Anda di halaman 1dari 9

ANATOMIA AKSIALE E DISKUT INTERVERTEBRALE

Eshte mjaft e rendesishme per te vleresuar dhe per te saktesuar patologjite e tyre ne ekzaminimet e kolones
lumbare, torakale dhe cervikale,pasi shenjat klinike I dedikohen ne shumicen e rasteve problemeve te
disqeve . Rezonanca magnetike eshte ekzaminim I zgjedhur per vleresimin e patologjive te disqeve
intervertebrale. Sekuencat qe jane te rendesishme per tu marre ne konsiderate jane T1, T2 dhe STIR.
Ne menyre qe gjerat te behen mete thjeshta per tu kuptuar , do te fokusohemi ne sek. T2 ‘’ image weighted’’
qe vijne me ne ndihme ne vleresimin e disqeve intervertebrale. Imazhet ne T2 perforcojne indet me
permbajtje ujore te larte duke I bere ato te duken te bardhe ose ne terminologjine e RM hyperintense.
Megjithate ne imazhe te tilla jo vetem qe mund te themi me siguri graden e semundjeve degjenerative te
diskut, por gjithashtu disa here mund te shikojme edhe carjet anulare( si pasoje e proceseve inflamatore), pa
pasur nevojen e kontrastit te gadoliniumit ose diskografise. Gjithashtu ne kete sekuence eshte e mundur qe
te shikohen rrenjet e nervave, sakusin tekal dhe ne disa raste edhe sakusin dural, rrenjet e nervave
transvers, identifikimi I te cilave ne disa raste eshte shkaku I dhimbjeve kronike ose dhimbjeve te kembeve sic
jane psh ne rastet e araknoiditit, ne kancerat ose ne tumoret e indeve nervore.

FIGURA
Fig e mesiperme eshte nje imazh aksial I T2 weighted’’ ne nivelin e diskut L5, qe demostron nje sakus tekal
shume te madh ( struktura e bardhe ne qender) dhe dy rrenje nervash transverse te vogla ne pozicionin e
ores 10 dhe 2( dy struktura te vogla te bardha). Te treja keto struktura jane hyperintense sepse ato jane te
mbushura me likid cerebro-spinal ( CFS) , I cili ka nje permbajtje ujore shume te larte. Se bashku keto tre
struktura cirkulare bejne te ashtuquajturen pamjen ‘’mickey mouse’’ e cila eshte tipike te shihet vetem ne L5
dhe disa here ne nivelin e L4. Nese do te shikohet me afer imazhi, mund te dallojme brenda sakusit tekal
dhe nervat transvers (pika te zeza) ) te cilet jane pak me hiperintense se sa strukturat e mesiperme qe jane
hyperintense dhe rrenjet e nervave lumbare (shigjeta te kuqe). Kualiteti I imazheve varet shume nga kualiteti
I pajisjes se rezonances. Nese rezonanca ka 3 Tesla , imazhi do te jete shume me I sofistikuar dhe I detajuar.
Makineria e MRI-se ka aftesine te rikrijoje kolonen lumbare, slice shtrese pas shtrese, ne tre plane , nga
pamja anesore ( sagitale), e perparme (koronale) dhe nga poshte siper (aksiale). Seria koronale nuk eshte se
kryhet ne menyre rutine. Ndryshe nga makinat me rrezet X te cilat krijone nje shtrese te kompresuar te
komplet kolones lumbare, MRI dhe CT krijojne multishtresa seriale sekuenciale te imazheve te cilat jane
tipikisht te marra nga e majta ne te djathte , ne interval nga 3 deri ne 5 mm . Duke e perdorur kete strategji
cdo e thelluar dhe e ngritur e kolones lumbare kapet ne te pakten nje prerje dhe kjo mundeson edhe
vizualizimin e patologjive fine.
IMAZHET SAGITALE jane me te lehta per tu pare dhe per tu kuptuar. Ashtu sic i permendem me pare,
rezonanca rikrijon kolonen lumbare, duke prodhuar seri sekuenciale te imazheve keshtu qe cdo pjese e
kolones lumbare eshte e mundur te vizualizohet ne menyre te njepasnjeshme. Jane tre plane te rendesishme
sagitale qe duhet te diskutohen ; plani midsagital, parasagittal dhe foraminal sagittal.

Midsagittal plan ashtu sikunder ka dhe emrin perbehet nga pak shtresa ose slice qe merren ne qender te
kolones lumbare. Perfytyroni sikur kemi nje samuraj qe pret me shpate koken e individit qe ka perpara dhe ai
qellon ne qender te kokes ; e njejta analogji perdoret edhe ne regionin midsagittal. Nese ne do te shikojme
ne te dyja pjeset e ndara te kolones lumbare, prerja ne midsagittal do te jete direct ne qender te kolones
lumbare. Qe te kuptohet qe ju keni bere prerje ne planin midsagittal, eshte shume e thjeshte. Shikoni
imazhet dhe do te shikoni se ne vendet ku sakusi tekal ka diametrin me te madh atehere jemi ne nivelin e
planit midsagittal.
FIGURA 2
Figura 2 eshte nje prerje ne planin midsagittal te kolones lumbare ku pjesa e perparme e trupit I perket pjeses
se majte dhe pjesa e prapme e trupit I perket pjeses se djathte.
Jane dy struktura te rendesishme kockore qe jane shume te dallueshme ne planin midsagittal te vertebres.
Eshte forma katrore e trupit te vertebres( e verdhe) dhe kufijte e saj dhe procesi spinoz I harkut posterior
(blu). Junksioni midis procesit spinoz dhe lamines (jeshile)bejne te mundur kufirin anterior te harkut
posterior I cili formon pjesen e pasme te kanalit central. Hapesira shume hyperintense (pothuajse e bardhe
e paster) midis trupit te vertebres dhe harkut posterior quhet sakusi tekal (e kuqe), I cili sigurisht mbushet me
likid cerebro-spinal. Kjo strukture mundet ose nuk mundet ta mbushe plotesisht kanalin spinal I cili eshte
hapesira midis pjeses posteriore te trupit vertebral dhe lamines. Ne pamjen midsagittale ‘’cauda equina’’ nuk
eshte e dukshme gjate gjithe shtrirjes se saj ,me perjashtim te origjines ne nivelin e konusit medular( kokat e
shigjetave te bardha blu). Te pozicionuara midis seciles prej 5 trupave vertebrale te vertebrave lumbare jane
disqet intervertebrale ( te konturuara me te kuqe), qe mbartin peshen e trupit dhe veprojne si nje bosht per
te bere rrotullimet e trupit. Kliniksht kjo pamje eshte ideale per te vleresuar stenozat centrale te cilat duken
kur kanali tekal shtypet nga disqet intervertebrale te ngushtuar apo te inflamuar te cilet krijojne nje ngushtim
te kanalit central.

Regioni parasagittal – ashtu sikunder emri e perfshin , ky region perbehet nga disa shtresa qe jane lateralisht
regionit midsagittal. Ne menyre specifike kemi regionin parasagittal te djathte dhe te majte, qe shtrihen ne
kufijte lateral te sakusit tekal dhe medialisht foramines neurale. Pra e thene me fjale te thjeshta eshte
hapesira midis sakusit tekal dhe foramines neurale. Megjithese shumica e anatomise eshte e njejte me ate qe
eshte vizualizuar ne prerjet midsagittale, regioni parasagittal ka dy identifikues unik: e para eshte madhesia e
kanalit spinal I cili eshte me I ngushte krahasuar me pamjen midsagittale dhe e dyta eshte aparenca e e
rrenjeve te nervave transvers te cilet shtrihen ne menyre oblike dhe duke u drejtuar per nga poshte ne
drejtim te sakusit tekal, duke respektuar foraminat neurale perkatese. Pamjet parasagittale gjithashtu
permbajne nje zone mjaft te rendesishme te kanalit central qe quhet recesi lateral te cilat vleresohen me
mire ne kete region. Receset laterale jane vecanerisht te rendesishme sepse jane vendet ku ndodh shpesh
hernia diskale . Kjo ndodh sepse annulus fibrosis posterior I diskut eshte I mbrojtur nga ligament posterior
longitudinal ne pjesen mediale midsagittale prandaj disku tenton te hernioje lateralisht ligamentit
longitudinal , I cili shtrihet ne regionin parasagittal. Brenda receseve laterale nervat transvers jane gjithashtu
vulnerabel nga komprimimi posterior I ndryshimeve osteoartritike te proceseve artikulare superiore, nje
gjendje kjo qe quhet stenoze spinale laterale.

FIGURA 3/1
Figura eshte nje prerje ne planin parasagittal ne recesin lateral qe demostron nje hernim diskal te moderuar(
shigjetat e kuqe).
Te tilla pamje rezultojne ne dhimbje radikulare duke u perhapur jo vetem ne zonen ku kalon nervi por edhe
ne ekstremitetet e poshtme ne varesi te dermatomit qe shoqeron kete nerv.
Regioni sagittal foraminal eshte me lateralisht se plani parasagittal dhe perfshin pjesen e foramines neurale.
Foraminat neurale jane hapje kockore te lokalizuar ne secilen ane te kolones, qe lejojne nervat spinale te
largohen nga shtylla kurrizore dhe te mbrtin informacionin e rendesishem nga truri ne drejtim te pjeses
periferike te trupit. Ky region ne pergjithesi prezantohet vetem nga nje prerje per secilen ane.
FIGURA 4
Eshte nje prerje sagittale foraminale qe demostron kufijte e foraminave te nervave neurale te djathte( rrathet
pink) shume qarte ; catia dhe dyshemeja qe krijohen nga pedikulat (pjesa me e forte e vertebrave) nga
vertebra siper dhe me poshte respektivisht. Kufijte posterior te krijuar nga proceset artikulare superiore te
vertebrave te meposhtme dhe kufijte anterior nga disku dhe trupi I vertebrave te meposhtme. Vini re qe
foraminat neurale jane struktura hyperintense si pasoje e permbajtjes se tyre te larte me dhjam (dhjami ka
nje permbajtje ujore shume te larte dhe prandaj duket I bardhe ne sek.T2 te MRI) ; kjo krijon nje sfond te
mire per te dalluar nervat hypointense qe shtrihen ne kete zone. Megjithese hernimet diskale ne menyre
tipike shfaqen ne regionet paracentrale te kanalit spinal, ato mund te shfaqen gjithashtu edhe ne foraminat
neurale. Keto hernimet diskale foraminale jane vecanerisht mjaft shqetesuese dhe shpesh here jane te
veshtira qe te riparohen kirurgjikalisht dhe mund te shtypin pjesen ultrasensitivie te pasme te ganglioneve te
nervave, vecanerisht te nervave lumbare dorsale te cilat tipikisht shtrihen ne keto foramina. Kompresione te
tilla qe konsiderohen si forme e stenozes laterale, mund te rezultojne ne dhimbje radikulare shume te forta.
Imazhet aksiale
Megjithese imazhet aksiale jane me te veshtira per tu kuptuar ato jane shume informative psh ne keto
imazhe ju mund te shikoni me precision lokalizimin ekzakt te cisteve brenda ne faceta, hernimin diskal,
stenozen dhe frakturat prandaj eshte imperative qe imazhet aksiale te jene imazhet e para ne te cilat bazohet
interpretimi I patologjive te kolones vertebrale.

Figura 5 eshte nje imazh aksial ne T2 ne rezonance, ne te cilin I kufizuar me te bardhe eshte disku, me jeshile
kemi sakusin tekal dhe harkun posterior te kufizuar me te verdhe. Me ngjyre te kuqe eshte perkufizuar vendi I
foraminave neurale te anes e djathte.
Figura 6 eshte nje diagrame e nje imazhi aksial T2 ne nivelin e diskut L4 te vertebrave lumbare. Vini re qe
disku eshte I perbere nga dy pjese: nga anulusi I forte ne formen e shkronjes O I cili eshte me hiperintens ne
sek.T2. Nese pacientet prezantohen me dhimbje mesi, shanset qe disqet e tyre te jene te degjeneruar jane
shume te mundshme, prandaj ne shumicen e rasteve ju nuk do te jeni ne gjendje te shikoni nukleusin sepse
komplet disku do te duket I zi dhe ky eshte nje indikacion I semundjeve degjenerative te diskut. Ne pjeset e
harkut posterior, procesi artikular superior I vertebres se poshtme (jo I vizualizuar) I cili bashkohet me
procesin inferior artikular te ketij niveli dhe formon artikulacionet facete.
Gjithashtu vihet re rrenja e nervit transvers te L5 I cili eshte I destinuar per foraminen neurale poshte ketij
niveli, rrenjet e nervave dalese te L4, megjithate duken qarte ne sakusin tekal dhe kane nje trajektore ne te
njejtin nivel me foraminet neurale. Ne realitet shume nga keto struktura nuk jane te mundshme per tu pare
dhe kjo varet nga cilesia e rezonances dhe nga qendrat ku kryhet rezonancave. Megjithse CT eshte standarti I
arte per zbulimin e frakturave te harkut posterior ; disa here ato mund te shikohen dhe ne rezonance ,
prandaj shikojeni me vemendje harkun posterior per shenja te shkeputjeve kortikale, fissure te konturit te
“kocka e peshkut” vecanerisht ne regionin e pars interartikularis. Gjithashtu vleresohet V-ja e kurrizit te
peshkut ne menyre qe te siguroheni qe trashja e ligamenteve flavum apo trashja e artikulacioneve facete nuk
e komprimon sakusin tekal dhe ne fund duhet te observohen me kujdes raportet e midis proceseve artikulare
superior dhe inferior ne menyre qe te sigurohemi qe kemi nje orientim te mjaftueshem koronal te
artikulacioneve facete. Disa here art, facete mund te orientohen shume sagittal te cilet mund te lejojne
rreshkitjen perpara te vertebrave dhe bejne te mundur nje semundje degjenerative te quajtur
spondilolistezis. Nje strukture tjeter e rendesishme qe eshte per tu vleresuar jane dhe artikulacionet sakro-
iliake. 5-10% te dhimbjeve kronike te pjeses se poshtme te shpines qe jane te veshtira per tu diagnostikuar ,
mund te vijne nga inflamacioni I ketyre artikulacioneve keshtu qe ato nuk duhet te anashkalohen gjate
vleresimit te kolones spinale. Vini re qe baza sakrale eshte ne te vertete trupi verterbral I S1.

Anda mungkin juga menyukai