstruktive për të ndihmuar nxënësit në
arritjen e rezultateve të të nxënit.

7
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Në të kaluarën, në Kosovë shpesh vlerësimi është planifikuar dhe është zbatuar vetëm pasi ka
përfunduar faza e mësimit. Gjithashtu, vlerësimi i bazuar në teste me shkrim ka rezultuar kryesisht
me vlerësim sipërfaqësor të aftësive të nxënësve lidhur me të mbajturit në mend të fakteve dhe
të të dhënave, pa arritur të vlerësojë tërësinë e shkathtësive të nxënësve. Në këtë mënyrë, duke i
kufizuar ata nëpërmjet fushëveprimit të provimeve, nxënësit janë detyruar të mësojnë vetëm një
aspekt të informatave.

Për dallim nga këto qasje, vlerësimi i bazuar në kompetenca ose rezultate të të nxënit është më
kompleks dhe shumëdimensional. Mësimdhënësit mund të përdorin një spektër më të gjerë të
instrumenteve për të vlerësuar kompetencat e nxënësve – shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e
tyre dhe jo vetëm dijen e njohuritë e tyre për faktet. Vlerësimi i bazuar në kompetenca është po
ashtu edhe më gjithëpërfshirës dhe shkon përtej një procesi njëkahësh: mësimdhënësit ende i
vlerësojnë nxënësit, por ata mundësojnë edhe vetëvlerësimin dhe vlerësimin e ndërsjellë, duke i
angazhuar nxënësit në procesin e nxënies dhe të vlerësimit të vetvetes me qëllim të përmirësimit
të punës së tyre (Vlerësimi formativ, BEP/MASHT, 2013). Në fund, vlerësimi i bazuar në kompetenca
është më mirë i integruar në procesin e mësimdhënies e të të nxënit dhe është në funksion të
përmirësimit të praktikave të mësimdhënies. Përmes përdorimit të kësaj qasjeje, mësimdhënësit
në vazhdimësi i vlerësojnë shkallën dhe vlerën e të nxënit të demonstruar nga nxënësit dhe, në
bazë të informacioneve të këtilla, mund të sjellin vlerësime për gjërat që duhet të bëhen për të
përmirësuar rezultatet mësimore të nxënësve.

Mësimi i bazuar në kompetenca është më i llojllojshëm dhe më i pasur. Si rregull, aktivitetet


mësimore që janë më të llojllojshme dhe më të pasura rezultojnë me përvoja mësimore më
atraktive dhe me nxënie më të qëndrueshme jo vetëm të fakteve dhe të të dhënave, por edhe të
shkathtësive, të qëndrimeve dhe të vlerave të reja, si dhe me nxënie më të thellë. Si pasojë e të
nxënit të këtillë nevojitet edhe një reformim në fushën e vlerësimit të nxënësve.

Vlerësimi gjithmonë duhet t’i përfshijë komponentët e kompetencave (njohuri, aftësi, zotërim,
shkathtësi, qëndrime dhe vlera).
Tabela 2. Dallimet midis vlerësimit tradicional dhe modern.

Konceptet tradicionale të vlerësimit Konceptet moderne të vlerësimit

Vlerësimi formativ (vlerësimi për të nxënit)


Vlerësimi përmbledhës përdoret si mjeti kryesor
përdoret në mënyrë të rregullt dhe shërben për
(ose i vetëm) i vlerësimit.
përmirësimin e të nxënit dhe të mësimdhënies.

Vlerësimi i vazhdueshëm është pjesë integrale e


Vlerësimi në fund të vitit apo të gjysmëvjetorit.
procesit të mësimdhënies / mësimnxënies.

Vlerësimi i bazuar në standarde (rezultatet e


Vlerësimi i bazuar në normë përdoret si instrument
pritshme) të paracaktuara për të identifikuar
për të krahasuar nxënësit me njëri-tjetrin në
përkrahjen dhe për të dhënë komente për
vlerësimin final.
performancë të përmirësuar.

Mbitheksohet mësimi i fakteve dhe i përmbajtjeve. Theksohet procesi dhe angazhimi i nxënësve.

8
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Zbatimi i vlerësimit në një kurrikulë të bazuar në kompetenca ngërthen në vete edhe sfida
serioze për mësimdhënësit. Mësimdhënësit e Kosovës tashmë përballen me sfida të shumta në
procesin e zbatimit të strategjive dhe të teknologjive të reja arsimore, gjë që mund të jetë tipike
për secilin sistem arsimor që kalon nëpër tranzicionin që po kalon arsimi në Kosovë. Megjithatë,
ndryshimet në fushën e arsimit sipas trendit botëror, që janë: qasja e bazuar në kompetenca,
parimi i inkluzionit, mësimi me nxënësin në qendër, mësimi i integruar; ngrohja globale; diversiteti
kulturor dhe të nxënit e bazuar në teknologjinë informative dhe komunikuese (TIK), kërkojnë një
reformim të qasjeve të tanishme dhe tradicionale drejt një qasjeje më moderne.

Andaj, është e rëndësishme që reformimi i procesit të vlerësimit të nxënësve të shihet si proces i


zhvillimit profesional të mësimdhënësve që kërkon kohë, përpjekje, përkushtim dhe mbështetje,
faktorë që janë të nevojshëm për të realizuar tranzicionin e synuar. Pikënisja e realizimit të
tranzicionit drejt asaj që konsiderohet si moderne duhet të bazohet në disa parime themelore.

PARIMET E VLERËSIMIT1

1. Vlerësimi, para së gjithash, ka për qëllim të nxënit dhe të arriturat e nxënësve


• Përmes vlerësimit nxënësit marrin informacion për atë që do të duhet të mësojnë. Sa dhe si do
të mësojnë nxënësit, në masë të madhe varet nga vlerësimi që zbatohet.
• Vlerësimi nuk shërben vetëm që ta vërtetojë se sa ka arritur nxënësi të mësojë. Vlerësimi
shërben që ta nxisë nxënësin për të mësuar dhe t’i japë udhëzime se si duhet të mësojë në
mënyrë që t’i përmirësojë të arriturat në shkollë dhe jashtë saj.

2. Vlerësimi siguron informacione të plota për të arriturat e nxënësit


• Me anë të vlerësimit sigurohen informacionet për atë që nxënësit e dinë dhe çka janë në
gjendje të bëjnë me atë që dinë.
• Me anë të vlerësimit verifikohen dituritë dhe aftësitë e nxënësve, si dhe vlerat, qëndrimet dhe
shprehitë e tyre, që njëherësh ndikojnë edhe në suksesin që ata e arrijnë në shkollë dhe jashtë saj.
• Me anë të vlerësimit merren informacione edhe për anët e forta dhe ato të dobëta të nxënësve,
që pastaj përdoren për të siguruar përparimin në të arriturat e tyre.

3. Vlerësimi është pjesë përbërëse e procesit mësimor (në mësimdhënie dhe në nxënie)
• Ekziston lidhje e qartë ndërmjet qëllimeve dhe përmbajtjeve të të nxënit dhe vlerësimit
(ndërmjet asaj që mësohet e që ofrohet si mësim dhe asaj që vlerësohet).
• Mësimdhënia, nxënia dhe vlerësimi janë procese të ndërthurura dhe sigurojnë koherencë në
mësim.
• Nga qëllimet dhe përmbajtjet mësimore varet çka do të vlerësohet. Nga rezultati i vlerësimit
varet si do të zhvillohet mësimi dhe drejt cilave qëllime synohet të ecet dhe të arrihet.
• Nxënësi dhe mësimdhënësi kanë rol aktiv në procesin e vlerësimit.

1 Standardet e vlerësimit, BEP/MASHT, 2011.

9
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

4. Vlerësimi bazohet në përdorimin e një numri të shumtë dhe të ndryshëm metodash


• Përdorimi i një numri të shumtë dhe të ndryshëm metodash të vlerësimit mundëson që të
zvogëlohen dobësitë dhe kufizimet e secilës metodë të zbatuar veçmas.
• Kur përdoren metoda të shumta dhe të ndryshme të vlerësimit, merren parasysh stilet e
ndryshme të të nxënit të nxënësve.

5. Vlerësimi është proces i vazhdueshëm


• Vlerësimi përfshin aktivitetet përcjellëse të punës, rezultatet e vlerave të saj dhe të arriturave
të nxënësve gjatë tërë vitit shkollor.
• Me anë të vlerësimit kontrollohet përparimi i të arriturave të nxënësve në bazë të asaj se si
orientohen nxënësit drejt qëllimeve të parashtruara në mësim.

6. Vlerësimi është i drejtë


• 6.1. Vlerësimi është i drejtë në qoftë se i referohet paanshmërisë gjatë zbatimit të vlerësimit në
të arriturat e nxënësve, interpretimit dhe përdorimit të rezultateve.
• 6.2. Vlerësimi nuk favorizon (as sipas mënyrës, as sipas përmbajtjes) nxënës në bazë të
prejardhjes së tyre, gjinisë së tyre dhe as në bazë të përvojave të tyre të mëparshme me
mësimdhënës dhe/ose me metodën e vlerësimit.

7. Vlerësimi është transparent


• Vlerësimi është transparent në qoftë se nxënësit dhe prindërit kanë qasje në vlerësim (në
metodat që do të përdoren dhe në rezultatet e përdorimit të tyre).
• Nxënësit e dinë se çka dhe cilat janë qëllimet e të nxënit, cilat janë standardet që pritet t’i arrijnë
dhe si do të vlerësohet arritja e tyre (ajo që duhet ta mësojnë, si dhe kur do të vlerësohen).

8. Vlerësimi është i vlefshëm dhe i sigurt


• Vlerësimi është i vlefshëm në qoftë se përmes tij merren informacione që janë relevante për
qëllimet dhe përmbajtjet e vlerësimit.
• Në interpretimin e rezultateve të vlerësimit nuk bëjnë pjesë gjykimet për sjelljen, aftësitë dhe
shkathtësitë e nxënësve, që nuk janë objekt i vlerësimit konkret.
• Vlerësimi është i njëjtë për të gjithë nxënësit dhe nga të gjithë mësimdhënësit.

10
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

III. NATYRA DHE LLOJET E VLERËSIMIT


Ky udhëzues, si nevojë për të mbështetur reformën që po synon Kurrikula e re në Kosovë, na
njofton se si të shtjellohen më në hollësi vlerësimi formativ (vlerësimi për të nxënë) dhe vlerësimi
përmbledhës (vlerësimi i të nxënit), duke u mbështetur gjithmonë në arritjen e rezultateve të të
nxënit të përcaktuar në plan-program.

Rezultatet e të nxënit

Rezultati i të nxënit është deklarimi i asaj që duhet të dijë nxënësi dhe çfarë është më e
rëndësishme, çfarë duhet të jetë në gjendje të bëjë për të demonstruar njohuritë, të kuptuarit,
shkathtësitë dhe/ose kompetencat në fund të modulit apo të programit.

Prandaj, rezultatet e të nxënit duhet të formulohen duke përdorur folje që përcaktojnë saktësisht
çfarë do të jetë në gjendje të bëjë nxënësi për të dëshmuar zotërimin e shkathtësive apo të
materialeve. Rezultatet e të nxënit zakonisht fillojnë me:

“Deri në fund të orës / të modulit të lëndës / të gjysmëvjetorit, nxënësi pritet të jetë në gjendje
të...”

Nëse nxënësit duhet të arrijnë rezultatet e dëshiruara të të nxënit në mënyrë të suksesshme,


atëherë detyra themelore e mësimdhënësit është që të angazhojë nxënësit në aktivitete të
të nxënit që çojnë në arritjen e atyre rezultateve. ...Është e dobishme të mbahet në mend që
çfarë bën nxënësi është më e rëndësishme për të përcaktuar çfarë të mësohet sesa çfarë bën
mësimdhënësi. (Shuell, 1986: 429)

Sipas Biggs-it (2009), rezultatet e të nxënit duhet t’i referohen jo vetëm përmbajtjes që mësohet,
por edhe çfarë duhet të bëhet me atë përmbajtje dhe me ç’standarde. Ato duhet të jenë:
ƒƒ Deklarime të asaj që nxënësit pritet të jenë të gjendje të bëjnë pas mësimit të një moduli apo
të një programi;
ƒƒ Të shprehen nga këndvështrimi i nxënësve;
ƒƒ Të shprehen me forma foljore aktive që çojnë në sjellje të vrojtueshme dhe të vlerësueshme;
ƒƒ Të ndërlidhen me kriteret për vlerësimin e performancës së nxënësit.

Rrjedhimisht, hartimi i plan-programit përshtatet për të siguruar trajtim dhe zhvillim të


drejtpërdrejtë të këtyre rezultateve përmes modulit ose programit me anë të procesit të
harmonizimit konstruktiv (Biggs, 2002).

Po ashtu, rezultatet duhet të adresojnë një larmi nivelesh kognitive, duke kërkuar që nxënësit
të kalojnë nga mbamendja dhe të kuptuarit themelor drejt aktiviteteve më të ndërlikuara, si
integrimi dhe vlerësimi.

11
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Figura 1. Listë kontrolluese: Si ta dimë nëse i kemi shkruar saktë rezultatet e të nxënit?

1. A fillon secila me një folje aktive?


2. A janë shprehur me fjalë të vrojtueshme dhe të matshme?
3. A janë shmangur fjalët, si: “të dish”, “të kuptosh”?
4. A adresojnë nivele të ndryshme kognitive?
5. A janë rezultatet në nivelin e përshtatshëm?
6. A janë të gjitha rezultatet në harmoni me synimet dhe përmbajtjen e modulit?
7. A janë ato reale dhe të arritshme në kontekst?
8. A janë të qarta për personelin dhe nxënësit?
9. A janë në harmoni me rezultatet e programit?

http://www.learningandteaching.info/teaching/marking.htm

VLERËSIMI I BRENDSHËM

Sipas Kurrikulës bërthamë dhe Udhëzimit administrativ për vlerësimin e nxënësve, vlerësimi i
brendshëm ose me bazë në shkollë, kryesisht ka për qëllim përkrahjen dhe forcimin e të nxënit
dhe raportimin e rregullt të progresit individual të nxënësve.
Te vlerësimi i brendshëm zakonisht zbatohen këto dy lloje të vlerësimit:
- Vlerësimi i vazhdueshëm (vlerësimi formativ dhe vlerësimi përmbledhës);
- Vlerësimi përfundimtar.

Sipas Kurrikulës së re, është i paraparë edhe vlerësimi për shkallë, i cili ka për qëllim vlerësimin e
nxënësve para fillimit të shkallës përkatëse me qëllim të përkrahjes së tyre.

VLERËSIMI I VAZHDUESHËM

Vlerësimi i vazhdueshëm është vlerësim në nivel të klasës, që udhëzon dhe përkrah të nxënit
gjatë gjithë vitit shkollor, ndërsa në fund të vitit shkollor vlerësimi raporton progresin e nxënësve.
Vlerësimi i vazhdueshëm realizohet nëpërmjet vlerësimit formativ dhe vlerësimit përmbledhës.
Vlerësimi formativ apo vlerësimi për nxënie bazohet në rezultatet e të nxënit dhe ka për qëllim
t’i informojë nxënësit lidhur me punën e bërë për arritjen e rezultateve të të nxënit derisa ata
janë duke marrë njohuri apo duke i zbatuar shkathtësitë e tyre (Vlerësimi formativ, BEP/MASHT,
2013). Informatat që dalin nga ky lloj vlerësimi përdoren për ta riorganizuar mësimdhënien me
qëllim të përkrahjes së nxënësve konform nevojave dhe potencialeve të tyre. Vlerësimi formativ
mund të realizohet me instrumentet e njëjta sikurse edhe vlerësimi përmbledhës, por me këtë
rast qëllimi ndryshon. Ky lloj vlerësimi realizohet gjatë gjithë vitit mësimor nëpërmjet angazhimit
të nxënësve në klasë, nëpërmjet detyrave të shtëpisë, kuizeve, debateve, prezantimeve, eseve,
testeve, portfoliove, projekteve, punës në kabinet, si dhe realizohet duke u bazuar në rezultatet e
të nxënit dhe duke i dhënë nxënësit komente konstruktive për arritjen e atyre rezultateve.
Rezultatet e vlerësimit formativ evidentohen në ditarin personal të mësimdhënësit me komente
për nivelin e arritjes së rezultateve të të nxënit. Rezultatet raportohen te nxënësit dhe prindërit
me komente konstruktive që motivojnë dhe orientojnë përparimin e nxënësit.

12
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Vlerësimi formativ fokusohet në:


- evidentimin e rezultateve të të nxënit/qëllimin e të nxënit dhe kriteret e suksesit;
- përkrahjen për vetëvlerësim dhe vlerësim të ndërsjellë duke u bazuar në kriteret e suksesit;
- dhënien e informatave kthyese për performancën e nxënësit duke bazuar në kriteret e suksesit;
- përdorimin e pyetjeve efektive;
- evidentimin dhe raportimin e progresit të arritjeve të nxënësve duke bazuar në kriteret e suksesit
(portofolio e nxënësve).

Vlerësimi formativ u mundëson nxënësve që të mësojnë përmes procesit të komenteve kthyese


(ang. feedback) dhe sugjerimeve që dalin nga vlerësimi, si dhe falë mundësive që të ushtrojnë
dhe të përmirësohen si rezultat i atij vlerësimi.

Vlerësimi formativ asnjëherë nuk duhet të shoqërohet me notë numerike, por vetëm me komente
konstruktive, në të kundërtën nuk është vlerësim formativ apo për të nxënë, por vlerësim
përmbledhës.

Vlerësimi përmbledhës apo vlerësimi i të nxënit (sumativ) bazohet në rezultatet e të nxënit


dhe ka për qëllim të matë se çfarë dhe sa kanë mësuar nxënësit për një njësi, për një semestër
(tremujor) apo për një periudhë të caktuar kohore, të përcaktuar sipas planit të vlerësimit, me
qëllim që ai vlerësim t’u raportohet prindërve, mësimdhënësve dhe personave të tjerë relevantë.
Mësimdhënësit dokumentojnë të arriturat e nxënësve përmes detyrave që u ofrojnë mundësi
nxënësve të demonstrojnë njohuri dhe zotërim të rezultateve të të nxënit. Të dhënat që dalin nga
vlerësimi përmbledhës do të duhej të ofronin informata për mësimdhënësit lidhur me efikasitetin
e strategjive të mësimdhënies dhe identifikimin e qasjeve që duhen ndjekur për të përmirësuar
mësimdhënien në të ardhmen për të njëjtët apo të tjerë nxënës.

Sipas Kurrikulës së Kosovës, vlerësimi i tillë shoqërohet me notë numerike, ndërsa nota formohet
për arritjet e nxënësit në përmbushjen e rezultateve të të nxënit dhe zotërimin e kompetencave.

Sipas Udhëzimit administrativ për vlerësimin e nxënësve, nota e vlerësimit të vazhdueshëm për
një periudhë të caktuar kohore për nxënësit e klasave nga 6 – 12 formohet prej dy vlerësimeve
përmbledhëse [VP1, VP2]:

Vlerësimi përmbledhës 1 (VP1). Nota e vlerësimit përmbledhës formohet nga evidencat e


angazhimit në klasë, nga detyrat e shtëpisë, kuizet, debatet, prezantimet me gojë, esetë, testet,
portofoliot, projektet dhe nga puna në kabinet. Puna e nxënësit për kapituj apo njësi të caktuara
vlerësohet me notë e cila mund të shoqërohet edhe me komente.

Vlerësimi përmbledhës 2 (VP2). Nota e vlerësimit përmbledhës në fund të një periudhe të


caktuar kohore del nga rezultati që kanë arritur nxënësit përmes një instrumenti vlerësues, (i
cili përcaktohet në planifikimin e vlerësimit të aktiveve profesionale), varësisht nga specifikat e
fushës/lëndës mësimore.

13
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Nota përfundimtare e vlerësimit përmbledhës në një lëndë mësimore për një periudhë të caktuar
kohore formohet nga VP1 dhe VP2.

Në bazë të formulës : 60% × VP1 + 40% × VP2 = 0.6 × VP1 + 0.4 × VP2 = nota e një periudhe kohore

P.sh.:
P. Sh. 60% × 3 + 40% × 5= 0.6 × 3(nota ) + 0.4 × 5(nota )= 0.6 × 3 + 0.4 × 5= 1.8 + 2.0= 3.8 ≈ 4

(Shih modelin në planin e vlerësimit në shtojcën B).

Nxënësit e shkallës I (klasa parafillor dhe klasat 1 – 2) vlerësohen vetëm me vlerësimin


përmbledhës 1 (VP1), me komente konstruktive të standardizuara kundrejt rezultateve të të
nxënit.

Nxënësit e shkallës II (klasat 3 – 5) vlerësohen vetëm me vlerësimin përmbledhës 1 (VP1), me


notë numerike dhe komente të standardizuara kundrejt rezultateve të të nxënit.

Nxënësit e shkallës III – VI (klasat 6 – 12) vlerësohen me dy vlerësimet VP1 dhe VP2, me notë
numerike dhe komente të standardizuara kundrejt rezultateve të të nxënit.

Mësimdhënësit mbajnë shënime të vazhdueshme për të përcjellë progresin e secilit nxënës


(klasa parafillor dhe klasat 1 – 5) në ditarin personal, ndërsa nxënësit dëshmojnë për punën dhe
progresin e tyre të vazhdueshëm nëpërmjet portofolios.

Nota përfundimtare e vlerësimit përmbledhës për një periudhë të caktuar kohore nga VP1 dhe
VP2 (shkalla III – VI) evidentohet në librin e klasës dhe në ditarin personal të mësimdhënësit.

Pas çdo vlerësimi në përfundim të secilës periudhë të caktuar kohore, mësimdhënësit raportojnë
në këshillin e mësimdhënësve dhe informojnë prindërit për të arriturat e nxënësve.

Evidencat nga vlerësimi i vazhdueshëm dhe raportet e vlerësimit të nxënëseve ruhen nga
mësimdhënësit së paku për një shkallë kurrikulare dhe janë objekt monitorimi nga drejtori
i shkollës, si dhe nga institucionet përgjegjëse që merren me monitorimin e punës së
mësimdhënësit dhe punës së shkollës.

14
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Vlerësimi përmbledhës shënohet me notë numerike (1, 2, 3, 4, 5) dhe komente/përshkrim


të notave:

Nota 1 (pamjaftueshëm) përcakton performancën e pamjaftueshme në realizimin e detyrës së


dhënë. Nxënësi nuk arrin nivelin e minimumit të duhur të rezultateve të të nxënit dhe nuk arrin
kufirin e kalimit të poshtëm të lejueshëm të lëndës/fushës lëndore [deri 39%].

Nota 2 (mjaftueshëm) përcakton performancën e mjaftueshme në realizimin e detyrës së dhënë.


Nxënësi arrin minimumin e pranueshëm të rezultateve të të nxënit dhe, me anë të përkrahjes,
arrin ta përmbushë kriterin e lejuar të kalimit të lëndës/fushës lëndore [40 – 59%].

Nota 3 (mirë) përcakton performancën e mirë në realizimin e detyrës së dhënë. Nxënësi arrin
nivelin mesatar të pranueshëm të rezultateve të të nxënit dhe është në gjendje që, me anë të
përkrahjes, të demonstrojë origjinalitet dhe të dëshmojë përpjekje në arritjen e shkathtësive të
analizës, të sintezës dhe të vlerësimit [60 – 79%].

Nota 4 (shumë mirë) përcakton performancë shumë të mirë në realizimin e detyrës së dhënë.
Nxënësi arrin nivelin e kënaqshëm të rezultateve të të nxënit dhe demonstron origjinalitet, si dhe
ka gatishmëri të dëshmojë shkathtësi të analizës, të sintezës dhe të vlerësimit [80 – 89%].

Nota 5 (shkëlqyeshëm) përcakton performancën e shkëlqyeshme në realizimin e detyrës


së dhënë. Nxënësi arrin nivelin e plotë të rezultateve të të nxënit, demonstron origjinalitet e
gatishmëri dhe dëshmon në mënyrë konsistente shkathtësi të analizës, të sintezës dhe të
vlerësimit të cilësisë së lartë [90 – 100%].

15
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

VLERËSIMI PËRFUNDIMTAR

Vlerësimi përfundimtar në një lëndë mësimore realizohet në nivel klase si vlerësim i përfundimit
të vitit mësimor i nxjerrë nga mesatarja aritmetike e tri periudhave të caktuara mësimore.

Nota përfundimtare në një lëndë mësimore formohet nga mesatarja aritmetike e notave në tri
periudha të caktuara mësimore:
Nota (1) mesatarja e notave (1.00 - 1.49)
Nota (2) mesatarja e notave (1.50- 2.49)
Nota (3) mesatarja e notave (2.50 - 3.49)
Nota (4) mesatarja e notave (3.50 - 4.49)
Nota (5) mesatarja e notave (4.50 - 5.00)

Pasi edhe filozofia e Kurrikulës së re përkrah të nxënit dhe progresin e nxënësit, për vendosjen e
notës përfundimtare merren për bazë edhe dëshmitë për progresin dhe për përparimin e nxënësit
nga një periudhë në periudhën tjetër, krahas notave për periudha të caktuara mësimore. Por një
gjë e tillë – arritja e rezultateve të të nxënit e paraparë për periudha të caktuara kohore – duhet
të dëshmohet nëpërmjet punës së nxënësit/portofolios.

Po ashtu, në rast se nxënësi është i pakënaqur me notën e fituar, mësimdhënësi i lëndës përkatëse
i mundëson atij/asaj t’i nënshtrohet një vlerësimi përfundimtar që përfshin të gjitha rezultatet e
të nxënit në një vit mësimor për atë lëndë. Rezultati i fituar nga ky vlerësim raportohet si notë
përfundimtare për një vit në një lëndë mësimore.

Për nxënësit që kanë mbetur në provim, nota përfundimtare nxirret pas përfundimit të mësimit
plotësues dhe riprovimit të vitit shkollor.

Nota përfundimtare e një lënde mësimore (nota vjetore) aprovohet nga Këshilli i Klasës.

Nota përfundimtare e një lënde mësimore (nota vjetore) vendoset në librin e klasës dhe bartet
në librin amë, po ashtu kjo notë raportohet dhe evidentohet në librezën/dëftesën apo raportin
e nxënësit.

Për nxënësit e shkallës së parë vlerësimi përfundimtar bëhet me përshkrim.

Nota përfundimtare për nxënësit e që mbeten në riprovim, vendoset në libër amë dhe dëftesë,
pasi nxënësi ta arrijë kriterin e kalimit.

16
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

VLERËSIMI PËR SHKALLË

Udhëzimi administrativ për vlerësimin e nxënësve parasheh organizimin e vlerësimit për shkallë
në fund të secilës shkallë kurrikulare. Instrumentet që përdoren për këtë vlerësim do të jenë
të standardizuara nga MASHT-i, ndërsa administrimi do të bëhet nga shkolla, përmes aktiveve
profesionale në fund të vitit shkollor/të shkallës (muaji prill/maj). Ky vlerësim ka rol diagnostikues
dhe si i tillë ka për qëllim verifikimin e arritjes së rezultateve të të nxënit nga nxënësit në nivel
shkalle kurrikulare të fushave përkatëse në kontekstin e zotërimit të kompetencave kryesore,
si dhe, mbi këtë bazë, organizimin e mësimdhënies për progres të vazhdueshëm të shkallës së
arritshmërisë.

Vlerësimi për shkallë realizohet në nivel shkolle sipas fushës dhe përfshin vlerësimin me rastin e
përfundimit të shkallës së kurrikulës. Ky vlerësim realizohet në përfundim të klasave: 2, 5, 7 dhe
11.

Duke u mbështetur në prioritetet e vendeve të OECD-së, si dhe të shteteve të tjera me sistem të


zhvilluar arsimor, ky vlerësim do të jetë i harmonizuar dhe i bazuar në vlerësimin PISA-s, si dhe në
prioritetet kombëtare. Rrjedhimisht, lëndët/fushat që do t’i vlerësojë ky vlerësim sipas shkallës
janë:
ƒƒ klasat e 2-ta dhe të 5-ta: administrohet në fushën gjuhë/ komunikim, matematikë, si dhe në
fushat që janë me interes;
ƒƒ klasa e 7-të: administrohet në fushën gjuhë/komunikim, matematikë, shkencë, si dhe në fushat
që janë me interes;
ƒƒ klasat e 11-ta: administrohet në fushën gjuhë/komunikim, matematikë, si dhe në fushat që
janë me interes për drejtimin e shkollës përkatëse.

Mësimdhënësit dhe stafi menaxherial i shkollës i analizojnë rezultatet e vlerësimit përmbyllës në


kontekstin individual për secilin nxënës dhe në kontekstin e përgjithshëm në nivel shkolle. Pas
analizës së rezultateve (pushimi veror), mësimdhënësit e aktiveve profesionale për fusha lëndore
reflektojnë në planifikimet e bëra për klasat e shkallës vijuese të kurrikulës.

Mësimdhënësit planifikojnë aktivitete/programe mësimore plotësuese për nxënësit që nuk


kanë arritur nivelin e mjaftueshëm/dëshirueshëm të rezultateve të të nxënit për fushë lëndore
dhe kompetenca. Ndërsa për nxënësit që kanë treguar performancë të lartë, mësimdhënësit
përgatisin aktivitete/programe shtesë.

Vlerësimi për shkallë bëhet në bazë të listës së kontrollit të rezultateve të të nxënit për shkallë të
kurrikulës për fushat lëndore dhe kompetencat kryesore, të cilat i verifikojnë arritjet e nxënësve
kundrejt kritereve të vlerësimit që merren nga rubrika përkatëse në çdo rezultat mësimor. Listat
e kontrollit (që përgatiten nga aktivet profesionale) mund të jenë individuale (për çdo nxënës)
ose kolektive (një listë për gjithë grupin ose klasën). Në të dyja rastet, kriteret e vlerësimit duhet
të jenë të njëjta.

Nota përmbyllëse (A, B, C dhe D) për fushën përkatëse, me rastin e përfundimit të një shkalle të
kurrikulës, nxirret nga dëshmitë e evidentuara në përmbushjen e rezultateve të të nxënit dhe në
zotërimin e kompetencave për shkallën dhe fushën përkatëse, të dala nga vlerësimi për shkallë i
realizuar me instrumente enkas për këtë vlerësim.

17
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Rezultatet e vlerësimit përmbyllës evidentohen në një raport të veçantë të shkollës për secilin
nxënës dhe në libër të klasës në një rubrikë të veçantë për raportin për vlerësimin përmbyllës.

Mbi bazën e rezultateve, për secilin nxënës përgatiten raporte të veçanta për prindin2/kujdestarin
dhe aktivin profesional, me qëllim të përkrahjes së nxënësit gjatë vitit vijues.

Rezultatet e vlerësimit përmbyllës, gjithashtu, shfrytëzohen nga shkolla dhe DKA-ja për
përmirësimin dhe për avancimin e praktikave në organizim, planifikim, mentorim, monitorim
dhe në mbikëqyrje të punës që realizohet në shkollë. Rezultatet e vlerësimit përmbyllës mund të
shfrytëzohen edhe nga institucione të tjera relevante të arsimit.

Notat e vlerësimit përmbyllës

Vlerësimi për shkallë shënohet me notë në formë të shkronjës (A, B, C, D)


Nota A. (Performancë e shkëlqyeshme)
Nota B. (Performancë shumë e mirë)
Nota C. (Performancë e mirë)
Nota D. (Performancë e mjaftueshme)

Notat e vlerësimit përmbyllës shfrytëzohen nga klasa dhe shkolla për të evidentuar, për të
planifikuar dhe për të përmirësuar rezultatet e nxënësit.

2 Shih modelin e raportit për nxënësit, shtojca C

18
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

IV. PLANIFIKIMI I VLERËSIMIT


Kur flasim për planifikimin e orëve mësimore, mësimdhënësit, por edhe të tjerët, zakonisht
mendojnë për përmbajtjen dhe aktivitetet me të cilat do të mbushin orën. Në të vërtetë, mbase
elementi i parë për të cilin mësimdhënësit duhet të mendojnë në procesin e planifikimit është
vlerësimi. Jo duke detajuar metodat dhe procesin e vlerësimit, por duke përcaktuar rezultatet
e pritshme, të cilat, në fakt, shihen edhe si pjesë integrale e sistemit të vlerësimit dhe si pikë
referimi.
Ekziston një numër i madh çështjesh që duhet t’i merrni parasysh kur planifikoni si të vlerësoni
nxënësit tuaj. (Shih më poshtë figurën 1).

Figura 2: Adaptuar nga “Planifikimi i detyrave të përshtatshme të vlerësimit është një parim i
mësimdhënies së mirë” (Ramsden, 2003: 96).

Shfrytëzimi i vlerësimit Kini kujdes me numrin e


ju ndihmon të planifikoni aktiviteteve vlerësuese -
aktivitetet e radhës në mësim shumë nuk do të thotë mirë

Vlerësime të ndryshme
drejt mësimit

Përdorni larmi metodash Mendoni për tërë


të vlerësimit - për stile të lëndën dhe për të
ndryshme të të mësuarit gjitha kompetencat

Të qenit transparent

Duke qenë specifikë në atë se çfarë pritni që nxënësit tuaj të arrijnë dhe se si të nxënit do të
vlerësohet, përmbajtja e kursit dhe kërkesat e vlerësimit duhet të publikohen që të jeni
transparentë për të gjithë. Nxënësit kanë të drejtë të dinë se çfarë duhet të mësojnë dhe se
me çfarë kriteresh do të vlerësohen. Të shkruarit e rezultateve të të nxënit dhe të kritereve të
vlerësimit nuk do të thotë se ju po u tregoni nxënësve saktësisht se çfarë ai/ajo duhet të bëjë për
të kaluar vlerësimin. Në të vërtetë, rezultatet e të nxënit ofrojnë orientime të përgjithshme sipas
të cilave nxënësit duhet të mësojnë dhe se çfarë ata duhet të demonstrojnë gjatë vlerësimit të
tyre. Duke i deklaruar rezultatet e të nxënit dhe kriteret e vlerësimit, ju u ndihmoni nxënësve tuaj
të kuptojnë aspektet e të nxënit në të cilat ju dëshironi që ata të fokusohen.

19
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Hapi i parë: Përcaktimi i rezultateve të të nxënit


Secili rezultatet i të nxënit duhet të përfaqësojë një arritje që pritet nga nxënësit tuaj në fund
të një pune/detyre. Secili rezultat përfaqëson një aftësi të dukshme, një detyrë apo një proces
që nxënësit tuaj duhet ta posedojnë ose të jenë në gjendje ta bëjnë. Sfida është të vendosen
metoda të përshtatshme të vlerësimit në përputhje me rezultatet e të nxënit. Pra, caktimi i
rezultateve të pritshme duhet të bëhet me idenë e caktimit të metodave të vlerësimit që do të
ishin të përshtatshme për arritjen e atyre rezultateve.
Hartimi i rezultateve të qarta të të nxënit është një hap i parë i rëndësishëm në procesin e vlerësimit
që ndihmon të vendosen qëllime të qarta si për mësimdhënësin, edhe për nxënësin. Duke u bazuar
në Kurrikulën e Kosovës, caktimi i rezultateve të pritshme për njësinë mësimore apo për tërësinë
mësimore duhet të bëhet në lidhshmëri me rezultatet e pritshme që mësimdhënësi i ka në dispozicion
nga dokumentet kurrikulare, që janë rezultate të pritshme për fushën dhe shkallën e caktuar, si
dhe, në planin afatgjatë, në lidhshmëri me rezultatet e përgjithshme dhe me kompetencat kryesore
kurrikulare. Nganjëherë, për lëndë e fusha të caktuara, është e vështirë të bëhet një ndërlidhje e tillë,
por e rëndësishme është të synohet kjo logjikë e koherencës dhe e lidhshmërisë.

Hapi i dytë: Përzgjedhja e metodës së vlerësimit


Metoda e vlerësimit duhet të jetë e përshtatshme për vlerësimin e rezultateve të të nxënit.
Metodat e ndryshme të vlerësimit janë më të përshtatshme për testimin e grupeve të ndryshme
të shkathtësive. Për shembull, një test me alternativa është i mirë për të testuar të kuptuarit
e informatave faktike nga ana e nxënësve, mirëpo nuk na ndihmon shumë për të zbuluar
shkathtësitë e tyre të mendimit kritik. Nëse rezultatet tuaja të të nxënit kanë të bëjnë me
shkathtësitë e mendimit kritik të nxënësve, atëherë një mënyrë më e mirë e vlerësimit mund
të jetë që t’u kërkohet nxënësve të shkruajnë një ese argumentuese. Ngjashëm, nëse rezultatet
tuaja të të nxënit lidhen me shkathtësitë e komunikimit, atëherë mënyra më e mirë mund të jetë
që të caktoni një prezantim me gojë ose të organizoni një debat. Ndërkaq, nëse rezultatet e të
nxënit lidhen me aftësinë e kërkimit të informacionit te nxënësit, atëherë mënyra më e mirë e
vlerësimit mund të jetë zbatimi i një projekti nga ana e nxënësve, në vend të hartimit të një eseje
në të cilën nxënësit do të shkruanin për procesin e kërkimit të informacionit!

PËR REFLEKTIM:
Korniza e Kurrikulës e Kosovës thekson se nxënësit duhet të arrijnë gjashtë kompetencat në
vijim:

ƒƒ Kompetenca e komunikimit dhe e shprehjes ƒƒ Kompetenca e lidhur për jetë, punë dhe mjedis
Nxënësit bëhen komunikues efektivë Nxënësit bëhen kontribuues produktivë
ƒƒ Kompetenca e të menduarit ƒƒ Kompetenca personale
Nxënësit bëhen mendimtarë kritikë Nxënësit bëhen individë të shëndetshëm
ƒƒ Kompetenca e të nxënit ƒƒ Kompetenca qytetare
Nxënësit bëhen të suksesshëm Nxënësit bëhen qytetarë të përgjegjshëm

Mësimdhënësit bashkërisht do të duhej të punonin për të menduar për llojet e aktiviteteve dhe
të metodave të vlerësimit që do të mund të përdoreshin për të promovuar secilën prej gjashtë
kompetencave të paraqitura më lart. Për shembull, çfarë aktivitetesh do të mund t’u ndihmonin
nxënësve në klasë për t’u bërë komunikues efektivë? Cilat metoda të vlerësimit mund të përdoren
për të testuar nëse nxënësit e kanë arritur secilën nga këto kompetenca.

20
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Tabela 3: Shembuj të llojeve të të nxënit dhe të vlerësimit për arritjen e gjashtë kompetencave të
përcaktuara nga kurrikula e re.

Llojet e të nxënit:
Çfarë kërkohet nga
Kompetencat Rezultatet e të Shembuj të vlerësimit
nxënësit? 
nxënit

Eseja
Zhvillimi i argumenteve,
ƒƒ Kompetenca Të menduarit kritik Raporti
reflektimi, gjykimi,
e komunikimit dhe gjykimet Referati
vlerësimi
dhe e shprehjes Hulumtimi
Identifikimi i
Nxënësit bëhen Skenari i problemit
problemeve,
komunikues përkufizimi i Puna në grupe
efektivë Zgjidhja e problemeve, analiza Problemi i bazuar në punë
problemeve/ e të dhënave, Analiza e rastit
planifikimi shqyrtimi, dizajnimi
ƒƒ Kompetenca e Raporti i konferencës (apo shënimet
i eksperimenteve,
të menduarit për një raport konference plus
planifikimi, zbatimi i
bibliografia me shënime)  
informatave
Nxënësit bëhen
mendimtarë Marrja e pjesëve të
Demonstrimi
kritikë leximit, përdorimi
Kryerja e Luajtja e rolit
i pajisjeve, ndjekja
procedurave dhe Realizimi i videos (shkrimi i skenarit
e procedurave të
demonstrimi i dhe prodhimi/realizimi i videos)
ƒƒ Kompetenca e laboratorit, ndjekja e
teknikave Krijimi i posterit
të nxënit protokollit, zbatimi i
Raporti i laboratorit 
udhëzimeve
Nxënësit bëhen
të suksesshëm Demonstrimi i Provimi me shkrim
njohurive dhe të Provimi me gojë
Rikujtimi, përshkrimi,
kuptuarit (mund Pyetjet me shumë opsione
raportimi, identifikimi,
ƒƒ Kompetenca e të vlerësohet Esetë
njohja, rrëfimi, tregimi
lidhur për jetë, bashkë me llojet Raportet
etj.
punë dhe mjedis e mësipërme të të Pyetjet me përgjigje të shkurtra
nxënit) Minitestet 
Nxënësit bëhen Ditari i të mësuarit
kontribuues Puna së bashku dhe e Portofolio
produktivë Menaxhimi/ pavarur, vetëdrejtimi, Kontratat e të nxënit
zhvillimi i vetes menaxhimi i kohës, Vetëvlerësimi
menaxhimi i detyrave Projektet grupore
ƒƒ Kompetenca Vlerësimi i shokut 
personale
Projekti i dizajnit
Dizajnimi, krijimi,
Nxënësit bëhen Dizajnimi, krijimi, Portofolio
performimi, prodhimi
individë të performimi Prezantimi
etj.
shëndetshëm Performanca 

Kërkimi dhe nxjerrja Bibliografitë me shënime


Vlerësimi dhe
e informatave, hetimi, Përdorimi i softuerit bibliografik
ƒƒ Kompetenca menaxhimi i
interpretimi, shqyrtimi i Detyra për kërkim në bibliotekë
qytetare informatave
informatave Projekti i bazuar në të dhëna
Nxënësit bëhen Prezantim me shkrim
qytetarë të Shkathtësitë me shkrim,
Prezantim me gojë
përgjegjshëm Komunikimi me gojë, pamore dhe
Diskutimet /debatet/ luajta e rolit
teknike
Puna në grupe 

(Përshtatur nga Nightingale me bashk., 1996)

21
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Për secilën detyrë/aktivitet apo pjesë përmbajtjesore që vlerësohet, mësimdhënësit nuk do t’i
kenë të gatshme rezultatet e pritshme të mësimit. Andaj edhe në sistemet kurrikulare më të
centralizuara do të nevojitej që mësimdhënësit të mendojnë për të bërë lidhjen midis aktiviteteve
të tyre, rezultateve të pritshme, në një anë dhe po ashtu është me rëndësi të bëjnë lidhjen midis
rezultateve të njësisë së tyre mësimore me kompetencat kryesore kurrikulare. Natyrisht, në këtë
mes futen edhe rezultatet e kurrikulës bërthamë në nivele e shkallë të ndryshme.

Në tabelën 3 janë dhënë disa opsione se si do të mund të mendonin mësimdhënësit për lidhjen
e aktivitetit të vlerësimit me kompetencat e caktuara. Pra, lidhja nuk duhet të shihet si lidhje me
një kompetencë, por lidhjet duhet të shihen si të shumanshme, duke u siguruar se përdoren
metoda të mjaftueshme për të vlerësuar kompetencën e synuar, sipas dimensionit të niveleve të
performancës. (Shih tabelën në fq. 21).

DIMENSIONET E NIVELEVE TË PERFORMANCËS

Zhvilluesit e përshkrimeve të niveleve të performancës janë të dobishëm, sepse ata përqendrohen


në përshkrimin e asaj se si nxënësit i kanë arritur standardet sipas dimensioneve: komunikimi,
zgjidhja e problemeve, shfrytëzimi i TIK-ut, shtrirja, shpeshtësia, ndihma/lehtësimi, thellësia,
kreativiteti dhe cilësia e njohurive, e aftësive dhe e shkathtësive të fituara nga nxënësit.

Komunikimi: i referohet komunikimit të dijes e të aftësive të fituara brenda fushës së kurrikulës


te të tjerët, përfshirë këtu nxënësit dhe mësimdhënësit.

Zgjidhja e problemeve: i referohet zgjidhjes së problemeve rutinore dhe të reja, të thjeshta dhe
komplekse brenda fushës së kurrikulës.

Përdorimi i TIK-ut: i referohet përdorimit të kompjuterëve dhe të teknologjisë tjetër informative


brenda fushës së kurrikulës.

Shtrirja: i referohet shtrirjes së të kuptuarit të rezultateve të të nxënit të kurrikulës, të cilat janë


zotëruar dhe nivelit të arritjes së rezultateve të të nxënit për shkallë/fushë.

Shpeshtësia: i referohet shpeshtësisë së demonstrimit të mjeshtërive të nxënësve në procesin


mësimor dhe shpeshtësisë së demonstrimit të zotërimit të një kompetence nga ana e nxënësve.

Ndihma/lehtësimi: i referohet nivelit të njohurive, të aftësive, të shkathtësive dhe të qëndrimeve


apo dhuntive që posedon e tregon një nxënës. Nxënësi është i qartë për atë që thotë apo
demonstron duke arsyetuar, andaj klasifikohet si person nga i cili të tjerët mund të mësojnë apo
si person që u ndihmon të tjerëve.

Thellësia: i referohet thellësisë me të cilën nxënësi i ka përmbushur rezultatet e të nxënit përmes


niveleve të dijes.

22
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Kreativiteti: i referohet aftësisë së nxënësit për të shkuar përtej asaj që është mësuar. Me
termin “produkt” nënkuptohet aftësia për të krijuar diçka të re përmes frymëzimit, imagjinatës,
vizionit, inspirimit dhe zgjidhjes së problemit në situata të reja.

Cilësia: u referohet njohurive dhe aftësive për të parë të mësuarit e nxënësve dhe përfshin
identifikimin e tipareve kryesore të të mësuarit të nxënësve, si dhe për të parë se mësimi
klasifikohet sipas shkallëve të përsosmërisë dhe të vlerave.

Hapi i tretë: Shfrytëzimi i rezultateve të vlerësimit dhe sigurimi i cilësisë së procedurave dhe të
metodave të vlerësimit.

Pas secilit aktivitet të vlerësimit, secili mësimdhënës duhet të shohë mundësinë më të mirë të
përdorimit të të dhënave përtej caktimit të nivelit të arritjes së nxënësve. Kjo mund të realizohet
në dy drejtime. Në njërën anë, mësimdhënësi mund të mendojë lidhur me vendosjen e natyrës
së punës dhe lidhur me ndryshimet që duhet të bëhen në aktivitetet e tij/saj në të ardhmen,
duke ditur elementet që ka nxjerrë në pah vlerësimi. Në anën tjetër, mësimdhënësi do të duhej të
reflektojë edhe për metodat dhe instrumentet e vlerësimit. Pra, nuk mjafton vetëm pyetja: Çfarë
duhet t’u ofroj nxënësve dhe në çfarë forme? Po kaq me rëndësi është edhe pyetja: A po e kryejnë
metodat dhe instrumentet e vlerësimit funksionin e vet?

Ky është një proces nëpër të cilin mësimdhënësit angazhohen në mënyrë të vazhdueshme dhe
jo sipas qasjes ’ad hok’. Po ashtu, nuk duhet të supozojmë se një sistem i vlerësimit në një klasë
apo në një vit të caktuar do të funksionojë doemos edhe në kontekste apo vite të tjera. Andaj,
rishikimi i procesit të vlerësimit, si dhe i planit të vlerësimit që bëjnë mësimdhënësit në baza të
rregullta, është formë e zhvillimit profesional të mësimdhënësve, meqë shpie drejt përmirësimit
të punës së mësimdhënësit në klasë.

23
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

V. METODAT, TEKNIKAT DHE


INSTRUMENTET E VLERËSIMIT
Në procesin e vlerësimit ekziston një numër aktorësh që është pjesë vepruese ose që përfiton nga
vlerësimi. Gjithashtu, informatat që dalin nga procesi i vlerësimit i shërbejnë një morie qëllimesh.
Në formë të përmbledhur, ndërveprimi midis tyre është paraqitur në tabelën më poshtë.

Tabela 4 . Aktorët e vlerësimit, funksioni i informatës dhe i zhvillimit

Përdoruesi Funksioni i informatës Funksioni i zhvillimit

Vetëvlerësimi dhe reflektimi për Aktivizimi dhe udhëzimi i nxënësve në


Nxënësit:
zhvillim vetanak. procesin e të mësuarit.

Cili është niveli arritjes së nxënësve? Aktivizimi dhe drejtimi i mësuesve në


Mësuesit:
A janë arritur rezultatet e të nxënit? punën e tyre.

Cilat janë arritjet e fëmijës tim?


Aktivizimi dhe drejtimi i mbështetjes
Prindërit: Çfarë duhet bërë që fëmija im t’i arrijë së nxënësve.
rezultatet e të nxënit?

Njohja e nivelit të nxënësve, e nivelit


Sa dhe në ç‘drejtim duhet të zhvillohet
Menaxhmenti: të cilësisë së kurrikulës dhe e nivelit të
shkolla?
realizimit të saj.

Analiza dhe interpretimi i gjendjes Çfarë duhet të hulumtohet dhe deri


Hulumtuesit:
aktuale duke identifikuar faktorët. në ç‘masë?

Vlerësimi, duke qenë transparent dhe i kryer paralelisht me të nxënit, po ashtu do t’ua mundësojë
nxënësve që t’i matin përparësitë dhe dobësitë e tyre dhe kështu ata do të mund t’i zhvillojnë
më tutje përparësitë e tyre dhe të punojnë më tepër në fushat në të cilat janë më të dobët. Në
mesin e metodave të vlerësimit, krahas testeve me përgjigje të shkurtra dhe eseve, përfshihen
edhe detyrat e shtëpisë, angazhimi në klasë, projektet individuale, prezantimet me gojë, testet e
të dëgjuarit, testet me libra të hapur, portofoliot, puna praktike etj.

Më poshtë do të përshkruajmë disa metoda dhe teknika (instrumente) themelore të vlerësimit


që mund të përdoren nga secili mësimdhënës. Mësimdhënësit do të duhej të shfrytëzonin
kreativitetin e tyre për të gjykuar në cilat raste këto teknika mund të jenë të zbatueshme, si dhe
t’i modifikojnë apo edhe të zhvillojnë teknika specifike që mund të përshtaten më shumë me
natyrën dhe qëllimin e punës së tyre.

24
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

1. PROJEKTE INDIVIDUALE APO GRUPORE (HULUMTIM)

Karakteristikat: Projekti nënkupton punën hulumtuese të nxënësit që ndërlidhet me mësimin


paraprak, përmes të cilit kërkohet edhe konstruktimi i një argumenti të ndërlidhur me pyetjen
thelbësore të projektit. Nxënësit shfrytëzojnë burime nga terreni, nga tekstet apo nga burimet
elektronike, gjithnjë duke pasur parasysh që t’i shmangen plagjiaturës.

Komentet: Projekti përfshin zgjedhjen dhe përdorimin e dëshmive për të identifikuar, për të
përshkruar, për të analizuar, për të gjykuar dhe për të nxjerrë konkluzione përkitazi me një
çështje apo problem të veçantë.

Nxënësit duhet të përfshihen në një sërë aktivitetesh për një kohë të konsiderueshme dhe shpesh
duhet të punojnë në mënyrë sistematike. Kjo, në anën tjetër, kërkon që mësuesit të planifikojnë
strategji të mbështetjes, duke ofruar vlerësim formativ gjatë gjithë kohës së përgatitjes së
projektit. Rezultatet e pritshme janë të specifikuara dhe metodat e vlerësimit përcaktohen më
herët, kështu që ato u bëhen të ditura nxënësve nëpërmjet rubrikës së vlerësimit3. Projekte të
tilla mund të bëhen edhe si punë ekipore, por duke u kujdesur që edhe në raste të tilla të njihet
kontributi individual i secilit nxënës.

Tema e projektit duhet të formulohet shumë qartë dhe për të të bihet dakord me nxënësit. Tema
duhet të përmbajë (të sugjerojë) edhe etapat e ndryshme të projektit, të cilat në një formë ose
në një tjetër lidhen me:
ƒƒ planifikimin e projektit;
ƒƒ përcaktimin e strategjive të kërkimit (të informacionit);
ƒƒ realizimin e kërkimit;
ƒƒ analizën e rezultateve;
ƒƒ raportimin e përfundimeve.

Njëkohësisht, duhet të hartohet një listë kontrolli në të cilën përcaktohen qëllimet mësimore
që do të mbulohen dhe kërkesat që pritet të plotësohen në projektet e kandidatëve. Si edhe në
rastet e përmendura më sipër, kjo gjë ndihmon për të garantuar një vlerësim të vlefshëm e të
besueshëm dhe për të verifikuar plotësimin e kërkesave të projektit.

3 Shih shtojcën A për shembullin e rubrikës së vlerësimit të projekteve.

25
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

2. PROJEKTE PRAKTIKE GRUPORE – TË NXËNIT NËPËRMJET PROJEKTEVE4

Karakteristikat: Të nxënit nëpërmjet projekteve nënkupton krijimin e një produkti, që mund


të jetë objekt, mekanizëm, video-film apo prezantim. Projekti do të duhej të zgjidhte ndonjë
problem të jetës së përditshme.

Projekti mund të përfshijë më shumë se një lëndë, me ç’rast kërkohet bashkëpunim i


mësimdhënësve të lëndëve të ndryshme. Nxënësit shfrytëzojnë burimeve nga terreni, nga
tekstet apo nga burimet elektronike, gjithnjë duke pasur parasysh që t’i shmangen plagjiaturës.

Komentet: Projekti përfshin zgjedhjen dhe përdorimin e dëshmive për të identifikuar, për të
analizuar, për të gjykuar dhe për të nxjerrë konkluzione përkitazi me një çështje apo problem të
veçantë.

Nxënësit duhet të përfshihen në një sërë aktivitetesh për një kohë të konsiderueshme dhe shpesh
duhet të punojnë në mënyrë sistematike. Kjo, në anën tjetër, kërkon që mësuesit të planifikojnë
strategji të mbështetjes, duke ofruar vlerësim formativ gjatë gjithë kohës së përgatitjes së
projektit. Rezultatet e pritshme janë të specifikuara dhe metodat e vlerësimit përcaktohen më
herët, kështu që ato u bëhen të ditura nxënësve nëpërmjet rubrikës së vlerësimit.5 Projekte të
tilla zakonisht bëhen si punë ekipore, por duke u kujdesur që edhe në këso rastesh të njihet
kontributi individual i secilit nxënës.

3. PREZANTIMET ME GOJË DHE/APO DRAMA (LUAJTJA E ROLEVE)

Karakteristikat: Drama zakonisht përdoret për perfomim teatral dhe shfaqje, por prezantimet
mund të përdoren edhe për përgatitje të ndonjë fushate bamirësie, marketing, ndërmarrësi etj.
Nxënësit raportojnë para audiencës, duke dhënë mundësi për debat e diskutim. Prezantimet me
gojë zhvillojnë shkathtësitë e komunikimit.

Komentet: Drama është shumë motivuese për disa nxënës. Sfida kryesore është koha e
nevojshme që të planifikohen procedurat dhe udhëzimet e përshtatshme, si dhe kriteret e
vlerësimit. Kriteret e vlerësimit si për dramën, ashtu edhe për prezantimet me gojë duhet të jenë
të qarta dhe vlerësimi formativ dhe vlerësimi përmbledhës mund të bëhen gjatë gjithë procesit
kur dhe vlerësohen: planifikimi, menaxhmenti i ekipit, përgatitja e prezantimit etj., si dhe shfaqja/
prezantimi final.

Sfidë mbetet mundësia që secili nxënës të ketë mundësinë e performancës/prezantimit.

4 Shih doracakun “Të nxënit nëpërmjet projekteve”, BEP/MASHT, 2012.


5 Shih shtojcën A për skemën e vlerësimit të projekteve.

26
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

4. TESTET

Karakteristikat: Varësisht prej llojit të kërkesave që vendosen, testet mund të konsiderohen si


instrumente objektive të vlerësimit dhe mund të përdoren për të vlerësuar:
ƒƒ demonstrim të njohurive dhe të të kuptuarit;
ƒƒ identifikim;
ƒƒ rrëfim apo tregim.

Komentet: Shërbejnë për vlerësimin e përmbajtjes së ndonjë njësie apo teme të caktuar, si testet
e periudhave të caktuara, ashtu edhe testet finale. Brenda tyre, testet përfshijnë lloje të ndryshme
të kërkesave dhe mund të testojnë nivele dhe lloje të ndryshme të të menduarit të nxënësve.6

Për t’u hartuar një test mirë, duhet të kihen parasysh këto dimensione:
ƒƒ Cilat janë rezultatet e pritshme që synon të vlerësojë testi?
ƒƒ Cilat janë llojet e kërkesave që më së miri i shërbejnë qëllimit të paracaktuar nga vetë vlerësuesi?
ƒƒ Cili është volumi optimal i kërkesave që duhet të përfshijë një test?

Kohëzgjatja e testeve gjithmonë caktohet paraprakisht dhe nxënësit duhet të jenë të informuar
me kohë. Mësimdhënësit e lëndëve të ndryshme duhet të kenë parasysh që të koordinojnë
kohën e administrimit të testeve, në mënyrë që nxënësit të mos ngarkohen në të njëjtën kohë
me shumë testime.

5. ESEJA

Karakteristikat: Eseja është një detyrë me shkrim që trajton në thellësi një çështje, një temë ose
një subjekt, në mënyrë formale, duke u bazuar në referenca dhe opinione shkencore, si dhe duke
përdorur mendimin kritik e kreativ. Me fjalë të tjera, eseja përdoret për të gjykuar mbi dëshmitë
(provat, evidencën), të siguruara nga burime të ndryshme; për nxjerrjen e përfundimeve nga
këto dëshmi; për dhënien e ideve të tyre në një raport të qartë dhe logjik. Esetë krijojnë mundësi
për vetëshprehje, testojnë aftësi të nivelit të lartë dhe, nëpërmjet tyre, mund të bëhet vlerësim i
integruar.

Komentet: Vlerësimi i esesë ka edhe disa mangësi, ndër të cilat është shpenzimi i madh i kohës
për vlerësimin e tyre, besueshmëria e të cilit edhe ashtu arrihet me vështirësi, për shkak të qasjeve
të shumta që mund të përdoren nga vlerësuesit. Në mënyrë që të shmangen probleme të këtilla
dhe të kemi një vlerësim sa më korrekt, duhet të përdoren kriteret e vlerësimit (rubrikë) apo një
listë kontrolli që përmban rezultatet e pritshme dhe kërkesat që duhet të përmbushen. Lista e
kontrollit ndihmon për garantimin e vlefshmërisë dhe besueshmërisë së vlerësimit, si edhe për
verifikimin e plotësimit të kërkesave të esesë. Në raste të caktuara, në mënyrë që vlerësimi të jetë
sa më objektiv, esetë vlerësohen nga dy-tre mësues kundrejt rezultateve të njëjta.

6 Shih shtojcën Taksonomia e Bloom-it.

27
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

6. LIBRI I HAPUR

Karakteristikat: Provimi/testimi me libër të hapur mund të mbahet në shtëpi apo në klasë


me pyetje të njohura apo të panjohura para kohës së testimit. Edhe për një provim me libra të
hapur nuk duhet të nënçmohet përgatitja e nevojshme. Koha do duhej të jetë e kufizuar, prandaj
organizimi i duhur për të gjetur shpejt të dhënat, citimet, shembujt dhe/ose argumentet që
përdoren në përgjigje është kyçe.
ƒƒ Aplikimi i materialit/tekstit në situata të reja
ƒƒ Analizë e elementeve dhe e marrëdhënieve;
ƒƒ Sintezë dhe strukturë;
ƒƒ Vlerësim i materialit të dhënë.
Komentet: Ky lloj vlerësimi duhet të planifikohet me kujdes. Duhet të përdoret për gjetjen e
temave dhe jo për gjetjen e përgjigjeve të pyetjeve të dhëna në libër. Një gjë me rëndësi është
si të formulohen detyra dhe aktivitete që nxënësit të sfidohen për të analizuar, për të sintetizuar
dhe për të vlerësuar informacionin e dhënë në libër dhe për të krijuar situata të reja për aplikimin
e tyre.

SHEMBUJ TË PLANIT TË VLERËSIMIT


Shembuj të silabusit dhe të planit të vlerësimit:
Ky shembull i silabusit dhe i planit të vlerësimit mund të adaptohet e të modifikohet sipas nivelit
të nxënësve dhe lëndës përkatëse. Me rëndësi është që silabusi dhe plani vlerësimit të ndahen
me prindër dhe nxënës, si dhe të nënshkruhen nga prindërit. Planin e përgatitin drejtori i shkollës
së bashku me aktivet profesionale gjatë pushimit veror. Përderisa përmbajtja e silabusit ndryshon
sipas fushës/lëndës, plani i vlerësimit duhet të këtë një strukturë të njëjtë dhe përqindja e ndarë
proporcionalisht duhet të jetë e harmonizuar brenda aktivit të caktuar.

Një shembull se çfarë duhet të përmbajë një silabus:


Përmbajtja: Këtu mësimdhënësi përshkuan përmbajtjen e të gjitha temave që do të mësohen
gjatë vitit shkollor.
Kompetencat: Këtu përshkruan se cilat kompetenca do të arrihen deri në fund të vitit, si dhe cilat
rezultatet të të nxënit do të arrihen për secilën temë.
Rregullat e përgjithshme: Këtu jepen rregullat e klasës (vijueshmëria, detyrat e shtëpisë etj.).
Vlerësimi: Këtu përshkruhet plani i vlerësimit në mënyrë të detajuar.
Vlerësimi formativ: Nxënësit informohen detajisht se si përdoret vlerësimi formativ dhe për
çfarë shërben.
Vlerësimi përmbledhës: Nxënësit informohen hollësisht rreth vlerësimit përmbledhës (VP1 dhe
VP2), rreth kohës së mbajtjes së tyre, si dhe rreth kalkulimit të përqindjeve të notës, si p.sh.:
Angazhimi në klasë (%):
Detyrat e shtëpisë (%):
Testet (%):
Projektet/debatet/esetë (%):
Shih në shtojcën A një shembull të bashkëngjitur që është punuar nga një arsimtar i lëndës së biologjisë.

28
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

VI. UDHËZIME PRAKTIKE PËR VLERËSIM

SHTOJCA A: MODELE PËR VLERËSIMIN


E NXËNËSVE
Modele të ndryshme për vlerësimin e nxënësve që mund të përshtaten për nivele te ndryshme të
shkollimit dhe fusha të kurrikulës, duke pasur gjithmonë për bazë rezultatet e të nxënit dhe duke
pasur për synim zotërimin e kompetencave.

PROJEKTE INDIVIDUALE

Projekte individuale/hulumtim

Përshkruesi Nënndarja Gjithsej

1.
• Struktura, organizimi, renditja e aktiviteteve 30 30

2.
10 10
• Mbledhja e të dhënave

3. 10
• Analiza e rezultatet të të dhënave 20
• Llogaritja, paraqitja grafike 10

4.
40 40
• Vlerësimi, sinteza, konkludimi

Gjithsej: 4 kritere 100 100

PROJEKTET NË GRUPE

Me metodën e projekteve grupore zhvillohet përgjegjësia individuale, varshmëria sociale


dhe zhvillimi i shkathtësive personale. Karakteristikë ka formën e organizimit të aktiviteteve,
identifikimin e roleve të anëtarëve të grupit.

29
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Përshkruesit për vlerësimin e projekteve grupore si tërësi

Përshkruesi/nënpërshkruesi Nënndarja Gjithsej

1. Organizimi dhe strukturimi i aktiviteteve


10 10
• Organizimi me punë ekipore (ndarja e roleve)

2. Natyra e projektit:
10
• Lidhshmëria me lëndën 20
10
• Punë hulumtuese jashtë shkollës/apo aktivitete shtesë

3. Natyra e rezultatit
10
• Karakteristikat inovative 20
10
• Çuarja në çështje praktike

4. Raporti mbi projektin:


10
• Organizimi i raportit 20
10
• Ilustrimet/paraqitjet grafike

5. Konkludim i qartë/konkluzion
30 30
• Vlerësimi, analiza, sinteza

Gjithsej: 5 kritere 100

30
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

b. Përshkruesit për vlerësimin e kontributeve individuale

Notat e Opsioni i Rezultati i


Përshkruesi/nënpërshkruesi
ndara përdorur mundshëm

Nuk ka
1. Definimi i detyrës individuale 1 10
opsion

2. Organizimi i aktivitetit
Së paku një
• Plani – lista e aktiviteteve 1 10
1
• Plani i aktiviteteve me radhitjen 1

3. Mënyra e kontributit si:


Nuk ka
• Udhëheqës/pjesëtar i ekipit: 1 10
opsion
• Pranueshmëria si udhëheqës/anëtar 1

4. Natyra/cilësia e kontributit
Së paku dy
• Cilësia e udhëheqjes/pjesëmarrjes në ekip 1 20
1
• Kreativiteti dhe improvizimi 1
• Vendosmëria 1
1
• Menaxhimi/implementimi i projektit 1 10

5. Kontributi në rezultatet e projektit Së paku dy


1
• Si shkrues kryesor i raportit 1 10
1
• Si mbajtës i regjistrit 1 10
1
• Marrëdhëniet publike/korrespondenca
1
• Mbledhja e të dhënave/llogaritja 1 10
1
• Ilustrimet/konkludimi i qartë/konkludimet 1 10
1

Gjithsej 16 100

31
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Prezantimet me gojë

Është tregues i fuqishëm i shkathtësisë së komunikimit. Nxënësit prezantojnë raporte me gojë


para audiencës dhe ka mundësi të madhe për debate e diskutime. Ka për karakteristikë diskutimin
dhe bashkëveprimin e nxënësve brenda grupit.

Përshkruesi Nënndarja Gjithsej

• Organizimi i nëntemave 10
• Organizimi i përmbajtjes/të dhënave 10
30
• Rezonimi për vlefshmëri dhe arsyetimi i konkludimit 10

• Përdorimi i materialit grafik/vizatimor 10 10

• Përmbledhja adekuate me theks në konkludim 20 20

Gjithsej 100 100

Eseja

a) Kriteret e vlerësimit për vlerësimin e esesë

Shkrimi i esesë / Kriteret e vlerësimit Pikët

1. Organizimi i paragrafëve
• Organizimi i përmbajtjes/të dhënave në mënyrë konsistente dhe të 20
rrjedhshme

2. Përdorim i referencave
• Përdorim i së paku tri referencave nga shkrime/punime shkencore të 20
ndërlidhura me temën

3. Mendimi kritik
• Përdorim i analizës, i vlerësimit, i sintezës, si dhe i kreativitetit 40

4. Gjuha
• Drejtshkrimi dhe sintaksa e duhur 20

Gjithsej 100

32
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

b) Kriteret e vlerësimit për vlerësimin e esesë

Vlerësimi i esesë

Fusha/lënda: ______________________

Data e vlerësimit: __________________

Eseja:

Nxënësi: Nota

Është i organizuar në nivelin e duhur, përmban të gjitha elementet e kërkuara


(hyrja, zhvillimi i përmbajtjes, mbyllja ose përfundimi). Pozicioni është i qartë
dhe mbështetet me materiale të përzgjedhura me kujdes dhe të rekomanduara. 5

Është i organizuar mirë, përmban të gjitha elementet e kërkuara (hyrja, zhvillimi


i përmbajtjes, mbyllja ose përfundimi). Pozicioni është i qartë, por shpesh ka
materiale 4
të tepërta dhe jo të lidhura mirë, gjë që e zbeh pozicionin e tij.
Është i organizuar mirë, përmban të gjitha elementet e kërkuara (hyrja, zhvillimi
i përmbajtjes, mbyllja ose përfundimi ). Pozicioni është i qartë, por nuk ka
mbështetje 3
të mirë.

I përfshin elementet. Bën elemente për të organizuar. Ka paqartësi.


2
Komunikimi i thjeshtë dhe fjalitë i ka të varfra.

Prezanton fare pak apo asgjë. 1

Shembull:
Eseja: Sa jeni të gatshëm të bëni ndryshime?
Paraqit fakte dhe jo trillime.
Rreth fakteve, shprehi opinionet e tua.
Sill argumente bindëse rreth temës.
Bëj zbërthimin logjik të temës.

Përcakto strukturën:
• Hyrja (fakti mbi të cilin do t’i shfaqni opinionet tuaja).
• Zhvillimi i përmbajtjes (referohuni temës, bëni shkrim të organizuar, me fjali të ndara në
paragrafë, fjalitë të kenë renditje logjike, të mbështetura me fakte dhe argumente, fjalitë
të japin informacione të çdo paragrafi që ta plotësojnë në tërësi përmbajtjen).
• Përfundimi (përmblidh informacionin, duke dhënë edhe një perspektivë plotësuese mbi
temën).

33
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

c) Kriteret e vlerësimit për vlerësimin e esesë7

Kriteret që mund të përdoren për përgatitjen e një rubrike për vlerësimin e esesë:

ƒƒ Njohuritë;

ƒƒ Demonstrimi i njohjes së përmbajtjes së modulit;

ƒƒ Diskutimi kritik;

ƒƒ Aftësia për të bazuar të kuptuarit kritik në material: mospranimi i gjithçkaje


në kuptimin sipërfaqësor: ushtrimi i gjykimit të arsyeshëm mbi atë se çfarë
është e rëndësishme dhe çfarë jo;

ƒƒ Shfrytëzimi i burimeve;

ƒƒ Dëshmi të leximit të teksteve të dhëna dhe të tjera jashtë tyre, si dhe dëshmi
se u referohet autoriteteve për të mbështetur dhe për të kundërshtuar
argumentet;

ƒƒ Argumenti;

ƒƒ Ndërtimi i përgjithshëm i argumentimit të esesë, duke përfshirë nxjerrjen e


përfundimeve përkatëse;

ƒƒ Struktura dhe shprehja;

ƒƒ Eseja si punim: rrjedha e saj, stili dhe ndërtimi gramatikor.

Përpiquni që secilin nga këta faktorë, për aq sa është e mundur, ta bëni në


mënyrë sa më të pavarur nga tjetri, (gjë që, në fakt, është shumë më e vështirë
nga ç’duket, siç tregon edhe ky shembull jo gjithaq i përsosur).

Është praktikë e mirë që të përdoret një fletë vlerësuese me kategori të tilla


standarde, e cila mund të shërbejë për t’u dhënë vlerësimin nxënësve. Nëse numri
i nxënësve është i madh, mund t’ju duhet ta bëni këtë në mënyrë automatike
(Shih më poshtë). Nëse numri i nxënësve është më i vogël, mund të jepni komente
individuale.

Në vazhdim, mendoni rreth niveleve të ndryshme në të cilat mund të demonstrohet


secili prej tyre, si, për shembull, në një shkallë prej pesë pikësh, ku “1” është e
ulët dhe “5” është e lartë.

7 I huazuar dhe përkthyer:  Marking http://www.learningandteaching.info/teaching/marking.htm#ixzz4ADhTRFqi 

34
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Kjo na jep një rubrikë me nivele të ndryshme të arritjes, si në vijim:

  Njohuritë Diskutimi kritik Burimet Argumentimi Struktura

Detyra ka
Nuk janë
dështime të
Ka pak ose përdorur Argumentimi
papranueshme
aspak dëshmi Ka pak ose aspak burime për të akademik nuk
në strukturim
1 të njohjes së dëshmi të vlerësimit mbështetur vërehet ose
dhe/ose në
përmbajtjes së kritik të materialit pohimet ose ka mangësi
qartësi të të
modulit argumentet serioze
shprehurit me
përmbajtjesore
shkrim

Detyra ka
Dëshmi që dështime të
përmbajtja e Argumenti papranueshme
modulit përkatës Dëshmi të vlerësimit Përdorim i është ndon- në strukturim
është kuptuar kritik të kufizuar në kufizuar dhe jëherë i dhe/ose në
2 në vija të trasha, disa fusha, me disa jokritik i një parëndë- qartësi të të
mirëpo ka mundësi të humbura game të kufizuar sishëm, i shprehurit me
mangësi apo apo keqkuptime burimesh hutuar apo i shkrim, mangësi
keqkuptime të mangët që dëmtojnë
konsiderueshme aftësinë e saj të
komunikimit

Megjithëse
Dëshmi që Shfrytëzimi i një detyra i ka disa
përmbajtja e game burimesh Argumenti dështime në
Dëshmi të qëndrimit
modulit përkatës të përshtatshme, bie poshtë strukturim dhe/
të përgjithshëm
është kuptuar siç por pa vlerësim për shkak të ose në qartësi
3 kritik, megjithëse një
duhet, mirëpo kritik apo të cilit ngatërrimit të të shprehurit
pjesë e materialit nuk
me mangësi apo i mungojnë disa apo të metave me shkrim, këto
është vlerësuar
keqkuptime të elemente të të rastit nuk ia dëmtojnë
konsiderueshme rëndësishme aftësinë e
komunikimit

Shfrytëzimi i një
Dëshmi të kuptimit game të gjerë
Dëshmi të
dhe të vlerësimit të burimesh të Argumenti Punim në
njohjes së gjerë
mirë të teorisë dhe të përshtatshme është i përgjithësi i
të përmbajtjes
studimeve përkatëse, me vetëdije mirë dhe strukturuar dhe
4 së modulit
si dhe të përpjekjes kritike të përmbajtjesor, shprehur mirë
përkatës, pa
sistematike për t’i pjesshme mbi megjithëse që komunikon
keqkuptime të
ndërlidhur ato me statusin dhe joorigjinal qartë
mëdha
temën relevancën e
tyre

Shfrytëzim i një
Dëshmi të kuptimit game të gjerë
dhe të vlerësimit burimesh të Argumenti
Dëshmi Një punim me
të hollësishëm përshtatshme është i mirë
të njohjes strukturë dhe
të teorisë dhe të që tregon dhe përm-
superiore, të shprehur
studimeve përkatëse, hulumtim bajtjesor, me
5 gjithëpërfshirëse të qartë që
si dhe të përpjekjes personal, si dhe elemente
dhe të thellë të dukshëm ia
sistematike dhe vetëdije kritike të konsider-
përmbajtjes së përmirësojnë
kreative për t’i të plotë mbi ueshme të
modulit përkatës argumentin
ndërlidhur ato me statusin dhe origjinalitetit
temën relevancën e
tyre

35
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

LIBRI I HAPUR

Udhëzime për nxënësin se si të përgatitet për testimin me libër të hapur:

Përgatitja:
ƒƒ Qëndroni në rrjedha të leximeve dhe të detyrave në klasë;
ƒƒ Përgatitni shënime të shkurtra dhe përmbledhëse për idetë dhe konceptet për të
cilat testoheni;
ƒƒ Zgjidhni me kujdes çfarë do të merrni me vete në provim dhe shënoni gjithçka të
rëndësishme nga materialet që nuk do t’i merrni;
ƒƒ Përfshini komentet tuaja mbi informatat që do të pasurojnë argumentet tuaja dhe
do të dëshmojnë që keni përsiatur mbi informatat;
ƒƒ Ushtroni me pyetje model, por jo edhe me përgjigje model.
Sfidojeni veten duke menduar si do t’u përgjigjeshit pyetjeve, si dhe çfarë
opsionesh dhe burimesh mund t’ju duhet të shqyrtoni.

Organizoni materialet referuese, “librin tuaj të hapur:”

Bëni materialet referuese sa më lehtë të përdorshme, me qëllim që të mos humbni kohë


për të gjetur atë që ju duhet.
ƒƒ Njihuni
me formatin, faqosjen dhe strukturën e librave e të materialeve.
ƒƒ Organizoni këto me shënimet e klasës
për t’i gjetur më shpejt dhe indeksoni idetë dhe konceptet me shigjeta dhe/ose
me numër të faqeve në materialin burimor. (Zhvilloni një sistem të përbërë nga
lidhëset/letrat ngjitëse, kodimi me ngjyra, hartat konceptuale etj., për të shënjuar
përmbledhjet, titujt, pjesët e rëndësishme).
ƒƒ Shkruani përmbledhje të shkurtra, të menaxhueshme
të përmbajtjes për secilin grupim.
ƒƒ Listoni të dhënat dhe formulat
ndarazi për qasje të lehtë.

Gjatë provimit:
ƒƒ Lexoni pyetjet me kujdes
për të kuptuar çfarë kërkohet.
Shihni udhëzuesin tonë për kushtet/direktivat mbi provimin eseistik.

36
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

ƒƒ Shfrytëzojeni kohën mirë


Hidhini një sy të shpejtë numrit të pyetjeve dhe llogaritni se sa kohë do t’ju marrë
secila.
Së pari përgjigjuni në pyetjet që i dini me siguri dhe/ose për të cilat nuk ju duhet
shumë kohë për të kontrolluar burimet.
Lini pyetjet më të ndërlikuara dhe më të vështira për më vonë.
ƒƒ Mos shkruani përgjigje të stërgjata
Mundohuni të shkruani përgjigje përmbledhëse, të sakta dhe të menduara që
bazohen në dëshmi.
Përdorni citatet
ƒƒ për të ilustruar një pikë apo si pikë diskutimi;
ƒƒ për t’u bazuar në autoritetin e burimit;
ƒƒ kur nuk mund ta thoni më mirë.
Citatet mund të jenë të shkurtra
Tri ose katër fjalë mund të jenë tejet efektive nëse përfshihen mirë në strukturën e
fjalisë suaj.
Referenca e një kuote 
mund të jetë po aq efektive sa edhe vetë citati.
Kujdes nga citimi i tepërt!
Janë fjalët tuaja dhe argumenti juaj;
Citimi i tepërt mund të heqë vëmendjen nga pika apo argumenti juaj.

Testet:
Udhëzime për përgatitjen e testit

Në një test mund të përfshihen këto lloje kërkesash:


ƒƒ Pyetje me Po/Jo
ƒƒ Pyetje me E vërtetë/E pavërtetë
ƒƒ Pyetje me zgjedhje të shumëfishta
ƒƒ Bashko fjalët nga kolona A me fjalët nga kolona B
ƒƒ Pyetje me përgjigje të shkurtër
ƒƒ Pyetje të hapura
ƒƒ Vendos fjalët në vendin e duhur në tekst

37
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Pyetje të ndryshme të klasifikuara sipas Taksonomisë së Bloom-it të cilat mund të përdoren në teste,
e përkthyer dhe adaptuar nga mësuesja Luljeta Rama

shpjego etiketo emërto


rango

1. Tё plotëso zbrazëtirat cakto rikujto


trego
njohurit
listo çifto shqipto
nënvizo identifiko mbaj në mend
Identifikimi Kush______________________? Si____________________________?
dhe rikujtimi
i informatave Çka_______________________? Përshkruaje___________________?

Ku________________________? Çka ёshtё_____________________?

Kur_______________________?

shndërro interpreto rithekso


përmblidh

2. Tё përshkruaj parafrazo ritrego


gjej
kuptuarit
shpjego rendit rishkruaj
përkthe
Organizimi dhe
pёrzgjedhja Ritregoni___________________ Cilat janё dallimet
e fakteve dhe me fjalët tuaja? nё mes tё ___________________?
e ideve

Cila ёshtё ideja A mund tё shkruash njё


kryesore e__________________? përmbledhje tё shkurtër?

zbato demonstro jep një shembull


trego

njehso përcakto ilustro


3. Zbatimi zgjidh

konkludo vizato bëje


gjej një rregull konstrukto
Përdorimi zbulo opero përdor
i rregullave
faktike dhe Si ёshtё_______njё shembull A di ndonjё shembull
nga____________________? nё tё cilin____________________?
i parimeve
Si ёshtё__________lidhur A do tё mund tё ndodhte
me___________? kjo nё_______________________?

Pse ёshtё _________ e rëndësishme?

38
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

analizo krahaso formo


diagram kontrollo kategorizo
debato diferenco nxirr njё përfundim
4. Analiza klasifiko zbërthe prit
specifiko krahaso vendos faktorët
dallo
Ndarja e njё
tёrёsie nё pjesё Cilat janё karakteristikat Si i krahason/dallon
pёrbёrёse e_______________________? ____________me_____________?

Klasifiko____________bazuar Planifiko/formo diagram/ueb/hartë


nё______________________? ____________________________?

Çfarë prove mund tё paraqitni pёr________________________________?

ndërro modifiko parashiko


rishiko
kombino formulo provo
sugjero
kompozo nxirr krijo
5. Sinteza supozo
konstrukto zbulo rirregullo
vizualizo
Kombinimi i dizajno planifiko
ideve pёr tё rikonstrukto shkruaj
formuar njё Çfarë do tё parashikoni apo Çfarë zgjidhjesh do tё
tёrёsi konkludoni nga___________? sugjeroni pёr_______________?

Çfarë idesh mund tё Çfarë do tё mund tё ndodhte


shtoni nё________________? nёse kombinoni ____________

Si do tё mund ta krijoni/dizajnoni __________ me


njё __________________ tё ri/re? _____________________?

vendos gjyko rreshto


zgjidh mbro justifiko
6. Vlerësimi selekto krahaso vlerëso
prioritetizo mbështet konkludo
jep mendimin tënd mbështet vlerëso
Zhvillimi i
opinioneve, A pajtoheni qё _____________? Prioritetizo____________________
Shpjego bazuar nё ____________________?
i gjykimit ose i
Çka mendoni pёr____________? Si do tё vendosni pёr___________?
vendimeve
Çfarë ёshtё me e rëndësishme? Cilat kritere do tё përdorni
pёr tё vlerësuar _______________?

Referenca: http//www.bloomstaxonomy.org

39
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Lista vlerësuese/matematikë

Fusha/lënda: ______________________

Data e vlerësimit: __________________

Zgjidhja e problemit:

Rezultatet e të nxënit:

Shënoni me X kriterin e zbatuar.

Nxënësi është i aftë:

të konvertojë fjalët në problem

të përzgjedhë variablat e duhura

të përzgjedhë veprimet e duhura

të përzgjedhë informacionet relevante nga ato jorelevante

të shkruajë saktë llogaritjet matematikore

të analizojë zgjidhjen e mundshme të problemit

të verifikojë zgjidhjen/të gjejë provën

40
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

SHTOJCA B: SHEMBUJ TË PUNUAR NGA


MËSIMDHËNËSIT
PLANI I VLERËSIMIT PËRMBLEDHËS DHE I ATIJ PËRFUNDIMTAR8
Punuar nga mësimdhënësi Milazim Avdylaj

(Këtë planifikim duhet ta ketë mësimdhënësi lëndor, mësimdhënësit e aktivit profesional dhe drejtoria
e shkollës)

Në bazë të Ligjit të arsimit parauniversitar dhe në harmoni me Udhëzimin administrativ për


vlerësimin e shkallës së arritjes së nxënësve, sipas Kornizës së Kurrikulës të arsimit parauniversitar
të Republikës së Kosovës, mësimdhënësi harton plan vlerësimi për lëndë të caktuara mësimore
për një vit shkollor.

Plani hartohet në mbështetje të dy komponentëve:


1 Vlerësimit përmbledhës 1 (VP1) = 40%
2 Vlerësimit përmbledhës 2 (VP2) = 60%

Vlerësimi përmbledhës 1 (VP1) përfshin këto instrumente vlerësuese:
ƒƒAngazhimi në klasë;
ƒƒDetyrat e shtëpisë;
ƒƒKuize;
ƒƒDebate;
ƒƒPrezantime me gojë;
ƒƒEse;
ƒƒTeste (teste për periudha të shkurtra kohore);
ƒƒPortofolio;
ƒƒProjekte (individuale apo grupore);
ƒƒPuna në kabinet.

Vlerësimit përmbledhës 2 (VP1):


ƒƒInstrumenti vlerësues i përcaktuar nga aktivi profesional (varësisht nga specifikat e lëndës
mësimore dhe nivelit të nxënësve).

Plani i vlerësimit miratohet nga:


ƒƒAktivet profesionale të shkollës
ƒƒAktivi i klasave (p.sh. kl. V, VI, X, XI etj.)
ƒƒNxënësit dhe prindërit
ƒƒDrejtoria e shkollës.

8 Ky plan është vetëm një shembull i punuar nga një mësimdhënës për nevojat dhe kontekstin e caktuar. Plani duhet të modi-
fikohet dhe adaptohet para përdorimit nga mësimdhënësit tjerë.

41
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Gjatë vitit shkollor nxënësi vlerësohet me vlerësim përmbledhës së paku dy herë (VP1 dhe VP2)
për çdo tremujorësh. Nga këto dy nota përmbledhëse fitohet nota përmbledhëse përfundimtare
sipas formulës: 60% X VP1 + 40% X VP2 = 0.6 X VP1 + 0.4 X VP2 = nota e një periudhe kohore
(nota përmbledhëse). Kjo vendoset në librin e klasës.

P. sh.:
VP1 = nota 3 ------------- 60%
VP2 = nota 5 ------------- 40%
60% X 3 + 40% X 5 = 0.6 X 3 + 0.4 X 5 = 1.8 + 2.0 = 3.8 ~ 4


Pasi nxënësi ka marrë disa nota përmbledhëse (në librin e klasës), në fund të vitit shkollor
llogaritet nota përfundimtare për klasën e caktuar dhe kjo notë fitohet me mesataren aritmetike
të të gjitha notave.

P. sh.: 1 + 5 + 4 (nota përmbledhëse) / 3 (numri i vlerësimeve gjatë një viti) = 3 (nota


përfundimtare).

SI FITOHET NJË NOTË PËRMBLEDHËSE?


Nota e vlerësimit përmbledhës fitohet duke përdorur disa nga instrumentet vlerësuese
të lartshënuara (jo domosdoshmërisht përdoren të gjithë instrumentet vlerësuese dhe jo
domosdoshmërisht përdoren të njëjtat instrumente vlerësuese në çdo tremujorësh, respektivisht
për çdo notë përmbledhëse).

Sa do të jetë pesha e një note, e fituar nga instrumenti i caktuar, përcaktohet nga mësimdhënësi
në bazë të numrit të instrumenteve të përdorura dhe rëndësisë që e ai e përcakton.

Për shembull nota e një projekti (për VP1) në një tremujorësh (tremujorin e parë)
mund të ketë peshën e 50% të pikëve nga totali prej 100 pikësh, sepse përdoren edhe 2
instrumente të tjera vlerësuese, si për shembull angazhimi në klasë (30%) dhe detyrat
e shtëpisë (20%).
Tani nga këto tri instrumente fitohet nota përmbledhëse VP1 me peshë prej 60% e
notës përfundimtare, e paraparë me Udhëzimin administrativ.
Nota e testit me shkrim (për VP2) ka peshën prej 40% e notës përfundimtare.

Ndërsa në tremujorin tjetër (tremujorin e dytë), projekti mund të ketë 30% të pikëve
nga 100 pikët e mundshme, sepse tani mësimdhënësi përdor edhe 3 instrumente të
tjera vlerësuese për notën përmbyllëse 1 (VP1 - ruan 60% për notën përfundimtare)
dhe ka bërë një ndarje tjetër sipas rëndësisë.
Ndërsa për VP2 përsëri përdor test me shkrim, hartuar sipas niveleve të vështirësisë,
dhe gjithsesi kjo notë ruan të njëjtën peshë prej 40% të notës përfundimtare.

42
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

PLANI VJETOR PËR VLERËSIMIN E NXËNËSVE

(Këtë plan duhet ta kenë edhe mësimdhënësi, edhe nxënësi që vlerësohet)

Për vendosjen e një note përmbledhëse në ditar pune (libri i klasës), nxënësi do të vlerësohet me
vlerësim të vazhdueshëm (në ditarin e mësimdhënësit), sipas këtij planit vlerësues, si më poshtë:
Tremujori i parë i vitit shkollor
Lënda mësimore: Biologji
Klasa VI

Në tremujorin e parë për VP1 (60%) do të përdorim këto instrumente vlerësuese:


1. Angazhimi në klasë, ku pesha e vlerësimit do të jetë 25% e notës përmbledhëse 1;
2. Detyrat e shtëpisë, ku pesha e vlerësimit do të jetë 25% e notës përmbledhëse 1;
3. Prezantime me gojë, ku pesha e vlerësimit do të jetë 50% e notës përmbledhëse 1.

Në tremujorin e parë për VP2 (40%) do të përdorim këto instrumente vlerësuese:


1. Nga rezultatet e treguara në testin me shkrim, hartuar sipas nivelit të vështirësisë, ku pesha e
vlerësimit do të jetë 100% e notës përmbledhëse 2.

Kriteret që duhen plotësuar për instrumentet vlerësuese të VP1-shit:

Instrumenti 1 - Angazhimi në klasë (25%)

• Nota 5 (shkëlqyeshëm - 25 pikë). Nxënësi është aktiv në bashkëbisedim me mësimdhënësin


duke parashtruar pyetje për njësinë mësimore dhe duke ofruar përgjigje të mendimit kritik.
Nxënësi demonstron punë grupore duke pranuar shpesh rolin e liderit brenda grupit, të
përcaktuar nga mësimdhënësi apo anëtarët e grupit.

• Nota 4 (shumë mirë - 20 pikë). Nxënësi heziton në pjesëmarrje të bashkëbisedimit me


mësimdhënësin, por bashkëpunon brenda grupit duke demonstruar angazhim në zgjidhjen
e detyrës.

• Nota 3 (mirë - 15 pikë). Nxënësi nuk bashkëbisedon lirshëm me mësimdhënësin, ndërsa gjatë
punës në grup dhe punës individuale demonstron të kuptuarit e detyrës duke marrë rolin e
prezantimit të rezultateve individuale apo rezultateve të dala nga grupi.

• Nota 2 (mjaftueshëm - 10 pikë). Nxënësi është pjesëmarrës i punës në grup, duke treguar
nivel të njohjes së problematikës. Nxënësi nuk refuzon ndonjë detyrë të dhënë nga anëtarët e
grupit, e cila ka ndikim në rezultatin përfundimtar të grupit.

• Nota 1 (pamjaftueshëm - 5 pikë). Nxënësi është pjesëmarrës pasiv brenda grupit. Nxënësi
nuk refuzon bashkëbisedim me mësimdhënësin, por gjithnjë ka vështirësi në komunikim
verbal. Nxënësi pjesërisht përgatitet me material pune.

• Nxënësi nuk fiton asnjë pikë (0 pikë). Në rastet kur nxënësi nuk respekton punën e grupit,
nuk pranon bashkëbisedimin me mësimdhënësin dhe nuk tregon përgatitje minimale me
material mësimor.

43
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Vërejtje:

Këto kritere hartohen nga mësimdhënësi në formë deklarate, duke u mbështetur në


rrethanat ku zhvillohet mësimnxënia.

Hartimi, zbatimi dhe respektimi i këtyre kritereve nga ana e mësimdhënësit mbeten
përgjegjësi morale dhe profesionale e tij.

Instrumenti 2 - Detyrat e shtëpisë (25%)

Nxënësi sjell detyrat e shtëpisë me paralajmërim të mësimdhënësit.

• Nota 5 (shkëlqyeshëm - 25 pikë). Nxënësi i cili nuk i sjell detyrat e shtëpisë më së shumti dy
herë, por kurdo që i sjell, detyrat e shtëpisë duhet të jenë të kompletuara edhe për kohën kur
nuk i ka sjellë (kjo për shkakun sepse ka mundësi t’i harrojë apo ndonjë arsye tjetër). Nxënësi
i cili nuk ka më shumë se tri përgjigje të pasakta, nga të gjitha detyrat e kontrolluara. Nxënësi
tregon etikë të mirëmbajtjes së fletores së detyrave.

• Nota 4 (shumë mirë - 20 pikë). Nxënësi i cili nuk i sjell 3 – 5 herë detyrat e shtëpisë, por kurdo
që i sjell, detyrat e shtëpisë duhet të jenë të kompletuara edhe për kohën kur nuk i ka sjellë
(kjo për shkakun sepse ka mundësi t’i harrojë apo ndonjë arsye tjetër). Nxënësi i cili nuk ka më
shumë se 6 përgjigje të pasakta nga të gjitha detyrat e kontrolluara. Nxënësi tregon etikë të
mirëmbajtjes së fletores së detyrave.

• Nota 3 (mirë - 15 pikë). Nxënësi i cili nuk i sjell 6 e më shumë herë detyrat e shtëpisë, por
kurdo që i sjell, detyrat e shtëpisë nuk janë të kompletuara (mungojnë së paku detyrat e një
njësie mësimore). Nxënësi i cili ka 7 e më shumë përgjigje të pasakta nga të gjitha detyrat e
kontrolluara. Nxënësi tregon etikë të mirëmbajtjes së fletores së detyrave.

• Nota 2 (mjaftueshëm - 10 pikë). Nxënësi i cili nuk i sjell 6 e më shumë herë detyrat e shtëpisë,
por kurdo që i sjell, detyrat e shtëpisë nuk janë të kompletuara (mungojnë detyrat e dy e më
shumë njësive mësimore). Nxënësi i cili ka 7 e më shumë përgjigje të pasakta nga të gjitha
detyrat e kontrolluara. Nxënësi nuk tregon etikë të mirëmbajtjes së fletores së detyrave.

• Nota 1 (pamjaftueshëm - 5 pikë). Nxënësi i cili nuk i sjell 6 e më shumë herë detyrat e
shtëpisë, por kurdo që i sjell, detyrat e shtëpisë nuk janë të kompletuara (së paku ka detyrat e
tri njësive mësimore ). Nxënësi i cili ka treguar përpjekje për të dhënë përgjigje të sakta nga të
gjitha detyrat e kontrolluara. Nxënësi nuk tregon etikë të mirëmbajtjes së fletores së detyrave.

• Nxënësi nuk fiton asnjë pikë (0 pikë). Në rastet kur nxënësi nuk respekton asnjë kriter.

44
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Instrumenti 3 - Prezantim me gojë (50%)

Nxënësi vlerësohet sipas standardeve të vlerësimit të përshkruara në UA, Kurrikulë bërthamë dhe
Udhëzues për vlerësim.

• Nota 5 (shkëlqyeshëm - 50 pikë). Nxënësi i cili ……….


• Nota 4 (shumë mirë - 40 pikë). Nxënësi i cili …………
• Nota 3 (mirë - 30 pikë). Nxënësi i cili ……….
• Nota 2 (mjaftueshëm - 20 pikë). Nxënësi i cili ........
• Nota 1 ( pamjaftueshëm - 10 pikë). Nxënësi i cili ………
• Nxënësi nuk fiton asnjë pikë (0 pikë). Në rastet kur nxënësi ka munguar më shumë se që
lejon UA-ja.

Në formë tabelare do të duket kështu:

TREMUJORI I PARË - VP1 (60%)

Angazhimi Detyrat e Prezantime Nota sipas


në klasë shtëpisë me gojë standardeve të UA-së

Arritje e
5 pikë 5 pikë 10 pikë 0% – 39%
pamjaftueshme (1)

Arritje e
10 pikë 10 pikë 20 pikë 40% – 59%
mjaftueshme (2)

Arritje
15 pikë 15 pikë 30 pikë 60% – 79%
e mirë (3)

Arritje
20 pikë 20 pikë 40 pikë 80% – 89%
shumë e mirë (4)

Arritje e
25 pikë 25 pikë 50 pikë 90% – 100%
shkëlqyeshme (5)

Nxënësi
mospjesëmarrës 0 pikë 0 pikë 0 pikë I panotuar
në vlerësim

Sipas këtij shembulli, nxënësi ka fituar gjithsej 70 pikë nga 100 pikët maksimale të mundshme.
Pra, sipas standardeve të vlerësimit nxënësi ka arritur notën e mirë (3).

45
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Kriteret që duhen plotësuar për instrumentin vlerësues të VP2-shit:

Instrumenti - Testi me shkrim i hartuar sipas nivelit të vështirësisë (100%)


Kriteret e hartimit të testit (mësimdhënësi) si dhe kriteret e vlerësimit të nxënësit

Testi si instrument vlerësimi për VP2 (40%) hartohet nga mësimdhënësi. Testi hartohet mbi bazën
e një matrice.

P.sh.

Tabela e specifikimeve - Testi me 10 artikuj

Fusha/Tema Nivelet e të menduarit (pyetje)

Mendim kritik
Totali
Njësia mësimore Njohje Të kuptuar Zbatim (analizë, sintezë
(pyetje)
dhe vlerësim

Njësia mësimore I
1(1p) 1(2p) 1(3p) 3
(20 %)

Njësia mësimore
1(1p) 1(2p) 2
II(20 %)

Njësia mësimore III


1(1p) 1(3p) 2
(30 %)

Njësia mësimore IV
1(1p) 1(2p) 1(3p) 3
(30 %)

Numri i pyetjeve/
4 (4%) 2 (20%) + 1(10%) 3 (30%) 10
pikëve (100 %)

Sqarim:

Njësia mësimore mund të zëvendësohet me temë të caktuar. Numri i njësive mësimore apo i
temave të cilat do të përfshihen në test nuk është i kufizuar.

Kërkesat si njësi matëse duhet të hartohen në harmoni me nivelin e planifikuar, sipas Taksonomisë
së Bloom-it.

46
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

P.sh.: Kërkesa 1.

Kur zgjohemi në mëngjes jemi më të gjatë sesa në mbrëmje. Kjo është për faktin se gjatë natës
ndodh:
A. Shtrirja e unazave ashtërore të boshtit kurrizor.
B. Shtrirja e pllakëzave kërcore që gjenden ndërmjet unazave të boshtit kurrizor.
C. Zgjatja e eshtrave të këmbëve.
D. Zgjatja e muskujve skeletorë, më saktësisht e muskujve që lidhen për unazat e boshtit
kurrizor.
Niveli i kuptimit sipas Taksonomisë së Bloom-it

Matrica e testit i sqarohet nxënësit si shembull, por jo si e obliguar për ta respektuar në formën
e prezantuar para nxënësve. Kjo për arsyen që nxënësi të mos fokusohet vetëm në temën,
gjegjësisht njësinë mësimore prej nga mësimdhënësi i harton pyetjet.
Sido që të jetë, preferohet që pyetjet e testit të jenë sa më gjithëpërfshirëse të programit mësimor,
i cili është realizuar deri në kohën kur organizohet vlerësimi me test.

Shpërndarja e pyetje nëpër nivele dhe pikëzimi i pyetjeve të nivelit të caktuar ende nuk është i
standardizuar. Preferohet të shfrytëzohen përvojat më të mira të njohura për mësimdhënësin.

P.sh.
ƒƒ Katër pyetje (40%) i takojnë nivelit më të ulët, nivelit të njohjes dhe përgjigjet janë alternative,
apo të shumëfishta. Këto pyetje ofrojnë nga një (1) pikë në raste të rrumbullakimit të saktë.
ƒƒ Tri pyetje (30%) i takojnë nivelit të të kuptuarit dhe të zbatuarit. Do të thotë se nxënësi duhet të
sqarojë me shkrim apo plotësim të fjalisë, bie fjala, zhvillimin e ndonjë procesi jetësor, rrugët
e zhvillimit të procesit, krahasimin me ndonjë dukuri më të thjeshtë apo edhe mundësinë e
përdorimit në jetën e përditshme. Këto pyetje mbajnë vlerën e dy (2) pikëve.
ƒƒ Përgjigjet duhet të jenë të shkruara sa më shkurt, qartë dhe lexueshëm.
ƒƒ Për përgjigjen e pasaktë nxënësi nuk merr pikë e as nuk ndëshkohet me minus pikë.
ƒƒ Tri pyetjet e fundit (30%) i takojnë nivelit më të lartë të Taksonomisë së Bloom-it, mendimit
kritik, të harmonizuar me nivelin e grupmoshës së nxënësit.
ƒƒ Këto tri pyetje zakonisht janë pyetje të hapura, ku nga nxënësi kërkohet vlerësim apo gjykim
mbi rolin, rëndësinë, rrezikun, mbrojtjen, efektin etj. të ndonjë procesi që zhvillohet në natyrë.
ƒƒ Këto pyetje mbajnë vlerën e nga tri (3) pikëve për çdo përgjigje të saktë.
ƒƒ (Preferohet të përdoret edhe vlerësim i pjesshëm në rast të përgjigjes së pjesërishme).

Në shembullin tonë, siç shihet, nxënësi ka mundësinë e grumbullimit maksimal prej 19 pikëve
dhe vlerësohet kështu:

47
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Pamjaftueshëm (1)……………………. 0 – 5 pikë

Mjaftueshëm (2)………………………… 6 – 8 pikë

Mirë (3)……………………………….. 9 – 12 pikë

Shumë mirë (4)………………….. 13 – 15 pikë

Shkëlqyeshëm (5)……………….. 16 – 19 pikë

Në rastin kur nxënësi nuk merr pjesë në test, duhet të veprohet sipas UA-së.

Tani konsiderojmë që nxënësi në VP2 ka marrë notë të shkëlqyeshme (5).

Veprojmë me formulë:

VP1 = nota 3 ------------- 60%

VP2 = nota 5 ------------- 40%

60% X 3 + 40% X 5 = 0.6 X 3 + 0.4 X 5 = 1.8 + 2.0 = 3.8 ~ shumë mirë (4).

Vendosim në librin e klasës notën për tremujorin e parë, që në rastin tonë është shumë mirë (4).

Tremujori i dytë i vitit shkollor


Lënda mësimore: Biologji
Klasa VI

Në tremujorin e dytë për VP1 (60%) do të përdorim këto instrumente vlerësuese:

1. Angazhimi në klasë, ku pesha e vlerësimit do të jetë 20% e notës përmbledhëse 1;

2. Detyrat e shtëpisë, ku pesha e vlerësimit do të jetë 10% e notës përmbledhëse 1;

3. Prezantime me gojë, ku pesha e vlerësimit do të jetë 20% e notës përmbledhëse 1;

4. Projekt individual brenda shkolle, ku pesha e vlerësimit do të jetë 50% e notës përmbledhëse 1.

48
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

TREMUJORI I DYTË - VP1 (60%)

Nota sipas
Angazhimi Detyrat e Prezantime Projekt
standardeve
në klasë shtëpisë me gojë individual
të UA-së.

Arritje e
pamjaftueshme 4 pikë 2 Pikë 4 pikë 10 pikë 0% – 39%
(1)

Arritje e
8 pikë 4 pikë 8 pikë 20 pikë 40% – 59%
mjaftueshme (2)

Arritje e mirë (3) 12 pikë 6 pikë 12 pikë 30 pikë 60% – 79%

Arritje shumë e
16 pikë 8 pikë 16 pikë 40 pikë 80% – 89%
mirë (4)

Arritje e
shkëlqyeshme 20 pikë 10 pikë 20 pikë 50 pikë 90% - 100%
(5)

Nxënësi
mospjesëmarrës 0 pikë I panotuar
në vlerësim

Sqarim:

Kriteret e tri instrumenteve mbesin të njëjta sikurse tek tremujori i parë, por ndryshon
pjesëmarrja e notës në përqindje. Kuptohet që edhe për projektin duhet të specifikohen
kriteret për notën e caktuar. Kriteret i cakton mësimdhënësi varësisht nga projekti i
përzgjedhur.

Sipas këtij shembulli, nxënësi ka fituar gjithsej 80 pikë nga 100 pikët maksimale të mundshme,
pra nxënësi sipas standardeve të vlerësimit ka arritur notën shumë të mirë (4).

49
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Në tremujorin e dytë për VP2 (40%) do të përdorim këtë instrument vlerësues:

Instrumenti - Testi me shkrim i hartuar sipas nivelit të vështirësisë. (100% )

Sqarim:

ƒƒ Çdo veprim përsëritet sikurse në tremujorin e parë!


ƒƒ Edhe në tremujorin e dytë kemi të drejtë të përdorim testin si instrument për VP2, por kemi
të drejtë të përdorim ndonjë instrument tjetër, mirëpo duhet të miratohet nga gjithë akterët
pjesëmarrës në hartimin e planifikimit të vlerësimit brenda shkolle, e në radhë të parë nga
aktivi profesional.
ƒƒ Matrica e testit mund të ndryshohet.
ƒƒ Pyetjet mund të hartohen sipas llojeve të ndryshme, p.sh. të hapura, me alternative, me
plotësim etj.

Tani konsiderojmë që nxënësi në VP2 ka marrë notë 3 (mirë).

Veprojmë me formulë:

VP1 = nota 4 ------------- 60%


VP2 = nota 3 ------------- 40%
60% X 4 + 40% X 3 = 0.6 X 4 + 0.4 X 3 = 2.4 + 1.2 = 3.6 ~ shumë mirë (4)

Vendosim në librin e klasës notën për tremujorin e dytë, që në rastin tonë është shumë e mirë
(4).

Tremujori i tretë i vitit shkollor

Lënda mësimore: Biologji

Klasa VI

Në tremujorin e tretë për VP1 (60%) do të përdorim këto instrumente vlerësuese:


1. Angazhimi në klasë, ku pesha e vlerësimit do të jetë 30% e notës përmbledhëse 1;
2. Nga plotësimi i portofolios, ku pesha e vlerësimit do të jetë 10% e notës përmbledhëse 1;
3. Projekt grupor jashtë shkolle (faktorët ekologjikë në regjionin e Prizrenit), ku pesha e
vlerësimit do të jetë 30% e notës përmbledhëse 1;
4. Projekt individual jashtë shkolle (herbarium), ku pesha e vlerësimit do të jetë 30% e notës
përmbledhëse 1.

50
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

TREMUJORI I TRETË - VP1 (60%)

Projekt Projekt
Nota sipas
Angazhimi grupor individual
Portofolio standardeve
në klasë jashtë jashtë
të UA-së
shkolle shkolle

3.5 6 pikë 2 pikë 6 pikë 6 pikë 0% – 39%

Arritje e
12 pikë 4 pikë 12 pikë 12 pikë 40% – 59%
mjaftueshme (2)

Arritje e mirë (3) 18 pikë 6 pikë 18 pikë 18 pikë 60% – 79%

Arritje shumë e
24 pikë 8 pikë 24 pikë 24 pikë 80% – 89%
mirë (4)

Arritje e
30 pikë 10 pikë 30 pikë 30 pikë 90% – 100%
shkëlqyeshme (5)

Nxënësi
mospjesëmarrës 0 pikë I panotuar
në vlerësim

Sipas këtij shembulli, nxënësi ka fituar gjithsej 34 pikë nga 100 pikët maksimale të mundshme.

Pra, sipas standardeve të vlerësimit nxënësi ka arritur notën pamjaftueshëm (1).

Në tremujorin e tretë për VP2 (40%) do të përdorim këtë instrument vlerësues:

51
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Instrumenti - Testi me shkrim i hartuar sipas nivelit të vështirësisë. (100%)

Tani konsiderojmë që nxënësi në VP2 ka marrë notë të mjaftueshme (2).

Veprojmë me formulë:

VP1 = nota 1 ------------- 60%

VP2 = nota 2 ------------- 40%

60% X 1 + 40% X 2 = 0.6 X 1 + 0.4 X 2 = 0.6 + 0.8 = 1.4 ~ pamjaftueshëm (1)

Vlerësimi përfundimtar (nota vjetore) e lëndës së Biologjisë:


ƒƒ Tremujori 1 = Shumë mirë (4)
ƒƒ Tremujori 2 = Shumë mirë (4)
ƒƒ Tremujori 3 = Pamjaftueshëm (1)

Sipas UA-së: 4 + 4 + 1 = 9 : 3 = Mirë (3)

Sqarim.

Në këtë plan vlerësimi, nxënësi i cili është pjesëmarrës në vlerësim (me përdorimin
e cilitdo instrument vlerësimi) dhe nuk arrin nivelin e notës kaluese, prapë se prapë
fiton një kuotë pikësh, për të mos qenë i barabartë me nxënësin i cili nuk merr pjesë në
procesin e vlerësimit.

Do të thotë se edhe nxënësi që vlerësohet me notë të pamjaftueshme merr pikë nga


aktiviteti apo pjesëmarrja e tij në vlerësim.

Shembull:

Projekti individual jashtë shkolle - Herbarium

Nxënësit në kuadër të projektit jashtë shkolle (punë praktike) dhe në harmoni me rezultatet e
pritshme nga KB-ja, shkalla III, do të punojnë herbarium.

52
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Kriteret e vlerësimit të herbariumit:

Secili nxënës duhet të punojë herbarium, me gjethe apo bimë të regjionit ku jeton.
ƒƒ Nxënësi i cili punon një herbarium me 1 apo 2 bimë (apo gjethe) vlerësohet me notë të
pamjaftueshme (1).
ƒƒ Për notën e mjaftueshme (2) duhet t’i përgatisë së paku 3 bimë (gjethe) dhe të ngjisë në fleta
të bardha të formatit A4.
ƒƒ Nxënësi i cili punon një herbarium me 5 – 9 bimë (apo gjethe) vlerësohet me notë të mirë (3).
ƒƒ Nxënësi i cili punon një herbarium me 10 – 14 bimë (apo gjethe) vlerësohet me notë shumë
të mirë (4).
ƒƒ Nxënësi i cili punon një herbarium me mbi 15 bimë (apo gjethe) vlerësohet me notë të
shkëlqyeshme (5).

Kthimi i pikëve sipas përqindjes në nota përmbledhëse

Intervalet e pikëve

Në % Nota

90% – 100% 5

80% – 89% 4

60% – 79% 3

40% – 59% 2

0% – 39% 1

Llogaritja e notës përfundimtare e fituar sipas mesatares aritmetike të notave përmbledhëse

Nota përfundimtare (nota vjetore) Mesatarja aritmetike e notave përmbledhëse

Nota: pamjaftueshëm (1) 1,00 – 1.49

Nota: mjaftueshëm (2) 1,50 – 2.49

Nota: mirë (3) 2,50 – 3.49

Nota: shumë mirë (4) 3,50 – 4.49

Nota: shkëlqyeshëm (5) 4,50 – 5.00

SHMU “Abdyl Frashëri”, Prizren Arsimtari: Milazim Avdylaj

53
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

TEST: KUPTIMI I TEKSTIT LETRAR


Punuar nga mësimdhënësja Shemsije Shyti

FËMIJA I MREKULLUESHËM

Mozarti ishte një fëmijë i jashtëzakonshëm. Talenti i tij për muzikë shpërtheu që në vitet e para
të jetës së tij. Që nga mosha katërvjeçare zuri të kompozonte dhe të lozte vepra të ndryshme
muzikore.
Për pjekurinë e tij të parakohshme e dëshmon ky episod nga fëmijëria e tij.
Nuk kishte mbushur ende gjashtë vjet, kur një ditë i ati i tha:
Merre këtë kompozim dhe çoje në shtëpi të kryetarit të bashkisë së Salcburgut. Pas dy ditësh e
bija mbush njëzet vjet. Pos të tjerash, ai do ta organizojë një koncert, në të cilin këtë kompozim
do ta luajë e bija.
Dhe Volfangu u nis në çast duke bredhur si çamarok. Por kur hipi mbi urën e lumit Salcah, letrat i
shpëtuan nga dora dhe i ranë në lumë. Lumi ishte aty i rrëmbyeshëm dhe letrat u zhdukën shpejt.
U kthye me vrap në shtëpi, kompozoi një vepër të vogël sipas idesë që ia kishte kallëzuar i ati dhe
ia dërgoi shpejt të bijës së kryetarit.
Të nesërmen e festës kryetari e thirri në shtëpi të atin e Volfangut dhe i tha:
Më nderove me kompozimin tënd. Ishte një kryevepër e vërtetë. Të gjithë të ftuarit qenë të këtij
mendimi. Më fal që po ta them, por paskemi pasur midis nesh një kompozitor shumë të talentuar
që nuk e paskemi vlerësuar sa duhet.
Ju faleminderit! - ia ktheu Leopoldi. Jam munduar ta kompozoj sa më mirë nga respekti që kam
ndaj jush dhe ndaj bijës suaj, që ka qenë nxënësja ime shumë e kujdesshme.
Kryetari e thirri të bijën ta lozte para Leopoldit veprën muzikore.
Leopoldi e dëgjoi si në gjemba,sepse ajo nuk ishte vepra e tij, por diçka krejt tjetër, shumë më e
bukur.

Në shtëpi e thirri të birin dhe e pyeti:


- Ç’u bë pjesa muzikore që unë të dhashë për t’ia dorëzuar vajzës së kryetarit të bashkisë?
- Më fal, babi … - Volfangu zuri t’i rrëfente si i kishte rënë ajo në lumë.
Pastaj ia plasi vajit.
- Mos qaj, bir, për fajin që ke bërë, - ia ktheu i ati. - E kam kuptuar me kohë që ti je një fëmijë i
pjekur para kohe. Sot i kuptova më mirë aftësitë e tua të jashtëzakonshme. Që këtej e tutje nuk
do të jesh më nxënësi im, por mjeshtri im dhe unë do të jem nxënësi yt. Afrohu këtu pranë!

Dhe e shtrëngoi fort në krahë, e ngriti përpjetë dhe e puthi në ballë me dashuri.

Për afro tridhjetë vjet Volfangu shëtiti dhe dha shfaqje në të gjitha kryeqytetet dhe qytetet më
të mëdha të Evropës. Kudo u prit me nderime. Nga të gjithë u quajt “fëmijë i mrekullueshëm’’. Në
Bolonjë të Italisë u zgjodh anëtar i Akademisë Filharmonike të vendit kur i kishte vetëm 14 vjet.

54
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

PYETJET

Qëllimi – nxjerrja e informacioneve nga teksti

1. Çfarë lloj teksti është ky?


a) Tekst letrar
b) Tekst joletrar
c) Përrallë
d) Përrallëz

2. Pse ishte fëmijë i jashtëzakonshëm?


a) Sepse luante mirë në sport.
b) Tregonte aftësi në mësim.
c) Talenti i tij për muzikë shpërtheu që në vitet e para të jetës së tij.
d) Kishte talent në vallëzim.

3. Çfarë i ndodhi Moxartit në urë?


a) Takoi shoqen, të bijën e kryetarit.
b) Gjeti disa letra.
c) Humbi letrat me kompozim.
d) Humbi rrugën.

4. Çfarë bëri Moxarti për ta fshehur fajin?


a) Moxarti kompozoi një vepër tjetër.
b) E huazoi një kompozim nga dikush.
c) E mori një kopje tjetër në shtëpi.
d) E gjeti kompozimin e humbur.

5. Çka do të bënit ju po të ishit Moxarti?


_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

6. Për kë ishte përgatitur kompozimi?


a) Për vajzën e kryetarit të bashkisë.
b) Për vajzën e profesorit.
c) Për shoqen e klasës.
d) Për vajzën e mjekut.

55
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

7. Pse Leopoldi e dëgjonte si në gjemba kopmozimin?


a) Sepse nuk tingëllonte bukur.
b) Sepse kompozimi nuk kishte vlerë.
c) Sepse nuk i pëlqente.
d) Sepse nuk ishte kompozimi i tij.

8. Çka mendoni, pse Moxarti filloi të qajë?


a) Nga gëzimi i madh.
b) Sepse e kishte ndëshkuar babai.
c) Sepse i kishin rënë letrat në lumë.
d) Sepse i kishte humbur letrat në shtëpi.

9. Si u zbulua ai se e kishte kompozuar një vepër të re muzikore?


a) Në një program shkollor.
b) Në një darkë mbretërore.
c) Në një takim të rastësishëm.
d) Në një koncert me rastin e ditëlindjes së vajzës së kryetarit.

10. Po të ishit ju autori si do ta përfundonit këtë tekst?


_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

Shembulli i testit - Çelësi i përgjigjeve për lexim

Numri i pyetjes Përgjigjet e sakta Pikët

1 B

2 C

3 C

4 A

5 Pyetje e hapur

6 D

7 D

8 A

9 D

10 --//--

SHMU “Avdullah Shabani”, Mitrovicë Mësuesja: Shemsije Shyti

56
SHTOJCA C:
SHABLLONET E RAPORTEVE TË
SUKSESIT TË NXËNËSVE

Shabllonet e raporteve janë të adaptuara me qëllim të


harmonizimit me Udhëzimin për Vlerësimin e nxënësve 2016
C-1

Shabllon i raportit të suksesit të nxënësve nga klasa 0 – 2 në fund të vitit akademik

Emri i shkollës: _________________________________ Data:______________


Suksesi i vlerësimit të brendshëm: ________________
Klasa 0 – 2: ___________________

Nxënësi: Klasa/Shkalla: T1 T2 T3 Total

Mungesat e arsyeshme:

Mungesat e paarsyeshme:

Vonesat e arsyeshme:

Vonesat e paarsyeshme:

Adresa: Komente:

Mësimdhënësi/ Këshilli i klasës:


Kujdestari i klasës:

Rrallë Nganjëherë Shpesh Gjithmonë

Zhvillimi social dhe emocional i fëmijës

Është i/e lumtur në shkollë

Ka sjellje të mirë në shkollë /në klasë

Është i/e ndjeshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve

I shpreh mirë ndjenjat

Rrallë Nganjëherë Shpesh Gjithmonë

Zhvillimi akademik dhe angazhimi i fëmijës

Është i/e interesuar për të mësuar

Dëgjon me vëmendje

Bashkëpunon me fëmijë të tjerë

Përpiqet vazhdimisht për të përmirësuar punën

Detyrat e shtëpisë i punon rregullisht

Detyrat e shtëpisë janë të cilësisë së lartë

http://www.ncca.ie/en/Curriculum_and_Assessment
Zotërim i thellë Zotërim i duhur Zotërim i Zotërim minimal
pjesshëm
Nxënësi Nxënësi Nxënësi
demonstron demonstron Nxënësi demonstron
zotërim të thellë zotërim të duhur demonstron zotërim minimal
të lëndës dhe të lëndës dhe zotërim të të lëndës dhe
aftësi për të aftësi për të pjesshëm të lëndës aftësi për të
zbatuar njohuritë zbatuar njohuritë dhe aftësi për të zbatuar njohuritë
dhe shkathtësitë dhe shkathtësitë zbatuar njohuritë dhe shkathtësitë
në kuadër të në kuadër të dhe shkathtësitë në kuadër të
rezultateve të të rezultateve të të në kuadër të rezultateve të të
nxënit. nxënit. rezultateve të të nxënit.
nxënit.

Të nxënit e fëmijës në lëndët: T1 T2 T3 VP


C-2

Shabllon i raportit të suksesit të nxënësve nga klasa 3 – 12 në fund të vitit akademik

Emri i shkollës: _________________________________ Data:_____________


Suksesi i vlerësimit të brendshëm: ________________
Klasa 3 – 12: ___________________

Nxënësi: Klasa/Shkalla: Mungesat te arsyeshme:


Mungesat e paarsyeshme:
Vonesat e arsyeshme:
Vonesat e paarsyeshme:

Adresa: Komente:

Mësimdhënësi/Kujdestari i klasës: Këshilli i klasës:

Lënda Tremujori i 1-rë Tremujori i 2-të Tremujori i 3-të Vlerësimi përfundimtar


Nota Përqindja
Përshkrimi
numerike %

Shkëlqyeshëm. Përcakton performancën e shkëlqyeshme


në realizimin e detyrës së dhënë. Nxënësi arrin nivelin e
plotë të rezultateve të të nxënit, demonstron origjinalitet
5 90 – 100
e gatishmëri dhe dëshmon në mënyrë konsistente
shkathtësi të analizës, të sintezës dhe të vlerësimit të
cilësisë së lartë.

Shumë mirë. Përcakton performancë shumë të mirë në


realizimin e detyrës së dhënë. Nxënësi arrin nivelin e
4 80 – 89 kënaqshëm të rezultateve të të nxënit dhe demonstron
origjinalitet, si dhe ka gatishmëri të dëshmojë shkathtësi
të analizës, të sintezës dhe të vlerësimit

Mirë. Përcakton performancën e mirë në realizimin


e detyrës së dhënë. Nxënësi arrin nivelin mesatar të
pranueshëm të rezultateve të të nxënit dhe është
3 60 – 79
në gjendje që, me anë të përkrahjes, të demonstrojë
origjinalitet dhe të dëshmojë përpjekje në arritjen e
shkathtësive të analizës, të sintezës dhe të vlerësimit.

Mjaftueshëm. Përcakton performancën e mjaftueshme


në realizimin e detyrës së dhënë. Nxënësi arrin
2 40 – 59 minimumin e pranueshëm të rezultateve të të nxënit dhe,
me anë të përkrahjes, arrin ta përmbushë kriterin e lejuar
të kalimit të lëndës/fushës lëndore.

Pamjaftueshëm. Përcakton performancën e


pamjaftueshme në realizimin e detyrës së dhënë. Nxënësi
1 Nën 39 nuk arrin nivelin e minimumit të duhur të rezultateve të
të nxënit dhe nuk arrin kufirin e kalimit të poshtëm të
lejueshëm të lëndës/fushës lëndore.
C-3

Shabllon i raportit të suksesit të nxënësve për shkallë kurrikulare


Emri i shkollës: _________________________________ Data:_____________
Suksesi në vlerësimin për shkallë: ___________________

Nxënësi: Klasa/Shkalla: Mungesat totale për një shkallë:


Të arsyeshme:
Të paarsyeshme:
Adresa: Komente:
Mësimdhënësi/Kujdestari i klasës:
A Performancë e shkëlqyeshme; B Performancë shumë e mirë;
C Performancë e mirë; D Performancë e mjaftueshme – plan individual për përmirësim.

Gjuhët dhe komunikimi Matematikë A B C D

Gjuhë amtare A B C D Arsyetim dhe zgjidhje e


problemeve
Të dëgjuarit Komunikim dhe lidhje
matematikore
Të folurit
Përdorim i TIK-ut në
Të lexuarit matematikë
Përfaqësim dhe modelim
Të shkruarit matematikë

Gjuhë angleze A B C D Shkencë A B C D

Të dëgjuarit Strukturim i mendimit


shkencor
Të folurit
Zhvillim i shkathtësive të
Të lexuarit kërkimit shkencor
Zbatimi i shkencës me TIK-
Të shkruarit un në jetën e përditshme
Ndërlidhje me lëndët e
tjera

Gjuhë shqipe për nxënësit


A B C D
e komunitetit joshqiptar
Fusha: A B C D
Të dëgjuarit

Të folurit

Të lexuarit

Të shkruarit

http://www.ncca.ie/en/Curriculum_and_Assessment
Plani individual për mësim shtesë/plotësues

Komente

Gjuhë dhe komunikim

Matematikë

Shkencë

Fusha zgjedhore____________________________________________________________
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Lloji i vlerësimit Vlerësuesi Klasa

VLERËSIMI I VLERËSIMI I V. formativ Mësimdhënësi 0 – 12


BRENDSHËM VAZHDUESHËM

Ndahet në
tri periudha
mësimore brenda
një viti shkollor: V. përmbledhës VP1 Mësimidhën. 0 – 12

1. Shtator –
Dhjetor

2. Janar –
Mars

3. Prill –
Qershor

VP2 Mësimidhën. dhe aktivet 6 – 12


profesionale

VLERËSIMI PËRFUNDIMTAR Mësimdhën. 0–2


3 – 12 /këshilli i klasës

3 – 12

VLERËSIMI PËR SHKALLË MASHT/komunë/shkollë/ 2, 5, 7, 11


mësimdhënës

VLERËSIMI I JASHTËM MASHT 5, 9, 12

9 Instrumentet e vlerësimit formativ dhe atij përmbledhës mund të jenë të njëjta, mirëpo qëllimi i vlerësimit të parë është ta orientojë mësimdhënien
nxënësi duhet të informohet dhe të përgatitet paraprakisht. Vlerësimi formativ e nxit nxënësin të përgatitet në mënyrë të vazhdueshme për të qenë më
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Koha Instrumenti Mënyra Raportimi

Gjatë gjithë Angazhimi në klasë, Komente Takime individuale/raportim me shkrim për


tremujorit9 detyra të shtëpisë, kuize, konstruktive në të informuar rreth arritjeve të rezultateve të të
debate, prezantime, ese, ditarin personal. nxënit, si dhe orientimin dhe motivimin drejt
teste, portofolio… përparimit të nxënësit.

Gjate periudhave Angazhimi në klasë, Nota në ditarin Nota finale Mesatarja e dy notave
te caktuara të detyra te shtëpisë, kuize, personal të e tremujorit finale (Vp1 60% + Vp2
tremujorit debate, prezantime, ese, mësimdhënësit. nxirret nga 40%) raportohet si notë
teste, portofolio… mesatarja e të finale për tremujor në
gjitha notave ditarin e klasës.
nga ditari
Për nxënësit 0 – 5 vetëm
personal i
nota mesatare nga VP1
mësimdhënësit
për tremujor.
dhe vendoset në
ditar të klasës. Nota finale për tremujor
vendoset në raportin
tremujor
Në fund të Test final, ese finale, Notë në ditarin Notë në ditarin
tremujorit projekt final… e klasës. e klasës.

Në fund të vitit Përshkrim i përmbledhur Përshkrime në ditar personal të Përshkrimet e arritjes së


i arritjes së rezultateve mësimdhënësit dhe dosje të nxënësit. rezultateve të të nxënit
për tri periudhat kohore raportohen në raportin
final vjetor.

Në fund të vitit Mesatarja aritmetike e Nota të vendosura në ditarin e klasës/ Notat e arritjes së
notave nga tri periudhat nota me përshkrim në dosje të rezultateve të të nxënit të
mësimore nxënësve (kl. 3 – 5) shoqëruara me përshkrim
raportohen në raportin
final vjetor.

Në fund të vitit Instrument i Nota (A, B, C, D) në ditarin personal, Raporte të veçanta me


shkollor standardizuar me qëllim të përgatitjes së planit qëllim të përkrahjes së
individual për përkrahjen e nxënësit nxënësit
në vitin/shkallën vijuese

Në fund të vitit Instrument i Arritjet individuale të nxënësve Raportim me përqindje


shkollor standardizuar raportohen nga komunat për suksesin individual të
secilit nxënës

n dhe të nxënit, ndërsa i të dytit është që të nxënit për një detyrë apo njësi të caktuar të notohet/raportohet me vlerë numerike. Për të dyja vlerësimet
ë i suksesshëm në vlerësimin përmbledhës. Por evidencat e vlerësimit formativ kurrsesi nuk duhet të shërbejnë për të formuar notën në VP1.
Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

REFERENCAT:

http://www.learningandteaching.info/teaching/marking.htm

http://masht.rks-gov.net/korniza-e-kurrikules-e-arsimit-parauniversitar

http://bep-ks.org/treasure-chest/guides-manuals/

http://www.ncca.ie/en/

Të nxënit përmes projekteve në shkencat e natyrës, BEP/MASHT 2012

Vlerësimi Formativ, BEP/MASHT, botimi i ri 2013

National Council for Curriculum and Assessment (NCCA), Assessment in the Primary School
Curriculum, 2007

Standardet E Vlerësimit BEP/MASHT, 2011

Kodi i Etikës për vlerësimin e nxënësve, BEP/MASHT 2011

68

Anda mungkin juga menyukai