Anda di halaman 1dari 6

Dr.

Adanela Musaraj

Sinapset
Ne sistemin nervor, sinapsi eshte nje strukture, qe i lejon neuronit te perçoje nje sinjal kimik ose
elektrik ne nje qelize tjeter (qelize nervore ose nje qelize e nje lloji tjeter). Fjala sinaps vjen nga
“synaptein”, fjale te cilen Sir.Charles Scott Sherrington dhe koleget e tij e perftuan nga bashkimi i
fjales greke “syn”-bashke dhe “haptein”- perqafoj.
Sinapset jane te domosdoshem ne funksionin nervor : neuronet jane qeliza te specializuara per te
percjelle sinjale ne qeliza te veçanta target dhe sinapset jane mjetet me te cilat qeliza vepron. Ne nje
sinaps, membrana plazmatikee neuronit presinaptik vendoset shume afer me membranen
postsinaptike. Te dyja keto “vende” pre dhe postsinaptike permbajne makineri molekulare te cilat
lidhin te dyja membranat se bashku dhe zhvillojne proçesin e sinjalit. Ne shume sinapse, pjesa
presinaptike gjendet ne akson, por “vendet” presinaptike gjenden ne dentrite dhe/ose ne soma.

Njohim dy tipe sinapsesh:


1. Sinapsi kimik: neuroni presinaptik çliron nje lende kimike te quajtur neurotransmetues, e
cila lidhet me receptoret, qe gjenden ne qelizen postsinaptike, plotesisht e ngopur me
receptore. Neurotransmetimi mund ne filloje nje pergjigje elektrike ose nje rruge dytesore
nxitese, e cila mund te nxise ose bllokoje neuronin postsinaptik
2. Sinapsi elektrik: membrana presinaptike dhe postsinaptike lidhen mes tyre me kanale
speciale te quajtura “gap junctions” te cialt mundesojne kalimin e ngarkesave elektike, duke
shkaktuar ndryshime voltazhi ne qelizen presinaptike, te cilat nga ana e tyre, induktojne
ndryshime voltazhi ne qelizen postsinaptike. Perparesia kryesore e sinapseve elektrike eshte
zhvendosja e shpejte e sinjalit nga njera qelize ne tjetren.

Komunikimi sinaptik eshte i ndryshem nga çiftimi emfatik neuronal, ne te cilin komunikimi mes
neuroneve kryhet nepermjet fushave elektrike

sinaps
imunologjik

sinjale (sinapse) kimik


(neuromediatore)

komunikimi mes
neuroneve elektrike (jone,
me gap junction)
1
Page

fusha elektrike

Fiziologjia e sinapsit-Leksion 3
Dr.Adanela Musaraj

Sinapsi kimik eshte nje lidhje e specializuar permes se ciles neuronet sinjalizojne njeri-tjetrin, si dhe
qeliza te tjera jo nervore, si fibrat muskulore apo qelizat gjenderore.Sinapsi kimik mundeson fomimin
e qarqeve te neuroneve ne sistemin nervor qendror. Keto qarqe jane jetesore per mardheniet
biologjike qe mundesojne perceptimin dhe mendimin. Ato mundesojne lidhjen e sistemit nervor dhe
kontrollin e sistemeve te tjera te organizmit nga sistemi nervor. Ne nje sinaps kimik, nje neuron çliron
molekula neurotransmetuese ne hapsiren sinaptike. Keto molekula lidhen ne vijim me neuroreceptoret
e vendosur ne membranen e qelizes postsinaptike. Ne perfundim te nxitjes, kjo membrane pastrohet
teresisht nga keto molekula neurotransmetuese, ne menyre qe te jete perseri e afte te nxitet heres
tjeter. Ne trurin e nje te rrituri numerohen rreth 1014 - 5 × 1014 (100–500 milion miliarde) sinapse. Çdo
milimeter kub i korteksit cerebral ka rreth nje miliard sinapse.
Sinapsi kimik nuk eshte i vetmi sinaps. Perveç sinapsit elektrik, tek ne takohet dhe sinapsi
imunologjik. Ne gjuhen e perditshme, kur nuk specifikohet, kur themi “sinaps” flasim per sinapsin
kimik.

Sinjalizon
qelizat

Ko nt rol lin
e
o rga n izm it Perceptimi
n ga SN
Sinapsi kimik

Mendimi

Struktura

Sinapset jane mardheniet mes neuroneve, ose midis neuroneve dhe qelizave te tjera. Nje neuron tipik
formon qindra sinapse, por ka dhe neurone qe formojne me pak sinapse.Pjesa me e madhe e tyre lidh
aksonin me dentritet, por ka dhe lloje te tjera lidhjesh si akson- trup qelize, akson-akson dhe dentrite-
dentrite. Sinapset jane zakonisht shume te vogla per tu pare me mikroskop me drite, me perjashtim te
rasteve kur membrana e qelizave duket thuajse e ngjitur, por elementet qelizore behen me te qarte kur
2

perdoret mikroskopi elektronik.


Page

Sinaspet kimike e transmetojne impulsin nga nje qelize presinaptike ne nje qelize postsinaptike dhe
per kete aresye kane strukture dhe funskion asimetrik. Terminali presinaptik eshte nje zone e
specializuar ku aksoni i qelizes presinaptike qe permban neurotransmetues te inkapsuluar brenda nje
membrane plazmatike ne zona qe quajtura aktive. Ne anen tjeter ndodhet zona postsinaptike qe vishet
nga receptoret e neurotransmetuesve. Poshte membranes postsinaptike ndodhet zone me nje kompleks
proteinash lidhese, qe quhen Densiteti Post Sinaptik (PSD)

Fiziologjia e sinapsit-Leksion 3
Dr.Adanela Musaraj

Proteinat ne PSF jane te perfshira ne ankorimin dhe


neuroni nxitet-- trafikimin e receptoreve te neurotransmetuesve dhe
depolarizohet modulojne veprimtarine e ketyre receptoreve. Keta
membrana receptore dhe PSD formojne sebashku spinat dentritike.
Sinapset mund te jene simetrike ose josimetrike. Kur
vezhgohen ne nje mikroskop elektronik, sinapset
josimetrike karakterizohen nga vezikula te rrumbullakta ne
hapen kanalet e qelizen presinaptike dhe nga nje PSD shume e rendesishme.
kalciumit Sinapset josimetrike jane zakonisht sinapse nxitese.
Nderkaq, sinapset simetrike kane kane vezikuj te zgjatur
ose vezake dhe nuk duket PSD. Sinapset simetrike jane
zakonisht frenuese.
Ne hapsiren sinaptike perqendrimi i neurotransmetuesve
rritet c.c. e kalciumit
rritet dhe ulet shpejt.
brenda qelizes
Sinjalizimi ndermjet sinapseve:
Me poshte po shpjegojme cfare ndodh gjate transmetimit te
sinjalit nga nje qelize presinaptike ne nje qelize
aktivizohet membrana postsinaptike. I gjithe proçesi zhvillohet per disa te dhjetat e
e vezikulave nga milisekones.
kalciumi 1. Preçesi fillon me nje vale nxitje elektrokimike qe
quajtur akson potencial, i cili udheton pergjate membranes
se qelizes presinaptike derisa arrin sinapsin
2. Depolarizimi elektrik i membranes se sinapseve
shkrihen membranat e shkakton hapjen e kanaleve te kalçiumit
vezikulave me 3. Jonet e kalçiumit vershojne permes membranes
membranen qelizore presinaptike, duke rritur perqendrimin e kalçiumit brenda
qelizes.
4. Perqendrimi i rritur i kalçiumit aktivizon proteinat e
ndjeshme ndaj kalçiumit te lidhura me vezikulat qe
neuromediatori lidhet permbajne neurotransmetues kimike.
me receptor ose 5. Keto proteina ndryshojne forme, duke mundesuar
shperndahet shkrirjen e membranes se vezikulave me membranen
qelizore dhe çlirimin jashte qelizes se neurotransmetuesve
kimike
6. Nje pjese prej tyre shperndahen ne mjedisin
jashteqelizor, ndersa nje pjese e tyre lidhet me receptoret e
receptori aktivizohet membranes postsinaptike.
7. Lidhja me neurotransmetuesit shkakton aktivizimin
e receptorit
8. Per shkak te lekundjeve te molekules,
3

neurotransmetuesi shkeputet nga receptori dhe ose


Page

neurotransmetuesi ripaketohet qe te çlirohet perseri, ose metabolizohet


shkeputet nga
receptori

Fiziologjia e sinapsit-Leksion 3
Dr.Adanela Musaraj

Çlirimi i neurotransmetuesve
Ky proces zhvillohet me ardhjen e impulsit nervor (ose potencialit te veprimit) dhe zhvillohet
permes nje proecesi te pazakonte sekretimi qelizor, te quajtur ndryshe ekzocitoze. Mberritja e
impulsit hap kanalet e joneve te kalciumit, kalciumi hyn ne qelize dhe lidhet me proteinat e
membranes se vezikujve me neuroreceptore dhe krijohen “poret e fuzionit (shkrirjes)”.
Permes ketyre poreve mundesohet kalimi i kalciumit, ndersa fuzioni i vezikujve udhehiqet
nga nje kompleks proteinash te quajtur SNAREs. I tere procesi kryhet me endocitoze ndersa
vezikujt e rinj riciklohen dhe mbushen me neurotransmetues te sapoformuar.
Ndikimi i barnave
Nje nder karakteristikat e sinapsit kimik eshte se formon vendin e veprimit te pjeses me te madhe te
barnave psikoaktive. Tek sinapset veprojne barna si kurare, striknina, kokaina,morfina,alkoli, LSD
dhe shume barna te tjera. Keto barna kane ndikim ne funksionin sinaptik dhe shpesh veprojne me nje
sinaps, i cili çliron neurotransmetues. P.sh. kurare eshte helmi qe bllokon acetilkolinen, duke penguar
keshtu membranen postsinaptike dhe duke shkakuar paralize. Striknina bllokon efektin e
neurotransmetuesit glicine, duke shkaktuar spazma muskulore jashte kontrollit. Morfina vepron tek
sinapset , te cilet perdorin si neurotransmetues endorfinat. Ne keto sinapse alkoli rrit ndikimin e
GABA. Kokaina bllokon riciklimin (rithithjen) e dopamines dhe rrit ndikimin e saj.

Tabela 1: NEUROMEDIATORET KRYESORE

Mekanizmi i veprimit
Emertimi Paraardhesi Tipet e receptoreve postsinaptik

Acetilkolina (Ach) Acetilkoenzima A Nikotine (N1, N2) Kanalet kationike


+ Koline Musakarine (M1,M2,M3) AMPc, IP3

Dopamina (DA) Tirozina D1-D5 AMPC, IP3,DAG

α1-α2
Noradrenalina (NA) Dopamina β1-β2 IP3, AMPC

Glicina Serina Receptori i glicines Kanali i klorit

Acidi GABA A
gamaaminobutirik Acidi Glutamik GABA B Kanali i klorit, proteina
(GABA) G, AMPC
µ
Enkefalinat Aminoacide δ AMPc

Receptoret nxites dhe frenues


4
Page

Mekanizmi i veprimit te substancave te ndryshme kimike mbi receptoret jane te shumte, por per nga
efektet qe japin , vihen rè dy proçese , ai i nxitjes dhe ai i frenimit. Bazuar tek ky fakt, receptoret
postsinaptike ndahen ne dy grupe: receptor nxites dhe receptore frenues. Ne vijim, po tregojme
proceset qe ndodhin ne te dy grupet:

Fiziologjia e sinapsit-Leksion 3
Dr.Adanela Musaraj

Nxitja:

1.hapen kanalet e Na
2. ulet kalueshmeria e K dhe Cl
3.ndryshime metabolike/ shtohet numri i receptoreve nxites/ ulet numri i receptoreve frenues

Frenimi:
1. Hapen kanalet per Kaliumin
2. Rritet trafiku i joneve Cl, neper kanalin receptor
3. Frenohen procese metabolike/rritet nr.receptoreve frenues/ulet nr.receptoreve nxites

Transmetimi sinaptik kolinergjik

Sinapse kolinergjike jane ato sinapse te cilat perdorin si neuromediator kimik acetilkolinen
Keto sinapse perdorin receptoret kolinergjike. Keta receptore kolinergjike ndahen ne receptore
nikotinike dhe musakarinike. Receptoret nikotinike shoqerohen mekanale kationike dhe mundesojne
transmetimin sinaptik ne nivel ganglionar dhe muskulor. Receptoret musakarinike shoqerohen me
proteina G0 dhe mundesojne:
1. Aktivizimin e PLC
2. Bllokimin e adenilat ciklazes
3. Aktivizimin e kanaleve te kalciumit dhe kaliumit
4. Mundesojne efektine e acetilkolines pas ganglioneve

Agonistet musakarinike
Perkufizohen si parasimpatiomimetike te drejtperdrejte.Perfshijne lende si acetilkolina,
karbakoli,betanekoli, musakarina dhepilokarpina. Keto lende ndryshojne mes tyre per ndjeshmerine
ndaj acetilkolinesterazes.

Shkaktojne :bradikardi, vazodilatim,kontraktim te muskulatures se lemuar (bronke, intestin, fshikeza


urinare), nxisin eskretimin e gjendrave ekzokrine dhe pesudomiopi per msìuskujt ciliare. Perdoren
per trajtimin e glaukomave,etj

Antagonistet musakarinike
Perkufizohen si parasimpatolitike. Perfshijne lende si atropina, skopolamina,ipratropina, etj
Shkaktojne takikardi, leshim te muskulatures se lemuar,bllokim te sekretimit te gjendrave
ekzokrine,ndikime te ndryshme ne SNQ ( depresivskopolamina, nxites atropina).
Perdoren si antiacide,spazmolitike, ne bradikardi,ne azmen bronkiale, etj.

Transmetimi sinaptik noradrenergjik

Sinapset elektrike ndodhen ne muskulaturen e lemuar dhe ne muskulaturen e zemres, ku impulsi


kalon nga njera qelize muskulore ne tjetren si impuls elektrik. Sinapset noradrenergjike ndodhen ne
mbaresa nervore simpatike dhe ne koren e hemisferave te medha, ne trurin e vogel dhe ne shume
berthama te sistemit nervor qendror. Ne keto sinapse neuromediator eshte noradrenalina.
Inaktivizimi i saj behet me anen e 1. rikapjes aktive nga membrana presinaptike,2. nepermjet
5

veprimit oksidues te monoaminooksidezes ne qelizat e glise, ku kapet aktivisht dhe3. nepermjet


Page

metilimit qe i behet asaj nga katekol-oksi –metil-transferaza (KOMT), e cila ndodhet ne lengjet
qelizore dhe ne gjak

Fiziologjia e sinapsit-Leksion 3
Dr.Adanela Musaraj

Transmetimi sinaptik gabaergjik

Ne kete lloj transmetimi, zhvillohet procesi i frenimit. Neurotransmetues eshte GABA, i cili nga ana e
tij hap kanalet per jonet Klor. Inaktivizimi i GABA kryhet kryesisht me rikapjen aktive te tij nga
mbaresa presinaptike dhe kapja aktive e tij nga qelizat e glise.Edhe glicina hap kanalet e klorit, duke
shkaktuar hiperpolarizim dhe frenim

Veçorite kryesore te transmetimit te impulsit


1. Kalimi ne nje drejtim- impulsi kalon nga elementi presinaptik ne elementin postsinaptik
2. Vonesa- nga momenti i arritjes se potenciali ne ne presinaps deri ne rishfaqje ne
postsinaps duhet kohe 0.5 mikrosekonda. Kjo vonese shpjegohet me kohen per çlirimin
e substance transmetuese prej mbareses presinaptike, difuzionin e mediatorit deri ne
postsinaps, lidhjet e tij me receptorin,veprimtarine e receptorit per hapjen e kanaleve te
membranes, hyrjen e natriumit ne qelize per shfaqjen e potencialit te veprimit ne
postsinaps.
3. Lodhja- impulset e shpeshta qe shkojne ne sinasps shaktojne shkarkime te medha te
mediatoreve, qe perben rezerve per 10000transmetimesh. Per kete aresy ulet rezerva e
mediatorit dhe ulet dhe funskioni i transmetimit. Nxitja e perseritur shkakton lodhjen
4. Frenimi – karakteristike e rendesishme per S.N. dallojme dy lloj frenimesh: presinaptik
dhe postsinaptik. Tek frenimi i dyte hapen kanal e kaliumit dhe te klorit (proceset
zhvillohen ne membranen postsinaptike). Tek frenimi presinaptik , mekanizmi nuk njihet
mire, por mendohet se bllokohen kanalet e kalçiumit
5. Shumimi- ne sinaps mblidhen potencialet e vogla. Ne kete rast keto sinjale shumohen ne
hapsire dhe ne kohe. Shumimi i pare ndodh me ardhjen e shume sinjaleve ne te njejten
kohe, nedersa ne kohe , tek i njejti sinaps shfaqen depolarizime te njepasnjeshme,me
frekuence te afert.
6. Konvergjenca dhe divergjenca- shpjegohen me numrin e madh te lidhjeve sinaptike. Ka
kovergjence kur impulset nervore te nisura prej shume qelizash shkojne ne nje qelize
dhe ka divergjence ne proçesin e kundert
7. Lehtesimi- kur presinaptiku nxitet ne menyre te perseritur dhe pergjigjia postsinaptike
rritet, dukuria quhet “lehtesim”. Kur mbaresa presinaptike nxitet ne menyre tetanike (te
njepasnjeshme, pa u ndalur), per disa sekonda, dhe pergjigjia ne postsinaps zgjat per
disa sekonda ose minuta, pas nderprejres se kesaj nxitje, bhet fjale per lehtesim
posttetanik. Pra, pas nxitjeve te njepasnjeshme, impulset kalojne me me lehtesi ne kete
sinaps.
8. Efekti nxites ose frenues- shih tabelen me poshte
9. Pasveprimi – pas nderprejes se nxitjes ne nivel ndijor, vihet re pergjigje motore per nje
fare kohe.
10. Shnderrimin i ritmit: ne disa neurone vihet re qe ne membranen postsinaptike lindin
impulse me te shpeshta, sesa ato qe vijne ne presinaps
11. Jonet hidrogjen shkaktojne ndryshime te pH, ndaj te cilave qelizat nervore jane shume te
ndjeshme. Alkaloza rrit nxitshmerine nervore
12. Teofilina, teobromina dhe kofeina, qe ndodhen ne pijen e çajit, kakaos dhe kafes
shkaktojne hipernxitshmeri. Striknina e rrit gjithashtu shume nxitjen e qelizave nerovore.
Shumica e lendeve anestetike frenojne transmetimin sinaptik.
6

13. Oksigjeni- nxit ngacmueshmerine nervore. Mungesa e oksigjenit shpie ne zhdukje te


Page

nxitjes nervore.

Fiziologjia e sinapsit-Leksion 3