Anda di halaman 1dari 1

Yjet dhe galaktika

Galaktika është një grumbull i madh lënde, yjesh, planetësh, sistemesh


planetare, mjegullnajash të gazta, re pluhuri dhe lëndë të zezë, i cili mbahet i
lidhur së bashku me anë të fuqisë së rëndesës. Galaktikat tipike ndryshojnë
nga xhuxhet me më pak se 10 milionë yje deri në galaktika gjigante me një
trilion yje, të gjithë duke u rrotulluar rreth një qendre të përbashkët rëndese.
Po ashtu galaktikat mund të përmbajnë një numër të madh shume sistemesh
yjore dhe grumbujsh yjore si edhe lloje të ndryshme reshë ndëryjore.Galaktikat
janë grupe që kanë deri në një miliardë yje, me diametër disa dhjetëra mijë
vjet drite.
Galaktika jonë quhet "Rruga e qumështit". Në një natë të errët dhe të qartë
shikohen yjet e ngjeshura të diskut galaktik si një gjurmë qumështi të derdhur.
Njeriu mund të vëzhgojë rreth 10.000 yje me sy të zhveshur në rrugën tonë të
qumështit.
Në gjithësinë e vëzhgueshme mendohet të jenë më shumë se 100 miliardë
galaktika.
Yjet bëjnë pjesë në cdo galaktikë.
Ylli është nje trup qiellor i cili zoteron nxehtesi dhe drite i mbajtur në formë
nga graviteti. Ylli më i afërt me Tokën është Dielli, i cili është burimi i energjisë
në Tokë, i largët 149 000 000 km. Yjet e tjera janë të dukshme nga toka gjatë
natës, kur ata nuk janë në drejtim nga Dielli apo të bllokuar nga fenomenet
atmosferike. Historikisht, yjet më të shquar në sferën qiellore janë grupuar së
bashku, dhe yjeve të ndritshëm u janë vënë emra të përveçëm. Katalogë të
shumtë të mundshëm janë mbledhur nga astronomët, të cilat japin emërtime
të standardizuar për yjet.
Ylli më i njohur dhe më i madh ne sistemin tonë është Dielli.
Dielli është një prej më shumë se 100 miliard yjeve tjerë në galaktikën tonë. I
klasifikuar në kategorinë G2 dhe shpesh referohet si xhuxh i verdhë.

Anda mungkin juga menyukai